❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 June 2026Telegrafi

Jean Ziegler ishte intelektuali më i njohur zviceran në botë dhe socialisti mbase më i angazhuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës

10 June 2026 at 21:03


Sociologu i famshëm zviceran Jean Ziegler, i cili ishte mik me Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir dhe Che Guevarën, vdiq në Gjenevë në moshën 92-vjeçare.

Një ndër punët e tij ishte edhe kjo: të merrte pjesë në demonstrata të shqiptarëve në Gjenevë për lirinë e Kosovës dhe të mbante fjalime kundër Sllobodan Millosheviqit.

Jean Ziegler ishte përherë i mllefosur. Edhe atë ditë në fund të viteve 1990, kur doli para mijëra shqiptarëve, të cilët ishin mbledhur përballë selisë së OKB-së në Gjenevë, sociologu i famshëm zviceran shfryu tërë zemërimin kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe inkurajoi demonstruesit se liria e Kosovës nuk mund të pengohej.

Xhafer Shatri, një aktivist i ngahershëm për çlirimin e Kosovës, i cili jeton prej dekadash në Gjenevë, e përkujton Zieglerin me këto fjalë: «Në shumë manifestime që janë mbajtur në favor të Kosovës, Jean Ziegler ka marrë pjesë bashkë me ne. Shpesh e ka marrë fjalën dhe na ka mbështetur, pa asnjë ekuivok dhe disa dekada rresht. Ishte mik i vërtetë i Kosovës. Dhe i jemi mirënjohës sa të jetë jeta».

Ziegler ishte majtist, socialist i përbetuar, kritik i globalizmit, figurë shumë e popullarizuar në Afrikë dhe në Amerikën Latine, por, për dallim nga shumë bashkëmendimtarë ideologjikë, ai mbështeti intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999 me argumentin se e drejta ndërkombëtare pa mundësinë e sanksionimit është jorelevante.

Jean Ziegler ishte intelektuali më i njohur zviceran në botë. Ai ishte mik me Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir dhe Che Guevarën. Mbi të gjitha ai ishte kritik i madh i kapitalizmit. Zvicrën e quante një «Disneyland i dominuar nga bankat dhe banditët». Përbuzte «grabitqarët, keqbërësit dhe mashtruesit», si dhe «etjen për fitim» dhe qeveritë perëndimore që financonin «kleptokratët» në Afrikë e gjetiu.

NĂ« njĂ« tekst pĂ«rkujtimor gazeta zvicerane «Neue ZĂŒrcher Zeitung» shkruan: «Jean Ziegler kishte dinjitet, stil dhe hijeshi - dhe humor gjithashtu. Fytyra e tij e rrumbullakĂ«t pas syzeve me kornizĂ« tĂ« trashĂ«, gjermanishtja e ngrohtĂ« e Bernit dhe madje edhe akcenti i tij zvicerano-gjerman kur fliste frĂ«ngjisht, shprehnin ndjeshmĂ«ri dhe kĂ«naqĂ«si me vetveten».

Ziegler studioi drejtësi në Bern dhe Gjenevë, por për të Zvicra ishte e ngushtë. Donte të shihte botën. I vazhdoi studimet për sociologji në Paris dhe New York, pastaj filloi të ligjërojë në Gjenevë. U lind më 19 prill 1934 si Hans Ziegler në Thun, një qytet i bukur pranë liqenit me të njëjtin emër në kantonin e Bernit.

Partia e tij Socialdemokrate shkroi në një përkujtim: «Ai ishte një figurë e shquar e së majtës zvicerane dhe përfaqësoi Partinë Socialdemokrate e Zvicrës gjatë shtatë mandateve në Parlamentin Federal në Bern. Gjatë gjithë jetës së tij, ai luftoi pa u lodhur për vlerat e socialdemokracisë dhe të solidaritetit ndërkombëtar».

Në librat e tij të shumta denoncoi padrejtësitë në këtë botë. U angazhua përherë për refugjatë dhe përherë kundër urisë. Në vrull e sipër nganjëherë i ngatërroi faktet dhe u përball me kundërshtarët e tij madje edhe në gjykata. Edhe kur humbte, nuk dorëzohej. Nacionalistët zviceranë e quajtën ndotës të atdheut, por kjo vetëm sa e forconte bindjen e tij se ishte në rrugë të drejtë.

Nuk ishte i pagabueshĂ«m. Shpesh i duhej shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u distancuar nga disa politikanĂ«, tĂ« cilĂ«t i shihte vetĂ«m si socialistĂ«, duke injoruar faktin se ishin edhe autokratĂ«. Muamar al-Gadafi i ndau njĂ« çmim pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut. Ziegler e refuzoi. Korporatat i pĂ«rçmonte si «kryqtare tĂ« kapitalizmit», bankierĂ«t si «kapitalistĂ« kazinoje» dhe parajsat fiskale si «shtete tĂ« ndyra».

NĂ« Brazzaville, kryeqytetin e RepublikĂ«s sĂ« Kongos, punoi pĂ«r OKB-nĂ« (siç do tĂ« punonte edhe mĂ« vonĂ«). NdonĂ«se vendi kishte shumĂ« pasuri, ai pothuajse s’pĂ«rfitonte asgjĂ«. PasurinĂ« dhe paratĂ« i grabisnin tĂ« pushtetshmit, mes tyre edhe perĂ«ndimorĂ«t. NĂ« Kongo Ziegler mori kĂ«tĂ« vendim: «Nuk dua tĂ« jem kurrĂ« mĂ« nĂ« anĂ«n e xhelatĂ«ve».

NĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« tij gati pĂ«rherĂ« ishte Zvicra, vendi i tij i lindjes. MĂ« saktĂ«: tabelĂ« qitjeje ishin bankat, tĂ« cilat, sipas tij, pranonin para nga tregtia me drogĂ« dhe tĂ« tjera para nga keqpĂ«rdorimet fiskale. NĂ« sytĂ« e tij Zvicra s’ishte e pastĂ«r si bora. Ajo vetĂ«m pastronte para mĂ« pastĂ«r.

Jean Ziegler e jetoi jetën me gëzim - përkundër betejave të tij kundër sferave të zymta. Në librin e tij «Der schmale Grat der Hoffnung» («Krahu i ngushtë i shpresës») shkroi: «Vdekja është skandal! Por ajo i jep edhe jetës veçantinë e saj. Asnjë moment nuk do të kthehet», tha ai në një intervistë me gazetën «Tages-Anzeiger».

Motoja e jetës së tij ndoshta është kjo: «Vetëm revolucionarët e lumtur janë revolucionarë të mirë». Jean Ziegler vdiq më 10 qershor 2026 në Gjenevë./Telegrafi.

Kur kinezët dhe sovjetikët garonin për të marrë Sazanin

10 June 2026 at 10:30


Përplasjet rreth Sazanit dhe Zvërnecit kanë rikthyer në vëmendje një pyetje të vjetër: kush e ka parë këtë zonë si pasuri strategjike dhe pse? Përgjigjja të çon te një kapitull i Luftës së Ftohtë, kur Mao Ce Tungu dhe Nikita Hrushçovi shtyheshin për ndikim në Shqipëri.

1.
Ka libra që duhet lexuar dy herë. Njëherë kur botohen (mundësisht) dhe herën tjetër për shkak të aktualitetit (prapë mundësisht). Përplasjet aktuale në opinionin shqiptar lidhur me planet turistike për zonën e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit më tërhoqën të rilexoj disa kapituj nga biografia e liderit kinez Mao Ce Tungut, të shkruar nga shkrimtarja kineze Jung Chang dhe historiani irlandez Jon Halliday. Këta kapituj kanë të bëjnë me Shqipërinë. Për këtë pak më vonë në këtë tekst.

2.
NĂ« vitin 1937, pra gati 90 vjet mĂ« parĂ«, u botua libri “Ylli i kuq mbi KinĂ«â€ i Edgar Snow - njĂ« vepĂ«r propagandistike pĂ«r liderin kinez, Mao. Aty Mao lavdĂ«rohet si revolucionar i urtĂ«, i pagabueshĂ«m dhe pĂ«rfaqĂ«sues i komunizmit tĂ« mirĂ«.

Kur e lexon biografinë e Jung Changut dhe Jon Hallidayit e kupton krejt mirësinë e Maos: një sadist që, nëpërmjet sundimit të tij brutal, ua mori jetën 70 milionë njerëzve. Libri është shumë i vëllimshëm, gati 1000 faqe, por mundi ia vlen.

3.
MĂ« 1954 Mao e emĂ«roi Peng De-huain nĂ« postin e ministrit tĂ« Mbrojtjes. NdonĂ«se kishin bashkĂ«punuar gjatĂ«, ata ishin rivalĂ«. Dhe, Mao mosbesues ndaj veprimeve tĂ« tij. MegjithatĂ«, nĂ« pranverĂ«n e vitit 1959, “lideri i madh” Mao miratoi njĂ« vizitĂ« tĂ« Pengut nĂ« EuropĂ«, mes tjerash edhe nĂ« ShqipĂ«ri. MĂ« parĂ« ai vizitoi GjermaninĂ« Lindore dhe ÇekosllovakinĂ«. Diktatori gjermanolindor Walter Ulbricht tha se “kishte dĂ«gjuar qĂ« Kina po pĂ«rjetonte njĂ« rritje fantastike nĂ« bujqĂ«si dhe e pyeti nĂ«se kinezĂ«t mund tĂ« dĂ«rgonin edhe mĂ« shumĂ« mish, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Republika Demokratike e GjermanisĂ« tĂ« mund tĂ« matet me konsumin prej 80 kilogramĂ«sh pĂ«r frymĂ« nĂ« vit me GjermaninĂ« PerĂ«ndimore. NĂ« KinĂ«, racioni i mishit, madje edhe nĂ«pĂ«r qytete, ishte vetĂ«m disa kilogramĂ« nĂ« vit”, shkruajnĂ« Jung Chang dhe Jon Halliday. Pas bisedĂ«s me Ulbrichtin, Pengu humbi nervat dhe tha para bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij: “ÇfarĂ« do tĂ« mendonte populli ynĂ« po ta dinte se ne duhet tĂ« ndihmojmĂ« tĂ« tjerĂ«t qĂ« kanĂ« 80 kilogramĂ« mish nĂ« vit?”

4.
Destinacioni i fundit i udhĂ«timit tĂ« ministrit kinez tĂ« Mbrojtjes, Peng De-huai, nĂ« EuropĂ« ishte ShqipĂ«ria. Kur arriti mĂ« 28 maj 1959, pra para 67 vjetĂ«ve, Peng mĂ«soi se nĂ« ShqipĂ«ri kishte ardhur nĂ« vizitĂ«n e tij tĂ« parĂ« lideri sovjetik Nikita Hrushçovi. Peng shpresonte se Hrushçovi kishte ardhur pĂ«r ta takuar atĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ« plan a komplot kundĂ«r Maos, por kjo doli krejtĂ«sisht e pasaktĂ«. Lideri sovjetik s’kishte as pĂ«rkthyes tĂ« kinezishtes me vete.

Jung Chang dhe Jon Halliday shkruajnĂ« nĂ« vijim: “Hrushçovi ndodhej nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r njĂ« arsye krejt tjetĂ«r. ShqipĂ«ria i ofronte Bashkimit Sovjetik njĂ« port unik nĂ«ndetĂ«sesh nĂ« zemĂ«r tĂ« Mesdheut, nĂ« ishullin Sazan. Edhe misioni i Pengut, tĂ« cilin ia kishte diktuar Mao, lidhej me kĂ«tĂ« bazĂ«. NĂ« ditĂ«n e tij tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, mĂ« 29 maj, Pengu u ngrit nĂ« orĂ«n pesĂ« e gjysmĂ« dhe u nis menjĂ«herĂ« drejt bazĂ«s sĂ« VlorĂ«s. Vizita e Hrushçovit duhej tĂ« pengonte qĂ« ShqipĂ«ria dhe Kina tĂ« arrinin njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r bazĂ«n. Pengu e kuptoi se, sa i pĂ«rket kĂ«rkimit tĂ« pĂ«rkrahjes, nuk mund tĂ« mbĂ«shtetej as te Bashkimi Sovjetik dhe as te vendet e tjera komuniste”.

Nikita Hrushçovi e kuptoi menjëherë rëndësinë gjeostrategjike të Vlorës dhe të ishullit të Sazanit gjatë vizitës kur erdhi në Shqipëri. Sapo pa zonën e Vlorës, ai tha se nga këtu mund të kontrollohej Mesdheu deri në Gjibraltar.

5.
Me vdekjen e Stalinit, më 5 mars 1953, në Bashkimin Sovjetik filloi dalëngadalë periudha e destalinizimit. Diktatori sovjetik mori pushtetin më 1922 dhe gjatë sundimit të tij e shndërroi perandorinë e tij nga një shtet të prapambetur dhe agrar në një superfuqi bërthamore. Por, çmimi i këtij transformimi ishte brutalisht i lartë dhe përfshinte miliona të vdekur, shumica të ekzekutuar. Distancimi në rritje nga Stalini në Bashkimin Sovjetik e mllefosi Enver Hoxhën, diktatorin shqiptar po aq mizor sa bashkëvëllai i tij moskovit. Për rrjedhojë, Hoxha filloi të afrohej me Kinën. Dhe këtë sinjal e dha më 1956 me vizitën në Kinë. Megjithatë, ndarja do të ndodhte tek më vonë, më 1961. Më 1957 regjimi komunist i Tiranës i dha Bashkimit Sovjetik për përdorim bazën detare të Vlorës (ose Pashalimanin, siç njihet ndryshe). Kjo ishte baza e vetme detare sovjetike në Mesdhe, me 12 nëndetëse të sjella nga Bashkimi Sovjetik. Pas prishjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës, katër nëndetëse mbetën në Vlorë.

6.
Siç shkruajnĂ« Jung Chang dhe Jon Halliday, “nĂ« bllokun komunist, Mao u pĂ«rpoq tĂ« tĂ«rhiqte çdo vend, por arriti tĂ« shkĂ«puste nga sfera e ndikimit sovjetik vetĂ«m njĂ«: ShqipĂ«rinĂ« e vogĂ«l, tĂ« varfĂ«r. Qysh nĂ« vitin 1958, diktatori i ShqipĂ«risĂ«, Enver Hoxha, i kishte zhvatur Maos 50 milionĂ« rubla” - sipas vlerĂ«s sĂ« sotme rreth 125 milionĂ« euro. Kjo ishte njĂ« shumĂ« mjaft e lartĂ« pĂ«r njĂ« vend tĂ« vogĂ«l si ShqipĂ«ria.

Sa mĂ« shumĂ« qĂ« Hoxha ashpĂ«rsonte gjuhĂ«n ndaj Bashkimit Sovjetik, aq mĂ« i pĂ«lqyer ishte ai nga Pekini. Dhe, kjo vĂ«rehej edhe nĂ« aspektin financiar. MĂ« 1961 Pekini ndau 500 milionĂ« rubla hua pĂ«r TiranĂ«n. “PĂ«rveç kĂ«saj erdhĂ«n edhe 2.2 milionĂ« shinikĂ« gruri, tĂ« cilin Kina e kishte blerĂ« nĂ« Kanada me valutĂ« tĂ« gatshme. FalĂ« ndihmave ushqimore nga Kina, shqiptarĂ«t nuk e dinin as çfarĂ« ishte racionimi i ushqimit, ndĂ«rsa miliona kinezĂ« vuanin nga kequshqyerja”, pretendojnĂ« Jung Chang dhe Jon Halliday, por kjo duket pak e besueshme. Ndihmat kineze kishin arritur vetĂ«m pak tĂ« zbusin mjerimin shqiptar nĂ«n regjimin komunist.

