❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026Telegrafi

GĂ«rshetat me frymĂ« antike janĂ« trendi mĂ« romantik i verĂ«s – i adhurojnĂ« Zendaya, Anne Hathaway dhe J.Lo

21 July 2026 at 20:49


Rreth kokĂ«s, tĂ« bashkuara nĂ« topuz apo tĂ« thurura vetĂ«m nĂ« pjesĂ«n e pĂ«rparme – ky model me frymĂ« antike po bĂ«het zgjedhja mĂ« elegante e sezonit

Parukierë të njohur së fundmi zbuluan trendet e flokëve për këtë verë, duke vënë theks të veçantë te rikthimi i gërshetave romantike. Nuk kaloi shumë kohë dhe në Instagram u vu re se gjithnjë e më shumë trendsetere po zgjedhin modele flokësh me dy gërsheta, të cilat duken shumë femërore, lozonjare dhe të buta.

Trendin e kanë përqafuar edhe stilistët e flokëve të yjeve të famshëm, të cilët pajtohen se këtë verë gërshetat romantike kanë rolin kryesor.

Ashtu si trendet e modĂ«s shpesh lindin nga filmat e suksesshĂ«m – sikurse nĂ« verĂ«n e vitit 2022, kur tĂ« gjithĂ« pĂ«rqafuam estetikĂ«n Barbiecore – kĂ«tĂ« vit frymĂ«zimi vjen nga bota e GreqisĂ« dhe RomĂ«s sĂ« lashtĂ«.

Modele tĂ« ngjashme kemi parĂ« edhe nĂ« filmin “Troja” tĂ« vitit 2004, ku gĂ«rshetat dhe flokĂ«t e lĂ«shuar butĂ«sisht ishin pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e pamjes sĂ« HelenĂ«s sĂ« TrojĂ«s dhe AndromakĂ«s. NdĂ«rkaq, kĂ«tĂ« vit, merita pĂ«r rritjen e popullaritetit tĂ« kĂ«tij trendi i takon filmit “Odiseja”, transmeton Telegrafi.

Gërsheta rreth kokës, trendi kryesor i verës

Meqenëse gratë e shtresave të larta të shoqërisë në periudhën e antikitetit shpesh paraqiteshin me flokë të thurur në gërsheta, këtë verë është veçuar modeli me një gërshetë që rrethon kokën.

Pikërisht një model të tillë zgjodhi Zendaya për premierën e filmit në Paris.

E veshur me një fustan Louis Vuitton, Zendaya bashkoi në mënyrë delikate dy nga trendet kryesore të botës së bukurisë: hijen e syve në nuancë të akullt blu dhe gërshetat.

Me një ndarje të rregullt në mes, ajo mbante një ose disa gërsheta të bashkuara në një model të ngritur, të butë dhe romantik. Pamja të kujtonte modelet e flokëve të rreth dy mijë vjetëve më parë, duke i dhënë të gjithë kombinimit një frymë antike që duket veçanërisht bukur gjatë verës.

Për premierën në Londër, Zendaya zgjodhi një interpretim më të çlirët të trendit, kësaj here të kombinuar me një fustan Schiaparelli. Në gërsheta përfshiu vetëm fijet e përparme, ndërsa pjesën tjetër të flokëve e la të binte lirshëm.

Rezultati ishte një model i butë, me frymë boho, që dukej i pakomplikuar, por që megjithatë ruante një prekje delikate antike.

Kolegia e saj nĂ« filmin “Odiseja”, Anne Hathaway, gjithashtu u paraqit nĂ« premierĂ«n e Nju-Jorkut me njĂ« pamje tĂ« frymĂ«zuar nga antikiteti.

Ajo bashkoi dy gërsheta në një topuz të lartë, nga i cili binin lirshëm disa fije flokësh, duke treguar edhe një mënyrë tjetër mbresëlënëse për stilimin e flokëve këtë verë.

Pak më ndryshe, por ende në frymën e së njëjtës periudhë historike, ishte edhe pamja me të cilën Jennifer Lopez u paraqit së fundmi në sfilatën Dolce & Gabbana Alta Moda 2026 në Sicili.

E veshur me një fustan Dolce & Gabbana të mbuluar me gurë të çmuar, si një interpretim modern i një perëndeshe romake, Lopez zgjodhi gërsheta në formë rrethi, të cilat në pjesën e pasme të kokës bashkoheshin në një topuz elegant. /Telegrafi/

Pse vazhdojmĂ« tĂ« takohemi me njerĂ«z qĂ« nuk duam mĂ« t’i shohim?

21 July 2026 at 20:24


E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sĂ«rish themi “po” – pas kĂ«tij zakoni qĂ« na lodh fshihet njĂ« ndjenjĂ« shumĂ« mĂ« e fortĂ« nga sa mendojmĂ«

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni në siklet ta shtyni ose ta anuloni një takim, sepse e dini se personi tjetër po e pret me shumë entuziazëm ose, edhe më keq, se përveç planit me ju nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër?

Të vetëdijshëm se sa shumë rëndësi ka ai takim për personin tjetër, përgatitemi pa dëshirë, duke shpresuar deri në çastin e fundit se ndoshta do të vijë një mesazh që e anulon marrëveshjen.

Gjatë takimit mezi gjejmë tema të përbashkëta. Biseda reduktohet në rrëfime për disa njerëz që i njohim nga rrethet e përbashkëta ose nga një periudhë e mëparshme e jetës. Nuk ndajmë të njëjtat pikëpamje, nuk kemi përvoja të ngjashme dhe shpesh përmbahemi që të mos nisim debat ose të mos themi diçka që mund ta lëndojë tjetrin.

Megjithatë, ndjenja e detyrimit na shtyn të caktojmë edhe një kafe ose drekë tjetër.

Ky lloj raporti, i njohur pĂ«r shumĂ« njerĂ«z dhe qĂ« shkakton rĂ«ndesĂ« e faj, ka marrĂ« tashmĂ« njĂ« emĂ«r: “guilt-lunch syndrome”, apo sindroma e drekĂ«s nga ndjenja e fajit, transmeton Telegrafi.

Pse shoqërohemi nga keqardhja?

Në këtë sindromë biem kur vazhdojmë të ruajmë kontaktin me dikë për arsye të gabuara. Shoqërimi me atë person nuk na sjell lumturi dhe kënaqësi, as nuk na frymëzon apo pasuron emocionalisht. E vazhdojmë marrëdhënien vetëm për shkak të fajit që do të ndienim po ta largonim nga jeta jonë.

Në anën tjetër zakonisht është një person të cilin nuk e konsiderojmë më mik të afërt, por thjesht njohje ose mik të vjetër, me të cilin prej kohësh kemi marrë drejtime të ndryshme.

Megjithatë, shpesh ndiejmë keqardhje për shkak të situatës së tij jetësore, të cilën ai mund ta përmendë vazhdimisht: ka humbur punën, ka probleme në vendin e punës, partneri e tradhton ose po kalon krizë martesore.

Pa e kuptuar as vetĂ« pse, bĂ«hemi pĂ«r tĂ« njĂ« lloj shpĂ«timi dhe njĂ« krah ku mund tĂ« qajĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ndihemi tĂ« detyruar t’i kushtojmĂ« pak nga koha jonĂ«.

Problemi është se pala tjetër mund ta marrë marrëdhënien shumë më seriozisht, ndërsa ndjenja jonë e fajit na mban pranë njerëzve me të cilët, në rrethana të tjera, ndoshta nuk do të ishim miqësuar fare.

Nëse përballë kemi dikë që di ta nxisë dhe ta ushqejë me mjeshtëri ndjenjën tonë të fajit për të përfituar, durimi ynë mund të vihet seriozisht në provë. Sepse shpesh jemi tepër të sjellshëm për të thënë të vërtetën dhe nganjëherë thjesht nuk kemi forcë ta refuzojmë ftesën.

Si të refuzoni me mirësjellje

GjatĂ« rritjes na kanĂ« mĂ«suar se duhet tĂ« jemi gjithmonĂ« pranĂ« tĂ« tjerĂ«ve dhe t’i dĂ«gjojmĂ« me durim problemet e tyre. Por shpesh harrohet tĂ« na thuhet se kjo nuk do tĂ« thotĂ« se duhet tĂ« veprojmĂ« kundĂ«r vetes dhe ta vendosim veten gjithmonĂ« nĂ« fund.

NjĂ« dozĂ« e shĂ«ndetshme egoizmi nuk Ă«shtĂ« mangĂ«si karakteri. ËshtĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta mbrojtur kohĂ«n, energjinĂ« dhe qetĂ«sinĂ« tonĂ«.

Nëse nuk dëshirojmë të takohemi me dikë, është krejtësisht në rregull ta refuzojmë ftesën, edhe kur kjo na bën të ndihemi në siklet. Ndonjëherë është më mirë të veprojmë si kur heqim një leukoplast: shpejt dhe qartë.

Sigurisht, nuk Ă«shtĂ« e nevojshme t’i themi çdo personi drejtpĂ«rdrejt se nuk na pĂ«lqen shoqĂ«ria e tij. NganjĂ«herĂ« mjafton njĂ« refuzim i sjellshĂ«m, por i qartĂ«, qĂ« nuk lĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r kĂ«mbĂ«ngulje tĂ« mĂ«tejshme.

Në vend të arsyetimeve të ndërlikuara dhe historive të sajuara, në të cilat mund të ngatërrohemi edhe vetë, mjafton të themi se nuk kemi kohë, se ajo ditë nuk na përshtatet ose se për momentin kemi nevojë për pak hapësirë për veten.

Sa më e thjeshtë të jetë porosia, aq më e vështirë është të keqinterpretohet.

ËshtĂ« gjithashtu e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« dalim nga roli i personit qĂ« duhet tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« i mirĂ«, i gatshĂ«m dhe i disponueshĂ«m pĂ«r kĂ«do.

Nuk kemi pse tĂ« jemi krah pĂ«r tĂ« qarĂ« nĂ« çdo orĂ« tĂ« ditĂ«s dhe as nuk jemi tĂ« detyruar t’ua zgjidhim problemet tĂ« tjerĂ«ve vetĂ«m sepse kĂ«tĂ« e kemi bĂ«rĂ« deri tani.

ËshtĂ« plotĂ«sisht nĂ« rregull tĂ« pranojmĂ« se disa njerĂ«z thjesht nuk na pĂ«rshtaten dhe tĂ« vendosim se nuk duam t’ua kushtojmĂ« mĂ« kohĂ«n tonĂ« tĂ« çmuar tĂ« lirĂ«, tĂ« cilĂ«n edhe ashtu e kemi tĂ« kufizuar. /Telegrafi/

Proteina C-reaktive: A duhet ta bëjnë edhe të shëndetshmit këtë analizë të gjakut?

21 July 2026 at 19:02


NjĂ« marker i inflamacionit mund tĂ« zbulojĂ« rrezikun qĂ« nuk shihet nĂ« analizat e zakonshme – dhe qĂ« lidhet me infarktin e goditjen nĂ« tru

Një në tre persona nuk e mbijeton sulmin e parë në zemër. Megjithatë, faktorët e njohur të rrezikut, si kolesteroli i lartë dhe tensioni i lartë i gjakut, shpjegojnë vetëm rreth gjysmën e rasteve.

Shkencëtarët po zbulojnë se në pjesën tjetër mund të luajë rol inflamacioni kronik dhe i shkallës së ulët, i cili mund të vlerësohet përmes matjes së proteinës C-reaktive me ndjeshmëri të lartë, e njohur si hsCRP.

CRP dhe hsCRP nuk janë e njëjta analizë

Ekzistojnë dy lloje kryesore të analizave për proteinën C-reaktive.

Analiza standarde e CRP-së përdoret për të zbuluar ose monitoruar procese të dukshme inflamatore, si infeksionet e rënda dhe sëmundjet autoimune.

Ndërkaq, analiza hsCRP, përkatësisht CRP me ndjeshmëri të lartë, është krijuar për të matur nivele shumë më të ulëta të inflamacionit. Këto nivele mund të lidhen me rrezikun kardiovaskular që nuk zbulohet gjithmonë përmes analizave tradicionale.

Interesimi për këtë analizë është rritur gjatë viteve të fundit, duke ngritur një pyetje të rëndësishme: a duhet të testohen edhe personat që ndihen të shëndetshëm?

Sipas një deklarate shkencore të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, matja më rutinore e hsCRP-së mund të ndihmojë në identifikimin e njerëzve që duken të shëndetshëm, por që mund të përfitojnë nga masa më të hershme parandaluese.

“UdhĂ«zimet globale po lĂ«vizin drejt depistimit mĂ« tĂ« gjerĂ« me hsCRP”, thotĂ« Dr. Paul Ridker, drejtor i QendrĂ«s pĂ«r Parandalimin e SĂ«mundjeve Kardiovaskulare nĂ« Brigham and Women’s Hospital, i lidhur me Universitetin e Harvardit.

Sipas tij, tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, pirja e duhanit, diabeti dhe obeziteti mbeten faktorë shumë të rëndësishëm. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru ndodhin te njerëzit që nuk i kanë këta faktorë të mëdhenj rreziku, transmeton Telegrafi.

Pse matet proteina C-reaktive?

