Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayTelegrafi

Komuna e Çairit, së shpejti bibliotekë në Çarshi të vjetër

7 June 2026 at 20:45


Pas Panairit të parë shqiptar të librit, Komuna e Çairit do të nis procedurën e një projekti të ri në Çarshinë e vjetër të Shkupit gjegjësisht hapjen e një biblioteke moderne për të rinjët dhe adhuruesit e librit.

Kryetari, Izet Mexhiti me këtë rast theksoi se Komuna e Çairit po bën investime në kulturën shqiptare, arsimin, botimet dhe artin.

“Prandaj sot si vazhdim i kësaj nisme kulturore dua të paralajmëroj edhe një hap tjetër të rëndësishëm. Komuna e Çairit do të nis procedurën për përgaditjen e projektit për një leximore-bibliotekë me libra në gjuhën shqipe. Qëllimi ynë që hapësira mbi sheshin Skënderbe ku ekziston një konstruksion me potencial transformimi të merr një funksion të ri kulturor dhe arsimor. Duam që ajo hapësirë të shëndrrohet në një leximore dhe bibliotekë moderne. Vend ku të rinjtë do të mund të lexojnë, studiojnë, hulumtojnë, punojnë, takohen me autorë dhe të krijojnë ide të reja.” tha Mexhiti.

“Shkupi si një nga tre qendrat më të mëdha të shqiptarëve në rajon na ktheu me këtë aktivitet dashurinë e vet për gjuhën shqipe, ju flm të gjithëve për këtë her ta çojmë gjuhën shqipe në një nivel tjetër me aktivitete të tilla të jashtëzakonshme.- tha Irena Toçi, botuese.

“Ky manifestim të jetë i përjetshëm dhe të rritet nga viti në vit, urime edhe njëherë.” – u shpreh Akademiku, Ali Aliu.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti theksoi se në ditët në vijim do të vazhdojnë me aktivitetet kulturore dhe sportive,në kuadër të manifestimeve që hapin programin veror të Çairit. /rtvm2

Përdorimi i pakujdesshëm i trotinetëve, lëndime të shumta, deri edhe në raste fatale

7 June 2026 at 20:09


Trotinetët elektrikë që po drejtohen nga të rinjtë, e madje edhe nga fëmijët, po paraqesin rrezik si për vetë ata ashtu edhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Ka pasur raste kur për shkak të shpejtësisë së madhe ata janë përplasur me këmbësorët apo edhe me automjetet dhe pasojat kanë qenë të mëdha deri edhe në fatale, pasi në të shumtën e rasteve ata nuk i përdorin paisjet mbrojtëse.

Mjeku i ndihmës së shpejtë Sejfullah Ademi për TVM2 thekson se është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga aksidentet me trotinetë elektrikë.

“Lëndimet janë jashtëzakonisht të rënda, duke filluar që nga lëndimet e kokës, fytyrës, gjë që kërkon intervenime shtesë, tronditje në tru si dhe padyshim ekstremitetet e pësojnë. Neve si ndihmë e shpejtë ballafaqohemi në vazhdimësi me kështu raste dhe apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes pasiqë lëndimet janë të rënda.” – tha mjeku i ndihmës së shpejtë, Sejfullah Ademi.

Qytetarët e anketuar nga ekipi ynë thonë se trotinetët elektrikë shkaktojnë rrezik për këmbësorët, e sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

“Të rrezikshëm janë, mendoj që duhet të ndalohen për fëmijët, duhet të vihet ndonjë kusht me moshë prej çfarë moshe mund të vozitet.”

“Po e shohim edhe vetë si është puna, po shkojnë djem të rinj, me motoçikleta e krejt janë problem, shpresojmë të vjen një ligj që i rregullojnë.” – u shprehën disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se kanë nisur përgaditjet për rregullativën Ligjore, e cili pritet të parasheh një sërë rregullash në komunikacion për përdorimin e trotinetëve elektrike.

