Normal view

HORROR! Rrëmbehet dhe gjendet i ndarë pjesë djali i biznesmenit ukrainas, foto e të dashurës në Instagram i zbuloi vendndodhjen

5 March 2026 at 18:51

Një histori që duket si skenar filmi kriminal po trondit rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Ajo që nisi si një postim romantik për Shën Valentin në Instagram përfundoi në një nga rastet më makabre të muajve të fundit.

Viktima është Igor Komarov, një turist ukrainas dhe djali i një biznesmeni të pasur. Sipas raportimeve ndërkombëtare, ai ndodhej në Bali kur u rrëmbye nga persona ende të paidentifikuar. Hetuesit dyshojnë se rrëmbyesit mund ta kenë lokalizuar pikërisht nga një foto që e dashura e tij publikoi në rrjetet sociale, ku shfaqej çifti dhe mund të identifikohej vendndodhja.

Pak kohë pas zhdukjes së tij, në rrjetet sociale dhe në Telegram qarkulloi një video tronditëse ku Komarov shfaqej i dhunuar dhe me plagë të dukshme. Në video, ai i lutej babait të tij të paguante 10 milionë dollarë për lirimin e tij. Nëse paratë nuk paguheshin, jeta e tij do të ishte në rrezik.

Por historia mori një kthesë edhe më të errët.

Pak ditë më vonë, në një plazh në Bali u gjetën pjesë të trupit të një mashkulli, ndërsa më pas u zbuluan edhe mbetje të tjera në zona pranë lumit Wos. Mediat ndërkombëtare raportuan se mes tyre ishte edhe koka e prerë, që dyshohej se i përkiste turistit të zhdukur.

Autoritetet në Bali nisën menjëherë hetimet dhe kryen analizat. Sipas policisë, mostrat e ADN-së të gjetura në mbetje dhe në prova të tjera përputhen me ADN-në e prindërve të Komarovit, duke konfirmuar identitetin e viktimës.

Ndërkohë hetimet kanë zbuluar edhe detaje të tjera të errëta. Policia thotë se janë identifikuar disa të dyshuar të huaj dhe janë kërkuar edhe njoftime ndërkombëtare për arrestimin e tyre përmes Interpolit. Dyshohet se rrëmbimi ishte i planifikuar dhe lidhet me një kërkesë për shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Thuhet edhe se kjo shumë ishte para që “ishin vjedhur” nga një grup tjetër, pra paraqitet si kërkesë që familja të “kthejë” 10 milionët.

Deri tani nuk ka konfirmim publik nëse familja e ka paguar ose jo shumën e kërkuar, ndërsa asnjë familjar dhe as e dashura e tij nuk kanë bërë deklarata të drejtpërdrejta për mediat.

Rasti ka ndezur një debat të madh edhe në rrjetet sociale.  Në një epokë ku çdo moment i jetës ndahet në Instagram, TikTok, Snapchat apo Facebook, kjo histori është një kujtesë e fortë se vendndodhja, pushimet, lëvizjet dhe njerëzit që shfaqim në rrjetet sociale mund të përdoren nga persona me qëllime të errëta.

Një postim i bërë pa të keq, për të ndarë një moment dashurie apo pushimi, mund të bëhet për dikë tjetër një hartë e qartë për të të gjetur.

Dhe ndonjëherë, si në këtë rast tragjik, një foto mund të jetë fillimi i një historie që përfundon në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.

The post HORROR! Rrëmbehet dhe gjendet i ndarë pjesë djali i biznesmenit ukrainas, foto e të dashurës në Instagram i zbuloi vendndodhjen appeared first on iconstyle.al.

Pse marrëdhëniet funksioniojnë më mirë mes një “Black Cat” dhe një “Golden Retriever”?

5 March 2026 at 17:45

Në rrjetet sociale është bërë shumë popullor një përshkrim interesant për disa marrëdhënie: dinamika mes një “black cat” dhe një “golden retriever”. Nuk ka të bëjë me kafshët, por me dy stile shumë të ndryshme personaliteti që, çuditërisht, shpesh funksionojnë shumë mirë bashkë.

“Black cat” zakonisht është partneri më i qetë, më misterioz dhe më i rezervuar emocionalisht. Është ai person që nuk e shfaq gjithmonë menjëherë dashurinë, që ka nevojë për hapësirën e vet dhe që mund të duket pak i ftohtë në sipërfaqe.

Por kur lidhet me dikë, është thellësisht besnik dhe shumë i sinqertë në ndjenja. Zakonisht është më analitik, më i pavarur dhe nuk e kërkon vazhdimisht vëmendjen.

Në anën tjetër është “golden retriever”. Partneri që është plot energji, shumë i hapur emocionalisht dhe demonstrativ në dashuri. Është ai që të përqafon shpesh, të dërgon mesazhe gjatë ditës, bën komplimente dhe nuk e fsheh entuziazmin që ka për ty. Është optimist, social dhe shpesh ai që e bën marrëdhënien më të lehtë, më të ngrohtë dhe më lozonjare.

Arsyeja pse kjo dinamikë shpesh funksionon është sepse krijon një balancë shumë natyrale. “Golden retriever” sjell ngrohtësi, energji dhe siguri emocionale, duke e bërë partnerin më të rezervuar të ndihet i pranuar dhe i qetë.

Ndërsa “black cat” sjell stabilitet, thellësi dhe një dozë misteri që e mban marrëdhënien interesante dhe e tokëzon partnerin më impulsiv.

Njëri e shtyn tjetrin të hapet pak më shumë, ndërsa tjetri mëson të ngadalësojë ritmin dhe të gjejë më shumë qetësi në marrëdhënie. Pikërisht ky kontrast duket se i bën disa çifte të duken kaq natyrshëm të përshtatur me njëri-tjetrin.

The post Pse marrëdhëniet funksioniojnë më mirë mes një “Black Cat” dhe një “Golden Retriever”? appeared first on iconstyle.al.

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti… me shumë urrejtje shporru! Ftesa epike e Selin dhe Gimbos për Rogertin, në dasmën e sotme

5 March 2026 at 10:17

Edhe vetë “xhaxhi Gerti” u shkri së qeshuri me ftesën që në fakt nuk e ftoi fare në dasmë 🤭 Selin dhe Gimbo “kurorëzohen” sonte sipas traditës së “Big Brother VIP Albania”, teksa kanë nisur që mbrëmë të shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin. 💋 Ata mbajtën mbrëmë “festën e beqarisë”, deri në orët e para të mëngjesit dhe u argëtuan teksa kërcenin e këndonin me konkurrentët e tjerë, duke përfunduar festën edhe me një hedhje të çiftit në pishinë.

Ftesa e dasmës:

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,

Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.

Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.

Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.

Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.

Me shumë urrejtje, shporru!

Gimbo dhe Selin

Teksa Rogerti lexonte ftesën, të pranishëm ishin Miri, Juela dhe Tani, që gjithashtu u shkrinë së qeshuri.

The post I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti… me shumë urrejtje shporru! Ftesa epike e Selin dhe Gimbos për Rogertin, në dasmën e sotme appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi: 5 mars 2026

5 March 2026 at 02:15

🌙 5 marsi sjell një energji që kërkon qartësi në mendime dhe ndjenja. Është një ditë ku intuita dhe logjika përpiqen të gjejnë ekuilibrin e tyre. Disa situata mund të kërkojnë reflektim më të thellë, ndërsa të tjera do të kërkojnë guxim për të bërë hapin e radhës. Mos u nxitoni të merrni vendime vetëm nga emocioni i momentit. Dita shpërblen ata që dëgjojnë veten dhe që nuk kanë frikë të jenë të sinqertë me atë që ndjejnë.

♈ Dashi

Energjia juaj sot është e fortë, por edhe pak impulsive. Mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj ose për të reaguar ndaj një situate që ju ka lodhur. Megjithatë, dita kërkon më shumë maturi sesa nxitim. Ndonjëherë reagimi më i fortë është ai që nuk bëhet menjëherë. Merrni kohë për të kuptuar nëse ajo që ju shqetëson është vërtet aq e rëndësishme sa duket.

🔥 Motivim: Forca e vërtetë është të kontrollosh impulsin.

♉ Demi

Sot ndiheni më të përqendruar te stabiliteti emocional dhe te gjërat që ju japin siguri. Mund të kërkoni më shumë qetësi dhe hapësirë për veten, larg zhurmës dhe dramave të panevojshme. Një moment i vogël relaksi, një shëtitje apo një bisedë e qetë mund të bëjë më shumë për ju sesa një plan i madh. Dita ju kujton se jo çdo gjë duhet të jetë e komplikuar për të pasur vlerë.

🌿 Motivim: Qetësia është forma më e bukur e luksit.

♊ Binjakët

Komunikimi sot është shumë i rëndësishëm për ju. Një bisedë që në fillim duket e zakonshme mund të kthehet në diçka më domethënëse. Mund të mësoni diçka të re për një person ose të shihni një situatë nga një këndvështrim që nuk e kishit menduar më parë. Dita favorizon shkëmbimin e ideve dhe momentet spontane. Mos e nënvlerësoni fuqinë e një fjale të thënë në kohën e duhur.