Inflamacioni Ă«shtĂ« pĂ«rgjigje natyrore e organizmit ndaj njĂ« dĂ«mtimi ose infeksioni. Por kur vazhdon pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, ai mund t’i dĂ«mtojĂ« enĂ«t e gjakut dhe tĂ« kontribuojĂ« nĂ« krijimin dhe çarjen e pllakave aterosklerotike qĂ« bllokojnĂ« arteriet.

Këto procese mund të çojnë në sulm në zemër ose goditje në tru.

Studimet kanë treguar se niveli i rritur i hsCRP-së mund të jetë një tregues i rëndësishëm i rrezikut kardiovaskular, krahas kolesterolit LDL. Inflamacioni kronik mund ta shtojë rrezikun edhe kur niveli i kolesterolit mbahet nën kontroll.

“CRP-ja me ndjeshmĂ«ri tĂ« lartĂ« mat inflamacionin kardiovaskular, pĂ«rkatĂ«sisht inflamacionin nĂ« enĂ«t e gjakut”, shpjegon Dr. Ridker.

Një person nuk mund ta ndiejë këtë inflamacion, ashtu siç nuk mund ta kuptojë pa analiza se ka kolesterol të lartë. Kur inflamacioni dhe kolesteroli i lartë janë të pranishëm njëkohësisht, ato mund ta përshpejtojnë rrezikun që vjen nga njëri-tjetri.

Rreziku mund të ekzistojë edhe pa faktorët tradicionalë

Edhe njerëzit që nuk kanë tension të lartë, kolesterol të lartë, diabet, obezitet dhe nuk pinë duhan mund të kenë rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare nëse niveli i hsCRP-së është i lartë.

Kjo do të thotë se një person mund të duket se nuk ka faktorë të modifikueshëm të rrezikut, ndërsa inflamacioni i fshehur mund të tregojë një rrezik më të lartë afatgjatë.

“NĂ«se mjeku nuk e mat CRP-nĂ«, mund tĂ« mos e dijĂ« se ky rrezik ekziston”, thotĂ« Dr. Ridker.

Rezultati i analizës mund ta ndihmojë mjekun të vendosë nëse nevojiten masa më intensive parandaluese ose trajtim me barna.

Në studimet klinike, personat me hsCRP të rritur që morën statina patën rreth 45 për qind më pak gjasa të pësonin sulm në zemër, goditje në tru ose të vdisnin nga një shkak kardiovaskular.

Statinat nuk ndikojnë vetëm në uljen e kolesterolit. Ato mund ta zvogëlojnë edhe inflamacionin. Megjithatë, vendimi për përdorimin e tyre duhet të merret nga mjeku pas vlerësimit të përgjithshëm të rrezikut të pacientit.

Kush mund ta marrë në konsideratë analizën hsCRP?

Sipas Dr. Ridker, shumĂ« tĂ« rritur mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga matja e hsCRP-sĂ«. Analiza Ă«shtĂ« relativisht e lirĂ« dhe mund t’u shtohet lehtĂ«sisht analizave tĂ« zakonshme tĂ« gjakut gjatĂ« njĂ« kontrolli mjekĂ«sor.

Ajo mund të jetë veçanërisht e dobishme kur rreziku kardiovaskular nuk është i qartë vetëm nga kolesteroli, tensioni, diabeti, duhani dhe faktorët e tjerë tradicionalë.

Megjithatë, rezultati nuk duhet të interpretohet i veçuar. Ai duhet të vlerësohet së bashku me moshën, historinë familjare, tensionin arterial, yndyrat në gjak, diabetin, peshën trupore dhe mënyrën e jetesës.

“DoktorĂ«t nuk mund tĂ« trajtojnĂ« atĂ« qĂ« nuk e matin. NĂ«se fillojnĂ« ta matin rregullisht inflamacionin kardiovaskular, mund tĂ« zbulojnĂ« se disa pacientĂ« qĂ« i kanĂ« konsideruar tĂ« shĂ«ndetshĂ«m, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« kanĂ« rrezik tĂ« shtuar”, thotĂ« Dr. Ridker.

Si mund të ulet niveli i CRP-së?

Shumë nga zakonet që e zvogëlojnë rrezikun për sëmundje të zemrës ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e inflamacionit në organizëm.

Kolegji Amerikan i Kardiologjisë rekomandon:

  • tĂ« paktĂ«n 150 minuta aktivitet fizik me intensitet tĂ« moderuar ose tĂ« lartĂ« nĂ« javĂ«;
  • mbajtjen e njĂ« peshe tĂ« shĂ«ndetshme;
  • kufizimin e ushqimeve shumĂ« tĂ« pĂ«rpunuara;
  • shmangien ose kufizimin e pijeve me sheqer;
  • kufizimin e mishit tĂ« kuq dhe mishit tĂ« pĂ«rpunuar;
  • konsumimin e frutave, perimeve, drithĂ«rave integrale, bishtajoreve, arrave, peshkut dhe vajit tĂ« ullirit;
  • ndĂ«rprerjen e duhanit.

“DĂ«shmitĂ« tregojnĂ« se kur pacientĂ«t ushqehen mirĂ«, e lĂ«nĂ« duhanin dhe humbin peshĂ«n e tepĂ«rt, ulet niveli i CRP-sĂ« dhe bashkĂ« me tĂ« edhe rreziku pĂ«r sĂ«mundje kardiovaskulare”, pĂ«rfundon Dr. Ridker. /Telegrafi/

Pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe

20 July 2026 at 23:49


Një send krejt i zakonshëm mund ta ndryshojë mënyrën si e gjeni valixhen kurta hapni në destinacion

Paketimi i valixhes nuk është gjithmonë aq i thjeshtë sa duket. Duam që rrobat të mbeten të pastra e të freskëta, shishet të mos derdhen dhe sendet e brishta të mos dëmtohen. Për këtë arsye, udhëtarët me përvojë përdorin disa truke të thjeshta dhe të lira. Njëri prej tyre është vendosja e një rrotulle letre higjienike në valixhe.

Gjatë udhëtimit, bagazhi ekspozohet ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë, qoftë në avion, autobus apo veturë. Letra higjienike mund të thithë një pjesë të lagështisë dhe të ndihmojë që rrobat të ruajnë freskinë, sidomos kur në valixhe ka peshqirë ose veshje që nuk janë tharë plotësisht.

Disa udhëtarë hedhin edhe disa pika vaji esencial, si livandë, limon ose mente, mbi pjesën e kartonit. Aroma çlirohet gradualisht dhe e mban valixhen me erë më të këndshme, transmeton Telegrafi.

Letra mund të shërbejë edhe si mbrojtje për sende të brishta. Me disa shtresa mund të mbështillen shishet e parfumit, enët e vogla prej qelqi ose suveniret, duke e zvogëluar rrezikun e dëmtimit.

Një rrotull rezervë mund të jetë e dobishme edhe pas mbërritjes, veçanërisht në apartamente, hostele ose kampe ku mund të mos ketë mjaftueshëm letër higjienike.

Megjithëse duket si një truk i vogël, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e freskisë së rrobave, mbrojtjen e sendeve dhe përballimin e situatave të papritura gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

Tri shenja se fĂ«mija ka vetĂ«besim tĂ« ulĂ«t – prindĂ«rit shpesh nuk i vĂ«rejnĂ«

20 July 2026 at 23:21


Vetëkritika, krahasimi me të tjerët dhe ndryshimet në gjuhën e trupit mund të tregojnë se fëmija po lufton në heshtje me pasigurinë

Çdo prind dĂ«shiron qĂ« fĂ«mija i tij tĂ« rritet i lumtur, i sigurt nĂ« vete dhe i gatshĂ«m pĂ«r t’u pĂ«rballur me sfidat. MegjithatĂ«, jo gjithmonĂ« Ă«shtĂ« e lehtĂ« tĂ« kuptohet se fĂ«mija po pĂ«rballet me vetĂ«besim tĂ« ulĂ«t.

Trajnerja e rezistencĂ«s psikologjike, Cindra Kamphoff, veçon tri shenja paralajmĂ«ruese qĂ« prindĂ«rit nuk duhet t’i shpĂ«rfillin.

1. Flet vazhdimisht keq për veten

Një nga shenjat më të dukshme është kur fëmija e kritikon shpesh veten ose fajësohet gjatë pas një dështimi.

Shprehje si: “UnĂ« nuk vlej pĂ«r asgjĂ«â€ ose “AsgjĂ« nuk mĂ« shkon mirĂ«â€ tregojnĂ« se fĂ«mija po e lidh njĂ« gabim me vlerĂ«n e tij si person.

Në vend që vëmendja të mbetet vetëm te dështimi, prindërit duhet ta ndihmojnë të kuptojë se çfarë mund të mësojë nga përvoja. Kështu, ai mëson se gabimet janë pjesë normale e rritjes dhe mundësi për përmirësim.

2. Krahasohet vazhdimisht me të tjerët

Krahasimi me bashkëmoshatarët është pjesë e zakonshme e rritjes. Problem bëhet kur fëmija mendon vazhdimisht se të tjerët janë më të mirë, më të suksesshëm ose më të bukur se ai.

Prindërit mund ta ndihmojnë duke e orientuar drejt qëllimeve personale dhe gjërave që varen nga përpjekja e tij, në vend që ta masë vlerën e vet vetëm në raport me të tjerët, transmeton Telegrafi.

3. Ndryshon gjuha e trupit dhe i mungon energjia

Fëmija mund të mos thotë hapur se ndihet i pasigurt, por trupi i tij mund ta tregojë këtë.

Supet e përkulura, shmangia e kontaktit me sy, buzëqeshja më e rrallë dhe mungesa e energjisë mund të jenë shenja se ai po përballet me mendime negative për veten.

Nuk ndihmojnĂ« shprehjet si “GĂ«zohu” ose “Nuk Ă«shtĂ« asgjĂ«â€. MĂ« e dobishme Ă«shtĂ« qĂ« fĂ«mija tĂ« ndihmohet ta njohĂ« dhe ta emĂ«rtojĂ« emocionin.

Mund të përdoret edhe metoda e thjeshtë:

  • Ndalo – bĂ«j njĂ« pauzĂ« tĂ« shkurtĂ«r;
  • QetĂ«sohu – merr disa frymĂ« thellĂ«;
  • Reago – pasi tĂ« qetĂ«sohesh, mendo si dĂ«shiron tĂ« veprosh.

AftĂ«sia pĂ«r t’i rregulluar emocionet ndihmon nĂ« zhvillimin e vetĂ«besimit dhe nĂ« pĂ«rballimin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« presionit.

Prania e njĂ« prej kĂ«tyre shenjave nuk do tĂ« thotĂ« domosdoshmĂ«risht se fĂ«mija ka problem serioz. MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« bisedoni me tĂ« dhe t’i ofroni mbĂ«shtetje. NĂ«se sjellja vazhdon pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« ose ndikon nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme, rekomandohet kĂ«shillimi me psikologun e fĂ«mijĂ«ve. /Telegrafi/

Yesterday — 20 July 2026Telegrafi

Ushtria amerikane planifikon testimin e ushtarĂ«ve – çfarĂ« duhet tĂ« dini pĂ«r terapinĂ« me testosteron

20 July 2026 at 22:46


Një analizë e vetme nuk mjafton, ndërsa përdorimi pa nevojë të qartë mund të ndikojë në fertilitet, gjak, zemër dhe prodhimin natyror të hormonit

Terapia zëvendësuese me testosteron nuk është më vetëm një trajtim që përshkruhet në ordinancën e mjekut. Vitet e fundit ajo është bërë pjesë e një trendi të gjerë që lidhet me performancën, jetëgjatësinë dhe shëndetin e burrave.

Tema është rikthyer në vëmendje pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se pjesëtarët e ushtrisë mbi 30 vjeç do të testohen për mungesë të testosteronit dhe se ata që plotësojnë kriteret do të mund të marrin terapi zëvendësuese.

Përdorimi i testosteronit është rritur ndjeshëm, i nxitur edhe nga klinikat private, telemjekësia dhe rrjetet sociale, ku shpesh paraqitet si zgjidhje për lodhjen, plakjen dhe rënien e performancës. Megjithatë, mjekët theksojnë se ky trajtim nuk është i nevojshëm dhe as i sigurt për çdo burrë.

Kujt i rekomandohet terapia?

Terapia zĂ«vendĂ«suese me testosteron, e cila mund tĂ« jepet pĂ«rmes injeksioneve, xhelit, implanteve ose barnave orale, synon kryesisht burrat me hipogonadizĂ«m tĂ« konfirmuar – gjendje nĂ« tĂ« cilĂ«n organizmi nuk prodhon mjaftueshĂ«m testosteron.

Zakonisht kërkohen nivele vazhdimisht të ulëta të hormonit, të shoqëruara me simptoma si:

  • ulje e dĂ«shirĂ«s seksuale;
  • lodhje dhe dobĂ«si;
  • disfunksion erektil;
  • humor i ulĂ«t;
  • humbje e masĂ«s dhe forcĂ«s muskulore;
  • ulje e dendĂ«sisĂ« sĂ« kockave.