“Për momentin po bëhet analizë e kuadrit ekzistues ligjor dhe po përgatiten propozim-zgjidhjet për avancimin e tij. Grupi i punës po punon në mënyrë intensive, gjatë së cilës po shqyrtohen rekomandimet dhe praktikat e mira në këtë fushë, përvojat krahasuese nga shtetet tjera, por edhe sfidat me të cilat përballemi”, - thonë nga MPB.

Drejtuesit e trotinetëve duhet të bartin helmetë mbrojtëse, ndërsa në mbrëmje obligohen të mbajnë jelek reflektues.
Autoritetet kompetente apelojnë te prindërit që të kenë kujdes që fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare të mos lejojnë të përdorin trotinetë elektrikë sepse e rrezikojnë veten dhe pjesmarrësit tjerë në komunikacion. /rtvm2

Mexhiti: Po sjellim ligj për përfaqësim të drejtë, BDI nuk arriti ta bëjë as për 24 vite qeverisje

7 June 2026 at 19:11


Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, thotë se me ligjin për Përfaqësim të Drejtë po miratohet ligj i një të drejte që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e të cilin BDI nuk ka arritur ta bëj përgjatë qeverisjes së saj mbi dy dekadëshe.

Mënyra e votimit me badenter të vogël, sipas Mexhitit nuk paraqet problem, ashtu siç pretendon opozita shqiptare.

“Për herë të parë do të mirret qeveria e Maqedonisë së Veriut me përfaqësimin adekuat, kjo pikë. Tjetra është vetëm teatër, sepse nuk mund ta paramendojnë atë që s’kanë mund ta bëjnë për 24 vite, VLEN – i po e bën 24 muaj. Pak e rëndësishme është me Badenter të Madh ose të vogël, 24 vite s’kanë mund të sjellin ligj, VLEN-i për 24 muaj po sjell ligj për përfaqësim adekuat, pikë.” – tha Mexhiti.

Bizneset në Maqedoni po përballen me mungesë të punëtorëve

7 June 2026 at 18:18


Ikja e të rinjve për punë sezonale jashtë vendit po krijon mungesë të fuqisë punëtore në vend. Për shkak të interesimit të ulët për punë në sektorë të ndryshëm, shumë dyqane, restorante dhe kompani kanë filluar të vendosin njoftime për të kërkuar punëtorë sezonalë.

Pronarët e bizneseve thonë se po hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve, pasi një numër i madh të rinjsh zgjedhin të punojnë gjatë sezonit veror në vendet e Evropës, ku pagat janë dukshëm më të larta.

Sipas tyre, mungesa e stafit po ndihet veçanërisht në sektorin e gastronomisë dhe shërbimeve, ku kërkesa për punëtorë rritet gjatë periudhës së verës.

”Nuk ka çirak, shumë rrallë. Në të këtë pjesë të çarshisë mund të ketë vetëm një të ri në të gjithë këto 50 dyqane. Më herët kishte çdo dyqan nga dy çirakë. Perse ndodhë kjo? Jo, nuk duan të punojnë. Po studentët? Të gjithë ikin jashtë shtetit, shkojnë në Kroaci, tha një pronar biznesi.

“Këtu kam punëtor që merr 1000 euro në muaj e jashtë shtetit nuk mund të ndaje aq para pasi paguan qira, ushqim, faturat të cilat duhet të paguhen e këtu me 1000 euro kalon më mirë. E perse shkojnë jashtë shtetit pra? Mendojnë se atje është më lehtë e më mirë por njoh shumë të cilët kanë shkuar atje dhe janë dëshpëruar,” tha një tjetër pronar biznesi.

Nga ana tjetër, të rinjtë vlerësojnë se punët sezonale jashtë vendit u ofrojnë të ardhura më të mira dhe mundësi për të kursyer më shumë, duke bërë që tregu vendor i punës të përballet çdo vit me të njëjtin problem, mungesën e punëtorëve sezonalë gjatë verës. /Alsat.mk

Rikonstruimi i Qeverisë, Mexhiti: Do të ketë zëvendësime

7 June 2026 at 17:37


Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, është deklaruar për rikonstrumin e Qeverisë.

Ai mes tjerash paralajmrëoi se do të ketë zëvendësime të kuadrove që siç tha ai, duhet t’a lirojnë vendin për t’u zëvendësuar me më të mirë.

”Ne jemi ulur me z. Mickoskin dhe jemi marrë vesh që do të kemi rikosntruim. Në takimin e radhës do caktohen parimet e rikonstruimit, Normal që në VLEN ka takime të vazhdueshme, vlerësohet puna e çdo funksionari, ata që meritojnë të ecin do të kenë mbështetje, ata që duhet ta lirojnë vendin për gjenerata të tjera, për kuadro tjera, do të zëvndësohen me më të mirë”, theksoi Izet Mexhiti.

Kongresi i LSDM-së, Filipçe: Nuk kemi më kohë për të humbur, qeveria nuk duhet ta mbajë peng vendin nga rruga drejt BE-së

7 June 2026 at 16:50


Partia opozitare LSDM në Kongresin e 32-të programor “Shteti yt, shansi yt” miratoi një platformë të re ideologjike, e cila, siç theksoi në fjalimin e tij kryetari i partisë Venko Filipçe, do të konfirmojë vazhdimësinë në thelbin e socialdemokracisë – drejtësi në vend të privilegjeve, solidaritet dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Sa i përket integrimeve evropiane, ai përmendi Samitin e Bashkimit Evropian të mbajtur në Tivat dy ditë më parë, në të cilin, sipas tij, zgjerimi po merr sërish moment politik që nuk duhet humbur. Filipçe në disa pika e paraqiti veprimin e mëtejshëm të partisë sipas platformës së re.

“Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nga ky moment e tutje duhet të ushtrojë presion të fortë, të vazhdueshëm dhe të përgjegjshëm ndaj pushtetit në tre drejtime. Së pari, të kërkojë plan të qartë shtetëror për hapjen e klasterëve dhe kapitujve në negociata. Së dyti, të ofrojë alternativë socialdemokrate ndaj këtij stagnimi ekonomik dhe institucional. Së treti, të mobilizojë të gjithë opinionin progresiv – jo vetëm anëtarësinë e partisë, por edhe sindikatat, sektorin civil, profesionistët dhe të rinjtë”, tha Filipçe.

Ai kritikoi pushtetin se me qeverisjen e tij demokracia po zbehet dhe kostot e jetesës po rriten, duke dërguar edhe mesazh të hapur.

“Koha e justifikimeve ka mbaruar. Maqedonia nuk ka më vite për të humbur. Nëse nuk jeni të aftë ta shfrytëzoni momentin, nëse nuk jeni të aftë ta lëvizni shtetin përpara, nëse nuk jeni të aftë të ndërtoni besim, atëherë largohuni nga rruga e shtetit. Sepse Maqedonia nuk duhet të jetë peng i pavendosmërisë suaj”, u shpreh Filipçe.

Osmani: VLEN e anuloi edhe parimin e “Badenterit të vogël”

7 June 2026 at 15:49


Me heqjen e parimit të ashtuquajtur Badenteri i vogël në sjelljen e projekt-ligjit për përfaqësim të drejtë u kalua vija e kuqe nga VLEN-i, alarmoi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, nga Kuvendi Zgjedhor i degës Çair.

Sipas tij, me këtë është rrënuar mekanizmi qendror i arkitekturës së barazisë që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e rrënimi i kësaj Marrëveshjeje, sipas tij, është kërcënim ekzistenical për shqiptarët e Maqedonisë.

“Dje e arritën kulmin! Dje e kaluam vijën e kuqe. Dje e rrënuan krye-mekanizmin e arkitekturës sonë të barazisë, zemrën e Marrëveshjes së Ohrit. E anuluan Badenterin ose shumicën e dyfishtë. I ashtuquajturi “Badenter i vogël” është shpikje e cila e heq gurin mbi të cilin qëndron Marrëveshja e Ohrit. Tanimë kjo nuk ka të bërë me mosmarrëveshje politike, me debat politik! Këtu rrënohen themelet me të cilën është ndërtuar paqja dhe bashkëjetesa”, tha Bujar Osmani – nënkryetar i BDi-së .

