Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 June 2026Albeu

Zyrtare: Besnik Hasi merr drejtimin e klubit turk

By: admin
10 June 2026 at 22:49

Besnik Hasi do të nisë një aventurë të re si trajner. 54-vjeçari shqiptar është zyrtarizuar si trajneri i ri i Amedspor, skuadër që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit turk.

Hasi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin që këtë sezon do të debutojë në Superligën turke.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me trajnerin me përvojë Besnik Hasi që mbulon sezonet 2026/2027 dhe 2027/2028. Ne e mirëpresim Besnik Hasin në familjen Amedspor dhe i urojmë suksese në rolin e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Hasi është një trajner me eksperincë, që së fundmi ka drejtuar skuadrën e Anderlecht në Belgjikë.

The post Zyrtare: Besnik Hasi merr drejtimin e klubit turk appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Tirana në këmbë. Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët!

By: admin
10 June 2026 at 22:04

Një tubim madhështor vijon prej 11 ditësh, me një kërkesë të vetme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e qytetarëve, në këtë protestë.

Protestuesit po vijojnë marshimin në të gjithë akset kryesore të kryeqytetit. Protestuesit janë duartrokitur dhe mbështetur edhe nga persona të tjerë që kanë qenë duke lëvizur me automjete.

Thirrja e tyre është “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protesta historike, që nuk ishte parë deri më sot, ka kaluar përtej kufijve.

Pakënaqësia nga qeveri, por nuk kanë munguar edhe kritikat e zhgënjimet nga opozita, ka bërë që shqiptarët të kundërshtojnë këtë kastë politike, duke kërkuar një Shqipëri të re, të drejtë, të lirë dhe me dinjitet për të ardhmen.

The post VIDEO/ Tirana në këmbë. Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët! appeared first on Albeu.com.

Botërori më i pasur i të gjitha kohërave, sa vlejnë lojtarët dhe skuadrat që marrin pjesë!

By: admin
10 June 2026 at 20:02

Vlera e merkatos të kombëtareve është rritur ndjeshëm. Vetëm Lamine Yamal vlen 292 milionë. FIFA synon të arkëtojë 10 miliardë dollarë këtë edicion.

Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, Gianni Infantino dhe Donald Trump. Mirë se erdhët në spektaklin më të madh, pas Big Bang. Para dhe fuqi, fuqi dhe para. Starton nesër Kupa e Botës më e pasur se kurrë më parë.

Sigurisht, do të jetë Botërori i parë me 48 skuadra, në emër të globalizmit. Jo vetëm kaq. Industria e topit, e aftë të rezistojë edhe ndaj një pandemie, është në rritje të vazhdueshme. Më shumë publik, më shumë sponsorë, më shumë investitorë.

Është Kupa e Botës e organizuar nga SHBA-të, pra e ekonomisë që mes krizës së naftës dhe kërcënimit kinez, vazhdon të diktojë planetin, me Kanadanë dhe Meksikën në krah. E dini se sa është vlera e merkatos së 1248 lojtarëve në listat e 48 kombëtareve pjesëmarrëse? Plot 13 miliardë euro, sipas Football Benchmark dhe Transfermarkt.

Vlera e 10 skuadrave të para është rritur me 1 miliard në krahasim me edicionin 2022. Yjet e futbollit global, me talentin e tyre dhe ndjekjen e amplifikuar nga ‘new media’ që thyejnë çdo barrierë, janë aset shumë i çmuar, të aftë të shkëlqejnë edhe më shumë.

Shikoni Lamine Yamal: në moshën 18-vjeçare ka fituar si protagonist një Europian me Spanjën dhe 2 tituj kampion me Barcelonën. Videot e tij prej ‘teenager’-i çmendin rrjetet sociale. Në TikTok ka më shumë ndjekës se të gjithë (44 milionë).

Është futbolli i ri në shprehjen më të qartë dhe vlera e tij teorike e merkatos tashmë ka shkuar në 292 milionë për Football Benchmark. Gati dyfishi i një vitit më parë, kur klubi katalanas e blindoi deri në 2031-shin me një klauzolë 1 milard euro.

Pas tij është Mbappe, alter ego në ‘Clásico’. Sulmuesi i Real Madrid vlen 221 milionë dhe udhëheq Francën në vend të parë mes kombëtareve, me 1.6 miliardë, përpara Spanjës (1.5 miliardë). Kohë më parë protagonistë të ‘Clásico’ ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, tani në Botërorin e fundit, i destinuar për ndërrimin e një stafete gjeneratash.

Nëse futbolli në këtë shekull është transformuar në një biznes pa kufij gjeografikë, merita është edhe e tyre. Pasi bënë të madhe Europën e ‘top club’-ev, shkuan në kërkim të territoreve të reja, në linjë perfekte me shënjestrat ekspansionistike të këtij sporti, mes Amerikës dhe Lindjes së Mesme. Paraja ka shkuar në të njëjtin hap me një polarizim gjithmonë e më të markuar.

Pesë kombëtaret me vlerën më të lartë (Franca, Spanja, Anglia, Gjermania dhe Portugalia) bëjnë bashkë 6.5 miliardë euro dhe përfaqësojnë gjysmën e vlerës totale të 48 pjesëmarrësve. Pesë lojtarët e parë (Lamine Yamal, Mbappe, Haaland, Bellingham dhe Olise) vlejnë vetëm 8% të totalit.

