Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026Telegrafi

Jessie J konfirmon ndarjen nga Chanan Colman pas pesë vitesh

21 July 2026 at 15:49


Këngëtarja britanike, Jessie J, ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me basketbollistin Chanan Colman, me të cilin ka një djalë, Sky.

Lajmin e bëri të ditur gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku zbuloi se aktualisht është beqare.

Artistja sqaroi se ndarja ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe se nuk ka konflikte mes tyre.

Foto: Instagram

Theksoi se të dy mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj djalit të tyre dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit si prindër.

“Në mënyrë romantike thjesht nuk funksionoi, por kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe kemi vendosur të mbetemi miq”, u shpreh Jessie J.

Gjatë bisedës me ndjekësit, këngëtarja foli edhe për martesën, duke treguar se nuk ka qenë kurrë një nga synimet kryesore të saj.

Sipas saj, martesa duhet të ndodhë vetëm me personin e duhur dhe aktualisht është e lumtur me jetën që bën, derisa fokusi i saj kryesor mbetet familja dhe karriera.

Në të kaluarën, këngëtarja kishte treguar se Chanan ishte pranë saj në një nga periudhat më të vështira të jetës, pas humbjes së një shtatzënie në vitin 2021. /Telegrafi/

Vajza e Charlie Sheen mohon se jeton me paratë e babait: Jam e pavarur financiarisht që nga mosha 18-vjeçare

21 July 2026 at 15:36


Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar ndaj thashethemeve se babai i saj financon stilin e saj luksoz të jetesës.

Në një video të publikuar në TikTok, 22-vjeçarja tha se prej vitesh kujdeset vetë për shpenzimet dhe se nuk ka marrë para nga babai.

“Po të kisha paratë e babait tim, do ta pranoja. Por këto komente më irritojnë, sepse ai nuk më ka dhënë asnjë cent për më shumë se katër vite”, u shpreh Sami.

@samisheen Replying to @user3404962211197 ♬ original sound - sami sheen

Ajo tregoi edhe një nga bisedat e fundit me babanë e saj, duke thënë se kishte mësuar që Charlie i kishte blerë motrës së saj një makinë me para në dorë dhe më pas i kishte kërkuar edhe ajo një kalë me të njëjtën vlerë.

Sipas saj, kjo ishte hera e fundit që kishin komunikuar.Sami gjithashtu mohoi zërat se babai i saj i kishte blerë një shtëpi në plazh, duke bërë shaka se të ardhurat për stilin e jetesës i siguron vetë, përfshirë edhe përmes platformës OnlyFans.

Marrëdhënia mes Sami Sheen dhe Charlie Sheen ka kaluar periudha të vështira.

Ajo ka treguar më herët se ata shpesh kanë pasur periudha të gjata pa komunikim, derisa aktori ka thënë se beson se marrëdhënia e tyre mund të përmirësohet me kalimin e kohës. /Telegrafi/

Sami Sheen

Bashkëshortja e Messit pas humbjes së Argjentinës në Botëror: Të admiroj më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët

21 July 2026 at 15:23


Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, duke i dërguar mesazhe mbështetjeje bashkëshortit të saj.

Në Instagram, ajo publikoi disa fotografi të Messit dhe shkroi fjalë plot krenari për të, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë më i miri jo vetëm për talentin e tij, por edhe për përkushtimin dhe forcën që ka treguar gjatë gjithë karrierës.

Antonela vlerësoi faktin që Messi nuk është dorëzuar kurrë dhe se gjithmonë ka luftuar deri në sekondën e fundit, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur.

Foto: Instagram

Ajo shtoi se Messi është një shembull për fëmijët e tyre dhe një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, ndërsa u shpreh krenare që ndan jetën me të.

“Të admiroj më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët dhe ndihem jashtëzakonisht krenare që ecim së bashku në këtë jetë”, shkroi ajo në mesazh.

Në finalen e Botërorit, Spanja triumfoi ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas vazhdimeve, duke fituar për herë të dytë titullin e kampionit të botës.

Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo janë të martuar që nga viti 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro. /Telegrafi/

Martin Garrix për Sunny Hill: Mezi po pres të kthehem sërish

21 July 2026 at 15:00


DJ-i dhe producenti i njohur holandez, Martin Garrix, ka ndarë emocionet e tij para rikthimit në Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Artisti ka publikuar një InstaStory, ku ka shkruar: "Mezi pres të rikthehem në Sunny Hill Festival më pak se dy javë".

