Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 June 2026Abc News

Integrimi, sfidë për bujqësinë/ Qeveria: Fermerët të përgatiten për kërkesa dhe standarde të larta

8 June 2026 at 15:21

Bujqësia mbetet një ndër sektorët më sfidues në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Si pjesë e grupit negociator,zv.ministri i bujqësisë Fatmir Guri bëri një prezantim të ecurisë së negociatave në fushat e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe veterinarisë.

Sipas zv.ministrit, integrimi në tregun e përbashkët  kërkon rritje të standardeve, gjurmueshmëri dhe rregulla të qarta.

Në kuadër të integrimit janë përafruar një sërë aktesh ligjore të cilat janë dorëzuar në Këshillin Europian dhe tashmë pritet komenti i tyre.

Zv.ministri tha se në vjeshtë pritet të nisë censusi i bujqësisë, i cili do të japë të dhëna reale e të qarta për sektorin si një detyrim ky edhe në drejtim të integrimi/abcnews.al

Vrasja në Paskuqan/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e autorit

8 June 2026 at 15:05

Policia e Tiranës ka bërë një apel publik për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së Ardian Baloshit, ngjarje e ndodhur në Paskuqan.

Sipas Policisë, autori i dyshuar, Sadik Llani, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është i armatosur. Për këtë arsye, qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth u kërkohet të tregojnë vigjilencë dhe të shmangin çdo përpjekje për ta ndaluar ose përballur vetë.

Për kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po zhvillojnë kontrolle intensive në terren.

Policia fton çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojë menjëherë autoritetet në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Në mbështetje të operacionit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Autoritetet garantojnë ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët si dhe ka vënë në dispozicion një shpërblim monetare prej 10 mijë eurosh për kapjen e tij.

Apeli i Policisë: 

Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e Ardian Baloshit, 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

Pas sherrit fizik qëllohet edhe me armë zjarri/ Dy të lënduar në Shkodër, detajet para

8 June 2026 at 14:41

Rreth orës 13:35, në Velipojë, dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Lufta rrit me tej çmimet/ Eksperti i ekonomisë: Ndikim kryesor, shtrenjtimi i karburanteve

8 June 2026 at 14:30

TIRANË– Shtrenjtimi i çmimeve ka vijuar edhe në maj, duke reflektuar ndikimin nga lufta në Iran. Kjo ka bërë që sipas Instat inflacioni të arrijë në 3%.

Kjo shënon normën më të lartë në dy vite e gjysmë si dhe përkon me objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë dhënë transporti, shërbimet financiare, qiratë, argëtimi e shërbimet, të lidhura edhe me turizmin.

I ftuar në emisionin “Money Report”, eksperti i ekonomisë Artur Ribaj u shpreh se kjo ishte një tendencë e paralajmëruar, pasi treguesit ekonomikë kishin sinjalizuar prej kohësh afrimin e inflacionit drejt objektivit prej 3%.

Sipas tij, përshpejtimi i këtij procesi është ndikuar nga tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë sjellë efekte të menjëhershme në tregje.

Eksperti theksoi se, në kushtet aktuale, nuk e sheh të nevojshme që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë me ndryshime në normën bazë të interesit.

“Kjo ishte një tendencë qe dukej, i kishte dhënë shenjat më herët, që të shkonte drejt objektivit prej 3%. Kjo u përshpejtua për shkak të luftës së Iranit dhe SHBA. Efekti psikologji dhe çmimi i shpërndarjes së produkteve te konsumatori ka qenë të menjëhershme, duke rritur barrën financiare.

Pra ndikim kryesor ka dhënë shtrenjtimi i karburanteve. Ka shtrenjtim të çmimeve dhe në sektorë që lidhen me turizmin. Nuk është momenti që Banka Qendrore të rishikojë normën bazë të interesit “, tha ai./abcnews.al

Lufta rrit me tej çmimet/ Inflacioni arrin 3 për qind, sa objektivi i bankës qendrore

8 June 2026 at 14:14

Efektet e konflikit në Lindjen e  Mesme janë pasqyruar në rritjen e çmimeve në Shqipëri. Duket se shtysën kryesore në rritjen e çmimeve e ka dhënë nëngrupi transport i nxitur nga çmimi i karburanteve por po ashtu ndikim kanë dhënë edhe qiratë si dhe argëtimi që lidhen direkt me nisjen e sezonit turistik në vend.

