❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026Telegrafi

Ylli 100 milionë eurosh dhe 10 yjet që mbetën jashtë Botërorit 2026

5 June 2026 at 15:42


Çdo KupĂ« Bote ka historitĂ« e saj mĂ« tĂ« mĂ«dha, por jo gjithmonĂ« ato lidhen me futbollistĂ«t qĂ« marrin biletĂ«n pĂ«r nĂ« turne.

Ndonjëherë, vëmendja më e madhe përqendrohet te emrat që mbeten jashtë listave zyrtare.

Botërori 2026 nuk bën përjashtim, disa mungesa janë rezultat i dëmtimeve apo rënies së formës, ndërsa të tjera janë vendime të forta teknike që kanë ndezur debat në mbarë botën.

Mes tyre spikasin emra si Cole Palmer, Phil Foden, Trent Alexander-Arnold, Eduardo Camavinga dhe Joao Pedro.

Cole Palmer, mungesa më e bujshme e turneut

Asnjë përjashtim nuk ka shkaktuar më shumë reagime sesa ai i Cole Palmer.

Mesfushori ofensiv i Anglisë konsiderohej si një nga lojtarët më kreativë dhe më të paparashikueshëm të brezit të ri, por trajneri Thomas Tuchel vendosi ta lërë jashtë skuadrës.

Vendimi ka habitur shumë tifozë dhe analistë, pasi Palmer shihej si futbollisti ideal për të zhbllokuar ndeshje të vështira në momentet vendimtare të turneut.

Phil Foden, një tjetër goditje e madhe për Anglinë

Nëse mungesa e Palmer ishte surprizë, ajo e Phil Foden ishte tronditëse.

Ylli anglez ka qenë prej vitesh një nga lojtarët më të rëndësishëm të futbollit anglez dhe një emër që zakonisht konsiderohej i padiskutueshëm.

Lënia jashtë e Foden tregon qartë se Tuchel ka zgjedhur një profil tjetër skuadre, duke sakrifikuar talentin individual në favor të një strukture më të balancuar taktike.

Trent Alexander-Arnold, sakrifica e stilit

Mungesa e Trent Alexander-Arnold mund të justifikohet më lehtë nga pikëpamja taktike, por mbetet një nga vendimet më të debatueshme.

Mbrojtësi i njohur për pasimet dhe vizionin e tij unik përfaqëson një mënyrë krejtësisht të veçantë të ndërtimit të lojës.

Duke e lënë jashtë, Anglia ka hequr dorë nga një armë që mund të ndryshonte rrjedhën e një ndeshjeje me vetëm një moment magjie.

Joao Pedro, vendimi mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u kuptuar

Një nga rastet më të diskutueshme vjen nga Brazili. Joao Pedro nuk u përfshi në listën finale të Carlo Ancelottit, pavarësisht statistikave mbresëlënëse.

Që nga debutimi i tij te Chelsea në korrik të vitit 2025, vetëm Vinicius Junior ka kontribuar në më shumë gola mes brazilianëve që aktivizohen në pesë ligat kryesore evropiane.

Vinicius regjistroi 32 kontribute në gola, ndërsa Joao Pedro 29.

Fakti që Brazili zgjodhi të marrë Neymarin dhe jo Joao Pedron ka ngritur shumë pikëpyetje.

Harry Maguire, mungesa që ndjehet në turne

Harry Maguire vazhdon të mbetet një figurë kontraverse. Edhe pse shpesh kritikohet në futbollin e klubeve, eksperienca e tij në turnetë e mëdhenj është e padiskutueshme.

Shumë besojnë se Anglia ka humbur jo vetëm një mbrojtës me përvojë, por edhe një lojtar që shpesh ka treguar personalitet në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Eduardo Camavinga, mungesa që i heq thellësi Francës

Franca ka lënë jashtë Eduardo Camavingan, një vendim që nuk konsiderohet skandal, por që gjithsesi ka shkaktuar diskutime.

Mesfushori i Real Madridit nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës dhe është përballur me probleme fizike, por cilësia e tij mbetet e padiskutueshme.

Ai është pikërisht lloji i lojtarit që mund të ndryshojë ritmin e një ndeshjeje kur futet nga stoli.

Kolo Muani, shumë pranë Botërorit

Randal Kolo Muani ishte njĂ« nga emrat qĂ« dukej se kishte ende shanse reale pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« nĂ« skuadrĂ«n franceze.

Pikërisht për këtë arsye mungesa e tij është kaq e dhimbshme. Ai nuk ishte një lojtar i harruar, por një futbollist që qëndroi deri në fund në garë për një vend në listë.

Dani Carvajal dhe mungesa historike e lojtarëve të Real Madridit

Lista e Spanjës ka shkruar histori për një arsye të veçantë: asnjë lojtar i Real Madridit nuk është përfshirë në skuadër.

Dani Carvajal është simboli më i madh i këtij vendimi, mungesa e veteranit nuk lidhet vetëm me pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por me një ndryshim të qartë filozofie në përfaqësuesen spanjolle.

Dean Huijsen, e ardhmja që duhet të presë

Krahas Carvajalit, jashtë ka mbetur edhe Dean Huijsen, nëse Carvajal përfaqëson të kaluarën dhe eksperiencën, Huijsen simbolizon të ardhmen.

Mungesa e tij ka zhgënjyer shumë tifozë, të cilët prisnin ta shihnin talentin e ri në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Jeremie Frimpong, arma që Holanda nuk do ta ketë

Shpejtësia, energjia dhe aftësia për të krijuar kaos në mbrojtjet kundërshtare e kanë bërë Jeremie Frimpong një nga mungesat më të përfolura të turneut.

Ai konsiderohej si lojtari ideal për të ndryshuar ritmin e një ndeshjeje në pjesën e dytë, ndaj lënia e tij jashtë ka ngritur shumë pikëpyetje.

Jonas Urbig, simboli i së ardhmes së Gjermanisë

Portieri i ri Jonas Urbig nuk u përfshi në listën zyrtare të Gjermanisë, megjithëse shumë e shihnin si përfaqësuesin e brezit të ardhshëm.

Julian Nagelsmann preferoi eksperiencën e Manuel Neuer dhe Alexander Nubel, ndërsa Urbig do të jetë pranë skuadrës vetëm për të fituar eksperiencë në ambientin e Botërorit.

Mungesat që tregojnë filozofinë e trajnerëve

Botërori nuk tregon vetëm se kush është përzgjedhur, por edhe se kush është sakrifikuar.

Emra si Palmer, Foden, Trent, Joao Pedro, Camavinga apo Carvajal nuk janë thjesht mungesa të rëndësishme, ato janë pasqyrë e filozofisë së trajnerëve dhe e mënyrës se si ata e shohin futbollin.

Dhe shpeshherë, pikërisht këto mungesa bëhen po aq të famshme sa edhe yjet që zbresin në fushë. /Telegrafi/

Zyrtare: Andy Robertson transferohet tek rivali Liverpoolit

5 June 2026 at 14:42


Tottenhami ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtĂ«sit tĂ« majtĂ« Andy Robertson, i cili do t’i bashkohet klubit londinez mĂ« 1 korrik, pas skadimit tĂ« kontratĂ«s sĂ« tij me Liverpoolin.

Kapiteni i KombĂ«tares sĂ« SkocisĂ« largohet nga Liverpooli pas nĂ«ntĂ« vitesh jashtĂ«zakonisht tĂ« suksesshme nĂ« “Anfield”, ku u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« nga mbrojtĂ«sit e majtĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« futbollin evropian.

Robertson iu bashkua Liverpoolit nĂ« vitin 2017 dhe gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« tij me “The Reds” fitoi njĂ« sĂ«rĂ« trofesh prestigjioze, pĂ«rfshirĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve, LigĂ«n Premier, FA Cup, League Cup, KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube, UEFA Super Cup dhe FA Community Shield.

Në sezonin e tij të fundit me klubin, ai mbajti edhe rolin e zëvendëskapitenit.

Në nivel ndërkombëtar, Robertson mban shiritin e kapitenit të Kombëtares së Skocisë që nga viti 2018.

Nën udhëheqjen e tij, Skocia ka siguruar pjesëmarrjen në disa Kampionate Evropiane, si dhe në Kupën e Botës të kësaj vere, duke rikthyer kombëtaren në turneun më prestigjioz të futbollit pas një mungese të gjatë.

