Mes lotëve, dhimbjes dhe nderimeve të shumta nga familjarë, kolegë dhe qytetarë, këtë të premte iu dha lamtumira e fundit efektivit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, i shpallur “Dëshmor i Atdheut” pas rënies në krye të detyrës. Familjes së të ndjerit iu dorëzuan flamuri kombëtar, kapela e Policisë së Shtetit dhe certifikata e “Dëshmorit të Atdheut”, si simbol mirënjohjeje për shërbimin e tij të paharruar. Ndërkohë në këtë moment teje të vështirë dhe të rëndë për familjen Mekolli, një gjest prekës solidariteti ka ardhur nga Fondacioni Golden Eagle me në krye zotin Shaqir Palushi. Fondacioni ka dhuruar 10 mijë euro për bashkëshorten e Eneas dhe djalin e tyre vetëm 8 muajsh që sot nuk është vetëm pa baba, por pa shtyllën e familjes. Ky kontribut që shkon përtej ndihmës financiare, është një mbështetje më tepër. respekt dhe vlerësim për familjen e heroit që dha jetën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut.
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngjallur kuriozitet dhe mijëra komente nga përdoruesit. Pamjet tregojnë një makinë luksoze Mercedes CLS, e cila lëviz në rrugë me bagazhin e hapur, ku duket një buqetë gjigante me lule dhe mbishkrimi romantik: “Marry Me?” (Martohu me mua?). Videoja është bërë menjëherë virale, ndërsa shumë qytetarë kanë nisur të hamendësojnë se kush mund të jetë vajza fatlume që do të marrë propozimin e veçantë për martesë. Deri tani nuk dihet identiteti i çiftit dhe as nëse propozimi është realizuar me sukses, por një gjë është e sigurt: videoja ka tërhequr vëmendjen e rrjetit
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të Novoselës. Sipas të dhënave paraprake, një person dyshohet se ka tentuar të kalojë autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në këtë segment rrugor. Për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së ndriçimit ai dyshohet se është përplasur edhe nga mjete të tjera dhe për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi që humbi jetën nuk është identifikuar ende, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një endacak. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Paralelisht po punohet edhe për identifikimin e viktimës.
Në protestën e pestë të zhvilluar nga populli para Kryeministrisë, një qytetar shprehu kundërshtimin e tij ndaj projektit të Zvërnecit dhe kritikoi qeverinë, duke deklaruar se kryeministri nuk po përfaqëson interesat e qytetarëve. “Nuk jemi dakord me Zvërnecin si shumë protestues të tjerë këtu. Rama është thjesht një person që nuk po i përfaqëson njerëzit. Prandaj ne duam që Rama të largohet. Ne nuk jemi këtu për ndonjë përfitim. Nuk kemi nevojë për Izraelin apo për asgjë tjetër. Ajo që dimë është se Rama duhet të largohet, Berisha duhet të largohet dhe të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të shkojnë në burg”, u shpreh ai para të pranishmëve.
Gjatë takimit të tij me banorët e Zvërnecit në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet me tone të ashpra dhe prerë zërave kritikë dhe protestave që po zhvillohen paralelisht në kryeqytet. Kreu i qeverisë u shpreh i palëkundur përballë tubimeve, duke deklaruar se numri i protestuesve në shesh nuk mund të përmbysë vullnetin e shumicës që e ka votuar atë dhe Partinë Socialiste në zgjedhje. Rama theksoi se projektet dhe investimet e qeverisë nuk janë të papritura, por pjesë e programit të shpallur që në fushatë, për të cilin ka marrë një mandat të qartë popullor. “Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë. Janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë,” u shpreh kryeministri. Kryeministri tregoi se sapo ishte kthyer nga Tivati në Malin e Zi për të ardhur direkt në takim, duke e marrë këtë zonë si shembull të transformimit përmes turizmit. “Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake. Në Tivat, të gjithë ata që takova atje ishin malazezë,” tha ai, duke nënkuptuar se zhvillimi turistik mban qytetarët në vend. Nga ana tjetër, Rama nuk i kursye ironitë për kërkesat ekonomike të protestuesve në Tiranë, duke pretenduar se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri janë tashmë konkurruese me rajonin. “Këta që kanë dalë të protestojnë i duan pagat si në Amerikë mbase. I duan si në Manhatan. Nuk e di çfarë duan këta. Pagat në sistemin e turizmit tonë janë si në Greqi, ose më shumë se në Greqi. Këtu nuk është: ‘Sa të të jap?’. Këtu është: ‘Hajde të punosh’,” përfundoi Rama.
Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra qytetarë kishin dalë për të protestuar. Gjatë tubimit të mbajtur në Sheshin e Flamurit, situata është tensionuar pas ndërhyrjes së një personi, i cili sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është pjesë e stafit të Gardës së Republikës. Një video e mbërritur në redaksi tregon momentin kur ky person, me mjaft arrogancë, i shkon pranë një vajze protestuese dhe i shkul me dhunë parrullën që ajo mbante në duar. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në zonën ku po zhvilloheshin aktivitetet e fushatës së Partisë Socialiste. Veprimi i personit që dyshohet se është punonjës i Gardës ka sjellë irritimin e menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, të cilët kanë dënuar sjelljen arrogante ndaj vajzës që po ushtronte të drejtën e saj për të protestuar. Mesazhi i qytetarit: "Përshëndetje JOQ! Shikoni si sillen me qytetarët. Tani sa është bërë te fushata e Partisë Socialiste, te Sheshi i Flamurit. Ky personi i Gardës është ai që e heq parrullën."
Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur sot në Mynih të Gjermanisë për t'iu bashkuar protestës dhe për të shprehur qëndrimet e tyre mbi çështjen për të cilën po organizohet tubimi. Pamjet e publikuara tregojnë pjesëmarrës me flamuj shqiptarë, ndërsa protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore me pjesëmarrjen e bashkëatdhetarëve nga zona të ndryshme.
Një skandal financiar me përmasa të konsiderueshme është zbuluar së fundmi, ku dyshohet se rreth 400 mijë euro janë përvetësuar nga llogaritë e dy klientëve të UBA Bank përmes veprimeve të paligjshme të kryera nga brenda institucionit. Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Klodiana Lala, fondet janë tërhequr përmes mandateve të falsifikuara dhe transaksioneve të paautorizuara. Për këtë çështje, 11 punonjës të bankës janë vënë nën akuzë për veprat penale të vjedhjes, falsifikimit kompjuterik dhe falsifikimit të dokumenteve. Njëri prej klientëve ka pretenduar se është përballur me vonesa dhe sorollatje të vazhdueshme në përpjekje për të marrë sqarime dhe për të rikuperuar fondet e humbura. Mes personave të dëmtuar raportohet të jetë edhe një grua që kujdeset për fëmijë të mitur jetimë, e cila ka kaluar një periudhë të gjatë duke kërkuar shpjegime për zhdukjen e parave nga llogaria e saj. Ndërkohë, disa prej punonjëseve të përfshira në hetim kanë ngritur akuza ndaj drejtorit të bankës, duke pretenduar se ai u merrte kredencialet e aksesit në sistem. Sipas dëshmive të tyre, në raste të caktuara punonjësve u kërkohej të linin llogaritë e tyre të hapura në kompjuter edhe gjatë pushimeve të drekës, gjë që mund të ketë krijuar mundësi për ndërhyrje të paautorizuara. Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë dhe kontrollit të brendshëm në institucionin bankar, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një episod të izoluar apo për një skemë më të gjerë abuzimi.
