Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2026Albeu

Përplasjet gjatë protestës te Parlamenti, 32 protestues u shoqëruan në Polici! Dy mbeten në qeli, të tjerët po hetohen në gjendje të lirë

By: V K
24 July 2026 at 08:43

32 protestues janë shoqëruar në total për protestën që u zhvillua një ditë më parë përpara Parlamentit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje.

Bëhet me dije se nga 32 të shoqëruar, dy janë arrestuar, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë që Policia përdori ujë me presion dhe spraj me piper ndaj protestuesve, ndërsa këta të fundit hodhën vezë ndaj disa deputetëve, si dhe hoqën gardhet metalike të vendosura në disa anë pranë institucionit.

The post Përplasjet gjatë protestës te Parlamenti, 32 protestues u shoqëruan në Polici! Dy mbeten në qeli, të tjerët po hetohen në gjendje të lirë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 23 July 2026Albeu

Politike “O çifut”/ Protestuesit “shënjestrojnë” me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

By: V K
23 July 2026 at 13:58

Protestuesit kanë “shënjestruar” me vezë deputetët e Partisë Socialiste, Ervin Hoxha dhe Eduard Shalsin, teksa po shkonin në Kuvend për seancën plenare.

Hoxha dhe Shalsi po lëviznin në këmbë në Pedonale, ndërsa protestuesit nisin të gjuanin me vezë ndaj tyre.

Portestuesit thirrën gjithashtu njëzëri “O tradhtarë”,Parlamet i krimit”, “tradhtarët e kombit”, dhe “o çifut”.

Pak më herët, protestuesit sulmuan me vezë edhe Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin, teksa po kalonte tek pedonalja.

The post Politike “O çifut”/ Protestuesit “shënjestrojnë” me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Momenti kur garda tërheq zvarrë Kreun e Partisë Mundësia! Shpërthen Agron Shehaj: Ej mos më shty

By: V K
23 July 2026 at 12:56

Ditën e sotme, punonjësit e Gardës kanë penguar hyrjen në Kuvend në seancë plenare të kryetarit të Partisë Mundësia Agron Shehaj. Pavarësisht se përjashtimi me 30 ditë i tij ka përfunduar në datën 22 korrik, Garda nuk e ka njohur dokumentin që Shehaj u ka paraqitur punonjësit e Gardës

“Mos më shty, afati ka mbaruar, hape rrugën, ka skaduar në datën 22 korrik pas 30 ditëve përjashtim. Ore jeni të ccmendur apo jo, si më ndaloni mua të hyj në Kuvend? Ku është komandanti i Gardës? Po të prish punë? Ti po më ndalon mua të hyj në Kuvend dhe unë po të prish punë ty”? – është shprehur Shehaj gjatë momenteve të tensionit tek dera e Kuvendit.

 

The post VIDEO/ Momenti kur garda tërheq zvarrë Kreun e Partisë Mundësia! Shpërthen Agron Shehaj: Ej mos më shty appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Përshkallëzohet situata te Parlamenti, policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës ndaj protestuesve

By: V K
23 July 2026 at 09:46

Ditën e sotme, situata është përshkallëzuar gjatë protestës para Kuvendit, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të turmës, ndërsa sipas raportimeve, nuk janë kursyer as gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin zhvillimet nga afër.

Protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa tensionet vijojnë përpara godinës së Parlamentit.

 

The post VIDEO/ Përshkallëzohet situata te Parlamenti, policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës ndaj protestuesve appeared first on Albeu.com.

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

By: V K
23 July 2026 at 07:53

Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit shumëvjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në Europë.

Në vitin 2024, vendi kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor (për Shqipërinë Eurostat, raporton vetëm të dhënat për numrin e gjyqtarëve, raporti për 100 mijë banorë është përllogaritur nga redaksia).

Ky nivel ishte rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 15.7 gjyqtarësh për 100 mijë banorë.

Mes 32 vendeve europiane dhe të rajonit për të cilat ka të dhëna, Shqipëria renditej e nënta nga fundi. Raport më të ulët kishin vetëm Suedia, Malta, Polonia, Italia, Çekia, Spanja, Austria dhe Irlanda.

Në raport me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, Shqipëria ka një diferencë të madh. Mali i Zi kishte 42.49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Serbia 40.18 dhe Maqedonia e Veriut 20.15.

Në raport me popullsinë, Mali i Zi kishte mbi katër herë më shumë gjyqtarë se Shqipëria, ndërsa Serbia rreth katër herë më shumë. Për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk figurojnë të dhëna në tabelën përkatëse.

Niveli i ulët pasqyron tkurrjen e trupës gjyqësore gjatë procesit të rivlerësimit, kur largimet, dorëheqjet dhe shkarkimet nuk u zëvendësuan me të njëjtin ritëm nga emërimet e reja.

Për pasojë, një pjesë e gjykatave kanë funksionuar me vende vakante, ndërsa çështjet e mbartura dhe kohëzgjatja e proceseve janë kthyer në një nga problematikat kryesore të sistemit.

Të dhënat e tjera të Eurostat, treguan se Shqipëria ka 55% të gjyqtareve femra, një nga më të ulëtat në Europë.

