Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2026Java News

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

By: Java News
20 July 2026 at 22:58

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nuk njoftoi dhjetëra lëndime ushtarake dhe dëmtime të pajisjeve të shkaktuara nga sulmet iraniane në javën para një sulmi fatal të premten, raportoi gazeta “New York Times”.

Lajmi, duke cituar disa zyrtarë amerikanë, pretendonte se Teherani ekzekutoi tre sulme kundër forcave amerikane në Jordani përpara sulmit që vrau dy ushtarë dhe la një tjetër të zhdukur.

Këto incidente të mëparshme supozohet se rezultuan në lëndime të shumta të pjesëtarëve të shërbimit dhe dëmtime të disa helikopterëve. Megjithatë, Pentagoni mbajti heshtje në lidhje me këto viktima, duke përmendur domosdoshmërinë e sigurisë operacionale.

Një zyrtar ushtarak vuri në dukje se Komanda Qendrore (CENTCOM) nuk është e mandatuar ligjërisht për të raportuar lëndime, veçanërisht kur personeli kthehet shpejt në detyrë.

Numri i përgjithshëm i personelit amerikan të vrarë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt ka arritur në 16 ndërsa më shumë se 400 të tjerë janë plagosur.

As Pentagoni dhe as CENTCOM-i nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Anadolu-t për koment mbi raportin.

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

By: Java News
20 July 2026 at 22:50

Kupa e Botës me 64 ekipe po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Në një postim në llogarinë e tij X, Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL (Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut), njoftoi zgjerimin me 64 ekipe për edicionin e ardhshëm:

“Edicioni tjetër do të luhet në shtëpi. Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin Kupën e Botës 2030. Një mundësi e shkëlqyer për futbollin, për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Botës me një garë me 64 ekipe”.

Këto fjalë tingëllojnë si një njoftim zyrtar, duke pasur parasysh se vetë Dominguez është një nga mbështetësit kryesorë të garës së zgjeruar.

Koha e njoftimit është praktikisht perfekte, duke pasur parasysh se disa ditë më parë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi se ideja po diskutohet dhe se ka një hapje të madhe ndaj mundësisë për një numër të tillë:

“Të gjithë duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në Kupën e Botës, jo vetëm Evropa apo Amerika Latine. Kjo është sigurisht një çështje që do të shqyrtohet dhe diskutohet brenda komiteteve përkatëse pas këtij Botërori”.

Ndërsa CONMEBOL po shtyn përpara një Kupë Bote me 64 ekipe (ideja u hodh për herë të parë në mars 2025 nga presidenti i Federatës së Futbollit të Uruguait, Ignacio Alonso), ka nga ata, siç është Presidenti i UEFA-s, Ceferin, të cilët argumentojnë se është “një ide e keqe”.

Për më tepër, presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, kishte shprehur gjithashtu kundërshtimin e tij. Përtej një zgjedhjeje sportive, është edhe politike: në fakt, CONMEBOL, mbështetësi kryesor i Kupës së Botës të zgjeruar, tashmë ka mbështetur Infantinon në përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur në vitin 2027. Kjo është arsyeja pse tema e zgjerimit të Kupës së Botës 2030 mund të bëhet një çështje kyçe.

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

By: Java News
20 July 2026 at 22:38

Zhvillimet rreth qëndrueshmërisë, organizimit dhe natyrës së protestave qytetare kanë qenë sërish pjesë e debateve në emisionin “3D” në RTSH, të drejtuar nga gazetari Alban Dudushi. Gjatë diskutimit mbi këtë temë, polemisti Arben Meçe ka ndarë analizën e tij, duke u ndalur te sjellja e kryeministrit Edi Rama, faktorët ndërkombëtarë në organizim dhe ndryshimi radikal i përbërjes së protestuesve nga qershori në korrik.

Në fillim të fjalës së tij, Meçe u shpreh kritik ndaj reagimeve të kreut të qeverisë përgjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar sjelljen e tij si agresive. Sipas analistit, nuk po përballemi me një ndryshim strategjik të profilit të kryeministrit, por janë rrethanat e jashtme ato që kanë diktuar reagimet e tij.

Organizimi jashtë vendit dhe ndikimi në turizëm

Meçe solli në vëmendje të dhënat e muajit qershor, periudhë në të cilën, sipas tij, u shënua një rënie prej 12% e turizmit në vend. Ai e klasifikoi këtë shifër si suksesin e parë të një proteste që kishte një prapavijë specifike organizative.

“Kemi informacion të mjaftueshëm për të pohuar se protesta nuk u organizua në Shqipëri. U organizua përtej Shqipërisë, ndonëse aktorët ishin këtu. Ata aktorë jashtë Shqipërisë erdhën këtu, shkuan edhe në Parlamentin Evropian dhe futën ca amendamente atje”, deklaroi Meçe, duke shtuar se pjesëmarrësit e huaj apo jorezidentë nuk duhet të përfshihen në tubime ku kërkohet rrëzimi i qeverisë.

Sipas polemistit, muaji korrik solli një ndryshim të plotë të situatës në terren. Duke iu referuar një deklarate të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Meçe shpjegoi se pozicioni politik i mazhorancës ka mbetur i prerë për shkak të ndryshimit të profilit të pjesëmarrësve.

Në optikën e tij, qytetarët e thjeshtë – të cilët ai i emërtoi në mënyrë metaforike si “flamingot” – janë larguar tashmë nga sheshi, duke lënë pas vetëm faktorë tërësisht politikë.