Nga ana tjetër, Botërori është i bukur edhe sepse është i ndryshëm. Jordania dhe Katari vlejnë 19 milionë. Këto vlerësime reflektojnë rritjen konstante të të ardhurave. FIFA, ashtu si UEFA, prej kohësh është protagoniste në luftën mes mbajtësve të të drejtave për pjesën e tregut.

Asnjë event sportiv nuk mund ta kalojë për të ardhura Kupën e Botës në futboll. Edicioni i këtij viti, duke shfrytëzuar formatin ‘extralarge’ dhe vitrinën amerikane, pritet të kapë shifrën e 10 miliardë dollarëve. Olimpiada e Parisit arkëtoi vetëm gjysmën.

The post Botërori më i pasur i të gjitha kohërave, sa vlejnë lojtarët dhe skuadrat që marrin pjesë! appeared first on Albeu.com.

Kuriozitete Botërori 2026/ Bosnje dhe Hercegovina dhe Norvegjia kombëtaret më shtatlarta… Spanja “rritet” me 1 cm Brazili humb 5 cm!

By: admin
10 June 2026 at 19:58

Centimetrat nuk janë gjithçka, por ndikojnë shumë në disa aspkete të lojës së futbollit. Situatat në goditjet standarde apo edhe momentet kur kërkohet goli me ngulm shtatlartësia e lojtarëve mund të kthehet në një “armë” plus.

Në Botërorin 2026 ekipet që mund të kenë avantazh në këtë drejtim do të jetë dy. Bëhet fjalë për Bosnje dhe Hercegovinë dhe Norvegjinë. Të dy kombëtaret në fjalë kanë një shtatlartësi mesatare të konsiderueshme, mesatarisht 187,2 centimetra për lojtar. Të dy kombëtaret kanë lënë pas skuadra si ajo e Suedisë (186,2 cm), Belgjikës (185,8 cm) dhe Republikës Çeke (185,7 cm).

Sa u përket fuqive të mëdha të futbollit kryeson Gjermania, e cila renditet e gjashta me mesatare 185,4 cm ndërsa Holanda dhe Franca ndjekin me një mesatare prej 184,9 cm për futbollist.

Anglia mban vendin e 14-të me një mesatare 184,2 cm ndërsa pas tyre renditet Brazili me 182,8 cm. Pesë herë kampionët e botës janë “shkurtuar” me 5 cm krahasuar me kombëtaren që dërguan në Katar 2022.

Spanja gjendet në mesin e tabelës me 181,7 cm, duke mbajtur vetëm vendin e 31-të mes 48 kombëtareve. “La Roja” qëndron pas skuadrave si Maroku, Kanadaja, Koreja e Jugut apo edhe Uzbekistani edhe pse krahasuar me Katar 2022 është rritur me 1 cm në këtë mesatare.

Në Amerikën Latine diferencat mes kombëtareve janë edhe më të dukshme. Brazili ka përfaqësuesen më shtatlartë të kontinentit së bashku me Paraguajin me një mesatare prej 181,6 cm për futbollist. Argjentina gjendet në fundin e këtij klasifikimi “falë” 179,7 cm për futbollist.

Lista

Bosnie dhe Herzegovina 187,2 cm

Norvegjia      187,2 cm

Suedia          186,2 cm

Belgjika        185,8 cm

Re. Çeke        185,7 cm

Gjermania      185,4 cm

Zvicra          185,2 cm

Holanda         184,9 cm

Franca          184,9 cm

Kroacia         184,8 cm

Austria         184,7 cm

Tunizia         184,6 cm

Skocia          184,5 cm

Anglia          184,2 cm

Senegali        184,0 cm

Turqia          183,8 cm

Irani           183,7 cm

Australia      183,6 cm

Zelanda e Re    183,5 cm

SHBA           183,4 cm

Irak            183,2 cm

Bregu Fildishtë      182,9 cm

Brazil          182,8 cm

Algjeri         182,7 cm

Marok           182,7 cm

Gana            182,6 cm

Kanada          182,1 cm

Kore e Jugut    181,9 cm

Kuraçao        181,9 cm

Uzbekistan      181,8 cm

Espanja         181,7 cm

Paraguaji       181,6 cm

Panama          181,6 cm

Portugali       181,5 cm

Haiti           181,4 cm

Japonia         181,3 cm

Kepi i Gjelbërt      181,3 cm

Egjipti         181,2 cm

Rep. D. Kongo   181,0 cm

Ekuador         180,5 cm

Uruguaji        180,5 cm

Jordania        180,4 cm

Kolombia        180,0 cm

Argjentina      179,7 cm

Meksikë         179,5 cm

Katar           179,4 cm

Afrika e Jugut 178,8 cm

Arabia Saudite 178,4 cm

The post Kuriozitete Botërori 2026/ Bosnje dhe Hercegovina dhe Norvegjia kombëtaret më shtatlarta… Spanja “rritet” me 1 cm Brazili humb 5 cm! appeared first on Albeu.com.

