Normal view

Kompleksi i Edipit për meshkujt, por e njihni Kompleksin e Elektrës?

16 January 2025 at 14:09

Kompleksi i Elektrës është një koncept i psikologjisë që lidhet me zhvillimin emocional të vajzave gjatë fëmijërisë. Ky term u prezantua nga Carl Jung, një nga ndjekësit e Sigmund Freud-it, për të përshkruar ndjenjat e dashurisë dhe rivalitetit që një vajzë mund të ndiejë ndaj prindërve të saj. Kompleksi i Elektrës është një variant i Kompleksit të Edipit (lexo këtu), por i përqendruar te vajzat.

Si lindi termi?

Termi “Kompleksi i Elektrës” u frymëzua nga mitologjia greke, konkretisht nga historia e Elektrës, një figurë tragjike që Elektra vendosi të vriste nënën e saj, Klimenestrën, për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së babait të saj Agamemnonit. Jung përdori këtë mit për të ilustruar ndjenjat e një vajze që shfaq dashuri të fortë për babanë dhe rivalitet ndaj nënës.

Bazat e Kompleksit të Elektrës

Ky kompleks zhvillohet gjatë fazës fallike të zhvillimit psikoseksual, midis moshës 3 dhe 6 vjeç, ashtu si Kompleksi i Edipit. Ai përshkruan mënyrën se si vajzat krijojnë marrëdhënie emocionale me prindërit e tyre dhe fillojnë të formojnë identitetin e tyre gjinor.

Pikat kryesore të teorisë përfshijnë:

  • Dashuri për babanë: Vajza ndjen një lidhje të fortë emocionale dhe dashurie ndaj babait, të cilën Freud e përshkroi si një dëshirë për vëmendje dhe miratim.
  • Rivalitet me nënën: Vajza e sheh nënën si një konkurrente për dashurinë dhe vëmendjen e babait.
  • “Zilia e penisit”: Freud besonte se vajzat gjatë kësaj faze ndjejnë një lloj “zili” biologjike ndaj djemve dhe këtë ndjenjë e lidhin me mungesën e pushtetit apo autonomisë.
  • Identifikimi me nënën: Në fazën përfundimtare, vajza mëson të identifikohet me nënën, duke adoptuar rolin e saj gjinor dhe duke krijuar marrëdhënie më të shëndetshme me të dy prindërit.

Freud dhe Jung argumentuan se zgjidhja e Kompleksit të Elektrës është thelbësore për zhvillimin emocional dhe identitetin gjinor të vajzës. Vajza arrin të pranojë rolin e saj brenda familjes duke u identifikuar me nënën dhe duke kanalizuar dashurinë për babanë në mënyra më të pjekura.

Nëse ky kompleks nuk zgjidhet si duhet, Freud besonte se mund të shkaktojë probleme të mëvonshme, si marrëdhënie të pasigurta, ndjenja të fajit, apo vështirësi në marrëdhëniet intime.

Kritikat ndaj teorisë

Kompleksi i Elektres ka qenë objekt kritikash të shumta, ashtu si edhe Kompleksi i Edipit. Kritikat kryesore përfshijnë:

  • Mbështetja në stereotipe gjinore: Shumë kritikë argumentojnë se teoria mbështetet në supozime të vjetruara për rolet gjinore.
  • Mungesa e provave shkencore: Nuk ka të dhëna të qarta që mbështesin konceptin e “zilisë së penisit” ose ndjenjave të forta të rivalitetit midis nënës dhe vajzës.
  • Roli i kulturës dhe shoqërisë: Psikologjia moderne e vë theksin te ndikimet e mjedisit dhe kulturës në formimin e identitetit, duke e parë Kompleksin e Elektrës si një shpjegim të kufizuar.

Edhe pse Kompleksi i Elektrës nuk përdoret më si një teori universale, ai ka ndihmuar në zhvillimin e studimeve mbi marrëdhëniet familjare dhe procesin e formimit të identitetit te vajzat. Në psikologjinë moderne, theksi është zhvendosur drejt teorive të lidhjes (attachment theory) dhe rolit të mjedisit në zhvillimin emocional.

Kompleksi i Elektrës është një teori e diskutueshme, por e rëndësishme, që përpiqet të shpjegojë marrëdhëniet komplekse emocionale midis vajzave dhe prindërve të tyre. Edhe pse teoria ka evoluar dhe është kritikuar gjatë dekadave, ajo mbetet një pikë interesante për të kuptuar dinamikën familjare dhe zhvillimin emocional.

/iconstyle.al

The post Kompleksi i Edipit për meshkujt, por e njihni Kompleksin e Elektrës? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë është Kompleksi i Edipit?

8 January 2025 at 15:06

Kompleksi i Edipit është një koncept i njohur në psikologji që lidhet me zhvillimin emocional dhe marrëdhëniet familjare gjatë fëmijërisë. Ky term u propozua për herë të parë nga Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, dhe shpjegon ndjenjat e dashurisë, rivalitetit dhe xhelozisë që një fëmijë mund të ndiejë për prindërit e tij.

Si lindi termi?

Termi “Kompleksi i Edipit” vjen nga miti i lashtë grek i Edipit, një figurë tragjike që pa vetëdije vrau babanë dhe u martua me nënën e tij. Freud përdori këtë mit për të ilustruar një nga idetë e tij qendrore në teorinë psikoanalitike: që fëmijët, në një fazë të hershme të jetës, zhvillojnë ndjenja të pavetëdijshme dashurie ndaj prindit të seksit të kundërt dhe xhelozi ndaj prindit të seksit të njëjtë.

Bazat e Kompleksit të Edipit

Freud argumentoi se Kompleksi i Edipit është një fazë normale e zhvillimit psikoseksual të një fëmije dhe ndodh zakonisht midis moshës 3 dhe 6 vjeç, gjatë asaj që ai e quajti faza fallike. Kjo është periudha kur fëmija fillon të kuptojë dallimet gjinore dhe të krijojë lidhje emocionale më të thella me prindërit.

Pikat kryesore të teorisë përfshijnë:

  • Ndjenja dashurie për prindin e seksit të kundërt: Për shembull, një djalë mund të ndiejë dashuri të fortë për nënën e tij dhe të shohë babanë si rival.
  • Rivalitet me prindin e seksit të njëjtë: Fëmija mund të ndiejë xhelozi dhe konkurrencë ndaj këtij prindi, duke menduar se po i “pengon” marrëdhënien me prindin tjetër.
  • Zhvillimi i ndërgjegjes (superegos): Fëmija më vonë kapërcen këto ndjenja përmes identifikimit me prindin e të njëjtit seks, duke formuar bazat e moralit dhe etikës së tij.

Shpjegimi i Kompleksit të Edipit në praktikë

Freud besonte se nëse Kompleksi i Edipit nuk zgjidhet siç duhet, mund të shkaktojë probleme emocionale dhe psikologjike në jetën e mëvonshme, si vështirësi në marrëdhëniet intime, ndjenjë faji të tepruar, ose probleme me autoritetin.

Për shembull:

  • Nëse një djalë nuk arrin të identifikohet me babanë, ai mund të përjetojë vështirësi në zhvillimin e identitetit të tij mashkullor.
  • Nëse një vajzë zhvillon ndjenja të forta për babanë dhe i “mbron” ato në mënyrë të pavetëdijshme, kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e saj romantike në të ardhmen.

Kritikat dhe Perspektivat e Reja

Teoria e Kompleksit të Edipit ka hasur në kritika të shumta. Shumë psikologë bashkëkohorë argumentojnë se teoria e Freud-it është shumë e bazuar në supozime kulturore dhe nuk merr parasysh ndikimet e tjera si konteksti social, mjedisi familjar dhe kultura.

Për më tepër, psikologjia moderne është më shumë e fokusuar në teoritë e lidhjes dhe dinamikat familjare komplekse sesa në ndjenjat romantike të pavetëdijshme që Freud propozoi.

A ka zbatim sot?

Edhe pse Kompleksi i Edipit nuk shihet më si një teori universale, ai ka ndihmuar në thellimin e të kuptuarit tonë për marrëdhëniet familjare dhe zhvillimin e ndërgjegjes njerëzore. Në ditët e sotme, përdoret më shumë si një koncept simbolik ose metaforë për të shpjeguar dinamika të caktuara familjare dhe emocionale.

Kompleksi i Edipit është një nga idetë më të famshme të Freud-it dhe përfaqëson një përpjekje për të kuptuar se si ndjenjat dhe marrëdhëniet e hershme familjare ndikojnë në zhvillimin tonë emocional. Edhe pse teoria është kritikuar dhe evoluar me kohën, ajo mbetet një pikënisje interesante për të diskutuar marrëdhëniet komplekse midis fëmijëve dhe prindërve.

