Normal view

Pas pesë vitesh larg njëri-tjetrit, bashkëshortja e Ben Stiller zbulon si u ribashkuan

31 May 2026 at 22:22

Aktorja Christine Taylor ka ndarë së fundmi detaje të rralla mbi periudhën kur marrëdhënia e saj me Ben Stiller kaloi një nga sfidat më të mëdha. Pas gati dy dekadash së bashku, çifti vendosi të ndahej në vitin 2017, një vendim që sipas saj erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe vështirësish.

Taylor ka treguar se në atë kohë të dy po kalonin etapa të ndryshme në jetë dhe ndjenin se lidhja e tyre kishte humbur ekuilibrin që kishte pasur dikur. Megjithatë, pavarësisht ndarjes, ata nuk ndërprenë komunikimin dhe vazhduan të bashkëpunonin për rritjen e fëmijëve të tyre.

Sipas aktores, periudha e pandemisë solli një ndryshim të papritur në dinamikën e tyre. Duke kaluar më shumë kohë së bashku si familje, ata nisën të shihnin marrëdhënien nga një këndvështrim tjetër dhe të reflektonin mbi gjithçka që kishin ndërtuar ndër vite.

Përmes bisedave të gjata dhe punës së vazhdueshme për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin, çifti arriti gradualisht të rindërtonte besimin dhe afërsinë emocionale. Taylor theksoi se asnjë marrëdhënie afatgjatë nuk funksionon pa përpjekje dhe se sfidat janë pjesë e natyrshme e saj.

Edhe Ben Stiller ka folur më parë për këtë periudhë, duke pranuar se ndarja e bëri të kuptonte sa e rëndësishme ishte familja në jetën e tij. Sot, çifti shijon një kapitull të ri së bashku dhe e konsideron ribashkimin si një nga vendimet më të rëndësishme që kanë marrë ndonjëherë.

The post Pas pesë vitesh larg njëri-tjetrit, bashkëshortja e Ben Stiller zbulon si u ribashkuan appeared first on iconstyle.al.

Momente të veçanta në familjen e Bleros, Eronita ndan foton e parë të djalit

31 May 2026 at 21:33

Vetëm pak pasi u konfirmua se Blero dhe bashkëshortja e tij Eronita janë bërë prindër të një djali, çifti po shijon emocionet e para të këtij kapitulli të ri në jetën e tyre.

Eronita ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të veçantë, duke publikuar në Instagram foton e parë të vogëlushit të porsalindur. Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar me urime dhe komente pozitive për familjen.

Krahas fotografisë, Eronita ka zgjedhur të ndajë edhe një mesazh emocionues kushtuar të birit:

“Ti je dhurata më e madhe e Zotit për ne.”

Screenshot

Fjalët e saj kanë prekur ndjekësit, duke reflektuar lumturinë dhe mirënjohjen që po përjetojnë prindërit e rinj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Megjithëse kanë vendosur të ndajnë këtë moment të bukur me publikun, Blero dhe Eronita vazhdojnë të mbajnë privat një detaj shumë të rëndësishëm. Emri i foshnjës nuk është zbuluar ende, duke mbetur një surprizë që çifti ka zgjedhur ta ruajë vetëm për veten dhe njerëzit më të afërt.

Ardhja në jetë e djalit shënon një moment të veçantë për çiftin, ndërsa fansat vazhdojnë t’i urojnë shëndet, lumturi dhe sa më shumë momente të bukura në rrugëtimin e tyre si prindër.

The post Momente të veçanta në familjen e Bleros, Eronita ndan foton e parë të djalit appeared first on iconstyle.al.

Besa Zeqiri flet për herë të parë raportin me Dafinën: “Dashuria mes nesh nuk vihet në diskutim”

31 May 2026 at 21:08

Besa Zeqiri ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të ndajë për herë të parë publikisht disa detaje nga jeta e saj personale, përfshirë edhe marrëdhënien me motrën e saj, këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri.

Pas publikimit të projektit të saj më të ri muzikor, Besa ka dhënë një intervistë ku është ndalur edhe te raporti që prej vitesh ka qenë objekt diskutimesh në media dhe rrjete sociale. Ajo ka sqaruar se pavarësisht perceptimeve të krijuara ndër vite, lidhja familjare mes tyre mbetet e fortë dhe e pandryshueshme.

Sipas saj, diferenca e vogël në moshë ka bërë që ato të rriten pothuajse si binjake, ndërsa respekti dhe dashuria reciproke nuk kanë munguar asnjëherë. Besa u shpreh se do të ishte gjithmonë pranë motrës së saj në çdo situatë, duke nënvizuar se familja mbetet prioritet mbi gjithçka.

“E respektoj dhe e dua motrën time pafund. Nëse nesër marr një telefonatë ku dikush më thotë ‘motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t’ia dhënë”

Ajo komentoi edhe praninë në dasmën e Dafinës, një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u interpretua nga shumëkush si një afrim mes tyre. Megjithatë, Besa preferoi ta cilësonte atë si një kujtim të bukur dhe një hap pozitiv.

