Normal view

Beteja me leuçeminë/ Përmirësohet gjendja e 7-vjeçarit Isli Dhimaku që humbi dy motrat në aksident, mesazhi prekës i prindërve: “Nuk e fal shpirti”

12 September 2025 at 23:23

Isli Dhimaku, vetëm 7 vjeç, po përballet me sëmundjen e rëndë të leuçemisë. Ai nuk është i vetëdijshëm se dy motrat e tij, Elvisa dhe Rozina, me të cilat kishte lidhje të fortë shpirtërore, nuk jetojnë më. Vajzat humbën jetën muajin e kaluar në një aksident tragjik rrugor, duke lënë pas një boshllëk të madh në familje.

Aktualisht, Isli ndodhet për trajtim në spitalin “Bambino Gesu” në Romë, me mbështetjen e Fondacionit Firdes. Nga dhoma e spitalit, ai përshëndeti ndjekësit e emisionit “Për shqiptarët”, ndërsa nëna e tij përcolli një mesazh falënderues.

“Deri tani, kurimi ka ecur mirë. Faleminderit shumë shqiptarëve”, u shpreh ajo, duke vlerësuar ndihmën dhe solidaritetin e bashkëkombësve.

Ndërkohë, babai i tij, Riza Dhimaku, i shkatërruar nga humbja e dy vajzave, dha një apel të fortë.

“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti kanë ndodhur të tjera në zonën tonë. Ju lutem, ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”, tha ai me lot në sy.

Historia e familjes Dhimaku është kthyer në një thirrje të fortë për kujdes dhe përgjegjësi në drejtimin e automjeteve, duke treguar se pas çdo pakujdesie mund të fshihet një tragjedi e pariparueshme.

The post Beteja me leuçeminë/ Përmirësohet gjendja e 7-vjeçarit Isli Dhimaku që humbi dy motrat në aksident, mesazhi prekës i prindërve: “Nuk e fal shpirti” appeared first on iconstyle.al.

Nuk të duket vetëm ty: Parfumi yt s’mban gjithmonë të njëjtën aromë gjatë muajit, ja pse!

12 September 2025 at 21:11

A të ka ndodhur ndonjëherë që parfumi yt i preferuar të duket i mrekullueshëm një ditë dhe krejtësisht ndryshe një ditë tjetër? Nuk është imagjinatë. Shkenca tregon se ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si parfumi reagon me lëkurën tonë.

Kimia e trupit ndryshon në çdo fazë të ciklit dhe bashkë me të, ndryshon edhe mënyra si ndihen aromat. Kur nivelet e estrogjenit rriten gjatë ovulacionit, ndjeshmëria jonë ndaj aromave forcohet dhe disa nota të parfumeve bëhen më të ëmbla, më të gjalla dhe më të këndshme.

Është koha kur një parfum lulesh apo frutash mund të duket më i fortë dhe të të bëjë të ndihesh e magjepsur. Por sapo afrohen ditët para menstruacioneve, progesteroni merr fjalën. Ky hormon ka prirjen t’i zbusë ose t’i zbehë notat e parfumit, duke i bërë aromat të duken më të rënda, më pak tërheqëse ose të zhduken shpejt.

Sekreti qëndron tek pH i lëkurës dhe vajrat natyralë, të cilët ndryshojnë gjatë muajit. Nëse lëkura bëhet më acidike, disa aroma kthehen më të mprehta, madje edhe pak të hidhura. Është po ai parfum që ke përdorur gjithmonë, por trupi yt e kthen në një eksperiencë krejt tjetër.

Prandaj ekspertët e parfumeve këshillojnë që para se të zgjedhësh një “signature scent”, të testosh disa herë gjatë muajit. Aroma që duket perfekte në javën e dytë të ciklit mund të jetë krejt tjetër në javën e katërt. Ndaj nëse ke ndjerë ndonjëherë që parfumi yt nuk është gjithmonë i njëjtë, është thjesht një dëshmi se trupi yt është gjallë dhe reagon në mënyra magjike.

Ky fenomen është kaq interesant sa edhe studimet shkencore e kanë konfirmuar. Revista Chemical Senses dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA kanë treguar se nuhatja, ndjeshmëria dhe përjetimi i aromave ndikohet fuqishëm nga hormonet. Dhe kjo e bën lidhjen tonë me parfumet edhe një reflektim të trupit dhe gjendjes sonë të brendshme.

The post Nuk të duket vetëm ty: Parfumi yt s’mban gjithmonë të njëjtën aromë gjatë muajit, ja pse! appeared first on iconstyle.al.

Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”

5 September 2025 at 18:52

Drama mes Arbenitës dhe Feros po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas reagimit të gjatë ku modelja tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, ajo nuk u ndal vetëm te Fero, por edhe tek babai i tij.

Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë. Ajo pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.

Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte:

“Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”

Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin:

“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”

Por Fero nuk qëndroi duarkryq. Në reagimet e tij të radhës, reperi publikoi një tjetër “shpërthim” në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër nënën e vajzës së tij dhe duke shkuar deri aty sa ta akuzonte për vrasjen e babait.

“3 vjet më vonë… zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi ty të shkruash? Nuk di as të shkruash – analfabete. Mos harro, fama e vogël që ke marrë ishte vetëm nga fakti që ishe pranë meje. Vetëm kur doli urdhri i arrestit, fillove të flisje budallallëqe. Gjykata do merret me shpifjet e tua. Ti je ajo që je në arrati – jo unë.”

Në një tjetër postim, ku një ish-bashkëvendase e Arbenitës i rrëfen ca “sekrete” të tjera, ai shtoi edhe këtë:

“Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”

Më pas, Fero ndau edhe një artikull nga mediat, ku kujtohej fakti se babai i Arbenitës ndërroi jetë në ditën kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët:

“A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”  

E gjithë kjo përplasje po kthehet në një betejë të hapur mes ish-partnerëve, ku akuzat personale, familjare dhe morale kanë kaluar çdo kufi.

The post Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd” appeared first on iconstyle.al.

Paqja vjen me postë

4 September 2025 at 13:08

Ka ditë kur gjithçka duket e shpejtë, e zhurmshme, e kërkuese. Mëngjesi nis pa kohë për mëngjes, dita mbyllet me një listë gjërash të pambaruara. Në këtë mes, ndonjëherë një blerje e vogël është një mënyrë për t’u kujtuar vetes se je ende aty. Se ti zgjedh.

Një unazë e vogël nga Swarovski mund të mos ndryshojë jetën, por ndoshta ndryshon mënyrën si e sheh veten në pasqyrë atë ditë. Një komplet gota elegante Villeroy & Boch janë për mëngjeset solo me luleshtrydhe dhe jogurt, kur ke vendosur të fillosh ditën pa zhurmë. Një orë Swatch, në ngjyrën që të kujton verën apo një udhëtim të bukur, është për të kujtuar ritmin tënd, jo të botës jashtë.

Nuk është blerja ajo që sjell lumturinë. Është ndjesia që ke kur zgjedh diçka me kujdes. Kur nuk merr thjesht “çfarë ka ra në ofertë”, por atë që të përshtatet, të flet, të qetëson, të bën të buzëqeshësh kur e shpaketon. E pse jo, të ndihmon të ndërtosh një hapësirë që ndihesh mirë ta quash shtëpi.

