❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026Sinjali

RTK në krizë financiare, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e marta

5 June 2026 at 17:01

Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë mbajtur sot një takim urgjent, ku është diskutuar gjendja e rëndë financiare në transmetuesin publik.

Tri sindikatat janë pajtuar unanimisht që të fillojnë protesta nga e marta, duke nisur nga ora 12:00, para ndërtesës së RTK-së.

“Sindikatat kĂ«rkojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si nga Bordi dhe Menaxhmenti pĂ«r neglizhimin e deri tashĂ«m, tĂ« cilĂ«t kanĂ« pasur kohĂ« mĂ« shumĂ« se dy javĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur kĂ«tĂ« problem. Mosrealizimi i pagave ua pamundĂ«son punĂ«torĂ«ve pĂ«rmbushjen e nevojave bazike jetĂ«sore, pĂ«rfshirĂ« sigurimin e ushqimit, transportit dhe detyrimeve tĂ« pĂ«rditshme familjare. NĂ« kĂ«to rrethana, askush nuk mund tĂ« kĂ«rkojĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, performancĂ« dhe pĂ«rkushtim profesional nga punĂ«torĂ«t, ndĂ«rkohĂ« qĂ« institucioni dĂ«shton tĂ« pĂ«rmbushĂ« obligimin e tij mĂ« themelor ndaj tyre”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

SPRTK, SPERTK dhe ShSRK theksojnë se është e papranueshme që një institucion publik me rëndësi të veçantë për informimin e qytetarëve të përballet me pasiguri financiare që vë në pikëpyetje pagesën e punëtorëve të tij.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post RTK në krizë financiare, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e marta appeared first on Sinjali.

Irani thotë se ka goditur me raketa paralajmëruese anijet luftarake të SHBA-së

5 June 2026 at 16:54

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të Teheranit se marina iraniane ka lëshuar raketa dhe dronë paralajmërues ndaj luftanijeve amerikane në Gjirin e Omanit.

Sipas mediave shtetërore iraniane, marina e Iranit ndërmori këtë veprim pasi akuzoi forcat amerikane për ngacmim të trafikut detar dhe sekuestrim të anijeve tregtare dhe cisternave të naftës në rajon.

Pretendimi vjen vetëm pak orë pasi Komanda Indo-Paqësore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se kishte ndaluar gjatë natës anijen M/T DAVINA në Oqeanin Indian.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« zbatimin global tĂ« ligjit detar pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« rrjetet e paligjshme dhe pĂ«r tĂ« ndaluar anijet qĂ« ofrojnĂ« mbĂ«shtetje materiale pĂ«r Iranin, kudo qĂ« ato operojnĂ«â€, deklaroi komanda amerikane nĂ« njĂ« reagim tĂ« publikuar nĂ« rrjetin social X.

Autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar raportimet iraniane për lëshimin e raketave apo dronëve ndaj luftanijeve të tyre.

Incidenti vjen në një periudhë tensionesh të shtuara për sigurinë detare në rajon, ndërsa Uashingtoni vijon zbatimin e sanksioneve ndaj eksporteve iraniane të naftës dhe Teherani ka paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e veprimeve amerikane në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani thotë se ka goditur me raketa paralajmëruese anijet luftarake të SHBA-së appeared first on Sinjali.

Taylor Swift shpallet nga Forbes muzikantja më e pasur ndonjëherë, kalon Rihanna-n

5 June 2026 at 16:48

Këngëtarja e njohur Taylor Swift është shpallur muzikantja më e pasur në histori, me një pasuri të vlerësuar në rreth 2 miliardë dollarë, sipas raportimeve të Forbes.

Sipas listĂ«s “Iconoclast 50”, ajo ka kaluar kĂ«ngĂ«taren Rihanna nĂ« renditjen e artisteve mĂ« tĂ« pasura, ndĂ«rsa mbetet ende pas reperit dhe sipĂ«rmarrĂ«sit Jay-Z, i cili vlerĂ«sohet me njĂ« pasuri prej rreth 2.8 miliardĂ« dollarĂ«sh.

Raporti thekson se rritja e pasurisë së Swift ka qenë jashtëzakonisht e shpejtë. Ajo u bë miliardere në vitin 2024, ndërsa deri në mars 2026 pasuria e saj është dyfishuar.

Suksesi i saj financiar lidhet kryesisht me turneun historik “Eras Tour”, i cili ka gjeneruar mbi 2 miliardĂ« dollarĂ« nga shitja e biletave, mallrave dhe sponsorĂ«ve.

Sipas Forbes, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe rikthimi i kontrollit mbi katalogun e saj muzikor, pas një mosmarrëveshjeje për të drejtat e incizimeve, si dhe ri-incizimi dhe rishpërndarja e albumeve të saj të vjetra.

Albumet dhe projektet e saj të fundit kanë vazhduar të gjenerojnë të ardhura të mëdha në platformat e transmetimit, duke e konsoliduar pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme financiarisht në historinë e muzikës moderne.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Taylor Swift shpallet nga Forbes muzikantja më e pasur ndonjëherë, kalon Rihanna-n appeared first on Sinjali.

Bastisje nĂ« GjakovĂ«, katĂ«r persona pĂ«rfundojnĂ« nĂ« ndalim – iu gjenden kokainĂ«, heroinĂ«, armĂ« e mijĂ«ra euro

5 June 2026 at 16:43

Katër persona janë ndaluar për 48 orë në Gjakovë nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me narkotikët, pas një aksioni të realizuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë në bashkëpunim me organet e rendit, raporton Sinjali.

Sipas njoftimit tĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« GjakovĂ«, Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, me vendim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« personat me inicialet M.K., V.K., Z.Z. dhe M.K., tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria ka bërë të ditur se paraprakisht ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj të dyshuarve, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 5 qershor 2026 janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë rreth 293.96 gram;

Substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë rreth 124 gram;

Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth 13 gram;

Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram;

Një armë zjarri e shkurtër me dy fishekë;

Një pushkë ajrore pa numër serik;

90 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

Para të gatshme në vlerë prej 6,536.76 euro, 474 dollarë amerikanë dhe 60 franga zvicerane;

Pesë telefona mobil të llojeve të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve M.K., V.K., Z.Z. dhe M.K. në gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore nĂ« GjakovĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar nĂ« luftimin e veprave penale qĂ« lidhen me narkotikĂ«t, mbrojtjen e shĂ«ndetit publik dhe sjelljen para drejtĂ«sisĂ« tĂ« personave tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« veprimtari tĂ« kundĂ«rligjshme”, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bastisje nĂ« GjakovĂ«, katĂ«r persona pĂ«rfundojnĂ« nĂ« ndalim – iu gjenden kokainĂ«, heroinĂ«, armĂ« e mijĂ«ra euro appeared first on Sinjali.

