Drejtori ARRSH, Ami Kozeli, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea KarakaçiMinistri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria i konfirmoi BIRN-it zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k. Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh […]The post Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren appeared first on Reporter.al.
Protestuesit mbajnë pankarta kundër kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Foto: LSA. Në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, të hënën më 1 qershor, debati për protestën e banorëve të Zvërnecit kundër ndërtimit të një resorti mori një kthesë të pazakontë, kur i ftuari Arben Meçe paraqiti si provë një fotografi. Imazhi tregonte një autobus të rrethuar nga njerëz – disa të veshur me xhupa […]The post Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.
Banorë të Zvërnecit dhe aktivistë duke protestuar në kufi të gardhit me gjemba në Pishë Poro. Foto kortezi nga PPNEA. Ishte ora 19:35 e mbrëmjes së të mërkurës kur, në një zyrë modeste në Ilion, një lagje periferike në perëndim të Athinës, rreth një tavoline të rrumbullakët u mblodhën kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, dy përfaqësuese të kompanisë Kastrati dhe disa emigrantë nga Zvërneci, të cilët jetojnë prej vitesh në Greqi. “Kërkuan të […]The post Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.
Foto nga PPNEANjë gardh kilometrik prej hekuri dhe telash me gjemba ka copëtuar peizazhin e zonës së mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Makineritë e rënda kanë nisur hapjen e rrugëve dhe ngritjen e kantierit. Ndërkohë, aktivistët e mjedisit kanë filmuar me dron se si kanalet që lidhin lagunën me detin dhe që janë jetike për ekosistemin janë bllokuar për të […]The post Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës shkelin ligjin në Nartë appeared first on Reporter.al.
Screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestuesPamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një protestues duke u tërhequr zvarrë nga punonjësit e sigurisë private, ndërsa Policia e Shtetit, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, e përshkroi incidentin si një “shoqërim” të tij. Banorët e zonës, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues politikë kishin paralajmëruar prej ditësh protestën kundër rrethimit të territorit dhe […]The post “Në spital pështynte gjak”: Përplasje në Zvërnec gjatë protestës kundër resortit në zonë të mbrojtur appeared first on Reporter.al.
Policia gjatë protestës së banorëve dhe aktivistëve mjedisorë, më 23 majit para gardhit me tela me gjemba të rrethimit në Zvërnec | Foto kortezi PPNEA Dhjetëra banorë vendas dhe aktivistë u mblodhën të shtunën, më 23 maj, në lagunën e Nartës për të protestuar kundër rrethimit me tela me gjemba të plazhit të Pishë Poros – pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë – nga një kompani ndërtimi, e cila ka siguruar leje nga qeveria shqiptare për zhvillimin e një […]The post Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj. Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli të mërkurën pa debat dhe me votë unanime 10 vende vakante në dy Gjykatat e Apelit, për pesë anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që kanë kërkuar sipas parashikimeve ligjore të shkojnë në këto pozicione pas përfundimit të mandatit të institucionit. Sipas vendimit të KLGJ, kërkesat janë bërë nga […]The post KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm appeared first on Reporter.al.
Porti i Limionit | Foto nga Xhemali MokuSkeletet e anijeve të mbytura, disa të përmbysura e të tjera të zhytura në ujërat e cekëta, dominojnë panoramën e Triportit në Vlorë. Dru i kalbur, hekur i ngrënë nga ndryshku, direkë të thyer dhe rrjeta të hedhura grumbull mbi peshkarexhat e braktisura krijojnë pamjen e një varreze lundruese. Në të njëjtën gjendje gjenden edhe […]The post Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër appeared first on Reporter.al.
Muncione te pashpërthyera në shkëmbinjtë e SazanitNë anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur, ndodhet një zonë që njerëzit e detit e kanë pagëzuar si “Gryka e Xhehenemit” apo porta për në ferr. Në sipërfaqe, ujërat transparente të ofrojnë një pamje përrallore, gati idilike të Mesdheut, pikërisht ajo lloj bukurie natyrore që mendohet se […]The post Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, biznesmeni nga Emiratet, Mohamed Alabbar, dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë inspektojnë një model të zhvillimit të ardhshëm në potit të Durrësit. Foto: Edi Rama/FacebookInspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, pranoi zyrtarisht të mërkurën problemet e rënda strukturore në dy prej godinave të projektit luksoz “Durrës Yacht & Marina” të invesitorit nga Emiratet e Bashkuara, Mohamed Alabbar. Një inspektim i posaçëm ka zbuluar se pallatet që po ndërtohen aty kanë pësuar ulje në disnivele që shkojnë deri në […]The post IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në projektin miliardësh të Durrës Marina appeared first on Reporter.al.