ByBest Shop është një vend ku gjen diçka që zgjedh ta mbash gjatë. Pavarësisht nëse është një gotë për verë të bardhë, një varëse e vogël që ndriçon pa zhurmë, apo një orë që nuk të pengon, por të ndjek.

Ndoshta nuk ka nevojë të jesh gjithmonë produktiv, i përditësuar, ose në hap me gjithçka. Ndoshta mjafton të ndalosh për pak, të shikosh çfarë të mungon, dhe të vendosësh t’ia japësh vetes. Jo për të qenë më “trendy”, por për të qenë më mirë.

Dhe nëse vendos ta bësh këtë, gjeja e bukur është se e ke shumë afër. Pa zhurmë, pa radhë, pa stres. Thjesht një vend ku ndjesitë vlejnë po aq sa produktet: në www.bybest.shop

The post Paqja vjen me postë appeared first on iconstyle.al.

Swarovski feston 130 vite gëzim me koleksionin e bizhuterive Vjeshtë-Dimër 2025

3 September 2025 at 16:08

Swarovski sjell një koleksion të ri magjik për sezonin Vjeshtë-Dimër 2025, në vitin kur marka ikonike austriake feston 130 vite histori, dritë dhe gëzim. Drejtoresha Kreative, Giovanna Engelbert, sjell një udhëtim mes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes me dizajne që kombinojnë elegancën klasike me frymën moderne. Bizhuteritë e reja janë të ndritshme, shumëngjyrëshe dhe perfekte për t’u përshtatur me çdo stil.

Millenia – Ikona

Koleksioni më i njohur i Swarovski-t rikthehet me forma të freskëta dhe ngjyra të reja. Kristalet vendosen me dorë në korniza elegante që sjellin shkëlqim maksimal. Në këtë sezon shtohet edhe një version i ri i varëses Millenia me kristale të gjelbra ReCreated™, duke treguar angazhimin e markës për qëndrueshmëri.

Gema

Një festë ngjyrash dhe formash të pazakonta, e frymëzuar nga arti i Gustav Klimt. Qafore që shndërrohen në spilë, unaza me volum dhe vathë që tërheqin menjëherë vëmendjen.

Idyllia

Një botë e vogël fantastike me lule, kafshë dhe elementë natyre. Kristalet në ngjyra të ndezura dhe detajet e imëta e bëjnë këtë linjë perfekte për përdorim të përditshëm.

Matrix

Byzylykët Tennis, vathët klasikë dhe chokers marrin jetë me ngjyra të reja dhe forma gjeometrike. Koleksioni sjell shkëlqim dhe elegancë për çdo festë.

Sublima

Frymëzuar nga natyra dhe ritmet e saj, sjell dizajne organike dhe dramatike. Kristalet e vendosura me teknikë të veçantë japin një efekt magjik, ideal për sezonin e festave.

Swan

Simboli i përjetshëm i Swarovski-t rikthehet i freskët dhe modern. Varëset dhe spilat e reja janë krijuar për t’u mbajtur gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Swarovski, i themeluar në Austri në vitin 1895, vazhdon të krijojë bizhuteri dhe aksesorë me cilësi të jashtëzakonshme, duke sjellë gjithmonë dritë, elegancë dhe gëzim.

Dëshiron ta prekësh elegancën nga afër? Swarovski të pret në Qendrën Metropol, Rruga Sami Frashëri, Tiranë, ose në Tirana East Gate (TEG).

Për detaje të çdo produkti apo blerje online nga rehatia e shtëpisë, kliko gjithmonë www.bybest.shop

The post Swarovski feston 130 vite gëzim me koleksionin e bizhuterive Vjeshtë-Dimër 2025 appeared first on iconstyle.al.

Prostitucioni i maskuar si qira: Fenomeni alarmant “sex-for-rent” që po trondit Kanadanë

1 September 2025 at 16:47

Një praktikë e frikshme po shpërndahet me shpejtësi në Kanada: shpalljet e qirasë që ofrojnë strehim falas në këmbim të favoreve seksuale. Media vendase*CBC Marketplace ka dokumentuar përmes një hetimi të fshehtë qindra raste të tilla në platforma si Craigslist dhe Facebook Marketplace, ku pronarë të shtëpive vendosin kushte të papranueshme për vajza të reja dhe studente ndërkombëtare: një shtrat i ngrohtë në këmbim të marrëdhënieve intime.

Gazetarët që u paraqitën si studente në kërkim të banese u përballën me propozime të drejtpërdrejta: “Nuk ka nevojë të bëjmë seks nëse nuk do, mund të bëjmë gjëra të tjera”, tha një burrë pas një shpalljeje “dhomë falas për një vajzë të vogël e delikate”. Të tjerë shkuan më tej duke kërkuar foto nudo apo duke premtuar mbulim të shpenzimeve të shkollës në këmbim të seksit të vazhdueshëm.

Ligji kanadez parashikon: kërkimi ose ofrimi i shërbimeve seksuale në këmbim të banesës është i paligjshëm dhe konsiderohet formë shfrytëzimi, që hyn në të njëjtën kategori me trafikimin dhe prostitucionin e detyruar. Shoqata Kanadeze e Shefave të Policisë (CACP) e ka cilësuar këtë praktikë si “një formë joshjeje në internet që lidhet drejtpërdrejt me prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore”. Kushdo që ofron një marrëveshje të tillë është i dënueshëm me ligj dhe përballet me ndjekje penale.

Avokatja dhe profesoresha Janine Benedet nga Universiteti i British Columbia e përshkruan fenomenin si “abuzim të pastër pushteti”. Sipas saj, nuk ka asnjë justifikim nëse dy palë bien dakord, sepse vendimi i një vajze për të pranuar lind gjithmonë nga frika e dëbimit ose nga pasiguria e mbetjes pa strehë. “Në momentin që mundësia për të jetuar në një banesë kushtëzohet me ofrimin e shërbimeve seksuale, nuk flasim për pëlqim të lirë, por për shfrytëzim të qartë”, thotë ajo.

Rreziku është edhe më i madh për studentet e huaja, të cilat nuk kanë familje apo rrjete mbështetëse. Shumë vajza heshtin nga frika e dëbimit, duke u bërë kështu më të ekspozuara ndaj shfrytëzimit. Këshilltarja rajonale në Brampton, Rowena Santos, ka paralajmëruar se kjo praktikë është në rritje dhe mund të çojë në raste të rënda trafikimi seksual.

Nga ana tjetër, organizatat për të drejtat e grave si Vancouver Rape Relief dhe Barbra Schlifer Commemorative Clinic këshillojnë gratë të njihen me të drejtat e tyre si qiramarrëse, të dokumentojnë çdo komunikim dhe të raportojnë menjëherë çdo rast kërcënimi apo detyrimi. Facebook ka deklaruar se këto shpallje bien ndesh me politikat e tij dhe i inkurajon përdoruesit t’i raportojnë, ndërsa Craigslist ka zgjedhur të heshtë.

Ky fenomen është një kambanë alarmi për gjithë shoqërinë: të quash prostitucionin e detyruar “marrëveshje për qira” është një manipulim i rrezikshëm që normalizon shfrytëzimin dhe abuzimin seksual. Ky është një kurth që vendos vajzat në situata të rrezikshme, deri edhe fatale. Sa më gjatë të tolerohet, aq më shumë do të thellohet.

