Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ernest Hemingway, mjeshtri i letërsisë moderne që ndryshoi rrëfimin e shekullit XX

Ernest Hemingway është një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore dhe një nga shkrimtarët që ndikoi më së shumti në zhvillimin e prozës moderne. Me stilin e tij të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe plot nënkuptime, ai krijoi vepra që vazhdojnë të lexohen dhe studiohen në mbarë botën, transmeton KultPlus.

Hemingway lindi më 21 korrik 1899 në Oak Park, Illinois, të Shteteve të Bashkuara. Që në moshë të re zhvilloi pasion për letërsinë, natyrën dhe aventurën. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai nisi punën si gazetar në gazetën The Kansas City Star, ku përvetësoi stilin e shkurtër dhe të qartë të të shkruarit, i cili më vonë do të bëhej tipari më dallues i krijimtarisë së tij.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Hemingway shërbeu si shofer ambulance për Kryqin e Kuq në Itali. Ai u plagos rëndë në front, përvojë që la gjurmë të thella në jetën dhe krijimtarinë e tij. Pikërisht këto përjetime u bënë burim frymëzimi për romanin “A Farewell to Arms” (“Lamtumirë armëve”), një nga veprat më të njohura të tij.

Pas luftës, Hemingway u vendos në Paris, ku u bë pjesë e komunitetit të shkrimtarëve dhe artistëve amerikanë të njohur si “Brezi i Humbur”. Aty u miqësua me figura të rëndësishme të letërsisë dhe artit, ndërsa vazhdoi të zhvillonte stilin e tij unik, të njohur si “teoria e ajsbergut”, sipas së cilës pjesa më e madhe e kuptimit të një vepre qëndron e nënkuptuar dhe jo e shprehur drejtpërdrejt.

Në vitin 1926 ai botoi romanin “The Sun Also Rises”, që konsiderohet një nga veprat më përfaqësuese të brezit pas Luftës së Parë Botërore. Më pas erdhën romane të tjera të rëndësishme si “A Farewell to Arms” (1929), “For Whom the Bell Tolls” (1940), i frymëzuar nga Lufta Civile Spanjolle, si dhe kryevepra “The Old Man and the Sea” (“Plaku dhe deti”), botuar në vitin 1952.

“Plaku dhe deti” u prit me vlerësime të jashtëzakonshme dhe i solli Hemingwayt Çmimin Pulitzer për Letërsi në vitin 1953. Një vit më vonë, në vitin 1954, ai u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi për mjeshtërinë e tij në artin e rrëfimit dhe ndikimin e madh që pati në letërsinë bashkëkohore.

Përveç shkrimit, Hemingway ishte i apasionuar pas udhëtimeve, gjuetisë, peshkimit dhe aventurave. Ai jetoi për periudha të gjata në Francë, Spanjë dhe Kubë, vende që ndikuan ndjeshëm në veprat e tij. Gjithashtu punoi si korrespondent lufte gjatë Luftës Civile Spanjolle dhe Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë përvojat e tij në shumë prej librave që shkroi.

Megjithatë, vitet e fundit të jetës së tij u shoqëruan me probleme serioze shëndetësore dhe depresion. Më 2 korrik 1961, Ernest Hemingway u nda nga jeta në Ketchum, Idaho, në moshën 61-vjeçare.

Trashëgimia e Hemingwayt mbetet ndër më të rëndësishmet në historinë e letërsisë botërore. Romanet dhe tregimet e tij vazhdojnë të frymëzojnë breza lexuesish dhe shkrimtarësh, ndërsa stili i tij minimalist ka ndikuar në mënyrën se si shkruhet proza moderne. Ai mbetet simbol i guximit krijues, i kërkimit të së vërtetës njerëzore dhe i aftësisë për të thënë shumë me pak fjalë./KultPlus.com

BE ndalon financimin e Bienales së Venecias për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndërpresë financimin për Bienalen e Venecias pasi Rusia është përfshirë në edicionin e këtij viti, njoftoi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas tij, pas një vlerësimi ligjor dhe rekomandimit të Komisionit Evropian, Agjencia Ekzekutive Evropiane për Arsimin dhe Kulturën (EACEA) vendosi të ndërpresë grantin prej 2,0 milionë eurosh (rreth 2,3 milionë dollarë) të akorduar për fondacionin ”La Biennale di Venezia”.

Zëdhënësi theksoi se projektet kulturore të financuara me fondet e taksapaguesve evropianë duhet të mbrojnë vlerat demokratike, të nxisin dialogun e hapur, diversitetin dhe lirinë e shprehjes.

Sipas tij, këto janë vlera që “nuk respektohen në Rusinë e sotme”.

