Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 June 2026Social

Kjo foto që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nuk tregon thjesht një çift të moshuarish duke pirë kafe në një pasdite të zakonshme në Tiranë. Pë...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Kjo foto që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nuk tregon thjesht një çift të moshuarish duke pirë kafe në një pasdite të zakonshme në Tiranë. Për banorët e Komunës së Parisit, ajo përfaqëson një histori dashurie, përkushtimi dhe besnikërie që ka triumfuar mbi vitet dhe vështirësitë e jetës. "I shohim të paktën dy herë në ditë, njëherë në mëngjes dhe njëherë pasdite", shkruan qytetari që ndau historinë me redaksinë tonë. Sipas tij, burri kujdeset çdo ditë për bashkëshorten e tij me një përkushtim që ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithë lagjes. Një ditë, gjatë një bisede te kafja e lagjes, ai tregoi pak nga historia e jetës së tyre. "E kam njohur që 16 vjeçe. Ka qenë shumë e bukur dhe jemi rritur bashkë. Kemi përballuar sfidat e jetës bashkë dhe më ka dhënë fëmijë të mrekullueshëm. I detyrohem shumë...", rrëfen ai. Sot, teksa vitet kanë kaluar dhe bashkëshortja e tij lëviz me karrocë, ai vazhdon të jetë pranë saj në çdo moment. E ndihmon, kujdeset për të dhe nuk e lë kurrë vetëm. Për banorët e zonës, kjo është një pamje e zakonshme, por njëkohësisht edhe një kujtesë e rrallë e asaj që do të thotë dashuri pa kushte. Por ajo që bie më shumë në sy për ata që i takojnë çdo ditë nuk është vetëm kujdesi që tregon, por mënyra se si vazhdon ta shohë me të njëjtin respekt, admirim dhe dashuri si ditën kur u njohën. "Është gjysma ime dhe është më e pakta që mund të bëj për të", thotë ai. Për banorët e lagjes, ky çift është një kujtesë e gjallë se dashuria nuk matet me fjalë të mëdha apo gjeste të bujshme. Ajo matet me përkushtimin e përditshëm, me sakrificat e heshtura dhe me zgjedhjen për të qëndruar pranë njëri-tjetrit në çdo etapë të jetës. Janë pikërisht histori të tilla që i japin kuptim shprehjes "Derisa vdekja të na ndajë". Jo si një premtim i bërë dikur, por si një zotim që vazhdon të mbahet çdo ditë, edhe pas një jete të tërë së bashku. Në një kohë kur shumë marrëdhënie thyhen përballë sfidave të jetës, ky çift nga Tirana vazhdon t'u kujtojë të gjithëve se dashuria e vërtetë nuk matet me fjalë, por me përkushtimin për të qëndruar pranë njëri-tjetrit deri në fund. ❤️

5890 views


💾

Një moment tensioni është regjistruar pasditen e sotme gjatë protestës qytetare në Tiranë, pasi një i ri u shfaq mes turmës duke valëvitur flamurin e ...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Një moment tensioni është regjistruar pasditen e sotme gjatë protestës qytetare në Tiranë, pasi një i ri u shfaq mes turmës duke valëvitur flamurin e komunitetit LGBTQ. Pamjet nga protesta tregojnë se një pjesë e protestuesve reaguan menjëherë me thirrjet “Hiqe flamurin! Hiqe flamurin!”, duke kundërshtuar praninë e simbolit në tubim. Sipas qytetarëve të pranishëm, që prej nisjes së protestës është bërë vazhdimisht thirrje që në tubime të mos shfaqen flamuj që lidhen me parti politike, organizata, lëvizje apo ideologji të ndryshme, por vetëm flamuri kombëtar shqiptar. Pas reagimeve të turmës, i riu uli flamurin që mbante dhe më pas u largua nga zona ku ishin mbledhur protestuesit. Protestuesit kanë theksuar edhe në raste të tjera se tubimi synon të ruajë karakterin e tij qytetar dhe kombëtar, pa simbole që lidhen me kauza apo grupime të tjera jashtë qëllimit të protestës.

