Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026Reporter

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

5 June 2026 at 16:53
foto kuvendi
Eni Vasili and Fatjon Hoxhalli duke raportuar në Kuvend
Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoresha e Përgjithshme Eni Vasili raportuan të premten në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për përpjekjet e këtij institucioni për stabilizim financiar, pavarësi editoriale dhe dixhitalizimin e arkivës, në bazë të rekomandimeve të lëna nga Kuvendi për vitin 2025. […]The post “Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

5 June 2026 at 08:33
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit
Kryeministri Edi Rama gjatë seancës që rrëzoi kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Foto: LSA.
Dy javë më parë parlamenti miratoi tre projektligje ku parashikohej mënyra ligjore e funksionimit të disa agjencive shtetërore, duke i kaluar ato nga varësia direkte ndaj Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave në varësi të ministrive të linjës. Në relacionet shoqëruese të nismave të sjellë nga qeveria argumentohej se ndryshimet lidheshin me një raport të 2025-ës […]The post Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë appeared first on Reporter.al.
Before yesterdayReporter

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

3 June 2026 at 07:08
foto 02 (1)
Nga protesta e së hënës kundër planeve për ndërtime masive në zonën e mbrojtur Nartë- Pishë Poro. Foto: Nensi Bogdani.
Revolta kundër një projekti privat të mbështetur nga qeveria në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës në Zvërnec, Vlorë, shënoi një kulm të ri të hënën me mijëra qytetarë që u mblodhën përballë Kryeministrisë. Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”,  protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe […]The post ‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin? appeared first on Reporter.al.

Rama e lidh fatin e tij politik me projektin e Zvërnecit

2 June 2026 at 14:37
photo 2026 06 02 13 53 06
Edi Rama në konferencë për shtyp | Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama tha të martën se nuk do të tërhiqej nga projekti turistik i parashikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, Vlorë, pavarësisht protestave qytetare kundër këtij projekti dhe një hetimi të nisur për tjetërsim pronash nga eksponentë të krimit të organizuar në gjurmën e këtij projekti. “S’ka asnjë shans që investimi të ndalojë […]The post Rama e lidh fatin e tij politik me projektin e Zvërnecit appeared first on Reporter.al.

Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

1 June 2026 at 15:16
protesta
Qindra qytetarë protestuan të dielën kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Foto: LSA.
Nismat, të publikuara në platformën Change.org, u bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe atyre europiane që të ndërhyjnë për të garantuar mbrojtjen e lagunës së Vjosë-Nartës, ndërsa kërkojnë transparencë mbi projektet e planifikuara dhe studimet mjedisore që i mbështesin ato. Në një prej peticioneve të firmosur nga më shumë se 35 mijë persona kërkohet ndërhyrja e […]The post Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë appeared first on Reporter.al.

Afera e Zvërnecit, Kryeministri fshihet pas teorive konspirative

1 June 2026 at 13:07
rama zverneci
Edi Rama duke folur për Zvërnecin
Edi Rama e lidhi fatin e këtij investimi turistik me fatin e detyrës së tij si kryeministër duke e mbrojtur si ‘vizion’ për të cilin ishte votuar, ndërsa  protestat dhe kundërshtitë ndaj projektit I lidhi me ‘mediat greke’ dhe teori konspirative për shitje tek izraelitët. Rama sugjeroi se pas kundërshtimit ndaj projektit qëndronin interesa politike […]The post Afera e Zvërnecit, Kryeministri fshihet pas teorive konspirative appeared first on Reporter.al.

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

1 June 2026 at 08:58
Disa femijë të huaj teksa freskohen dhe luajnë në sheshin "Skënderbej". Foto: Nensi Bogdani.
Nga qendra e Tiranës deri në periferitë dikur të freskëta, temperaturat po rriten gradualisht në një trajektore të re urbane që studiuesit e lidhin me betonizimin, densifikimin e ndërtimeve dhe reduktimin e sipërfaqeve të gjelbra. Studimi i fundit që mban autorësinë e tre studiuesve nga universiteti Polis del në përfundimin se Tirana po zhvillon bërthama […]The post ‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter appeared first on Reporter.al.