Nikolloski: Janë realizuar mbi 65 për qind e punimeve për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Aeroportit të Ohrit

7 June 2026 at 14:55


Ministri i Transportit dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, inspektuan sot punimet për zgjerimin dhe modernizimin e Aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër.

Sipas autoriteteve, mbi 65 për qind e punimeve janë realizuar, ndërsa projekti me vlerë 2.7 milionë euro parashikon shtimin e 4.500 metrave katrorë hapësirë funksionale për përmirësimin e kushteve për udhëtarët dhe stafin.

“Rindërtimi dhe zgjerimi i aeroportit të Ohrit është diçka që i ka munguar prej kohësh këtij aeroporti dhe më në fund po bëhet realitet. Pas rreth dy muajsh do të kemi një aeroport që do të duket sikur është ndërtuar dje, me një zgjidhje krejtësisht të re, zgjerim të terminalit, të hapësirave për mbërritje dhe nisje të pasagjerëve, gjë që do të sjellë një stimul të madh ekonomik. Nëse kësaj i shtojmë edhe autostradën Ohër-Kërçovë, pjesa që çon drejt aeroportit tashmë është përfunduar, ndërsa së shpejti do të hapen edhe segmente të reja të saj. Kjo do të thotë një rilindje e plotë për të gjithë rajonin”, deklaroi Nikolloski.

Andonovski: Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të nisë sistemi “Roaming si në shtëpi”

7 June 2026 at 14:07


Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski tha se në fillim të vitit të ardhshëm pritet të nisë sistemi “Roaming si në shtëpi”. Ai tha se të gjitha përgatitjet nga ana jonë kanë përfunduar dhe pritet nënshkrimi i marrëveshjes me Komisioni Evropian për këtë iniciativë.

Më tej sqaroi se shpenzimet për komunikimet roaming në vendet e Bashkimit Evropian do të jenë të njëjta me ato që qytetarët paguajnë në vend, ndërsa e njëjta do të vlejë edhe për të huajt që do të përdorin shërbimet roaming kur të vijnë tek ne.

“Sa u përket afateve, ato nuk varen nga ne. Pozitive është se negociojmë secili shtet veçmas, që do të thotë se sa më shpejt t’i përmbushim kushtet dhe sa më shpejt të ecë procesi, aq më shpejt do ta përfundojmë. Pres që gjatë këtij viti të përfundojnë negociatat dhe të përcaktojmë tekstin e marrëveshjes, ajo të kalojë në mbledhje të Qeverisë, të ratifikohet në Kuvend dhe të jemi të gatshëm që të parët ta fillojmë këtë proces nga Ballkani Perëndimor. Shpresa ime e sinqertë është që kjo të jetë në janar të vitit 2027”, tha Andonovski.

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata kufitare

7 June 2026 at 13:19


Sot trafiku në të gjitha rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është i moderuar, dhe në pikat kufitare në anën e RMV-së aktualisht nuk ka vonesa më të gjata as për hyrje dhe as për dalje nga vendi.

LAMM u bën apel shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në pjesët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Rrugët më kritike janë Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në kuadër të regjimit sezonal të trafikut, rruga Ohër – Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar Galiçicë është e hapur për të gjitha llojet e automjeteve me një masë deri në 3.5 ton.

Ndërkohë, në disa rrugë rrugore në të gjithë vendin po kryhen aktivitete ndërtimi dhe riparimi. Në autostradën A2, në segmentin Gostivar – Strazhë, po riparohen disa ura dhe viadukte, dhe është futur një regjim i përkohshëm trafiku deri në përfundimin e punimeve.

Punime ndërtimi po kryhen edhe në urat mbi lumin Vardar pranë fshatit Zhelinë, si dhe në autostradën A1, seksioni Smokvicë – Gjevgjeli, ku po punohet për instalimin e një tubacioni ndërlidhës gazi.

Në unazën rrugore të Shkupit, në rrugën shtetërore A2, po rehabilitohet një pjesë e rrugës midis kryqëzimeve Vollkovë dhe Kondovë. Për shkak të punimeve, korsia e majtë është e mbyllur dhe trafiku po lëviz në korsinë e mesme dhe të djathtë.