“Ky është qëndrimi i djeshëm, i sotëm dhe vazhdon të jetë i tillë. Sorrat janë sot; me këta nuk negociojmë ne. Pse? Sepse flamingot kanë ikur, nuk është më qytetari këtu. Kjo protestë tashmë është politike”, nënvizoi Meçe, duke saktësuar se në shesh kanë mbetur vetëm grupime që synojnë pushtetin.

Në mbyllje të analizës së tij, Meçe iu përgjigj pikëpyetjeve se përse kryeministri Edi Rama refuzon të ulet në bisedime. Sipas tij, natyra taksative e kërkesës “Largohu” mbetet aq ekstreme sa nuk lë asnjë hapësirë për kompromis apo negocim dypalësh. Ai shtoi se në një sistem demokratik, rruga e vetme për ndryshimin e pushtetit kalon përmes organizimit politik, përfshirjes në fushatë dhe fitores në proceset zgjedhore.

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

By: Java News
20 July 2026 at 22:29

​Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, ka thyer heshtjen përmes një interviste të gjatë të dhënë për Albania Newscast me gazetarin Arbër Hitaj. Haklaj ka bërë një analizë te fortë të aktualitetit politik në vend, zhvillimeve rreth protestave, aksionit të SPAK-ut ndaj figurave politike, si dhe betejës së brendshme për drejtimin e PD-së.

​”Presin më kot në PD, Berisha do ia lërë partinë familjes”

​Duke komentuar lëvizjet e fundit brenda grupit të Sali Berishës dhe pozicionimin e figurave të ndryshme, Haklaj u shpreh se shpresat e disave për të marrë drejtimin e partisë janë të kotë.

​”E kanë të kotë në PD që presin të ikë Berisha e ta marrin partinë. Është afruar në pozicione Belind Këlliçi. Ndërkohë është larguar Edi Paloka, Luciano Boçi, apo u rri përsëri mbrapa Flamur Noka. Por ata presin më kot se nuk e njohin mirë Sali Berishën. Ai do ta trashëgojë te familja e tij partine, dhe Argita Berisha do të jetë ajo që do e marrë këtë forcë e ta drejtojë. Mbajeni mend këtë që po ju them!” — deklaroi Haklaj.

​Prapaskena e “non-gratës”: Sanksionet nuk janë hequr

​Lidhur me pretendimet e fundit për heqjen e sanksioneve dhe statusit “non-grata” ndaj Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-deputeti u shpreh prerë se bëhet fjalë për një dezinformim.

​”Në lidhje me ‘non-gratën’, Berisha gënjen. Nuk i është hequr, thjesht e kanë si hapësirë për probleme me shëndetin që të mund të shkojë për vizitë, por sanksionet nuk janë hequr. Nëse do të ishin hequr, Berisha do kishte ikur që sot në SHBA — lekët i ka dhe me bollëk,” tha ai gjatë intervistës.

​”Basha dhe euroatlantikët do të rikthehen fuqishëm”

​Në pjesën tjetër të bisedës, Haklaj ndaloi te pozicionimi i demokratëve euroatlantikë dhe beteja ligjore për vulën e Partisë Demokratike. Ai konfirmoi se aksioni politik do të vijojë krah Lulzim Bashës, duke pritur vendimmarrjen e ardhshme nga Gjykata e Lartë pas rekursit të dorëzuar.

​Sipas Haklajt, grupi i euroatlantikëve nuk është tërhequr nga skena politike, përkundrazi, ai parashikon një rikthim të fuqishëm të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij në përballjen e ardhshme politike në vend.

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

By: Java News
20 July 2026 at 22:19

Ecuria, struktura dhe tentativat për organizimin e protestës qytetare kanë qenë në qendër të diskutimeve në emisionin “3D” në RTSH, të drejtuar nga gazetari Alban Dudushi. Gjatë analizës mbi temën “Përplasjet mbi protestën”, analisti Fitim Zekthi ndau pikëpamjet e tij lidhur me natyrën heterogjene të tubimeve dhe përpjekjet e fundit të disa grupimeve për të krijuar një strukturë drejtuese apo një kuvend përfaqësues.

Sipas Zekthit, iniciativa e disa individëve për t’u organizuar në një kuvend hyn te liritë normale njerëzore dhe synon të galvanizojë më mirë kauzën, megjithatë ai u shpreh skeptik për arritjen e një rezultati domethënës nga kjo tentativë.

Pamundësia e sinkronizimit dhe natyra e larmishme e tubimit

Analisti argumentoi se struktura aktuale e protestës përbëhet nga një larmi e madhe rrymash, grupimesh dhe ngjyrash, çka sipas tij e bën të pamundur vendosjen e një drejtimi unik. Zekthi nënvizoi se pikërisht mungesa e një organizimi formal ka shërbyer deri më tani si forca kryesore e kësaj lëvizjeje popullore, ku marrin pjesë shtresa të ndryshme si studentë, punëtorë, familjarë, mjekë e inxhinierë.

Në këndvështrimin e tij, rënia relative e pjesëmarrjes gjatë këtyre ditëve është një efekt i pritshëm i stinës së verës dhe kohëzgjatjes së tubimeve, ndërsa parashikoi një ripërtëritje masive të lëvizjes sapo të nisë vjeshta.

“Në qoftë se do të kemi një rigalvanizim, një ripërtëritje masive në shtator — që besoj se do të ndodhë — sigurisht që kuvendi do të jetë një gjë që protesta nuk do ta marrë fare parasysh, mendoj unë. Pra, në këtë kuptim, është një tentativë që do të tretet në një të shtunë të nxehtë”, u shpreh Zekthi.