/iconstyle.al

The post Çfarë është Kompleksi i Edipit? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë është HMPV- virusi i ri në Kinë që po tremb botën/ Ka gjasa për pandemi?

4 January 2025 at 19:50

HMPV, ose metapneumovirusi njerëzor, është bërë shkak për shqetësime pas raportimeve për një rritje të infeksioneve në Kinë. Ky virus sezonal, i zbuluar për herë të parë në Holandë në vitin 2001, është përgjegjës për infeksione të traktit të poshtëm respirator, duke prekur kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar.

Shpërthimi aktual ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të ngjashmërive në simptoma me COVID-19 dhe gripin.

Rritja e infeksioneve me HMPV në Kinë u konfirmua nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila theksoi se rritje të tilla janë normale gjatë muajve të dimrit dhe përfshijnë edhe viruse të tjera si gripi, rinovirusi dhe pneumonia nga mykoplazma.

Megjithëse disa raporte në rrjete sociale sugjerojnë masa të jashtëzakonshme, autoritetet kineze nuk kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë minimizuar rëndësinë e situatës.

Simptomat e HMPV janë të ngjashme me ato të një ftohjeje të zakonshme dhe zakonisht zgjasin 2-5 ditë. Infeksionet më të rënda, si pneumonia, ndodhin kryesisht te grupet më të cenueshme. Përhapja ndodh përmes kontaktit të ngushtë me persona të infektuar, duke e bërë të ngjashëm me gripin në mënyrën e transmetimit.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kineze kanë paralajmëruar se norovirusi, një tjetër virus që shkakton të vjella dhe diarre, do të mbetet i përhapur për disa muaj.

Pavarësisht shqetësimeve, ekspertët mendojnë se rreziku i një pandemie nga HMPV është i ulët, për shkak të imunitetit të krijuar tashmë në popullatat e prekura në vende të ndryshme, përfshirë Kinën dhe SHBA-në.

The post Çfarë është HMPV- virusi i ri në Kinë që po tremb botën/ Ka gjasa për pandemi? appeared first on iconstyle.al.

“Luli & Goni Lemes”, zbulohen rolet e komedisë së re me Aurela Gaçen

3 January 2025 at 15:54

Mezi po presim të ulemi me kokoshka para ekranit e të shkulemi së qeshuri, sepse na mungon një komedi e mirë!

Me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit, filmi komedi “Luli & Goni Lemes” sjell Aurela Gaçen në rol kryesor, si dhe Fjoralba Ponarin, Deivis Myslymin e Margent Caushin në kast. (Lexo këtu)

Mësuam rolet e tyre dhe erdhëm shpejt t’ju tregojmë.

Lemja” e famshme është padyshim Aurela Gaçe e cila ka mbaruar edhe akademinë për aktrim, ndaj kemi besimin se do ta qajë këtë rol!

Djalin e Lemes tonë (Goni) do ta sjellë në rol Deivis Myslymi.

Lulin? Margent Caushi.

Kuriozë të shohim dinamikat e filmit dhe bashkëpunimin e personazheve.

Për rolin e Fjoralbës në komedi, së bashku me aktorë të tjerë të kastit, na lexoni në artikullin tjetër…

The post “Luli & Goni Lemes”, zbulohen rolet e komedisë së re me Aurela Gaçen appeared first on iconstyle.al.

Ekskluzive: Fjoralba Ponari rol të ri si aktore me Deivis Myslymin e Margent Caushin

26 December 2024 at 11:44

Ju patëm paralajmëruar që kasti i komedisë së re “Luli & Goni Lemes” do të ishte nam dhe do ta vërtetojmë! (Lexo këtu)

“Iconstyle” mëson ekskluzivisht se krah Aurela Gaçes, si personazhi kryesor i këtij projekti me autore dhe producente Klaudia Brahimajn dhe regjisor Bjordi Mezinin, do të shohim në role gjithashtu Fjoralba Ponarin, Deivis Myslymin dhe Margent Caushin.

Caushin e kemi pëlqyer edhe në role të tjera, si tek “I love Tropoja” apo “2 Gisht Mjaltë“, ku ka spikatur në personazhet e tij.

Deivis Myslymi është personazhi shumë i dashur i spektaklit të humorit “Portokalli“, që duket se i përshtatet mirë çdo roli. Nëse ju themi “Braçe”, e kuptoni menjëherë për cilin po flasim.

Moderatorja Fjoralba Ponari gjithashtu e ka sprovuar veten në role të ndryshme në “Portokalli” veçmas moderimit, ndaj e sigurt që na presin surpriza të bukura edhe prej saj!

Kuriozë të mësoni rolet e secilit prej tyre? Do t’ju tregojmë në artikullin e radhës. “Luli & Goni Lemes” po vjen për t’ju dhënë të qeshurat që ju kanë munguar!

The post Ekskluzive: Fjoralba Ponari rol të ri si aktore me Deivis Myslymin e Margent Caushin appeared first on iconstyle.al.

Skandaloze e “Top Channel”/ Televizioni ktheu dhunuesen në të ftuar nderi

16 December 2024 at 18:08

Në një epokë ku media duhet të luftojë dhunën, Top Channel ka zgjedhur ta zbukurojë atë. Ky televizion kombëtar, që hyn çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve, që formëson mendimet e brezave të rinj dhe që mbart përgjegjësinë e informimit publik, ka shkelur çdo parim të etikës gazetareske duke i shtruar një tapet të kuq autores së një krimi të dhunshëm.

Skandali më i fundit në emisionin “Goca dhe Gra” nuk është thjesht një gabim editorial – është një fyerje për çdo viktimë dhune në Shqipëri. Duke ftuar Antonela Berishën, një nga autorët e sulmit brutal ndaj Klea Prengës, Top Channel ka dëshmuar se në altarin e shikueshmërisë është gati të sakrifikojë çdo parim moral.

Le të kujtojmë se çfarë ndodhi vërtet: Në një restorant në mes të Tiranës, motrat Berisha sulmuan Klea Prengën duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë me shishe qelqi. Sipas raportit mjeko-ligjor, dëmtimet ishin të pariparueshme. Pas sulmit, viktima mori edhe një mesazh kërcënues ku dhuna cilësohej si “dhuratë” nga Mariela Berisha. Ky nuk ishte një incident i rastësishëm – ishte një akt i paramenduar dhune që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Por çfarë bën Top Channel? Në vend që të denoncojë dhunën, zgjedh ta kthejë në spektakël. Antonela Berisha u prit me duartrokitje në studio, sikur të ishte një heroinë që po kthehej nga një betejë fisnike. Einxhel Shkira, një nga moderatoret, e përshkroi mungesën e saj si “një shkëputje të madhe” – sikur të ishte fjala për një pushim krijues e jo për arratisjen pas një krimi të dhunshëm.

Më skandalozja është mënyra se si emisioni u shndërrua në një platformë për të promovuar koleksionin e ri sportiv të Berishës, ironikisht të titulluar “Embrace Your Flaws” (Përqafo të metat e tua). A është goditja e një gruaje me shishe qelqi thjesht një “e metë” që duhet përqafuar? Top Channel, me këtë veprim, po i thotë çdo shqiptari: dhuna është në rregull nëse di si ta marketosh.

Pyetjet e intervistës ishin kaq sipërfaqësore dhe të dirigjuara sa dukej sikur po diskutohej për një gafë të vogël sociale e jo për një krim të rëndë. “A ke nxjerrë ndonjë mësim?” – pyeti Rudina Dembacaj, sikur të ishte fjala për një detyrë shtëpie të pakryer. Dhe përgjigjja e Antonelës? “Ndodhi në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.” Pra, problemi qenka koincidenca e momentit, jo akti brutal i dhunës?

Klea Prenga, viktima e këtij sulmi, e hodhi poshtë kategorikisht teatrin e “pendimit” të Antonelës. Në një reagim në Instagram, ajo zbuloi të vërtetën: “Në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë.” Më tronditëse akoma, ajo publikoi prova që tregojnë se motrat Berisha kanë shprehur gatishmëri për të përsëritur veprime të ngjashme.

Por Top Channel nuk u ndal as këtu. Antonelës iu dha hapësira të fliste për “ndikimin e saj pozitiv në shoqëri” dhe për “mbështetjen e madhe nga ndjekësit.” Çfarë mesazhi po dërgon kjo? Që dhuna është një rrugë e pranueshme për të fituar famë? Që brutaliteti mund të jetë një strategji marketingu?

Ndërkohë që sistemi i drejtësisë dështoi të japë një dënim të përshtatshëm – Antonela u dënua vetëm me “detyrim paraqitje” dhe Mariela me “arrest shtëpie” – Top Channel po dërgon mesazhin më të rrezikshëm të mundshëm: dhuna jo vetëm që nuk ndëshkohet, por mund të të bëjë edhe më të famshëm.

