Projektligji i ri âPĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â i hehdur pĂ«r konsultim sjell njĂ« rishkrim tĂ« plotĂ« tĂ« kuadrit qĂ« rregullon bankĂ«n qendrore. Ai synon tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« ligjin nr. 8269 tĂ« vitit 1997, tĂ« ndryshuar disa herĂ« gjatĂ« tri dekadave tĂ« fundit.
Dokumenti e vendos reformën në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe përafrimit me rregullat që zbatohen për bankat qendrore kombëtare të vendeve anëtare. Projektligji i referohet drejtpërdrejt Traktatit për Funksionimin e BE-së dhe Statutit të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Ndryshimet kyce prekin mënyrën se si Banka e Shqipërisë financon operacionet e veta, ndërvepron me qeverinë, mbështet bankat në krizë, administron fitimin dhe organizon drejtimin e institucionit. Mandati zgjerohet për të përfshirë në mënyrë të shprehur stabilitetin financiar, politikën makroprudenciale dhe funksionet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.
Projektligji vendos kapital të nënshkruar prej 6 miliardë lekësh dhe parashikon një rezervë të përgjithshme që duhet të arrijë të paktën pesëfishin e këtij kapitali. Ai krijon gjithashtu një mekanizëm të detyrueshëm rikapitalizimi nga qeveria nëse kapitali bie nën nivelin ligjor.
Një tjetër ndryshim është ndalimi më i fortë i financimit monetar të qeverisë. Kredia afatshkurtër për buxhetin, e lejuar nga ligji aktual brenda kufijve të caktuar, hiqet nga kuadri i ri.
Drafti krijon edhe bazĂ«n ligjore pĂ«r emetimin e njĂ« monedhe digjitale tĂ« bankĂ«s qendrore, tĂ« emĂ«rtuar âLekâ digjital, me status kursi ligjor.  Rregullat e reja ndryshojnĂ« procedurat pĂ«r emĂ«rimin dhe shkarkimin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, forcojnĂ« kriteret profesionale dhe vendosin garanci tĂ« reja pĂ«r mandatet e tyre. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, rishikohen sistemi i pagave, auditimi dhe kontrolli publik i institucionit.
Projektligji ruan Këshillin me nëntë anëtarë dhe mandatin shtatëvjeçar, por ndan më qartë rolin politikëbërës të Këshillit nga funksioni ekzekutiv i Guvernatorit.  Ai parashikon gjithashtu dy etapa të ardhshme: rregulla që hyjnë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe rregulla të tjera që aktivizohen kur vendi të adoptojë euron. Mëposhtë disa nga ndryshimet kryesore.
 Financimi i qeverisë nga Banka e Shqipërisë
Si Ă«shtĂ«: Ligji aktual e ndalon nĂ« parim financimin e qeverisĂ«, por mĂ« pas lejon qĂ« Banka e ShqipĂ«risĂ« tâi japĂ« asaj kredi ose hua nĂ« lekĂ« me maturim deri nĂ« gjashtĂ« muaj. Shuma normale mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 5% tĂ« mesatares sĂ« tĂ« ardhurave buxhetore tĂ« tri viteve tĂ« fundit. NĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme, kufiri mund tĂ« rritet pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« 8%.
Si do të bëhet: Projektligji ndalon shprehimisht çdo kredi, overdraft, linjë kredie apo formë tjetër financimi, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për qeverinë, institucionet qendrore e vendore dhe subjektet e tjera publike. Banka lejohet të kryejë pagesa për qeverinë vetëm brenda fondeve që ndodhen realisht në llogaritë e saj.
Blerja e titujve të qeverisë
Si është: Ligji në fuqi lejon Bankën e Shqipërisë të blejë dhe të shesë letra me vlerë të qeverisë. Blerjet për llogari të saj trajtohen si kredi për qeverinë dhe i nënshtrohen kufijve të financimit, me përjashtim të rasteve kur lidhen me objektivin e stabilitetit të çmimeve ose me investimet e fondit të pensionit.
Si do të bëhet: Rregulli i ri është që titujt e sektorit publik nuk mund të blihen në tregun primar dhe mund të blihen vetëm në tregun sekondar. Projektligji lejon një përjashtim: blerjen në tregun primar për riinvestimin e shumave që vijnë nga maturimi i titujve ekzistues, me maturitet jo më të gjatë, njoftim paraprak dhe çmim tregu.
Kapitali i Bankës së Shqipërisë
Si është: Ligji aktual përcakton një fond themelimi prej 750 milionë lekësh, në pronësi ekskluzive të shtetit. Fondi mund të rritet me propozim të Bankës së Shqipërisë dhe me miratimin e Ministrisë së Financave.
Si do të bëhet: Projektligji vendos kapital të nënshkruar prej 6 miliardë lekësh, të paguar plotësisht dhe në pronësi të shtetit shqiptar. Kapitali nuk mund të transferohet, përdoret si garanci, sekuestrohet ose zvogëlohet. Rritja fillestare do të financohet nga rezervat e posaçme të Bankës dhe, vetëm nëse ato nuk mjaftojnë, nga Ministria e Financave.
