Normal view

5 vjet nga vdekja e George Floyd/ Çfarë ndryshoi nga lëvizja Black Lives Matter?

25 May 2025 at 16:49

Më 25 maj 2020, bota ndaloi frymën. Një video tronditi ndërgjegjen kolektive: George Floyd, një afro-amerikan në Minneapolis, u vra nga një oficer policie që i mbajti gjurin mbi qafë për mbi 9 minuta e 29 sekonda. Fjalët e tij të fundit, “I can’t breathe” – “Nuk mund të marr frymë” – u dëgjuan nga miliona njerëz dhe ndezën një zjarr që u përhap në të gjithë globin.

Black Lives Matter u bë më shumë se një slogan, u kthye në një thirrje botërore për drejtësi, barazi dhe ndërgjegjësim. Protesta masive, murale të fuqishme, mbështetje nga figura publike dhe korporata të mëdha: për pak muaj, dukej se po jetonim një moment historik që do ndryshonte përfundimisht trajtimin e racës në Amerikë. Disa analistë shkuan aq larg sa të thoshin se ndikimi i kësaj lëvizjeje ishte vendimtar për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

Por, pesë vjet më vonë, realiteti është më i ftohtë. Çfarë ndryshoi vërtet?

Sipas statistikave të vitit 2024, pabarazia racore në SHBA mbetet e thellë. Afro-amerikanët përbëjnë rreth 14% të popullsisë, por 32% të të burgosurve. Shkalla e tyre e arrestimeve është pesë herë më e lartë se ajo e të bardhëve. 75% e tyre thonë se janë përballur me diskriminim racor dhe 80% besojnë se sistemi i drejtësisë është ndërtuar për t’i penguar, jo për t’i mbrojtur.

Në arsim, shëndetësi, strehim dhe kredi bankare – hendeku vijon të jetë i dukshëm. Edhe vlera e një shtëpie në një lagje me shumicë afro-amerikane është mesatarisht, 23% më e ulët se një shtëpi në një lagje të bardhë, pavarësisht kushteve të ngjashme.

Ndërkohë, mbështetja publike për BLM ka rënë: nga 67% në vitin 2020, sot ka zbritur në 51%. Disa shtete kanë shkurtuar fondet për programet antiraciste dhe disa politikanë i kanë shpallur “politikisht të padobishme”. Retorika publike ka ndryshuar dhe beteja për barazi është zëvendësuar nga heshtja.

Administrata Trump ka qenë e qartë në qëndrim: ka ndërprerë programe për diversitetin, mentorimin për studentët afro-amerikanë dhe ka mbrojtur policët e akuzuar për dhunë. Megjithatë, një detaj i befasishëm: rreth 30% e meshkujve afro-amerikanë nën moshën 45 vjeç votuan për Trump në zgjedhjet e fundit, dyfishuar nga viti 2020. Kjo tregon një lodhje të thellë ndaj premtimeve boshe dhe një kërkim për alternativa të reja, sado të diskutueshme.

Sot, Black Lives Matter nuk është zhdukur – por është më pak i dukshëm, më pak i dëgjuar. Në një Amerikë gjithnjë e më të polarizuar, rruga drejt një ndryshimi të vërtetë është ende e gjatë, e vështirë dhe për shumë njerëz, e pasigurt.

The post 5 vjet nga vdekja e George Floyd/ Çfarë ndryshoi nga lëvizja Black Lives Matter? appeared first on iconstyle.al.

Bota po e kërkonte me ngulm! Kirurgu sekret i transformimit të Kris Jenner tashmë ka një emër!

23 May 2025 at 19:37

Kur Kris Jenner zbriti në pistën e festës së Lauren Sánchez në Paris me pamjen e saj të rinovuar, menjëherë të gjithë sytë u fokusuan te fytyra e saj e tendosur. Fotot nga nata u përhapën me shpejtësi, duke ndezur mijëra komente. “A është vërtet 69 vjeç?”, “Cili është sekreti pas këtij transformimi?”. E gjithë bota sociale dëshironte të zbulonte se si Jenner arriti të sfidojë kohën me një pamje kaq rinore.

Zbulohet mjeshtri i transformimit

Pas ditësh vëzhgimesh dhe spekulimesh, misteri u zgjidh: Dr. Steven Levine, kirurgu i njohur i Upper East Side në New York, ka qenë arkitekti i këtij rezultati mahnitës. Me diplomë nga NYU Medical School dhe mes të preferuarve të emrave më të mëdhenj të Hollywood-it, Dr. Levine ka ndërtuar një reputacion të pathyeshëm falë qasjes së tij precize, ku “më pak është më shumë”. Ai realizon ndërhyrje estetike që ruajnë natyralitetin, duke forcuar linjat e fytyrës pa humbur ngjyrat e emocioneve që secili prej nesh reflekton.

Rruga drejt rinisë së përjetshme

Në klinikën e tij private, Dr. Levine ofron një gamë të plotë procedurash, nga lifting i fytyrës, mini apo i plotë, e deri te blefaroplastika (e njohur ndryshe si “eyelid lift” në gjuhën popullore), trajtime me fillers, peeling kimik dhe dermabrazioni për zbutje të linjave të imëta. Çdo paketë ndërhyrjesh përpunohet me detaje të hollësishme, duke filluar nga konsultimi fillestar e deri te kujdesi post-operativ, në mënyrë që çdo pacient të përfitojë rezultatet më të mira pa humbur thelbin e pamjes së vet.

Pasion për përkujdesje të vazhdueshme

Kris Jenner e sheh kujdesin estetik si një mënyrë jetese. Botox-i, masazhet e specializuara dhe trajtimet rinovuese kanë hyrë prej kohësh në rutinën e saj ditore. “Më pëlqen të ndihem e kuruar dhe e re çdo ditë”, ka thënë ajo, duke e kthyer kujdesin ndaj vetes në artin e të sfiduarit të kohës. Për Jenner, çdo seancë bukurie është një hap drejt përmirësimit të vazhdueshëm, jo vetëm për pamjen, por edhe për energjinë dhe vetëbesimin që refletohet në çdo kthesë të jetës.

Megjithatë, Dr. Levine dhe Kris Jenner na kanë dhënë provën se ndërhyrjet estetike janë një mjet për të theksuar bukurinë tonë, jo një standard që duhet të normalizojmë. Ato mbeten një zgjedhje personale, një mënyrë për t’u ndjerë më komod në lëkurën tonë. Por ajo çka na mbetet thelbësore, është vetëvlerësimi dhe dashuria për versionin tonë natyral; baza e çdo shndërrimi të vërtetë. Në fund të ditës, e bukura nuk përcaktohet vetëm nga rinia e dukshme, por nga ajo siguri dhe energji që vazhdon të rritet me çdo hap të përkujdesjes ndaj vetes.

/iconstyle.al

The post Bota po e kërkonte me ngulm! Kirurgu sekret i transformimit të Kris Jenner tashmë ka një emër! appeared first on iconstyle.al.

Cila kafshë të ngjan më shumë, sipas shenjës së horoskopit?

23 May 2025 at 15:34

Shenjat e horoskopit na japin disa pista për personalitetin tonë – dhe kur i lidhim me botën shtazore, rezultati është çuditërisht i saktë! Lexo më poshtë për të zbuluar se cila kafshë përfaqëson më mirë karakterin tënd sipas horoskopit.

♈ Dashi – Tigri

I guximshëm, energjik dhe gjithmonë gati për sfida. Tigri përfaqëson shpirtin luftarak të Dashit. Ashtu si kjo kafshë e egër, Dashi është lider natyral dhe nuk heziton të marrë vendime të shpejta – ndonjëherë edhe impulsive.

♉ Demi – Panda 🐼

I qetë, i butë dhe dashamirës i rehatisë. Si panda, Demi adhuron komoditetin, ushqimin e mirë dhe ambientet e ngrohta. Paqësor në natyrë, por kur provokohet, tregon forcën e tij të vërtetë. Stili i jetës? Slow, steady & classy.

♊ Binjakët – Dhelprat

Të zgjuar, të shkathët dhe plot kuriozitet. Binjakët ngjajnë me dhelprat; kafshë që dinë të përshtaten në çdo situatë, të shpejta në mendim dhe gjithmonë me një plan rezervë.

♋ Gaforrja – Breshka

E ndjeshme, e kujdesshme dhe shumë e lidhur me shtëpinë. Breshka, që mbart shtëpinë në kurriz, është kafsha që përfaqëson më mirë shpirtin mbrojtës dhe emocional të Gaforres.

♌ Luani – Luan (sigurisht!)

Krenar, karizmatik dhe lider. Nuk ka asnjë kafshë që përfaqëson më mirë Luanin sesa vetë luani – mbreti i xhunglës. Shkëlqen në qendër të vëmendjes dhe ka një zemër të madhe, por edhe ego të ndjeshme.

