Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 June 2026Telegrafi

Moment romantik - Vis Pupa takohet me bashkëshorten në finalen e Ferma VIP

16 June 2026 at 00:53


Elvis Pupa është finalisti i radhës i Ferma VIP 3, i cili nuk ka munguar me rrëfimin për jetën.

Krahas anës profesionale, ai ka folur edhe për raportin e ngushtë që ka me partneren e tij, Belindën.

Në fermë në natën finale për ta surprizuar atë erdhi pikërisht partnerja e tij.

Foto: YouTube

Në një ambient romantik, Visi filloi të qante kur pa bashkëshorten, për të cilën e kishte marrë malli shumë.

“Shumë faleminderit për këtë surprizë, për gjithçka që keni bërë”, u shpreh Pupa.

Ndërkaq, konkurrenti i parë që u largua duke u shpallur edhe finalisti i pestë në këtë edicion është DJ Bujaka.

Mbetet për t’u parë se kush do të rrëmbejë çmimin e madh prej 129 mijë eurosh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Aktorët e njohur shqiptarë interpretojnë poezi për Mimozën - takim emocionues edhe me vajzat në Ferma VIP

16 June 2026 at 00:34


Poetja Mimoza Ahmeti ka qenë një tjetër personazh që ka marrë vëmendje të madhe në Ferma VIP 3.

Ajo ishtë befasia e këtij edicioni, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë publikut.

Në rrugëtimin e saj, siç thotë ka qenë e sinqertë dhe vetvetja në çdo gjë që ka bërë aty.

Foto: YouTube

Sikurse konkurrentët e tjerë, edhe asaj iu bë një surprizë në fermë, nga miqtë e saj më të mirë, aktorët Arben Derhemi, Rajmonda Bulku dhe Ndriçim Xhepa.

E më pas u surprizua edhe nga vajzat e saj, njëra që erdhi nga Roma e tjetra nga Kanada, gjë që nuk e priste fare.

Foto: YouTube

Moza u gëzua tejet shumë, edhe pse ngeli e habitur me gjithë leximet që po i bënin.

Mbetet për t’u parë në fund se kush nga finalistët që kanë mbetur do të shpallet fitues. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Eliminohet nga Ferma VIP 3 DJ Bujaka - klasifikohet finalisti i pestë

15 June 2026 at 23:58


DJ Bujaka është eliminuar nga gara e Ferma VIP, duke u shpallur kështu finalisti i pestë i këtij edicioni.

Në garë për çmimin e madh kanë mbetur: Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, Elvis Pupa dhe Soni Malaj.

Çmimi i madh në këtë edicion është 129 mijë euro.

Foto: YouTube

DJ nga Kosova pak më parë u shpreh i lumtur për gjithë rrugëtimin, ndonëse e donte fitoren.

Spektakli këtë vit ka qenë i mbushur me përplot sfida, surpriza e dinamika të forta në fermë.

Moderimi këtë herë iu besua Arbana Osmanit ku në regji ishte partneri i saj, Eduart Grishaj.

Mbetet për t’u parë në fund se kush do të rrëmbejë fitoren në edicionin e sivjetmë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit - detaje të reja dhe prapaskenat diplomatike

15 June 2026 at 23:55


Zyrtarë të lartë amerikanë kanë zbuluar detaje të reja nga memorandumi i mirëkuptimit të nënshkruar me Iranin.

Bëhet e ditur se Teherani ka pranuar lëshime të rëndësishme në këmbim të lehtësimeve të mundshme të sanksioneve, ndërsa SHBA mban ende praninë e saj ushtarake në rajon.

Sipas informacioneve të bëra publike, Uashingtoni do të vazhdojë të mbajë forcat e dislokuara në Lindjen e Mesme pas operacionit të zhvilluar në shkurt.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se tërheqja e trupave do të merret në konsideratë vetëm pasi Irani të ketë përmbushur plotësisht angazhimet e tij dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare, shkruan skynews.

Në aspektin ekonomik, SHBA është shprehur e gatshme të lehtësojë sanksionet dhe të lirojë disa fonde të ngrira, duke i cilësuar këto si “gjeste të vogla” në kuadër të një procesi të ndërsjellë. Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se nuk do të ketë marrëveshje të fshehta dhe se transparenca do të jetë e plotë gjatë gjithë procesit negociator.

Në prapaskenë, presidenti amerikan, Donald Trump ka nxitur përfshirjen më të drejtpërdrejtë të zëvendëspresidentit JD Vance në negociata, duke e cilësuar procesin si të “drejtuar nga maja e administratës”.