Kroacia dhe Mali i Zi kryesojnë Europën

Kroacia kishte raportin më të lartë në Europë, me 43.32 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë. Pas saj renditej Mali i Zi me 42.49, Serbia me 40.18 dhe Sllovenia me 40.16.

Nivele të larta shënonin gjithashtu Luksemburgu, me 36.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 35.37 dhe Rumania me 35.31.

Në Gjermani raporti arrinte në 26.3, në Greqi në 26.06, ndërsa në Finlandë dhe Estoni përkatësisht në 19.38 dhe 18.11 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Eurostat raportoi se në të gjithë Bashkimin Europian numri i gjyqtarëve në raport me popullsinë është ulur edhe në nivel europian gjatë dekadës së fundit. BE kishte mesatarisht 15.7 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë në vitin 2024, nga 17.7 në vitin 2014.

Irlanda kishte numrin më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë, me vetëm 3.64 për 100 mijë banorë. Ajo ndiqej nga Austria me 4.32, Spanja me 6.18, Çekia me 6.72 dhe Italia me 7.86.

Polonia regjistronte 8.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Malta 8.52 dhe Suedia 9.04, të gjitha poshtë nivelit të Shqipërisë.

Megjithatë, krahasimi i drejtpërdrejtë mes vendeve duhet interpretuar edhe në raport me organizimin e ndryshëm të sistemeve gjyqësore, kompetencat e gjykatave dhe rolin e personelit tjetër juridik.

Eurostat sqaron gjithashtu se të dhënat për Austrinë dhe Çekinë përfshijnë vetëm gjyqtarët e autorizuar për të shqyrtuar çështje penale.

Si përkufizohet gjyqtari profesionist

Në tregues përfshihen gjyqtarët profesionistë me kohë të plotë dhe të pjesshme, të autorizuar për të shqyrtuar çështje civile, penale dhe çështje të tjera, përfshirë ato në gjykatat e apelit.

Ata duhet të jenë të rekrutuar dhe të paguar për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit. Në të dhëna nuk përfshihen gjyqtarët joprofesionistë, anëtarët laikë të trupave gjyqësore dhe magjistratët që nuk e ushtrojnë këtë funksion si profesion./Monitor

 

The post Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë appeared first on Albeu.com.

Sot dita e 54-të e protestës popullore, qytetarët zhvendosen para Parlamentit: Nuk na përfaqësojnë

By: V K
23 July 2026 at 07:27

Sot është dita e 54-t e protestës qytetare, por ndryshe nga herët e tjera, revolta do të nisë që në orën 08:30.Parlamenti mblidhet në seancën e fundit plenare për sesionin e tij, për t’u rikthyer më pas në muajin shtator në sesionin e ri.

Organizatorët e protestës lajmëruan dhe bënë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare.

Ata lajmëruan gjithashtu se sot në Kuvend është parashikuar të kalohen shumë ligje, mes tyre edhe Paketa e Maleve dhe se nuk do i lejonin deputetët që t’i votonin, pasi shitet Shqipëria.

Gjithashtu, është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë.

Kjo do të jetë e disata protestë qytetare që mbahet para Kuvendit. Më parë ka pasur edhe goditje deputetësh dhe makinash me vezë e miell si dhe konfrontim me Policinë, e cila ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

 

The post Sot dita e 54-të e protestës popullore, qytetarët zhvendosen para Parlamentit: Nuk na përfaqësojnë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayAlbeu

U raportua se u kap me celular në qeli, avokati i Laert Haxhiut mohon lajmin: Nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm

By: V K
22 July 2026 at 15:52

Avokati i të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve në media se klientit të tij i është gjetur një telefon celular gjatë një kontrolli blic në IEVP Drenovë.

Përmes një deklaratë, avokati mbrojtës i Haxhiut hedh poshtë pretendimet e autoriteteve të burgjeve, duke e cilësuar lajmin të pasaktë dhe duke garantuar se në dhomën e vuajtjes së dënimit nuk është gjetur asnjë send i ndaluar.

“Si mbrojtës ligjor i shtetasit Laert Haxhiu, e ndiej si detyrim profesional të sqaroj se këtij shtetasi nuk i është gjetur asnjë send i paligjshëm në dhomën e tij”, – shprehet avokati.

The post U raportua se u kap me celular në qeli, avokati i Laert Haxhiut mohon lajmin: Nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, figurë e shquar e trashëgimisë kulturore shqiptare

By: V K
22 July 2026 at 13:35

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një prej studiuesve më të rëndësishëm shqiptarë në fushën e arkitekturës tradicionale dhe trashëgimisë kulturore.

Akademiku Riza, lindi më 3 korrik 1937 në Shkodër dhe gjatë gjithë karrierës së tij profesionale i kushtoi jetën dokumentimit, studimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë materiale shqiptare.

Ai punoi për shumë vite si studiues, pedagog dhe specialist pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e qendrave historike dhe banesave tradicionale shqiptare. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Qyteti–Muze i Gjirokastrës” (1980), një studim themelor për vlerat arkitektonike dhe historike të këtij qyteti, si dhe “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), monografi e botuar nga Akademia e Shkencave që trajton tipologjinë dhe veçoritë e banesave popullore shqiptare.

