Ministri francez për Çështje Evropiane, Benjamin Haddad, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë së cilës ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka vizituar Manastirin e Graçanicës dhe trupat franceze të angazhuara në kuadër të misionit të KFOR-it.
Përmes disa postimeve në platformën “X”, Haddad ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.
“Faleminderit për këtë intervistë, zoti kryeministër Albin Kurti. Ishte një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë–Francë: Lojërat Mesdhetare, Frankofonia, siguria, bashkëpunimi gjyqësor dhe reformat”, ka shkruar Haddad.
Merci pour cet entretien Monsieur le Premier ministre @albinkurti. L’occasion d’évoquer l’avenir des relations 🇽🇰🇫🇷 : Jeux Méditerranéens, francophonie, sécurité, coopération judiciaire, réformes. La France est aux côtés du Kosovo depuis le premier jour. pic.twitter.com/ZmpkXkP1ey — Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) July 28, 2026
Ai ka theksuar se Franca ka qenë pranë Kosovës që nga fillimi i shtetndërtimit të saj, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri francez është takuar edhe me përfaqësues të partive kryesore politike në Kuvendin e Kosovës, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“U takova në Prishtinë me përfaqësuesit e partive kryesore në Kuvendin e Kosovës. Pluralizmi është jetik për jetën demokratike të Kosovës dhe për të ardhmen e saj evropiane”, ka deklaruar ai.
Je me suis entretenu à Pristina avec les représentants des principaux partis de l’Assemblée kosovare : @PDKzyrtare, la ligue démocratique du Kosovo, la liste serbe et l’Alliance pour le Kosovo.
Le pluralisme est vital pour la vie démocratique du Kosovo et son avenir européen. pic.twitter.com/ZtWUmH5c0C — Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) July 28, 2026
Haddad ka vizituar edhe kontingjentin francez të angazhuar në Kosovë në kuadër të misionit “Forca për Kosovën”, ku ka shprehur mirënjohjen për ushtarët francezë të vendosur në vend.
“Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të dislokuar në Kosovë. Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon mbështetjen evropiane për stabilitetin në rajon”, ka shkruar ministri francez.
Visite de la « Force pour le Kosovo » à Pristina 🇽🇰
J’ai affirmé ma reconnaissance à nos soldats français mobilisés au Kosovo.
Cette force armée multionationale illustre le soutien européen à la stabilité de la région. pic.twitter.com/1l2rA8hF47 — Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) July 28, 2026
Në kuadër të vizitës, Haddad ka qëndruar edhe në Manastirin e Graçanicës, të cilin e ka cilësuar si një vend të rëndësishëm të kulturës dhe historisë së serbëve të Kosovës.
“Një vizitë madhështore në Manastirin Ortodoks të Graçanicës, një vend kyç i kulturës dhe historisë së serbëve të Kosovës, që pasqyron karakterin shumëetnik të vendit”, ka shkruar ai.
Vizita e ministrit francez vjen në kuadër të angazhimit të Francës për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën, mbështetjen e stabilitetit rajonal dhe procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Magnifique visite du monastère orthodoxe de Gracanica, haut-lieu de la culture et de l’histoire des Serbes du Kosovo, qui illustre le caractère multi-ethnique du pays. pic.twitter.com/JsQ3WBAhrI — Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) July 28, 2026
Drejtori i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka rrëfyer për gjendjen e rëndë të mijëra qytetarëve të strehuar në Xhaminë e Qirezit, në Skenderaj, gjatë vitit 1997.
Në një intervistë në “Përballje Podcast”, Shala tha se përfaqësuesit e shoqatës kishin alarmuar institucionet ndërkombëtare se Kosova po i afrohej një katastrofe humanitare shkruan Telegrafi.
Për t’ua dëshmuar situatën në terren, ishte organizuar një vizitë e një delegacioni ndërkombëtar në Qirez. Sipas Shalës, përfaqësuesit e Shoqatës “Nëna Terezë” kishin shkuar në xhami rreth dy orë para mbërritjes së delegacionit.
“Kemi shkuar dy orë më herët në Xhaminë e Qirezit. Nuk mund ta merrni me mend se çfarë pamjeje ishte kur hymë brenda”, deklaroi Shala.
Ai tregoi se numri i qytetarëve të strehuar ishte aq i madh, sa hapësira e xhamisë nuk mjaftonte për t’i zënë të gjithë.
“Njerëzit dhe fëmijët ishin vendosur në disa nivele, sepse xhamia nuk i zinte. Kishin frikë të dilnin jashtë, sepse kriste pushka”, tha Shala.
Sipas tij, qytetarëve u ishte kërkuar të qëndronin brenda dhe të mos largoheshin deri në mbërritjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në mënyrë që delegacioni ta shihte gjendjen reale në të cilën ndodheshin.
“U thamë se shumë shpejt do të vinte delegacioni ndërkombëtar dhe iu lutëm që të mos largoheshin. Donim që ata ta shihnin vetë situatën”, rrëfeu ai.
