Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 June 2026Albeu

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

By: M C
4 June 2026 at 20:42

Ndërsa protesta kundër qeverisë për çështjen e Zvërnecit hyri në ditën e pestë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se revolta e qytetarëve nuk lidhet vetëm me një projekt të caktuar, por me një model qeverisës që prej vitesh ka ndryshuar ligjet sipas interesave të pakicës.

Tabaku kujtoi se ka qenë ndër deputetet që kundërshtoi ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura si dhe ligjin e investimeve strategjike, duke argumentuar se këto ndërhyrje ligjore i kanë hapur rrugë një sistemi ku vendimet merren për një grusht përfituesish, ndërsa qytetarët dhe komunitetet lokale përjashtohen nga procesi.

Sipas saj, problemi i sotëm nuk është vetëm Zvërneci, por fakti që për vite me radhë janë miratuar ligje që trajtojnë Shqipërinë si pronë të pushtetit dhe jo si pasuri të përbashkët të shqiptarëve.

“Qytetarët nuk po protestojnë vetëm për një copë tokë apo për një projekt. Ata po protestojnë kundër një sistemi që ka krijuar privilegje për pakicën, ka deformuar ekonominë dhe ka bërë që çdo projekt i madh të shoqërohet me mosbesim”, u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD-së theksoi se ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura dhe zgjatja e vazhdueshme e ligjit të investimeve strategjike janë shembuj të një modeli ku ligjet nuk ndërtohen për interesin publik, por për t’i hapur rrugë projekteve të caktuara dhe interesave të veçanta.

Fjala e Tabakut:

Për vite me radhë e kam dëgjuar veten të flas në këtë sallë dhe shpesh jam ndjerë në siklet. Jo sepse kam gabuar, por sepse shqiptarët e zakonshëm e kanë kuptuar të vërtetën shumë më herët se ne. Ata e ndjejnë çdo ditë kur paguajnë faturat, kur bëjnë llogaritë në fund të muajit, kur përballen me vështirësitë ekonomike dhe kur shohin se si funksionon ky sistem.

Sot nuk jam këtu për të folur për një projekt të vetëm. Nuk jam këtu për të folur as për një investitor të vetëm. Sot dua të flas për sistemin. Për sistemin që ka mbledhur sot qytetarët përballë qeverisë. Për sistemin që ka bërë të mundur që çdo projekt i madh në Shqipëri të shoqërohet automatikisht me mosbesim, sepse shqiptarët e dinë nga përvoja se ligji nuk i trajton të gjithë njësoj.

Kjo është arsyeja pse qindra qytetarë, me parti apo pa parti, aktivistë të shoqërisë civile dhe njerëz të zakonshëm janë mbledhur prej ditësh në protestë. Që ditën e parë unë iu bashkova asaj proteste jo si politikane, por si qytetare. Pa kamera, pa foto dhe pa deklarata, sepse besoj se kauza e tyre është e drejtë.

Tre vite më parë organizata të shoqërisë civile trokitën në derën e zyrës sime dhe ngritën shqetësimin për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura. I dëgjova me vëmendje dhe iu bashkova betejës së tyre. Së bashku arritëm ta çonim çështjen e Aeroportit të Vlorës dhe të ligjit për zonat e mbrojtura në dyert e Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian. Ishin dy ligje problematike, efektet e të cilëve po i shohim sot.

Po ashtu, prej dhjetë vitesh kam folur kundër ligjit të investimeve strategjike. E kam konsideruar gjithmonë një rrezik për ekonominë dhe për shtetin e së drejtës. Një ligj që ndërhyn në marrëdhëniet e pronësisë, që i jep shtetit kompetenca të panevojshme në konfliktet mes privatëve dhe që krijon privilegje për një grup të kufizuar njerëzish. Një ligj që lindi si i përkohshëm dhe u shndërrua në një mekanizëm të përhershëm.

Është normale që projektet e mëdha të shoqërohen me debat. Është normale që qytetarët të kërkojnë transparencë, konsultim dhe informacion. Pikërisht kjo po ndodh sot. Qytetarët nuk protestojnë vetëm për Zvërnecin. Ata protestojnë edhe për pamundësinë ekonomike, për arrogancën e pushtetit, për mungesën e besimit tek politika dhe për një sistem që nuk u krijon mundësi të barabarta.

Një investitor serioz është gjithmonë i mirëpritur në Shqipëri. Por vendi nuk mund të trajtohet si pronë private e askujt. Shqipëria nuk mund të qeveriset me ligje të shkruara sipas porosisë. Do të ishte normale që projektet e mëdha të diskutoheshin publikisht, që të paraqiteshin kostot dhe përfitimet, që parlamenti të ushtronte kontroll dhe që qytetarët të dëgjoheshin.

Përkundrazi, për vite me radhë kemi parë vendimmarrje të mbyllura, mungesë transparence dhe ndryshime ligjore të bëra për interesa të ngushta. Pikërisht kjo ka krijuar mosbesimin që shohim sot.

Dëgjoj shpesh protestues që thonë se “janë të gjithë njësoj”. Jo, nuk jemi të gjithë njësoj.

Unë kam folur kundër ligjit të investimeve strategjike që ditën e parë. Kam folur kundër ndryshimeve në ligjin e zonave të mbrojtura. Kam folur kundër koncesioneve dhe partneriteteve publik-private që kanë deformuar tregun. Kam paraqitur amendamente dhe nisma ligjore për të ndalur këtë model.

Vitin e kaluar, me ftesë të organizatave të shoqërisë civile, vizitova Zvërnecin dhe Nartën bashkë me fëmijët e mi. Pashë nga afër flamingot dhe pasurinë e jashtëzakonshme natyrore që ka Shqipëria. Atë ditë e kuptova edhe më qartë se sa e rëndësishme është të ruajmë atë që kemi.

Jam bashkuar këtyre kauzave sepse besoj se Shqipëria mund të jetë ndryshe. Besoj se për të tërhequr investime serioze duhet të zbatojmë ligjin. Besoj se duhet të jemi jo vetëm në germë, por edhe në frymë në përputhje me legjislacionin europian. Dhe besoj se duhet të shkatërrojmë këtë sistem që ka kapur ekonominë dhe po detyron shqiptarët të largohen.

Fatkeqësisht, kjo sallë është kthyer në noter të vendimeve të qeverisë. Këtu janë votuar ligji i investimeve strategjike, ligjet e koncesioneve dhe miliarda euro kontrata që kanë prodhuar përfitime për pakicën dhe kosto për shumicën.