105.8K views


💾

Mbrëmjen e sotme, ndërsa qytetarët janë mbledhur për të 11-ën ditë radhazi në protestën që po zhvillohet në Tiranë, avokati Altin Goxhaj ka bërë një d...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Mbrëmjen e sotme, ndërsa qytetarët janë mbledhur për të 11-ën ditë radhazi në protestën që po zhvillohet në Tiranë, avokati Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë publike, duke ngritur akuza dhe dyshime lidhur me praninë e profesor Pëllumb Pilinçit në tubim. Në një video të regjistruar nga protesta, Goxhaj pretendon se Pilinçi, i njohur ndryshe si "shefi i vetëshpallur i qeverisë", është sjellë në protestë për të provokuar situatën dhe për të dëmtuar imazhin e saj. Goxhaj thekson se automjeti me të cilin ndodhej Pilinçi ishte parkuar në një zonë pranë Kryeministrisë, ku nuk lejohet parkimi i automjeteve private që nuk kanë lidhje me këtë institucion. "Edi Rama ka sjellë Pilinçin bashkë me kamera dhe policia ruan makinën e Pilinçit. Këtu nuk lejohet të vijë asnjë makinë, përveç makinave të Kryeministrisë. Dhe protestuesit janë mbledhur këtu dhe nuk e lënë Pilinçin të dalë nga makina. Problemi është që Rama do ta ulë cilësinë e protestës. Por s'ka ku të kalojë, ia kanë bllokuar rrugën. Ka sjellë kamera, çfarë nuk ka sjellë. Por nuk ka për t'ia dalë", shprehet Goxhaj në video. Kujtojmë se protesta në Tiranë po zhvillohet për të 11-ën ditë radhazi, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se ajo është pjesë e një lëvizjeje qytetare kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të demokracisë.

56.2K views


💾

Një e re shqiptare që jeton në Lyon të Francës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video-mesazh, ku u bën thirrje të gjithë shqiptarëve q...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Një e re shqiptare që jeton në Lyon të Francës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video-mesazh, ku u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Francë të bashkohen në një protestë që do të zhvillohet të shtunën, më 13 qershor, në sheshin Place Bellecour (69002 Lyon). Kjo thirrje vjen në kuadër të valës së protestave që po zhvillohen në Shqipëri dhe në diasporë kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të demokracisë. Në Tiranë, qytetarët kanë dalë në protestë për të 11-ën ditë radhazi, ndërsa pjesëmarrja është rritur dita-ditës. Tubime të ngjashme janë organizuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, aty ku jetojnë komunitete shqiptare. Pak ditë më parë, një protestë u zhvillua edhe në Paris, ndërsa tashmë shqiptarët në Lyon po organizohen për një tubim të ngjashëm. Në videon e dërguar në redaksinë tonë, e reja shprehet: "Përshëndetje shqiptarë! Kjo video shkon për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Francë. Kam vendosur të organizoj një protestë për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri. Protesta do të bëhet në Lyon dhe më saktësisht në Place Bellecour, nga ora 18:00 deri në 20:00. Unë e di që ka shumë shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë deri në Shqipëri për të protestuar. Prandaj po ju bëj thirrje, jo vetëm atyre që jetojnë në Lyon, por edhe atyre që jetojnë jashtë Lyonit, që të vijnë dhe të marrin pjesë. Mos harroni të merrni pankarta, flamuj dhe gjithçka që simbolizon Shqipërinë. Sigurisht, mund të vini me familjarët tuaj, madje edhe shoqet e mia franceze do të marrin pjesë. Pres që të mblidhemi sa më shumë dhe që zëri ynë të dëgjohet sado pak. Takohemi të shtunën në Lyon." Organizatorja shpreson që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të mund të shprehin solidaritetin dhe qëndrimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

27.4K views


💾

Qytetarët në Tiranë tregojnë qytetari të jashtëzakonshme duke hapur menjëherë rrugën për kalimin e ambulancës. Pamje që dëshmojnë se kjo mbetet protes...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Qytetarët në Tiranë tregojnë qytetari të jashtëzakonshme duke hapur menjëherë rrugën për kalimin e ambulancës. Pamje që dëshmojnë se kjo mbetet protesta më e bukur dhe më e ndërgjegjshme, ku jeta dhe solidariteti janë gjithmonë mbi gjithçka!

51K views


💾

Gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë në Tiranë, qytetarët kanë denoncuar pranë redaksisë së JOQ një situatë të dyshimtë. Sipas dëshmive të...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë në Tiranë, qytetarët kanë denoncuar pranë redaksisë së JOQ një situatë të dyshimtë. Sipas dëshmive të tyre, persona ende të paidentifikuar po i fotografojnë dhe i filmojnë protestuesit nga një dritare e një dhome të hotel "Rogner", duke përdorur aparate profesionale të fshehura, gjë që ka ngritur dyshime për survejim dhe tentativë intimidimi ndaj pjesëmarrësve në tubim.

