Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 June 2026@joq - TikTok

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një situatë të tensionuar të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, ku dy drejtues aut...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një situatë të tensionuar të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, ku dy drejtues automjetesh duket se janë përfshirë në një konflikt verbal. Nga pamjet e siguruara, dëgjohet njëri prej personave duke përdorur fjalor banal dhe duke i kërkuar telefonin drejtuesit tjetër të mjetit. "Më jep telefonin se të q... robt, a e di se ça problemi i ke hapur vetes", dëgjohet të thotë ai në video. Në pamje shihet se në vendngjarje ndërhyn një efektiv policie, i ndihmuar edhe nga disa qytetarë të rastësishëm, me qëllim qetësimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shoferëve. Deri më tani, nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ndonjëri prej personave të përfshirë është shoqëruar në komisariat për sqarime. JOQ Albania thekson se ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, pasi, sipas pamjeve të mbërritura në redaksi, bëhet fjalë për një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve.

7016 views


💾

Në protestën që po zhvillohet prej 10 ditësh radhazi në Tiranë, një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell një moment të veçantë dhe tepër...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Në protestën që po zhvillohet prej 10 ditësh radhazi në Tiranë, një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell një moment të veçantë dhe tepër njerëzor gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme. Një qytetare që ka qenë pjesë e protestës ka ndarë pamjet ku shihet një efektiv policie në një ndërveprim të qetë dhe miqësor me protestuesit e pranishëm në shesh, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe përqafime me ta. Në një moment, përqafimi i efektivit me një prej protestuesve është shoqëruar me duartrokitje dhe brohoritje nga qytetarët e pranishëm. Sipas saj, ky gjest spontan dhe mjaft miqësor ka lënë një përshtypje të fortë te të gjithë ata që ndodheshin pranë. “Ky ishte polici më i mirë në botë. Na ka përqafuar dhe na ka buzëqeshur të gjithëve”, shkruan ajo e emocionuar në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë.

16.3K views


💾

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave iraniane, pas pretendimeve se...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave iraniane, pas pretendimeve se Irani rrëzoi një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache pranë Ngushticës së Hormuzit. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) konfirmoi nisjen e sulmeve, duke i cilësuar ato si veprime vetëmbrojtëse dhe një përgjigje ndaj asaj që SHBA e konsideron agresion iranian. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më herët se forcat iraniane kishin rrëzuar helikopterin gjatë një misioni patrullimi në një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë. “Jam informuar nga ushtria jonë e madhe se iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë Apache gjatë patrullimit në Ngushticën e Hormuzit. Shtetet e Bashkuara duhet, domosdoshmërisht, t’i përgjigjen këtij sulmi”, deklaroi Trump. Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, dy pilotët që ndodheshin në bord u shpëtuan me sukses dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Operacioni i shpëtimit u zhvillua vetëm pak orë pas incidentit. Nga ana tjetër, Irani ka mohuar përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit dhe ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak kundër territorit të tij do të marrë një përgjigje të ashpër. Përshkallëzimi i fundit vjen në një moment tepër delikat, ndërsa rajoni po përballet me tensione të shumta ushtarake dhe diplomatike. Analistët paralajmërojnë se zhvillimet e fundit mund të rrisin rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme, veçanërisht në zonën e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e tregtisë globale të naftës.

20.2K views


💾

Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa komentonte protestën qytetare që po zhvilloh...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa komentonte protestën qytetare që po zhvillohet për të dhjetën ditë rradhazi. I ftuar në një emision televiziv, Muharremi reagoi ashpër ndaj sloganit “Rama në burg”, duke mbrojtur kryeministrin Edi Rama dhe duke sulmuar protestuesit që e artikulojnë këtë kërkesë. “Për çfarë duhet të shkojë Rama në burg?! Çfarë ka shitur Rama? Çfarë u ka tradhtuar Rama këtyre? Çfarë ju ka shitur Rama, shqiptarëve?! Sytë që t’u dalin!”, u shpreh Muharremi gjatë debatit në studio. Më tej, ai deklaroi se prej disa ditësh persona të ndryshëm po merren edhe me familjen e tij për shkak të qëndrimeve që mban publikisht. “Flas kështu sepse kanë 5 ditë që merren me familjen time sepse unë kam mendim ndryshe”, tha ai.