Ndërkohë investimet publike janë në nivele minimale, shërbimet publike degradojnë, klasa e mesme po shpërbëhet dhe periferia po zbrazet. Kukësi, Dibra, Bulqiza dhe shumë zona të tjera vazhdojnë të mbeten pas, ndërsa të rinjtë largohen çdo vit.

Prandaj pyetja nuk është kush ndërton. Pyetja është: për kë ndërtohet Shqipëria?

Për një grusht kompanish që marrin pjesën më të madhe të tenderëve? Për investitorë të privilegjuar? Për kullat bosh që askush nuk mund t’i blejë? Apo për familjet që punojnë me dy paga dhe përsëri nuk arrijnë të blejnë një shtëpi?

Ne nuk po bëjmë politikë. Po bëjmë aritmetikë. Dhe aritmetika tregon qartë se ky sistem transferon pasurinë e shumicës tek pakica, vit pas viti, përmes ligjeve dhe vendimeve të miratuara në këtë sallë.

Prandaj sot kërkoj diçka të thjeshtë: riktheni parlamentit rolin e tij. Riktheni qytetarëve transparencën. Riktheni drejtësinë fiskale.

Nuk mund të flasim për integrim europian kur modeli ynë i zhvillimit bie ndesh me vlerat europiane. Nuk mund të pretendojmë demokraci kur pyetjet themelore mbeten pa përgjigje: kush përfiton nga paratë publike, si merren vendimet dhe kush mban përgjegjësi?

Shqipëria meriton të jetë ndryshe. Pavarësisht bindjeve tona politike, një gjë na bashkon: nevoja për të ndryshuar këtë model që ka prodhuar pabarazi, privilegje dhe mosbesim.

Unë nuk bie dakord me çdo slogan që dëgjohet në protestë. Por bie dakord me nevojën urgjente për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset ky vend. Për të ndryshuar modelin ekonomik. Për t’i shtrirë dorën çdo qytetari që ende beson se politika mund të sjellë ndryshim.

Le t’ua rikthejmë shqiptarëve shpresën. Le ta fillojmë nga politika. Le ta fillojmë nga vetja

The post Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën appeared first on Albeu.com.

Babai i Martin Canit merr pjesë në protestën për Zvërnecin, shfaqet me pankartën në duar

By: M C
4 June 2026 at 20:27

Engjëll Cani, babai i 14-vjeçarit Martin Cani, që u vra me thikë më 14 nëntor 2024, ka marrë pjesë këtë të enjte në protestën kundër projektit të Zvërnecit.

Engjëll Cani është shfaqur në mesin e protestuesve, teksa në duar ka mbajtur edhe një pankartë! Më pasi ka marshuar së bashku me protestuesit e tjerë drejt Kryeministrisë.

Sa i përket protestës, ditën e sotme është vënë re një prezencë e shtuar e protestuesve. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata marshuan drejt Kryeministrisë.

Ndërsa grupi nismëtar ka paraqitur sot edhe pesë kërkesat e protestuesve.

The post Babai i Martin Canit merr pjesë në protestën për Zvërnecin, shfaqet me pankartën në duar appeared first on Albeu.com.

Protesta për Zvërnecin/ Nga dorëheqja e qeverisë te anulimi i ligjit për investitorët strategjikë, qytetarët paraqesin 5 kërkesat e panegociueshme

By: M C
4 June 2026 at 19:41

Protestuesi: Pas pesë ditësh protesta të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosmërinë e sovranit për të mos u ndalur deri në përmbushjen e kërkesave tona të panegociueshme, ju njoftojmë se:

Kjo lëvizje mbarëkombëtare përfaqësohet nga një grup nismëtarësh dhe një grup koordinues patriotësh me integritet dhe me vlera të larta intelektuale e shoqërore. Gra dhe burra dinjitozë, të rinj e të reja të vendosur për ta çuar këtë kauzë deri në fund dhe, në përputhje me vullnetin e sovranit, do të vijmë të marrim vendimet e duhura në kohën e duhur.

Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj rrezikut të madh në të cilin ndodhet vendi ynë. Sipas bindjeve tona, vendimet e qeverisë dhe të gjithë kësaj klase politike 35-vjeçare kanë cenuar interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë, duke i vënë pasuritë dhe të ardhmen e vendit në shërbim të interesave dhe politikave të tyre të ndyra private.

Për të qartësuar ju dhe opinionin publik shqiptar, dhe mbi të gjitha për të hequr çdo hije dyshimi apo përpjekje për baltosjen e kësaj lëvizjeje me baza të forta patriotike, deklarojmë se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauze të përbashkët kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Në vijim paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të Shqipërisë dhe të interesit kombëtar:

Dorëheqjen e qeverisë.
Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
Shfuqizimin e Paktit të Maleve.
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

The post Protesta për Zvërnecin/ Nga dorëheqja e qeverisë te anulimi i ligjit për investitorët strategjikë, qytetarët paraqesin 5 kërkesat e panegociueshme appeared first on Albeu.com.

Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit, reagon Rama nga Mali i Zi: Nuk na kalon prap huq topi historisë së Shqipërisë së re!

By: M C
4 June 2026 at 19:22

Teksa për të pestën ditë me radhë qytetarë dhe aktivistë protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Mali i Zi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar nga Porto Montenegro, të cilën e cilëson si një histori suksesi, kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti, pavarësisht kundërshtimeve dhe thirrjeve të protestuesve.

Rama e krahason zhvillimin e Porto Montenegro me mundësitë që, sipas tij, Shqipëria ka humbur në të kaluarën për shkak të vendimmarrjeve të aty që i cilësoi si “honxhobonxhovet tanë”.

“LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA🤷🏻‍♂️

O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, shkruan Rama.

The post Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit, reagon Rama nga Mali i Zi: Nuk na kalon prap huq topi historisë së Shqipërisë së re! appeared first on Albeu.com.

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

By: M C
4 June 2026 at 18:50

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevard, ku u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër klasës politike në vend, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor “U ka ardhur fundi, në burg”, drejtuar Ramës dhe Berishës.

Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.

The post Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg appeared first on Albeu.com.

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD

By: M C
4 June 2026 at 18:14

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec.

Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

“Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre.

The post Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD appeared first on Albeu.com.

Protothema jehonë çështjes së Zvërnecit: Shpërthejnë protestat masive në Shqipëri për resortin e dhëndrit të Trump

By: M C
4 June 2026 at 18:03

Gazeta greke Protothema i ka bërë jehonë protestave në Shqipëri, që po mbahet kundër projektit në Zvërnec. Në artikull theksohet se mijëra njerëz dolën në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër projektit dhe për të denoncuar ndikimin e rëndë mjedisor në një nga zonat më të ndjeshme ekologjikisht të Mesdheut.