Kur do tĂ« anĂ«tarĂ«sohet ShqipĂ«ria nĂ« BE?, Rama: JanĂ« tri gjĂ«ra qĂ« nuk mund t’i parashikoni, Zotin, seksin dhe BE-nĂ«

5 June 2026 at 16:28

Kryeministri i ShqipĂ«risĂ«, Edi Rama, i cili po qĂ«ndron nĂ« Tivat nĂ« kuadĂ«r tĂ« Samitit BE–Ballkani PerĂ«ndimor, ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e mediave pĂ«r shkak tĂ« zhvillimeve politike nĂ« ShqipĂ«ri.

Ai ka ngjallur interes edhe me përgjigjen që dha kur u pyet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

I pyetur nga gazetarët se kur Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së, Rama u përgjigj me humor dhe tone thumbuese.

“JanĂ« tri gjĂ«ra qĂ« nuk mund t’i parashikoni: Zotin, seksin dhe BE-nĂ«â€, iu pĂ«rgjigj Rama gazetarĂ«ve.

đŸ€Ł Albanian PM Edi Rama on when Albania will join the EU:

“There are three things you can't predict: God, sex and the EU.”

Probably the most accurate description of EU enlargement ever. pic.twitter.com/a8tGvClpul

— NEXTA (@nexta_tv) June 5, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kur do tĂ« anĂ«tarĂ«sohet ShqipĂ«ria nĂ« BE?, Rama: JanĂ« tri gjĂ«ra qĂ« nuk mund t’i parashikoni, Zotin, seksin dhe BE-nĂ« appeared first on Sinjali.

Von der Leyen nga Samiti: Europa nuk do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor

5 June 2026 at 16:18

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nĂ« Samitin BE–Ballkani PerĂ«ndimor, ka deklaruar se Evropa nuk do tĂ« jetĂ« e plotĂ« pa vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor.

Ajo theksoi se rajoni zë një vend të rëndësishëm në historinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se zgjerimi mbetet një nga prioritetet strategjike të bllokut.

Sipas saj, BE-ja synon ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit, duke e bërë atë më të dukshëm dhe më efektiv për vendet aspirante.

“Tivati dhe Ballkani PerĂ«ndimor ndodhen nĂ« zemĂ«r tĂ« historisĂ« sĂ« Bashkimit Europian dhe vendi juaj Ă«shtĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« EuropĂ«s. Sot po hedhim hapa tĂ« mĂ«dhenj pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« Bashkim Europian mĂ« tĂ« pavarur, mĂ« tĂ« sigurt, mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe mĂ« tĂ« plotĂ«. Por Europa nuk do tĂ« jetĂ« e plotĂ« pa Ballkanin PerĂ«ndimor. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ky samit Ă«shtĂ« kaq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m. Ne do tĂ« diskutojmĂ« se si ta bĂ«jmĂ« procesin e zgjerimit mĂ« tĂ« shpejtĂ«, mĂ« tĂ« dukshĂ«m dhe mĂ« strategjik. Dua t’i them Ballkanit PerĂ«ndimor dhe mikpritĂ«sve tanĂ« se ekziston njĂ« momentum. Le ta shndĂ«rrojmĂ« kĂ«tĂ« momentum nĂ« lĂ«vizje dhe mĂ« pas kĂ«tĂ« lĂ«vizje nĂ« anĂ«tarĂ«sim”, tha ndĂ«r tĂ« tjera Von der Leyen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Von der Leyen nga Samiti: Europa nuk do jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor appeared first on Sinjali.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte

5 June 2026 at 16:00

Ukraina dhe Rusia kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, ku secila palë ka liruar nga 185 pjesëtarë të forcave të saj, kanë bërë të ditur zyrtarët e të dy vendeve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se shumica e ushtarëve ukrainas të kthyer kanë qenë në robëri ruse që nga viti 2022, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri të ditur se personi më i moshuar i liruar në këtë shkëmbim është 62 vjeç.

Ky është shkëmbimi i dytë i të burgosurve në kuadër të marrëveshjes mes Ukrainës dhe Rusisë për lirimin e gjithsej 1.000 të burgosurve të luftës nga secila palë, si pjesë e armëpushimit treditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në fillim të muajit maj.

Në ndërmjetësimin e procesit kanë marrë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ndihmuar edhe në shkëmbimet e mëparshme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë përmes një postimi në Telegram.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte appeared first on Sinjali.

Trump: Do tĂ« isha i nderuar tĂ« takoja udhĂ«heqĂ«sin suprem tĂ« Iranit, por s’jam personi i tij i preferuar

4 June 2026 at 23:50

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e një takimi me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke theksuar se një gjë e tillë mund të ndodhë në rast të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“UnĂ« nuk dua tĂ« takohem. Por nĂ«se do tĂ« takohem, do tĂ« isha i nderuar ta takoja atĂ«,” thotĂ« presidenti amerikan.

“Por nĂ«se arrijmĂ« njĂ« marrĂ«veshje, Ă«shtĂ« e mundur qĂ« ta takoja. Nuk do tĂ« kisha problem me kĂ«tĂ«.”

Trump thotĂ« se nuk Ă«shtĂ« i sigurt nĂ«se do ta priste udhĂ«heqĂ«sin suprem nĂ« Shtetet e Bashkuara, por shton se do tĂ« ishte “i respektueshĂ«m”.

Kur u pyet nĂ«se Khamenei mund tĂ« mos dĂ«shirojĂ« tĂ« takohet pas vrasjes sĂ« familjarĂ«ve tĂ« tij nĂ« sulmet fillestare tĂ« SHBA-sĂ« ndaj Iranit mĂ« 28 shkurt, Trump tha: “Do tĂ« thosha se unĂ« nuk jam personi i tij i preferuar. Por, pavarĂ«sisht kĂ«saj, ai ndoshta Ă«shtĂ« profesionist nĂ« disa rrethe. Ai ka njĂ« reputacion shumĂ« tĂ« mirĂ«, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Do tĂ« isha i nderuar tĂ« takoja udhĂ«heqĂ«sin suprem tĂ« Iranit, por s’jam personi i tij i preferuar appeared first on Sinjali.

Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Rama publikon foto nga takimi në Mal të Zi

4 June 2026 at 23:40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Tivat të Malit të Zi, ku do të mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka publikuar foto nga takimi, ku shihen edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, si dhe krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Rama publikon foto nga takimi në Mal të Zi appeared first on Sinjali.

Theret me thikĂ« njĂ« person nĂ« Gjilan, pĂ«rfundon nĂ« spital – arrestohet i dyshuari

4 June 2026 at 23:26

NjĂ« therje me thikĂ« ka ndodhur mbrĂ«mjen e sotme nĂ« rrugĂ«n “Avdulla Tahiri” nĂ« Gjilan, ku viktimĂ« e rastit Ă«shtĂ« njĂ« rreth 18-vjeçar, ndĂ«rsa i dyshuar njĂ« rreth 17-vjeçar.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në vendin e ngjarjes nga ana e policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, kurse viktima është dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, ndërsa sipas raportit të mjekut gjendja e tij është stabile.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Theret me thikĂ« njĂ« person nĂ« Gjilan, pĂ«rfundon nĂ« spital – arrestohet i dyshuari appeared first on Sinjali.

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

4 June 2026 at 23:04

John Bolton, një ish-këshilltar për siguri kombëtare i Donald Trumpit që më vonë u shndërrua në një nga kritikët e tij më të zëshëm, ka arritur një marrëveshje për të pranuar fajësinë në rastin e tij federal për dokumente të klasifikuara, sipas dy personave të njohur me çështjen.

Prokurorët federalë e akuzuan Boltonin vitin e kaluar për 18 pika lidhur me trajtimin e papërshtatshëm të materialeve të klasifikuara. Fillimisht, Bolton ishte deklaruar i pafajshëm.

Ai do të pranojë fajësinë për një pikë të vetme për mbajtje të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe do të paguajë një gjobë prej 2.25 milionë dollarësh, thanë të dy burimet, duke kërkuar anonimitet për shkak të natyrës jozyrtare të marrëveshjes.

Bolton pritet të paraqitet për pranimin e fajësisë në një seancë të rishpalljes së akuzave më 26 qershor.

Një zëdhënës i prokurorisë amerikane në Maryland, që po merret me rastin, e konfirmoi datën e seancës për BBC-në, por nuk komentoi më tej. Departamenti i Drejtësisë refuzoi të japë koment.

Marrëveshja duhet të miratohet nga një gjykatës para se të bëhet përfundimtare.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë gjithashtu rekomandon që ai të mos dënohet me burg, sipas një prej burimeve, por vendimi përfundimtar i takon gjykatësit në një seancë të veçantë dënimi.

Akuza mbart një dënim të mundshëm deri në 60 muaj burg.

Departamenti i Drejtësisë e kishte akuzuar Boltonin tetorin e kaluar, duke pretenduar se ai kishte rrezikuar publikun duke keqpërdorur dokumente të klasifikuara, disa prej tyre top-sekret ose informacione të ndjeshme, gjatë dhe pas kohës së tij si këshilltar për siguri kombëtare i Trumpit nga prilli 2018 deri në shtator 2019.

Disa nga dokumentet lidhen me shĂ«nime “si ditar” nga koha e tij nĂ« atĂ« detyrĂ«, tĂ« cilat pĂ«rmbanin informacione tĂ« mbrojtjes kombĂ«tare tĂ« klasifikuara deri nĂ« nivelin top-sekret, thuhet nĂ« aktakuzĂ«. Bolton akuzohej se i kishte transmetuar disa prej kĂ«tyre materialeve dy familjarĂ«ve, ndĂ«rsa shkruante librin e tij pĂ«r kohĂ«n nĂ« administratĂ«.

Akuza e vetme pĂ«r tĂ« cilĂ«n Bolton do tĂ« pranojĂ« fajĂ«sinĂ« lidhet me kĂ«to shĂ«nime “si ditar”, sipas burimeve tĂ« BBC-sĂ«.

Aktakuza ndaj Boltonit erdhi pas disa rasteve të tjera të profilit të lartë kundër kritikëve të Trumpit, përfshirë ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, dhe Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

Bolton ka qenë kritik i ashpër i Trumpit pas largimit nga administrata dhe ka shkruar një libër kritik ndaj tij. Trump ka sugjeruar se Bolton duhet të shkojë në burg.

Megjithatë, ish-prokurorë federalë dhe ekspertë ligjorë i thanë BBC-së se rasti i Boltonit dallon nga rastet e tjera kundër kritikëve të Trumpit për shkak të provave të mbledhura nga prokurorët.

“Ambasadori ka pranuar atĂ« qĂ« ka bĂ«rĂ«,” tha njĂ« nga burimet pĂ«r BBC-nĂ«.

Bolton gjithashtu ka kuptuar se nĂ«se do tĂ« vazhdonte tĂ« kundĂ«rshtonte rastin, “informacione tĂ« tjera tĂ« klasifikuara mund tĂ« publikoheshin nĂ« mbrojtjen e tij” dhe ai nuk dĂ«shironte tĂ« “dĂ«mtonte” Shtetet e Bashkuara, shtoi burimi.

“Ndryshe nga tĂ« tjerĂ«t, ai ka marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«,” shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete appeared first on Sinjali.

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të premten, temperaturat maksimale deri në 26°C

4 June 2026 at 23:01

Të premten, vendi pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë, rreth 1 deri në 4 metra për sekondë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të premten, temperaturat maksimale deri në 26°C appeared first on Sinjali.

Yesterday — 4 June 2026Sinjali

Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner në Sicili bën bujë: Hotel luksoz, VIP-a e kosto mbi 1 milion euro

4 June 2026 at 22:56

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori Callum Turner po i afrohen festës së madhe të martesës së tyre në Sicili, vetëm pak ditë pasi e kurorëzuan ligjërisht lidhjen në Londër.

Çifti, i cili u martua nĂ« njĂ« ceremoni private mĂ« 31 maj, Ă«shtĂ« parĂ« duke kaluar momente qetĂ«sie nĂ« ballkonin e hotelit luksoz Villa Igiea nĂ« Palermo, ku do tĂ« akomodohen edhe shumĂ« nga tĂ« ftuarit gjatĂ« fundjavĂ«s.