Shqipëria nuk i bindet thirrjes ruse për largimin e ambasadës nga Kievi

28 May 2026 at 17:11
photo 2026 04 27 20 14 54
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha |Foto: LSA
Ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha e quajti ‘intimidim’ thirrjen e Rusisë për  tërheqje të ambasadave nga Kievi duke njoftuar se Shqipëria ka vendosur të mos i bindet kësaj thirrje dhe të vijojë të mbajë misionin diplomatik në kryeqytetin ukranias “Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të […]The post Shqipëria nuk i bindet thirrjes ruse për largimin e ambasadës nga Kievi appeared first on Reporter.al.

Ambasadori i ri: Tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

28 May 2026 at 08:10
eriku 770x422
I nominuari i presidentit Trump si ambasador në Tiranë, Eric Wendt.
Gjenerali-lejtnant në pension, Eric Wendt pritet të miratohet në Senatin Amerikan si ambasadori i ri amerikan për Shqipërinë, thuajse tre vite pas largimit të ambasadores së fundit amerikane, Yuri Kim. I nominuari i presidentit Donald Trump për këtë detyrë ka ngjallur shumë interes në Tiranë për shkak të profilit të tij dhe marrëdhënieve mes dy […]The post Ambasadori i ri: Tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria

24 May 2026 at 10:09
gonzato ne spac
Ambasadori Silvio Gonzato në Spaç
Në godinat e braktisura të ish kampit të punës së detyruar të Spaçit, i përdorur gjatë diktaturës komuniste si vend dënimi për të burgosurit politikë, u përkujtua të enjten 53-vjetor i Revoltës së Spaçit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të qëndresës ndaj regjimit totalitar drejtuar nga Enver Hoxha. Protesta e të burgosurve nisi më […]The post Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria appeared first on Reporter.al.

Konsensusi për rregulloren e Kuvendit: PD fiton minutat, PS ruan komisionet

21 May 2026 at 13:03
foto keshilli
Deputetët socialistë dhe demokratë në Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve. Foto kortezi: Kuvendi i Shqipërisë.
Pas negociatave të realizuara jashtë kamerave, socialistët dhe demokratët u mblodhën të enjten në sallën “Gerti Bogdani” në godinën kryesore të Kuvendit për të finalizuara një konsensus politik mbi rregullat e funksionimit të jetës parlamentare, vetëm pak orë para se dokumenti i negociuar të votohej në seancë plenare. Anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe […]The post Konsensusi për rregulloren e Kuvendit: PD fiton minutat, PS ruan komisionet appeared first on Reporter.al.

‘Pushteti në një dorë’: Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n

21 May 2026 at 08:04
Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare.
Në komisionet parlamentare po shqyrtohen tre projektligje që ndryshojnë mënyrën ligjore të funksionimit të disa agjencive shtetërore, duke i kaluar ato nga varësia direkte ndaj Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave në varësi të ministrive të linjës. Nismat e depozituara nga qeveria parashikojnë që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të shkojë në varësi të Ministrisë […]The post ‘Pushteti në një dorë’: Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n appeared first on Reporter.al.

Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, MPJ: Po flasim me autoritetet

18 May 2026 at 17:35
baki goxhaj gjatë një transmetimi live në facebook
Baki Goxhaj gjatë një transmetimi live në Facebook
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë thotë se është në kontakt me autoritetet izraelite për fatin e një shtetasi shqiptar që besohet se ndodhet në flotiljen e anijeve humanitare ‘Global Sumud’, një mision humanitar ndërkombëtar që po përpiqet të çajë bllokadën e vendosur nga Izraeli në Gaza, Palestinë. Organizatorët e flotiljes me ndihma të […]The post Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, MPJ: Po flasim me autoritetet appeared first on Reporter.al.