💬 Motivim: Fjalët kanë fuqi të ndryshojnë rrjedhën e një dite.

♋ Gaforrja

Emocionet janë më të pranishme sot dhe mund të ndjeni nevojë për më shumë afërsi me njerëzit që doni. Është një ditë e mirë për të ndarë ndjenja, për të sqaruar një situatë ose për të treguar kujdes ndaj dikujt që ka nevojë për mbështetje. Në të njëjtën kohë, kujdesuni edhe për veten. Mos harroni se ndjeshmëria juaj është një forcë, jo një dobësi.

🤍 Motivim: Zemra që ndjen thellë është zemër e fortë.

♌ Luani

Sot mund të ndiheni më të motivuar për të treguar veten dhe idetë tuaja. Disa situata mund t’ju vendosin në qendër të vëmendjes dhe kjo është një mundësi për të treguar besimin që keni në veten tuaj. Megjithatë, dita kërkon edhe pak përulësi. Ndonjëherë ndikimi më i madh nuk vjen nga zhurma, por nga mënyra si silleni me të tjerët.

👑 Motivim: Shkëlqimi më i madh është autenticiteti.

♍ Virgjëresha

Dita ju shtyn të organizoni mendimet dhe të vendosni pak rregull në atë që ndjeni. Ndoshta ka disa gjëra që i keni shtyrë për më vonë, por sot është momenti për t’i parë më qartë. Nuk është nevoja të zgjidhni gjithçka menjëherë. Ndonjëherë mjafton të pranoni se një situatë ka nevojë për kohë.

🧩 Motivim: Qartësia vjen kur ndalon së nxituari.

♎ Peshorja

Sot ndjeni nevojë për harmoni dhe balancë në marrëdhënie. Një moment i vogël mirëkuptimi me dikë mund të ndryshojë gjithë atmosferën e ditës. Mos u përpiqni të mbani gjithmonë paqen duke heshtur. Ndonjëherë balanca e vërtetë vjen kur thoni atë që mendoni me respekt.

⚖ Motivim: Ekuilibri lind nga sinqeriteti.

♏ Akrepi

Dita sjell një ndjenjë reflektimi të thellë. Mund të mendoni për një situatë që ju ka mbetur në mendje dhe të kërkoni një përgjigje brenda vetes. Intuita juaj është shumë e fortë sot dhe mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë qëllimet e njerëzve përreth. Mos u frikësoni nga e vërteta, sepse ajo shpesh sjell çlirim.

🦂 Motivim: Qartësia është forma më e madhe e fuqisë.

♐ Shigjetari

Energjia e ditës ju bën më optimistë dhe më të hapur ndaj përvojave të reja. Edhe një ndryshim i vogël në rutinë mund t’ju japë ndjesinë e aventurës që kërkoni. Mund të lindë një ide për një plan të ri, një udhëtim ose një projekt personal që ju entuziazmon. Mos e shtyni frymëzimin që ndjeni sot.

🏹 Motivim: Kur ndjek kuriozitetin, jeta bëhet aventurë.

♑ Bricjapi

Sot mund të ndiheni më reflektues dhe më të përqendruar te prioritetet personale. Ka momente kur është e nevojshme të ndaloni për pak dhe të shikoni nëse rruga që po ndiqni është ajo që dëshironi vërtet. Nuk është gjithmonë nevoja të jeni në kontroll të gjithçkaje. Dita ju kujton se edhe ndalimi është pjesë e progresit.

⛰ Motivim: Qëndrueshmëria ndërtohet edhe nga pauzat.

♒ Ujori

Mendja juaj është shumë aktive sot. Idetë mund të vijnë njëra pas tjetrës dhe disa prej tyre mund të jenë vërtet interesante. Mund të ndjeni dëshirë për të ndarë mendimet tuaja me të tjerët ose për të diskutuar tema që ju frymëzojnë. Mos u shqetësoni nëse të tjerët nuk ju kuptojnë menjëherë. Origjinaliteti shpesh kërkon kohë për t’u vlerësuar.

💡 Motivim: Mendimi ndryshe është fillimi i çdo ndryshimi.

♓ Peshqit

Sot intuita juaj është shumë e fortë dhe mund t’ju udhëheqë drejt një kuptimi të ri për një situatë personale. Mund të ndjeni dëshirë për qetësi, art, muzikë ose për momente që ju lidhin me botën tuaj të brendshme. Mos e shmangni këtë ndjesi. Është mënyra juaj për të rikthyer ekuilibrin.

🌊 Motivim: Kur dëgjon zemrën, gjithçka bëhet më e qartë.

The post Horoskopi: 5 mars 2026 appeared first on iconstyle.al.

“Puthja e këmbëve të partnerit”: Ç’tregon psikologjia pas gjestit të Selena Gomez ndaj Benny Blanco-s?

4 March 2026 at 12:05

Një moment nga podcasti i Benny Blanco u bë viral në rrjetet sociale kur Selena Gomez u përkul dhe i puthi këmbën aq të diskutuar të partnerit të saj, për faktin që ishte e papastër në daljen e tij të fundit publike.

Për disa ishte një gjest i çuditshëm, për të tjerë një moment intim dhe spontan mes një çifti që ndihet shumë rehat me njëri-tjetrin. Por përtej reagimeve të internetit lind një pyetje interesante: çfarë tregon psikologjia për një gjest të tillë?

Në shumë kultura, puthja e këmbëve ka qenë historikisht një simbol i përulësisë, respektit të thellë ose adhurimit ndaj dikujt.

Në kontekstin e një marrëdhënieje romantike, një gjest i tillë mund të interpretohet si shprehje e një përkushtimi shumë të fortë emocional, ku një partner e idealizon tjetrin dhe kërkon ta tregojë këtë në një mënyrë më ekstreme se gjestet e zakonshme të dashurisë.

Megjithatë, psikologët thonë se jo çdo gjest i tillë duhet parë si nënshtrim. Në shumë çifte që kanë arritur një nivel të lartë intimiteti dhe komoditeti emocional, kufijtë socialë shpesh zbehen.

Kur dy persona ndihen plotësisht të lirë me njëri-tjetrin, ata mund të bëjnë gjeste që për publikun duken të pazakonta, por për ta janë thjesht shaka, lojë apo mënyrë spontane për të shprehur afërsinë.

Një tjetër mënyrë si e shpjegon psikologjia këtë gjest lidhet me dinamikat e pushtetit në çift. Në disa marrëdhënie, një partner mund të vendoset natyrshëm në një rol më dominant, ndërsa tjetri në një rol më të përulur emocionalisht.

Puthja e këmbëve në këtë rast mund të jetë një simbol i kësaj dinamike, ku njëri partner e vendos veten në një pozicion më të ulët për të treguar përkushtim, admirim apo edhe nevojë për miratimin e tjetrit.

Ekziston gjithashtu një interpretim tjetër, më i drejtpërdrejtë në psikologjinë e tërheqjes fizike. Për disa njerëz, këmbët janë një zonë që krijon tërheqje erotike, një preferencë që njihet si fetishi i këmbëve. Në këtë rast, puthja e këmbëve nuk lidhet me përulësi apo simbolikë romantike, por thjesht me tërheqjen ndaj asaj pjese të trupit.

Psikologjia thekson se kuptimi i një gjesti të tillë nuk përcaktohet vetëm nga vetë veprimi, por nga dinamika reale mes partnerëve. Nëse është një moment lozonjar, një shprehje spontane dashurie apo diçka që të dy e përjetojnë me humor dhe afërsi, ai nuk tregon domosdoshmërisht as dominim dhe as nënshtrim.

Por nëse buron nga ndjenja inferioriteti, nga idealizimi i tepruar i partnerit apo nga një marrëdhënie e pabalancuar, atëherë mund të jetë një sinjal për një raport jo të barabartë në çift.

Prandaj, një gjest që për internetin duket i çuditshëm mund të ketë shumë kuptime të ndryshme. Megjithatë, gjithçka varet nga ajo që ndodh vërtet mes dy njerëzve dhe nga balanca që ekziston në marrëdhënien e tyre.

The post “Puthja e këmbëve të partnerit”: Ç’tregon psikologjia pas gjestit të Selena Gomez ndaj Benny Blanco-s? appeared first on iconstyle.al.

Një mbrëmje që na bashkoi përmes trashëgimisë

4 March 2026 at 11:29

Më 19 shkurt, në zemër të Nju Jorkut, nën dritat e Cipriani Wall Street, Shqipëria u ndje më pranë se kurrë. Ajo nuk erdhi si një kujtim i largët, por si një prezencë e gjallë, me ngjyrat, teksturat dhe historitë e saj të ruajtura ndër shekuj.

