Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2026Koha Jone

Flakët pushtojnë anën e autostradës Fier–Vlorë, digjen rreth 2 kilometra

By: redi
20 July 2026 at 18:56

Një zjarr ka rënë përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve. Përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të…

Source

Ndihma për Ukrainën, BE rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne

By: redi
20 July 2026 at 18:31

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, informon se Bashkimi Evropian do të rrisë ndjeshëm prodhimin e dronëve dhe armëve moderne, në kuadër të forcimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhiy Koretsky, Von der Leyen theksoi se, në bazë të marrëveshjes për dronët, industritë e vendeve anëtare të BE-së do të…

Source

Të martën nis testimi i informatizuar për portalin mësues për Shqipërinë

By: redi
20 July 2026 at 18:23

Testimi i informatizuar për kandidatët e portalit “Mësues për Shqipërinë” nis nesër, 21 korrik, dhe do të vijojë deri më 28 gusht. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije lajmin, ndërsa shtoi se procesi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil. Kumbaro u bëri thirrje mësuesve kandidatë që të verifikojnë…

Source

Rritet rreziku për zjarre në pyje, Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqet e rrezikuara, e marta pritet të jetë kritike

By: redi
20 July 2026 at 18:04

Instituti i Gjeoshkencave flet për një rrezik të lartë të zjarreve në pyje në pjesën më të madhe të vendit gjatë pasdites së kësaj të hëne dhe ditës së martë. Sipas parashikimit, niveli i rrezikut do të jetë i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashikohet i moderuar.

Source

Kriza mes UEFA-s dhe FIFA-s, Çeferin i kthen shpinën finales së Botërorit

By: redi
20 July 2026 at 17:48

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, bojkotoi finalen e Kupës së Botës. Ai refuzoi të ishte i pranishëm në stadium si shenjë proteste ndaj polemikave që kanë shoqëruar turneun e organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Raporti thekson se pika që çoi në këtë vendim ishte rasti i Balogun. Pezullimi i lojtarit pas kartonit të kuq të marrë në fushë u anulua, sipas medias britanike…

Source

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

By: redi
20 July 2026 at 17:41

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Flakët po përhapen me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar dhe duke krijuar rrezik për qytetarët dhe banesat pranë. Në vendngjarje po ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me forcat e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin e…

Source

Lamine Yamal feston fitoren e Kupës së Botës me vëllain e vogël që magjepsi tifozët

By: nik
20 July 2026 at 17:37

Futbollisti spanjoll Lamine Yamal mund të ketë ngritur Kupën e Botës, por duket se vëmendjen e ka vjedhur vëllai i tij i vogël, Kenye. Trevjeçari u bë shpejt një sensacion në internet pasi pamjet e festimeve të tij të gëzueshme pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Argjentinës u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale të dielën. Ndërsa futbollisti, vetëm 19 vjeç, vazhdoi ngritjen e tij duke ndihmuar…

Source

Podkasti In The Box Express: E ardhmja e Kane te Anglia dhe rinovimi i Bowen me West Ham

By: nik
20 July 2026 at 17:35

Në episodin “Express” të fillimjavës të podkastit tonë mbi futbollin anglez, diskutohet gjerësisht e ardhmja e Harry Kane me fanellën e kombëtares angleze, si dhe skenarët e mundshëm për ekipin kombëtar pa praninë e tij. Kjo analizë thellohet në ndikimin e tij dhe opsionet strategjike për “Tre Luanët”. Një tjetër fokus i rëndësishëm i episodit është Jarrod Bowen, i cili ka rinovuar kontratën me…

Source

Gjesti prekës dhe humanitar nga Labinot Tahiri për djalin e Shpat Kasapit

By: redi
20 July 2026 at 17:34

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë të ditur një vendim humanitar në mbështetje të Roelit, djalit të artistit të ndjerë Shpat Kasapi. Përmes një mesazhi publik, Tahiri tha se duke filluar nga ky sezon dhe për aq kohë sa do të vazhdojë aktivitetin e tij artistik, do të ndajë 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë për shëndetin dhe mirëqenien e Roelit. Ai theksoi se zhvillon mbi 50…

Source

Messi humbet gjithçka në finale: E ardhmja e Argjentinës me liderë të rinj dhe ndikimin italian

By: nik
20 July 2026 at 17:34

Lionel Messi nuk i mbajti dot lotët pas humbjes së fundit. Ai humbi gjithçka: Kupën e Botës, rekordin e golave të shënuar në Botëror, pasi Kylian Mbappé e kaloi të shtunën (22 me 21), si dhe mundësinë për të mbyllur turneun si golashënuesi më i mirë, duke u mposhtur sërish nga francezi (10 me 8). Megjithatë, rrugëtimi i tij, përveç finales, entuziazmoi botën dhe nuk dha imazhin e një lojtari 39…

Source

Spanja në luftë me flakët/ Digjen 260 mijë hektarë pyll, evakuime masive

By: redi
20 July 2026 at 16:56

Një zjarr pyjor i shpërthyer pranë Madridit në Spanjë, ka marrë përmasa katastrofike. Deri më tani, flakët kanë shkatërruar mbi 260 mijë hektarë pyll në rajonin e Guadalajara-s, duke vënë në alarm të kuq autoritetet vendase. Zjarri, i cili fillimisht nisi në fshatin Mierla (Castilla-La-Mancha), është përhapur me shpejtësi ekstreme orët e fundit. Për shkak të rrezikut të lartë…