Rënia natyrore e testosteronit me moshën nuk mjafton vetvetiu për ta arsyetuar trajtimin. Niveli mund të ulet edhe për shkak të obezitetit, stresit, mungesës së gjumit, apnesë së gjumit, sëmundjeve kronike, dëmtimit të testikujve ose çrregullimeve të hipofizës.

Sipas udhëzimeve të Shoqatës Amerikane të Urologjisë, diagnoza nuk duhet të vendoset nga një analizë e vetme. Niveli i ulët duhet të konfirmohet me dy matje të ndara, të kryera në mëngjes, së bashku me vlerësimin e simptomave dhe të shkaqeve të mundshme, transmeton Telegrafi.

Cilat janë përfitimet?

Te burrat me mungesë të konfirmuar të testosteronit, terapia mund ta përmirësojë dëshirën seksuale, funksionin erektil, masën muskulore, dendësinë e kockave, energjinë dhe humorin.

Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme se rritja e testosteronit te burrat me nivele normale ose vetëm pak të ulëta përmirëson ndjeshëm aftësitë mendore, performancën sportive apo jetëgjatësinë.

Pra, testosteroni nuk duhet parë si trajtim i përgjithshëm kundër lodhjes ose plakjes.

Cilat janë rreziqet?

Edhe kur rekomandohet me arsye mjekësore, terapia kërkon kontrolle të vazhdueshme. Ajo mund ta rrisë numrin e qelizave të kuqe të gjakut, duke e trashur gjakun dhe duke shtuar rrezikun e komplikimeve.

Mund të shkaktojë gjithashtu:

  • ulje tĂ« prodhimit tĂ« spermĂ«s dhe probleme me fertilitetin;
  • puçrra;
  • ndjeshmĂ«ri ose zmadhim tĂ« gjinjve;
  • mbajtje tĂ« lĂ«ngjeve;
  • pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« apnesĂ« sĂ« patrajtuar tĂ« gjumit.

Studimi i madh Traverse, i publikuar në revistën prestigjioze The New England Journal of Medicine, nuk gjeti rritje të përgjithshme të infarktit, goditjes në tru apo vdekjes kardiovaskulare te burrat me hipogonadizëm që morën testosteron, krahasuar me ata që morën placebo. Megjithatë, në grupin e trajtuar u regjistruan më shpesh disa probleme, përfshirë fibrilacionin atrial, embolinë pulmonare dhe dëmtimin akut të veshkave.

Terapia gjithashtu e frenon prodhimin natyror të testosteronit dhe mund ta ulë ndjeshëm prodhimin e spermës. Për këtë arsye, zakonisht nuk rekomandohet për burrat që planifikojnë të kenë fëmijë.

ÇfarĂ« nĂ«nkupton kjo pĂ«r ushtrinĂ«?

Te ushtarët, interpretimi i rezultateve mund të jetë veçanërisht i ndërlikuar. Stërvitjet intensive, mungesa e gjumit dhe stresi i zgjatur fizik e psikologjik mund ta ulin përkohësisht testosteronin.

Kjo do të thotë se një rezultat i ulët nuk tregon domosdoshmërisht mungesë të përhershme që kërkon trajtim. Mund të jetë reagim kalimtar i organizmit ndaj kushteve ekstreme.

Përdorimi afatgjatë mund të krijojë edhe probleme praktike, sepse organizmi e ul prodhimin natyror të hormonit. Nëse terapia ndërpritet papritur gjatë një misioni, personi mund të mbetet përkohësisht me nivele edhe më të ulëta.

Përfundimi i ekspertëve është i qartë: terapia me testosteron mund të jetë shumë e dobishme për burrat me mungesë të vërtetuar, por nuk duhet përdorur si rrugë e shkurtër drejt më shumë energjie, rinisë apo performancës më të lartë. /Telegrafi/

Kondicioneri punon, por shtëpia mbetet e nxehtë? Shenjat se po i afrohet fundit

20 July 2026 at 22:27


Ftohja e dobĂ«t, zhurmat e pazakonta dhe faturat mĂ« tĂ« larta mund tĂ« jenĂ« paralajmĂ«rim – por katĂ«r veprime tĂ« thjeshta mund t’ia zgjasin ndjeshĂ«m jetĂ«gjatĂ«sinĂ«

Jetëgjatësia varet nga lloji i pajisjes, mirëmbajtja, kohëzgjatja e sezonit të nxehtë, temperaturat mesatare, vendi ku është montuar dhe cilësia e instalimit.

Sa vite mund të zgjasë?

Sistemet qendrore zakonisht projektohen tĂ« funksionojnĂ« rreth 10–12 vjet, por shumĂ« prej tyre zgjasin mbi 15 vjet. Raste tĂ« pajisjeve qĂ« funksionojnĂ« edhe pas 30 vjetĂ«sh ekzistojnĂ«, por janĂ« tĂ« rralla.

Instalimi i saktë ka rëndësi të madhe. Sasia e duhur e gazit ftohës, kanalet me përmasa të përshtatshme dhe presioni normal i ajrit ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e sistemit.

Kondicionerët e dritares dhe ata portativë zakonisht mund të zgjasin pesë deri në shtatë vjet, ndonjëherë edhe më shumë nëse mirëmbahen mirë.

Sistemet mini-split nga prodhuesit cilĂ«sorĂ« mund tĂ« funksionojnĂ« 10–15 vjet, ndĂ«rsa modelet mĂ« tĂ« lira shpesh zgjasin vetĂ«m pesĂ« deri nĂ« shtatĂ« vjet, transmeton Telegrafi.

Shenjat se kondicioneri mund të jetë drejt fundit

Shenjat më të dukshme janë ftohja e dobët dhe zhurmat e pazakonta, si kërcitje, gumëzhimë ose fërkim.

Vëmendje kërkojnë edhe:

  • grumbullimi i akullit nĂ« pajisje;
  • dallimet e mĂ«dha ndĂ«rmjet temperaturĂ«s sĂ« vendosur dhe asaj reale;
  • rritja e papritur e faturave tĂ« energjisĂ«;
  • funksionimi i vazhdueshĂ«m pa arritur temperaturĂ«n e dĂ«shiruar.

Megjithatë, këto shenja nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se pajisja duhet zëvendësuar, sepse disa probleme mund të riparohen.

KatĂ«r mĂ«nyra pĂ«r t’ia zgjatur jetĂ«n

Pastroni ose ndërroni filtrat. Filtrat e papastër e detyrojnë kondicionerin të punojë më shumë. Filtrat e ripërdorshëm mund të shpëlahen me ujë të vakët dhe duhet të thahen plotësisht para rivendosjes.

Shpeshtësia e pastrimit ose ndërrimit varet nga lloji i filtrit, përdorimi, prania e kafshëve shtëpiake dhe kushtet e ambientit.

Siguroni kullimin e ujit. Kondicionerët e dritares duhet të montohen me një pjerrësi shumë të lehtë nga jashtë, në mënyrë që kondensimi të kullojë siç duhet.

Te modelet portative, rezervuari i ujit duhet zbrazur rregullisht për të shmangur dëmtimin e pjesëve të brendshme.

Pastroni spiralet një herë në vit. Pluhuri, poleni, bari dhe papastërtitë mund të bllokojnë spiralet dhe ta ulin efikasitetin.

Para pastrimit, pajisja duhet shkĂ«putur nga rryma. NjĂ«sia e jashtme mund tĂ« shpĂ«lahet butĂ«sisht me zorrĂ« uji, por nuk duhet pĂ«rdorur larĂ«se me presion, sepse mund t’i pĂ«rkulĂ« ose dĂ«mtojĂ« pjesĂ«t e holla metalike.

Pas pastrimit, spiralet duhet të thahen plotësisht para se pajisja të ndizet përsëri.

Ulni ngarkesën mbi kondicionerin. Gjatë ditëve shumë të nxehta përdorni perde që bllokojnë rrezet e diellit, kontrolloni izolimin rreth dyerve dhe dritareve dhe mos i mbani ato hapur për një kohë të gjatë.

Sa më pak nxehtësi të hyjë në shtëpi, aq më pak duhet të punojë kondicioneri dhe aq më gjatë mund të zgjasë. /Telegrafi/

Hailey Bieber e rikthen bobin e zgjatur – prerja ideale pĂ«r ndryshim pa i shkurtuar shumĂ« flokĂ«t

20 July 2026 at 22:15


Bie pak poshtë klavikulës, u përshtatet pothuajse të gjitha formave të fytyrës dhe stilohet lehtë, nga pamja e lëmuar deri te valët e buta

Po mendoni t’i shkurtoni flokĂ«t, por ende nuk jeni gati pĂ«r njĂ« bob klasik? Hailey Bieber mund t’jua lehtĂ«sojĂ« vendimin.

NĂ« njĂ« fushatĂ« tĂ« fundit pĂ«r Skims, ajo u shfaq me njĂ« prerje tĂ« re elegante, tĂ« quajtur “extended lob” – njĂ« version mĂ« i gjatĂ« dhe mĂ« i butĂ« i long bob-it. FlokĂ«t bien pak poshtĂ« klavikulĂ«s, duke krijuar ekuilibrin ideal mes njĂ« prerjeje tĂ« shkurtĂ«r dhe gjatĂ«sisĂ« mesatare.

Kjo prerje karakterizohet nga njĂ« vijĂ« e pastĂ«r nĂ« fund dhe shtresa tĂ« buta, tĂ« lehta, qĂ« u japin flokĂ«ve lĂ«vizje natyrale. Ndryshe nga bob-i i prerĂ« drejt dhe shumĂ« i rreptĂ«, “bobi i zgjatur” duket mĂ« i lirshĂ«m, modern dhe mĂ« pak formal.

Gjatësia është e mjaftueshme që flokët të vendosen pas veshëve ose të lidhen në një bisht të ulët, çka e bën prerjen praktike dhe të përshtatshme për shumë stile, transmeton Telegrafi.

Kujt i përshtatet?

Sipas stilistit Nicolas Flores, kjo prerje u shkon pothuajse tĂ« gjithĂ«ve. ÇelĂ«si Ă«shtĂ« qĂ« shtresat tĂ« pĂ«rshtaten me formĂ«n e fytyrĂ«s dhe me strukturĂ«n e flokĂ«ve.

NĂ« varĂ«si tĂ« tipareve, stilisti mund t’i bĂ«jĂ« shtresat mĂ« tĂ« shkurtra ose mĂ« tĂ« gjata, duke ruajtur formĂ«n dhe lĂ«vizjen karakteristike tĂ« prerjes.

Si stilohet?

Bobi i zgjatur mund të mbahet në shumë mënyra: i drejtë dhe i lëmuar, me volum të butë ose me onde të çrregullta.

Për një pamje të përditshme mjafton tharja me furçë, ndërsa për një stil më modern mund të krijohen onde të lirshme. Për raste më formale, flokët mund të drejtohen dhe të stilohen me shkëlqim.

Si mirëmbahet?

Kjo prerje Ă«shtĂ« relativisht e lehtĂ« pĂ«r t’u mirĂ«mbajtur. Rekomandohet pĂ«rdorimi i njĂ« maske hidratuese njĂ« herĂ« nĂ« javĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« flokĂ«t tĂ« mbeten tĂ« butĂ«, me shkĂ«lqim dhe elastikĂ«.

Për ta ruajtur formën, flokët duhen rregulluar çdo gjashtë deri në tetë javë. Një tjetër avantazh është se rriten bukur, pa kaluar nëpër fazën e parehatshme që shpesh shoqëron bob-in klasik. /Telegrafi/

A ju duhen vërtet më shumë elektrolite gjatë verës? Mjekët thonë se shumicës së njerëzve jo

20 July 2026 at 21:56


Edhe nĂ«se djersitni mĂ« shumĂ«, pijet me elektrolite nuk janĂ« gjithmonĂ« tĂ« nevojshme – teprimi me to mund ta prishĂ« ekuilibrin e organizmit

Hidratimi është thelbësor për parandalimin e problemeve që lidhen me vapën, si rraskapitja nga nxehtësia. Megjithatë, edhe nëse djersitni më shumë gjatë verës, kjo nuk do të thotë se duhet patjetër të përdorni pije apo pluhura me elektrolite.

ÇfarĂ« janĂ« elektrolitet dhe pse na duhen?

Elektrolitet janë minerale me ngarkesë elektrike që ndihmojnë trupin të funksionojë siç duhet. Ato marrin pjesë në punën e sistemit nervor, tkurrjen e muskujve, ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe funksionimin normal të zemrës.

Ndër elektrolitet më të rëndësishme janë natriumi, kaliumi, magnezi dhe kalciumi, ndërsa secili prej tyre ka rol të veçantë në organizëm, transmeton Telegrafi.

Kur nevojiten elektrolite shtesë?

Elektrolitet humben bashkë me lëngjet përmes djersitjes, urinimit, diarresë dhe të vjellave. Në kushte normale, trupi zakonisht arrin ta ruajë vetë ekuilibrin ndërmjet marrjes dhe humbjes së tyre.

Por gjatë vapës dhe lagështisë së lartë, djersitja intensive mund ta përshpejtojë humbjen e ujit dhe të mineraleve. Nëse zëvendësohet vetëm uji, pa elektrolitet e humbura, te disa persona mund të prishet ky ekuilibër.