Në rrëfimin e saj, ajo theksoi se secila prej tyre ka ndërtuar jetën dhe familjen e vet, çka bën që të ndodhen në etapa të ndryshme të jetës. Megjithatë, sipas Besës, kjo nuk ndryshon ndjenjat dhe lidhjen që i bashkon si motra.

https://youtu.be/U00ySf5emNA?si=JkJLt9IGNnFuB2nY

The post Besa Zeqiri flet për herë të parë raportin me Dafinën: “Dashuria mes nesh nuk vihet në diskutim” appeared first on iconstyle.al.

Çmenduri te tifozët e PSG-së, radha kilometrike për fanellën e re me dy yje

31 May 2026 at 19:39

Entuziazmi i tifozëve të Paris Saint-Germain ka arritur kulme të reja pas prezantimit të fanellës së re të skuadrës. Qindra mbështetës janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit pranë dyqanit zyrtar të klubit në Paris, duke krijuar radhë të gjata për të qenë ndër të parët që sigurojnë versionin më të ri të uniformës së kampionëve francezë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një atmosferë të pazakontë, me tifozë të moshave të ndryshme që presin me orë të tëra për të hyrë në dyqan. Sipas raportimeve nga mediat franceze, numri i personave të pranishëm ka kaluar shifrën e 1,000 vetëve gjatë ditës, ndërsa shumë prej tyre kishin mbërritur që gjatë natës për të ruajtur vendin në radhë.

Interesi i jashtëzakonshëm lidhet me fanellën e re që mban dy yje mbi stemën e klubit, simbolikë që ka ngjallur emocione të forta te tifozët parisienë. Për shumë prej tyre, blerja e fanellës nuk është thjesht një blerje sportive, por një mënyrë për të festuar një moment të rëndësishëm në historinë e klubit.

Atmosfera festive jashtë dyqanit është shoqëruar me këngë, flamuj dhe fotografi, ndërsa kalimtarët janë ndalur shpesh për të parë nga afër grumbullimin e madh të tifozëve.

Video dhe fotografi nga vendngjarja kanë pushtuar rrjetet sociale, duke u shpërndarë me shpejtësi nga tifozë të futbollit në mbarë botën. Interesi i madh konfirmon edhe një herë ndikimin që PSG vazhdon të ketë te baza e saj e gjerë e mbështetësve dhe pasionin që fanella e klubit zgjon te tifozët.

🚨🚨 WOW ! PLUS DE 1.000 SUPPORTERS sont présents devant la boutique du PSG POUR SE PROCURER LE MAILLOT 2 ÉTOILES !!! 👕⭐⭐

Certains ont même DORMI DEVANT LA BOUTIQUE et sont arrivés à 00h. 😳

🎥 @MazereAntoine pic.twitter.com/mI4nd1UU5M

— Actu Foot (@ActuFoot_) May 31, 2026

The post Çmenduri te tifozët e PSG-së, radha kilometrike për fanellën e re me dy yje appeared first on iconstyle.al.

Dua Lipa i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me Callum Turner

31 May 2026 at 19:05

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka kurorëzuar dashurinë e saj me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private civile në Londër. Çifti shkëmbeu betimet më 30 maj në ndërtesën historike Old Marylebone Town Hall, pak para festimeve madhështore të dasmës që pritet të zhvillohen për tre ditë në Itali.

Fotografitë e publikuara nga mediat britanike tregojnë çiftin duke u larguar së bashku nga ceremonia. Për ditën e veçantë, Dua Lipa u shfaq me një kostum të bardhë elegant të stilit vintage, i kombinuar me fund të bardhë, këpucë me taka dhe aksesorë luksozë me diamante. Ndërkohë, Callum Turner zgjodhi një kostum klasik ngjyrë blu të errët.

Spekulimet për fejesën e çiftit nisën në fund të vitit 2024, kur këngëtarja publikoi në rrjetet sociale fotografi me një unazë të spikatur. Më vonë, në një intervistë gjatë vitit 2025, ajo konfirmoi zyrtarisht fejesën, duke zbuluar se unaza ishte dizajnuar nga Turner me ndihmën e miqve të saj më të afërt dhe motrës, Rina Lipa.

Dua dhe Callum u lidhën për herë të parë romantikisht në janar të vitit 2024, pasi u njohën në një restorant në Londër. Që prej asaj kohe, marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave, ndërsa tashmë çifti ka hedhur hapin e radhës duke u bërë zyrtarisht bashkëshortë.

The post Dua Lipa i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me Callum Turner appeared first on iconstyle.al.

Shpresë e re kundër kancerit, trajtimi eksperimental zhduk tumoret tek disa pacientë

31 May 2026 at 16:55

Një trajtim i ri eksperimental po ngjall optimizëm në komunitetin shkencor, pasi rezultatet e një studimi ndërkombëtar kanë treguar se ai mund të reduktojë ndjeshëm, madje në disa raste edhe të eliminojë plotësisht tumoret tek pacientët me kancer të avancuar të kokës dhe qafës.

