Normal view

Ndryshimet në Polici, kryepolici merr të drejtën e emërimit të drejtuesve

By: redi
28 July 2026 at 15:58

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit merr pushtet fuqiplotë në drejtimin e organizatës pas ndryshimeve të fundit të bëra në ligj. Në seancën plenare të 23 korrikut, ku e gjithë vëmendja ishte te protesta jashtë parlamentit, deputetët miratuan projektligje të rëndësishme. Një ndër to ishin edhe ndryshimet për Policinë e Shtetit të propozuara nga deputeti socialist Bujar Rexha.

Source

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm kroat: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e Integrimit

By: redi
28 July 2026 at 15:30

Presidenti Bajram Begaj, priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis dy vendeve, si edhe forcimin e partneritetit strategjik. Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Kroacisë për integrimin evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, mbrojtjes…

Source

Cristiano Ronaldo futet në botën e kinemasë, bëhet aktor dhe producent i një seriali për futbollin

By: rozalb
28 July 2026 at 15:25

Cristiano Ronaldo është gati të nisë një aventurë të re, këtë herë jashtë fushës së lojës. Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij biznesore dhe do të bëjë debutimin në botën e serialeve televizive si aktor dhe producent ekzekutiv. Ronaldo do të jetë pjesë e projektit “Day 1s”, një serial që do të sjellë prapaskenat e futbollit anglez, duke u fokusuar te biznesi…

Source

Gazment Bardhi kërkon hetim për denoncimin e Gent Prognit: Çdo kërcënim ndaj protestuesve duhet zbardhur

By: redi
28 July 2026 at 15:14

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas denoncimit publik të aktivistit Gent Progni, i cili ka pretenduar se gjatë protestës një person ka tentuar ta godasë me thikë. Përmes një reagimi publik, Bardhi e cilësoi ngjarjen si “jashtëzakonisht serioze”, duke theksuar se çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese…

Source

Manchester City blindon Gvardiol, mbrojtësin që e bleu për 90 milionë euro

By: rozalb
28 July 2026 at 15:11

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Josko Gvardiol. Mbrojtësi kroat ka firmosur një marrëveshje të re që do ta mbajë në “Etihad” deri në vitin 2031. Lojtari 24-vjeçar iu bashkua kampionëve të Anglisë në vitin 2023 nga RB Leipzig, në një transferim rekord për një mbrojtës, me vlerë rreth 90 milionë euro. Që prej ardhjes së tij në Manchester, Gvardiol është kthyer në një nga…

Source

Punonjësja e Kuvendit ra nga shkallët, gratë dhe vajzat deputete të PS-së kundër Shehajt: Mizogjeni në formën e saj më të dukshme

By: redi
28 July 2026 at 15:04

Gratë dhe vajzat deputete të PS-së kanë reaguar për dëmtimin fizik që pësoi dje punonjësja e Kuvendit, pasi ra nga shkallët teksa ndiqte kreun e partisë ”Mundësia” Agron Shehaj, i cili vodhi një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në reagim thuhet se rasti nuk mund të kalohet si një incident, por është “dhunë në vendin e punës ndaj një punonjëseje publike…

Source

Avokatët britanikë e vizitojnë Veliajn në qeli: Ankim në Strasburg për masën e sigurisë

28 July 2026 at 14:44

Avokatët e huaj kanë zhvilluar një takim prej më shumë se 5 orësh me Erion Veliajn në IEPV-në e Durrësit. Dy avokatë të një studioje ligjore britanike dhe Plarent Ndreca ishin sot në burgun e Durrësit në kuadër të përgatitjes së padisë që mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj synon të depozitojë në Gjykatën e Strasburgut në vjeshtë. Sipas Ndrecës, dosja do të hartohet edhe në bashkëpunim me studion…

Source

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës

By: redi
28 July 2026 at 14:43

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor në Bashkinë e Tiranës. Nga ana e SPAK-ut janë kryer kontrolle por edhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës. Deri më tani nuk është bërë e ditur se me cilën çështje lidhet konkretisht ky operacion.

Source

REL: 7 kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së

By: redi
28 July 2026 at 14:39

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të zgjidhet këtë vit për një mandat pesëvjeçar, që nis më 1 janar 2027. Më poshtë janë kandidatët që deri më tani kanë shpallur kandidaturën për të pasuar sekretarin e përgjithshëm në largim të OKB-së, Antonio Guterres. RAFAEL GROSSI Rafael Grossi, 65 vjeç, diplomat karriere nga Argjentina, ka qenë gjatë gjashtë vjetëve të fundit…

Source

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

By: rozalb
28 July 2026 at 14:30

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Vendimi synon t’u japë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj, të forcojë rolin e akademive dhe të krijojë një bazë më të gjerë për ekipet kombëtare. Në një prononcim për fshf.

