Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026Telegrafi

Nuk lëshohet nusja për lesh, o baba!

21 July 2026 at 07:39


Bardhi fliste rrallë me të birin e hasretit. Herë pas here i tregonte ndonjë anekdotë interesante. I tregoi një ditë se si një fshatar kishte lëshuar nusen pse nuk arrinte ta lante leshin që i binte hise në familje. Nuk e di kush dhe pse, por Galani, që ishte akoma adoleshent, i kishte thënë të atit si për mahi; ‘”nusja nuk lëshohet për lesh, o baba”!- Sa rritej djali, babai e ngacmonte me ndonjë fjalë të re me tertip.

Me lesh të marton baba ty, i thoshte shumë herë Galanit!

Bardhi akoma nuk kishte harruar kohën kur ishte martuar vetë, dhe gjithë pajën nusja e tij e kishte punuar nga leshi i deleve. Galani, djalë i ri, beqar, i rritur në bjeshkë, i zhvilluar si dragua, mendonte, se si mundet burri me marr nuse vetëm me lesh?

Kur u rritë Galani, iu bë krah i fortë të atit në çdo punë. Ashtu sikur i ati, ai mësoi shpejt qethjen dhe mjeljen e deleve që nuk ishin punë aq e lehta. Derisa qethja kryhej për pak ditë, mjelja e deleve zgjaste me muaj.

E shoqja e Bardhit kishte kohë që po e ngacmonte të shoqin për të gjetur nuse për djalin. Lodronte Bardhi mendjen shtëpi për shtëpi nëpër fshatra, se ku do ta pikaste një vajzë për djalin e vetëm. Nuk kalonte natë që e shoqja të mos ia trazonte kokën për renë që ëndërronte.

Vetëm një djalë kam, thoshte Bardhi. Më duhet krah pune edhe në bjeshkë edhe në rrafsh. Pikërisht kur Galani mbushi njëzet vjet erdhi edhe fjala e nuses. Kishte kohë që vetë Galani po kujdesej për gjithë kopenë e deleve, ndërsa i ati merrej vetëm me punët e rrafshit. Mesiti që solli fjalën kishte thënë vetëm fjalë të mira për mikun. Bardhit, as që i shkoi mendja të pyeste për fis e për farë të mikut të ri.

Ditën e gëzimit askush nuk e tjerri fare biografinë e mikut dhe të vajzës.

Kishte menduar ditë e natë e shoqja e Bardhit se tash është radha të shkonte të miku. Nuk munguan as dhuratat e zakonshme për çdo anëtar të familjes së mikut.

Nuk mungoi as muhabeti i mirë për mikun në shtëpinë e vajzës. Bardhi po priste ndonjë dhuratë, por atij ja kishin dorëzuar një letër pa zarf. Pasi nuk dinte të lexonte, letrën e nxori nga xhepi vetëm kur u kthye në shtëpi.

As që dinte të lexonte Bardh Zeza.

Akoma në zemrën e tij kishte gëzim për fejesën e djalit.

Në shtëpi, e shoqja i bëri një mori pyetjesh për mikun, adetet e tij, muhabetin e pritjen. Gjithçka ishte mirë- kishte folur Bardhi, gati duke harruar letrën që i kishin dhënë kur e kishin përcjellë.

Letrën e mori në dorë e shoqja e Bardhit. Ajo kishte mbaruar dikur shkollën tetëvjeçare dhe dinte të lexonte mirë. E lexoi në heshtje. Sa fjali që lexonte, i ndryshonte teni i fytyrës. Nuk e trazoi Bardhin për ti treguar se çka shkruante miku në letër deri sa shkuan për të fjetur, në mënyrë që të mos kuptonte djali asgjë, sa është zgjuar.

Bardhi ishte shtri në shtrat kur hyri e shoqja me letër në dorë. Ajo filloi të lexonte me zë:

- Çika është e rritur. Nuk ka nevojë të na sillni lesh fare, siç ka qenë zakoni. Herën tjetër kur vjen, merre djalin me vete, pasi vajza dëshiron ta shoh burrin pa u martuar. Nuk duhet të vonoheni shumë kohë për të bërë dasmën. Për ta marrë nusen duhet të blini këto gjera që kemi shkruar në letër:

Vellon për nuse. Pesë veshje të plota me dimi. Dy veshje të plota me fustan për shtëpi. Pesë veshje me fustan për rrugë. Një veshje të plotë kombëtare, model të Dukagjinit. 15 lira ari. Dy qafore ari. Tri parë vathë. Tetë unaza për duar të cilat do ti zgjedh vetë vajza.