E kërkonte gjysma e Europës, talenti 16-vjeçar i Hertha-s i bashkohet Leverkusen-it

By: admin
10 June 2026 at 19:50

Bayer 04 Leverkusen ka fituar garën për të firmosur me talentin Kennet Eichhorn. Klubi në fjalë është shumë pranë firmës me 16-vjeçarin, i cili konsideroi edhe projektin e RB Leipzig.

Talenti gjerman i Hertha BSC ka bërë këtë zgjedhje pasi e shikonte si me shumë rrezik transferimin e menjëhershmë në një klub të madh si Liverpool dhe City.

Leverkusen në vitet e fundit ka mundur që të kultivojë talente si Julian Brandt, Kai Havertz, Benjamin Henrichs dhe Florian Ëirtz dhe ky ka qenë shkaku që Eichhorn preferoi të transferohej në “BayArena”.

Bayern i Mynihut u tërhoq nga gara për firmën me talentin kur mësoi shifrën që kërkonin menaxherët e tij si komision. Thueht se të mbyllur këtë transferim Hertha BSC do të përfitojë 9 milionë euro ndërsa 10 milionë euro të tjera do t’i shkojnë familjes dhe menaxherit të lojtarit.

The post E kërkonte gjysma e Europës, talenti 16-vjeçar i Hertha-s i bashkohet Leverkusen-it appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Edhe për Green Coast thanë do të jetë zhvillim i madh, por u bënë 500 vila!

By: admin
10 June 2026 at 16:06

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se qeveria bën propagandë kur thotë se projekti i Zvërnecit do të sjellë zhvillim të madh, pasi këtë thanë edhe për Green Coast, por aty përfunduan duke ndërtuar vila dhe vetë kryeministri e quan sot një vend të betonizuar.

“Kjo pjesa, ky projekt i madh që ka kjo mazhorancë, që me këto projektet për zhvillimin e turizmit do të rrisë ekonominë kombëtare, kjo është flluskë e madhe.

Pa u bërë Green Coast, flija 5-7 ditë jashtë atje. Tani çfarë ndodhi, shoh tani kamionët dhe betonieret e Milo Gjikurisë.

Shoh papritur një tabelë, që paraqiste një resort turistik, hotel dhe mol. Më mbrapa çfarë ndodhi? Kur u projektua dhe u tha për Green Coast, na u tha do te jetë resort turistik, por përfundoi vila private. Në fund e bëri hotelin ai pasi shiti vilat. Kjo propagandë e këtyre…”, tha ndër të tjera Hoxha.

The post Artan Hoxha: Edhe për Green Coast thanë do të jetë zhvillim i madh, por u bënë 500 vila! appeared first on Albeu.com.

FOTO-LAJM/ Ky është Armand Shakaj që po kërkohet nga policia për rrëmbimin e shokut të tij Eglant Koçi! Dyshohet se e ka ek*ekutuar

By: admin
10 June 2026 at 00:20

5 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit, Eglent Koçi, Policia e Tiranës ka një përgjigje. I riu dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, Armand Shakaj.

Pas denoncimit nga familjarët paraditen e datës 4 qershor, policia u angazhua me vëzhgimin e kamerave të sigurisë, të cilat e sollën nga Sheshi Wilson drejt Bulevardit Zhan D’Ark, ku ai shkoi pranë lokalit të një miku të tij, nga ku nuk doli më.

Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë.

Gjatë këtij momenti dëshmitar ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor. Ndërsa për autorin, policia nuk ka asnjë gjurmë dhe e ka shpallur në kërkim.

Aktualisht, blutë po kryejnë kontrolle në rrethinat e Tiranës për gjetjen e trupit të të riut.

Mësohet se, për të fshehur gjurmët, Shakaj ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.

34-vjeçari rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia.

The post FOTO-LAJM/ Ky është Armand Shakaj që po kërkohet nga policia për rrëmbimin e shokut të tij Eglant Koçi! Dyshohet se e ka ek*ekutuar appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayAlbeu

VIDEO/ Olize shkëlqen me tripletë, Franca “tregon dhëmbët” para Botërorit

By: admin
9 June 2026 at 00:09

Një tregolësh i parë me kombëtaren nga Majkëll Olize i siguroi France fitoren 3-1 ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit në shtëpi të trajnerit Didier Deshamp.

Pas disa rasteve të humbura, vendasit kaluan në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Olise përfitoi nga një top i devijuar pas goditjes së Osman Dembele dhe shënoi nga afër. Irlanda e Veriut mendoi se kishte barazuar në kohën shtesë të pjesës së parë, por goli u anulua për faull në ndërtimin e aksionit.

Vetëm katër minuta pas rifillimit, Olize realizoi sërish, duke dyfishuar epërsinë e Francës. Megjithatë, miqtë reaguan dhe ngushtuan rezultatin kur Patrik Kelli shënoi golin e tij të parë me kombëtaren pas asistit të Shea Çarls.

Kur ndeshja u bë më e tensionuar, Olize vulosi suksesin e francezëve me një goditje të bukur nga distanca, duke kompletuar tregolëshin dhe duke çuar numrin e golave të tij me kombëtaren në shtatë.

Fitorja zgjat serinë e pamposhtur të Francës ndaj Irlandës së Veriut në shtatë ndeshje (5 fitore, 2 barazime).