Terapia, e njohur si amivantamab, u testua tek persona që kishin përjetuar rikthimin e sëmundjes ose përhapjen e saj pavarësisht trajtimeve të mëparshme. Në kërkim morën pjesë 102 pacientë nga 11 shtete të ndryshme, duke e bërë studimin një nga më të rëndësishmit në këtë fushë gjatë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga studiuesit, një pjesë e konsiderueshme e pacientëve reaguan pozitivisht ndaj trajtimit. Tek 43 prej tyre u vu re zvogëlim i ndjeshëm i tumorit ose zhdukja e tij, ndërsa në 15 raste specialistët nuk gjetën më shenja të tumorit pas trajtimit.

Ekspertët shpjegojnë se amivantamab vepron duke ndërhyrë në disa procese kyçe të zhvillimit të kancerit. Ai pengon sinjalet që nxisin rritjen e qelizave tumorale, vështirëson aftësinë e tyre për t’iu shmangur trajtimit dhe njëkohësisht ndihmon sistemin imunitar të organizmit të luftojë sëmundjen.

Një veçori tjetër që ka tërhequr vëmendjen e mjekëve është mënyra e administrimit. Trajtimi jepet me injeksion nën lëkurë, duke shmangur procedurat më të gjata intravenoze dhe duke e bërë procesin më praktik për pacientët.

Rezultatet e plota pritet të prezantohen në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago. Studiuesit besojnë se ky zhvillim mund të hapë rrugën për alternativa të reja terapeutike për pacientët që aktualisht kanë mundësi të kufizuara trajtimi.

The post Shpresë e re kundër kancerit, trajtimi eksperimental zhduk tumoret tek disa pacientë appeared first on iconstyle.al.

“Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit?” Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

31 May 2026 at 16:36

“Nuk kam asgjë kundër atyre që reagojnë për Zvërnecin. Madje shumë mirë bëjnë. Kam diçka kundër atyre që reagojnë vetëm për Zvërnecin.”

Me këto fjalë, Luiz Ejlli ka reaguar për situatën në Zvërnec, duke ngritur një pyetje që prej kohësh mbetet pa përgjigje: pse disa kauza marrin vëmendje kombëtare, ndërsa të tjera lihen në harresë?

Ai kujton se banorët e Rrjollit po përballen prej javësh me tensione dhe përplasje të forta, pa marrë të njëjtin reagim publik që po merr sot Zvërneci.

“Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit? Ose reagojmë për të gjithë, ose po përdorim standarde të dyfishta”, shkruan ai.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi më i madh.

Ne si media kemi bërë vazhdimisht të njëjtën thirrje: protestat në Shqipëri humbasin sepse mbeten vetëm. Nuk bashkohen. Nuk mbështeten nga komunitete të tjera. Nuk kthehen kurrë në një reagim qytetar kombëtar.

Çdo protestë e izoluar është më e lehtë për t’u shtypur. Çdo komunitet i lënë vetëm është më i dobët. Kur zërat bashkohen, mesazhi bëhet më i fortë.

Kujtoni protestat e Fushë Krujës. Banorë që dolën masivisht, familje të tëra, me prova në dorë dhe me zemërim legjitim. Ajo mund të ishte kthyer në një pikë kthese nëse do të kishte pasur mbështetje më të gjerë qytetare dhe politike. Por nuk ndodhi.

Protesta u përball me forca policie, tensione, përplasje dhe shoqërime. U shua. Ashtu edhe Baks-Rrjolli. Siç janë shuar shumë të tjera para saj.

E njëjta gjë po ndodh sot në Zvërnec. Në vend që qytetarët ta shohin si një çështje që i përket të gjithëve, rrezikon të trajtohet si hall i banorëve të zonës. Dhe pikërisht kështu humbasin betejat.

Ne të tjerët vazhdojmë të shohim nga larg. “Nuk është problemi ynë”, themi. “Nuk na prek ne”, mendojmë. Sot është toka e dikujt tjetër. Nesër do të jetë e jona.

Kemi parë çfarë po ndodh me Portin e Durrësit. Kemi parë çfarë po ndodh në Vlorë. Kemi parë Fushë Krujën, Rrjollin dhe Zvërnecin. Në disa raste protestat lokalizohen. Në raste të tjera nuk organizohen fare. Dhe sistemi vazhdon të fitojë pikërisht sepse qytetarët nuk bashkohen.

Çdo protestë e shtypur është humbje për të gjithë. Çdo tokë e humbur sot është precedent për nesër. Çdo herë që heshtim kur të tjerët shtypen, po forcojmë sistemin që nesër do të vijë edhe për ne.

Prandaj e përsërisim thirrjen tonë:

Shqipëria është e të gjithëve. Jo vetëm e banorëve të një zone.