Rusia merr pjesë në Bienalen e Venecias për herë të parë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Granti i Bashkimit Evropian ishte destinuar për mbështetjen e producentëve të filmit dhe projekteve që lidhen me teknologjitë immersive (zhytëse).o/KultPlus.com

Pas heshtjes, Gjesti ka një mesazh për ndjekësit

Pas një periudhe larg vëmendjes publike dhe aktiviteteve muzikore, Gjesti duket se është gati të rikthehet me projekte të reja. Artisti ka ndarë me ndjekësit një moment nga përditshmëria e tij, teksa shihet në oborrin e shtëpisë duke kaluar kohë me qenin e tij. Përmes këtij postimi, këngëtari ka treguar se muaji i fundit ka qenë një periudhë reflektimi dhe pushimi për të, pasi kishte ndier nevojën…

Source

Berisha: Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të eurodeputetit çek Tomas Zdeçovski, i cili akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur se me anë të familjarëve të tij, po transporton para jashtë vendit. Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha deklaroi se heshtja e Ramës dhe e mediave shqiptare për këtë çështje është një tregues i kontrollit që, sipas tij, kryeministri ushtron mbi informacionin publik. ”…

Source

Paketa e Maleve, Rama: Prona përfitohet me 1 euro kur merret leja për zhvillim

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar procedurën sesi do të funksionojë Paketa e Maleve për aplikantët në këtë program. Në një bashkëbisedim me banorë të Thethit, Rama solli si shembull projektin e tre vëllezërve të cilët përmes Paketës së Maleve, do të ndërtojnë në tokën e të parëve të tyre në Theth. ”Kjo pronë sot është shtet. Pra, janë pronarë që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e…

Source

Paketa e Maleve, Roka: Aplikuesit do të asistohen nga fillimi i procedurave deri në finalizimin e marrëveshjeve

Drejtuesja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, e pranishme në takimin e Kryeministrit Edi Rama me banorët e Thethit, ku u diskutua mbi Paketën e Maleve, deklaroi se asistenca e Agjencisë që ajo drejton do të jetë e pranishme që nga momenti i parë i aplikimit deri në finalizimin e marrëveshjes mes pronarëve dhe Ministrisë së Ekonomisë. Roka u bëri apel aplikuesve të Paketës së…

Source

Hetim për korrupsion: Prokurorët hungarezë bastisin zyrat e partisë së ish-kryeministrit Viktor Orbán

Prokurorët dhe hetuesit e autoritetit tatimor të Hungarisë bastisën të martën zyrat që strehojnë serverët e të dhënave të përdorura nga partia Fidesz e ish-kryeministrit Viktor Orbán. Ky veprim erdhi si pjesë e një hetimi për dyshime për përvetësim dhe krime të tjera, sipas një zëdhënësi të zyrës së prokurorit. Bastisja u krye në kuadër të një hetimi për keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të…

Source

Yamal tregon prapaskenën e bisedës me Messin pas triumfit në Botëror

Lamine Yamal ka zbuluar bisedën që pati me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës. Duke folur për mediat spanjolle, Yamal zbuloi fjalët që i tha Messi. ”Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim”, tha ai. Më pas, 19-vjeçari tregoi mesazhin që mori nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë. ”Më tha të vazhdoj rrugën…

Source

Meta kërkoi hetim për efektivët e 313, Gjykata e Tiranës nuk pranon kërkesën

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kundërshtoi mosfillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë. Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkoi që të detyrojë akuzën e kryeqytetit të hetojë çështjen e kallëzuar prej tij, por kjo kërkesë u rrëzua pas shqyrtimit nga trupi gjyqësor. “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë…

Source

PS mbledh grupin parlamentar, Rama me analizë për vitin e parë të mandatit të katërt

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet më 24 korrik, në një mbledhje të zgjeruar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Takimi do të nisë në orën 09:30 me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një pasqyrë të punës së institucionit gjatë periudhës së drejtimit të tij. Në fokus të raportimit pritet të jenë zhvillimet teknologjike në Kuvend dhe planet…

Source

Paketa e Maleve, Rama takim me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, por një zhvillim për zonat malore

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Theth ku po zhvillon një bashkëbisedim me aplikues të Paketës së Maleve. Kreu i qeverisë tha s’ka anulim të këtij ligji, edhe pse është një kërkesë që ditën e parë nga protestuesit, të cilët thonë se me këtë nismë lejohet shitja e “Shqipërisë”. Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe t’u…

Source

Të rreme hetimet për prindërit milionerë të presidentit Zelensky

Pretendimi: Zyra ukrainase e anti-korrupsionit hetoi depozita prej 11 milionë dollarësh të lidhura me prindërit e presidentit Volodymyr Zelensky

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————————

Në fillim të korrikut 2026, në media dhe rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, qarkulloi lajmi se hetuesit e Byrosë Kombëtare ukrainase Kundër Korrupsionit (NABU) kanë shqyrtuar depozita me vlerë rreth 11 milionë dollarë, të lidhura me prindërit e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilat dyshohet se janë depozituar gjatë vitit 2025.