Gjatë veprimtarisë së tij shkencore, Emin Riza botoi 16 monografi, disa prej tyre në bashkëpunim me studiues të tjerë, si dhe mbi 130 artikuj shkencorë në revista të specializuara, ku trajtoi arkitekturën popullore, strukturat tradicionale dhe qytetet historike shqiptare.

Ai ishte gjithashtu kryeredaktor i revistave shkencore “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e studimeve mbi trashëgiminë kulturore kombëtare.

REAGIMI

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale.

Ai lindi më 3 korrik 1937 në Shkodër. Me një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, akad. Riza ka dhënë një kontribut të spikatur në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Qyteti–Muze i Gjirokastrës” (1980), një studim themelor mbi trashëgiminë ndërtimore të Gjirokastrës, banesat karakteristike dhe vlerat e saj si qytet-muze, si edhe “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), monografi e botuar nga Akademia e Shkencave, e cila trajton tipologjinë e banesave popullore shqiptare me qoshk dhe vlerat e tyre arkitektonike.

Akademik Riza ishte autor i 16 monografive, pesë prej tyre në bashkautorësi, si edhe i 134 artikujve shkencorë të botuar në revista të specializuara, ndër to “Studia Albanica”, “Arkitektura popullore shqiptare” dhe “Monumentet”, ku trajtoi tipologjitë e banesave popullore, strukturat ndërtimore dhe trashëgiminë e qyteteve historike.

Ai ishte gjithashtu kryeredaktor i revistave “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, duke nxitur botimin e studimeve mbi trashëgiminë kulturore shqiptare. Akademik Riza ishte nismëtar i Ligjit “Për trashëgiminë kulturore” dhe kryesues i grupit të punës për përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO-n, ç’ka kontribuoi në përfshirjen e këtyre qyteteve në Listën e Trashëgimisë Botërore. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, akademik Emin Riza u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe i Beratit. Ai ishte gjithashtu anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një vlerësim i rëndësishëm i autoritetit të tij shkencor në mbarë hapësirën shqiptare.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore i shprehin familjes, miqve, komunitetit akademik dhe bashkëpunëtorëve ndër vite të akademik Emin Rizës ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe njerëzore dhe shkencore.

Homazhet do të mbahen sot në ambientet e agjencisë funerale Alba 2000, pranë Medresesë. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 16:00, në varrezat e Tufinës.

The post Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, figurë e shquar e trashëgimisë kulturore shqiptare appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRI)

By: V K
22 July 2026 at 09:49

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i Cermës. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të një mjeti bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet bujqësor.

Dyshohet se furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor, duke shkaktuar dëmtime të rënda për drejtuesin e tij.

I plagosuri është identifikuar si Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Cermë.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

The post Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real

By: V K
22 July 2026 at 07:58

Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emrin e personit që paraqitet si pronar përfitues.

Projektligji i ri “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, tashmë në konsultim, kërkon që subjektet të dokumentojnë mënyrën se si kanë identifikuar pronarin real, hallkat e strukturës së pronësisë dhe mekanizmin përmes të cilit ushtrohet kontrolli përfundimtar.

Sipas draftit, subjektet raportuese duhet “të mbajnë të dhëna dhe dokumente shoqëruese të duhura, të sakta e të përditësuara”, mbi bazën e të cilave përcaktohen pronarët përfitues dhe lloji i kontrollit të ushtruar prej tyre.

Detyrimi nuk kufizohet te dokumentet që provojnë zotërimin e drejtpërdrejtë të aksioneve. Projektligji e përkufizon pronarin përfitues si individin që ka në pronësi ose “kontrollon i fundit” një person juridik, përmes aksioneve, kuotave, të drejtave të votës, pjesëmarrjes në kapital apo “kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera”.

Për strukturat me disa kompani ndërmjetëse, drafti parashikon ndjekjen e pronësisë indirekte në të gjitha nivelet. Pjesëmarrjet në secilën hallkë të zinxhirit duhet të shumëzohen, ndërsa rezultatet e zinxhirëve të ndryshëm të mblidhen.

Teksti kërkon që në këtë vlerësim të merren parasysh “të gjitha kuotat/aksionet në çdo nivel pronësie”. Kur aksionari i një kompanie shqiptare është një person juridik tjetër, subjekti duhet ta ndjekë strukturën deri te individi në fund të zinxhirit dhe të ruajë dokumentet mbi të cilat është mbështetur llogaritja.

Projektligji trajton edhe rastet kur kontrolli nuk buron vetëm nga përqindja e kapitalit. Në përkufizimet e reja përfshihen funksionet drejtuese e mbikëqyrëse dhe marrëveshjet që mund t’i japin një personi ndikim mbi vendimmarrjen.

Drafti përkufizon “marrëveshjen formale të emërimit” si kontratën ku një person udhëzon një tjetër të veprojë në emër të tij, për shembull si drejtor, aksionar ose themelues. Për identifikimin e kontrollit real mund të marrin rëndësi marrëveshjet ndërmjet ortakëve, prokurat, kontratat e administrimit dhe aktet që tregojnë se kush emëron ose udhëzon drejtuesit. Për organizatat jofitimprurëse, kontrolli i fundit efektiv lidhet me personin që përcakton vendimet ose kontrollon zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse apo ekzekutive.