Me ardhjen e Robertsonit, Tottenhami siguron eksperiencë, lidership dhe cilësi të lartë në krahun e majtë të mbrojtjes për sezonet në vijim. /Telegrafi/

10 trajnerët më të paguar në Kupën e Botës 2026

5 June 2026 at 12:38


Kupa e Botës 2026 nuk do të jetë vetëm skena e yjeve më të mëdhenj të futbollit, por edhe e trajnerëve elitë që drejtojnë kombëtaret në nivelin më të lartë.

Sipas të dhënave të Finance Football, lista e trajnerëve më të paguar në turne dominohet qartë nga emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Më poshtë renditen 10 trajnerët më të paguar që do të jenë pjesë e Botërorit 2026, së bashku me pagat dhe një përmbledhje të shkurtër të karrierës së tyre.

1. Carlo Ancelotti (Brazil) — 9.5–10 milionĂ« euro

Trajneri më i paguar në Botëror është Carlo Ancelotti, i cili drejton Brazilin me një pagë që shkon deri në 10 milionë euro në vit.

Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme me mbi 30 trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve, ndërsa kjo është hera e parë që merr drejtimin e një kombëtareje.

2. Julian Nagelsmann (Gjermani) — 7 milionĂ« euro

Nagelsmann vazhdon të jetë një nga trajnerët më modernë të futbollit evropian.

Ai ka bërë emër te RB Leipzig dhe Bayern Munich dhe tani synon suksesin me Gjermaninë, pa trofe ende në nivel kombëtaresh.

3. Mauricio Pochettino (SHBA) — 5.8–6 milionĂ« euro

Pochettino paguhet shumë për projektin e SHBA-së, pasi ka përvojë të madhe në elitën evropiane dhe ka arritur deri në finalen e Ligës së Kampionëve me Tottenham.

4. Thomas Tuchel (Angli) — 5.8–6 milionĂ« euro

Tuchel mbetet një nga trajnerët më të suksesshëm të dekadës së fundit, me Champions League të fituar me Chelsea dhe trofe të rëndësishëm në PSG dhe Bayern Munich.

5. Roberto Martinez (Portugali) — 4–4.5 milionĂ« euro

Martinez drejton Portugalinë pas eksperiencës me Belgjikën dhe Ligën Premier, ku fitoi FA Cup me Wigan Athletic dhe ndërtoi reputacionin e tij si trajner taktik.

6. Fabio Cannavaro (Uzbekistan) — 4–4.5 milionĂ« euro

Ish-kapiteni i Italisë dhe fituesi i Topit të Artë 2006 tashmë drejton Uzbekistanin, duke sjellë eksperiencë nga futbolli kinez dhe ndërkombëtar.

7. Didier Deschamps (FrancĂ«) — 3.8 milionĂ« euro

Deschamps mbetet një nga trajnerët më të suksesshëm në nivel kombëtaresh, me Kupën e Botës 2018 dhe Ligën e Kombeve 2021 në CV-në e tij.

8. Marcelo Bielsa (Uruguai) — 3.5 milionĂ« euro

Bielsa njihet për stilin e tij ofensiv dhe ndikimin e madh në futbollin modern, me suksese si Ligën e Kampionëve me Leeds dhe medalje olimpike me Argjentinën.

9. Ronald Koeman (HolandĂ«) — 3 milionĂ« euro

Koeman ka përvojë të gjatë në futbollin evropian, duke drejtuar klube si Barcelona, Everton dhe Southampton, si dhe kombëtaren holandeze.

10. Lionel Scaloni (ArgjentinĂ«) — 2.6 milionĂ« euro

Scaloni është një rast unik, pasi ka fituar Kupën e Botës 2022 dhe dy Copa America me Argjentinën, megjithëse pa një karrierë të gjatë si trajner klubi.

Lista e trajnerëve më të paguar në Botërorin 2026 tregon qartë dominimin e Evropës në futbollin modern, si në aspektin financiar ashtu edhe në nivelin e eksperiencës.

Megjithatë, prania e Amerikës së Jugut dhe projekteve të reja si SHBA-ja dhe Uzbekistani e bën këtë edicion edhe më interesant nga këndvështrimi strategjik. /Telegrafi/

Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht interesimit nga klubet e Serie A

5 June 2026 at 11:38


Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Brahim Diaz është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij te Real Madridi edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

Futbollisti me origjinĂ« marokene ka qenĂ« subjekt diskutimesh gjatĂ« muajve tĂ« fundit, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« minutazhit tĂ« kufizuar qĂ« ka marrĂ« nĂ« sezonin e kaluar me “Los Blancos”.

Kjo situatë ka nxitur interes nga disa klube të njohura evropiane, me Juventusin dhe Romën që raportohet se kanë bërë hapa fillestarë për të vlerësuar mundësinë e transferimit të tij.

MegjithatĂ«, sipas tĂ« njĂ«jtave burime, Diaz nuk ka ndĂ«rmend tĂ« largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Ai mbetet i fokusuar te Real Madridi dhe synon të luftojë për një vend titullari në skuadrën e Carlo Ancelottit, duke besuar se mund të fitojë më shumë hapësira në sezonin e ri.

Situata e tij mund të komplikohet edhe më tej, pasi klubi madrilen po shqyrton aktivizimin e klauzolës së riblerjes për talentin Nico Paz nga Como.

Nëse kjo ndodh, konkurrenca në repartin ofensiv të Real Madridit do të rritet ndjeshëm, duke e bërë edhe më të fortë garën për minuta në fushë.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, qëndrimi i Brahim Diaz mbetet i qartë: prioriteti i tij është të vazhdojë te Real Madridi dhe të dëshmojë vlerën e tij në një nga skuadrat më të forta në botë. /Telegrafi/

Kur Pele ngatërroi trofetë: Fillimi i rivalitetit historik, Ronaldo - Messi

5 June 2026 at 10:55


Në vitin 2007, Kaka sapo ishte shpallur lojtari më i mirë në botë nga FIFA, por një moment i sikletshëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Cyrih do të shndërrohej më vonë në një simbol të rivalitetit më të madh që ka njohur futbolli modern.

Një Lionel Messi ende i ri kishte përfunduar i dyti në renditje, ndërsa Cristiano Ronaldo i treti.

Megjithatë, legjenda braziliane Pele gabimisht ia dorëzoi Ronaldos trofeun e vendit të dytë. Presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter, u detyrua të ndërhynte që dy yjet të shkëmbenin trofetë, ndërsa shprehjet e tyre të pakënaqura u bënë virale vite më vonë.

Askush nuk mund ta imagjinonte se ky do të ishte vetëm fillimi i një epoke që do të dominonte futbollin botëror për gati dy dekada.

Dy legjenda që pushtuan futbollin

Për 10 vite radhazi, Messi ose Ronaldo fituan çdo Top të Artë dhe çmim madhor individual në futboll.

Që nga viti 2007, plot 20 nga 29 çmimet më prestigjioze për lojtarin më të mirë në Evropë kanë përfunduar në duart e njërit prej tyre.

Me afro 2,000 gola të shënuar së bashku, 85 trofe për klube dhe kombëtare, si dhe dhjetëra rekorde historike, Messi dhe Ronaldo konsiderohen ndër futbollistët më të dekoruar të të gjitha kohërave.

Ky rivalitet nuk kufizohej vetëm te Barcelona dhe Real Madridi.

Ai tejkaloi kufijtë e klubeve, kampionateve dhe vendeve, duke transformuar mënyrën se si futbolli luhet, ndiqet dhe debatohet në mbarë botën.

“Dy lojtarĂ« si ata, qĂ« konkurruan nĂ« atĂ« nivel pĂ«r kaq shumĂ« vite, duke luftuar pĂ«r Topin e ArtĂ« dhe duke shĂ«nuar aq shumĂ« gola, nuk besoj se do ta shohim mĂ« diçka tĂ« tillĂ«â€, thotĂ« Angel Di Maria, i cili pati fatin tĂ« luante me tĂ« dy.

Kush është më i madhi?

Debati për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave vazhdon edhe sot.

Ish-mbrojtĂ«si i Manchester United, Rio Ferdinand, Ă«shtĂ« i bindur: “Duhet tĂ« jetĂ« Ronaldo”.

NdĂ«rsa legjenda e BarcelonĂ«s, Xavi, ka njĂ« mendim tjetĂ«r: “Messi Ă«shtĂ« lojtari mĂ« i mirĂ« qĂ« ka ekzistuar ndonjĂ«herĂ«â€.

Edhe statistikat ndahen, Ronaldo kryeson për gola dhe trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa Messi ka më shumë Topa të Artë dhe më shumë trofe në total.

