Reading view

PSG dhe Barcelona i bashkohen garës për objektivin e madh të Real Madridit



Real Madridi tashmë ka rivalë të fortë në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Rodrin, këtë verë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrice Hawkins, Paris Saint-Germain dhe Barcelona i janë bashkuar garës për të nënshkruar mesfushorin spanjoll, Rodri.

Pavarësisht interesit konkret të Real Madridit dhe një marrëveshjeje verbale me Rodrin, PSG ka kontaktuar klubin nga Etihad për të eksploruar një transferim të mundshëm.

🚨 Le Paris Saint-Germain a contacté Manchester City pour connaître les conditions d’un transfert de Rodri.

En plus du Real Madrid, qui a déjà un accord avec le joueur, le FC Barcelone aimerait également l’attirer. Les dirigeants du PSG réfléchissent à passer à l’action. Le… pic.twitter.com/sYliZ74Tfa
— Fabrice Hawkins (@FabriceHawkins) July 25, 2026

Barcelona po përpiqet gjithashtu ta bindë atë të shkojë në Camp Nou pas fushatës së tij të shkëlqyer në Kupën e Botës, ku Rodri e udhëhoqi Spanjën drejt titullit dhe fitoi çmimin e “Lojtarit më të mirë” të turneut.

Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, drejtuesit e PSG-së e shohin Rodrin si një mundësi të shkëlqyer në treg, ashtu sikurse edhe Barcelona.

Vlera aktuale e Rodrit në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë 55 milionë euro, teksa spanjolli ka vetëm edhe një vit kontratë me Cityn. /Telegrafi/

  •  

Arsenali synon transferimin sensacional të Vinicius Jr



Kampioni i Ligës Premier, Arsenali ka dalë si një pretendentë befasues për transferimin e Vinicius Junior nga Real Madridit këtë afat kalimtar të verës.

Sipas mediumit The Athletic, Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, nëse braziliani nuk arrin një marrëveshje të re me gjigantët spanjollë.

Raporti thotë se “Topçinjtë” e kanë identifikuar 26-vjeçarin si një nga disa objektiva sulmues, megjithëse interesi i tyre mbetet në një fazë të hershme.

🚨 EXCL: Arsenal exploring move to sign Vinicius Junior from Real Madrid. #AFC interest early stage + clubs not yet in talks but idea approved at all levels. Much rests on contract process as no breakthrough yet & #RMFC do not want free exit @TheAthleticFC https://t.co/qYdS5vlfE6
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 25, 2026

Nuk ka pasur bisedime klub me klub ende dhe nuk ka garanci se një transferim do të materializohet. Vinicius ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Real Madridin, me negociatat për një zgjatje ende të pazgjidhura.

Real Madridi thuhet se ngurron të rrezikojë ta humbasë atë si transferim të lirë, veçanërisht duke pasur parasysh një bonus të konsiderueshëm besnikërie që i takon sezonin e ardhshëm.

Braziliani pati një tjetër sezon produktiv, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat dhe duke shënuar katër herë në pesë paraqitje në Kupën e Botës 2026.

Që kur iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në vitin 2018, Vinicius ka bërë 375 paraqitje, duke shënuar 128 gola dhe duke dhënë 100 asistime për klubin spanjoll.

Vlera e Vinicius Jr në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë 140 milionë euro, por në rast se Los Blancos vendosin ta sheshin, atëherë Arsenal mund ta transferoj për një shumë më të ulët pasi braziliani është në vitin e fundit të kontratës. /Telegrafi/

  •  

Nga Prishtina drejt Superligës së Zvicrës: Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha nisin provat te Yverdon Sport Women me synimin për kontrata profesionale



Dy prej futbollisteve kyçe të KFV Prishtina, Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha, kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të nisur një periudhë prove dyjavore me Yverdon Sport Women, duke shënuar kapitullin e parë konkret të partneritetit strategjik ndërmjet dy klubeve dhe duke hapur një rrugë të re për futbollistet e Kosovës drejt futbollit evropian.

Aurora dhe Liza, dy lojtare kyçe të projektit sportiv të KFV Prishtina dhe ndër talentet më premtuese të futbollit të vajzave në Kosovë, pjese e kombëtares U19 të Kosovës, kanë filluar të stërviten dhe të vlerësohen nga stafi teknik i klubit zviceran. Nëse bindin drejtuesit e Yverdon Sport Women gjatë kësaj periudhe, ato mund ta nisin sezonin e ardhshëm si pjesë e ekipit zviceran, duke bërë hapin më të madh në karrierën e tyre sportive.

Ftesa për prova nuk ka ardhur rastësisht. Të dyja futbollistet lanë përshtypje të jashtëzakonshme gjatë dy ndeshjeve miqësore të zhvilluara ndërmjet KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women, ku performancat e tyre tërhoqën vëmendjen e stafit teknik zviceran. Pikërisht ato paraqitje u shndërruan në pikënisjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt futbollit profesionist.

Ky zhvillim është rezultat i partneritetit të formalizuar së fundmi në Nyon, në kuadër të aktiviteteve të UEFA Foundation for Children dhe Orllati SA, partneritet që synon të krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm për zhvillimin dhe promovimin e futbollisteve të reja nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Bashkëpunimi ndërmjet dy klubeve kishte nisur qysh vitin e kaluar. Në shkurt, me mbështetjen e sponsorit të përbashkët Orllati, KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women organizuan fazën përgatitore të përbashkët në Zvicër, ku futbollistet dhe trajnerët e të dyja skuadrave shkëmbyen përvoja profesionale, zhvilluan seanca të përbashkëta stërvitore dhe e përmbyllën aktivitetin me një ndeshje miqësore mes ekipeve seniore në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Pikërisht aty u hodhën themelet e besimit dhe bashkëpunimit që sot po konkretizohet me mundësi reale për futbollistet kosovare.

Rol vendimtar në ndërtimin e kësaj ure bashkëpunimi ka luajtur Erlinda Orllati dhe kompania Orllati në Zvicër. Përveç mbështetjes së vazhdueshme financiare për KFV Prishtina, kompania ka ndërmarrë një nga investimet më domethënëse në futbollin e vajzave në Kosovë, duke financuar bursa mujore për 15 futbolliste të klubit për një periudhë dyvjeçare.

