Normal view

Autikët në Shqipëri nuk ofendohen vetëm me fjalë, por edhe me harresë

30 April 2025 at 20:43

Kur kryeministri përdori termin “politikisht autik” si fyerje në fushatën elektorale, ishte pasqyrim i asaj që ndodh përtej fjalëve: përbuzje e thellë, strukturore, e vazhdueshme. Sepse për njerëzit në spektrin e autizmit, shteti shqiptar nuk është vetëm ofendues me gjuhën, është brutal në veprim.

Pasi një person me autizëm mbush 18 vjeç, ndihma e vetme që merr nga shteti, pagesa e paaftësisë, u ndërpritet. Asnjë qendër publike për ta. Asnjë plan për përfshirje. Vetëm familja, dhe një heshtje e rëndë institucionale.

“Hiqet kempi dhe mbesin pa asnjë formë përkujdesjeje institucionale. Vetëm familja është mbështetja e tyre. Nuk ka asnjë strukturë,” thotë Mimoza Bendo, nënë e një djali 21-vjeçar me autizëm. Dhe si shumë të tjera, ajo është detyruar të heqë dorë nga puna për t’u kujdesur për të birin, pa asnjë mbështetje, pa të ardhme të garantuar.

Këto janë pasoja të kulturës politike që e quan “kënetë” çdo mendim ndryshe dhe përdor terma të ndjeshëm si armë përçmimi. E njëjta arrogancë që lejon kryeministrin të tallet në fushatë, lejon shtetin të tërhiqet plotësisht nga përgjegjësia për qytetarët më të pambrojtur.

Ata nuk janë “politikisht autikë”, janë thjesht qytetarë që kërkojnë dinjitet. Ndërsa qeveria është politikisht e pamëshirshme, etikisht e zbrazët dhe socialisht e papërgjegjshme. Nuk mjaftohet me mungesën e përkujdesjes, por ua mohon edhe të drejtën për të ekzistuar me dinjitet.

Ligji shqiptar kërkon që çdo ndërmarrje me më shumë se 25 punonjës të punësojë një person me aftësi të kufizuar. Por ky detyrim është fjalë në letër, ndërkohë që realiteti është i mbushur me nëna që nuk dinë ç’të bëjnë me fëmijët e tyre kur mbushin 18 vjeç dhe shteti zhduket.

Në vend që t’i ofrojë siguri, përfshirje dhe dinjitet, qeveria i zhyt më thellë në izolim. E pastaj guxon edhe t’i tallë në publik.

Të përdorësh “çyryk”, “zdrroms”, “autik” si fyerje është një akt i rëndë. Të heqësh kempin është një krim i heshtur. Të lësh pa zgjidhje mijëra familje është një dështim që nuk mund të mbulohet me një kërkim falje të vonuar. Sepse nuk mund të kërkosh falje për një sistem që ke ndërtuar me përçmim.

Nuk është fjala për një lapsus. Është fjala për një model që e ndjekin të gjithë, pjesë e një kaste që nuk di çfarë është ndjeshmëria, përveçse kur u rrezikohet vota.

Por një shoqëri e shëndetshme nuk ndërtohet mbi tallje. Nuk qeveriset nga njerëz që e përdorin fjalën për të goditur më të dobtit. Ata nuk meritojnë as besim, as votë. Sepse nuk ka asgjë më të turpshme se sa të qeshësh nga maja e pushtetit, ndërsa dikush poshtë përpiqet të mbijetojë!

The post Autikët në Shqipëri nuk ofendohen vetëm me fjalë, por edhe me harresë appeared first on iconstyle.al.

UPS! Fotot me instruktorin ndanë çiftin Egli-Gjesti?

29 April 2025 at 13:51

“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli në “Post Big Brother VIP”.

Gjesti heshti krahas saj. Mirëpo, rrjeti nuk vonoi të shpërndante edhe njëherë fotot e bujshme të Egli Takos dhe Mario Olldashit, të cilat Iconstyle i publikoi ekskluzivisht dy vite më parë.

Teksa në “Post BVV” Egli u justifikua me faktin se në fotot e qarkulluara në pishinë asokohe ishin mbledhur si grup shoqëror, ndërsa “dashakeqët” ja kishin punuar jo bukur duke i shpallur çift, pamjet më poshtë flasin vetë:

Screenshot

Në fakt, afrimiteti në këto foto nuk tregon se të dy ishin thjesht “të njohur” nga kunati i Eglit.

Asokohe, Egli reagoi ashpër duke e justifikuar Marion si shokun e saj të ngushtë, pranë shoqërisë së të cilit ndjehej mirë. Fjalë totalisht ndryshe nga ç’tha në “Post Big Brother VIP”.

E duket se e gjitha kjo ka nisur “të mbajë erë”, kur mes të gjitha deklaratave e fotove që po qarkullojnë në rrjet, marrëdhënia me Gjestin nuk duket më aq e mirë.

Ky i fundit ka fshirë çdo postim të kaluar në Instagram, ndërsa Egli ka hequr fotot me Gjestin.

Krizë në çift? Të gjitha veprimet e tyre të çojnë në këtë përfundim!

The post UPS! Fotot me instruktorin ndanë çiftin Egli-Gjesti? appeared first on iconstyle.al.

“Tradhtia gjatë shtatzënisë dhe fuqia ime për të ecur përpara”

28 April 2025 at 10:47

Rrëfimi i sinqertë i një vajze shqiptare që përballet me tradhtinë gjatë shtatzënisë, ndarjen nga partneri dhe rritjen e fëmijës e vetme.

Për cilëndo që ka nevojë t’i lexojë këto fjalë:

“Ndarja jonë nuk ndodhi pa arsye. Nuk ishte një mosmarrëveshje e zakonshme dhe as një vendim i përbashkët. Ajo ndodhi sepse ai më tradhtoi. Dhe me e rënda në gjithë këtë ishte fakti që unë isha shtatzënë kur ai bëri këtë zgjedhje.

Ndërkohë që unë mbaja brenda meje frytin e dashurisë sonë, ndërkohë që unë përjetoja gëzimin dhe sakrificat e pritjes së një fëmije, ai zgjodhi të shkonte me një tjetër – një grua më e vjetër, jo për dashuri, por për para. Ai nuk zgjodhi familjen e tij, nuk zgjodhi fëmijën e tij, por zgjodhi interesin, luksin dhe një jetë që ai e mendonte më të lehtë.

Unë e zbulova të vërtetën dhe nuk qëndrova për të luftuar për dikë që nuk e meritonte as dashurinë time dhe as familjen që po ndërtonim. Nuk u luta që ai të qëndronte, nuk kerkova llogari, nuk u përpoqa ta ndryshoja. Sepse një burrë që tradhton gruan e tij kur ajo eshtë shtatzënë, një burrë që braktis fëmijën e tij ende pa lindur, nuk eshtë një burre – është një frikacak që nuk meriton as të quhet baba.

Prandaj, unë zgjodha të largohem. Bëra dorëheqje nga një histori që nuk kishte më vlerë. Dhe ai? Ai e bëri zgjedhjen e tij. Sot është me atë grua, jo sepse e do, por sepse ajo i ofron atë që ai vlerëson më shumë se familjen
– para dhe rehati.

Por jeta nuk ndërtohet mbi tradhti dhe interes. Një ditë, ai do të kuptojë se çfarë ka humbur, do ta ndjejë boshllëkun e zgjedhjes së tij. Por atëhere do të jetë vonë.

Ndërkohë, unë jam e fortë. Kam fëmijën tim, bekimin më të madh të jetës sime. Nuk më duhet as ai dhe as askush nga ata që e mbështetën.

Nuk shoh pas, nuk më intereson çfarë bën ai dhe nuk kam më asnjë brengë për të. Unë po ndërtoj një jetë të vërtete për veten dhe për fëmijën tim.

Dhe kjo eshtë fitorja ime më e madhe!”

The post “Tradhtia gjatë shtatzënisë dhe fuqia ime për të ecur përpara” appeared first on iconstyle.al.

Nga “SOLD OUT” në “SOUL DEEP”: Një përvojë që nuk e prisja nga një komedi shqiptare

25 April 2025 at 18:18

Një review personale nga një spektatore që shkoi për të qeshur dhe doli me zemrën plot

Kur dëgjova për Luli & Goni Lemes, mendova se do ishte një komedi klasike shqiptare: egzagjerime, parodizma e butaforizma. Thashë me vete, “mirë, po shkoj të qesh pak”.

Nuk e dija që po hyja në një histori që do më mbante me buzëqeshje, por do më linte edhe me një gropë emocioni në stomak.

Filmi nuk qëndron vetëm në sipërfaqe. Mes batutave dhe situatave komike, ka momente ku salla hesht. Një fjali e thjeshtë. Një shikim. Një ndalesë. Dhe menjëherë kupton që je duke parë një vepër që e njeh shpirtin shqiptar shumë më mirë sesa pretendon.

Një sallë që qeshte me zë dhe pastaj heshte e zhytur në mendime

Ka një arsye pse kinematë shqiptare rrallëherë kanë parë këtë lloj reagimi. Jo për nga numri i biletave të shitura por për ndjesinë që “Luli & Goni Lemes” po lë tek publiku. Diçka e papritur. E ngrohtë. E thellë.

