Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026Java News

Nga “mbiu” kjo protestë ?

5 June 2026 at 16:48

Nga ARTUR AJAZI

Do isha dakort me protestën, në rast se, ajo do të kishte një lider, një drejtues, një program, pra një “kokë”, siç ndodh në rastin e të gjitha protestave në botë. Nuk ka asnjë dyshim se, protesta e nisur para 4-5 ditëve në Tiranë, e ka zanafillën tek një “dorë e sprovuar”, madje mund të them se, ka kohë që tentohet të krijohet një situatë e tillë. A ka lidhje me faktorin e jashtëm, me situatën në Lindjen e Mesme, Rajon apo gjetkë ? Natyrisht që po. Vetëm dje, “protestuesit paqësorë”, nxorrën disi “kokën”, duke tundur një listë të gjatë me kërkesa. A thua, është rastësi, që në “pikun” e punës mes qeverisë së Edi Rama dhe Bashkimit Europian, dalin dhe bëjnë “protestë qytetare”, njerëz të ardhur nga qytetet dhe fshatrat e Jugut ? A thua, e kanë vërtetë me Zvernecin, Vlorën apo dhe bregdetin e Jugut ? Fakti që ata e nisën me Zvernecin, dhe dje dolën me “dorëheqje qeverisë”, tregon më shumë se kaq. Nuk ka dyshim se, shërbimet inteligjente, nga vende armike ndaj Shqiperisë, kanë kohë që presin rastin të krijojnë në Tiranë dhe gjetkë, trazira dhe situata kritike. Duan domosdoshmërisht të krijojnë rrëmuja, kaos, pakënaqësi, të pengojnë investimet e huaja, të pengojnë zhvillimin, të bllokojnë ecurinë e procesit të integrimit. Sot çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot, pyet me të drejtë, “nga mbiu kjo protestë”. Sepse në rast se do të ishin kundër investimeve amerikane, të paktën duhej të ngriheshin vlonjatët, zvërnecarët, apo dhe të tjerë banorë të asaj zone. Nuk ishte nevoja të vinin në Tiranë, nuk ishte nevoja as të manipulonin protestën e tyre me fëmijë, duke i vendosur megafonin, dhe duke i mësuar “thuaj poshtë qeveria, dorëhiqu Edi Rama”. Nuk kam dyshim, që ata janë shqiptarë, por personalisht i klasifikoj ata tek “shqiptarët e shitur”. Nuk ka asnjë kuptim logjik që, në vazhdën e procesit të integrimit, në mes të negociatave edhe për afrimin e investimeve amerikane apo dhe të tjera, në Tiranë të nisë “protesta qytetare me kërkesa politike”. Do ta mirëkuptoja protestën, në rast se ajo do të mbahej në Zvernec, në Vlorë, apo diku tjeter. Shqiptarët e ndershëm, ata që duan integrimin dhe zhvillimin, nuk u besojnë as “kërkesave dhe as thirrjeve të tyre”.

Before yesterdayJava News

Rrugët që vrasin

25 May 2026 at 13:59

Nga Artur Ajazi

Nje aksident me pasojë fatale për një 7 vjeçar, ngjau tek vendi i quajtur “Mengël” në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Shtetasi P. B. aksidentoi një vogëlush, që ndoshta shkonte në shkollë që në orën 8 të mëngjesit. Ishte fajtor apo jo, një gjë është e sigurtë, ai vend atje, edhe pse kanë vendosur “gomina frenuese të shpejtësisë”, mbetet një segment shumë i rrezikshëm. Atje kalojnë çdo ditë nga Veriu, Jugu, Lindja dhe Perëndimi, mbi 60 mijë makina të vogla, të mesme dhe të mëdha.

ARRSH, mbetet përgjegjësja kryesore e sigurimit të sigurisë për njerëzit në Mengël, Milot, Kolonjë të Lushnjes, kthesa e Shingjinit, Bradashesh, TEG, dhe kudo ka pika të rrezikshme. Në Mengël, ka një shkollë 9 vjeթare, e cila ka fëmijë që shkojnë atje çdo ditë. Ka mësues dhe prindër, dhe si mund të mungojë mbikalimi nga ARRSH-ja ? Si mund të vendosësh 2 gomina 12 metroshe, dhe të thuash se “tani janë të sigurtë fëmijët”, duke kursyer një mbikalim 5 mijë euro ?

Sipas statistikave të ekspertëve të Sigurisë Rrugore “afro 80 per qind e shoferëve në aksidente të tilla, janë krejt të pafajshëm”.

Natyrisht kjo pիr rastet kur ata nuk janë të droguar dhe të dehur nga alkooli. Kurse në 20 per qind të rasteve, janë 100 per qind, fajtorë, pasi kanë rezultuar të droguar dhe të dehur. Por ka dhe një gjë mjaft të rëndësishme. Mbi 90 per qind e shqiptareve nga mosha 7 deri 77 vjeça, janë krejt të paditur, sa i përket sigurisë rrugore, se si duhet të ecin në këmbë, se si duhet ti kalojnë vijat e bardha.

Mjafton të shohësh vijën e bardhë, dhe njerëzit lëshohen drejt saj, pa e kthyer kokën majtas-djathtas, madje duke folur edhe në celular.

Kjo ndodh vetëm në Shqiperinë, e cila po kërkon me urgjencë të futet në Bashkimin Europian. Besoj se, na duhen edhe nja 35 vite të tjera të ndryshojmë mentalitetin, kulturën, veset e trashëguara, dhe të qasemi më shumë me formatin e jetesës së europianëve. Jemi akoma 35 vite larg apo dhe më shumë prej tyre, pasi jemi të palexuar, të pakulturuar, dhe të pabindur ndaj rregullave dhe ligjeve të vendit ku jetojmë.

Një emigrant, sa vjen në Shqipëri, flak lëkurën e bananes kudo, flak bishtin e cigares kudo, parkon ku ti mbushet mëndja, dhe nuk e ka frikë fare policin, ligjin, shtetin e tij. krejt ndryshe ndodh kur ai rikthehet në vendin ku jeton dhe banon. Atje i bindet si “çeçua” ligjit dhe rregullave.

Ndaj ka ardhur koha, dhe është urgjente të mësohemi dhe të mësojmë pikësëpari fëmijët, me rregullat, me frikën e ligjit, pasi ata janë viktima të kaosit dhe rrumpallës së rrugëve tona. Edhe pse Policia Rrugore mungohet, punon, gjobit, dhe ndëshkon, duket se ka ardhur momenti që të merret edhe me këmbësorët e paditur. Edhe ata duhet të gjobiten, edhe ata duhet të ndëshkohen.

Kush ka një makinë, e kupton fare mirë situatën ku ndodhen sot rrugët dhe siguria rrugore, se si lëvizin sot këmbësorët në bulevarde, akse dutësore, kryqezime dhe rrugët e lagjeve. Duke mos dashur të shfajsoj 100 per qind ata që bëjnë aksidente, mendoj se rrugët tona sot vrasin, rrugët tona sot kanë nevojë urgjente për sinjalistikë europiane, kurse njerëzit për leksione sigurie.

Pse kaq urrejtje ndaj shqiptarëve?

21 May 2026 at 12:35

Nga Artur Ajazi

Ngjarja e ndodhur në kufirin me Maqedoninë (një vend i krijuar dhe aspak eutentik, me 40 studentët e nisur nga Tirana për të përkrahur protestën e studentëve në Shkup, mbetet më tepër se domethënëse për ne. dhe jo vetëm për ne, por edhe për qeveisjen tone. Personalisht besoj çdo rresht të shkruar në media mbi sjelljen kafshërore të policisë së Maqedonisë. Personalisht kam patur një ngjarje me policinë kufitare maqedonase. Ishte viti 1992, kur për herën e pare dilja jashtë vendit. Isha i shoqeruar me Albert Tafanin dhe një mik, që dinte maqedonisht. Edhe kur hymë në Maqedoni, por sidomos kur u kthyem, u sollën shumë keq. Fodullë, cinikë, arrogantë, mediokër, shkurt një rracë e keqe, që kur u dilte para shqiptari, e shikonin si “hasmin e tyre”.

Na mbajtën 4 orë në doganën e tyre, na thonin “keni vizë bullgare, kthehuni, shkoni në kufirin dhe doganën bullgare, merrni vulën atje, dhe pastaj të kaloni”. Na u desh të paguanim 50 dollarë seicili, plus pritjes 4 orëshe, dhe të kalonim drejt doganës tone, nderkohë që ishte errësuar, ora ishte 21.30. Kjo ndodhi, mu kujtua teksa lexoja lajmin e 40 studentëve të nisu nga Tirana drejt Shkupit. Maqedonasit, prej shekujsh janë spikatur si “më antishqiptarë se serbët”. Ata ndjehen inferior, ndjehen të përbuzur, ndjehen të vegjël para shqiptareve, dhe kjo i vret shumë.

Shkrimtari i njohur grek Niko Cariaqis, i ka cilësuar ata “si rraca më e keqe njerëzore në Ballkan”. Ndoshta shkrimtari i viteve ’60 është nisur nga të tjera sentimente, apo ndodhira në shekuj, por fakti është që  bullgarët nuk kanë shumë dashamirësi ndaj tyre. Në vitin 1994, Bullgaria kërkoi botërisht të fuste brënda kufinjve të saj  një pjesë të mire të Maqedonisë, afërsisht deri në Gostivar. Ndërsa pjesa tjeter me “qitap”, i takonte Shqipërisë.