Gjatë analizës së tij, Zekthi vuri në dukje një paradoks që karakterizon tubimet pa lider. Nga njëra anë, mungesa e drejtimit e mbron protestën nga goditjet e përqendruara, por nga ana tjetër, kjo gjë shërben edhe si dobësi, pasi e ekspozon atë ndaj debateve të brendshme që mund të shfrytëzohen nga pushteti politik.

Sipas tij, makineritë e propagandës përpiqen të kapin grupime apo individë të veçantë për t’i vënë kundër njëri-tjetrit, duke përdorur narrativat e përçarjes për të zbehur mesazhin bazik përbashkues, i cili mbetet largimi i sistemit aktual politik dhe politikave korrupsioniste.

Pavarësisht këtyre sfidave, analisti e cilësoi faktin e mbijetesës së deritanishme të protestës si një sukses të jashtëzakonshëm dhe të rrallë në historinë e tranzicionit shqiptar, duke ritheksuar bindjen se përgjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor ajo pritet të rimarrë përmasa akoma më të mëdha.

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

By: Java News
20 July 2026 at 22:09

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve.

Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç, Renaldo Mance 31 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes.

Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë  plagosur,  jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

By: Java News
20 July 2026 at 22:01

Enkelejd Musabelliu, zv/Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, shpjegoi pse, sipas tij, është forcuar leku dhe është dobësuar euro.

“Duhet të theksojmë që kur flasim për politikën monetare, flasim për një nga gjërat më të komplikuara të ekonomisë, llogaritë për të cilën nuk bëhen as me laps me letër, as me gishta, po bëhen me modele makroekonomike, ku kryqëzohen një sërë faktorësh të ekonomisë dhe ku shkencëtarë të ekonomisë punojnë për të bërë projeksione nga njëra anë, por edhe për të llogaritur efektet nga ana tjetër. Duhet të kemi parasysh disa gjëra. E para dhe më e rëndësishmja, në gjuhën ekonomike këto faktorët të cilat cilësohen si elementët kryesorë që përcaktojnë le të themi një model makroekonomik quhen themele dhe këtu po flasim për inflacionin, për normën e papunësisë, për pagat, të cilat të gjitha kryqëzohen në një model për të parë se si po shkon ekonomia e një vendi. Raporti i janarit të 2025-s të FMN-së thotë dy gjëra shumë të rëndësishme në lidhje me këtë debat. E para, thotë që këto faktorët themelorë kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar luhatjet e kursit të këmbimit lekë-euro në Shqipëri në masën 85 deri në 95% dhe vetëm një 5% i mundshëm i kursit të këmbimit valutor është ndikuar nga faktorë të jashtëm, që nuk cilësohen si faktorët themelorë të ekonomisë. Tani, të bëjmë një krahasim të 2015 me 2025, kjo ndoshta e bën edhe më të thjeshtë. Në 2015, 1 euro është këmbyer me 139 lekë. Si çdo treg i caktuar që është në një ekuilibër të caktuar, edhe tregu i valutës ka kërkesë dhe ka ofertë. Nga 2015 në 2025 kemi një rënie të euros krahasimisht me lekun prej 32.1%. Por, ndërkohë, çfarë ka ndodhur me fluksin e eurove që hyjnë në ekonominë tonë? Në vitin 2015 ne kemi patur një fluks të investimeve të huaja direkte prej 890 milionë eurosh. Kemi patur turistë të huaj që shpenzonin në Shqipëri 1,35 miliardë euro dhe kemi patur dërgesa të emigrantëve në Shqipëri me vlerën e 599 milionë euro, për një total që është 2,84 miliardë euro. Pra, në vitin 2015, në ekonominë shqiptare kanë hyrë 2,84 miliardë euro. Ndërsa, nëse vijmë në vitin 2025 shohim që fluksi i investimeve të huaja është rritur me 83.5%, duke arritur në 1.63 miliardë euro. Bumi i turizmit ka bërë që shpenzimet e vizitorëve të huaj në Shqipëri të arrijnë në 5,72 miliardë euro, duke u rritur me 323% krahasuar me vitin 2015. Ndërkohë që dërgesat e emigrantëve janë rritur me 87%, duke arritur në 1,12 miliardë euro. Pra, në total, në vitin 2025 në ekonominë shqiptare nga jashtë kufijve të Shqipërisë kanë hyrë 8,47 miliardë euro ose 203% më shumë sesa krahasuar me 10 vjet më parë. Pra, euro dhe leku janë dy mallra që shkëmbehen me njëri-tjetrin. Nëse ka shumë euro, vlera e euros bie. Nëse ka shumë gazetarë që janë në tregun e punës, paga e gazetarëve bie. Nëse ka pak gazetarë në tregun e punës, paga e tyre rritet. E njëjta gjë ka ndodhur me euron. Nga analiza e ekonomistëve të Bankës së Shqipërisë, nga analiza e FMN-së dhe e një sërë institucionesh të tjera, ajo çka ka rezultuar është shumë e thjeshtë: në gjuhë makroekonomike njihet si bilanci i pagesave, pra deficiti mes të hyrave dhe të dalave. Dhe ne, për herë të parë, në vitin 2025 kemi qenë në një sufiçit. Pra, më shumë valutë ka hyrë në Shqipëri sesa ka dalë. Patjetër që kjo ka forcuar, le të themi, çmimin e lekut në ekonomi dhe ka dobësuar atë të euros”, tha Musabelliu në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Tani, për të shpjeguar pse është mbiçmuar leku. Mbiçmimi më i madh i lekut ka qenë në periudhën 2023-2024, që përkon edhe me zhvillimin më të madh të turizmit. Ndërkohë që në 2024 dhe në vazhdim ne kemi një rënie ose një forcim të lekut me vetëm 2,8%. Çfarë ka shkaktuar kjo? Ka shkaktuar që nga njëra anë defiçiti tregtar, të ardhurat nga tregtia e mallrave që dalin dhe që hyjnë në ekonominë tonë të reduktohet nga 2021 në 2025 nga 7,7% e produktit të brendshëm bruto, në 0.7% të produktit të brendshëm bruto. Ndërkohë që defiçiti i llogarive korrente, pra të paratë që hyjnë dhe paratë që dalin, është reduktuar nga 13.4% në 5.5%. Kjo është kombinuar edhe me një rënie të rriskut sa i përket investimeve financiare në Shqipëri. Besueshmëria e ekonomisë shqiptare është rritur. “Rating” i Standard and Poors dhe i gjithë të tjerëve, të cilët e kanë rejtuar le të themi borxhin e Shqipërisë më lart krahasimisht me pesë apo 10 milionë dhe kjo ka bërë që të shtohen edhe depozitat në lekë, edhe kursimet në lekë, edhe investimet në lekë, duke rritur kërkesën për lekun, çka ka shkaktuar dhe mbiçmimin e tij”, shtoi Musabelliu.