Duhet të dalim edhe kur halli nuk është te dera jonë. Duhet të ngrihemi edhe kur toka që rrezikon të merret nuk është e jona. Duhet të reagojmë edhe kur protesta zhvillohet qindra kilometra larg nesh.

Sepse nëse nuk ngrihemi për njëri tjetrin, nuk do të ketë më nevojë që askush të na ndajë apo të na mposhtë.

Ne do ta kemi bërë vetë.

The post “Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit?” Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang appeared first on iconstyle.al.

Tronditet “Alaskan Bush People”, ndërron jetë Matt Brown në moshën 42-vjeçare

31 May 2026 at 16:30

Matt Brown, i njohur për pjesëmarrjen e tij në serialin dokumentar “Alaskan Bush People”, ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga vëllai i tij, Solomon Isaiah “Bear” Brown, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas familjes, trupi i Matt u gjet më 30 maj në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet po vijojnë procedurat për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa familjarët kanë kërkuar respekt dhe privatësi në këtë periudhë të vështirë.

Matt ishte djali i madh i Ami dhe Billy Brown dhe u bë i njohur për publikun falë serialit “Alaskan Bush People”, i cili dokumentonte jetën e pazakontë të familjes në zonat e izoluara të Alaskës. Ai ishte pjesë e emisionit që nga nisja e tij në vitin 2014, deri në largimin nga programi në vitin 2019.

Gjatë viteve, Brown foli hapur për betejat e tij me varësinë nga alkooli dhe përpjekjet për rehabilitim. Në intervista të mëparshme, ai kishte treguar se kishte kërkuar ndihmë profesionale pasi kuptoi se zakonet e tij po ndikonin negativisht në jetën personale.

Pas largimit nga televizioni, Matt ndërtoi një komunitet besnik në YouTube, ku ndante reflektime personale, përvojat e tij në rikuperim dhe jetën larg vëmendjes së mediave. Kanali i tij numëronte mijëra ndjekës dhe miliona shikime.

Matt Brown lë pas nënën e tij Ami, katër vëllezër dhe dy motra. Babai i tij, Billy Brown, ndërroi jetë në vitin 2021.

The post Tronditet “Alaskan Bush People”, ndërron jetë Matt Brown në moshën 42-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

31 May 2026 at 16:16

Këngëtarja Vanesa Sono ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë rreth përfundimit të marrëdhënies së saj me aktorin Indri Shiroka, një histori që tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Prive”, artistja tregoi se gjithçka që ka shprehur gjatë eksperiencës në fermë ka qenë e sinqertë dhe e bazuar në ndjenjat që kishte në atë periudhë.

“Për sa kohë kam qenë brenda, kam qenë e sinqertë dhe çdo gjë që kam folur ka qenë e sinqertë. Edhe pas daljes sime vazhdoj të mendoj të njëjtat gjëra, por ishte vendimi i tij ta mbyllte historinë, në mënyrën se si e mbylli”, u shpreh Vanesa.

Ajo la të kuptohet se, pavarësisht ndjenjave që vazhdon të ketë për atë periudhë, fundi i marrëdhënies ishte një zgjedhje e marrë nga Indri, të cilën e ka respektuar.

Historia e tyre u komentua gjerësisht edhe për mënyrën e pazakontë se si mori fund. Aktori vendosi t’i japë fund lidhjes përmes një letre të lexuar gjatë një transmetimi live, duke surprizuar jo vetëm Vanesën, por edhe ndjekësit e formatit.

Nga ana tjetër, edhe këngëtarja kishte ndërmarrë një veprim të ngjashëm ndaj ish-partnerit të saj para se të niste këtë histori, duke bërë që situata të rikthente në vëmendje një skenar që pak kush e kishte parashikuar të përsëritej.

Pavarësisht ndarjes, deklaratat e Vanesës tregojnë se ajo vazhdon të mbetet e qartë dhe e sinqertë për mënyrën se si e ka përjetuar këtë raport.

The post Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin appeared first on iconstyle.al.

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje, trajnerja e fitnesit flet për “paqen”

31 May 2026 at 13:53

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas tre vitesh së bashku. Pak ditë pasi u konfirmua ndarja, trajnerja e fitnesit ndau një mesazh reflektues në rrjetet sociale, ku foli për rëndësinë e gjetjes së paqes dhe mbrojtjes së energjisë personale.

46-vjeçarja publikoi në Instagram një fotografi pranë një pishine, e shoqëruar me një mesazh ku shkruante se, ndërsa kalon të 40-at, ka kuptuar se “paqja është luksi i ri”. Sipas saj, paqja vjen nga mbrojtja e energjisë, heqja dorë nga nevoja për të kontrolluar gjithçka dhe lejimi i vetes për të pushuar.

Cordeiro ndau edhe tre këshilla për të arritur këtë gjendje: vendosjen e kufijve për të mbrojtur kohën personale, pranimin e gjërave që nuk mund të kontrollohen dhe krijimin e hapësirës për veten pa ndjenja faji.