Edhe pse në BE, edhe sot e kësaj dite Bullgaria, nuk tërhiqet nga ambicja e saj. Por duke u kthyer tek protesta e studentëve të Shkupit, do të thosha se, gjuha shqipe mbrohet me ligj nga Kushtetuta e RMV, ish- Maqedonisë, ndaj tentativa për të ndryshuar gjithçka u vendos nga faktori ushtarak i shqiptarëve, mbetet dështim total. Duke besuar plotësisht se problemi i gjuhës mbetet i zgjidhur për studentët shqiptarë në Maqedoni, pasi refuzimi do të sillte trazira të papara në atë shtet -kocaqi, mendoj se sjellja brutale e shtazarake e policisë maqedonase, duhet të jetë shkaku madhor që duhet të ketë Ministria jonë e Brendshme dhe ajo e Jashtme, për të nisur llogaridhënien ndaj strukturave qeveritare të Maqedonisë.

Edhe pas 35 viteve, maqedonasit kanë mbetur primitive në sjellje, arrogantë dhe brutalë në reagimet e tyre. Urrejtja ndaj shqiptarëve atje, dhe shqiptarëve të Shqipërisë, i ka kthyer ata në mesjetarë. Shkurt, ata janë rracë e keqe, dhe nuk e meritojnë delikatesën dhe mirësjelljen tonë.

Hetim, hetim, hetim….

19 May 2026 at 19:41

Nga Artur Ajazi

Në rast se ecet me ritme të tilla, ku një hetim zgjat me vite, dhe një gjykim po me vite, atehere nuk ka pse themi “bëmë reformimin e organeve të drejtësisë”.

Hetime, hetime, vetëm hetime. Zgjatje të afatit të hetimit. Zgjatje të afateve të gjykimit. Rikthim të hetimit, rikthim të gjykimit.

Dhe koha kalon, dhe afatet mbarojnë, dhe pastaj shijohen milionat e vjedhura. Pra, ja vlen që për 10 apo 20 milion euro të vjedhura, apo edhe më shumë, të bësh ca vite hetuesi, ca vite gjykim të zakonshëm apo të shkurtuar. O hetues, o prokurorë, o gjyqtarë të nderuar.

E di që, është e vështirë puna juaj. E di që keni arsye objektive të zgjasni hetimet, të shtyni hetimet, por koha kalon.

Dhe ish-pushtetaret, politikanët, drejtuesit e lartë, e kanë “luks” zgjatjen e hetimeve, zgjatjen e gjykimeve me vote.

Ka mbi 5 vite që janë arrestuar banditë e vrasës. Akoma nuk janë gjykuar, akoma nuk janë dënuar, akoma nuk po shijojnë vendimin e gjykatave, sepse organet tona të drejtësisë re, punojnë nën presion nga krimi, politika, segmente të ndryshme të strukturave të errëta.

Më thoni 1 vend të botës, ku arrestohet krimineli, politikani, ish-pushtetari apo pushtetari actual, dhe hetimet zgjasin me vite? Më thoni 1 vend të botës, ku të arrestuarit “VIP”, hyjnë e dalin nga burgu, paraburgimi, dhe shijojnë milionat e vjedhura, dhe i rikthehen jetës prej sheiku? Jo, nuk ka asnjë vend si yni. Edi Rama u përball fort, me strukturat e politik֝s së keqe, i theu ato.

Nisi reformën në organet e drejtësisë, dhe jo me qëllimin që, hetimet të zgjaten me vite, që proceset gjyqsore të zgjaten me vite. Sepse në raste të tilla thuhet se “ ku ishe, asgjëkundi, çfarë bërë hiç asgjë”. Ka ardhur koha dhe momenti, që drejtësia e re, e superpaguar nga taksat e shqiptareve, të tregojë sa e aftë është, të tregojë “dhëmbët” e saj, të justifikojë besimin e shqiptareve dhe politikës serioze. Janë mbi 162 mijë dosje në prokurori dhe gjykata.

Si do ti jepni “dum” ju të drejtësisë, ju prokurorë dhe gjyqtarë, malit me dosje që ka mbetur stok në zyrat tuaja ? Si do të jepni drejtësi për ata mijëra shqiptarë, që kanë vite e dekada, që presin drejtësi, që mezi presin vendimin e drejtësisë?

Nuk ecet me “hapin e breshkës” në drejtësi. Nuk ecet me mentalitetin “shtyje ta shtyjmë” në drejtësi. Vizitat e shpeshta në Tiranë të nderkombetareve dhe prokurorëve shqiptarë në Europë dhe SHBA, duhet të kenë efektin e duhur në përshpejtimin e hetimeve, gjykimeve dhe vendimeve mbi ata që akuzohen për krime, korrupsion, dhe vepra të tjera penale. Bashkimi Europian nuk të qas me mendësi të tilla. Ndaj, ka ardhur momenti ti jepet fund, sorrollatjeve, hetimeve dhe gjykimeve me vite, dhe të tregohet serioziteti dhe dinamika e duhur e drejtësisë së re.

Po Saliun kush do ta zëvendësojë?

7 May 2026 at 19:38

Nga Artur Ajazi

Nikollë Lesi pyeste Blendi Klosin, “pas 4 mandateve, kush do ta zëvënësojë Edi Ramën, e keni një plan B ? Sinqerisht nuk mendoj se një politikan që fiton 4 mandate, që arrin kulmin e suksesit politik, që shpie vendin në oborrin e Bashkimit Europian, pasi e ka marrë nga rrumpalla dhe balta, dhe që dukshëm votohet nga shumica e popullit të tij, të mendojë largimin. Kjo ka shpjegim logjik, por në rast se kurreshtja shtyn të pyesësh pambarim, atëhere këtu ka një problem tjetër. Shumica e shqiptarëve sot, pyesin thuajse çdo ditë se, “kush do ta zëvëndësojë Berishën në PD”. Dhe kjo për 1001 arsye. Partia Demokratike ka thuajse 13 vite që “lëngon”, që dobësohet, që braktiset, që humbet gara zgjedhore, që nuk arrin të fitojë simpatinë e militantëve, që nuk arrin të afrojë dukshëm faktorin nderkombetar. Dhe si mund të qëndrosh i heshtur, dhe të mos ngresh pyetjen e madhe, “ore kur do të largohet Berisha, kush do ta zëvëndësojë atë një ditë”. Përgjigja që ka ardhur dhe vjen dhe sot, është “ai është i përjetshëm nuk largohet, nuk zëvëndësohet”. Kjo pra është partia opozitariste. Kjo është partia që në 365 ditë, mban 465 konferenca shtypi pa vlerë, dhe nuk tregon aspak kujdes dhe respekt për vlerat dhe kontributin e anëtarësisë saj, që u drobit duke dalë shesheve, pa asnjë shpresë dhe besim për fitore. Kjo gjë duhet ta shqetesojë këdo që ndonjëherë pyet natyrshëm “ore po Ramën kush do ta zëvëndësojë”. Partia Socialiste ka patur gjithmonë një “plan B, C, D”, ka patur gjithmonë stabilitetin e duhur politik brënda saj, ka patur gjithmonë emra dhe figura emblematike, që janë gati kundoherë, të drejtojnë partinë. Në PS, ka ekzistuar dhe ekziston akoma “burimi i pashtershëm”, i emrave dhe figurave me vlera intelektualiste, me  kontribute reale në jetën politike të asaj partie. Fatos Nano qendroi 4 vite në burg politik, dhe po ta kujtojmë, Partia Socialiste, ishte aq e fuqishme si opozitë, sa Sali Berisha edhe pse në pushtet, zgjidhte të përdorte dajakun, për ti nënshtruar. Partia Socialiste , edhe pse me kryetarin Nano në burg politik, arriti të ruante organizimin, strukturat e saj solide, vijueshmërinë  normale sipas programit, dhe arriti të fitonte zgjedhjet mes plumbave në 1997. Pjekuria e saj politike, vinte dhe vjen, nga  “gurra” e madhe e emrave dhe elitave  intelektuale që nuk i kanë munguar kurrë. Ndaj mendoj se, kushdo që ka merak për “zëvëndësin e Ramës”, le të shuajë kurreshtjen tek PD-ja, tek partia e 1 njeriu, tek partia që prej 35 vitesh nuk njeh emër tjeter veç Doktorit, i cili ndoshta ka vendosur ta lerë me testament fatin e saj.