E organizuar dhe prodhuar nga Eduart Deda, mbrëmja u kthye në një festë të identitetit shqiptar. Përmes një sfilate etnografike, publiku udhëtoi nga Dardania dhe Mirdita, te Malësia e Madhe, Shqipëria e Mesme, Myzeqeja, Labëria dhe Çamëria. Çdo veshje ishte një histori më vete, një kujtesë e rrënjëve tona, e sakrificës dhe e krenarisë që na bashkon.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eduart (@eduartdeda)

Në qendër qëndroi Xhubleta, simboli i fuqishëm i trashëgimisë sonë, e njohur nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore Jomateriale. Me siluetën e saj unike dhe simbolikën e thellë, ajo nuk u paraqit si një relike e së shkuarës, por si një dëshmi e gjallë e identitetit shqiptar që vazhdon të frymëzojë.

Dizenjatorja Mirela Nurçe solli një interpretim modern, duke ruajtur autenticitetin e traditës dhe duke e ngritur atë në një nivel të ri estetik. Dea Spiro, si përfaqësuese e brezit të ri shqiptaro-amerikan, dëshmoi se trashëgimia nuk ruhet vetëm, ajo jeton dhe evoluon. Bizhuteritë e Vlerina Haxhirajt shtuan një prekje intime dhe artistike, duke bashkuar artizanatin me simbolikën kulturore.

Koreografia e mbrëmjes, e realizuar nga Angjelina Nika, i dha lëvizje dhe ritëm çdo prezantimi, duke e kthyer pasarelën në një skenë të gjallë ku tradita dhe eleganca bashkëjetuan në harmoni.

Mbrëmja u mbyll me NYC Glamour Couture nga Matilda Ndreçka, e sapokthyer nga New York Fashion Week, duke treguar se kreativiteti shqiptar vazhdon të ecë përpara, me vetëbesim dhe elegancë.

Ndër të pranishmit ishte edhe fotografi i njohur ndërkombëtarisht Fadil Berisha, si dhe personalitete të shumta të komunitetit shqiptaro-amerikan. Një falënderim i veçantë iu drejtua Znj. Fotini Allteni Kokeri për mbështetjen e saj dhe përkushtimin ndaj kulturës dhe komunitetit.

Me produksion nga Eduart Deda, koordinim nga Bobian Demce dhe prezantim nga Herion Mustafaraj, kjo mbrëmje ishte një moment bashkimi.

Një moment që na kujtoi se, kudo që të jemi, rrënjët tona na ndjekin.

Dhe kur i sjellim në dritë, ato shkëlqejnë.

The post Një mbrëmje që na bashkoi përmes trashëgimisë appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi: 4 mars 2026

4 March 2026 at 10:02

🌤 4 marsi sjell një energji më dinamike dhe praktike. Është ditë për të rregulluar gjërat që kanë mbetur pezull dhe për të marrë vendime të qarta. Intuita dhe logjika sot duhet të ecin bashkë.

♈ Dashi

Sot mund të ndjeni nevojën për të sqaruar një situatë që ju ka shqetësuar. Një bisedë e drejtpërdrejtë mund të sjellë lehtësim.

🔥 Motivim: Sinqeriteti hap rrugë.

♉ Demi

Dita ju shtyn të mendoni më shumë për rehatinë dhe qetësinë personale. Një moment i vogël për veten ju rikthen energjinë.

🌿 Motivim: Kujdesi për veten është forcë.

♊ Binjakët

Një ide ose lajm i papritur ju ndryshon ritmin e ditës. Mbani mendjen të hapur ndaj mundësive të reja.

💬 Motivim: Fleksibiliteti sjell mundësi.

♋ Gaforrja

Emocionet janë më të balancuara sot. Një vendim që lidhet me një marrëdhënie mund të bëhet më i qartë.

🤍 Motivim: Qetësia sjell qartësi.

♌ Luani

Një moment i vogël vlerësimi ju rrit vetëbesimin. Mos e nënvlerësoni ndikimin që keni te të tjerët.

👑 Motivim: Kur beson në veten, të tjerët e shohin.

♍ Virgjëresha

Dita është e mirë për të sistemuar mendimet dhe për të bërë plane për ditët në vijim. Organizimi ju jep siguri.

🧩 Motivim: Rendi krijon qetësi.

♎ Peshorja

Një situatë sociale mund t’ju sjellë kënaqësi. Takimet ose bisedat e lehta ju ndryshojnë humorin.

⚖ Motivim: Gëzimi rritet kur ndahet.

♏ Akrepi

Sot mund të ndiheni më reflektues se zakonisht. Një moment vetëm ju ndihmon të kuptoni më mirë veten.

🦂 Motivim: Heshtja shpesh sjell përgjigjet më të qarta.

♐ Shigjetari

Energjia e ditës ju shtyn të provoni diçka të re, qoftë edhe një ndryshim të vogël në rutinë.

🏹 Motivim: Kur guxon të ndryshosh, rritesh.

♑ Bricjapi

Një situatë kërkon maturi dhe durim. Mos nxitoni në përfundime.

⛰ Motivim: Durimi është strategji.

♒ Ujori

Një mendim kreativ mund të lindë papritur. Shënoni idetë që ju vijnë sot.

💡 Motivim: Idetë e vogla hapin rrugë të mëdha.

♓ Peshqit

Dita sjell një ndjesi qetësie dhe reflektimi. Një moment i vogël spiritual ose artistik ju bën mirë.

🌊 Motivim: Kur qetësohesh, dëgjon më qartë zemrën.

The post Horoskopi: 4 mars 2026 appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi: 3 mars 2026

3 March 2026 at 01:08

🌒 3 marsi sjell energji vendimmarrjeje dhe lëvizjeje të brendshme. Është ditë për të rishikuar qëllimet, për të sqaruar ndjenjat dhe për të bërë zgjedhje që ndikojnë në javët në vijim. Sot ka më shumë thelb sesa dukje.

♈ Dashi

Një situatë personale kërkon maturi. Mos reagoni menjëherë, sepse një pauzë e vogël ju jep avantazh.

🔥 Motivim: Qetësia është strategji.

♉ Demi

Sot përqendroheni te stabiliteti emocional. Një gjest i vogël nga dikush i afërt ju rikthen besimin.

🌿 Motivim: Siguria fillon nga brenda.

♊ Binjakët

Komunikimi është i fortë, por kërkon kujdes. Zgjidhni fjalët me kujdes për të shmangur keqkuptimet.

💬 Motivim: Fjalët ndërtojnë ura ose mure.

♋ Gaforrja

Dita sjell reflektim për një vendim që keni shtyrë. Intuita ju udhëzon drejt zgjedhjes së duhur.

🤍 Motivim: Dëgjo ndjenjën e parë.

♌ Luani

Një moment i papritur ju vendos në qendër të vëmendjes. Mos e shmangni, sepse mund të sjellë mundësi të re.

👑 Motivim: Shkëlqe pa hezitim.

♍ Virgjëresha

Detajet kërkojnë vëmendje sot. Një organizim i vogël ju ndihmon të shmangni stresin më vonë.

🧩 Motivim: Parashikimi shmang nxitimin.

♎ Peshorja

Një marrëdhënie kërkon balancë më të qartë. Flisni hapur dhe pa frikë për atë që ndjeni.

⚖ Motivim: Harmonia lind nga sinqeriteti.

♏ Akrepi

Sot ndjeni nevojë për thellësi. Një bisedë e sinqertë ju çliron nga një dyshim i brendshëm.

🦂 Motivim: Qartësia është çlirim.

♐ Shigjetari

Energjia e ditës ju shtyn të mendoni për një ndryshim. Mos e injoroni dëshirën për diçka të re.

🏹 Motivim: Çdo fillim nis me një mendim.

♑ Bricjapi

Një situatë kërkon përgjegjësi dhe qetësi. Reagimi i matur ju jep kontrollin.

⛰ Motivim: Stabiliteti fiton gjithmonë.

♒ Ujori

Idetë tuaja janë të forta sot. Një mendim ndryshe mund të frymëzojë të tjerët.

💡 Motivim: Originaliteti është forca jote.

♓ Peshqit

Dita sjell ndjeshmëri dhe qartësi emocionale. Një moment reflektimi ju jep përgjigje të brendshme.

🌊 Motivim: Paqja vjen kur kupton veten.

The post Horoskopi: 3 mars 2026 appeared first on iconstyle.al.

Sa më perfekte ta kërkosh dashurinë, aq më shumë mund të të ketë munguar ajo në vogëli…

2 March 2026 at 13:53

E kemi shumë kollaj ta besojmë këtë: njeriu që pret më shumë nga dashuria, ai që ëndërron “njeriun ideal” që do t’i mbushë boshllëqet dhe do t’i japë qetësi totale, duhet të jetë dikush që ka pasur fat, që ka përjetuar dashuri të bukura dhe ka shijuar marrëdhënie të mira. Logjika thotë: idealizmi vjen nga teprica e lumturisë.

Por në të vërtetë ndodh e kundërta.