Nga SPAK-u në ekran: si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion

17 May 2026 at 08:33
Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj gjatë seancës së verifikimit të masës së sigurisë në SPAK. Foto: LSA.
Ish drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u shfaq të enjten në prime-time në televizionin kombëtar Top-Channel ndërsa përballet me akuzat e prokurorisë si pjesë e një  grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj në manipulimin e tenderave të kësaj agjencie. Hetimi i thelluar i Prokurorisë […]The post Nga SPAK-u në ekran: si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion appeared first on Reporter.al.

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës

16 May 2026 at 08:13
696357421 1407043188109173 5921367701499488801 n
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, duke biseduar me deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi
Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi duket sikur është në ngërç deri në një përgjigje të vendeve anëtare që vlerëson ecurinë e deritanishme të tij – vendimmarrje që sipas qeverisë nuk ka një afat kohor se kur mund të ndodhë. […]The post Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës appeared first on Reporter.al.

‘Boshllëqe serioze’: ODIHR kritikon draftin e PS-PD për financimin e partive

14 May 2026 at 13:46
Dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Foto: LSA.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, përmes Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR, ka publikuar një opinion mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, hartuar në mënyrë konsensuale nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në kuadër të Reformës Zgjedhore. Në këtë opinion, ODIHR vlerëson se iniciativa përbën një përpjekje […]The post ‘Boshllëqe serioze’: ODIHR kritikon draftin e PS-PD për financimin e partive appeared first on Reporter.al.

Negociatat me BE, opozita kritikon mungesën e transparencës

12 May 2026 at 14:55
dhuka 1
Kryenegociatorja e qeverisë shqiptare, Majlinda Dhuka gjatë raportimit në Komisionin për Europën dhe Politikën e Jashtme. Foto kortezi: Kuvendi i Shqipërisë.
Kryenegociatorja bëri të ditur se qeveria shqiptare ka dorëzuar planet e punës për të plotësuar dhjetra hendeqe në shumicën e kapitujve, ndërsa pritet që vendet anëtare të vendosin kushte të reja për kapitujt themelorë që lidhen me drejtësinë dhe sigurinë. Në një raportim me karakter tërësisht teknik, Dhuka tha para deputetëve se synonte të mbyllte […]The post Negociatat me BE, opozita kritikon mungesën e transparencës appeared first on Reporter.al.

PS dhe PD bien dakord për ndryshimin me konsensus të Rregullores së Kuvendit

11 May 2026 at 16:55
keshilli i mandateve 11 maj
Këshilli për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetit gjatë mbledhjes së datës 11 maj 2026. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.
Socialistët dhe demokratët ranë dakord që të shtynin votimin në parim për propozimet e depozituara nga grupi parlamentar socialist dhe amendamenteve të tjera shtesë të dorëzuara nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe të nisnin diskutimet mes tyre për të shkuar në propozime konsensuale. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh i detyruar nga një […]The post PS dhe PD bien dakord për ndryshimin me konsensus të Rregullores së Kuvendit appeared first on Reporter.al.

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata  

11 May 2026 at 12:42
Kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi gjatë një aktiviteti.
Ngërçi në funksionimin e sistemit gjyqësor vijon me një stok të lartë dosjesh të patrajtuara, vakanca të theksuara në trupat gjyqësore dhe probleme infrastrukturore në godinat ekzistuese e nevojë për godina të reja. Të gjitha këto problematika janë pjesë e raportit vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor në Kuvend, si problematika të trashëguara të sistemit […]The post Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata   appeared first on Reporter.al.

Genta Tafa zgjidhet Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

8 May 2026 at 13:48
genta tafa degjese para komisionit te ligjeve
Genta Tafa dëgjesë para komisionit të ligjeve
Kandidatura e saj e përzgjedhur më parë nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Medias në një procedurë të kontestuar nga opozita mori në votim 83 vota pro dhe 25 vota kundër. Mandati si komisionere është 5-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Mandati i komisionerit të mëparshëm, Robert Gajda, kishte përfunduar që […]The post Genta Tafa zgjidhet Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi appeared first on Reporter.al.
❌
❌