Burgjet plot

5 May 2026 at 16:41

Nga ARTUR AJAZI

Ka vite që burgjet mbushen , zbrazen, mbushen dhe prap zbrazen. Futen në burgje, kodoshët, hajdutët, drogaxhinjtë, kriminelët, të korruptuarit, prostitutat, djem, vajza, burra, gra, pleq, vendas dhe të huaj. Nga 5 burgje dikur, sot kemi 8 të tilla. Nga 2115 vende dikur, sot kemi mbi 9500 vende të tilla në të gjitha vendet e vuajtjes së dënimit. Ka burgje për burra, gra, djem dhe adoleshentë. Shpesh burgjet bashkojnë 15 vjeçarin me 35 vjeçarin, 40 vjeçaren me 65 vjeçaren. Shpesh bashkohen edhe krimineli dhe hajduti celularit, dhe bëhet një mish-mash, që prodhon dhunë, dhe raste ekstreme. Ka patur edhe vrasje, plagosje, dhunë mes grupimesh, dhunë ndaj gardianëve, mes policësh në burgje për të ndarë lekët e korrupsionit, etj. Dhe kjo ka ngjarë më shpesh. Prokuroria e Posaçme ndryshe SPAK, është treguar e “pamëshirshme”, dhe mirë ka bërë, ndaj ndonjë zyrtari që rezulton se ka vjedhur nga posti dhe institucioni, 3 apo dhe 13 milion euro. E ka arrestuar, e ka rrasur në qeli, dhe pasi ka kryer hetimet e “nevojshme”, e ka nisur në GJKKO. Prej andej, me “gjykimin e shkurtuar”, zyrtari ka marrë 4 apo 5 vite burg, dhe ka dalë nga burgu, pasi i futen në llogari, edhe vitet e qendrimit në qeli. Pasi del, natyrisht gëzon paratë e fituara me “djersën e ballit”, madje kërkon të rimarrë edhe ndonjë apartament të sekuestruar nga SPAK apo GJKKO. Ai del, kurse hajduti celularit vazhdon të mbetet në qeli, ai që ka vrarë me makinë ndonjë të pafajshëm del, pasi “nuk ka prova se ka kryer vrasje me dashje”, kurse ai që ka ndertuar ndonjë “mur pa leje” tek toka e tij, mbetet në qeli. Burgjet plot. Po me se, me fakirë, me ata që nevoja i ka çuar deri tek vjedhja e ndonjë biciklete apo celulari ? Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi masën ekstreme të “arrestit me burg”, duhet të ndergjegjësojë strukturat vendimarrëse të gjykatave poshtë saj. Në vitin 2022, një vjedhës celulari, kishte 9 muaj brënda, dhe as ishte pyetur nga prokurori. Sikur të mos ishin ankuar në media familjarët e tij, ai edhe sot e kësaj dite, do të ishte në burg. Nuk jam kundër arrestimeve të hajdutëve, mashtruesve, apo dhe kriminelëve të rrugës, por gjithsesi para arrestit me “burg” ka edhe gjoba të majme, që do të kishin efekte të jashtëzakonshme tek autorët e këtyre veprave penale. Edhe sikur të mos paguajë gjobën, ka sekuestrime të natyrave të ndryshme, që bëjnë efektin e duhur. Kjo për faktin sepse, mbushja dhe tejmbushja e qelive me individë të tillë, sjell natyrshëm situata dramatike në burgje. Hapja e kufinjve, liria e lëvizjeve, dhe vetë sistemi ky jetojmë, sjell pasoja negative në jetën dhe ambientin që na rrethon. Nuk mund të ndalësh të vijë në Shqipëri një shtetas nga SHBA, Europa, Kina, apo Lindja e Mesme , por mbetet detyrim ligjor ta kontrollosh dhe verifikosh në detaje. Sa autorë krimesh ka patur në 15 vitet e fundit, që kanë hyrë si “turistë”, dhe kanë vrarë, grabitur, apo sjellë drogë në Shqiperi ? Mbingopja e burgjeve në Shqipëri, mbetet problem i madh, po ashtu edhe në botë. Rritja e numrit të atyre që merren me trafiqe dhe vepra të tjera penale, ka vënë në vështirësi të madhe organet ligjzbatuese në pothuajse gjithë globin. Larmia e veprane të rënda penale në botë, e kalon me mbi 80 per qind, numrin e veprave penale të krimit të rrugës. Forcimi i ligjit, dhe zbatimi i tij në praktikë “gërmë për gërmë”, mbetet e vetmja zgjidhje për të ndalur rritjen e frikshme të numrit të personave që po mbushin burgjet në Shqiperi dhe jo vetëm. Kjo natyrisht duket e pamundur, por jo e paarritshme.

Krimi do përballje, jo tërheqje

27 April 2026 at 21:55

Nga Artur Ajazi

Analiza e SPAK-ut për vitin 2025, tregoi se, “krimi ka nisur të ketë përballje me shtetin, ligjin, strukturat, faktorin nderkombëtar dhe opinionin publik”. Raporti i kreut të SPAK-ut Klodian Braho, fliste për një punë të madhe, të tij personalisht dhe stafit të SPAK-ut, por a mjafton kjo ? Natyrisht krimi në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme. Nuk është më krimi i post 1990, nuk janë më kriminelët me “fiat punto”, që sillen vërdallë qyteteve, lagjeve dhe rrugicave, dhe bëjnë ndonjë vepër penmale e cila zbulohej “fët e fët”.

Sot krimi ka miliona, miliarda, sot krimi ka staf, makina mbi 200 mijë euroshe, ka lidhje të forta Brenda dhe jashtë vendit, ka pajisje dhe logjistikë, që edhe Ministria e Brendshme do ta kishte zili. Përballja me krimin duhet të jetë frontale, por dhe inteligjente. Hapja e Shqipërisë pas 22 Marsit 1992, ishte sa fatale, aq edhe  e domosdoshme. U kuptuan keq, hapja dhe liria. U kuptua keq demokracia, duke krijuar shkrehje të individit dhe shoqerisë. U masakruan pyjet, lagjet, fshatrat, qytetet, bregdeti, lumenjtë, liqenet. U ndertua vend dhe pa vend, atje ku kishte troje me pronarë ligjitimë, edhe atje ku kishte tokë shtet. U kioskëzuan qytetet. Ngjitur me godinat e bashkive dhe prefekturave, u ngritën kioskat e “të fortëve të lagjeve”. Kjo situate ndodhi e gjitha nga 1992 deri 1998. Ishte një katastrofë ekologjike, natyrore, njerëzore, që shpërfytyroi qytetet tona.

Nisën të lindin “bandat” e para, dhe kjo ndodhi pas hapjes së depove në Marsin e 1997. Megjithatë krimi në Shqipëri, akoma ishte minor, analfabet, dhe mendonte vetëm për të sotmen. Ikja masive jashtë vendit edhe e elementëve kriminalë, duket se i “shkolloi” andej nga shkuan. Disa nisën të bëjnë para me thasë nga droga, krimi, lidhnja me grupimet mafioze rajonale e botërore. Nisën të transferonin milionat e eurove në Shqipëri, dhe të merrnin leje ndertimi për resorte, pallate, vila, komplekse turistike, kuptohet nën emra të tjere. Nisi një epokë e re,  Shqipëria  po mbushej me “investime” nmga bota e krimit.

Duhej patjeter një goditje e fortë. Edi Rama erdhi me një premtim të madh, me një betim të madh, që ja kishte bërë vehtes, “Shqipëria duhej të ndryshonte nga themelet”. Reformoi drejtësinë, pasi duhej një “armë”  e fuqishme të thërrmonte celulat e tij, që kishin mbushur vendin deri në 2013. Pengesave të PD dhe Berishës, Edi Rama i përgjigjej me miratimin e proceseve reformuese në Parlament. Thirrjeve për anarshi, Edi Rama u përgjigjej me veprime konkrete ndaj bllokut të krimit dhe korrupsionit. Kishte ardhur koha e përballjes dhe jo tërheqjes, kishte ardhur koha e goditjeve dhe jo kompromiseve me krimin. Fijet e errëta të krimit, sërish lëvizin nën rrogozin e një opozite, e cila mban peng luftën ndaj tij.

E një opozite e cila pengoi, dhe vazhdon të pengojë reformimin e strukturave ligjzbatuese, duke inkurajuar krimin, dhe lidhjet e tij me politikën. Edi Rama ka zgjedhur mbështetjen ndaj drejtësisë së re, të asaj drejtësie që e forca e tij politike, Partia Socialiste e mbështeti fuqishëm. Edi Rama, ka zgjedhur betejën pa kompromis ndaj krimit, edhe pse ka pengesa dhe “shkopinj në rrota” nga një opozitë e shkatërruar, e cila ka si mision të saj, zhbërjen e shtetit, moszbatimin e ligjit dhe inkurajimin e krimit.