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

By: Java News
20 July 2026 at 21:53

Pas Messit, edhe Lautaro Martinez shkroi në llogarinë e tij në Instagram një letër të hapur për tifozët e tij pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës:

“Ne dhamë gjithçka për të fituar një Kupë të Botës të dytë radhazi, por këtë herë nuk ishte e thënë të ndodhte. Jam shumë krenar që jam argjentinas”.

Pastaj ai sulmoi Scalonin, i cili nuk e la të dilte në fushë:

“Do të doja të përpiqesha ta ndihmoja ekipin në fushë dje, por s’ka gjë. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën gjatë këtij Botërori, duke udhëtuar kilometër pas kilometri për të qenë aty për ne, dhe të gjithëve që na mbështetën nga çdo cep i vendit tonë”.

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

By: Java News
20 July 2026 at 21:45

Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në brigjet e qytetit ukrainas të Odesës është rritur në 10, sipas autoriteteve ukrainase.

Anija Golden Leo, me flamur të Guinea-Bissau, u godit të dielën nga raketa lundrimi ruse, duke shkaktuar një zjarr të madh. Pas sulmit u zhvillua një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati gjatë gjithë natës.

Autoriteti portual i Ukrainës njoftoi se nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot i portit humbën jetën. Më vonë, India konfirmoi se katër nga viktimat ishin shtetas të saj.

Rajoni i Odesës ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura ruse javët e fundit. Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, vetëm gjatë muajit korrik 28 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore ruse në këtë rajon.

Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë intensifikuar. Sulmi ndaj anijes Golden Leo konsiderohet si më vdekjeprurësi i këtij lloji deri më tani.

Ministria e Jashtme e Indisë dënoi sulmin, duke theksuar se rrezikimi i jetës së anëtarëve të ekuipazhit dhe cenimi i lirisë së lundrimit janë të papranueshme dhe duhet të shmangen.

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

By: Java News
20 July 2026 at 21:39

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të një banori të zonës në Këlcyrë.

Sipas informacioneve, një turiste e huaj, rreth 10 vjeçe, rrezikoi të mbytej teksa po lahej në lumin Vjosa, në zonën e njohur si Uji i Zi. E mitura u mor nga rrjedha e fortë e ujit, duke e bërë të pamundur daljen e saj në breg.

Ka qenë reagimi i menjëhershëm i një banori të Këlcyrës, i cili u fut në ujë dhe arriti ta nxjerrë të miturën në kohë, duke i shpëtuar jetën.

Fatmirësisht, 10-vjeçarja nuk ka pësuar pasoja shëndetësore, ndërsa ngjarja shërben edhe si një apel për kujdes të shtuar nga vizitorët që frekuentojnë lumenjtë gjatë sezonit veror, për shkak të rrymave të forta dhe rrezikut që ato paraqesin.

Humbja e kapacitetit për gjykim moral në opozitë është vrastare

20 July 2026 at 21:00

Nga Fitim Zekthi

Partia Demokratike zgjodhi ekipin drejtues, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe gjithë sekretarët e tjerë. Veç faktit që ka një numër rekord nënkryetarësh dhe sekretarësh, vihet re edhe një përpjekje që në ekipin drejtues të ketë të rinj dhe përfaqësues të diasporës.

Partia Demokratike është në një përpjekje të vazhdueshme për të fshehur krizën e thellë sistemike brenda saj dhe një nga mënyrat është përpjekja për t’u sjellë si një parti që reformohet, që dëgjon shqetësimet apo nevojat e shoqërisë dhe që demokratizohet. Në të vërtetë këto përpjekje vetëm sa e bëjnë më të dukshme këtë krizë të thellë. Kur diçka është sistemike, kur diçka ka prekur thelbin dhe tërë mënyrën se si funksionon një organizëm, atëherë çdo përpjekje për t’u sjellë sikur kjo krizë nuk ekziston, çdo përpjekje për ta zhvendosur dhe zvogëluar thelbin e krizës e bën atë të duket edhe më në krizë.