Nga momenti kur Luli (Margent Caushi) shfaqet në ekran, e kupton që ky personazh nuk është thjesht budallai i zakonshëm që shërben për humor. Ka një dhimbje nën ato sytë e tij të pafajshëm, një histori që nuk thuhet menjëherë por që ndihet.

Goni (Dejvis Myslymi) nga ana tjetër, është ai djali i mamasë që kemi parë të gjithë rreth nesh por ajo që e bën interesant është përplasja e tij e brendshme, e njeriut që do të rritet, por nuk di si. Dhe Lemja (Aurela Gaçe)… oh Lemja! Është një forcë e natyrës. E mrekullueshme, komike, e bezdisshme dhe e dashur në të njëjtën kohë. Një portret brilant i shumë nënave shqiptare që duan më të mirën, por e shkatërrojnë nga përkujdesja e tepruar, me humorin e saj unik dhe dashurinë që të mbyt e të shpëton njëkohësisht. Një karakter që me shumë gjasa do bëhet referencë në komeditë shqiptare për vite me radhë.

Sara (Fjoralba Ponari) është një përzierje e brishtësisë dhe revoltës. Një nga gjërat që vlerësova më shumë është që ndryshe nga shumë filma shqiptarë, nuk kishin zgjedhur të merrnin një vajzë të bukur ekrani për ta përdorur si kukull për asetet e saj femërore por personazhi i saj vinte si një simbol i forcës së gruas për të mos ju dorëzuar rrethanave.

Arjola Demiri vinte në ekran në një karakter unik të paeksploruar më parë por që sërish i shërbente historisë për të përçuar disa mesazhe në kundrapuntë me botën dhe mendësinë e personazheve të tjerë.

Skenat që s’të dalin nga mendja

Nuk do të zbuloj shumë, por ka disa momente në film kur gjithçka që është ndërtuar si komedi, thyhet për një çast… dhe nuk ka më asgjë për të qeshur. Dhe pikërisht aty ndodhi diçka me mua. Nuk isha më një spektatore që po shihte një film, isha dikush që po përjetonte një ndjesi që kishte kohë pa e ndier.

Kam dëgjuar dikë në rreshtin pas meje të pëshpëriste: “Nuk e prisja të më prekte kaq shumë…”

As unë!

Një film që bashkon, jo thjesht argëton

Ka një arsye pse njerëzit po grumbullohen para kinemave nëpër qytete, pse pas shfaqjes, audienca nuk çohet menjëherë, por rri edhe pak, sikur nuk do të largohet ende nga ajo botë.

Në Tiranë, të rinjtë dhe familjet e tyre vinin për herë të dytë apo të tretë dhe çdo herë qeshnin njësoj si herën e parë.

Ndoshta është sepse personazhet janë kaq të vërtetë. Ndoshta sepse Luli na kujton pafajësinë e shpirtit shqiptar. Apo ndoshta sepse Lemja është çdo nënë që ka ëndërruar më shumë për djalin e saj sesa për veten.

Luli & Goni Lemes është një kujtesë që kinemaja jonë, kur është e ndershme dhe e bërë me dashuri, mund të jetë edhe komike, edhe poetike, edhe thellësisht njerëzore.

Ky film nuk është vetëm një sukses komercial. Është një pasqyrë. Është ndjesi. Është kujtim.

Dhe në fund të fundit, është dëshmi që kur një film bëhet me zemër dhe me të vërtetën tonë kolektive… publiku përgjigjet.

Nëse nuk e keni parë ende, shkoni. Jo për të ndjekur trendin, por për të përjetuar një ndjesi që vjen rrallë në kinematë tona. Dhe nëse e keni parë, mund ta kuptoni pse po e shkruaj këtë dhe pse akoma qesh kur më kujtohen skenat dhe batutat! Filmi është për të gjitha moshat kështu që nëse doni të kaloni një mbrëmje plot të qeshura me gjithë familjen, kjo është shenja që prisnit që të shkoni tani!

The post Nga “SOLD OUT” në “SOUL DEEP”: Një përvojë që nuk e prisja nga një komedi shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Selfie para arkivolit të Papa Françeskut: zemërim dhe polemika nga Vatikani

25 April 2025 at 00:18

Ndërsa dhjetëra mijëra besimtarë presin me orë të tëra në radhë të heshtura në Sheshin e Shën Pjetrit për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut, i ndarë nga jeta më 21 prill, disa skena kanë tronditur opinionin publik. Video të shumta janë bërë virale në rrjetet sociale, ku duken njerëz duke bërë selfie përballë arkivolit të Papës, i vendosur në altarin e Bazilikës së Vatikanit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

Pamjet, të xhiruara nga të pranishëm të tjerë, kanë shkaktuar zemërim masiv, sidomos në mesin e besimtarëve, të cilët e shohin këtë si një akt thellësisht të pahijshëm. Për shumëkënd, ky është një shembull i trishtueshëm i si epoka e imazhit vetjak po tejkalon edhe ndjeshmërinë ndaj të shenjtës dhe dhimbjes kolektive.

Psikologia dhe pedagoge në Universitetin Katolik të Milanos, Daniela Villani, e shpjegon fenomenin si pasojë e një marrëdhënieje gjithnjë e më sipërfaqësore me emocionet. Sipas saj, “kur dikush bën një selfie në një situatë të tillë, duket sikur po thotë ‘Unë isha këtu, dua ta tregoj dhe të bëhem i dukshëm’”. Ky veprim, sipas Villanit, shërben si një mënyrë psikologjike mbrojtjeje – një distancim nga përjetimi i vërtetë i dhimbjes.

Ajo thekson se ndonëse shumë prej atyre që e kanë bërë këtë veprim mund të kenë ardhur me ndjenjë të vërtetë respekti, mënyra si kanë vendosur ta shprehin përjetimin e tyre e zbeh kuptimin e thellë të një momenti kaq solemn.

Ky fenomen ngre pyetje të forta mbi mënyrën se si rrjetet sociale po ndikojnë përherë e më shumë edhe në momentet më të shenjta dhe intime të jetës njerëzore.

The post Selfie para arkivolit të Papa Françeskut: zemërim dhe polemika nga Vatikani appeared first on iconstyle.al.

Spermë salmoni për lëkurën- trendi që po bën namin në botën e bukurisë

23 April 2025 at 21:34

Nga laboratori në TikTok: si nisi gjithçka

Nuk është një shaka. Sperma e salmonit (po, e lexuat mirë) është përbërësi i fundit që po pushton industrinë e bukurisë. E përdorur fillimisht në trajtime të avancuara dermatologjike në Korenë e Jugut, ku inovacionet në kujdesin ndaj lëkurës janë disa vite përpara Perëndimit, ky ekstrakt është tashmë pjesë e serumeve, maskave dhe trajtimeve luksoze në klinikat estetike të New York-ut, Londrës, Parisit … madje edhe Tiranës!

Por çfarë është saktësisht sperma e salmonit dhe pse po konsiderohet si eliksiri i ri i rinisë?

Çfarë përmban sperma e salmonit?

Sperma e salmonit përmban një përbërës të quajtur PDRN (polydeoxyribonucleotide) – një molekulë e fuqishme që ndihmon në regjenerimin e qelizave, përmirëson elasticitetin e lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në riparimin e dëmeve nga dielli apo plakja.

Ky përbërës përftohet në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar nga sperma e salmonit të rritur në ambiente të monitoruara, pa dëmtuar kafshët dhe me respekt për standardet mjedisore dhe etike.

Pse është kthyer në trend?

Ka disa arsye:

  • TikTok dhe rrjetet sociale: Influencerë si @skinbydara apo @beautydecoded kanë postuar rezultate mbresëlënëse pas vetëm disa përdorimesh.

  • Rezultate të shpejta dhe të dukshme: Në krahasim me përbërës të tjerë anti-plakje, PDRN jep një efekt “glow” pothuajse të menjëhershëm.

  • Miratimi nga dermatologët: Edhe pse emri i përbërësit mund të tingëllojë ekzotik ose madje i çuditshëm, shumë dermatologë në SHBA dhe Korenë e Jugut e rekomandojnë për pacientët që kërkojnë një trajtim jo-invaziv por efektiv kundër rrudhave dhe dehidratimit të lëkurës.

Si përdoret?

Ekstrakti i spermes së salmonit mund të përdoret në disa forma:

  1. Serum për përdorim në shtëpi – Aplikohet si çdo serum tjetër, zakonisht në mbrëmje, pas pastrimit të lëkurës.

  2. Trajtime të avancuara estetike (Salmon DNA Injections) – Të njohura në Korenë e Jugut si “Rejuran Healer”, këto janë injeksione që aplikohen direkt nën lëkurë për të stimuluar rigjenerimin qelizor.

  3. Maska fytyre – Përdoren për hidratim të thellë dhe për një efekt të menjëhershëm rrezatues.

  4. Kremë nate ose kontur sysh – Përdoret për zonat më delikate të fytyrës.

Cilat janë benefitet konkrete?

  • Reduktimi i rrudhave fine dhe linjave të shprehjes

  • Hidratuese e fuqishme për lëkurë të thatë ose të stresuar

  • Përmirësim i tonit dhe strukturës së lëkurës

  • Nxit rigjenerimin pas trajtimeve estetike si laser apo microneedling

  • Ndihmon në qetësimin e inflamacionit dhe skuqjes

A është i sigurt?