7.
Duke qenĂ« njĂ« ishull nĂ« ngushticĂ«n e Otrantos, Sazani ka njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe strategjike - dhe kĂ«tĂ« e patĂ«n kuptuar si romakĂ«t ashtu edhe osmanĂ«t, pastaj italianĂ«t, tĂ« cilĂ«t e pushtuan mĂ« 1914 dhe e quajtĂ«n Saseno. Ka edhe njĂ« histori interesante me diktatorin italian Benito Mussolini, tĂ« cilĂ«n e ka pĂ«rshkruar sĂ« fundi revista gjermane “Der Spiegel”: “PĂ«rpara se tĂ« pĂ«rfundonte pakthyeshĂ«m dhe i varur nga kĂ«mbĂ«t, i pĂ«shtyrĂ« dhe me pantallona tĂ« ndotura nĂ« çatinĂ« e njĂ« pike karburanti nĂ« Milano, Benito Mussolini kishte njĂ« Ă«ndĂ«rr. Diktatori italian donte ta kthente pĂ«rsĂ«ri Mesdheun, si nĂ« kohĂ«n e RomĂ«s, nĂ« njĂ« mare nostrum: deti ynĂ«! NĂ« njĂ« det tĂ« brendshĂ«m tĂ« njĂ« perandorie sa italiane aq edhe fashiste, e cila do tĂ« shtrihej nga Libia e thellĂ« deri nĂ« Adriatik dhe, nĂ«se do tĂ« ishte e mundur, edhe mĂ« tej, deri te Shtyllat e Herkulit nĂ« perĂ«ndim. ‘Shekulli i 20-tĂ« do tĂ« jetĂ« shekull i fuqisĂ« italiane’, profetizoi ai. Por, nĂ« rast se ky vizion do tĂ« dĂ«shtonte dhe atij do t’i duhej tĂ« ikte njĂ« ditĂ« me shpejtĂ«si, Duçja dha urdhĂ«r tĂ« kĂ«rkoheshin ishuj potencialĂ« shpĂ«timi nĂ« Mesdhe, si njĂ« strehĂ« pĂ«r çdo rast. KĂ«shtu ndodhi edhe me Sasenon, sot: Sazani”.

8.
Nën pushtimin italian Sazani u kthye në një bazë ushtarake të fortifikuar. Pastaj Shqipëria komuniste dhe aleatët e saj (Bashkimi Sovjetik e Kina) e ngarkuan këtë fortifikatë me armë të tjera, e shndërruan në labirint me tunele nëntokësore, ndërsa regjimi komunist i Tiranës e mbuloi sipërfaqen me bunkerë. Me një qëllim: për të kontrolluar qasjen në detin Adriatik.

Nuk Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e qartĂ« se si dhĂ«ndri dhe vajza e Donald Trumpit kuptuan pĂ«r ishullin e Sazanit. Kryeministri i ShqipĂ«risĂ« Edi Rama ka thĂ«nĂ« (pĂ«r “Wall Street Journal”) se mĂ« 2022 e ka takuar Jared Kushnerin nĂ« Davos, gjatĂ« Forumit Ekonomik BotĂ«ror (WEF). Aty Kushneri i paskĂ«sh treguar se e ka vizituar ShqipĂ«rinĂ«, se Ă«shtĂ« ndarĂ« shumĂ« i kĂ«naqur dhe do tĂ« donte ta vizitonte sĂ«rish pĂ«r tĂ« parĂ« mundĂ«si investimi. Shefi i qeverisĂ« shqiptare e paskĂ«sh mirĂ«pritur kĂ«tĂ« ide.

Ivanka Trump, e bija e Donald Trumpit dhe gruaja e Jared Kushnerit, kĂ«shtu e pĂ«rshkroi çastin e zbulimit tĂ« Sazanit: “ËshtĂ« njĂ« ishull privat jashtĂ«zakonisht i bukur, prej 1 400 hektarĂ«sh, nĂ« mes tĂ« Mesdheut. Ishim nĂ« varkĂ«n e njĂ« miku dhe ndaluam pĂ«r tĂ« notuar, kĂ«shtu e zbuluam ishullin. Notuam deri atje, ecĂ«m zbathur deri nĂ« majĂ« dhe u magjepsĂ«m krejtĂ«sisht. Kemi punuar pĂ«r disa vite pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar dhe zhvilluar potencialin e kĂ«tij ishulli. Me shumĂ« pĂ«rmbajtje dhe kujdes, sepse ky vend Ă«shtĂ« shumĂ« i bukur”, tha Ivanka Trump nĂ« podkastin e David Senras.

Ka njĂ« tĂ« pavĂ«rtetĂ« kĂ«tu: Sazani nuk Ă«shtĂ« ishull privat, por pronĂ« e shtetit shqiptar, madje zonĂ« ushtarake. Jo fort i vĂ«rtetĂ« tingĂ«llon edhe pretendimi i Ivanka Trumpit se “ecĂ«m zbathur deri nĂ« majĂ«â€ tĂ« Sazanit. Zbathur nĂ« njĂ« zonĂ« me mbetje armatimesh, tunele, shkurre? Ndoshta. Ka njerĂ«z tĂ« guximshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« qĂ« ecin zbathur edhe mbi vullkan e lĂ«re mĂ« nĂ« Sazan. A ishte edhe Edi Rama nĂ« kĂ«tĂ« ecje nĂ« Sazan? Kjo pyetje tani duket e parĂ«ndĂ«sishme pĂ«rballĂ« protestave nĂ« ShqipĂ«ri.

Before yesterdayTelegrafi

“Pse shkruaj?” - “Sepse Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« ta durosh jetĂ«n pa u shprehur” - Shkrimtari i madh zviceran Max Frisch nĂ« veten e parĂ«

31 May 2026 at 19:51


“Pse shkruaj?” - “Sepse Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« ta durosh jetĂ«n pa u shprehur” - Shkrimtari i madh zviceran Max Frisch nĂ« veten e parĂ«

Max Frisch u lind mĂ« 15 maj 1911 nĂ« ZĂŒrich. Po kĂ«tu vdiq mĂ« 4 prill 1991. NĂ« vitin 1933 vizitoi KosovĂ«n. Por kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« fusnotĂ« nĂ« biografinĂ« e tij tĂ« bujshme. NĂ« kĂ«tĂ« tekst, tĂ« shkĂ«ptur nga seria „AutorĂ«t rrĂ«fejnĂ«â€œ tĂ« televizionit gjerman SWR, Frisch flet pĂ«r gati tĂ« gjitha temat e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« jetĂ«s. NjĂ« mĂ«sim brilant pĂ«r çdo njeri.

Max Frisch dhe bota shqiptare. NĂ« vitin 1933 Max Frisch ishte 22-vjeçar. DjalĂ« i ri, me njĂ« fjalĂ«. NjĂ« zviceran nga ZĂŒrichu qĂ« pas vdekjes sĂ« babait pĂ«rpiqej tĂ« fitonte pak para me punĂ« gazetareske. KĂ«shtu synonte tĂ« ndihmonte nĂ«nĂ«n e tij. 1933: Ă«shtĂ« viti kur nĂ« Berlin kancelar u bĂ« Adolf Hitleri. Max Frischi vendosi tĂ« vizitojĂ« Ballkanin. QĂ«ndroi nĂ« SarajevĂ« e Dubrovnik, pastaj nĂ« PejĂ«, Deçan, Shkup e OhĂ«r. Ky udhĂ«tim e inspiroi tĂ« shkruajĂ« romanin e parĂ«. Dramat e tij si “Andorra” apo “Bidermani dhe zjarrvĂ«nĂ«sit” vazhdojnĂ« tĂ« luhen nĂ« skenat teatrore tĂ« KosovĂ«s.

MĂ« 6 qershor 1933 Frisch i shkruante nga Dubrovniku nĂ«nĂ«s sĂ« tij nĂ« ZvicĂ«r se e kishte ndĂ«rmend tĂ« udhĂ«tonte nĂ« disa vise tĂ« Ballkanit ku rrallĂ«herĂ« shkelin europianĂ«t. PĂ«r ta qetĂ«suar nĂ«nĂ«n e tij, e cila frikĂ«sohej se nĂ« Ballkan mund t’i ndodhte diçka e keqe tĂ« birit tĂ« tij, Frisch pas disa ditĂ«sh i dĂ«rgonte asaj njĂ« kartolinĂ«, pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s e njoftonte se udhĂ«timi me veturĂ« po shkonte mirĂ«, sot nĂ« Shkup, nesĂ«r, vazhdonte Frisch, do tĂ« udhĂ«tojmĂ« pranĂ« Liqenit tĂ« Ohrit nĂ« kufi me GreqinĂ«. NjĂ« ditĂ« mĂ« vonĂ« Frisch prapĂ« i shkruante nĂ«nĂ«s sĂ« tij, me plot entuziazĂ«m: “PĂ«rshĂ«ndetje tĂ« pĂ«rzemĂ«rta nga liqeni i Ohrit, ku kemi arritur pas njĂ« udhĂ«timi madhĂ«shtor nĂ«pĂ«r njĂ« vend interesant. TrevĂ« e mrekullueshme nĂ« kufi me GreqinĂ«â€.

PĂ«r tĂ« imagjinuar botĂ«n e tij krijuese, nĂ« vijim po sjellim mendimet qĂ« Max Frisch i ka dhĂ«nĂ« mbi shumĂ« tema tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« jetĂ«s. KĂ«to mendime pastaj janĂ« dokumentuar nga televizioni gjerman SWR nĂ« kuadĂ«r tĂ« serisĂ« „AutorĂ«t rrĂ«fejnĂ«â€œ.

Shkrimtari zviceran Max Frisch u lind nĂ« ZĂŒrich. QĂ« kur ishte nxĂ«nĂ«s shkruante pjesĂ« teatrore, tĂ« cilat megjithatĂ« nuk u shfaqĂ«n kurrĂ«. Ai studioi gjuhĂ« dhe letĂ«rsi gjermane, por mĂ« pas u bĂ« arkitekt si babai i tij.

Nga mesi i të dyzetave, u largua nga zyra e tij e arkitekturës dhe nga familja dhe iu përkushtua tërësisht shkrimit. Me tregimet, romanet, pjesët teatrore dhe ditarët e tij, Frisch u bë i njohur edhe përtej kufijve të Zvicrës, sidomos me këto vepra: Biedermann und die Brandstifter (Bidermani dhe zjarrvënësit), Andorra, Stiller (Shtiler), Homo Faber.

Max Frisch u mor me çështjen e identitetit të tij, me marrëdhëniet midis gjinive dhe me ndërveprimin midis jetës dhe fiksionit. Ai filloi të mbante gjithnjë e më shumë një qëndrim kritik ndaj ngjarjeve politike të kohës dhe ndaj vendit të tij të lindjes, Zvicrës. Max Frisch jetoi kryesisht në Zvicër, por edhe herë pas here për periudha më të gjata jashtë shtetit - pesë vjet i kaloi në Romë.

Si ju pëlqen në Romë?

Max Frisch (1961): Natyrisht qĂ« nuk jam i pari qĂ« jetoj me entuziazĂ«m nĂ« RomĂ«. Kam jetuar nĂ« qytetin ku u linda, nĂ« ZĂŒrich, dhe njĂ« herĂ« nja njĂ« vit nĂ« New York dhe nĂ« San Francisco. Ishte e mrekullueshme, por nĂ« fakt ishte njĂ« kohĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, dhe tani po jetoj pĂ«rsĂ«ri jashtĂ« atdheut tim, kĂ«tu nĂ« RomĂ«. Jemi pikĂ«risht nĂ« Trastevere, pas njĂ« dreke shumĂ« tĂ« bukur, dhe jemi ulur pĂ«rpara njĂ« prej shatĂ«rvanĂ«ve tĂ« shumtĂ« e shumĂ« tĂ« bukur tĂ« RomĂ«s.

Por ajo që më entuziazmon dhe më bën të lumtur në Romë, domethënë që më jep dëshirë për punë, natyrisht që nuk është vetëm ajo që ju njihni apo keni parë nga Roma - madhështia e Romës, monumentet - dhe as vetëm populli, të cilin e kam shumë qejf, por thjesht fakti që po jetoj një herë diku tjetër. Kam jetuar tridhjetë vjet në qytetin tim të lindjes, ku natyrisht njeh çdo gjë dhe, çka është edhe më keq, njihesh nga shumë njerëz; domethënë, bie në thonjtë e rutinës, e përditshmja ndjek rrjedhën e vet, madje edhe nga brenda reagimet janë të parashikueshme. Ndërsa përmes ndryshimit që ndodh ngaqë jeton në një qytet tjetër, ngaqë duhet ta ndërtosh përsëri nga e para jetën tënde të përditshme, këto ndryshime janë aq stimuluese dhe nxitëse për punën.

Sidoqoftë, kam kaluar një kohë shumë të mrekullueshme tani, shtatë muajt e parë në Romë; ishte dimër, mbante shi, jo edhe aq bukur, dhe po mendoj gjithashtu të qëndroj më gjatë në Romë. Kjo është natyrisht një situatë shumë fatlume: jam zviceran, pra kam një atdhe, por tani nuk jetoj në të; jetoj në Romë, në qytetin më të mrekullueshëm të botës, më lexojnë në Gjermani dhe jetoj falë lexuesve të mi gjermanë. Mund të them vetëm se kjo është një situatë shumë fatlume.

Dhe pastaj hyjmë në trafikun e Romës, të cilin e pëlqej shumë. Nuk ka shumë kohë që ngas veturën, kështu që jam fillestar; kisha pak frikë nga trafiku famëkeq i Romës, por e dua shumë atë sepse është shumë sportiv dhe shumë korrekt, me humor, fleksibël. Nuk funksionon si te ne nga këndvështrimi juridik se kush vjen nga e djathta apo kush vjen nga e majta, por e ndjen si në një dialog të gjallë se kush po ecën përpara dhe kush po qëndron pas. I dau pa masë policiët këtu, sepse janë vërtet të gatshëm të të ndihmojnë - nuk ta bëjnë Gjyqin e Fundit, por e nxisin rrjedhshmërinë e trafikut.

A ka këtu vende me rëndësi të veçantë për ju?

Max Frisch: Kjo është Via Appia, rruga e madhe nga Roma për në Brindisi, nga ku u nisën ushtritë dhe nga ku u kthyen, me varret majtas e djathtas. Tani po arrijmë te një kodër që për mua ka një rëndësi të veçantë. Ajo luan një rol në një prej romaneve të mia, te Homo Faber. Kjo është kodra ku Homo Faber zbulon se vajza që ai dashuron është vajza e tij e vetme. Dhe ndonëse kjo natyrisht nuk ka ndodhur kurrë, megjithatë kur e shoh, më duket sikur të ishte një monument, të paktën për punën time.

Kam qenë në Via Appia si shumë i ri, dhe kur po shkruaja këtë vepër, mendova për të. Pastaj, rastësisht, pata edhe fatin të vija në Romë, shëtita këtu, u ula mbi një kodër, pa menduar ende për këtë skenë, dhe thjesht më vonë e dita saktësisht situatën. Kjo është shumë e rëndësishme për një libër të shkruar nga një njeri që vjen nga bota e teknikës, nga një njeri i fakteve konkrete: që gjërat të përputhen saktësisht, që të mos jenë të përafërta.

Pse shkruani?

Max Frisch: Pse shkruaj? Kjo Ă«shtĂ« ajo pyetja e famshme e vĂ«shtirĂ«, apo jo? Shkruaj sepse kam dĂ«shirĂ«, e thĂ«nĂ« disi nĂ« mĂ«nyrĂ« banale; sepse duhet tĂ« bĂ«j diçka, siç ka thĂ«nĂ« Faulkner: „to make money“ (pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« para); e thĂ«nĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« pak mĂ« patetike: sepse Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« ta durosh jetĂ«n pa u shprehur. Nuk besoj se shkruaj pĂ«r tĂ« arritur diçka nĂ« botĂ«, pĂ«r ta ndryshuar botĂ«n, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« mend njerĂ«zve - mbase e kam bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« dikur, kĂ«tĂ« tipar didaktik qĂ« shihet brenda. Pastaj, njĂ« burim tjetĂ«r, nevoja pĂ«r tĂ« shkruar, Ă«shtĂ« komunikimi. Njeriu nuk dĂ«shiron tĂ« jetĂ« vetĂ«m, apo jo? DĂ«shiron tĂ« dijĂ« nĂ«se edhe njerĂ«zit e tjerĂ« ndihen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ngjashme pĂ«rballĂ« pyetjeve dhe problemeve tĂ« kohĂ«s. Por thjesht, nĂ« fillim fare qĂ«ndron njĂ« dĂ«shirĂ« krejt naive pĂ«r tĂ« krijuar diçka.