Shala tha se ngjarja kishte ndodhur pikërisht ashtu siç kishin parashikuar. Para mbërritjes së delegacionit, forcat serbe, të cilat po e përcillnin situatën, ishin larguar nga zona.
Në vizitë, sipas tij, morën pjesë përfaqësues të 13 agjencive ndërkombëtare, të cilët u përballën drejtpërdrejt me pamjet e mijëra njerëzve të ngujuar brenda një objekti të vogël fetar.
“Kur hynë brenda dhe e panë gjendjen, nuk mund ta përshkruanin tronditjen. E panë vetë se në çfarë kushtesh po jetonin njerëzit”, tha Shala.
Ai deklaroi se pas kësaj vizite dhe dëshmive të marra nga terreni, situata në Kosovë ishte trajtuar si katastrofë humanitare.
“Prej atij momenti, delegacioni u kthye dhe u shpall katastrofë humanitare”, u shpreh Shala.
Në mesin e delegacionit ishte edhe Sadako Ogata, Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në periudhën 1991–2000. Sipas Shalës, pasi pa nga afër kushtet në të cilat ishin strehuar mijëra qytetarë, Ogata u kthye dhe alarmoi për përmasat e katastrofës humanitare në Kosovë
Sipas rrëfimit të tij, pas alarmimit ndërkombëtar në Kosovë nisën të vinin organizata të mëdha humanitare, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit, institucionet për refugjatët dhe agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara.
Shala theksoi se dokumentimi i gjendjes në Qirez ishte i rëndësishëm për t’i treguar botës përmasat e krizës dhe kushtet në të cilat po jetonte popullsia shqiptare.
Diskutimin e plotë me Zef Shalën mund ta ndiqni këtu:
Një aksident i ri trafiku është regjistruar sot në territorin e komunës së Istogut, duke mobilizuar menjëherë njësitë policore dhe ekipet emergjente në vendin e ngjarjes.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit, numrin e automjeteve të përfshira apo nëse ka persona të lënduar.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar pasi të përfundojnë veprimet fillestare në vendngjarje dhe të sqarohen rrethanat e rastit.
Ky është një tjetër aksident i regjistruar në Istog brenda një periudhe të shkurtër, ndërsa autoritetet vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut.
Ministria finlandeze e Transportit dhe Komunikacionit ka njoftuar mbylljen e një pjese të hapësirës ajrore në pjesën juglindore të vendit. Kufizimet zbatohen për rajonin Kaakkois-Suomi dhe pilotëve u këshillohet t’i marrin ato parasysh kur planifikojnë itineraret e tyre.
Sipas raportimeve të medias, ky veprim mund të lidhet me rreziqet e sigurisë në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe është me natyrë parandaluese.
Kufizimet kërkojnë që pilotët të marrin në konsideratë mbylljen e hapësirës ajrore mbi rajonin Kaakkois-Suomi kur planifikojnë fluturimet. Ato vlejnë si për avionët me pilot ashtu edhe për dronët.
Sipas burimeve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Finlandeze, kjo masë është parandaluese në natyrë dhe lidhet me luftën në Ukrainë. Siç vërehet, Ukraina kohët e fundit ka kryer sulme me dronë ndaj objektivave në Oblastin e Leningradit të Rusisë, pranë kufirit finlandez.
Forcat Ajrore Finlandeze do të kryejnë ushtrime të posaçme për të sprapsur sulmet me dronë në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, si dhe në rajonet Kymenlaakso dhe Karelia Jugore. që kufizohet me Rusinë, shkruan Abcnews.al.
Një delegacion nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Helsinkit në Finlandë kaloi katër ditë duke studiuar përvojën e punonjësve të shpëtimit ukrainas në përballjen me pasojat e luftës.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se masat e Qeverisë japin rezultate, dhe se turizmi ka shënuar rritje prej 40% të turistëve të huaj.
"Masat e Qeverisë dhe nisma qeveritare për tërheqjen e turistëve po japin rezultate. Kemi rritje të madhe të numrit të ardhjeve në aeroportet tona.
Këtë e konstaton edhe Banka Botërore në raportin ‘Tourism Watch’, në edicionin e fundit të publikuar në qershor të vitit 2026, në të cilin Maqedonia renditet si vendi i parë në Evropë për rritjen e përqindjes së ardhjes së turistëve, si dhe për rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe netë qëndrimeve të tyre, gjë që për ne është vërtet mbresëlënëse.
Kjo rritje arrin në 40% krahasuar me vitin e kaluar. Dhe kjo për ne është një vlerësim i madh, veçanërisht duke pasur parasysh se turizmi kontribuon në Bruto Prodhimin e Brendshëm dhe unë pres që ky ndikim të reflektohet tashmë në Bruto Prodhimin e Brendshëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti", tha Mickoski./Telegrafi/
Tërmeti goditi ishullin Kyushu japonez në orën 16: 27 pasdite, me më shumë se 150,000 njerëz që u njoftuan të zhvendoseshin në strehimore evakuimi.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi përkohësisht një alarm për cunami për Gjirin Ariake aty pranë në bregdetin perëndimor të Kumamotos, i cili është rreth 540 milje në jugperëndim të kryeqytetit, Tokio, përpara se të tërhiqej, transmeton Telegrafi.