Po, nëse përdoret siç duhet dhe nga burime të certifikuara. Produktet që përmbajnë PDRN janë testuar në mënyrë klinike dhe nuk përmbajnë hormone ose elementë të dëmshëm. Megjithatë, nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme ose alergji, rekomandohet të konsultoheni me dermatologun tuaj përpara përdorimit.

Çfarë duhet të dini para se ta provoni?

  • Lexoni përbërësit: Sigurohuni që produkti të përmbajë PDRN të pastër dhe të jetë i certifikuar dermatologjikisht.

  • Nuk është produkt i lirë: Serume dhe trajtime me këtë përbërës janë shpesh në segmentin premium të tregut.

  • Kombinojeni me SPF: Ashtu si çdo trajtim anti-plakje, është e domosdoshme të mbroheni nga dielli për rezultate të qëndrueshme.

Fjala e fundit

Ndoshta nuk do ta mendonit kurrë se një përbërës me origjinë nga sperma e salmonit do të bëhej një nga trendet më të nxehta në kujdesin e lëkurës, por ja ku jemi. Me një kombinim të teknologjisë së avancuar, kërkimeve shkencore dhe ndikimit nga rrjetet sociale, ky përbërës i pazakontë ka arritur të bëjë diçka të jashtëzakonshme: të rifreskojë mënyrën se si mendojmë për bukurinë.

Nëse jeni gati të eksperimentoni me diçka të re  dhe ndoshta pak të pazakontë, sperma e salmonit mund të jetë ajo që i mungon rutinës suaj të bukurisë.

The post Spermë salmoni për lëkurën- trendi që po bën namin në botën e bukurisë appeared first on iconstyle.al.

Gjykata e Lartë e MB vendos: Gruaja përcaktohet sipas seksit biologjik

16 April 2025 at 21:55

Në një vendim historik që pritet të ketë pasoja të gjera ligjore dhe sociale, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi se termat “grua” dhe “seks” në Ligjin e Barazisë 2010 i referohen ekskluzivisht seksit biologjik. Ky vendim u përshëndet si një fitore për të drejtat dhe sigurinë e grave, duke i dhënë fund paqartësive ligjore që kishin lejuar përfshirjen e burrave që identifikohen si gra në hapësira dhe shërbime të dedikuara për femrat.

Çështja u ngrit nga grupi For Women Scotland (FWS), pas një udhëzimi të qeverisë së Skocisë që parashikonte përfshirjen e personave me certifikatë ndërrimi gjinie si “gra” në bordet publike. Gjykatat skoceze refuzuan kërkesën e FWS, por Gjykata e Lartë në Londër u shpreh në favor të tyre.

“Vendimi unanim i kësaj gjykate është se termat ‘gra’ dhe ‘seks’ në Ligjin e Barazisë 2010 i referohen grave biologjike dhe seksit biologjik,” tha Patrick Hodge, zëvendëspresident i Gjykatës së Lartë. Ai theksoi se interpretimi ligjor nuk lë më vend për dyshime dhe ruan qartësinë e mbrojtjes ligjore për gratë.

Fundi i relativizmit gjinor në ligj

Vendimi nënkupton që shërbime njëseksuale për gratë – si strehëzat, repartet spitalore apo aktivitetet sportive – mund të përjashtojnë ligjërisht burrat që pretendojnë se janë gra, edhe nëse posedojnë certifikata ndryshimi gjinie. Ky sqarim ligjor vjen pas një periudhe tensionesh, ku institucione të ndryshme publike dhe private u vunë nën presion për të përfshirë në mënyrë të detyrueshme persona të cilët, megjithëse biologjikisht meshkuj, identifikoheshin ndryshe.

“Gjykata ka konfirmuar atë që ne e kemi ditur gjithmonë: që gratë mbrohen në bazë të seksit të tyre biologjik. Seksi është fakt dhe nuk ndryshohet me dokumente apo deklarata personale,” deklaroi Susan Smith, bashkëdrejtuese e FWS, përpara mbështetësve të shumtë jashtë gjykatës.

Ajo shtoi se vendimi u jep grave sigurinë që shërbimet dhe hapësirat e dedikuara për to nuk mund të deformohen nga ideologjitë e reja gjinore.

Qeveria britanike përkrah vendimin

Qeveria britanike e përshëndeti vendimin, duke theksuar se sjell qartësi për institucionet dhe mbron hapësirat njëseksuale. “Hapësirat vetëm për gra janë të mbrojtura me ligj dhe do të mbeten të mbrojtura nga kjo qeveri,” u shpreh një zëdhënës qeveritar.

Ndërkohë, organizata të ndryshme publike, si shëndetësia në Skoci, kanë nisur të rishikojnë praktikat e tyre në dritën e këtij vendimi. Një spital në Fife, i përfshirë në një padi nga një infermiere që kundërshtoi përdorimin e dhomave të zhveshjes nga një burrë që pretendonte se ishte grua, deklaroi se po shqyrton pasojat ligjore të vendimit.

Përkrahje nga figura publike

Ndër zërat e shumtë që e mirëpritën vendimin ishte edhe autorja J.K. Rowling, e cila është shprehur hapur në mbrojtje të grave dhe kundër tentativave për të relativizuar seksin. “U deshën tre gra skoceze të jashtëzakonshme, me një mbështetje të madhe pas tyre, që kjo çështje të arrinte në Gjykatën e Lartë. Me fitoren e tyre, ato kanë mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,” shkroi Rowling në rrjetin social X.

Ndikim mbi ligjin dhe shoqërinë

Vendimi konsiderohet si një pikë kthese në qasjen ligjore ndaj çështjeve gjinore, duke i dhënë fund një periudhe relativizmi ku identitetet vetëdeklaruese përpiqeshin të imponoheshin mbi realitetin biologjik. Juristët theksojnë se interpretimi i qartë i ligjit tashmë u jep institucioneve mundësinë të veprojnë me siguri pa u frikësuar nga akuzat për diskriminim.

“Ky vendim do të ndihmojë institucionet të shmangin pasigurinë dhe të mos përballen më me kundërshti ligjore të bazuara në interpretime ideologjike,” deklaroi Phillip Pepper, partner në firmën Shakespeare Martineau.

Vendimi i Gjykatës së Lartë përforcon faktin se të drejtat e grave nuk janë për t’u negociuar dhe se hapësirat e tyre nuk mund të shkelmohen në emër të ndjeshmërive personale.

A duhet mbyllur Tik-Tok në Shqipëri?

Po, është rrezik! (1 votes)
100%
Absolutisht jo! Censurë para zgjedhjeve (0 votes)
0%

Total votes: 1

Back to Vote

The post Gjykata e Lartë e MB vendos: Gruaja përcaktohet sipas seksit biologjik appeared first on iconstyle.al.

Këto janë çiftet më të përputhshme sipas horoskopit

16 April 2025 at 21:27

Ka nga ata që nuk besojnë shumë në horoskop, dhe të tjerë që kërkojnë dritën jeshile të yjeve përpara se të hedhin hapin e parë drejt një lidhjeje të re. Por sido që të jetë, astrologjia mbetet një nga gjuhët më të vjetra që përpiqet të shpjegojë marrëdhëniet njerëzore — përfshirë edhe ato romantike. Kur dy shenja “klikohet” në mënyrë natyrale, gjithçka rrjedh më lehtë: kuptimi, dëshirat, dhe madje edhe grindjet.

Më poshtë po rendisim çiftet e shenjave që konsiderohen më të përputhshme në astrologji. Disa prej tyre janë klasikë që nuk gabojnë kurrë, të tjerët janë surpriza që funksionojnë për shkak të kontrasteve që tërheqin.

1. Dashi & Luani – Flakë e zjarrtë që s’ndalet

Kur dy shenja të zjarrit bashkohen, është si të ndezësh dy shkrepse njëherësh: energji, pasion dhe shumë adrenalinë. Dashi është lideri, Luani është mbretëror, por të dy duan vëmendje dhe guxim. Kur janë bashkë, bëhen çifti që ndriçon çdo dhomë.

2. Demi & Virgjëresha – Harmoni dhe qëndrueshmëri

Të dy tokësorë, të dy praktikë dhe të përkushtuar. Demi është sensual dhe i qëndrueshëm, ndërsa Virgjëresha është analitike dhe e kujdesshme. Ata nuk nxitojnë, por kur lidhen, është për të ndërtuar diçka solide. Çifti ideal për të ndarë një jetë të qetë dhe të organizuar.

3. Binjakët & Ujori – Dy mendje të hapura që fluturojnë bashkë

Binjakët sjellin spontanitetin, Ujori sjell origjinalitetin. Janë si dy fëmijë që zbulojnë botën bashkë. Diskutimet e tyre janë të pafundme, idetë s’kanë fund, dhe miqësia është themeli i një dashurie që vështirë të zbehet. E vetmja rrezik? Të mos harrojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë.