Kam lexuar aq shpesh se jam një moralist, saqë pothuajse duhet ta besoj; nuk është se më vjen mirë, por ndoshta kështu do të jetë, nëse e thotë kritika.

Si u bëtë shkrimtar?

Max Frisch: TĂ« rrĂ«fesh jetĂ«n tĂ«nde Ă«shtĂ« natyrisht njĂ« gjĂ« delikate. Ose e kthen nĂ« anekdotĂ«, ose nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« as qĂ« tĂ« intereson edhe aq shumĂ«: i lindur nĂ« ZĂŒrich mĂ« 1911, shkollim normal, nĂ« fakt njĂ« jetĂ« mjaft jointeresante. Dhe qĂ« si 16-vjeçar kam shkruar gjithashtu pjesĂ« teatrore, shumĂ« madje, tĂ« cilat i dĂ«rgova edhe nĂ« teatĂ«r; m’i kthyen mbrapsht me letra me ton shumĂ« tĂ« sjellshĂ«m, e unĂ« as qĂ« e dija se çfarĂ« nderi ishte ky.

Tani po kalojmë mbi kalldrëmin e Romës, mbi të cilin kanë kaluar legjionet, prandaj duhet të ecim pak ngadalë.

Në fillim studiova, siç thashë, gjermanistikë, pastaj vura re se në këtë aspekt nuk vlej fare për letërsi. Jam lexues shumë i keq, kam lexuar gjithmonë vetëm të njëjtat gjëra që kam dashur - ato i lexoja, ndërsa të tjerat thjesht nuk i lexoja. Pastaj erdhi vdekja e babait, nuk kisha më para, i ndërpreva studimet, pastaj u bëra gazetar dhe udhëtova këtu e atje, dhe asokohe gazetar në nivelin më modest, domethënë si raporter i sportit. Dhe kur isha 24 ose 25 vjeç, njihja një vajzë, e cila një herë më tha me shumë të drejtë: E di çfarë, ti je një askush.

AtĂ«herĂ« u desh tĂ« mendohesha se çfarĂ« profesioni mund tĂ« zgjidhja; pastaj pata fatin tĂ« kisha njĂ« mik qĂ« mĂ« dha paratĂ« pĂ«r tĂ« jetuar katĂ«r vjet, dhe zgjodha atĂ« qĂ« mĂ« dukej mĂ« e arritshme pĂ«r mua - im atĂ« ishte arkitekt - arkitekturĂ«n, qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fakt njĂ« profesion krejtĂ«sisht i mrekullueshĂ«m. VetĂ«m se rreth tĂ« 40-tave konstatova se njeriu nuk mund t’i bĂ«jĂ« tĂ« dyja menjĂ«herĂ«, sepse tĂ« dyja profesionet kĂ«rkojnĂ« thjesht pĂ«rkuhstim tĂ« plotĂ«. KĂ«shtu, rreth moshĂ«s 42-vjeçare fillova tĂ« jem vetĂ«m shkrimtar, prandaj nĂ« kĂ«tĂ« drejtim jam njĂ« shkrimtar shumĂ« i ri.

Si ndikoi zhvillimi juaj profesional në shkrim?

Max Frisch: Kur isha 27 vjeç, e dija se nuk doja më të shkruaja, se nuk do të shkruaja më. Siç po e shihni, nuk iu përmbajta këtij përbetimi. Atëherë, gjithçka që kisha shkruar, e dogja. Dhe kjo ishte gjithashtu shumë mirë; nuk besoj se aty humbi diçka shumë e çmuar, por me këtë fitova një çlirim të madh. Pastaj për shumë vite nuk shkrova, u bëra arkitekt.

E vazhdova më tej profesionin e arkitektit edhe kur fillova të shkruaja përsëri - nuk dua të bëj një rregull nga kjo, për shkrimtarët e tjerë mund të jetë krejt ndryshe - sepse për mua ishte shumë e rëndësishme të hyja në kontakt real me botën ose me shoqërinë. Domethënë, mbi punëdhënësit, punëmarrësit, këto gjëra; mbi paratë, ekonominë; të mos kisha njohuri dhe opinione vetëm nga librat, por fare thjesht nga përvoja ime. Kjo do të thotë: të jesh i punësuar, ta dish se çfarë shije ka kjo; pastaj përvoja se si është kur je vetë bosi, shefi, ta dish se çfarë shije ka kjo, gjë që nuk është aspak e lehtë, aspak e thjeshtë.

Si punoni?

Max Frisch: Më parë, kur isha arkitekt dhe shkruaja paralelisht, isha një shkrimtar pas oraritë të punës ose i të dielave. Tani që kjo është kthyer në profesion, unë punoj - le të themi, nëse është një ditë normale pune, nëse nuk vjen ndonjë gazetar televizioni, nëse nuk vijnë vizita të tjera, miq apo njerëz të tjerë - nuk çohem edhe aq herët, rreth orës tetë.

Tani këtu në Romë, për shembull, dal në një bar, ha kafjallin sa për të parë pak njerëz, dhe në orën 9:00 ulem për të punuar. Por nuk e di paraprakisht se çfarë do të punoj, nëse do të bëj gjëra të reja apo do të ripërpunoj gjëra të vjetra; dhe në çdo rast punoj gjatë gjithë paradites. Pra, këtu në Romë, ku rrjedha e ditës është pak më ndryshe, kjo zgjat kështu deri në orën tre, aty vjen lodhja e parë, pastaj dal përsëri pak jashtë dhe punoj sërish pasdite. Në përgjithësi nuk punoj natën; kam nevojë për mëngjesin, kur njeriu është i zgjuar, kur është i freskët dhe kur është më shumë inteligjent.

Cila është për ju vepra juaj më e rëndësishme?

Max Frisch: Vepra ime mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme... pĂ«r kĂ«tĂ« ekziston njĂ« thĂ«nie e mirĂ« stereotipe: Ă«shtĂ« ajo qĂ« po vjen. Por ju natyrisht e keni fjalĂ«n pĂ«r veprat e mĂ«parshme. UnĂ« do tĂ« bĂ«ja njĂ« pĂ«rzgjedhje mjaft tĂ« rreptĂ«. Nga romanet do tĂ« pranoja Stiller, Homo Faber dhe Tagebuch (Ditarin). Nga pjesa tjetĂ«r duhet ta kurseni veten. Nga pjesĂ«t teatrore do tĂ« kĂ«rkoja tĂ« mbeteshin tri pjesĂ«: pikĂ«risht “Biedermani dhe zjarrvĂ«nĂ«sit”, drama e re “Andorra”, e cila vihet nĂ« skenĂ« gjatĂ« kĂ«tij viti, dhe njĂ« pjesĂ« mĂ« tĂ« vjetĂ«r me tĂ« cilĂ«n kam pasur gjithmonĂ« fat tĂ« keq, qĂ« Ă«shtĂ« “Der Graf Öderland” (“Konti Öderland”). Ajo pati njĂ« premierĂ« botĂ«rore nĂ« ZĂŒrich, qĂ« ishte njĂ« dĂ«shtim i respektueshĂ«m; pastaj mĂ« vonĂ« e ripĂ«rpunova pĂ«r Fritz Kortner (regjisor austriak teatri) dhe e luajtĂ«m sĂ«rish nĂ« Frankfurt, e ai ishte njĂ« dĂ«shtim edhe mĂ« i respektueshĂ«m. Dhe tani kĂ«tu nĂ« RomĂ«, ku kisha njĂ« dĂ«shirĂ« shumĂ« tĂ« madhe pĂ«r punĂ«, i shtyrĂ« nga asgjĂ«ja, papritur pata dĂ«shirĂ« ta shkruaja kĂ«tĂ« pjesĂ« pĂ«rsĂ«ri brenda tri javĂ«sh. E shkrova sĂ«rish dhe tani kam njĂ« ndjesi mjaft tĂ« mirĂ«, kĂ«shtu qĂ« e llogaris ndĂ«r ato tri pjesĂ« qĂ« do t’i lija tĂ« mbeteshin.

Si Ă«shtĂ« marrĂ«dhĂ«nia juaj me Friedrich DĂŒrrenmatt?

Max Frisch: DĂŒrrenmatt dhe Frisch. Besoj se na vjen inat tĂ« dyve qĂ« na pĂ«rmendin vazhdimisht bashkĂ«. TĂ« dy jemi zviceranĂ«, tĂ« dy shkruajmĂ« pjesĂ« teatrore dhe, çka Ă«shtĂ« edhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« dy ne, jemi miq. UnĂ« kĂ«tu po pi duhan pikĂ«risht nga njĂ« llullĂ«, e cila Ă«shtĂ« dhuratĂ« nga DĂŒrrenmatti. Por kjo miqĂ«si, ajo ka natyrisht edhe njĂ« anĂ« me humor, kemi folur sĂ« fundmi pĂ«r kĂ«tĂ«: nuk na mbetet gjĂ« tjetĂ«r veçse miqĂ«sia. Sepse, nĂ«se do tĂ« ishim nĂ« armiqĂ«si me njĂ«ri-tjetrin, ky do tĂ« ishte njĂ« sensacion i madh pĂ«r miqtĂ« e tij, miqtĂ« e mi, kundĂ«rshtarĂ«t e tij, kundĂ«rshtarĂ«t e mi, tĂ« cilĂ«t vetĂ«m atĂ« presin. KĂ«shtu qĂ«, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, ne jemi vĂ«rtet miq, por mbi tĂ« gjitha jemi tĂ« mallkuar tĂ« jemi miq.

ÇfarĂ« qĂ«ndrimi kĂ«ni ndaj atdheut?

Max Frisch: Po, e di dhe e dëgjoj shumë shpesh edhe në Gjermani se jam shumë kritik ndaj Zvicrës, dhe disa bashkëatdhetarë ma kanë marrë edhe për të keq. Kjo është ashtu siç je kritik ndaj një qenieje që në parim e ke shumë për zemër, por që do të dëshiroje ta kishe edhe pak më të mirë sesa është, të cilën do të dëshiroje ta ndryshoje. Thjesht ajo që përshkruhet si një lidhje dashuri-urrejtje.

ÇfarĂ« e bĂ«n ZvicrĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ«? E thĂ«nĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« tĂ« ashpĂ«r: megalomania dhe modestia. E thĂ«nĂ« pak mĂ« butĂ« ose ndryshe, ky Ă«shtĂ« njĂ« vend qĂ« jeton nga e kaluara, qĂ« qĂ«llimet e veta tĂ« mĂ«dha i ka nĂ« tĂ« kaluarĂ«n; dhe unĂ« besoj se qĂ«llimet nĂ« pĂ«rgjithĂ«si qĂ«ndrojnĂ« mĂ« tepĂ«r nĂ« tĂ« ardhmen. PĂ«r njĂ« kohĂ« mĂ« ka interesuar tmerrĂ«sisht se si e mendon Zvicra tĂ« ardhmen, por kjo nuk i intereson edhe aq shumĂ«, sepse zviceranĂ«t mbahen pas kĂ«saj tĂ« „tanishmeje“, tĂ« cilĂ«n pĂ«rpiqen ta ruajnĂ« sa mĂ« shumĂ«. TĂ« ruash diçka Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« tmerrĂ«sisht e rĂ«ndĂ«sishme, por vetĂ«m nga ruajtja ne nuk jetojmĂ«; duhet tĂ« kemi njĂ« utopi, duhet tĂ« duam tĂ« kemi diçka tjetĂ«r, qĂ« mbase nuk Ă«shtĂ« as mĂ« e mirĂ«, por ne duhet tĂ« jetojmĂ« duke shikuar pĂ«rpara./Telegrafi/

Përktheu dhe plotësoi me shënime: Enver Robelli

telegrafi.com


Sulmi me thikë në Winterthur: Pas krimit dyshohet se qëndron një islamist me origjinë turke

28 May 2026 at 16:38


Sulmuesi qĂ« nga mediat zvicerane prezantohet me emrin Hakan ka njĂ« karrierĂ« tĂ« gjatĂ« si ekstremist islamist. Ai ka lĂ«nduar me thikĂ« tre persona nĂ« qytetin Winterthur afĂ«r ZĂŒrichut. NĂ« tĂ« kaluarĂ«n Hakan ka qenĂ« pjesĂ« e njĂ« celule radikalĂ«sh, e cila pĂ«rbĂ«hej edhe nga disa tĂ« ashtuquajtur besimtarĂ« myslimanĂ« shqiptarĂ«. NjĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« Visar L. Nga Winterthuri disa shqiptarĂ« i janĂ« bashkangjitur grupit terrorist ISIS nĂ« Siri.

NjĂ« sulm i pĂ«rgjakshĂ«m me thikĂ« ka tronditur mĂ«ngjesin e sĂ« enjtes njerĂ«zit qĂ« po kalonin para stacionit tĂ« trenit nĂ« Winterthur afĂ«r ZĂŒrichut, ku njĂ« person sulmoi kalimtarĂ«t. Si pasojĂ« e sulmit mbetĂ«n tĂ« plagosur tre burra tĂ« moshĂ«s 28, 43 dhe 52 vjeç, njĂ«ri prej tĂ« cilĂ«ve ndodhet nĂ« spital nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore. Sulmuesi u kap nga dy punonjĂ«s tĂ« paarmatosur tĂ« sigurimit tĂ« hekurudhave zvicerane (SBB), pĂ«rpara se arrestohej nga policia.

NdĂ«rsa policia zyrtarisht njoftoi vetĂ«m se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« shtetas zviceran 31-vjeçar, dĂ«shmitarĂ«t nĂ« vendngjarje raportuan se ai bĂ«rtiste “Allahu akbar” (Zoti Ă«shtĂ« i madh) gjatĂ« sulmit. KĂ«to thirrje dĂ«gjohen edhe nĂ« videot qĂ« po qarkullojnĂ« nĂ« media.

Sipas njĂ« hulumtimi tĂ« gazetĂ«s zvicerane “Tages-Anzeiger”, pas kĂ«tij sulmi fshihet njĂ« emĂ«r i njohur pĂ«r autoritetet e sigurisĂ«: bĂ«het fjalĂ« pĂ«r Hakanin (emri i ndryshuar), njĂ« shtetas zviceran me origjinĂ« turke, i cili ka njĂ« tĂ« kaluar tĂ« gjatĂ« nĂ« radhĂ«t e skenĂ«s radikale islamiste dhe qĂ« sĂ« fundmi kishte shfaqur edhe probleme tĂ« rĂ«nda psikike.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të policisë kantonale të veshur me rroba civile kanë mësyrë në banesën ku 31-vjeçari jetonte së bashku me nënën e tij në Winterthur, duke kryer bastisje që zgjatën deri në orët e pasdites.

“Tages-Anzeiger” shkruan se emri i Hakanit ishte shfaqur nĂ« radarĂ«t e hetuesve zviceranĂ« qĂ« para dhjetĂ« vitesh, kur nĂ« Winterthur u krijua njĂ« celulĂ« aktive islamiste, e cila ishte inspiruar nga al-Kaida dhe Shteti Islamik (IS), dy grupe terroriste. NdonĂ«se shumĂ« nga shokĂ«t e tij tĂ« asaj kohe - mes tyre edhe shqiptarĂ« - udhĂ«tuan drejt SirisĂ« dhe Irakut pĂ«r t’iu bashkuar xhihadit, Hakani qĂ«ndroi nĂ« ZvicĂ«r, duke u deklaruar si salafist qĂ« kĂ«rkonte vendosjen e sheriatit dhe duke refuzuar hapur demokracinĂ« dhe sistemin zviceran tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Sipas dokumenteve tĂ« ProkurorisĂ« Federale tĂ« ZvicrĂ«s tĂ« siguruara nga gazeta “Tages Anzeiger”, emrat e Hakanit dhe dy vĂ«llezĂ«rve tĂ« tij kanĂ« qenĂ« vazhdimisht pjesĂ« e dosjeve penale pĂ«r aktivitete terroriste. NĂ« njĂ« aktakuzĂ« tĂ« pranverĂ«s sĂ« vitit 2023 kundĂ«r Visar L., njĂ« xhihadisti tĂ« dĂ«nuar qĂ« ishte kthyer nĂ« ZvicĂ«r pasi kishte braktisur radhĂ«t e Shtetit Islamik, dokumentohet se Hakani ishte pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e njĂ« celule terroriste prej 40 deri nĂ« 50 personash nĂ« zonĂ«n e ZĂŒrichut dhe Winterthurit.