Për shumë tifozë, Ronaldo fitoi avantazh kur udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në Euro 2016.

Megjithatë, Messi iu përgjigj duke fituar dy herë Copa America dhe mbi të gjitha, Kupën e Botës me Argjentinën.

“PĂ«r mua, Messi Ă«shtĂ« lojtari mĂ« i mirĂ« nĂ« histori, ndĂ«rsa Cristiano Ă«shtĂ« golashĂ«nuesi mĂ« i madh nĂ« histori”, shprehet eksperti spanjoll Guillem Balague.

Ngjashmëritë që i bashkuan

Pavarësisht se shpesh paraqiten si dy personalitete krejtësisht të ndryshme, rrugëtimi i tyre ka shumë pika të përbashkëta.

Të dy u rritën në familje modeste, të dy u larguan nga shtëpia në moshë të re për të ndjekur ëndrrën e tyre.

Messi u transferua nga Argjentina në Barcelonë kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa Ronaldo u largua nga Madeira drejt Lisbonës në moshën 12-vjeçare.

Të dy përjetuan vështirësi, mall për familjen dhe sakrifica të mëdha për të arritur majat e futbollit botëror.

“GjĂ«rat qĂ« formĂ«suan Messin dhe Ronaldon gjatĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« ishin jashtĂ«zakonisht tĂ« ngjashme”, shpjegon gazetari Joshua Robinson.

Fillimi i përplasjes së madhe

Në vitin 2008, Manchester United dhe Barcelona u përballën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ishte hera e parë që Messi dhe Ronaldo ndodheshin përballë njëri-tjetrit në një skenë të tillë.

Manchester United triumfoi dhe më pas fitoi edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa Ronaldo fitoi Topin e Artë.

Por rivaliteti mori përmasa historike një vit më vonë, kur portugezi u transferua te Real Madridi për shumën rekord prej 80 milionë eurosh.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, bota e futbollit jetoi epokën e artë të El Clasicos.

Në nëntë sezonet që kaluan së bashku në La Liga, Ronaldo realizoi 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin, ndërsa Messi shënoi 471 gola në 476 paraqitje për Barcelonën.

Lufta që pushtoi rrjetet sociale

Rritja e rrjeteve sociale e shndërroi rivalitetin e tyre në një fenomen global.

Çdo gol, rekord apo trofe krahasohej menjĂ«herĂ« nga miliona tifozĂ« nĂ« internet. Çdo sukses i njĂ«rit shihej si sfidĂ« pĂ«r tjetrin.

“PĂ«r Cristianon ishte Messi dhe pĂ«r Messin ishte Cristiano. TĂ« dy mendonin: ‘Duhet ta mposht kĂ«tĂ« djalĂ«â€™â€, kujton ish-drejtori sportiv i BarcelonĂ«s, Txiki Begiristain.

Momentet ikonike nuk munguan, në vitin 2017, Messi shfaqi fanellën para tifozëve të Real Madridit pas golit vendimtar në minutat shtesë në Santiago Bernabeu.

Pak muaj më vonë, Ronaldo e kopjoi festimin pas një goli në Superkupën e Spanjës.

Më shumë se futboll

Edhe pasi rrugët e tyre u ndanë në Spanjë, rivaliteti vazhdoi.

Ronaldo luajti për Juventusin, u rikthye te Manchester United dhe më pas u transferua te Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Messi kaloi te Paris Saint-Germain dhe më vonë te Inter Miami në SHBA.

Ndikimi i tyre ekonomik është po aq mbresëlënës sa ai sportiv.

Ronaldo numëron 665 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa Messi 506 milionë.

Portugezi vazhdon të jetë sportisti më i paguar në botë sipas Forbes, ndërsa argjentinasi mbetet një nga figurat më të fuqishme në sportin global.

Fotografia e tyre duke luajtur shah mbi një valixhe të Louis Vuitton para Kupës së Botës 2022 u bë një nga imazhet më ikonike të dekadës.

Një histori që ende nuk ka përfunduar

Shumë besojnë se Messi fitoi garën përfundimtare pasi ngriti Kupën e Botës me Argjentinën, trofeun që Ronaldos i mungon në koleksion.

Megjithatë, debati për "THE GOAT" mbetet i hapur dhe ndoshta nuk do të marrë kurrë një përgjigje përfundimtare.

Një gjë është e sigurt: Messi dhe Ronaldo nuk ishin thjesht rivalë. Ata e shtynë njëri-tjetrin drejt madhështisë dhe krijuan epokën më të jashtëzakonshme që futbolli ka parë ndonjëherë.

Dhe me Botërorin 2026 që mund t'i vendosë sërish përballë në skenën më të madhe, kapitulli i fundit i kësaj historie legjendare mund të jetë ende për t'u shkruar. /Telegrafi/

Channing Tatum si Haaland? Momenti viral i reklamës së Nike për Botërorin 2026

5 June 2026 at 10:07


Nike ka publikuar zyrtarisht reklamĂ«n e shumĂ«pritur pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s 2026, njĂ« prodhim spektakolar me titull “Rip the Script”, i cili ka tĂ«rhequr menjĂ«herĂ« vĂ«mendjen e tifozĂ«ve nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Reklama, e cila zgjat rreth gjashtë minuta, është ndërtuar si një film hollivudian me buxhet të madh, ku disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror sfidojnë skenarin e përgatitur dhe zgjedhin të luajnë futboll në mënyrë spontane, duke treguar kreativitetin dhe instinktin që i karakterizon në fushë.

Channing Tatum as Haaland's lookalike in the Nike World Cup ad 😂 pic.twitter.com/cRJLPGh4hT
— ESPN UK (@ESPNUK) June 4, 2026

Një nga momentet më të komentuara të videos vjen kur kamera zhvendoset në një set filmik, ku sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shihet i ulur qetësisht në anë të skenës.

Por surpriza e vërtetë ndodhet pranë tij, në krah të norvegjezit shfaqet aktori i njohur hollivudian Channing Tatum, i veshur me të njëjtën uniformë, me paruke bionde dhe modelin karakteristik të flokëve të Haalandit.

NĂ« reklamĂ«, Tatum luan rolin e “dublantit” tĂ« sulmuesit, duke krijuar njĂ« skenĂ« humoristike qĂ« ka bĂ«rĂ« xhiron e rrjeteve sociale.

Aktori amerikan arrin të imitojë në mënyrë mbresëlënëse pamjen ikonike të Haalandit, duke rikrijuar stilin e tij karakteristik që e ka bërë një nga figurat më të dallueshme të futbollit modern.

Haaland y ¿Haaland? 😅

Si tiene un parecido Channing Tatum y Erling Haaland ¿no? 👀 pic.twitter.com/WiKOiebYnO
— ESPN Deportes (@ESPNDeportes) June 4, 2026

Reklama “Rip the Script” pĂ«rfshin gjithashtu njĂ« numĂ«r tĂ« madh yjesh tĂ« futbollit botĂ«ror dhe konsiderohet si njĂ« nga fushatat mĂ« ambicioze tĂ« Nike nĂ« prag tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026.

Me kombinimin e futbollit, humorit dhe elementeve të industrisë së filmit, kompania sportive ka synuar të përcjellë mesazhin se futbolli më i bukur lind kur lojtarët ndjekin instinktin e tyre dhe jo një skenar të paracaktuar.

PikĂ«risht skena me Haalandin dhe Channing Tatum Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga momentet mĂ« virale tĂ« reklamĂ«s, duke bĂ«rĂ« qĂ« shumĂ« tifozĂ« tĂ« pyesin me humor: “Kush Ă«shtĂ« Haalandi i vĂ«rtetĂ«?”. /Telegrafi/

Hansi Flick e kërkon me çdo kusht yllin e Leipzigut

5 June 2026 at 09:44


Barcelona ka nisur lëvizjet konkrete për transferimin e mbrojtësit francez Castello Lukeba nga Leipzig, me trajnerin Hansi Flick që e konsideron 23-vjeçarin një nga prioritetet kryesore për përforcimin e repartit defensiv.

Sipas raportimeve, drejtuesit katalanas kanë vendosur kontakte me klubin gjerman dhe përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa bisedimet po zhvillohen në një atmosferë pozitive.

Interesimi i Barcelonës ka ndryshuar ndjeshëm situatën në garë, pasi edhe Arsenali prej kohësh po monitoronte nga afër mbrojtësin francez.

