Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2026Telegrafi

Arteta nuk ndalet, Arsenali nis bisedimet për një nga mesfushorët më të mirë në Angli

21 July 2026 at 15:45


Arsenali po shtyn fuqishëm për transferimin e njërit prej objektivave kryesorë të kësaj vere, pasi ka nisur bisedime të drejtpërdrejta me Newcastle United për mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes, sipas raportimeve të fundit.

"Topçinjtë" kanë shpenzuar afro 1.16 miliardë euro në tregun e transferimeve që nga emërimi i Mikel Artetas në dhjetor të vitit 2019 dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.

Muajin e kaluar, Arsenali kompletoi transferimin e mbrojtësit ekuadorian Piero Hincapie për rreth 40 milionë euro, pasi ai kaloi sezonin 2025/26 në huazim nga Bayer Leverkuseni.

Një javë më vonë, portieri Illan Meslier iu bashkua klubit londinez si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Leeds United.

Së fundmi, Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e anësorit grek Christos Tzolis për rreth 39 milionë euro, i cili pritet të zëvendësojë Leandro Trossardin.

Megjithatë, Arteta dëshiron të përforcojë edhe repartin e mesfushës, ndërsa skuadra përgatitet të mbrojë titullin e kampionit në Ligwn Premier.

Sipas The Telegraph, Arsenali ka nisur tashmë bisedime direkte me Newcastle për transferimin e Bruno Guimaraes.

Më herët, klubi londinez nuk ishte i gatshëm të paguante më shumë se 70 milionë euro për brazilianin, ndërsa Newcastle kishte bërë të qartë se nuk pranonte bonuse apo pagesa shtesë dhe kërkonte shumën e plotë.

Raporti shton se Guimaraes u ka bërë të ditur drejtuesve të Newcastle se dëshiron t'i bashkohet Arsenalit.

Nëse "Topçinjtë" paraqesin një ofertë zyrtare prej rreth 87 milionë eurosh, Newcastle pritet të përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e mesfushorit brazilian./Telegrafi/

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

21 July 2026 at 15:33


Breel Embolo vazhdon të jetë i prekur emocionalisht nga përjashtimi i tij në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Sulmuesi zviceran, ish-lojtari i Schalke 04 dhe Borussia Monchengladbach, i cili iu bashkua Stade Rennes në verën e vitit 2025, ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pas eliminimit të Zvicrës nga turneu.

"Ende nuk ka fjalë për të përshkruar zhgënjimin që ndjej", deklaroi sulmuesi 29-vjeçar, duke shtuar se i ishte dashur të merrte kohë larg për të përpunuar atë që ndodhi pas eliminimit dramatik.

Në duelin çerekfinal të zhvilluar në Kansas City, Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72-të për simulim, një vendim që u mor pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Me një lojtar më pak në fushë, Zvicra nuk arriti të rezistojë dhe u mposht 3-1 pas kohës shtesë nga Argjentina, e cila më pas vazhdoi rrugëtimin deri në gjysmëfinale.

Pavarësisht përfundimit të hidhur, Embolo mbetet optimist për të ardhmen.

"Kjo humbje dhemb, por nuk do të na përcaktojë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të rikthehemi më të fortë", shkroi sulmuesi zviceran.

Megjithatë, arritja në çerekfinale përbën fushatën më të suksesshme të Zvicrës në një Kupë Bote në dekadat e fundit./Telegrafi/

Pas Adeyemit, Barcelona "godet" sërish – transferon një tjetër sulmues

21 July 2026 at 15:10


Barcelona nuk po jep asnjë shenjë se do të ngadalësojë ritmin në afatin kalimtar veror.

Vetëm pak ditë pasi iu afrua transferimit të sulmuesit Karim Adeyemi, klubi katalunas ka siguruar edhe një përforcim tjetër për skuadrën.

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Barcelona ka arritur marrëveshje përfundimtare me Club Brugge për transferimin e anësorit 18-vjeçar Jesse Bisiou.

Sipas Romanos, të dy klubet kanë mbyllur marrëveshjen dhe aktualisht po shkëmbejnë dokumentacionin përpara se lojtari t'u nënshtrohet testeve mjekësore.

🚨🔵🔴 Barcelona seal the agreement to sign Jesse Bisiwu from Club Brugge, here we go!

Clubs now exchanging documents for 18 year old winger to join Barça. 🇧🇪

Understand fee is €8.5m fixed plus 20% sell-on clause.

Another one for Deco & João Amaral’s talents project. pic.twitter.com/wJMPFg4b90
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2026

Barcelona do të paguajë 8.5 milionë euro, ndërsa Club Brugge do të ruajë 20 për qind të të drejtave nga një shitje e ardhshme të futbollistit.

