Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayIndeksonline.net

Intervistimi i kryeprokurorit Kelmendi, Musliu: Është përgjegjësi e Vjosa Osmanit

By: MSH
19 November 2025 at 13:35
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është aty ku është falë presidentes Osmani. Musliu ka akuzuar Osmanin për refuzim të dekretimin të Blerim Isufajt. “…Zgjodhi të mbajë në krye të Prokurorisë një person me […]

Pamje si në filma/ Momenti kur policia përndjek hajnat rrugëve të Bosnjës

By: MSH
19 November 2025 at 13:27
Një rast i vjedhjes ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Kalesija të Bosnjës. Disa persona kanë grabitur një dyqan bizhuterish, raportojnë mediat boshnjake. Derisa ishin duke ikur nga skena e krimit, ata u hasen në forcat policore, që tentuan të ndalojnë grabitësit. Hajnat nuk iu binden urdhrit për ndalesë, teksa […]

Murati: RTK rrezikon të mos ketë financim deri në fillim të marsit

By: MSH
19 November 2025 at 13:13
Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka ftuar deputetët e partive opozitare të cilat kanë bojkotuar seancën që për pikat e rendit të ditës së kësaj seancës, pra buxhetin për RTK-në, si dhe për pikat tjera të miratohen, sepse sipas tij, këto janë buxhete dhe financime për qytetarët e Kosovës. Murati, tutje, përmendi pasojat […]

Sot dita e fundit për të votuar Sunny Hill si njërin prej festivaleve më të mira në Evropë

By: MSH
19 November 2025 at 11:58
Kanë mbetur edhe disa orë para mbylljes së votimit, për “European Festival Awards” ku Festivali Sunny Hill është në garë për më të mirin e Evropës në kategorinë e festivaleve të mesme për nga madhësia.  Të gjithë mbështetësit e Festivalit Sunny Hill mund të votojnë online duke klikuar në këtë link: (https://www.surveymonkey.com/r/publicvoting25) dhe duke zgjedhur […]

Kusari-Lila kërkon pjesëmarrjen e deputetëve në sallë: Mos të humbim fondet

By: MSH
19 November 2025 at 11:40
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar përpara deputetëve që duhet reflektuar për pasojat që shkakton mos-votimi i buxhetit. Në një fjalim të mbajtur përpara grupit parlamentar të LVV-së, i vetmi i pranishëm në sallën e Kuvendit, Kusari-Lila tha se deputetët kanë mandat të plotë dhe është përgjegjësi e tyre të […]

Kurti pjesë e pritjes së delegacionit japonez të biznesit

By: MSH
19 November 2025 at 09:43
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë, në pritjen e organizuar nga ambasadori i Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me rastin e vizitës së delegacionit japonez të biznesit. Në fjalën e tij, Kurti shprehu mirëseardhjen delegacionit në vendin tonë, gjersa theksoi se prezenca e tyre në Kosovë është një mesazh i fuqishëm […]

Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron për konfrontim në Detin Baltik

By: MSH
19 November 2025 at 09:39
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Pistorius paralajmëroi në Konferencën e Sigurisë në Berlin për kërcënim në rritje nga Rusia. Deti Baltik gjithashtu po bëhet gjithnjë e më shumë një “zonë konfrontimi”, shkruan DW. Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për aleatët evropianë në konferencën e sigurisë në Berlin që të zgjerojnë me […]

Polonia akuzon Rusinë, për shpërthimin në linjën hekurudhore

By: MSH
19 November 2025 at 07:56
Polonia dyshon se shërbimet e inteligjencës ruse qëndrojnë pas shpërthimit në një linjë të madhe hekurudhore polake, që përdoret për transportimin e pajisjeve ushtarake dhe ndihmë për Ukrainën, një akt që kryeministri Donald Trusk e quajti “akt të paprecedent sabotimi”. Në komentet e para ku një zyrtar polak sugjeroi se Moska qëndronte pas sulmit gjatë […]

Radcliffe i shkruan vogëlushit që do të luajë “Harry Potter-in”

By: MSH
19 November 2025 at 07:53
Daniel Radcliffe, aktori i famshëm anglez, thotë se i ka shkruar letër vogëlushit që do të luajë rolin e “Harry Potter-it”, në serinë më të re të HBO Max, Dominic McLaughlin. Daniel i shkruajti Dominic-ut për t’i uruar fat në sheshin e xhirimeve, shkruan IndeksOnline. Përveç kësaj, Radcliffe pati edhe një porosi për Dominic-un 11-vjeçar. […]