Source

Presidenti Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Europës: Dialogu mbetet urë për paqen

By: redi
20 July 2026 at 16:29

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të hënë në Presidencë përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës (Religions for Peace Europe), të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë takimit, kreu i shtetit e cilësoi forumin një platformë të rëndësishme për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes…

Source

Balla thumbon Berishën për datën e lindjes: Ka ndryshuar datën, një ditë para diktatorit

By: redi
20 July 2026 at 16:23

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla iu rikthye thumbave ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe datëlindjes së tij. Balla tha se Berisha figuron i lindur më 1 korrik 1944 në dokumentet zyrtare, ndërsa prej vitesh feston 15 tetorin, datë që sipas tij është zgjedhur pasi bie një ditë para ditëlindjes së Enver Hoxhës. “Ka edhe nga ata që kanë ndërruar datën e ditëlindjes…

Source

VIDEO/ Korreshi: Alo, o shoku kryetar. Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike, por ta kishit bërë më të hollë

By: redi
20 July 2026 at 16:02

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nuk i ka lënë ironitë aq këtë të hënë, ku gjatë fjalës në Kuvend, tha se qeveria gënjen për faktin se fondet e IPARD-it janë hapur. Ai pati edhe një debat me kreun e Kuvendit. Korreshi: E mira është që të marrësh dhe pak vesh këtej nga salla, se për ty po flasim. O shoku kryetar, alo…alooo. Shoku kryetar… Peleshi: Shokun kryetar shko takoje aty ku ke shokët.

Source

Spanja fiton Botërorin, por polemikat me Argjentinën vazhdojnë: “Gjesti më i ulët i parë ndonjëherë”

By: nik
20 July 2026 at 15:46

Spanja feston fitoren e Kupës së Botës kundër Argjentinës, por polemikat nuk mungojnë as pas triumfit. Media spanjolle “Marca” ka sulmuar ashpër kombëtaren e Scalonit, duke e cilësuar sjelljen e tyre si “gjesti i turpshëm që bën të turpërohet bota”. Sipas “Marca”-s, argjentinasit u kthyen mënjanë gjatë festimeve të “La Roja”, një veprim i përshkruar si “një nga lëvizjet më të ulëta të parë…

Source

Zbarkon në Madrid avioni me heronjtë e Kupës së Botës të Spanjës, 1 milion njerëz presin kampionët

By: nik
20 July 2026 at 15:41

Avioni i Iberia-s që transportonte skuadrën fituese të Kupës së Botës për Spanjën, zbarkoi në aeroportin Madrid-Barajas në orën 14:30 me orën lokale (12:30 GMT), nën një qiell të kthjellët. Një flamur spanjoll valëvitej nga dritarja e kabinës së pilotit ndërsa avioni lëvizte drejt terminalit. Kjo shënoi kthimin triumfues të ekipit pas fitores së tyre historike. Trajneri Luis de la Fuente ishte i…

Source

Rodri bashkohet me elitën: 7 futbollistët me Botëror, Champions, Top të Artë dhe titull kontinental

By: nik
20 July 2026 at 15:40

Rodri, kapiteni i Spanjës kampione bote, është bashkuar me një grup elitar prej shtatë futbollistësh që kanë arritur një arritje të jashtëzakonshme. Këta lojtarë kanë fituar Kupën e Botës dhe titullin kontinental me kombëtaren e tyre, Ligën e Kampionëve (ish-Kupën e Kampionëve) me klubin, si dhe Topin e Artë. Lista përfshin legjenda si Franz Beckenbauer dhe Gerd Müller, të cilët ishin të parët…

Source

VIDEO/ Flamur Noka tenton të shkojë tek vendi i kryeparlamentarit Peleshi

By: redi
20 July 2026 at 15:40

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka vijon që të shkaktojë zhurmë në seancën plenare në Kuvend. Herë pas here, ai ka tentuar edhe që të kapërcejë karriget dhe të shkojë tek vendi i kryeparlamentarit, Niko Peleshi me qëllim për të ndryshuar rendin e ditës në seancë. Me rikthimin e seancës plenare pas pushimit të njoftuar pasi opozita bllokoi foltoren për të mos lejuar raportimin e Avokatit të…

Source

Shmanget tragjedia në Shëngjin. Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen nëna dhe djali i mitur

By: lindita
20 July 2026 at 15:39

Një ngjarje e rëndë është shmangur në plazhin e Shëngjinit këtë të hënë, ku një grua dhe djali i saj i mitur rrezikuan të mbyteshin teksa ishin futur në det për t’u larë. Incidenti ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun. Sipas te dhënave paraprake, nënë e bir, në rrethana ende të paqarta kanë hasur vështirësi në ujë duke rrezikuar jetën. Ndërhyrja e menjëhershme e rojeve bregdetare te ndihmuar edhe…

Source

Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama: Janë 11 mijë përfitues

By: redi
20 July 2026 at 15:20

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Sociale ”Jonathan”, ku u diskutua për dyfishimin e mbështetjes ekonomike të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar. ”Është zgjedhur një nga vendet ku ajo çka dëgjojmë për fëmijët me aftësi të veçanta është një punë e përditshme me të gjitha vështirësitë. Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja ishte bërë e…

Source

❌
❌