♍ Virgjëresha – Qeni

Besnik, i organizuar dhe gjithmonë në shërbim të të tjerëve. Virgjëresha ngjan me qenin, mikun më të mirë të njeriut. Ka një ndjeshmëri të veçantë për pastërtinë dhe ndershmërinë.

♎ Peshorja – Dallëndyshja

E dashur, harmonike dhe me një sens të lindur për estetikën. Peshorja ngjan me dallëndyshen; simbol i bukurisë, balancës dhe bashkëjetesës. U pëlqen gjithmonë të sjellin paqe kudo shkojnë.

♏ Akrepi – Gjarpri

Misterioz, intensiv dhe magnetik. Akrepi është si gjarpri – i heshtur, por i rrezikshëm nëse provokohet. Ka një forcë të fshehtë që mund të transformojë gjithçka rreth vetes.

♐ Shigjetari – Kali

I lirë, aventurier dhe gjithmonë në kërkim të horizonteve të reja. Kali përfaqëson shpirtin eksplorues të Shigjetarit; një kombinim i fuqisë dhe lirisë.

♑ Bricjapi – Dhia e maleve

E qëndrueshme, e disiplinuar dhe e fokusuar në qëllime. Si dhia që ngjitet në majat më të larta, Bricjapi nuk ndalet kurrë derisa të arrijë suksesin, edhe në terren të vështirë.

♒ Ujori – Delfini

Inovativ, altruist dhe shumë social. Delfini është simbol i zgjuarsisë dhe empatisë; si Ujori, ai e sheh botën ndryshe dhe ndihmon të tjerët të shohin përtej sipërfaqes.

♓ Peshqit – Peshku ylber

I ëmbël, ëndërrimtar dhe me një botë të brendshme të pasur. Peshku ylber përfaqëson natyrën poetike të Peshqve; të ndjeshëm dhe shpesh herë të lidhur me universin në mënyrë unike.

The post Cila kafshë të ngjan më shumë, sipas shenjës së horoskopit? appeared first on iconstyle.al.

Kur lëvdata kthehet në kritikë: Ç’tregon sjellja e Justin Bieber ndaj Hailey-t dhe si ta njohim e shmangim një partner toksik

23 May 2025 at 13:47

Në një moment që duhej të ishte triumfal për Hailey Bieber, një prej figurave më në zë të modës dhe bashkëshortja e një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës pop, ajo u gjend në epiqendrën e një debati të nxehtë në rrjet. Shkaku? Një koment i papritur, i çuditshëm dhe emocionalisht i ngarkuar nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber.

Hailey, në mënyrë të merituar, zbukuroi kopertinën e revistës prestigjioze Vogue, një arritje e jashtëzakonshme për çdo modele apo personazh publik. Por përkundër pritshmërive që partneri i saj do të shpërthente në krenari dhe mbështetje publike, Justin zgjodhi të ndante një kujtim të pakëndshëm dhe kritik nga e kaluara e tyre.

Në postimin e parë në Instagram, ai shkroi:

“Yo, kjo më kujton kur Hailey dhe unë patëm një zënkë të madhe. I thashë se nuk do ishte kurrë në kopertinën e Vogue. Yikes, e di, shumë e ulët. Për një arsye u ndjeva i nënvlerësuar dhe doja t’ia ktheja. Më pas kuptova që kur hakmerremi, në të vërtetë vetëm shtyjmë atë që duam më shumë – afërsinë dhe lidhjen.”

Ky reagim, edhe pse më vonë u fshi dhe u zëvendësua me katër emoji pa koment, shkaktoi një furtunë reagimesh në rrjet. Mijëra ndjekës, fansa dhe analistë të showbiz-it vunë re kontrastin e madh me mënyrën si ai e kishte uruar Kendall Jenner-in për të njëjtën arritje disa vite më parë, me fjalë të ngrohta, të drejtpërdrejta dhe mbështetëse:

“Urime Ken, dukesh e mrekullueshme.”

Përse një burrë që deklaron publikisht dashurinë për bashkëshorten e tij, zgjedh të kujtojë një moment ku e ka nënvlerësuar, dhe madje, t’i kujtojë botërisht se kishte dyshuar në aftësitë e saj?

Për të analizuar këtë sjellje, duhet të futemi në mendësinë që ndonjëherë shfaqet në marrëdhënie romantike: ajo e egoizmit të fshehur pas ndjeshmërisë, dhe e manipulimit emocional që maskohet si “sinqeritet”.

Ky është një shembull klasik i një sjelljeje pasive-agresive. Në vend që të shprehë krenari të pastër, Justin e mbështjell komplimentin me kujtime negative dhe vetëjustifikime që e vendosin në qendër të historisë. Ai e përdor momentin e lavdisë së Hailey-t për të reflektuar mbi gabimet e tij, në dukje si mënyrë për të treguar rritje personale, por në thelb duke errësuar arritjen e saj. Kjo është një mënyrë shumë e rafinuar për të rikthyer kontrollin emocional dhe vëmendjen nga partnerja tek vetja.

Nga një këndvështrim psikologjik, kjo sjellje mund të lidhet me pasiguri personale, nevojë për validim, apo edhe një dëshirë të nënvetëdijshme për të mos u lënë në hije nga suksesi i partneres. Njerëz me këto tendenca shpesh e ndiejnë veten të kërcënuar kur partneri shkëlqen në mënyrë të pavarur, dhe kjo i shtyn drejt sjelljeve që në vend të mbështetjes, krijojnë tension emocional.

Si ta njohim këtë lloj sjelljeje në marrëdhënie?

Partneri minimizon arritjet tona ose i vendos në kontekst negativ (“Nuk e besoja se do arrije deri këtu…”)

Në momente kyçe për ne, ai/ajo rikthen kujtime të këqija ose konflikte të kaluara.

Ndjen gjithmonë nevojën të jetë pjesë e historisë suaj personale, edhe kur nuk ka kontribuar drejtpërdrejt.

Komplimentet vijnë me kushte, krahasime, ose me një ton “më vjen keq që gabova”.

Çfarë duhet të bëjmë për t’i shmangur këto dinamika?

Vendosni kufij të shëndetshëm emocionalë

Nuk është detyrë e juaja të mbështesni vazhdimisht një partner që e ndien veten të kërcënuar nga suksesi juaj.

Komunikoni qartë

Nëse vini re që partneri ju ul moralin në momente të rëndësishme, shprehni qartë që kjo ju lëndon dhe nuk është e pranueshme.

Vlerësoni koherencën

Një partner që është krenar për ju, duhet të tregojë të njëjtin entuziazëm para jush dhe para të tjerëve. Nëse lavdërimi është vetëm në privat, mund të ketë një problem më të thellë.

Mos e romantizoni manipulimin emocional

Justifikime si “është i ndjeshëm”, “ka pasur një ditë të keqe”, apo “ai s’është mirë me veten” nuk duhet të jenë arsye për të toleruar sjellje që ju lëndojnë.

Justin mund të ketë dashur të tregojë se ka reflektuar, por mënyra se si e bëri këtë, në një moment që duhej të ishte 100% për Hailey-n, zbulon një aspekt të nënvlerësimit që shumë njerëz, veçanërisht gra, përjetojnë në marrëdhëniet e tyre.

Në fund të ditës, dashuria e vërtetë nuk kërkon të jetë qendra e skenës kur tjetri ndriçon. Ajo feston pa kusht, mbështet pa krahasime dhe lavdëron me gjithë zemër. Dhe ky është standardi që secili prej nesh duhet të kërkojë; në jetë, në punë dhe në dashuri.

/iconstyle.al

The post Kur lëvdata kthehet në kritikë: Ç’tregon sjellja e Justin Bieber ndaj Hailey-t dhe si ta njohim e shmangim një partner toksik appeared first on iconstyle.al.

Eleganca që e meriton çdo tryezë – Seti Cellini nga Villeroy&Boch me 30% ULJE

21 May 2025 at 13:17

Ka diçka magjike te tryezat e zbukuruara me kujdes. Jo vetëm sepse përfaqësojnë mikpritjen e shtëpisë, por sepse çdo detaj qëndron si dëshmi e shijes dhe përkushtimit të amvisës. Dhe nëse ka një koleksion që i jep vërtet hijeshi çdo darke familjare apo mëngjesi të ngrohtë me miqtë, është pikërisht seti Cellini nga Villeroy&Boch – një përqafim i pastërtisë, finesës dhe klasit të përjetshëm.

I frymëzuar nga arkitektura e Rilindjes dhe mjeshtëria e artistit italian Benvenuto Cellini, ky koleksion sjell në shtëpinë tuaj artin e vërtetë të tavolinës. Me dizajnin e bardhë të pasur me reliev të hollë dhe forma të buta që duken sikur rrjedhin si valë, çdo pjatë, tas apo filxhan është më shumë se një enë – është një copë elegance e përditshme.

Ajo që e bën edhe më tërheqës këtë koleksion është prakticiteti i jashtëzakonshëm: Cellini është rezistent, i përshtatshëm për mikrovalë dhe mund të lahet pa problem në pjatalarëse – perfekt për çdo amvisë që do të kombinojë stilin me komoditetin.