Mesazhi i saj vjen pak pasi ajo konfirmoi për mediat amerikane se marrëdhënia me ish-yllin e bejsbollit ka përfunduar. Megjithatë, ajo theksoi se mes tyre vazhdon të ekzistojë dashuria, respekti dhe mbështetja reciproke, duke mohuar çdo konflikt apo dramë.

Cordeiro zbuloi gjithashtu se aktualisht po përballet me një çështje serioze shëndetësore që prek një anëtar të familjes së saj, ndaj fokusi i saj kryesor është aty.

Rodriguez dhe Cordeiro u lidhën për herë të parë në vitin 2022. Burime pranë çiftit kanë treguar se ata u afruan falë pasionit të përbashkët për fitnesin, stilin aktiv të jetesës dhe përkushtimit ndaj familjes.

The post Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje, trajnerja e fitnesit flet për “paqen” appeared first on iconstyle.al.

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

31 May 2026 at 12:53

Dasma e shumëpritur e këngëtares së njohur Taylor Swift me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave, ndërsa së fundmi diskutimet janë përqendruar te lista e të ftuarve.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, modelja Karlie Kloss nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë, një detaj që ka rikthyer spekulimet mbi marrëdhënien e saj me këngëtaren. Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi raportin aktual, mungesa e modeles në një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së Swift ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Burime pranë këngëtares pretendojnë se Taylor ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të veçantë me njerëzit që kanë qenë pjesë e pandashme e jetës së saj ndër vite. Në mesin e emrave që përfliten si të ftuar janë mikeshat e saj të afërta, përfshirë Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Abigail Anderson Berard.

Taylor Swift dhe Karlie Kloss dikur konsideroheshin ndër dyshet më të njohura të miqësisë në industrinë e argëtimit. Ato janë parë shpesh së bashku në evente prestigjioze, udhëtime dhe projekte të ndryshme publike, duke krijuar përshtypjen e një raporti shumë të afërt.

Megjithatë, me kalimin e viteve, kontaktet mes tyre u bënë gjithnjë e më të rralla. Edhe pse arsyet e sakta nuk janë konfirmuar kurrë publikisht, fansat vazhdojnë të besojnë se marrëdhënia e tyre ka mbetur në të kaluarën. Për shumë prej tyre, mungesa e Karlie Kloss në dasmën e Taylor Swift shihet si një tjetër sinjal se miqësia që dikur i bashkonte nuk është më ajo e dikurshmja.

The post Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift appeared first on iconstyle.al.

Rihanna i beson fytyrën e fushatës Pride vajzës së Elon Musk

31 May 2026 at 10:49

Rihanna vazhdon të surprizojë me zgjedhjet e saj në botën e modës. Këtë herë, artistja dhe sipërmarrësja ka vendosur që fytyra kryesore e fushatës së re Pride të markës së saj Savage X Fenty të jetë vajza e Elon Musk, Vivian Wilson, një nga emrat që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në industrinë e fashion-it.

22-vjeçarja shfaqet në materialet promocionale të koleksionit të ri me veshje të errëta, të kombinuara me elemente moderne dhe mesazhe që promovojnë diversitetin, përfshirjen dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ+.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Vivian dhe markës së famshme. Vetëm pak muaj më parë, ajo ishte pjesë e fushatës së Shën Valentinit të Savage X Fenty, një angazhim që duket se ka rezultuar mjaft i suksesshëm për të dyja palët.

Karriera e Vivian Wilson ka njohur një rritje të shpejtë gjatë viteve të fundit. Ajo ka qenë pjesë e projekteve të rëndësishme në industrinë e modës, është shfaqur në kopertina revistash prestigjioze dhe ka bërë debutimin e saj në pasarelat e Javës së Modës në New York.

Përtej angazhimeve profesionale, Vivian ka tërhequr interes të madh edhe për historinë e saj personale, duke folur hapur për eksperiencat dhe sfidat që ka përjetuar. Kjo e ka kthyer atë në një figurë të ndjekur jo vetëm në modë, por edhe në rrjetet sociale.

Me këtë bashkëpunim të ri, Rihanna duket se po konfirmon besimin te Vivian Wilson, ndërsa modelja e re po vazhdon të ndërtojë një emër gjithnjë e më të fortë në skenën ndërkombëtare të modës.

The post Rihanna i beson fytyrën e fushatës Pride vajzës së Elon Musk appeared first on iconstyle.al.

Zi në sportin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari

31 May 2026 at 10:28

Sporti shqiptar është zgjuar këtë fundjavë me një lajm të hidhur. Një nga figurat më të mëdha dhe më të respektuara të volejbollit shqiptar, Kreshnik Tartari, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Legjenda e rrjetës mbylli sytë përgjithmonë më 30 maj në San Marino, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme suksesi, përkushtimi dhe dashurie për sportin. Lajmi është konfirmuar nga miq, ish-sportistë dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një prej emrave më të mëdhenj të sportit shqiptar.