Përtej këtij angazhimi, Orllati ka qenë edhe ura lidhëse mes KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women, duke mbështetur ndërtimin e partneritetit strategjik dhe duke krijuar mundësi konkrete që vajzat më të talentuara nga Kosova të vazhdojnë karrierën e tyre në futbollin zviceran. Ky vizion afatgjatë dëshmon se investimi në talentet e reja nuk kufizohet vetëm në mbështetje financiare, por shndërrohet në mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërkombëtarizim të karrierës së tyre.

Nga KFV Prishtina vlerësojnë se dërgimi i Aurorës dhe Lizës në prova është vetëm hapi i parë i një projekti shumë më të madh.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një rrugë të qartë drejt futbollit evropian për vajzat e Kosovës. Aurora dhe Liza janë futbollistet e para që përfitojnë nga ky partneritet, por synimi ynë është që çdo vit gjithnjë e më shumë lojtare të KFV Prishtina të kenë mundësinë të provojnë dhe të ndërtojnë karrierën e tyre në klubet evropiane. Ky është modeli që duam të ndërtojmë: zhvillim, mundësi dhe perspektivë për çdo vajzë që ëndërron futbollin profesionist”, shpjegon Erlinda me plot emocione.

KFV Prishtina ka shprehur mirënjohje për Yverdon Sport Women për besimin e treguar ndaj futbollisteve kosovare, si dhe për kompaninë Orllati dhe Erlinda Orllatin, angazhimi i të cilëve po dëshmon se partneritetet e ndërtuara mbi vizion dhe besim mund të krijojnë mundësi konkrete për një brez të ri futbollistesh.

Partneriteti ndërmjet KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women tashmë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje bashkëpunimi mes dy klubeve. Ai po shndërrohet në një model të ri zhvillimi për futbollin e vajzave në Kosovë, duke krijuar një korridor të drejtpërdrejtë drejt futbollit evropian dhe duke dëshmuar se talenti kosovar, kur mbështetet me vizion dhe partnerë të duhur, mund të arrijë në nivelet më të larta të sportit. /Telegrafi/

  •  

AJ dhe Prenga vlerësojnë atributet e njëri-tjetrit në boks: Nga shpejtësia te aura, ja notat që i dhanë para meçit



Anthony Joshua dhe Kristian Prenga u përballën me një sfidë interesante para duelit të sotëm (e shtunë) në Jeddah, duke vlerësuar veten dhe kundërshtarin në gjashtë aspekte të boksit.

Boksieri shqiptar do të ndeshen mbrëmjen e sotme nga ora 22:00 me britanikun e famshëm në Jeddah të Arabisë Saudite në një duel shumë interesant në kuadër të peshave të rënda.

Pas përballjeve ‘sy-më sy’, matjeve zyrtare dhe konferencave për shtyp, Prenga dhe Joshua u përballën me një sfidë interesante, ku ju kërkua ta vlerësojnë atributet e njëri tjetrit në të gjitha aspektet e boksit.

Shpejtësia (Speed)

Në vlerësimin e shpejtësisë, Anthony Joshua nuk bëri asnjë dallim mes vetes dhe kundërshtarit, duke i dhënë të dyve notën maksimale 10/10. Ndërkohë, Kristian Prenga e vlerësoi veten me 9/10, ndërsa Joshua mori vetëm 6.5/10, duke lënë të kuptohet se e konsideron veten më të shpejtë në ring.

Fuqia (Power)

Kur u pyetën për fuqinë e goditjeve, të dy boksierët treguan respekt maksimal për njëri-tjetrin. Joshua dhe Prenga i dhanë vetes dhe rivalit notën 10/10, duke pranuar se secili zotëron fuqi të jashtëzakonshme nokauti.

Mentaliteti (Mentality)

Edhe te aspekti mendor, Joshua vlerësoi si veten ashtu edhe Prengën me 10/10. Prenga, nga ana tjetër, i dha vetes notën maksimale, por u shpreh se Joshua "për momentin" është rreth 5/10, duke aluduar se britaniku nuk është në kulmin e tij nga ana psikologjike.


Mbrojtja (Defence)

Joshua vazhdoi të shpërndajë nota maksimale për të dy, edhe sa i përket mbrojtjes. Prenga ishte më kritik, duke i dhënë vetes 8/10, ndërsa ish-kampionin e botës e vlerësoi me vetëm 6/10 në këtë aspekt.

Inteligjenca në boks (Boxing IQ)

Për inteligjencën në ring, Joshua i dha sërish të dyve notën 10/10. Prenga e vlerësoi veten me 8/10, ndërsa pranoi se Joshua meriton 10/10, duke e konsideruar britanikun superior në leximin e ndeshjes dhe përvojën taktike.

Aura (Aura)

Në fund erdhi pyetja për "aurën". Joshua nuk hezitoi t'i japë vetes dhe Prengës notën 10/10. Edhe shqiptari fillimisht vlerësoi veten me notën maksimale dhe, me një buzëqeshje, tha për Joshua: "Nuk e di... ndoshta edhe ai 10/10", duke e mbyllur sfidën me respekt të ndërsjellë para përballjes së madhe.

/Telegrafi/

  •  

Saga e Trump dhe kartonit të kuq vazhdon, rrëzohet ankesa kundër Infantinos



Megjithëse Kupa e Botës 2026 ka mbaruar të dielën e javës së kaluar, me Spanjën që u shpalle kampione bote pas fitores në finale ndaj Argjentinës, polemikat që pasuan atë janë ende çështje debati.

Ndër ngjarjet që shkaktuan më shumë reagime janë kartoni i kuq i lojtarit të kombëtares amerikane Folarin Balogun në ndeshjen kundër Bosnjës dhe Hercegovinës dhe vendimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për ta anuluar atë karton, në kundërshtim me rregullat. Vëmendja u tërhoq edhe te marrëdhënia e Infantinos me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Për shkak të mbështetjes publike të Infantinos për presidentin e SHBA-së dhe politikat e tij, organizata FairSquare ngriti një padi kundër tij. Në padi, ata deklaruan se presidenti i FIFA-s në këtë mënyrë shkeli parimin e neutralitetit politik dhe ia referoi çështjen Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Sipas Reuters, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e hodhi poshtë raportin, duke shpjeguar se çështja nuk ishte brenda kompetencës së Komisionit të Etikës.