Shpalljet “sex-for-rent” janë dëshmi e qartë e dështimit të tregut të banesave dhe i boshllëqeve ligjore në mbrojtjen e të rinjve. Por mbi të gjitha, ato janë pasqyra e një shoqërie që e vë trupin dhe dinjitetin e gruas në ankand.

The post Prostitucioni i maskuar si qira: Fenomeni alarmant “sex-for-rent” që po trondit Kanadanë appeared first on iconstyle.al.

“Nuk kuptova asnjë fjalë, por e dashurova vibe-in”- Ky është rap-i kinez që po çmend Tik Tok-un

1 September 2025 at 13:55

Nëse të ka rënë në sy ndonjë video në TikTok me ritme të forta kineze dhe një vibe krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar, atëherë ke hasur patjetër me “Stacks from All Sides”·

“Karma Code” është kthyer në një fenomen global,  me miliona shikime, meme qesharake dhe debate pafund. Dhe e gjitha kjo sepse rap-i përzien kulturën tradicionale të Kinës me një mesazh të fuqishëm mbi karmën dhe pasojat e jetës moderne.

Kush qëndron pas këtij hiti që po thyen rrjetin?

Raperi SKAI ISYOURGOD, emri i vërtetë Chen Xukai, është një artist kinez nga Huizhou (Guangdong), i lindur në vitin 1998. Ai ka fituar shumë popullaritet duke miksuar rap-in stil Memphis me elementë të kulturës tradicionale jugore kineze.

Në gusht 2024, ai publikoi albumin e dytë me titull “Stacks from All Sides” (八方來財), në të cilin përfshihen këngët virale: “Stack from All Sides”, “Karma Code” (因果), dhe “Blueprint Supreme”

Pse kjo këngë është bërë virale?

Kënga ka arritur deri tani 29 milionë views në YouTube në versionin zyrtar.

Në Tik-Tok, përdoruesit kanë përdorur këtë këngë në klipet e tyre dhe meme, madje edhe një version humoristik me qen që “këndojnë” në kinezisht ka arritur mbi 10 milionë shikime

Tematika & Mesazhi

Në gjysmën e parë të albumit, kënga “Stack from All Sides” pasqyron kulturën e ambicies materiale: dëshira për pasuri të shpejtë, status dhe simbolika lokale si tabonat e makina (targa të bardha dhe të verdha në Guangdong/Hong Kong)

Në “Karma Code” (“因果”), protagonisti përballet me pasojat morale të veprimeve të tij: një konflikt midis zemirës së tij dhe presionit për sukses, ndërsa zoti i kujton rëndësinë e mëshirës .

Detaje:

Historia e treguar në gjysmën e parë të videoklipit nuk ka të bëjë me një biznes të ligjshëm. Protagonisti, që mban syze dielli, ngrihet nga ‘varfëria’ përmes një kombinimi të bixhozit të paligjshëm dhe fajdes. Megjithatë, ai mundohet nga frika se paraja e shpejtë do të zhduket po aq shpejt sa erdhi, ndaj i drejtohet zotave për mbrojtje, çka paraqitet në skenat e lutjeve.

Gjysma e dytë e videoklipit përfaqëson makthin e tij. Ai gjykohet nga zotat për mëkatet e veta. Brenda vetes, ai e di se çfarë bëri ishte e gabuar, është një shpërblim karmik, megjithatë sërish përpiqet të hedhë fajin mbi zotat, duke pretenduar se qielli e detyroi ta bënte. Kjo tregon qartë se nuk ishte i shtyrë nga një besim i vërtetë, por nga një arsyetim për interes. Siç thotë një shprehje e njohur në Kinë: “Ai nuk është i penduar sepse e di që është gabim, ai është thjesht i frikësuar.”

Kjo këngë është e mbushur me elementë të kulturës së Lingnan-it (Guangdongu Jugor) dhe e meriton plotësisht të quhet një klasik.

Ndërkohë që reperët e zakonshëm shfaqin pasurinë e tyre, ai këndon për të na ftuar të bashkohemi e të bëhemi të pasur.

Fjalori i përdorur në këtë këngë është i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që këngët moderne po anojnë gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të fjalorit të stërholluar dhe teksteve me rimë, kjo këngë bie në sy duke bërë të kundërtën. Ajo përdor një ritëm të fortë në sfond të kombinuar me gjuhë shumë të përditshme për të treguar një histori satirike mbi kulturën e bixhozit.

“Këto tekste janë një kryevepër. Më vjen keq për ata që nuk e flasin kinezisht. Për më tepër, këto vargje janë shumë të vështira për t’u përkthyer, pasi përmbajnë dialekte të shumta, referenca të lashta letrare dhe tema budiste.”- shprehet një komentues në rrjet.

Po ju lëmë më poshtë këngën, ta shijoni vetë:

The post “Nuk kuptova asnjë fjalë, por e dashurova vibe-in”- Ky është rap-i kinez që po çmend Tik Tok-un appeared first on iconstyle.al.

A mund të udhëtojë ndërgjegjja jonë në kohë? Shkencëtarët thonë se “ndjesitë e barkut” janë kujtime nga e ardhmja

29 August 2025 at 11:51

Në tetorin e vitit 1989, një vajzë katërvjeçare u zgjua natën nga një telefonatë dhe një britmë. Ajo doli zbathur në korridorin e ftohtë dhe dëgjoi nënën e saj të thoshte me zë të thyer: “Ai vdiq në një aksident me makinë!”. Vajza nuk mund të thoshte asgjë, vetëm kujtonte përqafimin e fundit me babanë para se ai të nisej me avion. Në atë çast, e kishte ndjerë se nuk do ta shihte më kurrë gjallë.

Kjo është vetëm një nga historitë e shumta që njerëzit tregojnë për paranjohjen (gut feeling), aftësinë për të ndier apo “parë” diçka përpara se të ndodhë. Shkencëtarja Julia Mossbridge ka mbledhur me dhjetëra rrëfime të tilla, por edhe vetë ajo që në fëmijëri ka pasur ëndrra që më pas janë bërë realitet. Fillimisht skeptike, ajo nisi të mbante një ditar ëndrrash dhe zbuloi se disa prej tyre ishin parashikime të sakta.

Mossbridge beson se këto përvoja tregojnë se koha nuk është aq lineare sa na duket. “Nuk është e vështirë të kuptosh paranjohjen,” thotë ajo. “Është vetëm e vështirë të besosh nëse nuk e ke përjetuar vetë. Shkencëtarët ende nuk e kuptojnë si funksionon koha. Ne thjesht kemi frikë nga e panjohura, nga ideja që realiteti mund të mos jetë ashtu siç e shohim.”

Psikologë e neuroshkencëtarë po përpiqen ta shpjegojnë këtë fenomen, që në gjuhën shkencore quhet perceptim jashtëshqisor (ESP). Është një ndjenjë e brendshme, e fortë, që diçka do të ndodhë. Në kultura të lashta, shamanët dhe mistikët e përdornin këtë si mjet për të kuptuar motin apo për të zbuluar rreziqet që vinin.

Psikologu Dean Radin shpjegon se ndërgjegjja mund të kapë informacion edhe jashtë rrjedhës së zakonshme të kohës. Ai ka dekada që studion këtë fushë dhe thotë: “Në mekanikën kuantike, koha sillet ndryshe nga sa e përjetojmë ne çdo ditë. Mund të ketë diçka në ndërgjegjen tonë që është në gjendje të marrë informacione nga e shkuara ose nga e ardhmja.”