Lukeba zhvilloi 29 paraqitje zyrtare gjatë sezonit të fundit me Leipzigun dhe mbetet i lidhur me klubin deri në vitin 2029.

Vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 60 milionë euro, shifër që Barcelona duhet ta marrë seriozisht në konsideratë nëse dëshiron të finalizojë marrëveshjen.

Kërkesa për transferimin e francezit vjen drejtpërdrejt nga Hansi Flick, i cili kërkon një qendërmbrojtës të aftë për të ndërtuar lojën nga prapa, me cilësi teknike të larta dhe me këmbë të majtë.

Stafi teknik vlerëson gjithashtu fuqinë fizike, shpejtësinë dhe aftësinë e Lukebas për të mbuluar hapësirat në një sistem që bazohet te presioni i lartë.

NĂ« “Camp Nou” besojnĂ« se mbrojtĂ«si francez mund tĂ« bĂ«het partneri ideal i Pau Cubarsit nĂ« zemĂ«r tĂ« mbrojtjes pĂ«r shumĂ« vite.

Raportet e skautëve e konsiderojnë atë një investim strategjik për të ardhmen, ndërsa drejtuesit janë të gatshëm të bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar firmën e tij.

Barcelona po punon paralelisht edhe për disa objektiva të tjerë në afatin kalimtar të verës, me emra si Joao Cancelo, Bernardo Silva dhe Julian Alvarez që vazhdojnë të lidhen me klubin katalanas.

Megjithatë, përforcimi i mbrojtjes mbetet një nga prioritetet kryesore të Flick, i cili dëshiron të ndërtojë një skuadër konkurruese për rikthimin në majat e futbollit evropian.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Lukebas, ndërsa Barcelona synon të shfrytëzojë peshën e saj në tregun ndërkombëtar për të mbyllur një transferim që konsiderohet kyç për projektin e ri sportiv të klubit. /Telegrafi/

Tre emra në listën e Chelseat për të zëvendësuar Cucurellan

5 June 2026 at 09:19


Chelsea po pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« verĂ« me ndryshime tĂ« mĂ«dha nĂ« krahun e majtĂ« tĂ« mbrojtjes, pasi Marc Cucurella ka shprehur dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u larguar nga klubi.

Mbrojtësi spanjoll thuhet se ka kërkuar largimin pas dështimit të londinezëve për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa përfaqësuesit e tij tashmë po shqyrtojnë ofertat e mundshme.

Sipas raportimeve, interesimi për 27-vjeçarin është i madh, Atletico Madridi shihet si destinacioni më i mundshëm për spanjollin, me trajnerin Diego Simeone që e vlerëson lart energjinë, agresivitetin dhe fleksibilitetin taktik të lojtarit.

Gjithashtu, Barcelona, Real Madridi dhe Bayern Munich po monitorojnë situatën e tij.

Chelsea nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Cucurellas pa përfituar një shumë të konsiderueshme, me klubin që vlerëson kartonin e tij mbi 50 milionë euro.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, drejtuesit e “Bluve” kanĂ« nisur tashmĂ« punĂ«n pĂ«r gjetjen e zĂ«vendĂ«suesit ideal.

Në listën e ngushtë të kandidatëve ndodhen tre emra të rëndësishëm: Alejandro Grimaldo, Nathaniel Brown dhe Andrea Cambiaso.

Grimaldo konsiderohet një opsion i preferuar për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera te Bayer Leverkusen, ku ka punuar nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Grimaldo, Brown dhe Cambiaso

Ndërkohë, Nathaniel Brown i Eintracht Frankfurtit ka tërhequr vëmendjen pas sezonit mbresëlënës në Bundesliga.

Alternativa e tretë është Andrea Cambiaso i Juventusit, një lojtar shumë i vlerësuar në tregun evropian dhe që ndiqet gjithashtu nga Barcelona.

Italiani shihet si njĂ« profil qĂ« mund t’i japĂ« Chelseat siguri nĂ« mbrojtje dhe kontribut tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« fazĂ«n sulmuese.

Me tĂ« ardhmen e Cucurellas qĂ« mbetet e pasigurt, javĂ«t nĂ« vijim pritet tĂ« jenĂ« vendimtare si pĂ«r largimin e spanjollit, ashtu edhe pĂ«r zgjedhjen e pasuesit tĂ« tij nĂ« “Stamford Bridge”. /Telegrafi/

Zbulohet pse u shkarkua Arne Slot nga Liverpooli

5 June 2026 at 08:52


Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me largimin e Arne Slot nga Liverpooli, me mediat gjermane që raportojnë se trajneri holandez kishte humbur mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të skuadrës për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në zhveshtore.

Sipas raportimit të BILD, Slot, i cili u shkarkua fundjavën e kaluar dhe u zëvendësua nga trajneri spanjoll Andoni Iraola, jo vetëm që u penalizua për rezultatet e dobëta, por edhe për mënyrën e menaxhimit të grupit.

Burimi në fjalë pretendon se raportet mes trajnerit dhe lojtarëve u përkeqësuan pas disa deklaratave që u interpretuan si arrogante dhe nënçmuese.

Edhe pse në fillim të sezonit ai ishte vlerësuar për mënyrën se si menaxhoi situata të ndjeshme, përfshirë vdekjen tragjike të Diogo Jotës, më vonë qasja e tij ndaj skuadrës u bë më konfrontuese.

BILD raporton se Slot shpesh sfidonte disa nga afrimet e reja të Liverpoolit duke i pyetur nëse kishin fituar ndonjëherë Ligën Premier, duke lënë të kuptohej se nuk ishin në të njëjtin nivel me lojtarët që kishin qenë pjesë e skuadrës kampione.

Po ashtu, trajneri holandez thuhet se kishte bërë komente nënçmuese për futbollistët me eksperiencë në Bundesligë, duke sugjeruar se disa stile loje mund të funksionojnë në Gjermani, por jo te Liverpooli.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga disa prej figurave kryesore të ekipit.

Në skuadrën e Liverpoolit ka disa lojtarë me të kaluar në Bundesligë, si Ibrahima Konate, Dominik Szoboszlai, Ryan Gravenberch dhe Wataru Endo, ndërsa gjatë verës klubi afroi edhe Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Hugo Ekitike nga kampionati gjerman.

Sipas raportit, pikërisht këto tensione në zhveshtore dhe humbja graduale e besimit të lojtarëve luajtën një rol të rëndësishëm në fundin e aventurës së Arne Slot në "Anfield". /Telegrafi/

Yesterday — 4 June 2026Telegrafi

Pesë lojtarë të Barcelonës gati për të luajtur për herë të parë në Botëror

4 June 2026 at 22:56


Barcelona do të ketë një numër të madh futbollistësh të përfaqësuar në Kupën e Botës 2026, me lojtarët e skuadrës katalanase që do të mbrojnë ngjyrat e kombëtareve të tyre në turneun më prestigjioz të futbollit.

Mes tyre, pesë futbollistë pritet të përjetojnë për herë të parë emocionet e një Kampionati Botëror.

Në krye të listës është talenti spanjoll Lamine Yamal, i cili do të debutojë me Spanjën në Kupën e Botës.

Sulmuesi i ri konsiderohet njĂ« nga armĂ«t kryesore tĂ« “La Roja” dhe pritet tĂ« ketĂ« njĂ« rol vendimtar nĂ« ambiciet e kombĂ«tares spanjolle pĂ«r tĂ« synuar trofeun.

Po ashtu, portieri Joan Garcia do të marrë pjesë për herë të parë në një Botëror, ndërsa mbrojtësi i talentuar Pau Cubarsi do të synojë të sigurojë një vend në formacionin titullar të Spanjës.

Debutim në Kupën e Botës do të ketë edhe përforcimi më i ri i Barcelonës, Anthony Gordon, i cili do të përfaqësojë Anglinë në turneun që zhvillohet këtë verë.

Ndërkohë, talenti i akademisë katalanase, Hamza Abdelkarim, do të shkruajë historinë personale duke marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror me kombëtaren e Egjiptit.

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një skenë e rëndësishme për këta futbollistë të rinj, të cilët do të kenë mundësinë të dëshmojnë cilësitë e tyre në nivelin më të lartë të futbollit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Më i madh se Messi? E ardhmja e Lamine Yamal po ndez debatin në botën e futbollit

4 June 2026 at 22:20


Kur bëhet fjalë për talentin më të madh të brezit të ri, edhe vetë Lionel Messi nuk ka asnjë dyshim.