“Komisioni i Etikës i IOC-së e ka shqyrtuar me kujdes ankesën e FairSquare. Komisioni ka theksuar se kjo ankesë, përfshirë pjesën që ka të bëjë me Presidentin e FIFA-s, ka të bëjë ekskluzivisht me vendimet e një federate ndërkombëtare sportive”.

“Kjo aleancë ruan autonominë në marrjen e vendimeve në lidhje me qeverisjen e saj, duke përfshirë marrëdhëniet me qeveritë, si dhe zbatimin e rregullave. Të dyja fushat janë jashtë juridiksionit të Kodit të Etikës të IOC-së. FairSquare është njoftuar për vendimin përfundimtar”, tha Bordi në një deklaratë.

Reuters vëren se Gianni Infantino ka qenë anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2020 dhe më parë është kritikuar për marrëdhënien e tij me presidentin e SHBA-së. /Telegrafi/

  •  

Një shifër e pabesueshme: LeBron James është lojtari më i paguar në historinë e NBA



Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, LeBron James, nënshkroi zyrtarisht dje (e premte) me Philadelphia 76ers. Kontrata e re do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në historinë e NBA.

Deri në fund të sezonit 2026/27, fitimet totale të kontratës në karrierën e James do të arrijnë një rekord prej 585 milionë dollarësh, sipas Spotrac, bazës së të dhënave më të madhe online që gjurmon kontratat sportive, pagat e lojtarëve dhe financat e ekipit në sportet profesionale.

James u pasua nga Kevin Durant me fitime prej 545 milionë dollarësh, i ndjekur nga Steph Curry me 532 milionë dollarë. Paul George ka fituar 460 milionë dollarë në karrierën e tij në NBA deri më tani, ndërsa Kaëhi Leonard është i pesti me 426 milionë dollarë.

Agjenti i James, Rich Paul, i konfirmoi gazetarit të ESPN, Shams Charania, se LeBron ra dakord për një bashkëpunim dyvjeçar me 76ers me vlerë tetë milionë dollarë, i cili përfshin edhe një opsion për blerjen e një lojtari për sezonin e dytë.

If the upcoming 2026-27 season is LeBron James' last, he'll finish his career having earned over $585M on the court, the most in NBA history.

Earnings Thru 2026-27
1. LeBron James, $585M
2. Kevin Durant, $545M
3. Stephen Curry, $532M
4. Paul George, $460M
5. Kawhi Leonard, $426M
— Spotrac (@spotrac) July 24, 2026


Kontrata për sezonin e ardhshëm pritet të jetë rreth 3.88 milionë dollarë, që është minimumi i kontratës për veteranët.

Forbes vlerëson gjithashtu se pasuria neto e James sot është rreth 1.4 miliardë dollarë, dhe të ardhurat e tij totale jashtë fushës, para taksave, kanë tejkaluar 1 miliard dollarë. /Telegrafi/

  •  

KFV Prishtina zyrtarizon partneritet me FC Andorra, hapet edhe një rrugë e re drejt futbollit profesionist spanjoll



KFV Prishtina ka zyrtarizuar një tjetër partneritet strategjik me futbollin spanjoll, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me FCA International, akademinë ndërkombëtare të FC Andorra, një projekt që krijon një rrugë të drejtpërdrejtë zhvillimi për futbollistet dhe futbollistët e talentuar nga Kosova dhe rajoni, drejt një prej sistemeve më të avancuara të futbollit në Evropë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Flamur Kelmendi, Sekretar i Përgjithshëm i KFV Prishtina, dhe Marc Balsells, përfaqësues i FCA International, duke shënuar fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë që synon të ndërtojë ura të reja ndërmjet Kosovës dhe Katalunisë përmes futbollit.

Ky është bashkëpunimi i dytë i rëndësishëm që KFV Prishtina ndërton me futbollin spanjoll. Pas partneritetit rajonal me FC Barcelona Academy, klubi tashmë zgjeron rrjetin e tij ndërkombëtar edhe me FC Andorra, duke konfirmuar strategjinë për t’u ofruar futbollistëve kosovarë qasje të drejtpërdrejtë në akademitë më cilësore të Spanjës.

Nëpërmjet këtij partneriteti, vajzat dhe djemtë nga Kosova do të kenë mundësinë të stërviten në zemër të Katalunisë, pranë Club Gimnastic Manresa, akademisë së afiluar të FC Andorra dhe një prej institucioneve më të respektuara të zhvillimit të futbollistëve të rinj në rajon. Me më shumë se 50 vjet traditë, Gimnastic Manresa ka ndërtuar një histori të jashtëzakonshme në zhvillimin e talenteve që më vonë kanë veshur fanellat e klubeve si FC Barcelona, Real Madrid, Villarreal, Espanyol dhe shumë skuadrave të tjera elitare.

Përmes këtij bashkëpunimi, futbollistët nga Kosova do të kenë qasje në programe elitare prove dhe zhvillimi, programe tre mujore dhe sezonale me akomodim nga grupmoshat U9 e tutje, programin profesional U23, stërvitje me performancë të lartë, vlerësime profesionale nga stafi teknik i FC Andorra, si dhe programe që kombinojnë futbollin me shkollimin dhe zhvillimin personal. Mbi të gjitha, partneriteti krijon një rrugë reale drejt futbollit evropian, duke i ekspozuar talentet kosovare në një mjedis profesional ku vlerësimi dhe avancimi bazohen në meritë.

Rëndësia e kësaj marrëveshjeje është edhe më e madhe për faktin se FC Andorra është pjesë e sistemit të futbollit spanjoll, një prej kampionateve më prestigjioze dhe më konkurruese në botë. Për një futbollist të ri nga Kosova, hyrja në këtë ekosistem nënkupton jo vetëm stërvitje sipas metodologjisë spanjolle, por edhe mundësinë për t’u ndjekur nga trajnerë, skautë dhe klube që operojnë në një nga tregjet më të zhvilluara të futbollit evropian. Për shumë të rinj, kjo mund të jetë ura që lidh talentin me futbollin profesionist.

Ky partneritet mbështetet mbi një marrëdhënie të krijuar vite më parë në kuadër të projektit me UEFA Foundation for Children. Në vitin 2023, me mbështetjen e FC Barcelona, ekipi U17 i KFV Prishtina udhëtoi në Manresa, ku zhvilloi një ndeshje miqësore kundër vajzave të FC Andorra. Ajo eksperiencë dëshmoi vlerën e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit kulturor dhe zhvillimit elitar të futbollistëve. Besimi dhe vizioni i përbashkët i krijuar gjatë asaj vizite kanë evoluar sot në një partneritet zyrtar me perspektivë afatgjatë.