Bisiou pritet të udhëtojë drejt Barcelonës në ditët në vijim për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të përfundojnë edhe procedurat e fundit përpara zyrtarizimit të transferimit.

Drejtori sportiv Deco ka këmbëngulur për afrimin e talentit të ri, një lëvizje që përputhet me strategjinë e Barcelonës për të investuar te futbollistët premtues, ndërsa njëkohësisht vazhdon të forcojë ekipin e parë për sezonin e ri./Telegrafi/

Mirlind Daku përfundon në radarin e gjigantit rus – zbulohen detajet e ofertës

21 July 2026 at 14:38


Mirlind Daku mund të jetë protagonist i një prej transferimeve më të bujshme në futbollin rus gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të mediave ruse, CSKA Moska është e gatshme të paguajë 10 milionë euro, shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar.

Megjithatë, marrëveshja nuk është finalizuar ende. Raportohet se klubet nuk kanë arritur ende një akord për transferimin, ndërsa as kushtet personale mes lojtarit dhe CSKA-së nuk janë dakordësuar.

Ndërkohë, agjencia që përfaqëson reprezentuesin e Shqipërisë ka konfirmuar se interesimi për Dakun nuk vjen vetëm nga CSKA Moska.

"Ka disa ekipe të interesuara për Dakun, por në fillim të sezonit ai është i përqendruar te Rubini. Do të shohim se çfarë do të sjellë afati kalimtar i transferimeve", ka deklaruar agjencia e sulmuesit.

Sipas raportimeve, CSKA Moska është e gatshme t'i ofrojë Dakut një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, në përpjekje për ta bindur të transferohet në kryeqytetin rus.

Daku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazanit dhe konsiderohet sulmuesi kryesor i skuadrës.

28-vjeçari është pjesë e klubit rus që nga vera e vitit 2023, kur u transferua nga Osijeku për 1.2 milionë euro. Ai ka kontratë me Rubin Kazanin deri në verën e vitit 2029.

Kthesë e papritur pas finales së Botërorit: FIFA mohon kartonin e kuq për Paredesin

21 July 2026 at 14:15


Pavarësisht raportimeve të mëhershme, FIFA ka konfirmuar se Leandro Paredes nuk është ndëshkuar me karton të kuq pas skenave të shëmtuara që ndodhën të dielën (19 korrik) në përfundim të finales së Kupës së Botës.

Pas përfundimit të finales së Botërorit, në fushë shpërthyen përplasje dhe sjellje të dhunshme mes lojtarëve.

Mesfushori argjentinas u duk se ishte i përfshirë në incident, ndërsa fillimisht u raportua gabimisht në sistemin informues të komentatorëve të FIFA-s se ai ishte përjashtuar nga gjyqtari Slavko Vincic për shkak se kishte kapur për fyti mbrojtësin spanjoll Eric Garcia.

Kartoni i kuq u fshi pak më vonë dhe tani FIFA ka konfirmuar për BBC Sport se në atë moment nuk është marrë asnjë masë disiplinore ndaj lojtarit.

Megjithatë, për një kohë të gjatë besohej se Paredes kishte marrë karton të kuq direkt pas përfundimit të finales.

Pamjet televizive dukeshin se tregonin argjentinasin si një nga protagonistët kryesorë të përplasjes, pasi ai dyshohet se u përfshi në incidentin me Eric Garcian dhe gjithashtu raportohet se e rrëzoi në tokë mesfushorin spanjoll Gavi.

"Nuk ka pasur anulim të një kartoni të kuq. Sepse nuk ka pasur karton të kuq. Ai u shfaq gabimisht në sistemin informues të komentatorëve të FIFA-s dhe më pas u fshi", ka sqaruar FIFA.

Megjithatë, organi qeverisës i futbollit botëror po vazhdon hetimet për atë që ndodhi pas fishkëllimës së fundit në stadiumin MetLife.

Sipas raportimeve, përveç Paredesit, në incident dyshohet se janë përfshirë edhe Nahuel Molina, Thiago Almada dhe ndihmëstrajneri i Argjentinës, Roberto Ayala./Telegrafi/

Shënoi golin që i dha Spanjës trofeun e Botërorit, Torres po kërkohet me ngulm nga gjiganti anglez

21 July 2026 at 12:58


Liverpooli ka shfaqur interesim për transferimin e Ferran Torresit, sulmuesit 26-vjeçar të Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi spanjoll, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, është bërë dëshira e re e trajnerit Andoni Iraola.

Drejtuesit e klubit nga "Anfield" synojnë të përfitojnë nga nevoja e Barcelonës për ta shitur lojtarin para se ai të hyjë në vitin e fundit të kontratës, në mënyrë që klubi katalunas të mos rrezikojë ta humbasë pa përfituar financiarisht.

