Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026Telegrafi

Hyseni: Përfundon shtresa e parë e asfaltit në Kufcë

21 July 2026 at 15:45


Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka njoftuar se është përfunduar shtrimi i shtresës së parë të asfaltit në fshatin Kufcë, duke e cilësuar këtë si përmbushje të zotimit të dhënë për banorët e kësaj zone.

Sipas Hysenit, punimet janë realizuar sipas planifikimit, ndërsa fazat e tjera të projektit do të vazhdojnë menjëherë pas përfundimit të sezonit të pushimeve verore.

Ai theksoi se vendimi për ndërprerjen e përkohshme të punimeve është marrë për të shmangur ngarkesën në komunikacion dhe për t’u mundësuar banorëve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora një qarkullim më të lehtë gjatë muajve të verës.

Pas sezonit të pushimeve, projekti do të hyjë në fazën përfundimtare, e cila përfshin shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit, vendosjen e ndriçimit publik dhe sinjalizimit rrugor.

Kryetari Hyseni ka theksuar se investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në qarkullim, duke ofruar kushte më të mira për banorët e fshatit Kufcë. /Telegrafi/



KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 6 ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

21 July 2026 at 15:44


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë evidentuar gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Njësinë e Prizrenit.

Sipas kompanisë, kyçjet ilegale janë identifikuar nga ekipet e kontrollit gjatë inspektimeve të realizuara në terren.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” theksojnë se lidhjet e paautorizuara janë të kundërligjshme dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e rrjetit, duke shkaktuar humbje të ujit, probleme në furnizimin e rregullt dhe ulje të cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë legjislacionin në fuqi, të shmangin kyçjet ilegale dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, çdo rast i evidentuar i lidhjeve të paautorizuara do të trajtohet në përputhje me procedurat dhe dispozitat ligjore në fuqi. /Telegrafi/



Shtyhet afati për aplikim për subvencionet në bujqësi

21 July 2026 at 14:56


Fermerët do të kenë edhe 10 ditë shtesë për të aplikuar për subvencionet për vitin 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), Behar Thaçi, i cili u ka bërë thirrje fermerëve që ende nuk kanë dorëzuar aplikimet të shfrytëzojnë afatin e ri.

Sipas njoftimit, shtyrja e afatit synon t'u japë mundësi të gjithë fermerëve që të përfundojnë procedurat e aplikimit për përfitimin e subvencioneve.

Thaçi ka ftuar të gjithë të interesuarit që të paraqiten brenda afatit shtesë dhe të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

"Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural u bën thirrje të gjithë fermerëve që ende nuk kanë aplikuar, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfundojnë aplikimin brenda afatit të zgjatur", thuhet në njoftim. /Telegrafi/



Ferati: Komisionet në terren për vlerësimin e dëmeve nga breshëri, kompensimi i fermerëve kërkohet me urgjencë

21 July 2026 at 14:38


Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se komisionet komunale kanë dalë në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, ndërsa vlerësimi i plotë pritet të përfundojë brenda shtatë ditëve kalendarike.

Ferati bëri të ditur se menjëherë pas reshjeve të një dite më parë, Komuna ka ndërmarrë hapat e parë për adresimin e pasojave në sektorin e bujqësisë, duke mbajtur takim me komisionin komunal për të koordinuar procesin e vlerësimit të dëmeve.

Sipas tij, ekipet kanë nisur punën në terren që nga mëngjesi i së martës, me synim evidentimin sa më të shpejtë të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore.

Gjatë vizitave në terren, Ferati ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, me të cilin pa nga afër pasojat që breshri ka shkaktuar në parcelat bujqësore dhe në kulturat që ishin në prag të vjeljes.

Kryetari i Istogut tha se i ka kërkuar ministrit që të ndërmarrë veprime urgjente për kompensimin e fermerëve të prekur.

"Kam kërkuar që të veprohet me urgjencë në drejtim të kompensimit të dëmeve, në mënyrë që fermerët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme sa më parë", ka deklaruar Ferati.

Ai shtoi se Komuna e Istogut do të vazhdojë të qëndrojë pranë fermerëve gjatë gjithë procesit të vlerësimit dhe tejkalimit të pasojave të shkaktuara nga breshëri. /Telegrafi/





Nis rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec

21 July 2026 at 14:04


KRU "Gjakova" ka njoftuar për punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec kanë nisur më 14 korrik dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit gusht, në kuadër të një projekti që synon përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e kësaj zone.