I pyetur gjatĂ« njĂ« eventi promovues tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s se kush Ă«shtĂ« futbollisti mĂ« i mirĂ« i gjeneratĂ«s sĂ« re, argjentinasi u pĂ«rgjigj shkurt: “Lamine. Pa asnjĂ« dyshim. PĂ«r mua, ai Ă«shtĂ« mĂ« i miri”.

VetĂ«m pak ditĂ« mĂ« vonĂ«, gjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r CBS, Lamine Yamal u pyet nĂ«se Spanja do ta fitojĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2026. Me njĂ« buzĂ«qeshje tĂ« qetĂ«, ai u pĂ«rgjigj me njĂ« fjalĂ« tĂ« vetme: “Po”.

NĂ« moshĂ«n vetĂ«m 18-vjeçare, ylli i BarcelonĂ«s ka arritur gjĂ«ra qĂ« shumica e futbollistĂ«ve vetĂ«m mund t’i Ă«ndĂ«rrojnĂ«. Ai ka luajtur nĂ« gjysmĂ«finale tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve, ka fituar Kampionatin Evropian me SpanjĂ«n dhe tashmĂ« mban fanellĂ«n me numrin 10 te Barcelona, numĂ«r qĂ« pĂ«r gati 15 vite ishte simbol i Lionel Messit.

Megjithatë, ajo që e bën Yamalin të veçantë nuk është vetëm talenti i tij i jashtëzakonshëm, por qetësia me të cilën përballet me presionin dhe pritshmëritë e mëdha.

Krahasimet me Messin janë të pashmangshme

Ngjashmëritë mes Yamalit dhe Messit janë të dukshme, të dy janë mëngjarashë, zotërojnë driblime të jashtëzakonshme dhe një inteligjencë futbollistike që i bën veprimet më të vështira të duken të thjeshta.

Madje, statistikat tregojnë se Yamal ka pasur një ndikim më të madh në moshë të re sesa Messi. Në moshën 18-vjeçare, ai numëron tashmë 151 ndeshje me Barcelonën. Kur Messi festoi ditëlindjen e tij të 19-të në vitin 2006, kishte zhvilluar vetëm 41 paraqitje me ekipin e parë.

Legjenda braziliane Ronaldinho, i cili luajti përkrah Messit në fillimet e tij te Barcelona, beson se është radha e Yamalit për të shkruar histori.

“Messi dhe unĂ« bĂ«mĂ« histori. Tani Ă«shtĂ« radha e Lamine Yamalit. Ajo qĂ« ka treguar nĂ« kĂ«tĂ« moshĂ« Ă«shtĂ« e jashtĂ«zakonshme”, deklaroi Ronaldinho.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, shkoi edhe më larg.

“Po, ai Ă«shtĂ« mĂ« i mirĂ« se Messi dhe Cristiano Ronaldo nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n moshĂ«. Potenciali i tij mund tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i lartĂ«. Askush nuk ka bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« po bĂ«n ai nĂ« moshĂ«n 17-vjeçare”, tha Ferdinand.

“Nuk dua tĂ« jem Messi”

Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme, Yamal është i vendosur të ndërtojë identitetin e tij.

“Messi Ă«shtĂ« futbollisti mĂ« i madh nĂ« histori. Ai Ă«shtĂ« njĂ« legjendĂ« dhe nuk mendoj se jam i denjĂ« tĂ« krahasohem me tĂ«â€, ka deklaruar talenti spanjoll.

“Nuk dua tĂ« jem Messi. Dua tĂ« ndjek rrugĂ«n time”.

E njëjta filozofi vlen edhe për Cristiano Ronaldon.

“Nuk Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« krahasohesh me askĂ«nd. Cristiano arriti gjithçka duke qenĂ« vetvetja. Edhe unĂ« dua tĂ« njihem pĂ«r atĂ« qĂ« jam, Lamine Yamal”.

Ndryshe nga shumë talente të mëdha që janë konsumuar nga pritshmëritë, Yamal duket se nuk ndikohet aspak nga zhurma përreth tij.

“UnĂ« nuk mendoj pĂ«r Topin e ArtĂ«. Dua tĂ« kĂ«naqem duke luajtur dhe tĂ« fitoj me BarcelonĂ«n dhe kombĂ«taren”.

“Presioni nuk ekziston. ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« justifikim. NĂ«se mendon tĂ« argĂ«tohesh dhe tĂ« shijosh futbollin, nuk ka presion”, thotĂ« ai.

Ish-trajneri i tij në akademinë e Barcelonës, Inocente Diaz, madje guxoi të bëjë një parashikim të madh.

“Ai Ă«shtĂ« edhe mĂ« i mirĂ« se Messi nĂ« kĂ«tĂ« moshĂ«. Brenda gjashtĂ« vitesh do ta fitojĂ« Topin e ArtĂ«.”

Frymëzimi i pazakontë: Luka Modric

Një detaj interesant që zbulon shumë për mënyrën se si mendon Yamal është idhulli i tij në fëmijëri.

Ndërsa shumica do të prisnin emra si Arjen Robben apo Franck Ribery, Yamal ka pranuar se studionte me vëmendje lojën e Luka Modricit.

“MĂ« pĂ«lqente mĂ«nyra se si Modric pasonte me pjesĂ«n e jashtme tĂ« kĂ«mbĂ«s. MĂ« dukej mĂ« interesante se driblimi, sepse lidhet mĂ« shumĂ« me mendjen dhe vizionin e lojĂ«s”, ka treguar ai.

Kjo shpjegon pse, pavarësisht se luan si anësor, ai po shndërrohet gradualisht në një organizator loje, duke u afruar gjithnjë e më shumë me qendrën e fushës.

TrajnerĂ«t qĂ« kanĂ« punuar me tĂ« besojnĂ« se nĂ« tĂ« ardhmen Yamal mund tĂ« luajĂ« edhe si “9 i rremĂ«â€, njĂ« rol qĂ« dikur e bĂ«ri legjendar Lionel Messin.

Spanja e ndërton ëndrrën e Botërorit rreth tij

Kupa e Botës 2026 po afron dhe Spanja konsiderohet një nga favoritët kryesorë për trofeun.

Në qendër të projektit qëndron pikërisht Lamine Yamal, futbollisti që ende nuk i ka mbushur 19 vjet.

Ai e ka bërë të qartë objektivin e tij:

“GjithmonĂ« e kam imagjinuar veten duke luajtur nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s dhe duke parĂ« nĂ«nĂ«n time nĂ« tribunĂ«. Shpresoj ta fitoj atĂ«â€.

Duke parë ritmin e zhvillimit të tij, shumëkush beson se futbolli mund të jetë duke parë lindjen e një epoke të re. /Telegrafi/

Man Utd ‘shpĂ«rthen’ nĂ« afatin kalimtar, 50 milionĂ« euro pĂ«r yllin e LigĂ«s Premier

4 June 2026 at 22:06


Manchester United po përgatit një lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar me vlerë rreth 50 milionë euro, teksa klubi anglez synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

“DjajtĂ« e Kuq” po shqyrtojnĂ« seriozisht mundĂ«sinĂ« e transferimit tĂ« sulmuesit francez Jean-Philippe Mateta nga Crystal Palace, i cili shihet si njĂ« alternativĂ« mĂ« ekonomike krahasuar me objektiva tĂ« tjerĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« nĂ« tregun evropian.

Sulmuesi 28-vjeçar ka hyrë në një fazë të rëndësishme të karrierës së tij, ndërsa situata e tij kontraktuale e bën një opsion tërheqës për shumë klube.

Raportohet se ai do të ishte i hapur për një rol brenda rotacionit të skuadrës, gjë që i përshtatet edhe planeve të drejtuesve të Manchester United, të cilët synojnë të rrisin konkurrencën në vijën e sulmit.

Mateta vjen pas një sezoni pozitiv, ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 50 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Crystal Palace.

Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të United, të cilët po kërkojnë një sulmues fizikisht të fortë dhe të aftë në lojën me shpinë nga porta.

Plani i klubit nga Manchesteri është pjesë e një rindërtimi më të gjerë të skuadrës, me pronarin Sir Jim Ratcliffe që synon të afrojë disa përforcime strukturore gjatë verës.

Ndërkohë, raportohet se në listën e objektivave janë edhe emra të tjerë për të kompletuar repartin ofensiv dhe mesfushën, ndërsa diskutimet e brendshme po intensifikohen përpara hapjes së afatit kalimtar.

Sipas burimeve pranë klubit, Manchester United beson se afrimi i Matetas do të ishte një lëvizje strategjike dhe financiarisht e mençur, veçanërisht duke marrë parasysh afrimin e skadimit të kontratës së tij.