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

The post VIDEO/ Olize shkëlqen me tripletë, Franca “tregon dhëmbët” para Botërorit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Fjalimi që përloti protestuesit: 15 vite mungesë, 15 vite pritje…

By: admin
6 June 2026 at 22:15

Momente të forta emocionale janë përjetuar gjatë ditëve të protestës, ku mes thirrjeve qytetare për drejtësi nuk kanë munguar edhe dëshmi personale që kanë prekur të pranishmit.

Sot, një prej protestueseve mori mikrofonin dhe ngriti zërin për dhimbjen e saj familjare: zhdukjen e vëllait, Mateos, më 16 korrik 2011. Ajo deklaroi se, prej 15 vitesh, familja e saj pret përgjigje, ndërsa shteti, sipas saj, nuk ka bërë asgjë për të zbardhur fatin e tij, transmeton Albeu.com.

“Vëllai im, më 16 korrik 2011, doli për të luajtur me shokët e tij dhe nuk u kthye më. 15 vite mungesë, 15 vite pritje”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Por protestuesja theksoi se prania e saj në protestë nuk lidhet vetëm me dhimbjen personale. Ajo tha se zëri i saj është edhe për fëmijët e tjerë të zhdukur, për familjet që ende jetojnë me ankthin e mungesës dhe me pyetjen që nuk ka marrë përgjigje.

“Unë këtu nuk jam vetëm për Mateon. Jam edhe për Bleona Matën, edhe për Julian Çelën, jam për çdo fëmijë të humbur. Sot jam këtu për çdo nënë shqiptare që fle e zgjohet me një pyetje: Ku është fëmija im?!”, deklaroi ajo.

Fjala e saj u prit me emocione nga qytetarët e pranishëm, duke e kthyer protestën në një moment reflektimi për dhimbjen e familjeve që prej vitesh kërkojnë drejtësi dhe përgjigje nga institucionet. /albeu.com/

The post VIDEO/ Fjalimi që përloti protestuesit: 15 vite mungesë, 15 vite pritje… appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Skena të jashtëzakonshme, tifozët ndezin kryeqytetin për fitimin e titullit kampion

By: admin
6 June 2026 at 09:33

MC Alger festoi titullin kampion mbrëmë në Algjeri. Fitorja 2 me 0 ndaj ASO Chlef mbylli javën e 30-të dhe të fundit të kampionatit.

Festa ishte e jashtëzakonshme në Algjer, që është edhe kryeqyteti i Algjerisë. Mijëra flakadanë dhe fishekjzarre u ndezën, ndërsa pamjet u bënë virale.

Ky ishte titulli i dhjetë kampion në historinë e MC Alger.

Dhe pse titulli kampion u sigurua më 8 maj, festa e vërtetë u ruajt për ditën e sotme ku dhe u mor trofeu.

The post VIDEO/ Skena të jashtëzakonshme, tifozët ndezin kryeqytetin për fitimin e titullit kampion appeared first on Albeu.com.

Lionel Scaloni: Nuk marr asnjë vendim pa u konsultuar me Messi-n!

By: admin
6 June 2026 at 09:25

Me vetëm gjashtë ditë deri sa bota e futbollit të ndalet dhe të fillojë të lëvizë topi në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, pritja është në kulmin e saj.

Në prag të debutimit të tyre, trajneri i Albiceleste, Lionel Scaloni, dha një intervistë për gazetën Olé duke analizuar rolin e Messit në ekip.

Trajneri foli gjithashtu për atë që do të thotë të menaxhosh një ekip të kalibrit të lartë në një Kupë Bote.

“Askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet, përfshirë Messin,” pranoi ai, duke e bërë të qartë se nuk e kontrollon ekipin. “Unë nuk marr asnjë vendim pa u konsultuar me Messin”, tha Scaloni.

The post Lionel Scaloni: Nuk marr asnjë vendim pa u konsultuar me Messi-n! appeared first on Albeu.com.

Sa vlen Kupa e Botës! Të ardhurat dhe shpërblimet e edicionit më të pasur në histori

By: admin
5 June 2026 at 17:50

Kontributi financiar i FIFA-s është rreth dyfishi i atij të edicionit të fundit që u zhvillua në Katar.

Plot 871 milionë dollarë. Kjo është shifra e miratuar nga FIFA prillin e kaluar në Vancouver për Botërorin që starton pas pak ditësh në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Shifër shumë e lartë, e rritur me 15% në raport me 727 milionë dollarët e miratuar fillimisht dhjetorin e kaluar.

Pa harruar bonuset e kualifikimit dhe përgatitjeve, që janë më vete. Por si do të shpërndahen kaq shumë dollarë në lojë mes 48 kombëtareve? Le ta shpjegojmë me radhë…

Kombëtaret e kualifikuara për në Kupën e Botës përfitojnë 10 milionë dollarë secila (9 fitonin më parë). Për përgatitjet e Botërorit të Amerikës së Veriut arkëton edhe 2.5 milionë dollarë të tjera çdo skuadër. FIFA ka bërë me dije se do të shpërndahen edhe 16 milionë dollarë kontribute shtesë. Kjo shumë ka të bëjë me shpenzimet e delegacionit dhe me më shumë vende për shitjen e biletave. Në këtë mënyrë arrihet në shpërblimin total të 871 milionë dollarëve.