Rregulla më të hollësishme vendosen edhe për trustet dhe organizimet ligjore të ngjashme. Për këto struktura duhet të identifikohen krijuesi, kujdestari ose i mirëbesuari, mbrojtësi, përfituesit dhe çdo individ tjetër që ushtron kontrollin përfundimtar.

Regjistri duhet të përmbajë gjithashtu të dhëna mbi aktin e themelimit, qëllimin, pasuritë e administruara dhe vendin nga ku drejtohet organizimi. Informacioni i deklaruar nuk do të qëndrojë i izoluar në regjistër. Sipas projektligjit, Regjistri i Pronarëve Përfitues duhet të mbledhë në kohë reale të dhëna nga regjistra të tjerë shtetërorë, ndërsa Qendra Kombëtare e Biznesit do të përgjigjet për administrimin, përpunimin dhe ruajtjen e tyre.

Kontrolli dokumentar merr peshë kur bankat, institucionet financiare ose subjektet e tjera të detyruara konstatojnë se informacioni në regjistër nuk përputhet me të dhënat e mbledhura gjatë verifikimit të klientit. Në këto raste, kompania duhet ta përditësojë informacionin, nëse mospërputhja është e saktë, ose të konfirmojë të dhënat ekzistuese.

Regjistri u krijua pas kërkesave ndërkombëtare për më shumë transparencë

Ligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues u miratua në kuadër të forcimit të transparencës së pronësisë dhe zbatimit të rekomandimeve ndërkombëtare kundër pastrimit të parave.

Në dhjetor 2018, MONEYVAL, organi i Këshillit të Europës që vlerëson sistemet kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i kërkoi Shqipërisë të përmirësonte efektivitetin e sistemit. Në qershor 2019, Kuvendi miratoi pesë ligje me synimin për të adresuar rekomandimet e këtij institucioni dhe për të forcuar kuadrin parandalues.

FATF, organizmi ndërqeveritar që vendos standardet globale kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e përfshiu Shqipërinë në shkurt 2020 në listën e juridiksioneve nën monitorim të shtuar, e njohur si “lista gri”. Shqipëria doli nga ky monitorim më 27 tetor 2023, pasi FATF vlerësoi se vendi kishte përfunduar planin e veprimit.

Në të njëjtën periudhë u ngrit edhe kuadri ligjor për pronësinë përfituese. Komisioni Europian raportoi se ligji për krijimin e regjistrit u miratua në korrik 2020, ndërsa regjistri u bë funksional në fund të qershorit 2021, me të dhëna nga bizneset dhe organizatat jofitimprurëse.

Në qershor 2023, MONEYVAL vlerësoi se Shqipëria kishte përmirësuar përputhshmërinë teknike me Rekomandimin 25 të FATF-së, që lidhet me transparencën dhe pronësinë përfituese të trusteve dhe organizimeve të tjera ligjore.

Edhe raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2025 nënvizonte se “Regjistri i Pronarëve Përfitues është funksional” por një tjetër dokument tjetër zyrtar i Komisionit, i lidhur me programimin e financimit për Ballkanin Perëndimor, evidentonte se pavarësisht kësaj vijojnë sfidat në zbatimin e ligjeve kundër pastrimit të parave dhe në zbatimin e plotë të regjistrit./MONITOR

The post Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real appeared first on Albeu.com.

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

By: V K
22 July 2026 at 07:24

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madhe e burimeve financiare përdoret ende për sigurimin e ushqimit.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit.

Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë.
Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e gjithë prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare, përdoret për blerjen e ushqimeve.

Pesha e lartë e ushqimeve tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të madhe të të ardhurave për nevojat bazë.

Në ekonomitë me të ardhura më të larta, ushqimet zënë një pjesë shumë më të vogël të shpenzimeve, pasi familjeve u mbeten më shumë para për strehim, transport, arsim, shëndetësi, kulturë dhe argëtim.

Çfarë mat treguesi

Të dhënat janë pjesë e bazës së Eurostat për barazinë e fuqisë blerëse, nivelet e çmimeve dhe shpenzimet sipas kategorive të konsumit.

Treguesi i përdorur në këtë rast është “shpenzimi nominal si përqindje e PBB-së” dhe mat vlerën totale të shpenzimeve për ushqime në një vend, në raport me madhësinë e ekonomisë së tij.

Shqipëria mbi të gjithë rajonin

Shqipëria renditej e para në rajon në vitin 2025, me shpenzimet për ushqime sa 20.4% e PBB-së.

Shumë pranë saj ishte Mali i Zi, ku ushqimet përfaqësonin 19.9% të PBB-së, nga 19.3% në vitin 2024. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha u rrit lehtë nga 19% në 19.1%.

Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet për ushqime zinin 17.9% të PBB-së në vitin 2025, me rënie nga 18.2% një vit më parë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, pa përfshirë Turqinë dhe Kosovën, ishte 15.9% e PBB-së, rreth 4.5 pikë përqindjeje më e ulët se në Shqipëri.

Serbia kishte një nivel dukshëm më të ulët se pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Shpenzimet për ushqime përbënin 12.8% të PBB-së në vitin 2025, nga 12.7% në vitin 2024.