Sipas raportimeve, Dua Lipa do të veshë një fustan të dizajnuar nga Donatella Versace për ceremoninë, ndërsa organizimi i gjithë dasmës vlerësohet të kushtojë rreth 1.75 milionë euro.

Vetëm suita luksoze ku po qëndron çifti kushton rreth 7 mijë euro për një natë.

Avioni privat i çiftit ka mbërritur në Sicili të mërkurën në mbrëmje, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet ardhja e rreth 300 të ftuarve, përfshirë emra të njohur nga industria e muzikës dhe showbiz-it ndërkombëtar.

Festa pritet të zgjasë tri ditë dhe do të zhvillohet në disa prej lokacioneve më prestigjioze të Palermos dhe Bagherias.

NjĂ« pritje kokteji do tĂ« organizohet nĂ« Galleria d’Arte Moderna Palermo, pĂ«r tĂ« cilĂ«n çifti ka paguar rreth 10 mijĂ« euro pĂ«r mbylljen e pĂ«rkohshme tĂ« hapĂ«sirĂ«s pĂ«r publikun.

NjĂ« tjetĂ«r event do tĂ« mbahet nĂ« Villa Valguarnera, njĂ« vilĂ« historike e shekullit tĂ« 17-tĂ«, e njohur edhe nga seriali “The White Lotus”.

Raportohet se vetëm qiraja e kësaj vile ka kushtuar rreth 100 mijë euro.

Masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme.

Mbi 50 truproja janë angazhuar nga Londra dhe Roma, janë vendosur zona ku ndalohet fluturimi i dronëve dhe të gjithë punonjësit e përfshirë në organizim kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti.

Kjo dasmë po cilësohet nga mediat britanike si një nga më të mëdhatë e vitit në botën e showbiz-it, duke e kthyer Palermon në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe duke u parë nga autoritetet lokale si një promovim i rëndësishëm turistik për Sicilinë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner në Sicili bën bujë: Hotel luksoz, VIP-a e kosto mbi 1 milion euro appeared first on Sinjali.

Thirrja e SHBA-së për gazin amerikan, ish-opozita kritikon VV: Vendimi skandaloz i 2021 e la Kosovën në errësirë

4 June 2026 at 22:47

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës që të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke vlerësuar se kjo do të ndihmonte në sigurimin e të ardhmes energjetike të vendit.

Sipas saj, administrata e presidentit Donald Trump e ka prioritet uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse.

“Ne e nxisim KosovĂ«n tĂ« hyjĂ« nĂ« partneritet afatgjatĂ« energjetik me AmerikĂ«n pĂ«rmes LNG-sĂ« pĂ«r tĂ« siguruar tĂ« ardhmen e saj energjetike. SĂ« bashku, ne mund tĂ« forcojmĂ« sigurinĂ« energjetike dhe t’i rrisim ekonomitĂ« tona krah pĂ«r krahu”.

Deklarata e Prattipatit ka nxitur reagime nga partitë politike që në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës ishin në opozitë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ritheksoi zotimin e tij për ta lidhur Kosovën me projektet e gazit amerikan, duke e cilësuar partneritetin strategjik me SHBA-në si jetik për vendin.

Sipas tij, Kosova nuk mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« paguajĂ« koston e “refuzimeve ideologjike dhe mungesĂ«s sĂ« vizionit”, ndĂ«rsa theksoi se çdo vit i humbur rrit varĂ«sinĂ« nga importet e shtrenjta tĂ« energjisĂ« dhe tregjet e jashtme.

Hamza vlerësoi se përfshirja në projektet e gazit amerikan do të sillte më shumë siguri energjetike, investime të reja, ulje të ndotjes dhe energji më të përballueshme për qytetarët dhe bizneset. Ai shtoi se Kosova duhet të veprojë pa vonesa dhe të mos presë kriza të reja energjetike apo rritje të tjera të çmimeve.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës e cilësoi qëndrimin e SHBA-së si një mesazh të qartë për sigurinë dhe të ardhmen strategjike të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, theksuan se çështja e gazit amerikan nuk është vetëm ekonomike, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe pozicionimin gjeopolitik të Kosovës.

Sipas tyre, siguria energjetike është pjesë e sigurisë kombëtare, ndërsa Kosova gjatë viteve të fundit është larguar nga projektet strategjike energjetike, duke shpenzuar mbi një miliard euro për import të energjisë elektrike.

LDK paralajmëroi se Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor jashtë korridoreve strategjike të gazit amerikan dhe jashtë arkitekturës së re energjetike e të sigurisë që po ndërtohet në rajon.

Osmani dhe Abdixhiku argumentuan se alternativa ndaj integrimit në projektet energjetike amerikane është rritja e varësisë nga burime dhe ndikime të tjera gjeopolitike, përfshirë ato ruse.

Sipas deklaratës, në rast se LDK merr drejtimin e institucioneve, sjellja e gazit amerikan në Kosovë do të jetë një nga prioritetet që do të zbatohet që në fillim të mandatit.

Reagim pati edhe nga kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, i cili tha se deklarata e Prattipatit për gazin amerikan nuk është thjesht një statistikë.

“Deklarata e Prattipatit pĂ«r Gazin Amerikan nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« statistikĂ« e frikshme, Ă«shtĂ« dĂ«shmia e gjallĂ« e njĂ« krimi ekonomik dhe gjeostategjik kundĂ«r RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”.

Sipas Gjinit, AAK-ja e ka ditur që nga dita e parë se projekti i Gazit Amerikan do ta ndryshonte rrënjësisht fatin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Ne e kishim jetĂ«suar dhe projektuar kĂ«tĂ« si projektin mĂ« tĂ« madh tĂ« shekullit. Por, paranoja ideologjike dhe vendimi skandaloz i qeverisĂ« nĂ« ikje, nĂ« vitin 2021 pĂ«r ta bllokuar kĂ«tĂ« projekt strategjik, e la KosovĂ«n nĂ« errĂ«sirĂ«, tĂ« izoluar dhe tĂ« varur tĂ«rĂ«sisht nga vendet e rajonit”, ka shtuar ai.

Gjini theksoi se qëndrimi i AAK-së për Gazin Amerikan mbetet i pandryshuar.

“Ky projekt Ă«shtĂ« shtylla kryesore e planit tonĂ« qeverisĂ«s, njĂ«jtĂ« siç kishte qenĂ« edhe atĂ«herĂ« kur e kishim sjellĂ« nĂ« KosovĂ«, falĂ« miqve tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â€.