Barcelona e ka vendosur sulmuesin në listën e lojtarëve të transferueshëm, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, në qershor të vitit 2027.

Drejtuesit e klubit spanjoll preferojnë ta finalizojnë largimin e tij këtë verë, për të shmangur mundësinë që ai të largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm, si dhe për të përmbushur detyrimet financiare ndaj Manchester Cityt nga transferimi i tij i mëparshëm.

Vlera e tregut e ish-sulmuesit të Valencias është rritur ndjeshëm ditët e fundit falë paraqitjeve të tij me kombëtaren spanjolle.

Torres shënoi golin vendimtar për Spanjën në finalen e Kupës së Botës të zhvilluar të dielën e kaluar, duke kurorëzuar një sezon të mirë me Barcelonën, ku realizoi gjithashtu 21 gola me fanellën blaugrana.

Liverpooli nuk është klubi i vetëm që po planifikon transferimin e tij, pasi përballë ka edhe Paris Saint-Germainin.

Sipas gazetarit Loic Tanzi nga L'Équipe, klubi francez vlerëson shumë fleksibilitetin taktik të lojtarit dhe fillimisht e kishte parë transferimin e tij si një mundësi me kosto të favorshme për shkak të situatës së kontratës.

Megjithatë, hyrja në garë e Liverpoolit ka rritur ndjeshëm çmimin e mundshëm të negociatave.

Klubi anglez synon t'i përshpejtojë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit para fillimit të përgatitjeve parasezonale./Telegrafi/

Real Madridi po planifikon një transferim të çmendur nga Barcelona

21 July 2026 at 12:13


Sipas L’Equipe, Real Madridi i është bashkuar Paris Saint-Germainit në garën për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Torres është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në treg pas golit të fitores që shënoi për Spanjën në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Megjithatë, mundësitë e Real Madridit për ta transferuar 26-vjeçarin duken të kufizuara për shkak të rivalitetit të madh dhe marrëdhënieve të tensionuara me Barcelonën.

Ndërkohë, Barcelona po punon për ta bindur sulmuesin spanjoll që të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë, pasi marrëveshja aktuale e tij skadon vitin e ardhshëm.

Klubi katalunas këmbëngul se deri tani nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga klubet e interesuara, ndërsa edhe Torres nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të largohet nga "Camp Nou".

Megjithatë, raportime të tjera bëjnë të ditur se ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka arritur një marrëveshje verbale me Paris Saint-Germainin.

Barcelona pritet së shpejti të zhvillojë bisedime me Torresin për ta bindur të vazhdojë aventurën në "Camp Nou", edhe pse një rinovim i mundshëm mund t'i kushtojë klubit katalunas më shumë, pasi sipas një klauzole do të duhet të paguajë një bonus shtesë ndaj Manchester Cityt./Telegrafi/

Spanja tallet keq me Ronaldon gjatë ceremonisë së festimit pas triumfit në Kupën e Botës

21 July 2026 at 11:42


Një batutë për Cristiano Ronaldon u bë gjatë ceremonisë së festimit të Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës, teksa mijëra tifozë u mblodhën në Madrid për të festuar suksesin e madh të kombëtares.

Pas fitores ndaj Argjentinës në finale, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente u prit nga rreth dy milionë tifozë në kryeqytetin spanjoll.

Skuadra prej 26 futbollistësh, së bashku me stafin teknik, u takua me familjen mbretërore spanjolle dhe kryeministrin Pedro Sanchez, përpara se të parakalonte nëpër rrugët e Madridit me një autobus të hapur, i cili mbante mesazhin: "Yjet shkëlqejnë së bashku”.

Festimet kulmuan në sheshin Cibeles, një nga vendet më të famshme të Madridit, ku rreth 120 mijë tifozë u mblodhën për të parë prezantimin e lojtarëve në skenë.

Futbollistët e Spanjës u shfaqën me bluza ku shkruhej "Somos Campeones", që në shqip do të thotë "Jemi kampionë".

Para se të ngjiteshin në skenë, secili lojtar u prezantua në mënyrë të veçantë nga moderatori Raul Ramos, i cili tërhoqi vëmendjen me një batutë ndaj Cristiano Ronaldos.

Gjatë prezantimit të sulmuesit të Crystal Palace, Yeremy Pinos, moderatori tha: "Në Lomo del Chentchi, dikur e quanin Pino 'Cristiano Ronaldo'. I vetmi ndryshim? Pino ka një Kupë Bote”.