Ylli i muzikës elektronike është një nga emrat më të mëdhenj që ka performuar në festival, ku edhe më parë ka krijuar atmosferë të veçantë me hitet e tij dhe energjinë karakteristike.

Foto: Instagram

Rikthimi i Garrix në Prishtinë është pritur me entuziazëm nga fansat e muzikës elektronike, të cilët mezi presin paraqitjen e tij në skenën e festivalit.

Sunny Hill Festival ndër vite ka arritur të sjellë në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e forcuar gjithnjë e më shumë pozitën e tij në skenën e festivaleve muzikore.

Me afrimin e edicionit të ri, emocionet për festivalin po rriten, derisa rikthimi i 30-vjeçarit mbetet një nga momentet më të shumëpritura për publikun.

Festivali sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë. /Telegrafi/

Ministri i Kulturës në Shqipëri: Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte dy milionë euro garanci

21 July 2026 at 14:04


Në punimet e komisionit të Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, diskutimi ishte në lidhje me aktit normativ “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, komision për dhënie mendimi.

Ministri Blendi Gonxhja u përplas me drejtuesen e Komisionit, demokraten Ina Zhupa, teksa kjo e fundit i tha se qeveria ka financuar koncertin e Kanye West.

Zhupa i tha ministrit se cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar.

Foto: YouTube

Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi.

Ndërkohë ai tha se për të performuar në Shqipëri është komunikuar edhe me këngëtaren me famë ndërkombëtare Jennifer Lopez, por se është refuzuar nga pala jonë pasi sipas ministrit ajo ka kërkuar kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta.

Pjesë nga diskutimi në komision:

Gonxhja: Meqë u interesuat për Jennifer Lopez.

Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?

Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garancinë, kjo është kosto e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.

Zhupa: Se e pa ajo tha përderisa japin këta lekët, se asaj nuk i shiten biletat.

Gonxhja: Ishte para aktit normativ.

Zhupa: dhe tha të shkoj të kërkoj 2 mln dhe po mi dhanë mirë, po s’mi dhanë mirë, se biletat nuk i shiten. /TopChannel

- YouTube www.youtube.com

Fisnik Ademi i jep lamtumirën Beqir Beqirit: Ishte ikonë dhe adresë e përhershme e Teatrit Kombëtar

21 July 2026 at 12:01


Aktori Fisnik Ademi ka reaguar në Facebook pas lajmit për ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit shumëvjeçar të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përmes një postimi të shkurtër, Ademi ka shprehur dhimbjen për humbjen e një prej njerëzve të rëndësishëm të këtij institucioni kulturor.

“Beqa ishte ikonë dhe adresë e përhershme e Teatrit Kombëtar”, ka shkruar aktori.

Në fund të mesazhit të tij të ndarë në Facebook theksoi: “Lamtumirë, Beqë. U prehsh në paqe".

Teatri Kombëtar i Kosovës më herët njoftoi për ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, duke e cilësuar atë si një punëtor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të çmuar.

Kontributi i tij shumëvjeçar në organizimin dhe funksionimin e TKK-së do të mbetet pjesë e kujtesës së këtij institucioni dhe komunitetit artistik.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur kolegët dhe artistët, të cilët kanë shprehur respekt dhe mirënjohje për punën e tij ndër vite. /Telegrafi/

Selin Bollati zbulon dhuratën e madhe nga DJ Gimbo - një makinë 'Audi' si surprizë

21 July 2026 at 11:33


Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë një detaj të veçantë nga jeta e saj personale gjatë një interviste në emisionin “Prime Verë”, ku ishte e ftuar së bashku me DJ Gimbo.

Gjatë bisedës, Selin tregoi se DJ Gimbo i kishte bërë një surprizë të veçantë duke i dhuruar një makinë të markës Audi.

Ajo zbuloi se dhurata ishte bërë gjatë një fundjave ku ishin mbledhur familjarisht në një vilë, ku Gimbo kishte vendosur ta surprizonte duke i sjellë makinën.