Dy qilima, dy jorganë, pesë batanije. Dhomën e mobiluar. Gjatë gjithë kohës së blerjes se çejzit, vajza me nënën e saj, do të vij me ju për të parë e provuar çdo gjë që blini.

Bardhi dukej sikur nuk kuptoi fare çka po lexonte e shoqja.

- Nuk qenka letra e gjatë!- foli Bardhi përgjumshëm.

- Ti o njeri, a di sa kushtojnë këto tesha që duhet me i ble? Këto që kanë shkruar janë hata që nuk e mbulojmë dot edhe po ta shesim krejt pasurinë që kemi.

- Ndoshta e lehtësojnë pak!- foli serish Bardhi.

- Pa blerë asgjë, ti duhet të shkosh të miku e ti thuash se këto gjera që keni shkruar nuk i blej dot edhe po ta shes gjithë gjen e gjallë që kam. Nëse mund të na jepni çikën me pak tesha dhe jo më shumë se një lirë ari, do të blejmë diçka. Nëse nuk lehtësoni punën na duhet të mendojmë për pishman të kësaj fejese, foli e shoqja.

Kur e përmendi e shoqja fjalën pishman, Bardhit i shkoi mendja të djali që ishte gëzua aq shumë për fejesën, e tash ti tregojmë për pishman, kjo nuk bëhet kurrë, mendonte Bardhi. Kësaj pune duhet ti gjendet halli me gajret. Shohim e bëjmë!- i tha të shoqes, dhe u shtri mirë për të fjetur.

Gjumi nuk po e merrte fare.

- Si e kanë shkruar ketë letër për të ma dhënë mua në vizitën e parë? Mendoja se vetëm me lesh do t’ia bëja çarën krejt çejzit. S’qenka punë leshi këtu. Ka kohë për të menduar më hollë. Si t’ia shpjegoj tash djalit këtë punë? Ai nuk e kupton sa gjera duhet blerë, pse duhet blerë, e sa kushtojnë ato. Asnjëherë atij nuk i kam folur për martesë, aq më pak sa kushton çejzi? Zot bane hair!

Djali, të nesërmen i pa prindërit të ngrysur më tepër se zakonisht. I pa ashtu të ngrysur siç nuk i kishte parë kurrë. Deri në atë mëngjes të gjithë ishin zgjuar të gëzuar e të qeshur. Nuk u durua pa pyetur se çka ndodhur?

- Baba! Çka je mërrolë?

Bardhi nuk foli! Pastaj pyeti të ëmën!

- Nënë! Çka ka babi që rri ashtu mërzitshëm?

- Tash të tregon nëna!- foli e ëma e Galanit.

Ti biro kë zënë nuse! U trashëgofshi me shëndet, por martesa ka punë. Babi ishte dje të miku dhe ata me të parën ia kishin shti në xhep një letër. Ajo letër kushton me shumë se krejt çka kemi të gjallë. Por ka kohë e ndoshta bëhet mirë.

- Oj nanë! Unë e kuptova vetëm atë kërkesën që kishin shkruar në fillim të letrës. Thuaj babit të mos vonohet shumë ditë e të shkojmë bashkë të miku. Edhe unë kam dëshirë të shoh se çfarë vajze do të marr nuse.

- Po ti o djali jem, nuk ke qenë kurrë në shehër. Ato vajzat e shehrit jenë sherr e të mashtrojnë sa hora. Ndoshta është ma mirë që baba të shkojë edhe një herë e të kërkojë që të lehtësohen kërkesat e mikut.

- Oj nanë! Thuaj Babit që mos të vonohet. Dua të shoh shehrin e nusen që kam zënë.

Pa kaluar shumë ditë, Bardhi me të birin veshën teshat e reja që kishin dhe morën rrugën. Bardhi sa nuk mori edhe koburen. Dy orë rrugë i kaluan pa diktuar. Dy baballarët miq, kishin vendosur të ulen diku për kafe e muhabet, ndërsa vajza do të shëtiste paksa me djalin për ta njohur nga afër.

- Dalim të gjithë pak në qytet dhe pas nesh vjen edhe vajza tha i ati i nuses.

Pa arritur porosia me kafe, arriti pas tyre edhe vajza. Bardhi e Galani nuk e kishin pa më parë atë vajzë..

Foli i ati i vajzës e cila akoma po rrinte në këmbë, fare pranë tavolinës.

- Kjo është vajza ime! Edhe djali mund të dali me te. Ata mund të flasin më lirshëm gjatë shëtisë.

Bardhi mbeti pa fjalë. Akoma ndjente frikë për djalin se mund të gabonte ndonjë fjalë apo të sillej keq, gjithnjë duke menduar se çika është e shehrit dhe është më sherre.