Raportohet gjithashtu për tensione diplomatike mes SHBA-së dhe Omanit, i cili është akuzuar nga Uashingtoni për qasje “të dyfishtë” në negociata. Për këtë arsye, janë hapur kanale të reja komunikimi përmes Pakistanit dhe Katarit, me ndihmën e kontakteve të Vance, të cilat kanë mundësuar lidhje me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Ghalibaf.

Në raportin amerikan thuhet gjithashtu se Irani ndodhet në një gjendje të dobësuar ekonomike dhe ushtarake, ndërsa programi i tij bërthamor është “kryesisht i shkatërruar”. Sipas tyre, ka gjithashtu sinjale për ndryshime brenda qasjes politike të Teheranit ndaj udhëheqjes së tij supreme.

Zyrtarët amerikanë kanë sqaruar edhe faktin se, ndryshe nga marrëveshjet ndërkombëtare tradicionale, Udhëheqësi Suprem i Iranit nuk i nënshkruan personalisht këto dokumente.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti amerikan dhe përfaqësues iranianë në nivel të lartë, për të formalizuar angazhimin e palëve.

Ndryshe, Irani ka publikuar verzionin e vet të marrëveshjes me amerikanët, ku përfshihet edhe heqja e sanksioneve. /Telegrafi/

Nata finale - Soni Malaj merr mesazh nga ish-bashkëshorti dhe këndon në skenë me të ëmën

15 June 2026 at 23:46


Surprizat në natën finale të Ferma VIP vazhdojnë edhe për këngëtaren Soni Malaj.

Ajo është bërë pjesë e formatit që nga fillimi, ndonëse nuk e priste një eksperiencë të tillë.

Në rrëfimin e jetës, artistja e mirënjohur u shpreh e lumtur që e çoi deri në fund, pasi ka pasur shumë momente që ka dashur ta lë garën në gjysmë.

Foto: YouTube

Asaj iu bë një surprizë nga ish-bashkëshorti i saj, Mirko e më pas edhe nga vajza e tyre.

Pasi filloi të këndonte “Shpirti im binjak”, Sonit i hyri në skenë e ëma, duke interpretuar me të.

Foto: YouTube

Këngëtarja filloi duke qarë në momentin që e pa, pasi edhe në fermë e kërkoi vazhdimisht.

Pesë konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 129 mijë eurosh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Diaspora votes change the ranking of parties in Istog and Junik, LVV emerges as the leading force

By: English
15 June 2026 at 23:31


The counting of diaspora votes, in addition to influencing the distribution of mandates among political entities, has also brought changes to the ranking of parties in several municipalities in Kosovo.

According to preliminary results, the Vetëvendosje Movement emerged as the leading force in the vast majority of municipalities, but in some municipalities of the Dukagjini Plain, other political entities held the upper hand.

The Democratic League of Kosovo (LDK) came first in Istog, while the Alliance came first in Junik.

However, votes coming from the diaspora have changed this picture.

In Istog, the Vetevendosje Movement has already moved into first place. Even though three boxes of diaspora ballots belonging to this municipality have not been counted, the Vetevendosje Movement leads the LDK by 109 votes, while the Democratic Party of Kosovo (PDK) ranks third.

Meanwhile, in Junik, where one more diaspora box remains to be counted, LVV has surpassed AAK and currently leads by 40 votes.

LDK ranks third, just five votes behind the Alliance.

With these changes, LDK no longer holds the position of the leading force in any municipality in Kosovo, while AAK continues to maintain its primacy in Deçan.

Even after including diaspora votes, PDK remains the main force in Skenderaj, Drenas and Malisheva. / Telegraph /

SHBA: Shqipëria të mirëpresë investimet e huaja, por të garantojë siguri për sektorët strategjikë

15 June 2026 at 23:21


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Shqipëria të garantojë sigurinë e sektorëve strategjikë dhe të infrastrukturës kritike, ndërsa mirëpresin investimet e huaja që nxisin ekonominë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, tha më 15 qershor se investitorët kërkojnë siguri, rregulla të qarta dhe mbrojtje nga aktorë që nuk veprojnë sipas standardeve ndërkombëtare.

VanHorn mori pjesë në një prezantim mbi draft-kornizën e shqyrtimit të investimeve të huaja, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë dhe Oda Amerikane e Tregtisë.

Qeveria e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e cilëson këtë mekanizëm si hap të rëndësishëm për përafrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian.

“Kur presidenti [amerikan, Donald] Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt”, tha VanHorn.

Ajo shtoi se qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim dhe kjo, sipas VanHorn, është e rëndësishme.

