Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2026Java News

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

By: E S
21 July 2026 at 22:52

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta është një sinjal për reflektim.

Sipas tij, kërkesat e qytetarëve shkojnë përtej një proteste të thjeshtë dhe prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes.

Zogaj tha se qeveria nuk duhet të fokusohet vetëm në aspektin e protestës si fenomen, por të kuptojë thelbin e kërkesave që kanë dalë në pah.

“Qeveria do të përballet me kërkesat sepse ato i ka bërë dhe protesta e madhe, jo vetëm kjo e vogla. Kërkesat, protestat e mëdha dhe problematikat nganjëherë janë përtej protestës. Ajo është marri dhe poshtërsi. E kemi thënë se sipërmarrja e lirë e mban vendin, kapitali e mban vendin. Zhvillimi i vendit ka ardhur pikë së pari nga nisma e lirë, nga sipërmarrja e lirë, e mesme dhe e vogla, që nuk ka pse konfundohet me një grusht oligarkësh”, – tha ai.

Zogaj vuri në dukje se mazhoranca tani po përballet me një realitet të ri.

“Protesta me sondazhe është rreth 40 e sa, protesta vazhdon përtej Bulevardit. Nuk ka shtëpi që nuk gjen ndonjë që është me kërkesat”, – shtoi analisti.

Zogaj përmendi episodin e Zvernecit, duke e quajtur atë “sintezë” të gjithë asaj që po ndodh.

“Protagonizmi pra dhe Zverneci, episodi i Zvernecit ishte sinteza e kësaj që nxori një gjë që këtu askush s’është pyetur. Pra ka shumë probleme. Unë do ta quaja për fat që papritur del një publik i madh që ekspozon këtë realitet. Është një kambanë alarmi për reflektim”, – deklaroi Zogaj.

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

By: E S
21 July 2026 at 22:43

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi Bullgarinë që të mos lejojë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e saj për operacione ushtarake kundër Republikës Islamike.

Esmail Baqaei tha më 21 korrik se çdo pjesëmarrje dhe bashkëpunim në përgatitjen dhe zbatimin e sulmeve amerikane “do të konsiderohet bashkëfajësi në kryerjen e krimit të agresionit dhe krimeve të luftës”.

Kryeministri bullgar, Roman Radev, ka thënë se do të kërkojë miratimin e Parlamentit për dislokimin e deri në tetë aeroplanëve cisternë amerikanë në një bazë ajrore në vend.

Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, tha se ishte i befasuar nga deklaratat e Radevit, duke shtuar: “Vënia në dispozicion e territorit të një shteti për përdorim nga një shtet tjetër me qëllim kryerjen e një akti agresioni kundër një shteti të tretë konsiderohet akt agresioni”.

Tha se shpreson që Parlamenti bullgar do ta refuzojë kërkesën që SHBA-së t’i jepet leja për të përdorur bazën ajrore në Bullgari.

Që kur ka nisur në fund të shkurtit me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Uashingtoni ka kritikuar disa herë shtetet evropiane të NATO-s se nuk po e përkrahin luftën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “jemi të zhgënjyer nga shumica” e shteteve evropiane të NATO-s.

Por, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se një sërë bazash ushtarake amerikane në Evropë janë përdorur në operacionet ndaj Republikës Islamike./ REL

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

By: E S
21 July 2026 at 22:34

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një stuhi e fuqishme ka mbërritur në Shqipëri dhe vendet fqinje.

Era e fortë përfshiu mbrëmjen e të martës qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme, ndërsa qytetarët dhe pushuesit u larguan nga bregdeti, për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme.

Në zonën e Lungomares, bizneset mblodhën çadrat dhe karriget, për shkak të erës së fuqishme, që vështirësoi aktivitetin normal.

Edhe në qarkun e Kukësit, reshjet e shiut, erërat me intensitet mesatar dhe shkarkesat elektrike i kanë dhënë fund valës së të nxehtit.

Stuhia e fuqishme ka përfshirë edhe Kosovën, duke shkaktuar dëme materiale në disa komuna dhe qytete të vendit. Ndër zonat më të prekura janë fshatra të komunës së Suharekës, përfshirë Vraniqin, ku erërat e forta kanë dëmtuar banesa, biznese dhe sektorin e bujqësisë.