Kombëtaret e para që eliminohen nga faza e grupeve (nga vendi i 33-të tek i 48-i) marrin 9 milionë dollarë për kokë. Duke kaluar te faza e 1/16-ve, skuadrat që eliminohen (nga vendi i 17-të tek i 32-ti) kanë një shpërblim prej 11 milionë dollarësh. Për 1/8-at (nga vendi i 9-të tek i 16-ti) jepen 15 milionë dollarë. Për çerekfinalet (nga vendi i 5-të tek i 8-ti) shpërblimi bëhet 19 milionë dollarë.

Për ekipet që shkojnë në 4-shen e parë, shpërblimet rriten ndjeshëm. Kombëtares së vendit të 4-t i takojnë 27 milionë dollarë. Skuadra e medaljes së bronzit përfiton 29 milionë dollarë dhe ajo e medaljes së argjendtë 33 milionë dollarë. Në fund, fituesja e Kupës së Botës, përveç trofeut prestigjioz, arkëton 50 milionë dollarë.

The post Sa vlen Kupa e Botës! Të ardhurat dhe shpërblimet e edicionit më të pasur në histori appeared first on Albeu.com.

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Superkompjuteri i Opta-s ka bërë parashikimet e tij

By: admin
5 June 2026 at 10:48

Për herë të parë, 48 kombe do të garojnë për të ngritur trofeun e Kupës së Botës në një turne të zgjeruar, i cili do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja në 16 stadiume.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, do t’ia dorëzojnë vendit fitues trofeun në East Rutherford, New Jersey, kur gara të përfundojë me finalen e Kupës së Botës më 19 korrik.

Përpara se të arrijnë në atë pikë, tifozët e futbollit në të gjithë botën do të shijojnë më shumë se pesë javë aksion duke filluar nga 11 qershori, me 104 ndeshje që do të zhvillohen në një Kupë Bote që përmban më shumë ekipe, më shumë raunde dhe (pothuajse me siguri) më shumë gola se kurrë më parë.

Ekipet do të luftojnë për të dalë nga 12 grupe të ndryshme dhe për të arritur në fazën eliminatore që tani përfshin një raund prej 32 ekipesh – një shtesë e re në ngjarjen më të madhe të futbollit ndërkombëtar.

Është Argjentina ajo që hyn në Kupën e Botës si kampione në fuqi, pasi Lionel Messi ndihmoi në udhëheqjen e “Albiceleste”-s drejt një triumfi të famshëm në Katar drejt fundit të vitit 2022.

Superkompjuteri i Opta-s ka simuluar Kupën e Botës 2026 10,000 herë dhe ai ka nxjerrë disa përfundime interesante në parashikimet e tij zyrtare para turneut.

Spanja është fituesja më e mundshme e Kupës së Botës 2026, duke e fituar turneun në 16.1% të 10,000 simulimeve para-turneut nga superkompjuteri Opta.

Franca, Anglia dhe Argjentina vijnë nga pas, të gjitha duke fituar Kupën e Botës në më shumë se 10% të simulimeve.

Bashkë-organizatorët, Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, kanë shumë pak gjasa ta fitojnë Kupën e Botës, bazuar në simulimet e superkompjuterëve.

Vetëm 35.9% e 10,000 simulimeve të superkompjuterit Opta panë një komb të fitonte Kupën e Botës për herë të parë në histori.

The post Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Superkompjuteri i Opta-s ka bërë parashikimet e tij appeared first on Albeu.com.

Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpulit

By: admin
5 June 2026 at 09:46

Tashmë është zyrtare: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpulit. Pas aventurës te Bournemouth, trajneri do të nisë një eksperiencë të re te “të kuqtë”, ku pason Arne Slotin, që u largua nga drejtimi i Liverpulit pak ditë më parë.

“Liverpool FC mund të konfirmojë se Andoni Iraola ka rënë dakord për t’u bërë trajneri i ri i klubit përpara sezonit 2026-27.

43-vjeçari do të marrë drejtimin e ekipit në Anfield për të zëvendësuar Arne Slotin, i cili u largua nga “të kuqtë” të shtunën.

Iraola mbërrin pas tre sezonesh mbresëlënëse në Premier League me AFC Bournemouth, duke i çuar ata në Evropë për herë të parë në historinë e tyre me një përfundim në vendin e gjashtë në tabelë muajin e kaluar”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

“Jam shumë i emocionuar, shumë i emocionuar”, tha ai për Liverpoolfc.com. “Sepse sigurisht që e dini për Liverpoolin, e dini që është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë.”

“Por, duke ndjerë brenda vetes dhe duke kuptuar pak më shumë për këtë klub, gjithmonë kam menduar se është një klub i veçantë.”

“Nuk ke nevojë për shumë gjëra për t’u tërhequr nga Liverpooli. Liverpooli është Liverpool.”

“Por padyshim atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët, mundësia për mua të stërvit lojtarë të nivelit të lartë, mundësia për të luftuar për tituj. Mendoj se nuk mund të jetë më tërheqëse se kaq. Është e vështirë ta gjesh. Kështu që, jam vërtet i emocionuar që do të filloj.”