Për Kosovën, tabela e publikuar nuk përmban të dhëna të veçuara.

Europa shpenzon shumë më pak për ushqime

Diferenca me Bashkimin Europian është edhe më e madhe. Në 27 vendet e BE-së, shpenzimet për ushqime përfaqësonin mesatarisht 6.2% të PBB-së në vitin 2025.

Në Shqipëri, pesha prej 20.4% ishte mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane. Diferenca arrinte në 14.2 pikë përqindjeje.

Edhe krahasuar me vendet më të varfra të BE-së, Shqipëria kishte një peshë shumë më të lartë. Në Rumani, ushqimet zinin 12.9% të PBB-së, në Bullgari 11%, ndërsa në Greqi 11.2%.

Në Kroaci, pesha ishte 10.2%, në Portugali 11.4%, ndërsa në Poloni 9%.

Në Itali, shpenzimet për ushqime përfaqësonin 7.9% të PBB-së, ndërsa në Spanjë 6.6%.

Në vendet me të ardhura më të larta, pesha e ushqimeve në ekonomi ishte shumë më e ulët.

Në Gjermani, shpenzimet për ushqime përbënin 5% të PBB-së, në Francë 5.8%, në Austri 4.6% dhe në Zvicër 4%. Në Danimarkë dhe Holandë, raporti ishte vetëm 4.4%, ndërsa në Norvegji 3.3%.

Nivelet më të ulëta u regjistruan në Luksemburg, me 2.8% të PBB-së, dhe në Irlandë, me vetëm 2.1%.

Çmimet e ushqimeve janë më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, sipas fuqisë blerëse

Një nga faktorët që rrit buxhetin e familjeve për ushqime janë çmimet e shtrenjta të tyre, në raport me të ardhurat. Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se në 2025-n, çmimet e ushqimeve për herë të parë u bënë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.

E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane (48%, sipas konsumit individual për frymë).

Shqipëria është dhe më e shtrenjta në rajon. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022.

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

5 miliardë euro, një e pesta e ekonomisë, për tu ushqyer

Në terma nominalë, shpenzimet për ushqime në Shqipëri arrijnë në rreth 5 miliardë euro në vit. Për banor, çdo shqiptar, sipas Eurostat, shpenzoi 2349 euro në 2025-n, një shifër që është e krahasueshme me mesataren e Bashkimit Europian, prej 2576 euro.

Shqipërisë në rajon ia kalon vetëm Mali i Zi (2613 euro), por që ka paga gati 40% më të arta se në Shqipëri. Më pak në vlerë për tu ushqyer shpenzojnë maqedonasit (1666), Bosnjë Hercegovina (1620), Serbia (1735)./Monitor

 

The post Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë appeared first on Albeu.com.

Emër i madh i arbitrimit anglez, Taylor e mbyll me gjykimin

By: V K
21 July 2026 at 18:46

Arbitri i njohur i Premier League, Anthony Taylor, largohet nga detyra pas 16 vitesh në elitën e futbollit anglez. 47-vjeçari tërhiqet nga referimi pas 831 ndeshjesh të drejtuara në futbollin anglez, evropian dhe ndërkombëtar.

Ndeshja e tij e fundit që ka gjykuar ishte sfida e fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Spanjës.

Në nivel kombëtar, Taylor ka vendosur “drejtësi” në të gjitha finalet kryesore të kupave angleze, si finalet e FA Cup në vitet 2017 dhe 2020, si dhe finalen e League Cup në vitin 2015. Gjithashtu, ai ka drejtuar 432 ndeshje në Premier League.

Taylor lë arbitrimin për shkak të rritës së presionit. “Presioni është i madh dhe përgjegjësia po ashtu e madhe. Ka ardhur koha të largohem”, tha Taylor.

The post Emër i madh i arbitrimit anglez, Taylor e mbyll me gjykimin appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me temperatura mbi normalen/ Qershori ndër më të nxehtët në Europë, rreziqet

By: V K
21 July 2026 at 15:52

Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura dukshëm më të larta se mesatarja klimatike, në një muaj që solli rekorde të reja të të nxehtit në Europë dhe në nivel global.

Harta e publikuar nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus dhe e hedhur në faqen e Komisionit Europian tregon se, gjatë periudhës 18–30 qershor 2026, temperaturat mesatare të ajrit në sipërfaqe në Shqipëri ishin përgjithësisht rreth 2 deri në 4°C mbi mesataren e periudhës 1991–2020.

Anomalia ishte më e theksuar në pjesën veriore dhe qendrore të rajonit të Ballkanit, ndërsa Greqia dhe zonat më jugore shfaqën devijime më të kufizuara.

Edhe pse Shqipëria nuk ishte ndër zonat më ekstreme të kontinentit, harta tregon se vendi ishte pjesë e një brezi të gjerë të nxehti që shtrihej nga Gadishulli Iberik dhe Franca, përmes Europës Qendrore, deri në Europën Lindore.

Sipas Copernicus, qershori 2026 ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Europën Perëndimore dhe i dyti më i nxehtë në nivel global.