 Rezerva e përgjithshme dhe baza financiare
Si është: Ligji aktual parashikon kalimin e 25% të fitimit neto çdo vit në fondin e rezervës së përgjithshme, derisa ai të arrijë 500% të fondit të themelimit. Pjesa tjetër e fitimit mund të transferohet në buxhet, pasi të kryhen zbritjet dhe kompensimet ligjore.
Si do të bëhet: Rezerva e përgjithshme duhet të jetë të paktën 500% e kapitalit të nënshkruar, që me kapitalin e ri prej 6 miliardë lekësh nënkupton një minimum prej 30 miliardë lekësh. Ajo mund të përdoret vetëm për mbulimin e humbjeve ose për rritjen e kapitalit. Këshilli mund të krijojë edhe rezerva të tjera për rreziqe financiare specifike.
Rikapitalizimi nga qeveria
Si Ă«shtĂ«: Kur vlera e aktiveve tĂ« BankĂ«s bie nĂ«n detyrimet dhe fondin e themelimit, ligji aktual kĂ«rkon qĂ« Ministri i Financave tâi transferojĂ« BankĂ«s letra me vlerĂ« shtetĂ«rore tĂ« tregtueshme me norma interesi tregu.
Si do të bëhet: Projektligji e lidh ndërhyrjen me nivelin e kapitalit të nënshkruar. Nëse kapitali bie nën këtë nivel, nuk transferohet fitim në buxhet dhe qeveria, me kërkesë të Bankës, duhet ta rikapitalizojë atë brenda vitit financiar. Transferimi mund të bëhet në para ose me tituj të tregtueshëm me normë dhe karakteristika tregu.
Shpërndarja e fitimit
Si Ă«shtĂ«: Sipas ligjit aktual, 25% e fitimit neto kalon nĂ« rezervĂ«n e pĂ«rgjithshme derisa tĂ« arrihet kufiri ligjor. Pas kompensimit tĂ« titujve qĂ« mund tâi jenĂ« dhĂ«nĂ« BankĂ«s pĂ«r mbulimin e mungesĂ«s sĂ« aktiveve, pjesa e mbetur transferohet nĂ« buxhetin e shtetit brenda katĂ«r muajve nga mbyllja e vitit.
Si do të bëhet: Fitimi do të përdoret fillimisht për mbulimin e humbjeve, më pas për plotësimin e rezervës së përgjithshme dhe rezervave të posaçme. Vetëm pjesa që mbetet transferohet në buxhet. Projektligji ndalon që Banka të detyrohet të transferojë një shumë ose përqindje fikse pa marrë parasysh rezultatin financiar, kapitalin dhe rezervat.
Objektivat e Bankës së Shqipërisë
Si është: Ligji aktual përcakton stabilitetin e çmimeve si objektivin kryesor. Objektivat e tjera lidhen me zhvillimin e sistemit financiar, sistemin e pagesave, likuiditetin, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar.
Si do të bëhet: Projektligji krijon një rend të drejtpërdrejtë objektivash. Në vend të parë mbetet stabiliteti i çmimeve; në vend të dytë vendoset kontributi në stabilitetin financiar. Vetëm pa cenuar këto dy objektiva, Banka mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të qeverisë dhe vepron sipas parimeve të ekonomisë së hapur dhe konkurrencës së lirë.
 Politika makroprudenciale
Si është: Ligji aktual i jep Bankës përgjegjësi për licencimin, mbikëqyrjen dhe qëndrueshmërinë e bankave. Ai përmend likuiditetin, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar, por nuk e përcakton politikën makroprudenciale si detyrë të veçantë.
Si do të bëhet: Projektligji e rendit politikën makroprudenciale mes detyrave themelore të Bankës. Këshilli do të miratojë strategjinë, aktet rregullatore dhe aktivizimin e instrumenteve makroprudenciale. Parashikohet edhe krijimi i Komitetit të Stabilitetit Financiar, i cili do të këshillojë Këshillin dhe Guvernatorin për këto politika.
Likuiditeti emergjent për bankat
Si është: Ligji aktual lejon kredi për bankat me afat jo më të gjatë se 92 ditë dhe kundrejt garancive të caktuara. Për bankat nën kujdestari, Banka e Shqipërisë mund të japë edhe kredi të pagarantuara ose të siguruara me mjete të tjera, kur e vlerëson të nevojshme për integritetin e sistemit bankar.
Si do tĂ« bĂ«het: Linja e likuiditetit mund tâi jepet njĂ« institucioni krediti qĂ« ka aftĂ«si paguese, por pĂ«rballet me mungesĂ« tĂ« pĂ«rkohshme likuiditeti nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme. KĂ«rkohet kolateral i mjaftueshĂ«m dhe normĂ« interesi penalizuese. Kredia jepet me kĂ«ste, rishikohet periodikisht dhe mund tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« 12 muaj.