Sipas të dhënave të Instat, norma e inflacionit në muajin Maj 2026 ishte 3,0 për qind, nga 2,2 për qind në Maj 2025.Nëse vërejmë të dhënat  rezulton se ky është niveli më i lartë i regjistruan në 2 vite e gjysmë, por është fiksuar pikërisht në objektivin  e vendosur nga Banka e Shqipërisë.

Grupi me rritjen më të fortë të çmimeve rezulton “Transporti”, prej 7.8%, duke reflektuar ndikimin e kostove të lëvizjes dhe karburanteve. Pas tij renditen “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.9%, si dhe grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Argëtim, sport dhe kulturë”, të cilat shënuan secila një rritje prej 4.2%.

Ndërkohë i vetmi nëngrup që ka pësuar ulje të çmimeve rezulton veshje dhe këpucë.

Ndërkohë që rritja e çmimeve të ushqimeve është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e krizës  por  ato vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që ndikojnë buxhetet familjare, për shkak të peshës së lartë që zënë në shportën e konsumit të shqiptarëve.

Rikthimi i inflacionit në nivelin 3% ishte parashikuar edhe më herët nga Banka e Shqipërisë

Por fiksimi i inflacionit në këtë nivel ose vijimi i rritjes mund të shtyjë bankën qendrore të shqyrtojë një shtrëngim të politikës monetare, përmes rritjes së normës bazë të interesit. Aktualisht norma bazë e interesit ndodhet në nivelin  2.5%, ndërsa vendimet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë pritet të varen nga ecuria e inflacionit dhe zhvillimet ekonomike.

Vrasja e të riut në Paskuqan/ Ky është autori i dyshuar i krimit

8 June 2026 at 13:25

PASKUQAN- Personi që shihni në foto është Sadik Llanaj, 39-vjeç,  i dyshuar ai autor i vrasjes së Ardian Baloshit.

Policia ka ngritur pika kontrolli për lokalizmin dhe kapjen e tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./abancews.al

Ilir Beqja mbetet në qeli/ Apeli i Posaçëm nuk i ndryshon masën e sigurisë “arrest me burg”

8 June 2026 at 13:19

TIRANË– Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, këmbim të garancisë pasurore në vlerë 20 mijë euro.

Vendimi ndaj ish-ministrit u dha nga gjyqtarja Miliana Muça./abcnews.al

NATO rrëzon dronin që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia

8 June 2026 at 11:26

Avionët luftarakë të NATO- të hënën rrëzuan një dron, i cili hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia, tha ushtria e vendit baltik, i fundit në një seri incidentesh të tilla sigurie përgjatë rajoneve kufitare lindore të Evropës.

Megjithatë, origjina e dronit nuk dihet menjëherë.

Ukraina ka shtuar sulmet e saj me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë në muajt e fundit, duke përfshirë edhe zonën e Detit Baltik, ku disa dronë ushtarakë ukrainas kanë hyrë në hapësirën ajrore të Finlandës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

“Avionët luftarakë aleatë rrëzuan me sukses një dron që fluturonte në hapësirën ajrore letoneze!”, tha ushtria e Letonisë në një postim në mediat sociale X.

Autoritetet më herët të hënën paralajmëruan njerëzit në rajonet lindore letoneze të kërkonin strehim brenda për shkak të kërcënimit.

Alarmi përfundoi kur droni u rrëzua, tha ushtria.

Dronët ushtarakë që enden në hapësirën ajrore të fqinjëve të Rusisë kanë nxitur shqetësime se lufta në Ukrainë po përhapet në kufijtë veriorë të NATO-s.

Muajin e kaluar një avion ushtarak i NATO-s rrëzoi një dron të dyshuar ukrainas mbi Estoni.

Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë

8 June 2026 at 11:15

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe aleatët e tij kryesorë evropianë, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kanë paraqitur pesë kushte për arritjen e një marrëveshjeje “të drejtë dhe afatgjatë” për përfundimin e luftës me Rusinë.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimeve të mbajtura në Londër, liderët theksuan se do të vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të Ukrainës.