4. Gaforrja & Peshqit – Dashuri që flet me ndjenja

Nëse ka një çift që komunikon me zemrën dhe jo me fjalë, ky është ai i Gaforres dhe Peshqve. Emocionet e thella, ndjeshmëria dhe intuita i lidhin fuqishëm. Të dy e dinë si të duan pa kushte dhe krijojnë një univers të tyre, ku ndjenja ka gjithmonë vend të parë.

5. Peshorja & Binjakët – Inteligjencë dhe elegancë

Ky çift ka një kimi të fortë mendore. Peshorja e adhuron estetikën dhe harmoninë, ndërsa Binjakët sjellin dialog, argëtim dhe mendje të hapur. Bashkë janë një miks i lehtë, elegant dhe shoqëror – çifti që të gjithë duan t’i kenë pranë në festa.

6. Akrepi & Bricjapi – Forcë dhe besnikëri

Një lidhje që duket serioze në fillim, por fsheh një pasion të thellë. Akrepi është emocionalisht intensiv, ndërsa Bricjapi është i ftohtë dhe i vendosur. Por këta të dy ndihmojnë njëri-tjetrin të hapen, të ndërtojnë besim dhe të qëndrojnë bashkë për kohë të gjatë.

7. Shigjetari & Dashi – Aventurierë të lindur

Kur këta të dy takohen, rutina zhduket. Të dy janë spontanë, optimistë dhe duan të eksplorojnë botën. Marrëdhënia e tyre është e mbushur me udhëtime, të qeshura dhe përjetime që e mbajnë zjarrin gjallë. Është një dashuri që s’ka nevojë për rrënjë, sepse fluturon vetë.

Në fund të ditës…

Astrologjia mund të të japë një dritë të re mbi përputhshmërinë, por nuk është gjithçka. Dashuria kërkon përkushtim, mirëkuptim dhe vullnet nga të dy. Megjithatë, nëse yjet kanë një fjalë për të thënë, pse të mos i dëgjojmë?

The post Këto janë çiftet më të përputhshme sipas horoskopit appeared first on iconstyle.al.

Merkuri hyn në Dash më 16 Prill: Si ndikon tek çdo shenjë e horoskopit

16 April 2025 at 14:48

16 prill 2025, Merkuri, planeti i mendjes, komunikimit dhe ideve, kalon në shenjën e Dashit, duke sjellë një kthesë dinamike në mënyrën se si mendojmë, flasim dhe marrim vendime. Kjo energji impulsive dhe e zjarrtë do të zgjasë deri më 10 maj 2025, duke na shtyrë të veprojmë më shpejt, të flasim më hapur dhe të ndjekim instinktin para logjikës.

Çfarë do të thotë Merkuri në Dash?

Dashit i pëlqen të veprojë pa shumë mendime të gjata – ai është një shenjë e guximshme, shpërthyese dhe e drejtë për së mbari. Kur Merkuri kalon në këtë shenjë, komunikimi bëhet më i drejtë, më spontan dhe më i përqendruar në veprim sesa në teori. Idetë vijnë me vrull, dhe durimi për diskutime të gjata zvogëlohet. Është koha për t’i thënë gjërat siç janë, për të nisur projekte të reja dhe për të shprehur veten pa frikë.

Por kujdes – kjo valë energjie mund të sjellë edhe fjalë të nxituara, vendime të marra me ngut dhe mungesë reflektimi. Suksesi qëndron në aftësinë për të ruajtur balancën mes guximit dhe mendimit të kthjellët.

Si ndikon Merkuri në Dash tek çdo shenjë e horoskopit?

Dashi
Energji e dyfishtë për ty! Do ndihesh si në elementin tënd – i qartë, i drejtpërdrejtë dhe i motivuar. Koha perfekte për të nisur projekte, për të folur hapur dhe për të marrë vendime që ke shtyrë.

Demi
Ndihesh sikur gjithçka po ndodh shumë shpejt për shijen tënde. Këshilla: merr frymë para se të flasësh. Disa ide të shkëlqyera vijnë në heshtje – jepu pak kohë.

Binjakët
Si shenjë që sundohet nga Merkuri, do ndjesh një vrull të jashtëzakonshëm për të ndarë ide. Rrjetet sociale, komunikimi me miqtë dhe diskutimet intelektuale do të jenë në kulm.

Gaforrja
Komunikimi në karrierë është në qendër. Nëse ke për të folur në publik apo për të dhënë një ide në punë, tani është momenti. Kujdes mos e lëndosh ndonjë koleg me fjalë të forta.

Luani
Shpirti yt i zjarrtë përputhet për mrekulli me këtë energji. Planifiko një udhëtim, nis një projekt të madh ose lidhu me persona që të inspirojnë. Do ndihesh i/e frymëzuar.

Virgjëresha
Merkuri është planeti yt sundues, por në Dash nuk ndjehet aq rehat. Mund të ndjesh presion për të vepruar menjëherë. Kujto veten se analizat e thella janë forca jote.

Peshorja
Raportet ndërpersonale do testohen. Mund të kesh nevojë të thuash disa të vërteta të vështira – bëje me stilin tënd diplomatik, por mos i shmang. Koha për qartësi.

Akrepi
Ndikimi i Merkurit në Dash të shtyn të bësh më shumë dhe të flasësh më pak. Mund të ndihesh si nën presion – por kjo është një kohë e shkëlqyer për të ndjekur objektiva personale dhe për të pastruar mendjen nga energjitë toksike.

Shigjetari
Energjia e kësaj periudhe është e përkryer për ty. Merr mikrofonin – figurativisht apo realisht – dhe fol. Kurse për të udhëtuar, mësuar apo ndarë ide të mëdha janë të bekuara tani.

Bricjapi
Komunikimi në familje ose në lidhje të ngushta ka nevojë për vëmendje. Mund të ndjesh nevojën për të dominuar bisedat – por dëgjo më shumë. Ka disa të vërteta që duhen kapur në heshtje.

Ujori
Shumë ide, shumë fjalë, shumë plane – gjithçka ndodh shpejt, por të pëlqen! Shfrytëzo këtë energji për të ndërtuar kontakte të reja dhe për të hedhur themelet e diçkaje inovative.

Peshqit
Pas një periudhe të brendshme dhe emocionale, tani vjen momenti për të vepruar. Bëj një hap të guximshëm drejt një qëllimi personal ose profesional. Mos u tremb nga zëri yt – është koha të dëgjohesh.

Mesazhi i kësaj periudhe?

Fol me zemër, vepro me guxim dhe mendo si një lider. Merkuri në Dash nuk ka durim për dyshime – është koha për të ndezur motorët dhe për të ndjekur instinktin. Vetëm mos harro frenat në raste të nevojshme.

The post Merkuri hyn në Dash më 16 Prill: Si ndikon tek çdo shenjë e horoskopit appeared first on iconstyle.al.

Kontroll në shtëpinë e Gaz Pajës, banesa rezulton në pronësi të Erion Veliajt

15 April 2025 at 16:44

Një kontroll i befasishëm nga Byroja Kombëtare e Hetimit është zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit, në banesën ku jeton aktori i njohur Gaz Paja. Ajo që e bën këtë aksion edhe më të bujshëm është fakti se prona rezulton në pronësi të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi lidhjet mes figurave të njohura të artit, politikës dhe përfitimeve ekonomike që burojnë nga kjo ndërthurje. Gaz Paja, i njohur për karrierën e tij në skenë, është njëkohësisht i shpallur “investitor strategjik” – një status që zakonisht u rezervohet sipërmarrësve të mëdhenj apo projekteve me ndikim të veçantë në zhvillimin ekonomik.

Lajmi i bërë publik nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, sipas të cilit kontrolli i BKH-së lidhet pikërisht me përdorimin e kësaj prone dhe marrëdhëniet me figura të rëndësishme politike, i ka shtuar edhe më shumë spekulimet.

Si përfiton një aktor statusin e investitorit strategjik dhe banesë nga një kryetar bashkie? Rasti lë shije dyshimi për një rrjet të mbështetur nga favorizime politike dhe përfitime personale, të maskuara nën petkun e investimeve.

Kujtojmë se Paja është thirrur më herët nga SPAK për të dhënë dëshmi lidhur me dosjen “Veliaj-Xoxa”.

Ai ka realizuar transaksione me Veliajn dhe Xoxën për çështje pronash dhe pasurish të paluajtshme, ka pasur komunikime me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ka jetuar në një apartament pikërisht sipër banesës së tij.

Deri më tani, asnjë reagim nuk ka ardhur nga Veliaj apo Paja. Po ashtu, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin zyrtar të kontrollit.

Kjo ngjarje rrit alarmin mbi mënyrën se si politika përdor artin dhe figurat publike për të krijuar aleanca që nuk janë në shërbim të qytetarëve!

The post Kontroll në shtëpinë e Gaz Pajës, banesa rezulton në pronësi të Erion Veliajt appeared first on iconstyle.al.

Çanta 1,400$ shitet 38,000: Prodhuesit kinezë zbulojnë sekretet e markave amerikane

15 April 2025 at 12:31

Në sfondin e një lufte të ashpër tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, me tarifa që kanë arritur në 145% dhe 125% përkatësisht, një valë e re zbulimesh ka tronditur rrjetet sociale: prodhuesit kinezë po flasin hapur për mënyrën se si markat më të mëdha luksoze të botës prodhojnë mallrat e tyre në Kinë për një pjesë të vogël të çmimit që konsumatorët paguajnë.