Temperatura mesatare globale arriti në 16.54°C, ose 0.56°C mbi mesataren e viteve 1991–2020 dhe 1.39°C mbi nivelin e vlerësuar të periudhës paraindustriale 1850–1900.

Europa Perëndimore, deri në 9°C mbi normalen

Situata më e rëndë u regjistrua në Europën Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të qershorit, pjesë të Francës dhe Gjermanisë përjetuan temperatura mesatare deri në 9°C mbi normalen klimatike.

Harta e Copernicus e paraqet Francën, Beneluksin, Gjermaninë, Zvicrën dhe pjesë të Europës Qendrore me ngjyrat më të errëta, që sinjalizojnë devijime prej 7–9°C mbi mesataren e periudhës 1991–2020.

Temperatura mesatare në Europën Perëndimore arriti në 20.74°C gjatë qershorit, 3.05°C mbi normalen mujore, duke tejkaluar edhe rekordin e vendosur vetëm një vit më parë, në qershor 2025.

Vetëm Qiproja dhe Malta regjistruan temperatura afër niveleve normale, sipas Komisionit Europian.
Në Spanjë dhe Portugali, temperaturat ishin kryesisht 3–6°C mbi mesataren, ndërsa në Britaninë e Madhe devijimi arriti në disa zona 5–7°C.

Italia, vendet e Adriatikut dhe pjesa më e madhe e Ballkanit u përfshinë gjithashtu nga temperatura mbi normalen, por me intensitet më të ulët se Europa Perëndimore. Në pjesën më të madhe të Italisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, harta tregon devijime përgjithësisht nga 2°C në 4°C.

Në Europën Qendrore dhe Lindore, brezi i temperaturave të larta u shtri në Poloni, vendet baltike, Ukrainë dhe në pjesën perëndimore të Rusisë, ku në disa zona anomalitë arritën 5–7°C.

Copernicus raportoi se temperatura mesatare mbi tokën europiane gjatë qershorit ishte e dyta më e lartë e regjistruar për këtë muaj. Nxehtësia u shoqërua edhe me temperaturat më të larta të sipërfaqes së detit të regjistruara ndonjëherë globalisht për një muaj qershor.

Thatësira dhe rreziku nga zjarret

Temperaturat e larta u shoqëruan me kushte më të thata në pjesë të Europës, duke shtuar rrezikun e zjarreve në pyje dhe kullota. Copernicus vlerëson se thatësira kontribuoi në përhapjen e zjarreve në Europë, Amerikën e Veriut dhe Rusi gjatë muajit.

Për Shqipërinë, temperaturat mbi normalen në fund të qershorit përkojnë me fillimin e sezonit të zjarreve, kur mungesa e reshjeve, bimësia e tharë dhe erërat mund ta përshpejtojnë përhapjen e flakëve.

Të dhënat e reja konfirmojnë se valët e të nxehtit po shfaqen më herët, po zgjasin më shumë dhe po përfshijnë zona gjithnjë e më të gjera të kontinentit. Copernicus paralajmëron se akumulimi i vazhdueshëm i nxehtësisë në sistemin klimatik po rrit intensitetin e valëve të të nxehtit dhe rreziqet për shëndetin, ekosistemet dhe infrastrukturën. /Monitor

 

The post Shqipëria, me temperatura mbi normalen/ Qershori ndër më të nxehtët në Europë, rreziqet appeared first on Albeu.com.

Vetëflijimi i 66-vjeçarit në Korçë, flet familjari: Shqetësimi i vetëm ishte legalizimi i banesës

By: V K
21 July 2026 at 10:56

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, pasi dyshohet se i ka vënë flakën vetes mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës.

Një familjar i viktimës, jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor që ai kishte pasur lidhej me problemet për legalizimin e banesës.

Sipas tij, 66-vjeçari i kishte dokumentet për shtëpinë, por për një dritare nuk po arrinte të merrte legalizimin, çka e kishte shqetësuar prej kohësh.

“Problemi i vetëm që ka pasur ka qenë fakti që nuk po i legalizohej banesa. I kishte të gjitha dokumentet, por për një dritare nuk ia legalizonin. Më herët ka qenë emigrant në Greqi. Ka qenë njeri i rregullt dhe i qetë, aspak agresiv”, shprehet familjari i viktimës jashtë kamerave.

The post Vetëflijimi i 66-vjeçarit në Korçë, flet familjari: Shqetësimi i vetëm ishte legalizimi i banesës appeared first on Albeu.com.

Tenderat 30 milionë euro, Erion Isai dhe 14 zyrtarët përballen me seancën paraprake në GJKKO

By: V K
21 July 2026 at 10:40

Nis në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehur të tjerë nga Bashkia Kolonjë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Çështja lidhet me një hetim të Prokurorisë së Posaçme për tre procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që kalon 30 milionë euro.

GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes në gjykim. Gjykata mund të vendosë pranimin e kërkesës dhe nisjen e procesit gjyqësor, kthimin e çështjes për plotësim hetimesh ose pushimin e saj.