Çamëria nuk falet

24 April 2026 at 17:22

Nga ARTUR AJAZI

Ajo që ka ndodhur në 1945 me çamët, mbetet një dramë e përmasave të mëdha botërore. U shpërngulën nga vatrat, pronat dhe fshatrat e tyre, mijëra e mijëra shqiptarë të Çamërisë. Ishin në tokën e tyre, vatrat e tyre, pronat e trojet e tyre, u masakruan nga qarqet shoviniste helene, vetëm e vetëm të shfarosnin shqiptarët nga Greqia. U vranë, u masakruan, u dogjën, u lanë të pavarrosur mes fshatit dhe qyteteve, u vranë gra shtatëzëna, burra, pleq, të rinj dhe foshnje. Asnjë mëshirë nuk kishte nga kriminelët e Zervës. U ngritën natës, u rrahën, u qëlluan dhe përdhunuan, u vodhën, dhe u detyruan të linin vatrat e tyre, dhe të niseshin drejt Shqipërisë, apo dhe Turqisë. Nën petkun e “antimuslimanizmit”, grekët e Zervës, krijuan alibinë e madhe se “medemek çamët paskëshin bashkëpunuar me gjermanët gjatë luftës”. Por faktet flasin ndryshe. Me qindra e mijëra djem nga Çamëria mbushën formacionet partizane në Shqiperi por dhe Greqi. Ata ishin atdhedashës, ata ishin antifashistë. Këtë e treguan edhe gjatë luftës Italo-Greke, kur sabotonin repartet e Duçes, që fillimisht përparuan disi në tokën greke pas sulmit të papritur në 1941. Çemëria sot thërret, Çamëria nuk falet, Çamëria kërkon shpagim, kërkon ti rikthehen trojet dhe pasuritë e grabitura. Jam i sigurtë, se në rast se kjo dramë njerëzore, do të kishte ndodhur nga Shqipëria, mbi “pakicat greke”, kjo histori nuk do të falej kollaj nga Greqia. Në vitin 1947, Enver Hoxha e ngriti si problem në Paris, në Konferencën e Paqes. Ja përplasi në fytyrë palës greke, e cila sërish u justifikua se “çamët bashkëpunuan me pushtuesin gjerman gjatë lufës”. Fjala e Enver Hoxhës, dhe prekja e problemit të çamëve, bëri bujë, dhe krijoi tension në sallë. Madje pala angleze, reagoi duke u shprehur se “Enver Hoxha ka divergjenca me ne dhe grekët, ndaj dhe bëri ato deklarata”. Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet aleatja kryesore e Greqisë, dhe kjo u evidentua sidomos gjatë Luftës së Dytë, por edhe gjatë përplasjeve mes partizanëve të Enver Hoxhës dhe forcave monarko-fashiste greke në kufi në 1945. Përgjatë 45 viteve të komunizmit, duhet thënë se, nuk u diskutua shumë çështja çame. Mes nesh dhe grekëve, marrëdhëniet e “mira” u vendosën pas vitit 1972, por sërish Çamëria mbetej një dosje e mbyllur në dukje. Pas ardhjes së demokracisë, qeverisja e Sali Berishës, nuk bëri premtime direkte se “do të merrej me çështjen e çamëve”, edhe pse shumica e popullsisë çame në Shqipëri e votuan masivisht për Partinë Demokratike. Por çamët nisën lëvizjen e tyre, për një rrugëtim të gjatë sensibilizues ndaj dramës që përjetuan të parët e tyre. Ata ngritën shoqatën e tyre, dhe thuajse 90 per qind e tyre u anëtarësuan atje. Kishin mbetur gjallë akoma burra dhe gra të moshuara, të lindur në Filat dhe fshatrat e Çamërisë, që kërkonin të shihnin pas 45 vitesh, pronat dhe vatrat e tyre. Në kufi, nuk u lejua askush nga ata që kishin “vendlindjen Çamëri” të futej në Greqi. Ka prej tyre që ikën nga kjo jetë, me dëshirën e paplotësuar. Kaluan vite, dhe çamët në Shqipëri, krijuan partinë e tyre, PDIU. Një formacion politik, që fillimisht u bë i besueshëm, por shumë shpejt u braktis nga vetë çamët. Pazaret dhe intrigat elektorale të Shpëtim Idrizit, i kanë larguar çamët nga PDIU, nga partia e tyre. Dhe ky nuk mbetet shkaku i vetëm, pse sot çështja çame, nuk ka vëmëndjen e duhur nga çdo qeveri e post 1992. Rrallë ka patur politikan shqiptar, që e kanë ngritur çështjen çame si problem në Athinë, apo BE, pasi i ruhen “frikës dhe ndëshkimit helen”, në frenimin e procesit të integrimit në BE. Sot Çamëria thërret, Çamëria nuk falet, Çamëria kërkon drejtësinë e mohuar dhe vonuar. Viktimat e një kasaphane të ndodhur në fund të Luftës Dytë Botërore, në sytë e fuqive të mëdha, duan drejtësi. Çamët kanë të drejtën e njohjes dhe rikthimit të pronave, kanë të drejtën e rikthimit në vendin e lindjes, në atë tokë të bekuar e pjellore, që prej 81 vitesh e gëzojnë padrejtësisht dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet nderkombetare, grekët e sotëm.

A jemi qytetarë si europianët?

20 April 2026 at 21:22

Nga Artur Ajazi

Thuajse çdo ditë, në cepin e hyrjes së pallatit tim, gjej 2 ose 3 qese me plehra. Janë pelhrat e hedhura nga ballkoni apo dritarja e pallatit. Por nuk gjej vetëm tek pallati im. Gjej edhe tek pallati përballë. Ndoshta përtojnë të zbresin, dhe i hedhin nga lart-poshtë. Kjo natyrisht është edukata, është  kultura jonë e përgjithshme. Mbi 50 per qind e shqiptarëve, kështu veprojnë në lagje, në mes qytetit, në periferi të tij, në fusha, male dhe zona, ku ata  medemek shkojnë për “piknik”. Kjo kulturë kaq e dobët, u është injektuar të vjetërve, të mesmëve, dhe të rinjve.

Nuk ka ditë mos shohësh mosha të tilla, që hanë bananen dhe e hedhin në trotuare, mbarojnë çokollatën, dhe e hedhin ambalazhin në rrugë, ecin me makina 100 mijë euroshe, dhe e hedhin nga dritarja e saj lëkurën e bananes, apo kanoçen. Më keq akoma, bëjnë gati qesen e plehrave në shtëpi, dhe e hedhin nga ballkoni. Në parqe dhe lulishte, sheh plehra dhe mbeturina nga më të larmishmet. I hedhin rinia, por edhe pleqeria.

Pse vallë jemi kaq vulgarë, kaq të paedukuar, kaq të pakulturuar ? Pse kur dalim jashtë Shqipërisë, jemi aq të bindur, aq të kujdesshëm ? Natyrisht sepse atje ka ligje të zbatueshme, atje nuk të “fal”, as polici as qytetari. Madje qytetari sapo sheh një shkelje të tillë, sapo sheh se po dëmtohet mjedisi, parku, lulishtja, sapo sheh se po ndotet rruga, telefonon, dhe nuk ngurron të tregojë me gisht “shkelësin e ligjit”. Pse kjo nuk ndodh tek ne ? Pse jemi kaq neglizhentë, pse jemi kaq brutalë me natyrën, me mjedisin, me rrugët, parqet, lulishtet, sheshet e pallateve tona, dhe heshtim kur shohim një rrugaç, një nxënës shkolle apo dike tjetër, të thyejë pemët, reklamat, të prishë investimet e bashkisë ? Kjo ndodh sepse nuk e kemi në edukate ndjenjën e të bukurës, e mbrojtjen e hapësirave tona të përbashkëta. Qyteti dhe vendet e shlodhjes, mjedisi dhe natyra, janë pasuri e madhe e përbashkët.

Natyrisht fajtorë mbeten edhe organet kompetente si policia, ruajtësit e mjedisit, të cilët shpesh mjaftohen me “qortime vjeshte”. Ka ardhur koha që të bëhemi qytetarë, të bëhemi të ndjeshëm ndaj fenomeneve të tilla që na turpërojnë si popull. Diku pranë Muzeut Kombetar, një shtetas bullgar vinte vërdallë, dhe nuk po gjente vendin e duhur për të hedhur bishtin e cigares. Një shqiptar, do ta flakte atë në rrugë, pa asnjë merak se po ndotej ambienti. Edhe Bullgaria ka qenë vend komunist. Edhe atje kanë drejtuar  komunistët. Por duket se nuk është faji i “komunistëve” në Shqipëri. Kështu shfajësohen disa prej nesh, kur bie fjala tek shkalla e qytetarisë në Shqiperi. Ne duhet të frenojmë çdo imazh negativ, që na shtyn të gabojmë dhe shkelim ligjin.

Atje ku ligji nuk zbatohet, ka vend për dhunë- ka thënë një ish-diktator në Lindje. Padyshim “dhunën e ligjit”. Fenomene negative vihen re edhe tek emigrantët tanë, të cilët sapo shkelin në Shqipëri, sikur “infektohen” nga ambienti  që i rrethon. Edhe ata, ose parkojnë shumë keq makinat, ose hedhin kanoçet në vende të gabuara, veprime të cilat nuk do ti bënin kurrë në shtetet ku ata jetojnë dhe punojnë. Pra, ka ardhur koha ti themi  vehtes “e meritojmë të jemi pjesë e BE-së, për aq kohë sa nuk kemi adaptuar as elementët fillestare të edukates dhe kulturës qytetare”. Mendoj se këtu tek ne, do zbatuar “dhuna e ligjit”, derisa seicili nga ne, të qartësojë vehten mbi rëndësinë e mjedisit dhe hapësirave tona të përbashkëta.

Mjedisi kërkon ndergjegjësim qytetar

19 April 2026 at 17:10

Nga Artur Ajazi

Një ndër postulatet me efekt dhe vlerë shumë të madhe në opinionin publik, padyshim mbetet edhe ai që kryeministri i vendit Edi Rama e deklaroi qysh ditët e para të marrjes së postit të tij “mjedisi ynë pikësëpari kërkon nga të gjithë ne një ndërgjegjësim qytetar”.

Kjo ndoshta ishte spuntoja, e cila nxiti kryeministrin, ta marrë seriozisht punën, për zgjidhjen e problemeve të shumta që kishte dhe ka sot Shqipëria në këtë fushë. Ndërgjegjësimi i çdo qytetari dhe banori në zonat rurale, do të krijonte mjedisin e pastër, rrugët e qyteteve tona pa mbeturina, rrugët nacionale gjithashtu, por edhe rrugët rurale, të fshatrave e komunave.

Çdo turist i huaj që vjen dhe merr rrugën drejt peizazheve malore, ka nevojë të shohë rrugët e fshatrave të pastra, veç atyre në qytete. Dhe realiteti sot në Shqipëri është krejt ndryshe, nga çfarë ka qenë 13 vite më parë. Aksionet në terren, por dhe ndëshkimet ligjore, mbeten garancia e ruajtjes dhe vlerësimit mjedisor.

Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrrullshme urbane,të cilat kanë krijuar një faturë të konsiderueshme mjedisore. Rritja e transportit, mbeturinave urbane apo inerte, derdhja e ujërave të zeza në dete e lumenj, prerja pa kriter e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, djegia e gomave, gërryerja e maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi mjedis.

Shpesh njeriu nuk e kupton se ajo çfarë e rrethon, edhe nëse nuk mund ta shikoj si konkretisht ajrin, ndikon direkt në cilësinë e jetës. Njeriu shpesh bëhet indiferent ndaj çështjeve të mjedisit, deri në momentin që natyra reagon ashpër.

Ndikimi negativ mbi mjedisin, është një faturë që të gjitha shtetet po e paguajnë për zhvillimin e tyre. Për këtë arsye, shpesh, indikatorët e energjisë, transportit dhe mjedisit trajtohen së bashku, pasi është pothuajse e pamundur që të mos ndikojnë te njëri-tjetri.

