Nga Florian Zekja, përfaqësues i Manifakturës
Â
NĂ«se nuk veprohet me shpejtĂ«si, ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« humbasĂ« njĂ« nga avantazhet e saj mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme konkurruese. Por nĂ«se ndĂ«rmerren politikat e duhura, kriza aktuale mund tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« transformuar industrinĂ« prodhuese nĂ« njĂ« sektor mĂ« modern, mĂ« produktiv dhe mĂ« konkurrues, duke garantuar mĂ« shumĂ« eksporte, mĂ« shumĂ« vende pune dhe njĂ« zhvillim ekonomik mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r vendinâŠ
Â
Të dhënat më të fundit të INSTAT konfirmojnë se industria e veshjeve dhe këpucëve vazhdon të ndjekë një trajektore shqetësuese.
Në muajin qershor, eksportet e sektorit shënuan një rënie prej 3.8%, pas tkurrjes rekord prej 14.2% të regjistruar në muajin maj.
Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rënia kumulative ka arritur në 6.7%, ose rreth 3.7 miliardë lekë, duke e bërë këtë sektor të vetmin grup të madh eksportues që vijon të paraqesë një tendencë të fortë negative.
Shkaqet janë të shumta dhe janë analizuar vazhdimisht, por faktori kryesor mbetet rënia e euros kundrejt lekut. Mbiçmimi i monedhës vendase ka rritur artificialisht kostot për eksportuesit shqiptarë, duke i bërë ata çdo ditë e më pak konkurrues në tregjet ndërkombëtare.
Po flasim për sektorin që ende përfaqëson rreth 30% të eksporteve shqiptare dhe që, për më shumë se tre dekada, ka qenë një nga shtyllat kryesore të industrializimit të vendit.
Pasojat tashmë janë të dukshme. Kompani të rëndësishme po zhvendosin aktivitetin drejt vendeve që ofrojnë kushte më konkurruese. Paralelisht, po zbehet besimi i investitorëve të huaj dhe i sipërmarrësve vendas për të zgjeruar apo edhe për të vijuar aktivitetin në Shqipëri.
Por ndikimi nuk kufizohet vetëm te eksportet.
Ădo fabrikĂ« qĂ« redukton prodhimin ose mbyll aktivitetin nuk prek vetĂ«m punonjĂ«sit e saj. Ajo godet dhjetĂ«ra biznese tĂ« tjera qĂ« lidhen me tĂ«: transportin, logjistikĂ«n, paketimin, mirĂ«mbajtjen, furnizuesit e materialeve ndihmĂ«se, shĂ«rbimet financiare, sigurimet, bizneset e vogla pranĂ« zonave industriale dhe, nĂ« fund, vetĂ« konsumin e familjeve shqiptare.
Manifaktura ka qenë historikisht një nga sektorët me ndikimin më të madh në punësim, veçanërisht për gratë dhe vajzat. Për mijëra familje shqiptare, paga e siguruar nga ky sektor ka qenë burimi kryesor i të ardhurave dhe një faktor i rëndësishëm për uljen e varfërisë, emigracionit dhe për ruajtjen e stabilitetit social.
Humbja e vendeve të punës në këtë industri nuk zëvendësohet lehtësisht. Shumë punonjës largohen nga tregu i punës, emigrojnë ose kalojnë në sektorë me produktivitet më të ulët, duke ulur potencialin afatgjatë të ekonomisë shqiptare.
Në të njëjtën kohë, vendi humbet një nga shkollat më të rëndësishme të formimit profesional. Industria e veshjeve dhe këpucëve nuk ka prodhuar vetëm eksporte; ajo ka krijuar menaxherë, teknikë, specialistë të cilësisë, inxhinierë, stilistë dhe një kulturë pune sipas standardeve europiane. Humbja e këtij kapitali njerëzor është shumë më e kushtueshme sesa rënia e eksporteve në një vit të vetëm.
Paradoksi bëhet edhe më i madh kur shohim zhvillimet ndërkombëtare.
Evropa dhe ekonomitë më të zhvilluara po investojnë miliarda euro për të afruar prodhimin pranë kufijve të tyre, duke reduktuar varësinë nga tregjet e largëta. Krizat e viteve të fundit kanë treguar se një ekonomi nuk mund të mbështetet vetëm te shërbimet apo konsumi; ajo ka nevojë për një bazë të fortë prodhuese.
Në këtë kontekst, Shqipëria ka një avantazh real. Pozicioni gjeografik, përvoja shumëvjeçare, marrëdhëniet me markat ndërkombëtare dhe fuqia punëtore e kualifikuar e bëjnë industrinë shqiptare të veshjeve dhe këpucëve një partner strategjik për Bashkimin Europian.