Stuhia ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Në Shkup, erërat e fuqishme kanë dëmtuar çati banesash, kanë këputur kabllo elektrike dhe kanë rrëzuar pemë, duke shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme apo probleme, ndërsa në Kosovë pasojat e stuhisë mbeten të konsiderueshme.

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

By: E S
21 July 2026 at 22:25

Pas takimit me banorët e Thethit, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale komentet e qytetarëve.

Sipas Ramës pas atyre profileve fshihen ‘sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan bulevardin e flamingove në sheshpërsheshin e vulgaritetit’.

Rama theksoi se gjuha e përdorur në hapësirën dixhitale ndaj komunitetit vendës është e papranueshme, duke kërkuar nga qytetarët të reflektojnë.

Postimi i Ramës:

Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë…

Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë.

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

By: E S
21 July 2026 at 22:17

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë prezantimit të disa ndryshimeve në ligjin për “Turizmin” në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, publikoi një dokument i cili tregon se vendimet për zhvillimet në zonën e Vlorës janë miratuar nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha.

Balla deklaroi se vendimi për gjurmën e Aeroportit të Vlorës, si edhe ai që përcakton Nartën dhe Zvërnecin si zona me potencial për zhvillim turistik, mban firmën e Sali Berishës në cilësinë e kryetarit të KRRTRSH-së në vitin 2009.

“Po ju bëj publike se kush i ka firmosur vendimet për aeroportin e Vlorës edhe për zonën ndërtimore zhvillimore turistike në Zvërnec. Personi quhet Sali Berisha. Ja ku e keni,” u shpreh Balla.

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

By: E S
21 July 2026 at 22:08

Pas ditëve përvëluese, duket se moti mbrëmjen e sotme ka marrë një tjetër kthesë. Në disa qytete përfshirë Tiranën, Fierin, Vlorën e Kukësin janë rikthyer reshjet e shiut.

Në disa zona ato janë shoqëruar me erëra dhe shkarkesa elektrike.

Kështu në Kukës erërat e forta kanë shkaktuar problem në disa fshatra, kryesisht sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Më herët edhe specialistja e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tha për Report Tv se pse java nisi me temperatura të larta, vijimi i saj do të jetë më i freskët. Rënia më e ndjeshme e temperaturave pritet të shënohet të premten.

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

By: E S
21 July 2026 at 22:00

“Automjetet me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen”. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një postim në rrjetet sociale lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errët të automjeteve që janë vendosur në kundërshtim me ligjin.

“Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit”, shprehet ministri.

Lamallari thekson se rrugët janë një hapësirë publike ku siguria dhe transparenca janë parësore, ndaj çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit.

“Rrugët nuk janë vend për anonimitet dhe as për privilegje. Janë hapësirë publike ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë”, përfundon ministri.

Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi. Në dy javët e fundit, në gjithë vendin janë ndëshkuar më shumë se 500 drejtues mjetesh për këtë shkelje.

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

By: E S
21 July 2026 at 21:52

Një erë e fortë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte qytetin e Vlorës, duke sinjalizuar përkeqësimin e kushteve atmosferike në zonë.

Sipas parashikimeve, në orët në vijim priten reshje intensive shiu, të cilat mund të shoqërohen me stuhi lokale dhe erëra të forta.

Deri më tani nuk raportohen probleme apo incidente, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përgjegjëse.

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

By: E S
21 July 2026 at 21:43

Pas fjalimeve të mbajtura në podiumin e protestës në ditën e 52-të para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin tradicional në bulevard dhe në rrugët e Tiranës

Protestuesit iu bashkuan sheshit edhe sot me flamuj, parulla, pankarta dhe thirrje për largimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

“Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin thirrjet kryesore të protestuesve me një mesazh të qartë të panegociueshëm të tyre që reziston prej gati dy muajsh.

Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

By: E S
21 July 2026 at 20:55

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 52-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 52-të radhazi.

Ndërkaq, gazetari Mario Merhori i cili po ndjek në terren protestën ka bërë të ditur se protestuesit do të jenë në shesh edhe përgjatë muajit gusht.

“Një nga kërkesat kryesore është largimi i qeverisë aktuale, hapja e rrugës për qeverinë teknike 12-mujore dhe po ashtu zgjedhje të reja të parakohshme, ndryshime në kodin zgjedhor, ndryshimi i paketës së maleve dhe ndryshimi në ligjin për investime strategjike.