Përgjimet dhe hetimet nga zyrtarët policorë tregojnë se ai nuk ishte thjesht një ndjekës pasiv i ekstremistëve. Ai bënte pjesë në rrethin më të ngushtë të celulës, merrte pjesë në takime konspirative nëpër lokale të marra me qira, shikonte video të ekzekutimeve të Shtetit Islamik dhe dëgjonte këngë lufte që glorifikonin prerjen e kokave dhe martirizimin. Autoritetet e shihnin atë si person aktiv në rekrutimin e të rinjve për kauzën xhihadiste.

Kjo nuk është hera e parë që 31-vjeçari Hakan përballet me ligjin zviceran. Në vitin 2015, kur sapo kishte arritur moshën madhore, Hakani u dënua nga gjykata e qarkut në Winterthur me 10 muaj burgim pa kusht për shkak të një rrahjeje brutale.

Në atë kohë, së bashku me dy shokë të mitur, ai kishte sulmuar një shtetas gjerman 36-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Vite më vonë, kjo histori dhune e kombinuar me radikalizimin e thellë dhe problemet mendore duket se ka kulmuar në sulmin e përgjakshëm të kësaj të enjteje.

Sai pĂ«rket kosovarit Visar L., me tĂ« cilin Hakani Ă«shtĂ« njohur nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, mediat zvicerane kanĂ« njoftuar se nĂ« vitin 2014 disa simpatizantĂ« tĂ« Shtetit Islamik udhĂ«tuan nga Zvicra drejt SirisĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« xhihad. Mes tyre ishte edhe Visar L. Pas kthimit nga Siria ai u dĂ«nua nga Gjykata Penale Federale nĂ« Bellinzona me 32 muaj burg, por nuk hoqi dorĂ« nga bindjet e tij. Gjykata konstatoi se Visar L. deri nĂ« vitin 2019 kishte rekrutuar tĂ« rinj pĂ«r Shtetin Islamik. PĂ«rveç kĂ«saj, ai mblidhte para pĂ«r familjet e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« vrarĂ« tĂ« ISIS-it. Para trupit gjykues nĂ« ZvicĂ«r Visar L. tha: “QĂ«ndrimi im nuk Ă«shtĂ« radikal. UnĂ« jam mysliman, dhe njĂ« mysliman i beson Sheriatit“.

NjĂ«ri nga kosovarĂ«t e parĂ« me banim nĂ« Winterthur qĂ« iu bashkua ISIS-it ishte G.F. NĂ« verĂ«n e vitit 2012 ai u zhduk pa gjurmĂ«. Familja dhe miqtĂ« e tij supozonin se ai ndodhej nĂ« Siri; ngaherĂ« ata llogarisin se G.F. Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« Siri. G.F. kishte frekuentuar rregullisht xhaminĂ« “An’Nur” nĂ« Winterthur, njĂ« qendĂ«r e islamistĂ«ve. Ai po ashtu kishte shpĂ«rndarĂ« ekzemplarĂ« tĂ« Kuranit nĂ« ZĂŒrich dhe Basel nĂ« kuadĂ«r tĂ« aksionit salafist „Lies!“ (Lexo!).

Kosovari Valdet Gashi, i cili gjithashtu e vizitonte xhaminĂ« “An’Nur”, ishte kampion gjerman nĂ« tajboks dhe mĂ« vonĂ« dy herĂ« kampion bote. NĂ« janar tĂ« vitit 2015, Gashi, i cili ishte rritur nĂ« Gjermani dhe shpĂ«rngulur nĂ« ZvicĂ«r, shkoi nĂ« Siri pĂ«r t’iu bashkangjitur Shtetit Islamik. NĂ« korrik tĂ« atij viti, familja e tij njoftoi se Gashi, 29-vjeçar, kishte mbetur i vdekur si pasojĂ« e njĂ« sulmi me bombĂ«. Ai la pas njĂ« grua dhe dy fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l.

NdĂ«r xhihadistĂ«t mĂ« tĂ« rinj nga Winterthur janĂ« 16-vjeçari V. dhe motra e tij 15-vjeçare E. - tĂ« dy me prejardhje nga Kosova. Ata u zhdukĂ«n nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2014 dhe thuhet se mĂ« parĂ« kishin frekuentuar xhaminĂ« “An’Nur” nĂ« Winterthur dhe xhaminĂ« “El-Furkan” nĂ« Embrach pranĂ« ZĂŒrichut. Pas shumĂ« pĂ«rpjekjeve tĂ« familjes ata u kthyen nĂ« ZvicĂ«r dhe u pĂ«rballĂ«n me drejtĂ«sinĂ« zvicerane.

Pas sulmit terrorist islamist nĂ« VjenĂ« nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2020, Policia Kantonale e ZĂŒrichut arrestoi nĂ« Winterthur dy tĂ« rinj (18 and 24 vjeç). 18-vjeçari ishte me origjinĂ« nga Kosova. TĂ« dy tĂ« arrestuarit ishin nĂ« kontakt me atentatorin e vrarĂ« nĂ« VjenĂ«. Ai quhej Kujtim Fejzulai, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Fejzulai vrau 4 persona dhe plagosi 23 tĂ« tjerĂ«.

Sipas gazetĂ«s zvicerane “Neue ZĂŒrcher Zeitung” (NZZ), kosovari 18-vjeçar i arrestuar nĂ« Winterthur, pas atentatit nĂ« VjenĂ«, ishte radikalizuar nĂ« moshĂ« shumĂ« tĂ« re. “QĂ« nĂ« moshĂ«n 12-vjeçare, i akuzuari hapi njĂ« llogari nĂ« Twitter. NdĂ«rsa cicĂ«rima e tij e parĂ« i kushtohej reperit gjerman Bushido, dy vjet mĂ« vonĂ« ai shpĂ«rndante tashmĂ« njĂ« video nĂ« YouTube tĂ« predikuesit tĂ« diskutueshĂ«m kosovar Shefqet Krasniqi - me titull: ‘Pyetjet e njĂ« tĂ« krishteri’. I njĂ«jti klerik ka qenĂ« shpesh i ftuar edhe nĂ« xhamitĂ« nĂ« ZvicĂ«r. NĂ« vendlindjen e tij ai u akuzua, ndĂ«r tĂ« tjera, pĂ«r mbĂ«shtetje tĂ« terrorizmit, por u shpall i pafajshĂ«m nĂ« vitin 2018”, shkruante NZZ.

ÇfarĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« demokracia e ZvicrĂ«s me brirĂ«t e lopĂ«ve?

28 May 2026 at 08:39


ShĂ«nime mbi referendumet nĂ« nivel nacional dhe kantonal (ZĂŒrich), tĂ« cilat mbahen mĂ« 14 qershor. Dhe disa fusnota interesante nga historia.

Nga fundi i këtij teksti do të flitet edhe për lidhjen mes demokracisë dhe brirëve të lopëve zvicerane. Por njëherë disa fjalë e fjali për çështje të tjera.

Demokracia zvicerane mund të duket e lodhshme, por është fantastike. E lodhshme sepse qytetarët me të drejtë vote tri deri katër herë në vit marrin pjesë në referendume për të vendosur për çështje nga më të ndryshmet. Pothuaj çdo ide mund të hidhet në referendum, mjafton të mblidhen 100 mijë nënshkrime. Ky model i demokracisë është fantastik për shkak se ia mundëson popullit të vendos vetë për gati çdo gjë. Kështu zbutet mllefi.

Më 14 qershor qytetarët do të vendosin nëse duan të kufizojnë numrin e banorëve të Zvicrës në 10 milionë. Nëse para vitit 2050 numri i banorëve kalon 9,5 milionë, qeveria dhe parlamenti duhet të ndërmarrin masa kundër rritjes së popullsisë. Në atë çast që në Zvicër arrihet numri prej 10 milionë banorësh, nuk do të lejohet askush të shpërngulet më në këtë vend.

Përkrahësit e iniciativës thonë se kjo masë është e domosdoshme për ta ruajtur Zvicrën nga ardhja e numrit të madh të të huajve, të cilët, sipas tyre, ngarkojnë infrastrukturën dhe e bëjnë gati të pamundur që familjet zvicerane të gjejnë një banesë me qira të përballueshme. Kundërshtarët thonë se kjo nismë shkakton vetëm kaos dhe rrezikon raportet me Bashkimin Europian.

Pas dy javësh, të dielën e 14 qershorit, rezultati do të dihet. Derisa po shkruhet ky tekst, shumica e votuesve tashmë kanë marrë me postë një zarf me materialin e referendumit dhe janë duke votuar apo do të votojnë në ditët në vijim - natyrisht me postë. Vendvotimet në Zvicër hapen vetëm për nostalgjikë dhe mbyllen shpesh në mesditë, sepse të gjithë e kryejnë obligimin qytetar nëpërmjet postës.

Përveç për iniciativën kundër Zvicrës 10-milionëshe, më 14 qershor votohet edhe ligji mbi shërbimin civil. Deputetët e shumicës parlamentare, të cilët i përkasin krahut konservator (Zvicra gjithmonë dominohet nga konservatorët), janë të bindur se shumë persona të obliguar për shërbim ushtarak po kalojnë nga armata në shërbimin civil. Prandaj, shumica parlamentare vendosi pengesa më të larta për këtë kalim. Të Rinjtë e Gjelbër dhe Shoqata e Shërbimit Civil po i luftojnë këto vendime parlamentare nëpërmjet referendumit.

NĂ« nivel tĂ« kantonit tĂ« ZĂŒrichut do tĂ« votohet, mes tjerash, mbi politikat e banimit dhe mbi ndryshimin e KushtetutĂ«s sĂ« kantonit tĂ« ZĂŒrichut me qĂ«llim qĂ« tĂ« bĂ«het e mundshme qĂ« njĂ« anĂ«tar i parlamentit kantonal tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet nga njĂ« anĂ«tar tjetĂ«r nĂ«se pĂ«r arsye tĂ« ndryshme nuk mund tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« punĂ«n parlamentare.

NjĂ« referendum interesant mbahet nĂ« qytetin e ZĂŒrichut: populli do tĂ« vendosĂ« nĂ«se mbĂ«shtet apo kundĂ«rshton ndĂ«rtimin e njĂ« linje tĂ« re tĂ« tramvajit, e cila do tĂ« lidhĂ« qendrĂ«n e qytetit me lagjen Affoltern, ndĂ«r lagjet e fundit pa lidhje me tramvaj.

Të imagjinojmë një referendum të tillë në Prishtinë: Kuvendi komunal vendos kundër ndërtimit të një vije të tramvajit që lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën. Një grup qytetarësh kërkon referendum dhe pas plotësimit të kushteve ligjore kjo bëhet e mundshme, pastaj vendos populli. Tani për tani ky është iluzion. Siç është iluzion edhe referendumi se a duhet apo jo të ndërtohet një termocentral i ri në Kosovë, çfarë të bëhet me projektet për furnizim me gaz apo me ndonjë çështje tjetër madhore? Gjasat që kësisoj të sfidohet qeveria nga populli janë baras me zero.

Kështu që më mirë të kthehemi te demokracia në Zvicër. Në këtë vend populli vendos edhe për çështje që nga këndvështrimi ballkanik mund të duken qesharake. Nuk janë. Vite më parë një blegtor zviceran u mllefos për shkak se blegtorët ua prisnin brirët shumicës së lopëve dhe dhive. Pse? Për të mos lënduar njëra-tjetrën, por edhe për të kursyer hapësirë në stallë.

Blegtori me emrin Armin Capaul mblodhi mjaftueshëm nënshkrime për një iniciativë, e cila u hodh në referendum. Qëllimi i iniciativës ishte që blegtorët që ua lënë brirët lopëve dhe dhive të tyre, duhej të merrnin një shpërblim financiar (subvencion) nga shteti. Para referendumit u zhvillua një debat emocional mbi dinjitetin dhe jetën sociale të lopëve me brirë. Megjithatë, referendumi dështoi për pak. 54,7 për qind e zviceranëve votuan kundër që me Kushtetutë të ndalohet prerja e brirëve të lopëve në Zvicër. Megjithatë, një ministër doli para mediave dhe e përgëzoi blegtorin Armin Capaul për nismën. Kultura politike e Zvicrës nuk lejon poza triumfaliste.

NĂ« vitin 2008 Kosova u bĂ« e pavarur, ndĂ«rsa nĂ« ZvicĂ«r u votua pĂ«r iniciativĂ«n “KundĂ«r zhurmĂ«s sĂ« avionĂ«ve luftarakĂ« nĂ« zonat turistike”. IniciatorĂ«t donin ta shporrnin zhurmĂ«n shurdhuese tĂ« Forcave Ajrore Zvicerane nga rajonet e bukura turistike, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« bjeshkatarĂ«t tĂ« mund tĂ« ecnin nĂ«pĂ«r male nĂ« qetĂ«si. Ishte njĂ« nismĂ« egoiste, sepse zhurma e avionĂ«ve do tĂ« zhvendosej nga zonat e bukura nĂ« vendbanime mĂ« shumĂ« tĂ« populluara. Populli e nuhati egoizmin dhe votoi me 68 pĂ«r qind kundĂ«r kĂ«saj ideje.

Zvicra me 10 milionë banorë: Pse mërgata duhet të interesohet për referendumin e 14 qershorit?

25 May 2026 at 10:25


Për aq kohë sa e lejon ligji, shtetasit e Kosovës me banim në botën e jashtme kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset elektorale në Kosovë. Megjithatë, do të ishte e udhës që më në fund të tregohet interesim më i madh i mërgatës për proceset politike në Zvicër.

Politikanët e Kosovës këtë fundjavë qëndruan në Zvicër për të mobilizuar përkrahësit e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 7 qershor. Pas zgjedhjeve të shkurtit dhe dhjetorit 2025, këto janë zgjedhjet e treta për Kuvendin e Kosovës.

Zvicra është vend liberal dhe deri më tani është treguar tolerante, sidomos ndaj politikanëve të Kosovës, të cilët një pjesë të fushatës elektorale e zhvillojnë jashtë vendit. Në disa raste, Gjermania ka kufizuar mbajtjen e tubimeve elektorale, sidomos për politikanë të partisë qeverisëse në Turqi, pra partisë së presidentit Recep Tayyp Erdogan.

Për aq kohë sa e lejon ligji, shtetasit e Kosovës me banim në botën e jashtme kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset elektorale në Kosovë. Megjithatë, do të ishte e udhës që më në fund të tregohet interesim më i madh i mërgatës për proceset politike në Zvicër. Shumë prej shqiptarëve me banim në Zvicër janë shtetas të këtij vendi dhe kanë të drejtë të votojnë në referendume e të marrin pjesë në zgjedhje.

PĂ«r fat tĂ« keq, interesimi nuk Ă«shtĂ« aq i madh. Shpesh dĂ«gjohen njerĂ«z duke thĂ«nĂ« se “as qĂ« e hapi zarfin pĂ«r tĂ« plotĂ«suar materialin zgjedhor”. Kjo nuk Ă«shtĂ« qasje e duhur. Vendimet politike, zhvillimet ekonomike dhe ndryshimet nĂ« sigurimet sociale prekin direkt edhe shqiptarĂ«t me banim nĂ« ZvicĂ«r. Ata janĂ« taksapagues nĂ« ZvicĂ«r, pasaporta zvicerane i bĂ«n qytetarĂ« tĂ« barabartĂ«, rrjedhimisht duhet tĂ« sillen si tĂ« tillĂ«.