Dhe tani, vjen pjesa më e bukur: me 30% ULJE, ky set i mrekullueshëm është më i aksesueshëm se kurrë! Ju mund ta gjeni fizikisht në Qendrën Metropol në Tiranë, ose mund të bëni blerjet tuaja nga komoditeti i shtëpisë duke vizituar www.bybest.shop.

Zbuloni se si është të shërbeni me finesë. Lëreni setin Cellini të flasë për ju – sepse çdo vakt meriton të shërbehet me dashuri dhe stil.

The post Eleganca që e meriton çdo tryezë – Seti Cellini nga Villeroy&Boch me 30% ULJE appeared first on iconstyle.al.

Dizajneri i njohur Festim Isufi plagos të dashurën dhe i jep fund jetës

9 May 2025 at 19:07

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku dizajneri i njohur nga Kosova, Festim Isufi, ka plagosur me thikë të dashurën e tij, Rina Maloku, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja u regjistrua në “Rrugën B”, një nga zonat më të populluara dhe të frekuentuara të Prishtinës. Sipas informacionit fillestar, Isufi e ka sulmuar të dashurën duke e goditur me thikë në dorë dhe më pas ka qëlluar veten me të njëjtin mjet të mprehtë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku konstatuan vdekjen e 34-vjeçarit, ndërsa e plagosura, 30-vjeçarja Rina Maloku, u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi se bazuar në të dhënat paraprake, të dy personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë dhe se hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij akti tragjik.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje në vijim, ndërsa komuniteti artistik dhe publik shqiptar janë tronditur nga humbja e parakohshme e stilistit të njohur.

The post Dizajneri i njohur Festim Isufi plagos të dashurën dhe i jep fund jetës appeared first on iconstyle.al.

Historike! “Giro d’Italia” prek për herë të parë Shqipërinë

9 May 2025 at 16:52

Për herë të parë në histori, Shqipëria mikpriti një nga garat më të mëdha të çiklizmit në botë.

Më 9 maj 2025, pedalet e Giro d’Italia u rrotulluan për herë të parë në rrugët shqiptare, duke shënuar një kapitull historik për vendin tonë. Tre etapat e para të edicionit të 108-të të kësaj gare startuan në Durrës, vijuan në Tiranë dhe u mbyllën në Vlorë – me një emocion që u ndje në çdo kthesë dhe majë kodre.

Giro d’Italia, e themeluar në vitin 1909 nga gazeta La Gazzetta dello Sport, është një traditë italiane, një spektakël që udhëton nga qyteti në qytet duke sjellë me vete historinë, pasionin dhe garën në formatin më të bukur. Që prej 1909, kjo garë është zhvilluar çdo vit, përveç gjatë dy Luftërave Botërore.

Tradicionalisht, gara përfundon në Milano, megjithatë, fillimi i saj ka ndryshuar gjatë viteve, duke përfshirë qytete si San Marino, Monte Carlo, Athinë, Amsterdam, Belfast dhe tani për herë të parë, Shqipëria.

Fakti që Shqipëria u përzgjodh si “Grande Partenza” (Nisja e Madhe) është vetë një dëshmi e rëndësisë së saj në hartën e sporteve ndërkombëtare. Kjo ngjarje jo vetëm që promovon turizmin dhe kulturën shqiptare, por gjithashtu nxit zhvillimin e çiklizmit dhe sporteve në përgjithësi në vend.

Etapa 1: Durrës – Tiranë (160 km):

Rruga solli një miks të bukurisë mesdhetare me sfidat teknike të terrenit shqiptar. Ngjitja në Surrel – dy herë – me pjerrësi deri në 13%, ishte një sprovë serioze për atletët që sapo nisnin rrugëtimin.

Etapa 2: Tiranë (13.7 km, kohëmatje individuale):

Një kronometër në zemër të kryeqytetit, që prekte ikonat urbane si Sheshi Skënderbej dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Etapa 3: Vlorë – Llogara – Vlorë (160 km):

Kjo ishte etapa më panoramike dhe më sfiduese, me ngjitjen drejt Llogarasë që të merrte frymën – në të gjitha kuptimet.

Pas emocionit të nismës, realiteti shqiptar u përplas me pedalet. Gazeta prestigjioze Cycling News raportoi me shqetësim për kaosin dhe rrezikun që u përballën çiklistët ndërkombëtarë në ditët para garës.

Trafiku i çrregullt, punimet e papërfunduara në rrugë dhe gropat e papritura u kthyen në “kundërshtarët e padukshëm” të kësaj gare.

Gianni Meersman, drejtori sportiv i skuadrës Alpecin-Deceuninck, u shpreh pa hezitim: “Ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. E eksploruam me makinë, por sapo pamë çfarë ndodhte në rrugë, hoqëm dorë. Nuk ishte e sigurt për çiklistët.”

Ekipi i Visma, një prej më të mëdhenjve në botë, raportoi se çiklistët nuk kishin mundësi të testonin itinerarin për shkak të trafikut dhe ndërtimeve. Çiklisti belg Wout van Aert e përshkroi përvojën në Tiranë si “të paparashikueshme. Nuk e di ku mund të dalë një gropë rrugës.”

Madje, sipas medias daneze Feltet, rrugët vijonin të shtroheshin deri në mbrëmjen para garës. Një çiklist danez rezident në Shqipëri, Bjarke Vodder Nielsen, u shpreh: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë punëtorë asfalti në një rrugë shqiptare.”

Qeveria shqiptare ka shpenzuar 7 milionë euro për sjelljen e Giro d’Italia në Shqipëri, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve– por rrugët nuk ishin ende gati!

Bllokimi i akseve kryesore për ditë të tëra dhe kaosi në qarkullim kanë ngritur pikëpyetje tek shumë qytetarë: a ishte Shqipëria vërtet gati për një garë të këtij niveli?

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri do të mbahet mend si një ngjarje madhështore – një moment që e vendos vendin tonë në një tjetër nivel vizibiliteti ndërkombëtar. Por ky sukses i madh u përball edhe me sfida të rënda dhe pyetje të thella: nga siguria në rrugë, te menaxhimi i qytetit, e deri te mënyra se si përdoren fondet publike.

Në fund, çiklistët mbërritën në finish. Por Shqipëria, për të qenë pjesë e skenës globale të sporteve, ka ende shumë rrugë për të asfaltuar – jo vetëm fizikisht, por edhe institucionalisht.

The post Historike! “Giro d’Italia” prek për herë të parë Shqipërinë appeared first on iconstyle.al.

‘Swarovski’ në spotlight: Eleganca që ndriçoi “Met Gala 2025”

7 May 2025 at 15:54

Në Met Gala 2025, Swarovski shkëlqeu si një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes, duke sjellë një spektakël të vërtetë kristalesh në tapetin e kuq. Nën temën “Superfine: Tailoring Black Style”, marka austriake bashkëpunoi me disa nga emrat më të njohur të modës dhe artit për të krijuar veshje që kombinonin mjeshtërinë tradicionale me estetikën moderne.

Alex Consani: Një debutim që nuk harrohet

Modelja Alex Consani bëri debutimin e saj në Met Gala me një fustan të bardhë të stilit kostum, të zbukuruar me 32,900 kristale Swarovski. Dizajni elegant me prerje të theksuara dhe detaje të ndritshme u realizua në bashkëpunim me stilistin Carlos Nazario dhe ekipin e Swarovski, duke kërkuar mbi 275 orë punë artizanale nga 15 mjeshtërinj.

Damson Idris: Shpejtësi dhe shkëlqim

Aktori britanik Damson Idris mbërriti në Met Gala me një kostum të frymëzuar nga Formula 1, të dizajnuar nga Tommy Hilfiger, dhe një helmetë të zbukuruar me mbi 20,000 kristale Swarovski. Pas heqjes së kostumit të garës, ai zbuloi një kostum të kuq të personalizuar, duke përmbushur temën e mbrëmjes.

Adut Akech: Elegancë mbretërore

Modelja Adut Akech u shfaq me një fustan të shkurtër të frymëzuar nga një miksim i një xhakete dhe një pallto të gjatë, e zbukuruar me mbi 25,000 kristale Swarovski në formë puplash. Aksesorët përfshinin një jakë të veçantë dhe vathë të koleksionit të ri “Vienna”, duke krijuar një pamje të sofistikuar dhe të fuqishme.

Sora Choi: Harmoni mes forcës dhe butësisë

Modelja Sora Choi zgjodhi një veshje blu që kombinonte prerje të mprehta me elemente romantike. Aksesorët e saj përfshinin një rrip dhe një aksesor për kokën të zbukuruar me kristale Swarovski, duke krijuar një kontrast të bukur midis forcës dhe butësisë.

FKA Twigs: Frymëzim nga vitet ’20

Këngëtarja FKA Twigs u shfaq me një fustan të stilit të viteve 1920, të dizajnuar nga Wales Bonner dhe të zbukuruar me mijëra kristale Swarovski, duke sjellë një ndjesi të elegancës së epokës së artë.