Postimet nuk përmendin mediat ukrainase që pretendohet se raportuan të parat për kërkimin e prindërve të presidentit ukrainas. Njësoj, nuk ofrohet ndonjë provë, burim apo referencë tjetër për të mbështetur këtë pretendim.

Megjithatë, nuk ka asnjë raportim mbi kontrollet ose ndalimin e Oleksandr dhe Rimma Zelensky në faqen zyrtare të internetit të Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit së Ukrainës (NABU), si dhe në faqet e agjencisë në rrjetet sociale X, Facebook dhe Telegram.

Më tej, NABU konfirmoi për kolegët e Gvara Media dhe AFP se informacioni në lidhje me kërkimet e supozuara të prindërve të Zelensky nuk ishte i vërtetë.

Prindërit e Zelensky, Oleksandr Semenovych (i lindur në vitin 1947) dhe Rymma Volodymyrivna (e lindur në vitin 1950), janë të dy me origjinë nga Kryvyi Rig dhe, sipas Volodymyr Zelensky, ende banojnë atje. Nuk është regjistruar publikisht asnjë procedurë korrupsioni kundër prindërve të presidentit. 

Debati i vetëm që përfshin publikisht familjen e presidentit ukrainas është ai në vitin 2020, kur Ministria e Arsimit i paraqiti qeverisë një projekt-dekret për t’i dhënë Oleksandr Zelensky një pension special “për merita të shquara në fushën e arsimit të lartë.” Pas protestave publike, iniciativa u tërhoq dhe vetë babai i presidentit deklaroi se nuk kishte nevojë për ndihmë. Në shtator 2023, Kabineti më në fund i dha Oleksandr Zelensky një pension special, së bashku me më shumë se 118 shkencëtarë të tjerë, këtë herë përmes një procedure qeveritare, në vend të një procedure presidenciale. Nuk ka informacion publik në lidhje me ndonjë pasuri ose pasuri të konsiderueshme që u përket prindërve të presidentit.

The post Të rreme hetimet për prindërit milionerë të presidentit Zelensky appeared first on Faktoje.al.

Leku nuk zëvendësohet së shpejti nga monedha europiane

Pretendimi: Lamtumirë Lekut, Euro vjen në Shqipëri si monedhë zyrtare

Verdikti: Mungon konteksti

Esmeralda Topi 

Publikimi i projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet zyrtarizimi i Euro si një monedhë zyrtare, ka shërbyer që disa portale informative t’i japin “lamtumirën e parakoshme Lekut”.

Titujt krijojnë përshtypjen se Shqipëria ka nisur tashmë këtë proces të ndryshimit të monedhës edhe pse një kapërcim i tillë do të dojë shumë vite pas anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian si dhe nuk ndodh automatikisht pa plotësuar më parë disa kritere ekonomike. 

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë përfshin një kapitull të posaçëm për anëtarësimin e vendit në Unionin Monetar Evropian. Në të parashikohet se, pas adoptimit të Euros, Banka e Shqipërisë do të zbatojë politikën monetare sipas rregullave të Bashkimit Evropian dhe Euro do të bëhet monedha zyrtare e vendit.

Këto dispozita u interpretuan në rrjete sociale si sinjal se Shqipëria po kalon së shpejti në Euro. Por projektligji thekson gjithashtu se ato nuk hyjnë në fuqi me miratimin e ligjit. 

Në nenin 116 përcaktohet se: “Kreu XV i këtij ligji hyn në fuqi në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Unionin Monetar Evropian”

Pra, dispozitat që flasin për Euron nuk do të zbatohen menjëherë dhe as pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ato do të aktivizohen vetëm pasi Shqipëria të jetë bërë pjesë e Unionit Monetar Evropian, një proces që vjen pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjes së kritereve për hyrjen në Eurozonë.

Edhe Banka e Shqipërisë sqaron për Faktoje se këto dispozita nuk nënkuptojnë një kalim të menjëhershëm në Euro. Sipas institucionit, përfshirja në projektligj e kapitujve që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe më pas në Unionin Monetar Evropian është pjesë e “procesit të harmonizimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian” dhe nuk përbën një vendim për adoptimin e Euros.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk nënkupton automatikisht adoptimin e Euros. Pas anëtarësimit në BE, një vend vazhdon të ketë monedhën e tij kombëtare dhe politikën e vet monetare”, sqaron Banka e Shqipërisë për Faktoje.