Protothema ka përmendur edhe protestat që kanë shpërthyer në rrethe, teksa shton se ata akuzuan qeverinë për mungesë transparence dhe mungesë të konsultimit publik. Në artikull janë përmendur edhe deklaratat e Ramës, i cili ka mbrojtur projektin, duke argumentuar se është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e turizmit.

Edhe pse propozoi dialog me protestuesit, ai e bëri të qartë se nuk do ta pezullonte projektin, duke theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë me investitorët ndërkombëtarë. Në fund, Protothema shkruan se reagimet duket se po intensifikohen, pasi gjithnjë e më shumë organizata dhe qytetarë po bëjnë thirrje për një rishikim të planit dhe transparencë më të madhe në proceset e vendimmarrjes.

Artikulli i Protothemës:

Një valë e re protestash ka shpërthyer në Shqipëri për shkak të një resorti luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh të lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Tiranës për të tretën ditë radhazi për të protestuar kundër projektit dhe për të denoncuar ndikimin e rëndë mjedisor në një nga zonat më të ndjeshme ekologjikisht të Mesdheut.

Protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin flamingo në duar, akuzuan qeverinë për mungesë transparence dhe mungesë të konsultimit publik. Në të njëjtën kohë, demonstrata të reja janë planifikuar në jug të vendit, ku puna ka filluar tashmë për projektin. Zona është një strehë për fokat mesdhetare, si dhe për më shumë se 200 lloje zogjsh, duke përfshirë flamingot dhe pelikanët e argjendtë.

Ankesa për mungesë transparence dhe konsultimi publik

Drejtori ekzekutiv i organizatës mjedisore PPNEA, Alexander Trajce, u ankua se puna filloi pa informacion të mjaftueshëm për shoqërinë dhe pa u prezantuar publikisht të dhënat e nevojshme mbi lejet. Siç argumentoi ai, ndërtimi i një gardhi me tela me gjemba, prania e sigurisë private dhe përdorimi i makinerive të rënda në zonat e mbrojtura shkaktuan zemërimin e komuniteteve lokale.

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë”, tha ai, duke iu referuar një shpërfilljeje të plotë të parametrave mjedisorë dhe socialë.

Sipas tij, çështja tani ka shkuar përtej kufijve të një mosmarrëveshjeje mjedisore dhe po evoluon në një çështje më të gjerë të llogaridhënies demokratike dhe mbrojtjes së interesit publik. Në të njëjtën kohë, SPAK njoftoi se kishte nisur një hetim mbi ndryshimet legjislative të miratuara në vitin 2024 për zonat e mbrojtura, duke i shtuar një dimension të ri çështjes.

Rama mbron investimin

Nga ana e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama e ka mbrojtur përsëri investimin, duke argumentuar se është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e turizmit. Edhe pse propozoi dialog me protestuesit, ai e bëri të qartë se nuk do ta pezullonte projektin, duke theksuar se Shqipëria duhet të mbetet miqësore me investitorët ndërkombëtarë.

Rasti është bërë një nga çështjet më të diskutueshme politike dhe mjedisore të vendit, me kritikët që paralajmërojnë për dëme të pariparueshme në një ekosistem unik dhe mbështetësit që e quajnë projektin thelbësor për zhvillimin e ardhshëm të turizmit në Shqipëri. Megjithatë, reagimet duket se po intensifikohen, pasi gjithnjë e më shumë organizata dhe qytetarë po bëjnë thirrje për një rishikim të planit dhe transparencë më të madhe në proceset e vendimmarrjes.

The post Protothema jehonë çështjes së Zvërnecit: Shpërthejnë protestat masive në Shqipëri për resortin e dhëndrit të Trump appeared first on Albeu.com.

Armëpushimi në udhëkryq/ Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani

By: M C
4 June 2026 at 17:25

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit. Në një deklaratë me fjalë të ashpra, udhëheqësi i grupit të mbështetur nga Irani, Naim Qassem, tha se negociatat kishin qenë të kota dhe poshtëruese për Libanin dhe ishin refuzuar kategorikisht nga segmente të gjera të popullit libanez.

Kjo vjen pasi Izraeli dhe Libani njoftuan një rinovim të armëpushimit të tyre të brishtë me krijimin e zonave të sigurisë “pilot” brenda Libanit në të cilat operativët e Hezbollahut do të ndaloheshin. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të mërkurën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të tre vendet thanë se marrëveshja ishte e kushtëzuar nga një ndërprerje e plotë” e zjarrit nga Hezbollahu.

Por, duke u përgjigjur të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut i cili nuk ishte pjesë e bisedimeve tha se armëpushimi i supozuar, i interpretuar si ndalimi i zjarrit nga Hezbollahu dhe tërheqja e luftëtarëve nga fronti jugor me Izraelin, përbënte dorëzim dhe do të përmbushte objektivat e Izraelit. Atmosfera ishte e ngjashme në rrugët e periferive jugore të Bejrutit, një fortesë e Hezbollahut, i njohur edhe si Dahieh me një dyqanxhi që shprehu dyshime në lidhje me marrëveshjen.

Sipas marrëveshjes, SHBA-të do të ndihmonin në krijimin e zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura Libaneze do të merrnin kontrollin ekskluziv të territorit duke përjashtuar të gjithë aktorët jo-shtetërorë. Nuk përfshinte asnjë hartë që të tregonte se ku do të ndodheshin zonat pilot, ose ndonjë shpjegim se si mund të funksiononin ato në praktikë.

Sipas BBC, marrëveshja pasoi një armëpushim të pjesshëm të njoftuar të hënën, i cili sipas Libanit do të shihte Izraelin të përmbahej nga bombardimi i kryeqytetit libanez, Bejrut, në këmbim të mossulmimit të Hezbollahut në Izrael. Përfaqësuesit e të dy vendeve do të takohen përsëri më 22 qershor për të zhvilluar bisedime të mëtejshme “me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”.

Hezbollahu, një milici, parti politike dhe lëvizje shoqërore myslimane shiite, është grupi më i fuqishëm i Libanit. Me mbështetjen e Iranit, ajo ka ndërtuar një forcë të armatosur më të fuqishme se ushtria libaneze dhe ka luftuar një sërë konfliktesh me Izraelin. Është përcaktuar si një organizatë terroriste nga Izraeli dhe shumë vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

The post Armëpushimi në udhëkryq/ Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani appeared first on Albeu.com.

Kishte siguruar kushtet për vrasjen e dy personave, GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon

By: M C
4 June 2026 at 17:07

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg shtetasin Erio Zejno, i akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, Zejno u gjet fajtor për veprat penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” si dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

Fillimisht, Gjykata e dënoi me 11 vite burg në total, por për shkak se procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Si rrjedhojë, dënimi përfundimtar u caktua 7 vite e 4 muaj burg.