Jeff Goldblum: Elegancë me detaje të ndritshme

Aktori Jeff Goldblum veshi një kostum të dizajnuar nga Wales Bonner, të kompletuar me një aksesor dekorativ të koleksionit Galaxy të Swarovski, duke shtuar një prekje të ndritshme në veshjen e tij.

Qershia mbi tortë: Giovanna Engelbert- një homazh për mjellmën e Swarovski

Engelbert, drejtoresha kreative globale e Swarovski, ishte një nga figurat më të spikatura në Met Gala 2025, duke sjellë një shkëlqim të veçantë në tapetin e kuq. E veshur me një kostum të gjelbër mente, përfaqësoi në mënyrë të përsosur temën e mbrëmjes “Superfine: Tailoring Black Style” .

Ajo solli një homazh elegant ndaj ikonës së Swarovski-t – mjellmës – realizuar përmes puplave të qëndisura mbi kostum, të cilat krijonin ndjesinë e lëvizjes në çdo hap të saj.

Pamja u kurorëzua nga një choker unik me pupla dhe fjongo, i dekoruar me 1,800 gurë Swarovski Zirconia. Ky aksesor magjepsës kërkoi më shumë se 240 orë pune artizanale nga katër ekspertë, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e shtëpisë Swarovski ndaj artit, detajit dhe luksit të vërtetë.

Engelbert nuk ishte vetëm një pjesëmarrëse, por edhe krijuese e katër veshjeve të veçanta për këtë ngjarje, duke përfshirë ato të modeleve Adut Akech, Alex Consani dhe Sora Choi. Çdo veshje ishte një kombinim i mjeshtërisë tradicionale me estetikën moderne, duke reflektuar historinë 130-vjeçare të Swarovski dhe përkushtimin e saj ndaj artizanatit dhe inovacionit.

Të gjitha këto paraqitje theksuan bashkëpunimin midis modës dhe artit të kristaleve, duke sjellë një shkëlqim të veçantë në tapetin e kuq të Met Gala 2025. Swarovski, me mjeshtërinë dhe kreativitetin e tij, vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm në botën e modës dhe artit!

Për adhuruesit e kristaleve dhe shkëlqimit Swarovski, ftesa është gjithmonë e hapur t’i shijoni fizikisht në Qendrën Metropol, Rruga Sami Frashëri, Tiranë, po ashtu edhe në TEG (Tirana East Gate).

Mos harroni! Të gjitha produktet vezulluese i gjeni gjithashtu online në platformën www.bybest.shop.

Blini nga rehatia e shtëpisë tuaj, me kartë krediti, debiti apo cash. Çdo produkt ka garanci 2 vjeçare.

Shkëlqeni sa yjet me Swarovski!

The post ‘Swarovski’ në spotlight: Eleganca që ndriçoi “Met Gala 2025” appeared first on iconstyle.al.

Video ekskluzive: Limi dhe Alba kryejnë marrëdhënie brenda “Ferma VIP”

4 May 2025 at 17:57

Ajo që duhet të ishte një reality show për argëtim dhe sfida në një fermë, është kthyer në një mini serial erotik që po transmetohet në ekranet e shqiptarëve pa përgjegjësi dhe pa asnjë ndjeshmëri për ndikimin social që po shkakton.

Çfarë dyshohej dhe përflitej prej disa javësh, tashmë është konfirmuar! Afrimiteti nën jorgan mes Limit dhe Albës, në fakt nuk ishin vetëm puthje e përkëdhelje, por marrëdhënie seksuale brenda “Fermës VIP”.

“Iconstyle” ka siguruar videon ekskluzive të çiftit, teksa qëndruan së bashku në “Dhomën e Njëshit” 9 ditë më parë.

Jo vetëm debatuan e shkëmbyen puthje të zjarrta, por patën më tepër zhvillime. Pamjet ekskluzive mund t’i gjeni në kanalin tonë në Telegram, duke klikuar në këtë link: https://t.me/+IRD4UJsv4oAyMmM0

Rikujtojmë edhe akuzat e Big Mamës për çiftin, që duket se këto skena i ka të përsëritura.

“E ka parë gjithë Shqiptaria ça ke bërë mbrëmë, edhe klithmat t’i kanë dëgjuar! Të hysh në krevat dhe të bësh ‘ah ah’”- iu drejtua Albës. “O Limi, vëlla të kam, bëj çfarë të duash vetëm farën mos e zgjero.”- iu drejtua edhe konkurrentit.

Prej kaq ditësh, produksioni ka tentuar të fshehë pamjet e marrëdhënies seksuale brenda reality show-t të transmetuar në një televizion publik.

Qytetarë të të gjitha moshave, fëmijë, të rinj e të moshuar, po ekspozohen çdo ditë ndaj përmbajtjes që, më shumë se sa argëtim, ngjall habi, revoltë dhe pyetje të forta mbi kufijtë e moralit televiziv. Një banalizim i trishtë i dashurisë, intimitetit dhe lidhjeve njerëzore!

Produksioni ka përgjegjësi direkte jo vetëm për çfarë ndodh brenda mureve të asaj ferme, por edhe për çfarë transmetohet jashtë saj. Në vend që të vendosin kufij etikë, zgjedhin të fshehin ose modifikojnë, duke e lënë publikun të informohet nga rrjedhjet e paautorizuara.

Është momenti që institucionet përgjegjëse, autoritetet mediatike dhe vetë shoqëria të reagojë!

Ky është një sinjal i qartë që formatet televizive po shkelin me të dy këmbët çdo normë morale dhe çdo ndjeshmëri kulturore. Jo vetëm që s’po edukojmë brezin e ri, por po e shpërfytyrojmë atë!

Populli po shthuret dhe m nuk ka më asnjë filtër. Kur nuk ka më filtra, nuk ka më as përgjegjësi. Në këtë realitet, kush do t’i vendosë kufijtë?

The post Video ekskluzive: Limi dhe Alba kryejnë marrëdhënie brenda “Ferma VIP” appeared first on iconstyle.al.

Musk: Implanti i parë në tru për rikthimin e shikimit te të verbrit vjen brenda 2025

4 May 2025 at 15:21

Një tjetër premtim futuristik nga Elon Musk është gati të bëhet realitet. Gjatë një takimi publik në Wisconsin të transmetuar drejtpërdrejt në YouTube, miliarderi dhe themeluesi i Neuralink, shpalli se deri në fund të vitit 2025, kompania e tij do të realizojë implantin e parë te një njeri me teknologjinë “Blindsight”, e krijuar për t’i rikthyer shikimin personave të verbër.

Kjo deklaratë shënon një hap gjigand në ndërthurjen midis teknologjisë dhe trurit të njeriut, pasi Musk konfirmoi se kjo pajisje ka funksionuar me sukses tek majmunët për disa vite, pa shkaktuar pasoja në shëndetin e tyre.

“Neuralink ka një pajisje funksionale që e quajmë Blindsight. Ka funksionuar mirë te kafshët dhe presim ta provojmë për herë të parë tek njerëzit këtë vit,” – u shpreh Musk.

Si funksionon Blindsight?

Blindsight është një implant që vendoset në korteksin vizual të trurit, aty ku përpunohen sinjalet që vijnë nga sytë. Përmes një mikroelektrode, aktivizohen neuronët që krijojnë një pamje vizuale për personin që nuk sheh.

Kjo do të thotë se edhe individët që kanë humbur të dy sytë apo nervin optik mund të përfitojnë nga kjo teknologji, për sa kohë që korteksi vizual është funksional.

“Fillimisht do të jetë një shikim me rezolucion shumë të ulët, si grafikat e hershme të lojërave Atari,” – tha Musk. “Por me kalimin e kohës, mund të arrijë në një nivel vizioni që tejkalon edhe atë natyror, deri në ‘vizion super-njerëzor’.”

Çfarë do të thotë “vizion super-njerëzor”?

Musk ka deklaruar më parë se në të ardhmen kjo teknologji do të mundësojë shikimin në spektra që syri i njeriut nuk i përpunon dot, si infra të kuqtë, ultravjollcën apo edhe valët e radarëve – duke i krahasuar këto aftësi me personazhin Geordi La Forge nga Star Trek.

Implanti “Blindsight” mori statusin “FDA Breakthrough Device” në SHBA në shtator të vitit të kaluar – një çertifikim që i jep përparësi pajisjeve me potencial të jashtëzakonshëm në trajtimin e sëmundjeve apo aftësive të kufizuara të rënda.

Jo vetëm Blindsight: Neuralink po punon edhe në “Telepathy” dhe “Telekinesis”

Përveç Blindsight, Neuralink ka paraqitur edhe aplikime për marka tregtare për termat “Telepathy” dhe “Telekinesis” pranë Zyrës Amerikane të Patentave dhe Markave Tregtare.