Këto janë disa nga kërkesat që protestuesit kanë thënë që do të jenë palëkundur.Madje kanë shkuar deri aty sa kanë artikuluar që do të jenë në shesh edhe përgjatë muajit gusht deri në plotësimin e këtyre kërkesave duke mos u dorëzuar dhe duke mos u lëkundur”, theksoi gazetari Merhori.

“Çmimi i karburanteve u rrit me 32 lekë, në Europë me vetëm 16” – Erion Braçe kërkon rikthimin e “Bordit të Transparencës”

By: E S
21 July 2026 at 20:35

Çmimi i naftës në vend ka shënuar sërish rritje, duke arritur sot në 206 lekë për litër.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Ai kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës, duke argumentuar se tregtarët nuk reflektuan uljen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa rritjet po i aplikojnë menjëherë.

Sipas Braçes, gjatë tre javëve të fundit, kur çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ishte në rënie, çmimi në Shqipëri mbeti i pandryshuar.

Ai thekson se ndërkohë që në vendet europiane çmimi i karburantit në pikat e shitjes është rritur me rreth 16 cent, në Shqipëri rritja ka qenë rreth 32 cent për litër.

Deputeti ngre shqetësim edhe për çmimin e gazit, duke theksuar se ai nuk ka pësuar ulje dhe se, sipas tij, as gjatë kohës kur funksiononte Bordi i Transparencës nuk u mor asnjë vendim për këtë produkt.

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

By: E S
21 July 2026 at 20:26

Një rrjet i dyshuar i trafikimit të emigrantëve që vepronte në Ballkan është goditur gjatë një operacioni të koordinuar mes autoriteteve të Greqisë, Bullgarisë, Holandës dhe Rumanisë, me mbështetjen e Europol. Aksioni çoi në arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

Sipas Europol, operacioni u zhvillua më 16 korrik në Selanik, Athinë, Sofje, Bukuresht dhe Etten-Leur në Holandë. Pesë persona u arrestuan në Greqi, një në Bullgari dhe një në Holandë.

Hetimet kanë në shënjestër një grup të organizuar, i përbërë kryesisht nga shtetas sirianë dhe egjiptianë, i dyshuar se organizonte transportin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia, përmes Bullgarisë dhe Rumanisë, me destinacion përfundimtar Italinë.

Sipas autoriteteve, emigrantët ishin kryesisht shtetas egjiptianë, irakianë dhe sirianë. Ata transportoheshin fillimisht me makina të vogla nëpër Ballkan dhe më pas transferoheshin në kamionë për pjesën e fundit të rrugës drejt Italisë.

Grupi dyshohet se përdorte automjete me qira, makina të regjistruara në emër të personave të tretë ose kompanive fiktive, si edhe automjete të vjedhura, kryesisht në Greqi. Sipas hetuesve, automjetet me qira siguroheshin duke përdorur dokumente identifikimi të vërteta dhe të falsifikuara, ndërsa më pas nuk ktheheshin.

Deri tani, autoritetet e lidhin këtë rrjet me 12 raste të trafikimit të emigrantëve të regjistruara mes shkurtit dhe korrikut 2026, ndërsa katër raste të tjera të mëparshme mbeten nën hetim.

Europol bëri të ditur se gjatë gjithë operacionit ka koordinuar shkëmbimin e informacionit mes vendeve të përfshira dhe ka dërguar në Greqi një ekspert me një zyrë të lëvizshme për verifikime në kohë reale në bazat e të dhënave të agjencisë.

E dashura e Lamine Yamal, thyen Instagramin pas Kupës së Botës! Fiton 1.5 milionë ndjekës

By: E S
21 July 2026 at 20:18

Suksesi i Spanjës në Kupën e Botës ka pasur edhe një përfitues të madh jashtë fushës.

Inés García, e dashura e yllit Lamine Yamal, ka dyfishuar numrin e ndjekësve në Instagram vetëm pak orë pasi fitoi titullin, duke arritur tre milionë ndjekës. Ajo fitoi rreth 1.5 milionë që nga nata e finales, siç është theksuar nga gazetari Javi Hoyos në rrjetet e tij sociale.

Megjithatë, fenomeni nuk filloi të dielën. Krijuesja e përmbajtjes kishte përjetuar një rritje shpërthyese prej javësh falë pranisë së saj të vazhdueshme gjatë Kupës së Botës.