85.3K views


💾

Një foto e mbërritur nga plazhi i Durrësit nxjerr zbuluar skandalin me ndarjen e hapësirave bregdetare dhe talljen që institucionet bëjnë me pushuesit...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Një foto e mbërritur nga plazhi i Durrësit nxjerr zbuluar skandalin me ndarjen e hapësirave bregdetare dhe talljen që institucionet bëjnë me pushuesit e thjeshtë. Ajo që në letër quhet “Plazh Publik”, në realitet nuk është gjë tjetër veçse një rrip i ngushtë e mizerabël rëre, i "mbytur" nga të katër anët prej bizneseve private. Kjo foto flet vetë. Në mes të bregdetit, një punonjës monton tabelën e plazhit publik, por mjafton të shohësh sfondin për të kuptuar se ku jetojmë. Hapësira pa pagesë është shumë e vogël, ndërsa në të dyja anët shtrihet "perandoria" e çadrave të kashtës dhe shezlongëve me pagesë, të rreshtuara si ushtri deri në buzë të ujit. Është e qartë se si funksionon skema: bizneset private kanë gllabëruar pjesët më të mira dhe më të gjera të bregdetit, duke i lënë qytetarëve që nuk duan apo nuk kanë mundësi të paguajnë, thjesht një "rrugicë" rëre sa për të thënë që ekziston një plazh publik. Për më tepër, ironia shtohet kur sheh se në këtë rrip të ngushtë ku njerëzit duhet të ngjeshen me njëri-tjetrin, tabela i urdhëron që t'i heqin çadrat e tyre çdo mbrëmje, ndërsa privatit nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë që ka pushtuar detin. Ky është realiteti i hidhur i turizmit tonë: plazhi publik ekziston vetëm sa për të kaluar rradhën në tabelat e Bashkisë, ndërsa qytetarët e thjeshtë dëbohen nga pasuria e tyre kombëtare për t'u lënë vend fitimeve të bizneseve private.

10.4K views


💾

Zbulohet se për cilën influencuese flet Rama në fjalimin e tij. Bëhet fjalë për Fjoralba Ponarin, e cila kishte publikuar një foto pranë Kullës Eiffel...

By: @joq
11 June 2026 at 07:00

Zbulohet se për cilën influencuese flet Rama në fjalimin e tij. Bëhet fjalë për Fjoralba Ponarin, e cila kishte publikuar një foto pranë Kullës Eiffel. Ende mbetet e paqartë pse Rama zgjodhi pikërisht këtë postim për ta marrë si shembull, por duket se fotoja e influencueses i ka bërë mjaftueshëm përshtypje sa për t’u përmendur nga vetë kryeministri.

94.9K views


💾

Yesterday — 10 June 2026Social

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një situatë të tensionuar të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, ku dy drejtues aut...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një situatë të tensionuar të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, ku dy drejtues automjetesh duket se janë përfshirë në një konflikt verbal. Nga pamjet e siguruara, dëgjohet njëri prej personave duke përdorur fjalor banal dhe duke i kërkuar telefonin drejtuesit tjetër të mjetit. "Më jep telefonin se të q... robt, a e di se ça problemi i ke hapur vetes", dëgjohet të thotë ai në video. Në pamje shihet se në vendngjarje ndërhyn një efektiv policie, i ndihmuar edhe nga disa qytetarë të rastësishëm, me qëllim qetësimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shoferëve. Deri më tani, nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ndonjëri prej personave të përfshirë është shoqëruar në komisariat për sqarime. JOQ Albania thekson se ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, pasi, sipas pamjeve të mbërritura në redaksi, bëhet fjalë për një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve.

7016 views


💾

Në protestën që po zhvillohet prej 10 ditësh radhazi në Tiranë, një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell një moment të veçantë dhe tepër...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Në protestën që po zhvillohet prej 10 ditësh radhazi në Tiranë, një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell një moment të veçantë dhe tepër njerëzor gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme. Një qytetare që ka qenë pjesë e protestës ka ndarë pamjet ku shihet një efektiv policie në një ndërveprim të qetë dhe miqësor me protestuesit e pranishëm në shesh, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe përqafime me ta. Në një moment, përqafimi i efektivit me një prej protestuesve është shoqëruar me duartrokitje dhe brohoritje nga qytetarët e pranishëm. Sipas saj, ky gjest spontan dhe mjaft miqësor ka lënë një përshtypje të fortë te të gjithë ata që ndodheshin pranë. “Ky ishte polici më i mirë në botë. Na ka përqafuar dhe na ka buzëqeshur të gjithëve”, shkruan ajo e emocionuar në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë.