Idealistët më të mëdhenj në dashuri shpesh nuk janë ata që kanë kaluar bukur. Janë ata që kanë kaluar ftohtë. Ata që janë rritur me pak përqafime, me pak siguri emocionale, me vetmi, me mungesë pranimi. Dhe pikërisht prej kësaj, më vonë, presin më shumë nga tjetri. Shumë më shumë.

Kur dikush privohet nga dashuria në fillim, nuk bëhet patjetër një i rritur “mirënjohës për çdo gjë”. Shpesh bëhet një i rritur që kërkon vetëm dashurinë më të madhe, më të pastër, më të plotë, më të përsosur. Dhe sigurisht, kur hyn në marrëdhënie reale, ndeshet me një fakt të thjeshtë: asnjë njeri nuk është perfekt. Asnjë lidhje nuk është pa gabime. Rezultati? Zhgënjim i vazhdueshëm.

Krijohet profili i njeriut që i gjen pothuajse të gjitha marrëdhëniet zhgënjyese. Ai që e ka të lehtë të largohet, sepse mendon se diku tjetër e pret diçka “më e madhe”, “më e thellë”, “më e pastër”. Ai që nuk qetësohet kollaj, sepse realiteti nuk i përputhet me ëndrrën.

Imagjino një djalë të vetmuar që rritet në një pallat të lartë në një qytet të madh. Pa shumë miq. Prindër të ftohtë, të munguar, shpesh tallës ose ndëshkues. Pas shkolle, ai rri te dritarja dhe shikon një park të varfër poshtë. Dhe pikërisht aty nis gjithçka: imagjinata.

Diku atje, larg bullizmit dhe turmave, duhet të jetë një mik. Jo një mik dosido, por një mik perfekt. Si vëlla. Si binjak shpirti. Dikush që kupton gjithçka. Që do të luajë të njëjtat lojëra. Që ndjen të njëjtat dhimbje. Pa asnjë keqkuptim, pa asnjë konflikt.

Më vonë, kjo ëndërr zhvendoset te dashuria. Diku në universitetin e madh, ndodhet personi perfekt. Me sy blu, me butësi, me mirëkuptim. Pa probleme, pa dramatizime, pa ftohje. Vetëm të qeshura, afërsi, qetësi.

Dhe këtu vjen tragjedia e vogël: idealizmi bëhet burgu ynë.

Kur ke ëndërruar kaq shumë përsosmërinë, nuk ke durim për “gjysmën e mirë” që të vjen përpara. Sepse kur je privuar, e ke të vështirë të falësh. Nuk e toleron kompromisin, edhe nëse në fjalë thua se e kupton. Ëndrra rri gjallë brenda, e fshehur, si dikur në fëmijëri.

Prandaj refuzon dikë që është pak mbipeshë, por shumë i dashur. Refuzon dikë që të bezdis pak, por është i zgjuar dhe i mirë. Refuzon dikë që nuk kupton çdo gjë, por kupton mjaft gjëra për të qenë pranë. Pastaj nis e gjen të meta. Nis e numëron: pse erdhe me vonesë? Pse s’kishte gjërat aty ku duhet? Pse harrove çelësat dje?

Kur ke qenë i uritur për dashuri, nuk fantazon për një sanduiç. Fantazon për një banket.

Dhe ja e vërteta e thjeshtë: e përsosura është armiku i të “mjaftueshmes”.

Zgjidhja nuk është të tallesh me veten pse ke ëndërruar. Ëndrrat kanë pasur një arsye. Ato kanë qenë mbrojtje. Kompensim. Truke të mendjes së vogël për të mos u thyer nga vetmia.

Por tani je i rritur. Dhe mund ta lëshosh pak kapjen pas figurës “pa asnjë gabim”. Jo sepse s’meriton dashuri të bukur, por sepse e kupton nga vjen ai standard i pamundur dhe sa shumë të lodh.

Mund të mësosh të qeshësh me diferencën mes shpresës dhe realitetit. Ok, ndoshta vonohet pak. Ok, ndoshta s’i kupton të gjitha. Por a është i mirë? A është i ndershëm? A rri? A të mban dorën kur je keq?

Të rritesh do të thotë të fitosh aftësinë për të dashur edhe kur nuk është perfekte. Edhe kur është njerëzore. Edhe kur ka atë “gjysmë çrregullsie” që e ka pothuajse çdo gjë në këtë botë.

Sepse pikërisht kjo është dashuria e vërtetë: jo ajo që s’gabon kurrë, por ajo që qëndron, ushqen dhe të bën mirë, edhe me papërsosmërinë e saj.

The post Sa më perfekte ta kërkosh dashurinë, aq më shumë mund të të ketë munguar ajo në vogëli… appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi: 28 shkurt 2026

28 February 2026 at 12:01

🌤 E shtuna sjell një ndjesi mbylljeje cikli. Është ditë për të lënë pas atë që ju ka lodhur gjatë muajit dhe për të rifituar ekuilibrin. Energjia favorizon qartësinë emocionale, takimet spontane dhe vendimet personale.

♈ Dashi

Sot keni nevojë për lëvizje. Një dalje e papritur ose aktivitet fizik ju çliron nga tensioni i akumuluar.

🔥 Motivim: Energjia lëviz kur lëviz edhe ti.

♉ Demi

E shtuna ju gjen në kërkim të rehatisë. Koha me familjen ose një darkë e qetë ju rikthen balancën.

🌿 Motivim: Qetësia është zgjedhje.

♊ Binjakët

Një ftesë spontane ose një plan i minutës së fundit ju ndryshon humorin. Sot fiton fleksibiliteti.

💬 Motivim: Thuaj po aventurave të vogla.

♋ Gaforrja

Emocionet janë më të qarta. Një bisedë e sinqertë me dikë të afërt ju lehtëson.

🤍 Motivim: Hapja sjell afërsi.

♌ Luani

Sot ndiheni në qendër të vëmendjes. Një kompliment ose vlerësim ju rrit vetëbesimin.

👑 Motivim: Shkëlqe pa kërkuar leje.

♍ Virgjëresha

E shtuna është ideale për riorganizim të vogël ose për të mbyllur çështje personale që i keni shtyrë.

🧩 Motivim: Rendi sjell qetësi.

♎ Peshorja

Një moment romantik ose një takim i bukur sjell harmoni. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat.

⚖ Motivim: Sinqeriteti krijon balancë.

♏ Akrepi

Sot ndjeni nevojë për thellësi. Një reflektim i qetë ose kohë vetëm ju ndihmon të rikuperoni energjinë.

🦂 Motivim: Forca vjen nga brenda.

♐ Shigjetari

Energjia është optimiste. Një plan i ri për muajin që vjen fillon të marrë formë në mendjen tuaj.

🏹 Motivim: Shiko përpara me besim.

♑ Bricjapi

E shtuna kërkon pushim të vërtetë. Lini mënjanë kontrollin dhe lejoni veten të relaksoheni.

⛰ Motivim: Pushimi është pjesë e suksesit.

♒ Ujori

Një ide kreative ju frymëzon. Mund ta ndani me miqtë ose ta zhvilloni në qetësi.

💡 Motivim: Idetë lindin kur mendja është e lirë.

♓ Peshqit

Dita sjell ndjeshmëri dhe intuitë të fortë. Një ndjesi e brendshme ju udhëzon drejt një zgjedhjeje të mirë.

🌊 Motivim: Besoji zërit të brendshëm.

The post Horoskopi: 28 shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

Çfarë janë numrat e engjëjve dhe çfarë do të thotë kur i sheh shpesh?

27 February 2026 at 14:23

Të ndodh të shohësh të njëjtat numra kudo? Mund të jenë të ashtuquajturit “numra të engjëjve”.

Mund të vëresh të njëjtat katër shifra në ekranin e telefonit kur hedh një sy te ora, në faturën që paguan në restorant, në numrin e një miku të ri, apo edhe diku rastësisht në rrugë.

Por a është vërtet rastësi kur i njëjti model numrash të shfaqet vazhdimisht? Apo ka një domethënie më të thellë?

Disa astrologë besojnë se këto modele të përsëritura numerike janë mesazhe të fshehta nga universi, të njohura si numra të engjëjve.

“Nëse beson në magjinë e sinkronitetit, atëherë numrat e engjëjve mund të jenë pjesë e atyre rastësive që ndihen më shumë se thjesht numra,” thotë Sade Jackson, e njohur si “Astrology Vixen”. “Numerologjia ka qenë pjesë e traditave ezoterike për mijëra vjet dhe vazhdon të ketë peshë edhe sot.”

Çfarë janë numrat e engjëjve?

Numrat e engjëjve janë modele numrash që përsëriten dhe të shfaqen rastësisht në jetën tënde.

Janë vargje si 222, 999 apo kombinime që duken të pazakonta dhe shfaqen vazhdimisht rreth teje, qoftë në orën e telefonit apo në ekranin e furrës.

Sipas besimit, këta numra janë shenja nga universi. Në thelb, forca më të mëdha po përpiqen të komunikojnë me ty. Sipas numerologëve dhe astrologëve, disa numra të caktuar kanë kuptime specifike.