The post Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpulit appeared first on Albeu.com.

Mourinho drejt Realit, e zyrtarizon klubi portugez

By: admin
4 June 2026 at 19:12

Pas shumë spekulimesh, më në fund ka mbërritur deklarata zyrtare e Benfikës: Jose Mourinho do të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit nëse Florentino Pérez fiton zgjedhjet presidenciale.

Deklarata e klubit portugez detajon gjithashtu shumën që klubi madrilen do të paguajë për të liruar trajnerin: 15 milionë euro.

Presidenti Perez është gati ta rikthejë Mourinhon në Santiago Bernabeu dhe kjo nuk është sekret.

Por lajmi do të bëhet zyrtar, nëse ai zgjidhet në zgjedhjet e planifikuara për të dielën, më 7 qershor.

The post Mourinho drejt Realit, e zyrtarizon klubi portugez appeared first on Albeu.com.

Spanjollët në modë, Carles Martinez emërohet trajneri ri i Bayer Leverkusen

By: admin
4 June 2026 at 19:09

Spanjolli Carles Martínez Novell është trajneri i ri i Bayer Leverkusen. Pasi studioi terrenin për Glasner dhe Iraola, të përfolur edhe te Milani, klubi gjerman ka zgjedhur ish-trajnerin e Tuluzës.

Katalanasi 42-vjeçar ka drejtuar ekipin francez sezonin 2022-2023 si ndihmës, duke fituar edhe Kupën e Francës, si dhe si trajner i parë në periudhën 2023-2024. Martinez ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2028.

Marrëveshja me trajnerin e ri është komentuar nga drejtori sportiv i “Aspirine”, Simon Rolfes: “Kemi vlerësuar me shumë kujdes se kush mund të ishte trajneri më adapt për fazën e radhës së rritjes së klubit. Te Tuluza Martínez ka arritur sukses me shumë lojtarë të rinj.

Përveç kësaj eksperience të çmuar, ai sjell në Leverkusen kompetencat e fituara në sektorin e të rinjve të Barcelonës. Carles është një trajner me principe të qarta dhe një filozofi loje moderne. Jemi të bindur se mund t’i japë shtysën e duhur të ardhmes sonë sportive”.

The post Spanjollët në modë, Carles Martinez emërohet trajneri ri i Bayer Leverkusen appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ FSHF ishte e vetmja që i hapi derën Izraelit, lojtari izraelit flet për gjestin e turpshëm ndaj tifozëve shqiptarë: Nuk pendohem, dola sepse nuk desha të më dëmtonin

By: admin
4 June 2026 at 14:44

Oskar Gloukh ishte protagonisti kryesor i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, pasi goli i tij ishte ai që u dha fitoren miqve në “Air Albania”. Por përtej golit, lojtari i Ajaksit u bë protagonist edhe me festimin e tij provokues kthyer ndaj tifozëve shqiptare duke u bërë shenjë të heshtnin.

Episodi në “Air Albania”: (VIDEO)

Kjo solli reagimin fillimisht të Hysajt dhe Hoxhës që u përplasën me të, duke krijuar konfuzion në fushë, ndërsa trajneri i Izraelit, Gal Kohen, e zëvendësoi menjëherë futbollistin. “Unë e mirëkuptoj Oskar. M’u desh ta hiqja nga fusha në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Jam i lumtur për të se është një nga lojtarët tanë kryesorë”, tha trajneri për vendimin për të zëvendësuar futbollistin.

Ndërkohë, vetë futbollisti as nuk është qetësuar pas ndeshjes e përkundrazi, ka treguar se ka vepruar me vetëdije të plotë, duke i qëndruar atij veprimi që bëri në fushë ndaj tifozëve shqiptarë.

“Nuk mund ta lija të kalonte, na vërshëllyen gjatë himnit. Isha i ndezur që në fillim të ndeshjes. Emocionet dhe goli më çuan drejt saj dhe nuk jam penduar. Shokët e skuadrës më mbrojtën më së miri, jam i lumtur më shumë për këtë se çdo gjë tjetër. I dua secilin prej tyre sepse më mbrojtën.

Lojtarët shqiptarë? Nuk më intereson. Unë lashë fushën e lojës më pas se nuk desha që të më dëmtonin. Jam i lumtur që i solla krenari njerëzve tanë”, tha futbollisti izraelit.

Ndeshja në Tiranë ishte e vetmja miqësore në qershor për Izraelin, pasi Shqipëria ishte e vetmja që pranoi të luante me të. Të gjithë përfaqësueset e tjera europiane e kanë shmangur ekipin i cili për shkak të situatës së luftës, është përballur me kontestime dhe udhëton gjithmonë në kushte ekstreme sigurie. Për më tepër, shumë prej tifozëve të përfaqësueseve europiane kanë kërkuar që të bojkotohen edhe ndeshjet zyrtare me Izraelin. Dhe “bamirësinë” që vendosi të bënte FSHF në nëj situatë të tillë, e shpërbleu më së miri Gloukh me gjestin e tij ndaj tifozëve shqiptarë në fushën e lojës… /E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ FSHF ishte e vetmja që i hapi derën Izraelit, lojtari izraelit flet për gjestin e turpshëm ndaj tifozëve shqiptarë: Nuk pendohem, dola sepse nuk desha të më dëmtonin appeared first on Albeu.com.