Andaj do të ishte në favor të mërgatës që interesimi për politikën zvicerane të ishte po aq i madh sa ai për Kosovën. Sidomos këto ditë, në vlugun e fushatës për referendumin e 14 qershorit në Zvicër. Ky është njëri nga referendumet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Cili Ă«shtĂ« qĂ«llimi i referendumit? Nisma “Jo njĂ« ZvicĂ«r me 10 milionĂ« banorĂ«! (Nisma pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«ri)” kĂ«rkon kufizimin e popullsisĂ« rezidente tĂ« pĂ«rhershme nĂ« ZvicĂ«r: para vitit 2050, popullsia e ZvicrĂ«s duhet tĂ« mbetet nĂ«n 10 milionĂ« banorĂ«. NĂ«se popullsia rezidente e pĂ«rhershme do ta kalonte 9,5 milionĂ« persona para vitit 2050, atĂ«herĂ« qeveria dhe parlamenti do tĂ« duhej tĂ« merrnin masa, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e azilit dhe bashkimit familjar.

Në rastin më të keq, mund të ketë kufizime, komplikime apo edhe ndalim të bashkimit familjar, nëse, për shembull, një shqiptar në Zvicër dëshiron të sjellë partneren apo partnerin nga viset shqiptare në Zvicër.

Në fund të vitit 2025, në Zvicër jetonin rreth 9,1 milionë persona. Që nga hyrja në fuqi e lëvizjes së lirë të personave në vitin 2002, popullsia është rritur me rreth 1,7 milionë persona. Ky është kryesisht rezultat i imigrimit. Numri i njerëzve që emigrojnë drejt Zvicrës varet sidomos nga tregu i punës. Kur ekonomia lulëzon, kompanitë nuk gjejnë mjaftueshëm fuqi punëtore në Zvicër. Atëherë kompanitë, por edhe institucionet publike si spitalet dhe azilet për pleq, rekrutojnë shpesh specialistë të nevojshëm nga vendet e BE-së.


Në rast se referendumi kalon, Zvicra në të ardhmen mund të përballet me presion nga BE-ja, pasi qeveria zvicerane do të ishte e shtyrë të negocionte klauzola përjashtimi dhe mbrojtjeje në marrëveshjet ndërkombëtare që kontribuojnë në rritjen e popullsisë.

Raporti mes Zvicrës dhe BE-së është kryesisht pragmatik dhe ekonomik. Zvicra nuk është anëtare e BE-së, por dëshiron qasje të gjerë në tregun e përbashkët evropian për eksportet, shërbimet dhe ekonominë e saj. BE-ja ka kërkuar që kjo qasje të shoqërohet me pranimin e disa rregullave themelore të tregut të brendshëm, përfshirë lëvizjen e lirë të personave. Për këtë arsye, Zvicra hapi tregun e punës për shtetasit e BE-së përmes marrëveshjes së lëvizjes së lirë të personave.

Nisma është lansuar nga Partia Popullore e Zvicrës (SVP), e cila ka një qasje kundërshtuese ndaj të huajve. Në të kaluarën, kjo parti ka zhvilluar fushata direkte kundër mërgatës shqiptare. Për njërën prej tyre janë dënuar disa funksionarë të lartë të partisë - dhe janë dënuar për racizëm. Por ka edhe politikanë të SVP-së, të cilët janë më të moderuar ndaj komunitetit shqiptar.

Nisma e SVP-sĂ« nĂ« shikim tĂ« parĂ« Ă«shtĂ« joshĂ«se, sepse prek ndjeshmĂ«rinĂ« e shumĂ« banorĂ«ve tĂ« ZvicrĂ«s. Sado absurde tĂ« tingĂ«llojĂ«, ka edhe shqiptarĂ« qĂ« thonĂ«: “KĂ«tu po vijnĂ« shumĂ« tĂ« huaj”. Kjo nuk Ă«shtĂ« patjetĂ«r e pasaktĂ« dhe vĂ«rehet çdokund. PĂ«r njĂ« familje me buxhet mesatar Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« gjejĂ« njĂ« banesĂ« tĂ« pĂ«rballueshme nĂ« Cyrih.

Trenat janĂ« tĂ« stĂ«rngarkuar (nĂ« mĂ«ngjes dhe mbrĂ«mje), pĂ«r kĂ«tĂ« arsye zviceranĂ«t kanĂ« shpikur njĂ« fjalĂ«: “Dichtestress”, stresi qĂ« vjen nga dendĂ«sia. TĂ« ardhurit nĂ« ZvicĂ«r, kryesisht nga vendet e BE-sĂ«, punojnĂ« shpesh nĂ« punĂ« ku kĂ«rkohen kualifikime tĂ« larta. NĂ« punĂ« komunikojnĂ« nĂ« anglisht dhe nuk ndiejnĂ« nevojĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« gjermanishten, aq mĂ« pak dialektin e zorshĂ«m tĂ« ZvicrĂ«s gjermane, i cili Ă«shtĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e identitetit.

Me përjashtim të SVP-së, të gjitha partitë e tjera relevante janë kundër nismës. Ato argumentojnë se nisma premton diçka që është e pazbatueshme pa pasoja për Zvicrën. Mund të rrezikohet, për shembull, qasja në tregun e BE-së. Si shtet që eksporton shumë, Zvicra do të vuante pasojat e çdo prishjeje të raporteve me BE-në.

Gazetat kryesore tĂ« vendit si “Tages-Anzeiger” dhe “Neue ZĂŒrcher Zeitung” po ashtu janĂ« shprehur kundĂ«r nismĂ«s nĂ« komentet e tyre kryesore. Edhe politikanĂ«t me origjinĂ« shqiptare, tĂ« cilĂ«t janĂ« aktivĂ« nĂ« ZvicĂ«r, nĂ« njĂ« video tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kanĂ« dalĂ« kundĂ«r nismĂ«s. NĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, secili qytetar me tĂ« drejtĂ« vote do tĂ« marrĂ« me postĂ« materialin me fletĂ«votim nĂ« referendum. JanĂ« mĂ« pak se 5 minuta punĂ«. Merrni pjesĂ«! ËshtĂ« shumĂ« mĂ« lehtĂ« se pjesĂ«marrja nĂ« zgjedhjet e KosovĂ«s. /Telegrafi/

Mbi pushtetin, kapelën dhe keqpërdoruesit - Heroi kombëtar zviceran na tregon diçka të rëndësishme mbi tiraninë

15 May 2026 at 16:56


1.

Pushteti Ă«shtĂ« punĂ« e madhe dhe e pĂ«rgjegjshme. Pa marrĂ« parasysh nĂ« ç’vend e ushtron: nĂ« provincĂ«, nĂ« kasaba apo nĂ« oborr. Kush ka pushtet, ai duhet (Ă«shtĂ« i thirrur) ta ushtrojĂ« atĂ«. TĂ« marrĂ« vendime. PĂ«r kĂ«tĂ« fiton mandat nga populli. HerĂ« me votĂ« tĂ« lirĂ«, herĂ« me votĂ« shumĂ« tĂ« lirĂ« (kjo vota shumĂ« e lirĂ« zakonisht Ă«shtĂ« e blerĂ«). Ka tĂ« tillĂ« qĂ« kanĂ« pushtet dhe s’dinĂ« ç’tĂ« bĂ«jnĂ« me tĂ«. Ka tĂ« tillĂ« qĂ« kanĂ« pushtet dhe e dinĂ« shumĂ« mirĂ« ç’tĂ« bĂ«jnĂ« me tĂ«: e keqpĂ«rdorin! (Ata qĂ« presin se kĂ«tu tani do tĂ« shfaqet njĂ« tufĂ« kusarĂ«sh, toreadorĂ«sh, matadorĂ«sh dhe torerosh ballkanikĂ«, mund ta ndĂ«rpresin leximin).

2.

Friedrich Schiller, shkrimtar gjerman, u bazua në disa gojëdhëna skandinave dhe në një legjendë zvicerane kur e shkroi dramën Wilhelm Tell. Kjo dramë i kushtohet heroit kombëtar të Zvicrës, Wilhelm Tell. (Një digresion: te heroi kombëtar shqiptar, përveç Gjergj Kastriotit Skënderbeu, të rëndësishme janë shpata, përkrenarja dhe kali. Së paku).

Te heroi zviceran, përveç heroit kryesor (Tellit!), rol të rëndësishëm luan një kapele. Kapelja i përket sundimtarit, i cili quhet Hermann Gessler. Gessleri ishte në shërbim të Habsburgëve, një familje zvicerane, e cila pasi u grind me dajallarë e kushërinj helvetikë iku në Austri dhe nga atje ndërtoi një perandori të madhe. Krahas çokollatave, Habsburgët janë eksporti më i rëndësishëm i Zvicrës në botë.

Një ditë Gessleri u ndal në fshatin Altdorf të Zvicrës qendrore, nguli një hu gardhi dhe mbi të vendosi kapelen e tij. Kërkesa e tij ishte e qartë: kush kalon atypari, duhet ta përshëndesë kapelen. Sepse kapelja simbolizon pushtetin. Pushteti është Gessleri - madje edhe kur nuk është pranë kapelës.

3.

NjĂ« ditĂ« tjetĂ«r rebeli zviceran Wilhelm Tell kaloi nĂ«pĂ«r mejdanin e Altdorfit, por nuk e pĂ«rshĂ«ndeti fare kapelĂ«n, nuk i tha asaj “GrĂŒezi” (ata qĂ« e kuptojnĂ« dialektin e ZvicrĂ«s gjermane, e kuptojnĂ« edhe kĂ«tĂ« fjali; pĂ«r ata qĂ« s’e kuptojnĂ«: ky Ă«shtĂ« versioni zviceran i fjalĂ«s kosovare “tung”, e cila tani Ă«shtĂ« rehatuar edhe nĂ« Fjalorin e ri tĂ« GjuhĂ«s Shqipe).

Pasi refuzoi ta përshëndeste kapelen e sundimtarit, Wilhelm Telli u arrestua dhe ditën tjetër u detyrua të qëllojë me shigjetë një mollë mbi kokën e djalit të tij. Me vete Telli kishte marrë edhe një shigjetë të dytë, të cilën e mbante të fshehur nën rrobat e tij. Kur Gessleri e pyeti se përse e kishte bërë këtë, Telli tha: shigjeta e dytë ishte paraparë për ta vrarë guvernatorin habsburgas, vetë Gesslerin, në rast se goditja e mollës do të dështonte.

Si çdo sundimtar brutal, edhe Gessleri u hakmor. UrdhĂ«roi arrestimin e Tellit dhe kĂ«rkoi qĂ« ta dĂ«rgonin me varkĂ« nĂ« fshatin KĂŒssnacht pĂ«r ta burgosur pĂ«rjetĂ«. GjatĂ« lundrimit, varkĂ«n e pĂ«rlau njĂ« stuhi e fuqishme. VarkĂ«tarĂ«t nuk dinin nga t’ia mbanin, s’e njihnin terrenin, s’dinin si tĂ« pĂ«rballeshin me valĂ«t. Ia zgjidhĂ«n duart Tellit dhe i thanĂ« tĂ« marrĂ« drejtimin e varkĂ«s. Kur arriti bregun, ai kĂ«rceu mbi njĂ« shkĂ«mb dhe me tĂ«rĂ« forcĂ«n qĂ« kishte e shtyu varkĂ«n mbrapsht nĂ« valĂ«t e liqenit.

4.

PĂ«r ata qĂ« mendojnĂ« se kĂ«tu mbaron ky rrĂ«fim: edhe pak durim. Pas kĂ«rcimit nga varka, Wilhelm Telli ia zuri pritĂ«n Gesslerit namkeq nĂ« njĂ« sokak tĂ« katundit KĂŒssnacht. Aty e qĂ«lloi tiranin me shigjetĂ« mu nĂ« zemĂ«r.

Morali i këtij rrëfimi: keqpërdorimi i pushtetit - qoftë edhe me një kapele - mund të ketë pasoja. Fatale!

5.

A ka ekzistuar Wilhelm Telli? Nuk ka dëshmi për këtë. Por zviceranët nuk e kanë problem këtë. Me rëndësi është se legjenda e Tellit e bart mesazhin e kryengritjes kundër tiranisë.

NĂ« Altdorf, aty ku Telli (mbase fiktiv) nuk e pĂ«rshĂ«ndeti kapelĂ«n e sundimtarit, sot qĂ«ndron njĂ« pĂ«rmendore e heroit kombĂ«tar tĂ« ZvicrĂ«s. ËshtĂ« zbuluar mĂ« 1895.

“Altdorfi Ă«shtĂ« njĂ« qytezĂ« e bukur, rrugĂ«t dhe rrugicat kryesore tĂ« sĂ« cilĂ«s japin njĂ« pĂ«rshtypje mesjetare, ndonĂ«se shtĂ«pitĂ« - siç shĂ«nohet rishtazi nĂ« çdo ndĂ«rtesĂ« tĂ« vjetĂ«r - u dogjĂ«n tĂ« gjitha nĂ« vitin 1799. (Thuhet se zjarrfikĂ«si, Albani, e shkaktoi vetĂ« zjarrin pasi stuhia e erĂ«s ia nxori prushin nga llulla)”, shkruante shkrimtari zviceran Urs Widmer para disa viteve nĂ« gazetĂ«n Neue ZĂŒrcher Zeitung.

Një lustrim fantastik: prushi që del nga llulla e zjarrfikësit dhe shkakton zjarr. Ka qenë apo jo kështu? E parëndësishme. Edhe nëse është shpikje, është e bukur.

Vlen edhe pĂ«r Tellin: ndonĂ«se nuk ka dĂ«shmi qĂ« ka ekzistuar, fama e tij ia futi frikĂ«n edhe Adolf Hitlerit. MĂ« 3 qershor 1941 shtabi i pĂ«rgjithshĂ«m i Hilterit urdhĂ«roi: “Fyreri (lideri nazist, v.j.) dĂ«shiron qĂ« drama e Schillerit, Wilhelm Tell, tĂ« mos shfaqet mĂ« dhe tĂ« mos trajtohet mĂ« nĂ«pĂ«r shkolla”. Diktatori nazist frikĂ«sohej se akti i Tellit mund tĂ« frymĂ«zonte ndonjĂ« gjerman pĂ«r atentat ndaj tij.

6.

PĂ«r dallim nga Telli me gjasĂ« inekzistent, Perandoria e HabsburgĂ«ve ka ekzistuar. Mes viteve 1683-1699, ushtria e HabsburgĂ«ve depĂ«rtoi deri nĂ« KosovĂ«. Nuk arriti tĂ« qĂ«ndrojĂ« gjatĂ«, u mposht nga osmanĂ«t, tĂ« cilĂ«t do tĂ« sundonin edhe mbi 200 vjet nĂ« viset shqiptare. AfĂ«rsisht nĂ« atĂ« kohĂ« nĂ« koleksionet e HabsburgĂ«ve nĂ« kĂ«shtjellĂ«n Ambras tĂ« Tirolit gjendeshin edhe disa portrete tĂ« SkĂ«nderbeut. Familja e HabsburgĂ«ve nga fundi i shekullit tĂ« 16-tĂ« bleu gjithashtu shpatĂ«n dhe pĂ«rkrenaren e SkĂ«nderbeut, tĂ« cilat besohej se i kishin takuar heroit. Mund tĂ« thuhet kĂ«shtu: pasardhĂ«sit e njĂ« familjeje zvicerane e ruajtĂ«n shpatĂ«n dhe pĂ«rkrenaren e SkĂ«nderbeut. ShigjetĂ«n e Wilhelm Tellit s’mund ta ruanin. Ajo e vrau tiranin habsburgas.

Profesor, pedagog, përkthyes: një përkujtim me rastin e vdekjes së albanologut zviceran Basil Schader

14 May 2026 at 18:07


Ai u angazhua që fëmijët shqiptarë ta ruanin gjuhën amtare në Zvicër. Ndërtoi shkolla në veri të Shqipërisë. Këshilloi Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Përktheu në gjermanisht shkrimtarët Fatos Kongoli e Arif Demolli. I dha zë kulturës shqiptare në hapësirën gjermanishtfolëse. Dhe kishte ende shumë plane, të cilat ia këputi papritmas vdekja. Profesori Basil Schader ishte një personalitet krejt origjinal. Shqiptarët i detyrohen atij mirënjohje të përhershme.