Çfarë i bën të veçantë?

Numrat e engjëjve nuk konsiderohen numra të zakonshëm. Ata mendohet se mbartin simbolikë të veçantë.

Edhe matematicieni i lashtë Pitagora besonte te “numrat magjikë”, duke theksuar se disa shifra kishin domethënie mistike dhe veti të veçanta simbolike. Ky koncept ka kaluar brez pas brezi dhe sot njihet si fenomeni i numrave të engjëjve.

Ku mund t’i shohësh?

Pothuajse kudo ku ka numra. Mjafton të jesh i vëmendshëm.

Mund t’i shohësh në faturat e supermarketit, në kohëzgjatjen e këngëve në playlist, në stacione autobusi, orë, numra lotarie, adresa, numra telefoni, çmime apo targa makinash.

Çfarë kuptimi kanë?

Shumë njerëz besojnë se, në përgjithësi, numrat e engjëjve janë një shenjë se je në rrugën e duhur.

Ideja lidhet me ndjesinë se universi po të dërgon sinjale, ose se ka diçka më shumë përtej asaj që shohim me sy.

Si ta gjesh numrin tënd?

Disa mendojnë se numri yt është ai që shfaqet më shpesh në jetën tënde.

Një tjetër mënyrë është ta llogarisësh nga data e lindjes. Mblidh të gjitha shifrat e datës së lindjes derisa të mbetet vetëm një shifër.

Për shembull, nëse ke lindur më 08/02/1993:
8 + 2 + 1 + 9 + 9 + 3 = 32
3 + 2 = 5
Numri yt do të ishte 5.

Kuptimi i çdo shifre

0 – Pastërti, pafajësi dhe ndërgjegjësim shpirtëror. Një ftesë për meditim dhe lidhje me intuitën.
1 – Fillime të reja, një kapitull i ri në jetën tënde.
2 – Bashkim dhe harmoni. Një kujtesë për lidhjet me të tjerët.
3 – Balancë mes mendjes dhe zemrës. Beso intuitën.
4 – Stabilitet dhe themele të forta.
5 – Ndryshim dhe transformim.
6 – Introspeksion. Kërko përgjigjet brenda vetes.
7 – Rritje shpirtërore dhe zhvillim intuitiv.
8 – Rishpikje dhe transformim i madh.
9 – Përfundim cikli dhe mbyllje kapitulli.

Kombinime të zakonshme

000 – Potencial i pafund.
111 – Fillim i ri.
222 – Harmoni dhe qetësi.
999 – Mbyllje cikli dhe reflektim.

0909 – Lëre të vjetrën dhe hapu ndaj së resë.
1010 – Zgjim shpirtëror dhe dalje nga zona e rehatisë.
1212 – Harmoni dhe përqendrim në ëndrrat e tua.
1313 – Kreativitet dhe ndjekje qëllimesh.
1919 – Fund i një faze dhe fillim i një epoke të re.

Çfarë të bësh kur i sheh?

Nëse i vëren shpesh, ndalu dhe reflekto. Shiko jetën tënde nga një këndvështrim më i gjerë. Ndonjëherë, kur përqendrohesh vetëm te detajet e vogla, humbet bukurinë e sinkronitetit.

Mund të mbash shënime për momentet kur shfaqen dhe të shohësh si lidhen me periudha apo ngjarje të caktuara në jetën tënde.

Nëse i sheh si mesazhe apo thjesht si rastësi, rëndësi ka mënyra si të bëjnë të ndihesh. Ndoshta janë një kujtesë për të qenë më i vetëdijshëm, më i hapur dhe më i lidhur me rrugën tënde.

The post Çfarë janë numrat e engjëjve dhe çfarë do të thotë kur i sheh shpesh? appeared first on iconstyle.al.

Fitues është më ‘llumi’/ “Big Brother VIP” dhe standardi i ri i turpit në ekran

26 February 2026 at 16:04

Ka një pikë kur një format televiziv nuk është më thjesht i keq, por bëhet i rrezikshëm. Big Brother VIP në Shqipëri e ka kaluar prej kohësh atë pikë. Nuk është më një reality show ku testohen karaktere. Është kthyer në një laborator ku matet sa shumë mund të degradojë një njeri para se publiku ta shpërblejë me votë.

Sot, fitues nuk është më ai që ka integritet, që ka personalitet, që ka mendim. Fitues është ai që duron më shumë t’i shahet familja. Ai që e përtyp më gjatë poshtërimin. Ai që qëndron stoik ndërsa përmenden prindër, motra, gra, fëmijë. Kjo është valuta e re e formatit. Jo talenti, jo qytetaria, jo dinjiteti. Durimi ndaj baltës.

Ofendimet personale, familjare, fjalori banal dhe rrugaçëror janë bërë aq normale, sa nuk ka më as ndjesi turpi. Madje, sa më e rëndë fjala, aq më i gjatë klipi. Sa më e ulët goditja, aq më e madhe drama muzikore në sfond. Produksioni, në vend që të vendosë kufij, zgjedh t’i hedhë benzinë zjarrit. Mospezullim, moseliminim, relativizim i dhunës verbale dhe fizike.

Ne e kemi parë më herët në sa shumë pika çalon ky format. Sfida me këmbët në ujë me akull për 7 orë, që përfundoi me gjakderdhje, u tentua të fshihej me një “kujdes mikrofonin”. Dhuna fizike mes banorëve u relativizua me votime publike. Persona të përjashtuar me zarf të zi për dhunë apo gjuhë raciste u rikthyen si protagonistë të rinj.

Nëse sjell konflikt, je i dobishëm. Nëse sjell tension, je i vlefshëm. Nëse sjell përçarje, je i domosdoshëm.

Standardi i ri i fituesit është “llumi”. Sa më poshtë të biesh, aq më shumë qëndron në lojë. Sa më shumë të degradohesh, aq më shumë quhesh “i fortë”. Sa më shumë të tolerosh sharjen e vetes dhe familjes, aq më shumë perceptohesh si “hero”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, formati mban me krenari etiketën “VIP”. Very Important Person. Person shumë i rëndësishëm. Në çdo vend tjetër, ky term ka peshë. Nënkupton kontribut publik, arritje profesionale, rëndësi kulturore apo artistike. Këtu, mjafton një profil Instagrami me disa mijëra ndjekës dhe një histori të vogël virale. Mjafton pak zhurmë dhe futesh në shtëpinë e “VIP-ave”.

Problemi nuk është vetëm tek banorët. Problemi është edhe tek ekrani që e shpërblen degradimin. Tek televizioni që e sheh konfliktin si investim. Tek kultura mediatike që ka vendosur se antivlera shitet më mirë se çdo gjë tjetër.

Dhe po, përgjegjësia nuk është vetëm e produksionit. Është edhe e publikut që voton, që komenton, që përfshihet emocionalisht në një betejë sharjesh. Por ekrani ka fuqi. Formon standarde. Kur prime pas prime legjitimon dhunën, banalitetin dhe përçarjen si argëtim, ai bëhet katalizator i degradimit.

Po humbasim si shoqëri çdo herë që duartrokasim “llumin” si standard të ri suksesi…

/Iconstyle

The post Fitues është më ‘llumi’/ “Big Brother VIP” dhe standardi i ri i turpit në ekran appeared first on iconstyle.al.

Merkuri në prapavijë 2026 sapo nisi; përgatitu për një periudhë të thellë emocionale

26 February 2026 at 12:31

Periudha e parë e Merkuri­t në prapavijë për vitin 2026 nis sot. Para se të frikësohesh, ndalu një çast. Nuk është e thënë që kjo fazë të sjellë kaos apo trazira në jetën tënde. Ndonjëherë, ajo thjesht të fton të ngadalësosh ritmin dhe të dëgjosh veten.

Merkuri në prapavijë është një fenomen që shumëkush e lidh me luhatje, keqkuptime dhe ndjesinë se gjërat nuk ecin si zakonisht. Mund të vëresh tensione të vogla në komunikim, mesazhe që keqkuptohen, plane që shtyhen, ose një ndjesi të brendshme se je pak jashtë ekuilibrit. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka po shembet. Shpesh, do të thotë vetëm se duhet të jesh më e vëmendshme.

Në astrologji, Merkuri lidhet me komunikimin, mendimin, udhëtimet dhe teknologjinë. Kur hyn në prapavijë, besohet se këto fusha mund të bëhen më të brishta. Mund të përjetosh mjegull mendore, pasiguri në vendime, apo biseda që marrin kthesa të papritura. Mund të ndihesh më e ndjeshme ndaj fjalëve të të tjerëve, ose të kuptosh se edhe ti po reagon më emocionalisht se zakonisht.

Por ka edhe një anë tjetër. Kjo periudhë mund të jetë një moment reflektimi. Një kohë për të rishikuar zgjedhjet e tua, për të menduar se ku po investon energjinë dhe ndjenjat. Mund të kuptosh se disa marrëdhënie kanë nevojë për qartësi, disa projekte për durim dhe disa emocione për pranim.