Ky nuk është thjesht një dështim profesional – është tradhti ndaj publikut shqiptar. Top Channel, si televizion kombëtar, ka përgjegjësinë të promovojë vlera pozitive, të luftojë dhunën, të mbrojë viktimat. Por në vend të kësaj, ka zgjedhur të bëhet megafon i dhunuesve, duke u dhënë atyre një platformë për të rikonceptuar krimet e tyre si “histori suksesi.”

Ndoshta është koha që Autoriteti i Mediave Audiovizive të hetojë këtë shkelje flagrante të etikës gazetareske. Ndoshta është koha që reklamuesit të pyesin veten nëse duan të asociohen me një media që zbukuron dhunën. Dhe mbi të gjitha, është koha që publiku shqiptar të kërkojë llogari.

Çdo minutë që Antonela Berisha ishte në atë studio, çdo duartrokitje që mori, çdo pyetje e butë që iu drejtua, ishin një goditje për çdo viktimë dhune në Shqipëri. Top Channel ka zgjedhur anën e gabuar të historisë, duke transformuar dhunën në argëtim dhe duke kthyer autorët në yje.

Në një vend ku dhuna ndaj grave mbetet një plagë e hapur e shoqërisë, ku viktimat shpesh heshtin nga frika e stigmës, Top Channel sapo krijoi një precedent të rrezikshëm: godit një grua me shishe qelqi dhe do të fitosh një intervistë televizive ku mund të promovosh biznesin tënd. A mund të bjerë më poshtë se kaq gazetaria shqiptare?

/iconstyle.al

The post Skandaloze e “Top Channel”/ Televizioni ktheu dhunuesen në të ftuar nderi appeared first on iconstyle.al.

Video që merakosi rrjetin: A është kjo Parashqevi Simaku?

13 December 2024 at 12:23

Këngëtarja e famshme nga Kavaja, që bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga pluhuri i harresës, megjithëse populli e dashuroi fort.

Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, derisa një video e ripostuar sot nga Blendi Fevziu ka merakosur rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.

Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’. Gruaja në video (me siguri këngëtarja gjeniale nga Kavaja) është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Në videon e Fevziut kanë vërshuar komentet e qytetarëve, që e kanë njohur menjëherë këngëtaren shqiptare, të cilën mërgimi e bëri një fytyrë të harruar për vendin e saj.

“A di te me jape njeri me shume info per kete video?”– shkruan Fevziu, teksa një pjesë e komentuesve e shtyn ta gjejë për ta ndihmuar, ndërsa pjesa tjetër e kritikon të mos i prishë privatësinë pa dëshirën e saj.

Nga një kërkimi i yni, gjetëm llogari në rrjetin social Facebook pikërisht me emrin “Simaku Nolfe”. Ajo ka shpërdarë jo vetëm foto aktuale të sajat, por edhe foto të vjetra në rini- kur ishte e madhja Parashqevi Simaku.

Pra, zonja në video është pikërisht Parashqevia jonë.

The post Video që merakosi rrjetin: A është kjo Parashqevi Simaku? appeared first on iconstyle.al.

Artiste në çdo formë: Aurela Gaçe, aktore protagoniste në komedinë e vitit!

4 December 2024 at 13:51

Nëse menduat se keni shijuar gjithçka nga “eksplozivi” i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, jeni paakëz gabim!

Pasi ka shpërthyer skenat e vendit e ato të diasporës, i ka vënë flakën dasmave e clubeve të natës, ka shkruar e kënduar këngë nga shpirti, ka fituar çmime e i ka bërë të gjithë të dashurohen me artin e saj, Aurela ka vendosur ta sfidojë veten në një fushë tjetër.

Këngëtaren do ta shohim së shpejti edhe si aktore! Po po, madje në rol protagonist!

Morëm leje nga autorja t’ju tregojmë titullin e filmit, prej të cilit mund ta imagjinoni vetë përmbajtjen e tij: “Luli & Goni Lemes“. Me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit, filmi i ri komedi duket shumë premtues.

Aurela me batutat në majë të gjuhës? Me siguri do të jetë një surprizë në aktrim!

Siç thotë edhe një shprehje e urtë që i shkon për shtat: “Eksperimentimi është zemra e artit. Artistët e mirë nuk ndalen kurrë së kërkuari horizonte të reja” dhe ne u bëmë shumë kuriozë për më tepër nga Aurela.

Qëndroni të përditësuar, iconstyle.al do t’ju sjellë të tjera detaje në vazhdim nga “Luli & Goni Lemes”.

Ps: Na thanë që kasti do të ishte nam! Mezi presim t’ju tregojmë!

The post Artiste në çdo formë: Aurela Gaçe, aktore protagoniste në komedinë e vitit! appeared first on iconstyle.al.

Shqiptarja jehonë në onkologji: Artikulli i Kleida Matit i publikuar në Cancerworld

22 November 2024 at 14:39

Kleida Mati, onkologe në Spitalin Amerikan në Tiranë, ka sjellë një perspektivë të fuqishme dhe të ndjerë mbi rolin e mjekëve në përmirësimin e sistemeve shëndetësore. Artikulli i saj, i titulluar “Advocacy in Oncology: Fighting for Patients Inside and Outside the Hospital”, është përzgjedhur si pjesë e konkursit prestigjioz ESCO Voices, në bashkëpunim me Cancerworld.net, një platformë e njohur ndërkombëtare për të adresuar sfidat dhe përparimet në luftën kundër kancerit.

Në këtë artikull, Kleida ndan përvojat dhe shqetësimet e saj për mënyrën se si politika dhe sistemi shëndetësor ndikojnë drejtpërdrejt te pacientët që trajton çdo ditë. Ajo thekson se kujdesi për kancerin nuk është vetëm çështje mjekësore, por edhe një reflektim i pabarazive sociale dhe politike. Me një ton të sinqertë dhe të vendosur, ajo argumenton se mjekët kanë një detyrë morale të avokojnë për ndryshime sistematike që sigurojnë qasje të barabartë në kujdes shëndetësor për të gjithë.

Më poshtë, mund të lexoni artikullin e plotë të përkthyer në shqip:

Avokacia në Onkologji: Lufta për Pacientët Brenda dhe Jashtë Spitalit

E dashur Botë,

Kancerin mund ta ketë çdokush – megjithatë, qasja në trajtimin e duhur mbetet ende një privilegj i mohuar për shumë njerëz. Në këtë pabarazi zbulohet një e vërtetë e thellë: kujdesi për kancerin nuk është vetëm çështje mjekësie, por edhe qasjeje, përballueshmërie dhe pabarazish sistemike që ndikohen shumë nga zgjedhjet politike dhe politikat publike.

Për një kohë të gjatë, u përpoqa ta mbaja punën time profesionale të ndarë nga politika, nga frika se kjo mund të kompromentonte objektivitetin tim. Si mjekë, ne trajnohemi të përqendrohemi te pacienti që kemi përballë – të shërojmë atë që mund të shërohet dhe të lehtësojmë vuajtjet që nuk mund të kurohen. Por duke parë përditë sfidat e pacientëve dhe pengesat që hasin mjekët për të ofruar kujdes, diçka u bë e qartë: shëndetësia dhe politika janë të ndërthurura.

Anulimi i një përfitimi të sigurimit shëndetësor, vonesa në aksesin ndaj trajtimit ose kostoja e papërballueshme e kujdesit nuk janë çështje abstrakte të politikave publike. Për ne, këto janë fytyrat që shohim në klinika, familjet që presin me ankth për një zgjidhje që mund të mos kenë mundësi ta përballojnë. Këto nuk janë probleme teorike; janë realitetet e përditshme të njerëzve që trajtojmë.

Ideja që mjekësia dhe politika janë të ndërthurura nuk është e re. Kujdesi shëndetësor pasqyron vlerat e shoqërisë: kush merr kujdes dhe kush jo, kush ka akses në trajtime të avancuara dhe kush mbetet pas. Këto përgjigje varen nga mënyra se si shpërndahen burimet, të cilat formësohen nga vendime në zyrat e drejtuesve dhe qeverive.

Si onkologë, ne dëshmojmë pasojat e këtyre vendimeve çdo ditë. Shohim pacientë që na vijnë shumë vonë sepse nuk kishin akses në ekzaminimet e hershme. Shohim familje që luftojnë për të përballuar trajtime jetësore dhe pacientë që përballen me një sistem që shpesh duket indiferent ndaj nevojave të tyre. Për këtë arsye, roli ynë duhet të shtrihet përtej kujdesit individual.