Diplomatja amerikane e cilësoi këtë mekanizëm jo si burokraci, por si deklaratë strategjike, pasi tha tregon se Shqipëria është e hapur për biznes në një mënyrë që mbron interesat kombëtare dhe plotëson standardet ndërkombëtare.

“Kompanitë amerikane janë këtu – në energji, ndërtim dhe teknologji – dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por, investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne”, tha diplomatja amerikane.

Ajo tha se miratimi i një ligji është vetëm fillimi, por zbatimi i tij tregon nëse do të dështojë apo do të ketë sukses. Dhe, për të arritur suksesin, VanHorn tha se SHBA-ja do të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit të zbatimit.

Duke theksuar se këto mekanizma do të mbrojnë investitorët, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Tiranë e bëri të qartë se “kur rregullat janë të parashikueshme dhe zbatimi është i qëndrueshëm, të gjithë përfitojnë – dhe ky është mjedisi që tërheq llojin e investimeve afatgjata dhe cilësore që Shqipëria meriton”.

Korniza e re e Shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte të Shqipërisë është hartuar nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim dhe komunitetin e biznesit, përfshirë me Odën Amerikane të Tregtisë.

Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane në Shqipëri, theksoi se korniza nuk është krijuar për të kufizuar investimet e huaja, por për të rritur besimin e investitorëve përmes transparencës, parashikueshmërisë dhe procedurave të qarta rregullatore.

Ndërkaq, presidenti i Odës Amerikane në Shqipëri, Grant Van Cleve, e cilësoi miratimin e mekanizmit të shqyrtimit të investimeve si kulmin e një përpjekjeje afatgjatë të udhëhequr nga Oda në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Kjo kornizë pasqyron vite bashkëpunimi dhe përkushtimi”, deklaroi Van Cleve. “Ajo përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në forcimin e klimës së investimeve në Shqipëri, duke siguruar që interesat strategjike kombëtare të mbeten të mbrojtura”.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, tha se ky mekanizëm i ri rrit transparencën, sigurinë juridike dhe besueshmërinë e mjedisit të investimeve, si dhe forcon kapacitetet për të mbrojtur sektorët strategjikë të vendit.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar investimet e huaja direkte arritën mbi 1.6 miliard euro.

Oda Amerikane e Tregtisë në Shqipëri mbështet mekanizmin e shqyrtimit të investimeve të huaja, por kërkon që ai të jetë më i qartë, më i parashikueshëm dhe i bazuar në ligj të plotë për të mos krijuar pasiguri për investitorët.

Mekanizmi i ri i kontrollit të investimeve të huaja është përfshirë në Ligjin për investime të huaja, ndërkaq paralelisht Qeveria shqiptare ka njoftuar se Ligji për investime strategjike, që u jep projekteve të caktuara statusin e investitorit strategjik, do të shfuqizohet në përputhje me angazhimet ndaj Bashkimit Evropian.

Njoftimin për shfuqzimin e Ligjit për investime strategjike ditë më parë e bëri kryeministri Rama, i cili tha se ky ligj kishte arritur qëllimin e tij. Shfuqizimi i ligjit është kërkesë edhe e protestuesve kundër projektit turistik në Zvërnec dhe atij në Sazan, projekte që janë lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Trump.

Ligji për investimet strategjike u miratua në vitin 2015 me një afat trevjeçar, por që prej asaj kohe afati i funksionimit të tij është shtyrë gjashtë herë. Ligji ofron lehtësira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dhënien e tokës publike dhe ndërhyrjen e shtetit për shpronësim të pronës private, e të tjera lehtësira për ata që përfitojnë statusin “investitorë strategjikë”.

Prej katër vjetësh, BE-ja në raportet e progresit për Shqipërinë ka kërkuar rishikimin e këtij ligji. Dy vjet më parë ambasadori i BE në Tiranë u shpreh se ky ligj i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. Ai kishte shprehur shqetësimin se i gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Në dhjetor të 2024 Qeveria e Shqipërisë i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit.

Në lidhje me projektin që Kushner tha se do të investonte në Zvërnec, Rama ka thënë më herët se nuk ka pasur kërkesë për status të investitorit strategjik.

Ditë më parë, kreu i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale tha se për katër vjet kanë punuar në krijimin e një destinacioni të klasti botëror në bregdetin shqiptar “një destinacion me dizajn të menduar mirë, që kujdeset për aspektin mjedisor dhe që ofron mundësi afatgjata ekonomike”.