Në 2026, Merkuri do të jetë në prapavijë tre herë:

26 shkurt – 20 mars, në shenjën e Peshqve
Kjo periudhë mund të të bëjë më introspektive. Emocionet do të jenë më të thella, intuita më e fortë. Mund të të rikthehen kujtime nga e kaluara, ose të ndihesh e shtyrë të lësh pas gjëra që nuk të shërbejnë më.

29 qershor – 23 korrik, në Gaforre dhe Luan
Fillimi mund të jetë shumë emocional. Do të duhet të jesh e kujdesshme me fjalët dhe reagimet. Më pas, energjia mund të bëhet më intensive. Shmang deklaratat e mëdha dhe vendimet impulsive.

24 tetor – 13 nëntor, në Akrep
Kjo fazë mund të të çojë drejt reflektimeve të thella. Mund të ndalesh te çështje që i ke shtyrë, te biseda që kanë mbetur pezull, apo te ndjenja që kërkojnë zgjidhje.

Si mund të të ndikojë kjo në përditshmëri?

Mund të përjetosh keqkuptime në marrëdhënie. Mund të ndihesh më e lodhur mendërisht, më e pasigurt për drejtimin që po merr. Plane që vonohen, email-e që dërgohen gabim, apo tensione të vogla që fryhen më shumë se ç’duhet. Por shpesh, këto ndodhin sepse je më e ndërgjegjshme, më vigjilente ndaj çdo detaji.

Nuk ka prova shkencore që Merkuri në prapavijë kontrollon jetën tënde. Por është e vërtetë që pritshmëritë dhe ankthi mund të ndikojnë në mënyrën si i përjeton gjërat. Nëse e pret kaosin, mund ta vëresh më shpejt. Nëse e pret si një kohë reflektimi, mund ta përdorësh në favorin tënd.

Çfarë mund të bësh?

Mos u alarmo. Qëndro e qetë. Rishiko mesazhet përpara se t’i dërgosh. Jepi vetes pak më shumë kohë për vendime të rëndësishme. Shty bisedat e mëdha nëse ndjen se emocionet janë shumë të forta. Dhe mbi të gjitha, dëgjo intuitën tënde, por mos lejo që ajo të të drejtojë pa reflektim.

Kjo periudhë mund të mos jetë e lehtë, por mund të jetë e vlefshme. Mund të të mësojë durimin, qartësinë dhe rëndësinë e komunikimit të sinqertë. Shëno datat, përgatitu mendërisht dhe mos harro: shpesh, ndryshimi nuk është armik. Është një ftesë për t’u rritur.

The post Merkuri në prapavijë 2026 sapo nisi; përgatitu për një periudhë të thellë emocionale appeared first on iconstyle.al.

Luftë e pandërprerë me jetën! Ndihmoje zemrën e Siarës 2 vjeç të vazhdojë të rrahë ende

26 February 2026 at 11:33

Vetëm 2 vjeç dhe prej dy vitesh në një betejë të pandërprerë për jetën. Siara, vogëlushja me sytë plot dritë dhe buzëqeshjen që shkrin çdo zemër, ka nevojë urgjente për ndihmën e të gjithëve ne.

Deri tani janë mbledhur 1,611 euro nga 50 mijë euro që nevojiten për trajtimin e saj. Shuma është ende shumë larg objektivit, ndërsa koha për një fëmijë me probleme të rënda shëndetësore nuk pret.

Siara është diagnostikuar me mikroftalmi multisistemike, një defekt i rrallë gjenetik që ka prekur disa organe jetike. Ajo ka lindur me probleme serioze në sy, përfshirë katarakt dhe dëmtim të retinës, që rrezikojnë shikimin e saj. Sfidë e madhe është edhe zemra. Valvula trikuspidale është e spostuar, një problem që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe trajtim të kushtueshëm për t’i dhënë asaj mundësinë e një jete normale.

Prej dy vitesh, prindërit e saj nuk kanë ndalur asnjë ditë së luftuari. Dy njerëz të thjeshtë, punëtorë, që bëjnë gjithçka për të siguruar trajtimet, kontrollet dhe kujdesin e nevojshëm për vajzën e tyre. Siara është fëmija i tretë i familjes. Një familje modeste, që sot përballet me një barrë financiare të papërballueshme pa ndihmën e secilit prej nesh.

Shumë prej nesh, një kontribut i vogël nuk do të na ndryshonte jetën apo të na zbrazte xhepat, por për këta dy prindër dhe për Siarën e vogël mund të bëjë diferencën mes shpresës dhe dëshpërimit. Çdo dhurim është një hap më pranë operacionit, më pranë trajtimit, më pranë një frymëmarrjeje më të sigurt për këtë fëmijë.

Siara meriton të rritet. Të luajë me motrat e vëllezërit, të shkojë në kopsht, të vrapojë, të qeshë, të ëndërrojë. Ajo meriton një zemër që rreh fort dhe një të ardhme përpara.

I bëjmë thirrje të gjitha mediave, faqeve publike dhe çdo lexuesi ta shpërndajnë gjerësisht këtë rast dhe linkun e GoFundMe për Siarën.

KLIKO PËR LINKUN

Solidariteti ynë është forca e saj sot.

Le të bëhemi bashkë për t’i dhënë një shans në jetë një fëmije 2 vjeçar që po lufton çdo ditë me shumë guxim. Ndihmoje zemrën e Siarës të vazhdojë të rrahë.

The post Luftë e pandërprerë me jetën! Ndihmoje zemrën e Siarës 2 vjeç të vazhdojë të rrahë ende appeared first on iconstyle.al.

Epstein u mahnit pas modeles shqiptare, emri i saj në dosjet e tij/ Rikthimi i bujshëm i Misse Beqirit mes skandalit dhe ekranit

24 February 2026 at 14:09

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, jo vetëm për pjesëmarrjen në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign, por edhe për përmendjen e saj në dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein. Një rikthim që përzien shkëlqimin e televizionit me hijet e një të kaluare që vazhdon të trazojë opinionin publik.

Sipas The Sun, emri i 39 vjeçares është përfshirë në dokumentet e publikuara së fundmi, duke rikthyer në vëmendje një takim të vitit 2011 me financierin amerikan, i cili më vonë u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual.

Një burim pranë saj ka deklaruar se “sigurisht që ishte një tronditje e plotë kur mësoi se emri i saj ishte përmendur në dosjet e Jeffrey Epstein. Ajo ishte shumë e re kur e takoi dhe në atë kohë nuk e dinte kush ishte ai”.

Sipas të njëjtit burim, “natyrisht që u ndje e vlerësuar nga vëmendja e tij, por asgjë nuk ndodhi. Ishte një modele e re që përpiqej të ndërtonte karrierën e saj; ai i premtoi kontrata modelingu dhe kjo është arsyeja pse ajo pranoi fillimisht ta takonte. Tani ajo pendohet për këtë. Ndihet keq për të gjitha viktimat në këtë situatë dhe beson se drejtësia do të vihet në vend. Ajo e di që nuk ka bërë asgjë të gabuar, ajo thjesht e takoi, ishte ai që e kërkoi, jo e kundërta. Dhe ata që e njohin, e dinë të vërtetën”.

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shprehur interes të madh për të. Ai i kishte ofruar ta çonte me avion privat në Paris për një sfilatë mode dhe madje kishte dashur t’i blinte një Mercedes me vlerë 100 mijë paund. Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur në rezidencën e tij në Manhattan, me vlerë 37 milionë paund. Misse ishte habitur kur kishte parë brenda vilës shtatëkatëshe një klasë të improvizuar me banka shkollore, por kishte vendosur të qëndronte, duke shpresuar se ai mund ta ndihmonte në karrierë.

Takimi kishte ndodhur vetëm disa muaj pasi Epstein kishte përfunduar 13 muaj burg dhe një vit arrest shtëpie pas dënimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion. Një mik i saj ka thënë se “ajo në atë kohë nuk dinte për dënimin e tij”.

Për publikun, kjo përmendje në dosje rikthen pyetje dhe dyshime. Për Misse Beqirin, sipas burimeve, është një rikthim i padëshiruar i një kapitulli që ajo mendonte se e kishte lënë pas.

Por jeta e saj ka qenë e shënuar edhe nga drama të tjera të forta. Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht si bashkëshortja e ish portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin u martua përpara se të ndaheshin në vitin 2016 dhe u bë nënë e Julian, 11 vjeç.

Më pas nisi lidhjen me Jake Hall, një romancë e trazuar që përfundoi përfundimisht në vitin 2021 dhe u bë nënë e River, 8 vjeç.

Një episod i rëndë në jetën e saj ishte edhe vrasja e vëllait, Flamur Beqiri, i cili u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Battersea në prag të Krishtlindjes 2019. Gjykata dëgjoi se ai ishte i përfshirë në krim të rëndë dhe të organizuar dhe se kishte rivalitete të dhunshme me grupe të tjera në Skandinavi. Anis Hemissi u dënua me burgim të përjetshëm me minimum 35 vite për vrasjen.