Në listën e të pandehurve janë:

Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Eljona Mydini – Ish-zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë

Erjon Cenko – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Engjëll Dine – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ermal Zylfo – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Armand Tafil – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Muharrem Tartari – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Shpëtim Liço – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ergys Verdho – Ish-kreu i ARRSH-së

Erald Elezi – Ish-drejtor në ARRSH

Genti Raça – Përgjegjës preventivi në ARRSH

Donikë Shehu – Ish-specialiste në ARRSH

Klarita Konomi – Ish-specialiste në ARRSH

Nikollaq Mihali – Specialist në ARRSH

Erdit Salillari – Përgjegjës sektori në ARRSH

Sipas hetimit të SPAK, procedurat e prokurimit të vitit 2020 janë objekt i dyshimeve për shkelje të rregullave të tenderimit dhe favorizim të mundshëm gjatë zhvillimit të tyre.

Seanca paraprake do të përcaktojë nëse dosja do të kalojë për gjykim në themel, nëse do të kërkohen veprime të tjera hetimore apo nëse çështja do të mbyllet në këtë fazë.

The post Tenderat 30 milionë euro, Erion Isai dhe 14 zyrtarët përballen me seancën paraprake në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot

By: V K
20 July 2026 at 14:58

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë të Evropës, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Kreu i shtetit, gjatë takimit, vlerësoi rëndësinë e forumit për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Evropë.

Begaj deklaroi se Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare dhe mikpritjes, duke i cilësuar këto si pjesë të identitetit kombëtar.

“Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare si dhe mikpritjes. Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë dhe uroj që, gjatë qëndrimit tuaj, t’i prekni nga afër”, u shpreh Presidenti gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë.

Gjithashtu, Begaj u ndal edhe te periudha e diktaturës komuniste, gjatë së cilës Shqipëria u shpall vend ateist dhe objektet e kultit u shembën ose iu ndryshua funksioni.

“Megjithëse regjimi diktatorial e shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, shembi objektet e kultit apo ndryshoi destinacionin e tyre, ai nuk arriti dot të zhbënte besimin e shqiptarëve në Zot”, deklaroi Begaj.

Presidenti vlerësoi rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare.

Sipas tij, në një kohë kur bota përballet me polarizim, konflikte dhe sfida të shumta, dialogu ndërfetar mbetet një mjet i rëndësishëm për ndërtimin e besimit, solidaritetit dhe paqes.

Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj, duke promovuar modelin e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore.

The post Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me kamionin, raportohet për katër të plagosur

By: V K
20 July 2026 at 12:57

Paraditen e sotme, një tjetër aksident është regjistruar në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

The post Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me kamionin, raportohet për katër të plagosur appeared first on Albeu.com.

Protestuesit “armatosen” me vezë, shkruajnë në to emrin e kryeministrit Rama dhe të zyrtarëve të tjerë (FOTOT)

By: V K
20 July 2026 at 10:59

Qytetarët janë mbledhur përpara Kuvendit, ndërsa pritet që të nisë seanca plenare e parashikuar në orën 12:00. Ata janë “armatosur” me vezë për të shënjestruar deputetët që do të hyjnë brenda institucionit.

Në to kanë shënuar edhe emrat e tyre.

Në disa foto, shihet se është shkruar emri i kryeministrit Edi Rama, i Anila Denajt dhe zyrtarëve të tjerë.

 

The post Protestuesit “armatosen” me vezë, shkruajnë në to emrin e kryeministrit Rama dhe të zyrtarëve të tjerë (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

“Do të spastroja etnikisht Kosovën”/ Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët në Komisionin e Jashtëm votojnë kundër

By: V K
20 July 2026 at 10:40

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave të ministres serbe, e cila deklaroi se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht.

Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhorancën për mungesën e një qëndrimi të qartë kundër këtyre deklaratave, e ftoi atë të rishikojë qëndrimin dhe të miratojë rezolutën që e mban pezull prej disa vitesh, ku dënohen krimet serbe.

“Patriotizmi nuk është retorikë politike, por qëndrime dhe akte dinjitoze në mbrojtje të qytetarëve”, tha Vokshi.

Në këtë frymë opozita i propozoi Komisionit edhe daljen me një deklaratë kundër ministres serbe dhe nisjen e procedurave për dënimin ndërkombëtar të saj për shkak të evokimit të gjenocidit të Millosheviçit, propozim ky që u rrezua nga ana e mazhorances.

Deklarata e propozuar:

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, shqyrtoi me shqetësim dhe revoltë të thellë deklaratat e bëra publikisht nga ministrja e Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë”.

Si Komisioni përgjegjës për politikën e jashtme në Kuvend, shpreh qëndrimin e mëposhtëm dhe deklaron qëllimin e tij për të ndjekur këto drejtime veprimi:

1. Komisioni dënon në mënyrë të prerë dhe ashpërsisht këto deklarata, të cilat përbëjnë lavdërim të hapur të një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, spastrimit etnik në Kosovë, dhe shpërfaqin nostalgji të neveritshme për politikat e regjimit të Millosheviçit, të dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

2. Komisioni rikujton dhe dënon vendosmërisht krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës gjatë viteve 1998–1999, masakrat, dëbimet masive të mbi 800 mijë shqiptarëve, dhunimet sistematike, djegien e fshatrave, krime të dokumentuara nga Tribunali i Hagës dhe të regjistruara përgjithmonë nga historia dhe drejtësia ndërkombëtare si pjesë e një fushate kriminale spastrimi etnik ndaj popullit shqiptar.