“Përpara disa ditësh ne ishim mbledhur familjarisht në një vilë, po kalonim një fundjavë atje dhe Gimbo vendos që të më dhurojë një makinë, duke ma sjellë si surprizë”, u shpreh Selin.

Ajo shtoi se dhurata ishte pikërisht ajo që kishte dëshiruar, duke treguar emocionin për gjestin e bërë nga DJ Gimbo.

Marrëdhënia dhe momentet e përbashkëta mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos kanë qenë shpesh në fokus të ndjekësve të tyre.

Romanca e tyre nisi në Big Brother, por që po vazhdon të jetë akoma më e fortë edhe jashtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Andrew dhe Tristan Tate dalin para gjykatës në ShBA, nis beteja për ekstradimin në Britani

21 July 2026 at 10:33


Influencuesi kontrovers, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan, janë paraqitur në një gjykatë federale në Miami, ku kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar për shkak të akuzave të reja, përfshirë përdhunim dhe trafikim seksual.

Dy vëllezërit janë arrestuar në Florida nga autoritetet amerikane pas njoftimit të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës në Angli dhe Uells (CPS) për 38 akuza të reja ndaj tyre.

Ata kanë mohuar vazhdimisht çdo shkelje dhe kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Tristan dhe Andrew

Gjatë paraqitjes në gjykatë, Andrew dhe Tristan ishin të veshur me uniforma burgu, të prangosur dhe të lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë.

Ata folën vetëm për të konfirmuar se i kuptonin të drejtat e tyre ligjore.

Avokati i tyre, Joe McBride, tha pas seancës se vëllezërit do të kundërshtojnë ekstradimin dhe pretendoi se akuzat ndaj tyre janë të pabazuara.

Ai i cilësoi procedurat si një përpjekje të padrejtë ndaj klientëve të tij.

Avokati i Andrew dhe Tristan

Sipas autoriteteve britanike, akuzat e fundit lidhen me ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2010 dhe 2017.

Numri i viktimave të pretenduara në këtë çështje ka arritur në shtatë, derisa gjithsej vëllezërit përballen me 59 akuza.

Tate brothers appear in U.S. court for extradition proceedings www.youtube.com

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 27 korrik, teksa vendimi përfundimtar për ekstradimin do të merret nga autoritetet përkatëse amerikane. /Telegrafi/

"Në çdo hap që hedh gëzon njerëz", babai i Selin me mesazh për DJ Gimbon

21 July 2026 at 09:30


Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë qenë të ftuar së fundmi në "Prime Verë", ku kanë folur për jetën e tyre, karrierën e planet.

Gjatë emisionit DJ nga Kosova mori edhe një mesazh nga babai i Selin, i cili jeton larg trojeve shqiptare.

Ai tha fjalë të mëdha për Gimbon, duke shtuar se ka sjellë gëzim në familjen e tyre.

Foto: YouTube

"Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi".

Foto: YouTube

Dyshja nga ana tjetër kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, ku edhe shpesh lëvizin në Kosovë.

Gimbo po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth. /Telegrafi/

@kanal10.live Babai i Selinës me mesazh për Gimbon – Emocione në studio
♬ original sound - Kanal10

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

21 July 2026 at 08:46


Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit shumëvjeçar të këtij institucioni kulturor.

Me punën e tij të palodhshme dhe profesionalizmin e vazhdueshëm, ai dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe organizimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke lënë pas kujtime të paharrueshme për të gjithë ata që patën rastin të punonin me të.

Përmes një njoftimi zyrtar, TKK shprehu dhimbjen për humbjen e një prej bashkëpunëtorëve të tij, për punën dhe përkushtimin që Beqiri dha ndër vite.

Më poshtë reagimi i plotë i Teatrit Kombëtar të Kosovës:

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit të kahmotshëm e të çmuar të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e tij shumëvjeçare do të mbeten pjesë e kujtesës së institucionit tonë.