Pas kësaj tragjedie, Misse shkroi: “nuk pata mundësi të të them të dua, nuk pata mundësi të të them se do të më mungosh. Të mbaj në zemër pavarësisht sa larg je, drejt qiellit do të doja të fluturoja. Do të kujtoj çdo ditë me ty. Na le një vit më parë dhe asgjë nuk ka qenë më njësoj. E di që i ndjen lotët e mi dhe nuk do që ne të qajmë, por zemra ime është e thyer sepse nuk e kuptoj pse”.

Sot, ndërsa përgatitet të shfaqet në “Ladies of London: The New Reign”, ajo shpreson në një kapitull të ri. Kur pa për herë të parë billboard in me imazhin e saj, ajo reagoi publikisht: “çfarë momenti surreal. Jam jashtëzakonisht krenare për ne, për përpjekjen, zemrat e hapura, gjithçka që sollëm këtë sezon. Jeta nuk më është dhënë në një pjatë të artë. Nuk jam perfekte, por e di vlerën time dhe jam rritur në një person për të cilin jam krenare”.

“Ky program nuk është thjesht një punë për ne, është bërë jeta jonë, ashtu si edhe kasti. Jam shumë mirënjohëse për këdo që më qëndroi pranë kur isha e rrënuar, kur nuk mund të ngrihesha nga shtrati, por u ngrita, sepse njerëzit besuan tek unë. Dhe do të vazhdoj gjithmonë të luftoj për një jetë më të mirë për mua dhe fëmijët e mi. Të shoh këtë billboard nuk përmbledh të gjitha momentet krenare, por tregon se mund të biesh shumë herë dhe sërish të ngrihesh. Ja një kapitull i ri”.

Në një rrëfim ku përzihen fama, skandalet, tragjedia familjare dhe rikthimi mediatik, përmendja në dosjet Epstein e ka vënë sërish në qendër të debatit publik. Ndërsa ekrani i jep një shans të ri për të rindërtuar imazhin e saj, hija e së kaluarës mbetet një pjesë e historisë që vazhdon ta ndjekë.

The post Epstein u mahnit pas modeles shqiptare, emri i saj në dosjet e tij/ Rikthimi i bujshëm i Misse Beqirit mes skandalit dhe ekranit appeared first on iconstyle.al.

Vritet “El Mencho”, bosi i kartelit më famëkeq, Meksika në flakë: 24 orë terrori dhe kod i kuq

23 February 2026 at 11:15

Meksika po përjeton një nga momentet më të rënda të viteve të fundit, pasi forcat e sigurisë vranë Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, liderin e kartelit famëkeq Jalisco New Generation. Brenda pak orësh nga njoftimi për vdekjen e tij, shpërthyen përleshje të armatosura, u dogjën automjete, u bllokuan autostrada dhe aeroportet u përfshinë nga paniku, duke e kthyer perëndimin e vendit në një zonë të hapur lufte.

Operacioni ushtarak u zhvillua më 22 shkurt 2026 në Tapalpa, në shtetin Jalisco, bastion historik i kartelit. Sipas autoriteteve meksikane, objektivi ishte kapja e tij, por “El Mencho” u plagos rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe ndërroi jetë gjatë transportimit ajror drejt Mexico City. Gjatë operacionit u vranë katër anëtarë të kartelit, ndërsa tre ushtarakë mbetën të plagosur.

Reuters raportoi se operacioni u mbështet nga inteligjenca amerikane. Një njësi e re e Pentagonit, Task Forca e Përbashkët Ndëragjenciale Kundër Kartelit, JIATF CC, e krijuar muajin e kaluar për të goditur rrjetet kriminale përgjatë kufirit me SHBA, ndihmoi në përpilimin e një dosjeje të detajuar për liderin e kartelit. Autoritetet amerikane kishin vendosur prej vitesh një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e tij, duke e renditur ndër trafikantët më të kërkuar në botë për kontrabandën e fentanilit dhe kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.

Por vrasja e tij ndezi menjëherë një valë hakmarrjeje. Anëtarë të kartelit Jalisco New Generation reaguan me dhunë të përhapur në të paktën një duzinë shtetesh. Në Jalisco, Guanajuato, Michoacán dhe Tamaulipas u raportuan bllokime masive rrugësh me kamionë dhe autobusë të djegur. Sipas kabinetit të sigurisë, në nivel kombëtar u ngritën rreth 250 postblloqe brenda pak orësh.

Në Guadalajara, dëshmitarët raportuan persona të armatosur në rrugë dhe re të mëdha tymi mbi zona urbane. Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalajarës ndërpreu operacionet pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në afërsi, duke detyruar evakuimin e terminaleve. Panik u shënua edhe në aeroportin e Puerto Vallarta, ku pasagjerët u larguan nga sallat e pritjes për t’u strehuar në zona të sigurta. Turistë e përshkruan situatën si një “zonë lufte”.

Guvernatori i Jaliscos, Pablo Lemus Navarro, shpalli kodin e kuq, pezulloi transportin publik, aktivitetet masive dhe mësimin me prezencë fizike. Autoritetet raportuan dhjetëra arrestime, me të paktën 25 persona të ndaluar për dhunë, plaçkitje dhe grabitje. Rreth 20 degë bankash u sulmuan dhe disa dyqane u përfshinë nga flakët.

Helikopterë ushtarakë u përfshinë në shkëmbime zjarri, ndërsa forcat federale u shpërndanë në pika strategjike për të rimarrë kontrollin. Qeveritë e SHBA dhe Kanadasë u bënë thirrje qytetarëve të tyre të strehohen në vend për shkak të situatës së paqëndrueshme.

“El Mencho”, ish oficer policie që u shndërrua në një nga figurat më të fuqishme të botës së krimit, drejtonte një nga organizatat më të dhunshme dhe më të strukturuara në Amerikën Latine. Vrasja e tij shënon një goditje të madhe për kartelin, por 24 orët e fundit tregojnë se boshllëku i krijuar në krye të organizatës mund të hapë një kapitull edhe më të rrezikshëm.

Ndërsa ushtria dhe policia përpiqen të vendosin rendin, qytete të tëra mbeten nën tension ekstrem. Meksika po përballet me pasojat e menjëhershme të eliminimit të një prej figurave më të frikshme të krimit të organizuar, në një përshkallëzim që rrezikon të thellojë edhe më shumë krizën e sigurisë në vend.

The post Vritet “El Mencho”, bosi i kartelit më famëkeq, Meksika në flakë: 24 orë terrori dhe kod i kuq appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi: 22 shkurt 2026

22 February 2026 at 11:05

🌞 E diela sjell nevojë për qetësi, lidhje të sinqerta dhe kohë për veten. Është ditë për reflektim, ndjenja dhe balancë emocionale. Sot nuk ka nxitim, por ka kuptim.

♈ Dashi

Sot keni nevojë të shkëputeni nga tensionet e javës. Një dalje e shkurtër ose kohë me njerëzit e dashur ju rikthen energjinë.

🔥 Motivim: Pushimi i zgjuar është forcë, jo dobësi.

♉ Demi

Dita është ideale për rehati, gatim, muzikë ose momente të qeta në shtëpi. Ndiqni atë që ju jep siguri emocionale.

🌿 Motivim: Qetësia është luks që duhet ta lejoni.

♊ Binjakët

Një telefonatë ose mesazh nga dikush që nuk e prisnit ju ndryshon humorin. Sot surprizat janë të ëmbla.

💬 Motivim: Jeta bëhet interesante kur je i hapur.

♋ Gaforrja

Emocionet janë të buta dhe të thella. Mund të ndjeni nevojë për afërsi familjare ose për një bisedë zemre.

🤍 Motivim: Lidhjet e sinqerta janë pasuria më e madhe.

♌ Luani

Sot ndiheni më të çliruar dhe më spontanë. Një moment i bukur mund të lindë nga një vendim i thjeshtë.

👑 Motivim: Lumturia fshihet në gjërat e vogla.

♍ Virgjëresha

E diela ju fton të pastroni mendimet, jo vetëm ambientin. Një shëtitje ose reflektim i qetë ju ndihmon.

🧩 Motivim: Kur mendja qetësohet, zemra flet më qartë.

♎ Peshorja

Një takim ose moment romantik mund të sjellë harmoni. Sot kërkoni bukurinë dhe balancën në çdo gjë.

⚖ Motivim: Harmonia fillon nga brenda.

♏ Akrepi

Sot ndiheni më introspektivë. Një mendim i thellë ju ndihmon të kuptoni më mirë një situatë personale.

🦂 Motivim: Qartësia lind në heshtje.

♐ Shigjetari

Energjia është më e lehtë dhe më optimiste. Një plan spontan për fundjavë ju bën mirë.

🏹 Motivim: Gëzimi vjen kur lë vend për spontanitet.