Foto nga PPNEA e ndërtimit në Pish-PoroEdhe pse kamerat e aktivistëve të mjedisit kanë filmuar prej javësh makineri të rënda, buldozerë që sheshojnë vendin dhe kamionë me çakull që shkarkohen brenda Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro – Nartë, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj u tha gazetarëve të enjten në një konferencë për shtyp se bëhej fjalë vetëm për rrethim të një […]The post Ministri i Mjedisit justifikon punimet në Zvërnec dhe akuzon aktivistët për “dashakeqësi” appeared first on Reporter.al.
Makineritë e rënda kanë nisur punimet në zemër të zonës së mbrojtur për ngritjen e kantierit. Foto kortezi: Taulant Bino. Të enjten me diell të 30 prillit, aktivisti mjedisor Taulant Bino ndodhej pranë plazhit piktoresk të Hidrovorit në kufi me lagunën e Nartës në veri të fshatit Zvërnec, kur pa një varg me kamionë të rëndë të ngarkuar me inerte dhe një grup punëtorësh që po rrethonin zonën e mbrojtur. Disa ekskavatorë po sheshonin tokën […]The post Resorti luksoz i Zvërnecit nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor appeared first on Reporter.al.
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/BIRN. Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiranës. Drita të forta neoni, rreshta të pafundmë kompjuterësh me ekrane të mëdha, karrige ergonomike dhe qindra të rinj rreth të njëzetave me kufje në vesh, që flasin rrjedhshëm në disa gjuhë të huaja, gjë që e bën mjedisin të duket […]The post ‘Më keq se droga’: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit appeared first on Reporter.al.
Foto ilustrueseShqipëria ka bërë sërish hapa pas në raportin vjetor mbi lirinë e medias të Reporterëve pa Kufij (RSF), duke humbur tre vende dhe duke u renditur e 83-ta nga 180 vende në indeks. Kjo rënie vjen pas një përmirësimi të dukshëm një vit më parë, kur Shqipëria u rendit e 80-ta, nga vendi i 99-të […]The post Media kërcënohet nga politika dhe krimi, Shqipëria bie me 3 vende në Indeksin e RSF appeared first on Reporter.al.
Ish-presidenti Ilir Meta në sallën e gjyqit. Foto: Edmond Hoxhaj. Ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj – të tre të pandehur për çështje të ndryshme korrupsioni – i nisën proceset e tyre gjyqësore me një kërkesë të ngjashme; transmetimin e seancave gjyqësore live. Gjykata lejoi pjesërisht kamerat në gjyqin e Metës dhe rrëzoi kërkesën në rastin e Veliajt. Në […]The post Juristët janë të dyzuar mbi transmetimin ‘live’ të gjyqeve të zyrtarëve të lartë appeared first on Reporter.al.
Kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Foto: LSA. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, paralajmëroi të hënën përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP se gjuha dhe retorika e ashpër politike rrezikon të kthehet në një katalizator për rritjen e agresivitetit të krimit të organizuar ndaj institucionit që do përceptohej si i pambrojtur. Megjithatë Braho vuri në dukje se problemi kryesorë do […]The post Braho në KLP: Retorika politike mund të kthehet në katalizator për dhunë appeared first on Reporter.al.
Pamje panoramike nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Foto: LSATë dhënat zyrtare të tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri tregojnë një realitet që sfidon rregullat bazë të ekonomisë. Shifrat e transaksioneve nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ASHK, për periudhën 2021-2025, të kryqëzuara me ndryshimet demografike dhe të dhënat e INSTAT mbi lejet e ndërtimit zbulojnë një anomali të dukshme, ku volumi i ndërtimeve […]The post ‘Paradoksi i betonit’: Çmimet e pronave rriten, ndërsa shitjet kanë pësuar tkurrje appeared first on Reporter.al.
Makina e gazetarit Sami Curri në flakë, BulqizëGazetari dhe botuesi nga Bulqiza tha se i është vënë flaka makinës së tij në orët e para të së dielës, në një incident që autoritetet po e hetojnë si zjarrvënie të qëllimshme. Sipas policisë së Dibrës, ngjarja ndodhi rreth orës 02:58 të 26 prillit, një automjet tip “Ford Fiesta” u përfshi nga flakët ndërsa […]The post Gazetarit Sami Curri i digjet makina, ai e lidh sulmin me punën e tij appeared first on Reporter.al.
Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj gjatë seancës së verifikimit të masës së sigurisë në SPAK. Foto: LSA. Në mars 2017, një punonjës i një kompanie IT firmosi kontratën e blerjes së një apartamenti prej 70 metrash katrorë në rrugën e Kavajës dhe e financoi atë përmes dy huave me vlerë 80 mijë euro. Por ndërsa çmimet e pronave ishin në rritje, ai e shiti apartamentin një vit më vonë për 48 mijë […]The post ‘Pishina e peshkaqenëve’: Si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit të AKSHI appeared first on Reporter.al.
Ishulli i SazanitNjë seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner. Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e […]