Kur politika dhe vendimet publike ndikojnë kaq qartë jetët e pacientëve tanë, të heshtësh nuk është një opsion. Kujdesi për kancerin nuk është i ndryshëm – përkundrazi, është edhe më urgjent. Në momentin kur një pacient hyn në derë, ne shohim nga afër barrierat për aksesin në kujdes. Hendeku midis asaj që është mjekësisht e mundur dhe asaj që është e arritshme shpesh varet nga vendimet politike të marra larg klinikës.

Vendimet politike gjithashtu ndikojnë se sa shpejt terapitë e reja arrijnë te pacientët. Vonesat burokratike, mungesa e mbështetjes për provat klinike dhe proceset e pabarabarta të miratimit do të thonë që pacientët në disa rajone mund të kenë akses në trajtime jetësore, ndërsa të tjerët jo.

Këto pabarazi jo vetëm që janë të vazhdueshme, por pritet të përkeqësohen. Për 50 vitet e ardhshme, barra globale e kancerit parashikohet të rritet me 400% në vendet me të ardhura të ulëta, 168% në vendet me të ardhura të mesme dhe 50% në vendet me të ardhura të larta.

Si onkologë, ne kemi një pozicion unik për të kuptuar kompleksitetin e kujdesit për kancerin, nga parandalimi te trajtimi dhe mbijetesa. Ekspertiza jonë është thelbësore në formësimin e politikave shëndetësore që sigurojnë qasje të barabartë në kujdes. Kjo është përgjegjësia jonë: jo vetëm të trajtojmë pacientët tanë, por të avokojmë për sisteme që i mbështesin ata.

Paul Farmer, një avokat i fuqishëm për barazinë në kujdesin shëndetësor, pyeti një herë: “Nëse qasja në kujdesin shëndetësor konsiderohet një e drejtë njerëzore, kush konsiderohet mjaftueshëm ‘njeri’ për ta pasur atë të drejtë?” Kujdesi për kancerin – qoftë në parandalim, trajtim apo mbijetesë – nuk duhet të varet nga vendi ku jetoni apo sa para keni.

Duke folur hapur, ne mund të ndihmojmë të krijojmë një botë ku të gjithë, pavarësisht rrethanave, kanë akses në kujdesin që u nevojitet për të luftuar kancerin. Ne duhet të refuzojmë të pranojmë më pak se më të mirën që mjekësia mund të ofrojë – për këdo.

Sinqerisht,
Një onkolog i shqetësuar

Kleida Mati, Spitali Amerikan, Tiranë, Shqipëri. Artikull i përzgjedhur si pjesë e konkursit ESCO Voices, në bashkëpunim me Cancerworld.

The post Shqiptarja jehonë në onkologji: Artikulli i Kleida Matit i publikuar në Cancerworld appeared first on iconstyle.al.

Arbana 2.0: Goditja fatale ndaj televizionit tradicional

15 November 2024 at 23:53

Kur Arbana Osmani u largua nga Top Channel, shumë e panë si një vetëvrasje profesionale. Por mbrëmë, me mbi 200 mijë shikues në episodin e parë të “Mirëmbrëma yje”, moderatorja e njohur që nisi karrierën në Top Albania Radio dhe u bë një ikonë kombëtare përmes moderimit të Big Brother për vite me radhë, jo vetëm që i dha një grusht të fortë televizionit tradicional, por edhe vërtetoi se perandoritë mediatike të djeshmes po lëkunden sot nga revolucioni dixhital.

Nëse dikush kishte dyshime për fuqinë e YouTube ndaj televizionit, mjafton të shikojë se si një nga moderatoret më të paguara në vend sapo e transformoi “divorcin” e saj me televizionin tradicional në një histori suksesi dixhital. Përballë një audience rekord, Osmani demonstroi se nuk ka nevojë më për strukturat e rënda televizive për të prodhuar përmbajtje cilësore – dhe më e rëndësishmja, për të tërhequr shikuesit.

Në fakt, kjo lëvizje është pjesë e një trendi global që po trondit themelet e medias tradicionale. Në Britani, Ofcom raporton një rënie dramatike prej 11% të shikueshmërisë televizive vetëm gjatë 2024-ës. Më tronditëse akoma, vetëm 25% e të rinjve britanikë ende shohin televizion tradicional. Një gjenocid i vërtetë i ratings-eve tradicionale.

Por ndërsa televizionet tradicionale po përpiqen të kapin trenin e fundit të mbijetesës, YouTube po shndërrohet në një perandori mediatike me mbi 2.7 miliardë përdorues aktivë në muaj. Në tremujorin e tretë të vitit 2024, YouTube gjeneroi 8.92 miliardë dollarë nga reklamat, duke reflektuar një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krijuesit e përmbajtjes në këtë platformë, përfshirë abonimet në YouTube Premium dhe YouTube Music që tashmë kanë tejkaluar 100 milionë abonentë globalisht, gjeneruan mbi 50 miliardë dollarë vitin e fundit – një shifër që bën të duken qesharake buxhetet e televizioneve tradicionale.

MrBeast, ylli më i paguar i YouTube-it, fitoi 85 milionë dollarë në 2024, duke përfshirë të ardhurat nga kanalet e tij në YouTube, bashkëpunimet me marka dhe nismat e tjera biznesi. Vlera neto e tij ka arritur në rreth 700 milionë dollarë, duke e bërë atë jo vetëm një fenomen mediatik, por edhe një nga krijuesit më të suksesshëm financiarisht në botë.

Në Shqipëri, lëvizja e Osmanit mund të jetë vetëm fillimi i një eksodi më të madh. Moderatorët po kuptojnë se nuk kanë pse të pranojnë më kontrollin editorial, politikat e ngurta dhe hierarkitë e vjetruara të televizioneve. Në YouTube, ata janë njëkohësisht pronarë, producentë dhe yje të show-t të tyre.

Por ka një çmim për këtë liri. Reuters Institute paralajmëron se 76% e mediave tradicionale po luftojnë për mbijetesë në epokën dixhitale. Gazetaria investigative dhe përmbajtja cilësore rrezikojnë të fundosen në detin e thashethemeve dhe clickbait-it. Vetë premiera e Osmanit, pavarësisht suksesit të saj, u fokusua më shumë në jetën private të të ftuarve sesa në çështje me peshë shoqërore.

A do të thotë kjo se cilësia po sakrifikohet në altarin e klikimeve? Ndoshta. Por realiteti është se audienca po voton me gishtin e saj – literalisht, duke klikuar “subscribe” në vend të kanalit tradicional. Në një treg ku 85% e shikuesve të rinj preferojnë përmbajtje on-demand, televizionet tradicionale po luftojnë një betejë që tashmë mund ta kenë humbur.

Për mediat shqiptare, ky është një moment vendimtar. Reuters parashikon se deri në 2025, mbi 60% e mediave tradicionale do të detyrohen të adoptojnë një strategji “digital-first” thjesht për të mbijetuar. Pyetja nuk është më nëse do të ndodhë revolucioni dixhital, por kush do të mbijetojë prej tij.

Ndërsa Top Channel numëron humbjet pas largimit të Osmanit, një gjë është e qartë: era e monopoleve televizive po i afrohet fundit. Në epokën e re dixhitale, edhe një prezantuese e vetme me një kamera dhe një llogari në YouTube mund të sfidojë perandoritë mediatike të djeshmes. Dhe audienca, me sa duket, është gati për këtë revolucion.

/iconstyle.al

The post Arbana 2.0: Goditja fatale ndaj televizionit tradicional appeared first on iconstyle.al.

WizzAir sorollat 2 avionë në ajër më shumë se 1 orë, i devijon në Shkup

30 October 2024 at 12:48

Papërgjegjshmëri e Tirana International Airport apo papërgjegjshmëri e WizzAir? TIA priste mbrëmë vetëm njërin prej dy avionëve që “mbajtën peng” pasagjerët në ajër, për shkak të mos-koordinimit.

Lista e avionëve që priteshin mbrëmë në Rinas:

Pas më shumë se një ore, dy avionët e WizzAir, u devijuan në Shkup, Maqedoni.

“Flight Radar” ka treguar uljet e dy avionëve WizzAir në Shkup.

Avioni tjetër i WizzAir që nuk shfaqej në faqen e Aeroportit të Rinasit, gjithashtu ishte përcaktuar për zbritje në Tiranë.

Asnjë shpjegim zyrtar për këtë vonesë dhe devijim nuk u dha nga aeroporti dhe kompania e fluturimeve.

Për më tepër, në videot e postimit ju tregojmë “sorollatjen” e dy avionëve WizzAir me pasagjerë, për më shumë se një orë në ajër.

/gazetareforma.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

The post WizzAir sorollat 2 avionë në ajër më shumë se 1 orë, i devijon në Shkup appeared first on iconstyle.al.