Një parti politike, sidomos kur është në opozitë, përpiqet të identifikojë problemin dhe më pas të identifikojë zgjidhjen. Një parti politike, sidomos në opozitë, përpiqet të tregojë çfarë idesh politike ka, pse ka këto ide politike, pse këto ide politike janë më të mira se sa idetë e tjera për vendin dhe, më kryesorja, përpiqet të tregojë që këto ide politike nuk i ka marrë sa për të kaluar radhën nga ndonjë libër, por i ka pjesë të identitetit të saj politik dhe i ka të brendësuara në dejet e saj dhe të lidershipit të saj politik.

Kaq është e gjitha. Kur bëhet kjo nuk ka forcë, nuk ka qeveri (aq më tepër një qeveri të shpartalluar dhe plotësisht të korruptuar si kjo e jona) që të rrijë në pushtet dhe të pengojë opozitën të fitojë zgjedhjet.

Në përmbledhjen me ese dhe artikuj “Përgjegjësi dhe Gjykim”, në të cilën flitet gjerësisht për mënyrën se si bëhet politika, për llojin e lidershipit politik dhe për llojin e qeverisjes, Hannah Arendt thotë se një parti apo një qeverisje bie në krizë të thellë kur ajo humbet aftësinë për gjykim moral. Një parti ose një qeverisje humbet aftësinë për gjykim moral kur askush nuk guxon të kritikojë liderin, askush nuk guxon të shohë përgjegjësi tek lideri apo, më keq, kur askush nuk mund të mendojë se lideri gabon.

Partia Demokratike e Shqipërisë këtu e ka krizën. Ajo ka humbur kapacitetin për gjykim moral, ajo nuk mund të sillet më moralisht, ajo nuk ka fuqinë të shohë se lideri dhe lidershipi i saj mund të jenë gabim, mund të kritikohen, mund të shihen si problemi. Në Partinë Demokratike të Shqipërisë mund të jetë kushdo problemi, mund të jetë gjithçka problem, por lideri kurrë. Zgjedhjet janë humbur se i vjedh qeveria, populli nuk del në protestë se është apatik apo është i blerë apo është i frikësuar, organizimi çalon se fajin e ka Flamur Noka, komunikimi publik çalon se problem është Luçiano Boçi, degët janë të dobëta sepse kanë kryetarë servilë të Flamur Nokës apo i ka emëruar Flamur Noka sipas tekave të veta, kandidatët për deputetë nuk janë në nivelin e duhur fitues sepse i kanë caktuar Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, marrëdhëniet ndërkombëtare janë keq sepse burokracia e partisë e emëruar nga Flamuri nuk punon etj.

Kjo është një teknikë shumë e njohur në historinë politike të botës, por edhe tonën. Në regjimin stalinist në Bashkimin Sovjetik, dështimet ekonomike, uria ose problemet e kolektivizimit u shpjeguan si rezultat i “sabotatorëve”, “kulakëve” ose zyrtarëve lokalë që kishin devijuar nga vija e Partisë. Vetë Stalini paraqitej si ai që zbulonte dhe ndëshkonte fajtorët. Në Kinën e Mao Ce Dunit, pas katastrofës së Hapit të Madh Përpara, ku vdiqën miliona njerëz nga uria, përgjegjësia iu faturua shpesh kuadrove lokalë që gjoja kishin falsifikuar statistikat ose kishin zbatuar gabim direktivat. Ideja bazë nuk vihej në diskutim. Nuk po përmend Enver Hoxhën apo raste të pafundme kudo në botë.

Partia ka vetëm një problem, vetëm një. Ky problem është mungesa totale e kapacitetit të saj për të bërë gjykime morale, sepse ajo ka humbur plotësisht kapacitetin për të kërkuar përgjegjësi tek lideri i saj, por në mënyrë të pamoralshme përpiqet t’i gjejë shkaqet tek përgjegjësitë e njerëzve poshtë. Sigurisht që Partia Demokratike natë e ditë bën deklarata morale, denoncon korrupsionin, flet për ndershmërinë në politikë, flet për braktisjen që i ka bërë qeveria njerëzve, hallexhinjve, flet për vuajtjet në spitale apo zyrat e shtetit, por asnjë nga këto nuk është gjykim moral; përkundrazi, është gjykim jomoral. Këto janë denoncime për qëllime të jetës së brendshme të partisë, në mënyrë që partia të sillet dhe të portretizohet si opozitë, por ajo kurrë nuk e fiton dot besimin e njerëzve. Kur Hannah Arendt flet për gjykim moral, ajo kërkon të thotë që një parti apo një qeverisje ka autoritet moral ta bëjë një gjykim të tillë.

Kësisoj, edhe shtimi i numrit të nënkryetarëve, shtimi i numrit të sekretarëve duke e bërë më të madh edhe se sa Partia Komuniste Kineze (e cila ka 100 milionë anëtarë dhe 5.3 milionë organizata. Partia Komuniste Kineze ka një sekretar të përgjithshëm dhe gjashtë sekretarë të tjerë), edhe futja e të rinjve, edhe përfshirja e diasporës janë truke të kota, pa asnjë vlerë.