Për KFV Prishtina, kjo marrëveshje është shumë më tepër se një memorandum bashkëpunimi. Ajo përfaqëson një investim në të ardhmen e futbollit kosovar dhe një angazhim të vazhdueshëm për t’u krijuar vajzave dhe djemve mundësi që deri dje konsideroheshin të paarritshme. Klubi vazhdon të dëshmojë se zhvillimi i talenteve nuk kufizohet vetëm në rezultatet sportive, por ndërtohet përmes partneriteteve strategjike me institucione që ndajnë të njëjtin vizion për edukimin, profesionalizmin dhe ekselencën.

Detajet mbi regjistrimet, datat e programeve dhe procesin e përzgjedhjes së futbollistëve do të bëhen publike në javët në vijim.

Nga Kosova në Kataluni. Një rrugë e re sapo është hapur. /Telegrafi/

  •  

Interi shpreson të përsërisë formulën e transferimit të Akanjit me Romeron



Interi shpreson që Tottenham Hotspur do ta ulë çmimin prej 50 milionë eurosh për Cristian Romeron, por mund të përmbushë edhe kërkesat e Spurs për sa kohë që ata pranojnë një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje.

Interi po përpiqet të nënshkruajë mbrojtësin e Tottenhamit dhe Argjentinës, Romeron, dhe u takua me agjentin e mbrojtësit në Milano të premten.

Sipas raportit të fundit nga Gazzetta dello Sport, Interi është ende duke përgatitur një ofertë fillestare për Tottenhamin, por është në dijeni se çmimi i kërkuar nga skuadra e Ligës Premier është 50 milionë euro.

Nerazzurrët do të vazhdojnë bisedimet me ekipin e lojtarit në ditët në vijim, duke shpresuar të gjejnë një mënyrë për të ulur kërkesat e Spurs.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët mund të pranojnë të investojnë një shumë të ngjashme për sa kohë që Tottenham pranon ta shesë Romeron në huazim me detyrim blerjeje.

L'Inter studia il colpo Romero: si lavora sull'idea della "formula Akanji", tutti i dettagli https://t.co/nPkaV2quJp
— Fcinter1908 (@fcin1908it) July 25, 2026


Interi tashmë nënshkroi me Manuel Akanji nga Manchester City verën e kaluar duke përdorur saktësisht të njëjtën formulë, edhe pse, në atë kohë, tarifa e transferimit për të nënshkruar mbrojtësin zviceran pas një periudhe fillestare huazimi ishte 15 milionë euro.

Romero është i hapur për t'u rikthyer në Serie A pasi luajti me Atalantën dhe Genoan, ndërsa ishte edhe lojtar nën pronësi të Juventusit, por pa luajtur asnjë ndeshje. /Telegrafi/

  •  

Barcelona refuzoi mundësinë për të nënshkruar këtë verë me “transferimin e ri” të Real Madridit, Yan Diomande



Yan Diomande është bërë tani një nga talentët më të kërkuar në Evropë, me Real Madridin që ka hyrë në garë për sulmuesin e krahut të RB Leipzig.

Oferta e Los Blancos prej 100 milionë eurosh (90 milionë euro + 10 milionë euro bonuse) është refuzuar nga klubi i Bundesligës, i cili po kërkon 130 milionë euro.

Pavarësisht interesit të PSG-së, gara e transferimeve mund të anojë në favor të Real Madridit nëse ata vazhdojnë të shtyjnë përpara ndjekjen e tij.

Zërat e fundit gjithashtu theksojnë se Los Blancos dhe klubi gjerman veçse kanë arritur marrëveshje, por detajet e fundit ende nuk kanë përfunduar.

Megjithatë, edhe rivalët e përbetuar të Real Madridit, Barcelona, kishin shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të talentit të Bregut të Fildishtë në fillim të kësaj vere për të forcuar krahët e tyre.

Sipas gazetës Sport, drejtori sportiv i Barçës, Deco, thuhet se u takua me përfaqësuesit e 19-vjeçarit në maj, por nuk vazhdoi me marrëveshjen pasi mësoi për çmimin e shtrenjtë që mund të përfshinte transferimi.

Përfundimisht, Barcelona zgjodhi të siguronte nënshkrimin e Anthony Gordon nga Neëcastle United në një marrëveshje prej 80 milionë eurosh. /Telegrafi/

  •  

A e dini nga kanë ardhur paraardhësit e Messit? Hulumtimet zbulojnë detaje të panjohura që e lidhin edhe me Brazilin



Një studim i pemës gjenealogjike të Lionel Messit ka zbuluar një lidhje pak të njohur midis futbollistit argjentinas dhe Brazilit. Një nga stërgjyshërit e Messit nga nëna lindi në vitin 1904 në Ribeirao Preto, një qytet në shtetin brazilian të Sao Paulos, raportoi mediumi i njohur Globo.

Ky është Arderigo Coccettini, i cili u bë Federico Cuccittini pas ndryshimeve në dokumentet e tij të lindjes. Ai ishte stërgjyshi i Lionel Messit dhe paraardhës i nënës së tij, Celia Maria Cuccittini. Familja mbërriti në Brazil nga Italia në fund të shekullit të 19-të.

Nga janë paraardhësit e Messit?

Stërgjyshi i Messit, Raniero Coccettini, lindi në qytetin italian të San Severino Marche. Ai mbërriti në Brazil me gruan e tij Rosa në vitin 1899, pas së cilës filloi punë si punëtor bujqësor në një fermë në brendësi të shtetit të Sao Paulo.

Në Brazil, vajza e tyre Erminia lindi në vitin 1900 dhe djali i tyre Arderigo më 27 janar 1904. Gjatë regjistrimit të familjes, emrat dhe mbiemrat u ndryshuan, gjë që ishte e zakonshme midis emigrantëve evropianë për shkak të ndryshimeve në shqiptim dhe shkrim.

"Arderigo u bë Federico në Brazil, dhe Coccettini u ndryshua në Cuccittini. Federico është stërgjyshi i Messit", shpjegoi studiuesi italian Fiorenzo Santini, i cili rindërtoi pemën gjenealogjike të futbollistit argjentinas.

🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: A three-year investigation by historian Fiorenzo Santini, published by Globo, claims that Lionel Messi has Brazilian roots! 🇦🇷🇧🇷

According to the report, Messi's great-great-grandfather moved from Italy to Brazil in 1899 before the family later moved to… pic.twitter.com/8LsCDerZxz
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) July 24, 2026

Ai e kaloi vetëm vitin e parë të jetës së tij në Brazil.

Familja u zhvendos nga Brazili në Argjentinë që në vitin 1905. Ata u vendosën në zonën e Rosarios, ku më vonë lindi gjyshi i Messit, Antonio Cuccittini, i ndjekur nga nëna e tij Celia, dhe më 24 qershor 1987, Lionel Andres Messi Cuccittini.

Stërgjyshi i Messit kaloi vetëm vitin e parë të jetës së tij në Brazil. Prandaj, është më e saktë të flitet për një lidhje familjare me Brazilin sesa për origjinë braziliane. Prindërit e tij ishin italianë dhe e gjithë familja shpejt vazhdoi të jetonte në Argjentinë.

Santini bëri kërkime mbi linjën familjare të nënës së tij nga viti 2019 deri në vitin 2022. Gjurmët e çuan në Brazil pikërisht për shkak të mbiemrit Cuccittini, formën e të cilit nuk mundi ta gjente në dokumentet italiane. Më vonë mësoi se mbiemri ishte ndryshuar gjatë qëndrimit të familjes në Brazil.

Messi nderohet me qytetari nderi nga një qytet italian

Hulumtimi konfirmoi gjithashtu rrënjët e forta italiane të Messit. Paraardhësit e tij nga babai vijnë nga zona e Recanatit, ndërsa familja e tij nga nëna ka lidhje me San Severino Marche. Messit iu dha qytetaria nderi e atij qyteti italian në vitin 2022.

Gazzetta dello Sport gjithashtu shkroi më parë se familja Coccettini shkoi fillimisht nga Italia në Brazil, ku kaluan rreth pesë vjet, dhe më pas u zhvendosën në Argjentinë.

🇦🇷🇧🇷 Pesquisa revela que Lionel Messi tem ascendência BRASILEIRA.

De acordo com pesquisas do historiador italiano Fiorenzo Santini, um dos bisavôs do craque argentino nasceu em Ribeirão Preto (SP), no início dos anos 1900, quando a família vivia no interior paulista antes de se… pic.twitter.com/ZuDwrymSrj
— Planeta do Futebol 🌎 (@futebol_info) July 24, 2026


Një hetim i ri nga Globo e Brazilit ka dhënë informacion më të saktë në lidhje me vendin dhe datën e lindjes së stërgjyshit të Messit.

Sot, sipas të dhënave në dispozicion, nuk ka të afërm të Messit nga ajo degë e familjes në Ribeirao Preto. Lidhja me Brazilin mbetet e regjistruar kryesisht në dokumentet e imigracionit dhe të regjistrit civil që tregojnë udhëtimin e familjes nga Italia, nëpërmjet Brazilit, në Argjentinë. /Telegrafi/

  •  

Ndodh edhe kjo: Nga liga e dytë në Arabinë Saudite për 80 milionë euro



West Ham United, një ekipi nga Championshipi e ka shitur sulmuesin anësor Crysencio Summerville në Arabinë Saudite për një shumë të pabesueshme prej 80 milionë eurosh, me holandezin që do ta vazhdojë karrierën e tij në Al-Hilal.

Edhe kjo është e mundur. Një lojtar nga niveli i dytë i futbollit anglez u pagua 80 milionë euro, që do të thotë se sauditët vazhduan të "shpërdornin" paratë në tregun e futbollit.

Summerville luajti mirë për Holandën në Kupën e Botës dhe tani ka nënshkruar për Al-Hilal dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite në moshën 24-vjeçare.

Al-Hilal Signs Crysencio Summerville For Four Years 📄💙
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) July 24, 2026

Anësori ka luajtur 56 ndeshje për West Ham dhe ka shënuar një shifër modeste prej tetë golash që kur iu bashkua klubit dy vjet më parë. Megjithatë, edhe me statistika kaq modeste të performancës, ai u pagua 80 milionë euro.

Kjo është një tjetër shitje e madhe për West Ham. Edhe pse kanë rënë në ligën e dytë, ata tashmë e kanë shitur Matheus Fernandez te Tottenham për 100 milionë euro këtë verë.

Prince Nawaf Bin Saad, Chairman of Al-Hilal Board of Directors, and Dutch star Crysencio Summerville during the signing ceremony 📄💙✍️ pic.twitter.com/VzvwfLf9K4
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) July 24, 2026

Summerville përfaqësoi Holandën në Kupën e Botës që përfundoi së fundmi dhe shënoi dy gola, kundër Japonisë dhe Suedisë.

Ai u eliminua në fazën e 1/8-tës nga Maroku, ndërsa për të ishte e interesuara edhe Roma, por shifra e lartë pamundësoi transferimin te klubi i Serie A. /Telegrafi/

Quick Q&A with Summerville ❓🤔 pic.twitter.com/lgHtKwrbkj
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) July 24, 2026



  •  

Heroi i Spanjës në Kupën e Botës kaloi pushimet me shokun e tij të ekipit kombëtar, afërsia e tyre shkakton reagime të mëdha



Pas suksesit të tyre në Kupën e Botës me kombëtaren e Spanjës, Ferran Torres dhe Marcos Llorente vendosën të kalonin pushimet në Ibiza, por edhe larg fushave të futbollit, ata nuk arritën t’i shmangeshin vëmendjes së paparacëve.

Anëtarët e ekipit kombëtar spanjoll u fotografuan duke u argëtuar në një jaht, duke notuar dhe duke kaluar kohë së bashku, dhe ishin fotot e intimitetit të tyre që shkaktuan një numër të madh reagimesh në rrjetet sociale.

Në disa foto, dy shokët e ekipit shihen duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje, gjë që mjaftoi për të mbushur internetin me komente, shaka dhe spekulime të shumta rreth marrëdhënies së tyre.

🚨🇪🇸 𝗡𝗘𝗪: Ferran Torres and Llorente enjoying vacation together! 🩵 pic.twitter.com/TfEAvHPnqv
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) July 24, 2026

Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim se kjo është diçka më shumë sesa një miqësi e ngushtë. Ata që ndjekin ekipin kombëtar spanjoll e dinë mirë se Torres dhe Llorente kaluan shumë kohë së bashku gjatë Kupës së Botës dhe zhvilluan një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Miqësia e tyre vazhdoi pas turneut me pushime të përbashkëta në Ibiza, ku ata tërhoqën përsëri vëmendjen e publikut.