Në vitet 1990, Radin bëri një eksperiment interesant. Vullnetarët lidhen me aparate që masnin aktivitetin e trurit, ndërsa në ekran shfaqeshin imazhe të rastësishme, disa pozitive (si lindje dielli), disa negative (si aksidente). Rezultatet treguan se truri i njerëzve shpesh “e ndiente” paraprakisht imazhin negativ, përpara se ta shihte. Ky eksperiment është përsëritur shumë herë dhe ka dhënë gjithmonë të njëjtat rezultate. Madje, në vitin 1995, CIA publikoi dokumente të veta që e mbështesnin seriozisht këtë fenomen.

Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të lidhet me ndërlidhjen kuantike, një proces misterioz ku grimcat lidhen mes tyre dhe ndajnë informacion, edhe nëse ndodhen larg në hapësirë apo në kohë. “Ndoshta truri ynë lidhet me versionin e vet në të ardhmen,” thotë Radin. “Prandaj ndonjëherë ndiejmë kujtime për gjëra që nuk kanë ndodhur ende.”

Një shpjegim i tillë do të sqaronte edhe fenomenin e déjà vu, atë ndjenjën e çuditshme se një moment e kemi përjetuar më parë. Sipas Mossbridge dhe Radin, edhe pse mekanizmi i saktë nuk dihet ende, statistikat tregojnë qartë se paranjohja (gut feeling) është reale. Thjesht mbetet të zbulojmë si funksionon.

The post A mund të udhëtojë ndërgjegjja jonë në kohë? Shkencëtarët thonë se “ndjesitë e barkut” janë kujtime nga e ardhmja appeared first on iconstyle.al.

Pas humbjes së motrave në aksident, vëllai i vogël i familjes Dhimaku mbërrin në Romë, nis kurimi për leuceminë

28 August 2025 at 17:20

Pas tragjedisë që goditi familjen Dhimaku në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, një rreze shprese vjen për vëllain e tyre të mitur, Islin. Ai është dërguar për mjekim në spitalin “Bambino Gesu” në Romë, për të nisur trajtimin e një sëmundjeje të rëndë që po përjeton.

Lajmi u bë i ditur nga hoxha Elvis Naçi, i cili iu përgjigj thirrjes së prindërve për ndihmë, duke u angazhuar që djali të transportohej drejt Italisë. Naçi ndau edhe një foto nga spitali, ku i mituri tashmë ka nisur analizat dhe trajtimet për gjendjen e tij shëndetësore.

“Amaneti u krye! Isli, vëllai i dy motrave që humbën jetën nga aksidenti, arriti në spitalin Bambino Gesu në Romë bashkë me nënën. Shpresat janë të mëdha që Isli i vogël të shërohet. Ai tani po fillon kurimin e një sëmundjeje të vështirë, por ne të gjithë lutemi për djalin e vogël që të kthehet i shëruar në shtëpi. O Zot, shëroje Islin, jepu mjekëve sukses, ktheje atë të shëruar plotësisht tek nëna dhe baba,” shkruan Naçi.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën dy motrat, 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20-vjeçarja Rozina Dhimaku. Elvisa ishte në timon, ndërsa në automjet ndodheshin edhe motra e saj dhe një shoqe, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e vetmja që mbijetoi pas përplasjes së rëndë.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti është shkaktuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili punon si specialist në Ministrinë e Brendshme. Ai rezultoi se kishte konsumuar alkool dhe në momentin e aksidentit po kryente një parakalim të gabuar, duke e përplasur automjetin tip “Audi” kokë më kokë me makinën “Lancia” ku ndodheshin vajzat.

Norra u arrestua në vendngjarje dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Familja Dhimaku, e goditur rëndë nga humbja e dy vajzave, tashmë po përballet me një tjetër betejë: shpëtimin e të vetmit djalë të familjes.

The post Pas humbjes së motrave në aksident, vëllai i vogël i familjes Dhimaku mbërrin në Romë, nis kurimi për leuceminë appeared first on iconstyle.al.

Markat luksoze po dalin nga moda! 5 arsyet pse njerëzit po i blejnë gjithnjë e më pak

26 August 2025 at 13:17

Cilësia po bie

Shumë konsumatorë mendojnë se produktet e luksit nuk justifikojnë më çmimet gjithnjë në rritje. Çanta apo veshje që dikur zgjatnin për vite, sot fillojnë të konsumohen pas vetëm disa muajsh. Përdorimi i materialeve më të lira dhe prodhimi i zhvendosur jashtë ka zhdukur atë kujdes artizanal që dikur e bënte luksin të veçantë.

Mbiekspozimi

Ekskluziviteti i luksit po humbet nga reklamat e pafundme dhe nga prania e tepërt e influencuesve. Të njëjtat produkte shfaqen kudo në rrjete sociale, duke i bërë të duken të zakonshme. Në vend që të frymëzojnë ëndrra, kjo mbingopje i ka bërë markat të humbasin atë ndjesi të veçantë që kishin dikur.

Çmimet e paarsyeshme

Çmimet janë rritur disa herë gjatë dekadës së fundit, shpesh pa një përmirësim të dukshëm në dizajn apo cilësi. Përkundrazi, shumë blerës shohin një ulje të standardeve. Kjo ka krijuar një boshllëk mes asaj që paguan dhe asaj që realisht merr, një ndjenjë që po largon gjithnjë e më shumë klientë.

Humbja e kreativitetit

Shumë koleksione sot duken të ngjashme me njëri-tjetrin, duke humbur origjinalitetin dhe vizionin artistik. Presioni për të nxjerrë vazhdimisht koleksione të reja ka çuar në ide të ricikluara, që shpesh perceptohen si të mërzitshme. Në një industri ku arti dhe kreativiteti janë thelbi i vlerës, kjo mungesë është e rrezikshme.

Kur fitimi vlen më shumë se produkti

Gjithnjë e më shumë njerëz besojnë se kompanitë gjigante të luksit mendojnë vetëm për fitimin dhe jo për produktin. Identiteti i markave është zbehur, cilësia është sakrifikuar, ndërsa marketingu i tepruar duket si një mashtrim për të mbajtur shitjet. Ky zhgënjim ka krijuar një shkëputje emocionale nga markat që dikur respektoheshin për mjeshtërinë e tyre.

Mesa duket, “luks” nuk është më një logo në çantë apo një fustan që kushton një pasuri. Luks është të ndihesh mirë me atë që vesh, të dish që ka vlerë, që ka histori dhe që nuk ka nevojë të të bërtasë për të të bindur!

 

The post Markat luksoze po dalin nga moda! 5 arsyet pse njerëzit po i blejnë gjithnjë e më pak appeared first on iconstyle.al.

Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra ndalojnë lloje kancerogjene të manikyrit xhel

25 August 2025 at 23:12

Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra do të ndalojnë disa lloje manikyri me xhel, sepse përmbajnë një përbërës kimik të quajtur TPO. Ky përbërës përdoret për ta tharë më shpejt xhelin nën dritën UV, por është shpallur i rrezikshëm për shëndetin. Është klasifikuar si i dëmshëm, veçanërisht për sistemin riprodhues. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur që ai të mos lejohet më në produktet kozmetike.

TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide) është një fotoiniciator, pra një substancë kimike që aktivizohet nën dritë UV ose LED dhe shkakton ngurtësimin e materialeve si xheli i thonjve. Për shkak të kësaj aftësie, ai është përdorur gjerësisht në industrinë e manikyrit me xhel. Megjithatë, studime toksikologjike kanë treguar se TPO ka veti të rrezikshme për shëndetin. Ai është kategorizuar nga Bashkimi Evropian si substancë CMR të kategorisë 1B – që do të thotë se konsiderohet kancerogjen, mutagjen ose toksik për riprodhimin.

Në rastin e TPO, shqetësimi kryesor lidhet me fertilitetin dhe shëndetin e sistemit riprodhues. Studimet laboratorike kanë treguar se ekspozimi ndaj këtij përbërësi mund të ndikojë negativisht në aftësinë për riprodhim. Megjithëse shumica e përdoruesve ekspozohen në doza të vogla përmes manikyrit me xhel, autoritetet evropiane e konsideruan të nevojshëm ndalimin, për shkak se rreziku akumulohet me përdorim të vazhdueshëm dhe afatgjatë.

Një tjetër shqetësim është se TPO mund të shkaktojë irritime të lëkurës dhe reaksione alergjike tek personat që janë të ndjeshëm. Në disa raste janë raportuar dermatite kontakti nga përdorimi i zgjatur i produkteve që e përmbajnë këtë përbërës. Përveç kësaj, për shkak të vetive të tij kimike, ekziston frika se mund të çlirojë përbërës të tjerë toksikë gjatë procesit të ngurtësimit me llambë UV.

Ndalimi i TPO është pjesë e një qasjeje më të gjerë të BE-së për të eliminuar gradualisht substancat e rrezikshme nga produktet kozmetike. Ky vendim nuk synon vetëm industrinë e bukurisë, por është pjesë e një politike të rreptë për mbrojtjen e shëndetit publik. Pas hyrjes në fuqi të rregullores, produktet që përmbajnë TPO nuk do të lejohen më në treg dhe përdorimi i tyre në sallonet e bukurisë do të konsiderohet i paligjshëm.

Ky ndryshim tregon qartë se edhe produkte që duken të padëmshme, si manikyri me xhel, mund të mbajnë pas vetes rreziqe serioze shëndetësore. Autoritetet ndërkombëtare paralajmërojnë se konsumatorët duhet të jenë gjithnjë më të vëmendshëm përbërësve që përmbajnë produktet e tyre të përditshme të bukurisë dhe të informohen mbi efektet e tyre afatgjata.

The post Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra ndalojnë lloje kancerogjene të manikyrit xhel appeared first on iconstyle.al.

A duhet t’i vendosim fëmijëve emrat e gjyshërve?

25 August 2025 at 17:41

Në shumë familje shqiptare, edhe sot e kësaj dite, një fëmijë i porsalindur merr emrin e gjyshit ose të gjyshes. Është një zakon i vjetër, që vjen nga kohë kur familja shihej si një trung i pandarë dhe çdo brez ishte një degë e re që duhej të mbante me vete kujtimin e të kaluarës. Emri ishte një formë nderimi, një shenjë respekti për ata që e kishin mbajtur familjen gjallë. T’i vendosje një fëmije emrin e gjyshit ishte si të lije një pjesë të përjetshme të tij të vazhdonte të jetonte.

Ky zakon ka një bukuri të veçantë. Emri i gjyshit apo gjyshes i jep fëmijës një histori para se ai vetë të ketë shkruar të vetën. Është si një fill i padukshëm që lidh brezat, një kujtesë e heshtur që askush nuk jeton më kot. Shpesh këta emra janë të ngarkuar me kuptime të forta: lidhen me ngjarje historike, me besime popullore, me virtyte që familja i vlerëson. Kur dikush rritet me një emër të tillë, mund të ndjejë krenari, sepse mban mbi vete kujtimin e një njeriu që ka qenë i dashur, i respektuar, ndoshta edhe një figurë që la gjurmë.

Megjithatë, kjo traditë ka edhe anën e saj më të vështirë. Në shoqërinë e sotme, ku prindërit e rinj kërkojnë origjinalitet, dëshirojnë që fëmija i tyre të ketë një emër modern, unik, që lidhet me shijet dhe ëndrrat e tyre, shpesh emri i gjyshërve shihet si kufizim. Ka raste ku emrat e vjetër, të rëndë në tingull apo të huaj për kohën, u ngjajnë fëmijëve si barrë.

A duhet ruajtur kjo traditë, apo duhet lënë të shuhet me kohën?

Ndoshta përgjigjja nuk është bardhë e zi. Ka prindër që zgjedhin të vendosin emrin e gjyshit sepse duan të mbajnë të gjallë kujtimin e tij dhe kjo është një zgjedhje me dashuri. Ka të tjerë që zgjedhin emra krejt të rinj, sepse duan t’i japin fëmijës një identitet të pavarur, të lidhur me botën ku ai do të rritet. Ka edhe raste kur prindërit bëjnë kompromis: përdorin emrin e gjyshit si emër të dytë, duke e mbajtur në dokumente, ndërsa përditë përdorin një emër tjetër më të thjeshtë ose më modern. Zbukurimet gjithashtu nuk janë një ide për t’u neglizhuar.

E rëndësishme është që emri të mos bëhet kurrë peshë. Një emër duhet të jetë dhuratë, jo barrë. Ai duhet t’i japë fëmijës ndjesinë e përkatësisë, por jo të ndalë fluturimin e tij. Në fund të fundit, emri është gjëja e parë që mbajmë nga lindja dhe e fundit që mbetet kur largohemi. Ta zgjedhësh me kujdes është një akt dashurie, qoftë duke respektuar gjyshërit, qoftë duke u bërë kreativ me një emër të ri.

Traditat nuk janë pengesë kur i ruajmë me zemër të hapur, por ato kthehen në barrë kur ndihen si detyrim i verbër. Ndoshta thelbi nuk është tek emri vetë, por tek arsyeja pse e vendosim atë. A e bëjmë për dashuri, apo vetëm për të mos thyer një zakon? Sepse, në fund, fëmijët nuk janë trashëgimi emrash, ata janë histori të reja që presin të shkruhen!

The post A duhet t’i vendosim fëmijëve emrat e gjyshërve? appeared first on iconstyle.al.

Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like”

25 August 2025 at 14:18

Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë e një sfide, ndezi zemërimin e publikut. Pamja mund të duket si një shaka e thjeshtë, një moment argëtues për ndjekësit, por në të vërtetë është pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm: fëmijët po kthehen në mjete për klikime, pa asnjë ndjeshmëri për pasojat që kjo sjell tek ata.

Nuk janë të pakëta blogeret që kanë kthyer në “biznes” vetë fëmijët e tyre dhe i ekspozojnë ata edhe në situatat më delikate e private të përditshmërisë, pa menduar gjatë për pasojat që lë ky ekspozim në psikologjinë dhe rritjen e tyre.