36.5K views


💾

Prokuroria e Spoletos në Itali ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur përgjegjësi mjekësore në rastin e vdekjes së 24-vjeçarit shqiptar Sa...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Prokuroria e Spoletos në Itali ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur përgjegjësi mjekësore në rastin e vdekjes së 24-vjeçarit shqiptar Sabjan Ballici, i cili humbi jetën më 20 shkurt 2026 në spitalin e Folignos, pas diagnostikimit me kancer në stomak. Sipas mediave italiane, hetimi nisi pas kallëzimit të paraqitur nga familja e të riut, e cila pretendon se ai ishte paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit “Santa Maria della Misericordia” në Perugia, por ishte larguar ose ishte dërguar në shtëpi pa u shtruar për trajtim të mëtejshëm. Ballici, sportist dhe punonjës në sektorin elektrik në Perugia, kishte nisur të shfaqte probleme shëndetësore që gjatë verës së vitit 2025. Fillimisht ai ankohej për kollë të vazhdueshme dhe gjurmë gjaku, ndërsa më pas iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore. Sipas familjes, më 27 dhjetor 2025 ai u paraqit në urgjencë pas temperaturës së lartë, kollës së fortë dhe simptomave të tjera shqetësuese, por pas disa orësh pritjeje u largua pa u vizituar. Vizita e dytë në urgjencë ndodhi më 19 janar, me rekomandim për shtrim nga mjeku i familjes. Edhe këtë herë, sipas pretendimeve të familjarëve, ai u dërgua në shtëpi pas disa orësh, me rekomandimin për të kryer një bronkoskopi. Në kallëzim përmendet gjithashtu se gjatë një prej kontrolleve një mjek dyshohet t’i ketë atribuar problemet shëndetësore përdorimit të lëndëve narkotike, pretendim që familja e mohon kategorikisht. Më 29 janar, 24-vjeçari u paraqit sërish në urgjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe dhimbjeve të forta në kraharor. Ai qëndroi një natë nën vëzhgim dhe më pas u largua përsëri nga spitali. Vetëm më 6 shkurt, pasi gjendja e tij ishte rënduar ndjeshëm, familja iu drejtua spitalit të Folignos, ku Sabjani u shtrua menjëherë. Mjekët diagnostikuan adenokarcinomë gastrike, një formë agresive e kancerit të stomakut. Dy javë më vonë, më 20 shkurt, ai humbi jetën pas një krize të rëndë respiratore. Familja ka paraqitur pranë Prokurorisë edhe një ekspertizë mjeko-ligjore private, sipas së cilës diagnoza mund të ishte vendosur më herët nëse i riu nuk do të ishte larguar nga spitali në rastet e mëparshme. Eksperti argumenton se një diagnostikim më i hershëm mund të mos kishte garantuar shpëtimin e jetës së pacientit, por mund të kishte ngadalësuar përparimin e sëmundjes, zgjatur jetën e tij dhe ulur vuajtjet. Tashmë do të jetë Prokuroria italiane ajo që do të shqyrtojë dokumentacionin dhe do të përcaktojë nëse ka pasur shkelje apo përgjegjësi në menaxhimin mjekësor të rastit.

14.3K views


💾

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushaj, ka vijuar deklaratat e saj në mbështetje të qeverisë dhe rrugës europiane, duke theksuar se Partia So...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushaj, ka vijuar deklaratat e saj në mbështetje të qeverisë dhe rrugës europiane, duke theksuar se Partia Socialiste mbetet forca kryesore që e afron Bashkimin Europian me Shqipërinë. Duke rritur stekën e vendit falë partisë, Bashkimi Europian aspiron që të hyjë në Shqipëri, por pritet miratimi nga shefja e diplomacisë Zeqineja. Pasi i nxorri ujin e zi abetares, deputetja që paguhet me taksat tona po diskuton seriozisht marrjen e frenave të diplomacisë shqiptare me qendër në Roskovec.