Pikërisht për këtë arsye, ky sektor nuk duhet parë thjesht si një industri fason apo si një sektor që punon me material porositësi. Ai është një instrument i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, për rritjen e eksporteve, për transferimin e teknologjisë, për përgatitjen e kapitalit njerëzor dhe për integrimin ekonomik të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Së bashku me agropërpunimin, përpunimin e peshkut, industrinë automotive dhe turizmin, manifaktura përbën një nga shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet ekonomia shqiptare e dekadës së ardhshme. Këta sektorë nuk gjenerojnë vetëm të ardhura, por krijojnë vende pune, nxisin investimet, mbështesin zhvillimin rajonal dhe forcojnë rezistencën e ekonomisë ndaj krizave.
Nëse Shqipëria humbet gradualisht bazën e saj prodhuese, rrezikon të mbetet një ekonomi e mbështetur kryesisht te importet, ndërtimi, konsumi dhe shërbimet, duke u bërë gjithnjë e më e varur nga zhvillimet e jashtme. Një ekonomi pa një sektor prodhues të fortë është më pak konkurruese, më pak inovative dhe më e brishtë përballë çdo krize.
Prandaj, mbĂ«shtetja e industrisĂ« prodhuese nuk Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« e njĂ« sektori tĂ« vetĂ«m. ĂshtĂ« njĂ« investim nĂ« punĂ«simin, eksportet, stabilitetin social dhe tĂ« ardhmen ekonomike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.
Kjo situatë kërkon një ndryshim të qartë të politikave ekonomike. Nuk mjafton të konstatojmë rënien e eksporteve apo mbylljen e fabrikave; nevojitet një strategji kombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e sektorëve prodhues.
Qeveria duhet ta konsiderojë industrinë prodhuese si një sektor me rëndësi strategjike, njësoj siç po veprojnë sot shumë vende të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Në një botë ku zinxhirët globalë të furnizimit po rikonfigurohen dhe konkurrenca për investime po bëhet gjithnjë e më e fortë, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm te avantazhi i kostos së ulët të punës. Ajo duhet të ndërtojë një model të ri konkurrueshmërie.
Së pari, duhet të merren masa për të zbutur ndikimin që kursi i këmbimit po ka mbi eksportuesit. Ndërsa kursi i këmbimit përcaktohet nga tregu, qeveria ka në dorë instrumente fiskalë dhe financiarë për të kompensuar një pjesë të kostove që po rëndojnë mbi bizneset eksportuese.
Së dyti, është i domosdoshëm një program kombëtar investimesh nëpërmjet granteve për automatizimin, dixhitalizimin dhe modernizimin teknologjik të industrisë . Rritja e produktivitetit është mënyra më e qëndrueshme për të përballuar konkurrencën ndërkombëtare dhe mungesën e fuqisë punëtore.
NjĂ« tjetĂ«r prioritet duhet tĂ« jetĂ« lehtĂ«simi i aksesit nĂ« financim. GarancitĂ« sovrane pĂ«r investimet prodhuese, kreditĂ« me norma preferenciale interesi dhe skemat e mbĂ«shtetjes pĂ«r ndĂ«rmarrjet eksportuese do tâu jepnin kompanive mundĂ«sinĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« teknologji, nĂ« produkte me vlerĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« shtuar dhe nĂ« zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.
Po aq e rëndësishme është edhe politika fiskale. Lehtësimi i barrës tatimore mbi investimet, stimulimi i fitimit të riinvestuar, përshpejtimi i amortizimit të makinerive dhe pajisjeve, si edhe politikat që ulin kostot e formalizimit, do të rrisnin konkurrueshmërinë e industrisë shqiptare.
NjĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« duhet tâi kushtohet kapitalit njerĂ«zor. ShqipĂ«ria nuk mund tĂ« ketĂ« industri moderne pa punonjĂ«s tĂ« kualifikuar. BashkĂ«punimi mes bizneseve, universiteteve dhe arsimit profesional duhet tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« politikĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ« shtetĂ«rore, me programe tĂ« dedikuara pĂ«r formimin e teknikĂ«ve, inxhinierĂ«ve dhe specialistĂ«ve tĂ« industrisĂ«.
Po kështu, vendi duhet të ndërtojë politika që nxisin kalimin gradual nga modeli tradicional fason drejt krijimit të markave shqiptare, dizajnit, kërkimit dhe zhvillimit, si edhe integrimit më të thellë në zinxhirët europianë të vlerës. Vetëm kështu vlera e shtuar do të mbetet në ekonominë shqiptare.
Nëse nuk veprohet me shpejtësi, Shqipëria rrezikon të humbasë një nga avantazhet e saj më të rëndësishme konkurruese. Por nëse ndërmerren politikat e duhura, kriza aktuale mund të shndërrohet në një mundësi për të transformuar industrinë prodhuese në një sektor më modern, më produktiv dhe më konkurrues, duke garantuar më shumë eksporte, më shumë vende pune dhe një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm për vendin.

The post Manifaktura po fiket, Shqipëria po humbet motorin e eksporteve; Alarmi i industrisë së veshje-këpucë appeared first on Revista Monitor.