Në këtë moshë, fëmijët janë në fazën më të brishtë të zhvillimit. Çdo përvojë e tyre, e mirë apo e keqe, lë gjurmë. Një shtyrje, një goditje, një përdorim i imazhit të tyre për “humor” ose për spektakël nuk është “lojë” për ta. Është një eksperiencë reale që trupi dhe kujtesa emocionale e regjistrojnë. Dhe kur kjo ndodh përpara një kamere, duke u shndërruar në argëtim publik, përjetimi bëhet edhe më i rëndë: fëmija nuk po trajtohet si qenie me ndjenja, por si “material për ndjekës”.

Sociologia Entela Binjaku e ka përkufizuar qartë këtë fenomen:

“Një pjesë e madhe e të miturve janë mjaft të tërhequr nga platformat sociale, sepse ato janë të pamundura për t’u shmangur. Ndër pasojat negative që përjetojnë të miturit janë shpërqendrimi, humbja e vëmendjes, rënia e disiplinës… Ndodh që edhe ata vetë tentojnë të imitojnë modelet që shohin, por kjo njohje në rrjet iu kthehet në boomerang.”

Ky “boomerang” është thelbi i problemit. Shkenca ka treguar se fëmijët që ekspozohen ndaj dhunës së hershme, edhe në forma të lehta, rriten me më shumë pasiguri, ankth dhe vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme.

Në të njëjtën kohë, ky normalizim i dhunës nuk prek vetëm fëmijët që përdoren në video, por edhe ata që i shohin ato. Një fëmijë që sheh bashkëmoshatarin e tij të shtyhet dhe të qeshet për këtë, mëson se sjellja e dhunshme është e pranueshme. Dhe kështu nis një cikël ku bullizmi dhe agresioni nuk duken më të papranueshme, por si pjesë e lojës së përditshme.

Ndërkohë, platformat e rrjeteve sociale e shpërblejnë këtë sjellje: një video e tillë bëhet virale, merr mijëra klikime dhe komente. Por çfarë mbetet pas? Për influencuesin, një moment famë që do të shuhet kur trendi i radhës të vijë. Për fëmijën, një kujtim i hidhur që nuk fshihet dot me “like”. Një ndjesi e hershme se nuk ishte i mbrojtur, se u përdor për të qeshur të tjerët. Dhe kjo është traumë që mund ta ndjekë gjatë gjithë jetës.

Përdorimi i fëmijëve për klikime është problem shëndeti publik. Studimet ndërkombëtare tregojnë se ekspozimi i hershëm në rrjete sociale, sidomos në përmbajtje tallëse apo dhunuese, lidhet me rritje të ndjeshme të rasteve të ankthit, depresionit dhe madje edhe mendimeve vetëvrasëse tek adoleshentët. Nuk është më çështje “sa ndjekës keni”, por “sa plagë lini pas”.

Fëmijëria duhet të jetë hapësira e sigurisë, ku një fëmijë mëson dashurinë, ndjeshmërinë dhe besimin. Kur kjo hapësirë prishet dhe kthehet në skenë për spektakël publik, atëherë jo vetëm fëmija dëmtohet, por e gjithë shoqëria humbet. Sepse rrit një brez që mëson se vlera e tyre matet me klikime dhe jo me kujdesin e dhënë.

Prandaj, çdo video ku një fëmijë përdoret për argëtim është një akt dhune të cilin nuk duhet ta normalizojmë.

A do të vazhdojmë të qeshim me trauma të vogla që kthehen në plagë të mëdha, apo do të zgjedhim të mbrojmë fëmijët tanë nga etja e pashpirt për famë?

The post Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like” appeared first on iconstyle.al.

“E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos

24 August 2025 at 23:25

Ngjarja makabre në Volos, ku 40-vjeçari shqiptar vrau bashkëshorten e tij, Marjola Nakolecin, po zbardh gjithnjë e më shumë detaje tronditëse. Motra e viktimës ka dëshmuar për mediat greke se 36-vjeçarja kishte duruar prej vitesh dhunë fizike dhe seksuale nga bashkëshorti i saj.

Sipas saj, burri e përdhunonte dhe e linte qëllimisht shtatzënë për ta mbajtur të lidhur dhe për ta penguar të divorcohej. “Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh. Ai e kërcënonte se nëse divorcohej, do të bënte më keq”, tha motra e viktimës.

Ajo tregoi se marrëdhënia e çiftit nisi në moshë të re, por gjithçka ndryshoi sapo ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. U bë abuziv, e rrihte”, u shpreh ajo, duke shtuar se dhuna ndodhte edhe para syve të fëmijëve. “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbyllni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, deklaroi motra.

Familja e dinte situatën, por asnjëherë nuk kishte bërë denoncim zyrtar. “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. I thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, edhe financiarisht, por ajo nuk mundi të përballonte”, rrëfeu ajo me dhimbje.

Pas vrasjes së 36-vjeçares, autori u arratis dhe u fsheh për më shumë se 24 orë. Ai u gjet nga policia në një parcelë pranë shtëpisë, duke mbajtur rroba të tjera që dyshohet se i kishte marrë nga kazanët e plehrave. Gjatë arrestimit, dëshmitarët thonë se ai bërtiste: “I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”.

Në trupin e tij nuk u gjetën as telefoni celular dhe as arma e krimit. Ndërkohë, trupi i Marjolës është dërguar në Selanik, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Një histori e mbushur me vite dhune, frikë dhe abuzim, që përfundoi në mënyrën më tragjike.

The post “E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos appeared first on iconstyle.al.

test 200 words

23 August 2025 at 19:57

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50

51 52 53 54 55 56 57 58

The post test 200 words appeared first on iconstyle.al.

Nga kafeja te kristalet: Paleta që do të të shoqërojë këtë vjeshtë 2025

22 August 2025 at 14:35

Nëse do të përditësosh garderobën tënde këtë vjeshtë, mos e nis nga trikot apo palltot, nis nga ngjyrat. Sepse vjeshta 2025 nuk vjen me tone të zakonshme, por me një paletë që duket sikur ka dalë nga një kombinim i kujdesshëm mes natyrës, nostalgjisë dhe guximit modern.

Nga Brandied Melon, një portokalli e butë me tone pikante, te Lyons Blue, një blu e thellë dhe e rafinuar, këtë sezon është e pamundur të mos gjesh një ngjyrë që të flet në gjuhën tënde. Damson sjell glamurin e një lejleku të pasur, ndërsa Winterberry të jep ndjesinë e një pasditeje të ngrohtë me verë të kuqe në dorë. Të gjitha këto ngjyra kanë diçka të përbashkët: të ftojnë të guxosh, por pa dalë nga vetja.

Ajo që e bën këtë sezon akoma më interesant është se këto nuanca të thella dhe të ngrohta kombinohen në mënyrë perfekte me aksesorë. Një orë Swatch në nuancë Bronze Brown mund të jetë pikërisht detaji që e lidh një veshje neutrale me trendin e vjeshtës. Ose një palë syze Swatch me lente në ngjyrë Poppy Red, për ata që duan të thonë diçka pa folur.

Nëse të pëlqen më shumë eleganca sesa eksperimentimi, atëherë Swarovski të vjen në ndihmë me bizhuteri që i përgjigjen shkëlqimit të këtyre ngjyrave. Një varëse me kristal në nuancë Dusty Pink ose një byzylyk i artë që i bie në kontrast Chartreuse-it të gjelbër do të krijojë një kombinim që vërtet tërheq vëmendje.