37.1K views


💾

Protesta qytetare në bulevard ka shënuar ditën e saj të dhjetë radhazi këtë të martë. Me qindra qytetarë janë mbledhur sërish në shesh për të vijuar t...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Protesta qytetare në bulevard ka shënuar ditën e saj të dhjetë radhazi këtë të martë. Me qindra qytetarë janë mbledhur sërish në shesh për të vijuar tubimin kundër qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe duke dëshmuar një qëndresë të palëkundur. Në mesin e folësve të kësaj dite ka qenë edhe aktori i njohur i humorit, Gent Bejko, i cili ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të forta dhe kritika të ashpra ndaj të gjithë klasës politike shqiptare përgjatë viteve. Sipas Bejkos, zhgënjimi i qytetarëve i ka rrënjët e thella që nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90, kohë kur sipas tij, ndryshimet politike dështuan të sillnin transformimin e shumëpritur. Aktori ka lidhur eksodin e shqiptarëve dhe emigrimin e tij personal pikërisht me mungesën e besimit te sistemi aktual. “Menduam se ndryshoi regjimi në 1990, por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj gjërash këtu, por ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin të keqes. Këta ia kanë shitur shpirtin të keqes, nga Berisha tek ky”, deklaroi Bejko përpara turmës. Në mbyllje të fjalës së tij, Bejko lëshoi një thirrje të prerë drejtuar qytetarëve që të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën, pavarësisht presioneve apo përpjekjeve për dekurajim. “Nuk mund të tallen me ne. Këta thonë se do na fusin në Evropë. Ne jemi Evropa. Ne nuk jemi të shitur. Ata janë të shitur. Ne do të flasim, do të bërtasim, nuk do të heshtim”, përfundoi ai, i shoqëruar nga duartrokitjet e protestuesve që mbushën sheshin në këtë ditë të dhjetë të tubimit.

16.3K views


💾

Dita e dhjetë e protestës shënon një pikë kthese ku qëndresa e qytetarëve ka kaluar pragun e një reagimi fillestar dhe është shndërruar në një lëvizje...

By: @joq
10 June 2026 at 19:00

Dita e dhjetë e protestës shënon një pikë kthese ku qëndresa e qytetarëve ka kaluar pragun e një reagimi fillestar dhe është shndërruar në një lëvizje të strukturuar e të vendosur. Sheshi mbushet sërish me njerëz të cilët, pavarësisht lodhjes fizike nga ditët e gjata në rrugë, tregojnë një qëndrueshmëri edhe më të fortë se në fillim. Kjo ditë e dhjetë simbolizon vendosmërinë për të mos u dorëzuar dhe për të mos lejuar që kauza të zbehet apo të harrohet, duke dëshmuar se kërkesat e tyre nuk janë thjesht një reagim momental, por një vendim i palëkundur.

9401 views


💾

Yesterday — 9 June 2026@joq - TikTok

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që lidhet me sigurinë ushqimore. Ajo tregon se përdor prej kohësh ori...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që lidhet me sigurinë ushqimore. Ajo tregon se përdor prej kohësh orizin Scotti dhe se prej disa herësh është përballur me të njëjtin problem. Sipas denoncimit, pasi e ka gatuar orizin dhe e ka bërë supë, ka konstatuar copa të cilat dyshon se janë plastikë. Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja shprehet: "Kjo është supa me oriz që kam bërë sot. Këto janë plastike e cila ndodhet në oriz. Më ka ndodhur disa herë. E kam provuar dhe në gojë dhe është fiks plastike. Është me shumicë në çdo pako të orizit Scott." Në mesazhin e saj drejtuar redaksisë, ajo shkruan: "Mirëmbrëma! Jam një ndjekëse dhe përveç jush nuk kam kujt t’i drejtohem. Kam përdorur prej kohësh orizin Scotti dhe prej disa herësh kam gjetur plastike. Ju lutem bëni diçka s'po na vrasin dhe me lekët tona. E provova në gojë dhe ishte fiks plastike." JOQ Albania publikon shqetësimin e qytetares si pretendim të saj. Redaksia nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur natyrën e materialit të shfaqur në video. Mbetemi të hapur për çdo reagim nga kompania prodhuese, distributori apo institucionet përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore.