I lindur në Tiranë më 21 korrik 1943, Tartari ia kushtoi jetën volejbollit. Fillimisht ai spikati si lojtar i Dinamos dhe ekipit kombëtar, por ishte karriera e tij si trajner ajo që e bëri të pavdekshëm në historinë e sportit shqiptar.

Nën drejtimin e tij, ekipi i vajzave të Dinamos hyri në epokën më të artë, duke fituar 11 tituj kampionë radhazi dhe duke u kthyer në një prej skuadrave më të forta në Evropë. Dinamo arriti disa herë mes katër ekipeve më të mira të kontinentit, një sukses që vazhdon të mbetet ndër arritjet më të mëdha të sportit shqiptar.

Kreshnik Tartari konsiderohej jo vetëm një trajner fitues, por edhe një formues brezash, që ndihmoi në rritjen e shumë prej volejbollisteve më të suksesshme shqiptare. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Me largimin e tij, sporti shqiptar humbet një ikonë të rrallë, ndërsa emri i Kreshnik Tartarit do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së artë të volejbollit dhe Dinamos.

The post Zi në sportin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari appeared first on iconstyle.al.

“Atë tipen kalojeni në vend të dytë”, Akili shpërthen për Mozën dhe sulmon produksionin

31 May 2026 at 09:57

Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, debatet dhe dyshimet për mënyrën se si po zhvillohet loja vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Këtë herë, në fokus është vendosur Mimoza Ahmeti, e cila gjatë Prime-it të fundit ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të formatit dhe atë që ndodh prapa kamerave.

Ndërsa publiku priste që vëmendja të përqendrohej te Vis Pupa, i shpallur i preferuari i javës, poetja vendosi të shprehë hapur rezervat e saj ndaj produksionit, duke lënë të kuptohet se jo gjithçka që transmetohet përkon me realitetin brenda fermës.

Pas këtij momenti ka reaguar ish-konkurrenti Akil Varfi, i cili ka dalë publikisht në mbështetje të Mimoza Ahmetit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai u shpreh se prania e saj në një format të tillë është sa emocionuese aq edhe intriguese, por sipas tij stafi ka harruar një detaj të rëndësishëm.

“Mimoza nuk është një personazh ‘kazani’ dhe është e pamundur të manipulohet përmes skenarëve të parapërgatitur”, ka shkruar ai, duke shtuar se “niveli i saj intelektual, psiqik, akademik kalon gjitha arritjet e një televizioni të tërë”.

Akili nuk i kurseu as kritikat ndaj stafit realizues, duke deklaruar: “Pushteti të lejon të luash me njerëzit dhe karrierat e tyre si të doni, sepse jeni brenda guackës tuaj, por po të dilni forca juaj bie”.

Në fund, aktori hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit me deklaratën e tij më të fortë, duke i bërë thirrje produksionit të veprojë si biznesmenë të vërtetë dhe duke thënë: “Shpallni Mozën fituese dhe atë tipen kalojeni në vend të dytë”.

Screenshot

Deklarata e tij ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, duke rikthyer edhe një herë diskutimet mbi transparencën e lojës në prag të finales së madhe.

The post “Atë tipen kalojeni në vend të dytë”, Akili shpërthen për Mozën dhe sulmon produksionin appeared first on iconstyle.al.

Blero dhe Eronita bëhen prindër për herë të parë

31 May 2026 at 09:21

Një lajm i bukur ka ardhur për këngëtarin e njohur Blero dhe partneren e tij, Eronitën, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur në jetë një djalë, duke përjetuar kështu një nga momentet më të rëndësishme dhe emocionuese të jetës së tyre. Edhe pse kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien dhe jetën private larg syrit të publikut, gëzimi i ardhjes në jetë të fëmijës së tyre nuk ka kaluar pa u vënë re.

Sipas informacioneve të publikuara nga Prive By Liberta Spahiu, Eronita ka sjellë në jetë një djalë ditën e djeshme. Lindja është realizuar në Sarajevë, ku gjithçka ka shkuar mirë si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Menjëherë pas marrjes së lajmit të shumëpritur, Blero është nisur drejt Sarajevës për të qenë pranë partneres dhe djalit të tij në këto çaste të veçanta familjare. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata po shijojnë momentet e para si prindër dhe janë të përqendruar plotësisht te anëtari më i ri i familjes.

Lajmi është pritur me shumë urime nga miqtë, familjarët dhe admiruesit e këngëtarit, të cilët kanë shprehur gëzimin e tyre në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Blero dhe Eronita do të zgjedhin të ndajnë më shumë detaje me publikun në ditët në vijim, përfshirë edhe emrin e vogëlushit që ka sjellë lumturi të madhe në familjen e tyre.

The post Blero dhe Eronita bëhen prindër për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?