Sipas njoftimit, në këtë segment po vendoset një rrjet i ri i ujësjellësit në gjatësi prej 900 metrash, ndërsa gjatë realizimit të projektit janë planifikuar edhe 10 depërtime (kyçje) për lidhjen e rrjetit të ri me sistemin ekzistues të ujësjellësit.

Ky investim pritet të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe zvogëlimin e humbjeve në rrjet.

Punimet po realizohen në bashkëpunim ndërmjet KRU “Gjakova” dhe Njësisë Operative në Rahovec dhe Komunës së Rahovecit, ndërsa përfundimi i tyre është planifikuar në fillim të muajit gusht.

Autoritetet kanë bërë të ditur se projekti është pjesë e investimeve për modernizimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Rahovecit. /Telegrafi/



Basha: Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit, punimet në aksin Kijevë–Zahaq vazhdojnë me intensitet

21 July 2026 at 14:04


Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se segmenti rrugor te Ura e Dollcit është liruar për qarkullimin e automjeteve, pas përfundimit të punimeve të minimit që kishin shkaktuar devijim të trafikut në këtë pjesë.

Sipas Bashës, gjatë zhvillimit të punimeve ishte vendosur një bajpas për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa me përfundimin e kësaj faze rruga tashmë është rihapur për lëvizje.

Ai bëri të ditur se, ndërkohë, punimet në segmentet e tjera të rrugës Kijevë–Zahaq po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Ministri theksoi se realizimi i këtij projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.

Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq pritet të vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë deri në përfundimin e plotë të projektit. /Telegrafi/



Uji nga FPU Letnicë në Viti nuk duhet të përdoret për pije

21 July 2026 at 12:50


KRU "Hidromorava" Gjilan ka njoftuar konsumatorët që furnizohen me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Letnicë janë njoftuar që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se vendimi vjen pas reshjeve të fundit dhe pamundësisë teknike për trajtimin e ujit në FPU Letnicë sipas standardeve të kërkuara.

Sipas njoftimit, uji nga rrjeti i ujësjellësit mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare, ndërsa konsumatorëve u është bërë thirrje që të shmangin përdorimin e tij për konsum të drejtpërdrejtë.

"Ekipet laboratorike janë duke kryer analiza kimiko-fizike të vazhdueshme. Sapo rezultatet të konfirmojnë se cilësia e ujit është brenda normave të lejuara për konsum, do t'ju njoftojmë menjëherë", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/




KRU Hidromorava paralajmëron masa ndaj keqpërdoruesve të ujit

21 July 2026 at 12:46


KRU "Hidromorava" Gjilan ka njoftuar se keqpërdorimi dhe vjedhja e ujit nuk do të tolerohen, ndërsa ndaj shkelësve do të ndërmerren masa ligjore.

Sipas njoftimit, rritja e temperaturave dhe kërkesat për ujë të pijshëm kanë shkaktuar vështirësi me presionin në rrjetin e furnizimit në lagjen Porodin dhe disa zona të tjera.

Kompania ka bërë të ditur se falë angazhimit të ekipeve teknike është arritur stabilizimi i furnizimit me ujë, duke përmirësuar gjendjen edhe në zonat që kanë pasur probleme gjatë ditëve të fundit.

Megjithatë, ekipet e kontrollit në terren kanë identifikuar raste të dyshuara të keqpërdorimit dhe vjedhjes së ujit në lagjen Porodin dhe në zona të tjera.

“Çdo rast i keqpërdorimit apo vjedhjes së ujit nuk do të tolerohet. Ndaj të gjithë shkelësve do të merren masat e parapara me ligj, përfshirë edhe paraqitjen e kallëzimeve penale pranë organeve kompetente”, thuhet në njoftim.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të keqpërdorimit të ujit, me qëllim sigurimin e furnizimit të drejtë dhe të pandërprerë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/



Nis asfaltimi i rrugës Kaçanik–Kërbliq

21 July 2026 at 12:45


Ka nisur asfaltimi i rrugës Kaçanik–Kërbliq, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen mes banorëve të kësaj ane.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Jeton Raka i cili ka njoftuar se ky projekt është buxhetuar gjatë kohës kur ai ka ushtruar këtë detyrë, ndërsa procedurat dhe punimet për realizimin e tij kanë nisur vitin e kaluar me hapjen e trasës së rrugës.

Sipas Rakës, pas përfundimit të fazave paraprake projekti ka hyrë në një fazë të re me fillimin e punimeve për asfaltim.