Pesë kushtet përfshijnë ndërprerjen e luftimeve, fillimin e negociatave duke u bazuar në situatën aktuale në terren dhe ofrimin e garancive të forta të sigurisë për Ukrainën. Ata ritheksuan gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë pjesë e procesit të paqes, në një kohë kur vëmendja e presidentit amerikan Donald Trump është përqendruar te konflikti me Iranin.

Liderët kujtuan se në dhjetor SHBA-ja kishte ushtruar presion ndaj Rusisë dhe Ukrainës për të pranuar shpejt një plan për përfundimin e luftës, e cila nisi pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ndërkohë, sulmet mes dy vendeve janë intensifikuar javët e fundit. Rusia ka vazhduar të godasë qytetet ukrainase me raketa dhe dronë, ndërsa Ukraina ka demonstruar aftësi të shtuara për të kryer sulme thellë brenda territorit rus me teknologji të reja.

Të shtunën, dronët ukrainas goditën Saint Petersburg, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, gjatë ditës së fundit të një forumi të madh ekonomik. Autoritetet ruse e përshkruan sulmin si “të paprecedentë”. Vetëm disa ditë më parë, Kievi kishte sulmuar periferinë e të njëjtit qytet, rreth 1,000 kilometra larg kufirit ukrainas.

Në prag të forumit ekonomik, Zelensky i kishte dërguar një letër të hapur Putinit duke kërkuar negociata të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftës, ofertë që sipas raportimeve është refuzuar vazhdimisht nga lideri rus. Putini ka deklaruar se lufta do të përfundojë vetëm pasi të arrihen objektivat e Rusisë.

Tre fuqitë perëndimore që u takuan në Londër përbëjnë të ashtuquajturin grup E3 dhe konsiderohen ndër mbështetësit më të fortë të Ukrainës. Britania e Madhe dhe Franca udhëheqin gjithashtu nismën “Koalicioni i të Gatshmëve”, e cila synon të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën në kuadër të çdo procesi të ardhshëm paqeje.

Liderët mirëpritën letrën e Zelenskyt drejtuar Putinit dhe mbështetën thirrjen e tij për “dialog të drejtpërdrejtë mes Ukrainës dhe Rusisë, me pjesëmarrje aktive të SHBA-së dhe Evropës”.

Në një referencë të tërthortë ndaj kërkesës së Moskës që Ukraina të heqë dorë nga synimi për anëtarësim në NATO, ata theksuan se e drejta e Ukrainës për të zgjedhur vetë marrëveshjet e saj të sigurisë dhe aleancat duhet të respektohet plotësisht.

Letonia paralajmërohet për një kërcënim të mundshëm ajror përgjatë kufirit me Rusinë

8 June 2026 at 10:30

 Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë lëshuan sot një paralajmërim për një kërcënim të mundshëm në hapësirën ajrore në disa rajone pranë kufirit me Rusinë.

“Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë njoftojnë – një kërcënim ajror në hapësirën ajrore letoneze. Kërkoni një vend të sigurt në një hapësirë ​​të mbyllur. Nëse shihni një objekt të dyshimtë që fluturon ulët, mos i afroheni dhe telefononi 112. Do të informoheni kur të mbarojë kërcënimi”, thuhet në deklaratën e ushtrisë, siç raportohet nga mediat vendase. 

Siç është specifikuar, kërcënimi i rrezikut ajror u shpall në rajonet e Aluksnës, Ludzhës dhe Balvit.

Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin

8 June 2026 at 10:19

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë sot një takim të kabinetit të sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin, sipas mediave izraelite, transmeton Anadolu.

Takimi, ku do të marrin pjesë një grup ministrash kyç, është planifikuar për në orën 11:00 sipas kohës lokale, raportoi “The Times of Israel”, duke cituar një zyrtar izraelit.

Më herët gjatë ditës, një sulm ajror izraelit synoi një kompani petrokimike në Mahshahr të Iranit, duke shkaktuar dëme të pjesshme në kompleksin industrial, thanë zyrtarët iranianë.

Ndërkohë, sirenat u dëgjuan në disa qytete në Izraelin qendror dhe jugor pas lëshimeve të raketave nga Teherani.

