Reading view

Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret sërish në pyetje nga prokurorët e çështjes...

Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret sërish në pyetje nga prokurorët e çështjes. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e saj e parë, e dhënë menjëherë pas përfundimit të pengmarrjes, ka qenë e paplotë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. 25-vjeçarja ka rrëfyer se në momentin e sulmit ishte në gjumë. Ajo është zgjuar nga krismat e armës dhe, sapo ka dalë nga dhoma, ka parë babanë të shtrirë në tokë, ndërsa ish-i fejuari i saj, Refit Nertil Buzi, e ka kërcënuar me armë, e ka marrë me forcë dhe e ka futur në automjet. Më pas ai është larguar drejt zonës kodrinore të Kurjanit, ku e mbajti peng për rreth katër orë. Ndërkohë, Prokuroria e Fierit vijon hetimet jo vetëm për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, por edhe për një procedim tjetër penal që rëndonte ndaj 35-vjeçarit për veprën penale të mashtrimit. Prokurori Kristi Jorgji, i cili mori pjesë personalisht në negociatat me Buzin për ta bindur të dorëzohej, është njëkohësisht prokurori që hetonte edhe çështjen e mashtrimit ndaj tij. Buzi ushtronte aktivitet në tregtinë e perimeve, duke u premtuar fermerëve eksportimin e produkteve në tregjet europiane. Disa prej tyre e kallëzuan penalisht, pasi pretendojnë se nuk morën pagesat për mallin që i kishin dorëzuar. Në momentin e ngjarjes, Buzi ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, i akuzuar për përndjekje ndaj ish-të fejuarës së tij, Rozalina Plaka. Katër vite më parë, gjatë kohës që jetonte në Angli, 35-vjeçari kishte deklaruar se ishte marrë peng nga disa bashkatdhetarë, të cilët i kishin kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për lirimin e tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë negociatave, prokurori Jorgji nuk i kishte treguar Buzit se ish-vjehrri kishte humbur jetën, por i kishte komunikuar se ai dhe bashkëshortja ndodheshin të plagosur në spital. Megjithatë, 35-vjeçari ndiqte zhvillimet përmes telefonit celular. Rreth orës 15:00, Buzi ishte pranë dorëzimit, por para se të merrte vendimin u është drejtuar negociatorëve me fjalët: “Prit, të shoh lajmet”. Pasi mësoi nga mediat se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë, ai refuzoi sërish të dorëzonte armën. Rreth një orë më vonë 35-vjeçari qëlloi veten me armë, duke i dhënë fund jetës në sy të forcave të shumta të policisë që kishin rrethuar zonën. #voxnews #news #media

17K views


💾

  •  

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani janë aktualisht në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje. Gjat...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani janë aktualisht në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje. Gjatë një fjalimi në një impiant të General Motors në shtetin e Miçiganit, Trump tha se negociatat mes dy vendeve janë në zhvillim dhe se atmosfera është pozitive. “Irani po bisedon me ne për të arritur një marrëveshje pikërisht në këtë moment”, u shpreh presidenti amerikan. Ai shtoi se, “aktualisht po zhvillohen bisedime shumë miqësore. Do të shohim se si do të përfundojnë”. #voxnews #media #news @voxnews.al

4886 views


💾

  •  

Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në për financimin e blerjes së pajisj...

Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake. Diskutimi për këtë projektligj u bë praninë e mediave, ndërsa pas kësaj erdhi edhe votimi. Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, duke bërë që kjo marrëveshje të kalojë vetëm me votat e socialistëve. Por, gjatë votimit, tre prej deputetëve të mazhorancës, nuk u shfaqën duke ngritur kartonin jeshil. Tre deputetët që nuk shfaqen me kartonin jeshil ishin Bledi Çuçi, Ervin Hoxha dhe Elisa Spiropali. #voxnews #media #news @voxnews.al

6996 views


💾

  •  

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në lidhje me protestën e ditës së sotm...

