TIRANĂ, 2 qershor /ATSH/ ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar progres tĂ« konsiderueshĂ«m nĂ« digjitalizimin e shĂ«rbimeve kadastrale gjatĂ« viteve tĂ« fundit, por problematikat me regjistrimin e pronave, mungesa e aksesit nĂ« tĂ« dhĂ«na dhe pasiguritĂ« juridike vijojnĂ« tĂ« mbeten sfidĂ« pĂ«r bizneset dhe investimet.
Sipas raportit âSiguria juridike e pronĂ«s â progresi dhe sfidatâ, tĂ« pĂ«rgatitur nga Sekretariati i KĂ«shillit tĂ« Investimeve, nĂ« fillim tĂ« vitit 2026 digjitalizimi kishte mbuluar rreth 90% tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pronĂ«sisĂ«, ndĂ«rsa ishin regjistruar 91,5% e zonave kadastrale. Objektivi Ă«shtĂ« qĂ« ky nivel tĂ« arrijĂ« nĂ« 95,5% deri nĂ« mesin e vitit 2026 dhe mbulim tĂ« plotĂ« deri nĂ« vitin 2028.
Digjitalizimi i përshpejtuar i hartave dhe titujve të pronësisë konsiderohet një nga treguesit kryesorë të Agjendës së Reformave 2024-2027 dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje.
Aktualisht, të gjitha shërbimet kadastrale ofrohen online përmes platformës e-Albania, duke përmirësuar aksesin, transparencën dhe efikasitetin administrativ.
Megjithatë, raporti thekson se mungesa e një regjistri të unifikuar, të saktë dhe plotësisht të konsoliduar të pronave, si dhe regjistrimi i papërfunduar në disa zona kadastrale, vijojnë të ndikojnë në sigurinë juridike të pronës, cilësinë e shërbimeve, koordinimin institucional dhe besimin e investitorëve.
Gjetjet e raportit bazohen në një vrojtim me 146 biznese shqiptare, të realizuar në mars 2026, sipas të cilit transformimi digjital, megjithëse ka sjellë përmirësime të dukshme, nuk ka qenë i mjaftueshëm për të adresuar të gjitha problematikat e sistemit.
Bizneset raportojnë vështirësi me procedurat administrative, koordinimin ndërinstitucional dhe regjistrimet që lidhen me lejet e ndërtimit, duke kërkuar shërbime më efikase, më transparente dhe më të thjeshta.
Raporti evidenton se bankat, sektori i pasurive të paluajtshme dhe bizneset kërkojnë akses më të gjerë në databazën e ASHK-së për të mundësuar verifikimin në kohë reale të statusit juridik të pronave dhe për të përshpejtuar procedurat financiare dhe transaksionet.
Nga anketa rezulton se 35% e kompanive mbështesin zgjerimin e aksesit në sistemin e ASHK-së edhe për institucione të tjera përtej noterëve, si bankat dhe ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme.
Bizneset raportojnë gjithashtu mungesë standardizimi në procedurat dhe dokumentacionin kadastral, kërkesa të shpeshta për dokumente shtesë dhe vonesa në përpunimin e aplikimeve.
Sipas raportit, 61% e kompanive deklarojnë se kanë paguar më shumë se një herë për të njëjtin shërbim, kryesisht për shkak të problematikave procedurale dhe informacionit të paqartë gjatë aplikimit.
Një tjetër shqetësim lidhet me vlefshmërinë ligjore të dokumenteve kadastrale të gjeneruara vetëm me vulë elektronike. Shoqata Shqiptare e Bankave ka ngritur shqetësimin se këto dokumente duhet të pajisen me nënshkrim elektronik të kualifikuar për të garantuar fuqi të plotë juridike.
Raporti evidenton edhe pasaktësi në hartat kadastrale, mungesë të të dhënave mbi hapësirat e përbashkëta, tituj të paregjistruar pronësie dhe mungesën e vlerës së pronës në kartelat kadastrale, megjithëse kjo parashikohet nga ligji.
Sipas të dhënave të anketës, 61% e kompanive raportojnë se kanë hasur vonesa apo mosrealizim të planeve të investimit për shkak të problemeve me regjistrimin dhe dokumentacionin e pronës, ndërsa 31% deklarojnë se bankat u kanë refuzuar pronat e vendosura si kolateral për shkak të titujve të pasaktë ose dokumentacionit të paplotë.
Megjithëse shumica e bizneseve vlerësojnë pozitivisht digjitalizimin për lehtësimin e procedurave dhe uljen e kostove administrative, vetëm 37% besojnë se ai ka ndikuar realisht në reduktimin e praktikave korruptive.
Në përfundim, raporti paraqet një sërë rekomandimesh për përmirësimin e funksionimit të sistemit kadastral dhe forcimin e sigurisë juridike të pronës.
Ndër rekomandimet kryesore është standardizimi i procedurave dhe dokumentacionit përmes hartimit të manualeve operacionale dhe listave të detyrueshme të kontrollit për të gjitha shërbimet kadastrale, me zbatim të unifikuar në të gjitha zyrat rajonale të ASHK-së.
Raporti rekomandon gjithashtu zgjerimin e aksesit nĂ« KadastrĂ«n Digjitale pĂ«r âpĂ«rdorues profesionistĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhurâ, si bankat dhe agjentĂ«t e pasurive tĂ« paluajtshme, duke garantuar sigurinĂ« dhe mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave.
Një tjetër rekomandim lidhet me rritjen e transparencës së tarifave kadastrale, përmes publikimit të metodologjisë dhe parimeve mbi të cilat përcaktohen tarifat e shërbimeve.
Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, rekomandohet zbatimi rigoroz i Planit të Integritetit të ASHK-së dhe krijimi i një metodologjie të standardizuar për vlerësimin e performancës së stafit, të lidhur me afatet, cilësinë e shërbimeve dhe integritetin.
Raporti sugjeron gjithashtu përfshirjen e përfaqësuesve të biznesit dhe ekspertëve në strukturat e monitorimit të reformës së pronës, forcimin e mekanizmave të ankesave dhe krijimin e një platforme ndërvepruese për ndjekjen e kërkesave dhe trajtimin e pakënaqësive.
Një tjetër rekomandim lidhet me forcimin e koordinimit ndërinstitucional për regjistrimin e pronave publike dhe shtetërore, si dhe me përmirësimin e saktësisë së të dhënave në kartelat e pronësisë, përfshirë regjistrimin korrekt të vlerës së pronës në të gjitha dokumentet kadastrale. /j.p/
The post Progres në digjitalizimin e shërbimeve kadastrale, por bizneset kërkojnë më shumë siguri juridike për pronat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.