“Ky projekt sot po merr formë konkrete me fillimin e asfaltimit”, ka shkruar Raka, duke theksuar rëndësinë e investimit për zhvillimin e infrastrukturës lokale.

Rruga Kaçanik–Kërbliq pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të zonës. /Telegrafi/



Mbi 688 hektarë grurë të korrur në Kamenicë, procesi po vazhdon

21 July 2026 at 11:31


Komuna e Kamenicë ka njoftuar për fushaten e korrje-shirjeve ka nisur me sukses, ndërsa procesi po zhvillohet sipas planifikimeve të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit, korrja ka filluar më 11 korrik të këtij viti me sipërfaqet e mbjella me elb, ndërsa nga 14 korriku ka nisur edhe korrja e grurit. Fillimi i procesit këtë vit është shtyrë për disa ditë krahasuar me vitin e kaluar, për shkak të nivelit më të lartë të lagështisë në kulturat bujqësore.

Gjatë kësaj fushate në territorin e Kamenicës pritet të korren rreth 1,250 hektarë me grurë, 70 hektarë me elb, 100 hektarë me tërshërë dhe 50 hektarë me tritikale.

Në punët e korrje-shirjeve janë angazhuar 29 autokombajna, të cilat kanë kaluar paraprakisht pranimin teknik dhe janë pajisur me lejet përkatëse nga Komisioni Komunal për Korrje-Shirje.

Deri tani janë korrur 688 hektarë grurë, ose rreth 55 për qind e sipërfaqes së planifikuar, si dhe 66 hektarë elb, që përbën rreth 95 për qind të sipërfaqes së paraparë.

Komisioni Komunal për Korrje-Shirje është duke monitoruar vazhdimisht procesin në terren, me fokus në parandalimin e humbjeve gjatë korrjes, respektimin e masave të sigurisë dhe zbatimin e masave parandaluese kundër zjarreve.

Sipas vlerësimeve nga terreni, rendimentet e këtij viti janë të kënaqshme. Në disa parcela janë regjistruar rendimente mbi 4 mijë kilogramë për hektar, ndërsa mesatarisht rendimentet e grurit llogariten nga 3,500 deri në 4,000 kilogramë për hektar, kurse të elbit nga 3,000 deri në 3,500 kilogramë për hektar.

Edhe pse në disa zona procesi është ndërprerë përkohësisht për shkak të reshjeve, kushtet klimatike në përgjithësi kanë qenë të favorshme për zhvillimin e fushatës.

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin dhe mbështetjen e fermerëve deri në përfundimin e plotë të korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës. /Telegrafi/



Rrëzohet shtylla elektrike nga stuhia në fshatin Vërban të Gjilanit

21 July 2026 at 10:21


Një shtyllë e rrjetit elektrik është rrëzuar si pasojë e stuhive dhe erërave të forta që kanë përfshirë sot edhe zonën e Vërbanit në Gjilan.

Sipas njoftimit për banorët, shtylla elektrike ka rënë në oborrin e xhamisë së fshatit, duke paraqitur rrezik për qytetarët që kalojnë në atë zonë.

Banorëve u është bërë thirrje që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugën pranë xhamisë dhe të mos afrohen te shtylla apo kabllot elektrike të rrëzuara, deri në ndërhyrjen e ekipeve përgjegjëse.

“Ju lutemi të shmangni kalimin në afërsi të vendit deri sa ekipet kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të eliminojnë rrezikun”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga banorët, me qëllim shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm deri në sanimin e situatës. /Telegrafi/



Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit

21 July 2026 at 10:19


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet do të përfshijnë punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të zeza.

Punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Dervish Hima”, “Agim Ramadani Katana”, “Enver Haliti”, “Nezir Mifatri”, në Parkun e Qytetit, fshatin Zasellë dhe Vërrnicë.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar në rrugët “Kadri Bistrica”, “Vëllezërit Aushi”, “Rifat Dedia” dhe “Bislim Bajgora”.

Nga kompania kanë bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura.

"Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/





Në Prishtinë hapet “Tregu në Rrota”, promovohet prodhimi vendor dhe mbështeten fermerët lokalë

21 July 2026 at 10:18


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtoreshën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Jeta Rafuna Hasani, morën pjesë në hapjen e “Tregut në Rrota”, një iniciativë që synon afrimin e prodhuesve vendorë me qytetarët dhe promovimin e produkteve lokale.