Ferrán Torres y Marcos Llorente se están poniendo las botas en Ibiza

Dos héroes nacionales recientes campeones del Mundial, guapos, con buen físico, millonarios.. Uno marcó el gol de la victoria del Mundial, el otro rubito de ojos azules. Estarían haciendo auténticos estragos en… pic.twitter.com/srSgZhkAUD
— Forocoches (@forocoches) July 24, 2026

Kujtojmë se Torres ishte një nga lojtarët kryesorë për Spanjën në Kupën e Botës, ndërsa Llorente luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në ekipin që arriti sukses të madh.

Ndryshe, Torres i solli titullin e kampionit të botës ekipit kombëtar spanjoll me një gol në minutën e 106-të të ndeshjes, duke shënuar në portën e portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez.

Në festën e titullit të Spanjës në rrugët e Madridit gjithashtu u shkaktua një skandal nga dy lojtarë tjerë.

Ishin portieri Unai Simon dhe Yeremy Pino ata të cilët u puthen mes vete në buzë duke shkaktuar reagime të shumta. /Telegrafi/

  •  

Sonte përballja e madhe: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshuan në Arabinë Saudite



Boksieri shqiptar, Kristian Prenga ngjitet në ring për duelin më të rëndësishëm të karrierës, ku përballë do të ketë ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Gjithçka është gati për një nga meçet më të shumëpritura të vitit në boks. Prenga do të përballet sonte (e shtunë) me Joshuan në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën.

Meçi do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 22:00, ndërsa për Prengën kjo përfaqëson mundësinë më të madhe të karrierës për t'u përballur me një nga emrat më të njohur të boksit profesionist.

Boksieri shqiptar ka shfaqur besim të madh në prag të përballjes, duke deklaruar se ka punuar gjithë jetën për këtë moment dhe se është gati t'i tregojë botës vlerat e tij në ring.

Në anën tjetër, anglezi Joshua synon të konfirmojë statusin e tij si një prej peshave të rënda më dominuese të epokës moderne.

Të gjithë sytë do të jenë sonte te ringu në Jeddah, ku Prenga do të kërkojë të shkruajë historinë përballë një kundërshtari që konsiderohet një nga boksierët më të mëdhenj të viteve të fundit. /Telegrafi/

  •  

Atletico Madridi zyrtarizon blerjen e yllit të PSG-së



Kang-in Lee është tani edhe zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid. Koreani, i cili vjen nga Paris Saint-Germain, bashkohet me Rojiblancos si transferimi i tretë i madh i verës dhe pasi kanë qenë një objektiv për disa vite.

Atletico Madridi ka vazhduar me transferime këtë afat kalimtar të verës, pasi trajneri Diego Simeone synon t’i bëjë konkurrencë Barcelonës dhe Real Madridin në garë për titullin e La Ligës.

Pas transferimit të Alejandro Grimaldos nga Bayer Leverkusen për 22 milionë euro dhe Marten Hjulmand nga Sporting Lisbona për 40 milionë euro, Aletico ka konfirmuar edhe transferimin e tretë të verës.

Completando el paddock ☝️ pic.twitter.com/k5ldfxDLLQ
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 25, 2026

Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, Lee Kang-in, i cili është transferuar nga Paris Saint-Germain për një shifër të raportuar prej 40 milionë eurosh.

Njoftimi për transferimin e yllit nga Koreja e Jugut ka ardhur nga faqet zyrtare e klubit madrilen, të cilët kanë njoftuar se 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

Bienvenido al Atleti, Kang In ❤️🤍

Acuerdo con el Paris Saint-Germain para el traspaso del internacional coreano, que firma por nuestro club hasta el 30 de junio de 2031.

➡️ https://t.co/RLWcegWsYI pic.twitter.com/ILeAQPiQ9u
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 25, 2026


“Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Kang In Lee, i cili ka nënshkruar për klubin tonë deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin e Los Colchoneros.

Ndryshe, Kang-in Lee e njeh mjaft mirë kampionatin spanjoll pasi në të kaluarën ka luajtur me klube si Valencia dhe Mallorca, para transferimit te PSG. /Telegrafi/

  •  

RB Leipzig ia tregon Real Madridit çmimin e kërkuar për Diomanden



Klubi gjerman, Red Bull Leipzig ia ka bërë të qartë Real Madridit çmimin e kërkuar për Yan Diomande, pas ofertës së tyre të fundit mbrëmjen e së premtes.

Real Madridi kohët e fundit e befasoi tregun e transferimeve duke dërguar një ofertë të madhe me vlerë 90 milionë euro plus 10 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB Leipzig, Yan Diomande.

Për çudinë e askujt, oferta u refuzua, pasi klubi i Bundesligës ka qenë i palëkundur në një tarifë marramendëse treshifrore për një kohë të gjatë.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, “Die Roten Bullen” janë të gatshëm të pranojnë vetëm një tarifë fikse që peshon 130 milionë euros.

🚨 Real Madrid's proposal for Yan Diomande was €90m+€10m and has already been rejected. Real still in talks.

Leipzig want around €130m (likely fixed), and have already pointed to the fact Florentino Perez campaigned promising a €150m signing.

The bid is not identical to… pic.twitter.com/5r87Rl7rQp
— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 24, 2026


Te klubi gjerman besojnë se Los Blancos janë të aftë për një ofertë të tillë, duke iu referuar premtimit të transferimit që Florentino Perez kishte bërë më parë këtë verë.

PSG ka një marrëveshje verbale me sulmuesin anësor të Bregut të Fildishtë, por ndjekja e përshpejtuar e Real Madridit mund të ndryshojë situatën.

Diomande ka qenë shumë i lidhur edhe me dy klubet e mëdha angleze, Liverpoolin dhe Arsenalin, si dhe kampionët e Evropës, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

  •  

Klubi turk i paraqet Milanit një ofertë ‘qesharake’ për Rafael Leao​



Klubi turk, Galatasaray thuhet se ka bërë një lëvizje të drejtpërdrejtë për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, këtë verë.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, duke paraqitur një ofertë prej 30 milionë eurosh ditët e fundit për të siguruar reprezentuesin portugez.