Ai foli edhe për planet e AAK-së në këtë drejtim.

“Plani ynĂ« parashesh zhbllokim tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« projektit tĂ« gazsjellĂ«sit Shkup-PrishtinĂ«. Do t’i bashkohemi menjĂ«herĂ« projekteve tĂ« gazit natyror nĂ«pĂ«r Ballkan pĂ«r tĂ« siguruar pavarĂ«sinĂ« tonĂ« energjetike. Siguria energjetike Ă«shtĂ« siguri kombĂ«tare. Epoka e mashtrimit dhe izolimit pĂ«rfundon mĂ« 7 qershor. Kosova do t’i kthehet zhvillimit dhe aleancĂ«s sĂ« shenjtĂ« me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s!”.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të SHBA-së në rajon.

Ndërkohë, gjatë javëve të fundit, SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e bashkëpunimit energjetik, ndërsa Kosova nuk ka qenë pjesë e këtyre investimeve.

Në iniciativa të rëndësishme janë përfshirë Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, përfshirë edhe një projekt të madh për ndërtimin e një tubacioni gazi që synon ta shkëpusë Sarajevën nga furnizimet ruse.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Thirrja e SHBA-së për gazin amerikan, ish-opozita kritikon VV: Vendimi skandaloz i 2021 e la Kosovën në errësirë appeared first on Sinjali.

E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Kosova që vdiqën tragjikisht në Shëngjin

4 June 2026 at 22:39

NesĂ«r do t’u jepet lamtumira e fundit dy tĂ« rinjve nga Kosova, Jetmir Binakut dhe Leonit Aliut, tĂ« cilĂ«t humbĂ«n jetĂ«n tragjikisht nĂ« bregdetin e ShĂ«ngjinit.

Lajmin për ceremonitë e varrimit e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerëve përmes njoftimeve publike.

Jetmir Binaku do të varroset nesër në varrezat e fshatit Gllobar të Drenasit, në orën 14:00.

“Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Me dhimbje dhe pikellim te thellĂ«, I njoftojmĂ« te gjithe farefisin, miqtĂ« dhe dashamirĂ«t se ka nderruar jetĂ« tragjikisht djali,vellau dhe nipi jonĂ« i dashur Jetmir Binaku. varrimi i te ndjerit behet neser pas namazit te XhumasĂ« nĂ« ora 14 ne varrezat e fshatit Gllobar. Me pikellim dhe zemer te thyer, Familja Binaku”.

NdĂ«rkohĂ«, lamtumira e fundit Leonit Aliut do t’i jepet nesĂ«r nĂ« fshatin RezallĂ«, lagjja Aliu, nĂ« orĂ«n 15:00.

Babai i tĂ« ndjerit ka njoftuar:“Njoftim pĂ«r ceremonin e vorrimit! Me dhimbje tĂ« madhe dhe zemra tĂ« thyera njoftojmĂ« familjarĂ«t, miqtĂ« dhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e njohĂ«n dhe e deshĂ«n Leonitin, se ceremonia e varrimit do tĂ« mbahet mĂ« 05.06.2026, nĂ« ora 15:00, nĂ« fshatin RezallĂ«, lagjja Aliu. Na ike shumĂ« herĂ«t, nĂ« lulen e rinisĂ«, por kujtimi yt, buzĂ«qeshja jote dhe mirĂ«sia jote do tĂ« mbeten pĂ«rgjithmonĂ« me ne. Largimi yt la njĂ« boshllĂ«k qĂ« nuk do tĂ« mbushet kurrĂ«. Pusho nĂ« paqe, Djali im Leonit! QoftĂ« i pĂ«rjetshĂ«m kujtimi yt.”

Dy të rinjtë humbën jetën tragjikisht në Shëngjin, pasi dyshohet se u morën nga rrymat dhe dallgët e forta të detit.

Katër shokë nga Kosova kishin hyrë në det, ndërsa dy prej tyre humbën jetën dhe dy të tjerë u raportuan në gjendje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Kosova që vdiqën tragjikisht në Shëngjin appeared first on Sinjali.

Starmer akuzon Elon Muskun për nxitje të përçarjeve në Britani pas vrasjes së Henry Nowak

4 June 2026 at 22:04

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet të nxisë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar, pas reagimeve të tij lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Henry Nowak.

Deklarata e Starmer vjen pas protestave të dhunshme në Southampton, të cilat shpërthyen pas publikimit të pamjeve nga kamerat e trupit të policisë, ku shfaqeshin momentet e fundit të Nowak para se të ndërronte jetë. Vrasësi i tij, Vickrum Digwa, kishte pretenduar se ishte viktimë e një sulmi racist.

Elon Musk, pronar i platformës X, ka kritikuar publikisht mënyrën se si policia e trajtoi rastin. Në një postim të publikuar të martën, ai u bëri thirrje ndjekësve të shpërndanin videon, duke pretenduar se policia e kishte trajtuar keq Nowak-un në momentet e fundit të jetës së tij dhe kishte treguar favorizim ndaj autorit të krimit.

Musk akuzoi gjithashtu mediat tradicionale për heshtje ndaj këtij rasti, duke e krahasuar atë me mbulimin e gjerë mediatik të vrasjes së George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një vizite në Jork të enjten, Starmer tha se Musk po ndërhynte në politikën britanike dhe po përpiqej të krijonte ndasi në shoqëri. Ai theksoi se familja e Henry Nowak kishte bërë thirrje për qetësi dhe maturi.

“Kur pĂ«rballemi me njĂ« tragjedi tĂ« tillĂ«, ne reagojmĂ« me qetĂ«si dhe dinjitet, ashtu siç ka bĂ«rĂ« familja e Henry-t”, deklaroi Starmer.

Ndërkohë, liderja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, kërkoi bashkëpunim ndërpartiak për të rikthyer besimin e publikut te policia. Ajo u takua me familjen e Nowak të enjten, ashtu si edhe Starmer në Downing Street.

Nëna, babai dhe njerka e Henry Nowak morën pjesë në këto takime, por nuk publikuan asnjë deklaratë lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer akuzon Elon Muskun për nxitje të përçarjeve në Britani pas vrasjes së Henry Nowak appeared first on Sinjali.