16.3K views


💾

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave iraniane, pas pretendimeve se...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave iraniane, pas pretendimeve se Irani rrëzoi një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache pranë Ngushticës së Hormuzit. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) konfirmoi nisjen e sulmeve, duke i cilësuar ato si veprime vetëmbrojtëse dhe një përgjigje ndaj asaj që SHBA e konsideron agresion iranian. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më herët se forcat iraniane kishin rrëzuar helikopterin gjatë një misioni patrullimi në një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë. “Jam informuar nga ushtria jonë e madhe se iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë Apache gjatë patrullimit në Ngushticën e Hormuzit. Shtetet e Bashkuara duhet, domosdoshmërisht, t’i përgjigjen këtij sulmi”, deklaroi Trump. Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, dy pilotët që ndodheshin në bord u shpëtuan me sukses dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Operacioni i shpëtimit u zhvillua vetëm pak orë pas incidentit. Nga ana tjetër, Irani ka mohuar përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit dhe ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak kundër territorit të tij do të marrë një përgjigje të ashpër. Përshkallëzimi i fundit vjen në një moment tepër delikat, ndërsa rajoni po përballet me tensione të shumta ushtarake dhe diplomatike. Analistët paralajmërojnë se zhvillimet e fundit mund të rrisin rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme, veçanërisht në zonën e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e tregtisë globale të naftës.

20.2K views


💾

Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa komentonte protestën qytetare që po zhvilloh...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa komentonte protestën qytetare që po zhvillohet për të dhjetën ditë rradhazi. I ftuar në një emision televiziv, Muharremi reagoi ashpër ndaj sloganit “Rama në burg”, duke mbrojtur kryeministrin Edi Rama dhe duke sulmuar protestuesit që e artikulojnë këtë kërkesë. “Për çfarë duhet të shkojë Rama në burg?! Çfarë ka shitur Rama? Çfarë u ka tradhtuar Rama këtyre? Çfarë ju ka shitur Rama, shqiptarëve?! Sytë që t’u dalin!”, u shpreh Muharremi gjatë debatit në studio. Më tej, ai deklaroi se prej disa ditësh persona të ndryshëm po merren edhe me familjen e tij për shkak të qëndrimeve që mban publikisht. “Flas kështu sepse kanë 5 ditë që merren me familjen time sepse unë kam mendim ndryshe”, tha ai.

36.5K views


💾

Prokuroria e Spoletos në Itali ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur përgjegjësi mjekësore në rastin e vdekjes së 24-vjeçarit shqiptar Sa...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Prokuroria e Spoletos në Itali ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur përgjegjësi mjekësore në rastin e vdekjes së 24-vjeçarit shqiptar Sabjan Ballici, i cili humbi jetën më 20 shkurt 2026 në spitalin e Folignos, pas diagnostikimit me kancer në stomak. Sipas mediave italiane, hetimi nisi pas kallëzimit të paraqitur nga familja e të riut, e cila pretendon se ai ishte paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit “Santa Maria della Misericordia” në Perugia, por ishte larguar ose ishte dërguar në shtëpi pa u shtruar për trajtim të mëtejshëm. Ballici, sportist dhe punonjës në sektorin elektrik në Perugia, kishte nisur të shfaqte probleme shëndetësore që gjatë verës së vitit 2025. Fillimisht ai ankohej për kollë të vazhdueshme dhe gjurmë gjaku, ndërsa më pas iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore. Sipas familjes, më 27 dhjetor 2025 ai u paraqit në urgjencë pas temperaturës së lartë, kollës së fortë dhe simptomave të tjera shqetësuese, por pas disa orësh pritjeje u largua pa u vizituar. Vizita e dytë në urgjencë ndodhi më 19 janar, me rekomandim për shtrim nga mjeku i familjes. Edhe këtë herë, sipas pretendimeve të familjarëve, ai u dërgua në shtëpi pas disa orësh, me rekomandimin për të kryer një bronkoskopi. Në kallëzim përmendet gjithashtu se gjatë një prej kontrolleve një mjek dyshohet t’i ketë atribuar problemet shëndetësore përdorimit të lëndëve narkotike, pretendim që familja e mohon kategorikisht. Më 29 janar, 24-vjeçari u paraqit sërish në urgjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe dhimbjeve të forta në kraharor. Ai qëndroi një natë nën vëzhgim dhe më pas u largua përsëri nga spitali. Vetëm më 6 shkurt, pasi gjendja e tij ishte rënduar ndjeshëm, familja iu drejtua spitalit të Folignos, ku Sabjani u shtrua menjëherë. Mjekët diagnostikuan adenokarcinomë gastrike, një formë agresive e kancerit të stomakut. Dy javë më vonë, më 20 shkurt, ai humbi jetën pas një krize të rëndë respiratore. Familja ka paraqitur pranë Prokurorisë edhe një ekspertizë mjeko-ligjore private, sipas së cilës diagnoza mund të ishte vendosur më herët nëse i riu nuk do të ishte larguar nga spitali në rastet e mëparshme. Eksperti argumenton se një diagnostikim më i hershëm mund të mos kishte garantuar shpëtimin e jetës së pacientit, por mund të kishte ngadalësuar përparimin e sëmundjes, zgjatur jetën e tij dhe ulur vuajtjet. Tashmë do të jetë Prokuroria italiane ajo që do të shqyrtojë dokumentacionin dhe do të përcaktojë nëse ka pasur shkelje apo përgjegjësi në menaxhimin mjekësor të rastit.

14.3K views


💾

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushaj, ka vijuar deklaratat e saj në mbështetje të qeverisë dhe rrugës europiane, duke theksuar se Partia So...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushaj, ka vijuar deklaratat e saj në mbështetje të qeverisë dhe rrugës europiane, duke theksuar se Partia Socialiste mbetet forca kryesore që e afron Bashkimin Europian me Shqipërinë. Duke rritur stekën e vendit falë partisë, Bashkimi Europian aspiron që të hyjë në Shqipëri, por pritet miratimi nga shefja e diplomacisë Zeqineja. Pasi i nxorri ujin e zi abetares, deputetja që paguhet me taksat tona po diskuton seriozisht marrjen e frenave të diplomacisë shqiptare me qendër në Roskovec.

37.1K views


💾

Protesta qytetare në bulevard ka shënuar ditën e saj të dhjetë radhazi këtë të martë. Me qindra qytetarë janë mbledhur sërish në shesh për të vijuar t...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Protesta qytetare në bulevard ka shënuar ditën e saj të dhjetë radhazi këtë të martë. Me qindra qytetarë janë mbledhur sërish në shesh për të vijuar tubimin kundër qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe duke dëshmuar një qëndresë të palëkundur. Në mesin e folësve të kësaj dite ka qenë edhe aktori i njohur i humorit, Gent Bejko, i cili ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të forta dhe kritika të ashpra ndaj të gjithë klasës politike shqiptare përgjatë viteve. Sipas Bejkos, zhgënjimi i qytetarëve i ka rrënjët e thella që nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90, kohë kur sipas tij, ndryshimet politike dështuan të sillnin transformimin e shumëpritur. Aktori ka lidhur eksodin e shqiptarëve dhe emigrimin e tij personal pikërisht me mungesën e besimit te sistemi aktual. “Menduam se ndryshoi regjimi në 1990, por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj gjërash këtu, por ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin të keqes. Këta ia kanë shitur shpirtin të keqes, nga Berisha tek ky”, deklaroi Bejko përpara turmës. Në mbyllje të fjalës së tij, Bejko lëshoi një thirrje të prerë drejtuar qytetarëve që të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën, pavarësisht presioneve apo përpjekjeve për dekurajim. “Nuk mund të tallen me ne. Këta thonë se do na fusin në Evropë. Ne jemi Evropa. Ne nuk jemi të shitur. Ata janë të shitur. Ne do të flasim, do të bërtasim, nuk do të heshtim”, përfundoi ai, i shoqëruar nga duartrokitjet e protestuesve që mbushën sheshin në këtë ditë të dhjetë të tubimit.

16.3K views


💾

Dita e dhjetë e protestës shënon një pikë kthese ku qëndresa e qytetarëve ka kaluar pragun e një reagimi fillestar dhe është shndërruar në një lëvizje...

By: @joq
11 June 2026 at 03:00

Dita e dhjetë e protestës shënon një pikë kthese ku qëndresa e qytetarëve ka kaluar pragun e një reagimi fillestar dhe është shndërruar në një lëvizje të strukturuar e të vendosur. Sheshi mbushet sërish me njerëz të cilët, pavarësisht lodhjes fizike nga ditët e gjata në rrugë, tregojnë një qëndrueshmëri edhe më të fortë se në fillim. Kjo ditë e dhjetë simbolizon vendosmërinë për të mos u dorëzuar dhe për të mos lejuar që kauza të zbehet apo të harrohet, duke dëshmuar se kërkesat e tyre nuk janë thjesht një reagim momental, por një vendim i palëkundur.

9401 views


💾

❌
❌