Privohen nga liria tetë persona, policia u gjeti substanca narkotike

7 June 2026 at 12:33


Tetë persona janë arrestuar në vende të shumta në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, pasi u është gjetur drogë në posedim, njoftoi Ministria e Brendshme.

Në Shkup, oficerët e policisë nga SPB Shkup ndaluan G.D. (30) nga Velesi, F.P. (28) nga Kumanova, si dhe I.M. (23), B.V. (27), A.B. (27) dhe A.Sh. (29), të gjithë nga Shkupi, në vende të ndryshme. Gjatë kontrolleve, tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, si dhe substanca të grimcuara dhe pluhur.

Në Tetovë, në rrugën Ilindenska në orën 23:40, është ndaluar E.B. (19) nga Tetova, ndërsa gjatë kontrollit është gjetur marihuanë.
Në Manastir, rreth orës 01:00 të mëngjesit në rrugën “Partizanska”, pranë palestës sportive, policia arrestoi S.T. nga Manastiri, pasi tek ai u gjet edhe marihuanë.

Ministria e Brendshme informon se pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të gjithë individëve do të ngrihen akuza përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Andonovski: Me licencat SMART po vendosim digjitalizim të plotë të procesit të lëshimit dhe kontrollit të licencave shtetërore

7 June 2026 at 11:58


Ministria e Transformimit Digjital prezantoi sot sistemin e ri të licencave SMART, i cili mundëson digjitalizimin e plotë të procesit të lëshimit dhe kontrollit të licencave shtetërore.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, deklaroi se modeli i ri ofron verifikim të shpejtë dhe të lehtë të vlefshmërisë së licencave përmes kërkesave elektronike, regjistrit elektronik, kodeve QR dhe një sistemi transparent me gjurmë të verifikueshme.
Sipas tij, qytetarët, inspektorët dhe subjektet e tjera do të mund të kontrollojnë menjëherë nëse një licencë është e vlefshme apo e skaduar, duke skanuar kodin QR që i çon në një regjistër elektronik aktiv.

“Kjo do të thotë se qytetari, inspektori ose një subjekt tjetër mund të kontrollojë qartë dhe shpejt nëse një licencë është e vlefshme apo ka skaduar. Me licencat SMART, qytetarët fitojnë mundësinë për të verifikuar shpejt vlefshmërinë e një licence, kompanitë përballen me më pak kontrolle administrative dhe kërkesa për vërtetime, ndërsa institucionet fitojnë një lidhje të qartë me regjistrin unik”, deklaroi Andonovski.

Andonovski theksoi se deri më tani nuk ka ekzistuar një mënyrë e tillë verifikimi, ndërsa sistemi aktualisht përdoret në Ministrinë e Transformimit Digjital dhe po testohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë për licencat e diskotekave, kabareve dhe kafeneve.
Ai shtoi se sistemi tërheq automatikisht një pjesë të dokumenteve, ndërsa të tjerat ngarkohen në formë elektronike. Baza aktuale përfshin rreth 340 mijë përdorues dhe synimi është që ajo të lidhet me institucione të tjera shtetërore.

Sipas ministrit, zbatimi nuk do të realizohet menjëherë në të gjitha institucionet, por sistemi është lehtësisht i përshtatshëm për fusha të ndryshme, si transporti, logjistika, sigurimet, hoteleria, drejtësia, mjedisi, urbanizmi dhe lejet e ndërtimit.

Sërish u marshua për tragjedinë e Koçanit, prindërit e viktimave kërkuan përgjegjësi institucionale

7 June 2026 at 11:10


Koçani marshoi masivisht këtë të shtunë në kujtim të atyre që vdiqën në tragjedinë e tmerrshme në diskotekën Pulse.

Në "Marshimin për Engjëjt" të 45-të radhazi, prindër, të afërm dhe qytetarë të shumtë kërkuan përgjegjësi të menjëhershme institucionale dhe një përgjigje të qartë për pyetjen nëse të gjithë vepruan me ndërgjegje dhe profesionalizëm në detyrat e tyre zyrtare.