Megjithatë, Milani po kërkon një tarifë transferimi dukshëm më të lartë, duke e vlerësuar sulmuesin midis 50 dhe 60 milionë eurove për të miratuar një largim, pavarësisht se lojtari nuk është më në planet e ardhshme të Rossonerëve.

#Galatasaray offered in the last days €30M to #ACMilan to try to sign Rafa #Leao, but #Milan want more (50-60M) to sell the forward, despite he is no longer in Rossoneri’s Plans. Ready for the portuguese a contract until 2030 (10M/year), but Leao asks a top salary like Osimhen https://t.co/gkpzHlRpJE
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 25, 2026

Për të bindur lojtarin, Galatasaray është i përgatitur t’i ofrojë Leaos një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, me një pagë të propozuar prej 10 milionë eurosh në vit.

Megjithatë, negociatat në lidhje me kushtet personale mbeten në vazhdim, pasi Leao po kërkon një paketë page të nivelit të lartë të krahasueshme me atë të Victor Osimhen përpara se të bjerë dakord për këtë transferim.

Në anën tjetër, interesim për transferimin e Leaos ka edhe rivali tjetër turk, Fenerbahce, e cila këtë verë ka transferuar edhe yllin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Leao do të preferonte një transferim në Ligës Premier ose La Liga, por deri tani nuk ka asnjë ofertë nga klubet e këtyre dy kampionateve. /Telegrafi/

  •  

Zbulohet renditja e shpenzimeve neto të Ligës Premier për pesë sezonet e fundit



Klubi londinez, Chelsea, kryeson renditjen e shpenzimeve neto në Ligën Premier për pesë sezonet e fundit me një total prej 817 milionë funtesh apo 956.5 milionë euro.

Shifrat që mbulojnë periudhën 2022/23 deri në 2026/27 e renditin Tottenham Hotspur në vendin e dytë me 683 milionë funte (800 milionë euro) dhe Manchester Unitedin në vendin e tretë me 682 milionë funte (798.5 milionë euro).

Në pesë sezonin e fundit, Arsenalin renditet në vendin e katërt me 555 milionë funte (650 milionë euro), Liverpooli vjen i pesti me 448 milionë funte (524.5 milionë euro), ndërsa Manchester City renditet i gjashti me ka 290 milionë funte (339.5 milionë euro).

Pozicioni i Chelseat në krye është rezultat i një serie transferimesh të profilit të lartë dhe të kushtueshme nën pronësinë e tyre aktuale.

Më i fundit erdhi këtë verë kur ata përfunduan një marrëveshje rekord britanike prej 137 milionë eurosh për Morgan Rogers nga Aston Villa.

Investime të tjera të mëdha përfshijnë mbërritjen prej 124 milionë eurosh të Enzo Fernandez nga Benfica, blerjen prej 135 milionë eurosh të Moises Caicedo nga Brighton dhe nënshkrimin rreth 105 milionë eurosh të Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk.

Këto marrëveshje, së bashku me disa shpenzime të tjera të rëndësishme, kanë çuar shpenzimet neto kumulative të klubit në nivelin më të lartë në Ligën Premier.

Më poshtë në tabelë, Newcastle ka shpenzuar 320 milionë euro, Nottingham Forest 297 milionë euro, Ipswich Toën 227 milionë euro dhe Bournemouth 213 milionë euro.

Crystal Palace (174 milionë euro), Fulham (153 milionë euro), Sunderland (151 milionë euro), Brentford (126 milionë euro), Everton (110 milionë euro), Coventry (78 milionë euro) dhe Leeds United (41 milionë euro) plotësojnë renditjet e mesme deri të ulëta.

Aston Villa shfaqet me një shpenzim neto negativ prej –14 milionë euro, me Hull me –20 milionë euro dhe Brighton me –47 milionë euro.

Renditja nxjerr në pah kontrastin e mprehtë në fuqinë shpenzuese në të gjithë Ligën Premier.

Ndërsa Chelsea ka investuar vazhdimisht shumë për të rindërtuar dhe forcuar skuadrën e tyre, klube të tjera kanë vepruar nën kufizime më të rrepta të përcaktuara nga Rregullat e Fitimit dhe Qëndrueshmërisë.

Gatishmëria e “Bluve” për të paguar tarifa shtesë për lojtarët e rinj me potencial të lartë i ka dalluar ata gjatë periudhës pesëvjeçare. Këto shifra japin një pamje të qartë të peizazhit financiar ndërsa klubet vazhdojnë.

Megjithatë, do të ketë presion mbi trajnerin e ri Xabi Alonso dhe ekipin e tij për të justifikuar shpenzimet, veçanërisht pasi ata përfunduan të 10-tët sezonin e kaluar. /Telegrafi/

  •  

Sensacioni dhe portieri më i mirë i Kupës së Botës gjen punë të re në moshën 40-vjeçare, nënshkruan me klubin ikonik



Portieri më i mirë i Kampionatit Botëror 2026, që përfundoi së fundmi, Vozinha, do të bëhet lojtar i ri për klubin ikonik kilian, Colo Colo.

Portieri i Përfaqësueses së Kepit të Gjelbër do të gjejë kështu një punë të re pas performancave të tij mbresëlënëse në Kupën e Botës, ku u zgjodh si portieri më i mirë i turneut.

“Detajet e fundit po bien dakord, por ne tashmë kemi konfirmim nga shoqëruesit e tij dhe përfaqësuesi i tij se është arritur një marrëveshje pas propozimit që i dërguam”.

“Do të doja t'i diskutoja detajet më vonë. Së pari, dua të konfirmoj që Vozinha do të jetë lojtar i Colo Colo. Ai do të vijë në Kili, do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe më pas do të paraqitet këtu në stadiumin Monumental”, ka thënë presidenti i Colo Colos, Anibal Mosa.

“Tenemos un acuerdo con Vozinha” confirma Aníbal Mosa.

Colo Colo suma al experimentado arquero de Cabo Verde. @Cooperativa
— Rodrigo Gomez Flores (@rodrigogomezf) July 24, 2026

Colo Colo ka qenë kampion i Kilit plotë 34 herë, ka fituar Kupën 14 herë dhe Superkupën katër herë. Ata gjithashtu kanë një trofe të Kupës Libertadores dhe u mposhtën në finale nga Crvena Zvezda në Kupën e Botës për Klube më 1991.