Ai tha se qëllimi është i thjeshtë, dhe ka të bëjë me krijimin e vendeve të punës dhe ndërtimit të diçkaje për të cilin brezat e ardhshëm do të jenë krenarë.

“E ardhmja [e projektit] në fund të fundit përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, tha Abehsera.

Mijëra njerëz po protestojnë prej 16 ditësh në Tiranë, në qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe në disa shtete të botës, duke kundërshtuar punimet për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, pranë Vlorës, mes shqetësimeve lidhur me ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës.

Zvërneci gjendet në zonë të mbrojtur që është habitat për flamingot, fokat dhe shumimin e breshkave të detit. Flamingoja është shndërruar në simbol të protestave, me demonstruesit që mbajnë në duar zogjtë rozë dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingos”.

Nga Amerika në Ferma VIP - Ilir Shaqiri surprizohet nga këngëtarja Merita Halili

15 June 2026 at 23:20


Surprizat në natën e madhe të Ferma VIP 3 nuk kanë fund.

Pas DJ Bujakës, ishte radha e Ilir Shaqirit të përjetonte momente emocionuese.

Pasi pa klipin e rrugëtimit të tij në këtë reality shou, balerini i njohur u surprizua nga këngëtarja e mirënjohur e Shqipërisë së Mesme, Merita Halili, e cila udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- YouTube www.youtube.com

Merita Halili këndoi disa këngë nga repertori i saj, të cilat u shoqëruan në kërcim nga balerinat shqiptare.

Pjesë e tyre, ishte edhe studentja e Ilir Shaqirit, Klarisa.

Në mbështetje të Ilirit në studio janë po ashtu edhe prindërit, bashkëshortja, vajza dhe dhëndri i tij.

Për Ilirin kjo është një eksperiencë të dytë, pasi ka qenë edhe në Big Brother VIP Albania.

- YouTube www.youtube.com

Aty doli fitues në një përballje në fund që kishte me Donald Veshajn. /Telegrafi/

Bombarduesi amerikan B-52 rrëzohet në Kaliforni

15 June 2026 at 23:20


Bombarduesi amerikan B-52 Stratofortress është rrëzuar në Kaliforni pak kohë pasi ishte ngritur nga Baza Ajrore Edwards.

Autoritetet e bazës kanë konfirmuar ngjarjen pa dhënë ende informacione për viktima. Megjithatë, ekziston frika se nuk ka të mbijetuar në aeroplan.

Pas rrëzimit u formua një shtyllë e madhe tymi të zi, e dukshme nga kilometra larg, raporton bbc.

“Në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë ekipet e emergjencës dhe operacioni është ende në zhvillim. Do të publikojmë më shumë informacione sapo ato të jenë në dispozicion”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pamjet ajrore tregojnë një zonë të përfshirë nga flakët dhe tymi në vendin ku u rrëzua aeroplani.

Boeing B-52 Stratofortress është në shërbim të ushtrisë amerikane që nga vitet 1950. Për shkak të pamjes së tij karakteristike, ai njihet me nofkën “BUFF”, shkurtim për “Big Ugly Fat Fellow” (I Madh, i Shëmtuar dhe i Shëndoshë).

Bëhet fjalë për një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi, i cili ka marrë pjesë në shumë operacione ushtarake amerikane. Aeroplani mund të fluturojë në lartësi rreth 15 kilometra, dukshëm më lart se aeroplanët komercialë.

B-52 mund të mbajë qindra bomba konvencionale ose deri në 32 raketa bërthamore lundruese. Falë mundësisë së furnizimit me karburant në ajër, ai ka një rreze veprimi pothuajse të pakufizuar.

Gjatë Luftës së Ftohtë, për shkak të aftësisë për të kryer misione në distanca shumë të mëdha dhe për të mbajtur armë bërthamore, B-52 konsiderohej një element kyç i “ombrellës bërthamore” të Shteteve të Bashkuara.

Ekuipazhi i aeroplanit zakonisht përbëhet nga pesë persona: komandanti, piloti, navigatori-radar, navigatori dhe oficeri i luftës elektronike. /Telegrafi/

Shefi i Toyotas, Toyoda: Më shqetëson fakti që të gjithë po kalojnë te veturat elektrike

15 June 2026 at 23:01


Akio Toyoda, kryetari i bordit të Toyota-s dhe një nga zërat më të njohur në industrinë automobilistike, ka shprehur shqetësimin e tij për kalimin masiv të prodhuesve drejt automjeteve elektrike.

Ai tha se frika e tij më e madhe është që “të gjithë po kalojnë te automjetet elektrike”, duke shtuar se ndihet “shumë i vetmuar” në mbrojtjen e motorëve me djegie të brendshme.