“Tregu në Rrota”, i organizuar nga PepeKo, është një treg lëvizës që krijon mundësi të reja për fermerët dhe prodhuesit vendas, duke u ofruar atyre hapësirë për të prezantuar produktet e tyre dhe për t’i sjellë ato më afër konsumatorëve.

Gjatë hapjes së këtij aktiviteti u theksua rëndësia e mbështetjes së prodhimit vendor dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.

Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të kenë qasje më të lehtë në produkte të freskëta vendore, ndërsa fermerët dhe prodhuesit do të kenë një kanal shtesë për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre.

Përfaqësuesit e Kryeqytetit kanë përshëndetur këtë iniciativë, duke vlerësuar kontributin e saj në fuqizimin e prodhuesve lokalë dhe në promovimin e konsumit të produkteve vendore. /Telegrafi/



Muzeu i Mitrovicës hap dyert për bashkatdhetarët, ofron mundësi për të njohur trashëgiminë kulturore të qytetit

21 July 2026 at 10:05


Muzeu i Qytetit të Mitrovicës ka ftuar bashkatdhetarët dhe të gjithë qytetarët që gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje të vizitojnë hapësirat muzeale dhe të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e këtij qyteti.

Përmes një njoftimi, Muzeu ka bërë të ditur se vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë katër ekspozita të ndryshme, të cilat pasqyrojnë periudha të rëndësishme historike dhe elemente të veçanta të trashëgimisë kulturore të Mitrovicës.

Ndër ekspozitat e hapura për publikun është “Ekspozita e Fosileve”, e cila paraqet mbetje të shtazëve parahistorike dhe ofron një pasqyrë të historisë natyrore të zonës. Po ashtu, ekspozita “Mitrovica Neolitike” sjell para vizitorëve gjetje arkeologjike që dëshmojnë rrënjët e hershme të jetës dhe kulturës në këtë trevë.

Muzeu prezanton gjithashtu ekspozitën “Një Jetë në Gajtan”, e dedikuar për mjeshtërinë tradicionale dhe artin e punimit të gajtanit, si pjesë e trashëgimisë kulturore, ndërsa ekspozita “Vegëz” vë në pah punët artizanale dhe mjeshtëritë e grave të përcjella ndërbreza.


Nga Muzeu i Qytetit të Mitrovicës kanë bërë të ditur se hyrja për vizitorët është falas, duke i ftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zbuluar pasurinë historike dhe kulturore të Mitrovicës. /Telegrafi/





Vushtrria shpall Ditë Zie pas humbjes tragjike të tre qytetarëve

21 July 2026 at 09:55


Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditën e sotme Ditë Zie, në shenjë nderimi dhe pikëllimi për humbjen tragjike të jetës së tre bashkëqytetarëve.

Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pas vdekjes së Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.

Sipas njoftimit të Komunës, të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Vushtrri janë obliguar që gjatë kësaj dite t’i vendosin flamujt në gjysmështizë, si shenjë respekti dhe kujtimi për të ndjerët.

Gjithashtu, gjatë Ditës së Zisë janë pezulluar të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

“U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani dhe bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/



Mbi 500 aplikime në 24 orë për programin e mësimit të notit në Prishtinë

21 July 2026 at 09:46


Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se programi i mësimit të notit për nxënësit e shkollave publike ka zgjuar interesim të madh, me mbi 500 aplikime të regjistruara brenda më pak se 24 orëve nga hapja e thirrjes.

Sipas njoftimit, programi është planifikuar për 700 nxënës, ndërsa numri i lartë i aplikimeve në ditën e parë tregon interesimin e madh të prindërve dhe nevojën për iniciativa të tilla në arsimin publik.

Nga Drejtoria e Arsimit u vlerësua se ky interes dëshmon rëndësinë e programeve që u ofrojnë fëmijëve mundësi të reja për të mësuar, zhvilluar aftësi të reja dhe për të qenë më aktivë.

Institucioni falënderoi prindërit për besimin dhe interesimin e treguar, duke theksuar se do të vazhdojë të investojë në programe që krijojnë më shumë mundësi për nxënësit e shkollave publike dhe kontribuojnë në zhvillimin e tyre.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, ky program është vetëm fillimi i iniciativave të reja që synojnë përmirësimin e përvojës edukative dhe zhvillimore të nxënësve në kryeqytet. /Telegrafi/



Totaj: Nis asfaltimi i rrugës “Nijazi Gashi” në Prizren, punimet përfundojnë me shtresën e dytë

21 July 2026 at 08:40


Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës “Nijazi Gashi”, ku është shtruar shtresa e parë e asfaltit në një gjatësi prej 100 metrash.