Rajoni ka qenë në rrezik që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit në fund të shkurtit, duke shkaktuar hakmarrje iraniane ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit që strehojnë asetet e SHBA-së.

Një armëpushim i përkohshëm u arrit më 8 prill, por negociatat më vonë ngecën mes mosmarrëveshjeve mbi zbatimin e tij dhe zhvillimeve të mëvonshme rajonale.

Kryediplomatja e BE: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm

8 June 2026 at 09:50

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas paralajmëroi sot kundër çdo përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme mes tensioneve të rritura midis Tel Avivit dhe Teheranit, duke thënë se rajoni nuk ka nevojë për konflikt të rinovuar, transmeton Anadolu.

“Gjatë natës ne kemi parë përsëri përshkallëzim. Rajoni nuk ka nevojë për një përshkallëzim, por në fakt që palët të ulen në një tryezë bisedimesh dhe të bien dakord”, tha Kallas përpara një takimi të ministrave të Mbrojtjes në Nikosia, administrata greke qipriote.

Duke riafirmuar se BE-ja mund të ndihmojë në lehtësimin e përpjekjeve pas një armëpushimi, ajo tha se përparësia e menjëhershme është sigurimi i ndalimit të luftimeve.

“Armëpushimi është shumë i pritur. Ndalimi i kësaj lufte tani, hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe më pas përdorimi i kohës për diskutime më të gjata kur bëhet fjalë për temat më të vështira si ato bërthamore, por çështje të tjera kritike që janë atje”, shtoi Kallas.

Irani lëshoi ​​disa breshëri raketash drejt Izraelit verior të dielën vonë pas një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, për të cilat Tel Aviv pretendoi se shënjestroi një qendër komandimi dhe planifikimi të Hezbollahut.

Sulmi izraelit vrau dy persona dhe plagosi 11 të tjerë në një numër paraprak. Sulmi iranian shënoi bombardimin e parë të tillë që nga një armëpushim i brishtë në fillim të prillit.

Një armëpushim i përkohshëm i ndërmjetësuar nga Pakistani u arrit më 8 prill, por negociatat më vonë ngecën mes mosmarrëveshjeve mbi zbatimin e tij dhe zhvillimeve të mëvonshme rajonale.

Yesterday — 7 June 2026Abc News

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm22 për qind të kapaciteteve raketore pas sulmeve amerikane

7 June 2026 at 14:51

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se Irani ka humbur shumicën e kapacitetit të tij për prodhimin e raketave dhe dronëve dhe se i ka mbetur vetëm “21-22 për qind” e stokut të raketave.

“Shumica e fabrikave të dronëve janë shkatërruar, shumica e platformave të lëshimit janë shkatërruar dhe shumica e zonave të prodhimit të raketave janë shkatërruar”, tha Trump në një intervistë për NBC News që do të transmetohet të dielën, ndërsa pjesë nga ajo u publikuan të premten.

“Ata ende kanë kapacitet. Kanë disa raketa, kanë disa dronë”, shtoi ai.

“Do të thosha në përqindje, ndoshta 21-22 për qind të raketave të tyre. Janë shumë raketa, por nuk është si më parë kur filluam sulmin”, theksoi Trump.

I pyetur pse Irani ende nuk ka pranuar një marrëveshje për t’i dhënë fund përhershëm luftës që filloi më 28 shkurt, pavarësisht, siç tha ai, “shpresës së tyre për zgjidhje”, Trump u përgjigj: “Ata janë krenarë dhe ka gjëra që kurrë nuk menduan se do t’i bënin, por tani do të detyrohen t’i bëjnë. Nuk kanë zgjedhje dhe kjo merr pak kohë”.

I pyetur pse nuk arriti një marrëveshje më të mirë pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin gjatë mandatit të tij të parë, ai tha: “Duhet vite për t’i bërë këto gjëra. Këta njerëz kanë luftuar për 47 vjet

Burg për ish-snajperistin/ Përfundon seanca te “Trauma” për ekzekutorin e policit

7 June 2026 at 13:44

TIRANË- Lihet në masën e sigurisë “arrest në burg” Violand Braçellari, autor i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit Edison Adri.

Prokurorja e çështjes dhe gjyqtari Gentian Sallahu ia komunikuan masën e sigurisë në Spitalin e Traumës, ku ai ndodhet i shtruar.