31 May 2026 at 08:49

Kjo e diel do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë dhe lëvizjet gjatë fundjavës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, pjesa më e madhe e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe intervale të gjata me diell. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave kalimtare, të cilat në disa zona mund të marrin intensitet mesatar. Këto vranësira do të jenë më të dukshme në relievet malore të jugut dhe në zonat lindore të vendit.

Në jug të Shqipërisë parashikohen reshje të dobëta shiu, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites. Reshjet pritet të jenë lokale dhe me intensitet të ulët, pa shkaktuar probleme apo ndikime të rëndësishme në aktivitetet e përditshme.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i veriut me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zona të caktuara, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në luginat kryesore, era mund të fitojë forcë duke arritur deri në 14 metra në sekondë në momente të veçanta.

Edhe kushtet detare paraqiten të favorshme. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë nga 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte relativisht të mira për lundrim dhe aktivitete turistike në bregdet.

Në përgjithësi, dita e sotme pritet të ofrojë mot kryesisht të qetë dhe me diell, me vetëm episode të izoluara reshjesh në jug, duke e bërë fundjavën ideale për shëtitje, udhëtime dhe aktivitete në ambiente të hapura.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat? appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor 31 maj 2026

31 May 2026 at 08:03

Dashi

Ju pret një ditë e mbushur me energji sa i takon ndjenjave, por mundohuni që të mos bini pre e gabimeve dhe të mos përfshiheni në polemika. Bëni mirë që të mos fiksoheni me personin e gabuar. Situata do të vijë gradualisht duke u përmirësuar në raport me periudhën e lënë pas.

Demi

Dashuria gjatë këtyre ditëve duket sikur ka kaluar në plan të dytë, pasi dukeni të zënë nga probleme të tjera. Kush është vetëm duhet të shohë përreth, pasi yjet janë mjaft të favorshëm. Në punë, disa probleme do të zgjidhen brenda pak ditësh.

Binjakët

Do të rigjeni pasionin e munguar, edhe pse dikush i qëndron idesë se më mirë të rrini vetëm se sa të keqshoqëruar. Në punë, ndjeni nevojën për tu shkëputur për ca kohë.

Gaforrja

Mundohuni që të bëni kujdes ndaj asaj që do të thoni, pasi fjalët mund të lëndojnë, sidomos në raportin në çift. Përpiquni që të jini sa më të qartë. Në punë, programojini më mirë gjërat, sidomos nëse duhet të bëni ndryshime.

Luani

Gjatë kësaj dite do të rritet dëshira për të dashuruar dhe për t’iu dashuruar. Mund të shfaqni dëshirën për të zyrtarizuar një lidhje. Mundësi të mira paraqiten edhe sa i takon punës.

Virgjëresha

E shtuna do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimi të Saturnit, Diellit dhe Mërkurit, të cilët do të jenë në anën tuaj, duke ju dhuruar emocione të bukura. Në punë ky është momenti i duhur, për të tentuar një ndryshim.

Peshorja

Mund të ketë një problem për të zgjidhur në familje, lidhur me të cilin duhet të bëni qartësi. Sa i takon punës, nuk duhet të lini asgjë pas dore.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të karikuar me energji dhe keni dëshirë që të keni pas vetes dikë me të cilin nuk ndani vetëm pasion, por edhe bashkëpunoni. Në punë, nuk duhet të merrni vendime të nxituara.

Shigjetari

Në jetën në çift ka disa çështje që kërkojnë sqarim dhe kjo do të jetë dita e duhur për ta bërë, shkruan noa.al. Në punë duhet të ndiqni instinktin dhe të bëni ato gjëra, tek të cilat besoni.

Bricjapi

Me shumë mundësi gjatë kësaj periudhe do të hasni në keqkuptime në dashuri, ndaj mundohuni që të mos i lini vend trishtimit dhe melankolisë. Kjo ditë do të jetë shumë e lodhshme.

Ujori

Mundohuni që të shfaqni një sjellje më pozitive në dashuri. Edhe në punë, duhet të jeni më optimist dhe ti pranoni gjërat me më shumë qetësi.

Peshqit

Ju pret një e shtunë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, ku do të përjetoni një siklet në një takim që do të keni. Në punë, situata nuk paraqitet shumë e qartë, pasi mund të ketë disa komplikime.

The post Horoskopi ditor 31 maj 2026 appeared first on iconstyle.al.

Ja kush u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në finalen e Champions League

30 May 2026 at 22:42

Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, është shpallur lojtari më i mirë i finales së UEFA Champions League, pas paraqitjes së tij vendimtare në suksesin e skuadrës franceze ndaj Arsenal në Budapest. PSG arriti të mbrojë titullin europian pas triumfit në serinë e goditjeve të penalltive, pas një barazimi 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë.

25-vjeçari ishte një nga figurat kryesore të ekipit të drejtuar nga Luis Enrique, duke dominuar repartin e mesfushës dhe duke udhëhequr lojën e kampionëve në momentet më të rëndësishme të sfidës. Me qetësinë, vizionin dhe saktësinë në pasime, ai arriti të kontrollojë ritmin e takimit dhe të mbajë PSG-në në lojë edhe në fazat më të tensionuara të finales.