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në lidhje me protestën e ditës së sotme para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, qytetarët kanë lënë një mesazh. “Ndalni dhunën”, kanë shkruar ata në bulevard, para se të nisin marshimin. Mesazhi është vendosur në hapësirën ku prej javësh zhvillohen protestat kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë akuzuar policinë sot për përdorim force ndaj qytetarëve. “Rama në burg Berisha në burg “, “Shqipëria kërkon Revolucion”,”Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre. #voxnews #media #news @voxnews.al

5822 views


💾

  •  

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, njëra...

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Nga aksidenti raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë, një tjetër person është nxjerrë nga automjeti me vështirësi nga forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë në vendngjarje. #voxnews #media #news @voxnews.al

1918 views


💾

  •  

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi G. N., 54 vjeç, pasi në Spitalin Rajonal Lezhë, ku kishte shkuar për të marrë mjekim për shkak të probleme...

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi G. N., 54 vjeç, pasi në Spitalin Rajonal Lezhë, ku kishte shkuar për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore, dyshohet se i ka rënë nga çanta e krahut një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme. Gjithashtu u shpall në kërkim djali i tij, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë një punonjës i spitalit (punonjës IT), shtetasi A. V., 54 vjeç, pasi sipas informacioneve dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. #voxnews #media #news @voxnews.al

9532 views


💾

  •  

Pas një muaji në kërkim, Policia e Sarandës ka arrestuar 30-vjeçarin Mariglen Kondi, i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të një të reje nga Nepali pr...

Pas një muaji në kërkim, Policia e Sarandës ka arrestuar 30-vjeçarin Mariglen Kondi, i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të një të reje nga Nepali pranë pikës kufitare të Qafë Botës. Arrestimi u krye mesditën e kësaj të hëne në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Ngjarja për të cilën akuzohet Kondi ka ndodhur rreth orës 18:53 min të 2 Korrikut, në aksin Konispol–Qafë Botë, në vendin e njohur si “Postblloku”. 30-vjeçari ka tentuar disa herë të fusë me forcë në automjet një vajzë nga Nepali. E reja arriti që t’i shpëtonte autorit duke u largua me vrap dhe më pas denoncoi rastin në polici. Uniformat blu bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar pamjeve të sigurisë, dhe shpalljen e tij në kërkim. Mariglen Kondi rezulton person me precedentë penalë. Në vitin 2020 ai është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim, ndërsa më pas masa e sigurisë iu zëvendësua me ‘arrest në shtëpi’. Sipas të dhënave, ai e ka shkelur këtë masë dhe në vitin 2021 u arrestua sërish, këtë herë i dyshuar për vjedhjen e disa kamionçinave në Lushnjë. 30-vjeçari pritet të përballet me akuzat për tentativë rrëmbimi, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. #voxnews #media #news @voxnews.al

8619 views


💾

  •  

Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën në raportime për pistat që rrëzoh...

Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën në raportime për pistat që rrëzoheshin po aq me shpejtësi. Davide thotë se në Bosnjë po rigjente veten. Davide Pecorelli: Qëndrova me priftërinjtë 4 muaj dhe këtë e quaj rilindja ime. Fillova të mendoj për gjërat e rëndësishme, për jetën që nuk po më dukej dështim. Punoja, lutesha, kultivoja domate, kultivoja sallatë. Shkurt, e ndryshova jetën plotësisht, humba peshë dhe ndërkohë rrita flokët. Dhe në prill më mori malli për familjen, për fëmijët e mi, doja të kthehesha në shtëpi, çfarëdo që të ndodhte, nuk më interesonte. Dua të them, as që doja ta dija çfarë kishte ndodhur me hetimin. Unë nuk dija asgjë çfarë thuhej, sepse nuk kisha telefon. Isha pothuajse i sigurt që mendonin se unë kisha vdekur, sepse askush nuk më pa. Celulari im ishte brenda makinës që përdorëm, ora, kockat njerëzore. Mendoja se kishin shpallur tashmë një funeral, por jo, s’kishte pasur. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

20.2K views


💾

  •  

Një nga protestuesit, duke komentuar dokumentin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Besa”, theksoi se ai ka lidhur besë vetëm me oligarkët dhe krim...