Toyoda theksoi se prej vitesh ka mbrojtur idenë se industria nuk duhet të mbështetet vetëm te automjetet elektrike, por të zhvillojë paralelisht edhe teknologji të tjera, si hibridet dhe motorët me hidrogjen.

Sipas tij, një kalim i shpejtë drejt veturave elektrike mund të rrezikojë vende pune dhe të lërë pas shumë përdorues në rajone ku infrastruktura e karikimit nuk është ende e zhvilluar.

Ai deklaroi se e do “aromën, tingullin dhe emocionin” që ofrojnë motorët tradicionalë dhe se dëshiron të ruajë industrinë dhe furnizuesit që varen prej tyre. Megjithatë, Toyoda pranoi se shumica e prodhuesve të mëdhenj të automobilave tashmë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt automjeteve elektrike.

Pavarësisht qëndrimit të tij, Toyota vazhdon të investojë edhe në automjete elektrike, ndërsa strategjia e kompanisë mbetet e përqendruar te një gamë e gjerë teknologjish dhe jo vetëm te një zgjidhje e vetme. /Telegrafi/

Sa anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga mëngjesi i sotëm?

15 June 2026 at 22:41


Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, ka nisur të rikthehet gradualisht pas njoftimeve për rihapjen e rrugës detare dhe arritjen e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas të dhënave të sistemit të monitorimit detar MarineTraffic AIS, që nga mbrëmja e kaluar tre anije kanë përfunduar me sukses kalimin përmes ngushticës. Bëhet fjalë për dy anije mallrash dhe një cisternë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), të cilat po lëviznin në dalje nga Gjiri Persik.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjashtë anije të tjera ndodhen aktualisht në tranzit përmes ngushticës, si në drejtim të hyrjes ashtu edhe të daljes. Asnjëra prej tyre nuk mban flamurin amerikan, raporton skynews.

Anija e parë tregtare që kaloi përmes Ngushticës së Hormuzit pas shpalljes së marrëveshjes ishte Disha, një cisternë LNG-je me flamur të Maltës. Kalimi i saj konsiderohet një sinjal i rëndësishëm për rikthimin e besimit në sigurinë e një prej rrugëve më strategjike për tregtinë globale të energjisë.

Analistët vlerësojnë se procesi i normalizimit të trafikut nuk do të jetë i menjëhershëm. Gjatë ditëve të bllokimit janë krijuar radhë të gjata anijesh në porte dhe në zonat përreth, çka pritet të ngadalësojë lëvizjen e plotë të flotës tregtare.

Një tjetër faktor që e bën të vështirë vlerësimin e saktë të trafikut është fakti se disa anije vazhdojnë të lundrojnë me sistemet e identifikimit automatik (AIS) të fikura, një praktikë që përdoret shpesh në rajone me rrezik të lartë sigurie.

Ngushtica e Hormuzit është një nga nyjet më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës dhe gazit. Para shpërthimit të konfliktit, më shumë se 100 anije kalonin çdo ditë përmes saj, duke transportuar një pjesë të konsiderueshme të eksporteve botërore të energjisë. Rikthimi i lundrimit në këtë korridor pritet të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare të naftës dhe gazit. /Telegrafi/

DJ nga Kosova në finalen e Ferma VIP - prindërit i bëjnë befasi nga Gjermania

15 June 2026 at 22:37


Finalja e madhe e Ferma VIP 3 po shënohet me përplot emocione e surpriza për konkurrentët.

DJ nga Kosova, Bujaka, ka bërë rrëfimin e tij për jetën, karrierën duke rrëfyer edhe eksperiencën në këtë format.

Ai u shpreh i lumtur dhe krenar me rrugëtimin me gjithë sfidat që ka kaluar.

Foto: YouTube

Pas kësaj, atij iu bë një surprizë nga prindërit e tij, të cilët jetojnë në Gjermani.

Ata u shprehën krenarë për Bujakën për lojën dhe për atë që ka shfaqur në këtë shou.

Foto: YouTube

I njëjti dukej i emocionuar dhe me lot në syt kur pa prindërit, e më pas si surprizë pati edhe fëmijët.

Fëmijët e tij bënë edhe një kërkesë për të fituar Bujaka, e në vend të dytë Moza, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Jeni të paaftë dhe manipulues, fatkeqësia e këtij vendi

15 June 2026 at 22:23


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish ndaj ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, duke ashpërsuar gjuhën e debatit publik mes tyre lidhur me çështjen e sanimit të skarpateve në autostradën Autostrada Ibrahim Rugova.