Telepathy është një tjetër implant që lejon përdoruesit të kontrollojnë pajisjet me mendjen e tyre, si telefonët apo kompjuterët.

Telekinesis, një term që Musk e përdor herë pas here për të përshkruar të njëjtën teknologji, ka të bëjë me kontrollin mendor të objekteve digjitale.

Një epokë e re për njerëzit me aftësi të kufizuara?

Nëse Neuralink arrin të realizojë me sukses këtë implant, do të hapet një faqe e re për njerëzit e verbër, veçanërisht ata që kanë lindur pa shikim.

Ndërkohë, pyetjet për etikën, sigurinë afatgjatë dhe aksesin në këto teknologji mbeten ende të hapura. Por një gjë është e sigurt: Elon Musk po përpiqet të kthejë atë që dikur ishte fantashkencë në realitet.

A do të funksionojë vërtet Blindsight te njerëzit? Dhe nëse po, sa larg mund të shkojë kjo teknologji në transformimin e mënyrës se si ne perceptojmë botën? Koha do ta tregojë, por një gjë është e qartë: 2025 mund të jetë viti kur njerëzit e verbër fillojnë të shohin – ndryshe nga çdo gjë që kemi njohur më parë.

/iconstyle.al

The post Musk: Implanti i parë në tru për rikthimin e shikimit te të verbrit vjen brenda 2025 appeared first on iconstyle.al.

Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë

3 May 2025 at 23:46

Gazetarja dhe moderatorja Alba Alishani ka ndarë publikisht mendimin e saj kritik mbi realitetin shqiptar sa i përket rritjes së fëmijëve. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ajo u shpreh se çdo vendim për të sjellë në jetë një fëmijë në Shqipëri duhet të mendohet mirë, pasi vendi nuk ofron kushtet e duhura për rritjen e tyre.

“Një prej arsyeve kryesore që kam unë në jetë për të mos u bërë me fëmijë në këtë vend, është ku e sjell në jetë këtë fëmijë? Në cilin habitat do ta rritësh?”, është shprehur Alishani.

Ajo ka veçuar sidomos shqetësimet që lidhen me cilësinë e ushqimit. “E mendoj që nga qumështi, me të cilin do ta ushqej, apo ushqimet e tjera, që këtu janë të skaduara,” ka shtuar ajo.

Sipas Alishanit, këto janë disa nga arsyet që e bëjnë Shqipërinë një mjedis të papërshtatshëm për prindërimin, duke ringritur debatin mbi sigurinë ushqimore dhe përgjegjësinë institucionale ndaj brezit të ri.

The post Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

3 May 2025 at 23:35

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil

I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë. Rio ofron plazhe si Copacabana, festa pa fund dhe aventura malore në çdo cep.

Demi – Santorini, Greqi

Demi kërkon rehati, pamje mahnitëse dhe ushqim të mirë. Santorini e josh me perëndimet e arta, verërat lokale dhe vilat e bardha simpatike.

Binjakët – Barcelona, Spanjë

Social dhe kurioz, Binjaku do të çmendet pas Barcelonës. Arkitekturë unike, bregdet plot jetë dhe netë të gjata me muzikë dhe shije mesdhetare.

Gaforrja – Cinque Terre, Itali

Romantik dhe emocional, Gaforrja do të ndiejë ngrohtësinë e shpirtit në fshatrat bregdetare të Cinque Terre. Ngjyrat, deti dhe kuzhina e bëjnë pushimin ëndërr.

Luani – Miami, SHBA

Mbretëror dhe ekstravagant, Luani shndrit në Miami. Me festa, klube, luks dhe plazhe tropikale, ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha – Madeira, Portugali

E dashuruar me natyrën dhe qetësinë, Virgjëresha do të relaksohet mes kopshtesh tropikale, shtigjeve malore dhe pamjeve të Atlantikut në Madeira.

Peshorja – Amalfi, Itali

Estetike dhe romantike, Peshorja do të humbasë mes rrugicave me lule, plazheve elegante dhe drekave panoramike në bregun e Amalfit.

Akrepi – Marrakesh, Marok

Misteri, ngjyrat dhe pasioni i përshtaten Akrepit. Marrakeshi është eksplorim i vazhdueshëm: nga pazarët antikë deri te oasi-t në shkretëtirë.

Shigjetari – Koh Phi Phi, Tajlandë

Shpirti i lirë i Shigjetarit lulëzon në Tajlandë. Udhëtime me varkë, snorkeling, eksplorim ishujsh dhe netë tropikale që s’kanë fund.

Bricjapi – Dubrovnik, Kroaci

I organizuar dhe klasik, Bricjapi do të adhurojë Dubrovnikun. Një qytet me histori, por edhe plazhe të pastra dhe aktivitete verore kulturore.

Ujori – Tel Aviv, Izrael

Ujori kërkon risi, energji dhe diversitet. Tel Avivi është një miks i përsosur mes teknologjisë, artit urban dhe një jete nate që elektrizon çdo mendje kreative.

Peshqit – Zanzibar, Tanzani

I ndjeshëm dhe ëndërrimtar, Peshqit do të preken nga magjia e Zanzibarit. Plazhe të paprekura, ujë të ngrohtë dhe netë yjesh që prekin shpirtin.

The post Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit? appeared first on iconstyle.al.

Ora Swatch e Papa Françeskut preku botën: Simbol shprese dhe përulësie

1 May 2025 at 16:13

Një orë Swatch. Një çmim rekord. Një mesazh që tingëllon më fort se çdo predikim!

Kur njerëzit shpenzojnë mijëra euro për orë të arta, të stolisura me diamante, një orë e thjeshtë Swatch u bë simboli më i fuqishëm i përulësisë, bamirësisë dhe shpirtit njerëzor. Kjo sepse qëndroi në kyçin e dorës së një njeriu të veçantë: të ndjerit Papa Françesku.

Në fund të vitit 2022, Vatikani konfirmoi një lajm që u përhap me shpejtësi në mbarë globin: Papa kishte vendosur të nxirrte në ankand orën e tij personale, një Swatch i thjeshtë me rrip plastik të zi dhe fushë të bardhë, të cilin e kishte vendosur qindra herë gjatë viteve të tij në detyrë. Një orë elegante Swatch që shitej për më pak se 60 euro, por që në ankand arriti plot 56,250 dollarë, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për një orë Swatch .

Por vëmendja e kësaj historie nuk ishte rekordi… ishte mesazhi që përcolli!

Nga Green Bay në Vatikan: Një letër që ndryshoi gjithçka

Gjithçka nisi me një letër të thjeshtë. Prifti David Ricken, nga qyteti Green Bay në Wisconsin, i shkroi Papa Françeskut për të rrëfyer historinë e Brian LaViolette, një 15-vjeçar që humbi jetën në një aksident noti. Familja e Brian krijoi një fondacion në emrin e tij; një organizatë që ndihmon studentë të talentuar, por pa mundësi ekonomike, për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike.

Letra përfundonte me një kërkesë të përulur: “Shenjtëria Juaj, nëse mund të dhuroni një orë, jo të shtrenjtë, por të përdorur nga Ju, do të ishte një ndihmë e madhe për kauzën tonë.”

Dhe Papa Françesku, si gjithmonë i ndjeshëm ndaj thirrjeve njerëzore, nuk ngurroi. Ai dërgoi orën e tij personale, një Swatch Once Again. Nuk kishte flori. Nuk kishte mekanizma të ndërlikuar. Por kishte historinë e një Pape që kishte zgjedhur të jetonte me thjeshtësi ekstreme .

Një mesazh universal: Më pak është më shumë

Përballë botës që idealizon markat luksoze dhe pasuritë materiale, ora e Papës ishte një mesazh: “Vlera nuk qëndron te çmimi, por te kuptimi.”

Nëse Papa Gjon Pali II mbante një Rolex prej ari dhe Benedikti XVI një Junghans elegant, Papa Françesku preferoi një Swatch cilësor dhe të thjeshtë. Kjo zgjedhje ishte në përputhje me gjithçka që Papa përfaqësonte: përulësi, solidaritet, thjeshtësi dhe dashuri për më të pambrojturit.

Ai nuk jetonte në Pallatin Apostolik por në një apartament të vogël në Shtëpinë e Shën Martës. Ai udhëtonte me Fiat dhe kishte refuzuar shumë herë simbolet e luksit që e kanë ndjekur papatin me shekuj.

Ora Swatch e Papës nuk ishte e vetmja që u shit në ankand. Të famshëm si Condoleezza Rice, Randall Park, Mike Krzyzewski, Betty White, Tony Shalhoub dhe të tjerë dhuruan gjithashtu orët e tyre për këtë nismë të veçantë. Por ora e Papës ishte më e veçanta nga të gjitha: u shit 1.022 herë më shtrenjtë se çmimi i saj origjinal .