Sipas dosjes së SPAK, Zejno akuzohej se kishte siguruar kushte dhe mjete për kryerjen e një atentati ndaj dy personave, Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan.

The post Kishte siguruar kushtet për vrasjen e dy personave, GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon appeared first on Albeu.com.

“Në terren shkuan 40 policë”, Skënder Hita për vrasjen e efektivit: Nuk u njoftuam nga Policia e Korçës! Autori i qëlloi me kallashnikov, plumbat çanë jelekun antiplumb të Eneas

By: M C
4 June 2026 at 16:41

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka folur lidhur me tragjedinë e ndodhur mëngjesin e së enjtes në Lozhan të Korçës, ku autori Violand Braçellari vrau efektivin e policisë Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij gjatë një operacioni policor.

Hita hodhi poshtë pretendimet se në operacion morën pjesë vetëm gjashtë efektivë, duke theksuar se në terren ishin angazhuar 40 forca policie si dhe faktin që efektivë ishin pa jelek antiplumb.

Ai bëri të ditur se strukturat e përfshira në aksion ishin forcat e specializuara “Shqiponja”, të trajnuara për operacione me rrezikshmëri të lartë. Sipas kreut të Policisë së Shtetit, efektivët kishin kryer instruktazhin përkatës para ndërhyrjes dhe ishin të pajisur me jelekë antiplumb dhe me të gjitha mjetet mbrojtëse të nevojshme.

“Nuk ishim në dijeni. Nëse do të ishte kërkuar një shqyrtim i plotë i të gjithë rastit, patjetër që do të ishin marrë masa më të forta. Punonjësit e Policisë së Shtetit janë të trajnuar sipas ligjeve dhe procedurave në fuqi. Në këtë rast kanë qenë të angazhuara strukturat më të specializuara, forcat ‘Shqiponja’, të cilat kishin për detyrë realizimin e operacionit.

Kanë qenë 40 efektivë policie në terren dhe të gjithë ishin të pajisur me jelekë antiplumb, sipas standardeve që kërkon një operacion i tillë. Megjithatë, arma kallashnikov e përdorur nga autori ka depërtuar tejpërtej jelekut antiplumb. Para nisjes së operacionit është kryer edhe instruktazhi i nevojshëm për të gjithë efektivët”, u shpreh Hita.

The post “Në terren shkuan 40 policë”, Skënder Hita për vrasjen e efektivit: Nuk u njoftuam nga Policia e Korçës! Autori i qëlloi me kallashnikov, plumbat çanë jelekun antiplumb të Eneas appeared first on Albeu.com.

Noizy reagon për protestat për Zvërnecin: Na keni ça k****, nuk kam për të dalë dhe jam pro investimit!

By: M C
4 June 2026 at 16:38

Një reagim i vonuar, por që u fshi pothuajse sa hap e mbyll sytë, ka ardhur së fundmi nga reperi Noizy lidhur me zhurmën dhe protestat për Zvërnecin.

Mesa duket, insistimi i vazhdueshëm i fansave dhe qytetarëve për të marrë një qëndrim nga ana e tij e ka irrituar reperin, i cili më në fund vendosi të shprehë mendimin e vet, duke deklaruar se është pro investimit.

Deri këtu, gjithçka mund të konsiderohet normale. Megjithatë, fjalori i përdorur nga një artist me ndikim kaq të madh dhe me një bazë të gjerë ndjekësish, lë shumë për të dëshiruar. Madje, po të mos ishte kapur me screenshot nga Anabel, dikush mund të mendonte se postimi ishte krijuar me ChatGPT.

“Na keni ruj lesht..Kush do ndryshim dilmi protest mo na boni si moralista si shumë se na keni ca K****. Nuk o tu e shit njeri Shqipërin rrini të qet…Unë njoh shumë polak e rus e grek e gjerman e austriak që kanë ble toka shtëpia e prona në Durrës, e ca don me thon kjo? Tashmë e dini që ka protest, dilni aty dhe mbylleni bucën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend dilni në protest. Unë nuk i besoj përallat që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë e as skam me dal. Madje unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë”, thuhet se ka shkruar Noizy në reagimin e tij.

The post Noizy reagon për protestat për Zvërnecin: Na keni ça k****, nuk kam për të dalë dhe jam pro investimit! appeared first on Albeu.com.

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri në Korçë, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

By: M C
4 June 2026 at 16:17

Burime nga Spitali i Traumës thonë se efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull, teksa gjendja e 36 vjecarit raportohet se është stabël.

Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijojë të marrë trajtim mjekësor te Trauma.
Nëna e Violand Braçellarit është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë së policisë vendore Korçë ku po merret në pyetje nga grupi i hetimit.

Mëngjesin e sotëm, në zonën malore të Lozhanit, Maliq, policia organizoi një operacion për arrestimin e Violand Braçellari, i cili prej vitesh ishte në kërkim dhe dyshohej se fshihej në një stan në malin e Bodës.

Sipas policisë, kur forcat “Shqiponja” rrethuan stanin dhe i kërkuan të dorëzohej, Braçellari refuzoi dhe hapi zjarr ndaj efektivëve. Nga të shtënat u vra në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa u plagos me një plumb në nofull, kolegu i tij Edison Adri, 36 vjeç.

Braçellari ishte i dënuar në mungesë me afro 10 vite burg për çështje të lidhura me narkotikët dhe rezultonte në kërkim prej vitesh. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ai u plagos nga policia dhe më pas u arrestua.

The post Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri në Korçë, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari appeared first on Albeu.com.

“Afera e Zvërnecit është botërore, zero transparencë”, Berisha në Kuvend: Lërini skemat, sillni Ramën këtu! Asnjë studim mjedisi, po vjedh dhe Gjipenë

By: M C
4 June 2026 at 16:09

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas aferës së pronave në Zvërnec që kanë shkaktuar këtë skandal që ka bërë jehonë në arenën ndërkombëtare dhe kanë ngritur shqiptarët në revolta.

Madje ai tha se kryeministri po vjedh edhe tokat në Gjipe, në një nga kanionet më të bukura në Evropë. Kreu i opozitës nënvizoi se kreu i qeverisë shmang llogaridhënien në Kuvend duke mos ardhur për interpelanca dhe i delegon ato.

Berisha kërkoi publikisht paraqitjen e Ramës në Kuvend dhe dhënien e llogarisë para qytetarëve shqiptarë për “aktet katastrofale”.