Botërori, Messi thyen heshtjen: Dhimbje e madhe që do të duhet shumë kohë për t’u shëruar. Urime Spanjës

By: Java News
20 July 2026 at 20:51

U desh pothuajse një ditë e plotë pas humbjes ndaj Spanjës, Lionel Messi më në fund theu heshtjen me një postim në Instagram: “Dhimbja është e madhe dhe kjo plagë do të duhet kohë për t’u shëruar. Por unë gjithashtu i ruaj të gjitha kujtimet e mira… Ndeshjet që i ndryshuam duke dhënë gjithçka nga vetja, momente që do të mbeten përgjithmonë në kujtimet tona, dhe mbështetjen e një vendi të tërë që, e kombinuar me punën e palodhur dhe përkushtimin e këtij grupi, na ka rikthyer përsëri në elitën e botës”.

Dhimbja e humbjes është ende e freskët: “Është e vështirë të vlerësojmë plotësisht arritjen tonë tani, por ky grup ka arritur në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Faleminderit shumë për çdo përshëndetje dhe mesazh. Edhe një herë, kemi arritur të bashkohemi si vend dhe të mbetemi të bashkuar, duke ndarë krenarinë e madhe të të qenit argjentinas”.

Së fundmi, pas polemikave rreth veprimit të Argjentinës gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Spanjën, Messi i dha meritat kundërshtarëve të tij: “Dua gjithashtu ta përgëzoj Spanjën për fitimin e kampionatit”.

Flakët shkatërrojnë zonën pranë Palermos, autoritetet shpallin emergjencë

By: Java News
20 July 2026 at 20:41

Qindra banorë kanë mbetur pa furnizim me ujë në zonën e Castronovos, në provincën e Palermos, pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu zonën pranë impiantit të trajtimit të ujit Fanaco në Siçili.

Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke detyruar edhe evakuimin e disa banesave, ndërsa zjarri vijon të përhapet në zonat malore mbi qendrat e banuara.

“Kemi një emergjencë të plotë. Kemi nevojë për avionë Canadair, forca dhe mjete, pasi situata është serioze”, deklaroi kryebashkiaku i Castronovos, Vitale Gattuso.

Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekipet e urgjencës, pasi disa persona kanë pësuar probleme shëndetësore për shkak të tymit.

Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri, kompania Siciliacque ndërpreu furnizimin me ujë në disa bashki, mes tyre Aragona, Acquaviva Platani, Bompensiere, Canicattì, Campofranco, Casteltermini, Delia, Milena, Montedoro, Mussomeli, San Giovanni Gemini, Serradifalco, Sommatino, Sutera, si dhe disa zona të tjera të provincës së Palermos.

Ndërprerja e furnizimit iu komunikua edhe prefekturave dhe autoriteteve të mbrojtjes civile.

Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se zjarri brenda impiantit të ujit është shuar. Teknikët e Siciliacque kanë nisur kontrollet për të vlerësuar rikthimin e funksionimit të impiantit dhe për të verifikuar cilësinë e ujit në rezervuarët e trajtimit.

VIDEO / “Stop” shkeljeve, Lamallari: Së shpejti kamera inteligjente në akset kryesore

By: Java News
20 July 2026 at 20:29

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar një video ku shfaqen disa drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari ka paralajmëruar se drejtuesit që bllokojnë trafikun apo kryejnë manovra të rrezikshme, nuk respektojnë këmbësorët në vija të bardha, do të përballen me masa ndëshkuese.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se përdorimi i dronëve nga Policia e Shtetit do të vijojë për monitorimin e shkeljeve.

Lamallari bëri të ditur gjithashtu se së shpejti në akset kombëtare dhe rrugët kryesore të vendit do të shtohen edhe kamerat inteligjente të sistemit “Smart City”, të cilat do të përdoren për evidentimin e shkeljeve.

“Për kapriço të dikujt, nuk ka pse të vuajnë të tjerët që vonohen dhe bllokohen në trafik!Djema nëse mendoni se jeni të privilegjuar dhe mund të bëni ç’të doni në trafik duke vonuar dhe bllokuar të tjerët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe normat qytetare, përshëndeteni pak dhe dronin sipër jush dhe prisni sa të takoni patrullën më të afërt me gjobën tuaj! Dronëve të Policia e Shtetit do tu shtohen së shpejti dhe kamerat inteligjente të #SmartCity në akset kombëtare dhe rrugët kyesore të vendit, prandaj filloni dhe mësohuni me idenë se rregullat janë aty për tu respektuar nga të gjithë, pa dallim“, shkruan ai.

Përafrimi me standardet e BE, Komisioni i Ligjeve jep dritën jeshile për pesë projektligje

By: Java News
20 July 2026 at 20:18

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka marrë në shqyrtim dhe ka miratuar pesë projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të radhës. Nismat e kaluara prekin sektorë strategjikë si transporti detar, mbrojtja e interesave pasurore shtetërore, funksionimi i shoqërisë civile dhe harmonizimi i marrëdhënieve kontraktuale tregtare sipas direktivave të Bashkimit Evropian.

Modernizimi i Kodit Detar dhe forcimi i Avokaturës së Shtetit

Mbledhja nisi me shqyrtimin, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të ndryshimeve në ligjin për “Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë”, një nismë e ndërmarrë nga deputeti Pirro Vëngu. Gjatë prezantimit, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Vëngu vuri në dukje se amendimet adresojnë zhvillimet e fundit në sektor dhe detyrimet e integrimit. Relatori i çështjes, deputeti Alket Dyrmishi, konfirmoi përputhshmërinë me kushtetutën, duke sjellë miratimin e projektligjit në parim, nen për nen (me disa sugjerime teknike) dhe në tërësi.