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, u bëri thirrje banorëve të shmangin vijën bregdetare pasi parashikohej një cunami deri në një metër.
Më vonë ajo u tha gazetarëve se kishte pasur një numër të lënduarish dhe dëmtimesh në rrugë, ura dhe ndërtesa, së bashku me ndërprerje të energjisë dhe zjarr.
Të paktën 50 janë plagosur, por numri i plotë i viktimave është ende duke u vlerësuar.
Fillimisht, tërmeti u regjistrua me një magnitudë prej 7.1 ballësh përpara se të ulej në 6.8 nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. JMA tha se tërmeti kishte një thellësi prej gjashtë miljesh nën sipërfaqen e detit. /Telegrafi/
Organi përgjegjës për rregullat e futbollit, IFAB, ka pranuar se përjashtimi i sulmuesit zviceran Breel Embolo në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 kundër Argjentinës ishte pasojë e një zbatimi të gabuar të protokollit të VAR-it.
Sqarimi vjen pas analizës së vendimit të diskutueshëm që ndodhi në minutën e 72-të të ndeshjes. Fillimisht, gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë Leandro Paredes për një ndërhyrje ndaj Embolos, por pas rishikimit në VAR, kartoni iu anulua argjentinasit dhe iu dha Embolos për simulim.
Meqenëse sulmuesi i Zvicrës kishte marrë më herët një karton të verdhë, ai u përjashtua nga loja me kartonin e dytë.
Sipas IFAB-it, VAR nuk kishte të drejtë të ndryshonte natyrën e vendimit në këtë rast, pasi rregulli për “gabimin e identitetit” zbatohet vetëm për të identifikuar lojtarin e duhur që ka kryer shkeljen dhe jo për të ndryshuar interpretimin e incidentit.
Ky sqarim konfirmon se Embolo nuk duhej të largohej nga fusha, ndërsa Zvicra u detyrua të luante me një futbollist më pak për pjesën e mbetur të ndeshjes dhe më pas u eliminua nga Argjentina me rezultat 3:1 pas vazhdimeve.
Disa qytetarë të Prishtinës ia kanë bllokuar komunës punimet në rrugën tek “Xhamia e Llapit”.
Kjo, duke vendosur makineri të rëndë midis saj.
Ata i thanë KosovaPressit, prapa kamerës, arsyeja e bllokimit të punimeve është pasi kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pa plan dhe në mënyrë tinëzare ka vendosur që këtë rrugë, nga katër korësi, ta bëjë në tri, një për hyrje nga qyteti i Podujevës dhe dy dalje nga Prishtina.
Sipas banorëve, me këtë plan do të falimentojnë bizneset që janë përskaj kësaj rruge, pasi do të u pamundësohet furnizimi i lokaleve.
Ata thanë po ashtu se ishin në komunë për ta takuar kryetarin Rama, por që i njëjti ka refuzuar t’i takojë, teksa shtuan se dje kanë dorëzuar peticion me afro 150 nënshkrime.
KosovaPress po provon të marrë edhe verzionin e Komunës.
Autoritetet në Dubai kanë prezantuar një program të ri për të nxitur turizmin, duke ofruar shpërblime për banorët që ftojnë miq ose familjarë nga jashtë për të vizituar qytetin.
Nisma, e quajtur “Një Ftesë në Dubai”, u mundëson qytetarëve dhe banorëve mbi 18 vjeç që posedojnë dokumente të vlefshme të Emirateve të Bashkuara Arabe të nominojnë deri në tre vizitorë.
Personat e ftuar mund të përfitojnë paketa të ndryshme turistike, përfshirë akomodim në hotele, oferta në restorante dhe shërbime të tjera, ndërsa ata që i ftojnë mund të shpërblehen me benefite që arrijnë deri në 816 dollarë.
Programi është pjesë e strategjisë së Dubait për të rritur numrin e vizitorëve, pas rënies së turizmit të shkaktuar nga tensionet e sigurisë në rajon dhe ndërprerjet e përkohshme të fluturimeve.
Përveç kësaj nisme, autoritetet kanë ndërmarrë edhe masa të tjera për ta bërë destinacionin më tërheqës, duke ulur disa tarifa që lidhen me sektorin e hotelerisë dhe turizmit, në përpjekje për ta rikthyer Dubain në krye të destinacioneve më të vizituara në botë.
Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës kanë paralajmëruar se nga dita e mërkurë do të hyjnë në grevë, pasi ende nuk i kanë marrë pagat për muajin qershor.
Vendimi është marrë në një takim të mbajtur të martën, më 28 korrik 2026, ndërmjet kryetarit të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, dhe kryetarëve të shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit të Federatës, pas diskutimeve u vendos që nga dita e nesërme punëtorët teknikë të ndërpresin kryerjen e shërbimeve dhe të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e pagesave të prapambetura.