Ai kritikoi edhe ministren Erjona Ismaili që merrte përsipër delegimin e interpelancës në shkelje të Kushtetutës. Sipas Berishës, Rama “një herë rri peng i Belindës dhe herën tjetër delegon fjalimet”.

“Edi Rama të vijë këtu në Parlament, të japë përgjegjësi për të gjitha aktet katastrofale të qeverisjes së tij. Fshihet prapa, të më falin zonjat, në kuptimin absolutisht pa kuptimin e keq, pas fustanit të grave. Një herë rri peng i Belindes dhe tani i thotë kësaj zonjës këtu më përfaqëso ti mua, e lë fjalimin kësaj zonjës këtu. Ndaj që të mos themi më “sherr sherr la fame”, hiq dorë nga përfaqësimi antikushtetues, jo kushtetues i kreut të meduzës, rri, i thuaj nuk më lejon Kushtetuta, kam ligj. Morali i shtetit është Kushtetuta. Neni 80 i Kushtetutës nuk thotë se kur mungon kryeministri e zëvendëson Erjona, jo”, tha Berisha.

Dhe vijoi akuzat duke theksuar se:

“Morali i shtetit është Kushtetuta. Neni 80 nuk thotë se kur mungon kryeministri e zëvendëson Erjona, jo. Ndaj hiqni dorë nga këto skema dhe silleni këtu. Katër orë nuk guxoni të nxirrni një fjalë nga goja ju. Merrni për bazë rezolutën qytetare, çfarë ka në bazë? Mungesa absolute e transparencës, zero transparencë, në një aferë që është bërë botërore siç e shihni”, tha ai.

Duke kaluar tek investimi i projektit në Zvërnec dhe protestat, Berisha tha se Rama nuk bën transparencë për atë aferë dhe nuk ka qartësuar shqiptarët, pasi nuk ka as studim dhe as projekt.

“Si ka mundësi që asnjë deputet, asnjë qytetar i Vlorës apo në Shqipëri nuk di absolutisht asgjë për këtë investim disamiliardësh. Por ta marrim nga ana qeveritare e shtetërore, kur një qeveri pranon një ide të një investitori të huaj nuk mund të japë kurrë leje ndërtimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror. Kur një qeveri vendos të mbështesi një investim në një zonë të mbrojtur, vendos parimet, shpall parimet dhe ato janë të vulosura në Komisionin Evropian dhe me direktivat që kanë ardhur ndër vite. A keni parë ndonjë studim të mjedisit, studim strategjik, zero keni parë, s’ka transparencë fare. A ka ndonjë studim, çfarë do ndërtohet, çfarë habitati preket e dëmtohet, a lejohet. Sepse nëse nuk lejohet do i vësh drynat Brukselit, sepse nuk lejohet. Pasuria natyrore e një vendi janë edhe të mbarë Evropës dhe ato kanë ligj të fortë. Ku i keni këto ju, asnjë, zero”, tha Berisha.

Më tej ai ngriti akuza të tjera ndaj mazhorancës socialiste dhe Ramës, duke thënë se ishin mafie që silleshin më keq se Beogradi. Gjithashtu denoncoi vjedhjen e pronave në Gjipe.

“Ju jeni mafie, mafie dhe vetëm mafie, njëlloj si Beogradi, po. Ajo që ndodh në Beograd po ndodh edhe në Shqipëri. Pse s’ka transparencë për shqiptarët. Sikur e ka pronë të vetën ai. Që po vjedh Gjipenë ai, mijëra metra katrorë tokë, një nga kanionet më të bukura në botë. Pse të mos revoltohen qytetarët, kanë 100% të drejtë”, vijoi ai.

Berisha i bëri thirrje socialistëve që të anulonin edhe antimitingun në Vlorë, duke shkaktuar edhe një moment humori e të qeshurash në Kuvend, pasi teksa u thoshte se kishte informacionin në iPad-in e tij, në ekran shfaqej fotoja e tij familjare, me bashkëshorten Liri Berisha dhe mbesën e madhe.

“Dhe ndaloni menjëherë antimitingjet, sepse do keni pasoja. Ja ku e kam këtu ceremoninë e ndarjes së pallaskave të eksponentëve të krimit socialist në Vlorë, këtu i kam, e keni bërë atë, ju e dini…”, deklaroi kreu i selisë blu.

Berisha më tej akuzoi mazhorancën edhe për ligjin e barazisë gjinore dhe trajtimin me terapi hormonale të transgjinorëve, duke e konsideruar si skandal dhe shkelje të të drejtave të njeriut e prishje të familjes tradicionale.

The post “Afera e Zvërnecit është botërore, zero transparencë”, Berisha në Kuvend: Lërini skemat, sillni Ramën këtu! Asnjë studim mjedisi, po vjedh dhe Gjipenë appeared first on Albeu.com.

“Jam strateg, nuk më përballojnë dot po të bëhem deputet di shumë gjëra!” Nga Noizy, familja e deri te politika e jeta private Stresi flet si zyrtar i PD: E dua nusen politikane

By: M C
4 June 2026 at 16:04

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, ka folur së fundi në lidhje me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ai është shprehur se dëshira e tij është që të anëtarësojë sa më shumë të rinj në Partinë Demokratike.

“Vij me strategji, jam strateg. Familja ime janë të anëtarësuar me PD që nga viti 1991, unë kam nisur që në klasë të katërt”, është shprehur Stresi ndër të tjera në një interviztë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai ka folur edhe për lidhjen me reperin tjetër Noizyn, me të cilin tha se ka bërë shaka për ndasitë politike që kanë dhe se nuk e kanë problem. Teksa ka folur edhe për jetën personale duke thënë se psrtneren e ardhshme ka dëshirë të jetë politikane.

“Jam single, nusen e ardhme e dua politikane, serioze”, u shpreh Stresi.

Pjesë nga deklarata e Stresit: “Po merrem me muzikë dhe me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Iniciativën e mora vetë, kam një periudhë shumë të ngarkuar. Që në ditën që jam zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar, kam nisur punën me elektoratin tim. Dua të anëtarësoj sa më shumë të rinj me PD.

Vij me strategji, jam strateg. Familja ime janë të anëtarësuar me PD që nga viti 1991, unë kam nisur që në klasë të katërt. Te kjo foto ku unë jam krah Berishës. Unë jam spartani i PD dhe nuk i kam shitur asnjëherë idealet e mia. Këlliçi dhe Balliu më kanë sugjeruar dhe mbështetut dhe ndodhi.