Sipas Totajt, punimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit, duke përmbyllur investimin e realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Ai theksoi se ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim për banorët e kësaj zone.

"Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e investimeve të vazhdueshme për modernizimin e infrastrukturës lokale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve", ka bërë të ditur Totaj. /Telegrafi/



Yesterday — 20 July 2026Telegrafi

Komuna e Ferizajt i kundërpërgjigjet Ministrisë së Infrastrukturës për projektin në Bibaj

20 July 2026 at 15:56


Komuna e Ferizajt ka reaguar lidhur me projektin infrastrukturor në fshatin Bibaj, duke sqaruar se punimet janë në fazë të avancuar dhe duke kundërshtuar deklaratat e Ministrisë së Infrastrukturës për mënyrën e realizimit të projektit.

Sipas njoftimit, komuna thekson se projekti është hartuar në përputhje me kufijtë buxhetorë të përcaktuar nga Ministria e Infrastrukturës, gjë që sipas saj ka bërë që disa elemente teknike të mos përfshihen në fazën aktuale të realizimit.

Komuna ka bërë të ditur se ndër elementet që kanë mbetur jashtë projektit janë shpronësimi për rregullimin e rrethrrotullimit, ndriçimi publik, gjelbërimi, zgjerimi i rrethrrotullimit te dalja e autostradës, si dhe vendosja e dy palë semaforëve.

Po ashtu, Komuna e Ferizajt ka deklaruar se i kishte paraqitur Ministrisë së Infrastrukturës kërkesë për ndërtimin e një rrethrrotullimi që do të ofronte zgjidhje afatgjatë për qarkullimin në këtë zonë, por kjo kërkesë nuk është mbështetur.

Sipas komunës, pretendimi i Ministrisë se Ferizaj kishte propozuar një rrethrrotullim të përkohshëm nuk qëndron, pasi kërkesa e saj kishte qenë për një zgjidhje të përhershme, ndërsa ministria kishte rekomanduar një ndërhyrje të përkohshme.

Në reagim thuhet gjithashtu se Ministria e Infrastrukturës, si financuese e projektit, ka monitoruesit e saj në terren dhe, sipas komunës, nuk është e drejtë që përgjegjësia për situatën t'i atribuohet vetëm pushtetit lokal.

Komuna ka bërë të ditur se tashmë ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar qarkullimin në zonë, duke ndërhyrë në rrethrrotullimin ekzistues.

Komuna e Ferizajt i ka bërë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që ta rishqyrtojë kërkesën për ndarjen e buxhetit shtesë, në mënyrë që projekti të kompletohet me të gjitha elementet teknike të nevojshme dhe të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për qarkullimin në fshatin Bibaj. /Telegrafi/



Ministri Dimal Basha njofton: Urat në Lluzhan dhe Bardhosh afër përfundimit

20 July 2026 at 13:49


Punimet për ndërtimin e urave në Lluzhan dhe Bardhosh janë afër përfundimit, ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ministri Basha ka thënë se pas diskutimeve të shumta dhe koordinimit me mbikëqyrësit dhe operatorët ekonomikë, këto dy projekte tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas tij, përfundimi i urave në Lluzhan dhe Bardhosh do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit dhe në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë segment rrugor.

“Përfundimi i këtyre dy urave do ta lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do ta përmirësojë sigurinë në këtë segment rrugor”, ka thënë Basha.

Tutje ai ka theksuar se institucionet po vazhdojnë angazhimin për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe për përmirësimin e kushteve të qarkullimit në vend. /Telegrafi/



KRU "Bifurkacioni" njofton për punime në dy rrugë të fshatit Mirashë

20 July 2026 at 13:48


KRU “Bifurkacion” ka njoftuar se gjatë ditë së sotme me 20 korrik do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijës në rrugët “Xhemë Gostivari” dhe “Naim Beka”në fshatin Mirashë.

Sipas njoftimit, punimët sot do të zhvillohen në fshatin Mirashë, ku ndërprerja me ujë në këtë rrugë ka ndodhur si rezultat i vazhdimit të punimeve që janë duke u zhvilluar në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Ndërsa, furnizimi me ujë të pijes për konsumatorët pritet të rikthehet duke filluar nga ora 16:00. /Telegrafi/



❌
❌