Në të njëjtin takim, thuhet se përfaqësues të Komunës së Prishtinës kanë bërë të ditur se pagat do të transferohen në llogaritë bankare të punëtorëve më së largu deri të hënën, më 3 gusht 2026.
Federata Sindikale ka ngritur shqetësim edhe për pozitën e punëtorëve teknikë të shkollave të mesme, duke bërë të ditur se ata kanë mbetur pa mbështetje financiare për periudhën nga 1 deri më 21 korrik.
Sipas Federatës, kjo çështje kërkon zgjidhje ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe kompanisë ekzistuese që ofron shërbimet.
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta monitorojë nga afër zbatimin e zotimit për ekzekutimin e pagave dhe do ta informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejmë. /Telegrafi/
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se ka ndryshuar qasjen ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shfaqur një qëndrim më pozitiv për Ukrainën dhe aftësinë e saj për t’u përballur me agresionin rus.
Sipas një raporti të publikuar nga The Wall Street Journal, ndryshimi është vënë re në prag të takimit mes dy liderëve në Uashington, ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ushtarak dhe zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.
Burime amerikane kanë bërë të ditur se Trump është impresionuar nga përparimi i Ukrainës në zhvillimin e teknologjisë së dronëve dhe aftësia e saj për të përballuar sulmet ajrore, faktorë që kanë ndikuar në ndryshimin e perceptimit të tij.
Raporti thekson se administrata amerikane po shqyrton edhe mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, përfshirë prodhimin e dronëve dhe sistemeve mbrojtëse.
Megjithatë, burimet pranë presidentit amerikan vlerësojnë se qëndrimet e Trump mund të ndryshojnë shpejt, duke qenë se ai shpesh ka lëvizur mes qasjeve të ndryshme në politikën e jashtme.
Takimi i planifikuar mes Trump dhe Zelenskyt pritet të jetë një tregues i rëndësishëm për drejtimin që do të marrin marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit në muajt e ardhshëm.
Mohammed Fuseini, një futbollist 22-vjeçar që luan për klubin elitare belg, Union Saint-Gilloise, u sulmua dhe u grabit në Bruksel. Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes në lagjen Dansaert, dhe pamjet e sulmit u publikuan nga mediat belge.
Videoja tregon sulmuesit duke e nxjerrë Fuseinin nga makina. Ndërsa tre prej tyre e mbanin atë dhe, me sa duket, përpiqeshin t’i merrnin telefonin celular nga duart, dy të tjerët po kërkonin për vlera në makinë.
Sipas mediumit belg HLN, Fuseinit i është vjedhur një orë dore Rolex Datejust me vlerë midis 8,000 dhe 14,000 euro.
Policia e Brukselit konfirmoi se kishte nisur një hetim pas një raporti të paraqitur. Klubi i futbollit Union SG tha se lojtari i tyre nuk ishte lënduar, por ishte "shumë i tronditur". Klubi shtoi se Fuseinit po i ofrohej e gjithë mbështetja e nevojshme.
Le Ghanéen, attaquant de l’Union Saint-Gilloise, a été agressé par cinq hommes cagoulés qui lui ont volé son téléphone ainsi… pic.twitter.com/QGoTMabtSg — Capsule (@CapsuleInfoFR) July 28, 2026
Kush është Mohammed Fuseini?
Mohammed Fuseini është një sulmues ganez i cili mbërriti te Union Saint-Gilloise në fillim të vitit 2024 nga klubi austriak Sturm Graz dhe sot, është një nga lojtarët e preferuar në ekipin belg.
Ai e filloi karrierën e tij si futbollist në akademinë “Right to Dream” të Ganës, nga ku iu bashkua RB Salzburgut në vitin 2022. Ai luajti për ekipin e parë dhe atë rezervë të klubit austriak dhe ishte i huazuar te skuadra daneze Randers FC.
Union SG e nënshkroi atë për dy milionë euro në vitin 2024 dhe që atëherë ka bërë 71 paraqitje, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë tre asistime.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 2.5 milionë euro. /Telegrafi/
Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar dy burra të dënuar me vdekje për akuza që lidhen me protestat e janarit në qytetin e Isfahanit, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Mizan, që lidhet me sistemin gjyqësor të Iranit.
Të ekzekutuarit, Abolfazl Sepahi Badjani dhe Amirhossein Safari Hosseinabadi, ishin mes disa personave të dënuar me vdekje për akuza që lidhen me vrasjen e pjesëtarëve të forcave të sigurisë gjatë trazirave.
Protestat mbarëkombëtare që përfshinë Iranin në janar u përballën me një reagim të ashpër nga autoritetet, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime për numrin e lartë të arrestimeve dhe ekzekutimeve.
Ekspertë të Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se dhjetëra persona janë ekzekutuar gjatë vitit 2026 në lidhje me protestat, duke kërkuar respektimin e standardeve ndërkombëtare për proceset gjyqësore.