Krizat e Veliajt: Si dështuan kompanitë e huaja të sjellin transparencë në Tiranë

28 October 2024 at 13:48

Në një Tiranë që ndryshon mes ndërtimesh të reja dhe skandaleve të vjetra, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi që, pas “krizës së vogël” të shkaktuar nga arrestimi i disa ish-drejtuesve të Bashkisë, t’i besojë një kompanie britanike për përmirësimin e mirëqeverisjes. “Delivery Associates“, një kompani e lidhur me Tony dhe Cherie Blair, ishte zgjedhja e parë për të kontrolluar dhe siguruar që çdo vendim në Bashkinë e Tiranës të kalojë në filtër për transparencë maksimale. Po ashtu, ai kontraktoi edhe një kompani gjermane për certifikimin e standardeve ISO, por emri i saj mbetet i paqartë dhe nuk është bërë publik. Por, a kanë këto kompani përvojën dhe vullnetin e duhur për të sjellë një ndryshim të vërtetë?

Përkundër pretendimeve të Veliajt, “Delivery Associates“, me lidhjet e ngushta me Tony Blair, ka një histori të paqartë dhe të mbuluar me dyshime për angazhime që nuk kanë dhënë rezultatet e premtuara. Në fakt, përvoja e Tony BlairShqipëri është pjesë e një afere të gjatë dhe të përfolur, që përfshin marrëveshje të errëta, pagime të fshehta dhe kontradikta të interesit që duket se më shumë kanë shërbyer për të përfituar financiarisht këshilltarët e tij sesa për të sjellë zhvillim real për Shqipërinë.

Lidhjet Kontroversale të Tony dhe Cherie Blair

Blair dhe gruaja e tij, Cherie, kanë qenë të përfshirë në një sërë kontratash ndërkombëtare, duke u angazhuar si këshilltarë ose avokatë për qeveri të ndryshme në botë. Ndër të tjera, Cherie Blair përmes firmës së saj Omnia Strategy ka përfaqësuar Shqipërinë në një sërë rastesh ndërkombëtare, që përfshijnë shpërblime të majme për firma të huaja dhe humbje të mëdha për buxhetin e shtetit shqiptar. Në rastin e Francesco Becchettit, Rama deklaroi me bujë se nuk do të paguhej asnjë qindarkë, por në fund Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguajë më shumë se 110 milionë euro – një shifër që tregon për një tjetër dështim të madh të përfaqësimit ligjor dhe politik.

Veliaj pretendoi të krijojë transparencë maksimale në Bashkinë e Tiranës duke përdorur dy kompani, një britanike dhe një gjermane. Por kur “kriza e vogël” e drejtorëve nuk arriti të zgjidhej as nga “Delivery Associates” dhe as nga kompania gjermane e certifikimit të ISO, e cila nuk u identifikua me emër, mbetet për t’u parë nëse kjo qasje do t’i ndihmojë IPARD-itFrida Krifcës, kur tashmë kemi përballë “krizën e madhe“.

Nga Kriza e Vogël tek Kriza e Madhe

IPARD është një program i rëndësishëm që sjell fonde të BE-së për bujqësinë në Shqipëri. Megjithatë, skandalet e njëpasnjëshme kanë çuar në pezullimin e këtyre fondeve, për shkak të parregullsive të zbuluara nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Qeveria shqiptare është detyruar të kontraktojë një auditues të jashtëm për të hetuar se si janë shpërndarë fondet dhe për të dhënë garanci se këto parregullsi nuk do të përsëriten.

Një pjesë e dyshimeve lidhet pikërisht me faktin se kompanitë që janë kontraktuar për këto shërbime janë të lidhura direkt ose indirekt me personazhe të njohur për konsulenca të shtrenjta dhe dështime të shpeshta. Me një histori të gjatë të përfshirjes së Tony dhe Cherie Blair në raste të arbitrimeve ndërkombëtare që kanë rezultuar në humbje të mëdha për shtetet që kanë përfaqësuar, lind pyetja nëse edhe ky angazhim është thjesht një tjetër lojë për të marrë sa më shumë fonde publike nën maskën e transparencës dhe mirëqeverisjes.

Mirëqeverisje apo Abuzim i Legalizuar?

Në dritën e këtyre të dhënave, lidhjet mes Bashkisë së Tiranës, Tony Blair, dhe programit IPARD marrin një tjetër kuptim. Në vend që të shihen si përpjekje për të sjellë zhvillim dhe transparencë, këto marrëveshje po shihen gjithnjë e më shumë si një formë e legalizuar e abuzimit, ku qeveritarët bashkëpunojnë me këshilltarë të huaj për të futur fonde publike në xhepa private. Shqipëria, një vend i vogël me burime të kufizuara, nuk mund të përballojë vazhdimisht humbje të tilla të mëdha.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të pyesim: a është e mundur që “kriza e madhe” të zgjidhet nga të njëjtët njerëz që krijuan “krizën e vogël“? Dhe nëse jo, a është koha që Shqipëria të shohë përtej këtyre marrëveshjeve të errëta dhe të besojë më shumë në kapacitetet e saj?

Me një histori të gjatë të marrëveshjeve të pasigurta dhe humbjeve të vazhdueshme, duket se Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare kanë nevojë për më shumë sesa konsulenca të shtrenjta për të kaluar “krizat” që kanë krijuar vetë. Ndërkohë që ne vazhdojmë të shohim politikanët tanë të mburren për marrëveshje të reja ndërkombëtare, nevojitet të kujtojmë se çmimin e këtyre marrëveshjeve e paguajmë ne, qytetarët shqiptarë.

/gazetareforma.com

The post Krizat e Veliajt: Si dështuan kompanitë e huaja të sjellin transparencë në Tiranë appeared first on iconstyle.al.

Thirrja për transparencë: Berisha dhe Koka kërkojnë, por nuk japin

27 October 2024 at 20:36

Ironikisht, ndërsa Sali Berisha dhe Lefter Koka kërkojnë nga të tjerët guxim dhe transparencë për të nxjerrë në dritë lidhjet e fshehta dhe transaksionet e dyshimta, vetë ata duket se e kanë të pamundur të gjejnë këtë guxim për të folur hapur.

Berisha i bën thirrje Monika Kryemadhit të tregojë për komunikimet dhe pagesat e saj me Edi Ramën, ndërsa Koka i kërkon SPAK-ut të hetojë më tej Kryemadhin për atë që ai e quan “peshku i madh.” Por, ndërkohë që bëjnë thirrje të mëdha për transparencë, as Berisha dhe as Koka nuk flasin hapur për të gjitha faktet që dinë dhe për personat me të cilët kanë bashkëpunuar për vite të tëra.

Berisha nis deklaratën duke përmendur Kokën, të cilin e përshkruan si “ladro utile,” ose hajdut të dobishëm, duke pretenduar se “i erdhën dy pare mend” për të folur. “Iu rikthye edhe guximi,” thotë ai, duke iu referuar pohimeve të Kokës se “nuk jam unë autori i djegësve, peshku i madh është në telefonin e zonjës Kryemadhi.

Berisha vazhdon duke kërkuar që Kryemadhi “të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzoi Edi Ramës 460 mijë euro,” si dhe “gjithçka di për kryehajdutin e të gjitha kohërave.”

Nga ana tjetër, Lefter Koka, i dënuar për përfshirje në aferën e inceneratorëve, vazhdon të hedhë fajin mbi të tjerët, duke kërkuar që SPAK të hetojë telefonin e Kryemadhit, ku sipas tij do të gjejnë peshkun e madh të inceneratorëve. Megjithëse Koka vazhdon t’i bëjë thirrje SPAK-ut të hetojë të tjerët, ai nuk bën hapin të flasë hapur për rolin e tij dhe të tjerëve, duke ruajtur heshtjen mbi të vërtetat që mban.

Ndërkohë që Koka dhe Berisha kërkojnë që të tjerët të nxjerrin në dritë të vërtetat, asnjëri prej tyre nuk merr hapin të përmendë emra të tjerë të përfolur. Pse Berisha nuk përmend publikisht emrin e kolegut Bashkim Ulaj dhe të oligarkëve të tjerë, të cilët janë përfolur për përfitime marramendëse nga projektet e mëdha publike? Nëse Berisha do të kishte marrë guximin që tani kërkon nga të tjerët, ndoshta nuk do të ishte sot duke dhënë deklarata nga arresti shtëpiak, nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Thirrja për Drejtësi – Guxoni, zbuloni edhe emrat e oligarkëve!