Më pas, komisioni miratoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për Avokaturën e Shtetit”. Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha, dhe Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Odise Moçka, sqaruan se nisma synon rritjen e kapaciteteve institucionale, zgjidhjen e pengesave në rekrutim dhe zgjerimin e kompetencave të institucionit për mbrojtjen e interesave pasurore të organeve të pushtetit vendor në gjykata. Deputeti Olsi Komici shërbeu si relator për këtë pikë dhe projektligji kaloi për në seancë plenare.

Ndryshimet në AMSHC sipas SIGMA-s dhe rregullat e reja për transaksionet tregtare

Pika e tretë e rendit të ditës solli miratimin e ndryshimeve për ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)”. Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, argumentoi se ndryshimet reflektojnë gjetjet e raportit të SIGMA-s të vitit 2025. Ligji i ri parashikon që aktet normuese dhe propozimi i anëtarëve të bordit mbikëqyrës të bëhen nga ministri përgjegjës për mirëqenien sociale, një lëvizje që u mbështet edhe nga relatorja Aulona Bylykbashi.

Në vijim, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, u miratua projektligji “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, i prezantuar nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo. Nisma synon harmonizimin e afateve kontraktuale me standardet evropiane, duke shërbyer si një tregues i plotësuar për Kapitullin 20 të negociatave me BE-në.

Mbledhja u përmbyll me miratimin e shtesave në “Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, një nismë e deputetit Taulant Balla. Balla detajoi se ky ndryshim transpozon direktivat e BE-së për përgjegjësinë ndaj produkteve me mangësi (Direktiva 2024/2853) dhe luftën kundër pagesave të vonuara (Direktiva 2011/7), duke rritur sigurinë juridike për bizneset dhe organizatat jofitimprurëse. Deputeti Olsi Komici, në cilësinë e relatorit edhe për dy nismat e fundit, vlerësoi kontributin e tyre në procesin e integrimit përpara votimit përfundimtar.

Rama ndan pamje nga Korça: Mbi 200 muzikantë, atmosferë të jashtëzakonshme. Një festë e muzikës, kulturës dhe traditave

By: Java News
20 July 2026 at 20:10

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga edicioni i “Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore AIR BEAT FESTIVAL – LuluFest”, duke vlerësuar atmosferën artistike që solli aktiviteti në qytetin e Korçës.

Sipas Ramës, festivali mblodhi për dy netë me radhë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit kulturor dhe artistik.

“Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore AIR BEAT FESTIVAL – LuluFest solli për dy netë me radhë në Korçë një atmosferë të jashtëzakonshme artistike, duke bërë bashkë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Paradat dhe koncertet në qytet u shndërruan në një festë të muzikës, kulturës dhe traditave, duke e kthyer Korçën në një pikëtakim ndërkombëtar të artistëve dhe publikut”, shkruan Rama.

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner tërheqin vëmendjen në finalen e Botërorit (FOTO)

By: Java News
20 July 2026 at 20:01

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, janë shfaqur së bashku në finalen e Kupës së Botës. Çifti tërhoqën vëmendjen e kamerave me paraqitjen e tyre.

Këngëtarja dhe aktori ndoqi nga afër finalen e zhvilluar të dielën, më 19 korrik, mes Spanjës dhe Argjentinës.

Kamerat i filmuan teksa largoheshin nga stadiumi të kapur për dore, shkruan Daily Mail. Nga fotot e publikuara, Dua Lipa dhe partneri i saj kishin zgjedhur një stil casual.

Dyshja u martua dy muaj më parë në Londër dhe festuan martesën me një ceremoni tre-ditore në Palermo të Siçilisë.

Traktati 90-vjeçar që rregullon Bosforin, ja si e kufizon Konventa e Montreux praninë e NATO-s në Detin e Zi

By: Java News
20 July 2026 at 19:52

Në një kohë kur Deti i Zi është shndërruar në një nga kufijtë më kritikë të sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë, prania e anijeve ushtarake atje mbetet e kufizuar. Ky paradoks gjeopolitik nuk diktohet vetëm nga zhvillimet aktuale, por nga një dokument juridik i nënshkruar saktësisht nëntë dekada më parë: Konventa e Montreux e vitit 1936.

Marrëveshja historike, e nënshkruar në Zvicer, i riktheu Turqisë sovranitetin mbi Ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit pas rënies së Perandorisë Osmane. Sot, ky traktat shërben si kuadri parësor ligjor që rregullon qasjen në këtë rrugë ujore jetësore, duke e pozicionuar Ankaranë si kontrolluesen e vetme të portës hyrëse për në Detin e Zi.

Rregullat e rrepta të kohës së luftës

Konventa e Montreux garanton kalimin e lirë të anijeve tregtare në kohë paqeje, por vendos kufizime strikte për flotat ushtarake të vendeve që nuk kufizohen me Detin e Zi. Këto shtete mund të mbajnë anijet e tyre luftarake në këto ujëra për një afat maksimal prej vetëm 21 ditësh.

Kufizimet bëhen akoma më rigoroze në kohë lufte. Duke qenë se Turqia nuk është palë ndërluftuese në konfliktin Rusi-Ukrainë, ajo aktivizoi Nenin 19 të konventës në shkurt të vitit 2022. Ky nen ndalon kalimin e anijeve ushtarake të palëve në konflikt nëpër ngushtica. Ky vendim pati një ndikim të drejtpërdrejtë në ekuilibrin e forcave, pasi bllokoi rreth 30 anije luftarake ruse që të hynin për të përforcuar Flotën e tyre të Detit të Zi. Ndikimi u shtri edhe te mbështetësit e Ukrainës; për shembull, dy anije minahedhëse të dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar nuk u lejuan të kalonin dhe mbetën të ankoruara në Portsmouth të Anglisë.