Zhvillimet e fundit vijnë në një periudhë të tensionuar për Iranin, i cili është përfshirë në përplasje të armatosura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve vazhdojnë.
Më 30 korrik 1963, u bë publik dezertimi i Kim Philbyt nga MI6-i drejt Bashkimit Sovjetik. Në vitin 2016, BBC transmetoi pamje të papublikuara më parë të ligjëratës së tij për operativët e Stasi-t, në të cilën ai zbulonte sekretet që fshiheshin pas tradhtisë së tij.
Nga: Fiona Macdonald / BBC Përkthimi: Telegrafi.com
“Pothuajse gjithë jetën time e kam kaluar në përpjekjen për të shmangur publicitetin e çdo lloji”, ka thënë Kim Philby në një video të vitit 1981, të zbuluar nga BBC në arkivat e shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore. Është disi një nënvlerësim. Philby ishte agjent i dyfishtë britanik, dezertimi i të cilit në Bashkimin Sovjetik u bë publik më 30 korrik 1963. Në video, ai shihet duke mbajtur një seminar për operativët e Stasi-t se si të kenë sukses në spiunazh.
Siç shpjegoi ish-korrespondenti i BBC-së për çështjet e sigurisë, Gordon Corera - në reportazhin e tij të vitit 2016 mbi këto pamje të papublikuara më parë - “Philby jep një leksion mjeshtëror mbi tradhtinë - nga rekrutimi i tij nga spiunët sovjetikë pas Kembrixhit, deri te hyrja e tij në shërbimin sekret britanik MI6 - sekretet e të cilit ai i vodhi”. Kjo është e vetmja video e njohur në të cilën anëtari kryesor i të ashtuquajturit rrjet i spiunazhit të KGB-së, Pesëshja e Kebrixhit [Cambridge Five], flet për tradhtinë e tij - një incizim i rrallë që zbërthen gjëra në shumë nivele.
“Po e kujtoj karrierën time në kampin e armikut, këtë karrierë 30-vjeçare në kampin e armikut”, thotë ai në videon me cilësi të dobët, duke qëndruar pas një foltoreje me syze me skelet të trashë, kostum dhe kravatë. “Çdo mbrëmje dilja nga zyra me një çantë të madhe plot me raporte të cilat i kisha shkruar vetë, plot me dosje nga vetë arkivat. Në mbrëmje ia dorëzoja kontaktit tim. Nesër në mëngjes ma kthente dosjen, pasi përmbajtja ishte fotografuar, dhe unë e merrja herët në mëngjes dhe i vendosja dosjet përsëri në vendin e tyre. Këtë e bëja rregullisht, vit pas viti.”
Si pjesë e një rrethi ku bënin pjesë edhe Donald Maclean, Guy Burgess, Anthony Blunt dhe John Cairncross, Philby ia kaloi Kremlinit sekrete shtetërore britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë - përfshirë periudhën kur Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik ishin aleatë. Megjithatë, sipas Antonia Seniorit, autores së librit Apostujt e Stalinit:Pesëshja e Kembrixhit dhe krijimi i perandorisë sovjetike [Stalin's Apostles: The Cambridge Five and the Making of the Soviet Empire], ndonjëherë kishte këndvështrim të idealizuar për tradhtinë e tyre.
“Portretizimet e tyre në teatër dhe sidomos në ekran, i paraqesin si maskarenj simpatikë”, i thotë Seniori, BBC-së. “Në fakt, ishin tradhtarë, gënjeshtarë dhe njerëz të neveritshëm që tradhtuan njerëzit që i donin, po aq sa edhe vendin e tyre ... Ky nuk ishte një krim pa viktima. Tradhtitë e tyre e ndihmuan Stalinin të skllavëronte gjysmën e Evropës dhe Pesëshja e Kembrixhit ishin entuziastë në përparimin e atij projekti imperialist nën maskën e revolucionit botëror.”
Philby pranoi në fjalimin e tij para Stasi-t se tradhtoi një operacion të përbashkët të CIA-s dhe MI6-it në Shqipëri, gjë që çoi në vrasjen e qindra njerëzve. Dhe, në një autobiografi të vitit 1968, të cilën The New York Times e cilësoi “pa pendesë dhe egoiste”, ai i përshkroi agjentët shqiptarë të cilët i tradhtoi si “sapo kishin zbritur nga pemët”. Ai kishte një “mospërfillje të pamëshirshme për njerëzit që i dërgoi drejt vdekjes”, thotë Seniori.
Pesëshja madhështore
Pasi u rekrutua si spiun sovjetik në Universitetin e Kembrixhit në fillim të viteve ’30 të shekullit XX, Philby iu bashkua MI6-it më 1940 dhe më vonë - në këtë shërbim - u bë drejtues i sektorit të kundërzbulimit ndaj Bashkimit Sovjetik. Ky post i mundësoi t'ia kalonte drejtpërdrejt KGB-së sekretet jetike britanike dhe amerikane, ndërkohë që sabotonte operacionet antikomuniste të Perëndimit. Ngjitja e tij në hierarkinë e shërbimeve të zbulimit britanik u lehtësua nga prejardhja e tij dhe nga një dukuri që Seniori e quan “çapocraci” - një rrjet i ngushtë burrash të privilegjuar brenda establishmentit, të cilët kishin të njëjtën prejardhje arsimore elitare.