Megjithatë, shumica e njerëzve që qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe nuk kryejnë aktivitet fizik të zgjatur nuk kanë nevojë për pije shtesë me elektrolite.

Marrja e tepĂ«rt gjithashtu mund tĂ« jetĂ« problematike, sidomos te personat me tension tĂ« lartĂ«, sĂ«mundje tĂ« zemrĂ«s ose veshkave. Çrregullimi i ekuilibrit mund tĂ« shkaktojĂ« lodhje, ngĂ«rçe muskulore, dobĂ«si, nauze, dhimbje koke ose rrahje tĂ« çrregullta tĂ« zemrĂ«s.

Elektrolitet shtesë mund të jenë të dobishme nëse:

  • ushtroni pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« vapĂ«;
  • djersitni shumĂ«;
  • keni diarre ose tĂ« vjella;
  • humbni sasi tĂ« mĂ«dha lĂ«ngjesh pĂ«r shkak tĂ« njĂ« sĂ«mundjeje.

Cila Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r t’i marrĂ«?

Për shumicën e njerëzve, një ushqyerje e larmishme dhe e balancuar siguron mjaftueshëm elektrolite. Burime të mira janë frutat, perimet, produktet e qumështit, arrat dhe farat.

Ekspertët këshillojnë kujdes me pijet e gatshme me elektrolite, sepse disa prej tyre përmbajnë shumë sheqer dhe natrium. Në shumicën e rasteve, uji dhe një dietë e pasur me lëndë ushqyese janë të mjaftueshme për hidratim të shëndetshëm gjatë verës. /Telegrafi/

I lani thikat në enëlarëse? Ky zakon i dëmton më shpejt se sa mendoni

20 July 2026 at 20:18


NxehtĂ«sia, detergjentet dhe pĂ«rplasjet e vogla mund ta topitin tehun dhe ta dĂ«mtojnĂ« dorezĂ«n – prandaj kuzhinierĂ«t profesionistĂ« nuk e bĂ«jnĂ« kurrĂ« kĂ«tĂ«

NjĂ« thikĂ« e mirĂ« kuzhine nuk Ă«shtĂ« investim i vogĂ«l, ndaj Ă«shtĂ« e kuptueshme qĂ« tĂ« gjithĂ« duan ta ruajnĂ« tĂ« mprehtĂ« sa mĂ« gjatĂ«. MegjithatĂ«, njĂ« zakon i pĂ«rditshĂ«m mund t’ia shkurtojĂ« ndjeshĂ«m jetĂ«gjatĂ«sinĂ« – larja nĂ« enĂ«larĂ«se.

Edhe pse duket praktike qĂ« pas ushqimit t’i vendosni thikat nĂ« shportĂ« dhe pjesĂ«n tjetĂ«r t’ia lini pajisjes, ekspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se pikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tehu e humb mĂ« shpejt mprehtĂ«sinĂ«. Temperaturat e larta, detergjentet e forta dhe pĂ«rplasja me enĂ«t e tjera mund tĂ« shkaktojnĂ« dĂ«mtime qĂ« nuk vĂ«rehen menjĂ«herĂ«, por qĂ« ndihen shumĂ« shpejt gjatĂ« prerjes.

Pse thikat nuk duhet të lahen në enëlarëse?

Gjatë një cikli larjeje, thikat ekspozohen për një kohë të gjatë ndaj temperaturave të larta, rrymave të fuqishme të ujit dhe kimikateve që përmbajnë tabletat e larjes. Të gjitha këto mund të ndikojnë në cilësinë e tehut, veçanërisht te thikat e prodhuara nga çelik cilësor.

Përveç kësaj, gjatë punës së pajisjes, takëmet lëvizin dhe thikat mund të përplasen me pirunët, lugët ose enët e tjera. Këto goditje të vogla mund të krijojnë mikrodëmtime në teh, duke e bërë atë gradualisht më pak të mprehtë dhe më pak preciz.

Nxehtësia dhe detergjentet mund ta dëmtojnë tehun

Temperaturat e larta mund të ndikojnë me kalimin e kohës në vetitë e çelikut, ndërsa detergjentet agresive mund ta dëmtojnë sipërfaqen e tehut.

Te thikat me dorezë druri, problemi mund të jetë edhe më i madh. Ekspozimi i shpeshtë ndaj ujit dhe nxehtësisë mund të shkaktojë plasaritje, deformim ose dëmtim të shtresës mbrojtëse të drurit.

Për këtë arsye, kuzhinierët profesionistë thuajse gjithmonë i lajnë thikat vetëm me dorë, transmeton Telegrafi.

Si duhet larë siç duhet një thikë kuzhine?

Larja e duhur zgjat vetëm disa sekonda.

Thika duhet larë menjëherë pas përdorimit me ujë të vakët, pak detergjent të butë dhe një sfungjer të butë. Duhet të shmangen telat dhe materialet gërryese, sepse mund ta dëmtojnë sipërfaqen e tehut.

Pas larjes, thika duhet të fshihet menjëherë me një pecetë të thatë kuzhine, pasi lagështia e zgjatur mund të shkaktojë njolla ose korrozion te disa lloje çeliku.

Si duhet të ruhen thikat?

Edhe mënyra e ruajtjes është po aq e rëndësishme sa larja.

Më së miri është që thikat të mbahen në mbajtëse druri, në shirit magnetik ose në mbështjellëse mbrojtëse. Vendosja e tyre në sirtar bashkë me pirunët dhe lugët mund ta topitë më shpejt tehun për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me takëmet e tjera.

Nëse dëshironi që një thikë cilësore kuzhine të zgjasë me vite dhe ta ruajë mprehtësinë, disa sekonda larje me dorë pas çdo përdorimi janë zgjedhje shumë më e mirë sesa larja në enëlarëse. /Telegrafi/

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

20 July 2026 at 19:20


Shenjat e para shpesh ngatĂ«rrohen me lodhjen, moshĂ«n ose “kollĂ«n e duhanpirĂ«sit” – ndĂ«rsa alarmi i vĂ«rtetĂ« mund tĂ« vijĂ« shumĂ« mĂ« vonĂ«

Shumica e personave që diagnostikohen me kancer të mushkërive bëjnë një jetë krejtësisht normale para se të zbulohet sëmundja, sepse ndryshimet e dukshme fizike zakonisht nuk shfaqen derisa ajo të përparojë.

Pikërisht kjo përbën një nga kurthet më të mëdha të kësaj sëmundjeje: në fazat e hershme ajo mund të zhvillohet pa simptoma të qarta. Një person mund të ndihet plotësisht i shëndetshëm, të shkojë në punë, të merret me sport dhe të vazhdojë jetën e zakonshme, ndërkohë që në trupin e tij zhvillohet në heshtje një tumor.

Indi i mushkërive nuk ka receptorë të dhimbjes

Për të shpjeguar pse kanceri i mushkërive në fazat e hershme shpesh nuk shkakton dhimbje, ekspertët theksojnë se vetë indi i mushkërive, i njohur si parenkima pulmonare, nuk ka receptorë të dhimbjes.

Kjo do tĂ« thotĂ« se njĂ« tumor brenda mushkĂ«risĂ« mund tĂ« rritet pa shkaktuar asnjĂ« ndjesi tĂ« veçantĂ«. Dhimbja zakonisht shfaqet vetĂ«m kur tumori zmadhohet dhe fillon tĂ« ushtrojĂ« presion mbi strukturat pĂ«rreth, si trakeja, enĂ«t e mĂ«dha tĂ« gjakut, brinjĂ«t ose pleura – cipa qĂ« mbĂ«shtjell mushkĂ«ritĂ« dhe qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e pasur me receptorĂ« tĂ« dhimbjes.

Kur kjo ndodh, sëmundja shpesh është tashmë në një fazë më të avancuar, transmeton Telegrafi.

Simptomat e hershme ngatërrohen lehtë me shqetësime të zakonshme

Një problem tjetër është se simptomat e hershme shpesh ngatërrohen me shqetësime të përditshme. Edhe kur shfaqen, ato mund të jenë aq të lehta dhe jospecifike, saqë njerëzit, veçanërisht duhanpirësit, i shpërfillin ose ua atribuojnë shkaqeve të tjera:

  • KollĂ« e lehtĂ« – duhanpirĂ«sit shpesh e konsiderojnĂ« si “kollĂ« tĂ« zakonshme tĂ« duhanpirĂ«sit”;
  • VĂ«shtirĂ«si nĂ« frymĂ«marrje gjatĂ« sforcimit – i atribuohet mungesĂ«s sĂ« kondicionit, lodhjes ose moshĂ«s;
  • Lodhje e lehtĂ« – lidhet me stresin nĂ« punĂ« ose mungesĂ«n e gjumit.

Kur shfaqen ndryshimet e dukshme fizike?

Shenjat që ngrenë alarmin dhe i shtyjnë pacientët të kërkojnë ndihmë mjekësore zakonisht shfaqen kur tumori ka përparuar ose është përhapur në organe të tjera.

Simptomat më të zakonshme janë:

  • Kollitja me gjak, e njohur si hemoptizi;
  • Dhimbje e vazhdueshme nĂ« gjoks, shpinĂ« ose shpatulla;
  • Humbje e papritur dhe e pashpjegueshme e peshĂ«s trupore dhe e oreksit;
  • Ngjirje e zĂ«rit qĂ« zgjat pĂ«r disa javĂ«;
  • Ënjtje e qafĂ«s ose e fytyrĂ«s.

Skriningu mund ta zbulojë sëmundjen në fazë të hershme

Meqenëse shumë pacientë nuk kanë simptoma dhe vazhdojnë të jetojnë normalisht, kanceri i mushkërive shpesh zbulohet në fazat e avancuara, kur mundësitë për shërim janë dukshëm më të vogla.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, mjekĂ«sia bashkĂ«kohore i kushton rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« programeve tĂ« skriningut. Personave qĂ« u pĂ«rkasin grupeve me rrezik tĂ« lartĂ«, veçanĂ«risht atyre mbi 50 vjeç me histori tĂ« gjatĂ« tĂ« pirjes sĂ« duhanit, mund t’u rekomandohet skriningu parandalues me tomografi tĂ« kompjuterizuar me dozĂ« tĂ« ulĂ«t rrezatimi, e njohur si LDCT.

Kjo metodë mund të ndihmojë në zbulimin e tumorit në një fazë të hershme, para se personi të ketë simptoma dhe kur mundësitë e trajtimit të suksesshëm janë më të mëdha.

Sipas dr. Daniel Boffa nga Yale School of Medicine, skriningu i kancerit të mushkërive është një nga mjetet më të rëndësishme për uljen e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Të dhënat e National Cancer Institute tregojnë se tomografia e kompjuterizuar me dozë të ulët mund ta zbulojë më herët kancerin e mushkërive dhe ta zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.

Edhe pse duhanpirja është faktori kryesor i rrezikut, një pjesë e rasteve të kancerit të mushkërive shfaqen edhe te personat që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Faktorë të tjerë të rrezikut mund të jenë ekspozimi ndaj radonit, azbestit, tymit nga zjarret, ndotjes së ajrit, si dhe historia familjare e kancerit të mushkërive.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i njihni faktorĂ«t e rrezikut dhe simptomat e kancerit tĂ« mushkĂ«rive. Kushtojini vĂ«mendje njĂ« kolle tĂ« vazhdueshme, veçanĂ«risht nĂ«se shoqĂ«rohet me dhimbje nĂ« gjoks ose me kollitje tĂ« gjakut”, thekson dr. Boffa. /Telegrafi/

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

20 July 2026 at 01:25


Frutat dhe dritaret e hapura mund tĂ« mos jenĂ« shkaku kryesor – njĂ« vend i lagĂ«sht dhe i fshehur mund tĂ« jetĂ« kthyer nĂ« vatĂ«r shumimi pa e vĂ«rejtur

Gjatë muajve të verës, mizat u shkaktojnë bezdi shumë njerëzve. Mjafton ta lini dritaren hapur për pak kohë ose një tas me fruta mbi banakun e kuzhinës dhe këto insekte të bezdisshme fillojnë të grumbullohen nëpër shtëpi. Megjithatë, ekziston një metodë shumë e thjeshtë që mund të ndihmojë në largimin e tyre, pa përdorur kimikate agresive.

Gazetarja Kathrine McPhilips ka treguar përvojën e saj, pasi gjatë verës ishte përballur me një problem të madh me mizat. Edhe pse çdo mbrëmje i mbante dritaret të mbyllura, i largonte rregullisht frutat e tejpjekura dhe e zbrazte koshin e mbeturinave, mizat vazhdonin ta gjenin rrugën drejt kuzhinës së saj.

Burimi i fshehur i problemit mund të jetë në kulluesen e lavamanit

Siç shpjegon ajo, shkaku i problemit shpesh nuk është i dukshëm. Shumë njerëz nuk e dinë se kulluesi i lavamanit të kuzhinës mund të jetë vend ideal për shumimin e mizave. Nxehtësia, lagështia dhe mbetjet e ushqimit krijojnë kushte të përsosura për zhvillimin e larvave, ndërsa, meqë gjithçka ndodh larg syrit, problemi zakonisht vërehet vetëm kur numri i insekteve rritet ndjeshëm.

NĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« zgjidhjeje, Kathrine McPhilips vendosi tĂ« provonte njĂ« veprim shumĂ« tĂ« thjeshtĂ«: tĂ« hidhte ujĂ« tĂ« valĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« kullues. Sipas pĂ«rvojĂ«s sĂ« saj, mjaftojnĂ« vetĂ«m disa sekonda qĂ« uji i nxehtĂ« t’i shkatĂ«rrojĂ« mizat dhe larvat qĂ« mund tĂ« ndodhen nĂ« tuba.

Në të njëjtën kohë, uji i valë ndihmon në largimin e yndyrës dhe të shtresave të grumbulluara që i tërheqin insektet, duke zvogëluar mundësinë e shumimit të tyre të përsëritur, transmeton Telegrafi.

Mirëmbajtja e rregullt e kulluesit mund të bëjë ndryshim të madh

Gazetarja thekson se pastrimi i rregullt i kulluesit ka edhe një përparësi tjetër të rëndësishme. Përveçse largon aromat e pakëndshme të ushqimit që i tërheqin mizat, ai ndihmon edhe në ruajtjen e pastërtisë së tubave.

Herë pas here, ajo përdor edhe sodë kristalore, të cilën më pas e shpëlan me ujë. Sipas saj, kjo ndihmon në shpërbërjen e shtresave të yndyrshme dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun e bllokimit të kulluesit.

Ajo shton se është e rëndësishme që gjatë natës të mos lihen në lavaman mbetje ushqimi dhe yndyre, pasi ato janë një joshje e fortë për insektet.

Kurthi me uthull molle si mbrojtje shtesë

Përveç mirëmbajtjes së kulluesit, Kathrine McPhilips përdor edhe një metodë tjetër të thjeshtë. Pranë tasit me fruta ose në parvazin e dritares vendos një kurth me uthull molle.

Aroma e uthullës i tërheq mizat, por njëkohësisht i mban të grumbulluara në një vend dhe pengon përhapjen e tyre nëpër shtëpi.

Sipas përvojës së saj, pikërisht kombinimi i disa masave të thjeshta ka dhënë rezultatet më të mira.

Disa zakone të thjeshta e larguan plotësisht problemin

Gjatë korrikut, kur sezoni i mizave arrin kulmin, Kathrine McPhilips arriti të shpëtonte plotësisht prej tyre duke kombinuar hedhjen e ujit të valë në kullues, përdorimin e kurthit me uthull molle dhe ruajtjen e duhur të ushqimit, në mënyrë që ai të mos i tërhiqte insektet.

Siç tregon ajo, pasi i pĂ«rfshiu kĂ«to zakone nĂ« rutinĂ«n e saj, mund t’i mbajĂ« sĂ«rish dritaret hapur pa frikĂ«n se mizat do t’ia pushtojnĂ« pĂ«rsĂ«ri shtĂ«pinĂ«. /Telegrafi/

Grimi ju bëhet kokrriza dhe fillon të zhvishet? Këto pesë gabime mund të jenë shkaku

20 July 2026 at 00:30


Problemi mund tĂ« mos jetĂ« te pudra – mĂ«nyra si e pĂ«rgatitni lĂ«kurĂ«n dhe kombinoni produktet mund ta prishĂ« gjithĂ« pamjen brenda pak minutash

A ju ndodh që sapo ta vendosni pudrën, pas vetëm disa minutash të vëreni kokrriza të vogla, luspa ose një pamje jo të njëtrajtshme të lëkurës? Edhe pse shumë njerëz mendojnë se problemi qëndron te vetë produkti, shkaku shpesh fshihet në mënyrën se si e përgatitni lëkurën para grimit.

Zhveshja e grimit, përkatësisht grumbullimi dhe rrotullimi i produkteve në sipërfaqen e lëkurës, është një nga problemet më të shpeshta që mund ta prishë të gjithë pamjen. Kur kjo ndodh, zakonisht grimi duhet të hiqet dhe të vendoset nga fillimi.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që fillimisht të zbuloni çfarë e shkakton këtë problem dhe si mund ta parandaloni, në mënyrë që pudra dhe produktet e tjera të shkrihen në mënyrë të njëtrajtshme me lëkurën.

Lëkura nuk është përgatitur sa duhet

Një nga arsyet më të zakonshme përse grimi zhvishet është përgatitja e pamjaftueshme e lëkurës. Mbetjet e grimit të mëparshëm, yndyra e tepërt, qelizat e vdekura dhe shtresat e grumbulluara të produkteve të kujdesit mund të krijojnë një barrierë të padukshme, e cila nuk e lejon pudrën të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Prandaj, para grimit është e rëndësishme që fytyra të jetë e pastër, e lëmuar dhe e hidratuar mirë. Pastrimi i rregullt, një eksfolim i butë një herë në javë dhe hidratimi i përshtatshëm ndihmojnë që lëkura të bëhet bazë ideale për grim.

Në rast se përdorni pastrues me bazë vaji ose balsame për heqjen e grimit, shpëlajini mirë përpara se të aplikoni produktet e kujdesit dhe grimin. Mbetjet e tyre mund ta pengojnë pudrën të ngjitet në lëkurë dhe të ndikojnë në zhveshjen e saj transmeton Telegrafi.

Prisni që produktet të përthithen

Një tjetër gabim i shpeshtë është vendosja e pudrës menjëherë pas kremit, serumit ose primerit.

Produkteve të kujdesit për lëkurën u duhet pak kohë që të përthithen plotësisht. Nëse pudra vendoset mbi një sipërfaqe ende të lagësht ose të yndyrshme, mund të krijohen kokrriza të vogla dhe teni të duket jo i njëtrajtshëm.

ËshtĂ« mĂ« mirĂ« qĂ« ndĂ«rmjet secilit hap tĂ« bĂ«ni njĂ« pauzĂ« tĂ« shkurtĂ«r dhe tĂ« prisni derisa produkti tĂ« jetĂ« pĂ«rthithur mirĂ« para se tĂ« vazhdoni me grimin.

Rendi i aplikimit ka rëndësi

Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, rregulli është i thjeshtë: produktet aplikohen nga ato me përbërjen më të lehtë drejt atyre më të dendura.

Fillimisht vendosen produktet me bazë uji, si toniku dhe serumi, pastaj kremi për zonën rreth syve dhe në fund kremi hidratues. Kur ky rend prishet, rritet mundësia që produktet të përzihen me njëri-tjetrin dhe të grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës.

Problem të veçantë mund të krijojnë produktet që përmbajnë sasi më të madhe silikoni. Kur vendosen disa shtresa të tilla njëra mbi tjetrën, ato mund të formojnë një shtresë të hollë në lëkurë dhe më pas të shkaktojnë zhveshjen e grimit.

Mos e teproni me produktet

Ndonjëherë, më pak është vërtet më shumë. Përdorimi i sasive të mëdha të serumeve, kremrave, vajrave dhe primerëve mund ta bëjë lëkurën tepër të rrëshqitshme, duke penguar pudrën të shkrihet në mënyrë të njëtrajtshme me të.

Kujdes i veçantë duhet treguar me formulat më të rënda, me bazë vaji ose silikoni, sepse ato mund të grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës dhe të shkaktojnë formimin e kokrrizave dhe zhveshjen e grimit.

Produktet nuk janë të përshtatshme me njëri-tjetrin

Jo çdo produkt për kujdesin ndaj lëkurës përshtatet me çdo lloj pudre. Ndonjëherë, formula të caktuara thjesht nuk kombinohen mirë me njëra-tjetrën.

Për shembull, disa produkte lënë një shtresë të hollë mbrojtëse në lëkurë, e cila e vetme mund të duket shumë mirë. Megjithatë, kur mbi të vendoset pudra, mund të shfaqen kokrriza të vogla dhe përfundimi i grimit të duket jo i njëtrajtshëm. /Telegrafi/

Before yesterdayTelegrafi

Noti nuk është për të gjithë: Këto gjendje shëndetësore mund ta kthejnë në rrezik

19 July 2026 at 17:26


Nga problemet me zemrĂ«n dhe epilepsia deri te diabeti e infeksionet – ja kur duhet kĂ«shilla e mjekut dhe cilat shenja ju detyrojnĂ« tĂ« dilni menjĂ«herĂ« nga uji

Pak aktivitete fizike e angazhojnë pothuajse të gjithë trupin dhe, njëkohësisht, i kursejnë nyjat si noti. Ai përmirëson funksionin e zemrës dhe të mushkërive, forcon muskujt, rrit lëvizshmërinë dhe shpesh u rekomandohet personave me mbipeshë ose me dhimbje të nyjave.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se noti është plotësisht pa rrezik për të gjithë. Në disa gjendje shëndetësore, hyrja në ujë kërkon kujdes të shtuar, ndërsa ndonjëherë edhe një kontroll paraprak te mjeku.

Personat me sëmundje serioze të zemrës nuk duhet të hyjnë në ujë pa këshillën e kardiologut

Noti është aktivitet aerobik, por qëndrimi në ujë e ndryshon mënyrën se si funksionon qarkullimi i gjakut. Presioni i ujit e rrit sasinë e gjakut që kthehet drejt zemrës, gjë që mund ta ngarkojë më shumë muskulin e saj.

Për këtë arsye, personat me anginë pektorale të paqëndrueshme, infarkt të pësuar së fundmi, insuficiencë kardiake të dekompensuar ose çrregullime serioze të ritmit të zemrës nuk duhet ta fillojnë notin pa një vlerësim paraprak nga kardiologu.

Nga ana tjetër, te shumë persona me sëmundje kardiovaskulare të kontrolluara mirë, noti është pikërisht një nga aktivitetet e rekomanduara në kuadër të rehabilitimit kardiologjik.

Uji i ftohtë mund ta tronditë organizmin

Hyrja e menjëhershme në ujë të ftohtë shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, përshpejton rrahjet e zemrës dhe mund të çojë në rritje të menjëhershme të tensionit arterial.

Te personat e shëndetshëm, organizmi zakonisht përshtatet shpejt. Megjithatë, te personat me sëmundje koronare, hipertension të pakontrolluar ose çrregullime të caktuara të ritmit të zemrës, ky reagim mund ta rrisë rrezikun e komplikimeve.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që në ujë të ftohtë të hyhet gradualisht dhe jo duke u hedhur menjëherë.

Astma nuk është arsye për të hequr dorë nga noti

Prej kohësh noti konsiderohet një nga sportet më të përshtatshme për personat me astmë, sepse ajri i ngrohtë dhe i lagësht përreth pishinës i irriton më pak rrugët e frymëmarrjes sesa ajri i ftohtë dhe i thatë.

Megjithatë, te disa persona, klori në ujin e pishinës mund të shkaktojë irritim të rrugëve të frymëmarrjes ose përkeqësim të simptomave.

Nëse pas notit shfaqen rregullisht kollë, shtrëngim në gjoks ose vështirësi në frymëmarrje, duhet të konsultoheni me një pulmonolog, transmeton Telegrafi.

istockphoto

Kur noti nuk është ide e mirë për shkak të infeksionit

Nëse keni temperaturë, të vjella, diarre ose një infeksion akut viral, noti duhet shtyrë derisa të shëroheni.

Personat qĂ« kanĂ« plagĂ« tĂ« hapura ose infeksione serioze tĂ« lĂ«kurĂ«s duhet gjithashtu t’i shmangin pishinat dhe ujĂ«rat natyrore, pĂ«r shkak tĂ« rrezikut tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« infeksionit ose pĂ«rhapjes sĂ« mikroorganizmave.

Në rast të inflamacionit të veshit të jashtëm ose dhimbjes së theksuar në vesh, mjeku mund të këshillojë shmangien e përkohshme të notit derisa inflamacioni të shërohet.

Epilepsia nuk është ndalim absolut, por kërkon kujdes të veçantë

Shumica e personave që e kanë epilepsinë të kontrolluar mirë mund të notojnë, por asnjëherë vetëm.

Reflektimi dhe vezullimi i dritës mbi sipërfaqen e ujit mund të jenë shkaktarë të krizës epileptike te disa persona. Udhëzimet ndërkombëtare rekomandojnë që pranë personit të jetë gjithmonë dikush që është në dijeni të diagnozës dhe di si të reagojë në rast të një krize.

Diabeti dhe noti

Noti është zgjedhje shumë e mirë për personat me diabet, sepse e përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmon në kontrollin më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak.

Megjithatë, aktiviteti fizik mund të shkaktojë hipoglikemi, veçanërisht te personat që përdorin insulinë ose medikamente të caktuara kundër diabetit.

Prandaj, rekomandohet matja e glukozës para dhe pas aktivitetit, si dhe mbajtja pranë e një burimi karbohidratesh me veprim të shpejtë.

Shtatzënia nuk është pengesë

Në një shtatzëni që zhvillohet normalisht, noti konsiderohet një nga aktivitetet fizike më të sigurta. Uji e lehtëson ngarkesën mbi shtyllën kurrizore, e zvogëlon ënjtjen e këmbëve dhe e bën lëvizjen më të lehtë.

