Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2026@a2_cnn - TikTok

Policia e Durrësit ka zbuluar në Manzë një bazë me armë dhe municion luftarak, që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Në operaci...

By: @a2_cnn
21 July 2026 at 01:01

Policia e Durrësit ka zbuluar në Manzë një bazë me armë dhe municion luftarak, që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Në operacionin e koduar "Baza", është vënë në pranga një 20-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 4 pistoleta, 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, 6 krehëra, qindra fishekë, një targë italiane dhe një telefon celular. Policia njofton se armët do t'i nënshtrohen ekspertimit për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Njoftimi i Policisë Manzë / Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”. Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak, që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar. Sekuestrohen 4 pistoleta, 1 kallashnikov, 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Baza”. Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një bazë ku mbaheshin armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se shërbenin për furnizimin e grupeve kriminale.

686 views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Këto janë pamjet e motorrit me te cilin gazetari u aksidentua. Aksidenti ndodhi në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Gazetari mori l...

By: @a2_cnn
21 July 2026 at 01:01

Këto janë pamjet e motorrit me te cilin gazetari u aksidentua. Aksidenti ndodhi në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Gazetari mori lëndime të rënda në kraharor dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital. Në një reagim për ngjarjen Policia e Vlorës tha: Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit E. M., rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë. Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën. Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

7037 views


💾

❌
❌