“Ne i bëjmë, ata i shesin” – Anatomia e një çmimi luksoz

Në një video që është bërë virale, një sipërmarrës kinez, pronar i një fabrike OEM (Original Equipment Manufacturer) të produkteve luksoze, shpjegon qartë: çanta Birkin, e cila shitet për 38,000 dollarë, kushton vetëm 1,400 dollarë për t’u prodhuar.

Ai liston gjithçka që përfshin kostoja – lëkura e klasit të lartë, fijet e qëndrueshme, zinxhirët, vajrat e skajeve, astari i brendshëm, paketimi dhe forca punëtore – dhe arrin në përfundimin se mbi 90% e çmimit paguhet vetëm për logon.

The Chinese Government has lifted the secrecy clause that the luxury brands had in place the Chinese Manufacturers
and now the manufacturers are exposing your favorite “luxury” brands and letting everyone know it all comes from them. pic.twitter.com/n18jvyBYBv

— Gerry (@GerryKeogh_) April 13, 2025

Markat që “prodhojnë në Kinë dhe heshtin për këtë”

Sipas tij, për më shumë se 30 vite, fabrika e tij ka prodhuar për marka si Gucci, Prada, Coach, Louis Vuitton, ndërsa një tjetër video zbulon prodhim për Chanel, Estee Lauder, L’Oréal, Bobbi Brown, MAC, Shu Uemura, dhe La Prairie.

Një tjetër grua tregon se fabrika kineze FJF Group prodhon për Nike, Pou Chen Group për Adidas, HengLong Group për UGG, dhe Shengtai Group për FILA.

Ndërkohë, YaTing, CEO e një grupi konsulence në Kinë, përmend një listë të markave që prodhojnë mallra në Kinë:
Ralph Lauren, Armani, Dior, Lululemon, Apple, Michael Kors, Coach, Calvin Klein, Celine, Swarovski, The North Face, Rimowa, Levi’s, Burberry, Versace, Chanel, Cartier, Ferragamo, Timberland, YSL, Victoria’s Secret, Puma, Disney, Max Mara, DKNY, Givenchy.

Sipas saj, kostoja e prodhimit është rreth 1/10 e çmimit përfundimtar të shitjes.

Përse markat nuk largohen nga Kina?

Pronari i fabrikës shpjegon se disa marka kanë tentuar të zhvendosin prodhimin në SHBA, por janë përballur me dështime. Arsyeja?
Nuk ka kualitet, nuk ka mjeshtëri, punëtorët janë të shtrenjtë apo dembelë dhe mungon zinxhiri i furnizimit,” – thotë ai. “Në fund, ata gjithmonë kthehen te ne.”

Dhe në një thirrje të drejtpërdrejtë për konsumatorët:
“Pse nuk blini direkt nga ne? Nuk do ta besoni çmimin që do t’ju japim.”

A po zgjohet ndërgjegjja?

Zbulimet kanë ndezur debate në rrjete sociale rreth vlerës reale të luksit, transparencës së markave dhe natyrisht, manipulimit të konsumatorit përmes marketingut të brandit.

Kjo nuk është hera e parë që prodhuesit në Kinë zbulojnë prapaskenat e industrisë së modës dhe bukurisë, por kjo valë e fundit deklaratash shkon përtej thashethemeve – është një sfidë e hapur ndaj industrisë shumë-miliardëshe të luksit, e cila vazhdon të fshehë origjinën e produkteve të saj pas etiketimeve glamuroze.

Më shumë se një luftë tregtare – një luftë për të vërtetën?

Ndërsa Kina e ka quajtur qëndrimin amerikan si “bulizëm unilateral”, ajo po u bën thirrje vendeve si Bashkimi Europian dhe Vietnami të bashkohen për të kundërshtuar tarifat e Trump. Por në prapaskenë, një tjetër betejë po zhvillohet: ajo për transparencë dhe ndershmëri në tregtinë globale.

Sepse ndoshta nuk është vetëm një çantë që kushton 38,000 dollarë – është një realitet i fshehur që konsumatorët kanë të drejtë ta njohin.

The post Çanta 1,400$ shitet 38,000: Prodhuesit kinezë zbulojnë sekretet e markave amerikane appeared first on iconstyle.al.

Google prezanton DolphinGemma- Inteligjenca Artificiale që “flet” me delfinët

15 April 2025 at 12:10

Një ëndërr shkencore që merr jetë: A mund të deshifrojmë gjuhën e delfinëve?

Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë qenë të magjepsur nga mënyra se si komunikojnë delfinët – me fishkëllima, kërcitje gjuhe dhe tinguj të shpejtë që krijojnë një “gjuhë” të vështirë për t’u përkthyer. Por këtë pranverë, Google ka vendosur të sfidojë të pamundurën.

Në bashkëpunim me Georgia Tech dhe organizatën kërkimore Wild Dolphin Project (WDP), Google ka zhvilluar DolphinGemma, një model i avancuar i inteligjencës artificiale që përpiqet të kuptojë – dhe të përgjigjet – në mënyrën se si “flasin” delfinët.

Nga thellësitë e oqeanit tek kodet dixhitale: Si funksionon DolphinGemma

E ndërtuar mbi teknologjinë e avancuar të modeleve Gemma, DolphinGemma është një sistem që analizon tingujt natyrorë të delfinëve – duke përfshirë edhe fishkëllimat e tyre “të personalizuara” (që veprojnë si emra të përveçëm) – dhe krijon një strukturë që i ngjan mënyrës se si funksionojnë gjuhët njerëzore.

Modeli është trajnuar mbi një bazë të dhënash të pasur me zëra, sjellje dhe regjistrime video nga një komunitet i delfinëve me pika në Bahamas, që WDP e ka ndjekur për më shumë se 40 vjet.

Ky model ka rreth 400 milionë parametra dhe është optimizuar që të funksionojë drejtpërdrejt edhe në telefonat Pixel që përdoren në terren – duke kombinuar fuqinë e AI-së me komoditetin e teknologjisë portative.

Nga studimi tek ndërveprimi: CHAT dhe komunikimi i dyanshëm

Por DolphinGemma nuk ndalet vetëm në analizë.

Me sistemin CHAT (Cetacean Hearing Augmentation Telemetry), studiuesit po testojnë një mënyrë të re për të ndërtuar një fjalor të përbashkët me delfinët – duke përdorur fishkëllima sintetike që lidhen me objekte të caktuara që delfinët pëlqejnë (si algat, shallët ose lodrat).

Qëllimi është që delfinët, përmes kureshtjes së tyre natyrore, të mësojnë të përdorin këto tinguj për të “kërkuar” objekte të caktuara nga studiuesit – një hap i parë drejt komunikimit të qëllimshëm mes specieve.

Pajisja kryesore për këtë eksperiment? Një Pixel 6 i thjeshtë, që dëgjon, analizon dhe përgjigjet në kohë reale. Me versionin e ardhshëm të projektuar për verën e vitit 2025, teknologjia do të përfshijë edhe më shumë funksione interaktive, me potencialin për të “përkthyer” dhe reaguar më shpejt se kurrë më parë.

Një model i hapur për të gjithë botën shkencore

Google ka njoftuar se DolphinGemma do të bëhet model i hapur për komunitetin kërkimor këtë verë – duke i dhënë mundësi studiuesve në të gjithë botën që të analizojnë të dhënat e tyre akustike, edhe për specie të tjera si delfinët me hundë-shishe apo delfinët rrotullues.

Kjo nismë shënon një hap të madh drejt komunikimit ndër-specie dhe përfaqëson një pikë takimi mes shkencës, teknologjisë dhe botës së egër.

Përtej dëgjimit – drejt të kuptuarit

Për herë të parë, ne nuk jemi vetëm duke dëgjuar delfinët, por po përpiqemi t’i kuptojmë.

Me ndihmën e një kombinimi të fuqishëm mes kërkimit shumëvjeçar nën ujë, inxhinierisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale, projekti DolphinGemma po krijon urat për të kapërcyer një nga hendekët më të mëdhenj të natyrës: atë mes njeriut dhe botës detare.

Dhe ndoshta – vetëm ndoshta – në të ardhmen, një delfin mund të na “thërrasë” me emër.

/iconstyle.al

The post Google prezanton DolphinGemma- Inteligjenca Artificiale që “flet” me delfinët appeared first on iconstyle.al.

“Top Channel” shet bashkimin kombëtar në emër të audiencës

15 April 2025 at 11:27

Ka një vijë shumë të hollë mes spektaklit dhe shfrytëzimit emocional. “Top Channel” e ka kaluar me shumë lehtësi këtë vijë. Në vend që të ndërtojë një program që reflekton vlerat e bashkëjetesës shqiptare, siç pretendon në ekran, ka zgjedhur të minojë themelin më të ndjeshëm të shoqërisë sonë: marrëdhënien mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ngjarja e fundit në “Big Brother VIP 4”, ku një konkurrent goditi me dhunë një tjetër, është pasqyrë e shëmtuar e mënyrës sesi një media kombëtare, me akses të pakufizuar në mendjen e publikut, zgjedh të nxisë ndasi, të përdorë tensionet etnike si monedhë votimi dhe të relativizojë dhunën në ekran, në emër të klikimeve dhe fitimit.