Beqir Beqiri do të kujtohet si një njeri i mirë, koleg i respektuar, organizator i përkushtuar dhe punëtor i palodhur, i cili me kontributin e tij të vyer la gjurmë të pashlyeshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në këto çaste të vështira, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqiri, të afërmit, miqtë dhe mbarë komunitetin artistik.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, pas faljes së namazit të drekës, në Varrezat e Dragodanit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të". /Telegrafi/

Kostumi i Shakiras për finalen e Kupës së Botës u frymëzua nga dielli dhe u punua me 200 mijë kristale

21 July 2026 at 07:30


Shakira në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit u shfaq me një krijim të shtëpisë së modës Roberto Cavalli, i cili u konceptua posaçërisht për të nga drejtori kreativ, Fausto Puglisi.

Për realizimin e kostumit, të zbukuruar me 200 mijë kristale Swarovski dhe me një motiv të frymëzuar nga perëndimi i diellit, u deshën më shumë se dy javë punë.

Kostumi u projektua në mënyrë që të reflektonte dritat e stadiumit dhe, në të njëjtën kohë, t’i siguronte këngëtares liri të plotë lëvizjeje gjatë koreografisë së saj karakteristike.

Shakira

I gjithë krijimi, i cili përfshinte edhe një fund në të njëjtat nuanca, bazohej në motivin "Golden Ray", një prej elementeve karakteristike të dizajnit të shtëpisë së modës Roberto Cavalli.

Në skenë, Shakiras iu bashkuan 34 balerinë, të veshur me kostume të harmonizuara stilistikisht me veshjen e saj.

Artistja u paraqit me flokët karakteristikë të lëshuar dhe me një grim të thjeshtë, duke i qëndruar besnike stilit të saj.

Ajo interpretoi një performancë energjike, të shoqëruar me një koreografi dinamike, duke e bërë paraqitjen e saj një nga momentet më të spikatura të finales së Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Publikun e zhgënjen performanca e Justin Bieberit në finalen e Botërorit

20 July 2026 at 23:55


Në stadiumin MetLife në New Jersey, gjatë finales së Kupës së Botës, performoi edhe Justin Bieber, por paraqitja e tij shkaktoi shumë reagime nga shikuesit në rrjetet sociale.

Për këtë rast, Bieber interpretoi një version të veçantë të këngës “Everything Hallelujah” nga albumi i tij i fundit “Swag”.

Ai ishte pjesë e emrave të mëdhenj të muzikës që performuan gjatë finales, duke synuar ta bënin këtë ngjarje edhe më spektakolare.

Justin Bieber performs a special version of "EVERYTHING HALLELUJAH" at the FIFA #WorldCup Final Halftime Show

(via FOX) pic.twitter.com/Y6NXjVnRDX
— Variety (@Variety) July 19, 2026

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan performancën e këngëtarit kanadez, duke e cilësuar si të papërshtatshme për atmosferën e një finaleje të Botërorit.

Disa nga komentet e publikut ishin: “A luajti vërtet kitarë apo vetëm po bënte sikur?”, “Kjo ishte një ninullë”, “Kjo ishte performanca më e keqe”, “Kjo nuk na duhej” si dhe “Pse Justin Bieber këndoi një këngë si për funeral gjatë finales?”.

why did justin bieber sing a funeral ass song during the halftime? pic.twitter.com/78dcW0dQxB
— appumonn. 🕊️ 🇵🇸 (@appumon4K) July 19, 2026

Përveç Bieberit, në ceremoninë e finales performoi edhe Shakira, e cila me një paraqitje më energjike arriti ta ngrinte atmosferën në stadium dhe para ekranit.

Megjithatë, pas performancës së Bieberit pati edhe reagime pozitive nga disa fansa, të cilët e vlerësuan anën emocionale të interpretimit.

Por pjesa më e madhe e kritikave u përqendrua te zgjedhja e këngës, e cila sipas tyre nuk i përshtatej madhështisë së finales së Kupës së Botës. /Telegrafi/

Robbie Williams sqaron videon virale nga intervista në finalen e Botërorit

20 July 2026 at 23:22


Robbie Williams ka reaguar pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale gjatë një interviste televizive në finalen e Kupës së Botës.

Gjatë një lidhjeje me televizionin Magenta TV, shikuesit vunë re një grimcë të bardhë që ra në mikrofon, duke bërë që shumë prej tyre të dyshonin se bëhej fjalë për ndonjë substancë.

Pas reagimeve të shumta, Robbie sqaroi situatën përmes një videoje në Instagram, duke thënë se ajo që kishte rënë në mikrofon ishte një karamele me mentol që i kishte dalë nga goja.