Sipas Seniorit, kjo do të thoshte se autorizimi i sigurisë jepej mbi bazën e përkatësisë në të njëjtën shtresë shoqërore dhe të hijeshisë personale, e jo mbi bazën e meritës ose të një verifikimi të rreptë. “Çapokracia e futi Philbyn në shërbim të zbulimit britanik në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur kërkesa e madhe për djem të zgjuar - që t'u bashkoheshin Shërbimeve të Sigurisë - bëri që njerëzit si ai të kalonin pa vështirësi”, thotë ajo.
Duke shfrytëzuar paragjykimet klasore dhe pikat e verbra institucionale, Philby dhe anëtarët e tjerë të Pesëshes së Kembrixhit arritën të fitonin qasje “në sekretet më të thella të shtetit britanik dhe atij amerikan gjatë 17 vjetëve që spiunuan për Stalinin”, thotë Seniori. “Kërkimet atomike. Procesverbalet e plota të kabinetit britanik. Sekretet e Parkut Bleçli [qendra britanike e deshifrimit të kodeve gjatë Luftës së Dytë Botërore]. Korrespondenca private e Winston Churchillit dhe Franklin D. Rooseveltit. Lista është e gjatë dhe krejtësisht marramendëse - nuk është çudi që zbulimi sovjetik i quante brenda për brenda ‘Pesëshja Madhështore’.”
Pasi Burgessi dhe MacLeani dezertuan në Bashkimin Sovjetik në vitin 1951, Philby u lirua nga detyrat e tij në zbulim përpara se të shkarkohej nga MI6-i në vitin 1955. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai ia doli të arratisej në Moskë në vitin 1963. Një arsye e mundshme jepet në këshillën e fundit që Philby u dha spiunëve të Gjermanisë Lindore. “Më morën në pyetje për të ma thyer qëndresën dhe për të më detyruar që të rrëfehem. Dhe, gjithçka që duhej të bëja, në të vërtetë, ishte ta ruaja gjakftohtësinë. Këshilla ime për ju është t'u thoni të gjithë agjentëve tuaj që të mos rrëfehen kurrë. Thjesht, mohoni gjithçka”.
Asnjëri prej të pestëve nuk u ndoq kurrë penalisht për spiunazh - një dështim të cilin disa e panë si pasojë të një mbulimi nga establishmenti britanik. Por, Seniori argumenton se kjo nuk ishte patjetër e vërteta. “Në fillim të vitit të kaluar u publikua një sasi e madhe materialesh nga MI5-i mbi hetimet ndaj Philbyt, Bluntit dhe Cairncrossit, të cilat nxorën në pah një tablo tjetër”, thotë ajo. “Shërbimet e Sigurisë bënë gabime, por problemi themelor ishte se është shumë e vështirë të dëshmohet spiunazhi. Philby, në këtë video, e paraqet shpëtimin e tij nga ndjekja penale si rezultat të manipulimit të tij të shkathët të dëshirës së establishmentit për t'i mbyllur gjërat në heshtje. Realiteti është më i ndërlikuar”.
Dyshimet ranë mbi Philbyn sapo Burgessi dhe MacLeani dezertuan - dhe, ai u mor në pyetje, u vu nën vëzhgim, iu vendosën pajisjet e përgjimit dhe u përcjell, si edhe iu nënshtrua një hetimit nga një prokuror i shquar. Fatkeqësisht, thotë Seniori, “mungonin provat për ta ndjekur penalisht. Ishte e qartë për të gjithë se Philby po gënjente, por nuk kishte prova”.
Hero në Rusi
Shërbimet e Sigurisë arritën përfundimisht të merrnin dëshmi nga Philby, Blunti dhe John Cairncrossi, por vetëm pasi atyre iu premtua imuniteti nga ndjekja penale, çka nënkuptonte se rrëfimet e tyre nuk do të mund të përdoreshin kundër tyre në gjykatë. “Në Britani, elementi më i rëndësishëm që mbrojti Pesëshen e Kembrixhit ishte sundimi i ligjit”, thotë Seniori. “Ishte këmbëngulja jonë për prova dhe për respektimin e procedurës së rregullt ligjore që i ndihmoi ata t'i shpëtonin drejtësisë. Padronit të cilit i shërbenin, Stalini, thjesht do t'u kishte dhënë një plumb në kokë ose do t'i kishte dërguar të vdisnin në Gulagun e tij.”
Philby u prit si hero në atdheun e tij të përvetësuar, pasi dezertoi, duke arritur gradën kolonel në KGB para vdekjes së tij në vitin 1988, dhe duke u shfaqur në një pullë postare sovjetike në vitin 1990. Ai nderohet ende edhe sot atje; një shesh në Moskë, pranë selisë së Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë, mban emrin e tij, ndërsa pranë fushëbetejës së Kurskut ndodhet një statujë e tij. “Putini e ka përvetësuar Kim Philbyn si simbol të nacionalizmit të tij rus”, thotë Seniori.