NjĂ«herĂ« e zateta profesorin Basil Schader te restoranti “Pishat” nĂ« PrishtinĂ«. Po shijonte njĂ« çorbĂ«, tĂ« cilĂ«n e nxirrte nga vegshi qĂ« po vlonte dhe - pastaj - shikonte nĂ«pĂ«rmjet xhamit pikat e shiut qĂ« binin mbi rrugĂ«t e zymta tĂ« PrishtinĂ«s. Pyetjes sime se sa do rrinte nĂ« KosovĂ«, ai iu pĂ«rgjigj me humor: “Si nuk ke dĂ«gjuar se jam bĂ«rĂ« vendali nĂ« PrishtinĂ«?” Basil Schader punonte atĂ«botĂ« si kĂ«shilltar nĂ« MinistrinĂ« e Arsimit tĂ« KosovĂ«s. Kishte ardhur nga ZĂŒrichu nĂ« kryeqytetin e KosovĂ«s pĂ«r tĂ« shkruar, pĂ«rpiluar e formuluar plane e programe se si tĂ« organizohej mĂ«simi plotĂ«sues nĂ« gjuhĂ«n shqipe nĂ« mĂ«rgatĂ«.

Asnjë zviceran nuk ishte më shqiptar se Basil Schader. Dhe asnjë shqiptar nuk do të arrinte ta mësonte aq shpejt gjermanishten sa e mësoi Basil Schader gjuhën shqipe. Më 2005 ai madje doktoroi në Universitetin e Tiranës. Në moshën 54-vjeçare! Ky nuk ishte, natyrisht, kualifikimi i tij i vetëm.

Profesori Basil Schader ishte një personalitet krejt origjinal, kureshtar dhe me prirje për humor sarkastik. Ai ishte pedagog, specialist i didaktikës, gjermanist, përkthyes i letërsisë shqipe në gjermanisht, shkrimtar, autor i publikimeve shkencore dhe doracakëve mësimorë.

Me gjasĂ« interesimi i tij i gjithanshĂ«m buronte edhe nga rrethi i tij familjar: i ati i tij ishte arkitekti Jacques Schader (1917-2007), ndĂ«r mĂ« tĂ« njohurit nĂ« ZvicĂ«r nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« nĂ« shekullin e 20-tĂ« dhe autor i “Akropolisit tĂ« ZĂŒrichut”, siç quhet kompleksi shkollor Freudenberg nĂ« lagjen Enge tĂ« ZĂŒrichut. Pas maturĂ«s Basil Schader, i lindur mĂ« 1951, studioi filologji klasike nĂ« ZĂŒrich dhe TĂŒbingen (Gjermani), mandej u kualifikua si mĂ«sues filloreje dhe mĂ« 1979 filloi studimet kĂ«saj radhe pĂ«r gjermanistikĂ«, pedagogji dhe kritikĂ« letrare nĂ« Universitetin e ZĂŒrichut, tĂ« cilat i pĂ«rfundoi nĂ« vitin 1985 me njĂ« disertacion mbi didaktin e gjuhĂ«s Johann Jakob Redinger (1619–1688). NĂ« fund tĂ« viteve 1980-tĂ« Basil Schader thelloi dijen e tij me studime plotĂ«suese nĂ« folkloristikĂ« dhe etnologji evropiane. Paralelisht ai u angazhua nĂ« funksione tĂ« ndryshme - deri nĂ« profesor - nĂ« ShkollĂ«n e LartĂ« Pedagogjike nĂ« ZĂŒrich.

Me rritjen e numit të shqiptarëve në Zvicër si pasojë e represionit të Serbisë në Kosovë në vitet 1990-të, u zgjua edhe interesimi i Basil Schader për shqiptarët. Më 1999 ai filloi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 2005 me një doktoratë.

U miqĂ«sua me shumĂ« shqiptarĂ«. I pĂ«rkrahu ata dhe i dha zĂ« kulturĂ«s shqiptare duke pĂ«rkthyer nĂ« gjermanisht romanin e Fatos Konglit “Bolero nĂ« shtĂ«pinĂ« e pleqve” (“Bolero im Haus der zwei Alten”), romanin e Arif Demollit “TĂ« gjallĂ«t dhe tĂ« vdekurit e njĂ« fĂ«mijĂ«rie” (“Es war ein Dorf in Kosova. Die Lebenden und die Toten meiner Kindheit”), romanin e Helena KadaresĂ« “NjĂ« grua nga Tirana” (“Eine Frau aus Tirana”). Dhe vepra tĂ« tjera.

Me Arif Demollin, edhe ky tashmĂ« i ndjerĂ«, Basil Schaderin e lidhte njĂ« miqĂ«si e ngushtĂ«. DĂ«shmi e kĂ«saj miqĂ«sie Ă«shtĂ« edhe letĂ«rkĂ«mbimi intensiv mes tyre. Gazeta zvicerane “St. Galler Tagblatt” shkroi pĂ«r librin e Demollit: “‘KĂ«shtu jetuan, dashuruan dhe vdiqĂ«n njerĂ«zit e MurrizajĂ«s, me bindjen e patundur se fshati i tyre ishte mĂ« i miri dhe mĂ« i bukuri nĂ« tĂ«rĂ« botĂ«n’. Jo, jo vetĂ«m ata: kushdo qĂ« e ka lexuar kĂ«tĂ« libĂ«r, kĂ«tĂ« odĂ« pĂ«r njĂ« fshat, do tĂ« pajtohet me entuziazĂ«m me ta. Arif Demolli i ka ngritur fshatit tĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« sĂ« tij njĂ« monument letrar qĂ« tĂ« prek nĂ« zemĂ«r”. PĂ«r Demollin Basil Schader organizoi edhe njĂ« lexim letrar nĂ« ZvicĂ«r.

Basil Schader ishte i palodhshĂ«m nĂ« angazhimin e tij pĂ«r shqiptarĂ«t - nĂ« ZvicĂ«r, nĂ« KosovĂ«, nĂ« ShqipĂ«ri. NĂ« veri tĂ« ShqipĂ«risĂ« ndihmoi (me pĂ«rkrahje tĂ« sponsorĂ«ve zviceranĂ«) zgjerimin dhe renovimin e shkollave. I mbĂ«shteti ato me kompjuterĂ«, libra, pajisje sportive. NĂ« ZvicĂ«r themeloi shoqatĂ«n “Arsimi”, e cila ka pĂ«r qĂ«llim nxitjen e bashkĂ«punimit me institucionet arsimore tĂ« hapĂ«sirĂ« shqiptare. MĂ« 2002 bashkĂ« me gruan e tij Erika morĂ«n titullin “Qytetar Nderi” tĂ« komunĂ«s Balldren nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2003 u shpallĂ«n anĂ«tarĂ« nderi tĂ« Lidhjes sĂ« ArsimtarĂ«ve dhe PrindĂ«rve ShqiptarĂ« “Naim FrashĂ«ri” nĂ« ZvicĂ«r.

Lidhur me angazhimin nĂ« ShqipĂ«ri, Basil Schader ka lĂ«nĂ« kĂ«tĂ« shĂ«nim: “Projektin e ShqipĂ«risĂ«, Erika dhe unĂ« e nisĂ«m rreth vitit 1997. Me rastin e njĂ« udhĂ«timi nĂ« veri tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pamĂ« atje mjerimin e papĂ«rshkrueshĂ«m qĂ« mbretĂ«ronte nĂ« njĂ« shkollĂ« tĂ« vogĂ«l fshati, nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« komunĂ«s qendrore tĂ« Balldrenit. Ne dhamĂ« ndihmĂ« tĂ« menjĂ«hershme dhe, pas kthimit nĂ« ZvicĂ«r, vendosĂ«m tĂ« angazhohemi bashkĂ«risht kĂ«tu. FalĂ« sponsorĂ«ve bujarĂ« dhe njĂ« kĂ«rkimi intensiv pĂ«r mundĂ«si financimi, ia dolĂ«m qĂ« gjatĂ« njĂ«zet viteve tĂ« ardhshme tĂ« rinovojmĂ« gjithsej pesĂ« shkolla nĂ« rrethinĂ«n e shkollĂ«s sĂ« fshatit TorovicĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht dy prej tyre t’i rindĂ«rtojmĂ« tĂ«rĂ«sisht nga themeli. PĂ«rveç kĂ«saj, mblodhĂ«m para pĂ«r t’i pajisur shkollat edhe nĂ« aspektin infrastrukturor, me libra dhe pajisje sportive. NjohuritĂ« e mia tĂ« gjuhĂ«s shqipe dhe marrĂ«dhĂ«niet shumĂ«vjeçare me bashkĂ«punĂ«torĂ«t tanĂ« lokalĂ« dhe njerĂ«zit e besuar, bĂ«nĂ« qĂ« tĂ« mos pĂ«rjetonim asnjĂ« zhgĂ«njim tĂ« vetĂ«m. Ky angazhim i pĂ«rbashkĂ«t na bashkoi edhe mĂ« shumĂ« dhe na vuri nĂ« kontakt me njerĂ«z tĂ« admirueshĂ«m, tĂ« cilĂ«t meritonin gjithĂ« respektin tonĂ«â€.

NĂ« njĂ« bisedĂ« me gazetĂ«n zvicerane “Der Bund” mĂ« 2019, Basil Schader dha disa mendime me vlerĂ« mbi tĂ« ardhmen jo aq premtuese tĂ« gjuhĂ«s shqipe nĂ« ZvicĂ«r. “ShqiptarĂ«t e rinj nĂ« ZvicĂ«r”, theksonte ai, “shpesh e zotĂ«rojnĂ« gjuhĂ«n e tyre amtare vetĂ«m nĂ« formĂ« gojore dhe nĂ« dialekt. NĂ« kontrast me tĂ« kaluarĂ«n, sot mĂ« pak fĂ«mijĂ« dhe tĂ« rinj ndjekin mĂ«simin e gjuhĂ«s dhe kulturĂ«s amtare”. Ky Ă«shtĂ« njĂ« zhvillim negativ pĂ«r tĂ« cilin nĂ« komunitetin shqiptar nĂ« ZvicĂ«r nuk flitet aq. Sipas Schader, sidomos “prindĂ«rit me nivel tĂ« ulĂ«t arsimor nuk e njohin vlerĂ«n e kĂ«saj oferte (mĂ«simin e gjuhĂ«s shqipe, v.j.) dhe pyesin veten: Pse duhet tĂ« flasin fĂ«mijĂ«t e mi shqip?” Por, vazhdonte ai, kĂ«ta prindĂ«r nĂ«nvlerĂ«sojnĂ« pasurimin intelektual tĂ« njĂ« gjuhe tĂ« dytĂ« dhe tĂ« njohurive mbi kulturĂ«n e tyre tĂ« origjinĂ«s.

Kulturën shqiptare Basil Schader e njihte mirë. Nuk e thoshte për mburrje, por vetëm si informacion për kureshtarë: kishte lexuar mbi 200 libra në gjuhën shqipe. Brenga e tij ishte se pas dy gjeneratave shqipja nuk do flitet më në mesin e mërgatës në Zvicër.

Viteve të fundit Basil Schader sprovoi veten edhe në fushën e letërsisë: shkroi cukla letrare, poezi bukolike për qengja e dele, ese mbi çuda e çmeritje zvicerane. Kishte dhe shumë plane të tjera. Këto plane tash ia këputi jeta. Ai vdiq të dielën që shkoi, më 10 maj, pas një sëmundjeje të shkurtër, siç bën me dije familja e tij. Ishte 75-vjeçar.

Shqiptarët i detyrohen Basil Schaderit mirënjohje të përhershme. Me shembullin e tij, me angazhimin e tij dhe me vetëmohimin e tij ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në marrëdhëniet mes albanosferës dhe botës helvetike. Në të gjallë të tij, institucionet e Kosovës nuk ishin të ndërgjegjshme për këtë. (Këtu nuk është vendi për të hyrë në detaje).

Kur Basil Schader doktoroi nĂ« TiranĂ« nĂ« vitin 2005, njĂ« koleg shkroi nĂ« gazetĂ«n “Tages Anzeiger”: “‘Shqyrtime gjuhĂ«sore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes nĂ« ZvicĂ«r’ titullohet punimi i doktoratĂ«s prej gati 500 faqesh, tĂ« cilĂ«n Schader e mbrojti me sukses nĂ« fund tĂ« shkurtit nĂ« Universitetin e TiranĂ«s - dhe e mbrojti nĂ« gjuhĂ«n shqipe, ashtu siç i ka hije. Me kĂ«tĂ«, Schader fitoi titullin e tij tĂ« dytĂ« tĂ« doktorit, dhe me gjasĂ« jo tĂ« fundit. Sepse Schader bĂ«n pjesĂ« nĂ« atĂ« grup njerĂ«zish tĂ« apasionuar deri nĂ« marrĂ«zi, pa tĂ« cilĂ«t mekanizmi i institucioneve publike nuk do tĂ« mund tĂ« funksiononte”.

Për doktoraturën e tij Schader anketoi 2200 fëmijë shqiptarë e zviceranë dhe u interesua se çka flasin ata mes vete, për shembull kur dalin në oborr të shkollës për pauzë mes orëve të mësimit. Mes shumë fjalëve që nxënësit zviceranë mësojnë nga mocanikët e tyre shqiptarë, janë edhe disa të pacitueshme. Basil Schader ishte i pakundshoq edhe në koleksionimin e fjalëve ofensive të kasabasë ballkanike. Po aq sa ishte i zellshëm në vjeljen e shkëndijave të gjuhës shqipe, të cilat do të shkreptijnë përgjithmonë.

Ditë historike në Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare nga Kanadaja

13 May 2026 at 15:58


Politikani i GjelbĂ«r gjerman Cem Özdemir Ă«shtĂ« zgjedhur tĂ« mĂ«rkurĂ«n kryeministĂ«r i Landit tĂ« Baden-WĂŒrttembergut. PrindĂ«rit e tij erdhĂ«n para shumĂ« dekadave nga Turqia. Pak para se t’i fitonte zgjedhjet, Özdemir bĂ«ri publike martesĂ«n e tij me njĂ« juriste shqiptare. Özdemir Ă«shtĂ« pĂ«rkrahĂ«s i madh i shtetĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Landi i Baden-WĂŒrttembergut gjendet nĂ« jug tĂ« GjermanisĂ«, nĂ« kufi me ZvicrĂ«n. NĂ«se hartĂ«n e GjermanisĂ« e krahasojmĂ« me trupin e njĂ« njeriu, i bie qĂ« Baden-WĂŒrttembergu tĂ« jetĂ« diku nga kĂ«mbĂ«t. E vĂ«rteta Ă«shtĂ«: Baden-WĂŒrttembergu Ă«shtĂ« zemra e industrisĂ« gjermane, njĂ« rajon i njohur me marka tĂ« famschme si Bosch, Mercedes, Porsche, Ritter. Vitin qĂ« shkoi Prodhimi i BrendshĂ«m Bruto (PBB) i kĂ«tij Landi ishte rreth 670 miliardĂ« euro. Kosova mezi arrin nĂ« 11 miliardĂ« dollarĂ«. PBB-ja Ă«shtĂ« vlera e pĂ«rgjithshme e tĂ« gjitha mallrave dhe shĂ«rbimeve tĂ« prodhuara brenda vendit.

QĂ« nga e mĂ«rkura kryeministĂ«r i Baden-WĂŒrttembergut Ă«shtĂ« Cem Özdemir - dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« lajm historik jo vetĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« regjion gjerman. 60-vjeçari Özdemir Ă«shtĂ« i pari kryeministĂ«r i njĂ« Landi gjerman me origjinĂ« turke. Si kryeministri i deritanishĂ«m Winfried Kretschmann, edhe Özdemir vjen nga Partia e GjelbĂ«r.