Reagimi i Ramës vjen pasi Basha e akuzoi atë për manipulim të opinionit publik lidhur me kontratat në vlerë prej 4.67 milionë eurosh për sanimin e skarpateve dhe për lidhjen e tyre me aksidentin tragjik të fundjavës në autostradë.

Në një reagim të shkurtër publik, Rama ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit në detyrë dhe ka drejtuar akuza të rënda ndaj tij dhe qeverisë.

“Dimal Basha jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.

Përplasja mes dy zyrtarëve vjen një ditë pasi Ministria e Infrastrukturës njoftoi nënshkrimin e kontratave për sanimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa debati publik është intensifikuar pas aksidentit fatal të ndodhur fundjavën e kaluar në këtë autostradë./Telegrafi.

Përplasja për autostradën “Ibrahim Rugova”, Basha i reagon Ramës

15 June 2026 at 22:17


Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me kontratat e nënshkruara për sanimin e skarpateve në autostradën Autostrada Ibrahim Rugova.

Basha ka thënë se Rama po manipulon opinionin publik kur pretendon se kontratat në vlerë prej 4.67 milionë eurosh kanë të bëjnë vetëm me heqjen e dheut nga autostrada.

Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontrata për sanimin e plotë të skarpateve në tri segmente të autostradës dhe jo për ndërhyrje të thjeshta pastrimi.

“Pra nuk bëhet fjalë për ‘heqje dheu’, siç po manipulon Kryetari Rama dhe siç është raportuar në disa portale, por për projekte të sanimit të plotë të skarpateve në tri segmente të autostradës”, ka deklaruar Basha.

Ai ka hedhur poshtë gjithashtu lidhjen që Rama i ka bërë këtyre kontratave me aksidentin tragjik të fundjavës në autostradë, ku humbi jetën një grua.

Sipas Bashës, në momentin e aksidentit autostrada kishte qenë e pastruar nga dheu, ndërsa autoritetet janë në pritje të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës për shkaqet e ngjarjes.

“Një ligësi tjetër është manipulimi me aksidentin që ndodhi gjatë vikendit. Siç është e njohur për publikun, autostrada ka qenë e pastruar nga dheu në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik. Ne po presim raportin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e manipulimeve politike që tentojnë të përfitojnë nga tragjeditë njerëzore”, ka theksuar ai.

Ministri në detyrë i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke shtuar se është për të ardhur keq që, sipas tij, tragjedia po përdoret për përfitime politike.

“Familjes së të ndjerës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Na vjen keq që, përveç dhimbjes që ka shkaktuar ky aksident, Kryetari Rama dhe disa të tjerë po përpiqen të nxjerrin përfitime politike nga kjo tragjedi”, ka deklaruar Basha.

Në fund të reagimit, ai ka akuzuar kundërshtarët politikë për mashtrim dhe manipulim, duke thënë se qytetarët tashmë i njohin dhe po i gjykojnë përmes votës./Telegrafi.

Rama, Qeverisë Kurti: Autostradat i gjetët të ndërtuara, nuk po arrini t’i mirëmbani

15 June 2026 at 22:12


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e kontratave në vlerë prej 4.67 milionë eurosh për sanimin e skarpateve në autostradën Autostrada Ibrahim Rugova.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e lidhi këtë vendim me aksidentin tragjik të ndodhur të shtunën në këtë autostradë, ku humbi jetën një grua dhe një person tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Sipas tij, njoftimi për investimin milionësh vetëm një ditë pas aksidentit dëshmon dështimin e institucioneve për të vepruar në kohë.

“Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro. Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar faktin se, sipas tij, për vite me radhë nuk janë ndërmarrë veprime për largimin e dheut dhe sanimin e zonave problematike përgjatë autostradës, ndërsa tani po ndahen miliona euro për ndërhyrje emergjente.

“Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, ka theksuar ai.

Rama ka drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se qeveria aktuale ka trashëguar autostrada të ndërtuara, por nuk po arrin t’i mirëmbajë ato.

“Albin Kurti vazhdon të flasë për shtetin që e ka gjetur ‘në bodrum me gjysmë metri ujë’. Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se një qeveri që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk po përmbush premtimet për ndryshim, ndërsa pasojat, sipas tij, po i bartin qytetarët.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka nënshkruar kontrata në vlerë totale prej 4,673,997.88 eurosh për sanimin e rrëshqitjeve dhe stabilizimin e skarpateve në tri lokacione përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.