Sipas Grupit të Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s, Vitinha ishte lojtari që bëri diferencën në fushë, veçanërisht gjatë pjesës së dytë, ku mori plotësisht kontrollin e mesfushës dhe ndikoi drejtpërdrejt në organizimin e aksioneve të skuadrës franceze.

Ky vlerësim kurorëzon një sezon tjetër të shkëlqyer për mesfushorin portugez, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG-së në rrugëtimin drejt trofeut kontinental. Falë performancës së tij dhe kontributit të gjithë skuadrës, klubi parizien arriti të fitojë Champions League për sezonin e dytë radhazi, duke konfirmuar dominimin e tij në futbollin europian.

The post Ja kush u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në finalen e Champions League appeared first on iconstyle.al.

Qershori sjell fat dhe mundësi të reja, 5 shenjat që pritet të shkëlqejnë këtë muaj

30 May 2026 at 22:14

Muaji qershor pritet të jetë veçanërisht i favorshëm për disa shenja të horoskopit, të cilat mund të përjetojnë ndryshime pozitive në dashuri, financa dhe karrierë. Sipas astrologëve, energjitë e kësaj periudhe krijojnë mundësi të reja për rritje personale dhe profesionale, duke favorizuar ata që janë të gatshëm të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në jetën e tyre.

Dashi do të jetë ndër shenjat që do të përfitojë më shumë nga ndikimet e muajit. Jeta sentimentale mund të marrë një kthesë pozitive, ndërsa njohjet e reja dhe emocionet e forta nuk do të mungojnë. Edhe projektet krijuese pritet të japin rezultate të mira.

Për Gaforren, fokusi kryesor do të jetë te financat. Mund të shfaqen mundësi për të rritur të ardhurat ose për të siguruar stabilitet më të madh ekonomik. Përkushtimi në punë mund të shpërblehet me vlerësim ose përgjegjësi të reja.

Luani hyn në një periudhë shumë të favorshme, ku vetëbesimi dhe energjia do ta ndihmojnë të arrijë objektiva të rëndësishëm. Dashuria, karriera dhe planet personale pritet të ecin në drejtimin e duhur.

Edhe Akrepi do të ketë arsye për të qenë optimist. Pas disa muajsh me sfida, mund të vijnë lajme të mira në aspektin profesional. Mundësi të reja pune, promovime apo projekte fitimprurëse janë ndër zhvillimet më të mundshme.

Ndërkohë, Ujori do të përjetojë zhvillime interesante në jetën personale. Marrëdhëniet romantike dhe lidhjet me njerëzit e afërt do të forcohen, ndërsa për disa mund të jetë koha ideale për të hedhur hapa seriozë drejt një të ardhmeje të përbashkët.

The post Qershori sjell fat dhe mundësi të reja, 5 shenjat që pritet të shkëlqejnë këtë muaj appeared first on iconstyle.al.

Arsenali prek ëndrrën, PSG i rrëmben trofeun nga duart

30 May 2026 at 21:11

Paris Saint-Germain ka konfirmuar edhe një herë dominimin në futbollin europian, duke fituar UEFA Champions League për të dytin sezon radhazi pas triumfit ndaj Arsenalit në një finale dramatike të vendosur nga penalltitë.

Mbrëmja në “Puskas Arena” nisi në mënyrën më të mirë për londinezët. Vetëm gjashtë minuta nga starti i sfidës, Kai Havertz shfrytëzoi një rast të artë dhe mposhti portierin kundërshtar, duke i dhënë Arsenalit avantazhin e hershëm dhe duke ndezur shpresat për trofeun e shumëpritur.

PSG reagoi gradualisht dhe provoi të marrë kontrollin e lojës. Parisienët kërkuan edhe një penallti në pjesën e parë pas një prekjeje të dyshuar me dorë në zonë, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të skuadrës angleze.

Në fraksionin e dytë, skuadra e Luis Enrique u shfaq më agresive dhe arriti të rikthehej në lojë. Një ndërhyrje në zonë ndaj Khvicha Kvaratskhelias solli penallti për francezët, ndërsa Ousmane Dembele u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 1-1.

As koha e rregullt dhe as shtesat nuk prodhuan fitues, duke bërë që finalja të vendosej nga penalltitë. Aty PSG tregoi më shumë qetësi dhe saktësi, duke realizuar pothuajse të gjitha goditjet e saj dhe duke siguruar triumfin e madh.

Me këtë sukses, PSG ngre për herë të dytë radhazi trofeun më prestigjioz të futbollit europian për klube, ndërsa Arsenali largohet me zhgënjim pas një finaleje të luftuar deri në sekondën e fundit.

The post Arsenali prek ëndrrën, PSG i rrëmben trofeun nga duart appeared first on iconstyle.al.

❌