Larg nga postimi i thjeshtë i fotove sporadike, Inés ndau video të jetës së saj të përditshme në Shtetet e Bashkuara, përgatitjet për ndeshje, momentet në tribuna dhe skenat me Lamine Yamal – një strategji që e ka rritur ndjeshëm shtrirjen e profilit të saj.

Nga rreth 200.000 ndjekës në mbi 3 milionë…

Rritja e saj ka qenë meteorike. Përpara se lidhja e saj me futbollistin e FC Barcelonës të bëhej publike, ajo kishte pak më pak se 200.000 ndjekës në llogaritë e saj në mediat sociale.

Konfirmimi i romancës shkaktoi tashmë një rritje fillestare të popullaritetit, por Kupa e Botës e ka çimentuar statusin e saj si një nga sensacionet më të mëdha virale të verës.

Disa nga postimet e tij që lidhen me kampionatin kanë arritur shifra të jashtëzakonshme. Mesazhi që ajo postoi pas finales, i shoqëruar me një fotografi me kampionin e ri të botës dhe tekstin “Ia dole. Urime, dashuria ime. Je kampion bote”, ka tashmë më shumë se 15 milionë pëlqime.

Kjo rritje forcon gjithashtu pozicionin e saj në botën e krijimit të përmbajtjes. Vajza nga Sevilja është pjesë e In Management, agjencisë së themeluar nga Dulceida, një nga kompanitë më të rëndësishme të përfaqësimit të influencuesve në Spanjë, me të cilën ajo ka bashkëpunuar tashmë në fushata për marka të tilla si Dyson, Maybelline, Pandora dhe Disney+.

Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

By: E S
21 July 2026 at 20:11

Hajdutja seriale, tmerri i bizneseve të Tiranës, rikthehet në terren. Mësohet se pasi vodhi afro 5 mijë euro në një biznes në zonën e “Vorrit të Bomit”, Kumrie Zika është liruar sërish pas vetëm tri ditësh, duke shpëtuar edhe këtë herë vetëm me masën “detyrim paraqitjeje”.

Zika qe paraqitur si e interesuar për punë në një biznes që merret me “Exchange” dhe transferta parash brenda dhe jashtë vendit. Biznesi e pati marrë në provë dhe që në ditën e parë Zika shfrytëzoi vetëm pak sekonda neglizhencë të punonjësit tjetër për të vjedhur 5 mijë euro dhe për tu zhdukur në rrugicat e ngushta të lagjes.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar njoftoi policinë, e cila pasi e identifikoi përmes kameravë të sigurisë dhe arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë në zonën e “21 Dhjetorit”. Pavarësisht se ajo ka kryer të njëjtën vepër penale në mënyrë të përsëritur, qëndrimi në burg ka zgjatur vetëm 3 ditë.

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, pa energji disa zona

By: E S
21 July 2026 at 20:01

Qarku i Kukësit këtë pasdite është përfshirë nga erëra të forta, duke shkaktuar probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Problematikat më të mëdha janë shënuar në Bashkinë Has.

Sipas OSHEE Kukës, në fshatin Nikoliq dhe Njësinë Administrative Fajzë nuk ka energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë elektrike.

Në fshatin Nikoliq, nga erërat e forta është rrëzuar një lis, duke rrëzuar linjat e transmetimit të mesëm të energjisë.

Për fat të mirë nuk ka dëmtime në njerëz apo shtëpi banimi, pasi lisi ndodhet në livadhe, shumë larg banesave.

Ndërkohë, ekipet e avarive të OSHEE janë në terren për rregullimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë.

Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

By: E S
21 July 2026 at 19:52

Lionel Messi u kthye në vendlindje, një ditë pas pjesës tjetër të kombëtares argjentinase. Së bashku me bashkëshorten e tij Antonela dhe fëmijët e tyre, familja Messi udhëtoi nga Miami në Rosario. Më pas Messi dhe familja e tij shkuan në një kompleks rezidencial pranë qytetit të Funes, në periferi të Rosarios ku futbollisti ka një shtëpi ku akomodohet kur kthehet në vend.