Teksa i bashkohemi thirrjeve të Berishës dhe Kokës për të kërkuar që e vërteta të dale në dritë, u bëjmë thirrje të dyve, bashkë me Kryemadhin dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këto afera, që të marrin guximin për transparencë dhe të mos fshehin më aferat e njëri-tjetrit.

Çështja nuk kufizohet vetëm tek përmendja e emrave të oligarkëve – kërkohet ushqimi i transparencës dhe kultivimi i guximit për të folur hapur, për të treguar të gjitha marrëveshjet dhe transaksionet e fshehta që kanë ndodhur pas perdeve. Transparenca duhet të jetë parim, jo përjashtim, dhe vetëm me ndriçimin e plotë të së vërtetës mund të ndërtojmë një drejtësi të vërtetë dhe të paanshme.

Pse nuk veprojnë edhe ata si Blendi Klosi, i korruptuari që sot qëndron krah oligarkëve dhe strukturave më të larta të Partisë Socialiste, pasi ka deklaruar se nëse thirret për aferat e tij në SPAK, do të “tefterosë” që nga koha e Fatos Nanos? Në fakt, SPAK duhet ta thërrasë sa më parë për të zbuluar peshqit e tjerë dhe për të hetuar aferat e tij.

Heshtja nuk është më një mburojë, por vetëm një rrugë drejt përballjes me ligjin. Koha për guxim të vërtetë ka mbërritur – çdo deklaratë duhet të përmbajë emra konkretë, ndryshe drejtësia do t’i bëjë të pendohen që s’e gjetën dot guximin më parë…

/gazetareforma.com

The post Thirrja për transparencë: Berisha dhe Koka kërkojnë, por nuk japin appeared first on iconstyle.al.

NBA e ditëlindja e Soros, shqiptarët në radhën e fundit: Propaganda e Ramës në SHBA

26 October 2024 at 22:48

Takimi me shqiptarët në New York nuk ishte arsyeja kryesore e udhëtimit të Kryeministrit Rama në SHBA. Ai e shfrytëzoi për të bërë propagandë dhe për të shijuar luksin personal.

Rama u shfaq në ndeshjen e basketbollit të NBA, ‘New York Knicks’ kundër ‘Indiana Pacers’, duke shijuar luksin e uljes në reshtin e parë, me bileta që mund të kushtojnë deri në 8 mijë dollarë. Asnjë informacion për shpenzimet e tij nuk është bërë transparent. Ndërkohë, kryeministri është i ftuar edhe në festën e ditëlindjes së Alex Soros.

Takimi i manipuluar me shqiptarët në SHBA

Për të krijuar iluzionin e një mbështetje të gjerë, Rama siguroi praninë e kryetarëve të bashkive dhe administratës shtetërore nga Shqipëria, të cilët u dërguan në SHBA për të mbushur sallën e takimit të tij në New York. Ndërkohë, shqiptarët në diasporë protestuan kundër tij, duke e sfiduar hapur, ndërsa patronazhistët e paguar nga qeveria siguronin mbështetje të simuluar në sallë.

Shqiptarët në diasporë e priten Ramën me protesta, duke shprehur zemërimin e tyre për qeverisjen dhe korrupsionin. Kryeministri pretendoi se drejtësia në Shqipëri është në rregull dhe se korrupsioni nuk ekziston, një deklaratë që bie në kundërshtim të plotë me realitetin. Një protestues madje arriti të hyjë në sallë dhe u nxorr jashtë me forcë, duke ilustruar qartë qëndrimin e Ramës ndaj kritikëve.

Organizatori i eventit përfiton tokë nga Rama

Takimi në New York përfshinte gjithashtu rolin e Ylli Ujkës, një organizator i afërt me Ramën, i cili është akuzuar për tjetërsim të 370 dynym tokë trashëgimie me ndihmën e kryeministrit. Sipas denoncimeve, Ylli Ujka ka përdorur lidhjet e tij me Ramën për të përfituar tokë nga trashëgimia familjare në mënyrë të padrejtë, duke tjetërsuar prona që i përkasin familjarëve të tjerë. Ky fakt dëshmon lidhjet e ngushta të Ramës me individë që përfitojnë personalisht nga këto takime, të cilat nuk janë të rastësishme, por të mirëplanifikuara për përfitim personal.

Luks, propagandë dhe transparencë që mungon

Vizita e Ramës përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në festën e ditëlindjes së Alex Soros, djalit të miliarderit të Fondacionit Shoqëria e Hapur, me të cilin Rama ruan lidhje të ngushta personale dhe politike. Prioritetet e tij ishin të qarta: një axhendë private e përzier me interesat e elitave globale.

Pjesëmarrja e tij në këto evente luksoze tregon qartë se Rama e sheh diasporën thjesht si figurantë në propagandën e tij, ndërsa thekson rëndësinë e këtyre lidhjeve personale për përfitimet politike.

Transparenca e shpenzimeve të tij për këto udhëtime me charter, për ekspozitat e tij personale apo për pjesëmarrje në evente luksoze si kjo ndeshje basketbolli, ka qenë dhe mbetet një çështje e fshehur nga publiku. Një vit më parë, opozita kërkoi krijimin e një komisioni hetimor për të hetuar shpenzimet personale të kryeministrit, por ky komision u refuzua nga mazhoranca.

Kur do të trokasë drejtësia?

Të gjithë këto skenarë janë të njohur dhe të parashikueshëm: propagandë, mashtrime, dhe shmangie nga përgjegjësia. Ajo që ende nuk dimë është nëse SPAK do të ndërhyjë pas kësaj vizite të Ramës në SHBA dhe ta thërrasë për të dhënë shpjegime. Flitet se Rama mund të jetë personi kryesor që përmendet në telefonin e Monika Kryemadhit si “peshku i madh”.

Apo ndoshta, ashtu si në rastin e Erion Veliajt, drejtësia do ta anashkalojë përsëri? Sepse pavarësisht përfshirjes së emrit të tij në çdo aferë, duket se Veliaj ende po i shmanget vënies para drejtësisë.

Vizita e Ramës në SHBA dhe gjithë spektakli që e rrethoi treguan qartë përkushtimin e tij ndaj strategjive të zakonshme të propagandës dhe manipulimit. Kjo është tashmë një sjellje e parashikueshme për një lider që për çdo vizitë dhe deklaratë vazhdon të shmangë përgjegjësitë reale.

Nëse SPAK nuk ndërhyn as këtë herë, fasada e tij e mashtrimeve dhe lidhjeve të fuqishme do të vazhdojë të mbulojë realitetin e hidhur që shqiptarët përjetojnë çdo ditë.

/gazetareforma.com

The post NBA e ditëlindja e Soros, shqiptarët në radhën e fundit: Propaganda e Ramës në SHBA appeared first on iconstyle.al.

SKANDALI I KFC: Standardet e sigurisë ushqimore të dyfishta që na rrezikojnë jetën

26 October 2024 at 11:47

Skandalet e fundit në industrinë e ushqimit të shpejtë kanë nxjerrë në pah një kontrast tronditës në sjelljen e kompanisë KFC në SHBA dhe Shqipëri. Ndërsa në SHBA, KFC dhe zinxhirët e tjerë veprojnë me masa të shpejta dhe të rrepta për të mbrojtur konsumatorët, në Shqipëri, e njëjta kompani vazhdon shitjen e produkteve të kontaminuara, edhe kur rreziku për shëndetin e klientëve është konfirmuar. A është KFC ndërkombëtar në dijeni të kësaj praktike të rrezikshme? A është e pranueshme për një kompani kaq të njohur që emri i saj të lidhet me skandale të rënda?

SHBA: Mbrojtja e Konsumatorëve përpara Fitimeve

Në SHBA, një dyshim për bakterin E. coli në hamburgerët e McDonald’s çoi në një reagim të menjëhershëm të KFC dhe zinxhirëve të tjerë, të cilët larguan qepët nga tregu për të shmangur çdo rrezik potencial. (Lexo këtu) Taylor Farms, furnizuesi kryesor i qepëve për këto zinxhirë, tërhoqi nga tregu të gjitha produktet e veta dhe kërkoi ndalimin e përdorimit dhe shkatërrimin e tyre, edhe pse nuk kishte prova për kontaminim. Në të gjithë rrjetin e fast-food-eve, masat u morën menjëherë për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, duke treguar një përkushtim të qartë për standardet e larta.