Philby është varrosur në Varrezat Kuntsevo në periferi të Moskës, në një vend të cilin ai e konsideronte atdheun e tij. Kur Corera raportoi prej andej në vitin 2016, varrezat ishin të mbuluara me dëborë, gjë që ia kujtoi titullin e romanit klasik të spiunazhit të John le Carrésë, Spiuni që erdhi nga të ftohtit [The Spy Who Came in from the Cold]. Philby, vuri në dukje Corera “ishte spiuni që erdhi tek i ftohti”. /Telegrafi/
Banorët kanë ngritur shqetësime për gjendjen me mbeturinat në rrugën “Nënë Tereza”, pranë biznesit “German Color”, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e zonës.
Sipas një banori, përgjegjësia për këtë situatë po bartet mes Komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, ndërsa, siç pretendon ai, përpjekjet për kontakt me kompaninë nuk kanë marrë përgjigje.
“Komuna ia lë fajin kompanisë ‘Pastrimi’, ndërsa këta të fundit nuk e hapin telefonin fare. Edhe gjendja e disa banorëve dihet, pasi hedhin dyshekët dhe mbeturinat e tyre në hapësira publike”, ka deklaruar një vrojtues i lagjes.
Banorët kërkojnë që të ndërmerren masa për pastrimin e zonës dhe të ketë më shumë përgjegjësi nga të gjitha palët, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe ambientit publik. /Telegrafi/
Gjykata Themelore ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës Sami Lushtakun dhe shtatë të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si “Drenica 1”.
Vendimi është shpallur të martën, duke i dhënë fund procesit gjyqësor ndaj Sami Lushtakut, Rrustem Rrukollit, Ismet Haxhajt, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit.
Ata akuzoheshin për vepra penale që lidhen me ndikimin ndaj dëshmitarëve, pengimin e procedurës penale dhe pjesëmarrjen në grup të organizuar kriminal.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor, të akuzuarit kanë mohuar përgjegjësinë për veprat që u viheshin në barrë.
Me vendimin e Gjykatës Themelore, të gjithë të akuzuarit janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës, duke u shpallur të pafajshëm në këtë rast.
Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Evertonit, Iliman Ndiaye, ndërsa përballë ka konkurrencën e Manchester Unitedit dhe klubit saudit Al Hilal.
Trajneri Andoni Iraola tashmë ka mirëpritur përforcimet e reja Jeremy Jacquet dhe Victor Munoz që prej marrjes së drejtimit të klubit, ndërsa Andrew Robertson, Ibrahima Konate dhe Mohamed Salah janë larguar nga skuadra.
Liverpooli vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm prej 170 milionë eurosh për sulmuesin francez të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, pasi dështoi të siguronte objektivin kryesor, Yan Diomande, i cili pritet t’i bashkohet Real Madridit në ditët e ardhshme.
Ndërkohë, një raport i ri nga TeamTalk, me autor gazetarin Graeme Bailey, bën të ditur se Liverpooli është vënë në dijeni për mundësinë e transferimit të Ndiayes, pavarësisht interesimit nga klubi saudit Al Hilal.
Evertoni dëshiron të nisë bisedimet për një kontratë të re afatgjatë, pasi David Moyes kërkon ta mbajë reprezentuesin senegalez në skuadër, teksa klubi synon kualifikimin në garat evropiane për sezonin 2026/27.
Liverpooli e sheh përvojën e Ndiayes në Ligën Premier si një avantazh të madh, ndërsa një transferim i tillë do të ishte hera e parë që një lojtar i Evertonit kalon direkt te “Të Kuqtë” që nga Abel Xavier në vitin 2002.
Ndiaye aktualisht përfiton një pagë relativisht të ulët prej 45 mijë funtesh në javë, sipas Capology, duke mos qenë pjesë e 10 lojtarëve më të paguar të Evertonit.
Pavarësisht interesimit të raportuar nga Liverpooli, gazetari italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Al Hilal do të zhvillojë bisedime direkte për transferimin e Ndiayes gjatë kësaj jave./Telegrafi/
Ariana Grande ka nisur një betejë ligjore kundër hakerëve të paidentifikuar, duke i akuzuar ata për vjedhjen dhe shpërndarjen e materialeve të saj private, përfshirë muzikë, video dhe fotografi të papublikuara.
Këngëtarja 33-vjeçare paraqiti një padi në një gjykatë në Kaliforni, ku pretendon se persona të paidentifikuar kanë hyrë në pajisjet elektronike të bashkëpunëtorëve të saj dhe kanë marrë materiale krijuese që më pas janë shitur në mënyrë të paligjshme.
Sipas dokumenteve ligjore, të cilat janë bërë publike, hakerët dyshohet se kanë synuar llogari të producentëve, fotografëve dhe profesionistëve të tjerë me të cilët Grande ka punuar ndër vite, shkruan DailyMail.
