Artan Hoxha: Ilir Shtufi ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin në Greqi…
Biznesmeni i ndërtimit, Ilir Shtufi, i cili dyshohet nga SPAK se ka pastruar paratë e kokainës në kulla dhe ndërtime, është ndaluar në Greqi dhe pritet që të ekstradohet, pasi SPAK të dërgojë dokumentacionin. Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar detaje se si Shtufi është kapur në Greqi, duke thënë se ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin.