❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2026Ekonomi

Pajisjet diagnostikuese in vitro, gati drafti që unifikon rregullat e tregut

By: Nertila
20 July 2026 at 13:20

Qeveria po përgatit një kuadër të ri rregullator për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro, përmes një projektligji të hedhur për konsultim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.  Sipas tekstit të bërë publik qëllimi i ligjit është të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së pacientëve, përdoruesve dhe personave të tjerë, duke përfshirë edhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Projektligji përcakton rregullat për vendosjen në treg, bërjen të disponueshme në treg dhe vënien në shërbim të pajisjeve mjekësore diagnostikuese in vitro për përdorim njerëzor dhe të aksesorëve të tyre.

Rregullat do të zbatohen gjithashtu për studimet e performancës që lidhen me këto pajisje dhe aksesorët e tyre, kur ato kryhen në Republikën e Shqipërisë.

NĂ« tekstin e projektligjit, pajisjet mjekĂ«sore diagnostikuese in vitro dhe aksesorĂ«t e tyre referohen sĂ« bashku si “pajisje”.

Projektligji nuk zbatohet për produktet për përdorim të përgjithshëm laboratorik ose produktet vetëm për përdorim kërkimor, përveç rasteve kur ato janë destinuar në mënyrë specifike nga prodhuesi për ekzaminim diagnostikues in vitro.

Nga fusha e zbatimit përjashtohen gjithashtu produktet për marrjen e mostrave në mënyrë invazive ose produktet që aplikohen drejtpërdrejt në trupin e njeriut për marrjen e një kampioni.

Ligji nuk do të zbatohet as për materialet referuese të certifikuara ndërkombëtarisht dhe për materialet e përdorura në skemat e vlerësimit të jashtëm të cilësisë.

Kur një pajisje përfshin si pjesë integrale një pajisje mjekësore sipas legjislacionit të posaçëm, ajo do të rregullohet nga ai legjislacion, ndërsa kërkesat e projektligjit do të zbatohen për pjesën diagnostikuese in vitro.

Pajisjet që konsiderohen gjithashtu makineri duhet të përmbushin kërkesat thelbësore të shëndetit dhe sigurisë të përcaktuara në legjislacionin për makineritë, kur këto kërkesa janë më specifike. Projektligji parashikon se struktura përgjegjëse për inspektimin e pajisjeve ruan të drejtën të kufizojë përdorimin e llojeve të caktuara të pajisjeve për aspekte që nuk mbulohen nga ligji.

Teksti përcakton gjithashtu se ligji nuk cenon legjislacionin kombëtar për organizimin, ofrimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor. Kjo përfshin kërkesat që pajisje të caktuara të furnizohen vetëm me recetë mjekësore, të përdoren vetëm nga profesionistë ose institucione të caktuara shëndetësore, apo që përdorimi i tyre të shoqërohet me këshillim profesional.

Projektligji nuk kufizon lirinë e shtypit ose lirinë e shprehjes në media, të garantuara nga legjislacioni shqiptar dhe Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Sipas shënimit shoqërues, ligji është pjesërisht i harmonizuar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2017/746 për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro.

 

The post Pajisjet diagnostikuese in vitro, gati drafti që unifikon rregullat e tregut appeared first on Revista Monitor.

ARRSH tender 5 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit

By: Nertila
20 July 2026 at 10:37

Autoriteti Rrugor Shqiptar synon të lidhë Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit përmes një rruge për të cilën çeli këtë të hënë tenderin me fond limit 491 milionë lekë, ose rreth 5 milionë euro.

Projekti parashikon realizimin e njĂ« lidhjeje rrugore nĂ« pjesĂ«n verilindore tĂ« TiranĂ«s, nĂ« zonĂ«n ku ndodhet edhe rruga “Myslym Keta”. Kjo rrugĂ« shtrihet nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative 4, kufizohet nga rruga “AleksandĂ«r Moisiu” dhe lidhet me RrugĂ«n e Arbrit.

Sipas raportit teknik, segmenti i marrë në studim ka një gjatësi prej rreth 3,000 metrash dhe një gjerësi ekzistuese që varion nga 7 deri në 10 metra. Aksi është i asfaltuar, por në disa pjesë paraqet çarje, gropa dhe dëmtime të sipërfaqes.

Trotuaret përgjatë rrugës janë të dëmtuara dhe në disa zona nuk ofrojnë kushte të përshtatshme për lëvizjen e këmbësorëve. Ndriçimi publik është i pranishëm vetëm në segmente të caktuara, ndërsa pjesë të tjera të aksit mbeten të pandriçuara.

Raporti evidenton gjithashtu se sistemet ekzistuese të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza janë të vjetruara. Në disa zona, kapaciteti i tyre rezulton i pamjaftueshëm gjatë reshjeve intensive.

Zgjidhja teknike e propozuar parashikon një gjerësi kaluese prej 12 metrash, të ndarë në dy pjesë nga 6 metra secila. Në profilin e rrugës është përfshirë një ndarëse qendrore me gjerësi 1 metër.

Në të dyja anët e aksit janë parashikuar kuneta me gjerësi 0.5 metra dhe trotuare me gjerësi 2 metra. Projekti përfshin rehabilitimin e plotë të shtresave rrugore dhe rikonstruksionin ose ndërtimin e trotuareve përgjatë segmentit.

Ndërhyrja parashikon instalimin e ndriçimit të ri rrugor me teknologji LED përgjatë gjithë aksit. Pjesë e punimeve do të jenë edhe rehabilitimi dhe zgjerimi i sistemeve të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza.

Në projekt janë përfshirë gjithashtu sinjalistika horizontale dhe vertikale, elemente për aksesin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe ndërhyrje për gjelbërimin dhe mobilimin urban.

Preventivi paraprak pĂ«r ndĂ«rhyrjen e plotĂ« nĂ« rrugĂ«n “Myslym Keta” Ă«shtĂ« pĂ«rllogaritur nĂ« rreth 672 milionĂ« lekĂ« me TVSH. Fondi limit i tenderit tĂ« hapur nga ARRSH Ă«shtĂ« 491 milionĂ« lekĂ«.

Dokumentacioni teknik parashikon edhe organizimin e punimeve dhe menaxhimin e trafikut gjatë fazës së ndërtimit.

The post ARRSH tender 5 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayEkonomi

Hotelet pritën 12,7% më shumë të huaj në maj, kryesojnë italianët, pas tyre Kosova

By: Nertila
17 July 2026 at 11:13

Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 12,4% në maj 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më pare. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi strukturat akomoduese konfirmojnë ecurinë pozitive të sektorit të paktën deri në muajin e 5-të të vitit.

Vizitorët rezidentë u rritën me 11,4% në terma vjetorë, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë u rrit me 12,7%. Net-qëndrimet gjithsej në strukturat akomoduese shënuan një rritje prej 8% krahasuar me majin 2025.

Sipas INSTAT net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 6%, ndërsa ato të vizitorëve jo-rezidentë u shtuan me 8,6%. Të dhënat përfshijnë aktivitetin e hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese turistike në vend.

Referuar shifrave Italia mbeti vendi kryesor i origjinës së vizitorëve të huaj të akomoduar në Shqipëri, me 19% të totalit. Kosova përbënte 11% të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Gjermania me 10%, Franca me 9% dhe Polonia me 6%.

Vizitorët nga vendet e tjera përbënin 45% të totalit të vizitorëve të huaj. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 29,8% në maj 2026, nga 28,7% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja e normës së shfrytëzimit të dhomave ishte 1,1 pikë përqindjeje në krahasim me majin 2025.

Turizmi i minutës së fundit po shfaq dobësi

Ecuria e turizmit këtë vit sidomos në këtë sezon veror po vihet në pikëpyetje për shkak të tendencave jo të njëtrajtshme që po shfaqen në segmente të ndryshëm. Kështu në zonën e Durrësit dhe Golemit operatorët hotelierë konfirmojnë se ka një ecuri të mirë të kontratave të garancisë që janë turistët që vijnë të organizuar por ata që rezervojnë në moment të fundit kanë ardhur në rënie.

Strukturat sipas politikave që aplikojnë llogarisin që 80 për qind të kapaciteteve ti japin me kontrata garancie kurse 20 për qind llogariten për rezervimet individuale që bëhen gjatë sezonit. Luhatje kanë treguar edhe rajone të ndryshme në vend kryesisht në Jug por vetëm fundi i verës do të japë një panoramë të qartë mbi bilancin.

 

The post Hotelet pritën 12,7% më shumë të huaj në maj, kryesojnë italianët, pas tyre Kosova appeared first on Revista Monitor.

Korporata hap thirrjen për Palasën, privati merr tokë për hotele në këmbim të objekteve publike

By: Nertila
16 July 2026 at 13:06

Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur procedurĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r projektin “Qendra e ShĂ«rbimeve Publike PalasĂ«â€, njĂ« marrĂ«veshje qĂ« lidh zhvillimin e dy hoteleve nĂ« prona shtetĂ«rore nĂ« PalasĂ« dhe DhĂ«rmi me ndĂ«rtimin e njĂ« kompleksi tĂ« ri publik pranĂ« rreth-rrotullimit tĂ« PalasĂ«s.

Skema parashikon që investitori privat të projektojë dhe ndërtojë dy struktura akomoduese në bregdet.

NĂ« kĂ«mbim, ai do tĂ« financojĂ« objektet publike tĂ« projektit dhe do t’i kalojĂ« KorporatĂ«s njĂ« pjesĂ« tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« zhvilluar. Kontrata Ă«shtĂ« konceptuar si sipĂ«rmarrje dhe pĂ«rfshin tri zona tĂ« veçanta: njĂ« zonĂ« pĂ«r funksione publike dhe dy zona pĂ«r zhvillim hotelerie e shĂ«rbimesh turistike.

Zona publike pranë rrethrrotullimit të Palasës

Zona 1 ndodhet pranë rrethrrotullimit të Palasës, në pikën ku aksi kryesor lidhet me rrugën e re drejt Drimadhës dhe Dhërmiut. Prona është regjistruar në Zonën Kadastrale 2863, me numër pasurie 29/84 dhe sipërfaqe rreth 54,391 metra katrorë.

Ajo është përcaktuar me vendim të qeverisë si pronë e përshtatshme për zhvillimin e komponentit publik të projektit. Pjesa e propozuar për ndërtim pozicionohet në anën e majtë të aksit rrugor, me synimin që strukturat e reja të kenë dalje të shpejtë drejt Palasës, Drimadhës, Dhërmiut dhe rrugëve kryesore të zonës. Vendndodhja shihet si e favorshme për shërbimet operative dhe emergjente, për shkak të nevojës për hyrje-dalje të drejtpërdrejta të policisë, zjarrfikësve, ambulancave dhe mjeteve të tjera të shërbimit.

Qendra e re do të përfshijë Stacionin e Policisë në Palasë, Stacionin e Policisë Kufitare të Dhërmiut, ambiente për Gardën e Republikës, një strukturë zjarrfikëse dhe shërbime shëndetësore bazë e emergjence. Programi orientues parashikon rreth 900 metra katrorë për strukturat policore, 730 metra katrorë për Gardën, 170 metra katrorë për zjarrfikësit dhe deri në 217 metra katrorë për shërbimin shëndetësor.

Zhvillimi i hotelerisë në Palasë dhe Dhërmi

Zona 2 pĂ«rfshin pronĂ«n nr. 68/119/15 nĂ« PalasĂ«, nĂ« ZonĂ«n Kadastrale 1739, me sipĂ«rfaqe 2,555 metra katrorĂ«. Prona lidhet me funksionet ekzistuese tĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« nĂ« PalasĂ« dhe Ă«shtĂ« transferuar nĂ« pronĂ«si tĂ« KorporatĂ«s sĂ« Investimeve Shqiptare pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« nĂ« projekt. KonkurrentĂ«t duhet tĂ« paraqesin njĂ« koncept arkitekturor dhe funksional me fokus te hoteleria dhe shĂ«rbimet e lidhura me turizmin.

Me intensitet orientues zhvillimi prej 1.4, sipërfaqja maksimale e projektuar në këtë pronë llogaritet në rreth 3,577 metra katrorë.

Strukturë akomoduese në pronën e Pikës Kufitare Zona 3 përfshin pronën e Pikës Kufitare të Dhërmiut, e vendosur në vijën bregdetare të fshatit. Prona përdoret aktualisht nga Policia Kufitare për funksione administrative dhe operacionale të kontrollit kufitar detar. Ajo përbëhet nga një truall prej rreth 1,500 metrash katrorë dhe një ndërtesë ekzistuese prej rreth 312 metrash katrorë.

Sipas dokumenteve të procedurës, objekti aktual nuk përfaqëson një zhvillim të optimizuar në raport me potencialin ekonomik të vendndodhjes. Zona karakterizohet nga prani e lartë e strukturave akomoduese, shërbimeve turistike dhe fluksit sezonal të vizitorëve. Investitorëve u kërkohet të propozojnë një zhvillim hotelerie që të integrohet me vijën bregdetare, peizazhin dhe ndërtimet përreth. Sipërfaqja maksimale orientuese e zhvillimit në Dhërmi është rreth 2,100 metra katrorë.

Pragu minimal prej 35%

Investitori privat duhet t’i ofrojĂ« KorporatĂ«s tĂ« paktĂ«n 35% tĂ« sipĂ«rfaqes totale tĂ« zhvilluar nĂ« secilĂ«n strukturĂ« akomoduese. KandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« ofrojnĂ« njĂ« pĂ«rqindje mĂ« tĂ« lartĂ« dhe oferta mĂ« e favorshme pĂ«r KorporatĂ«n do tĂ« ketĂ« peshĂ« nĂ« pĂ«rzgjedhjen e fituesit.

Pjesa që i takon Korporatës në dy strukturat akomoduese do të përdoret si kundërvlerë për ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike.

Me kërkesë të Korporatës, partneri privat do të duhet të zhvillojë objektet publike në Palasë në këmbim të pjesës së shtetit në projektet hotelierike. Privati do të mbulojë edhe kostot e projektimit, taksat, tarifat, lejet, mbikëqyrjen e punimeve dhe regjistrimin e objekteve të reja.

Përzgjedhja në dy faza

Procedura do të zhvillohet në dy faza. Fillimisht, aplikantët duhet të dorëzojnë një masterplan, tri projekt-ide arkitekturore dhe dokumentacionin që provon kapacitetet e tyre financiare dhe teknike. Pesë kandidatët më të vlerësuar do të kalojnë në fazën e dytë, ku projektet arkitekturore do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare dhe do të hapen ofertat financiare. Kandidatët duhet të demonstrojnë akses në të paktën 7 milionë euro burime financiare për realizimin e projektit. Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 10 shtator 2026, ora 15:00.

 

The post Korporata hap thirrjen për Palasën, privati merr tokë për hotele në këmbim të objekteve publike appeared first on Revista Monitor.

ERE sjell në vëmendje ligjin e ri të energjisë, konsumator aktiv, matje digjitale dhe treg i hapur

By: Nertila
16 July 2026 at 12:00

Ligji i ri pĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike ka hyrĂ« nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren Zyrtare” mĂ« 30 qershor 2026, duke vendosur njĂ« kuadĂ«r tĂ« ri pĂ«r organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e tregut shqiptar tĂ« energjisĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r Enti Rregullator i EnergjisĂ« solli sĂ« fundmi nĂ« vĂ«mendje se ligji synon pĂ«rafrimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« rregullave shqiptare me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe detyrimet e vendit nĂ« Komunitetin e EnergjisĂ«.

Kuadri i ri synon njĂ« treg “mĂ« transparent, konkurrues dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, ndĂ«rsa zgjeron tĂ« drejtat dhe rolin e konsumatorĂ«ve nĂ« tregun e energjisĂ« elektrike, sipas njoftimit tĂ« ERE-s. NjĂ« prej ndryshimeve kryesore Ă«shtĂ« krijimi i bazĂ«s ligjore pĂ«r konsumatorin aktiv, duke pĂ«rfshirĂ« mundĂ«sinĂ« e vetĂ«prodhimit, pĂ«rdorimit tĂ« energjisĂ« sĂ« prodhuar dhe pjesĂ«marrjes nĂ« mekanizma tĂ« rinj tĂ« tregut.

Ligji mbështet gjithashtu integrimin e burimeve të rinovueshme në sistem, me synimin për ta bërë sektorin më fleksibël dhe më të qëndrueshëm. Kuadri njeh shërbime të reja energjetike, përfshirë agregimin, menaxhimin e kërkesës dhe fleksibilitetin e konsumit.

Këto mekanizma mundësojnë bashkimin e prodhimit ose konsumit të disa pjesëmarrësve dhe përshtatjen e kërkesës sipas kushteve të tregut dhe sistemit. Ligji vendos theks edhe te digjitalizimi dhe përdorimi i sistemeve moderne të matjes.

Sipas ERE-s, matja moderne synon të rrisë saktësinë, cilësinë e shërbimit dhe transparencën në marrëdhëniet ndërmjet operatorëve dhe konsumatorëve. Rregullat e reja synojnë gjithashtu zhvillimin e mëtejshëm të tregut të energjisë elektrike dhe rritjen e konkurrencës ndërmjet pjesëmarrësve. Një tjetër objektiv është integrimi më i madh i tregut shqiptar me tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë. Ligji forcon mekanizmat për informimin dhe mbrojtjen e klientëve, si dhe krijon kushte për një pjesëmarrje më aktive të tyre në treg.

ERE do të ketë rol më të zgjeruar në rregullimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e sektorit. Rregullatori do të synojë, sipas njoftimit, garantimin e një ekuilibri ndërmjet interesave të konsumatorëve, operatorëve të tregut dhe objektivave të politikës energjetike. Hyrja në fuqi e ligjit nuk e përfundon procesin rregullator. ERE duhet të hartojë, rishikojë dhe miratojë aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e plotë të tij.

Paketa do të përfshijë rregullore, metodologji, kode, procedura dhe akte të tjera që lidhen me funksionimin e tregut. Ajo do të mbulojë gjithashtu mekanizmat e mbrojtjes së konsumatorëve dhe mënyrën e zbatimit të koncepteve të reja të parashikuara në ligj. Afatet dhe kushtet konkrete për vetëprodhimin, agregimin, menaxhimin e kërkesës dhe matjen digjitale pritet të përcaktohen përmes këtyre akteve.

 

The post ERE sjell në vëmendje ligjin e ri të energjisë, konsumator aktiv, matje digjitale dhe treg i hapur appeared first on Revista Monitor.

Nga leku digjital te dera e euros, çfarë parashikon drafti që riformaton Bankën e Shqipërisë

By: Nertila
16 July 2026 at 11:10

Projektligji i ri “PĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ i hehdur pĂ«r konsultim sjell njĂ« rishkrim tĂ« plotĂ« tĂ« kuadrit qĂ« rregullon bankĂ«n qendrore. Ai synon tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« ligjin nr. 8269 tĂ« vitit 1997, tĂ« ndryshuar disa herĂ« gjatĂ« tri dekadave tĂ« fundit.

Dokumenti e vendos reformën në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe përafrimit me rregullat që zbatohen për bankat qendrore kombëtare të vendeve anëtare. Projektligji i referohet drejtpërdrejt Traktatit për Funksionimin e BE-së dhe Statutit të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Ndryshimet kyce prekin mënyrën se si Banka e Shqipërisë financon operacionet e veta, ndërvepron me qeverinë, mbështet bankat në krizë, administron fitimin dhe organizon drejtimin e institucionit. Mandati zgjerohet për të përfshirë në mënyrë të shprehur stabilitetin financiar, politikën makroprudenciale dhe funksionet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Projektligji vendos kapital të nënshkruar prej 6 miliardë lekësh dhe parashikon një rezervë të përgjithshme që duhet të arrijë të paktën pesëfishin e këtij kapitali. Ai krijon gjithashtu një mekanizëm të detyrueshëm rikapitalizimi nga qeveria nëse kapitali bie nën nivelin ligjor.

Një tjetër ndryshim është ndalimi më i fortë i financimit monetar të qeverisë. Kredia afatshkurtër për buxhetin, e lejuar nga ligji aktual brenda kufijve të caktuar, hiqet nga kuadri i ri.

Drafti krijon edhe bazĂ«n ligjore pĂ«r emetimin e njĂ« monedhe digjitale tĂ« bankĂ«s qendrore, tĂ« emĂ«rtuar “Lek” digjital, me status kursi ligjor.  Rregullat e reja ndryshojnĂ« procedurat pĂ«r emĂ«rimin dhe shkarkimin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, forcojnĂ« kriteret profesionale dhe vendosin garanci tĂ« reja pĂ«r mandatet e tyre. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, rishikohen sistemi i pagave, auditimi dhe kontrolli publik i institucionit.

Projektligji ruan Këshillin me nëntë anëtarë dhe mandatin shtatëvjeçar, por ndan më qartë rolin politikëbërës të Këshillit nga funksioni ekzekutiv i Guvernatorit.  Ai parashikon gjithashtu dy etapa të ardhshme: rregulla që hyjnë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe rregulla të tjera që aktivizohen kur vendi të adoptojë euron. Mëposhtë disa nga ndryshimet kryesore.

 Financimi i qeverisë nga Banka e Shqipërisë

Si Ă«shtĂ«: Ligji aktual e ndalon nĂ« parim financimin e qeverisĂ«, por mĂ« pas lejon qĂ« Banka e ShqipĂ«risĂ« t’i japĂ« asaj kredi ose hua nĂ« lekĂ« me maturim deri nĂ« gjashtĂ« muaj. Shuma normale mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 5% tĂ« mesatares sĂ« tĂ« ardhurave buxhetore tĂ« tri viteve tĂ« fundit. NĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme, kufiri mund tĂ« rritet pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« 8%.

Si do të bëhet: Projektligji ndalon shprehimisht çdo kredi, overdraft, linjë kredie apo formë tjetër financimi, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për qeverinë, institucionet qendrore e vendore dhe subjektet e tjera publike. Banka lejohet të kryejë pagesa për qeverinë vetëm brenda fondeve që ndodhen realisht në llogaritë e saj.

Blerja e titujve të qeverisë

Si është: Ligji në fuqi lejon Bankën e Shqipërisë të blejë dhe të shesë letra me vlerë të qeverisë. Blerjet për llogari të saj trajtohen si kredi për qeverinë dhe i nënshtrohen kufijve të financimit, me përjashtim të rasteve kur lidhen me objektivin e stabilitetit të çmimeve ose me investimet e fondit të pensionit.

Si do të bëhet: Rregulli i ri është që titujt e sektorit publik nuk mund të blihen në tregun primar dhe mund të blihen vetëm në tregun sekondar. Projektligji lejon një përjashtim: blerjen në tregun primar për riinvestimin e shumave që vijnë nga maturimi i titujve ekzistues, me maturitet jo më të gjatë, njoftim paraprak dhe çmim tregu.

Kapitali i Bankës së Shqipërisë

Si është: Ligji aktual përcakton një fond themelimi prej 750 milionë lekësh, në pronësi ekskluzive të shtetit. Fondi mund të rritet me propozim të Bankës së Shqipërisë dhe me miratimin e Ministrisë së Financave.

Si do të bëhet: Projektligji vendos kapital të nënshkruar prej 6 miliardë lekësh, të paguar plotësisht dhe në pronësi të shtetit shqiptar. Kapitali nuk mund të transferohet, përdoret si garanci, sekuestrohet ose zvogëlohet. Rritja fillestare do të financohet nga rezervat e posaçme të Bankës dhe, vetëm nëse ato nuk mjaftojnë, nga Ministria e Financave.

 Rezerva e përgjithshme dhe baza financiare

Si është: Ligji aktual parashikon kalimin e 25% të fitimit neto çdo vit në fondin e rezervës së përgjithshme, derisa ai të arrijë 500% të fondit të themelimit. Pjesa tjetër e fitimit mund të transferohet në buxhet, pasi të kryhen zbritjet dhe kompensimet ligjore.

Si do të bëhet: Rezerva e përgjithshme duhet të jetë të paktën 500% e kapitalit të nënshkruar, që me kapitalin e ri prej 6 miliardë lekësh nënkupton një minimum prej 30 miliardë lekësh. Ajo mund të përdoret vetëm për mbulimin e humbjeve ose për rritjen e kapitalit. Këshilli mund të krijojë edhe rezerva të tjera për rreziqe financiare specifike.

Rikapitalizimi nga qeveria

Si Ă«shtĂ«: Kur vlera e aktiveve tĂ« BankĂ«s bie nĂ«n detyrimet dhe fondin e themelimit, ligji aktual kĂ«rkon qĂ« Ministri i Financave t’i transferojĂ« BankĂ«s letra me vlerĂ« shtetĂ«rore tĂ« tregtueshme me norma interesi tregu.

Si do të bëhet: Projektligji e lidh ndërhyrjen me nivelin e kapitalit të nënshkruar. Nëse kapitali bie nën këtë nivel, nuk transferohet fitim në buxhet dhe qeveria, me kërkesë të Bankës, duhet ta rikapitalizojë atë brenda vitit financiar. Transferimi mund të bëhet në para ose me tituj të tregtueshëm me normë dhe karakteristika tregu.

Shpërndarja e fitimit

Si Ă«shtĂ«: Sipas ligjit aktual, 25% e fitimit neto kalon nĂ« rezervĂ«n e pĂ«rgjithshme derisa tĂ« arrihet kufiri ligjor. Pas kompensimit tĂ« titujve qĂ« mund t’i jenĂ« dhĂ«nĂ« BankĂ«s pĂ«r mbulimin e mungesĂ«s sĂ« aktiveve, pjesa e mbetur transferohet nĂ« buxhetin e shtetit brenda katĂ«r muajve nga mbyllja e vitit.

Si do të bëhet: Fitimi do të përdoret fillimisht për mbulimin e humbjeve, më pas për plotësimin e rezervës së përgjithshme dhe rezervave të posaçme. Vetëm pjesa që mbetet transferohet në buxhet. Projektligji ndalon që Banka të detyrohet të transferojë një shumë ose përqindje fikse pa marrë parasysh rezultatin financiar, kapitalin dhe rezervat.

Objektivat e Bankës së Shqipërisë

Si është: Ligji aktual përcakton stabilitetin e çmimeve si objektivin kryesor. Objektivat e tjera lidhen me zhvillimin e sistemit financiar, sistemin e pagesave, likuiditetin, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar.

Si do të bëhet: Projektligji krijon një rend të drejtpërdrejtë objektivash. Në vend të parë mbetet stabiliteti i çmimeve; në vend të dytë vendoset kontributi në stabilitetin financiar. Vetëm pa cenuar këto dy objektiva, Banka mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të qeverisë dhe vepron sipas parimeve të ekonomisë së hapur dhe konkurrencës së lirë.

 Politika makroprudenciale

Si është: Ligji aktual i jep Bankës përgjegjësi për licencimin, mbikëqyrjen dhe qëndrueshmërinë e bankave. Ai përmend likuiditetin, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar, por nuk e përcakton politikën makroprudenciale si detyrë të veçantë.

Si do të bëhet: Projektligji e rendit politikën makroprudenciale mes detyrave themelore të Bankës. Këshilli do të miratojë strategjinë, aktet rregullatore dhe aktivizimin e instrumenteve makroprudenciale. Parashikohet edhe krijimi i Komitetit të Stabilitetit Financiar, i cili do të këshillojë Këshillin dhe Guvernatorin për këto politika.

Likuiditeti emergjent për bankat

Si është: Ligji aktual lejon kredi për bankat me afat jo më të gjatë se 92 ditë dhe kundrejt garancive të caktuara. Për bankat nën kujdestari, Banka e Shqipërisë mund të japë edhe kredi të pagarantuara ose të siguruara me mjete të tjera, kur e vlerëson të nevojshme për integritetin e sistemit bankar.

Si do tĂ« bĂ«het: Linja e likuiditetit mund t’i jepet njĂ« institucioni krediti qĂ« ka aftĂ«si paguese, por pĂ«rballet me mungesĂ« tĂ« pĂ«rkohshme likuiditeti nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme. KĂ«rkohet kolateral i mjaftueshĂ«m dhe normĂ« interesi penalizuese. Kredia jepet me kĂ«ste, rishikohet periodikisht dhe mund tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« 12 muaj.

Financimi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

Si Ă«shtĂ«: Ligji nĂ« fuqi parashikon se Banka e ShqipĂ«risĂ« mund t’u japĂ« kredi bankave qĂ« mbajnĂ« llogari nĂ« regjistrat e saj, ndĂ«rsa pĂ«r bankat nĂ«n kujdestari mund tĂ« japĂ« edhe kredi tĂ« pagarantuara ose tĂ« garantuara me mjete tĂ« tjera, kur kjo vlerĂ«sohet e nevojshme pĂ«r ruajtjen e integritetit tĂ« sistemit bankar. NĂ« dispozitat e ligjit aktual tĂ« krahasuara kĂ«tu nuk pĂ«rcaktohet njĂ« mekanizĂ«m i posaçëm financimi pĂ«r AgjencinĂ« e Sigurimit tĂ« Depozitave.

Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji parashikon shprehimisht se, “kur stabiliteti financiar Ă«shtĂ« nĂ« rrezik”, Banka e ShqipĂ«risĂ« mund tĂ« lidhĂ« marrĂ«veshje financimi afatshkurtra me AgjencinĂ« e Sigurimit tĂ« Depozitave. Financimi jepet kundrejt garancisĂ« me tituj tĂ« emetuar nga qeveria dhe nĂ« pronĂ«si tĂ« AgjencisĂ«, ndĂ«rsa KĂ«shilli vendos pĂ«r dhĂ«nien, vazhdimin, ndryshimin ose ndĂ«rprerjen e kĂ«saj mbĂ«shtetjeje.

Leku digjital

Si është: Ligji aktual njeh lekun si njësinë monetare dhe i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalike. Këto kanë kurs ligjor dhe pranohen për pagesën e detyrimeve publike dhe private.

Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji shton monedhĂ«n digjitale “Lek” pĂ«rkrah kartĂ«monedhave dhe monedhave metalike. Ajo do tĂ« ketĂ« kurs ligjor dhe do tĂ« pranohet nĂ« vlerĂ« nominale pĂ«r shlyerjen e detyrimeve publike dhe private. Banka do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n ekskluzive tĂ« emetimit dhe vlera e saj nĂ« qarkullim do tĂ« regjistrohet si detyrim nĂ« pasqyrat financiare.

Sistemet e pagesave dhe subjektet financiare

Si është: Ligji aktual i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën të organizojë shlyerjen, klerimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të pagesave. Dispozitat janë të përqendruara kryesisht në marrëdhënien me bankat dhe sistemin ndërbankar.

Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji e zgjeron listĂ«n e subjekteve qĂ« mund tĂ« mbajnĂ« llogari pranĂ« BankĂ«s. Ajo pĂ«rfshin institucione pagesash, institucione tĂ« parasĂ« elektronike, operatorĂ« sistemesh, depozitarĂ« qendrorĂ« tĂ« titujve dhe kundĂ«rpalĂ« qendrore. Banka mund t’u ofrojĂ« pjesĂ«marrĂ«sve tĂ« sistemeve tĂ« pagesave edhe kredi brenda ditĂ«s.

 Qeverisja, emërimi dhe shkarkimi i Këshillit

Si është: Këshilli aktual ka nëntë anëtarë, me mandat shtatëvjeçar. Pesë kandidatë propozohen nga Kuvendi, tre nga Këshilli i Ministrave dhe një nga vetë Këshilli. Kandidatëve u kërkohet arsim ekonomik ose juridik dhe më shumë se pesë vjet përvojë në administratë ose në sektorin financiar e bankar.

Si do të bëhet: Numri i anëtarëve dhe mandati mbeten të pandryshuar, por kriteret rriten në mbi 10 vjet përvojë drejtuese ose akademike. Fushat e kërkuara zgjerohen në ekonomi, financë, banka, administrim rreziku, ligj dhe auditim. Shkarkimi lidhet me kushte të përcaktuara në ligj dhe anëtari mund ta çojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese, duke pezulluar shqyrtimin parlamentar.

 Pagat, auditimi dhe raportimi publik

Si është: Këshilli përcakton shpërblimin e anëtarëve, Guvernatorit, zëvendësguvernatorëve dhe personelit. Ligji aktual ka një Inspektor të Përgjithshëm të emëruar nga Kuvendi për pesë vjet. Banka paraqet çdo gjashtë muaj një deklaratë për politikën monetare në Kuvend dhe Këshillin e Ministrave.

Si do të bëhet: Pagat dhe përfitimet nuk mund të ulen, ndërsa paga bazë e personelit indeksohet çdo vit me inflacionin dhe përcaktohet jashtë skemës së administratës publike. Inspektori zëvendësohet nga Drejtori i Auditimit të Brendshëm, i emëruar nga Këshilli, dhe krijohet Komiteti i Auditimit. Raportimi formal bëhet ekskluzivisht ndaj Kuvendit, një herë në vit dhe sa herë kërkohet prej tij, ndërsa raportet periodike monetare dhe financiare publikohen nga Banka.

 

The post Nga leku digjital te dera e euros, çfarë parashikon drafti që riformaton Bankën e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Ankimohet tenderi 6 milionĂ« euro pĂ«r rikonstruksionin e rrugĂ«s dytĂ«sore Hygeia–Megatek

By: Nertila
15 July 2026 at 14:00

Procedura e prokurimit me fond limit rreth 594.9 milionĂ« lekĂ« pa TVSH, ose afĂ«rsisht 6 milionĂ« euro, pĂ«r rikonstruksionin e rrugĂ«s dytĂ«sore Tiranë–DurrĂ«s nĂ« segmentin Hygeia–Megatek Ă«shtĂ« ankimuar pĂ«r kriteret e vendosura nĂ« dokumentet e tenderit.

Tenderi është shpallur nga Bashkia Tiranë dhe është parashikuar të zhvillohet më 16 korrik 2026. Ankesa kërkon ndryshimin ose heqjen e disa kushteve të kualifikimit, me argumentin se ato kufizojnë konkurrencën dhe nuk janë proporcionale me objektin e kontratës.

Një nga pretendimet kryesore lidhet me ndalimin që operatorët të mbështeten te kapacitetet e subjekteve të tjera për përvojën e mëparshme, licencat profesionale, drejtuesit teknikë, stafin inxhinierik dhe certifikatat ISO. Sipas ankesës, ky kufizim bie ndesh me praktikën e prokurimit publik dhe duhet të rishikohet.

Kundërshtimi i dytë ka të bëjë me kërkesën që të gjitha mjetet dhe pajisjet e deklaruara të jenë të angazhuara vetëm në këtë kontratë. Dokumentet parashikojnë skualifikim nëse këto mjete rezultojnë të përfshira në kontrata të tjera ende të papërfunduara me Bashkinë Tiranë.

Ankesa argumenton se kriteri është i panevojshëm dhe krijon paqartësi, pasi rregullat standarde kërkojnë që pajisjet të jenë në dispozicion sipas grafikut të punimeve, jo domosdoshmërisht të bllokohen ekskluzivisht për një kontratë.

Ndërhyrja në rrugë

Projekti përfshin rikonstruksionin e një aksi rreth 6.84 kilometra, nga rrethrrotullimi pranë Spitalit Hygeia deri te zona e Megatek dhe mbikalimi i Rinasit. Rruga shërben si akses për bizneset, zonat industriale dhe fshatrat përreth, si dhe si alternativë për lehtësimin e trafikut në hyrje të Tiranës.

Sipas raportit teknik, aksi ka asfalt të dëmtuar, gropa, trotuare të degraduara, probleme me ndriçimin dhe mungesë kanalizimesh të plota për ujërat e shiut. Projekti parashikon shtresa të reja rrugore, trotuare, ndriçim inteligjent, sinjalistikë, gjelbërim, stacione autobusi, sheshpushime për automjetet dhe rrjete të reja të infrastrukturës nëntokësore.

 

The post Ankimohet tenderi 6 milionĂ« euro pĂ«r rikonstruksionin e rrugĂ«s dytĂ«sore Hygeia–Megatek appeared first on Revista Monitor.

Programi, do të forcohet struktura për PPP-të, studim fizibiliteti për aeroportin e Gjirokastrës

By: Nertila
8 July 2026 at 16:04

Qeveria synon tĂ« zgjerojĂ« kapacitetet institucionale pĂ«r administrimin dhe pĂ«rgatitjen e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private gjatĂ« periudhĂ«s 2027–2029. Programi Buxhetor AfatmesĂ«m parashikon financime shtesĂ« pĂ«r AgjencinĂ« e Trajtimit tĂ« Koncesioneve, e njohur si ATRAKO. Agjencia kĂ«rkon 68 milionĂ« lekĂ« shtesĂ« pĂ«r shpenzime personeli.

Sipas dokumentit, fondet lidhen me “ndjekjen e procedurave tĂ« koncesioneve/PPP-ve, pĂ«rgatitjen e analizave dhe koordinimin e proceseve qĂ« lidhen me projektet koncesionare”.

ATRAKO kërkon gjithashtu 9.3 milionë lekë për shërbime mbështetëse, ekspertizë teknike dhe asistencë të specializuar.  Zgjerimi vjen në prag të hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin e koncesioneve, të parashikuara për shtatorin 2026.

Dokumenti thotë se struktura e ATRAKO-s pritet të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.  Një nga projektet e reja është aeroporti ndërkombëtar i Gjirokastrës. Për këtë projekt kërkohen 230 milionë lekë për studimin e fizibilitetit.

Objekti pĂ«rshkruhet si “projektimi, ndĂ«rtimi, operimi, mirĂ«mbajtja dhe transferimi i Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« GjirokastrĂ«s”.  Kjo formulĂ« Ă«shtĂ« tipike pĂ«r njĂ« kontratĂ« koncesionare. Dokumenti nuk jep ende njĂ« vlerĂ« pĂ«rfundimtare tĂ« investimit, afatin e koncesionit apo ndarjen e rrezikut financiar mes shtetit dhe operatorit privat. PĂ«r rrjedhojĂ«, ndikimi i plotĂ« buxhetor i projektit mbetet i paqartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«. NĂ« sektorin rrugor, qeveria parashikon vazhdimin e financimit tw disa projekteve ekzistuese.

NĂ« listĂ« pĂ«rfshihen Rruga e Arbrit, Milot–MorinĂ« dhe Orikum–Dukat.  Dokumenti pĂ«rmend gjithashtu financimin e akseve Tiranë–DurrĂ«s, Elbasan–Lekaj dhe Elbasan–QafĂ« ThanĂ«. NĂ« tĂ« njĂ«jtin grup janĂ« edhe Tiranë–Ndroq–Plepa, Berat–Ballaban dhe bypass-i i SarandĂ«s.

 

The post Programi, do të forcohet struktura për PPP-të, studim fizibiliteti për aeroportin e Gjirokastrës appeared first on Revista Monitor.

ARRSH çel edhe lotin 2 të Kombinat-Ndroq-Plepa, fondi 12.5 mln euro

By: Nertila
3 July 2026 at 10:47

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka çelur procedurĂ«n e prokurimit edhe pĂ«r lotin e dytĂ« tĂ« projektit tĂ« rikonstruksionit tĂ« rrugĂ«s sĂ« vjetĂ«r Kombinat–Ndroq–Plepa, duke vijuar tjeter tĂ« investimit nĂ« njĂ« nga akset alternative qĂ« lidh TiranĂ«n me DurrĂ«sin.

Sipas dokumenteve tĂ« tenderit, objekti i kontratĂ«s Ă«shtĂ« “Rikonstruksioni i rrugĂ«s sĂ« vjetĂ«r Kombinat–Ndroq–Plepa, Loti 2”, me fond limit prej rreth 1.18 miliardĂ« lekĂ«sh pa TVSH, ose rreth 12.52 milionĂ« euro.

Hapja e lotit të dytë vjen vetëm dy ditë pasi ARRSH çeli tenderin për lotin e tretë të të njëjtit aks, me një fond limit prej rreth 14.5 milionë euro.

Me procedurën e re, vlera totale e dy loteve të tenderuara deri tani arrin në rreth 27 milionë euro, ndërsa loti i parë i projektit është në zbatim.

Punimet klasifikohen nĂ« kategorinĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« autostradave dhe rrugĂ«ve, ndĂ«rsa projekti Ă«shtĂ« pjesĂ« e programit pĂ«r rehabilitimin e plotĂ« tĂ« aksit Tiranë–Ndroq–Plepa.

Rruga Tiranë–Ndroq–Plepa konsiderohet njĂ« aks i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r lidhjen mes kryeqytetit dhe DurrĂ«sit, duke shĂ«rbyer si alternativĂ« ndaj autostradĂ«s Tiranë–DurrĂ«s dhe duke pĂ«rmirĂ«suar aksesin pĂ«r zonat e Ndroqit dhe zonave pĂ«rreth. Por ashtu si kjo rrugĂ« edhe autostrada Ă«shtë  nĂ« proces zgjerimi ku çka ka krijuar trafik pĂ«r shkak tĂ« punimeve kryesisht tek pjesa e mbikalimit tĂ« Kasharit.

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa nga ana tjetër synohet të rikonstruktohet plotësisht në gjurmën ekzistuese.

Sipas dokumentacionit teknik të ARRSH-së, infrastruktura ekzistuese, përfshirë urat dhe veprat e artit, pasqyron standardet dhe teknologjinë e kohës kur është ndërtuar.

Dokumentet evidentojnë se rruga ka gjerësi rreth 7 metra dhe paraqet dëmtime të konsiderueshme në shtresat asfaltike, deformime të trupit të rrugës, kthesa me rreze të vogla në disa segmente, si dhe zona problematike me rrëshqitje dhe kalime në zona të banuara.

Gjithashtu, në disa ura janë kryer ndërhyrje të pjesshme ndër vite, ndërsa mbivendosja e shtresave asfaltike pa skarifikim ka ndryshuar nivelet e karrexhatës.

 

The post ARRSH çel edhe lotin 2 të Kombinat-Ndroq-Plepa, fondi 12.5 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Korporata anulon procedurĂ«n pĂ«r Korpusin e Institucioneve tĂ« Pavarura, privati s’ka interes

By: Nertila
30 June 2026 at 15:44

Korporata e Investimeve Shqiptare anuloi procedurĂ«n pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e partnerit privat pĂ«r projektin “Korpusi i Institucioneve tĂ« Pavarura” dhe “Qendra pĂ«r Zhvillimin Multifunksional, TiranĂ«â€, pasi nuk arriti tĂ« sigurojĂ« numrin minimal tĂ« aplikimeve tĂ« kĂ«rkuara nĂ« fazĂ«n e parĂ« tĂ« garĂ«s.

NĂ« njoftimin e publikuar mĂ« 29 qershor, Korporata tha se procedura u anulua “pĂ«r shkak tĂ« numrit tĂ« pamjaftueshĂ«m tĂ« aplikimeve tĂ« dorĂ«zuara pĂ«r FazĂ«n I tĂ« procedurĂ«s konkurruese”, duke mbyllur garen, tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin, per njĂ« prej projekteve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« zhvillimit tĂ« pronĂ«s shtetĂ«rore pĂ«rmes partneritetit me sektorin privat.

Dështimi vjen pas një sërë projektesh të ngjashme të cilët kanë rezultuar pa interes.  Korporata në disa raste ka ndryshuar kushtet ekonomike të projekteve në përpjekje për të tërhequr zhvilluesit privatë por duket se as në këtë rast ulja e përqindjes nuk ka zgjuar interes. Dokumentet e procedurës tregojnë se pragu minimal i pjesëmarrjes së shtetit u ul, dhe investitorëve u kërkohej të garantonin të paktën 35% të sipërfaqes së zhvilluar në favor të Korporatës. Fitues do të ishte ofertuesi që propozonte përqindjen më të lartë mbi këtë prag. Edhe pas lehtësimit të kushteve, interesi i tregut mbeti i pamjaftueshëm.

Projekti ishte konceptuar mbi modelin e sipërmarrjes, ku Korporata do të kontribuonte me tokën shtetërore, ndërsa partneri privat do të financonte, projektonte dhe ndërtonte investimin, duke përfituar të drejtën për të zhvilluar sipërfaqe rezidenciale, tregtare dhe shërbimesh.

Paketa përfshinte dy zhvillime. I pari ishte ndërtimi i Korpusit të Institucioneve të Pavarura, i projektuar për të përqendruar në një kampus të vetëm një sërë institucionesh të pavarura. I dyti ishte Qendra për Zhvillimin Multifunksional në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, që parashikonte ndërtimin e objekteve publike dhe komunitare, të financuara përmes zhvillimit të një kompleksi privat në të njëjtën pronë.

Modeli është pjesë e strategjisë së Korporatës për të zhvilluar asetet shtetërore pa financim të drejtpërdrejtë nga buxheti, duke shkëmbyer të drejtën e zhvillimit me ndërtimin e ifrastruktures publike.

 

The post Korporata anulon procedurĂ«n pĂ«r Korpusin e Institucioneve tĂ« Pavarura, privati s’ka interes appeared first on Revista Monitor.

Siguria kibernetike, ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin

By: Nertila
23 June 2026 at 17:05

Qeveria shqiptare po ashpĂ«rson masat pĂ«r mbrojtjen e infrastrukturave digjitale pĂ«rmes njĂ« projektligji qĂ« ndryshon ligjin nr. 25/2024 “PĂ«r sigurinĂ« kibernetike”, i nxjerre per konsultim, duke parashikuar gjoba administrative deri nĂ« 10 milionĂ« lekĂ« pĂ«r shkeljet mĂ« tĂ« rĂ«nda.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional në fushën e sigurisë kibernetike, rritjen e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

Projektligji zgjeron kompetencat e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), duke i dhënë funksione shtesë në prokurimet e përqendruara për trajnimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe në procesin e autorizimit të organeve të vlerësimit të konformitetit. Ndryshimet synojnë gjithashtu forcimin e sistemit të certifikimit të sigurisë kibernetike, në përputhje me skemat kombëtare dhe europiane të certifikimit.

Një nga risitë kryesore është krijimi i bazës ligjore për vetëdeklarimin e masave të sigurisë kibernetike nga operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Sipas relacionit, ky mekanizëm do të shërbejë si instrument paraprak për monitorimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore.

Projektligji vendos gjithashtu detyrimin për deklarimin e mënyrës së hostimit dhe administrimit të sistemeve, rrjeteve dhe infrastrukturave të informacionit, duke përfshirë të dhëna mbi vendndodhjen e infrastrukturës dhe përdorimin e shërbimeve cloud apo të virtualizimit.

Një tjetër detyrim i ri lidhet me zbatimin e masave për bllokimin, filtrimin, kufizimin, detektimin ose neutralizimin e treguesve të komprometimit (IOC), treguesve të sulmeve (IOA) dhe vulnerabiliteteve të identifikuara nga AKSK, me qëllim forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike.

Për shkeljen e këtyre detyrimeve parashikohen sanksione të konsiderueshme financiare. Moszbatimi i masave për bllokimin ose neutralizimin e treguesve të sulmeve mund të dënohet me gjobë nga 4 deri në 10 milionë lekë, ndërsa mosdorëzimi në afat i vetëdeklarimit të masave të sigurisë kibernetike parashikohet të ndëshkohet me gjobë prej 5 milionë lekësh.

Projektligji parashikon gjithashtu përmirësimin e organizimit dhe funksionimit të CSIRT-eve sektoriale, strukturat që merren me menaxhimin e incidenteve të sigurisë kibernetike, me synimin për të forcuar koordinimin ndërmjet nivelit sektorial dhe atij kombëtar.

Një risi tjetër institucionale është ngritja e Grupit Ndërinstitucional të Inteligjencës Kibernetike pranë AKSK-së. Në të do të marrin pjesë përfaqësues të Autoritetit, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Grupi do të merret me shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe vlerësimin e ndikimit të tyre në sigurinë kombëtare, ekonomi dhe shërbimet publike.

Sipas relacionit, zbatimi i projektligjit do tĂ« ketĂ« edhe kosto financiare pĂ«r buxhetin e shtetit, tĂ« lidhura kryesisht me personelin e specializuar dhe funksionimin e strukturave tĂ« reja. Efekti financiar pĂ«r funksionimin e plotĂ« tĂ« CSIRT-eve sektoriale vlerĂ«sohet nĂ« 350–450 milionĂ« lekĂ« nĂ« vit, ndĂ«rsa pĂ«r fazĂ«n fillestare gjatĂ« vitit 2026 parashikohet njĂ« kosto prej 120–150 milionĂ« lekĂ«sh. KĂ«to shpenzime do tĂ« mbulohen nga buxhetet ekzistuese tĂ« institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se.

Sipas qeverisë, ndryshimet pritet të rrisin nivelin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike, të përmirësojnë aftësitë parandaluese dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike, si dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e sigurisë kibernetike.

 

The post Siguria kibernetike, ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin appeared first on Revista Monitor.

Dokumenti, qeveria përgatit bizneset për tregun e BE-së, kosto të reja për standarde e digjitalizim

By: Nertila
5 June 2026 at 12:55

Qeveria po përgatit një riorganizim të politikave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me synimin që bizneset shqiptare të afrohen me standardet e tregut të Bashkimit Europian përpara anëtarësimit të vendit. Ky proces pritet të kërkojë investime të reja nga bizneset në teknologji, aftësi, standarde, certifikime dhe procese më të gjelbra prodhimi, sipas Dokumentit të Politikave për NVM-të 2026-2030.

Dokumenti argumenton se tranzicioni digjital dhe i gjelbër nuk duhet të shihet vetëm si barrë për bizneset, por si pjesë e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet europiane.

“Sipas kĂ«tij parimi, tranzicioni i gjelbĂ«r dhe digjital nuk pĂ«rbĂ«n njĂ« kosto pĂ«rputhshmĂ«rie, por njĂ« burim avantazhi konkurrues pĂ«r ndĂ«rmarrjet qĂ« e pĂ«rqafojnĂ« atĂ« herĂ«t”, thuhet nĂ« dokument.

I njëjti nënvizon se  objektivi nuk është vetëm përafrimi i ligjeve shqiptare me ato të Bashkimit Europian, por edhe ndryshimi i mënyrës se si funksionojnë vetë bizneset.

“Objektivi nuk kufizohet vetĂ«m nĂ« pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« formale ligjore, por shtrihet nĂ« arritjen e njĂ« konvergjence reale operacionale tĂ« NVM-ve shqiptare me standardet, praktikat dhe kushtet konkurruese tĂ« Tregut tĂ« BrendshĂ«m tĂ« BE-sĂ«â€, thuhet nĂ« dokument.

Vizioni i dokumentit Ă«shtĂ« qĂ« deri nĂ« vitin 2030 ShqipĂ«ria tĂ« ketĂ« “njĂ« ekosistem modern, dinamik dhe konkurrues tĂ« NVM-ve”, tĂ« integruar nĂ« Tregun Unik Europian.

Qeveria synon që bizneset shqiptare të rrisin kapacitetet digjitale, të përmbushin standarde më të larta mjedisore dhe të jenë në gjendje të konkurrojnë në tregjet europiane dhe globale.

Dokumenti parashikon orientimin e ndërmarrjeve drejt programeve të Bashkimit Europian si Horizon Europe, Digital Europe Programme dhe European Digital Innovation Hubs, si pjesë e përpjekjeve për të rritur inovacionin dhe produktivitetin.

Megjithatë, dokumenti pranon se sektori i NVM-ve niset nga një bazë e dobët.

NdĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme pĂ«rbĂ«jnĂ« 99.9% tĂ« bizneseve aktive nĂ« vend, gjenerojnĂ« 82% tĂ« punĂ«simit dhe 78.1% tĂ« vlerĂ«s sĂ« shtuar nĂ« ekonomi. Por, sipas dokumentit, pesha e tyre e madhe nĂ« ekonomi “nuk Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar ende me nivele tĂ« krahasueshme produktiviteti, inovacioni dhe ndĂ«rkombĂ«tarizimi me vendet e Bashkimit Evropian”. Dokumenti rendit si kufizime kryesore “produktivitet tĂ« ulĂ«t krahasuar me mesataren e BE-sĂ«â€, “performancĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« inovacion”, “pjesĂ«marrje tĂ« kufizuar nĂ« eksporte”, “mospĂ«rputhje aftĂ«sish” dhe “akses tĂ« kufizuar nĂ« financĂ«â€.

Një tjetër problem është mënyra se si funksionojnë politikat publike për biznesin.

“Analiza tregon se problemi kryesor nuk qĂ«ndron mĂ« te mungesa e politikave, por te performanca e sistemit tĂ« politikave”, thuhet nĂ« dokument. Sipas tij, arkitektura aktuale karakterizohet nga fragmentimi mes strategjive, institucioneve dhe instrumenteve, si dhe nga lidhje tĂ« dobĂ«ta midis politikave kombĂ«tare dhe ndĂ«rhyrjeve konkrete nĂ« nivel ndĂ«rmarrjeje.

Dokumenti synon ta ndryshojë këtë qasje duke krijuar një kuadër më të integruar për mbështetjen e bizneseve, të lidhur me produktivitetin, konkurrueshmërinë, eksportet, digjitalizimin dhe integrimin në tregje. Për sipërmarrjet shqiptare, kjo do të thotë se afrimi me tregun europian nuk do të jetë vetëm çështje rregullash të reja, por edhe investimesh të reja për të përmbushur standardet, praktikat dhe kushtet e konkurrencës në Bashkimin Europian.

 

The post Dokumenti, qeveria përgatit bizneset për tregun e BE-së, kosto të reja për standarde e digjitalizim appeared first on Revista Monitor.

Strategjia industriale synon të kalojë vendin nga fasoni te përpunimi i lëndëve kritike

By: Nertila
4 June 2026 at 19:17

Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit gjatë viteve të ardhshme, duke reduktuar varësinë nga fasoneria dhe duke orientuar investimet drejt sektorëve me vlerë më të lartë të shtuar, përfshirë përpunimin e lëndëve të para kritike dhe zhvillimin e industrive më të avancuara teknologjikisht.

Sipas draftit tĂ« StrategjisĂ« KombĂ«tare Industriale 2026–2030, ekonomia shqiptare vijon tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« sektorĂ« me produktivitet relativisht tĂ« ulĂ«t, ndĂ«rsa eksportet industriale dominohen nga aktivitetet fason.

Dokumenti vĂ«ren se “sektori i tekstileve dhe veshjeve zĂ« rreth 30.73% tĂ« industrisĂ« pĂ«rpunuese, duke treguar varĂ«si tĂ« lartĂ« nga modeli fason (CMT), i cili gjeneron punĂ«sim por me produktivitet tĂ« kufizuar”.

Strategjia thekson se produktet me teknologji të mesme dhe të lartë përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të eksporteve industriale shqiptare, ndërsa mungojnë instrumente të integruara për kalimin nga modeli fason drejt zhvillimit të produkteve me markë, dizajn dhe teknologji më të avancuar.

“MbĂ«shtetja pĂ«r eksportet mbetet e fragmentuar dhe e orientuar drejt promovimit, jo drejt transformimit tĂ« kapaciteteve prodhuese”, thuhet nĂ« dokument.

Qeveria propozon krijimin e programeve që do të mbështesin transformimin e modeleve të prodhimit drejt produkteve me vlerë të shtuar më të lartë, duke përfshirë dizajnin, përpunimin e avancuar dhe personalizimin e produkteve.

Një nga shtyllat kryesore të strategjisë është integrimi i Shqipërisë në zinxhirët europianë të vlerës dhe forcimi i rolit të saj në sektorët që lidhen me lëndët e para kritike, të konsideruara prioritare për industrinë e Bashkimit Evropian.

Dokumenti parashikon zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese që mund të mbështesin kalimin nga eksporti i lëndëve të para drejt aktiviteteve me vlerë më të lartë të shtuar brenda vendit.

Strategjia synon gjithashtu rritjen e peshës së industrisë përpunuese në ekonomi. Sipas objektivave të përcaktuara, vlera e shtuar e industrisë përpunuese pritet të rritet nga 7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2025 në të paktën 9% deri në vitin 2030.

Po ashtu, dokumenti synon përmirësimin e kompleksitetit ekonomik të eksporteve shqiptare dhe rritjen e investimeve në kërkim dhe zhvillim, me objektivin që shpenzimet për kërkim dhe zhvillim të arrijnë në 1% të PBB-së deri në fund të dekadës.

Strategjia është aktualisht në konsultim publik

The post Strategjia industriale synon të kalojë vendin nga fasoni te përpunimi i lëndëve kritike appeared first on Revista Monitor.

Nga korridoret ekologjike te planifikimi i territorit, ndryshimet në draftin për biodiversitetin

By: Nertila
4 June 2026 at 19:13

Në një moment kur politikat mjedisore po afrohen gjithnjë e më shumë me standardet e Bashkimit Europian, në rishikim po kalon edhe kuadri për mbrojtjen e biodiversitetit.

Ky draft i nxjerrë për konsultim synon të forcojë mënyrën si mbrohen ekosistemet dhe menaxhohet territori dhe kjo vjen si për ironi në të njëjtën kohë kur vendi është përfshirë në tensione dhe protesta që lidhen me zonat e mbrojtura.

Projektligji i rishikuar për biodiversitetin synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit vendas me acquis communautaire të BE-së dhe me angazhimet ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës dhe ekosistemeve.

Drafti fokusohet në forcimin e instrumenteve institucionale për monitorimin, mbrojtjen dhe restaurimin e habitateve natyrore, si dhe në rritjen e efektivitetit të mekanizmave të raportimit dhe zbatimit të politikave mjedisore.

NjĂ« nga shtyllat kryesore tĂ« dokumentit Ă«shtĂ« pĂ«rfshirja mĂ« e strukturuar e konceptit tĂ« “lidhshmĂ«risĂ« ekologjike”, i cili lidhet drejtpĂ«rdrejt me mĂ«nyrĂ«n se si planifikohet dhe zhvillohet territori.

Ky koncept nënkupton integrimin e korridoreve natyrore, rrjedhave ujore dhe zonave të fragmentuara të habitatit në proceset e vendimmarrjes, me qëllim ruajtjen e vazhdimësisë së ekosistemeve dhe lëvizjes së specieve.

Sipas draftit, këta elementë duhet të merren në konsideratë më sistematikisht në projektet e zhvillimit dhe planifikimit territorial, duke rritur nivelin e vlerësimit mjedisor.

Dokumenti parashikon gjithashtu forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave natyrore.

Projektligji është pjesë e procesit të përafrimit me standardet e BE-së në fushën e mjedisit dhe klimës, duke reflektuar kërkesat për një qasje më të integruar në menaxhimin e burimeve natyrore.

The post Nga korridoret ekologjike te planifikimi i territorit, ndryshimet në draftin për biodiversitetin appeared first on Revista Monitor.

Tender 3.9 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës IT të Doganave

By: Nertila
4 June 2026 at 11:34

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave synon të përmirësojë infrastrukturën e IT përmes një procedure të hapur këtë të enjte në sistemin e prokurimeve. Tenderi me fond limit prej 387 milionë lekësh, ose rreth 3.9 milionë euro, për përmirësimin e infrastrukturës hardware të sistemeve doganore dhe rrjeteve fizike, synon modernizimin e platformave kritike të administratës doganore.

Pavarësisht se procedura po zhvillohet nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara termat e referencës duket se mbajnë në krye Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas dokumenteve të tenderit, investimi parashikon zëvendësimin e serverëve, sistemeve të ruajtjes së të dhënave dhe pajisjeve të rrjetit që janë amortizuar ose kanë dalë jashtë mbështetjes së prodhuesve.

Projekti prek sistemet kryesore tĂ« Doganave, pĂ«rfshirĂ« Asycuda Ëorld, LIMS, SEED, AlphaWeb dhe platforma tĂ« tjera qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r operacionet doganore dhe tarifore.

Një nga komponentët kryesorë është ngritja e një infrastrukture të re me dy site, një primar dhe një sekondar, për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit dhe rikuperimin në rast incidentesh. Pajisjet ekzistuese që mbeten funksionale do të përdoren për ambiente testimi dhe pre-produksioni.

Paketa e prokurimit përfshin 16 serverë për virtualizim, dy sisteme storage, katër SAN sëitch-e, pajisje backup, software virtualizimi dhe backup-i, katër fireëall qendrorë, 10 fireëall për degët doganore, katër sëitch-e qendrore, platformë për analizimin e log-eve dhe katër pajisje load balancer.

Tenderi parashikon gjithashtu forcimin e sigurisĂ« kibernetike dhe pĂ«rmirĂ«simin e komunikimit mes qendrĂ«s dhe degĂ«ve doganore, pĂ«rmes arkitekturĂ«s SD-ËAN, fireĂ«all-eve tĂ« avancuara dhe monitorimit tĂ« centralizuar tĂ« ngjarjeve tĂ« sigurisĂ«.

Investimi lidhet edhe me nevojĂ«n pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur sisteme tĂ« reja si NCTS dhe NSË, tĂ« cilat pritet tĂ« rrisin volumin e tĂ« dhĂ«nave dhe kĂ«rkesat pĂ«r kapacitete procesuese nĂ« sistemet doganore. Kontrata parashikon 12 muaj pĂ«r zbatimin e projektit dhe 24 muaj mirĂ«mbajtje pas implementimit.

Sipas dokumentacionit teknik, objektivi është ndërtimi i një infrastrukture me disponueshmëri të lartë, pa pika të vetme dështimi, me kapacitete më të mëdha ruajtjeje dhe përpunimi të të dhënave, si dhe me standarde më të larta të sigurisë së informacionit.

The post Tender 3.9 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës IT të Doganave appeared first on Revista Monitor.

Qeveria do të vendosë licencim të detyruar për agronomët, si do funksionojë Urdhri

By: Nertila
4 June 2026 at 11:13

Qeveria ka hedhur pĂ«r konsultim njĂ« projektligj tĂ« ri qĂ« parashikon krijimin e Urdhrit tĂ« Agronomit dhe vendosjen e licencimit tĂ« detyrueshĂ«m pĂ«r ushtrimin e profesionit tĂ« agronomit nĂ« ShqipĂ«ri. Sipas projektligjit “PĂ«r Urdhrin e Agronomit nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, “asnjĂ« individ nuk mund tĂ« ushtrojĂ« profesionin e agronomit nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, pa qenĂ« anĂ«tar i Urdhrit tĂ« Agronomit”. Gjithashtu, profesionet e lidhura me agronominĂ« do tĂ« duhet tĂ« regjistrohen nĂ« njĂ« regjistĂ«r tĂ« veçantĂ« profesional.

Projektligji pĂ«rcakton se Urdhri i Agronomit do tĂ« jetĂ« njĂ« “ent publik jobuxhetor, me personalitet juridik, i pavarur nĂ« ushtrimin e funksioneve tĂ« tij”, me detyrĂ«n pĂ«r tĂ« administruar regjistrin profesional, pĂ«r tĂ« lĂ«shuar, pezulluar ose hequr tĂ« drejtĂ«n e ushtrimit tĂ« profesionit, si dhe pĂ«r tĂ« mbikĂ«qyrur respektimin e etikĂ«s dhe standardeve profesionale.

Në relacionin shoqërues, Ministria e Bujqësisë argumenton se sektori bujqësor kontribuon me mbi 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe siguron punësim për rreth 40% të popullsisë aktive, ndërsa profesioni i agronomit ka mbetur deri më sot pa një kuadër të posaçëm rregullues.

Dokumenti shoqërues evidenton se aktualisht nuk ekziston një bazë e detyrueshme të dhënash për agronomët, nuk ka mekanizma të posaçëm për sanksionimin e praktikave joprofesionale dhe mungon një sistem i detyrueshëm i zhvillimit profesional të vazhdueshëm.

Sipas relacionit, mungesa e rregullimit institucional ka ndikuar edhe në sigurinë ushqimore. Ministria referon raste të dokumentuara të keqpërdorimit të pesticideve, plehrave kimike dhe produkteve fitosanitare nga persona pa formim profesional, duke sjellë produkte me ngarkesë kimike mbi kufijtë e lejuar të Bashkimit Europian dhe raste të kthimit të mallrave në eksport.

ÇfarĂ« synon Urdhri

Projektligji parashikon gjithashtu që agronomët të dokumentojnë rekomandimet teknike që japin, të garantojnë gjurmueshmërinë e ndërhyrjeve agronomike dhe të mbajnë evidenca të verifikueshme për trajtimet dhe protokollet e zbatuara.

Në relacion thuhet se krijimi i Urdhrit të Agronomit synon të garantojë cilësinë dhe kompetencën profesionale përmes diplomimit universitar, provimit të shtetit, zhvillimit profesional të vazhdueshëm dhe respektimit të kodit të etikës.

Një nga funksionet e reja të strukturës do të jetë edhe mekanizmi disiplinor. Projektligji parashikon masa që variojnë nga vërejtja me shkrim deri te përjashtimi i përkohshëm nga Urdhri për një periudhë deri në tre vjet. Gjithashtu, komisionet disiplinore do të kenë të drejtë të vendosin gjoba nga 1,500 deri në 100 mijë lekë për shkelje profesionale.

Në aspektin institucional, Urdhri do të bashkëpunojë me Ministrinë e Bujqësisë, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe institucionet e tjera kërkimore e arsimore të sektorit. Projektligji parashikon që ministria të informohet çdo gjashtë muaj mbi anëtarësimet dhe masat disiplinore të marra.

Për ngritjen e institucionit të ri, projektligji parashikon financim nga buxheti i shtetit për vitin e parë të funksionimit. Sipas përllogaritjeve të paraqitura në relacion, kostoja totale për vitin e parë arrin në rreth 42.3 milionë lekë, ku zëri më i madh i shpenzimeve lidhet me krijimin e regjistrit elektronik profesional.

Pas vitit të parë, Urdhri i Agronomit parashikohet të financohet nga kuotizacionet e anëtarëve, tarifat e regjistrimit, tarifat për shërbime dhe burime të tjera të ligjshme.

Projektligji parashikon që zgjedhjet e para të organeve drejtuese të organizohen nga një komision i përkohshëm i ngritur nga ministri përgjegjës për bujqësinë, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

 

The post Qeveria do të vendosë licencim të detyruar për agronomët, si do funksionojë Urdhri appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Po verifikohet transaksioni për tokën në Zvërnec, SPAK hetim origjinës së fondeve

By: Nertila
3 June 2026 at 13:53

NdĂ«rsa prej tre ditĂ«sh nĂ« vend vijojnĂ« protestat ne kryeqytet pas ngjarjeve tĂ« dhunĂ«s nĂ« ZvĂ«rnec, ku qytetarĂ« dhe ambientalistĂ« kundĂ«rshtuan zhvillimin e projektit turistik nĂ« zonĂ«n PishĂ«-Poro–NartĂ«, kryeministri Edi Rama sqaroi sot se ka nisur njĂ« proces verifikimi tĂ« transaksionit pĂ«r blerjen e tokĂ«s nĂ« ZvĂ«rnec, qĂ« lidhet me sqarimin e origjinĂ«s sĂ« fondeve tĂ« pĂ«rdorura pĂ«rmes bankĂ«s dhe me çlirimin pĂ«rfundimtar tĂ« investitorĂ«ve qĂ« janĂ« edhe pronarĂ«.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ku ndër të tjera ai vlerësoi pozitivisht vendimin e SPAK për të mbajtur të ngrira fondet pa i kaluar te shitësi, për të cilin ka pasur një proces hetimor. Sipas tij, kjo është e rëndësishme edhe për çdo pretendim mbi tokën në atë territor, pasi çështja e origjinës së pronës po trajtohet përmes një hetimi të pavarur dhe profesional.

Kryeministri Rama shtoi se nĂ« tĂ« dy rastet rezultati do tĂ« jetĂ« i padiskutueshĂ«m nga pikĂ«pamja ligjore dhe do t’i japĂ« fund çdo spekulimi, manipulimi apo pretendimi tĂ« pabazuar nĂ« ligj.

“UnĂ« kam dalĂ« pĂ«r njĂ« arsye tjetĂ«r qĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me mbledhjen e qeverisĂ«, por ka tĂ« bĂ«jĂ« me njĂ« zhvillim qĂ« unĂ« e konsideroj shumĂ« pozitiv lidhur me procesin e verifikimit tĂ« transaksionit pĂ«r blerjen e tokĂ«s nĂ« ZvĂ«rnec, qĂ« do tĂ« thotĂ« me sqarimin e plotĂ« dhe pĂ«rfundimtar tĂ« origjinĂ«s sĂ« fondeve tĂ« kaluara pĂ«rmes bankĂ«s dhe me çlirimin pĂ«rfundimtar tĂ« investitorĂ«ve qĂ« tanimĂ« janĂ« dhe pronarĂ«.

Ndërkohë që nga ana tjetër unë e konsideroj po ashtu shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë tek shitësi për të cilin ka një proces hetimor.

Kjo nĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin tim Ă«shtĂ« shumĂ« pozitive edhe pĂ«r kĂ«do qĂ« pretendon pronĂ« nĂ« atĂ« territor, sepse tanimĂ« çështja e origjinĂ«s sĂ« pronĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« do tĂ« mbulohet nga njĂ« hetim tĂ«rĂ«sisht i pavarur dhe profesional pĂ«rmes SPAK-ut dhe nĂ« tĂ« dyja rastet rezultati do tĂ« jetĂ« njĂ« rezultat i padiskutueshĂ«m nga pikĂ«pamja ligjore, ndĂ«rsa nga pikĂ«pamja e pretendimeve do t’i japĂ« fund çdo spekulimi, çdo manipulimi, çdo pretendimi qĂ« nuk Ă«shtĂ« i bazuar nĂ« ligj.

NĂ« rast se shitĂ«si ka njĂ« origjinĂ« legjitime tĂ« pronĂ«s, do marri paratĂ«, nĂ« rast se nuk e ka, natyrisht qĂ« paratĂ« do t’i mbeten RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe patjetĂ«r qĂ« ato do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r cilindo qĂ« do tĂ« provojĂ« se pretendimin mbi pronĂ«n e ka tĂ« bazuar.

KĂ«shtu qĂ« kĂ«tu merr fund çdo lloj shqetĂ«simi i atyre qĂ« janĂ« pretendentĂ« tĂ« sinqertĂ« tĂ« pronĂ«s dhe çdokush tjetĂ«r qĂ« shfaqet si pretendent me ShqipĂ«rinĂ« e shqiptarĂ«ve nĂ« gojĂ« dhe me kurdisjen e duarve tĂ« tjera nga mbrapa mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« shfaqet, por nuk Ă«shtĂ« mĂ« problemi ynĂ«. NĂ«se ka pyetje jam nĂ« dispozicion”.

Pas protestave në Zvwrnec dhe nisjes së tyre në Tiranë kryeministri Edi Rama sqaroi gjatë një daljeje publike se projekti do të zhvillohet mbi prona private dhe jo mbi tokë shtetërore.

 

The post Kryeministri Rama: Po verifikohet transaksioni për tokën në Zvërnec, SPAK hetim origjinës së fondeve appeared first on Revista Monitor.

Shtyrja e afatit për lejet e vjetra të ndërtimit dhe certifikata e karabinasë, ndryshimet në fuqi

By: Nertila
1 June 2026 at 18:10

Ndryshimet e miratuara në mbledhjen e fundit të qeverisë për Rregulloren e Zhvillimit të Territorit kanë hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Mes një sërë ndërhyrjeve bie në sy një procedurë e re për shtyrjen e afatit të lejeve të ndërtimit për projekte të papërfunduara prej më shumë se pesë vjetësh, si dhe parashikimi i lëshimit të një certifikate të veçantë për fazën e karabinasë.

Sipas VKM-sĂ« nr. 388, datĂ« 28 maj 2026, Ă«shtĂ« shtuar neni 18/1 “Shtyrja e afatit tĂ« punimeve tĂ« papĂ«rfunduara prej mĂ« shumĂ« se 5 vjetĂ«sh”. Dispozita parashikon se pĂ«r lejet e ndĂ«rtimit “tĂ« cilave u ka pĂ«rfunduar afati i vlefshmĂ«risĂ« dhe punimet sipas tĂ« cilave kanĂ« filluar prej mĂ« shumĂ« se pesĂ« vjetĂ«sh dhe ende nuk kanĂ« pĂ«rfunduar”, subjektet zhvilluese mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r shtyrjen e afatit tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit.

Rregullorja përcakton se kërkesat do të shqyrtohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në varësi të përputhshmërisë së projektit me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe vendndodhjes së tij.

Ndryshimet parashikojnĂ« gjithashtu njĂ« afat tĂ« posaçëm aplikimi. Sipas pikĂ«s 2 tĂ« nenit tĂ« ri 18/1, “subjektet zhvilluese apo subjektet qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar tĂ« drejtat e zhvillimit mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r shtyrjen e afatit tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit 
 brenda 24 muajve nga hyrja nĂ« fuqi e kĂ«tij vendimi”.

Për të përfituar shtyrjen e afatit, aplikuesit duhet të paraqesin dokumentacion që përfshin relacionin mbi arsyet e vonesës, projektin e plotë arkitektonik, deklaratën e inxhinierit konstruktor mbi qëndrueshmërinë e objektit dhe pagesën e gjobës sipas legjislacionit në fuqi.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n dispozitĂ« pĂ«rcaktohet se, nĂ«se subjektet nuk aplikojnĂ« brenda afatit tĂ« parashikuar, “do tĂ« zbatohen rregullat pĂ«r konfiskimin sipas parashikimeve tĂ« vendimit nr. 589, datĂ« 7.9.2022”.

NjĂ« tjetĂ«r ndryshim i miratuar lidhet me fazĂ«n e karabinasĂ« sĂ« ndĂ«rtesave. NĂ« nenin 27 tĂ« rregullores Ă«shtĂ« shtuar pika 10, sipas sĂ« cilĂ«s “pas pĂ«rfundimit tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« karabinasĂ«, autoriteti pĂ«rgjegjĂ«s i zhvillimit tĂ« territorit lĂ«shon certifikatĂ«n e karabinasĂ«â€.

Teksti saktĂ«son se kjo certifikatĂ« lĂ«shohet “vetĂ«m pĂ«r punimet deri nĂ« fazĂ«n e karabinasĂ«â€.

Ndryshimet shoqĂ«rohen edhe me riformulimin e fazave tĂ« akteve tĂ« kontrollit gjatĂ« ndĂ«rtimit. Neni 27/1 tashmĂ« pĂ«rfshin si fazĂ« tĂ« veçantĂ« “pĂ«rfundimin e karabinasĂ« sĂ« objektit”, krahas pĂ«rfundimit tĂ« themeleve, instalimeve dhe fasadave.

The post Shtyrja e afatit për lejet e vjetra të ndërtimit dhe certifikata e karabinasë, ndryshimet në fuqi appeared first on Revista Monitor.

Draftligji për Inteligjencën Artificiale AKSHI propozohet si autoritet koordinues, risitë që sjell

By: Nertila
29 May 2026 at 09:53

Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI) pritet tĂ« marrĂ« rolin e autoritetit koordinues pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale nĂ« ShqipĂ«ri, sipas projektligjit “PĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale”, i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik nga qeveria.

Projektligji synon të krijojë kuadrin e parë të plotë ligjor për zhvillimin, tregtimin dhe përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale në vend, duke u përafruar plotësisht me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2024/1689 (AI Act).

NĂ« nenin 3 tĂ« projektligjit, AKSHI pĂ«rcaktohet si “autoritet koordinues/StrukturĂ« pĂ«r IA-nĂ«â€, ndĂ«rsa pĂ«rkufizohet edhe roli i saj nĂ« zbatimin dhe monitorimin e sistemeve tĂ« inteligjencĂ«s artificiale. Projektligji pĂ«rcakton se “Struktura IA-sĂ«â€ Ă«shtĂ« funksioni i autoritetit qĂ« “ka pĂ«r detyrĂ« zbatimin, monitorimin dhe mbikĂ«qyrjen e sistemeve IA dhe modeleve IA me qĂ«llim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”.

Sipas draftit, AKSHI do të jetë pjesë e grupit të autoriteteve kompetente së bashku me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, autoritetet e mbikëqyrjes së tregut dhe institucione të tjera që mund të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Rregullat edhe për ofruesit e huaj, ndalohen disa praktika të AI-së

Projektligji parashikon njĂ« fushĂ« zbatimi tĂ« gjerĂ« qĂ« shtrihet pĂ«rtej kompanive tĂ« vendosura nĂ« ShqipĂ«ri. Sipas nenit 2, ligji do tĂ« zbatohet pĂ«r “ofruesit qĂ« hedhin nĂ« treg ose vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«rbim sisteme tĂ« IA-sĂ« ose hedhin nĂ« treg modele tĂ« IA me qĂ«llim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, pavarĂ«sisht nĂ«se kĂ«ta ofrues janĂ« tĂ« vendosur apo tĂ« lokalizuar brenda ShqipĂ«risĂ« apo nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r”.

Drafti parashikon gjithashtu se ligji zbatohet edhe pĂ«r ofruesit dhe pĂ«rdoruesit e vendosur jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« “kur rezultati i prodhuar nga sistemi i IA-sĂ« pĂ«rdoret nĂ« ShqipĂ«ri”.

Po kështu drafti vendos një listë praktikash të ndaluara të inteligjencës artificiale, të ngjashme me ato të parashikuara në AI Act të Bashkimit Evropian.

Mes tyre përfshihen sistemet që përdorin teknika manipuluese ose mashtruese për të ndikuar në sjelljen e individëve, sistemet që shfrytëzojnë dobësitë e personave për shkak të moshës, aftësisë së kufizuar ose gjendjes ekonomike, si dhe sistemet e vlerësimit social të individëve.

I njëjti ndalon gjithashtu përdorimin e sistemeve që krijojnë databaza të njohjes së fytyrës përmes mbledhjes së papërcaktuar të imazheve nga interneti ose kamerat e sigurisë.

Një tjetër ndalim lidhet me përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për nxjerrjen e emocioneve të individëve në vendet e punës dhe institucionet arsimore, përveç rasteve kur ato përdoren për qëllime mjekësore ose sigurie.

Kufizime për identifikimin biometrik në kohë reale, po sistemet me rrezik të lartë?

Projektligji vendos kufizime të posaçme për përdorimin e sistemeve të identifikimit biometrik në kohë reale në hapësira publike.

Sipas nenit 5, përdorimi i tyre për qëllime të zbatimit të ligjit do të lejohet vetëm në raste të veçanta, përfshirë kërkimin e viktimave të rrëmbimit ose trafikimit, parandalimin e kërcënimeve serioze ndaj jetës dhe sigurisë, si dhe identifikimin e personave të dyshuar për vepra të rënda penale.

PĂ«rdorimi i kĂ«tyre sistemeve do tĂ« kĂ«rkojĂ« autorizim paraprak nga gjykata kompetente. Drafti pĂ«rcakton se “nuk mund tĂ« merret asnjĂ« vendim me efekt negativ ligjor pĂ«r njĂ« person vetĂ«m bazuar nĂ« rezultatin e sistemit tĂ« identifikimit biometrik nĂ« kohĂ« reale”.

Projektligji krijon një kategori të veçantë për sistemet e inteligjencës artificiale me rrezik të lartë.

KĂ«to sisteme do t’i nĂ«nshtrohen detyrimeve pĂ«r menaxhimin e rrezikut, dokumentacion teknik, regjistrim automatik tĂ« ngjarjeve (logs), transparencĂ« dhe monitorim pas vendosjes nĂ« treg.

Drafti kĂ«rkon qĂ« pĂ«r sistemet me rrezik tĂ« lartĂ« tĂ« krijohet “njĂ« proces i vazhdueshĂ«m dhe iterativ” i menaxhimit tĂ« rrezikut gjatĂ« gjithĂ« ciklit tĂ« jetĂ«s sĂ« produktit.

Po ashtu, sistemet duhet tĂ« zhvillohen mbi baza tĂ« dhĂ«nash qĂ« janĂ« “tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, mjaftueshĂ«m pĂ«rfaqĂ«suese, dhe sa mĂ« shumĂ« tĂ« jetĂ« e mundur, pa gabime dhe tĂ« plota”, me masa pĂ«r identifikimin dhe zbutjen e paragjykimeve algoritmike.

Masa për startup-et dhe mjedise testimi

Projektligji përfshin dispozita që synojnë të mbështesin inovacionin dhe zhvillimin e teknologjive të reja.

Ai parashikon krijimin e “sandbox-eve rregullatore pĂ«r IA”, tĂ« cilat pĂ«rkufizohen si mjedise tĂ« kontrolluara ku ofruesit mund tĂ« zhvillojnĂ«, trajnojnĂ« dhe testojnĂ« sisteme inovative tĂ« inteligjencĂ«s artificiale nĂ«n mbikĂ«qyrjen e autoriteteve.

Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfshirë startup-et, drafti parashikon gjithashtu forma të thjeshtuara të dokumentacionit teknik për proceset e vlerësimit të konformitetit.

NĂ« hyrje tĂ« projektligjit, qeveria thekson se ligji Ă«shtĂ« “pĂ«rafruar plotĂ«sisht” me Rregulloren (BE) 2024/1689 tĂ« Parlamentit Evropian dhe KĂ«shillit, e njohur si AI Act.

QĂ«llimi i ligjit, sipas nenit 1, Ă«shtĂ« tĂ« promovojĂ« “zhvillimin, vendosjen nĂ« treg, vĂ«nien nĂ« shĂ«rbim dhe pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale tĂ« pĂ«rqendruar te njeriu dhe tĂ« besueshme”, duke garantuar njĂ« nivel tĂ« lartĂ« mbrojtjeje pĂ«r shĂ«ndetin, sigurinĂ«, tĂ« drejtat themelore, demokracinĂ«, shtetin e sĂ« drejtĂ«s dhe mjedisin.

The post Draftligji për Inteligjencën Artificiale AKSHI propozohet si autoritet koordinues, risitë që sjell appeared first on Revista Monitor.

Banka Shqiptare e Zhvillimit, 3.3 mln euro konsulencë, nga kuadri strategjik tek modeli i biznesit

By: Nertila
26 May 2026 at 11:00

Një procedurë prokurimi me fond limit 315 milionë lekë apo rreth 3.3 mln euro e shpallur se fundmi synon kontraktimin e një kompanie konsulence që do të mbështesë ngritjen e kuadrit strategjik dhe operacional të Bankës Shqiptare të Zhvillimit (ADB).  Sipas dokumenteve të tenderit, kontrata ka do të mbulohet financiarisht nga vetë Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe afati i fundit për paraqitjen e ofertave është 24 qershor 2026.

Dokumentet  që shoqërojnë procedurën dhe specifikisht termat e referencës tregojnë se kompania fituese do të marrë një rol të gjerë në ndërtimin e strukturës strategjike, organizative dhe operacionale të bankës. Shërbimet e kërkuara përfshijnë hartimin e kuadrit strategjik të institucionit, planifikimin industrial dhe financiar shumëvjeçar, ndërtimin e modelit të biznesit dhe modelit financiar, si dhe përgatitjen e materialeve të qeverisjes dhe koordinimit institucional.

Kontrata parashikon gjithashtu mbështetje për menaxhimin dhe zbatimin e projektit përmes strukturës PMO, koordinimin ndërmjet shtyllave të projektit, menaxhimin e ndryshimit dhe mbështetjen operacionale gjatë gjithë periudhës së implementimit.  Në dokumente specifikohet se operatori ekonomik do të duhet të ofrojë konsulencë në fusha që lidhen me qeverisjen korporative, menaxhimin e riskut, financimin, produktet bankare, teknologjinë e informacionit, burimet njerëzore dhe operacionet.

Po ashtu, metodologjia e kĂ«rkuar nga autoriteti kontraktor pĂ«rfshin vlerĂ«simin e projekt-planit (“blueprint”), analizĂ« krahasuese (benchmark), hartimin e planit industrial dhe tĂ« biznesit, mbĂ«shtetje pĂ«r çështjet ligjore dhe tĂ« qeverisjes, si dhe koordinim me aktorĂ«t e lidhur tĂ« procesit.  Dokumenti i tenderit pĂ«rcakton se kontrata nuk do tĂ« ndahet nĂ« lote, pasi shĂ«rbimet konsiderohen si njĂ« sistem i vetĂ«m funksional dhe i ndĂ«rlidhur. Autoriteti kontraktor argumenton se fragmentimi i kontratĂ«s mund tĂ« krijonte mospĂ«rputhje metodologjike, probleme koordinimi dhe vonesa nĂ« implementim.

Kohëzgjatja totale e kontratës do të jetë deri në 16 muaj nga nënshkrimi, ndërsa faza e parë e projektit duhet të përfundojë brenda katër muajve të parë.

Banka

Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« miratoi vitin e kaluar ligjin “PĂ«r bankĂ«n shqiptare tĂ« zhvillimit”, qĂ« rregullon krijimin, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, tĂ« njĂ« institucioni tĂ« kĂ«tij lloji nĂ« ShqipĂ«ri. Banka Shqiptare e Zhvillimit Ă«shtĂ« regjistruar zyrtarisht nĂ« regjistrin tregtar nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2025, ndĂ«rsa pritet qĂ« tĂ« nisĂ« aktivitetin kĂ«tĂ« vit.

Për momentin, aksionar i vetëm është qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe administrator është emëruar Silvio Pedrazzi, ish-drejtor i përgjithshëm i Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. Në fund të muajit mars, qeveria shqiptare realizoi edhe derdhjen e këstit të parë të kapitalit aksionar të shoqërisë, në shumën e 1 miliard lekëve.

 

 

The post Banka Shqiptare e Zhvillimit, 3.3 mln euro konsulencë, nga kuadri strategjik tek modeli i biznesit appeared first on Revista Monitor.

❌
❌