Në padi thuhet se materiali i vjedhur përfshinte përmbajtje që nuk ishte menduar kurrë për publikun, ndërsa ekipi ligjor i artistes pretendon se hakerët kanë përfituar “shuma të konsiderueshme parash” duke shitur të dhënat dhe materialet në internet.
Grande gjithashtu ka deklaruar se rreth 45 këngë të saj të papublikuara janë publikuar pa autorizim në vitin 2023, duke shtuar se rrjedhje të ngjashme kanë ndodhur vazhdimisht që prej fillimit të karrierës së saj muzikore në vitin 2011.
Avokatët e këngëtares së hitit “Thank U, Next” kërkojnë që përmes procesit gjyqësor të zbulojnë identitetin e personave përgjegjës, duke kërkuar të marrin të dhëna nga kompani teknologjie dhe ofrues interneti.
Sipas një burimi pranë artistes, padia synon jo vetëm mbrojtjen e Grandes, por edhe krijimin e një mesazhi kundër vjedhjes së punës së artistëve dhe shkeljes së privatësisë së tyre. /Telegrafi/
Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun, dhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në rastin e njohur si “Drenica 1”.
Trupi gjykues ka vendosur që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm, pasi sipas gjykatës nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte fajësinë e tyre.
“Nuk është gjetur asnjë provë që do të vërtetonte fajësinë e të pandehurve”, është thënë gjatë shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Shpenzimet e procedurës penale bien në barrën e mjeteve buxhetore të Gjykatës.
Ndryshe, në këtë rast gjykimi ka vazhduar për pikën 16, 17 dhe 18 të aktakuzës ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, për të cilët ishte veçuar procedura.
Në këtë rast, në pikat tjera të aktakuzës ngarkoheshin: Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Yll Blakaj, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani-Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Dibrani, Sami Gjoka dhe Nexhib Shatri.
Prokuroria pretendonte se ky grup ka kryer veprat penale të “pengimit të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “frikësim gjatë procedurës zyrtare”.
Sipas aktakuzës, ata nga qershori 2013 deri në shtator 2015, i kanë detyruar dy dëshmitarë t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”.
Akuzat në rastin “Drenica” lidhen me keqtrajtim të civilëve në Likoc gjatë luftës. Për këtë rast janë dënuar disa persona. /Telegrafi/
Delegacioni amerikan doli nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, në shenjë proteste ndaj komenteve të bëra nga Franca që krahasuan votimin e Uashingtonit për të drejtat e njeriut me atë të shteteve autoritare.
Grindja diplomatike u ndez fillimisht javën e kaluar, kur SHBA-të iu bashkuan Koresë së Veriut dhe Rusisë në votimin kundër zgjatjes së mandatit të Volker Turk si Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, transmeton Telegrafi.
Pas votimit të së premtes, misioni francez në OKB kritikoi SHBA-të dhe e krahasoi atë me Korenë e Veriut dhe Rusinë.
"SHBA-të dikur ishin një pishtar i të drejtave të njeriut. Jo më," postoi ajo në X.
Në përgjigje, ambasadori amerikan Mike Waltz akuzoi Francën se votoi për një shef të të drejtave të njeriut i cili kishte "dhënë leksione" vendeve demokratike ndërsa "u afrohej shtypësve më të këqij në botë", pa dhënë hollësi se çfarë donte të thoshte.
Turk ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe sjelljen ushtarake të Izraelit në Gaza.
Dalja e ekipit amerikan ndodhi ndërsa ambasadori i Francës Jerome Bonnafont po fliste gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ambasadori amerikan Dan Negrea tha se delegacioni do të vazhdojë të bëjë protesta të ngjashme derisa Franca "të heqë dorë nga retorika e saj përçmuese dhe mosrespektuese".
Debati për mandatin e dytë të Turk, i cili u miratua me 144 shtete pro, 10 kundër dhe 13 abstenime, pasqyron tensionet midis Uashingtonit dhe Kombeve të Bashkuara.
Administrata Trump ka shkurtuar fondet për agjencitë e OKB-së dhe është tërhequr nga dhjetëra entitete të saj.
Të premten, ambasadori amerikan Jeff Bartos kritikoi riemërimin e Turk dhe tha se "do të ketë pasoja" për asamblenë e cila "toleron tejkalimet procedurale, marrëveshjet e fshehta dhe keqpërdorimin e posteve të OKB-së".
"Shtetet e Bashkuara do të rivlerësojnë menjëherë angazhimin, pjesëmarrjen dhe financimin tonë", tha ai.
Megjithatë, ambasadori francez Bonnafont e përshkroi Turk si "një zë të ndërgjegjes" i cili demonstroi "rigorozitet dhe paanshmëri" gjatë mandatit të tij të parë.
Zëvendës zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq nuk pranoi të komentonte mbi largimin e SHBA-së, duke shtuar se OKB pret që të gjitha shtetet anëtare ta respektojnë vendimin. /Telegrafi/