Çdo cent i grumbulluar nga kjo nismë, mbi 144,000 dollarë në total, shkuan për të financuar bursa universitare për të rinj që nuk do të kishin mundësi të studionin ndryshe. Me këtë veprim, Papa Françesku nuk dhuroi thjesht një orë. Ai dhuroi kohë. Kohë për të rinj që do të ndërtojnë të ardhmen. Kohë për të shpresuar.

Një orë që mat më shumë se sekondat: mat vlerat

Swatch-i i Papës është një simbol. Një kujtesë se thjeshtësia nuk është mungesë, por pasuri. Se ndihma nuk matet me vlerën monetare, por me qëllimin. Se çdo njeri mund të bëjë diçka që të ndryshojë jetën e dikujt tjetër.
Në fund të ditës, ora nuk mat vetëm kohën. Ajo mat historinë që mbart. Ora Swatch e Papa Françeskut do të mbetet një orë që mat dritën e përulësisë, fuqinë e dashamirësisë dhe madhështinë e një gjesti të vogël që preku botën.

Papa Françesku na mësoi se ora më e vlefshme është ajo që i shërben të tjerëve.

Swatch- gjithmonë aty për të na dhuruar cilësi, thjeshtësi dhe për të na kujtuar se çdo tik-tak vlen shumë! Për të gjithë kuriozët që dëshirojnë t’u hedhin një sy modeleve apo të përfitojnë nga ofertat, Swatch e gjeni në platformën e blerjeve online www.bybest.shop apo fizikisht në Qendrën Metropol, Rruga Sami Frashëri, Tiranë.

The post Ora Swatch e Papa Françeskut preku botën: Simbol shprese dhe përulësie appeared first on iconstyle.al.

Autikët në Shqipëri nuk ofendohen vetëm me fjalë, por edhe me harresë

30 April 2025 at 20:43

Kur kryeministri përdori termin “politikisht autik” si fyerje në fushatën elektorale, ishte pasqyrim i asaj që ndodh përtej fjalëve: përbuzje e thellë, strukturore, e vazhdueshme. Sepse për njerëzit në spektrin e autizmit, shteti shqiptar nuk është vetëm ofendues me gjuhën, është brutal në veprim.

Pasi një person me autizëm mbush 18 vjeç, ndihma e vetme që merr nga shteti, pagesa e paaftësisë, u ndërpritet. Asnjë qendër publike për ta. Asnjë plan për përfshirje. Vetëm familja, dhe një heshtje e rëndë institucionale.

“Hiqet kempi dhe mbesin pa asnjë formë përkujdesjeje institucionale. Vetëm familja është mbështetja e tyre. Nuk ka asnjë strukturë,” thotë Mimoza Bendo, nënë e një djali 21-vjeçar me autizëm. Dhe si shumë të tjera, ajo është detyruar të heqë dorë nga puna për t’u kujdesur për të birin, pa asnjë mbështetje, pa të ardhme të garantuar.

Këto janë pasoja të kulturës politike që e quan “kënetë” çdo mendim ndryshe dhe përdor terma të ndjeshëm si armë përçmimi. E njëjta arrogancë që lejon kryeministrin të tallet në fushatë, lejon shtetin të tërhiqet plotësisht nga përgjegjësia për qytetarët më të pambrojtur.

Ata nuk janë “politikisht autikë”, janë thjesht qytetarë që kërkojnë dinjitet. Ndërsa qeveria është politikisht e pamëshirshme, etikisht e zbrazët dhe socialisht e papërgjegjshme. Nuk mjaftohet me mungesën e përkujdesjes, por ua mohon edhe të drejtën për të ekzistuar me dinjitet.

Ligji shqiptar kërkon që çdo ndërmarrje me më shumë se 25 punonjës të punësojë një person me aftësi të kufizuar. Por ky detyrim është fjalë në letër, ndërkohë që realiteti është i mbushur me nëna që nuk dinë ç’të bëjnë me fëmijët e tyre kur mbushin 18 vjeç dhe shteti zhduket.

Në vend që t’i ofrojë siguri, përfshirje dhe dinjitet, qeveria i zhyt më thellë në izolim. E pastaj guxon edhe t’i tallë në publik.

Të përdorësh “çyryk”, “zdrroms”, “autik” si fyerje është një akt i rëndë. Të heqësh kempin është një krim i heshtur. Të lësh pa zgjidhje mijëra familje është një dështim që nuk mund të mbulohet me një kërkim falje të vonuar. Sepse nuk mund të kërkosh falje për një sistem që ke ndërtuar me përçmim.

Nuk është fjala për një lapsus. Është fjala për një model që e ndjekin të gjithë, pjesë e një kaste që nuk di çfarë është ndjeshmëria, përveçse kur u rrezikohet vota.

Por një shoqëri e shëndetshme nuk ndërtohet mbi tallje. Nuk qeveriset nga njerëz që e përdorin fjalën për të goditur më të dobtit. Ata nuk meritojnë as besim, as votë. Sepse nuk ka asgjë më të turpshme se sa të qeshësh nga maja e pushtetit, ndërsa dikush poshtë përpiqet të mbijetojë!

The post Autikët në Shqipëri nuk ofendohen vetëm me fjalë, por edhe me harresë appeared first on iconstyle.al.

UPS! Fotot me instruktorin ndanë çiftin Egli-Gjesti?

29 April 2025 at 13:51

“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli në “Post Big Brother VIP”.

Gjesti heshti krahas saj. Mirëpo, rrjeti nuk vonoi të shpërndante edhe njëherë fotot e bujshme të Egli Takos dhe Mario Olldashit, të cilat Iconstyle i publikoi ekskluzivisht dy vite më parë.

Teksa në “Post BVV” Egli u justifikua me faktin se në fotot e qarkulluara në pishinë asokohe ishin mbledhur si grup shoqëror, ndërsa “dashakeqët” ja kishin punuar jo bukur duke i shpallur çift, pamjet më poshtë flasin vetë:

Screenshot

Në fakt, afrimiteti në këto foto nuk tregon se të dy ishin thjesht “të njohur” nga kunati i Eglit.

Asokohe, Egli reagoi ashpër duke e justifikuar Marion si shokun e saj të ngushtë, pranë shoqërisë së të cilit ndjehej mirë. Fjalë totalisht ndryshe nga ç’tha në “Post Big Brother VIP”.

E duket se e gjitha kjo ka nisur “të mbajë erë”, kur mes të gjitha deklaratave e fotove që po qarkullojnë në rrjet, marrëdhënia me Gjestin nuk duket më aq e mirë.

Ky i fundit ka fshirë çdo postim të kaluar në Instagram, ndërsa Egli ka hequr fotot me Gjestin.

Krizë në çift? Të gjitha veprimet e tyre të çojnë në këtë përfundim!

The post UPS! Fotot me instruktorin ndanë çiftin Egli-Gjesti? appeared first on iconstyle.al.

“Tradhtia gjatë shtatzënisë dhe fuqia ime për të ecur përpara”

28 April 2025 at 10:47

Rrëfimi i sinqertë i një vajze shqiptare që përballet me tradhtinë gjatë shtatzënisë, ndarjen nga partneri dhe rritjen e fëmijës e vetme.

Për cilëndo që ka nevojë t’i lexojë këto fjalë:

“Ndarja jonë nuk ndodhi pa arsye. Nuk ishte një mosmarrëveshje e zakonshme dhe as një vendim i përbashkët. Ajo ndodhi sepse ai më tradhtoi. Dhe me e rënda në gjithë këtë ishte fakti që unë isha shtatzënë kur ai bëri këtë zgjedhje.

Ndërkohë që unë mbaja brenda meje frytin e dashurisë sonë, ndërkohë që unë përjetoja gëzimin dhe sakrificat e pritjes së një fëmije, ai zgjodhi të shkonte me një tjetër – një grua më e vjetër, jo për dashuri, por për para. Ai nuk zgjodhi familjen e tij, nuk zgjodhi fëmijën e tij, por zgjodhi interesin, luksin dhe një jetë që ai e mendonte më të lehtë.

Unë e zbulova të vërtetën dhe nuk qëndrova për të luftuar për dikë që nuk e meritonte as dashurinë time dhe as familjen që po ndërtonim. Nuk u luta që ai të qëndronte, nuk kerkova llogari, nuk u përpoqa ta ndryshoja. Sepse një burrë që tradhton gruan e tij kur ajo eshtë shtatzënë, një burrë që braktis fëmijën e tij ende pa lindur, nuk eshtë një burre – është një frikacak që nuk meriton as të quhet baba.

Prandaj, unë zgjodha të largohem. Bëra dorëheqje nga një histori që nuk kishte më vlerë. Dhe ai? Ai e bëri zgjedhjen e tij. Sot është me atë grua, jo sepse e do, por sepse ajo i ofron atë që ai vlerëson më shumë se familjen
– para dhe rehati.

Por jeta nuk ndërtohet mbi tradhti dhe interes. Një ditë, ai do të kuptojë se çfarë ka humbur, do ta ndjejë boshllëkun e zgjedhjes së tij. Por atëhere do të jetë vonë.