Një nga protestuesit, duke komentuar dokumentin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Besa”, theksoi se ai ka lidhur besë vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar dhe jo me qytetarët ashtu siç pritej 13 vite më parë. Ai u shpreh se protesta e tyre, e cilësuar si Revolucioni i Flamingove, është kthyer në makthin e Edi Ramës dhe se protestuesit do ta rrëzojnë këtë të fundit. “Për 57 ditë jemi kthyer në makthin e Edi Ramës. Priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

6768 views


💾

  •  

6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buzë greminës ishte përpirë nga flakët. Në ...

6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buzë greminës ishte përpirë nga flakët. Në ato momente askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. Nuk dihej nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik apo vrasje të mirëorganizuar. Nuk dihej as sa viktima kishte. Brenda mjetit u gjetën mbetje kockore. Kaq mjaftoi që autoritetet shqiptare dhe italiane të hapnin hetimet për vrasje. Të gjitha gjurmët të adresonin drejt një emri. Davide Pekorelli, lindur në Perugia në 23 nëntor 1975. Fatbardh Kuliçi, oficer i dosjes: Doli që nuk ishin kocka të një të rrituri në atë moshë, ishin hedhur në mënyrë të çrregullt, ekspertët na thanë se në rast djegieje kur digjet një kufomë skeleti mund të ngelet në sedilje por jo të shpërndahej Davide Pecorelli nuk ishte një emër i panjohur në Itali. Përpara se të hynte në botën e biznesit të kozmetikës ai kishte qenë arbitër futbolli në nivelet profesioniste. Por pas kësaj historie mediat italiane do t’i jepnin një identitetit të dytë “I mbijetuari i Montecristos”, sepse ndërsa hetuesit e të dyja shteteve besonin se ai ishte vrarë në Shqipëri, Davide Pekorelli u gjet gjallë rreth 9 muaj më vonë pranë ishullit Montecristo, në një aventurë krejt tjetër. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

8248 views


💾

  •  

Interesi për rivlerësimin e pronave mbetet i lartë. Në gjashtë muajt e parë të zbatimit të skemës, mbi 37 mijë qytetarë dhe biznese kanë aplikuar për ...

Interesi për rivlerësimin e pronave mbetet i lartë. Në gjashtë muajt e parë të zbatimit të skemës, mbi 37 mijë qytetarë dhe biznese kanë aplikuar për të përditësuar vlerën e pronës me çmimet e tregut, ndërsa në buxhetin e shtetit janë arkëtuar mbi 47 milionë euro nga tatimi 5%. Tirana kryeson për numrin e aplikimeve, e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora. “Aplikimet e shpeshta bllokojnë sistemin. Përgjithësisht, procesi është i rregullt. Vlerësohet i gjithë objekti, me të gjitha të mirat, zonën, lokacionin dhe kështu bëhet rivlerësimi”, tha eksperti i pasurive të paluajtshme, Orgest Beti. Sipas ekspertëve, një proces i tillë i rivlerësimit ka nxitur edhe shitjet, teksa më shumë qytetarë po përfitojnë nga fushata me tatimin 5%, duke përafruar vlerën reale të pronës me tregun. Por, përsëri, bumi mbetet për në fund të afatit. “Gjërat i lënë në momentin e fundit dhe, në fundvit, do të ngelen shumë, dhe sistemi mund të bllokohet”, tha eksperti i pasurive të paluajtshme, Orgest Beti. Por cilat janë rastet më të shumta që shtyjnë në rivlerësimin e pronave në këtë proces? “Rivlerësimi është i rëndësishëm kur shesim ose blejmë, jo gjithmonë nga dëshira. Kur bëhen me fëmijë dhe duhet të marrin një shtëpi, apo shesin sepse kanë fatkeqësi, përveç rasteve kur kemi një dëshirë, pse duhet ta bëjmë atë investim”, tha eksperti i pasurive të paluajtshme, Orgest Beti. Afati përfundimtar për të aplikuar për rivlerësimin e pasurive me tatimin e reduktuar prej 5% është 31 dhjetor 2026, ndërsa pagesa e tatimit mund të kryhet deri më 31 mars 2027./Tch #voxnews #media #news

2005 views


💾

  •  

I dyshuari për sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin është qëlluar për vdekje gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh, sipas medi...

