Barcelona godet në merkato, siguron talentin 18-vjeçar nga Club Brugge për 8.5 milionë euro
Barcelona ka vazhduar përforcimet në afatin kalimtar, duke siguruar shërbimet e një tjetër talenti të ri për të ardhmen e klubit.
Klubi katalunas ka arritur marrëveshje përfundimtare me Club Brugge për transferimin e anësorit 18-vjeçar, Jesse Bisiou.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se dy klubet kanë mbyllur marrëveshjen dhe tashmë po shkëmbejnë dokumentacionin e nevojshëm para se lojtari t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
Sipas raportimeve, Barcelona do të paguajë rreth 8.5 milionë euro për transferimin e talentit belg, i cili shihet si një investim për të ardhmen.
Bisiou pritet t’i bashkohet projektit të Barcelonës, e cila vazhdon të fokusohet në afrimin e lojtarëve të rinj me potencial të madh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Barcelona godet në merkato, siguron talentin 18-vjeçar nga Club Brugge për 8.5 milionë euro appeared first on Sinjali.