Botërori 2026/ Uruguaji-Spanjë do të jetë ndeshja më “e nxehtë”

By: admin
4 June 2026 at 12:22

Ndeshja, e cila do të luhet në Meksikë më 27 qershor, është nën shqyrtim për shkak të temperaturave të larta që do të ndikojnë në performancën e lojtarëve dhe do ta ngadalësojnë lojën.

Sipas një studimi të Climate Central mes 104 ndeshjeve në program, 97 do të luhen në kushte të pafavorshme, duke rezultuar potencialisht në një ritëm më të ngadaltë.

Ndeshja më e prekur në këtë drejtim është ndeshja Uruguai-Spanjë në Meksikë, që korrespondon me ditën e tretë të fazës së grupeve dhe për këtë arsye vendimtare për fatin e ekipeve të tjera në grup (Kepi i Gjelbër dhe Arabia Saudite).

The post Botërori 2026/ Uruguaji-Spanjë do të jetë ndeshja më “e nxehtë” appeared first on Albeu.com.

Stoli i Milanit/ Optimizëm pas takimit me Glasner, të hapura edhe pistat e Pochetino dhe Slot

By: admin
4 June 2026 at 11:21

Gerry Cardinale po vlerëson të gjithë kandidatët në stilin amerikan dhe po merr kohë para vendimit përfundimtar.

Te Milani po shohin me besim opsionin për t’ia besuar drejtimin e skuadrës Oliver Glasner. Ky besim vjen pas takimit në Gjermani me ish-trajnerin e Crystal Palace dhe përfshin të dyja palët. Megjithatë, drejtuesit e klubit ka lënë të kuptohet se kanë nevojë për kohë para se të bëjnë zgjedhjen përfundimtare.

Gerry Cardinale dhe emisarët e tij kanë një qasje në stilin amerikan: takime me kandidatë, vlerësime pro dhe kundër. Në fund akordi, pasi krahasimi mes trajnerëve të ndryshëm të ketë dhënë frytet e tij. Shunë gjëra varen nga drejtimi teknik që do të marrë klubi, duke nisur me drejtuesit. Ibrahimovic në qendër, apo Rangnick supervizor për gjithçka?

Hapat përpara të ditëve të fundit shohin Glasner, që pas rreth 6 orëve “kokë më kokë” me pronarin e klubit kuqezi, doli me ndjesi pozitive. Kontaktet mes palëve vazhdojnë, por njëkohësisht mbeten të hapura edhe pistat e tjera.

Nga SHBA-të, ku po bëhet gati për Botërorin, Mauricio Pochettino ka konfirmuar bisedimet fillestare mes njerëzve të tij dhe Milanit. Zlatan Ibrahimovic, me ndihmën e agjentes Rafaela Pimenta, mban të hapur rrugën e Slot. Në këto kushte, do të duhet ende kohë për të vendosur për trajnerin e ri.

The post Stoli i Milanit/ Optimizëm pas takimit me Glasner, të hapura edhe pistat e Pochetino dhe Slot appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ Arroganca e një bodyguardi që po merr në qafë pushtetin e Ramës!

By: admin
3 June 2026 at 21:01

nga Albeu.com

Prandaj titulli i kësaj historie është i thjeshtë: Jo sepse një roje private ka fuqinë të dëmtojë një kryeministër, por sepse ai bëri të dukshme atë që propaganda përpiqej ta fshihte. Ai ia dha trupin mendësisë së pushtetit. Ai e ktheu në pamje atë që qytetarët e ndienin prej kohësh: se Shqipëria po qeveriset me arrogancë, me përbuzje dhe me idenë se qytetari duhet të heshtë përballë çdo gardhi që ngrihet në emër të “zhvillimit”, qoftë edhe brenda detit.

***

Zakonisht një regjim nuk rrëzohet nga një fjalim opozitar, as nga një debat televiziv, as nga një raport ndërkombëtar. Ndonjëherë ai zbulohet lakuriq në një pamje disa-sekondëshe, ku një qytetar goditet dhe tërhiqet zvarrë pa të drejtë, në sytë e policisë, nga njerëz që sillen sikur mbi ta nuk ka ligj dhe nuk ka shtet.

Zvërneci nuk është më thjesht një debat për një projekt ndërtimi. Nuk është më vetëm çështje prone, zone të mbrojtur, resorti, investitori apo lejeje. Zvërneci është kthyer në pasqyrën më të ashpër të arrogancës së pushtetit. Dhe ajo pasqyrë nuk tregoi vetëm fytyrën e një truproje. Tregoi fytyrën e vërtetë të një pushteti që prej vitesh është mësuar t’i shohë qytetarët si pengesë, pronën publike si plaçkë, institucionet si shërbëtorë dhe policinë si dekor.

Ai bodyguard nuk ishte thjesht një njeri që humbi kontrollin. Ai ishte produkti politik i një kulture sundimi. Në trupin e tij, në mënyrën se si tërhoqi zvarrë një protestues, në guximin për t’a bërë këtë në sy të policisë, u përqendrua gjithë mendësia e pushtetit: “ne mundemi, ne vendosim, ne marrim, ne rrethojmë, ne shtyjmë, ne heshtim, ne justifikojmë”.