Megjithatë, shtetet e zhvilluara kanë marrë angazhime serioze dhe po mundohen të japin shembullin e mirë se jo gjithmonë zhvillimi në përgjithësi dhe ai i industrisë në veçanti ecën paralel me ndotjen e mjedisit.

Nënshkrimi i Protokolleve, të tilla si ai i Kyoto-s për uljen e emërtimit të gazrave, tregojnë se shtetet e kanë rritur ndjeshëm vëmendjen e tyre ndaj mjedisit, pasi kjo lidhet drejtpërsëdrejti me cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. Akoma më i rëndësishëm është Protokolli i Gothenburg-ut, i cili përcakton tavanet për emërtimin e katër ndotësve më të rrezikshëm të ajrit, që krijojnë shirat acide.

Për rrjedhojë, të dhënat mbi indikatorët e mjedisit janë shumë të rëndësishëm, pasi ndihmojnë në hartimin e politikave dhe strategjive, vendosjen e objektivave dhe çfarë është më e rëndësishme, përcaktimin e hapave që duhen ndërmarrë.

Tërësia e këtyre indikatorëve ndihmon në dhënien e një pamjeje të qartë të situatës dhe ndihmon vendimmarrësit për të qenë sa më efektivë në punën e tyre, por ndihmon edhe qytetarët, bizneset, investitorët e huaj, etj.

Ministria e Mjedisit ka projektuar një grup artikujsh që lidhen me disa indikatorë të mjedisit, duke i krahasuar ato herë pas here edhe me mesataren e vendeve të BE-së. Jo në pak raste shifrat janë alarmante.

Ndotja në disa zona bregdetare ka qenë disa herë mbi parametrat e lejuar, mbeturinat urbane janë në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e tyre riciklohet.

Përgjithësisht, ato digjen. Probleme pa fund shfaqen në trajtimin e mbeturina spitalore, kimikateve të derdhura nëpër lumenj, në ajrin që thithin kryeqytetasit dhe jo vetëm, pluhurat për shkak të ndërtimeve apo ndotjes akustike në qendrat e banuara. Probleme mbart edhe administrimi i burimeve ujore dhe zonave të peshkimit.

Raporti për Gjendjen e Mjedisit i vitit 2025 e përcaktonte vendin tonë si “një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm.

Ndoshta Shqipëria nuk është ndër vendet më të ndotura në botë, por duhen marrë urgjentisht masa për ndërprerjen e masakrës mjedisore dhe paralel me të hapa konkret për përmirësimin e situatës.

Për të arritur këtë mbetet thelbësore ndërgjegjësimi qytetar, si një “detyrë shtëpie” për secilin nga ne.

Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

16 April 2026 at 15:56

Nga ARTUR AJAZI

Edi Rama ka vendosur qysh në 2013, që shtetin do ta bënte me ligje, me profesionistë, me intelektualë, me artistë, me ekonomistë, me elitën e Shqipërisë. Kushdo që e dëgjoi për herën e parë, “shqeu” sytë, dhe tha se “kot e ka, asgjë nuk bën, e ka të vështirë”. Kishin harruar se, Edi bëri Tiranën, e ç’moçalizoi, e ç’krimbi nga pocaqia, e ndertoi, e pastroi, e zhvilloi, aq sa të huajt nuk u besonin syve. Ndaj dhe ishte i vendosur ta bënte edhe Shqipërinë. Kushdo që ka një ide, dhe tenton ta bëjë rezlitet, ka hedhur hapin e parë drejt progeresit- ka thënë Devit Northmund. Dhe Rama e kishte idenë, e hodhi edhe “hapin e parë” duke e nisur me Tiranën, dhe pastaj me gjithë Shqipërinë. Kushdo e kujton se si, pas 60 ditësh nga ardhja në pushtet në 2013, Berisha nisi ta “godiste”, duke shpifur dhe duke paralajmëruar se “opozita do të ishte e pakursyer në betejën me Edi Ramën”. Dhe ashtu ndodhi. Por ç’ngjau ? Hiç asgjë. Në gjithë betejat e tij donkishoteske, opozita dhe kreu i saj Berisha, vetëm sa dëmtuan partinë e tyre. Vetëm sa shkatërruan, ç’organizuan dhe firuan partinë nga ata pak intelektualë, të cilët mendonin se “Berisha do të ndryshonte një ditë”. Shteti i Berishës, ishte ngritur mbi “kërrcunj”, mbi militantizmin e atyre që u bënë drejtorë dhe ministra me diploma “Kristali”, dhe qeverisja e tij dihet se si ishte, dhe si përfundoi. Kurse Edi Rama, theu çdo mendim, iluzion dhe shpresë të atyre që menduan dhe besuan se “me ardhjen në pushtet do të bënte siç bëri Saliu”. Kishin gabuar. Kishin harruar se, të qeverisje me Edi Ramën, duhej të ishte 24 orë në punë, në shërbim të postit dhe qytetareve. Kishin harruar se, të ishe në ekipin e Edi Ramës, nuk kishe shansin të vidhje, dhe pastaj të merrje mbrojtje nga partia. Kishin harruar se, Edi Rama nuk erdhi në pushtet për “inatin” e Saliut, por për të nisur një rrugëtim të gjatë historik. Duheshin ndryshuar nga themeli të gjitha, duke nisur nga mentaliteti, institucionet, stili dhe përvoja e drejtimit të tyre. Duheshin njerëzit e duhur, që nuk mungonin. Rruga e qeverisjes mbetet e vështirë gjithsesi, ndaj dhe nuk munguan as “dritëshkurtërit” që menduan se “u bë deti kos”. Ata sot janë prapa hekurave, dhe nuk kanë shansin të rikthehen atje ku ishin, qoftë edhe tek Partia Socialiste. Kush ka punë me ligjin, nuk ka punë me PS. Kaq e thjeshtë është. Ndaj dhe Edi Rama fitoi, dhe do të fitojë edhe mandate të tjera qeverisëse. Shteti nuk ndertohet me gjumashë, me mediokër, analfabetë dhe militantë të babëzitur. Shteti nuk ndertohet as me “kërrcunj”, pasi do “lëndë të zgjedhur”. Dhe kjo nuk i ka munguar kurrë Partisë Socialiste, ndaj dhe ka shansin sot të jetë, udhërrëfyesja e Shqipërisë në “km” e fundit drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

15 April 2026 at 11:29

Nga Artur Ajazi

Prej  5 muajsh, Dr. Zheni Bebi Gjergji, drejton Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ish-deputetja e Sali Berishës, kapërceu çdo kufi politik, çdo mentalitet provincialist, çdo imagjinatë militanteske, dhe i tha “PO” propozimit që i erdhi nga  Ministria e Shëndetësisë, për të marrë postin e drejtueses së Spitalit Rajonal të Elbasanit. Dhe nuk kish si ndodhte ndryshe. Dr. Zheni, kishte dhënë prova, kishte dhënë kontribute, përgjatë karrierës saj si mjeke, si grua, si shoqe dhe si kolege. E akuzuan, dhe shpifën ndaj saj. I thanë “tradhëtove PD, tradhëtove Berishën”, por ajo kishte vendosur si në 1995, të ecte me guxim drejt një rruge të gjatë, që i kishte përcaktuar kariera e saj si mjeke.

Gjithmonë pranë punës, profesionit, pranë njerëzve, kolegëve, duke mos kursyer asgjë. Tek e pyet Dr. Zhenin për profesionin, karierën, politikën, dhe pëshpërimet e një pjese militantësh pas emërimit saj si drejtoreshe e Spitalit Rajonal Elbasan, ajo thotë se “në vitin 1995 kam bërë një betim, atë të Hipokratit. Në vitin 2021 bëra një tjetër betim, atë të deputetit. Deri më sot nuk kam tradhëtuar asnjërin. Ndaj dhe në përfundim të kapitullit më të rëndësishëm në rrugëtimin tim jetësor, angazhimit si përfaqësuese e Qarkut Elbasan në Kuvendin e Shqipërisë, kam detyrimin të pohoj se ka qenë privilegj i thellë dhe përgjegjësi e lartë të kem patur nderin të përfaqësoj qytetarët e mi në tempullin e vendimmarrjes kombëtare”

Sipas saj “kjo etapë e angazhimit tim publik, nuk përbën thjesht përmbylljen formale të mandatit politik, por përfaqëson një moment reflektimi mbi një rrugëtim të ngarkuar me sfida, përballje njerëzore dhe përjetime të thella, të cilat do të mbeten përherë të gdhendura në kujtesën dhe dinjitetin tim.Përfshirja ime në politikë nuk lindi si aspiratë për privilegj, por si një mision i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm, me bindjen e palëkundur se zëri i qytetarëve, duhet të kenë përfaqësim të denjë dhe të ndershëm.

Në këtë frymë, kam folur me kurajo, me ndershmëri, dhe pa lëkundje kompromisi”. Dr. Zheni nuk di të bëjë pazare mbi kurriz të profesionit, dhe kjo ndoshta lindi si padashur thashethemnajat pas emërimit të saj. ajo “theu” çdo kufi të mentalitetit provincialist, u dha përgjigjen e duhur “opozitarëve dhe demokratëve” në qytetin e saj në Elbasan, dhe u tregoi atyre me vepra se “rruga e duhur e zhvillimit, integrimit, dhe kujdesit ndaj qytetarit, nuk është bojkoti, nuk është mëria, shpifja dhe baltosja, por bashkëpunimi institucional, duke vënë mbi gjithçka interesin e qytetarëve”.

Prej 5 muajsh Dr. Zheni në postin e drejtoreshës së Spitalit Rajonal Elbasan, ka arritur të vërë në  funksion të plotë Shërbimin e Logopedisë që dikur mungonte, ka rinovuar  plotësisht Shërbimin e Infermierisë, Kardiologjisë, Pediatrisë, Urgjencës, etj. Duke lënë pas, paragjykimet e një kohe të shkuar, Dr. Zheni ka vendosur ti qëndrojë besnike “Hipokratit” dhe qytetarëve të saj.