Foto: X

Këngëtari britanik e trajtoi situatën me humor, duke kërkuar falje në mënyrë ironike për 'momentin joprofesional' dhe duke treguar se kishte ende disa karamele të tjera me vete.

Williams ishte një nga artistët që performuan në ceremoninë e finales së Kupës së Botës 2026, ku u ngjit në skenë së bashku me Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini.

Ai tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen e tij, duke u shfaqur me një kostum sportiv me shkëlqim dhe një stil të veçantë.

Pas performancës, Robbie iu bashkua spektatorëve në stadium, ku ndoqi finalen së bashku me bashkëshorten e tij, Ayda Field. /Telegrafi/

Yesterday — 20 July 2026Telegrafi

Elinel, Melinda, Muharremi dhe Muma publikojnë bashkëpunimin e ri “Lej"

20 July 2026 at 22:45


Skenës muzikore shqiptare i është shtuar edhe një bashkëpunim i ri.

Elinel, Melinda Ademi, Muharrem Ahmeti dhe Muma kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Lej”.

Kënga bashkon katër artistë të njohur të zhanreve të ndryshme, duke sjellë një kombinim të ri të ritmit dhe interpretimeve që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Foto: YouTube

Projekti është realizuar nga Cricket Music, që mban edhe meritën për produksionin dhe beat-in e këngës.

Teksti është shkruar nga Elinel dhe Muma, derisa videoklipi është realizuar nga Endrit Mars.

Foto: YouTube

“Lej” është publikuar në platformat muzikore dhe në YouTube, ku tashmë ka nisur të marrë reagimet e para nga fansat e artistëve.

Me këtë projekt, katërshja synon të sjellë një tjetër hit në tregun muzikor shqiptar, duke bashkuar energjinë, stilin dhe eksperiencën e secilit prej tyre në një këngë të vetme. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Foto: YouTube

- YouTube www.youtube.com

Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare ish-finalistja e 'Miss Universe Jamaica', LaToya Malcolm

20 July 2026 at 22:22


LaToya Malcolm, ish-finaliste e Miss Universe Jamaica, aktore dhe kërcimtare, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga organizata Miss Universe Jamaica përmes një postimi në Instagram, ku shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit e saj.

Malcolm kishte marrë pjesë në konkursin Miss Universe Jamaica 2024, ndërsa po atë vit fitoi edhe titullin Miss Jamaica Bikini International 2024.

Organizata e përshkroi atë si një grua të talentuar dhe krenare që përfaqësoi denjësisht skenën e bukurisë në Xhamajkë.

Përveç angazhimit në konkurset e bukurisë, LaToya ishte aktore dhe artiste me më shumë se një dekadë përvojë në industrinë e argëtimit.

Gjithashtu punoi si instruktore kërcimi dhe u përkushtua në projekte që mbështesnin të rinjtë.

Malcolm ishte e përfshirë edhe në projektin “Transition”, i cili synonte t’u ofronte të rinjve trajnime dhe mbështetje për t’u përballur me ndryshimet në jetë.

Lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Edhe Miss Universe Jamaica, Gabrielle Henry, shprehu dhimbjen e saj, duke thënë se ndikimi dhe zëri i LaToyas nuk do të harrohen kurrë. /Telegrafi/

Rezart Veleshnja reagon pas nismës së Labit për djalin e Shpat Kasapit: Familja nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmë publike

20 July 2026 at 21:45


Vendimi i këngëtarit Labinot Tahiri për të ndarë 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore ku performon për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Pas njoftimit të Labit, ka reaguar aktori Rezart Veleshnja, i cili ishte mik i afërt i Shpatit.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se mban kontakte të vazhdueshme me familjen e artistit të ndjerë.

Foto: Instagram

Sipas Veleshnjës, nëna e Shpatit, Gjylymsere Kasapi, dhe vëllai i tij, Albin Kasapi, nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmë publike, duke theksuar se dinjiteti i familjes nuk i lejon të ndërmarrin hapa të tillë.

Ai shton se çdo ndihmë për Roelin është e mirëpritur, por nuk e konsideron të nevojshme që kontributet personale të shoqërohen me thirrje publike në emër të familjes.