Buxheti i shtetit, marrëveshjet ndërkombëtare, RTK-ja/ Ky është rendi i ditës për seancën e parë të Kuvendit

By: MSH
19 November 2025 at 07:35
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot për të mbajtur dy seanca. Të dy këto seanca, njëra në orën 11:00 e tjetra në orën 14:00, kanë në rend të ditës pika tejet të rëndësishme, shkruan IndeksOnline. Teksa e dyta ka për qëllim formimin e qeverisë, në seancën e parë parashihen të votohen projektligje […]

Sot dy seanca në Kuvend: Njëra për projektligje e buxhet, tjetra për formim të qeverisë

By: MSH
19 November 2025 at 00:04
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dal me njoftim zyrtar për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme. Në seancën e cila nis nga ora 11:00, deputetët do të mblidhen për ta votuar buxhetin për vitin 2026-të. Po ashtu në këtë seancë parashihet të votohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtarem thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit. Kurse, […]

E pabesueshme, një banor lë shtëpinë e Big Brother pas vetëm një nate të kaluar

By: MSH
18 November 2025 at 23:45
Këngëtari nga Ferizaj, Mentor Haziri, ka lënë garën e Big Brother VIP Kosova. Sapo u bënë 24 orë prej kur Mentori u bë pjesë e garës, ai menjëherë hoqi dorë nga çmimi i madh, shkruan IndeksOnline. Përpara banorëve, Mentori tha se humbja e një familjari të tij javën e kaluar e ka rënduar emocionalisht dhe […]

Një javë pas fitores, Muharremaj s’i ndahet terrenit dhe çizmeve

By: MSH
18 November 2025 at 23:29
Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar sot fshatin Reshtan, për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimeve që shkaktuan reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë vizitës, kryetari Muharremaj u takua me banorët e zonës dhe ekipet emergjente, të cilat tashmë janë angazhuar në terren […]

Pamje ekskluzive: I vërshëllyer, Granit Xhaka në debat të nxehtë me kreun e tifozëve “Dardanët”

By: MSH
18 November 2025 at 23:08
Granit Xhaka nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve kosovarë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Kosovës. Kapiteni i Zvicrës u vërshëllye disa herë nga tribuna, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në “Fadil Vokrri”. IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive pas përfundimit të ndeshjes, ku Xhaka shihet duke hyrë në një debat të nxehtë […]

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, në garën e play-off-it

By: MSH
18 November 2025 at 23:05
Një gjë tashmë është e sigurt! Fati i Kosovës për kualifikim në Botërorin 2026 varet nga performanca e saj në play-off. Në këtë fazë, “Dardanët” do të luajnë dy ndeshje, një gjysëmfinale dhe një finale, që përcaktojnë fatin e djelmoshave tanë në rrugëtimin historik, shkruan IndeksOnline. Pas përfundimit të fazës së grupit, tashmë edhe janë […]

Kosovë-Zvicër/ Përfundon pa gola pjesa e parë

By: MSH
18 November 2025 at 21:34
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet. Të dy kombëtaret patën mundësinë të krijojnë raste, megjithatë ndeshja u zhvillua me një tempo stabile, pa ndonjë rast të madh, shkruan IndeksOnline. Kosova pati dy raste të mira me Veldin Hoxhën dhe Mërgim Vojvodën, por […]

Befasia e natës: Granit Xhaka vërshëllehet në “Fadil Vokrri”

By: MSH
18 November 2025 at 21:17
Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror. Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm të shpejt, është fakti që Granit Xhaka po vërshëllehet nga tifozët e Kosovës, shkruan IndeksOnline. Xhaka së fundmi ka komentuar lëvizjet e futbollistëve të rinj që zgjodhen për […]

Publikohet formacioni, kjo është 11-shja startuese e Fodës

By: MSH
18 November 2025 at 19:27
Është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës, në ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës. Ndeshja e fundit në fazën kualifikuese për Botërorin 2026 e gjen Fodën me 3 ndryshime në formacion, shkruan IndeksOnline. Në ndeshje është kthyer portieri Aro Muriç, ndërkaq Fidan Aliti dhe Veldin Hoxha do të zëvendësojnë Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun. Këta të fundit, […]
❌
❌