Source

Zidane: “Puna me Francën, e vetmja dëshirë”

By: nik
28 July 2026 at 13:46

Zinedine Zidane, 54 vjeç, është emëruar trajner i ri i kombëtares franceze, një rol për të cilin ai ishte parë prej kohësh si kandidati kryesor dhe që e kishte pritur prej disa vitesh. Ai merr drejtimin e ekipit me një kontratë katërvjeçare, e cila shtrihet deri në Kupën e Botës 2030, që do të bashkëorganizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Zidane zëvendëson Didier Deschamps…

Source

FORMULA1 – Fenomeni Kimi Antonelli hap rrugën në Itali: Talente të reja dhe shifra rekord në garat bazë

By: nik
28 July 2026 at 13:44

Historia e sportit italian është e pasur me figura që kanë transformuar zakonet e një kombi. Në vitet ’70, arritjet e Adriano Panattës dhe fitorja e Kupës Davis në 1976-ën frymëzuan mijëra fëmijë të merrnin një raketë në dorë. Sot, ky fenomen po përsëritet falë Jannik Sinner dhe brezit të jashtëzakonshëm të tenistëve italianë, meshkuj dhe femra, që shkëlqejnë në qarqet ndërkombëtare.

Source

Autoritetet Boshnjake Hëtojnë Vandalizmin dhe Dëmtimin nga Zjarri në Faltores së Virgjëreshës Mari në Medjugorje

By: nik
28 July 2026 at 13:43

SARAJEVO, Bosnjë-Hercegovinë (AP) — Autoritetet në Bosnjë po hetojnë vandalizimin e një statuje të Virgjëreshës Mari dhe dëmtimin nga zjarri të një faltoreje gjatë natës në një fshat jugor boshnjak. Ky incident ndodhi në Medjugorje, një destinacion i njohur për pelegrinët katolikë, ku fëmijët raportuan se kishin parë vegime të Virgjëreshës Mari. Ngjarja ka ngjallur shqetësim në këtë vend të…

Source

Mancini, fyerja ndaj Kombëtares dhe arratisja prej 25 milionësh drejt Arabisë

By: nik
28 July 2026 at 13:41

Çështje mundësie. Kjo frazë është dëgjuar shpesh ditët e fundit në Federatën Italiane të Futbollit, lidhur me vendimin për të mos thirrur Andrea Pirlon për të drejtuar Kombëtaren. Një vendim i ligjshëm dhe i drejtë, pasi ka rrethana që shkojnë përtej futbollit të luajtur, dhe lidhja e ish-mesfushorit me Rusinë u konsiderua nga Malagò si jo e përshtatshme. Megjithatë, lind pyetja se sa e…

Source

Italia zgjedh trajnerin e ri, mungon vetëm firma për ta zyrtarizuar

By: rozalb
28 July 2026 at 13:32

Roberto Mancini është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Federal se po zhvillohen bisedime me Mancinin për rikthimin e tij në krye të skuadrës kombëtare. “Po flas me Roberto Mancinin si trajnerin e ri të kombëtares, tani presim vetëm firmën”…

Source

Protesta, Rama dhe shumica e shqiptarëve që nuk janë në protestë!

28 July 2026 at 12:54

Kanë kaluar afro 13 vjet që kur Edi Rama drejton qeverinë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar katër mandate radhazi, ndërsa opozita, edhe pse ka organizuar protesta, bojkote parlamentare dhe akuza të vazhdueshme për keqqeverisje, korrupsion dhe deformim të zgjedhjeve, nuk ka arritur të krijojë forcën politike dhe shoqërore që do ta detyronte mazhorancën të largohej nga pushteti.

Source

Egnatia kërkon historinë në Champions League, sonte luan duelin vendimtar në Slloveni

By: rozalb
28 July 2026 at 12:52

Egnatia rikthehet sonte në arenën europiane me një objektiv të madh: kualifikimin në raundin e tretë eliminator të Champions League. Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Sllovenisë për të luajtur aktin final ndaj Celjes. Skuadra e trajnerit Nevil Dede e di se sfida nuk do të jetë e lehtë, por rezultati i takimit të…

Source

FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit 2026, është “perla” e shënuar nga Cabral

By: rozalb
28 July 2026 at 12:32

FIFA ka zyrtarizuar golin më të bukur të Kupës së Botës 2026 dhe protagonisti i këtij vlerësimi është futbollisti i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral. Mbrojtësi i majtë ka fituar çmimin prestigjioz për realizimin spektakolar në ndeshjen ndaj Argjentinës, një gol që mahniti tifozët dhe ekspertët e futbollit gjatë turneut. Me këtë arritje, Cabral hyn në historinë e Botërorëve…

Source

Shehaj u përjashtua për 60 ditë nga Kuvendi, Ulsi Manja: Do të ketë kallëzim në SPAK

28 July 2026 at 12:27

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj pasi mori marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në dhe doli me vrap nga salla “Gerti Bogdani”. Në një prononcim për gazetarët, Ulsi Manja deklaroi se “rasti i Shehajt është i përsëritur, Sekretariati i Etikës ka marrë edhe herë të tjera masa disiplinore ndaj Agron Shehajt. Rasti i djeshëm është i paprecedentë…

Source

Vozinha u zyrtarizua në Kili, por nuk mund ta përdor epitetin e tij te Colo Colo

By: rozalb
28 July 2026 at 12:19

Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, është zyrtarisht futbollist i Colo-Colo, por aventura e tij në futbollin kilian ka nisur me një pengesë të pazakontë. Sipas mediave kiliane, rregullorja e Primera División nuk lejon që futbollistët të përdorin pseudonime në fanellat zyrtare. Neni 36 i kampionatit përcakton se lojtarët duhet të mbajnë vetëm mbiemrin e tyre…

Source

❌