Batuta shkaktoi të qeshura te tifozët e pranishëm dhe te bashkëmoderatori i ceremonisë.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia u eliminuan në fazën e 1/8 së finales nga Spanja, e cila më pas vazhdoi rrugëtimin deri te trofeu.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mikel Merino i Arsenalit në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së dytë./Telegrafi/

Mourinho zgjedh "viktimën" e parë te Real Madridi – largimi i tij hap rrugën për blerjen e Rodrit

21 July 2026 at 10:28


Real Madridi e ka kushtëzuar transferimin e Rodrit, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester Cityt, me largimin paraprak të Eduardo Camavingas gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll është bërë kërkesa më e re e Jose Mourinhos.

Klubi madrilen ka nevojë të sigurojë të ardhura për të financuar transferimin e reprezentuesit spanjoll, kontrata e të cilit me Manchester Cityn skadon në qershor të vitit 2027.

Rodri ishte shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, ku udhëhoqi Spanjën drejt triumfit.

Sipas raportimeve, plani financiar i hartuar nga drejtuesit e Real Madridit parashikon shitjen e Eduardo Camavingas për të balancuar financat, përpara se të bëhet një ofertë zyrtare për Rodrin.

Klubi madrilen i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh mesfushorit 23-vjeçar francez, shumë që synon të përdoret për të financuar më pas transferimin e Rodrit në "Santiago Bernabeu".

Edhe pse Camavinga ka shprehur privatisht dëshirën për të qëndruar te Real Madridi, ai ka zgjuar interes konkret nga vetë Manchester City, i cili do ta mirëpriste një shkëmbim të mundshëm.

Përveç kampionëve të Anglisë, situatën e francezit po e monitorojnë edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain, të cilët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të drejtuesve madrilenë.

Kërkesa për transferimin e Rodrit vjen drejtpërdrejt nga Mourinho, i cili gëzon mbështetjen e drejtuesve të klubit për të rindërtuar repartin e mesfushës.

Trajneri portugez synon ta vendosë Rodrin në qendër të mesfushës përkrah Bernardo Silvës, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn./Telegrafi/

Pasi u mposht në finale, Otamendi humbi kontrollin dhe sulmoi Rodrin me fjalë të rënda – ja çfarë i tha ai

21 July 2026 at 09:53


Reagimi i futbollistëve të Argjentinës pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 pritet të mbahet mend gjatë, pasi ndeshja u mbyll me tensione të mëdha dhe përleshje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Një nga momentet më të nxehta ndodhi pas fishkëllimës së fundit, kur mbrojtësi argjentinas Nicolas Otamendi u përfshi në një debat të ashpër me mesfushorin spanjoll Rodri.

Më herët, Leandro Paredes u ndëshkua me karton të kuq pas përleshjes me Gavin dhe Eric Garcian, ndërsa Nahuel Molina ndezi edhe më shumë situatën kur goditi me grusht në gjoks Rodrin, teksa ky i fundit po hynte në fushë për të festuar me bashkëlojtarët.

Gjithashtu, pamjet televizive treguan edhe një anëtar të stafit teknik të Argjentinës që dukej se goditi në fyt sulmuesin spanjoll Dani Olmo.

Pasi situata u qetësua disi, kamerat kapën Otamendin duke debatuar ashpër me Rodrin, ndërsa në diskutim u përfshi edhe mbrojtësi i Spanjës, Aymeric Laporte.

Sipas Marca, Otamendi iu drejtua Rodrit me fjalët: "Fol më pak, idiot. E kaluat gjithë javën duke qarë. Gjithë javën vetëm jeni ankuar”.

🚨💣 Nicolas Otamendi s’est embrouillé avec Rodri à la fin du match :

"Toi et Laporte. Vous deux. C'est pas correct. Vous avez passé du temps à pleurer et à vous plaindre des arbitres, mon pote.

Tu aurais dû éviter de parler avant le match, tu sais ça ?" pic.twitter.com/tgIVvLPxmA
— Blue Moon (@FRBlueMoon) July 20, 2026

"Ti dhe Laporte, të dy. Kështu nuk veprohet. E kaluat gjithë javën duke u ankuar te gjyqtarët, miku im”.

Rodri iu përgjigj duke e pyetur se për çfarë po fliste, ndërsa Otamendi ia ktheu: "Laporte? Nuk e pe çfarë tha këtë javë?"

Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi argjentinas i referohej deklaratave që Laporte kishte bërë para finales, kur ishte pyetur për lojën fizike të Argjentinës.