Braçellari akuzohet për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4 qershor, gjatë operacionit të ndërmarrë për arrestimin e tij. I fshehur në stanin e tij, në momentin që ka konstatuar efektivët e policisë, ai dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre.

Një ditë para organizimit të operacionit, policia kishte marrë informacion në rrugë operative se Braçellari kishte zbritur nga mali dhe kishte qëndruar për disa orë në fshatin Lozhan./abcnews.al

Portugalia, në formë para Botërorit/ Skuadra luzitane fitoi 2-1 ndaj Kilit miqësoren e parë përgatitore

7 June 2026 at 13:37

Portugalia tregon forcën në prag të “Botërorit 2026”, duke mundur 2-1 Kilin në miqësoren e parë përgatitore. Një rezultat dhe paraqitje domethënëse për Kristiano Ronaldon dhe shokët e toj përballë një skuadre të fortë si ajo ameriako-jugore.

Gjithsesi CR7 pa nga pankina golat e luzitanëve. Ylli portugez u aktivizua si titullar, por nuk arriti të linte shenjë në këtë ndeshje. Në fakt, nuk bënë më mirë as futbollistët e tjerë vendas në pjesën e parë, e cila u mnyll me dy kartonë të kuq, nga një për secilin ekip. Rafael Leao dhe Roman mbyllën sfidën përpara kohe për sjellje antisportive.

Pas pushimit, Ronaldo i la vendin Guedes dhe ishte pikërisht ai që në minutën e 58-të zhbllokoi rezultatin në stadiumin kombëtar të Lisbonës.

Të zotët e shtëpisë gjetën edhe golin e qetësisë në minutën e 75-të.

Bruno Fernandezh dyfishoi shifrat për Portugalinë.

Vetëm në shtesë, Sepeda zbuti humbjen e Kilit, por nuk prishi festën e luzitanëve që japin sinjale pozitive në vigjilje të finaleve të Kupës së Botës.

Portugalia nuk është mes favoriteve të mëdha të turneut që do të nisë më 11 qershor, por kjo nuk e pengon të kërkojë triumfin e parë në atë që me shumë mundësi do të jetë “Botërori” i fundit i Kristiano Ronaldo.

Maran: Bëmë një hap pas/ Trajeneri kuqezi komenton humbjen në miqësoren me Luksemburgun

7 June 2026 at 13:36

Rolando Maran duhet të ketë patur diçka tjetër në mendje, kur pranoi të ulej në pankinën e kombëtares së Shqipërisë. Por dy humbjet radhazi e kanë bërë shumë shpejt “malore” aventurën kuqezi të teknikut italian.

Këtë e ka kuptuar edhe vetë trajneri, sidomos pas disfatës me Luksemburgun.

“Nuk mund të ndjehesh mirë pas dy humbjesh, kjo pastaj që është një hap mbrapa. Më vjen keq, shpresoja që të bëja një ndeshje ndryshe. Por me shumë mundësi vuajtëm edhe pasojat e mosklasifikimit në Botëror. Ndoshta i sollëm në këto dy ndeshje. Nuk duhet të jetë alibi. Impenjimi ishte maksimal, por nga energjitë, skuadra e ka paguar pak moskualifikimin”, theksoi Maran.

Pavarësisht nisjes negative, Maran mundohet të marrë gjërat pozitive nga dy ndeshjet e para, megjithëse ato janë të pakta.

“Unë dija që për të provuar disa gjëra ekzistonte rreziku që të mos kishim paraqitje të mira. Por ishin dy teste që më nevojiteshin. Unë ose do të punoja për të ardhmen, ose për veten. Zgjodha të punoj për të ardhmen, për të parë se cfarë mund të bëjmë. Mora disa përgjigje pozitive, të tjera negative që më bëjnë të reflektoj. Unë jam i qetë, pasi tani ka gjëra vetëm për të rregulluar”, tha ai.

Sinjalet nuk janë aspak të mira, por trajneri kuqezi sheh të ardhmen me optimizëm.