Shqipëria: KFC Vazhdoi Shitjet edhe pas Paralajmërimeve për Rrezik

Në Shqipëri, KFC përballet me një skandal të rëndë për shitjen e mishit të pulës të infektuar me salmonelë, pavarësisht paralajmërimeve zyrtare nga Bashkimi Evropian. Në vend që të tërhiqej nga tregu si në SHBA, kompania vazhdoi shitjen e produkteve të kontaminuara, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve shqiptarë. Më shqetësues është fakti se administrator i rrjetit të KFC në Shqipëri është Agron Disha, një personazh i besuar i grupit shqiptaro-gjeorgjian, i përfshirë në dyshime për aktivitete të dyshimta financiare dhe menaxhimin e një rrjeti kriminal të ndërlidhur me pastrim parash dhe skema mashtrimi. Ky person, përgjegjës për shitjen e mishit me salmonelë, është simbol i korruptimit të bizneseve që ndodhin nën emrin e një marke ndërkombëtare.

Në një vend ku figura kyçe në KFC është lidhur me individë të njohur për aktivitete të dyshimta, AKU qëndron e heshtur. Çfarë mund të bëjë AKU kur në bord ndodhen personazhe që përfaqësojnë majën e korrupsionit në vend? Ligji shqiptar “Për Ushqimin” (Nr. 9863) përmban sanksione për kompanitë që shkelin standardet e sigurisë ushqimore, duke përfshirë gjoba të larta, pezullimin e licencave dhe ndjekjen penale për individët përgjegjës kur shkeljet rrezikojnë shëndetin publik. Nëse institucionet si AKU nuk zbatojnë detyrimet për mbrojtjen e konsumatorëve, ata mund të përballen me ndjekje për neglizhencë institucionale dhe akuza për korrupsion, për të cilat SPAK-u ka autoritet të nisë hetime.

Si Justifikon KFC Ndërkombëtar Një Shitje kaq të Rrezikshme për Publikun Shqiptar?

Përballë këtij skandali, KFC nuk ka ofruar asnjë shpjegim përse në Shqipëri nuk ndërmerren masa të njëjta me ato në SHBA. A është KFC në dijeni të personave që administrojnë biznesin e saj në Shqipëri? Përse një kompani kaq e njohur, që promovon sigurinë ushqimore dhe përkushtimin ndaj konsumatorëve, lejon që aktivitetet e saj në një vend të ndodhin në duart e një individi të dyshuar për përfshirje në rrjete kriminale? Në çdo rast, për një markë globale si KFC, leja e veprimeve të tilla është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Kjo tregon qartë një politikë të dyfishtë që vendos fitimet mbi sigurinë e konsumatorëve në Shqipëri.

Një Thirrje për Ndryshim

Ky skandal nuk është thjesht një rast i izoluar; është një dëshmi e një sistemi të dështuar të sigurisë ushqimore dhe transparencës. SPAK-u duhet të nisë hetimet për të kuptuar nëse KFC ndërkombëtare është e vetëdijshme për personazhet që administrojnë zinxhirët e saj dhe për lidhjet e tyre me struktura të dyshimta. Për KFC-në ndërkombëtare, është koha të rishikojë politikat dhe përzgjedhjet e saj në Shqipëri dhe të sigurojë që çdo konsumator, kudo, të ketë të njëjtën mbrojtje dhe të njëjtat standarde të sigurisë, pa përjashtime dhe pa dështime të përsëritura.

/gazetareforma.com

The post SKANDALI I KFC: Standardet e sigurisë ushqimore të dyfishta që na rrezikojnë jetën appeared first on iconstyle.al.

Lufta e Izraelit kalon nga Shqipëria: Karburanti e eksplozivët që “s’i sheh askush”

26 October 2024 at 10:37

Dy zbulime të rëndësishme nga BIRN dhe Oil Change International kanë nxjerrë në dritë një të vërtetë tronditëse për portet shqiptare. Po të mos ishte për këto investigime, vendi ynë nuk do të mësonte kurrë se si është kthyer në një nyje kryesore të furnizimit të luftës në Gaza, ku nëpërmjet infrastrukturës sonë portuale kalon si karburanti për bombardime ashtu dhe eksplozivët për operacione ushtarake.

Anija me eksplozivë në Porto Romano

Anija “Kathrin”, e ngarkuar me dhjetë konteinerë eksplozivë ushtarakë për Izraelin, u fut në portin e karburanteve “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano mëngjesin e së enjtes, pasi lundroi për 26 orë me radarë të fikur në detin Jon. Infrastruktura portuale, që zotërohet 65% nga grupi i biznesit të Kastratit dhe 35% nga EuroPetrol përmes një kontrate koncesionare me qeverinë Rama, priti anijen që ishte refuzuar më parë nga Nambia dhe Malta për shkak të rrezikshmërisë së ngarkesës.

24 gusht, autoritetet e Nambias revokuan lejen e ankorimit për këtë anije, të alarmuara se ngarkesa do të përdorej për krime lufte në Gaza. Malta gjithashtu refuzoi ta pranonte anijen në fund të shtatorit, pavarësisht kërkesave për furnizim dhe ndërrim ekuipazhi. Raporterja Speciale e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese, kishte paralajmëruar qeverinë malteze për rrezikun që paraqiste kjo ngarkesë, ndërsa Amnesty International ka ngritur alarmin se eksplozivët mund të përdoren për krime lufte kundër civilëve palestinezë.

Nga nafta te eksplozivët: Kush kontrollon portet?

Infrastruktura jonë portuale, e kontrolluar përmes koncesioneve të dhëna nga qeveria te grupe të caktuara biznesi, është kthyer në një pikë kyçe të furnizimit të luftës në Gaza. Në rastin e Porto Romanos, kontrolli i plotë i portit nga partneriteti Kastrati-EuroPetrol përmes koncesionit qeveritar ka krijuar një situatë ku e njëjta infrastrukturë përdoret si për furnizimin me karburant ashtu edhe për strehimin e anijeve me ngarkesa të dyshimta.

Skandali i karburantit: Shqipëria furnizuese e luftës

Përmes një sistemi të sofistikuar që ka kaluar i pazbuluar deri tani, Shqipëria është kthyer në furnizuesin e katërt më të madh të karburantit për operacionet ushtarake në Gaza, duke tejkaluar edhe vende me kapacitete shumë më të mëdha si Greqia dhe Italia. Raporti “Behind the Barrel” ka dokumentuar 65 ngarkesa karburanti drejt Izraelit përmes porteve tona.

Ky karburant përdoret për të furnizuar avionët luftarakë që bombardojnë Gazën dhe buldozerët që shkatërrojnë shtëpitë palestineze. Dërgesat e fundit janë raportuar në korrik 2024, në një kohë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka paralajmëruar se veprimet e Izraelit në Gaza mund të përbëjnë gjenocid.

Pasojat dhe shkeljet ndërkombëtare

Me mbi 46 mijë viktima civile në Gaza, prej të cilëve gjysma fëmijë, përfshirja e Shqipërisë në furnizimin e kësaj lufte ngre shqetësime serioze.

“Ligji humanitar ndërkombëtar i ndalon të gjitha shtetet që t’i transferojnë armë një pale të përfshirë në konflikt të armatosur…” thekson Patrick Wicken, kërkues i Amnesty International për çështjet ushtarake, të sigurisë dhe policisë. Instituti Britanik i Drejtësisë Ndërkombëtare gjithashtu nënvizon se si furnizimi me karburant ashtu dhe lehtësimi i transportit të eksplozivëve përbëjnë shkelje të rënda të konventave ndërkombëtare.

Siguria Kombëtare në kolaps: Nga eksplozivët te mbetjet toksike

Zbulimi i fundit i anijes me eksplozivë në Porto Romano dhe skandali i mëparshëm i 816 tonëve mbetje toksike në portin e Durrësit nxjerrin në pah një të vërtetë alarmante: kufijtë e Shqipërisë janë praktikisht të pakontrolluar. Ndërsa vende të tjera si Nambia dhe Malta refuzojnë kategorikisht materiale të rrezikshme, portet tona janë kthyer në një korridor të hapur për çdo lloj ngarkese të dyshimtë.

Krimi i organizuar me shkelje flagrante të ligjit

Skandali në Porto Romano nxjerr në pah shkelje të rënda të kuadrit ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Ligji shqiptar për kontrollin e eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave me përdorim të dyfishtë (Nr. 46/2018) është i qartë: çdo eksport, import apo tranzit i mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë duhet të autorizohet nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE). Por në rastin e anijes “Kathrin”, duket se këto kërkesa ligjore janë anashkaluar plotësisht.

Oligarkët dhe kontrolli i plotë

Nëse dikur oligarkët ishin thjesht instrumente në duart e qeverisë, sot situata duket se ka ndryshuar dramatikisht. Përmes një rrjeti të gjerë koncesionesh dhe privilegjesh, ata kanë shtrirë kontrollin në çdo pikë strategjike të venditnga portet e aeroportet deri te sistemet bankare, telefonia dhe rrjetet e mëdha të shpërndarjes ushqimore.