Para finales ishte folur shumë për stilin agresiv të lojës së Argjentinës, si dhe për pretendimet se skuadra amerikano-jugore kishte përfituar nga vendimet e gjyqtarëve në rrugën drejt finales./Telegrafi/

Before yesterdayTelegrafi

Notat e lojtarëve, Francë 4-6 Angli: Ja kush shkëlqeu dhe kush dështoi

19 July 2026 at 01:03


Kombëtarja e Anglisë ka triumfuar ndaj Francës me rezultat 6-4 në kuadër të ndeshjes për vendin e tretë më të mirë të Kampionatit Botëror 2026.

‘Tre Luanët’ u treguan tejet të frikshëm në pjesën e parë, të cilën arritën të mbyllën me rezultat të thellë 4-0.

Golat për Anglinë në këtë ndeshje i realizuan Declan Rice, Ezri Konsa, Bukayo Saka (x3) si dhe Jude Bellingham.

Në anën tjetër te Franca, Kylian Mbappe realizoi dy gola, ndërsa Bradley Barcola dhe Ousmane Dembele shtuan nga një tjetër

Lojtari i ndeshjes në këtë sfidë u zgjodh Kylian Mbappe i cili u vlerësua me notën 10 nga Sofascore.

Me paraqitje pozitive te Franca ishin edhe Maxcene Lacroix me 7.6 si dhe Michael Olise me 7.0.

Te Anglia në anën tjetër dy lojtarët më të vlerësuar ishin Bukayo Saka 9.7 si dhe Declan Rice 9.6.

Lojtarët me notën më të dobët ishin dyshja franceze Ibrahima Konate dhe Malo Gusto që u vlerësuan me notën 5.5.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja kombëtareve:

Shifra tronditëse: Ja sa para kanë shpenzuar tifozët e Argjentinës për ta ndjekur Botërorin

18 July 2026 at 23:56


Pasioni i tifozëve argjentinas për kombëtaren e tyre ka arritur përmasa të jashtëzakonshme edhe jashtë fushës së lojës, teksa mbështetja për ekipin në Kupën e Botës u ka kushtuar një shumë marramendëse.

Sipas vlerësimeve të fundit, tifozët e Argjentinës pritet të shpenzojnë gjithsej rreth 513 milionë dollarë për të ndjekur ekipin e tyre në turneun më të madh të futbollit.

Deri më tani, rreth 45 mijë tifozë argjentinas kanë udhëtuar drejt vendeve pritëse të Botërorit për të qenë pranë kombëtares.

Kjo shifër është rreth 30 për qind më e lartë krahasuar me numrin e tifozëve që udhëtuan në Kupën e Botës së kaluar, duke dëshmuar entuziazmin e jashtëzakonshëm që ka shoqëruar ekipin.

Me Argjentinën tashmë të kualifikuar në finale, pritet që edhe 4.500 tifozë të tjerë të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara gjatë orëve në vijim për ta mbështetur ekipin në sfidën vendimtare ndaj Spanjës.

Shpenzimet janë të konsiderueshme. Mesatarisht, çdo tifoz argjentinas ka shpenzuar rreth 13 mijë dollarë, duke përfshirë udhëtimet, akomodimin, biletat e ndeshjeve, transportin dhe shpenzimet e tjera gjatë qëndrimit.

Vetëm ardhja e 4.500 tifozëve të fundit pritet të shtojë edhe rreth 58 milionë dollarë në ekonominë e turneut, duke e çuar faturën totale të tifozëve argjentinas në rreth 513 milionë dollarë.

Shifrat tregojnë qartë se për tifozët e Argjentinës, mbështetja për kombëtaren nuk ka çmim.

Ata janë të gatshëm të përshkojnë mijëra kilometra dhe të investojnë shuma të mëdha financiare vetëm për të qenë pranë ekipit në momentet më të rëndësishme të historisë së tij./Telegrafi/

Flick i tregoi derën e largimit, klube të mëdha hidhen në garë për yllin e Barcelonës

18 July 2026 at 23:24


Roony Bardghji pritet të largohet nga Barcelona këtë verë, pasi trajneri Hansi Flick e ka njoftuar sulmuesin anësor se nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin 2026/27, raporton SPORT.

Sipas raportimit, Barcelona dëshiron ta zgjidhë sa më shpejt të ardhmen e 20-vjeçarit, para turneut përgatitor që do ta zhvillojë në Angli gjatë parasezonit.

Rruga e Bardghjit drejt minutave të rregullta në ekipin e parë është bërë edhe më e vështirë pas ardhjeve të Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi në “Camp Nou”.

Borussia Dortmund raportohet se është i interesuar për reprezentuesin suedez, pasi emri i tij ishte diskutuar gjatë negociatave për transferimin e Adeyemit te Barcelona. Ndërkohë, situatën e tij po e monitorojnë edhe Deportivo La Coruna si dhe klube nga Liga Premier, Serie A dhe Ligue 1.