♑ Bricjapi

Sot është ditë për pushim real. Lini mënjanë përgjegjësitë dhe jepini vetes kohë për relaks.

⛰ Motivim: Edhe më të fortët kanë nevojë për ndalim.

♒ Ujori

Një bisedë e thellë me një mik ju hap mendjen. Dita favorizon lidhjet mendore dhe emocionale.

💡 Motivim: Kur ndan mendimet, rritesh.

♓ Peshqit

Sot ndjeni më shumë se zakonisht. Muzika, arti ose natyra ju japin frymëzim dhe qetësi.

🌊 Motivim: Ndjeshmëria është dhuratë.

The post Horoskopi: 22 shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi: 21 shkurt 2026

21 February 2026 at 09:54

🌤 21 shkurti sjell energji vendimesh të qarta dhe lëvizjesh konkrete. Është ditë ku intuita dhe logjika duhet të bashkëpunojnë. Ajo që shtyni prej kohësh kërkon përgjigje sot.

♈ Dashi

Një situatë pune kërkon reagim të shpejtë, por jo të nxituar. Mendoni dy herë para se të jepni fjalën përfundimtare.

🔥 Motivim: Shpejtësia ka vlerë vetëm kur shoqërohet me mençuri.

♉ Demi

Sot ndiheni më të përqendruar në sigurinë tuaj materiale. Një mundësi e vogël financiare mund të shfaqet papritur.

🌿 Motivim: Stabiliteti rritet nga zgjedhjet e kujdesshme.

♊ Binjakët

Komunikimi është intensiv. Kujdes me keqkuptimet, sidomos në mesazhe apo telefonata.

💬 Motivim: Sqarimi i menjëhershëm shmang konfliktin.

♋ Gaforrja

Dita sjell reflektim emocional. Një ndjenjë e vjetër kërkon mbyllje përfundimtare.

🤍 Motivim: Paqja fillon kur lëshon të shkuarën.

♌ Luani

Një vlerësim nga dikush me ndikim ju rrit vetëbesimin. Mos e nënvlerësoni punën që keni bërë.

👑 Motivim: Vlera jote nuk ka nevojë për konfirmim, por sot e merr.

♍ Virgjëresha

Detyrimet shtohen, por organizimi ju ndihmon t’i përballoni pa stres. Dita favorizon rendin dhe disiplinën.

🧩 Motivim: Kur ke plan, ke kontroll.

♎ Peshorja

Një marrëdhënie kërkon balancë të re. Mos e mbani brenda atë që ju shqetëson.

⚖ Motivim: Sinqeriteti ruan harmoninë.

♏ Akrepi

Një e vërtetë zbulohet sot. Mund të mos jetë e lehtë, por ju çliron nga dyshimet.

🦂 Motivim: Qartësia është fuqi.

♐ Shigjetari

Dita ju shtyn të mendoni për një ndryshim afatgjatë. Mos kini frikë të planifikoni më larg se zakonisht.

🏹 Motivim: Vizionet e mëdha nisin me një hap të vogël.

♑ Bricjapi

Një përgjegjësi e re ju vendos në pozicion serioz. Tregoni profesionalizëm dhe do fitoni respekt.

⛰ Motivim: Qëndrueshmëria ndërton reputacion.

♒ Ujori

Një ide kreative merr formë konkrete. Sot është momenti për ta prezantuar ose për ta nisur.

💡 Motivim: Mendimi ndryshe është avantazhi yt.

♓ Peshqit

Intuita ju udhëheq drejt një zgjedhjeje personale. Mos e injoroni ndjesinë e parë.

🌊 Motivim: Kur dëgjon zemrën, rruga bëhet më e qartë.

The post Horoskopi: 21 shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

Ligji i ri absurd në Afganistan! Talebanët lejojnë të rrahësh gruan, por jo t’i thyesh kockat

18 February 2026 at 14:38

Një ligj i ri penal i miratuar nga talebanët në Afganistan po shkakton tronditje dhe reagime të forta, pasi në praktikë lejon rrahjen e grave dhe fëmijëve, duke e konsideruar krim vetëm në rastet kur u thyhen kockat ose u shkaktohen plagë të rënda. Kodi i ri, tashmë në fuqi, ndryshon rrënjësisht mënyrën se si trajtohet dhuna në familje.

Sipas raportimeve mediatike, bashkëshortët, vëllezërit dhe familjarë të tjerë mund të ushtrojnë dhunë ndaj grave, për sa kohë që nuk shkaktojnë fraktura apo dëmtime të rënda. Në çdo rast tjetër, ndëshkimi trupor ndaj bashkëshortes apo fëmijëve nga burri ose kryefamiljari nuk konsiderohet vepër penale.

Kodi përcakton se nëse përdoret “forcë e padëshirueshme” dhe shkaktohen dëmtime të dukshme si fraktura, dënimi maksimal arrin vetëm deri në 15 ditë burg. Edhe në këto raste, ndjekja penale varet nga fakti nëse gruaja arrin të provojë dhunën në gjykatë, një kusht që e bën pothuajse të pamundur ndëshkimin real të autorëve.

Ligji vendos gjithashtu kufizime të ashpra ndaj lirisë së grave. Atyre u ndalohet të dalin nga shtëpia pa lejen e burrit ose babait dhe mund të dënohen nëse zbulojnë pjesë të trupit në publik. Një grua e martuar që viziton familjen e saj pa lejen e shprehur të bashkëshortit përballet me deri në tre muaj burg, një dispozitë që ka shkaktuar reagime të gjera.

Talebanët zbatojnë sheriatin si bazë të sistemit ligjor që nga rikthimi i tyre në pushtet. Që prej marrjes së kontrollit, kufizimet ndaj grave janë përshkallëzuar, ndërsa atyre u është ndaluar edhe e drejta për arsimim në çdo nivel, duke i lënë të përjashtuara nga jeta publike dhe institucionale e vendit.

The post Ligji i ri absurd në Afganistan! Talebanët lejojnë të rrahësh gruan, por jo t’i thyesh kockat appeared first on iconstyle.al.

BE heton Shein për kukulla seksi që duken si fëmijë

18 February 2026 at 14:16

Shein, gjiganti i modës online me çmime të ulëta, është vënë nën hetim nga Komisioni Evropian pas një skandali që ka tronditur opinionin publik. Bëhet fjalë për dyshime mbi shitjen e produkteve të paligjshme, përfshirë kukulla seksi që ngjajnë me fëmijë.

Komisioni Evropian njoftoi se ka hapur procedura zyrtare ndaj kompanisë sipas Aktit për Shërbimet Dixhitale. Hetimi do të shqyrtojë nëse platforma ka lejuar në faqen e saj produkte që mund të përbëjnë materiale abuzimi seksual me fëmijë, si dhe nëse ka dështuar të vendosë filtra të mjaftueshëm për t’i ndaluar ato.

Autoritetet evropiane do të analizojnë gjithashtu mënyrën se si funksionon platforma. Në fokus janë sistemet e rekomandimit që sugjerojnë produkte për përdoruesit, si dhe elementë të dizajnit që mund të nxisin varësi apo konsum të pakontrolluar. Sipas rregullave të reja të BE-së, Shein duhet të jetë transparente për mënyrën se si funksionojnë këto algoritme dhe të ofrojë alternativa që nuk bazohen në profilizimin e përdoruesve.

Skandali shpërtheu në nëntor, pas hapjes së një dyqani fizik të Shein në Paris. Protestat në Francë çuan në reagimin e qeverisë franceze, e cila i kërkoi Bashkimit Evropian të ndërhyjë. Përveç kukullave seksi që ngjajnë me fëmijë, platforma u kritikua edhe për praninë në shitje të produkteve të tjera të paligjshme si armë zjarri, thika dhe hanxharë.

Qeveria franceze kërkoi pezullimin e aksesit në faqen e Shein në Francë, por një gjykatë e ndaloi këtë vendim dhe i kërkoi Komisionit Evropian të nisë hetim të plotë sipas ligjit evropian për shërbimet dixhitale.

Komisioni theksoi se aktualisht bëhet fjalë për një hetim dhe jo për një vendim përfundimtar. Nëse konstatohet shkelje, Shein mund të detyrohet të ndryshojë praktikat e saj ose të përballet me gjoba të rënda.

Shein ka bazën e saj brenda BE-së në Irlandë, vend ku janë regjistruar shumë kompani të mëdha teknologjike për shkak të taksave të favorshme. Për vitin 2024, xhiroja globale e kompanisë është llogaritur rreth 38 miliardë dollarë. Kompania ka zhvendosur më herët selinë nga Kina në Singapor për arsye rregullatore dhe financiare, duke përshpejtuar zgjerimin e saj ndërkombëtar.

Rasti i fundit e vendos Shein në qendër të një debati më të gjerë mbi kontrollin e platformave online dhe përgjegjësinë e tyre për produktet që shesin.

The post BE heton Shein për kukulla seksi që duken si fëmijë appeared first on iconstyle.al.

❌