Ndërkohë, unë jam e fortë. Kam fëmijën tim, bekimin më të madh të jetës sime. Nuk më duhet as ai dhe as askush nga ata që e mbështetën.

Nuk shoh pas, nuk më intereson çfarë bën ai dhe nuk kam më asnjë brengë për të. Unë po ndërtoj një jetë të vërtete për veten dhe për fëmijën tim.

Dhe kjo eshtë fitorja ime më e madhe!”

The post “Tradhtia gjatë shtatzënisë dhe fuqia ime për të ecur përpara” appeared first on iconstyle.al.

Nga “SOLD OUT” në “SOUL DEEP”: Një përvojë që nuk e prisja nga një komedi shqiptare

25 April 2025 at 18:18

Një review personale nga një spektatore që shkoi për të qeshur dhe doli me zemrën plot

Kur dëgjova për Luli & Goni Lemes, mendova se do ishte një komedi klasike shqiptare: egzagjerime, parodizma e butaforizma. Thashë me vete, “mirë, po shkoj të qesh pak”.

Nuk e dija që po hyja në një histori që do më mbante me buzëqeshje, por do më linte edhe me një gropë emocioni në stomak.

Filmi nuk qëndron vetëm në sipërfaqe. Mes batutave dhe situatave komike, ka momente ku salla hesht. Një fjali e thjeshtë. Një shikim. Një ndalesë. Dhe menjëherë kupton që je duke parë një vepër që e njeh shpirtin shqiptar shumë më mirë sesa pretendon.

Një sallë që qeshte me zë dhe pastaj heshte e zhytur në mendime

Ka një arsye pse kinematë shqiptare rrallëherë kanë parë këtë lloj reagimi. Jo për nga numri i biletave të shitura por për ndjesinë që “Luli & Goni Lemes” po lë tek publiku. Diçka e papritur. E ngrohtë. E thellë.

Nga momenti kur Luli (Margent Caushi) shfaqet në ekran, e kupton që ky personazh nuk është thjesht budallai i zakonshëm që shërben për humor. Ka një dhimbje nën ato sytë e tij të pafajshëm, një histori që nuk thuhet menjëherë por që ndihet.

Goni (Dejvis Myslymi) nga ana tjetër, është ai djali i mamasë që kemi parë të gjithë rreth nesh por ajo që e bën interesant është përplasja e tij e brendshme, e njeriut që do të rritet, por nuk di si. Dhe Lemja (Aurela Gaçe)… oh Lemja! Është një forcë e natyrës. E mrekullueshme, komike, e bezdisshme dhe e dashur në të njëjtën kohë. Një portret brilant i shumë nënave shqiptare që duan më të mirën, por e shkatërrojnë nga përkujdesja e tepruar, me humorin e saj unik dhe dashurinë që të mbyt e të shpëton njëkohësisht. Një karakter që me shumë gjasa do bëhet referencë në komeditë shqiptare për vite me radhë.

Sara (Fjoralba Ponari) është një përzierje e brishtësisë dhe revoltës. Një nga gjërat që vlerësova më shumë është që ndryshe nga shumë filma shqiptarë, nuk kishin zgjedhur të merrnin një vajzë të bukur ekrani për ta përdorur si kukull për asetet e saj femërore por personazhi i saj vinte si një simbol i forcës së gruas për të mos ju dorëzuar rrethanave.

Arjola Demiri vinte në ekran në një karakter unik të paeksploruar më parë por që sërish i shërbente historisë për të përçuar disa mesazhe në kundrapuntë me botën dhe mendësinë e personazheve të tjerë.

Skenat që s’të dalin nga mendja

Nuk do të zbuloj shumë, por ka disa momente në film kur gjithçka që është ndërtuar si komedi, thyhet për një çast… dhe nuk ka më asgjë për të qeshur. Dhe pikërisht aty ndodhi diçka me mua. Nuk isha më një spektatore që po shihte një film, isha dikush që po përjetonte një ndjesi që kishte kohë pa e ndier.

Kam dëgjuar dikë në rreshtin pas meje të pëshpëriste: “Nuk e prisja të më prekte kaq shumë…”

As unë!

Një film që bashkon, jo thjesht argëton

Ka një arsye pse njerëzit po grumbullohen para kinemave nëpër qytete, pse pas shfaqjes, audienca nuk çohet menjëherë, por rri edhe pak, sikur nuk do të largohet ende nga ajo botë.

Në Tiranë, të rinjtë dhe familjet e tyre vinin për herë të dytë apo të tretë dhe çdo herë qeshnin njësoj si herën e parë.

Ndoshta është sepse personazhet janë kaq të vërtetë. Ndoshta sepse Luli na kujton pafajësinë e shpirtit shqiptar. Apo ndoshta sepse Lemja është çdo nënë që ka ëndërruar më shumë për djalin e saj sesa për veten.

Luli & Goni Lemes është një kujtesë që kinemaja jonë, kur është e ndershme dhe e bërë me dashuri, mund të jetë edhe komike, edhe poetike, edhe thellësisht njerëzore.

Ky film nuk është vetëm një sukses komercial. Është një pasqyrë. Është ndjesi. Është kujtim.

Dhe në fund të fundit, është dëshmi që kur një film bëhet me zemër dhe me të vërtetën tonë kolektive… publiku përgjigjet.

Nëse nuk e keni parë ende, shkoni. Jo për të ndjekur trendin, por për të përjetuar një ndjesi që vjen rrallë në kinematë tona. Dhe nëse e keni parë, mund ta kuptoni pse po e shkruaj këtë dhe pse akoma qesh kur më kujtohen skenat dhe batutat! Filmi është për të gjitha moshat kështu që nëse doni të kaloni një mbrëmje plot të qeshura me gjithë familjen, kjo është shenja që prisnit që të shkoni tani!

The post Nga “SOLD OUT” në “SOUL DEEP”: Një përvojë që nuk e prisja nga një komedi shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Selfie para arkivolit të Papa Françeskut: zemërim dhe polemika nga Vatikani

25 April 2025 at 00:18

Ndërsa dhjetëra mijëra besimtarë presin me orë të tëra në radhë të heshtura në Sheshin e Shën Pjetrit për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut, i ndarë nga jeta më 21 prill, disa skena kanë tronditur opinionin publik. Video të shumta janë bërë virale në rrjetet sociale, ku duken njerëz duke bërë selfie përballë arkivolit të Papës, i vendosur në altarin e Bazilikës së Vatikanit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

Pamjet, të xhiruara nga të pranishëm të tjerë, kanë shkaktuar zemërim masiv, sidomos në mesin e besimtarëve, të cilët e shohin këtë si një akt thellësisht të pahijshëm. Për shumëkënd, ky është një shembull i trishtueshëm i si epoka e imazhit vetjak po tejkalon edhe ndjeshmërinë ndaj të shenjtës dhe dhimbjes kolektive.

Psikologia dhe pedagoge në Universitetin Katolik të Milanos, Daniela Villani, e shpjegon fenomenin si pasojë e një marrëdhënieje gjithnjë e më sipërfaqësore me emocionet. Sipas saj, “kur dikush bën një selfie në një situatë të tillë, duket sikur po thotë ‘Unë isha këtu, dua ta tregoj dhe të bëhem i dukshëm’”. Ky veprim, sipas Villanit, shërben si një mënyrë psikologjike mbrojtjeje – një distancim nga përjetimi i vërtetë i dhimbjes.

Ajo thekson se ndonëse shumë prej atyre që e kanë bërë këtë veprim mund të kenë ardhur me ndjenjë të vërtetë respekti, mënyra si kanë vendosur ta shprehin përjetimin e tyre e zbeh kuptimin e thellë të një momenti kaq solemn.

Ky fenomen ngre pyetje të forta mbi mënyrën se si rrjetet sociale po ndikojnë përherë e më shumë edhe në momentet më të shenjta dhe intime të jetës njerëzore.

The post Selfie para arkivolit të Papa Françeskut: zemërim dhe polemika nga Vatikani appeared first on iconstyle.al.

Spermë salmoni për lëkurën- trendi që po bën namin në botën e bukurisë

23 April 2025 at 21:34

Nga laboratori në TikTok: si nisi gjithçka

Nuk është një shaka. Sperma e salmonit (po, e lexuat mirë) është përbërësi i fundit që po pushton industrinë e bukurisë. E përdorur fillimisht në trajtime të avancuara dermatologjike në Korenë e Jugut, ku inovacionet në kujdesin ndaj lëkurës janë disa vite përpara Perëndimit, ky ekstrakt është tashmë pjesë e serumeve, maskave dhe trajtimeve luksoze në klinikat estetike të New York-ut, Londrës, Parisit … madje edhe Tiranës!

Por çfarë është saktësisht sperma e salmonit dhe pse po konsiderohet si eliksiri i ri i rinisë?

Çfarë përmban sperma e salmonit?

Sperma e salmonit përmban një përbërës të quajtur PDRN (polydeoxyribonucleotide) – një molekulë e fuqishme që ndihmon në regjenerimin e qelizave, përmirëson elasticitetin e lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në riparimin e dëmeve nga dielli apo plakja.