Sipas ministrisë, loti i parë përfshin sanimin e rrëshqitjes në kilometrin 72.4 në vlerë prej 2,087,952.94 eurosh, loti i dytë ndërhyrjet në kilometrat 69.1 dhe 63.4 me vlerë 1,187,080.09 euro, ndërsa loti i tretë sanimin e rrëshqitjes në kilometrin 44.0 me vlerë 1,398,964.85 euro.

Ministria ka bërë të ditur se operatorët ekonomikë do të mobilizohen gjatë ditëve në vijim për nisjen e punimeve.

Orban kurrë më nuk do të mund të bëhet kryeministër i Hungarisë

15 June 2026 at 22:04


Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të qëndrojnë në detyrë maksimalisht tetë vjet, duke ia pamundësuar në mënyrë efektive ish-kryeministrit Viktor Orban të rikandidojë për atë post.

Kryeministri Peter Magyar e mposhti Orbanin në zgjedhjet e prillit pas 16 vitesh në pushtet, duke fituar një shumicë prej dy të tretash në parlament, e cila i lejon partisë së tij të anulojë ose ndryshojë ligjet e miratuara nga Fideszi i Orbanit, përfshirë edhe kushtetutën.

Amendamenti parashikon që të gjithë ata që kanë mbajtur më parë postin e kryeministrit për të paktën tetë vite nuk mund të zgjidhen sërish për këtë detyrë. Kjo vlen për mandatet e kryeministrit pas 2 majit 1990.

Kryeministrat do të duhet të largohen nga detyra pas gjithsej tetë vitesh, respektivisht pas dy mandatesh, shkruan lemonde.

Amendamenti kushtetues gjithashtu hap rrugën për shpërbërjen e Zyrës për Mbrojtjen e Sovranitetit, të krijuar nga qeveria e Orbanit, e cila ka stigmatizuar figurat opozitare dhe gazetarët nën akuzën e “shërbimit ndaj interesave të huaja”.

Amendamenti i kthen shtetit edhe të drejtat themeluese mbi të ashtuquajturat fondacione për menaxhimin e pasurisë me interes publik. Qeveria e Orbanit kishte transferuar në këto fondacione pasuri shtetërore me vlerë qindra miliarda forinta. /Telegrafi/

Specialja: Avokati i Popullit nuk ka juridiksion mbi Dhomat e Specializuara

15 June 2026 at 22:04


Mungesa e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar në një diskutim të mbajtur në Hagë për raportin e Avokatit të Popullit lidhur me të drejtat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nxitur reagime dhe kritika.

Ndërkohë, Specialja ka përsëritur se Avokati i Popullit i Kosovës nuk ka mandat mbi këtë gjykatë.

Javën e kaluar qyteti i drejtësisë në Holandë mblodhi një numër i madh përfaqësuesish të ambasadave të shteteve të ndryshme evropiane, si dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar për çështjet që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Haga u bë vendtakim për diskutimin e raportit të Avokatit të Popullit të përpiluar nga ekspertët britanik lidhur me të drejtat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit që mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.

Por, në këtë takim nuk morën pjesë askush nga Specialja e as nga Prokuroria e Specializuar e Hagës. Në një përgjigje për RTK-në nga Specialja kanë përsëritur se Avokati i Popullit të Kosovës nuk ka mandat për një gjë të tillë.

“Dhomat e Specializuara lëshuan një deklaratë më 11 maj që u publikua në faqen e tyre të internetit për të korrigjuar keqkuptimet e mediave që raportonin në Kosovë dhe deklaratat publike të Avokatit të Popullit të Kosovës në lidhje me përmbajtjen dhe përfundimet e raportit të BHRC. Siç u reflektua në deklaratë, Avokati i Popullit të Kosovës nuk ka mandat ose juridiksion mbi Dhomat e Specializuara. Duke qenë se këto çështje tashmë u trajtuan në deklaratën e 11 majit, Dhomat e Specializuara nuk kanë komente të tjera për këtë çështje”, thuhet në Përgjigjen e Speciales.

Ndërkohë, nga Prokuroria e Specializuara nuk kanë dashur të komentojnë këtë takim te së enjtes së kaluar në Hagë.

Ikje nga përgjegjësia e quan këtë veprim të speciales, avokati Arbër Jashari, sipas të cilit, injorimi i takimit është tregues se Dhomat e Specializuara nuk e kanë kryer punën e tyre siç duhet.