Marshimi filloi në orën 18:05 nga Parku i Revolucionit, dhe procesioni paqësor kaloi para Prokurorisë së Përgjithshme, Stacionit të Policisë dhe Gjykatës Themelore, duke përfunduar para sallës sportive Koçani Angels.

"Nuk po kërkojmë një vendim paraprak, por të vërtetë dhe seriozitet"

Mesazhi i marshimit të këtij viti iu drejtua drejtpërdrejt institucioneve gjyqësore dhe gjyqit që duhet të përcaktojë fajësinë për zjarrin fatal.

Prindërit e viktimave theksuan se qëllimi i tyre nuk është të gjykojnë në rrugë, por të arrijnë seriozitet dhe dinjitet në procedurë. Sipas tyre, pyetja kryesore nuk është vetëm ajo që ndodhi kur flakët ishin përhapur tashmë, por nëse autoritetet kishin bërë më parë gjithçka brenda detyrimit të tyre ligjor për të parandaluar katastrofën.

Rozeta Dzhamova, motra e djalit të ndjerë, vuri në dukje se familjet në sallën e gjyqit kanë dëgjuar për protokolle të papërfunduara dhe urdhra gojorë për muaj të tërë, ndërsa thelbi është nëse sistemi ka funksionuar fare.

Kryetari i Shoqatës "16 Mars 2025 Koçani", Aleksandar Naunov, tha se askush nuk po kërkon një vendim pa prova, por theksoi se është për të ardhur keq që sistemi ka heshtur për dështime të shumta për vite me radhë.

Marshimi pasoi një seancë dëgjimore kontroverse në të cilën disa nga oficerët e policisë të akuzuar pretenduan se u sollën në gjykatë vetëm sepse "shpëtuan fëmijë".

Prokuroria po akuzon 13 oficerë policie të cilët, gjatë kontrolleve në kabarenë "Pulse" në periudhën nga 14 deri më 16 mars 2025, nuk morën masa të përshtatshme mbrojtëse, as nuk penguan përdorimin e piroteknikës së padeklaruar dhe të rrezikshme.
Bilanci i tmerrit në "Pulse": 63 të vdekur dhe 200 të plagosur

Zjarri i tmerrshëm në diskotekën "Pulse" ndodhi më 16 mars 2025, duke lënë pas 63 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur.

Seanca kryesore gjyqësore pas aktakuzës së miratuar filloi më 19 nëntor 2025, dhe për arsye sigurie dhe interesi të madh, gjyqet po mbahen në sallën e posaçme të gjyqit brenda Qendrës Korrektuese "Idrizovë".

Familjet thonë se nuk do t'i ndalin marshimet derisa të vihet drejtësia plotësisht.

OBRM-PDUKM: Dëshmuam se mund të udhëheqim politika evropiane pa poshtërim dhe pa dëmtuar interesat kombëtare

7 June 2026 at 10:33


LSDM dhe Venko Filipçe nuk mund ta fshehin nervozizmin e tyre, kështu që janë shndërruar në një parapost bullgar, thonë nga OBRM-PDUKM.

"Nuk mund ta pranojnë faktin që vendi më në fund ka një qeveri burrështetasish që mbron interesat e shtetit dhe po vëren rezultate pozitive, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM tregon se Maqedonia mund të ndjekë politikën evropiane pa poshtërim, pa tregtuar identitet dhe pa pranuar diktat në dëm të interesave kombëtare maqedonase. Kjo shkakton nervozizëm të madh tek Filipce, dora e zgjatur e Zoran Zaev i cili njihet për tradhtitë më të mëdha kombëtare, prandaj ai dëshiron ta tejkalojë mentorin e tij, prandaj çdo ditë kërkon ndryshime kushtetuese dhe kështu një ripërcaktim të historisë. Vetëm për një javë, Maqedonia mori njohje për punën dyvjeçare të përkushtuar të Qeverisë dhe konfirmim të fortë të drejtimit të duhur në të cilin po lëviz vendi. Së pari, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dërgoi një mesazh të qartë nga Shkupi se vendi ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e Axhendës së Reformave, dhe më pas pasoi zgjedhja e Maqedonisë si anëtare e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara - ECOSOC, për periudhën 2027-2029. Kjo po ndodh për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë dhe është një një sukses serioz diplomatik që përfaqëson besim, kapacitet të njohur dhe konfirmim ndërkombëtar për vendin. Paralelisht, u miratua draft-raporti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili dërgon një mesazh të rëndësishëm se vendi mbetet i njohur qartë si një vend evropian që është i përkushtuar ndaj reformave, stabilitetit rajonal dhe partneritetit me BE-në dhe NATO-n. Dhe këtu nuk duhet të harrojmë përfundimin e procesit të pas-monitorimit me Këshillin e Evropës, i cili konfirmon se Maqedonia i plotëson të gjitha kapacitetet demokratike", thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë në pushtet, me OBRM-PDUKM-në shteti është një vend që ndërton partneritete, fiton besim dhe jep rezultate, ndryshe nga LSDM-në dhe Filipçe që po zbatojnë axhendën e dikujt tjetër.