Megjithatë, aktori nënvizoi se djali i artistit meriton mbështetje dhe u bëri apel miqve, kolegëve dhe figurave publike që të kontribuojnë për të ardhmen e tij.

Veleshnja theksoi se Roeli duhet të ketë përkrahjen e të gjithëve, duke kujtuar se po rritet si djali i një artisti të dashur për publikun, i cili, sipas tij, nuk kërkoi kurrë ndihmë gjatë jetës.

Reagimi i tij vjen pasi iniciativa e Tahirit u prit me komente të shumta në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin mes atyre që e vlerësojnë gjestin human dhe atyre që besojnë se ndihma për familjen duhet të ofrohet në mënyrë diskrete. /Telegrafi/

Festivali që ndryshoi narrativën për Kosovën - përse Sunny Hill tërheq vëmendjen e mediave globale?

20 July 2026 at 20:37


Për disa vite me radhë, një festival muzikor në Prishtinë ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe ta vendosë Kosovën në hartën e ngjarjeve më interesante kulturore në Evropë.

Sunny Hill Festival nuk është më vetëm një koncert disa-ditor, por një histori që po tregohet edhe nga gazetarë, fotografë dhe ekipe televizive nga e gjithë bota.

Media prestigjioze si BBC, The Guardian, The New York Times, Rolling Stone, Vogue, Reuters, Associated Press dhe shumë platforma të tjera ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirë festivalit, duke raportuar jo vetëm për artistët që performojnë, por edhe për transformimin e Kosovës në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe muzikor.

Artikull në BBC

Nga mediat e njohura ndërkombëtare te revistat e modës dhe kulturës, interesimi për Sunny Hill ka ardhur jo vetëm për shkak të emrave të mëdhenj që ngjiten në skenë, por edhe për shkak të historisë që qëndron pas tij, një festival i krijuar në një nga shtetet më të reja të Evropës, me ambicien për ta kthyer Kosovën në një pikë takimi për muzikën, kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ajo që i ka befasuar shumë gazetarë të huaj nuk është vetëm atmosfera e festivalit, por energjia e publikut, mikpritja e njerëzve dhe mënyra se si një ngjarje e tillë është kthyer në një simbol të një gjenerate të re kosovare.

Artikull në The Guardian

Për shumë prej tyre, Sunny Hill është një dritare për ta njohur Kosovën përtej lajmeve politike dhe stereotipeve, duke zbuluar një vend me skenë të gjallë artistike, kreativitet dhe potencial të madh.

Interesimi ndërkombëtar tregon se suksesi i festivalit nuk matet vetëm me numrin e biletave të shitura apo me emrat e mëdhenj që performojnë.

Artikull në The Vogue

Ai matet edhe me ndikimin që krijon, sa njerëz nga jashtë flasin për Kosovën, sa vizitorë zgjedhin ta vizitojnë vendin dhe sa histori të reja lindin rreth tij.

Në një kohë kur festivalet muzikore konkurrojnë për vëmendje në një treg global, Kosova po dëshmon se nuk nevojiten gjithmonë përmasa të mëdha për të krijuar ndikim të madh.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ekipet ndërkombëtare vazhdojnë të vijnë në Prishtinë, jo vetëm për të raportuar për një festival, por për të treguar historinë e një vendi që po ndërton një identitet të ri përmes kulturës, muzikës dhe kreativitetit. /Telegrafi/

Kush është Ines Garcia, e dashura e Lamine Yamalit?

20 July 2026 at 20:00


Ines Garcia është influencuesja spanjolle e modës dhe bukurisë, e cila ka marrë vëmendje të madhe publike si e dashura e yllit të futbollit, Lamine Yamal.

Ajo ka qenë pranë futbollistit gjatë rrugëtimit të tij me kombëtaren e Spanjës dhe e ka mbështetur edhe gjatë Kupës së Botës, ku Spanja u shpall kampione.

Garcia ka treguar për herë të parë për njohjen e saj me Yamalin përmes një videoje në TikTok, e cila më pas është fshirë.

Ajo hodhi poshtë një histori që ishte bërë virale në rrjete sociale, sipas së cilës ata ishin takuar në një dyqan pasi kartela e saj nuk kishte funksionuar gjatë pagesës dhe Yamal kishte paguar për të.