Përqendrimi i një pushteti të tillë ekonomik në duart e pak grupeve ka krijuar një sistem ku kufijtë mes interesave private dhe sigurisë kombëtare janë zbehur plotësisht. Me kontrollin e porteve dhe aeroporteve, këto grupe faktikisht vendosin se çfarë hyn dhe del nga vendi ynë. Me dyshimet e forta për përfshirjen edhe në tregtinë e armëve, situata bëhet edhe më alarmante.

Thirrje për veprim të menjëhershëm

SPAK-u duhet të hetojë urgjentisht këtë sistem të koordinuar që po e kthen Shqipërinë në një bazë të furnizimit të luftës. Organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, NATO-n dhe OSBE-në, duhet të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar këtë aktivitet që po kontribuon drejtpërdrejt në një konflikt që ka shkaktuar mijëra viktima civile.

Përgjegjësit, nga oligarkët që kontrollojnë portet e deri te zyrtarët që mundësojnë këto aktivitete të rrezikshme, duhet të përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

The post Lufta e Izraelit kalon nga Shqipëria: Karburanti e eksplozivët që “s’i sheh askush” appeared first on iconstyle.al.

Millennials Unplugged me Alesia Burnazin

25 October 2024 at 14:40

Millennials Unplugged, ku flasim për jetën si millennials, pa filtra, pa klishe, vetëm histori të vërteta. Sjellim zërin, ritmin, pulsin e jetës urbane.

Millennials Unplugged nga Alesia Burnazi, çdo të premte duke filluar nga data 25 tetor, ora 23:30 vetëm në RTSH1 dhe Radio Tirana.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alesia (@essicoppola)

Millennials Unplugged është një seri vodkastesh që fokusohet në jetët e gjeneratës millennial (personat e lindur midis viteve 1981-1996) që jetojnë në qytete urbane. Ky vodkast do të eksplorojë sfidat, mundësitë dhe aspektet kulturore që i japin jetë qytetit për këtë gjeneratë.

Çdo episod 55-minutësh do të përmbajë diskutime mbi tema si: qendrueshmëria urbane, jeta e natës në qytet, arti urban, hapësirat e përbashkëta ‘co-living’, rëndësia e komunitetit etj.

Ky vodcast me Alesia Burnazin do të përqëndrohet në ndërthurjen e kulturës së gjeneratës millennial dhe jetesës urbane, duke dhënë një perspektivë të re mbi mënyrën sesi kjo gjeneratë jeton dhe formëson jetën e qytetit. Duke eksploruar aspektet pozitive por dhe negative të mjediseve urbane, podkasti do t’u ofrojë dëgjuesëve një kuptim më të detajuar të të qenit millennial në qytet.

The post Millennials Unplugged me Alesia Burnazin appeared first on iconstyle.al.

Iv Tase: A visionary entrepreneur transforming virtual reality and tourism

22 October 2024 at 15:24

In a remarkable story of entrepreneurial spirit, Iv Tase, an Albanian visionary, has not only established himself as a pioneer in the world of virtual reality but has also carved a unique place in tech history. After a long contribution in the media, Tase founded PrimeSpot Tourmake, a company that has gained global recognition as one of Google’s four official and certified virtual reality software partners. His journey to this exclusive partnership marks a historic achievement, as he became the first Albanian to secure such a prestigious collaboration with the tech giant.

PrimeSpot Tourmake is more than just a technological venture—it’s a game-changer for businesses and the tourism industry. Iv Tase’s innovative platform allows companies and destinations to dramatically boost their online presence, providing immersive, interactive virtual tours that have reshaped how people experience locations remotely. Interactive menu, interactive hotspots, customized plugins, and drone mapping.

From hotels and museums to real estate and retail, businesses have leveraged PrimeSpot Tourmake’s technology to engage audiences in ways never before possible. Direct access to publish on Google Business profile for every business. Tase’s foresight in developing this solution has positioned his company as a key player in the virtual reality landscape, offering cutting-edge tools to a broad range of industries.

Iv Tase’s journey began with a vision: to bridge the gap between reality and virtual experiences. His hard work, dedication, and relentless pursuit of innovation have been the driving forces behind PrimeSpot Tourmake’s success. Despite his global accomplishments, Tase remains humble, grounded in his roots, and focused on empowering others through his technology. He believes in the power of virtual reality to elevate businesses and provide unparalleled access to global tourism, helping even the smallest enterprises make a mark online.

Under Tase’s leadership, PrimeSpot Tourmake has transformed how people explore the world from the comfort of their homes. With the ever-growing demand for virtual experiences, his platform has become a critical tool for the tourism sector, enhancing the accessibility of destinations and attractions. His work has not only promoted businesses globally but has also opened doors for Albania to shine on the world stage, showcasing its technological prowess through his success.

Iv Tase’s journey is a powerful reminder of what can be achieved when vision meets determination. The courage to dream big and to keep pushing when the world says it’s impossible.

His work at PrimeSpot Tourmake isn’t just about expanding virtual reality’s boundaries; it’s about opening doors for others, showing that success isn’t about where you start but how far you’re willing to go. Iv’s story encourages young dreamers to stay true to their passions, to remain humble, and most importantly, to lift others as they climb. /Matt Quinn

The post Iv Tase: A visionary entrepreneur transforming virtual reality and tourism appeared first on iconstyle.al.

Dhunuan Klea Prengën, dorëzohen në polici motrat Berisha

16 October 2024 at 20:13

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, janë dorëzuar në polici pas arratisjes për disa javë. Ato ishin shpallur në kërkim pasi dhunuar modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe.

Sipas njoftimit të policisë e dy motrat janë vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme, ku njërës prej tyre thuhet se i është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.

Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Dhunuan Klea Prengën, dorëzohen në polici motrat Berisha appeared first on iconstyle.al.

Kriza në Maqedoninë e Veriut: Mbi 800 shqiptarë largohen nga administrata

10 October 2024 at 11:49

SHKUP – Situata për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohet me shpejtësi alarmante. Në një zhvillim të fundit shqetësues, Gjykata Kushtetuese e vendit ka shfuqizuar ligjin që garantonte barazinë në punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore, një vendim që ka shkaktuar valë të forta reagimesh.

Vendimi, i marrë me votim të fshehtë dhe në mungesën e njërit prej anëtarëve shqiptarë të gjykatës, ka çuar në largimin e mbi 800 shqiptarëve nga administrata që nga ardhja në pushtet e VMRO-së në fund të qershorit. Kjo lëvizje shihet gjerësisht si një goditje e rëndë ndaj të drejtave të shqiptarëve dhe një shkelje e hapur e Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka argumentuar se mekanizmi i njohur si ‘Balancuesi’ shkelte të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe diskriminonte përkatësinë etnike në konkurset për punësimet në administratë. Ky justifikim ka nxitur kritika të ashpra nga komuniteti shqiptar, i cili e sheh këtë si një pretekst për të minuar përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore.

Opozita shqiptare, e udhëhequr nga BDI, ka reaguar me forcë, duke deklaruar se shfuqizimi i ligjit shkel rëndë Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje historike, e arritur në 2001, ka qenë thelbësore për garantimin e të drejtave të shqiptarëve dhe ruajtjen e paqes ndëretnike në vend.

Paralelisht me këtë krizë, vazhdon debati i nxehtë për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Deputeti shqiptar Elmi Aziri, në një seancë të fundit parlamentare, u shpreh me forcë: “Kjo gjuhë flitet këtu para se të ishit ju!”, duke iu referuar historisë së gjatë të pranisë shqiptare në rajon. Ai e cilësoi situatën si “shprehje e një mllefi të akumuluar nacionalist, shovinist, racist dhe fashist”.

Për më tepër, raportohet se gjuha shqipe është hequr nga shumë tabela rrugësh dhe emra institucionesh, një lëvizje që shihet si një përpjekje e qëllimshme për të marginalizuar prezencën dhe kulturën shqiptare në vend.

Ndërkohë, heshtja e Tiranës zyrtare ndaj këtyre zhvillimeve ka nxitur kritika. Përveç disa deklaratave të përgjithshme nga zyrtarë si Spiropali, nuk ka pasur ndonjë reagim të fortë diplomatik apo notë proteste nga qeveria shqiptare.

Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja, po ndjekin me shqetësim këto zhvillime. Ka gjasa se kjo situatë mund të çojë në destabilizim të mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut dhe potencialisht të ndikojë në stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Kjo krizë në zhvillim nxjerr në pah delikatesën e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut dhe tregon se sa lehtë mund të minohen arritjet e dy dekadave të fundit. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim dhe nëse do të ketë ndërhyrje ndërkombëtare për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

/gazetareforma

The post Kriza në Maqedoninë e Veriut: Mbi 800 shqiptarë largohen nga administrata appeared first on iconstyle.al.

❌