Klubi anglez po synon të përfitojë nga kjo situatë për të ulur koston e transferimit dhe për të përshpejtuar negociatat.

Brenda stafit teknik, ideja për një dyshe sulmuese që kombinon profilin e tij fizik me lojtarë më të rinj dhe dinamikë po shihet si një opsion interesant për sezonin e ardhshëm.

Vendimet përfundimtare pritet të merren në javët në vijim, ndërsa Manchester United kërkon të veprojë shpejt për të mbyllur marrëveshje para konkurrencës së klubeve të tjera evropiane. /Telegrafi/

Real Madridi synon transferimin e yllit të Manchester Cityt

4 June 2026 at 20:26


Sipas raportimeve të Diario AS, Real Madridi ka nisur një ofensivë serioze për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Manchester Cityt, Josko Gvardiol.

Mbrojtësi kroat, i cili konsiderohet një nga talentët më të kompletuar në futbollin evropian, është ofruar në mënyrë aktive për një kalim të mundshëm në Madrid.

Presidenti Florentino Perez e sheh atë si një përforcim ideal për një repart mbrojtës që ka vuajtur nga mungesat dhe lëndimet.

Aftësia e Gvardiol për të luajtur si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë e bën atë një profil shumë të vlefshëm për skemat taktike të Real Madridit.

Megjithatë, Manchester City nuk ka ndërmend të lehtësojë largimin e tij.

Klubi anglez pritet t’i ofrojĂ« njĂ« kontratĂ« tĂ« re dhe shumĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«suar, veçanĂ«risht pas largimit tĂ« trajnerit Pep Guardiola, duke synuar tĂ« ruajĂ« stabilitetin e skuadrĂ«s.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit për një transferim të mundshëm në Madrid, negociatat pritet të jenë të gjata dhe nuk pritet të finalizohen para fillimit të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Kaos me biletat e BotĂ«rorit 2026: Çmime nĂ« rĂ«nie dhe dyshime pĂ«r manipulim nga FIFA

4 June 2026 at 19:29


Me vetëm një javë deri në startin e Kupës së Botës 2026, pyetjet rreth tregut të biletave po shtohen, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe shpesh kontradiktore.

Edhe pse FIFA kishte premtuar njĂ« turne “plotĂ«sisht tĂ« shitur”, nĂ« realitet mijĂ«ra bileta ende janĂ« tĂ« disponueshme nĂ« platforma tĂ« ndryshme zyrtare dhe sekondare.

“Shitur plotĂ«sisht”, por realiteti tjetĂ«r

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi nĂ« shkurt se “çdo ndeshje Ă«shtĂ« e shitur”, duke shtuar se vetĂ«m njĂ« numĂ«r i kufizuar biletash mbahet pĂ«r shitje tĂ« minutĂ«s sĂ« fundit.

Por raportimet e fundit nga BBC Sport tregojnë një pamje tjetër: për shumë ndeshje veçanërisht ato me ekipe më pak të njohura, ende ka mijëra bileta të papërdorura.

Sipas të dhënave nga platforma analitike TicketData, në një moment të fundit ishin të disponueshme rreth 74,000 bileta për 86 nga 104 ndeshje gjithsej.

Vetëm pak ditë më vonë, kjo shifër ra ndjeshëm, duke krijuar dyshime për lëvizje të pazakonta në treg.

Problemet me çmimet dhe transparencën

Një nga kritikat kryesore ndaj FIFA-s lidhet me mënyrën e shitjes së biletave.

Autoritetet në SHBA, përfshirë prokurorët e New Yorkut dhe New Jerseyt, kanë nisur hetime zyrtare ndaj FIFA-s për dyshime mbi: rritje artificiale të çmimeve, mashtrim të tifozëve dhe mungesë transparence në procesin e blerjes.

Sipas hetimeve, disa tifozë që blenë bileta në kategori të caktuara, përfunduan duke marrë vende me vlerë më të ulët se sa kishin paguar, shpesh më larg fushës.

Një tjetër kritikë është fakti se gjatë fazës së shortit nuk u publikua një strukturë e qartë çmimesh.

Shumë tifozë kuptuan koston reale vetëm në momentin e pagesës.

“LojĂ« me çmime” dhe ndryshime tĂ« vazhdueshme

FIFA pĂ«rdori njĂ« sistem tĂ« quajtur “variable pricing”, ku çmimet ndryshojnĂ« gjatĂ« fazave tĂ« ndryshme tĂ« shitjes, por pa njĂ« transparencĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r blerĂ«sit.

Në disa raste janë shtuar kategori të reja ulësesh, sidomos në zonat më afër fushës, me çmime deri 50% më të larta, pa qenë të disponueshme në fazën e parë të shortit.

Sipas raportimeve, këto ndryshime në stadiume dhe kategori kanë krijuar konfuzion të madh dhe pakënaqësi te tifozët.

A janë ndeshjet realisht të shitura?

Edhe pse FIFA kĂ«mbĂ«ngul se stadiumet janĂ« “tĂ« shitura”, realiteti duket mĂ« kompleks.

Ndeshjet me skuadra të mëdha si Argjentina, Brazili, Anglia apo Spanja pritet të jenë të mbushura pa probleme.

Por ndeshjet më pak tërheqëse si ato me ekipe të vogla ose debutuese, po hasin vështirësi serioze në shitje.

Shembujt përfshijnë takime si:

Bosnja dhe Hercegovina kundër Katarit

Kepi Verde kundër Arabisë Saudite

Kongo kundër Uzbekistanit

Në disa prej tyre, mijëra bileta mbeten ende të pa shitura, edhe në fazat e fundit.

Problemi i çmimeve të larta në ndeshjet e vendeve pritëse

Edhe ndeshjet me pjesëmarrjen e vendeve organizatore SHBA, Meksika dhe Kanadaja nuk janë shitur plotësisht.

Vetëm dy nga nëntë ndeshjet e tyre rezultojnë të shitura zyrtarisht.

Për shembull, ndeshja hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut ende kishte qindra vende të lira, me çmime që arrijnë deri në 2,273 dollarë për biletë.

Sekondarët dhe tregu i ri i spekulimeve

Një tjetër element i rëndësishëm është tregu sekondar i biletave, ku platforma si SeatGeek, StubHub dhe Vivid Seats po shfaqin mijëra lista të reja.

Raportet sugjerojnë se në disa raste, çmimet në këto platforma janë më të ulëta se çmimi zyrtar i FIFA-s, duke ngritur dyshime për shitje me humbje nga blerësit fillestarë ose rishpërndarje të organizuar të inventarit të biletave

FIFA nga ana e saj inkurajon përdorimin e platformës së saj zyrtare të rishitjes, ku mban një komision nga çdo transaksion, por kritikat për mungesë transparence vazhdojnë.

A po tenton FIFA të shmangë boshllëqet në stadiume?

Disa analiza sugjerojnë se FIFA mund të jetë duke zhvendosur bileta në tregje sekondare për të shmangur imazhin e stadiumeve gjysmë bosh, një situatë që do të kishte ndikim të madh në reputacionin e turneut.

Megjithatë, kjo mbetet e pakonfirmuar dhe vetë FIFA nuk ka dhënë përgjigje të qarta për këto pretendime.

Me çmimet qĂ« luhaten, disponueshmĂ«rinĂ« qĂ« ndryshon nga dita nĂ« ditĂ« dhe mungesĂ«n e transparencĂ«s nĂ« proces, Kupa e BotĂ«s 2026 po pĂ«rballet me njĂ« nga debatet mĂ« tĂ« mĂ«dha para fillimit tĂ« saj: a Ă«shtĂ« vĂ«rtet “e shitur plotĂ«sisht”, apo thjesht njĂ« treg i paqĂ«ndrueshĂ«m biletash?

Një gjë është e qartë, situata e biletave mbetet një nga temat më të nxehta para turneut më të madh të futbollit në botë. /Telegrafi/

Valverde tregon pamjen e tij të re para Botërorit, zbulon shenjën nga përleshja me Tchouamenin

4 June 2026 at 18:51


Mesfushori i Real Madridit dhe Uruguait, Federico Valverde, ka tërhequr vëmendjen para paraqitjes së tij në Kupën e Botës 2026, pasi berberi i tij publikoi pamje të modelit të ri të flokëve.

Përveç ndryshimit në pamje, tifozët kanë vënë re edhe një shenjë të dukshme në kokën e futbollistit, e cila lidhet me lëndimin që ai pësoi sezonin e kaluar.