“Do të doja t’ju tregoja një histori shumë të çmendur, sikur e takova në aeroport apo rastësisht në rrugë, por jo. Jemi njohur në rrjete sociale”, kishte thënë Garcia duke treguar versionin e saj të vërtetë.

Edhe pse lidhja e tyre u bë publike vetëm kohët e fundit, Garcia ka bërë të ditur se ajo dhe Yamal njihen prej rreth tre vitesh.

Dyshimet për një lidhje mes tyre nisën pas disa paraqitjeve së bashku, përfshirë një udhëtim në Greqi.

Gjatë Kupës së Botës, Garcia udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur Yamalin, pavarësisht se ka pranuar se ka frikë nga fluturimet.

Ajo publikoi fotografi nga stadiumet dhe ndau mesazhe përkrahjeje për futbollistin, duke e quajtur në një postim “dashuria ime”.

Ines ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, me rreth 1.4 milion ndjekës në Instagram dhe 1.7 milion në TikTok.

Ajo publikon përmbajtje që lidhet me modën, grimin, kujdesin për lëkurën, udhëtimet dhe stilin e jetesës.

Në një intervistë për revistën “Woman Madame Figaro”, Garcia ka treguar se pjesa më e bukur e punës si influencuese janë mundësitë, bashkëpunimet me marka dhe pjesëmarrjet në evente të ndryshme.

Ndërsa sfida më e madhe, sipas saj, është ekspozimi publik dhe kritikat nga njerëzit që komentojnë jetën e saj pa e njohur atë. /Telegrafi/

Komentatori ngatërroi Pharrell Williams me ASAP Rocky në finalen e Kupës së Botës, momenti bëhet viral

20 July 2026 at 19:20


Një gabim i komentatorit gjatë finales së Kupës së Botës ka shkaktuar të qeshura te shikuesit, pasi ai ngatërroi këngëtarin e njohur Pharrell Williams me reperin ASAP Rocky.

Në momentin kur kamerat televizive u fokusuan te Pharrell në tribunë, komentatori anglez tha se ishte ASAP Rocky.

Megjithatë, ai e kuptoi menjëherë gabimin dhe u korrigjua duke kërkuar falje për ngatërresën.

Pharrell Williams

“Besoj se ky është ASAP Rocky në publik, ose AKA Rocky, më falni”, u shpreh komentatori gjatë transmetimit.

Finalja e Kupës së Botës në stadiumin MetLife u ndoq nga shumë figura të njohura të artit, sportit dhe politikës.

Në mesin e të pranishmëve ishin aktorët Matt Damon, Jon Hamm, Richard Gere, Javier Bardem, këngëtarja Christina Aguilera dhe legjenda e muzikës Mick Jagger.

Përveç yjeve të Hollivudit dhe muzikës, në tribunat VIP ishin edhe presidenti i ShBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten Melania Trump si dhe mbretëresha spanjolle Letizia.

Finalja jo vetëm që solli emocione në fushë, por edhe momente të shumta jashtë saj, që u bënë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Bashkëshortja e Shpat Kasapit falënderon Labinot Tahirin për mbështetjen: Nuk kam fjalë sinqerisht

20 July 2026 at 18:40


Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka reaguar në rrjetet sociale pas ndihmës së ofruar nga këngëtari Labinot Tahiri për të dhe djalin e saj, Roelin.

Në mesazhin e publikuar, ajo shprehu mirënjohjen për Labin, duke theksuar respektin dhe dashurinë që ai kishte treguar ndaj Shpatit gjatë kohës sa ai ishte gjallë.

“Labinot Tahiri, të faleminderit shumë. Mirënjohëse pa fund që e ke dashur dhe respektuar Shpatin sa ishte gjallë dhe tani na mbështet mua dhe Roelin”, ka shkruar ajo.

Foto: Instagram

Ajo dukej e prekur nga gjesti i tij, teksa më pas u shpreh: “Nuk kam fjalë sinqerisht”.

Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë pas bashkëshorten dhe djalin e tij, Roelin.

Këngëtari nga Tetova ishte një nga emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe shumë këngë të dashura për publikun.

Nga ana tjetër, Labi premtoi se nga çdo aheng e mbrëmje do t'i ndajë nga 150 euro për Roelin. /Telegrafi/

❌
❌