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

4 June 2026 at 21:51

Ylli brazilian, Neymar nuk do tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m pĂ«r ndeshjen e fundit miqĂ«sore tĂ« “Seleçao”-s para KupĂ«s sĂ« BotĂ«s ndaj Egjiptit, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi fizik.

Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se sulmuesi 34-vjeçar i Santos nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Cleveland-it, por do të qëndrojë në bazën stërvitore në New Jersey për të vijuar trajtimin e një dëmtimi në pulpë.

Ky është një tjetër pengesë për Neymarin, i cili gjatë këtij sezoni është përballur shpesh me lëndime, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e tij me kombëtaren në prag të turneut madhor.

Përfshirja e tij në listën e Brazilit për Kupën e Botës ka qenë një nga temat më të diskutuara, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti po vazhdon të monitorojë nga afër gjendjen e tij fizike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim appeared first on Sinjali.

Studimet sugjerojnë se ilaçet për humbje peshe mund ta ulin rrezikun e kancerit të gjirit deri në 30%

4 June 2026 at 20:54

Ilaçet për humbje peshe mund të ndihmojnë jo vetëm në trajtimin e obezitetit, por edhe në uljen e rrezikut për zhvillimin dhe përparimin e disa llojeve të kancerit, sugjerojnë studime të reja të prezantuara në konferencën më të madhe botërore të onkologjisë, të organizuar nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO) në Chicago, ka raportuar The Guardian.

Tri studime të veçanta tregojnë se medikamentet e njohura si GLP-1 mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Një nga studimet ka zbuluar se gratë që përdornin këto barna kishin 30 për qind më pak gjasa të zhvillonin kancer të gjirit, forma më e zakonshme e kancerit te gratë në mbarë botën.

Një studim i dytë ka treguar se shtimi i barnave për humbje peshe në trajtimin standard të kancerit të gjirit lidhej me 30 për qind ulje të rrezikut të vdekjes nga kjo sëmundje.

Ndërkohë, një studim i tretë ka zbuluar se pacientët me kancer të gjirit, mushkërive, zorrës së trashë ose mëlçisë që përdornin barna GLP-1 kishin 38 deri në 50 për qind më pak gjasa që sëmundja të përhapej në fazën e katërt.

Barnat GLP-1 imitojnë një hormon natyral të organizmit të quajtur glukagon-like peptide-1, i cili ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe të oreksit. Fillimisht ato u zhvilluan për trajtimin e diabetit të tipit 2, por tashmë përdoren gjerësisht edhe për humbjen e peshës.

Studimi i parë ka përfshirë mbi 110 mijë gra të moshës 45 deri në 80 vjeç. Rezultatet treguan se ato që përdornin barna GLP-1 kishin dukshëm më pak gjasa të diagnostikoheshin me kancer të gjirit krahasuar me gratë që nuk i përdornin.

Doktoresha Elizabeth McDonald, profesoreshë e radiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë dhe radiologe e specializuar për kancerin e gjirit në Abramson Cancer Center, ka thënë se rezultatet janë premtuese, ani pse ende nuk provojnë një lidhje të drejtpërdrejtë.

“Ani pse studimi ynĂ« Ă«shtĂ« vĂ«zhgues dhe nuk konfirmon pĂ«rfundimisht njĂ« lidhje mes barnave GLP-1 dhe uljes sĂ« rasteve tĂ« kancerit tĂ« gjirit, ai u shtohet provave gjithnjĂ« nĂ« rritje se kĂ«to barna meritojnĂ« tĂ« studiohen si mjete tĂ« mundshme pĂ«r parandalimin e kancerit”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Sipas saj, këto medikamente janë interesante sidomos për shkakun që nuk janë krijuar për trajtimin e kancerit, por ndikojnë në shumë mekanizma biologjikë që lidhen me zhvillimin e tij.

“Barnat GLP-1 janĂ« interesante nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i kĂ«rkimeve mbi kancerin, sepse nuk janĂ« projektuar pĂ«r trajtimin e tij, por ndikojnĂ« nĂ« shumĂ« procese qĂ« lidhen me zhvillimin e kancerit. Prandaj jemi tĂ« etur t’i studiojmĂ« mĂ« tej nĂ« kĂ«tĂ« kontekst”, ka thĂ«nĂ« McDonald.

Sipas ekspertëve humbja e peshës është prej kohësh një nga mënyrat e rekomanduara për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit. Mbipesha dhe obeziteti, sidomos pas menopauzës, konsiderohen faktorë të njohur rreziku.

Përveç kësaj, studiuesit besojnë se inflamacioni kronik i shkallës së ulët mund të luajë rol në zhvillimin e kancerit. Barnat GLP-1 ndihmojnë në uljen e inflamacionit në organizëm dhe mund të ndikojnë në procese të tjera që pengojnë rritjen e tumoreve.

“QĂ«llimi ynĂ« pĂ«rfundimtar Ă«shtĂ« tĂ« gjejmĂ« mĂ«nyra mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« parandaluar kancerin e gjirit. Kemi parĂ« pĂ«rmirĂ«sime tĂ« mĂ«dha nĂ« mbijetesĂ«n e pacienteve gjatĂ« dekadave tĂ« fundit dhe do tĂ« donim tĂ« shihnim tĂ« njĂ«jtin progres edhe nĂ« parandalim”, ka thĂ«nĂ« McDonald.

Studimi i dytë ka përfshirë rreth 27 mijë paciente me kancer të gjirit dhe u udhëhoq nga Instituti Romagnolo për Studimin e Tumoreve në Itali. Studiuesit zbuluan se përdorimi i barnave për humbje peshe së bashku me trajtimin standard lidhej me një ulje prej 30 për qind të rrezikut të vdekjes.

Ndërsa studimi i tretë, i realizuar nga Cleveland Clinic dhe që përfshiu mbi 12 mijë pacientë me kancer, ka treguar se përdoruesit e barnave GLP-1 kishin dukshëm më pak gjasa që sëmundja të përparonte në fazën e katërt.

Doktori Marcin Chwistek nga Fox Chase Cancer Center ka thënë se këto barna nuk kanë qenë kurrë vetëm medikamente për uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

“AgonistĂ«t e receptorit GLP-1 nuk kanĂ« qenĂ« kurrĂ« vetĂ«m barna pĂ«r kontrollin e glukozĂ«s. VetitĂ« e tyre kundĂ«r inflamacionit dhe ndikimi nĂ« sistemin imunitar prej kohĂ«sh kanĂ« sugjeruar se mund tĂ« kenĂ« efekte shumĂ« mĂ« tĂ« gjera”, ka thĂ«nĂ« ai.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ende nuk dihet me siguri nëse përfitimet kundër kancerit vijnë vetëm nga humbja e peshës apo nga mekanizma të tjerë biologjikë.