Nuk pati asnjë pritje për yllin argjentinas, ndryshe nga ajo festive që u zhvillua një ditë më parë në Buenos Aires nga mijëra persona për futbollistët e tjerë edhe pse vetëm një pjesë e tyre u kthyen në Argjentinë.
Një ditë më parë, kampioni i Inter Miami, që ishte në lot pas finales, postoi një mesazh në rrjetet sociale duke pohuar ndër të tjerat se: ‘Dhimbja është shumë e fortë dhe se do të kushtojë kurimi i kësaj plage, por kam edhe të gjitha gjërat e mira…’

Ndërkaq po shtohen zërat në lidhje me të ardhmen e Messit me kombëtaren argjentinase; që nga hipoteza e lamtumirës e deri te dëshira për të rezistuar deri në Botërorin 2030 kur do të jetë në moshën 43 vjeçare duke qenë se Argjentina do të presë ndonjë ndeshje të edicionit të 100 vjetorit. Ditët e ardhshme, në qetësinë e shtëpisë së tij, Lionel Messi do të ketë mundësinë të reflektojë thellë…

Do ta kapnin në hotelin ku qendronte/ Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

By: E S
21 July 2026 at 19:33

Një plan për vrasjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti në vitin 2016 është zbuluar.

Sipas informacionit të publikuar, autorët e dyshuar kishin planifikuar ta kapnin Erdoganin në hotelin ku ai qëndronte gjatë natës së puçit, më pas ta nxirrnin jashtë Turqisë me një avion të huaj dhe ta vrisnin gjatë fluturimit, shkruajnë mediat.

Plani, megjithatë, dështoi pasi presidenti turk ishte larguar nga hoteli pak para se grupi i atentatorëve të mbërrinte në vendngjarje.

Tentativa për grusht shteti ndodhi më 15 korrik 2016, kur një grup ushtarakësh tentuan të merrnin kontrollin e institucioneve kryesore të Turqisë.

Pas përplasjes mes forcave qeveritare dhe puçistëve, më shumë se 250 persona humbën jetën.

Qeveria turke ka fajësuar rrjetin e klerikut Fethullah Gulen për organizimin e puçit, ndërsa imami tashmë i ndjerë dhe përkrahësit e tij i kanë mohuar akuzat.

Ngjarja mbetet një nga momentet më të rëndësishme politike në historinë moderne të Turqisë.

Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

By: E S
21 July 2026 at 19:22

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale.

Por, sipas burimeve gazetaren e Euronews, Enkelejda Mema, kjo çështje pritet të shtyhet për një seancë tjetër plenare për shkak se seanca e së hënës u ndërpre dhe çështjet e mbetura në rend dite të saj janë spostuar për t’u shqyrtuar në seancën e së enjtes.

Sipas burimeve, të enjten paradite pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë për datën e zhvillimit të kësaj seance, ndërsa si datë më e mundshme po diskutohet 27 korriku.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, të dyja forcat politike, PS dhe PD, po përgatisin raportet e tyre. Mbetet për t’u parë nëse këto raporte do të përmbajnë edhe propozime konkrete për ndarjen e re territoriale, për numrin dhe emrat e bashkive.

Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

By: E S
21 July 2026 at 19:10

Këshilli i Ministrave ka miratuar një skemë të re të garancisë shtetërore me vlerë totale 5 miliardë lekë, e cila synon të lehtësojë ndjeshëm qasjen në financim për fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Përmes vendimit më të fundit, të publikuar të martën edhe në Fletoren Zyrtare, qeveria ka përcaktuar rregullat sipas të cilave shteti do të marrë përsipër të garantojë 70% të vlerës së kredisë për bizneset që aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë, duke ulur kështu rrezikun bankar dhe kostot e financimit.

Ndarja e fondit dhe sektorët përfitues

Sipas marrëveshjes tip të miratuar, fondi do të ndahet në dy shtylla kryesore për të siguruar mbështetje të balancuar në ekonomi. Së paku 1.5 miliardë lekë janë të rezervuara ekskluzivisht për sektorin e bujqësisë (përfshirë pylltarinë dhe peshkimin), ndërsa pjesa e mbetur deri në 3.5 miliardë lekë do t’u shpërndahet sektorëve të tjerë si: industria përpunuese, tregtia, transporti, turizmi, si dhe teknologjia e informacionit dhe shërbimet profesionale.

“Qëllimi i skemës është të lehtësojë aksesin në financim për subjektet mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe për fermerët e regjistruar, duke mbështetur zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në sektorë me rëndësi strategjike për ekonominë,” theksohet në dokumentin zyrtar të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Kushtet financiare të kredisë

Për të nxitur investimet, skema ofron kushte mjaft preferenciale që dallojnë nga kreditë e zakonshme tregtare. Huaja maksimale që mund të përfitojë një subjekt llogaritet në rreth 200 milionë lekë.