Kur një konkurrent që më herët ka ofenduar rëndë një banor tjetër me gjuhë etnike të neveritshme, rifutet në shtëpi nga e njëjta media që pretendon të jetë “kundër dhunës”, nuk kemi më të bëjmë me një rastësi. Kemi të bëjmë me një strategji. Një strategji e ftohtë e një televizioni që e ka kuptuar prej kohësh se sa më shumë ta ndajë publikun, aq më shumë përfiton. Aq më shumë rritet ndjeshmëria, rrjedhimisht votat, rrjedhimisht paratë. E gjithë kjo është e llogaritur. Shpullat në ekran janë valuta e re e televizioneve të mëdha.

Ajo që ndodhi së fundmi ishte incident i paralajmëruar. Ishte rezultat i një vendimi të vetëdijshëm për të lejuar një person me precedentë problematikë, të rikthehet në një program ku emocionet janë në kufijtë e shpërthimit. Dhe e gjitha shpërtheu. Por për ironi, nuk shpërtheu vetëm një akt dhune. Shpërtheu një plagë më e thellë: ajo e përçarjes shqiptare!

Mjafton një vështrim i thjeshtë në komentet e rrjeteve sociale për të kuptuar se jemi shumë larg prej një “kombësie të përbashkët” kur mediat zgjedhin të fryjnë dallimet mes nesh. Shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, që duhet të ishin zëri i njëri-tjetrit, sot janë kthyer në kundërshtarë të ashpër virtualë. Komente që shpesh kalojnë në gjuhë të urrejtjes, racizëm të ndërsjellë dhe një përçmim që vjen vetëm sepse dikush është “prej andej” dhe tjetri “prej këtej”. Kjo nuk ka ardhur rastësisht. Është produkt i një ekrani që ka nevojë të na mbajë të ndarë për të na bërë konsumatorë më emocionalë.

“Top Channel” nuk ka reaguar me seriozitetin e duhur. Nuk ka reflektuar për incidentin e parë me fjalorin diskriminues dhe as nuk ka marrë përgjegjësinë që i takon si media kombëtare që formëson opinionin publik. Përkundrazi, e ka përdorur konfliktin për të rritur shikueshmërinë dhe për të rritur fitimin, pa llogaritur koston sociale që ky spektakël po lë pas.

Nuk është një rast i izoluar. Dhuna në “Top Channel” është bërë thuajse normale. Nga zënkat fizike, promovimi i dhunuesve, fshehja e deforimimi i lajmeve e deri tek fjalori denigrues dhe nxitja e përçarjes, ky televizion ka vendosur prej kohësh që morali është më pak i vlefshëm se një SMS me 150 lekë. Dhe kur përfitimi financiar bëhet i vetmi kriter, kombi është i fundit që mendohet.

Nëse një reality-show mund të na ndajë në “kosovarë” dhe “shqiptarë”, në “pro-Gjest” dhe “pro-Jozi”, në “ne” dhe “ata”, atëherë problemi nuk është më tek personazhet që hyjnë në një format. Është te formati vetë dhe tek secili prej nesh, të cilët na merr lirshëm rrjedha e urrejtjes e përçarjes kombëtare.

Për televizionin, asnjë fitim nuk e justifikon dëmin që po i bëhet kohezionit mes dy pjesëve të të njëjtit popull. Asnjë votë nuk e justifikon relativizimin e një shpullë në televizion kombëtar. Dhe asnjë emocion televiziv nuk duhet të ngrihet mbi kurrizin e një realiteti kaq të ndjeshëm dhe delikat si marrëdhënia Shqipëri-Kosovë!

Sa shumë po na kushton? Shqiptarët s’mund të jenë bagëti që përçahen për hir të spektaklit!

The post “Top Channel” shet bashkimin kombëtar në emër të audiencës appeared first on iconstyle.al.

Vazhdon “tradita”: Nga Monika Lubonja tek Danja e BBV, Bashkia paguan “VIP-at”

18 March 2025 at 14:34

Veliaj dhe “rrjeti” i specialisteve VIP

Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Erion Veliajt, u kthye në një vend të preferuar punësimi për personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe ekranit. Përveç pagave të larta, këto figura siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit të imazhit të ish-kryebashkiakut.

Një shembull i fundit është Danja, banorja aktuale e Big Brother VIP, e cila, pa qenë e vetëdijshme për situatën e Veliajt, deklaroi në shtëpinë e spektaklit se punon në bashki si “specialiste”. Deri në atë moment, banorët e tjerë e njihnin thjesht si modele. Por Danja nuk është e vetmja.

Nga “Big Brother” te Bashkia

Një tjetër emër i njohur që ka përfituar nga kjo skemë është Monika Lubonja, e cila, edhe pse kaloi tre muaj brenda shtëpisë së BBV, vijoi të paguhej çdo ditë nga Bashkia e Tiranës.

Në këtë listë përfshihet edhe Deborah Keçi, sportistja që u emërua drejtoreshë e Klubit shumësportësh Tirana, por më vonë u pezullua nga detyra për shkak të hetimeve të SPAK mbi shpërdorimin e detyrës dhe lidhjet me tenderat e dyshimtë të kompanisë 5D.

Një tjetër emër i përfolur është Eneda Tarifa, e cila, përveçse e njohur për karrierën e saj muzikore, rezultoi se ishte këshilltare e Erion Veliajt. Ajo madje u shpreh publikisht se “vetëm një Erion bën nëna”, duke e përkrahur hapur ish-kryebashkiakun.

Bashkia, si një “strehë e ngrohtë” për miqtë e pushtetit

Nën drejtimin e Veliajt, Bashkia e Tiranës funksionoi si një rrjet klientelist, ku përzgjedhja e stafit nuk bazohej te profesionalizmi, por te lidhjet personale dhe ndikimi publik. Në vend të ekspertizës dhe aftësive menaxheriale, prioritet u dhanë figurave të njohura që garantonin promovimin e vazhdueshëm të kryetarit të bashkisë në media.

Këshilltarët dhe të punësuarit nga Veliaj përfshinin një ish-basketbollist, një piktor, dy gazetarë, tre artistë, një këngëtare, një mjek, një analist filmash, një arkitekt dhe një shkrimtare. Një prej tyre ishte edhe një ish-miss i njohur dhe një avokate, e cila dikur ishte pjesë e partisë së Spartak Ngjelës dhe u bë e famshme për fotot provokuese në rrjetet sociale.

Sa kushtoi kjo skemë për qytetarët?

Investigimet mediatike kanë zbuluar se këto figura, ndonëse pa përvojë konkrete në administratë, përfituan paga të larta dhe benefite të tjera, duke krijuar një sistem të qartë patronazhi politik. Ndërkohë, qindra profesionistë të kualifikuar mbetën jashtë sistemit, sepse vendet e punës u mbushën nga ata që ishin më të vlefshëm për strategjinë e marketingut politik të Veliajt.

Çfarë do të ndodhë tani?

Sa prej këtyre “specialisteve” VIP do të mbeten në administratë dhe sa prej tyre do të largohen? 

Qytetarët e Tiranës vijojnë të jenë dëshmitarë të një skeme klienteliste që ka kushtuar miliona lekë nga taksat e tyre, pa sjellë ndonjë përfitim të qartë për shërbimet publike të kryeqytetit.

The post Vazhdon “tradita”: Nga Monika Lubonja tek Danja e BBV, Bashkia paguan “VIP-at” appeared first on iconstyle.al.

Dhunuesit rikthehen në “BBVA”- “Top Channel”, legjitimues zyrtar i dhunës

26 February 2025 at 12:26

“Top Channel” ka arritur kulmin e papërgjegjshmërisë mediatike duke rikthyer në “Big Brother VIP Albania” dy banorë të përjashtuar me zarf të zi për dhunë e sjellje të papranueshme, si dhe një tjetër që zgjodhi vetë të largohej nga formati.

G-Bani, i përjashtuar për dhunë fizike, Jozi, i nxjerrë për gjuhë diskriminuese dhe urrejtje etnike, dhe Amber Candy, e cila u largua me dëshirë të plotë duke deklaruar se “është degjeneruar në mënyrë të tmerrshme”, tani po serviren sërish në ekranet tona përmes një farse votimi që tallet hapur me inteligjencën e publikut.

Ky manipulim i turpshëm, i maskuar si një “votim publik” ku Gjestit iu dha mundësia të zgjidhte shtatë banorë dhe publiku do të votonte për tre, është thjesht një tjetër demonstrim i strategjisë cinike të “Top Channel” për të gjeneruar klikime dhe shikueshmëri me çdo kusht – edhe nëse kjo do të thotë të shkelësh çdo parim etik dhe rregull të formatit ndërkombëtar.

A ka kufi degradimi moral? “Top Channel” ka shndërruar dhunën në spektakël, duke na shitur dhunuesit si yje dhe racistët si argëtues. A duhet të presim skena makabre në një televizion publik që të largohen përfundimisht dhunuesit, ofenduesit dhe bullizuesit?

Këta janë “VIP-at” e dorës së dytë që nuk po promovojnë asgjë përveç dhunës, ofendimeve, bullizmit.