5681 views


💾

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të EMSC dhe rapor...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të EMSC dhe raportimeve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, epiqendra e lëkundjes ka qenë disa kilometra larg Gjirokastrës dhe Tepelenës. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen konsiderueshëm nga banorët e zonës.

23.5K views


💾

Protesta kundër klasës politike në Tiranë po vijon prej disa orësh, ndërsa numri i pjesëmarrësve vazhdon të rritet. Mijëra qytetarë janë mbledhur në k...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Protesta kundër klasës politike në Tiranë po vijon prej disa orësh, ndërsa numri i pjesëmarrësve vazhdon të rritet. Mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytet për të nëntën ditë rradhazi për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrës nga qytete dhe zona të ndryshme të vendit janë bashkuar në marshimin që ka përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe disa nga rrugët kryesore përreth tij. Kolona e protestuesve është zgjeruar gradualisht, duke krijuar një prani të konsiderueshme në qendër të Tiranës. Gjatë tubimit janë dëgjuar slogane dhe thirrje të ndryshme kundër qeverisë, ndërsa shumë protestues mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë. Mes mesazheve të artikuluara gjatë marshimit ishin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit, si dhe thirrje që lidhen me çështje politike dhe shoqërore. Në protestë janë përfshirë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë të rinj, studentë, familjarë dhe pensionistë. Organizatorët e kanë cilësuar tubimin si një reagim qytetar ndaj situatës politike dhe mënyrës së qeverisjes së vendit gjatë tre dekadave të fundit. Siç shihet dhe në pamje, pjesëmarrja ka vijuar të shtohet edhe gjatë mbrëmjes. Turma e protestuesve shtrihet në disa segmente të bulevardit kryesor, duke arritur deri në zonën e njohur si Vila e Enverit, ndërsa qendra e kryeqytetit mbetet e mbushur me pjesëmarrës dhe e dominuar nga atmosfera e protestës. Paralelisht me tubimin në Tiranë, protesta kundër qeverisë janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Shkodrën, Korçën, Durrësin dhe Vlorën.

32.1K views


💾

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Vlorë në kuadër të valës së protestave që prej disa ditësh ka përfshirë Shqipërinë dhe komunitetet...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Vlorë në kuadër të valës së protestave që prej disa ditësh ka përfshirë Shqipërinë dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit. Me pankarta, brohoritje dhe sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit marshuan në rrugët e qytetit, duke shprehur pakënaqësinë dhe revoltën e tyre ndaj klasës politike që ka drejtuar vendin gjatë dekadave të fundit. Gjatë marshimit nuk munguan as thirrjet: “Eja, mblidhuni këtu, bashkë me ne”. Pamjet janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një prej pjesëmarrësve në protestë, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të tjerë të Vlorës t’i bashkohen lëvizjes. Në mesazhin e tij drejtuar redaksisë, ai shprehet: “Vlora sot protestoi kundër tradhtarëve. Rama burg, Berisha burg! U bëj thirrje gjithë patriotëve vlonjatë të bashkohen dhe të çohen.” Protesta në Vlorë i shtohet tubimeve të ngjashme që janë zhvilluar ditët e fundit në qytete të ndryshme të vendit, si dhe në disa shtete ku jetojnë shqiptarë të Diasporës.