Banka Qendrore sqaron se kalimi në monedhën evropiane është një proces më vete, që kërkon përmbushjen e kritereve ekonomike dhe ligjore, përfshirë kriteret e Maastricht-it, si dhe vlerësimin nga institucionet evropiane.

“Dispozitat e përfshira në projektligj kanë një natyrë përgatitore dhe synojnë harmonizimin e kuadrit ligjor me atë të BE-së. Ato nuk përcaktojnë një afat apo një datë për adoptimin e Euros”, thuhet në sqarimin e Bankës së Shqipërisë për Faktoje.

Për Faktoje, eksperti i ekonomisë Ardian Civici shpjegon se drafti është pjesë e procesit të harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

“Ky është një projektligj i pritur prej një kohe relativisht të gjatë, pasi ligji i fundit daton në vitin 1997. Që prej asaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra dhe janë shtuar kërkesa të reja. Këtë herë, projektligji pasqyron edhe fazën shumë të rëndësishme ku ndodhet Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, thotë Civici.

Sipas tij, kapitulli që lidhet me Bankën Qendrore dhe sistemin monetar është pjesë e negociatave me BE-në dhe nuk nënkupton se Euro do të zëvendësojë Lekun në një të ardhme të afërt.

“Hapi i parë mbetet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pastaj vjen dhe zëvendësimi i Lekut me Euron”, shprehet ai.

Eksperti shpjegon se vetëm pas anëtarësimit në BE, Shqipëria mund të integrohet në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe të nisë procedurat për t’u bërë pjesë e Eurozonës.

“Ky është një proces relativisht i gjatë. Nuk është diçka që mund të ndodhë nesër. Fillimisht, Shqipëria duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian. Kjo fazë është shumë e rëndësishme, pasi kërkon përshtatjen e legjislacionit dhe të sistemit bankar me standardet evropiane.”

Sipas Civicit, edhe në skenarin më optimist, zëvendësimi i Lekut me Euron kërkon të paktën shtatë vite, ndërsa në vende të tjera të Bashkimit Evropian ky proces ka zgjatur edhe 10 deri në 12 vjet.

Vlen të përmendet se vende si Suedia, Hungaria, Polonia, Çekia, Rumania apo Bullgaria, vijojnë të përdorin monedhën e tyre kombëtare edhe pas një apo dy dekadash anëtarësimi në BE.

The post Leku nuk zëvendësohet së shpejti nga monedha europiane appeared first on Faktoje.al.

HUNGARI – Bastiset selia e të dhënave të partisë së Orban, nis hetimi për përvetësim fondesh

– Prokuroria dhe hetuesit e autoritetit tatimor në Hungari kanë bastisur sot zyrat ku ndodhen serverët e të dhënave të përdorura nga partia “Fidesz” e ish-kryeministrit Viktor Orban, në kuadër të një hetimi për dyshime për përvetësim fondesh dhe vepra të tjera penale, sipas AP. Zëdhënësja e prokurorisë së qarkut Bács-Kiskun, Marianna Bodó, tha se […]

UASHINGTON – Trump: SHBA-ja nuk ka interes për negociata me Iranin për momentin

– Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara për zhvillimin e bisedimeve me Iranin në këtë fazë, duke thënë se Teherani duhet të tregojë gatishmëri për një dialog “kuptimplotë”, sipas AP. “Ata duan me dëshpërim të takohen. Por derisa të jenë gati për një takim serioz, […]

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës për shkarkimin e prokurorëve serbë, si dhe vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të mos pranuar tërheqjen e dorëheqjeve të tyre. Në një komunikatë për media, zëdhënësja e BE-së ka vlerësuar se këto veprime “duken të papajtueshme me […]

RDM: Identifikimi i fajtorëve në Gostivar nuk duhet ta amnistojë sistemin që lejoi katastrofën

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) thekson se identifikimi i autorëve specifikë të ndotjes së ujit në Gostivar është një hap i nevojshëm, por i pamjaftueshëm. Ky skandal nuk duhet të mbyllet vetëm me përgjegjësi individuale, sepse fajtori i vërtetë është një sistem plotësisht jofunksional. Nga atje thonë se klientelizmi dhe paaftësia në institucione kanë krijuar […]

Aleanca prezanton logon e re pas zgjedhjes së Kryesisë

Aleanca ka prezantuar logon e saj të re, vetëm një ditë pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën u zgjodh Kryesia e re e partisë. Në mbledhjen e mbajtur të hënën, Këshilli i Përgjithshëm miratoi përbërjen e re të Kryesisë, duke përmbyllur procesin e riorganizimit të brendshëm të subjektit politik. Përveç […]
❌