Sipas raportimeve të mëparshme, shenja besohet të ketë ardhur pas një incidenti në stërvitjen e Real Madridit, ku Valverde u përfshi në një përplasje me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni.

Thuhet se gjatë atij episodi uruguaiani pësoi një dëmtim në kokë pasi goditi një tavolinë.

🚹âšȘ OJO a la CICATRIZ de FEDE VALVERDE tras su PELEA con TCHOUAMÉNI.

VĂ­a 'Barber.beer1' (TikTok) pic.twitter.com/DYklDTtDC5
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 4, 2026

Pamjet e fundit tregojnë se shenja ende nuk është zhdukur plotësisht, duke lënë të kuptohet se procesi i rikuperimit estetik vazhdon.

Megjithatë, kjo nuk pritet të ndikojë në gjendjen sportive të mesfushorit, i cili synon të jetë në formën më të mirë të mundshme për të udhëhequr Uruguain në Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

Real Madridi vendos çmim marramendës për yllin e tyre, 60 milionë euro ose asnjë marrëveshje

4 June 2026 at 18:20


Real Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Gonzalo Garcia. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të akademisë madrilene, është vlerësuar nga klubi me rreth 60 milionë euro për çdo skuadër që dëshiron të blejë plotësisht kartonin e tij.

Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e “Los Blancos” janĂ« tĂ« bindur se Garcia ka potencialin dhe cilĂ«sitĂ« e nevojshme pĂ«r tĂ« konkurruar nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta tĂ« futbollit evropian.

Edhe pse konkurrenca në repartin ofensiv është e fortë, me Kylian Mbappen si lider të sulmit dhe Endrick që po kërkon gjithnjë e më shumë hapësira, në Valdebebas besojnë se sulmuesi spanjoll mund të ketë një të ardhme të ndritur.

Megjithatë, çmimi prej 60 milionë eurosh shihet si i paarritshëm për shumicën e klubeve të interesuara.

Ekipe si Getafe, Villarreal, Valencia dhe Real Sociedad kanë monitoruar situatën e lojtarit, ndërsa interes nuk mungon as nga Bundesliga, Liga Premier dhe Serie A.

Pavarësisht kësaj, pak skuadra duken të gatshme të investojnë një shumë kaq të lartë për transferimin e tij.

Për këtë arsye, alternativa që po fiton terren është shitja e vetëm 50 për qind të të drejtave të lojtarit për rreth 30 milionë euro.

Kjo formulĂ« do t’i mundĂ«sonte Gonzalo Garcias tĂ« luante me mĂ« shumĂ« vazhdimĂ«si diku tjetĂ«r, ndĂ«rsa Real Madridi do tĂ« ruante kontroll tĂ« pjesshĂ«m mbi tĂ« ardhmen e tij dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r ta rikthyer nĂ«se shpĂ«rthen nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ«.

Klubi madrilen ka përdorur një strategji të ngjashme edhe në vitet e fundit me disa prej talenteve të akademisë, duke siguruar përfitime financiare të menjëhershme, por pa humbur plotësisht lidhjen me lojtarët që konsiderohen pjesë e së ardhmes së klubit. /Telegrafi/

“Nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ«â€ – FutbollistĂ«t iranianĂ« tregojnĂ« si po e pĂ«rjetojnĂ« luftĂ«n para KupĂ«s sĂ« BotĂ«s

4 June 2026 at 18:03


Përfaqësuesja e Iranit po përgatitet për Kupën e Botës 2026 në rrethana të jashtëzakonshme, teksa vendi vazhdon të përballet me pasojat e luftës dhe tensioneve në rajon.

Futbollistët iranianë pranojnë se situata po ndikon në aspektin psikologjik, por theksojnë se mbeten të fokusuar te objektivat sportive.

Mesfushori Saeid Ezatolahi, i cili do të luajë në Botërorin e tretë të karrierës së tij, e pranoi se për lojtarët nuk është e lehtë të qëndrojnë të përqendruar.

“PĂ«r tĂ« qenĂ« i sinqertĂ«, nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ«. PĂ«r mua dhe disa nga lojtarĂ«t mĂ« me pĂ«rvojĂ« ndoshta Ă«shtĂ« pak mĂ« e thjeshtĂ« ta menaxhojmĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, por nĂ« fund tĂ« ditĂ«s Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«. Ne po ndjekim vazhdimisht lajmet nga vendi ynĂ« dhe zhvillimet politike, gjĂ«ra qĂ« natyrisht ndikojnĂ« nĂ« mendjen e lojtarĂ«ve dhe tĂ« njerĂ«zve”, u shpreh ai.

Kombëtarja iraniane ka zhvilluar përgatitjet në Turqi gjatë javëve të fundit, ndërsa së shpejti do të zhvendoset në Meksikë, ku do të ketë bazën e saj gjatë Kupës së Botës.

Planet fillestare për qëndrim në Arizona u ndryshuan për shkak të vështirësive me procedurat e vizave.

Ezatolahi pret mbështetje të madhe nga tifozët iranianë në ndeshjet që do të zhvillohen pranë Los Angelesit.

“Presim tĂ« kemi shumĂ« tifozĂ« nĂ« stadiume dhe kjo sigurisht sjell edhe presion. PritshmĂ«ritĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« larta, por ne duam t’i bĂ«jmĂ« krenarĂ«. Duam t’u tregojmĂ« tĂ« gjithĂ«ve se iranianĂ«t janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« pĂ«rballen me çdo sfidĂ« dhe tĂ« japin maksimumin nĂ« çdo situatĂ«â€, deklaroi mesfushori 29-vjeçar.

Ndërkohë, Mohammad Ghorbani, i cili do të marrë pjesë për herë të parë në një Kupë Bote, tha se futbollistët janë të vetëdijshëm për situatën e vështirë që po kalon populli iranian.

“Po kalojmĂ« rrethana tĂ« veçanta, por ne jemi futbollistĂ« profesionistĂ« dhe duhet tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« stĂ«rvitemi e tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r garat qĂ« na presin. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, e dimĂ« se populli ynĂ« ka kaluar shumĂ« vĂ«shtirĂ«si gjatĂ« kĂ«saj periudhe dhe ne duam tĂ« arrijmĂ« rezultatet mĂ« tĂ« mira pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« atyre njĂ« arsye pĂ«r gĂ«zim”, tha ai.

Pavarësisht sfidave jashtë fushës, futbollistët iranianë insistojnë se do të japin maksimumin në turne.

Ezatolahi nënvizoi se detyra e skuadrës është të përfaqësojë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Po kalojmĂ« rrethana tĂ« veçanta, por ne jemi futbollistĂ« profesionistĂ« dhe duhet tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« stĂ«rvitemi e tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r garat qĂ« na presin. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, e dimĂ« se populli ynĂ« ka kaluar shumĂ« vĂ«shtirĂ«si gjatĂ« kĂ«saj periudhe dhe ne duam tĂ« arrijmĂ« rezultatet mĂ« tĂ« mira pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« atyre njĂ« arsye pĂ«r gĂ«zim”, tha ai.

Irani bën pjesë në Grupin G së bashku me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin.

Ndeshjen e parë do ta luajë më 15 qershor kundër Zelandës së Re, ndërsa synon të sigurojë një vend në fazën me eliminim direkt të turneut. /Telegrafi/

Interi gjen pasardhësin e Dumfries, italiani i ri kushton 30 milionë euro

4 June 2026 at 17:29


Interi duket se ka gjetur zëvendësuesin ideal për Denzel Dumfries, teksa mbrojtësi holandez po afrohet gjithnjë e më shumë me një transferim te Real Madridi.

Sipas raportimeve tĂ« fundit nga Spanja, Dumfries mund tĂ« jetĂ« njĂ« nga pĂ«rforcimet e para tĂ« “Los Blancos” pĂ«r sezonin 2026/27.

Mbrojtësi i djathtë 29-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej vetëm 20 milionë eurosh, çka e bën atë një mundësi shumë tërheqëse për klubin madrilen.

Reali po kërkon një zëvendësues afatgjatë për Dani Carvajalin dhe e sheh reprezentuesin holandez si profilin ideal për të forcuar krahun e djathtë.

Ndërkohë, Interi nuk ka humbur kohë dhe ka nisur lëvizjet për të siguruar pasuesin e tij.

Klubi zikaltër ka vënë në shënjestër Marco Palestrën, talentin italian 21-vjeçar që është në pronësi të Atalantës.

Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Cagliari, ku tregoi potencial të madh në Serie A dhe tërhoqi vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme.