Ky përbërës përftohet në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar nga sperma e salmonit të rritur në ambiente të monitoruara, pa dëmtuar kafshët dhe me respekt për standardet mjedisore dhe etike.

Pse është kthyer në trend?

Ka disa arsye:

  • TikTok dhe rrjetet sociale: Influencerë si @skinbydara apo @beautydecoded kanë postuar rezultate mbresëlënëse pas vetëm disa përdorimesh.

  • Rezultate të shpejta dhe të dukshme: Në krahasim me përbërës të tjerë anti-plakje, PDRN jep një efekt “glow” pothuajse të menjëhershëm.

  • Miratimi nga dermatologët: Edhe pse emri i përbërësit mund të tingëllojë ekzotik ose madje i çuditshëm, shumë dermatologë në SHBA dhe Korenë e Jugut e rekomandojnë për pacientët që kërkojnë një trajtim jo-invaziv por efektiv kundër rrudhave dhe dehidratimit të lëkurës.

Si përdoret?

Ekstrakti i spermes së salmonit mund të përdoret në disa forma:

  1. Serum për përdorim në shtëpi – Aplikohet si çdo serum tjetër, zakonisht në mbrëmje, pas pastrimit të lëkurës.

  2. Trajtime të avancuara estetike (Salmon DNA Injections) – Të njohura në Korenë e Jugut si “Rejuran Healer”, këto janë injeksione që aplikohen direkt nën lëkurë për të stimuluar rigjenerimin qelizor.

  3. Maska fytyre – Përdoren për hidratim të thellë dhe për një efekt të menjëhershëm rrezatues.

  4. Kremë nate ose kontur sysh – Përdoret për zonat më delikate të fytyrës.

Cilat janë benefitet konkrete?

  • Reduktimi i rrudhave fine dhe linjave të shprehjes

  • Hidratuese e fuqishme për lëkurë të thatë ose të stresuar

  • Përmirësim i tonit dhe strukturës së lëkurës

  • Nxit rigjenerimin pas trajtimeve estetike si laser apo microneedling

  • Ndihmon në qetësimin e inflamacionit dhe skuqjes

A është i sigurt?

Po, nëse përdoret siç duhet dhe nga burime të certifikuara. Produktet që përmbajnë PDRN janë testuar në mënyrë klinike dhe nuk përmbajnë hormone ose elementë të dëmshëm. Megjithatë, nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme ose alergji, rekomandohet të konsultoheni me dermatologun tuaj përpara përdorimit.

Çfarë duhet të dini para se ta provoni?

  • Lexoni përbërësit: Sigurohuni që produkti të përmbajë PDRN të pastër dhe të jetë i certifikuar dermatologjikisht.

  • Nuk është produkt i lirë: Serume dhe trajtime me këtë përbërës janë shpesh në segmentin premium të tregut.

  • Kombinojeni me SPF: Ashtu si çdo trajtim anti-plakje, është e domosdoshme të mbroheni nga dielli për rezultate të qëndrueshme.

Fjala e fundit

Ndoshta nuk do ta mendonit kurrë se një përbërës me origjinë nga sperma e salmonit do të bëhej një nga trendet më të nxehta në kujdesin e lëkurës, por ja ku jemi. Me një kombinim të teknologjisë së avancuar, kërkimeve shkencore dhe ndikimit nga rrjetet sociale, ky përbërës i pazakontë ka arritur të bëjë diçka të jashtëzakonshme: të rifreskojë mënyrën se si mendojmë për bukurinë.

Nëse jeni gati të eksperimentoni me diçka të re  dhe ndoshta pak të pazakontë, sperma e salmonit mund të jetë ajo që i mungon rutinës suaj të bukurisë.

The post Spermë salmoni për lëkurën- trendi që po bën namin në botën e bukurisë appeared first on iconstyle.al.

Gjykata e Lartë e MB vendos: Gruaja përcaktohet sipas seksit biologjik

16 April 2025 at 21:55

Në një vendim historik që pritet të ketë pasoja të gjera ligjore dhe sociale, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi se termat “grua” dhe “seks” në Ligjin e Barazisë 2010 i referohen ekskluzivisht seksit biologjik. Ky vendim u përshëndet si një fitore për të drejtat dhe sigurinë e grave, duke i dhënë fund paqartësive ligjore që kishin lejuar përfshirjen e burrave që identifikohen si gra në hapësira dhe shërbime të dedikuara për femrat.

Çështja u ngrit nga grupi For Women Scotland (FWS), pas një udhëzimi të qeverisë së Skocisë që parashikonte përfshirjen e personave me certifikatë ndërrimi gjinie si “gra” në bordet publike. Gjykatat skoceze refuzuan kërkesën e FWS, por Gjykata e Lartë në Londër u shpreh në favor të tyre.

“Vendimi unanim i kësaj gjykate është se termat ‘gra’ dhe ‘seks’ në Ligjin e Barazisë 2010 i referohen grave biologjike dhe seksit biologjik,” tha Patrick Hodge, zëvendëspresident i Gjykatës së Lartë. Ai theksoi se interpretimi ligjor nuk lë më vend për dyshime dhe ruan qartësinë e mbrojtjes ligjore për gratë.

Fundi i relativizmit gjinor në ligj

Vendimi nënkupton që shërbime njëseksuale për gratë – si strehëzat, repartet spitalore apo aktivitetet sportive – mund të përjashtojnë ligjërisht burrat që pretendojnë se janë gra, edhe nëse posedojnë certifikata ndryshimi gjinie. Ky sqarim ligjor vjen pas një periudhe tensionesh, ku institucione të ndryshme publike dhe private u vunë nën presion për të përfshirë në mënyrë të detyrueshme persona të cilët, megjithëse biologjikisht meshkuj, identifikoheshin ndryshe.

“Gjykata ka konfirmuar atë që ne e kemi ditur gjithmonë: që gratë mbrohen në bazë të seksit të tyre biologjik. Seksi është fakt dhe nuk ndryshohet me dokumente apo deklarata personale,” deklaroi Susan Smith, bashkëdrejtuese e FWS, përpara mbështetësve të shumtë jashtë gjykatës.

Ajo shtoi se vendimi u jep grave sigurinë që shërbimet dhe hapësirat e dedikuara për to nuk mund të deformohen nga ideologjitë e reja gjinore.

Qeveria britanike përkrah vendimin

Qeveria britanike e përshëndeti vendimin, duke theksuar se sjell qartësi për institucionet dhe mbron hapësirat njëseksuale. “Hapësirat vetëm për gra janë të mbrojtura me ligj dhe do të mbeten të mbrojtura nga kjo qeveri,” u shpreh një zëdhënës qeveritar.

Ndërkohë, organizata të ndryshme publike, si shëndetësia në Skoci, kanë nisur të rishikojnë praktikat e tyre në dritën e këtij vendimi. Një spital në Fife, i përfshirë në një padi nga një infermiere që kundërshtoi përdorimin e dhomave të zhveshjes nga një burrë që pretendonte se ishte grua, deklaroi se po shqyrton pasojat ligjore të vendimit.

Përkrahje nga figura publike

Ndër zërat e shumtë që e mirëpritën vendimin ishte edhe autorja J.K. Rowling, e cila është shprehur hapur në mbrojtje të grave dhe kundër tentativave për të relativizuar seksin. “U deshën tre gra skoceze të jashtëzakonshme, me një mbështetje të madhe pas tyre, që kjo çështje të arrinte në Gjykatën e Lartë. Me fitoren e tyre, ato kanë mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,” shkroi Rowling në rrjetin social X.

Ndikim mbi ligjin dhe shoqërinë

Vendimi konsiderohet si një pikë kthese në qasjen ligjore ndaj çështjeve gjinore, duke i dhënë fund një periudhe relativizmi ku identitetet vetëdeklaruese përpiqeshin të imponoheshin mbi realitetin biologjik. Juristët theksojnë se interpretimi i qartë i ligjit tashmë u jep institucioneve mundësinë të veprojnë me siguri pa u frikësuar nga akuzat për diskriminim.

“Ky vendim do të ndihmojë institucionet të shmangin pasigurinë dhe të mos përballen më me kundërshti ligjore të bazuara në interpretime ideologjike,” deklaroi Phillip Pepper, partner në firmën Shakespeare Martineau.

Vendimi i Gjykatës së Lartë përforcon faktin se të drejtat e grave nuk janë për t’u negociuar dhe se hapësirat e tyre nuk mund të shkelmohen në emër të ndjeshmërive personale.

A duhet mbyllur Tik-Tok në Shqipëri?

Po, është rrezik! (1 votes)
100%
Absolutisht jo! Censurë para zgjedhjeve (0 votes)
0%

Total votes: 1

Back to Vote

The post Gjykata e Lartë e MB vendos: Gruaja përcaktohet sipas seksit biologjik appeared first on iconstyle.al.

❌