Ky episod i fundit është vetëm një pikë në listën e gjatë të Top Channel për promovimin e dhunës. Rasti i Gerta Gixharit, e cila sulmoi dy herë me alkool Gjestin, u trajtua si një incident i parëndësishëm që mund të zgjidhej me një “votim publik”.

G-Bani, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj Gjestit, dhe Jozi, që përdori term racist “kopil shkine”, tani po rikthehen në të njëjtën shtëpi ku shkaktuan kaos – një vendim që çon ujë në mullirin e normalizimit të dhunës.

Amber Candy, e cila e braktisi vetë formatin duke deklaruar se nuk mund të qëndronte më në atë mjedis “degjenerues”, tani rikthehet sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Historia e “Top Channel” në tolerimin dhe promovimin e dhunës është e gjatë dhe e turpshme. Motrat Berisha, pas sulmit brutal ndaj Klea Prengës, u shndërruan në yje mediash, me Antonela Berishën që u prit me duartrokitje në “Goca dhe Gra”.

Egla Ceno, pas sulmit me alkool ndaj Meritonit, jo vetëm u lejua të rikthehej, por u kurorëzua fituese – një mesazh katastrofik që sugjeron se dhuna shpërblehet.

Vrasja e pazbardhur e rojes 60-vjeçar Pal Kola, ku një nga pistat hetimore lidhej drejtpërdrejt me produksionin e Big Brother, u fshi shpejt nga memoria institucionale e televizionit, sikur jeta e një njeriu të ishte thjesht një detaj i parëndësishëm në makinën e tyre të fitimit.

“Top Channel” ka krijuar një precedent të rrezikshëm ku dhuna, diskriminimi, dhe bullizmi shpërblehen me më shumë kohë ekrani. Ky televizion që pretendon se është pasqyrë e shoqërisë shqiptare, po reflekton vetëm një imazh të shëmtuar të saj, duke normalizuar sjellje që në çdo kontekst tjetër do të ishin të dënueshme.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) duhet të ndërhyjë menjëherë me masa ndëshkuese. “Top Channel-it” duhet t’i hiqet patenta ndërkombëtare e formatit – ky televizion ka provuar vazhdimisht se nuk di të bëjë show brenda rregullave, duke e kthyer çdo situatë në një degjenerim të plotë.

Top Channel nuk është më thjesht një medium argëtimi dhe informimi – është kthyer në një inkubator të sjelljes së dhunshme, ku çdo veprim anti-social jo vetëm tolerohet, por shpërblehet me më shumë famë dhe ekspozim mediatik.

Është koha që publiku shqiptar të ngrejë zërin dhe të kërkojë ndërprerjen e menjëhershme të kësaj farse të rrezikshme që po helmon shoqërinë tonë!

/iconstyle.al

The post Dhunuesit rikthehen në “BBVA”- “Top Channel”, legjitimues zyrtar i dhunës appeared first on iconstyle.al.

Dr. Skerdi në kërkim të ekselencës: Nga Parlamenti EU te çmimi “Energie per Roma”

18 February 2025 at 12:37

Një fjalim me ndikim në Parlamentin Europian mbi të ardhmen e kirurgjisë estetike

Dr. Skerdi Faria, drejtues i KEIT Day Hospital, ishte i ftuar në forumin prestigjioz “Europa in Salute”, i mbajtur në Parlamentin Europian në Bruksel dhe organizuar nga “Osservasalute”, pjesë e Centro Europeo Studi Culturali.

Duke përfaqësuar KEIT, një nga klinikat më të njohura të kirurgjisë estetike në Europë, Dr. Skerdi vuri në dukje rëndësinë e standardizimit të protokolleve mjekësore, teknologjisë inovative dhe sigurisë së pacientëve në këtë sektor.

“Kirurgjia estetike duhet të fokusohet te cilësia dhe siguria, duke ndjekur një model europian me standarde të qarta,” u shpreh ai.

Në event morën pjesë ekspertë të shëndetësisë dhe përfaqësues të institucioneve europiane, duke analizuar sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në kontinent.

Çmimi “Energie per Roma”: Njohje për përkushtimin ndaj inovacionit dhe edukimit

Vetëm pak ditë para fjalimit të tij në Parlamentin Europian, Dr. Skerdi Faria u nderua me çmimin prestigjioz “Energie per Roma 2025”, si një vlerësim për kontributin e tij në shëndetësi dhe ndikimin e tij në edukimin e brezave të rinj.

Ky çmim, i akorduar nga Komuna e Romës dhe Centro Europeo Studi Culturali, nderon njerëzit që kanë sjellë ndryshime domethënëse në zhvillimin social, kulturor dhe inovacionin mjekësor.

“Ky vlerësim më motivon të vazhdoj përpjekjet për rritjen e cilësisë dhe inovacionit në kirurgjinë estetike. Edukimi dhe përparimi teknologjik janë thelbësorë për të ardhmen e shëndetësisë,” tha Dr. Skerdi gjatë ceremonisë.

Me këto dy arritje të rëndësishme në dy javë, Dr. Skerdi është në kërkim të ekselencës, duke u konfirmuar si një lider në kirurgjinë estetike dhe përmirësimin e standardeve mjekësore në Evropë.

The post Dr. Skerdi në kërkim të ekselencës: Nga Parlamenti EU te çmimi “Energie per Roma” appeared first on iconstyle.al.

Shenjat që tregojnë se mund të keni ADHD

24 January 2025 at 19:14

ADHD (Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit) është një gjendje neurozhvillimore që prek miliona njerëz në mbarë botën, duke ndikuar në përqendrimin, sjelljen dhe menaxhimin e emocioneve.

Megjithëse ADHD është më e njohur tek fëmijët, shpesh vazhdon edhe tek të rriturit. Por si ta dalloni nëse keni ADHD? Në vijim janë disa nga shenjat më të zakonshme që mund të tregojnë praninë e këtij çrregullimi.

1. Vështirësi për t’u përqendruar

Një nga shenjat kryesore të ADHD-së është mungesa e përqendrimit. Personat me ADHD shpesh:
• Harrojnë informacionet e rëndësishme.
• Ndihen të shpërqendruar lehtësisht nga zhurmat apo aktivitetet përreth.
• Kanë vështirësi në përfundimin e detyrave, edhe kur janë të rëndësishme.

2. Hiperaktivitet dhe energji e tepruar

Hiperaktiviteti është më i dukshëm tek fëmijët, por edhe të rriturit mund ta përjetojnë në mënyra të ndryshme. Shenjat përfshijnë:
• Ndjenjën e vazhdueshme për të lëvizur ose për të bërë diçka.
• Vështirësi për të qëndruar ulur për periudha të gjata.
• Tendencën për të ndërhyrë në biseda ose për të folur më shumë se zakonisht.

3. Impulsivitet

Impulsiviteti është një tjetër shenjë kryesore. Mund të shfaqet në forma të ndryshme, si:
• Marrja e vendimeve të shpejta pa menduar për pasojat.
• Ndërprerja e të tjerëve gjatë bisedave.
• Vështirësi për të pritur në radhë ose për të ndjekur rregullat.

4. Probleme me organizimin

Personat me ADHD shpesh kanë vështirësi në menaxhimin e detyrave dhe organizimin e kohës. Shenjat përfshijnë:
• Harresa e takimeve ose afateve.
• Humbja e gjërave të përditshme, si çelësat ose telefoni.
• Mbingarkesa me punë për shkak të keqmenaxhimit të prioriteteve.

5. Ndryshimet e shpeshta të humorit

Një tipar i zakonshëm i ADHD-së është ndryshimi i papritur i humorit. Mund të përfshijë:
• Irritimin e shpejtë ndaj gjërave të vogla.
• Ndjeshmërinë emocionale ndaj situatave.
• Episodet e ankthit ose depresionit.

6. Ndjenja e “mbushjes me kaos”

Personat me ADHD shpesh përshkruajnë jetën e tyre si një “kaos” të vazhdueshëm. Ata mund të përjetojnë:
• Ndjenjën e të qenit vazhdimisht të mbingarkuar.
• Vështirësinë për të balancuar punën dhe jetën personale.
• Pamundësinë për të qëndruar të qetë, qoftë mendërisht apo fizikisht.

7. Vështirësi në marrëdhënie

Për shkak të impulsivitetit dhe mungesës së përqendrimit, personat me ADHD mund të kenë sfida në:
• Mbajtjen e marrëdhënieve personale dhe profesionale.
• Kuptimin e nevojave të të tjerëve.
• Përdorimin e kohës për të forcuar marrëdhëniet.

Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni për ADHD?

Nëse këto simptoma ju duken të njohura dhe po ndikojnë në jetën tuaj të përditshme, është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor. Një diagnozë e saktë dhe trajtim i duhur mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Trajtimet për ADHD zakonisht përfshijnë terapi, ndryshime në stilin e jetesës dhe në disa raste, medikamente.

ADHD nuk është vetëm një “mungesë përqendrimi” apo “energji e tepërt”. Është një gjendje komplekse që kërkon mirëkuptim dhe menaxhim. Njohja e shenjave dhe kërkimi i ndihmës së duhur është hapi i parë drejt një jete më të balancuar dhe të kontrolluar.

/iconstyle.al

The post Shenjat që tregojnë se mund të keni ADHD appeared first on iconstyle.al.