Drejtuesit e Interit e konsiderojnë Palestrën si profilin e duhur për të trashëguar rolin e Dumfries.

Ai vlerësohet për aftësitë në fazën sulmuese, shpejtësinë dhe sigurinë në mbrojtje, karakteristika që përputhen me kërkesat e futbollit modern.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, mosha e re i jep hapĂ«sirĂ« tĂ« madhe zhvillimi dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« nga mbrojtĂ«sit mĂ« premtues tĂ« kampionatit italian.

Raportet bëjnë të ditur se Interi ka vendosur tashmë kontaktet e para me rrethin e lojtarit, ndërsa marrëveshja mund të arrijë vlerën e rreth 30 milionë eurove.

Nëse largimi i Dumfries drejt Madridit finalizohet, atëherë Palestra pritet të jetë zgjedhja kryesore e klubit milanez për të ruajtur konkurrueshmërinë në Serie A dhe në arenën evropiane.

Lëvizjet e mundshme të Dumfries dhe Palestrës tregojnë strategjitë e qarta të dy klubeve në afatin kalimtar të verës.

Real Madridi synon të përforcojë një pozicion kyç me një futbollist të dëshmuar në nivelet më të larta, ndërsa Interi po investon te një lojtar me perspektivë të madhe për të ardhmen. /Telegrafi/

10 futbollistĂ«t mĂ« tĂ« moshuar nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2026 – Ronaldo nuk Ă«shtĂ« i pari, Messi mbetet jashtĂ« Top 10

4 June 2026 at 16:52


Kupa e Botës 2026 do të sjellë në skenë jo vetëm talentet e rinj të futbollit botëror, por edhe disa legjenda që vazhdojnë të sfidojnë moshën.

Me listat përfundimtare të kombëtareve tashmë të publikuara, vëmendja është përqendruar edhe te lojtarët më të vjetër që do të marrin pjesë në turneun më të madh të futbollit.

Interesant është fakti se as Lionel Messi nuk bën pjesë në dhjetëshen e parë, ndërsa Cristiano Ronaldo renditet vetëm në vendin e dytë.

10. Hernan Galindez (Ekuador) – 39 vjeç, 2 muaj e 12 ditĂ«

Portieri i lindur në Argjentinë, por që përfaqëson Ekuadorin, pritet të jetë zgjedhja e parë e kombëtares së tij në Botëror. Ai është bërë figurë e rëndësishme për ekipin që nga debutimi në vitin 2021.

9. Yuto Nagatomo (Japoni) – 39 vjeç, 8 muaj e 30 ditĂ«

I njohur për periudhën e tij te Interi, Nagatomo vazhdon të jetë pjesë e Japonisë edhe në moshën 39-vjeçare. Mbrojtësi me përvojë pritet të ketë një rol më shumë si lider në dhomat e zhveshjes.

8. Fernando Muslera (Uruguai) – 39 vjeç, 11 muaj e 26 ditĂ«

Legjenda e portës uruguaiane është rikthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë. Edhe pse nuk pritet të jetë titullar, eksperienca e tij mbetet e paçmueshme.

7. Vozinha (Kepi i GjelbĂ«r) – 40 vjeç e 8 ditĂ«

Portieri veteran i Kepit të Gjelbër ka kaluar kufirin e 40 viteve dhe vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të kombëtares së tij.

6. Manuel Neuer (Gjermani) – 40 vjeç, 2 muaj e 15 ditĂ«

Pas pensionimit nga kombĂ«tarja, Neuer u rikthye pĂ«r shkak tĂ« problemeve me lĂ«ndimet nĂ« repartin e portierĂ«ve tĂ« GjermanisĂ«. Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se do tĂ« jetĂ« titullar apo jo.

5. Edin Dzeko (Bosnje dhe HercegovinĂ«) – 40 vjeç, 2 muaj e 25 ditĂ«

Sulmuesi legjendar vazhdon të jetë vendimtar për Bosnjën. Ai ishte një nga protagonistët kryesorë në kualifikimin e ekipit për Kupën e Botës 2026.

4. Luka Modric (Kroaci) – 40 vjeç, 9 muaj e 2 ditĂ«

Kapiteni kroat vazhdon të jetë zemra e ekipit kombëtar. Botërori 2026 mund të jetë turneu i fundit i karrierës së tij madhështore.

3. Guillermo Ochoa (MeksikĂ«) – 40 vjeç, 10 muaj e 29 ditĂ«

Heroi i shumë Botërorëve për Meksikën vazhdon të jetë pjesë e kombëtares, edhe pse nuk konsiderohet më zgjedhja e parë në portë.

2. Cristiano Ronaldo (Portugali) – 41 vjeç, 4 muaj e 6 ditĂ«

Një rekord më vete. Cristiano Ronaldo do të marrë pjesë në Kupën e tij të gjashtë të Botës, duke vendosur një tjetër standard historik. Portugezi synon trofeun e vetëm madhor që ende mungon në koleksionin e tij.

Megjithatë, ai nuk do të mund të thyejë rekordin e golashënuesit më të vjetër në historinë e Botërorëve, që vazhdon të mbahet nga Roger Milla.

1. Craig Gordon (Skoci) – 43 vjeç, 5 muaj e 11 ditĂ«

Portieri skocez është futbollisti më i moshuar që do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.

Gordon debutoi në futbollin profesionist në një epokë kur shumë prej yjeve të sotëm ende nuk kishin lindur.

Megjithatë, edhe nëse luan në turne, ai nuk do të arrijë rekordin absolut të portierit egjiptian Essam El-Hadary, i cili mbetet futbollisti më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në Kupën e Botës, në moshën 45-vjeçare gjatë Botërorit të vitit 2018.

Vlen të theksohet se Lionel Messi, pavarësisht se do të jetë 38 vjeç në këtë Botëror, nuk arrin të futet në Top 10, duke u renditur në vendin e 11-të në listën e lojtarëve më të moshuar të turneut. /Telegrafi/

Before yesterdayTelegrafi

Zyrtare: Napoli blen përfundimisht Hojlund nga Manchester United

3 June 2026 at 15:56


Napoli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin përfundimtar të sulmuesit danez Rasmus Hojlund nga Manchester United, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes së huazimit me të drejtë blerjeje.

Klubi napolitan publikoi njoftimin zyrtar sot (e mërkurë), duke bërë të ditur se 23-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës në mënyrë të përhershme.

“Napoli njofton se janĂ« pĂ«rmbushur kushtet pĂ«r blerjen pĂ«rfundimtare tĂ« tĂ« drejtave sportive tĂ« Rasmus Hojlund nga Manchester United”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e klubit.

Napoli rikujtoi gjithashtu kontributin e sulmuesit danez gjatë sezonit të kaluar.

Hojlund shĂ«noi gol nĂ« debutimin e tij mĂ« 13 shtator nĂ« fitoren 3-1 ndaj FiorentinĂ«s nĂ« “Artemio Franchi” dhe e mbylli sezonin me 16 gola nĂ« 44 paraqitje nĂ« tĂ« gjitha garat.

Ai luajti një rol të rëndësishëm edhe në triumfin e Napolit në Superkupën e Italisë, duke realizuar në gjysmëfinalen e fituar ndaj Milanit.

“Urime, Rasmus!”, pĂ«rfundon mesazhi i klubit.

Sipas marrëveshjes, Napoli kishte paguar 6 milionë euro për huazimin njëvjeçar të sulmuesit verën e kaluar, ndërsa tani do të jap edhe 44 milionë euro të tjera për ta bërë transferimin e tij përfundimtar.

Për Hojlund, ky është rikthimi i dytë i suksesshëm në Serie A. Para se të transferohej te Manchester United në vitin 2023, ai kishte luajtur një sezon me Atalantën, ku realizoi 10 gola në 34 ndeshje.

GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« tij trevjeçare nĂ« “Old Trafford”, danezi regjistroi 26 gola nĂ« 95 paraqitje me fanellĂ«n e Manchester United.

Napoli siguroi aktivizimin e klauzolës së blerjes pas kualifikimit matematikor në Ligën e Kampionëve, një objektiv që u arrit para përfundimit të sezonit.

Klubi napolitan e mbylli sezonin 2025/26 në vendin e dytë në Serie A dhe fitoi Superkupën e Italisë, ndërsa në ditët në vijim pritet të zyrtarizojë emërimin e Massimiliano Allegrit në postin e trajnerit, pas largimit të Antonio Contes. /Telegrafi/

❌
❌