Për shkak të këtyre kufizimeve, NATO nuk mund të mbajë një prani të përhershme detare në rajon, ndryshe nga çfarë ndodh në Mesdhe apo në Detin e Veriut. Për t’u përshtatur, aleanca ka rritur fokusin tek anëtarët e saj bregdetarë, Rumania dhe Bullgaria. Një shembull i këtij ndryshimi strategjik është plani i Rumanisë për të shpenzuar 2.5 miliardë euro për zgjerimin e Bazës Ajrore “Mihail Kogalniceanu”, projekt ky që pritet ta kthejë atë në bazën më të madhe ushtarake të NATO-s në Evropë.

E ardhmja e një dokumenti historik

Edhe pse Konventa e Montreux përmban referenca ndaj institucioneve të shpërbëra si Lidhja e Kombeve, ekspertët argumentojnë se askush nuk dëshiron të rinegociojë kushtet e saj. Hapja e kësaj çështjeje do të kërkonte bisedime komplekse me Rusinë dhe do të prekte interesat thelbësore të sovranitetit turk.

Gjatë samitit të fundit vjetor të NATO-s të mbajtur në Ankara, aleanca rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Turqia, Rumania dhe Bullgaria njoftuan ngritjen e një grupi trepalësh për pastrimin e minave detare, duke treguar se siguria në rajon do të vazhdojë të menaxhohet brenda kornizave që përcakton ky traktat 90-vjeçar.

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

By: Mero Baze
20 July 2026 at 19:43

Nga Mero Baze

Fatos Lubonja ka kërkuar që SPAK t’i bindet revolucionit. Në një farë mënyre, të zbatojë një axhendë që e “vendos” revolucioni në bulevard.

Deri tani SPAK ka boll probleme me politikën dhe jo gjithçka është në anën e SPAK-ut. Ka probleme me protagonizmin personal të ndonjë prokurori, që kthehet pastaj në problem politik; ka probleme me dilemat që ka ndaj veprave penale reale të Sali Berishës dhe kozmetikës së hetimit të tij, ashtu siç ka probleme edhe me paaftësinë e plotë të disa prokurorëve. Debati rreth tyre është në këto nivele.

Kjo kërkesë e revolucionit që SPAK të kthehet në organ të tyre dhe të marrë direktiva nga bulevardi se kush duhet të hetohet, kush duhet të burgoset, madje edhe se si duhet të hetohet, është një zhvillim i ri.

Deri tani, të gjithë ata që kanë vërejtje për SPAK-un i kanë për çështje konkrete dhe probleme konkrete të performancës së tij.

Kërkesa e revolucionit për SPAK-un është një hap më përpara. Ata i kërkojnë SPAK-ut të zbatojë axhendën e tyre.

Pra, gjithë reforma në drejtësi, që është në pikëpyetje nëse do të mbijetojë apo jo, e ka problemin se drejtësia është bërë e pavarur, por jo e aftë për të dhënë drejtësi. Tani këta të revolucionit kanë vendosur t’i heqin edhe pavarësinë dhe ta komandojnë vetë.

Dhe ka një arsye përse kërkojnë që SPAK-u të marrë axhendën e tyre dhe ta zbatojë.

Në fillim, kur protesta u maskua pas frymës qytetare, nuk i kishin këto kërkesa. Tani që protesta u kthye në identitetin e saj të vërtetë, e dominuar nga drejtues injorantë, shpeshherë edhe të çmendur, dhe të yshtur nga disa partiçka të vogla politike, që sa më të vogël e kanë shtatin, aq më të gjatë e kanë gjuhën e urrejtjes, revolucionarët kanë kuptuar se forca me të cilën donin t’i imponoheshin shoqërisë ka vdekur.

Dhe, me sa duket, e vetmja shpresë e tyre është ta kërcënojnë shoqërinë në emër të SPAK-ut, që të duken të fortë.

Në fillim kërcënonin me përmbysje, pastaj me rrahje, më vonë me kokra vezësh dhe tani, që të vazhdojnë të duken të fortë, po përpiqen ta paraqesin SPAK-un si organ të revolucionit.

Në të vërtetë, nëse donin ta përdornin SPAK-un për revolucionin, i kishin dhe i kanë të gjitha shanset, pasi SPAK-u, në ditën e katërt të protestave, bllokoi tokën në Zvërnec dhe çoi për hetim ish-pronarët për origjinën e dyshimtë të pronës.

Ndoshta ishte rastësi, por edhe nëse e kanë bërë qëllimisht për të mirën e revolucionit, e kanë bërë. Vetëm se revolucioni nuk kishte lidhje me Zvërnecin dhe as nuk e përdori fare punën e SPAK-ut.

Këta duan që SPAK-u të bëjë atë që thonë ata dhe jo që ata të përdorin punën që bën SPAK-u. Përfytyrimi i tyre për drejtësinë dhe SPAK-un është më i keq sesa ai i një kryetari fronti në kohën e komunizmit, ku drejtësi quhej ai gjyq që bëhej në kinoteatër për njerëzit që nuk u pëlqenin për shfaqje të huaja. Edhe atëherë, në emër të Shqipërisë së re, bëheshin.

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

By: Java News
20 July 2026 at 19:34

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut, në aksident janë të përfshira dy vetura. Për një person të lënduar, mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërritur pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

3 persona të tjerë të lënduar po marrin trajtim mjekësor.

❌
❌