 

Merruni me të ardhmen, jo me PD

13 April 2026 at 22:53

Nga Artur Ajazi

Pothuajse prej 3 dekadash, mediat, njerëzit, politika, ekonomia, bujqesia, policia dhe ushtria, po merren me kotësinë. Po merren me diçka që, as sjell “bereqet”, as sjell progres, dhe as sjell të ardhme. Po merren me Sali Berishën dhe Partinë e Tij prej 35 vitesh. Po e sfumojnë, po e sulmojnë, po e mësojnë, po i japin leksione dhe këshilla, i tregojnë “rrugët e ribashkimit dhe pushtetit”, po e trajtojnë ekzistencën apo mosekzistencën e saj, sikur të ishte “fundi botës”. Dhe e dini pse ?

Sepse ne kurrë nuk shohim fillimisht nga e ardhmja, por i rikthhemi të shkuarës, merremi me të shkuarën, e lakojmë e tjerrim, e modifikojmë, e zbresim dhe hipim në pode, dhe harrojmë se kemi humbur shumë muaj dhe vite, duke u marrë me gjëra koti. Kemi humbur muaj, vite, dhe dekada, duke mos parë nga e ardhmja jonë, e familjeve dhe brezave. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Merren me fantazmat e një kohe të shkuar, e cila ka sjellë shkatërrime, zjarre, viktima, regres. Ndaj mendoj se, askush nuk duhet të humbasë kohën e tepërt dhe jo vetëm, duke u marrë me një parti, që është pronë private, dhe jo “aset kombetar”, me një parti që kurrë nuk ka njohur brenda saj lirinë, demokracinë, zhvillimin, riorganizimin, rinovimin, dhe barazinë gjinore dhe politike. Me një parti  politike që gjithmonë kur ka patur pushtetin, ka sjellë regres, shkatërrim, denigrim të vlera kombetare, ka sjellë vetëm cfilitje për shqiptarët, dhe zhgënjim për nderkombetaret.

Ka ardhur koha dhe  momenti, që siç thotë Edi Rama “ ti kthehemi Punëve të Shqiperise”, ti kthehemi shikimit nga e ardhmja, ti kthehemi dashurisë mes njëri-tjetrit, ti kthehemi punëve tona, dhe të lëmë pas thirrjet e një partie, dhe një kryetari partie, që ka 35 vjet, që shikon interesin e tij, që ujdis punët e tij, dhe që mban peng të ardhmen tonë. Se ç’bën ai me partinë e tij, kjo as më intereson fare. Po ashtu edhe shqiptareve, as u  intereson fare. Por të paktën të mos pengojë në shqip dhe anglisht progresin e vendit. Të mos gënjejë  dhe mashtrojë faktorin nderkombetar  duke u bërë njollë turpi për procesin e integrimit të vendit.

Një parti politike, që ka sjellë shkatërrimin e shtetit dhe vendit në 1997, që solli  dhe po sjell  mijëra viktima me armët e depove të ushtrisë, një parti politike që mbeti ekraneve  duke nxirë realitetin dhe duke mashtruar shqipëtarë dhe të huaj, një parti politike që mbart mbi shpinë fatura të tmerrshme penale, kurrë nuk ka pse merr vëmëndje mediatike dhe popullore. PD dhe Saliu, janë e shkuara, janë e djeshmja, janë e vjetra, janë e grisura, dhe kurrë nuk mund të bëhen të besueshëm derisa të japin llogari për çdo fatkeqësi që kanë sjellë për shqiptaret dhe Shqiperinë.

Për tuafët, që besojnë tek “përçarja” e PS

31 March 2026 at 17:38

Nga ARTUR AJAZI

E kujtoni KPD-në e famshme socialiste ? E kujtoni se si u “kacafytën” për 4 orë rresht live para kamerave, dhe pasi dolën nga mbledhja u bashkuan dhe ishin të gjithë rreth Nanos në kafe ? Kjo pra është Partia Socialiste. Kjo është partia e cila ruan vlerat, ruan bashkëpunimin, ruan lirinë dhe demokracinë e brëndshme, ruan trashëgiminë dhe emrat e saj kontributorë. Kjo është Partia Socialiste, që kurrë nuk ka bërë kompromise me tarafet, kulisat, inatçorët, të shiturit, matrapazët, dhe ka mbetur force politike progresiste. Ardhja e Edi Ramës, natyrisht solli një frymë të re Brenda Partisë Socialiste. Puna në grup, suksesi në grup, arritjet në grup, qortimet në grup, mëkatet seicili të vetat. Fitorja e madhe e 2013, e ngriti Partinë Socialiste në nivele europianiste, e transformoi në thelb, dhe riorganizoi strukturalisht. Partia Socialiste edhe kur “çahet” bashkohet shpejt. Atje në gjirin e tyre nuk ka “qejfmbetje” pas mbledhjes, dhe nuk ka skenarë para saj. Edi Rama, ka arritur të përçojë tek çdo socialist, frymën e besimit, ka ngjallur shpresën, dhe ka ndryshuar mentalitetin e drejtimit dhe bashkëpunimit mes tyre e progresistëve të çdo krahu politik. Në Partinë Socialiste nuk vegjeton harbuti, dembeli, paraziti, spekulatori, pabesia, hipokrizia, pasi mbetet partia e vlerave europiane, duke qëndruar larg klanizimeve dhe krahinizmave. Në Partinë Socialiste ka kritika, ka debate, ka vlerësime, ka liri dhe demokraci të brëndshme, ka vlera dhe figura të çmuara që kanë dhënë dhe japin ndihmesën dhe kontributin e tyre sot në procesin e integrimit dhe qeverisjes së vendit. Të fitosh 4 mandate qeverisëse, do të thotë se, ke arritur majën e besimit dhe shpresës tek populli, se ke arritur falë punës dhe vlerave intelektuale, të krijosh bindjen tek shumica e popullit se “arritjet dhe suksesi buron vetëm nga qeverisja e socialisteve dhe Edi Ramës”. Nuk ka nevojë për elozhe Edi Rama, ashtu siç nuk ka nevojë për lëvdata edhe qeverisja e tij. Modeli i suksesit duket tek puna, tek ndryshimi qyteteve, fshatrave, rrugëve, fushave dhe maleve, tek rritja ekonomike, tek ndryshimet strukturore dhe institucionale të cilat deri para 10 viteve, as që besohej se do të arriheshin. Si mund të mendosh, aq më keq ta besosh se, një PD e çoroditur, dhe një kryetar i përjetësuar në seli, të fitojnë zgjedhjet përballë një Partie Socialiste që i ngjet “uraganit” në fushatë elektorale ? Si mund ti besosh votën, një partie që kur ka patur pushtet, ka shkatërruar, vjedhur, vrarë, dhe turpëruar Shqipërinë në arenën nderkombetare ? Si mund ti japësh votën një partie, që merret prej 35 vitesh me biografinë e çdo socialisti, që përgojon çdo kundershtar politik, duke i hyrë në familje dhe krevatin e tij ? Ndaj, askush të mos fërkojë duart dhe askush të mos mendojë se, Partia Socialiste mund të “çahet” nga debatet, liria dhe demokracia e brëndshme. Ajo ka qenë dhe mbetet, vlerë kombëtare në politikë dhe jo vetëm.

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

29 March 2026 at 18:44

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë kur “nxehen gjakrat” në Rajon, apo në Lindjen e Mesme, për habi, në Shqipëri do të nisin të lëvrinë antishqiptarët. Ata duan që, trazirat e Iranit ti sjellin në Shqipëri, ata duan që trazirat e Ukrahinës t’i përjetojmë në Shqipëri, ata duan që ngjarjet në Venezuelë, t’i ngjasojnë atyre në Shqipëri.

Pra kemi të bëjmë me një “bërthamë” të fuqishme të shiturish, bashibozukësh, që duan medoemos të lindin edhe tek ne trazirat, krizat, dhe të ndodhin ngjarje të jashtezakonshme. Por kush kërkon kaos në Tiranë, kush kërkon ta trazojë vendin, kush kërkon të panikosë në çdo kohë shqiptarët?

Janë shumë, duke nisur nga politika, nga shoqatat, nga “të pavarurit”, apo dhe nga ajo që e quan vehten “shoqeria civile”.

Të gjitha të molepsura dhe të bëra “pis” nga bakshishet dhe paratë e hasmit, që kërkojnë që në Shqipëri të ndjehet kriza më fort se në Itali, që kërkojnë që të mos ndertohen rrugë, ura, tunele, hekurudha, të rritet ekonomia, të mos fjasin mirë europianët dhe amerikanët. Ata fërkojnë duart, gjithmonë kur egërsohet Serbia, Rusia, kur hakerat e Iranit, ndërhyjnë në institucione, dhe nisin akuzat ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit.

Madje duan të “ikë Edi Rama sepse Trump sulmoi Iranin”. Sa qesharakë bëhen të shiturit. Dhe sa mediokër janë, ajo pjesë e politikës që mendon se “bashkë me Iranin do të bjerë edhe Edi Rama”. Propaganda e tyre idioteske arrin deri atje sa, në daljet publike dhe konferencat e shtypit, kanë nisur së fundi, ti sulen lidershipit të Bashkimit Europian “sepse mbrojnë Ramën, sepse janë të blerë nga Rama”.