25.3K views


💾

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin lokal ka ndodhur në qytetin Fermo të Italisë, ku një 50-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spital...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin lokal ka ndodhur në qytetin Fermo të Italisë, ku një 50-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spital. Ai ka përfunduar në gjendje kome pasi u dhunua barbarisht në ambientet e një lokali, ku kishte ndërhyrë për të mbrojtur një të moshuar italian të cilin po e bullizonin disa të rinj. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga mediat vendase, shqiptari, i cili jeton prej më shumë se 30 vitesh në Itali dhe punon si murator, ishte ulur në bar pas një dite të lodhshme pune së bashku me vjehrrin e tij. Në atë moment, ai ka vënë re se një i moshuar italian po bezdisej, po tallej dhe po ngacmohej në mënyrë të përsëritur nga një grup të rinjsh me origjinë afrikane. I shtyrë nga ndjenja e lartë qytetare, 50-vjeçari ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të larguar agresorët nga i moshuari. Mirëpo, situata ka degraduar me shpejtësi. Të rinjtë janë kthyer agresivisht drejt shqiptarit dhe kanë nisur ta sulmojnë fizikisht. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre e ka goditur me gur në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda që i kanë prerë menjëherë ndjenjat. Pas sulmit, shqiptari u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit të Ankonës, ku mjekët konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike dhe se aktualisht ndodhet në koma nën monitorimin e rreptë të aparaturave. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Fermo, ku 50-vjeçari shqiptar njihej nga të gjithë si një njeri i punës, i qetë dhe mjaft i integruar. Fqinjët dhe banorët e zonës e kanë përshkruar atë si një person jashtëzakonisht të respektueshëm, i cili humbi shëndetin pikërisht për shkak të kurajës dhe dëshirës për të ndihmuar dikë që ndodhej në vështirësi. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e sulmit dhe për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij agresioni brutal.

6562 views


💾

Një avion privat i tipit Gulfstream G200 është rrëzuar në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar "La Romana" në Republikën Domenikane, duke shkaktuar vdekj...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Një avion privat i tipit Gulfstream G200 është rrëzuar në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar "La Romana" në Republikën Domenikane, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në bord. Sipas të dhënave të para, avioni sapo ishte ngritur në fluturim kur ekuipazhi raportoi probleme teknike dhe shpalli gjendjen e emergjencës, duke tentuar të kthehej menjëherë në aeroport, por pa mundur të mbërrinte në pistë. Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën piloti Erick Javier Diago dhe ndihmëspiloti Rudy Ghazal. Fatmirësisht, në momentin e rrëzimit në bordin e mjetit fluturues nuk ndodhej asnjë pasagjer. Ky fluturim kishte si destinacion qytetin Austin në Teksas të SHBA-së. Një ish-yll i famshëm i ligës amerikane të bejsbollit (MLB) deklaroi më vonë se ky avion ishte nisur pikërisht për të marrë atë dhe familjen e tij. Hetimet në vijim: Autoritetet e aviacionit civil në Republikën Domenikane kanë nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e plota të këtij defekti teknik që çoi në rrëzimin fatal të avionit.

81.9K views


💾

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, ku pretendon se pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga Partia Soc...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, ku pretendon se pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga Partia Socialiste pasditen e sotme në qytet janë sjellë edhe nga zona të tjera. Në pamjet e dërguara shihet një autobus, ndërsa qytetari shprehet: “Ja se si Edi Rama i sjell patronazhistët nga qytetet e tjera për ta parë Edi Ramën në aktivitetin e tij në Shkodër”. Pretendimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur në hyrje të Shkodrës u zhvillua edhe një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, me qytetarë që shpalosën pankarta dhe mesazhe kritike ndaj qeverisë. Ndërkohë, Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Shkodër, ai deklaroi se qeveria nuk është “shkatërrimtare”, por ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vend.

16.8K views


💾

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që, sipas dëshmitarëve, po kalonte rrugën në v...

By: @joq
10 June 2026 at 02:00

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që, sipas dëshmitarëve, po kalonte rrugën në vijat e bardha. Në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një dëshmitar okular, i moshuari shihet i shtrirë në rrugë menjëherë pas aksidentit, ndërsa pak çaste më vonë në vendngjarje mbërrijnë shërbimet e urgjencës. Personeli mjekësor i jep ndihmën e parë dhe më pas e transporton të lënduarin me ambulancë drejt spitalit. Deri në këto momente nuk dihet gjendja shëndetësore e të moshuarit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Po ashtu, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit.

37K views


💾

❌
❌