PrindĂ«rit e Özdemir erdhĂ«n nĂ« fillim tĂ« viteve 1960-tĂ« nĂ« Gjermani, pasi ky vend kishte nevojĂ« pĂ«r punĂ«torĂ«. AtĂ«botĂ« nĂ« Gjermani mĂ«rguan si gastarbajterĂ« edhe shumĂ« shqiptarĂ« nga Jugosllavia. Zgjedhjen nĂ« postin e kryeministrit tĂ« Baden-WĂŒrttembergut Özdemir e ka quajtur “kulmi absolut i jetĂ«s sime”. Nga njĂ« fĂ«mijĂ« punĂ«torĂ«sh tĂ« ardhur nga provinca turke nĂ« zyrĂ«n e kryeministrit - kjo karrierĂ« tingĂ«llon pak si Ă«ndĂ«rr.

Özdemir u lind nĂ« Bad Urach panĂ« SchwĂ€bische Alb, njĂ« vargmal nĂ« GjermaninĂ« Jugore. Mund tĂ« thuhet, gjithsesi pa pĂ«rçmim, se Özdemir Ă«shtĂ« rritur nĂ« provincĂ«n gjermane. NĂ«na ishte rrobaqepĂ«se, babai punĂ«tor nĂ« fabrikĂ«. E Cemi i vogĂ«l? NxĂ«nĂ«s me vĂ«shtirĂ«si nĂ« shkollĂ«. Edhe sot ai mban kontakte me njĂ« mĂ«suese qĂ« e ndihmoi tĂ« marrĂ« hapat e parĂ« nĂ« shkollĂ«. PĂ«rkundĂ«r barrierave, Özdemir arriti tĂ« studiojĂ« pĂ«r pedagogji sociale.

Partia e GjelbĂ«r u themelua mĂ« 1980, nĂ« vitin vijues Cem Özdemir u bĂ« anĂ«tar i saj, duke u angazhuar pĂ«r mbrojtjen e ambientit dhe kundĂ«r energjisĂ« bĂ«rthamore. NjĂ« figurĂ« udhĂ«heqĂ«se e tĂ« GjelbĂ«rve ishte atĂ«botĂ« Joschka Fischer, i cili mĂ« vonĂ« u bĂ« ministĂ«r i JashtĂ«m i GjermanisĂ«.

Özdemir pĂ«rherĂ« ishte i pari. MĂ« 1994 u zgjodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Bundestag (parlamentin gjerman) dhe ishte deputeti i parĂ« me prejardhje turke. PĂ«r 10 vite (2008-2018) ishte kryetar i PartisĂ« sĂ« GjelbĂ«r tĂ« GjermanisĂ«. NĂ« qeverinĂ« e parafundit tĂ« kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz, Özdemir ushtroi funksionin e ministrit tĂ« BujqĂ«sisĂ«. Ai Ă«shtĂ« pĂ«rmendur edhe si kandidat pĂ«r ministĂ«r tĂ« JashtĂ«m tĂ« GjermanisĂ«. Özdemir Ă«shtĂ« mbrojtĂ«s i fuqishĂ«m i vlerave perĂ«ndimore dhe disa herĂ« e ka kritikuar ashpĂ«r autoritarizmin e Rexhep Taip Erdoanit. Kjo nuk u pĂ«lqen militantĂ«ve tĂ« Erdoanit nĂ« Gjermani. Özdemir ka treguar se shpesh ka pasur probleme kur ka marrĂ« taksinĂ« nĂ« Berlin. ShoferĂ«t turq e kanĂ« fyer dhe trajtuar keq. Banesa e tij nĂ« Berlin Ă«shtĂ« gjuajtur me gurĂ«.

Por Özdemir nuk Ă«shtĂ« dorĂ«zuar. Ai e sheh veten si mbrojtĂ«s tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut. Dhe kĂ«tĂ« e ka dĂ«shmuar edhe nĂ« rastin e KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«n nuk e ka parĂ« vetĂ«m si çështje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut, por edhe si betejĂ« legjitime tĂ« njĂ« populli pĂ«r liri, pavarĂ«si dhe shtet tĂ« vetin.

GjatĂ« vizitĂ«s nĂ« KosovĂ« mĂ« 2024 Özdemir vizitoi edhe KrushĂ«n e Madhe. Ai shprehu pakĂ«naqĂ«sinĂ« e tij qĂ« nuk janĂ« dĂ«nuar ende ata pjesĂ«tarĂ« tĂ« forcave serbe qĂ« kryen krime kundĂ«r popullsisĂ« civile. Özdemir viteve tĂ« fundit ka qenĂ« pjesĂ«marrĂ«s i rregullt nĂ« pritjet e AmbasadĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« Berlin me rastin e pĂ«rvjetorit tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe ka marrĂ« fjalĂ«n duke lavdĂ«ruar tĂ« arriturat e KosovĂ«s pĂ«rkundĂ«r trashĂ«gimisĂ« sĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« luftĂ«s. NĂ« njĂ« fotografi Özdemir shihet gjatĂ« njĂ« pritjeje pĂ«r 17-vjetorin e pavarĂ«sisĂ« duke mbajtur nĂ« dorĂ« njĂ« kavanoz me ajvar tĂ« prodhuar nĂ« KosovĂ«.

NĂ« zgjedhjet e 8 marsit pĂ«r parlamentin e Landit tĂ« Baden-WĂŒrttembergut, tĂ« Gjelbrit fituan me njĂ« epĂ«rsi tĂ« vogĂ«l ndaj konservatorĂ«ve tĂ« CDU-sĂ« sĂ« kancelarit Friedrich Merz. NjĂ« fitore e tĂ« GjelbĂ«rve nuk pritej dhe kjo u arrit falĂ« talentit politik tĂ« Özdemirit, por edhe gabimeve tĂ« kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« tij politikĂ«. NĂ« Baden-WĂŒrttemberg jetojnĂ« rreth 180 mijĂ« shqiptarĂ« dhe njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e tyre nĂ« zgjedhjet e fundit kanĂ« pĂ«rkrahur Cem Özdemirin dhe partinĂ« e tij.

NĂ« librin e tij “UnĂ« jam vendĂ«s” (Ich bin InlĂ€nder) Özdemir tregon se ishte entuziazmuar me politikĂ«n amerikane kur nĂ« Gjermani ishte gati e paimagjinueshme qĂ« njĂ« njeri me origjinĂ« tĂ« huaj tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« lartĂ« politike. MĂ« 1997 ai shkruante: „Fakti qĂ« njĂ« pasardhĂ«s i njĂ« familjeje emigrantĂ«sh synon postin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« shtet si kandidat pĂ«r president, si Michael Dukakis nĂ« fund tĂ« viteve tetĂ«dhjetĂ«, nĂ« Shtetet e Bashkuara nuk pĂ«rbĂ«n temĂ« diskutimi. UnĂ« vĂ«rtet nuk kam filluar tĂ« marshojĂ« drejt zyrĂ«s sĂ« Kancelarit, as nuk i kam shkundur ndonjĂ«herĂ« rrethojat e selisĂ« sĂ« Kancelarit pas nja dy gotave birrĂ« duke thirrur: ‘Dua tĂ« hyj brenda!’, por nĂ« kĂ«tĂ« aspekt, SHBA-tĂ« mĂ« kanĂ« magjepsur qĂ« nĂ« udhĂ«timin tim tĂ« parĂ«â€œ.

Özdemir Ă«shtĂ« politikan pragmatik. NdĂ«rsa disa ideologĂ« nĂ« partinĂ« e tij veturĂ«n e quajnĂ« si diçka vdekeprurĂ«se pĂ«r ambientin, ai kultivon afĂ«rsinĂ« me industrinĂ« e automobilave. Kur ishte kryetar i tĂ« GjelbĂ«rve, Özdemir e ftoi qĂ« nĂ« vitin 2016 shefin e atĂ«hershĂ«m tĂ« Mercedesit, Dieter Zetsche, si folĂ«s nĂ« kongresin federal tĂ« partisĂ«, gjĂ« qĂ« shkaktoi pakĂ«naqĂ«si te njĂ« pjesĂ« e delegatĂ«ve.

Para zgjedhjeve tĂ« marsit, Özdemir u martua me Flavia Zaka, njĂ« juriste shqiptare, familja e sĂ« cilĂ«s emigroi nga ShqipĂ«ria nĂ« Kanada. NĂ« vitin 2008 Zaka studoi drejtĂ«sinĂ« nĂ« Gjermani dhe pastaj u kthye nĂ« Kanada. NĂ« vitin 2023 njĂ« shoqe e saj e ftoi nĂ« Stuttgart nĂ« njĂ« festĂ« ditĂ«lindjeje - aty Zaka u njoh me Özdemirin. Sipas mediave gjermane Zaka punonte nĂ« atĂ« kohĂ« nĂ« Toronto si avokate dhe kĂ«shilltare pĂ«r ligjin mjedisor dhe tĂ« drejtat e njeriut pĂ«r qeverinĂ« kanadeze dhe organizata joqeveritare. Me zgjedhjen e Özdemirit nĂ« postin e kryeministrit tĂ« Baden-WĂŒrttembergut, njĂ« shqiptare do tĂ« jetĂ« zonjĂ« e parĂ«, njĂ« First Lady, siç thuhet nĂ« botĂ«n anglosaksone, ose: Landesmutter, siç thonĂ« shvabĂ«t e Baden-WĂŒrttembergut, qĂ« nĂ« shqip i bie: nĂ«na e Landit. NĂ« njĂ« intervistĂ« Zaka ka thĂ«nĂ« se e pĂ«lqen qartĂ«sinĂ« e gjuhĂ«s gjermane qĂ« nga rinia e saj dhe e çmon letĂ«rsinĂ« gjermane, veçanĂ«risht lirikĂ«n e Rainer Maria Rilkes.

Kryeministri i ri i Baden-WĂŒrttembergut, Cem Özdemir, njihet si mbĂ«shtetĂ«s i bizneseve, Ă«shtĂ« vegjetarian dhe preferon tĂ« lĂ«vizĂ« me biçikletĂ«. Jo pĂ«rherĂ« pajtohet me partinĂ« e tij. NĂ« politikĂ«n e migracionit ai Ă«shtĂ« kritik ndaj atyre qĂ« vijnĂ« nĂ« Gjermani dhe refuzojnĂ« tĂ« integrohen. Özdemir prej vitesh ka kĂ«rkuar vigjilencĂ« tĂ« shtuar tĂ« autoriteteve dhe tĂ« politikĂ«s ndaj fanatikĂ«ve islamistĂ«. NjĂ« debat tĂ« gjerĂ« publik zgjoi njĂ« editorial i Cem Özdemir, i botuar nĂ« shtator 2024 nĂ« gazetĂ«n “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Aty Özdemir pĂ«rshkroi se si disa burra me prejardhje tĂ« huaj kishin ngacmuar vajzĂ«n e tij dhe shoqet e saj. Ai kĂ«rkoi njĂ« debat pa dorĂ«za mbi “strukturat patriarkale dhe rolin e gruas nĂ« shumĂ« vende me karakter islamik”.

Pesë javë ethe: Kur Franz Kafka u zgjua në një shtet tjetër

6 May 2026 at 23:28


Ndërsa shkrimtari Franz Kafka, në vjeshtën e vitit 1918, rrinte i mbyllur në karantinë, i infektuar nga gripi spanjoll, nën dritaren e tij u themelua një shtet i ri - edhe me ndihmën e një presidenti amerikan, i cili do të luante rol edhe në mbrojtjen e Shqipërisë.

Kritiku letrar gjerman Reiner Stach ka punuar 18 vjet në një biografi me tre vëllime të shkrimtarit të madh Franz Kafka.

Ky studim, i shkruar si roman, është një minierë e vërtetë me të dhëna interesante si për punën krijuese, ashtu edhe për jetën e përditshme të Kafkës.

Një ndër episodet më interesante është se si Kafka, kur i kaluan ethet e një gripi, doli në rrugë dhe e kuptoi se tani ishte shtetas i një shteti të ri.

Por të shkojmë me radhë.

NĂ« vjeshtĂ«n e vitit 1918, Kafka ndiqte kurse nĂ« njĂ« institut pĂ«r t’u bĂ«rĂ« kopshtar i kualifikuar, mĂ«sonte hebraisht dhe kishte vendosur tĂ« mos martohej kurrĂ« pas ndarjes nga e fejuara e tij, Felice Bauer.

Ai ishte i pasigurt në çdo lidhje.

Më 14 tetor 1918, Kafkën e kapën ethet.

Si shumë njerëz të tjerë, edhe Kafka ishte infektuar me gripin spanjoll.

Reiner Stach shkruan nĂ« vĂ«llimin e tretĂ« tĂ« biografisĂ« sĂ« KafkĂ«s: “Ky nuk ishte mĂ« njĂ« grip i zakonshĂ«m. Ishin simptomat e njĂ« sĂ«mundjeje qĂ« do tĂ« zhvillohej nĂ« njĂ« pandemi shkatĂ«rruese, e cila do tĂ« pĂ«rfshinte tĂ« gjithĂ« rruzullin tokĂ«sor. Dhe kjo ndodhi me njĂ« shpejtĂ«si qĂ« e bĂ«ri infeksionin masiv tĂ« shpĂ«rthente si njĂ« katastrofĂ« natyrore... NĂ« fund tĂ« shtatorit u bĂ«nĂ« tĂ« njohura rastet e para; brenda javĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« tetorit vdiqĂ«n rreth dyqind njerĂ«z nĂ« secilin prej metropoleve, VjenĂ« dhe Berlin, ndĂ«rsa nga mesi i tetorit ishin deri nĂ« dyqind nĂ« ditĂ«â€.

Kafka u godit nga ky grip në kulmin e pandemisë. Shkollat ishin të mbyllura, po ashtu edhe teatrot, kinematë, dyqanet.

NĂ« çdo morg s’kishte vend pĂ«r tĂ« vdekurit.

Gripi spanjoll bënte kërdi - dhe i ngjante pandemisë së koronavirusit me të cilën u konfrontua bota në vitin 2020, pasi rasti i parë u bë i ditur më 31 dhjetor 2019 në Vuhan të Kinës.

Kafka ishte shëndetlig, me tuberkuloz, nga i cili do të vdiste në vitin 1924.

Kur u infektua me gripin spanjoll, ai u mbyll në dhomën e gjumit të prindërve të tij.

Ndërsa Kafka gjendej në karantinë, çekët bënin plane për shtetin e tyre, dëshironin të braktisnin Perandorinë Austro-Hungareze.

Në dhomë lëngonte Kafka, poshtë dritares zhvillohej revolucioni dhe pacienti i quajtur Austro-Hungari jepte grahmat e fundit.

Presidenti amerikan Woodrow Wilson hodhi poshtë kërkesën e perandorit austriak për të ruajtur Monarkinë Austro-Hungareze - kësisoj Wilsoni vuri themelet për themelimin e shtetit të ri çekosllovak.

Një vit më vonë, më 1919, Wilsoni do të mbrojë ekzistencën e Shqipërisë si shtet dhe do të deklarohet kundër planeve të fqinjëve të saj për copëtimin e mëtutjeshëm të territoreve shqiptare.

Më 1922, SHBA-ja do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë dhe do ta njohë shtetin shqiptar edhe formalisht.

Për shkak të rrethanave të kohës, Shqipërisë iu desh të priste 10 vjet për njohjen nga SHBA-ja.

Kur 86 vjet më vonë Kosova shpalli pavarësinë, ajo priti pak më shumë se 10 orë dhe njohja nga Washingtoni erdhi.

Të kthehemi te heroi i këtij rrëfimi, te Franz Kafka.

Ai qëndroi 5 javë në karantinë për të hequr qafe gripin spanjoll.

Kur doli nga karantina, Austro-Hungaria nuk ekzistonte mĂ«; njĂ« shtet i ri ishte themeluar, quhej Çekosllovaki.

Stacioni i trenit nĂ« PragĂ« kishte ndĂ«rruar emrin: nga perandori “Franz-Joseph” nĂ« “Woodrow Wilson”.

