Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 June 2026Koha Jone

Edi Rama: Shënim i detyruar!

By: njeshi
8 June 2026 at 07:54

Nga Edi Rama SHËNIM I DETYRUAR Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është “Shqipëria e Re”…

Source

Kur ia fut vetes si Albin Kurti! Tani nuk bën dot as qeverinë

By: njeshi
8 June 2026 at 07:48

Kryeministri Albin Kurti i donte të gjitha pushtetet dhe votuesi i dha ndëshkim të fortë. Brenda 18 muajve Kurti e çoi popullin në tre palë votime politike, vetëm se ishte kokëfortë, jo bashkëpunues dhe njëfarë “diktatori” i vogël. Albin Kurti kishte qeverinë të tijën, pa detyrime për koalicione, kurse pas votës së djeshme nuk ka më as pushtetin ekzekutiv krejt për partinë e tij.

Source

Yesterday — 7 June 2026Koha Jone

Nga Lëvizja Çartiste e Anglisë tek protestuesit e Tiranës

By: njeshi
7 June 2026 at 21:29

Historia politike e botës na mëson se shumë lëvizje që kanë nisur si protesta qytetare kanë përfunduar si parti politike. Ndoshta shembulli më domethënës është ai i Kartistëve në Angli në mesin e shekullit XIX. Në vitin 1838, mijëra punëtorë britanikë dolën në rrugë për të kërkuar më shumë demokraci, të drejtë vote dhe përfaqësim politik. Ata protestonin kundër një sistemi që sipas tyre nuk i…

Source

Kosovë, zgjedhjet/Albin Kurti kryeson me 42.7 % të votave

By: njeshi
7 June 2026 at 21:04

Organizata Demokracia në Veprim publikoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, bazuar në të dhënat e mbledhura nga vëzhguesit e saj. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.7 për qind të votave, me një marzh gabimi prej 1.7 për qind. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.5 për qind, me marzh gabimi 1.6 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës…

Source

Nga Zvërneci tek politika, protesta kërkon të bëhet parti me emrin “SHQIPERIA E RE”

By: njeshi
7 June 2026 at 19:35

Po krijohet një parti e re politike. SHQIPERIA BEHET, thonë burimet, pra kështu do t’ja vendosin emrin. Protesta është një e drejtë demokratike. Çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin për një çështje që e konsideron të drejtë, qoftë për mjedisin, pronën, korrupsionin apo keqqeverisjen. Por po aq e rëndësishme është edhe transparenca me publikun. Ajo që ndodhi këtë të diel para Kryeministrisë…

Source

RAMA: FLAMINGOT MES PAQES SË BAHAMASIT DHE SHERRIT TË TIRANËS

By: njeshi
7 June 2026 at 14:40

Nga Edi Rama- Në Nassau të Bahamasit, një nga resortet më të famshme dhe më luksoze të Karaibeve, Baha Mar, flamingot nuk konsiderohen problem. Përkundrazi. Janë simboli i destinacionit. Janë pjesë e identitetit të vendit, pjesë e eksperiencës turistike, pjesë e imazhit me të cilin Bahamasi prezantohet paqësor e mikpritës para botës. Qindramijëra turistë fotografohen me flamingot çdo vit.

Source

Ish-ministri Arben Malaj jep emrin e partisë së protestuesve: Shqipëria e RE

By: njeshi
7 June 2026 at 10:22

Ish-ministri i financave të PS, Arben Malaj shkruan sot duke orientuar protestuesit se duhet ta strukturojnë lëvizjen si parti politike, bile i vë edhe emrin “Shqipëria e RE”. Postimi i Arben Malajt: Kujdes! Protesta paqësore dhe atdhedashëse mund të “vetëvritet” nga populizmi euforik. Kjo për disa arsye kryesore: 1.Mosqartësimi i fenomenit të ngritjes së socializmit të Gjeneratës…

Source

Mos ua zhvirgjeroni plazhin flamingove me makina dhe me kanaçe birre!

By: njeshi
7 June 2026 at 10:11

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar protestuesit dhe duke bërë thirrje për mbrojtjen e mjedisit. “Me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët…

Source

Sot përplasja kryeministër dhe ish-Presidentja për votat në Kosovë

By: njeshi
7 June 2026 at 07:56

Sot në Kosovë po zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat brenda 18 muajve, pas krizës politike që çoi në shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Rreth 2.1 milionë votues janë të regjistruar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës. Favorit mbetet partia Albin Kurti, Vetëvendosje, e cila fitoi edhe zgjedhjet e…