Doktoresha Eleonora Teplinsky, drejtuese e onkologjisë së gjirit dhe asaj gjinekologjike në Valley Health System në New Jersey, ka thënë se nevojiten studime të mëtejshme.

“Mendoj se tashmĂ« kemi mjaftueshĂ«m tĂ« dhĂ«na pĂ«r tĂ« treguar se ekziston njĂ« ndikim nĂ« rrezikun e kancerit ose nĂ« rrezikun e rikthimit tĂ« tij, por ende nuk e kemi pĂ«rcaktuar saktĂ«sisht se si ndodh kjo. Duhet tĂ« kryejmĂ« mĂ« shumĂ« studime dhe tĂ« shohim rezultatet afatgjata”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Teplinsky ka shtuar se disa paciente që përdorin këto barna raportojnë se ndihen më mirë gjatë trajtimit.

“Ka sinjale se ato mund tĂ« ndihmojnĂ« edhe nĂ« menaxhimin e efekteve anĂ«sore. Pacientet e mia qĂ« pĂ«rdorin barna GLP-1 shpesh ndihen mĂ« mirĂ« dhe pĂ«rballojnĂ« mĂ« lehtĂ« efektet anĂ«sore tĂ« terapive hormonale. Interesimi pĂ«r kĂ«tĂ« fushĂ« po rritet me shpejtĂ«si dhe aktualisht Ă«shtĂ« njĂ« nga temat mĂ« tĂ« nxehta nĂ« onkologji”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimet sugjerojnë se ilaçet për humbje peshe mund ta ulin rrezikun e kancerit të gjirit deri në 30% appeared first on Sinjali.

Hezbollahu kundërshton armëpushimin Izrael-Liban: Të kota dhe poshtëruese

4 June 2026 at 20:18

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka refuzuar me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA mes Izraelit dhe Libanit.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« ashpĂ«r, udhĂ«heqĂ«si i grupit tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani, Naim Qassem, tha se negociatat kanĂ« qenĂ« “tĂ« kota” dhe “poshtĂ«ruese” pĂ«r Libanin, duke u refuzuar kategorikisht nga “segmente tĂ« gjera tĂ« popullit libanez”.

Kjo vjen pasi Izraeli dhe Libani njoftuan rinovimin e armĂ«pushimit tĂ« tyre tĂ« brishtĂ« me krijimin e “zonave pilot” tĂ« sigurisĂ« brenda Libanit, nĂ« tĂ« cilat operativĂ«ve tĂ« Hezbollahut do t’u ndalohet prania.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« lĂ«shuar tĂ« mĂ«rkurĂ«n nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tre vendet thanĂ« se marrĂ«veshja ishte “e kushtĂ«zuar nga njĂ« ndalim i plotĂ«â€ i zjarrit nga Hezbollah. Por duke reaguar tĂ« enjten, udhĂ«heqĂ«si i Hezbollahut – i cili nuk ishte pjesĂ« e negociatave – tha se “armĂ«pushimi i supozuar”, i interpretuar si ndalimi i zjarrit nga Hezbollah dhe tĂ«rheqja e luftĂ«tarĂ«ve nga fronti jugor me Izraelin, pĂ«rbĂ«n dorĂ«zim dhe do tĂ« pĂ«rmbushte objektivat e Izraelit.

AtmosferĂ« e ngjashme mbizotĂ«roi edhe nĂ« rrugĂ«t e periferisĂ« jugore tĂ« Bejrutit – njĂ« bastion i Hezbollahut, i njohur si Dahieh – ku njĂ« pronar dyqani shprehu dyshime pĂ«r marrĂ«veshjen.

Sami, i cili ka 25 vjet qĂ« drejton biznesin e tij aty, i tha BBC-sĂ«: “Nuk mund tĂ« kesh armĂ«pushim nga njĂ«ra anĂ«, duhet tĂ« jetĂ« nga tĂ« dyja palĂ«t ose nuk ka armĂ«pushim fare.” Ai tha se kishte pasur sulme nĂ« Liban tĂ« enjten. “NĂ«se ky supozohet tĂ« jetĂ« armĂ«pushim, çfarĂ« Ă«shtĂ« atĂ«herĂ«?”

“Ky Ă«shtĂ« dorĂ«zim. Kjo nuk Ă«shtĂ« marrĂ«veshje paqeje. Kjo Ă«shtĂ« marrĂ«veshje dorĂ«zimi”, shtoi ai.

PĂ«rballĂ«, Hadi, familja e tĂ« cilit ka 35 vjet qĂ« mban njĂ« dyqan, tha se nuk sheh shpresĂ« – dhe se kjo nuk Ă«shtĂ« ndjenjĂ« e re.

“Brezi im, brezi i babait tim, brezi i gjyshit tim, nuk kanĂ« parĂ« asgjĂ« shpresĂ« nga kĂ«ta njerĂ«z – jo domosdoshmĂ«risht nga populli izraelit. Mund tĂ« thuash nga qeveria izraelite”, tha ai.

MarrĂ«veshja mes Izraelit dhe Libanit, e arritur pas njĂ« raundi tĂ« katĂ«rt bisedimesh tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suara nga SHBA nĂ« Uashington, Ă«shtĂ« e kushtĂ«zuar me “evakuimin e tĂ« gjithĂ« operativĂ«ve [tĂ« Hezbollahut]” nga njĂ« zonĂ« mes kufirit izraelit dhe lumit Litani, rreth 30 km nĂ« veri, e cila aktualisht Ă«shtĂ« e kontrolluar nga forcat tokĂ«sore izraelite.

Sipas marrĂ«veshjes, SHBA do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« krijimin e “zonave pilot nĂ« tĂ« cilat Forcat e Armatosura Libaneze do tĂ« marrin kontroll tĂ« plotĂ« tĂ« territorit, duke pĂ«rjashtuar tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t jo-shtetĂ«rorĂ«â€.

Marrëveshja nuk përfshin harta që tregojnë vendndodhjen e këtyre zonave pilot, as shpjegime për mënyrën e funksionimit të saj në praktikë. Ajo erdhi pas një armëpushimi të pjesshëm të shpallur të hënën, sipas të cilit Izraeli do të ndalonte bombardimin e Bejrutit, në këmbim që Hezbollah të mos sulmonte Izraelin.