Unë shkoj në seli çdo ditë. Takoj njerëzit aty, më presin shumë mirë, diskutojmë. Unë jam për rininë, nuk premtoj çudira për ta, por do të jem zëri i tyre dhe me ta. Berisha ende nuk më ka dhënë këshillë, pres ta takoj më padurim, kam bërë kërkesë që ta takoj dhe i premtoj se do të bëjmë gjëra të mira.

Babai im është njeriu më krenar për mua. Me Noizyn bëjmë shumë shaka për ndasitë politike dhe nuk kemi probleme për këtë. Vumë bast për zgjedhjet me 100 euro. Fitoi ai dhe kur ia dhashë, i thashë të m’i kthejë sepse zgjedhjet janë vjedhur. Bëjmë edhe humor.

Nëse do të bëhesha deputet, nuk do të më përballonin. Unë di shumë gjëra, edhe që nuk dihen. Kam miq socialistë, por në fund nuk bëjmë kompromis. Sa i përket Zvërnecit, unë jam pro investimit, por me transparencë ndaj popullit. Jam dakord që një kompani e madhe të investojë në Shqipëri, por këtu ka një ngërç.

Artistikisht, komuniteti LG, si quhet, është organizatë terroriste, sepse shuan familjen. Ata më përndjekin, por ky është mendimi im. Unë mbroj vlerat e familjes, traditës shqiptare. Kjo protestë për Zvërnecin më pëlqen se qytetarëve u ka dalë frika.

E them pa problem, tani mund të dalin në protestë edhe nga administrata. Gjithashtu, shumica e atyre qytetarëve janë votues të PS, që nuk janë të kënaqur me qeverinë. Djalit (Clevios) i uroj shumë suksese, është i talentuar. Jam rritur me të, nuk di asgjë rreth marrëdhënieve dhe asaj që bën ai, i uroj më të mirat. Jam single, nusen e ardhme e dua politikane, serioze”

The post “Jam strateg, nuk më përballojnë dot po të bëhem deputet di shumë gjëra!” Nga Noizy, familja e deri te politika e jeta private Stresi flet si zyrtar i PD: E dua nusen politikane appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 4 Qershor 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

By: M C
3 June 2026 at 23:48

Dashi

Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do diskutoni edhe për disa tema delikate. Me dëshirë dhe durim do mund te zgjidhni gjithçka. Beqaret do argëtohen gjithë kohës me disa persona dhe zemra do iu rrahe me fort se kurrë. Çështjet financiare do mbeten delikate. Shpenzoni me kursim qe edhe e ardhmja te mbetet e qëndrueshme.

Demi

Dite mjaft festive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te mire me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e mrekullueshme. Beqaret do jene te pavendosur për hapat qe duan te ndjekin, prandaj do vazhdojnë te mbeten serish vetëm. Ne planin financiar do e rigjeni ekuilibrin dhe do mund te kryeni shpenzimet qe keni dëshiruar gjithmonë.

Binjaket

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë ditës jetën tuaj ne çift sot. Nga ana tjetër ata do ju nxitin te përgatisni surpriza te njëpasnjëshme dhe te dy do ndiheni për mrekulli. Beqaret do marrin vendime te rëndësishme mbi te ardhmen dhe do ndihen te plotësuar. Sektori i financave do jete mjaft konfuz. Mendohuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është koha për te rrezikuar.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj ndryshime gjate kësaj dite. Beni atë qe ndjeni dhe shfrytëzoni çdo moment deri ne maksimum. Beqaret do njihen me disa te afërm te miqve dhe ka shume gjasa qe shume shpejt te fillojnë një lidhje. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet pas një pune te madhe dhe mundit qe keni harxhuar. Filloni t’i menaxhoni më me kujdes te ardhurat.

Luani

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni dhe do doni te mos shkëputeni për asnjë çast. Beqaret do ndihen te qete dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Ne planin financiar do kryeni operacione te rëndësishme dhe gjendja do filloje te stabilizohet shume shpejt.

Virgjeresha

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot situata do filloje te ndryshoje rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin. Te ardhurat do i keni me ne vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet.

Peshorja

Marrëdhënia ne çift do jete shume e qëndrueshme gjate gjithë kësaj jave. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit dhe atmosfera do behet gjithnjë e me e zjarrte. Beqaret do kërkojnë me kot princin e kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë. Situata financiare do varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni te ardhurat. Beni kujdes qe te mos keni probleme.

Akrepi

Dite e begate kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta dhe e ardhmja do jete e veçante. Beqaret do mund te realizojnë takimet e ëndërruara, por duhet te tregohen te kujdesshëm me hapat qe do hedhin. Nxitimi mund te sjelle probleme. Buxheti me ne fund do filloje te ekuilibrohet disi.

Shigjetari

Do ndiheni me te sigurte se kurrë sot për vazhdimësinë e jetës suaj ne çift. Do pranoni edhe propozimet qe do ju beje partneri. Beqaret do jene gjithë e kohës ne vrojtim, por nuk do mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Beni edhe pak kohe durim. Ne planin financiar asgjë nuk do ece si e keni dashur. Disave madje do ju duhet edhe te marrin para hua për t’ia dale mbanë.

Bricjapi

Do keni dëshira te çmendura gjate gjithë kësaj dite, por partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë ne mënyrë qe te ndiheni sa me mire. Edhe beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do mund te gjejnë princin e tyre te kaltër. Me financat tregohuni te matur e kursimtare, ne mënyrë qe edhe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme. Ju mund t’ia dilni.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje, me ne fund do afrohen me pranë partnerit te tyre dhe do ia shprehin gjitha ato qe kane menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni te bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe keni për te vuajtur. Për financat do jete dite delikate dhe nuk do mund te kryeni asnjë shpenzim te madh. Beni kujdes!

Peshqit

Kjo dite do jete me e favorshme për beqaret sesa për ata qe janë ne një lidhje. Qe ne mëngjes ata do realizojnë takime mbresëlënëse dhe e ardhmja do ju ndryshoje. Te dashuruarit bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja financiare do vazhdoje te mbetet delikate për aq kohe sa ju te shpenzoni shuma marramendëse. Kujdes!

The post Horoskopi 4 Qershor 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

“E prisja, pashë gjëra të mira dhe negative”, Maran flet pas debutimit me Shqipërinë: Broja duhet të bëhet pikë referimi, e di se ku duhet të punoj

By: M C
3 June 2026 at 23:28

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, është shprehur pas ndeshjes së tij të parë në stolin kuqezi se i kishte parashikuar vështirësitë që do kishte ekipi në një proces mësimi duke u përshtatur me idetë e tij.