Source

Before yesterdayKoha Jone

Mesazhi i Ben Blushit për protestën

By: njeshi
6 June 2026 at 21:42

Në postimin e tij shkrimtari i njohur Ben Blushi shkruan: “Nuk kam parë kurrë kaq helm në faqen time, por edhe në shumë të tjera, sa sot. Nëse ju jeni protestues, pra nëse keni kaq shumë urrejtje, na presin ditë të këqija nga ky brez. Unë i takoj brezit që shembi komunizmin në vitin 1990. Isha student kur dola te Qyteti Studenti, por megjithëse ne jetonim shumë më keq se ju, ishim shumë më të…

Source

Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite

By: njeshi
6 June 2026 at 19:51

Kryeministri Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetin e tij në Facebook një shembull invetimi elitar në turizën, në një zonë të mbrojtur në Portugali. Me këtë paralelizëm Rama është shprehur se “Shqipëria e rilindur turistike do hyjë me se s’bën në ligën e kampionëve të turizmit botëror dhe Europa e bota do të na vlerësojë përfundimisht si vend i bekuar jo i mallkuar”.

Source

Më në fund u tha hapur në protestë: Objektivi është vetëm rrëzimi i Ramës e jo Zvërneci!

By: njeshi
6 June 2026 at 19:24

Pas ditësh të tëra protestash, debatesh dhe polemikash mbi Zvërnecin, projektin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump apo çështjet mjedisore, sot para Kryeministrisë u dëgjua ndoshta deklarata më e qartë e bërë deri tani nga protestuesit. Zërat kryesorë të protestës deklaruan se qëllimi i tyre është vetëm rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe i klasës së vjetër politike. Sot vihet re se nuk ka folës…

Source

ABI Bank rishkruan standardet e investimit në kulturë: Nga rikthimi i Tedi Papavrami te La Biennale di Venezia

By: njeshi
6 June 2026 at 19:10

Pas një mungese prej tre vitesh, skena shqiptare mirëpriti rikthimin e violinistit shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami, në një shfaqje me jehonë të jashtëzakonshme artistike. Përmes dy mbrëmjeve magjike në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Papavrami interpretoi “24 Capricci”-t e Niccolò Paganini-t, duke i dhuruar publikut një performancë të rrallë të njërës prej veprave më sfiduese të…

Source

“RAMA NË BURG, BERISHA NË BURG!”. “Jep dorëheqjen!”, thërrasin protestuesit

By: njeshi
6 June 2026 at 19:07

“RAMA NË BURG, BERISHA NË BURG!”“Jepe dorëheqjen!”, thërrasin protestuesit. Kjo është dita e shtatë që qytetarët protestojnë para godinës së Kryeministrisë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si zakonisht, protestuesit u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së qeverisë. Por ajo që bie në sy në protestën e sotme është fakti se sulmet nuk drejtohen…

Source

Telefonata dhe sms nga burgjet: Dilni e rrëzoni qeverinë! Tani keni rastin, përdorni Zvërnecin….

By: njeshi
6 June 2026 at 14:01

Prej ditësh protesta për Zvërnecin po paraqitet si një lëvizje qytetare për mbrojtjen e mjedisit dhe kundër projektit të Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Ky është narrativi publik. Por në korridoret e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë po qarkullojnë informacione shqetësuese që, nëse konfirmohen publikisht, mund t’i japin ngjarjes një dimension krejt tjetër. Sipas burimeve që po ndiqen nga…

Source

Prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet

By: njeshi
6 June 2026 at 09:46

“Me kënaqësinë që një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, TOWIE nga ITV, prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri, si një tjetër dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe medias, ju uroj një fundjavë të mbarë”- shkruan kryeministri Rama.

Source

NËSE NUK PRANON DIALOGUN, ATËHERË HALLI NUK ËSHTË ZVËRNECI

By: njeshi
6 June 2026 at 08:35

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump do të realizohet edhe sikur qindra mijëra protestues të dalin në shesh ka shkaktuar debat të madh politik. Por përtej emocioneve dhe sloganeve, ekziston një pyetje shumë e thjeshtë: a është kjo protestë për Zvërnecin apo për rrëzimin e qeverisë? Kryeministri ka bërë publikisht një ftesë për dialog. Ai ka kërkuar që…

Source

Mevlan Shanaj i shkruan Edi Ramës: REQUIEM PËR NJË BESIM!

By: njeshi
6 June 2026 at 08:11

Nga Mevlan Shanaj- Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që të ka njohur para se pushteti të bëhej pjesë e jetës tënde. Po të shkruaj sepse ndiej se mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj. Më kujtohet dhjetori i vitit 1990. U ktheve nga Korfuzi dhe shkove drejt Qytetit Studenti, asaj që ishte bërë Meka…

Source

❌
❌