Financimi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Si Ă«shtĂ«: Ligji nĂ« fuqi parashikon se Banka e ShqipĂ«risĂ« mund tâu japĂ« kredi bankave qĂ« mbajnĂ« llogari nĂ« regjistrat e saj, ndĂ«rsa pĂ«r bankat nĂ«n kujdestari mund tĂ« japĂ« edhe kredi tĂ« pagarantuara ose tĂ« garantuara me mjete tĂ« tjera, kur kjo vlerĂ«sohet e nevojshme pĂ«r ruajtjen e integritetit tĂ« sistemit bankar. NĂ« dispozitat e ligjit aktual tĂ« krahasuara kĂ«tu nuk pĂ«rcaktohet njĂ« mekanizĂ«m i posaçëm financimi pĂ«r AgjencinĂ« e Sigurimit tĂ« Depozitave.
Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji parashikon shprehimisht se, âkur stabiliteti financiar Ă«shtĂ« nĂ« rrezikâ, Banka e ShqipĂ«risĂ« mund tĂ« lidhĂ« marrĂ«veshje financimi afatshkurtra me AgjencinĂ« e Sigurimit tĂ« Depozitave. Financimi jepet kundrejt garancisĂ« me tituj tĂ« emetuar nga qeveria dhe nĂ« pronĂ«si tĂ« AgjencisĂ«, ndĂ«rsa KĂ«shilli vendos pĂ«r dhĂ«nien, vazhdimin, ndryshimin ose ndĂ«rprerjen e kĂ«saj mbĂ«shtetjeje.
Leku digjital
Si është: Ligji aktual njeh lekun si njësinë monetare dhe i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalike. Këto kanë kurs ligjor dhe pranohen për pagesën e detyrimeve publike dhe private.
Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji shton monedhĂ«n digjitale âLekâ pĂ«rkrah kartĂ«monedhave dhe monedhave metalike. Ajo do tĂ« ketĂ« kurs ligjor dhe do tĂ« pranohet nĂ« vlerĂ« nominale pĂ«r shlyerjen e detyrimeve publike dhe private. Banka do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n ekskluzive tĂ« emetimit dhe vlera e saj nĂ« qarkullim do tĂ« regjistrohet si detyrim nĂ« pasqyrat financiare.
Sistemet e pagesave dhe subjektet financiare
Si është: Ligji aktual i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën të organizojë shlyerjen, klerimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të pagesave. Dispozitat janë të përqendruara kryesisht në marrëdhënien me bankat dhe sistemin ndërbankar.
Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji e zgjeron listĂ«n e subjekteve qĂ« mund tĂ« mbajnĂ« llogari pranĂ« BankĂ«s. Ajo pĂ«rfshin institucione pagesash, institucione tĂ« parasĂ« elektronike, operatorĂ« sistemesh, depozitarĂ« qendrorĂ« tĂ« titujve dhe kundĂ«rpalĂ« qendrore. Banka mund tâu ofrojĂ« pjesĂ«marrĂ«sve tĂ« sistemeve tĂ« pagesave edhe kredi brenda ditĂ«s.
 Qeverisja, emërimi dhe shkarkimi i Këshillit
Si është: Këshilli aktual ka nëntë anëtarë, me mandat shtatëvjeçar. Pesë kandidatë propozohen nga Kuvendi, tre nga Këshilli i Ministrave dhe një nga vetë Këshilli. Kandidatëve u kërkohet arsim ekonomik ose juridik dhe më shumë se pesë vjet përvojë në administratë ose në sektorin financiar e bankar.
Si do të bëhet: Numri i anëtarëve dhe mandati mbeten të pandryshuar, por kriteret rriten në mbi 10 vjet përvojë drejtuese ose akademike. Fushat e kërkuara zgjerohen në ekonomi, financë, banka, administrim rreziku, ligj dhe auditim. Shkarkimi lidhet me kushte të përcaktuara në ligj dhe anëtari mund ta çojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese, duke pezulluar shqyrtimin parlamentar.
 Pagat, auditimi dhe raportimi publik
Si është: Këshilli përcakton shpërblimin e anëtarëve, Guvernatorit, zëvendësguvernatorëve dhe personelit. Ligji aktual ka një Inspektor të Përgjithshëm të emëruar nga Kuvendi për pesë vjet. Banka paraqet çdo gjashtë muaj një deklaratë për politikën monetare në Kuvend dhe Këshillin e Ministrave.
Si do të bëhet: Pagat dhe përfitimet nuk mund të ulen, ndërsa paga bazë e personelit indeksohet çdo vit me inflacionin dhe përcaktohet jashtë skemës së administratës publike. Inspektori zëvendësohet nga Drejtori i Auditimit të Brendshëm, i emëruar nga Këshilli, dhe krijohet Komiteti i Auditimit. Raportimi formal bëhet ekskluzivisht ndaj Kuvendit, një herë në vit dhe sa herë kërkohet prej tij, ndërsa raportet periodike monetare dhe financiare publikohen nga Banka.
Â
The post Nga leku digjital te dera e euros, çfarë parashikon drafti që riformaton Bankën e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.