40-vjeçari ishte pa klub në Kupën e Botës sepse kontrata e tij me Chaves skadoi, dhe ai luajti gjithashtu për Trencin, AEL Limassol, Gil Vicente dhe Zimbra në Evropë, si dhe për Progresso në Angola dhe CS Mindelans dhe Batuque në vendlindjen e tij.

Për ekipin kombëtar të Kepit të Gjelbër, ai mbrojti në 92 ndeshje dhe pësoi 86 gola, si dhe mbajti portën e paprekur në 37 ndeshje.

Në Kupën e Botës, ai mbrojti në katër ndeshje dhe pësoi katër gola, dhe skuadra e tij nuk humbi asnjë ndeshje në pjesën e rregullt të ndeshjes, edhe pse luajti kundër finalistëve të Kupës së Botës, Spanjës dhe Argjentinës. /Telegrafi/

  •  

Sekreti i një fushe perfekte dhe një mrekullie inxhinierike: Çfarë kishte në të vërtetë nën bar në finalen e madhe të Kupës së Botës?



Kupa e Botës 2026 ka mbaruar, por detaje interesante rreth organizimit të ngjarjes më të madhe sportive në botë vazhdojnë të tërheqin shumë vëmendje.

Një nga sfidat më të mëdha për organizatorët ishte përgatitja e sipërfaqes së stadiumit MetLife, ku u luajt finalja e madhe, dhe ekspertët nga kompanitë World Sports USA dhe SIS Pitches kanë zbuluar tani sekretin e barit të përsosur.

Fotografia e publikuar, e krijuar vetëm 15 ditë pas procesit të të ashtuquajturit "qepje" të terrenit (sistemi i qepjes), tregon një vepër mbresëlënëse inxhinierike.

Tregon qartë se si rrënja e barit natyror ndërthuret me fibrat sintetike në kohë rekord, duke krijuar një bazë jashtëzakonisht të fortë dhe të përforcuar.

The FIFA World Cup Final may be over, but here’s a look back at what helped prepare the pitch for football’s biggest stage.

This photo was taken just 15 days after the stitching process at MetLife Stadium, showing how quickly the natural grass roots began intertwining with the… pic.twitter.com/y0uZoqZvjz
— World Sports USA - Turf Experts (@WorldSportsCo) July 23, 2026

Si funksionon sistemi hibrid?

Instalimi i kësaj sipërfaqeje të cilësisë së lartë u krye nga kompania SIS Pitches, një nga specialistët kryesorë në botë për sistemet hibride të barit.

Përparësitë kryesore të këtij sistemi pasqyrohen në integrimin jashtëzakonisht të shpejtë të materialeve natyrore dhe artificiale dhe në qëndrueshmërinë afatgjatë të substratit. Në vetëm dy javë, bari natyral zë rrënjë thellë rreth fibrave sintetike, duke krijuar një strukturë rezistente që zvogëlon në mënyrë drastike formimin e vrimave dhe dëmtimeve gjatë dueleve intensive.

Më e rëndësishmja, fusha, pavarësisht mbështetjes së saj të fortë sintetike, e ruan plotësisht pamjen, elasticitetin dhe ndjesinë natyrale të lojës.

"Ndërsa rrënjët rriten rreth fibrave sintetike, krijohet një strukturë nëntokësore jashtëzakonisht e fortë që rrit ngurtësinë e fushës dhe i lejon asaj t'i rezistojë ashpërsisë së futbollit të nivelit të lartë", thuhet në postim e tyre.

Përgatitja e fushës për finalen e Kupës së Botës kërkonte standardet më të larta, dhe fotografitë që tregojnë thellësinë dhe dendësinë e sistemit rrënjor konfirmojnë pse fushat hibride janë bërë standardi absolut në futbollin modern.

Falë kësaj teknologjie, finalistët kishin kushtet ideale për të luajtur në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tyre. /Telegrafi/

  •  

U refuzuan nga Guardiola dhe Ancelotti, Italia gjen trajnerin e ri – zyrtarizimi së shpejti



Andrea Pirlo pritet gjerësisht të marrë përsipër detyrën si trajneri i ri i Italisë së shpejti me një kontratë deri në Kupën e Botës 2030, pasi Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola e refuzuan.

Azzurrët mund të jenë më në fund në prag të sigurimit të një trajneri për herë të parë që kur Gennaro Gattuso dha dorëheqjen pas dështimit në ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026.

Drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari special Leonardo konfirmuan në konferencën për shtyp të djeshme se kishin folur fillimisht me ish-trajnerin e tyre të Milanit, Ancelottin, pastaj me Guardiolën.

Me lajmet e sotme se Guardiola e kishte refuzuar rolin për të qëndruar më afër familjes së tij pas një dekade në Manchester City, vëmendja është e gjitha te Pirlo.

Sipas mediumeve La Gazzetta dello Sport, Sky Sport Italia dhe Calciomercato, njoftimi i emërimit të Pirlos mund të bëhet para se të mbarojë fundjava.

Edhe pse aktualisht është nën kontratë me ekipin e Ligës Profesionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, United FC, një rol që e mori vetëm në korrik 2025, ndërprerja e kësaj marrëveshjeje nuk duhet të jetë shumë problem.

Andrea Pirlo is widely expected to take over as the new Italy coach imminently with a contract to the 2030 World Cup, after Carlo Ancelotti and Pep Guardiola turned it down.#Azzurri #Calcio #Nazionale #Pirlo #UnitedFC pic.twitter.com/VClVRAnZjb
— Football Italia (@footballitalia) July 24, 2026

Marrëveshja e tij me Italinë duhet të jetë e vlefshme deri në fund të Kupës së Botës 2030 dhe të ketë një pagë prej afërsisht 1.5 milion eurosh për sezon.

Kjo është dukshëm më pak se sa do të kërkohej për Ancelottin, Guardiolën, Roberto Mancinin ose Antonio Conten.

47-vjeçari, ashtu si paraardhësi i tij Gattuso, është një veteran i skuadrës që fitoi Kupën e Botës 2006.

Karriera e tij si trajner ka qenë disi e përzier, duke fituar Kupën e Italisë në një sezon të tij te Juventusi, pastaj një vit me Karagumrukun në Turqi, përpara një sezoni të ngadaltë në Serie B për Sampdorian. /Telegrafi/

  •  
❌