Tani çekishtja ishte bërë gjuhë zyrtare, duke lënë në hije gjermanishten, ndërsa në pasaportën e re Franz Kafka quhej: Frantiƥek Kafka.

“TĂ« zhytesh nĂ« ethe si nĂ«nshtetas i MonarkisĂ« Habsburgase dhe tĂ« zgjohesh sĂ«rish si qytetar i njĂ« demokratie çeke: tashmĂ« kjo ishte rrĂ«qethĂ«se, por edhe komike”, nĂ«nvizon Reiner Stach. /Telegrafi/

ËmbĂ«lsirat e tij i pĂ«lqente edhe Mbreti me origjinĂ« shqiptare i Egjiptit: Historia e zviceranit Giacomo Groppi

2 May 2026 at 23:52


Nga një fshat zviceran në zemër të Egjiptit: Giacomo Groppi me dekada ëmbëlsoi elitat e Egjiptit dhe la një trashëgimi të gërshetimit kulinarik dhe kulturor. Në lokalin e tij në zemër të Kajros u zhvillua një pjesë e historisë së Egjiptit.

Rovio është një fshat i vogël zviceran me rreth 750 banorë në kantonin e Tiçinos. Rrugica të ngushta të shtruara me kalldrëm, burime uji, fasada historike, pallate dhe pamje mbi liqenin magjik të Luganos. Kush do të donte të largohej nga këtu?
Giacomo Groppi u largua në fund të shekullit të 19-të, sepse atëbotë Zvicra nuk ishte e pasur siç është sot. Para se të merrte rrugën e mërgimit, ai kreu zanatin e pastiçierit në Lugano.

TiçinezĂ«t janĂ« tetovarĂ«t e ZvicrĂ«s. Groppi u vendos nĂ« Aleksandri, ku mĂ« 1890 hapi kafenenĂ« e tij tĂ« parĂ«. Pasi bĂ«ri emĂ«r aty me Ă«mbĂ«lsirat e tij - kroasntĂ«, akullore e çokollata - ai shkoi nĂ« Kajro dhe hapi njĂ« tjetĂ«r pikĂ«. Biznesi po i ecte mjaft mirĂ«. “Maison Groppi” u bĂ« adresa e preferuar e elitĂ«s sĂ« Egjiptit. PolitikanĂ«, pashallarĂ«, tregtarĂ« e ushtarakĂ« britanikĂ« - tĂ« gjithĂ« vinin te “Groppi” pĂ«r çaj, kafe dhe Ă«mbĂ«lsira. AnĂ«tarĂ«t e shtĂ«pisĂ« mbretĂ«rore, tĂ« cilĂ«t, siç dihet, ishin me origjinĂ« shqiptare, i porosisnin Ă«mbĂ«lsirat te zvicerani i famshĂ«m i Kajros.

Mbreti Faruk i shijoi kĂ«to specialitete po aq sa edhe presidentĂ«t e mĂ«vonshĂ«m (Naseri, Sadati dhe Mubaraku). Por te “Groppi” nuk prodhoheshin vetĂ«m Ă«mbĂ«lsira; aty njerĂ«zit thurnin plane pĂ«r revolucione, grindeshin pĂ«r politikĂ«, binin nĂ« dashuri ose ndaheshin. NĂ« filmin “Pacienti anglez”, çifti i dashuruar ndahet pikĂ«risht nĂ« kopshtin e Groppit.

Café Groppi në Sheshin Talaat Harb në Kajro

Ky lokal, pa dĂ«shirĂ«n e pronarĂ«ve, u bĂ« pjesĂ« edhe e turbullirave politike tĂ« Egjiptit. MĂ« 26 janar 1952, turma tĂ« mllefosura, tĂ« cilat protestonin kundĂ«r pranisĂ« britanike dhe pĂ«rbuznin Mbretin Faruk, sulmuan kafenenĂ« “Groppi” nĂ« qendĂ«r tĂ« Kajros. E plaçkitĂ«n dhe e dogjĂ«n, sepse e shihnin si simbol tĂ« tĂ« huajve. MegjithatĂ«, egjiptianĂ«t nuk u ndanĂ« nga Ă«mbĂ«lsirat e familjes Groppi. Kur mĂ« 1971 u pĂ«rurua diga e Asuanit, 1000 mysafirĂ«t e ftuar u shĂ«rbyen me produktet e Groppit, tĂ« cilat transportoheshin me avionĂ« ushtarakĂ« dhe me anije.

Nga shekulli i 19-të, në Egjipt u vendosën shumë zviceranë; disa prej tyre dominuan prodhimin dhe eksportimin e pambukut. Zviceranët madje kishin në Kajro një klub të vetin, të cilin e vizitonte edhe Mbreti Faruk, i cili erdhi në pushtet më 1936. Farukut i pëlqente të luante me birila (bowling).

Më 1952 ai u rrëzua nga froni. Një pjesë e madhe e popullsisë e perceptonte atë si marionetë të Perëndimit dhe u zemërua sidomos për shkak të stilit luksoz të jetës që celebrohej nga Faruku, ndërkohë që varfëria në vend bënte kërdi. Si pothuajse të gjithë despotët, edhe Farukut i pëlqente Zvicra: si vend për të ruajtur paratë dhe St. Moritzi si destinacion turistik për sportet dimërore.
PĂ«r tĂ« kujtuar gjurmĂ«t e zviceranĂ«ve nĂ« Egjipt, ambasada e ZvicrĂ«s ka krijuar njĂ« aplikacion qĂ« tĂ« shpie te varri i orientalistit tĂ« famshĂ«m Johann Ludwig Burckhardt. Ai njihet si zbuluesi i qytetit antik tĂ« PetrĂ«s nĂ« Jordani (mĂ« shumĂ« pĂ«r Burckhardtin nĂ« fund tĂ« kĂ«tij teksti). NjĂ« atraksion tjetĂ«r Ă«shtĂ« libraria “Lehnert & Landrock”, ndĂ«r mĂ« tĂ« bukurat e Kajros, pĂ«r disa dekada nĂ« pronĂ«si tĂ« zviceranit Kurt Lambelet.

“Maison Groppi” Ă«shtĂ« pjesĂ« e historisĂ« dhe nostalgjisĂ« sĂ« shumĂ« njerĂ«zve. Gazeta “Arab News” citon arkitektin Shafik Nakla: “Vinim çdo mĂ«ngjes te kopshti i Groppit gjatĂ« viteve 50-tĂ« pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ« krosantĂ« tĂ« freskĂ«t. Ende e mbaj mend shijen. Produktet e Groppit ishin mĂ« tĂ« mira se ato nĂ« Paris nĂ« atĂ« kohĂ«. Askush nuk mund tĂ« konkurronte me tĂ«. Shihnim klasĂ«n aristokrate qĂ« zbriste nga makinat Rolls-Royce ose Cadillac me kapele dhe kravatat mĂ« tĂ« mira. GratĂ« mbanin fustane tĂ« jashtĂ«zakonshme.”

Këtu lexonte shtypin edhe shkrimtari Nagip Mahfuz, fitues i çmimit Nobel. Mahfuz i qëndroi besnik metropolit të Egjiptit, rrugicave dhe legjendave të tij. Ai u shqua për angazhimin për tolerancë dhe kritikoi fundamentalizmin, gjë që i kushtoi një sulm me thikë më 1994. Te Groppi, Mahfuz gjente një simbiozë mes Orientit dhe Oksidentit.

Groppi nuk ishte vetëm një kafene. Familja menaxhonte ferma e fabrika; 500 krerë lopë zvicerane kullotnin në një ishull të Nilit. Me qumështin e tyre bëhej ajka që zbukuronte tortat e dasmave me deri në nëntë kate. Në fillim të viteve 1980-të familja Groppi ia shiti biznesin një sipërmarrësi egjiptian.

Johann Ludwig Burckhardt

Siç premtova më lart, në vijim disa të dhëna për Johann Ludwig Burckhardt dhe lidhjet e tij shqiptare. Johann Ludwig Burckhardt (1784-1817) ishte pinjoll i një familjeje fisnike zvicerane nga Baseli. Ai rizbuloi qytetin shkëmbor Petra në Jordani, u konvertua në mysliman duke marrë emrin Sheik Ibrahim, mësoi arabisht dhe u bë shok i Mehmet Ali Pashës, sundimtarit me origjinë shqiptare të Egjiptit. Në veprat e tij Burckhardt veçon dy tipare të shqiptarëve: ndjenjën patriotike vetëm ndaj atdheut të tyre dhe jo ndaj Perandorisë Osmane dhe mungesën e fanatizmit fetar.

Johann Ludwig Burckhardt u lind më 25 nëntor 1784 në Lausanne të Zvicrës. Duke qenë se i ati i tij ishte kundërshtar i Napoleonit, Burckhardt vendosi të vihet në shërbim të African Association for the Discovery of the Interior Parts of Africa, një organizatë britanike. Në Maltë Burckhardt ndërroi emrin dhe veshjen dhe vazhdoi udhën drejt Sirisë. Në qytetin e Halepit përsosi gjuhën arabe. Nga Siria ndërmori udhëtime në vende të ndryshme të botës arabe.

Sipas historianit Muhamed Mufaku, shtegtari, antropologu, historiani, gjeografi dhe udhëpërshkruesi zviceran Johann Ludwig Burckhardt ishte dëshmitar i luftës së ushtarëve të Mehmet Aliut kundër vahabinjve në Arabinë Saudite, të cilët nuk e pranonin autoritetin e Sulltan Mahmutit të II-të, e refuzonin islamin osman dhe ndërprenë shkuarjen e besimtarëve në haxh.

Mes viteve 1812-1818 mijëra ushtarë me origjinë shqiptare, të gjithë nën komandën e Mehmet Aliut dhe djemve të tij Tosunit dhe Ibrahimit si dhe të Ahmet Agës, ushtarak shqiptar i njohur edhe me emrin Ahmet Bonaparti, luftuan vahabinjtë përkundër humbjeve të mëdha. Burckhardt veçon kontributin e shqiptarëve në këtë betejë kundër fanatikëve fetarë sauditë. Nga mesi i nëntorit 1812, për shembull, ushtarët shqiptarë vranë rreth 2000 vahabinj. Me kafkat e tyre Ahmet Bonaparti ndërtoi një kullë, siç dëshmon Burckhardt. Zvicerani i dashuruar në Orient njofton se Mehmet Aliu nuk e fliste mirë arabishten. Me fitoren kundër vahabinjve, Mehmet Aliu u bë një nga komandantët kyç të Perandorisë Osmane.

Gazeta zvicerane “Neue ZĂŒrcher Zeitung” shkroi para disa vitesh se Burckhardt ishte 30-vjeçar, kur mĂ« 1814 u bĂ« haxhi duke kryer ritet pĂ«rkatĂ«se nĂ« XhaminĂ« e Madhe tĂ« MekĂ«s, nĂ« Malin e Arafatit dhe vende tĂ« tjera nĂ« MekĂ«. Ishte i veshur si arab dhe nuk binte nĂ« sy me atĂ« rast. Emri i tij i ri dhe i plotĂ« ishte: Sheik Ibrahim ibn Abdallah, fort i nderuari Ibrahim, i biri i Abdallahut.
Para se tĂ« vdiste mĂ« 1817, ai ua la tĂ« varfĂ«rve tĂ« ZĂŒrichut 1000 piastĂ«r nga trashĂ«gimia e tij. Universitetit tĂ« Cambridge Burckhardt ia la krejt bibliotekĂ«n e tij me dorĂ«shkrime arabe, persiane dhe turke. Burckhardt Ă«shtĂ« i varrosur afĂ«r PortĂ«s sĂ« Qytetit Bab al-Nasr nĂ« Kajro./Telegrafi/

Një parti kërkon që në Zvicër të ndalohet të jetojnë më shumë se 10 milionë njerëz - më 14 qershor vendos populli

1 May 2026 at 21:06


Mes viteve 2011 dhe 2024 nĂ« ZvicĂ«r kanĂ« ardhur 2,5 milionĂ« njerĂ«z; gati 90 pĂ«r qind e tyre janĂ« nga vendet e Bashkimit Europian. Shumica prej tyre janĂ« tĂ« kĂ«rkuar nga ekonomia zvicerane. Sipas statistikave zyrtare çdo vit nĂ« ZvicĂ«r vijnĂ« nga 70 mijĂ« njerĂ«z nga bota e jashtme. NĂ« vitin 2025 nĂ« ZvicĂ«r janĂ« trajtuar 31’223 kĂ«rkesa pĂ«r azil. VetĂ«m 7382 kĂ«rkesa janĂ« miratuar. PĂ«rveç kĂ«saj, çdo vit rreth 40’000 persona emigrojnĂ« nĂ« ZvicĂ«r nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkimit familjar.


Qëllimi i nismës së partisë SVP është që popullsia rezidente e përhershme të mos e kalojë kufirin prej 10 milionë banorësh para vitit 2050. Zvicra tani i ka 9,1 milionë banorë. Në rast se më 14 qershor shumica e qytetarëve zviceranë me të drejtë vote e pranojnë iniciativën në referendum, atëherë qeveria do të jetë e obliguar që të ndërmarrë masa kundër emigracionit sapo numri i banorëve të arrijë 9,5 milionë. Masat do të përfshinin kufizimin e numrit të azilkërkuesve që do pranoheshin dhe bashkimin familjar.


A do të jenë të prekur edhe shqiptarët nëse nisma për kufizimin e popullsisë do të miratohet? Ka gjasa, nëse nisma kalon në referendum dhe zbatohet me përpikëri ashtu siç është shkruar. Megjithatë, ekspertët e të drejtës ndërkombëtare dhe të migracionit thonë se zbatimi do të jetë i vështirë. Për shembull: si do të sillen autoritetet nëse një shqiptare nga Kosova me qëndrim të përhershëm në Zvicër do të fejohet me një djalë në Kosovë dhe kërkon bashkim familjar, por numri i popullsisë ka kaluar 9,5 milionë banorë apo i është afruar 10-milionëshit?


Ka edhe një problem tjetër edhe më të madh. Miratimi i kësaj nisme mund të shkaktojë tensione me Bashkimin Europian, i cili - thënë thjeshtë - ka këtë marrëveshje me Zvicrën: ndonëse vend joanëtar, Zvicra, nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale, ka qasje pothuaj të plotë në tregun e përbashkët të BE-së. Për mirëqenien e Zvicrës dhe ekonominë e saj të orientuar nga eksporti kjo qasje është thelbësore. Nga ana tjetër Zvicra ka qenë e shtyrë nga Brukseli të hapë tregun e punës për shtetas të BE-së.


Gazeta britanike “Financial Times” shkroi nĂ« shkurt se “nĂ«se nisma miratohet, ajo mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« gjera pĂ«r kompanitĂ« globale tĂ« vendit, nga gjiganti i mallrave tĂ« konsumit NestlĂ© deri te kompanitĂ« farmaceutike Novartis dhe Roche, tĂ« cilat varen shumĂ« nga talentĂ«t e huaj. Shoqata e biznesit Economiesuisse e quajti kĂ«tĂ« njĂ« ‘nismĂ« kaotike’ dhe tha se kompanitĂ« zvicerane mbĂ«shteten te punĂ«torĂ«t nga BE dhe nga zona e EFTA (Shoqata Evropiane e TregtisĂ« sĂ« LirĂ«) pĂ«r tĂ« plotĂ«suar vendet e punĂ«s. Pa ta, kompanitĂ« mund tĂ« zhvendosen jashtĂ«, tĂ« humbasin tĂ« ardhura nga taksat, tĂ« ngadalĂ«sohet inovacioni dhe tĂ« bjerĂ« niveli i shĂ«rbimeve”.

Sipas sondazhit mĂ« tĂ« fundit tĂ« publikuar nga shtĂ«pia mediale Tamedia dhe instituti pĂ«r anketa Leewas nisma radikale pĂ«r kufizimin e popullsisĂ« ka gjasa tĂ« miratohet. 52 pĂ«r qind e mbi 16’000 tĂ« anketuarve do tĂ« votonin aktualisht pĂ«r kĂ«tĂ« nismĂ«.

❌
❌