PalĂ«t pritet tĂ« takohen sĂ«rish mĂ« 22 qershor pĂ«r bisedime tĂ« mĂ«tejshme “me synimin pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”.

Hezbollah, një milici shiite, parti politike dhe lëvizje sociale, është grupi më i fuqishëm në Liban. Me mbështetjen e Iranit, ai ka ndërtuar një forcë të armatosur më të fuqishme se ushtria libaneze dhe ka zhvilluar një sërë konfliktesh me Izraelin. Ai është i shpallur organizatë terroriste nga Izraeli dhe disa vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Presidenti libanez Joseph Aoun tha se armĂ«pushimi “mund tĂ« zbatohet brenda 24 orĂ«ve pas miratimit pĂ«rfundimtar nga tĂ« gjitha palĂ«t e pĂ«rfshira”.

NdĂ«rkohĂ«, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria izraelite “pĂ«r momentin do tĂ« vazhdojĂ« zjarrin dhe operacionet nĂ« terren” pĂ«r tĂ« “shkatĂ«rruar infrastrukturĂ«n terroriste nĂ« zonĂ«â€.

Mediet shtetërore libaneze raportuan për sulme të shumta izraelite në jug të Libanit të enjten. Agjencia shtetërore NNA tha se pesë persona u vranë në sulme ajrore në qytetin Sohmor në Luginën e Bekaa-s, ndërsa një tjetër person u vra kur një motoçikletë u godit nga një avion izraelit në Maaroub, pranë qytetit Tiro.

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban (Unifil) tha se një nga paqeruajtësit e saj ka vdekur nga plagët e marra pasi predha mortajash goditën pozicionin e tij pranë Marjayoun në mbrëmjen e së mërkurës.

Ushtria izraelite akuzoi Hezbollahun se ka qëlluar mortaja që ranë brenda pozicionit të OKB-së gjatë natës, duke vrarë pjesëtarin e personelit. Grupi ende nuk ka komentuar mbi incidentin.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë identifikoi paqeruajtësin si rreshterin e lartë Milovan Jovanovic, një nga rreth 170 serbët në forcën e OKB-së prej 7,500 trupash.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se ka identifikuar goditje nga disa “objekte ajrore tĂ« dyshimta” nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« Libanit jugor ku forcat izraelite po operonin tĂ« enjten pasdite. Nuk u raportuan tĂ« lĂ«nduar.

Hezbollah tha më herët se kishte goditur trupat dhe mjetet ushtarake izraelite në Qantara dhe zonën e Kështjellës Beaufort me dronë dhe raketa.

Libani u përfshi në luftën mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit më 2 mars, kur Hezbollah lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për një sulm izraelit që vrau udhëheqësin suprem të Iranit. Izraeli u përgjigj me një fushatë ajrore dhe invazion tokësor në jug të Libanit.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA më 16 prill nuk e ndali luftimet, ndërsa javën e kaluar kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë izraelite të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut dhe të thellohet në territorin libanez.

Sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit, të paktën 3,526 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës. Të dhënat nuk dallojnë mes civilëve dhe luftëtarëve.

OKB thotë se mbi një milion persona janë zhvendosur, ndërsa urdhrat izraelitë për evakuim mbulojnë më shumë se një të tetën e territorit të Libanit.

Izraeli thotë se 26 ushtarë dhe katër civilë izraelitë janë vrarë gjatë luftës në të dy anët e kufirit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hezbollahu kundërshton armëpushimin Izrael-Liban: Të kota dhe poshtëruese appeared first on Sinjali.

Zvicra rrit sigurinĂ« nĂ« kufi me FrancĂ«n, dislokohen mijĂ«ra ushtarĂ« – mĂ«sohet arsyeja

4 June 2026 at 20:11

Zvicra do të dislokojë rreth 4.000 trupa brenda territorit të saj për ta përforcuar sigurinë, përderisa udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Francën fqinje për samitin e G7-ës këtë muaj, tha të enjten ushtria zvicerane.

Samiti qĂ« do tĂ« zhvillohet mes datave 15 e 17 qershor do tĂ« mbahet afĂ«r Liqenit tĂ« GjenevĂ«s, nĂ« qytezĂ«n franceze, Evian-les-Bains, dhe do tĂ« bĂ«jĂ« bashkĂ« udhĂ«heqĂ«s nga ekonomitĂ« e mĂ«dha tĂ« botĂ«s, pĂ«rfshirĂ« presidentin amerikan, Donald Trump, krahas delegacioneve tĂ« tjera tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Niveli i kësaj ngjarjeje dhe afërsia gjeografike me kufirin zviceran kërkojnë bashkërendim të afërt mes autoriteteve civile e ushtarake, tha njësia që i planifikon dhe i menaxhon Forcat e Armatosura Zvicerane. Priten edhe protesta.

“AfĂ«rsia me kufirin paraqet njĂ« sfidĂ« tĂ« madhe pĂ«r autoritetet e sigurisĂ« nĂ« kantonet Vaud, GjenevĂ« dhe Valais. Si rezultat i kĂ«saj, KĂ«shilli Federal dhe Kuvendi kanĂ« vendosur pĂ«r njĂ« dislokim ndihmĂ«s sigurie tĂ« ushtrisĂ«â€ – tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« Grupi i Mbrojtjes i ushtrisĂ« zvicerane.

Më tej, aty thuhet se personeli ushtarak do të ngarkohet me detyrat e mbrojtjes së infrastrukturës kritike, përfshirë Aeroportin e Gjenevës, fuqizimin e vëzhgimit kufitar dhe vëzhgimin e rrugëve kyçe të transportit si dhe Liqenin e Gjenevës.

Edhe forcat ajrore zvicerane do ta shtojnë patrullimin ajror dhe do të ketë masa kufizuese në hapësirën ajrore mes datave 10 e 19 qershor. Në deklaratë thuhet se forcat ajrore do të ofrojnë sisteme kundër dronëve dhe mbrojtje kundër rreziqeve bërthamore, biologjike dhe kimike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zvicra rrit sigurinĂ« nĂ« kufi me FrancĂ«n, dislokohen mijĂ«ra ushtarĂ« – mĂ«sohet arsyeja appeared first on Sinjali.

❌
❌