MegjithatĂ«, gratĂ« shtatzĂ«na qĂ« kanĂ« komplikime, si kontraksione tĂ« parakohshme, gjakderdhje ose gjendje tĂ« tjera me rrezik tĂ« lartĂ«, duhet t’u pĂ«rmbahen kĂ«shillave tĂ« gjinekologut.

Po dhimbjet e shpinës dhe të nyjave?

Personave me osteoartrit ose dhimbje nĂ« shtyllĂ«n kurrizore, noti shpesh mund t’u ndihmojĂ«, sepse uji e zvogĂ«lon ngarkesĂ«n mbi nyjat.

Megjithatë, jo të gjitha stilet e notit janë njësoj të përshtatshme. Për shembull, noti në stilin bretkosë, me kokën vazhdimisht mbi ujë, mund ta rrisë ngarkesën në pjesën e qafës.

Për personat me dhimbje të qafës mund të jenë më të përshtatshme noti në shpinë ose stili kraul, me kusht që teknika të jetë e drejtë.

Kur duhet të dilni menjëherë nga uji?

Pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore, noti duhet të ndërpritet menjëherë nëse shfaqen:

  • dhimbje ose presion nĂ« gjoks;
  • vĂ«shtirĂ«si e papritur nĂ« frymĂ«marrje;
  • marramendje ose ndjesi se do tĂ« humbni vetĂ«dijen;
  • rrahje tĂ« papritura, shumĂ« tĂ« shpejta ose tĂ« çrregullta tĂ« zemrĂ«s;
  • dobĂ«si e theksuar ose konfuzion.

Këto janë simptoma që kërkojnë vlerësim urgjent mjekësor.

Noti mbetet njĂ« nga aktivitetet mĂ« tĂ« mira – duke respektuar disa rregulla

Për shumicën e njerëzve, noti është një nga aktivitetet fizike më të sigurta dhe më të dobishme. Ai e forcon zemrën, mushkëritë dhe muskujt, e përmirëson kondicionin dhe i lehtëson nyjat.

Megjithatë, sikurse çdo aktivitet tjetër fizik, ekzistojnë gjendje shëndetësore në të cilat intensiteti duhet përshtatur ose nevojitet konsultim paraprak me mjekun.

Prandaj, më e rëndësishmja është që noti të përshtatet me gjendjen shëndetësore, moshën dhe përgatitjen fizike. Vetëm kështu ai sjell përfitimin më të madh, me rrezikun më të vogël. /Telegrafi/

A mund të pastrohet vërtet mëlçia? Ekspertët rrëzojnë një nga metodat më të njohura

19 July 2026 at 15:33


Limon, çaje, lĂ«ngje dhe suplemente premtojnĂ« “pastrim”, por shkenca tregon se mĂ«lçisĂ« nuk i duhet njĂ« kurĂ« magjike – por diçka krejt tjetĂ«r

Pas festave, pushimeve ose njĂ« periudhe kur kemi tepruar pak me ushqimin dhe pijet, shumĂ« njerĂ«z marrin tĂ« njĂ«jtin vendim: “ËshtĂ« koha ta pastroj mĂ«lçinĂ«.”

Pastaj nis kĂ«rkimi pĂ«r “detoks”. NĂ« internet ofrohen lĂ«ngje me selino, limon dhe xhenxhefil, çaje qĂ« pretendojnĂ« se nxjerrin toksinat, kapsula pĂ«r rigjenerimin e mĂ«lçisĂ«, madje edhe receta me vaj ulliri qĂ« premtojnĂ« ta “shpĂ«lajnĂ«â€ atĂ«.

Tingëllon logjike. Kur e kemi ngarkuar organizmin, mendojmë se duhet ta pastrojmë. Por ka një problem: mëlçia nuk funksionon në këtë mënyrë.

Mëlçia nuk është filtër ku grumbullohen toksinat

ShumĂ« njerĂ«z e pĂ«rfytyrojnĂ« mĂ«lçinĂ« si njĂ« sfungjer qĂ« thith substancat e dĂ«mshme dhe qĂ« herĂ« pas here ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« “pastrim” tĂ« madh.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, ajo Ă«shtĂ« njĂ« nga organet mĂ« komplekse tĂ« trupit. Çdo ditĂ« kryen mĂ« shumĂ« se 500 funksione tĂ« ndryshme: zbĂ«rthen barnat, alkoolin dhe substanca tĂ« tjera, prodhon tĂ«mth, merr pjesĂ« nĂ« rregullimin e sheqerit nĂ« gjak dhe e ndihmon organizmin tĂ« largojĂ« substancat e dĂ«mshme.

Me fjalĂ« tĂ« tjera, mĂ«lçia Ă«shtĂ« organi qĂ« e “pastron” vazhdimisht organizmin. Nuk ka prova shkencore se pijet detoks ose dietat e posaçme mund t’i largojnĂ« toksinat nga njĂ« mĂ«lçi e shĂ«ndetshme apo ta pĂ«rshpejtojnĂ« punĂ«n e saj.

Nëse detoksi nuk ndihmon, pse njerëzit ndihen më mirë?

Kjo nuk do të thotë se njerëzit e imagjinojnë përmirësimin kur thonë se ndihen më lehtë.

Kur dikush për disa ditë heq dorë nga alkooli, ëmbëlsirat, ushqimet shumë të përpunuara dhe pijet e gazuara, ndërsa konsumon më shumë perime, fruta dhe ujë, është krejtësisht e pritshme që të ndihet më mirë.

Por kjo nuk dĂ«shmon se mĂ«lçia Ă«shtĂ« “pastruar”. Organizmi thjesht nuk po ekspozohet mĂ« ndaj gjĂ«rave qĂ« e ngarkojnĂ«, transmeton Telegrafi.

Kur mëlçisë i nevojitet vërtet ndihmë?

NjĂ« problem shumĂ« mĂ« i zakonshĂ«m sesa “grumbullimi i toksinave” Ă«shtĂ« mĂ«lçia e yndyrshme, pra grumbullimi i yndyrĂ«s nĂ« qelizat e saj.

Dikur kjo sëmundje lidhej kryesisht me alkoolin. Sot shfaqet më shpesh te personat me obezitet, diabet të tipit 2, kolesterol të lartë ose tension të lartë të gjakut.

Për këtë arsye, edhe emërtimi ka ndryshuar. Sot përdoret gjithnjë e më shpesh termi MASLD, që nënkupton sëmundjen steatotike të mëlçisë të lidhur me çrregullimet metabolike.

Lajmi i mirĂ«: MĂ«lçia ka aftĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r t’u rikuperuar

Mëlçia është një nga organet e rralla që mund të rigjenerohet.

Nëse dëmtimi nuk ka përparuar deri në cirrozë, humbja e peshës, aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi më i shëndetshëm mund ta ulin ndjeshëm sasinë e yndyrës në mëlçi dhe ta përmirësojnë funksionin e saj.

Sipas rekomandimeve të Shoqatës Evropiane për Studimin e Mëlçisë, humbja e rreth pesë për qind të peshës trupore mund ta zvogëlojë yndyrën në mëlçi. Humbja prej shtatë deri në dhjetë për qind mund ta zbusë inflamacionin, ndërsa për përmirësimin e fibrozës te disa pacientë mund të nevojitet ulje e peshës për më shumë se dhjetë për qind.

Po çajet dhe suplementet?

NĂ« treg ka shumĂ« produkte qĂ« premtojnĂ« ta “pastrojnĂ«â€ ose ta “rigjenerojnĂ«â€ mĂ«lçinĂ«.

Megjithatë, udhëzimet më të fundit evropiane theksojnë se për shumicën e suplementeve dhe preparateve bimore nuk ka prova të mjaftueshme cilësore se e përmirësojnë gjendjen e mëlçisë së yndyrshme ose e parandalojnë përparimin e saj.

Për këtë arsye, ato nuk rekomandohen si terapi standarde.

Po kafeja? Këtu shkenca ka një përgjigje interesante

Ndryshe nga shumĂ« preparate qĂ« reklamohen si “detoks”, kafeja vitet e fundit ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e studiuesve.

Disa studime vëzhguese kanë treguar se konsumimi i rregullt i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për fibrozë dhe komplikime të tjera të sëmundjeve të mëlçisë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kafeja është ilaç apo se duhet të filloni ta pini nëse zakonisht nuk e konsumoni. Ekspertët theksojnë se nevojiten kërkime të tjera për të përcaktuar nëse ajo ka efekt të drejtpërdrejtë mbrojtës apo nëse ndikojnë edhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës.

Mëlçisë nuk i nevojitet detoks, por pushim nga zakonet e këqija

Ndoshta kjo tingĂ«llon mĂ« pak tĂ«rheqĂ«se sesa reklamat pĂ«r njĂ« “pije tĂ« mrekullueshme”, por shkenca Ă«shtĂ« mjaft e qartĂ«.

Mëlçia nuk pastrohet me limon, çaj apo suplemente të shtrenjta. Ajo që e ndihmon vërtet është më pak alkool, më pak ushqime shumë të përpunuara dhe pije të ëmbëlsuara, më shumë lëvizje dhe, nëse ka peshë të tepërt, dobësim gradual.

Me fjalĂ« tĂ« tjera, mĂ«lçia nuk duhet “pastruar”. Duhet tĂ« ndalojmĂ« sĂ« ngarkuari çdo ditĂ«. /Telegrafi/

Karma ua kthen gjithçka dyfish: Këto katër shenja i mësojnë leksionet e jetës në mënyrën më të vështirë

19 July 2026 at 15:11


Vendimet e sĂ« kaluarĂ«s duket se u rikthehen mĂ« shpejt se tĂ« tjerĂ«ve – herĂ« si shpĂ«rblim, herĂ« si njĂ« provĂ« qĂ« mund t’ua ndryshojĂ« rrjedhĂ«n e jetĂ«s

Disa njerëz duket sikur kalojnë nëpër jetë pa u përballur me pasoja të mëdha, ndërsa të tjerëve çdo veprim, qoftë i mirë apo i keq, u kthehet shumë shpejt. Sipas astrologëve, kjo nuk është rastësi, pasi disa shenja e ndiejnë ndikimin e karmës më fort se të tjerat.

Te këto shenja, kthesat e rëndësishme të jetës shpesh lidhen me zgjedhjet e bëra në të kaluarën. Ato përballen me sprova më intensive, por edhe me shpërblime që mund të vijnë atëherë kur më së paku i presin.

Sipas interpretimeve astrologjike, katĂ«r shenja kanĂ« mĂ« shpesh ndjesinĂ« se jeta ua kthen atĂ« qĂ« u kanĂ« dhĂ«nĂ« tĂ« tjerĂ«ve. Tek ato, karma besohet se vepron mĂ« shpejt – si nĂ« aspektin pozitiv, ashtu edhe nĂ« atĂ« negativ.

Megjithatë, në shumë besime karma nuk shihet si ndëshkim, por si pasojë e natyrshme e veprimeve dhe si mundësi për të nxjerrë mësime. Sfidat më të vështira mund të bëhen pikërisht përvojat që na ndryshojnë dhe na ndihmojnë të marrim vendime më të mençura.

Peshorja – shenja qĂ« kĂ«rkon vazhdimisht ekuilibrin

Peshorja është simbol i drejtësisë dhe ekuilibrit, ndaj shpesh lidhet me karmën. Kur merr vendime të drejta dhe sillet me ndershmëri ndaj të tjerëve, jeta zakonisht e shpërblen me marrëdhënie harmonike dhe mundësi të reja.

Por, kur e prish ekuilibrin ose vepron padrejtësisht, shumë shpejt përballet me rrethana që ia kujtojnë se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e saj dhe sa e domosdoshme është të mësojë të falë.

Akrepi – sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha e bĂ«jnĂ« edhe mĂ« tĂ« fortĂ«

Akrepat rrallĂ« mbeten tĂ« njĂ«jtĂ« pas pĂ«rvojave tĂ« mĂ«dha jetĂ«sore. Çdo periudhĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r ta Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« ndryshuar, pĂ«r t’u pjekur dhe pĂ«r tĂ« dalĂ« mĂ« tĂ« fuqishĂ«m se mĂ« parĂ«.

PikĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« transformimeve tĂ« shumta qĂ« pĂ«rjetojnĂ«, astrologĂ«t besojnĂ« se kjo shenjĂ« e ndien veçanĂ«risht fort ndikimin e karmĂ«s. Çdo pengesĂ« pĂ«r Akrepin mbart njĂ« mĂ«sim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« e udhĂ«heq drejt zhvillimit personal.

Bricjapi – jeta ia shpĂ«rblen mundin

Bricjapët nuk besojnë në rrugë të shkurtra. Ata e dinë se sukseset e mëdha ndërtohen gjatë viteve, ndaj punojnë me këmbëngulje dhe rrallë heqin dorë nga qëllimet e tyre.

Në astrologji konsiderohen shenjë së cilës përkushtimi pothuajse gjithmonë i shpërblehet. Sipas këtij besimi, karma ua kthen çdo përpjekje të investuar, ndërsa shpërblimet shpesh mbërrijnë pikërisht atëherë kur mendojnë se i kanë shteruar të gjitha forcat.

Peshqit – mirĂ«sia u kthehet, por e ndiejnĂ« edhe çdo energji negative

Peshqit janë ndër shenjat më empatike të zodiakut. Shpesh i vendosin nevojat e të tjerëve para të vetave dhe janë të gatshëm të ndihmojnë edhe kur kjo nuk është aspak e lehtë për ta.