“Vet fakti që gjykata speciale nuk ka marr pjesë flet shumë, kjo tregon në radhë të parë se ata kanë pas frikë të vijnë dhe të ballafaqohen, e dyta, ata me shumë gjasë janë të vetëdijshëm për këto shkelje që në vazhdimësi u janë bërë të akuzuarve dhe mënyra më e mirë për ta ka qenë injorimi duke u thirrur që avokati i popullit të Kosovës nuk është përgjegjës ose nuk ka kompetencë të bëj raporte të tilla. besoj se Dhomat e specializuara është dashur të jenë në secilën tribunë ku ata konsiderojnë që imazhi i tyre po sulmohet ose reputacioni i tyre po sulmohet për qëllime të caktuara”, tha Arbër Jashari, avokat.

Pas takimit në Hagë, avokati i Popullit, Naim Qelaj vlerësoi se mungesa e përfaqësuesve të speciales është refuzim për të pranuar kritikat. Ndërsa, dy autorët e raportit, Gus Ëaschefort dhe Lauren Lederle, theksuan shqetësimet lidhur me paraburgimin e zgjatur, kufizimet për lirimin e përkohshëm, transparencën e provave, pabarazinë mes prokurorisë dhe mbrojtjes, si dhe çështje që lidhen me pavarësinë dhe llogaridhënien gjyqësore.

Ndryshe, deri më 22 korrik pritet që të merret vendimi i shkallës së parë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve të cilët ndodhen në paraburgim nga nëntori i 2020-tës.

Studio e re për finalen e Ferma VIP - pesë konkurrentë garojnë për çmimin e madh prej 129 mijë euro

15 June 2026 at 22:03


Ka nisur finalja e Ferma VIP 3 në një studio të re të punuar për 24 orë, vetëm për mbrëmjen e veçantë të këtij edicioni.

Kjo nisi me performancën e disa prej ish-fermerëve, duke bërë interpretime të projekteve të tyre.

Në ekran gjithashtu u shfaqën edhe momentet e tyre më të bukura e më interesante në këtë sezon.

Foto: YouTube

Pesë finalistë janë në garë për çmimin e madh që është 129 mijë euro.

Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, DJ Bujaka, Vis Pupa dhe Soni Malaj janë finalistët që pritet për t'u parë se kush nga ta do të triumfojë.

Foto: YouTube

Ata janë gjithashtu në studion e improvizuar së bashku me Arbanën dhe tre opinionistët: Armina Mevlanin, Ermal Mamaqin dhe Einxhel Shkirën.

Nata ka rezervuar përplot befasi dhe mbetet për t'i parë të gjitha në vazhdim. /Telegrafi/

Foto: YouTube

- YouTube www.youtube.com

Yesterday — 15 June 2026Telegrafi

Nis finalja e Ferma VIP 3

15 June 2026 at 21:37


Ka nisur finalja e edicionit të tretë të Ferma VIP 3 nën moderimin e Arbana Osmanit.

Tashmë këtij sezoni po i vjen fundi dhe sonte shpallet fituesi që do të rrëmbejë çmimin e madh, gjersa pritet të ketë përplot surpriza.

Në garë janë pesë finalistë: Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, DJ Bujaka, Elvis Pupa dhe Soni Malaj.

Foto: YouTube

Secili nga këta konkurrentë kanë shfaqur karakterin e tyre, të ashpër në sfida e shumë 'luftues' ndaj njëri-tjetrit.

Megjithatë, mbetet për të parë në fund se kush nga ta do të dalë triumfues.

Poetja Mimoza ka qenë një nga personazhet më të dashur e më të pëlqyer të këtij edicioni.

Në vitin e kaluar fitues u shpall Big Basta, gjersa në edicionin e parë Dionis Biba. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Netanyahu mbron praninë izraelite në Liban

15 June 2026 at 21:35


Netanyahu thotë se Izraeli do të qëndrojë në “zonën tampon” në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në një konferencë për media, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të mbetet në këtë zonë dhe do të ruajë lirinë e veprimit për të parandaluar sulmet që vijnë nga Libani.

Ai shtoi se, megjithëse jo gjithmonë bien dakord për çdo çështje, ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump janë partnerë dhe shpesh ndajnë të njëjtat qëndrime, shkruan skynews.

Theksojmë se izraelitë nga i gjithë spektri politik reaguan me zemërim ndaj lajmit për një marrëveshje fillestare mes SHBA-së dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një katastrofë për Izraelin.

Ndërkohë, data e zgjedhjeve në Izrael ende nuk është caktuar, por ato duhet të mbahen jo më vonë se 27 tetori, duke rritur më tej presionin politik mbi Netanyahun.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen gjatë ditës së premte. /Telegrafi/

❌
❌