“Them se po. Kësaj skuadre i munguan disa lojtarë të rëndësishëm. Nuk jam trajner prej një dite. Kur shoh lojtarë që impenjohen, pavarësisht se nuk bëjnë atë që do të donin edhe ata vetë, duhet të kuptojmë edhe vështirësitë e momentit. Shumë prej tyre kishin luajtur pak. Pastaj, nëse mendoj për lojtarët që do të kthehen dhe do të jenë në formë, atëherë jam optimist”, shtoi trajneri.

Maran nuk do të kalojë një verë të qetë. Kombëtarja kuqezi do të kthehet në fushë në shtator për ndeshjet në Ligën e Kombeve dhe deri atëherë, trajneri duhet të sistemojë shumë gjëra./abcnews.al

Gjermania “prezantohet” në SHBA/ Skuadra e Nagelsmann mundi 2-1 organizatorët e “Botërorit 2026”

7 June 2026 at 13:32

Gjermania prezantohet me fitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për finalet e “Botërorit 2026”. Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsman konfirmoi formën, duke kaluar 2-1 organizatorët amerikane në ndeshjen miqësore te luajtur në Çikago.

Një tjetër paraqitje e mirë për përfaqësuesen gjermane, pas asaj të katër ditëve më parë në miqësoren kundër Finlandës.

Kai Havertz hapi sfidën kur ende nuk ishin plotësuar dy minutat e para të sfidës. Goli rrufe i sulmuesit të Arsenal dha përshtypjen e një fitoreje të lehtë për miqtë.

Këto parashikime u rrëzuan në minutën e 37-të, kur Robinson barazoi shifrat dhe vendosi fatin e pjesës së parë.

Me rikthimin në fushë pas pushimit, skuadra e Nagelsman u kthye në sërish në epërsi. Leroi Sane shënoi golin e dytë në minutën e 57-të, ndërsa rrjeta e sulmuesit të Gallatasarajit do të vendoste edhe ndeshjen.

Nuk sollën asgje përpjekjet e të dyja skuadrave deri në fundin e sfidës, me Gjermaninë që mbyll me dy fitore miqësoret përpara Kupës së Botës.

“Panzerat” do të debutojë në “Botërorin 2026” më 14 qershor kundër Kurasao në Grupin E, ndërsa rivalë të tjerë në fazën e parë të turneut do të kenë Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin.

Brazili mund “faraonët”/ Pesë herë kampionët e botës ia dalin me meritë 2-1 në miqësore

7 June 2026 at 13:30

Nuk ishte ndonjë triumf, por nuk po luhej për këtë. Triumfi duhet të vijë më vonë, ndërsa për pak ditë fillon Kupa e Botës, ndërsa pretendentët kryesorë, mes të cilëve Brazili, po luajnë ndeshjet e fundit përgatitore.

Pesë herë kampionët e rruzullit e mbyllën gjithçka me fitoren 2-1 ndaj Egjiptit në Klivlend, pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra e madhe nga Amerika Latine luajti më mirë sesa të mbiquajturit “Faraonët” duke ia dalë falë golave të shënuar nga një lojtar me përvojë si Bruno Gimaresh, që është kapiteni I Njukasëllit në Premier Ligën angleze, dhe një adoleshent si Endrik, që është huazuar nga Reali tek Lioni në Francë.

Kjo ndodhi që në fillim të pjesës së parë, në minutën e shtatë, dhe pastaj në të njëjtën minutë të pjesë ssë dytë.

Në mes të dy golave, Egjipti barazoi me rrjetën nga Mostafa Ziko në 11’, pas një gabimi të mbrojtjës së “kanarinave”.

“Selesao” bëri më shumë dhe e meritoi, ndonëse sipas stilit pragmatist të trajnerit italian Karlo Ançeloti, nuk shkëlqeu në zotërimin e topit, me 51 për qind.

Gjithsesi, yjet brazilianë bënë 11 gjuajtje, nga të cilat plot 8 në kuadrat, ndaj vetëm një në kuadrat të egjiptianëve.

Tashmë, me miqësoren në stadiumin “Hantington Benk Fild” në shtetin e Ohajos, Brazili mbylli përgatitjet dhe pret nisjen e Botërorit.

Ndeshjet e pesë herë kampionëve do të jenë në 14 qershor ndaj Marokut në Nju Xhersi, në 20 qershor kundër Haitit në Filadelfia, dhe në 25 qershor përballë Skocisë në Majemi.

❌
❌