Protestat dhe reagimi qytetar në Shqipëri nuk mund të kufizohen në një çështje të vetme si Zvërneci, por janë pasqyrë e një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh ndaj një serie ngjarjesh që kanë goditur shëndetësinë, drejtësinë, sigurinë dhe besimin te institucionet. Skandali i Onkologjikut, ku pacientët me sëmundje të rënda dyshohet se u orientuan drejt klinikave private ndërsa spitali publik mbetej pa ilaçe dhe shërbime bazë, u kthye në simbol të abuzimit me jetën e njerëzve më të pambrojtur. Po aq tronditës mbetet rasti i 27-vjeçares Migena në Shkodër, që humbi jetën pas lindjes në kushte të rënda të raportuara për mungesë furnizimesh jetike. Në planin e sigurisë publike, vrasja e Klodian Rashës, tragjedia e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”, si dhe vdekja e Jonada Avdisë në Potam, kanë ekspozuar në mënyrë të përsëritur dështime serioze në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve. Këto ngjarje kanë prodhuar protesta masive, por pa ndryshime të dukshme strukturore. Ndërkohë, skandalet e ushqimit me salmonelë dhe pesticide, si dhe mungesa e reagimit në kohë të autoriteteve, kanë dëmtuar rëndë besimin publik te siguria ushqimore dhe kontrolli shtetëror. Në ekonomi dhe shërbime bazë, pensionet e ulëta dhe mungesa e ujit në shumë zona të vendit mbeten probleme të pazgjidhura, që e bëjnë jetën e përditshme të qytetarëve gjithnjë e më të vështirë. Në planin urban dhe mjedisor, debatet për lumin Lana, projektet si Rrjolli dhe Durrës Marina, si dhe shembja e Teatrit Kombëtar, kanë ndezur kritika për mungesë transparence, përplasje interesash dhe vendimmarrje të mbyllur ndaj publikut. Ndërkohë, çështje si dosja AKSHI dhe mbetjet industriale të Kurumit në Elbasan kanë rikthyer dyshimet mbi menaxhimin e fondeve publike dhe kontrollin mjedisor, duke ushqyer perceptimin e një sistemi ku llogaridhënia mbetet e dobët. Në këtë klimë, edhe deklaratat dhe debatet mbi një “koalicion Rama–Berisha” shihen nga një pjesë e opinionit si dëshmi e një klase politike që riciklon vetveten, duke thelluar mosbesimin e qytetarëve. Për të gjitha rastet e sipër përmendura asnjë nga "Flamingot" të cilët jetojnë në Tiranë dhe me shumë siguri sapo e kanë mësuar se ku bie Narta apo Zvërneci nuk e ka hapur gojën për to, as për të folur për Lanën që qelbet prej vitesh dhe si ambientalistë nuk e kanë haur kurrë gojën. Ndryshe nga Flamingot të cilët nuk hapin gojë as për betonizimin e Tiranës dhe bregdetit, rinia shqiptare sot proteston për çdo shtypje Rama-Berisha!
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Maliq, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, ka sjellë një reagim të fortë edhe nga qytetarët në kryeqytet. Gjatë tubimit të rradhës, protestuesit kanë nderuar dëshmorin e Policisë së Shtetit. Nga rreshtat e parë të tubimit, protestuesit i janë drejtuar kordonit të policisë që ndodhej përballë tyre, dhe u kanë dhuruar lule policëve të pranishëm. Në një mesazh mjaft prekës dhe të drejtpërdrejtë, protestuesit kërkuan që të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe vetë uniformat e kaltërta, të bashkoheshin në një minutë heshtjeje për tragjedinë e ndodhur në Maliq.
Një postim që ka qëndruar vetëm pak minuta në profilin e Noizyt në Instagram ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur keq debatin publik. Reperi i njohur ka shpërthyer me një gjuhë ekstremisht të ashpër dhe banale ndaj atyre që po protestojnë kundër projektit në zonën e Zvërnecit. Edhe pse postimi është fshirë me shpejtësi nga llogaria e tij, dëshmitarët në rrjet kanë kapur screenshot-in ku artisti del hapur pro investimit dhe i bën rrafsh moralistët. Në tekstin e shpërndarë masivisht, Noizy ka marrë shembullin e Durrësit për të treguar se blerja e pronave nga të huajt është një proces normal dhe nuk përbën rrezik kombëtar. Ai ka sulmuar ashpër zërat që sipas tij po përhapin "përralla". "Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo? Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë," thuhet në reagimin që po djeg rrjetin. Gjuha e përdorur në screenshot-in që po qarkullon nëpër faqe dhe grupe online është pa doreza dhe godet direkt organizatorët dhe kritikët e projektit: "Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. [...] Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë." Postimi ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente dhe debate të ashpra.