“Një mëkat, sot shpresoja të merrja një fitore për tifozët, për ne, sepse kur e nis një punë është mirë ta nisësh mirë. Pjesërisht loja ishte mirë, më pak një pjesë tjetër. Ajo që më pëlqeu ishte ku u munduam të bënim ndeshjen, në nivel situatash që kishim shumë, jo gjuajtje. Pastaj humbëm pak ekuilibrin dhe ky është aspekti ku duhet të punojmë që të mos kemi humbje ekuilibri.

Jam dakord se në pjesën e parë bëmë më mirë, se kishim ekuilibër sipas meje. Mungoi në pjesën e dytë, në pjesën e dytë për të bërë më shumë, humbëm ekuilibrin dhe aty u bë më e vështirë se Izraeli është ekip shumë teknik dhe i vështirë ta ndalojmë pa kohën e duhur të presionit. Pozicionet janë të lehta, duhet të kemi 5 lojtarë në të gjithë sulmin që ndërrohen. Nga një anë nga karakteristikat vendosa lojtarët ku ndjehen më mirë. Vendosa Hoxhën që ishte më i hapur, të ndërrohej me Mehmetin. Nga ana tjetër kishim Laccin dhe Hysajn që në mbajtje topi duhej të bëhej i pestë. Sipas meje nuk bëmë keq në pjesën e parë, por në të dytën kur e sheh që sa humb ekuilibrin nisin kundërsulm, bëhet më e vështirë.

Koha ishte e paktë, por edhe sot më shërbeu shumë të shihja disa situata në fushë, që do jenë mësim për ne. Se unë po mundohem të bëj diçka më shumë, të luaj më shumë në gjysmëfushën kundërshtare, kjo ka sjellë më pak në disa pjesë të tjera dhe duhet të gjejmë ekuilibrin. Për fat të keq është humbje, është më mirë të punosh me fitore, por më dha input mbi aspekte të rëndësishme që të punojmë me këta lojtarë në vijim.

Lojtarët janë munduar të bëjnë gjërat që i kam kërkuar, kanë vënë përkushtimin. Padyshim disa gjëra duhen përmirësuar, por e prisja këtë. Ishte ndeshja më e parehatshme, jo për vlerën, por llojin e kundërshtarit që janë të mirë në mbajtje topi e që mund të na krijonin probleme me presionin dhe që duhet ta përmirësojmë.

Broja? Ai duhej të ishte më shumë pikë referimi qendrore, por karakteristikat e bëjnë të lëvizë. Sipas meje ai duhet të jetë më shumë pikë referimi, për të ishte hera e parë, ka punuar tre ditë me mua, ka gjëra që duhet përmirësuar. Por ai u mundua të bënte gjëra që i kërkova, por edhe shkoi të gjente hapësira në krah, se sulmuesi ka nevojë të gjejë kontaktin me topin në momentin kur nuk e xconim ne te ai. Janë gjëra që duhet të sistemohen, nuk mund të jem i lumtur për rezultatin, por për paraqitjen them se pashë gjëra pozitive e negative. Ndoshta prisja të punoja me rezultat pozitiv, por mua më ka shërbyer shumë, se më jep indicie se ku mund të punoj më shumë.

Mikpritja? Tani kam provat, kamë gjetur një mikpritje të shkëlqyer, ndaj nuk jam i kënaqur sot, se ishte e mirë të shpërbleja të gjithë me paraqitje dhe rezultat të mirë. Por e dinim që ishte ndeshje nxemjeje dhe shpresoj që të shpërblej këtë ngrohtësi që kam marrë deri tani”, tha Maran për “SuperSport”.

The post “E prisja, pashë gjëra të mira dhe negative”, Maran flet pas debutimit me Shqipërinë: Broja duhet të bëhet pikë referimi, e di se ku duhet të punoj appeared first on Albeu.com.

Vijon protesta për “Zvërnecin”, protestuesit shpërndahen nëpër kryeqytet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja

By: M C
3 June 2026 at 23:09

Protesta e qytetarëve të cilët kundërshtojnë resortin në Zvërnec është ende duke vijuar në këtë ditë të katërt të saj. Duke shënuar kështu pothuajse pesë orë që prej nisjes së saj në sheshin Skënderbej, në orën 6 të pasdites së sotme.

Ndërkohë protestiesit tashmë kanë gjetur një mënyrë për të ftuar edhe të tjerë në protestë, atë janë shpërnarë nëpër kryeqytet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët ndodhen në bare dhe kafene të shkojnë dhe të bashkohen me ta.

“Çohuni nga kafja”, është thirrja e tyre ndaj bashkëkombësve, sipas videove që qarkullojnë në rrjet.

The post Vijon protesta për “Zvërnecin”, protestuesit shpërndahen nëpër kryeqytet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 June 2026Albeu

“Trajneri ka sjellë ide të reja, me kalimin e kohës do përmirësohemi”/ Përplasja me lojtarin izraelit, Hysaj: Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë reagova në çast

By: M C
3 June 2026 at 22:35

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për incidentin që pasoi golin e skuadrës mike.

Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi kuqezi foli për angazhimin e tij me fanellën e Kombëtares, duke theksuar se vazhdon të japë maksimumin sa herë që përfaqëson Shqipërinë.

“Kur luaj për Kombëtaren, objektivi im është të jap gjithçka në fushë deri në momentin që kam forcë. Kjo është mënyra ime e të vepruarit dhe kështu do të vazhdoj”, deklaroi Hysaj për DigitAlb.

Futbollisti komentoi edhe nisjen e epokës së re me trajnerin Rolando Maran, duke theksuar se skuadra ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me idetë e reja taktike.

“Trajneri ka sjellë ide të reja dhe kemi punuar vetëm pak ditë së bashku. Ka një qasje më sulmuese dhe besoj se me kalimin e kohës do të përmirësohemi edhe më shumë”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te përplasja me autorin e golit të Izraelit, Hysaj pranoi se reagimi i tij ishte emocional dhe kërkoi ndjesë për episodin.

“Nuk më pëlqen të jem pjesë e skenave të tilla. Por kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë, reagova në çast. Kërkoj falje, sepse janë situata që ndodhin në futboll. E rëndësishme është që gjithçka përfundoi pa pasoja”, tha mbrojtësi shqiptar.

Hysaj foli edhe për të ardhmen e tij në nivel klubesh, duke konfirmuar se aktualisht është pa kontratë dhe po shqyrton opsionet e mundshme për sezonin e ardhshëm.

“Jam në bisedime me menaxherin tim. Po vlerësojmë alternativat më të mira dhe në momentin e duhur do të merret një vendim për të ardhmen”, përfundoi ai.

The post “Trajneri ka sjellë ide të reja, me kalimin e kohës do përmirësohemi”/ Përplasja me lojtarin izraelit, Hysaj: Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë reagova në çast appeared first on Albeu.com.