Kjo është arsyeja pse ajo pamje ndezi revoltën qytetare. Në ato pamje disa sekondëshe, qytetarët nuk panë vetëm dhunën ndaj një njeriu. Panë veten. Panë se çfarë mund t’i ndodhë kujtdo që ngre zërin. Panë se si një gardh me tela, një kantier privat dhe disa njerëz të paautorizuar mund të dalin mbi qytetarin, mbi ligjin dhe mbi shtetin. Panë se si policia, në vend që të jetë garanci e lirisë së tubimit dhe e sigurisë publike, mbetet e ngrirë përballë arrogancës private që sillet si pushtet publik.

Nëse protesta sot është në ditën e katërt, kjo nuk ndodhi sepse qytetarët u zgjuan papritur me dëshirë për përplasje politike. Ndodhi sepse një akt brutal e çau perden e propagandës. Ndodhi sepse për shumë njerëz, ajo tërheqje zvarrë ishte pika ku durimi u kthye në zemërim. Ishte momenti kur arroganca e grumbulluar për vite u materializua në një gjest të vetëm poshtërues.

Rama mund të përpiqet ta izolojë ngjarjen si “akt të neveritshëm” të disa rojeve private, pa thënë se kush ua dha rojeve atë pushtet mbi policinë. Mund të distancohet me fjalë, mund të ftojë në dialog, mund të flasë për investime miliardëshe, për zhvillim, për turizëm luksoz dhe për të ardhmen. Por problemi i tij është se ajo pamje nuk mund të shpërlahet me konferenca shtypi. Qytetarët e kuptojnë se një bodyguard nuk bëhet arrogant kot. Ai bëhet arrogant kur e ndien se dikush nga sipër ia lejon. Kur sheh se pushteti i madh flet me përbuzje, edhe pushteti i vogël godet me dorë. Kur lart qytetari trajtohet si pengesë, poshtë ai tërhiqet zvarrë.

Ky është thelbi politik i Zvërnecit: dhuna nuk ishte aksident, por simptomë. Simptomë e një pushteti që ka humbur ndjeshmërinë ndaj qytetarit. Simptomë e një qeverisjeje që e ka ngatërruar zhvillimin me grabitjen, investimin me imponimin, ligjin me lejen e fortit, dhe policinë me rojen e kantierit.

Në një vend normal, pamjet e Zvërnecit do të kishin sjellë menjëherë përgjegjësi të plotë institucionale, hetim të pavarur, transparencë totale për projektin, për statusin e tokës, për rolin e kompanive të sigurisë, për zinxhirin e urdhrave dhe për mosveprimin e policisë. Në Shqipërinë e sotme, fillimisht u tentua relativizimi. U tentua që qytetari të paraqitej si fajtor. Vetëm pas revoltës publike erdhën ndjesat, pezullimet dhe fjalët e buta.

Por qytetarët nuk po kërkojnë më vetëm ndjesë. Ata po kërkojnë llogari.

Dhe me të drejtë. Sepse nuk mjafton të dënohet truproja, nëse nuk dënohet kultura që e prodhoi atë. Nuk mjafton të pezullohet një drejtor policie, nëse nuk sqarohet pse policia qëndroi spektatore. Nuk mjafton të thuhet se dhuna ishte e papranueshme, nëse projekti që ndezi konfliktin vazhdon të trajtohet si çështje e mbyllur mbi kokat e qytetarëve.

Zvërneci është më shumë se një protestë lokale. Është revoltë kundër një mënyre qeverisjeje. Kundër arrogancës së zyrave që vendosin pa pyetur. Kundër betonit që shitet si zhvillim. Kundër “investitorit strategjik” që bëhet më i rëndësishëm se qytetari. Kundër policisë që harron se uniformën nuk e mban për të ruajtur pushtetin, por për të mbrojtur njerëzit.

Prandaj titulli i kësaj historie është i thjeshtë: arroganca e një bodyguardi po merr në qafë Ramën. Jo sepse një roje private është më i fortë se një kryeministër, por sepse ai bëri të dukshme atë që propaganda përpiqej ta fshihte. Ai ia dha trupin mendësisë së pushtetit. Ai e ktheu në pamje atë që qytetarët e ndienin prej kohësh: se Shqipëria po qeveriset me arrogancë, me përbuzje dhe me idenë se qytetari duhet të heshtë përballë çdo gardhi që ngrihet në emër të “zhvillimit”, qoftë edhe brenda detit.

Por qytetari nuk heshti. Dhe kjo është shenja më e rëndësishme e këtyre ditëve.

Në Zvërnec, një njeri u tërhoq zvarrë. Në Tiranë, një qytet u ngrit në këmbë. Dhe kjo është përgjigjja më e fortë ndaj çdo pushteti që mendon se mund ta sundojë këtë vend me gardhe, bodyguardë dhe propagandë.

Sepse kur arroganca bëhet truprojë, protesta bëhet detyrë qytetare.

The post EDITORIAL/ Arroganca e një bodyguardi që po merr në qafë pushtetin e Ramës! appeared first on Albeu.com.

❌
❌