Efekti Flutur: Si një ndryshim i vogël mund të shkaktojë pasoja të mëdha

24 January 2025 at 14:20

Keni menduar ndonjëherë se si një vendim i vogël ose një ngjarje e rastësishme mund të ndikojë në mënyrë dramatike në të ardhmen tuaj ose të botës?

Efekti Flutur, një koncept që buron nga teoria e kaosit, shpjegon pikërisht këtë fenomen. Ky term i njohur shpesh përshkruhet me metaforën e një fluture që rreh krahët e saj në një cep të botës dhe shkakton një tornado në tjetrin.

Origjina e Efektit Flutur

Termi u popullarizua nga meteorologu amerikan Edward Lorenz në vitin 1963, ndërsa punonte mbi modelet e parashikimit të motit. Lorenz zbuloi se ndryshimet minimale në të dhënat hyrëse, si për shembull ndryshimi nga 0.506 në 0.507, mund të çonin në parashikime krejtësisht të ndryshme.

Ai e krahasoi këtë fenomen me idenë se një flutur që rreh krahët e saj në Brazil mund të shkaktojë një tornado në Teksas, duke theksuar ndjeshmërinë ndaj kushteve fillestare në sisteme komplekse.

Çfarë është Efekti Flutur?

Efekti Flutur është pjesë e teorisë së kaosit dhe i referohet idesë se ndryshime të vogla në një sistem fillestar mund të shkaktojnë rezultate të mëdha dhe të paparashikueshme në të ardhmen. Në një sistem kaotik, çdo detaj i vogël ka rëndësi dhe mund të ketë ndikim të madh në mënyrën se si sistemi evoluon me kalimin e kohës.

Shembuj të Efektit Flutur në jetën e përditshme

1. Vendime të vogla dhe pasojat të mëdha

Një vendim i thjeshtë si të marrësh një rrugë tjetër për të shkuar në punë mund të të ekspozojë ndaj një mundësie të re ose të shmangë një aksident. Ky është një shembull i thjeshtë i mënyrës se si ndryshimet e vogla mund të krijojnë ndikime të mëdha.

2. Ekonomia

Një ndryshim i vogël në tregjet financiare, si rënia e një kompanie të vogël, mund të shkaktojë zinxhir krizash që ndikojnë në ekonominë globale.

3. Mjedisi

Një veprim i vogël si mbjellja e një peme mund të ndikojë në përmirësimin e klimës lokale, ndërsa mungesa e kujdesit ndaj natyrës mund të kontribuojë në katastrofa të mëdha mjedisore.

4. Shkenca dhe teknologjia

Një zbulim i rastësishëm mund të revolucionarizojë teknologjinë. Për shembull, shpikja e internetit filloi si një projekt i vogël për të ndërlidhur studiuesit, por sot ka transformuar mënyrën se si jetojmë.

Efekti Flutur na mëson se:

• Çdo veprim ka rëndësi: Edhe veprimet që mund të duken të vogla mund të kenë pasoja të mëdha në të ardhmen.
• Bota është e ndërlidhur: Një ndryshim në një pjesë të botës mund të ndikojë pjesët e tjera, ndonjëherë në mënyra të paparashikueshme.
• Vendimet tona kanë peshë: Vendimet personale dhe kolektive ndikojnë në zhvillimin e jetës sonë dhe të botës.

Efekti Flutur është një kujtesë se bota funksionon në mënyra komplekse dhe të ndërlidhura. Një ndryshim i vogël sot mund të formësojë të ardhmen në mënyra që ne nuk i imagjinojmë dot.

Prandaj, edhe veprimet më të vogla duhet të bëhen me kujdes, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të tyre në një të ardhme më të madhe. Siç thotë edhe shprehja: “Një flutur e vogël mund të krijojë një ndryshim të madh.

/iconstyle.al

The post Efekti Flutur: Si një ndryshim i vogël mund të shkaktojë pasoja të mëdha appeared first on iconstyle.al.

Psikologia: Çfarë shkakton glorifikimi i betejave me shëndetin mendor

24 January 2025 at 12:42

lva Mile, psikologe klinike, ka dhënë mesazhin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në “BBV” dhe debatet për betejat me shëndetin mendor. Konkretisht, ajo komenton qëndrimin e Eglit.

Glorifikimi i betejës me problematika te shëndetit mendor (ku pëfshihet dhe çrregullimi i atakut të panikut) nuk i shërben në asnjë formë perpjekjeve për të ndërgjegjësuar dhe ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga këto problematika.

Të bërtasësh se je më e fortë, më e zonja, më inteligjente apo më me vlerë se të tjerët sepse ia ke dalë mbanë të mposhtësh një problem të shëndetit mendor, më tepër se sa ndihmon, mund të demotivojë të gjithë ata që janë duke bashkëjetuar me këto problematika dhe ende nuk kanë arritur “ta marrin trurin e tyre, ta përkëdhelin dhe ta fusin sërish në kokë”.

Përpos kësaj, të dalësh në konluzionin se një individ “nuk do i përjetojë kurrë atakët e panikut me ato mend që ka” nuk fuqizon ata njerëz që luftojnë me këto problematika por thjesht keqinformon. Askush nuk është imun ndaj atakave të panikut apo problematikave me natyrë psiko-emocionale.

Në fund por jo më pak e rëndësishme, betejat personale me problematikat e shëndetit mendor nuk ka pse dhe nuk duhet te shfrytëzohen për të fituar në debate. Nëse do të frymëzosh dhe të ndërgjegjësosh, kjo arrihet duke i modeluar atyre që të ndjekin forma të komunikimit me tone të shëndetshme si dhe aftësi të zgjidhjes seë konflikteve, karakteristika thelbësore të individëve që kanë bërë punë me veten.

Nëse do të fitosh në debate, përdorimi i kartës së shëndetit mendor zhvlerëson menjëherë rëndësinë dhe peshën që kanë problematikat e tilla dhe kthehet veçse në një mjet që po përdoret për qëllime personale më tepër se sa për të ndërgjegjësuar apo ndihmuar të tjerët.

The post Psikologia: Çfarë shkakton glorifikimi i betejave me shëndetin mendor appeared first on iconstyle.al.

Çfarë do të sillte legalizimi i martesës së vajzave 9-vjeçare në Irak?

24 January 2025 at 00:16

Një propozim ligjor në Irak që mund të lejojë martesën e vajzave që nga mosha 9-vjeçare ka shkaktuar shqetësime të mëdha në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky projektligj, i bazuar në disa interpretime konservatore të ligjit islamik, ngre pyetje të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve, barazinë gjinore dhe të ardhmen sociale të vendit.

Pasojat për të drejtat e fëmijëve

Ky ndryshim ligjor do të minonte të drejtat themelore të fëmijëve, të cilat njihen ndërkombëtarisht përmes konventave si ajo e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Një vajzë 9-vjeçare nuk ka kapacitetin fizik, mendor ose emocional për të përballuar sfidat që sjell një martesë, përfshirë përgjegjësitë familjare dhe prindërimin. Në vend që të kenë mundësi të gëzojnë fëmijërinë dhe të zhvillohen si individë, këto vajza do të përballen me presione të mëdha dhe abuzime potenciale.

Ndikimi në shëndet dhe arsimim

Vajzat që martohen në një moshë kaq të hershme janë në rrezik të madh për komplikacione shëndetësore, përfshirë probleme serioze gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Trupi i tyre ende nuk është zhvilluar plotësisht për të përballuar këto sfida. Për më tepër, martesat e hershme pothuajse gjithmonë i ndërpresin vajzat nga arsimimi, duke i mbyllur mundësitë për një jetë më të mirë dhe duke i lënë në varësi të burrave dhe familjeve të tyre.

Rritja e dhunës dhe abuzimit

Legalizimi i martesave të hershme mund të hapë dyert për abuzime sistematike ndaj vajzave të mitura. Martesat në këto kushte shpesh krijojnë një dinamikë fuqie të pabarabartë midis bashkëshortëve, duke e bërë më të lehtë për burrat të ushtrojnë dhunë fizike, emocionale dhe seksuale. Në këtë kontekst, një ligj i tillë nuk do të thjeshtësojë martesat, por do të institucionalizojë abuzimin.

Dobësimi i pozitës së gruas në shoqëri

Ky ligj do të ishte një hap prapa për të drejtat e grave në Irak. Në vend që të përparojë drejt barazisë gjinore, ai do të forconte normat patriarkale që shihen në shumë shoqëri tradicionale, duke e kufizuar rolin e grave në një nivel të ulët të shoqërisë dhe duke i privuar nga pjesëmarrja e plotë në jetën publike, ekonomike dhe politike.

Një hap prapa për shoqërinë

Në vend që të mbrojë dhe fuqizojë brezat e rinj, një ligj i tillë do të kishte pasoja të rënda për zhvillimin social dhe ekonomik të Irakut. Martesat e hershme jo vetëm që prekin vajzat individualisht, por krijojnë një zinxhir varfërie dhe pabarazie që zgjat me breza të tërë.
/iconstyle.al

The post Çfarë do të sillte legalizimi i martesës së vajzave 9-vjeçare në Irak? appeared first on iconstyle.al.

❌