LSDM sot do të mbajë kongresin partiak

7 June 2026 at 09:49


Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë do të mbajë sot në Shkup Kongresin e 32-të, i cili do t'i kushtohet finalizimit dhe miratimit të platformës së re ideologjike dhe kornizës programore të partisë.

Këto janë dokumente që duhet të përcaktojnë drejtimet e ardhshme politike dhe prioritetet kryesore të LSDM-së në periudhën e ardhshme.

Sipas njoftimeve të partisë, Kongresi do të zhvillohet në dy pjesë - të hapur dhe të mbyllur të punës.

Pjesën e hapur do ta mbajë Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare, do të fillojë seanca e punës, në të cilën delegatët do të ndahen në grupe të organizuara sipas gjashtë shtyllave programore. Brenda këtij kuadri, dokumentet do të shqyrtohen, analizohen dhe përpunohen më tej, të cilat më pas do të dorëzohen për miratim në versionin e tyre përfundimtar.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

7 June 2026 at 09:10


Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Nga mesdita do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit afatshkurtër.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 15 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 34 gradë.

Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë paqëndrueshmëri me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura minimale 15 gradë, maksimale 32 gradë.

Përmbyllet pa sukses takimi i radhës i Komisionit Historik Maqedoni e Veriut–Bullgari

6 June 2026 at 20:51


Takimi i radhës i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i mbajtur në Shkup, ka përfunduar pa rezultate konkrete, njoftuan përfaqësuesit e palës bullgare.

Sipas tyre, anëtarët nga Maqedonia e Veriut kanë refuzuar të miratojnë një tekst rekomandimi për paraqitjen e Kryepeshkopatës së Ohrit në tekstet shkollore për klasën e shtatë, i cili ishte harmonizuar në parim që në qershor të vitit 2024.

Gjatë ditës së dytë të takimit, përfaqësuesit bullgarë i informuan kolegët e tyre për pjesën e raportit të fundit të Parlamentit Evropian që lidhet drejtpërdrejt me punën e komisionit. Në raport, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) inkurajon fuqishëm komisionin që të arrijë rezultate të qarta dhe të prekshme, bazuar në fakte historike të dokumentuara dhe burime autentike.

Takimi i ardhshëm i Komisionit Historik është planifikuar të mbahet në shtator në Sofje.

Komisioni i Përbashkët Historik u krijua në bazë të Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë, të nënshkruar më 1 gusht 2017 ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, ai ka miratuar rekomandime për përkujtimin e përbashkët të disa figurave historike, përfshirë Shën Kirilin dhe Metodin, Shën Naumin, Shën Klementin e Ohrit dhe Mbretin Samuil, si dhe rekomandime për ndryshime në tekstet shkollore të historisë në të dy vendet.