Astrologët mendojnë se, pikërisht falë kësaj zemërgjerësie, Peshqit shpesh marrin mbështetje kur kanë më së shumti nevojë. Në të njëjtën kohë, janë shumë të ndjeshëm ndaj energjisë negative dhe e kuptojnë shpejt kur diçka në jetën e tyre ka dalë nga ekuilibri. /Telegrafi/

Fundi i “fytyrĂ«s perfekte”? Yjet po i heqin fillerĂ«t, mjekĂ«t pranojnĂ« gabimin e madh

19 July 2026 at 14:31


Trajtimi qĂ« premtoi rini pa bisturi po pĂ«rballet me njĂ« kthesĂ« tronditĂ«se – ajo qĂ« mund tĂ« mbetet nĂ«n lĂ«kurĂ« pĂ«r vite po ndryshon gjithçka qĂ« besohej deri tani

Epoka e faqeve tĂ« fryra nĂ« mĂ«nyrĂ« jonatyrale duket se po i afrohet fundit. Disa nga yjet mĂ« tĂ« njohura tĂ« Hollywoodit po vendosin t’i heqin fillerĂ«t nga fytyra, ndĂ«rsa industria estetike po pĂ«rballet me pasojat e pĂ«rdorimit tĂ« tepruar tĂ« acidit hialuronik dhe tĂ« vlerĂ«simeve tĂ« gabuara pĂ«r kĂ«tĂ« trajtim dikur shumĂ« tĂ« kĂ«rkuar.

Për një kohë të gjatë, acidi hialuronik u konsiderua si një lloj shkopi magjik për ruajtjen e rinisë. Aktoret dhe modelet synonin mollëza më të theksuara dhe vijë më të definuar të nofullës, të bindura se fillerët mund ta zëvendësonin kolagjenin e humbur pa qenë nevoja për ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, pas vitesh përdorimi të tepruar, fytyrat e fryra dhe tiparet e deformuara u bënë gjithnjë e më të dukshme në industrinë e argëtimit.

Aktore si Kristin Davis dhe Courteney Cox kanë pranuar publikisht se ndryshimet në fytyrë dhe komentet e pamëshirshme të publikut i kishin prekur emocionalisht. Davis ka treguar se talljet e vazhdueshme e kishin çuar shpesh deri në lot.

Edhe producenti televiziv Simon Cowell ka deklaruar se është lodhur nga trajtimet e tilla dhe se ka hequr dorë nga fillerët. Në të kaluarën, edhe Tom Cruise ishte përballur me komente për shkak të faqeve të tij jashtëzakonisht të fryra.

Si kaloi industria nga premtimi për rini të përjetshme te fytyrat që shpesh krahasohen me pamjen e ketrit?

Sipas një analize të gjerë të publikuar nga The Hollywood Reporter, shumë kirurgë plastikë pranojnë se fillerët dermalë u shndërruan në një zgjidhje të shpejtë për pothuajse çdo problem estetik. Kjo çoi në një valë rezultatesh të ekzagjeruara dhe jonatyrale, të dukshme veçanërisht në tapetet e kuqe, transmeton Telegrafi.

profimedia

Gungat që lëvizin nën lëkurë

Kirurgu nga Beverly Hills, Jason B. Diamond, pohon se kulmi i përdorimit të fillerëve ishte nga viti 2010 deri më 2020, i nxitur fuqishëm edhe nga rrjetet sociale.

Ai thotë se ka ndërprerë plotësisht përdorimin e këtyre preparateve te pacientët e tij, sepse konsideron se injektimi i tyre në indet e buta të fytyrës mund të jetë problematik nga pikëpamja anatomike.

Sipas tij, materiali nuk ka mbështetje kockore dhe, për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme të fytyrës, mund të zhvendoset me kalimin e kohës. Ne flasim, qeshim dhe përtypim, ndërsa acidi hialuronik nuk qëndron domosdoshmërisht në vendin ku është injektuar fillimisht.

Nën ndikimin e gravitetit dhe mimikës së fytyrës, materiali mund të lëvizë poshtë, duke krijuar gunga, fryrje ose varje jonatyrale të indeve.

Kirurgia Diana Breister Ghosh shpjegon se fillerĂ«t nisĂ«n tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r pothuajse çdo qĂ«llim – nga ngritja e mollĂ«zave deri te theksimi i nofullĂ«s – gjĂ« qĂ«, sipas saj, çoi nĂ« pĂ«rdorim tĂ« tepruar.

Materiali “zombi” nĂ«n lĂ«kurĂ«

Një nga keqkuptimet më të mëdha të industrisë estetike lidhej me kohën e shpërbërjes së fillerëve.

PĂ«r vite me radhĂ«, pacientĂ«ve u thuhej se organizmi do t’i metabolizonte plotĂ«sisht preparatet si JuvĂ©derm ose Restylane brenda gjashtĂ« deri nĂ« 18 muaj.

Duke besuar se filleri i mëparshëm ishte zhdukur, shumë persona vazhdonin të injektonin doza të reja. Në këtë mënyrë, shtresat e reja vendoseshin mbi materialin e vjetër, i cili në disa raste nuk ishte shpërbërë plotësisht.

Një studim klinik i vitit 2024, i realizuar me 33 pacientë, zbuloi se te të gjithë pjesëmarrësit filleri ishte ende i dukshëm në fytyrë edhe pas dy vjetësh. Te një pacient, gjurmët e tij u identifikuan edhe 15 vjet pas injektimit.

Meqë bëhet fjalë për një substancë të huaj, materiali mund të shkaktojë inflamacion kronik nën lëkurë. Edhe kur nuk është më i dukshëm, indet mund të mbeten të ndjeshme dhe të prira ndaj ënjtjes.

Heqja ose shpërbërja e shtresave të grumbulluara të fillerëve mund të jetë një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe i kushtueshëm.

profimedia

Cilat janë alternativat më të sigurta?

PavarĂ«sisht reagimeve publike dhe rrĂ«fimeve tĂ« personazheve tĂ« famshme, si ylli i reality-show Blac Chyna, e cila deklaroi se dĂ«shironte t’i hiqte fillerĂ«t nga trupi, statistikat e AkademisĂ« Amerikane tĂ« KirurgjisĂ« Plastike tĂ« FytyrĂ«s tregojnĂ« se kĂ«to trajtime vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« kĂ«rkuara.

Disa specialistë vlerësojnë se buzët janë ndër zonat ku fillerët mund të përdoren më me kujdes. Mund të bëhet edhe mbushje shumë konservatore e rrudhave rreth hundës ose e vijave të imëta në cepat e buzëve.

Megjithatë, tendencat e fundit në Hollywood po orientohen drejt metodave të tjera dhe më afatgjata të përtëritjes.

Gjithnjë e më shumë pacientë po zgjedhin transferimin e yndyrës së tyre, procedurë që mund ta nxisë prodhimin e kolagjenit. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se është e vështirë të parashikohet saktësisht se sa nga yndyra e injektuar do të mbetet nën lëkurë.

Po rikthehet edhe i ashtuquajturi lifting i fytyrës në plan të thellë, ose deep-plane facelift, i cili trajton rënien e faqeve dhe të qafës, duke synuar një rezultat më natyral dhe duke shmangur pamjen e fytyrës së tërhequr tepër.

Natyrisht, mbetet gjithmonë edhe alternativa plotësisht falas: plakja e natyrshme dhe me dinjitet. /Telegrafi/

E quajnĂ« “bima e miqĂ«sisĂ«â€ dhe besohet se sjell fat – por nĂ« shtĂ«pi mund tĂ« fshehĂ« njĂ« rrezik serioz

19 July 2026 at 08:45


Pas simbolikës së fatit dhe pamjes së pafajshme fshihet një arsye që shumë pronarë e zbulojnë vetëm kur është tepër vonë

Krasula (Crassula ovata), e njohur më shumë si pema e parave, bima e fatit ose pema e miqësisë, është ndër bimët më të njohura të shtëpisë.

Sipas besimeve tradicionale, kjo bimë e qëndrueshme simbolizon begatinë, mirëqenien dhe përparimin financiar, ndaj shpesh dhurohet me rastin e hyrjes në një shtëpi të re.

Edhe pse konsiderohet si bimĂ« shumĂ« e lehtĂ« pĂ«r t’u mirĂ«mbajtur, gabimet nĂ« ujitje dhe ndriçim mund ta dĂ«mtojnĂ« shpejt. PĂ«r familjet qĂ« kanĂ« qen ose mace, ekziston edhe njĂ« rrezik tjetĂ«r qĂ« nuk duhet shpĂ«rfillur.

Rreziku i fshehur për kafshët shtëpiake

Krasula konsiderohet toksike për qentë dhe macet. Nëse kafsha kafshon ose gëlltit pjesë të bimës, mund të shfaqë:

  • tĂ« vjella;
  • plogĂ«shti ose gjendje tĂ« rĂ«nduar;
  • mungesĂ« koordinimi dhe vĂ«shtirĂ«si nĂ« ecje;
  • herĂ« pas here, shqetĂ«sime tĂ« tjera tĂ« tretjes.

ASPCA thekson se substanca përgjegjëse për toksicitetin e kësaj bime nuk është identifikuar ende. Në rast gëlltitjeje, duhet kontaktuar veterineri, pa pritur shfaqjen ose përkeqësimin e simptomave.

Krasula duhet vendosur në një vend që nuk arrihet nga kafshët. Spërkatësit me aromë larguese nuk duhet të jenë masa e vetme mbrojtëse, sepse nuk funksionojnë njësoj te çdo kafshë.

Pohimi se bima është toksike edhe për njerëzit nuk është dokumentuar po aq qartë sa toksiciteti për kafshët. Megjithatë, ajo nuk duhet përdorur si ilaç popullor dhe duhet mbajtur larg fëmijëve të vegjël, transmeton Telegrafi.

Tri rregulla që e mbajnë krasulën të shëndetshme

Krasula është një sukulente me origjinë nga Afrika Jugore dhe ka nevojë për shumë dritë, tokë që e kullon shpejt ujin dhe ujitje të matur.

1. Shumë dritë dhe tokë me kullim të mirë

Vendoseni në një hapësirë të ndriçuar mirë. Ajo mund të përshtatet me dritë të fortë, por bimët që kanë qëndruar në hije duhet të mësohen gradualisht me rrezet e drejtpërdrejta, që gjethet të mos digjen.

Përdorni dhe për sukulente ose kaktuse, në një vazo me vrima kullimi. Sistemi i saj rrënjor është relativisht i vogël dhe nuk kërkon vazo tepër të madhe.

2. Ujitja është pika më e ndjeshme

Ujitja e tepërt është një nga shkaqet kryesore të kalbjes së rrënjëve.

Nga pranvera deri në vjeshtë, ujiteni vetëm pasi dheu të jetë tharë mirë. Gjatë dimrit, kur rritja ngadalësohet, ujitja duhet reduktuar ndjeshëm.

Nuk ka njĂ« rregull tĂ« prerĂ« si “njĂ« herĂ« nĂ« muaj”, sepse shpeshtĂ«sia varet nga temperatura, lagĂ«shtia, madhĂ«sia e vazos dhe sasia e dritĂ«s. Rregulli mĂ« i sigurt Ă«shtĂ«: kontrollojeni dheun dhe ujiteni vetĂ«m kur Ă«shtĂ« tharĂ«. Pas ujitjes, zbrazni ujin e mbetur nĂ« pjatĂ«n e vazos.

Gjethet e rrudhura dhe të zbutura mund të tregojnë mungesë uji, ndërsa gjethet e buta, të ujshme ose rënia e tyre mund të lidhen edhe me ujitjen e tepërt. Prandaj, rënia e gjetheve nuk është gjithmonë shenjë etjeje.

3. Pastroni herë pas here gjethet

Pluhuri mund të zvogëlojë sasinë e dritës që arrin sipërfaqen e gjetheve. Fshijini butësisht me një leckë të lagur, pa përdorur preparate që u japin shkëlqim artificial.

Krasula mund të shumohet shumë lehtë

Shumimi mund të bëhet me gjethe ose me prerje kërcelli, veçanërisht në pranverë dhe verë.

Me gjethe: ndani një gjethe të shëndetshme dhe lëreni për disa ditë që prerja të thahet. Më pas vendoseni mbi substrat të thatë ose pak të lagësht për sukulente.

Me prerje kërcelli: prisni një degë të shëndetshme, lëreni vendin e prerjes të formojë kallus dhe më pas mbilleni në tokë me kullim të mirë.

Nuk është e nevojshme që prerja të qëndrojë patjetër një deri në dy javë; koha varet nga trashësia e saj dhe kushtet e ambientit.

A duhet krasitur?

Krasula mund tĂ« krasitet pĂ«r t’i ruajtur formĂ«n dhe pĂ«r ta nxitur tĂ« degĂ«zohet, por nuk ekziston njĂ« ndalim absolut pĂ«r prerjen e kĂ«rcellit kryesor. Krasitja duhet bĂ«rĂ« me kujdes, me vegla tĂ« pastra, zakonisht gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« rritjes aktive.