Norma e interesit është e kufizuar dhe nuk do të jetë më e lartë se 2%, ndërsa tarifat e aplikueshme nga bankat për dhënien e kredisë nuk mund të kalojnë 0.5%. Për më tepër, huamarrësit mund të përfitojnë një afat shlyerjeje deri në 10 vjet dhe një periudhë faljeje (grace period) për principalin prej të paktën 12 muajsh. Bankave u ndalohet rreptësisht aplikimi i penaliteteve në rast të shlyerjes së parakohshme të kredisë.

Kriteret e përfitimit dhe kufizimet

Për t’u kualifikuar në këtë skemë, bizneset dhe fermerët (të pajisur me NIPT) duhet të përmbushin një sërë kushtesh strikte:

Historiku i kredisë dhe taksat

Nuk duhet të kenë detyrime tatimore të papaguara dhe as kredi të këqija (statusi 2-6 në Regjistrin e Kredive).

Detyrimet e mëparshme

Nuk duhet të kenë detyrime të prapambetura nga skemat e mëparshme të garancive shtetërore (si ato të pandemisë COVID-19 apo industrisë përpunuese).

Pastërtia penale

Përfaqësuesit ligjorë apo aksionarët nuk duhet të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim, korrupsion apo krim të organizuar.

Një kusht thelbësor është edhe destinacioni i parave. Fondet duhet të përdoren ekskluzivisht për investime në asete fizike dhe teknologjike që rrisin kapacitetet dhe cilësinë e prodhimit. Në asnjë rrethanë nuk lejohet që këto fonde të përdoren për të rifinancuar borxhe të vjetra apo hua të tjera.

Hapat e ardhshëm dhe afatet

Procesi i zbatimit të këtij vendimi do të monitorohet nga afër nga Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP), në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe atë të Bujqësisë.

Subjektet e interesuara do të kenë kohë të mjaftueshme për të hartuar projektpropozimet e tyre, pasi afati i fundit për të aplikuar pranë bankave është caktuar data 20 nëntor 2027, ndërsa disbursimi i fondeve të miratuara do të vijojë deri më 20 dhjetor të të njëjtit vit. Nëse një huamarrës dështon në shlyerjen e kredisë pas 180 ditësh vonesë, shteti (përmes MF) merr përsipër të dëmshpërblejë bankën për 70% të vlerës së mbetur, duke nisur më pas procedurat ligjore për rikuperimin e borxhit.

Before yesterdayJava News

“Nuk ishte kompetencë e Presidentit”, Topi flet pas dëshmisë për ‘Partizanin’: Privatizimi nuk varej nga Presidenca

By: E S
20 July 2026 at 14:51

Një orë pas dëshmisë së dhënë para togave të zeza në lidhje me dosjen “Partizani”, ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka ritheksuar për mediat se nuk ka qenë kompetencë e Presidencës për privatizimin e pronës në fjalë.

“Në kuadrin e reformave kishte 3 dimensione, politik qeveria ministria e mbrojtjes, e dyta ishte ekspertizë, në një procedurë zyrtare vinin për të marrë firmën e presidentit… Kjo është një çështje në gjykim… di të them se nuk ka qenë kompetencë e presidentit për të privatizuar pronat” u shpreh Bamir Topi për mediat.

Njëjtë si në seancën e mbajtur ditën e sotme për “Partizanin” ku theksoi se nuk ka pasur kompetenca për çështjen në fjalë, për të cilën sot hetohen ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Topi tha se bëhej fjalë për një periudhë reformash të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, që sipas tij asistohej nga ekspertë të Aleancës.

Në përmbyllje të fjalës së tij të mbajtur për mediat, ish-presidenti u shpreh se prona mund të qëndrojë shtetërore , mund të transferohet te bashkia ose futet në rrugën e privatizimit.

“Jemi duke bërë intervistën në 40 gradë, por në respektin tuja kemi pasur komunikim shumë të mirë. Një pronë që del nga plani i përhapjes del si pronë shtetërore, pastaj nëse doni mendimin tim ajo mund të qëndrojë në pronë shtetërore, mund të transferohet te bashkia, dhe e treta mund të futet në rrugën e privatizimit, se si bëhet nuk është çështja ime” tha Bamir Topi.

❌
❌