E bukura e kësaj palete është se nuk të detyron të zgjedhësh mes ngjyrave të forta dhe atyre të zbehta, i përfshin të dyja. Mund të luash me kontraste ose të qëndrosh te një ton i vetëm nga koka te këmbët. Dhe kur veshja është e thjeshtë, një aksesor i menduar mirë e bën gjithë diferencën.

Në vend që të vraposh pas trendeve të momentit, këtë vjeshtë zgjidh të ndërtosh një stil që flet për ty. Dhe për fat, s’ke pse shëtit dyqanet me orë të tëra, në ByBest Shop i ke të gjitha me një klik. Ngjyrat janë gati. Mjafton të zgjedhësh cilës do t’i japësh zë këtë sezon.

The post Nga kafeja te kristalet: Paleta që do të të shoqërojë këtë vjeshtë 2025 appeared first on iconstyle.al.

Veshjet imitim të firmave luksoze ndalohen në Shqipëri: Ligji i ri i jep fund tregut “fake firmato”

21 August 2025 at 14:49

Nuk janë të pakta rastet që kanë mbërritur në redaksinë e Iconstyle vitet e fundit, ku qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar biznese të papërgjegjshme apo dashakeqe që përfitojnë duke shitur mallra të falsifikuara. Me premtimin e “firmave origjinale” dhe çmimeve të ulëta, shumë prej tyre kanë mashtruar konsumatorët shqiptarë, duke i pajisur me produkte pa cilësi, të cilat nuk kanë as garanci, as vlerë të vërtetë. Ky realitet ka kthyer Shqipërinë në një treg të mbushur me “imitime luksi”, ku Gucci, Louis Vuitton apo Dior janë bërë emra të zakonshëm në reklama online, por në fakt shumica e produkteve ishin “fake”.

Me hyrjen më në fund në fuqi të ligjit të ri për markat tregtare më 16 gusht, kjo situatë pritet të ndryshojë ndjeshëm. Teksa deri dje ishte e zakonshme të porositje online një çantë “imitim të parë” ose të gjeje në rrugicat e qyteteve dyqane që shisnin rroba të stampuara me logo firmash botërore, tani çdo mall i tillë do të ndalet në pikat doganore. Ligji i ri i bën të paligjshme importin dhe eksportin e produkteve që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, duke i dhënë fund një tregu të ndërtuar mbi mashtrim dhe fitim të padrejtë.

Përveç tregtarëve, rregullat prekin edhe udhëtarët. Kushdo që hyn në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësore apo detare, mund të ketë me vete vetëm mallra jo tregtare, brenda kufijve duty free dhe pa tregues të dyshimtë. Pra, edhe një çantë apo një palë këpucë të blera jashtë vendit, nëse janë imitime të markave të njohura, rrezikojnë të konfiskohen nga dogana.

Ky ligj sjell disa risi të rëndësishme. Ai i njeh pronarëve të markave të famshme jo vetëm të drejtën për të ngritur padi kundër imituesve, por edhe për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet që u janë shkaktuar. Në nenin 87 parashikohet qartë se çdo përdorim i paautorizuar i një marke të mbrojtur mund të penalizohet, duke detyruar abuzuesit të paguajnë shumat përkatëse. Për më tepër, pronarët e markave kanë mundësinë të kërkojnë nisjen e hetimeve zyrtare pranë Drejtorisë së Pronësisë Industriale, nëse konstatojnë ngjashmëri të rrezikshme me markat e tyre.

Shqipëria ka vite që është kthyer në një “qendër tregtare” për mallrat e falsifikuara, duke rivalizuar tregje si ai turk. Dyqane fizike, por sidomos ato online në rrjete sociale, kanë ofruar çanta, syze, këpucë dhe veshje me logot e firmave luksoze, duke i prezantuar si “imitime të para”. Për shumë konsumatorë, këto produkte ishin e vetmja mundësi për të pasur një “luksoz” në garderobë, por në të vërtetë ishin një mashtrim i pastër.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2024 Dogana shqiptare ka sekuestruar mbi 40 mijë produkte të falsifikuara. Por ky numër tregon vetëm sipërfaqen e problemit, pasi pjesa më e madhe e mallrave kanë hyrë lirshëm dhe janë shitur pa kontroll.

Përfitimi nga tregu i produkteve “fake” nuk ka qenë vetëm një çështje estetike apo mode, por një problem serioz ekonomik. Nga njëra anë, bizneset e ndershme që importojnë mallra origjinale janë dëmtuar drejtpërdrejt, duke humbur klientë. Nga ana tjetër, konsumatorët shqiptarë janë mashtruar, duke paguar për produkte të cilat nuk kanë as garanci dhe shpesh janë të dëmshme për shëndetin, sidomos në rastin e kozmetikës apo këpucëve me materiale toksike.

Një Shqipëri pa treg të mallrave “fake” do të thotë një treg më transparent, më i ndershëm dhe më i sigurt për konsumatorin.

Megjithatë, sfida e vërtetë do të jetë zbatimi. Ligjet janë vetëm në letër nëse institucionet nuk kanë kapacitetin dhe vullnetin për t’i zbatuar. Nëse doganat, policia dhe Drejtoria e Pronësisë Industriale nuk do të kenë një kontroll të rreptë, ekziston rreziku që tregu “fake firmato” të gjejë sërish rrugë alternative.

Për momentin, vendimi është një goditje e rëndësishme ndaj gjithë atyre që kanë pasuruar veten duke shitur mashtrime të mbështjella me logot e firmave botërore. Dhe për konsumatorët shqiptarë, ky është një hap drejt një tregu më të pastër, më të drejtë dhe me më shumë garanci.

The post Veshjet imitim të firmave luksoze ndalohen në Shqipëri: Ligji i ri i jep fund tregut “fake firmato” appeared first on iconstyle.al.

Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

21 August 2025 at 13:59

Naun Shundi, një nga figurat më të dashura të teatrit dhe regjisë shqiptare, sot po lufton me sëmundjen më të rëndë. Ndodhet në një spital në Francë, ku po merr mjekim të specializuar, por përballja e tij nuk është vetëm me sëmundjen. Është edhe me heshtjen e një vendi që i ka duartrokitur aktorët e tij për dekada, por i harron në momentet më të vështira.

Vajza e tij, Rea Shundi, reagoi e tronditur publikisht, duke akuzuar Teatrin Kombëtar, institucionin ku i ati dha shpirt dhe jetë mbi 46 vite, për indiferencën e plotë.

“Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, familja e tij është detyruar të hapë një llogari në “Gofundme” për të mbledhur fondet e mjekimit, sepse shpenzimet janë të papërballueshme. Ky fakt i hidhur na vendos përballë një realiteti të pashmangshëm: në Shqipëri, artistët që i dhanë shpirt kulturës, në pleqëri ose në sëmundje, mbeten vetëm.

Dhe nuk është hera e parë. Vetëm pak kohë më parë u mësua se Tinka Kurti, “zonja e madhe” e skenës dhe kinemasë shqiptare, një ikonë me mbi 260 role në teatër dhe 95 role në film, ndodhet sot në një shtëpi pleqsh. Një aktore që ndërtoi historinë e artit shqiptar, që na dha figura të paharrueshme dhe na mësoi ç’është shpirti, është sot e harruar nga shteti.