Banorët e fshatit Spathar, në lagjen Gurkuqe, Bashkia Librazhd, kanë ngritur shqetësim për një burim uji që prej vitesh është përdorur nga komuniteti lokal. Sipas raportimeve të qytetarëve, burimi ndodhet aktualisht brenda një zone të rrethuar nga një objekt privat/central, çka ka kufizuar aksesin e lirë të banorëve në këtë burim. Ata shprehen gjithashtu pak ditë më parë burimi është rrethuar me gardhe dhe tela, ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim për mënyrën e menaxhimit të këtij burimi natyror. Banorët ngrejnë dyshime edhe mbi cilësinë e ujit që po përdoret aktualisht, duke kërkuar verifikime të pavarura dhe zyrtare mbi gjendjen e burimit. Në këtë kontekst, ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të kryejnë verifikime për ligjshmërinë e rrethimit të zonës ku ndodhet burimi i ujit, cilësinë e ujit që përdoret nga banorët dhe ndikimin e aktivitetit të objektit/centralit në këtë burim natyror. Banorët kërkojnë transparencë dhe zgjidhje institucionale për garantimin e aksesit dhe sigurisë së ujit të pijshëm në zonë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, duke ngritur dyshime serioze mbi aktivitetin e grupeve kriminale ndërkombëtare dhe trafikun e drogës që, sipas tij, mund të ketë përfshirë edhe territorin shqiptar. Në një qëndrim të tij publik, Hoxha ka deklaruar se dyshohet për një sasi prej rreth 15 ton kokainë, e cila sipas informacionit që ai citon, ka mbërritur në Shqipëri, por më pas është “zhdukur” pa arritur në destinacionin final të shpërndarjes. Sipas tij, ngarkesa nuk ka ndjekur rrugën e zakonshme të trafikimit drejt bazave të shpërndarjes, duke u devijuar në rrethana të paqarta. Hoxha ka theksuar gjithashtu se në qarkullim ekziston një informacion shqetësues, sipas të cilit një kartel kriminal ka vendosur një pagesë prej rreth 30 mijë dollarësh për eliminimin e personave të përfshirë në marrjen ose zhdukjen e ngarkesës, çka sipas tij tregon nivelin e lartë të konfliktit brenda këtyre rrjeteve. Sipas deklarimeve të tij, një pjesë e ngarkesës dyshohet se ka hyrë në një port dhe më pas është marrë nga persona të cilët ai i cilëson si “garantë”, por që nuk e kanë çuar drogën në destinacionin e planifikuar, duke shkaktuar kështu humbjen e saj dhe tensione brenda rrjeteve kriminale.
Ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për dy akuza të reja, korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, një pasuri dykatëshe e tipit “Begonia” me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë. Hetimet lidhen me një procedurë prokurimi të Albcontrol për rikonstruksionin e godinës teknologjike, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë dhe një shtesë kontrate mbi 14.1 milionë lekë, ku Balluku dyshohet se ka krijuar avantazhe të padrejta për operatorin ekonomik Eurocol. SPAK pretendon se vila e sekuestruar lidhet me përfitime të dyshuara të parregullta të marra nga Balluku në këmbim të favorizimit të kësaj kompanie. Sipas prokurorisë, për të fshehur pronësinë e vilës, Balluku ka përdorur ish-futbollistin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol, J.B., duke lidhur kontrata fiktive dhe kontrata qiraje për të maskuar origjinën e pasurisë. SPAK thekson se veprimet e kundërligjshme janë kryer në periudha të ndryshme, duke përfshirë kontratën e porosisë së vitit 2018 dhe amendamentin e kontratës së qirasë në vitin 2024.
Flamingot me megafonë, daulle dhe pankarta i bashkohen protestës së qytetarëve kundër vjedhjes së pronave, kriminalizimit, abuzimit me fondet, mungesës së ujit, dritave, arsimit, shëndetësisë dhe çdo padrejtësie që po zbraz vendin dita-ditës.