3. Komisioni përkulet me nderimin më të thellë përpara kujtimit të martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës, civilë, gra, fëmijë e pleq, si dhe luftëtarë të rënë në mbrojtje të lirisë e mbijetesës së kombit, dhe shpreh mirënjohje ndaj heronjve të gjallë, ish-luftëtarëve, të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, që me sakrificën e tyre kanë ruajtur të vërtetën historike dhe kanë kontribuar pakthyeshmërisht në ndërtimin e Republikës së Kosovës si shtet i lirë e sovran.

4. Komisioni vlerëson se çdo deklaratë që lavdëron, minimizon apo relativizon këto krime përbën fyerje të rëndë ndaj kujtimit të viktimave dhe nxitje të rrezikshme ringjallëse të ideologjive gjenocidale në rajon, dhe shpreh solidaritet të plotë me Republikën e Kosovës, duke përshëndetur vendimin e autoriteteve kosovare për të shpallur ministren Paunoviç persona non grata, si dhe qëndrimet e ShBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian ndaj deklaratës së saj.

4/1 Komisioni vlerëson se deklarata e ministres Paunoviç minojnë frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet popujve të rajonit, duke rihapur plagë historike dhe duke dëmtuar besimin e ndërtuar përmes proceseve të dialogut rajonal.

4/2 Gjithashtu kjo retorike minon rrugën e integrimit evropian të Serbisë, pasi bie ndesh me vlerat themelore mbi të cilat ngrihet Bashkimi Evropian dhe me kriteret politike të kërkuara për vendet kandidate, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të kaluarës historike

4/3 Komisioni i kërkon Kuvendit miratimin e projektrezolutës së propozuar nga Partia Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, si shprehje e unitetit përtej ndarjeve politike në mbrojtje të kujtesës kombëtare.

5. Komisioni i kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të shpallë ministren Snezhana Paunoviç persona non grata, duke i ndaluar hyrjen dhe tranzitimin në territorin shqiptar.

6. Komisioni nxit qeverinë shqiptare për të eksploruar rrugët ligjore ndaj Ministres Paunoviç, dhe referimin e saj për nxitje publike të spastrimit etnik/gjenocidit, parashikuar në nenin III, pika c, të Konventës së OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (1948).

7. Komisioni i bën thirrje Qeverisë së Serbisë të distancohet publikisht dhe pa mëdyshje nga këto deklarata, të marrë masa të menjëhershme institucionale ndaj çdo zyrtari që promovon ideologji të tilla, dhe të përballet sinqerisht me të kaluarën, si kusht themelor për besueshmërinë e proceseve të normalizimit rajonal dhe integrimit evropian.

8.Komisioni për Punët e Jashtme rithekson se e vërteta historike dhe kujtesa e viktimave janë të panegociueshme, se nderimi ndaj martirëve e heronjve të Kosovës mbetet detyrim moral e kombëtar i përhershëm për gjithë shqiptarët, dhe se paqja rajonale mund të ndërtohet vetëm mbi ndarjen e vërtetë e të pakthyeshme nga politikat konfliktuale e gjenocidale të së kaluarës.

9. Komisioni deklaron gatishmërinë e tij në mbrojtje të parimeve të fqinjësisë së mirë, dialogut konstruktiv dhe reciprocitetit mbi të cilat bazohet paqja, stabiliteti dhe bashkëjetesa në Ballkanin Perëndimor.

The post “Do të spastroja etnikisht Kosovën”/ Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët në Komisionin e Jashtëm votojnë kundër appeared first on Albeu.com.

Spanja shpërblehet pas triumfit në Botëror/ Çdo lojtar pritet të përfitojë këtë bonus marramendës

By: V K
20 July 2026 at 08:51

Triumfi i Spanjës në Botëror nuk sjell vetëm trofeun e dytë në histori për kombëtaren, por edhe një shpërblim të konsiderueshëm financiar për lojtarët.

Pas fitores ndaj Argjentinës në finale, futbollistët e La Roja pritet të përfitojnë një bonus rekord nga suksesi në turne.

FIFA do t’i akordojë Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) 50 milionë dollarë, shumë e lidhur me pjesëmarrjen dhe fitimin e Kupës së Botës.

Sipas marrëveshjes mes kapitenëve të ekipit dhe Federatës, 45% e kësaj shume do të shkojë për bonuset e lojtarëve. Kjo përqindje përllogaritet në rreth 19.67 milionë euro.

Shuma do të ndahet mes 26 futbollistëve të grumbulluar në kombëtare, duke sjellë një përfitim prej afërsisht 756 mijë euro bruto për secilin lojtar.

Ky sukses përfaqëson një moment të rëndësishëm për Spanjën, e cila fitoi titullin e dytë botëror pas atij të vitit 2010. Përveç arritjes sportive, triumfi sjell edhe të ardhura të rëndësishme për Federatën, e cila do t’i përdorë fondet edhe për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrjes në turne.

The post Spanja shpërblehet pas triumfit në Botëror/ Çdo lojtar pritet të përfitojë këtë bonus marramendës appeared first on Albeu.com.

❌
❌