RHS madje e klasifikon krasitjen si jo të domosdoshme për mirëmbajtjen e zakonshme, ndaj ajo bëhet kryesisht për formësim.

Dëmtuesit më të zakonshëm

Krasula mund të preket nga morrat e miellit, afidet dhe dëmtues të tjerë të bimëve të shtëpisë.

Morrat e miellit duken si grumbuj të vegjël të bardhë, të ngjashëm me pambukun. Në infeksione të kufizuara, mund të hiqen me një shkopth të lagur lehtë me alkool, duke provuar fillimisht në një pjesë të vogël të bimës.

Në rast infektimi më të madh, bima duhet izoluar dhe trajtimi duhet përsëritur sipas nevojës. Përdorimi i alkoolit në të gjithë bimën pa hollim ose pa provë paraprake mund të dëmtojë gjethet.

Në përgjithësi, krasula është një bimë e qëndrueshme dhe dekorative. Sekreti i saj nuk është ujitja e shpeshtë, por drita e bollshme, substrati që kullon mirë dhe durimi. Për pronarët e qenve dhe maceve, megjithatë, vendosja e saj jashtë mundësisë së kafshëve është po aq e rëndësishme sa kujdesi për vetë bimën. /Telegrafi/

Gruaja e Messit ka njĂ« formulĂ« qĂ« po “pushton” BotĂ«rorin – duket elegante nĂ« çdo ndeshje

19 July 2026 at 08:30


Antonela Roccuzzo kombinon fanellën e Argjentinës me një model pantallonash që zgjat vizualisht siluetën dhe i jep pamjes një efekt modern, femëror dhe tepër tërheqës.

Antonela Roccuzzo nuk ka nevojë për veshje të ndërlikuara për të tërhequr vëmendjen. Gjatë paraqitjeve të saj në tribunat e Kampionatit Botëror, bashkëshortja e Lionel Messit ka ndjekur një formulë të thjeshtë, por shumë efektive: fanellën e Argjentinës e kombinon me pantallona të gjera dhe këpucë të rehatshme.

Rezultati është një stil sportiv, modern dhe njëkohësisht elegant, që përshtatet në mënyrë të përkryer me atmosferën e stadiumit.

Argjentina arriti sërish në finalen e Kampionatit Botëror, ndërsa Lionel Messi pati mbështetjen e Antonelës dhe tre djemve të tyre nga tribuna. Në tribunë, përkrahjen më të madhe Messi e mori sërish nga Antonela dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro, të cilët u shfaqën të veshur me ngjyrat e kombëtares argjentinase.

Fanella sportive, por me një kthesë elegante

Antonela zgjodhi fanellën karakteristike të Argjentinës me vija të bardha dhe të kaltra, të cilën e kombinoi me pantallona të bardha me prerje të gjerë dhe të lirshme.

Ky kombinim funksionon sepse krijon ekuilibër ndërmjet pjesës sportive në pjesën e sipërme dhe siluetës më të rafinuar që japin pantallonat e gjera.

Në vend që fanella të dukej si një veshje e zakonshme stadiumi, pantallonat e gjata dhe të lirshme e bënë të gjithë paraqitjen më të kuruar dhe vizualisht më elegante, transmeton Telegrafi.

Truku që e zgjat siluetën

Pantallonat me bel më të lartë dhe me këmbë të gjera janë një nga modelet më të favorshme për siluetën. Ato bien lirshëm nga ijët, nuk e theksojnë tepër trupin dhe krijojnë përshtypjen e këmbëve më të gjata.

Kur kombinohen me një bluzë ose fanellë më të shkurtër, si në rastin e Antonelës, beli bëhet pika qendrore e veshjes dhe përmasat e trupit duken më të balancuara.

Kjo është edhe arsyeja pse kombinimi i saj duket njëkohësisht i thjeshtë dhe shumë i menduar.

Atletet e bardha e mbajnë pamjen të natyrshme

Në vend të këpucëve me taka, Antonela zgjodhi atlete të bardha, duke e ruajtur karakterin praktik të veshjes.

Atletet e bardha lidhen natyrshëm me pantallonat dhe fanellën, ndërsa nuk e ndërpresin vizualisht vijën e këmbëve. Kështu, pamja mbetet e pastër, e freskët dhe e përshtatshme për disa orë qëndrimi në stadium.

Ky kombinim dëshmon se një veshje sportive nuk ka pse të jetë e zakonshme ose pa formë. Me prerjen dhe përmasat e duhura, ajo mund të duket po aq e kuruar sa një kombinim klasik.

“Uniforma” e saj gjatĂ« BotĂ«rorit

Fanella e Argjentinës dhe pantallonat e gjera janë shndërruar në një lloj uniforme jozyrtare të Antonelës gjatë këtij Botërori.

Në paraqitje të ndryshme ajo ka eksperimentuar me ngjyrat dhe materialet, por e ka ruajtur të njëjtën formulë: fanellë kombëtare, pantallona të rehatshme dhe aksesorë minimalë.

Në gjysmëfinale ajo u shfaq me fanellën vendëse të Argjentinës dhe pantallona të bardha, ndërsa tre djemtë mbanin fanella me numrin e famshëm 10 të babait të tyre.

Edhe gjatë Botërorit të vitit 2022, Antonela ishte parë duke kombinuar fanellën alternative të Argjentinës me xhinse të bardha me bel të lartë, duke treguar se kjo mënyrë e veshjes është prej kohësh pjesë e stilit të saj personal.

Pse ky stil funksionon kaq mirë?

Sekreti qëndron te kontrasti: një pjesë sportive dhe e njohur kombinohet me një model pantallonash që zakonisht lidhet me veshje më elegante.

Ngjyrat e kufizuara, prerjet e pastra dhe mungesa e aksesorëve të tepërt e bëjnë pamjen moderne, por jo të sforcuar.

Antonela dĂ«shmon se pĂ«r t’u dalluar nuk nevojiten domosdoshmĂ«risht fustane luksoze ose kombinime tĂ« komplikuara. NdonjĂ«herĂ« mjafton njĂ« fanellĂ«, pantallonat e duhura dhe njĂ« stil qĂ« duket po aq i natyrshĂ«m sa edhe i kuruar.

Përveç pranisë së saj në botën e modës dhe rrjeteve sociale, Antonela ka bashkëpunuar me marka të njohura dhe është angazhuar edhe si ambasadore e UNICEF-it dhe e Special Olympics.

MegjithatĂ«, nĂ« tribunat e BotĂ«rorit, roli i saj mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m mbetet ai i mbĂ«shtetĂ«ses sĂ« Messit dhe ArgjentinĂ«s – gjithmonĂ« pranĂ« djemve dhe gjithmonĂ« me fanellĂ«n e vendit tĂ« saj. /Telegrafi/

Dieta keto mund tĂ« frenojĂ« tumoret nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« zorrĂ«ve, por t’i nxisĂ« nĂ« njĂ« tjetĂ«r

19 July 2026 at 08:04


Studimi i ri te minjtë zbuloi efekte krejtësisht të kundërta në zorrën e hollë dhe atë të trashë, ndërsa shkencëtarët dyshojnë se çelësi nuk janë ketonet, por mënyra si qelizat përpunojnë yndyrat

Dieta ketogjene prej vitesh është ndër regjimet më të njohura të të ushqyerit. Disa e përdorin për humbje peshe, të tjerë për kontrollin e diabetit, ndërsa vitet e fundit shkencëtarët po hetojnë edhe ndikimin e saj të mundshëm në zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Megjithatë, një studim i ri i publikuar në revistën prestigjioze Nature tregon se përgjigjja nuk është aspak e thjeshtë. Studiuesit zbuluan se e njëjta dietë mund të ketë efekte të kundërta në pjesë të ndryshme të zorrëve: në zorrën e trashë ngadalësoi zhvillimin e tumoreve, ndërsa në zorrën e hollë nxiti rritjen e tyre te minjtë me predispozitë gjenetike.

Edhe më befasues ishte fakti se shkaku nuk dukej të ishin ketonet, siç ishte menduar më parë, por mënyra se si qelizat e zorrës përpunojnë dhe djegin yndyrat.

Shkencëtarët prisnin një rezultat, por gjetën të kundërtën

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit, MIT, donin të kontrollonin nëse efekti mbrojtës i dietës keto, i vërejtur më herët në kancerin e zorrës së trashë, mund të shfaqej edhe në pjesë të tjera të sistemit tretës.

Në eksperiment u përdorën minj të modifikuar gjenetikisht, të cilët kishin prirje për të zhvilluar tumore të zorrëve. Ata u ndanë në tri grupe: një grup ndoqi dietë ketogjene, një grup dietë kontrolli dhe grupi i tretë dietë shumë të pasur me yndyra dhe kalori, e përdorur zakonisht si model për obezitetin.

Rezultatet i befasuan edhe vetë studiuesit.

Minjtë që ndiqnin dietën keto zhvilluan më shumë tumore në zorrën e hollë dhe kishin mbijetesë më të shkurtër sesa ata që ushqeheshin me dietën e zakonshme. Edhe pse nuk u bënë obezë, shkalla e zhvillimit të tumoreve ishte e ngjashme ose edhe më e lartë se te minjtë që ushqeheshin me dietë obezogjene.

Në të njëjtën kohë, në zorrën e trashë dieta keto tregoi efekt të kundërt dhe frenoi formimin e tumoreve, transmeton Telegrafi.

Problemi mund të mos jenë ketonet, por djegia e yndyrave

Deri tani mendohej se efektet e mundshme mbrojtëse të dietës keto lidheshin kryesisht me trupat ketonikë, sidomos me beta-hidroksibutiratin, BHB.

Ky molekul krijohet kur organizmi, për shkak të mungesës së karbohidrateve, fillon të përdorë yndyrat si burim kryesor energjie.

Një studim i vitit 2022 kishte sugjeruar se BHB mund të ulte shumimin e qelizave në zorrën e trashë dhe të pengonte rritjen e tumoreve kolorektale.

Por studimi i ri tregon se ketonet mund të mos jenë faktorët kryesorë.

Studiuesit ndryshuan gjenetikisht proceset e prodhimit dhe përdorimit të ketoneve, por kjo nuk e ndryshoi zhvillimin e tumoreve. Sipas tyre, rolin kryesor e luante oksidimi i acideve yndyrore, pra mënyra se si qelizat e zorrës së hollë djegin yndyrat për energji.

Aktivizohen qelizat burimore të zorrës

Gjatë metabolizmit të yndyrave aktivizohet një familje proteinash të quajtura PPAR. Këto sinjalizojnë qelizat burimore të zorrës që të shumohen më shpejt.

Ky proces mund të ketë dy pasoja.

Nga njëra anë, numri më i madh i qelizave burimore ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë të mukozës së zorrës pas sëmundjeve ose dëmtimeve.

Nga ana tjetër, sa më shpesh që ndahen qelizat, aq më i madh mund të jetë probabiliteti që disa prej tyre të pësojnë ndryshime që kontribuojnë në formimin e tumoreve.

Pra, i njëjti mekanizëm që ndihmon riparimin e indeve, në rrethana të caktuara mund të favorizojë edhe zhvillimin e kancerit.

Studimi i ri sfidon një teori të rëndësishme

Rezultatet janë veçanërisht interesante sepse vënë në pikëpyetje idenë se ketonet janë përgjegjëse për efektet e dietës keto në tumoret e zorrëve.

AutorĂ«t e studimit i pĂ«rshkruan ketonet si pothuajse “kalimtarĂ« metabolikĂ«â€, ndĂ«rsa efektet kryesore lidheshin me pĂ«rpunimin e sasive tĂ« mĂ«dha tĂ« yndyrĂ«s nga qelizat burimore.

Për këtë arsye, suplementet ose pijet komerciale me ketone nuk pritet të prodhojnë domosdoshmërisht të njëjtat efekte si dieta ketogjene. Rritja e nivelit të ketoneve në gjak nuk nënkupton se në organizëm zhvillohen të njëjtat procese metabolike si gjatë një diete afatgjatë me shumë yndyra dhe shumë pak karbohidrate.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo pĂ«r njerĂ«zit?

Kufizimi më i rëndësishëm i studimit është se ai u krye te minjtë me predispozitë gjenetike për tumore të zorrëve.

Te njerëzit, kjo mund të krahasohet më së shumti me polipozën adenomatoze familjare, një sëmundje e rrallë e trashëguar që rrit ndjeshëm rrezikun për tumore të zorrëve.

Prandaj, rezultatet nuk mund të zbatohen drejtpërdrejt te njerëzit dhe nuk dëshmojnë se dieta keto shkakton kancer.

Nevojiten studime klinike për të përcaktuar nëse mekanizma të ngjashëm shfaqen edhe te njerëzit, si dhe për të kuptuar pse zorra e hollë dhe zorra e trashë reagojnë kaq ndryshe ndaj të njëjtës dietë.

Mesazhi kryesor i studimit është se efektet e dietave mund të ndryshojnë jo vetëm nga një person te tjetri, por edhe nga një ind në tjetrin. Një regjim që mund të ketë efekt mbrojtës në një pjesë të organizmit, mund të jetë i pafavorshëm në një tjetër. /Telegrafi/

❌
❌