Por Tinka dhe Shundi nuk janë të vetmit. Historia shqiptare është e mbushur me artistë që u larguan nga kjo botë në harresë, pa një falënderim, pa një titull, pa një shenjë mirënjohjeje. Lista është e gjatë dhe e dhimbshme:

Mirush Kabashi, mjeshtër i poezisë dhe skenës, u nda nga jeta në dhjetor 2023, pa marrë as minimumin e kujdesit institucional. Mimika Luca, një nga themelueset e Teatrit Kombëtar, ndërroi jetë në shkurt 2023, duke u përcjellë me shumë më tepër heshtje sesa mirënjohje. Vladimir Prifti, regjisori dhe skenaristi i njohur, u largua në nëntor 2023, pothuajse i anashkaluar nga ata që dikur e kishin bashkëpunëtor.

Dhe vetëm pak ditë më parë, në gusht 2025, u nda nga jeta Zija Grapshi, aktor i dashur i Teatrit të Kukullave, që dha mbi gjysmë shekulli art për breza të tërë, por u harrua gjallë nga shteti. Margarita Xhepa, që edhe pse një ikonë e artit dhe ende gëzon jetë, shpesh është përdorur më shumë për propagandë sesa është mbështetur; Dhimitër Orgocka, që u shua në vetmi, e shumë e shumë të tjerë.

Ky është modeli i një shteti që i përdor artistët për festivale, për propagandë, për ceremoni, por nuk i qëndron pranë kur kanë më shumë nevojë. Një shtet që ndan dekorata pas vdekjes, por nuk ofron as minimumin e respektit gjallë. Një shtet që organizon homazhe me kurora lulesh, por nuk paguan as barnat e tyre kur jetojnë.

Kjo është fytyra e vërtetë e turpit tonë. Ne i kemi lënë artistët të varrosen gjallë në harresë dhe në mjerim. Dhe kur vdesin, mbajmë fjalime të bukura, qajmë lot publikë dhe e përdorim kujtimin e tyre për të bërë politikë.

Rasti i Naun Shundit është një thirrje e fortë: sa artistë të tjerë do të lëmë të ikin në këtë mënyrë? Sa Tinka të tjera do të përfundojnë në azile, sa Sandër Prosi të tjerë do të vdesin të harruar, sa herë do të përsërisim të njëjtin turp?

Sepse një komb që nuk i respekton artistët gjallë, është një komb që ka varrosur shpirtin e vet!

The post Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

21 August 2025 at 00:30

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve

Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim. Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të vitit 2023, Caprio bëri publike diagnozën e tij dhe iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 ai festoi përfundimin e trajtimit me një ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, ai publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, ai u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga viti 1985 deri në pensionimin e tij në vitin 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: ai u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

The post Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin appeared first on iconstyle.al.

Cili shtet i ngjan më shumë shenjës tënde të horoskopit?

20 August 2025 at 15:55

Shenjat e horoskopit kanë tiparet e tyre unike, por po të ishin shtete, cilit vend do t’i ngjanin më shumë? Ja si përkthehen shenjat në vende, sipas karakterit që i përfaqëson:

 

Akrepi – Rusia
Sekret, i fortë dhe misterioz. Rusia dhe Akrepi të japin gjithmonë ndjesinë “mos u përziej me mua”. Të dy janë besnikë vetëm me rrethin e ngushtë, gjithmonë me një axhendë të fshehtë që nuk e kupton dot kurrë plotësisht.

Ujori – Japonia
Gjithmonë përpara kohës, me ide dhe teknologji që mahnisin botën. Japonia është e qetë në dukje, por brenda ka një kulturë intensive. Ashtu si Ujori, që shpesh duket i ftohtë, por kur flet për një pasion të vetin, të mbërthen me debat pa fund. Dhe po, shpesh mendon se është më i zgjuari në dhomë.

Dashi – Shtetet e Bashkuara
I zhurmshëm, konkurrues dhe gjithmonë i bindur se është numri një. Amerika e sheh veten si “personazhi kryesor” i botës. Njësoj si Dashi, i cili do gjithmonë të niset i pari, të nisë trendet, bizneset apo edhe konfliktet.

Demi – Franca
Shenjë e luksit, dashurisë dhe shijes. Demi është i fiksuar pas ushqimit, verës dhe bukurisë. Në Francë, ushqimi është fe. Dhe si Demi, kur dashuron, dashuron fort – ndonjëherë edhe më shumë seç duhet.

Shigjetari – Australia
Aventurier, i çmendur dhe gjithmonë gati për një histori të re. Australia është plot aventura të egra, njësoj si Shigjetari që nuk jeton dot pa emocione dhe pa një histori për të treguar. Nuk i pëlqen drama, por adhuron kaosin. Dhe nëse nuk e mban të stimuluar, zhduket pa paralajmërim.

Peshorja – Spanja
E dashur, flirtuese dhe gjithmonë e shoqërueshme. Në Spanjë, vakti kthehet në festë, ashtu si tek Peshorja që nuk lodhet kurrë së foluri dhe do t’i mbajë të gjithë të lumtur. Peshorja është paqeruajtëse, por edhe një biseduese e pandalshme deri në mesnatë.

Peshqit – India
Spiritualë, emocionalë dhe ëndërrimtarë. India është vendi i meditimit, yogës dhe lidhjes me diçka më të madhe se vetja. Njësoj si Peshqit, që shohin gjithmonë të mirën tek të tjerët, por shpesh përfundojnë me zemrën e thyer.

Bricjapi – Gjermania
I disiplinuar dhe këmbëngulës. Gjermania është shembulli i ringritjes pas çdo rrëzimi, gjithmonë më e fortë. Ashtu si Bricjapi, që nuk e do vëmendjen, por arrin gjithçka me punë të heshtur dhe vendosmëri të hekurt.

Virgjëresha – Zvicra
E fiksuar pas pastërtisë dhe perfeksionit. Zvicra është sinonim i rregullit dhe neutralitetit. Po ashtu edhe Virgjëresha: nuk relaksohet pa i vënë gjërat në vend, është shumë selektive dhe nëse nuk e bind, ta pret pa u menduar dy herë.

Gaforrja – Italia
Familjare, emocionale dhe plot dashuri. Në Itali, darkat zgjasin me orë të tëra sepse ushqimi është dashuri dhe familja është gjithçka. Gaforrja kujdeset për ata që do, por kur i mban emocionet brenda për shumë gjatë, shpërthen dhe të bën të largohesh me vrap.

Luani – Afrika e Jugut
Mbreti i xhunglës, i lidhur me krenarinë, kulturën dhe diellin. Në Afrikën e Jugut jetojnë luanët, dhe Luanët janë të sunduar nga dielli. Janë krenarë, dramatikë dhe të kujdesshëm me kë lejojnë në botën e tyre.

Binjakët – Brazili
Energjikë, të shoqërueshëm dhe plot surpriza. Brazili është samba, festa dhe kaos. Por është edhe muzikë e thellë, tradita dhe ndjeshmëri. Binjakët janë njësoj: karizmatikë dhe magnetikë, por me humor që ndryshon nga një moment në tjetrin.

 

Secila shenjë është si një vend më vete: plot histori, kulturë dhe tipare që të bëjnë të ndalosh e të mendosh… a i ngjan shenja jote vërtet këtij shteti?

The post Cili shtet i ngjan më shumë shenjës tënde të horoskopit? appeared first on iconstyle.al.

❌