Shkurt dhe qartë, politika destruktive në Shqipëri, mbetet e shitur dhe antishqiptare. Ajo ka kërkuar dhe po kërkon, destabilizim, frenim të procesit të ndertimit, zhvillimit, integrimit, dhe sigurisë kombetare. Sot më shumë se kurrë, shqiptarët duhet ti thonë “JO” thirrjeve dhe ftesave për protesta dhe revolucione “paqësore” të një partie, dhe një njeriu që kurrë, nuk bëri diçka të mirë për vendin dhe popullin e tij.

Ai asnjëherë më parë, (qysh nga shekulli kaluar) Shqipëria nuk ka patur kaq shumë bashibuzukë dhe të shitur, që janë gati ti vënë zjarrin vendit për interesin dhe xhepin e tyre. Si kurrë më parë, interesat tona kombetare, nuk kanë qenë kaq të rrezikuara nga këta antishqiptarë, që kanë afro gjysëm shekulli që po bëjnë lojëra të turpshme kundër vendit të tyre.

Shqipëria kishte vite që vuante për “lider dhe timonier”, që ta drejtonte denjësisht drejt progresit cilësor, zhvillimit, integrimit mendor, politik, ekonomik dhe social. Interesat dhe siguria jonë kombëtare, nuk mund të mbahen dhe mbeten peng i antishqiptarëve, pasi fatmirësisht vendi ka rënë në duar të sigurta, duke patur mbështetjen e fuqishme edhe të faktorit nderkombëtar.

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

27 March 2026 at 17:31

Nga ARTUR AJAZI

Gjatë periudhës kur ishte në opozitë, Edi Rama u tregoi shqiptarëve se “ai di të bëjë shumë mirë edhe opozitën”. Dhe këtë e bënte, jo vetëm në sallën e Parlamentit, por edhe në bulevarde, rrugë, sheshe dhe kudo. Ishte frymëzuese beteja e socialistëve asokohe, aq sa mbetet edhe sot frymëzuese edhe pas 13 vitesh qeverisje. Edi Rama u mbështet tek vegjëlia, tek baza e partisë, tek të lëkundurit e PD-së, u bëri thirrje të pavendosurve, dhe u tregoi me vepra dhe jo me fjalë, programin real që kishte ai për Shqipërinë Europiane. Shqiptarët i besuan në masë, ndaj dhe erdhi në pushtet me mbi 1 milion “shuplaka” ndaj Sali Berishës. I besuan fjalës, por dhe veprës tij. Kishte qenë 3 mandate kryetar bashkie në Tiranë, dhe kishte pastruar pocaqitë e lëna nga paraardhësit e tij demokratikas, dhe lulëzuar kryeqytetin si asnjë tjetër. Kishte qenë minister dhe njihej për frymën novative dhe fjalën e mbajtur, kishte qenë pranë politikanëve të njohur dhe kishte marrë prej tyre, gjithçka i duhej për të qenë nesër një lider partie, dhe kryeminister dinjitoz.

Beteja e Edi Ramës opozitar, me Sali Berishën në pushtet, ka qenë ndër më historiket në Shqipëri. Në zgjedhjet e 2013, Berisha nuk kishte përballë Nanon e butë, por uraganin Rama. Dhe profecia doli. Nuk e përballoi, duke humbur thellësisht, si asnjë parti tjeter në Ballkan. Betejat e Berishës në 35 vite pluralizëm, mbeten beteja pa bosht, pa vizion, pa program, çorientuese, dhe aspak frymëzuese, të dhunshme dhe denigruese. Qysh nga Tetori 1996 deri sot, Partia Demokratike, kurrë nuk ka qenë fituese e ndonjë palë zgjedhjeve. Në 2005, PD fitoi sepse “kallauzi ishte në majën e PS”, dhe fitorja ishte më tepër befasuese, se e papritshme për vetë Berishën. Dhe qeverisi, ashtu siç e dimë, dhe kemi provuar, me militantë të pangdhendur, me vjedhës, zhvatës, dhe administrate krejtësisht të politizuar. Berisha e kishte të qartë që në 2005, se mund të qeveriste vetëm 1 mandat, dhe se humbja do të ishte spektakolare në 2009. Por ja që, guxoi dhe shkeli “mbi mina” kur abuzoi me zgjedhjet e 2009, duke marrë padrejtësisht edhe 1 mandat të ri.

Dihet se si qeverisi PD dhe Berisha. Dihen skandalet dhe badërrdia e ministrave dhe atyre që ai mbante pas vehtes në ministry dhe kryeministri. Nuk lanë para investimesh pa zhvatur, toka dhe gjithçka duhej për të pasuruar vehten. Iku nga pushteti në 2013, dhe koha dhe faktet po tregojnë se, PD dhe Berisha, nuk kanë shanse të vijnë më në pushtet. Loja me “skandalet e korrupsionit”, duket se nuk po i jep rezultate dhe “suksese” Berishës, i cili ka 10 vjet që endet prokurorive dhe gjykatave, shesheve dhe bulevardeve, duke shpresuar se “mund ta hedhë Edi Ramën me shishe molotovi”. Suksesin dhe dështimin në politikë, e ndan vetëm 1 votë më tepër. Deri tani Edi Rama, ka treguar se suksesin e tij në politikë përballë Berishës, e ndajnë mijëra vota. Kaq mjafton për të kuptuar drejt, filozofinë e njërit, dhe vizionin e tjetrit.

Ku janë 457 km shina ?

25 March 2026 at 18:43

Nga Artur Ajazi

Paska qenë “i poshtër ai diktatori”. Në afro 35 vite, shtroi në gjithë Shqipërinë plot 457 km shina. Shtroi shina, hapi tunele, bëri trase dhe rrugë dytësore për trenin e pasagjerit dhe të mallrave. Ngriti sinjalistikën e duhur hekurudhore, dhe kishte në plan të çonte trenin në Korçe, por ndodhi hataja, dhe projektet u lanë pas dore. Por ç’ngjau ? Na erdhi “dhemokracia”. Nisën protestat, nisën të lëvrinin skuthët e agjenturave, që deri dje i kishin shërbyer PPSH. Ishin fshehur mirë e mirë, dhe tani kishte ardhur koha të vepronin. Erdhi “dhemokracia”, me  kryeshkatërrimtarin e vlerave kombetare. Erdhi “medemek liria” ndaj  Saliu dhe Azemi u nisën ti thonë shqiptareve, “prishni çdo gjë të Enverit, shkatërroni veprat, uzinat, fabrikat, magazinat, depot, hekurudhat, shinat, armatimet, municionet, gjithçka që është komuniste”. Dhe populli, popull mbetet. Asokohe shumica ishin edhe paksa të ekzaltuar nga “liria dhe dhemokracia”. Nisën të pinë edhe coca-cola, pepsi, nisën të ushqehen me domate turqie, sallatë greqie, bukë serbie, dhe gjithçka e ardhur nga jashtë. Azemi në Mollas të Kolonjës u tha fshatareve se “shkulini mollët, nuk ju duhen, janë të Enverit, do të na vijnë nga Amerika”. Dhe fshatarët nuk lanë 1 pemë mbi tokë. Ashtu bëri edhe në Sarandë e Himarë, kur u tha fshatareve, “nuk na duhen limonat dhe portokallet e Enverit”. Por nuk u ndalën me kaq. Ftuan gjithë fshataresinë nga Veriu e Jugu, “zbrisni nga malet dhe fushat, ejani në qytete dhe ndertoni dhe jetoni ku të doni”. A kuptoni miq, Shqipëria kishte rënë në duart e antishqiptareve dhe shkatërrimtarëve, të një partie, që pretendon edhe sot se “ka sjellë pluralizmin”. Nuk u mjaftuan me kaq. Nuk lanë shina e trarë hekurudhe pa shkulur. Mbi shina bënë banesa, lokale, bllokuan oborret e stacioneve të trenit, dhe shitën për skrap mbi 457 km shina. Badërrdia po shkatërronte shtetin, vendin, qytetet dhe zonat industrial, dhe shteti i Berishës bënte sehir. Ku janë sot 457 km shina, kush i mori, kush i shiti, kush u pasurua me milionat e tyre ? Përgjigja dihet. U pasuruan ata që i shkulën dhe i shitën në furrat e skrapit në Malin e Zi, Turqi, etj. U hetua njëri ? Aspak, madje mburreshin deri vonë se “hekurudha e Enverit ishte kot fare”. Por në fakt Hekurudha ishte arritja më madhështore e atij regjimi. Populli vërtetë nuk kishte makina dhe luks transporti, por lëvizte me tren nga Shkodra deri në Vlore, nga Durrësi deri në Pogradec, apo gjetkë. Trenat ishin plot, pasagjeri dhe ai i mallrave. Në disa qytete, mbi shina u ngritën pallate, u dhanë leje ndertimi për lokale dhe resorte, dhe askush deri sot nuk është marrë i pandehur, dhe askush deri sot nuk është dënuar. Hetimi dhe dënimi duhet të nisë nga ish-ministrat e Aleksander Meksit, dhe të vazhdojë me ata të 25 viteve të shkuara. Sot Edi Rama po përpiqet të rikthejë hekurudhën, si e vetmja zgjidhe perfekte për transportin e mallrave dhe njerzve, ashtu siç e ka gjithë bota. Por kostua mbetet e lartë, shumë e lartë. Pavrasisht kësaj, ajo që mbetet ende enigmatike, mbetet pyetja që shoqeron çdo shqiptar sot, “ku shkuan 457 km shina, kush i vodhi, kush i shiti, kush u pasurua me paratë e tyre”. Nuk po flasim për vagonët dhe lokomotivat, që janë miliona të tjera të zhvatura nga ata që kanë qeverisur. Të paktën SKAP-i, kur të ketë kohë, le ti hedhë një “sy” edhe këtij problemi, që mbart brenda korrupsion të pastër.