Të shtëna me armë zjarri në Shishovë të Shkupit, MPB jep detaje

6 June 2026 at 20:10


Një 43-vjeçar nga fshati Shishovë i Shkupit është arrestuar sot nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një bashkëfshatari dhe i ka shkaktuar lëndim në vesh.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit, ndërsa pas denoncimit dhe ndërmarrjes së masave policore, i dyshuari është privuar nga liria. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

“Sot (06.06.2026), zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjorçe Petrov arrestuan G.A. (43) nga fshati Shishovë, në rajonin e Shkupit, pas një denoncimi të bërë rreth orës 16:10 nga I.Sh., gjithashtu nga Shishova, se G.A. kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij në hyrje të fshatit dhe i kishte shkaktuar lëndim në pjesën e veshit. Sipas denoncimit, G.A. dhe S.A., të dy nga Shisheva, e kishin ndaluar ankuesin, pas së cilës G.A. kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte shtënë në drejtim të tij. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Sali: Provimin e Jurisprudencës është miratuar në vitin 2019, do të jepet edhe në gjuhën shqipe

6 June 2026 at 19:32


Përfaqësuesit e Koalicionit VLEN zotohen se do ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës që Qeverisjet e kaluara e lanë të hapur.

Sipas Zv/Kryeministrit të parë Bekim Sali, ajo që nuk u realizua për 25 vite, po realizohet me VLEN në Qeveri, dhe më në fundë Provimi i Jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, dhe se zëri i studentëve çdoher do të dëgjohet.

“Ligji aktual për Provimin e Jurisprudencës është miratuar në vitin 2019. Ata që sot përpiqen të bëjnë humor të zi dhe të dezinformojnë opinionin publik, në atë kohë kishin mundësinë ta parashihnin dhënien e provimit edhe në gjuhën shqipe. Fatkeqësisht, ashtu siç nuk e bënë për më shumë se dy dekada, edhe pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, nuk e realizuan këtë të drejtë. Sidoqoftë, atë që nuk e bënë për 25 vjet, sot po e realizojmë ne. Me VLEN në Qeveri, Provimi i Jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Ne mbajmë premtimet e dhëna. Ndërsa të tjerët përhapin të pavërteta, ne vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve dhe studentëve. Krahas kësaj, po punohet intensivisht edhe për provime të tjera profesionale dhe shtetërore, me qëllim që edhe ato të mundësohen në gjuhën shqipe. Provimi i Jurispodences do jepet edhe ne gjuhën shqipe”, - thonë nga kabineti i zv/Kryeministrit të parë, Bekim Sali.

Ndryshe provimi i jurisprudencës jepet në pesë sesione të provimit. Kandidati që ka filluar dhënien e njërit prej provimeve, duhet ta kalojë pjesën teorike në tre sesione të provimit të njëpasnjëshme.

Rritje e dhunës në familje në maj, MPB: 191 raste dhe rritje e ndjeshme e kallëzimeve

6 June 2026 at 18:44


Vetëm gjatë muajit maj 2026 janë raportuar gjithsej 191 vepra penale të dhunës në familje, që paraqet rritje prej 70,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21.

Sipas tyre, pjesa më e madhe e rasteve lidhen me “lëndim trupor” me 130 raste dhe “rrezikim të sigurisë” me 52 raste. Në kategorinë e veprave më të rënda është regjistruar një vrasje në rajonin e SPB Manastir dhe dy raste të lëndimeve të rënda trupore.

Numri më i madh i rasteve është evidentuar në Shkup, me 62 vepra penale të raportuara. Gjatë kësaj periudhe, MPB ka paraqitur gjithsej 137 kallëzime penale, që paraqet rritje prej 71,3% krahasuar me majin e vitit të kaluar. Ndaj 144 autorëve janë ndërmarrë masa ndjekjeje penale, ndërsa 143 persona janë evidentuar si viktima.

Janë paraqitur 18 kallëzime me procedurë të përshpejtuar, për 15 persona është caktuar paraburgim, ndërsa 48 persona janë nën masa kujdesi. MPB gjithashtu thekson se kallëzimet me procedurë të përshpejtuar janë rritur për 800% krahasuar me vitin e kaluar. Në maj janë regjistruar edhe 19 kundërvajtje, kryesisht për “sulm fizik” dhe “grindje e bërtitje”, si dhe 499 ankesa, më së shumti në rajonet e Shkupit dhe Shtipit./tv21.tv

❌
❌