Barcelona do të preferonte një transferim përfundimtar të lojtarit, duke përfshirë një klauzolë riblerjeje, pasi e transferoi Bardghjin nga Copenhagen verën e kaluar për 2.5 milionë euro.

Megjithatë, vetë sulmuesi preferon një huazim, në mënyrë që të sigurojë më shumë minuta dhe të ketë mundësi të luajë rregullisht.

Bardghji zhvilloi 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar katër asistime, por e pati të vështirë të siguronte hapësira të vazhdueshme për shkak të konkurrencës së madhe, veçanërisht pas paraqitjeve të shkëlqyera të Lamine Yamal.

Sipas SPORT, as Barcelona dhe as Hansi Flick nuk kanë ndërmend ta detyrojnë lojtarin të marrë një vendim të nxituar për të ardhmen e tij./Telegrafi/

Deschamps e refuzoi një kërkesë të lojtarëve të Francës para ndeshjes me Anglinë

18 July 2026 at 22:20


Didier Deschamps raportohet se ka refuzuar kërkesën e futbollistëve të Francës për të pasur një mbrëmje të lirë pasi skuadra mbërriti në Miami, para ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës ndaj Anglisë, shkruan L'Equipe.

Lojtarët kishin shpresuar të relaksoheshin pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Spanjës, por përzgjedhësi francez ka insistuar që skuadra të mbetet plotësisht e përqendruar te sfida e radhës.

Sipas raportimit, Deschamps është i vendosur që të mos e mbyllë periudhën e tij 14-vjeçare në krye të Francës me dy humbje radhazi.

Ai u ka bërë thirrje futbollistëve që ta trajtojnë ndeshjen ndaj Anglisë me seriozitet maksimal, duke theksuar se përfaqësimi i Francës dhe tifozëve të saj mbetet një përgjegjësi e madhe, pavarësisht se bëhet fjalë për ndeshjen për vendin e tretë.

Përballja e së shtunës do të jetë ndeshja e 185-të dhe e fundit e Didier Deschamps si përzgjedhës i Francës, pasi ai do të largohet nga detyra menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.

Franca synon ta mbyllë aventurën e saj në Botëror me fitore, përpara se të nisë një epokë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga Zinedine Zidane./Telegrafi/

Formacionet zyrtare, Francë – Angli: Luhet për medaljen e bronztë të Botërorit

18 July 2026 at 21:48


Kombëtarja e Francës dhe ajo e Anglisë do të përballen me fillim nga ora 23:00 në kuadër të ndeshjes për vendin e tretë të Botërorit, apo medaljen e bronztë.

Të dy përzgjedhësit Didier Deshcamps dhe Thomas Tuchel kanë vendosur që në këtë sfidë t’i japin hapësira disa lojtarëve të cilët nuk arritën të aktivizoheshin fare ose kishin shumë pak minuta deri tani.

Te Franca për herë të parë në këtë Botëror aktivizohet Ibrahima Konate, ndërsa titullar janë edhe Theo Hernandez dhe Malo Gusto.

Në mesfushë partner i Adrien Rabiot do të jetë Zaire-Emery ndërsa nga fillimi do të luajë edhe Rayan Cherki.

Te Anglia në anën tjetër në portë starton Dean Henderson ndërsa minutat e para në këtë Botëror do t’i marrë edhe Ivan Toney.

Jarell Quansah rikthehet në formacion pas suspendimit, ndërsa titullar janë edhe Marcus Rashford dhe Eberechi Eze.

Formacionet zyrtare:

Francë: Maignan; Gusto, Konate, Lacroix, Theo; Rabiot, Zaire-Emery; Olise, Cherki, Doue; Mbappe.

🇫🇷 FRANCE vs ENGLAND 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿

Starting XI's confirmed! ✅ pic.twitter.com/0u2Ty16KAQ
— EuroFoot (@eurofootcom) July 18, 2026

Angli: Henderson; Spence, Konsa, Guehi, Quansah; Rice; Rogers, Eze; Rashford, Toney, Saka.

Gazetari Bardh Maxhuni flet për formën e Kylian Mbappes në Botëror

18 July 2026 at 21:28


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, analizuan në detaje gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, si dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Gazetari Bardh Maxhuni nuk ka qenë aspak i befasuar me formën e Kylian Mbappes në këtë edicion të Botërorit, duke thënë se ai formë të ngjashme kishte pasur edhe me Real Madridin.