Mijëra protestues në shesh kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kryeministri për CNN: Është luftë hibride, Shqipëria po sulmohet nga armiqtë dhe konkurrenca

By: M C
3 June 2026 at 22:31

Teksa mijëra qytetarë kanë dalë në protestë në shesh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka reaguar për situatën në një intervistë për CNN International, ku ka folur për zhvillimet dhe akuzat që po qarkullojnë lidhur me projektin në Zvërnec.

Në deklaratën e tij për CNN, Rama i ka cilësuar protestat dhe raportimet si pjesë të një “lufte hibride”, duke pretenduar se Shqipëria po sulmohet nga “armiq dhe konkurrencë e fortë në rajon”, si dhe nga fushata dezinformimi në rrjete sociale.

“Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet. Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi”, ka thënë ai.

Rama është përfshirë edhe në një debat me gazetaren e CNN International kur është pyetur për projektin, ku kryeministri ka mohuar kategorikisht ekzistencën e një projekti, duke i cilësuar raportimet si “lajme të rreme”.

“Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit…,” u shpreh Rama.

Në një moment të debatit, gazetarja e CNN e pyeti nëse projekti do të vijojë apo është ndalur, ndërsa Rama këmbënguli sërish: “Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.”

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit…

Gazetarja: Pra, vetëm për ta sqaruar, projekti nuk do të vazhdojë?

Rama: Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.

Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, zoti Kryeministër, por po përpiqem të sqaroj…

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?

Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur. Sepse, sipas raportimeve të Politico, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri ka nisur një hetim për këtë projekt. Si mund të vazhdojë projekti në këto kushte?

Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.

Për të krijuar këtë projekt, grupi që nuk përbëhet vetëm nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por edhe nga investitorë të tjerë shumë të respektuar, ka angazhuar pesë nga arkitektët më të mirë në botë sot:

Kengo Kuma nga Japonia, Bjarke Ingels nga Danimarka, Emre Arolat nga Turqia, K-Studio nga Greqia, Jean Nouvel nga Franca. Këta po punojnë së bashku me inxhinierë të nivelit më të lartë për mjedisin dhe specialistë të ndikimit social. Ndërkohë është angazhuar edhe një nga kompanitë më të mëdha konsulente për vlerësimin e ndikimit mjedisor.

Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt. Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj.

Gazetarja: Po ju dëgjoj, zoti Kryeministër.

Rama: Më lini të përfundoj, sepse ju përmendët Politico dhe thatë se ka një hetim antikorrupsion. Ky është lajm i rremë. Hetimi ka të bëjë me një nga pronarët e tokës. Është tokë private dhe një nga pronarët e ka shitur pronën, e cila është blerë përmes transaksioneve bankare krejtësisht transparente.

Hetimi është për atë çështje. Nuk është për investimin. Nuk është për projektin. Nuk është për Kushnerin. Nuk është për Trumpin. Nuk është për asgjë nga ato që po hidhen në këtë përzierje për të krijuar lajmin sensacional se Shqipëria është një vend ku po vrasim flamingot.

Gazetarja: Më lejoni fillimisht të marr reagimin tuaj për protestat që kemi parë si në kryeqytetin Tiranë, ashtu edhe në qytetet bregdetare, lidhur me këtë zhvillim që lidhet me Jared Kushner. Si i përgjigjeni ju protestave dhe shqetësimeve të tyre?

Rama: Së pari, ju falënderoj që më jepni këtë mundësi, sepse duhet të them se është vërtet mbresëlënëse të ndiesh peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media që, në sytë e mi, janë shumë të respektuara. Dhe vetëm për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet. Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi.

Dhe sigurisht, në këtë protestë ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe. Nuk ekziston diçka e tillë si “ishulli i familjes Trump”. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo.

The post Mijëra protestues në shesh kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kryeministri për CNN: Është luftë hibride, Shqipëria po sulmohet nga armiqtë dhe konkurrenca appeared first on Albeu.com.

“Unë s’po të sulmoj”/ Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo?

By: M C
3 June 2026 at 22:00

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren e CNN, pasi kjo e fundit po e pyeste vazhdimisht për projektin në Zvërnec, ndërsa lideri i qeverisë thekson se nuk ka asnjë projekt dhe këto janë lajme të rreme. Duke iu referuar raportimeve për një hetim nga Prokuroria e Posaçme, kryeministri mohoi se hetimi lidhet me investimin apo me investitorët e përfshirë.

Ai e cilësoi si lajm të rremë pretendimin se hetimi ka të bëjë me projektin, duke sqaruar se procedimi lidhet me një prej pronarëve të tokës private të përfshirë në transaksion. Sipas tij, transaksionet për blerjen e tokës janë kryer përmes procedurave bankare transparente dhe nuk kanë lidhje me vetë investimin e planifikuar.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride.

Gazetarja: Pra, vetëm për ta sqaruar, projekti nuk do të vazhdojë?

Rama: Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.

Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, zoti Kryeministër, por po përpiqem të sqaroj…

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?

Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur. Sepse, sipas raportimeve të Politico, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri ka nisur një hetim për këtë projekt. Si mund të vazhdojë projekti në këto kushte?

Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt. Për të krijuar këtë projekt, grupi që nuk përbëhet vetëm nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por edhe nga investitorë të tjerë shumë të respektuar, ka angazhuar pesë nga arkitektët më të mirë në botë sot: Kengo Kuma nga Japonia, Bjarke Ingels nga Danimarka, Emre Arolat nga Turqia, K-Studio nga Greqia, Jean Nouvel nga Franca.

Këta po punojnë së bashku me inxhinierë të nivelit më të lartë për mjedisin dhe specialistë të ndikimit social. Ndërkohë është angazhuar edhe një nga kompanitë më të mëdha konsulente për vlerësimin e ndikimit mjedisor. Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën. Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt. Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj.

Gazetarja: Po ju dëgjoj, zoti Kryeministër.

Rama: Më lini të përfundoj, sepse ju përmendët Politico dhe thatë se ka një hetim antikorrupsion. Ky është lajm i rremë. Hetimi ka të bëjë me një nga pronarët e tokës. Është tokë private dhe një nga pronarët e ka shitur pronën, e cila është blerë përmes transaksioneve bankare krejtësisht transparente. Hetimi është për atë çështje. Nuk është për investimin. Nuk është për projektin. Nuk është për Kushnerin. Nuk është për Trumpin. Nuk është për asgjë nga ato që po hidhen në këtë përzierje për të krijuar lajmin sensacional se Shqipëria është një vend ku po vrasim flamingot.

The post “Unë s’po të sulmoj”/ Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? appeared first on Albeu.com.

❌
❌