I dyshuari për sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin është qëlluar për vdekje gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh, sipas mediave gjermane. Sipas raportimeve, operacioni u zhvillua në Spandau, një lagje në pjesën perëndimore të Berlinit. Në një deklaratë, Policia e Berlinit tha se i dyshuari për sulmin e djeshëm humbi jetën pasi efektivët e policisë përdorën armët e zjarrit kundër tij. Si ndodhi sulmi? Një dëshmitar okular, i cituar nga Bild, deklaroi se, “furgoni i bardhë u hodh me shpejtësi mbi turmën që po marshonte, duke përplasur disa persona”. Dëshmitarë të tjerë thanë se automjeti lëvizte me rreth 80 kilometra në orë. Sipas tyre, autori më pas zbriti nga automjeti duke mbajtur një thikë, me të cilën sulmoi edhe persona të tjerë përpara se të largohej në këmbë. #voxnews #media #news @voxnews.al

8096 views


💾

  •  

Dogana e Kapshticës do të mbyllet përkohësisht të hënën, për shkak të grevës së punonjësve grekë. Ajo do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik,...

Dogana e Kapshticës do të mbyllet përkohësisht të hënën, për shkak të grevës së punonjësve grekë. Ajo do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 09:00. Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Theksohet se si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen gjatë këtij orari. Njoftimi nga Dogana Shqiptare: Njoftim për qytetarët dhe bizneset. Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 09:00 (ora shqiptare). Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–09:00, ditën e hënë, më 27 korrik. #voxnews #media #news

5411 views


💾

  •  

Ashtu siç e paralajmëroi VoxNews, Parlamenti i Shqipërisë pritet të zhvillojë më 30 korrik një seancë ku në qendër të diskutimeve do të jetë marrëvesh...

Ashtu siç e paralajmëroi VoxNews, Parlamenti i Shqipërisë pritet të zhvillojë më 30 korrik një seancë ku në qendër të diskutimeve do të jetë marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake. Sipas burimeve të VoxNews, marrëveshja arrin me një vlerë prej 300 milionë euro. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi mban datën 24 korrik 2026 dhe parashikon shqyrtimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar në Kuvend. Kjo blerje synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes së Shqipërisë në nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me objektivin e NATO-s për vendet anëtare. Arritja e këtij pragu konsiderohet një hap i rëndësishëm për të shmangur çdo rezervë që mund të ndikojë në organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë. Më herët, administrata amerikane dhe presidenti Donald Trump kishin shprehur rezerva për faktin se Shqipëria shpenzonte rreth 1.6% të PBB-së për mbrojtjen, nën objektivin e Aleancës. Projektligji i hartuar për ratifikimin e marrëveshjes përcakton se ajo do të bëhet pjesë përbërëse e ligjit pas miratimit në Kuvend dhe se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. #voxnews #media #news @voxnews.al

5203 views


💾

  •  

“Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek godina tek ‘Mine Peza’. …Me Enean mund ta zgjidhë këtë punë”, bashkëbiseduesit që komunikojnë me mesaz...

“Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek godina tek ‘Mine Peza’. …Me Enean mund ta zgjidhë këtë punë”, bashkëbiseduesit që komunikojnë me mesazhe në gusht të vitit 2020 janë Luçiano Koçeku dhe Ervin Koçeku. I pari, i njohur edhe me emrin Artur, konsiderohet si një nga bosët e “Grupit Aruba”, përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. I dyti është vëllai i tij më i vogël, i cili menaxhonte paratë dhe kontaktet me njërëzit për shitjen e pronave të paluajtshme në kulla e resorte, të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal. Personazhi “Enea” është Enea Mitrushi. Ai është administrator i kompanisë “Nova Construction”, në pronësi të Ilir Shtufit, e cila ka ndërtuar, ndër të tjera, një godinë të lartë në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë. Enea është një i punësuar dhe, të paktën deri më tani, nuk është konsideruar përgjegjës për “pastrimin e parave”. Ai ka qenë i ngarkuar me menaxhimin e kompanisë së Ilir Shtufit. Me shumë mundësi, atij i kanë thënë që duhet t’i përgjigjej porosive dhe “urdhërave” të Luçiano Koçekut, i cili për Prokurorinë e Posaçme konsiderohet si njeriu që lëvizje në hije prej shumë vitesh projektet ndërtimore të “Nova Construction”. Enea mund të jetë një individ me aftësi të mira menaxheriale dhe nuk ka pasur asnjë përgjegjësi të verifikojë statusin, aktivitetin apo burimin e parave të Luçiano Koçekut. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ka një përcaktim për Enea Mitrushin: Ai konsiderohet si “njeriu i besuar i Luçiano Koçekut”, një prej bosëve të “Grupit Aruba”. Dhe, si një “njeri i besuar”, emri i tij gjendet në administrimin e disa kompanive ku gjendet dyshja Shtufi-Koçeku, përfshirë edhe në shoqërinë që po zhvillon “investimin strategjik” për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në Korçë. “Green House Resort” e Agim Zeqos Në Prill të vitit 2019, tre biznesmenë të njohur në fushën e ndërtimit, Agim Zeqo, Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi, bashkohen dhe krijojnë kompaninë “Investment and Development Albania”, me një ndarje të aksioneve 40-30-30. Ortakët vendosin që administrator do të jetë njëri prej tyre, Ilir Shtufi. Në Shkurt të vitit 2023, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, i jep kompanisë “Investment and Development Albania” statusin e “investitorit strategjik për projektin “Green House Korça Resort”. Zona e zhvillimit gjendet në një zonë shumë të preferuar të Korçës, pranë kompleksit sportiv, ku gjendet edhe stadiumi futbollit. Në vendimin e nënshkruar nga Rama thuhet se “projekti parashikon ndërtimin strukture turistike elitare që do të ketë në përbërje një hotel me 5 (pesë) yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj”. Vlera e investimit parashikohet në 18 milionë euro. Pak muaj më pas, në Shtator të vitit 2023, dy nga ortakët e “Investment and Development Albania-IDA”, Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka, vendosi të shesin aksionet e tyre tek Agim Zeqo, i cili merr në kontroll pronësinë dhe administrimin e kompanisë. Zeqo është i njohur në Korçë, jo vetëm për origjinën e tij nga ky qytet, por edhe për faktin që për shumë vite ishte një nga drejtuesit e ekipit të futbollit “Skënderbeu”. Përfitimi nga ana e tij e statusit të investitorit strategjik shumë pranë qendrës së qytetit, përveçse u prit me rrudhje buzësh nga qytetarët, nuk u ka aspak e habitshme. Kjo, për shkak të raporteve të mira të tij me kryeministrin Edi Rama. Edhe resorti hotelier, në publikun lokal, u emërtua si “hoteli i Agim Zeqos”. Rama i fal tokë publike Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, thuhej se projekti do të zhvillohej në një hapësirë 10 mijë metra katrorë. Në një paragraf të mëtejshëm, akti i nënshkruar nga Rama, citonte: “Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe prej 10,000 m2, e llojit “truall”, në zonën kadastrale 8561, me numër pasurie 1/911, në pronësi të Bashkisë Korçë ka kaluar në administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me VKM Nr. 301, datë 19.5.2021”. #voxnews #media #news

7278 views


💾

  •  
❌