“Realisht me Francën ky edhe sidomos në Botëror, prej edicionit të tij të parë kur ka luajtur, ka treguar që është lojtar i Botërorit dhe me shumë mundësi, do ta përfundojë karrierën si lojtari që do të mbahet mend, do t’i thyejë të gjitha rekordet sa i përket nivelit ndërkombëtar, domethënë me kombëtare”.

“E kam pritur që Mbappe do ta ketë një formë të tillë pak a shumë sepse edhe me Realin nuk është që nuk ka shënuar, ka shënuar shumë gola, edhe pse kjo nuk është përkthyer në trofe në fund, por ne tash po e shohim secilën ditë që futbolli po vjen duke u bërë lojë ekipore, nuk është më si në kohën e Ronaldos dhe Messit kur këta të dy kanë mundur ta fitojnë një trofe”.

“Sot nuk është ajo për shkak se po e shohim që edhe ekipet mesatare po dinë të të ndëshkojnë edhe të mposhtin”, ka thënë Maxhuni.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

E mendoi fundin e karrierës, por Botërori ndryshoi gjithçka – Vozinha pranë një transferimi të bujshëm

18 July 2026 at 21:03


Vozinha është kthyer në një nga emrat më të përfolur pas paraqitjeve heroike me Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës dhe tashmë ka tërhequr interesimin e disa klubeve. Një tjetër skuadër e madhe i është bashkuar garës për ta transferuar portierin me parametra zero këtë verë.

Portieri 40-vjeçar ishte një nga figurat kyçe të përfaqësueses së Kepit të Gjelbër, e cila shkroi historinë duke arritur për herë të parë në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës. Megjithatë, aventura e tyre u mbyll pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Argjentinës, në një ndeshje që u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Para fillimit të Botërorit, Vozinha kishte bërë të ditur largimin nga skuadra portugeze e GD Chaves, që militon në Ligën e Dytë të Portugalisë, duke menduar ndoshta se turneu në skenën më të madhe të futbollit mund të ishte kapitulli i fundit i karrierës së tij profesionale.

Por pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2026, situata ka ndryshuar plotësisht. Raportohet se portieri veteran është “bombarduar” me oferta nga klube të ndryshme në mbarë botën.

🚨🇨🇻 Colo Colo are in negotiations to sign Cape Verde GK Vozinha as free agent.

Initial proposal sent, Vozinha’s camp has replied with a counter proposal.

Colo Colo will decide between Vozinha and Santiago Mele soon. 🇨🇱

Vozinha also has more proposals from South America. pic.twitter.com/Dbw2py1uYo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2026

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, gjiganti kilian Colo-Colo ka paraqitur ofertën e parë zyrtare për Vozinhën, ndërsa përfaqësuesit e portierit kanë kthyer përgjigje me një kundërofertë.

Megjithatë, klubi kampion i Kilit po monitoron edhe një tjetër opsion për portën, pasi është i interesuar edhe për portierin uruguaian të Monterrey, Santiago Mele.

Vozinha kërkon edhe një sfidë të fundit në futboll para se të varë dorezat, duke shtuar një kapitull tjetër në një karrierë prej 19 vitesh, gjatë së cilës ka zhvilluar 280 paraqitje.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në disa kontinente dhe ka përfaqësuar klube në vende si Kepi i Gjelbër, Angola, Moldavia, Qipro, Sllovakia dhe Portugalia.

Një aventurë në Amerikën e Jugut do t’i ofronte mundësinë për të luajtur në kontinentin e tretë të karrierës së tij, pas Evropës dhe Afrikës./Telegrafi/

Arsenali mbetet duarbosh, Chelsea fiton garën për Morgan Rogers me një shifër rekord

18 July 2026 at 20:10


Chelsea ka arritur marrëveshje verbale me Aston Villan për transferimin e Morgan Rogers.

Sipas burimeve të afërta me situatën, të cilat kanë folur në kushte anonimiteti, oferta prej rreth 137 milionë eurosh është pranuar nga Aston Villa, megjithëse marrëveshja përfundimtare për transferimin e mesfushorit ofensiv ende është duke u finalizuar.

Rogers ka arritur marrëveshje personale me Chelsean për një kontratë gjashtëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2032, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër. Testet mjekësore janë planifikuar të zhvillohen të hënën.

Futbollisti 23-vjeçar dëshiron të transferohet te Chelsea, ku projekti i klubit dhe prania e trajnerit të ri Xabi Alonso kanë qenë faktorë vendimtarë në zgjedhjen e tij.

Edhe Arsenali kishte shfaqur interesim për reprezentuesin anglez, por Rogers ka zgjedhur Chelsean si destinacionin e tij të preferuar.

Ky transferim pritet të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Chelseat, duke kaluar rekordin aktual prej 121 milionë eurosh, të paguara për Enzo Fernandez nga Benfica në afatin kalimtar të janarit 2023.