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

23 March 2026 at 16:40

Nga Artur Ajazi

Personalisht jam pro-protestave, pasi ato “trazojnë” ca ujëra, dhe ndreqin ca gjëra të tjera. Por protesta si këto të opozitës milionere, nuk kam parë dhe dëgjuar gjëkundi. Hapni celularin, hapni rrjetet sociale dhe televizorin, shkoni ku të doni, madje edhe në Afrikën e Jugut, atje ku politika nuk ka aq “klas” sa ka në Europë. Edhe atje, nuk do të gjeni parti politike apo dhe sindikata, që protestojnë kuturru. Pse, për çfarë, për ku, për cilin, dhe për çfarë kauze logjike proteston sot Partia Demokratike ? Për hiçgjë. Proteston sepse u bënë mbi 13 vjet që “gërryen xhepat” dhe nuk nxjerr milionat, proteston sepse u bënë mbi 13 vjet, që shikon Edi Ramën se si nderton, investon, fiton zgjedhjet, rrit bashkëpunimin me faktorin nderkombetar, dhe synon të mos e zgjasë edhe më shumë, anëtarësimin për në Bashkimin Europian. Berisha po e bën njëlloj si ai në fshat, që sa here shikonte komshiun që shtonte nga një dhomë, që investonte dhe rriste prodhimin e të mbjellave, dilte në ballkon dhe thërriste “o hajdut, ku i gjete paratë që investon, ku i gjete paratë që mbjell grurin, dhe prodhon zarzavatet”. Por komshiu nuk donte t’ja dinte, dhe vazhdonte punën, kurse dembeli dhe i padituri rrinte gjithë ditën majë murit dhe shante. Kjo po ndodh edhe me Sali Berishën dhe ata që i shkojnë mbrapa, duke kujtuar se “me Doktorin do marrin pushtetin, punësohen, do fitojnë para, do bëhen me shtepi, me vila, me makina të shtrenjta”, dhe që në fakt Doktori, po i lë ata 13 vjet e ca, me duart në xhepa vetëm nga padituria. Fakti është se, opozita e çdo vendi demokratik, proteston, kërkon të vijë në pushtet, pasi politika njeh rrotacionin në sistemin demokratik. Por rrotacioni vjen me votën e lirë të shumicës së popullit, dhe vjen kur populli vlerëson tek ti, besimin, shpresën, vlerëson tek ti, si parti politike dhe lider politik, seriozitetin e pushtetit, fjalëmbajtjen, dhe rezultatet konkrete. Por si mund të besoj sërish populli, tek një parti që është pronë e 1 njeriu të vetëm, tek një forcë politike, ku 70 per qind e atyre që drejtojnë atje, janë milionerë, dhe sa kishin pushtetin, luajtën kumar me pronat e shqiptareve. “Në politikë padituria, të fundos, aq sa nuk mundesh kurrë më të drejtosh as vehten, pale pastaj partinë”- ka thënë Konrad Norsel filozofi i njohur danez. Ndaj, në politikë hapat dhe veprimet e mëtejshme, ndërmeren kur je i bindur se ke njohuritë e nevojshme për të udhëhequr turmat. Protestat e kësaj opozite, kanë fatin e keq, se po drejtohen nga padituria e një politikani, që edhe pas 35 vitesh, nuk e ka kuptuar kurrë se, koha mbaron kur shterren jo mundësitë fizike, por ato mendore.

A thua e beson PPE Berishën?

19 March 2026 at 18:42

Nga Artur Ajazi

Berisha ka marrë pjesë në Samitin e PPE-së në Bruksel. Ka qenë i gëzuar dhe ngazëllyer, pasi i është dhënë rasti të nxjerrë “helmin” ndaj qeverisë, Shqiperisë dhe shqiptareve. Ka qenë rasti më “fatlum”, që do të ndodhej në Samitin e PPE. Në shqip dhe anglisht, Berisha ka sharë dhe fyer, qeverisjen Rama, kryeministrin, vendin e tij, dhe kjo sipas tij “është normale, pasi i treguam PPE-së dhe botës kush është narkoshteti”. Pra, ka mbetur PPE-ja, BE-ja, dhe bota, ti tregojë Saliu dhe ata që e shoqerojnë, se “në Shqiperi ka narkoshtet, se atje vidhet, e bëhet korrupsion dhe shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës”. Po mire, a ka budalla në Europë dhe botë ti besojë budalliqeve të tilla. A ka tuhaf në Europë, ta besojë se, “shqiptarët po vuajnë për liri, demokraci, bukë e ujë”, kur ata e dine fare mire se, nën Edi Ramën ky vend ka ecur shumë përpara. Mjafton të lexosh raportet periodike të KiE, Be, dhe Parlamentit Europian, për tu bindur. Ndërkohë, recitimet e Berishës besoj se, janë marrë me rezerva nga PPE, aq më tepër nga gjermanët. Edi Rama mban kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar, e ka një marëdhënie të shkëlqyer institucionale me komisionerët e Bashkimit Europian. Por ja që “rithemeluesii PD” mendon se, duke intriguar, shpifur dhe sajuar skenare të turpshme, mund të bëjë PPE-në dhe BE-në të vonojnë procesin e integrimit të vendit në familjen e madhe europiane. Ka 35 vjet, që ulurijnë dyerve të Europës, kanë 35 vjet që pengojnë me dashje dhe me ndërgjegje të plotë rrugëtimin e vendit drejt BE. Kanë 35 vjet që shpifin, sabotojnë, dhe denigrojnë çdo kryeminister dhe minister që punon dhe injoron protestat, kërkesat dhe rrugaçërinë e selisë blu. PD dhe Berisha, janë penguesit kronikë të integrimit të vendit, janë penguesit kryesorë të procesit të zhvillimit ekonomik, intelektual dhe institucional të vendit. Misioni vazhdon. Por mendoj se, furia Rama, mbetet fuqia më e madhe, se dengu me rrena dhe mashtrime që Berisha u servir PPE-së dhe ndonjë zyrtari apo eurodeputeti të BE. Berisha kërkon ta mbajë peng të ardhmen e vendit, siç po mban peng të ardhmen e PD-së, fakt të cilin e dinë fare mirë edhe PPE-ja edhe BE-ja. Ndaj them se, edhe këtë samit, Sali Berisha do të rikthehet “duarbosh” nga Brukseli, pasi fati i Shqipërisë tanimë është vulosur, anëtarësim me të drejta të plota në BE deri në 2030.

Kjo është lufta jonë

17 March 2026 at 18:14

Nga Artur Ajazi

Përgjigjet e mjaft shteteve europiane, anëtare të NATO-s, se “lufta me Iranin nuk është lufta jonë”, ka bërë që Donald Trump të indinjohet, dhe me të drejtë. Sulmet ndaj Iranit nisën nga SHBA dhe Israeli, pasi u krijua bindja e fortë se “Irani ishte dhe mbetet shtet që ndihmon dhe frymëzon terrorizmin, dhe se pajisja e tij me armë bërthamore do të thotë katastrofë globale”. Sulmet nisën furishëm, dhe se Irani sot gjendet nën breshëritë e rraketave dhe dronëve israelitë dhe amerikanë. Shkatërrimet nuk llogariten, por ajo që bien e sy, mbetet përhapja e konfliktit nga vetë Irani. Ai ka sulmuar Arabinë Saudite, kuvajtin, Irakun, Brunein, Israelin, Turqinë, Qippron, dhe thotë se do sulmojë edhe vendet e tjera. Por në fakt, çfarë do të thotë kjo ? Irani sot përbën rrezikun kryesor global, dhe duhet ndeshkuar. Ky ndëshkim duhet të vijë jo vetëm nga SHBA dhe Israeli, por edhe nga NATO, pasi terrorizmi nuk kursen askënd, as amerikanët, as europianët, dhe as arabët dhe aziatikët. Sot gjithë bota demokratike, duhet të jetë e bashkuar dhe ti thotë “NDAL” Iranit, shtetit të Iranit që ndihmon dhe frymëzon grupimet terroriste dhe përbën rrezik potencial për vendet e tjera fqinje dhe më gjërë. Sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje, mbetet rreziku më i madh për përhapjen e luftës. NATO, nuk duhet të mbetet pasive dhe të deklarojë se “kjo është lufta e SHBA dhe Israelit”. Faktet flasin ndryshe. SHBA ka qenë gjithmonë në pararojë të NATO-s, dhe luajtur rolin vendimtar në momente delicate për vendet anëtare dhe kontinentin Europian. Irani mbetet shtet terrorist, dhe rezoluta e miratuar sot nga Parlamenti i Shqiperisë, përbën një akt dinjitoz dhe përkrahje e madhe ndaj SHBA, si aleati ynë kryesor në botë. Po, kjo është edhe lufta jonë. Kjo është edhe lufta e Shqipërisë, edhe pse ne, nuk kemi potenciale ushtarake për të qenë present në Lindjen e Mesme. Kjo është lufta jonë, pasi Shqipëria mbetet kundër grupimeve terroriste, dhe ka dënuar dhe dënon me force veprimtarinë e tyre, dhe shtetet që i ndihmojnë dhe përkrahin. Ndaj, si gjithmonë, edhe sot, jemi në krah të SHBA-ve, dhe kundër shtetit terrorist të Iranit. Jemi në krah të presidentit Donald Trump, që ka vendosur të ndalë me forcë (pasi bindja nuk funksionojë) një regjim terrorist, që ka vite që financon dhe ndihmon grupimet e armatosura terroriste. Irani sot duhet të ndalet me çdo kusht, ashtu siç duhet të bashkohen me SHBA edhe NATO dhe çdo vend tjetër, që dënon dhe i ka shpallur luftë terrorizmit botëror, që inspirohet nga Irani.

❌
❌