🚨 EXCLUSIVE: Chelsea reach verbal agreement with Aston Villa to sign Morgan Rogers⁠. Bid of £117m accepted by #AVFC & being finalised. 6+1y contract, medical Monday⁠. #AFC interested but 23yo attacker wanted #CFC; Xabi Alonso instrumental @TheAthleticFC https://t.co/81YbZw7ELc
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 18, 2026

The Athletic kishte raportuar në qershor se ekzistonte pritshmëria që Rogers të largohej nga Aston Villa këtë verë, ndërsa mes klubeve të interesuara ishin pikërisht Chelsea dhe Arsenali.

Kontrata aktuale e Rogers me Aston Villan skadon në vitin 2030, pasi ai rinovoi marrëveshjen në nëntor të vitit 2024. Ky rinovim i shtoi një vit kontratës së mëparshme dhe e afroi pagën e tij me rëndësinë që kishte fituar në skuadrën e Unai Emeryt.

Rogers u transferua te Aston Villa nga Middlesbrough në shkurt të vitit 2024 për një tarifë fillestare prej 8.2 milionë eurosh, plus rreth 9.4 milionë euro në formë bonusesh. Middlesbrough gjithashtu ka ruajtur një klauzolë prej 20 për qind nga shitja e ardhshme e lojtarit.

I rritur në akademitë e West Bromwich Albion dhe Manchester Cityt, Rogers është shndërruar në një nga mesfushorët ofensivë më në formë në Ligën Premier gjatë dy sezoneve të fundit, duke realizuar 31 gola dhe 29 asistime në 125 paraqitje me fanellën e Aston Villës./Telegrafi/

Gazetari Shkumbin Pireva zbulon se kujt i faturohet faji për eliminimin e Francës nga Botërori

18 July 2026 at 19:45


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, analizuan në detaje gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, si dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar disfatën e Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit, duke treguar pse ky eliminim ndodhi për faj të trajnerit Didier Deschamps.

“Deschampsit i faturohet eliminimi, sepse ne e kemi përmendur disa herë, por edhe në 2018 kur e fiton Kupën e Botës e ka zhvilluar atë sistemin që e kemi përmendur me tre mesfushorë, po me Rabiotin ose në atë kohë me Matuidin që bëhej mesfushori i katërt ose anësor”.

“Unë e kam pritur, domethënë kam qenë i bindur që do ta bëj të njëjtën lëvizje me tre mesfushorë, me Tchouamenin edhe Konen eventualisht Kanten dhe njërin prej Tchouamenit ose Kones dhe në të majtë ta avancojë Rabiotin”.


“Kjo kur në momentet defanzive ose kur nuk e kanë topin ta kenë më të populluar mesfushën, por nuk e bëri dhe ky ishte një prej gabimeve që doli të jetë vendimtar”, ka thënë Pireva.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rodri drejt "Bernabeut"? Botërori bind Real Madridin të ndryshojë planet

18 July 2026 at 19:21


Real Madridi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij në Kupën e Botës 2026.

Sipas gazetarit Sergio Valentin, drejtuesit e klubit madrilen kanë ndryshuar qëndrim ndaj reprezentuesit spanjoll. Më herët ata kishin rezerva për shkak të moshës, profilit dhe çmimit të lartë të kartonit të tij, por forma e shkëlqyer në Botëror ka bërë që Rodri të rikthehet në krye të listës së objektivave.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka pasur edhe trajneri Jose Mourinho, i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e një mesfushori me karakteristika si ato të Rodrit.

Tekniku portugez dëshiron një futbollist që mund të kontrollojë ritmin e lojës dhe t'i japë më shumë stabilitet ekipit, një profil që sipas tij mungon aktualisht në mesfushën e Real Madridit.

Nga ana tjetër, raportohet se vetë Rodri mbetet i interesuar për një transferim në "Santiago Bernabeu". Mesfushori spanjoll ka shprehur edhe më parë admirimin për Real Madridin dhe dëshirën për të veshur fanellën e klubit madrilen.

Megjithatë, Manchester City nuk dëshiron ta humbasë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm. Klubi anglez synon t'ia zgjasë kontratën Rodrit, e cila skadon verën e ardhshme.

Pas përfundimit të Kupës së Botës, 30-vjeçari pritet të zhvillojë një takim me drejtorin sportiv të Cityt, Hugo Viana, si dhe me trajnerin Enzo Maresca, për të diskutuar të ardhmen e tij.

Para kësaj, Rodri do të udhëheqë Spanjën si kapiten në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, ku synon ta mbyllë turneun me një tjetër paraqitje të madhe./Telegrafi/

❌
❌