I biri i Bardhit, Galani u ngrit në këmbë, pa ardhur kafeja e porositur dhe mësyu derën. Vajza e ndoqi në hap. Sapo dolën jashtë, vajza fill e rroku me të dy duart për krahu, sikur ta kishte njohur shumë kohë përpara.

- Si e ke emrin? nxori fjalën vajza.

- Galan! - u përgjigj djali.

- Po ti si e ke emrin?

- Galë!- foli vajza.

- Sikur të kishim lindur për njeri tjetrin, foli Galani. Edhe emrat i paskemi të ngjashëm.

- Vazhduan të ecin bashkë. Sa hap që bënin filluan të afrohen më tepër mes veti. Pas dhjetëra hapash, vajza tërhoqi djalin nga rruga kryesore drejt parkut të qytetit. Dy të rinj nuk po flisnin shumë, por sa hap që bënin po shndërroheshin në një. Prindërit që kishin mbetur në kafe i harruan. Ata mund të pinin edhe nga tri kafe, por vajza e djali nuk po ktheheshin aty ku ishin ndarë nga prindërit.

Dy miqtë, pasi kishin pritur gjatë në kafe, kishin ngritur edhe nga një gotë raki për gëzim, pastaj ishin ndarë, për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Babai i vajzës nuk e kishte dertin e çikës a do të vonohet, por Bardh Zeza, ndjente frikë se djali mund të humbet diku në qytetet e nuk di të sillet me vajzën.

Dy të rinjtë ishin bërë një në një skaj të parkut. Për habi, vajza nuk kishte përmendur me asnjë fjalë letrën e cila kishte tronditur prindërit e Galanit.

Në anën tjetër Galani nuk e kishte harruar letrën.

Ai e kishte veçuar sidomos atë kërkesën e parë. Sa duket, ai e kishte kuptuar saktësisht porosinë.

Pasi kaluan çaste të flakta, mbrëmja ishte afruar. Galani po mendonte seriozisht që qysh sot do të shkonte me nuse në shtëpi.

- Shkojmë sonte në shtëpinë time?!- kishte folur Galani.

- Ku të duash ti!- kishte folur vajza, pa ngurruar fare, duke ja shtrënguar dorën Galanit.

Bardhi ishte vonuar, i brengur ç’u bë me djalin, derisa Galani kishte arritur para tij bashkë me nuse. Për ta befasuar të atin e kishte këshilluar të ëmën që mos ti tregonte.

Kur arriti Bardhi e shikoi shtrembër të birin pse u vonua aq shumë në qytet.

- E more baba, je bërë fort merak për atë letrën që ta kishte dhënë dhuratë ai miku!

- Ajo vajza sonte erdhi me mua, pa letër fare. Shko në dhomën time dhe do të bindesh.

Bardhit gati i ra pika.

- Kjo është tradhti!- foli me rrëmbim Bardhi.

- Miku ta solli vajzën në besë për ta parë ju njeri tjetrin, e jo për ta marr sonte nuse.

- Baba! Letrës i rashë shkurt. Nuk lëshohet nusja për një letër në të cilën njerëzit që nuk kanë kurrfarë halli mund të shkruajnë çka të ju teket.

Madje kishin menduar edhe çfarë mund të blejmë me lesh, me gjithë ata qengja e ato dele me të cilat jetojmë ditë e natë, dhe blejmë çka do që na nevojitet.

- Nusja për lesh nuk lëshohet, o baba.!

Ashtu, mendoja se leshi nuk na del me i plotësua dëshirat e sëmura të kohës.

- Po çka do ti themi mikut, o bir?

- Ajo nusja do ti përgjigjet babait të saj. Ajo nuk donte lesh e lira, por burrë dhe zgjodhi të vjen me mua sonte.

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 37 gradë

21 July 2026 at 07:32


Shqipëria të martën do të ketë mot të kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës.

Temperaturat do të luhaten nga 23 gradë Celsius në orët e mëngjesit deri në 37 gradë në orët më të nxehta të ditës.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s. /Telegrafi/

Kostumi i Shakiras për finalen e Kupës së Botës u frymëzua nga dielli dhe u punua me 200 mijë kristale

21 July 2026 at 07:30


Shakira në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit u shfaq me një krijim të shtëpisë së modës Roberto Cavalli, i cili u konceptua posaçërisht për të nga drejtori kreativ, Fausto Puglisi.

Për realizimin e kostumit, të zbukuruar me 200 mijë kristale Swarovski dhe me një motiv të frymëzuar nga perëndimi i diellit, u deshën më shumë se dy javë punë.

Kostumi u projektua në mënyrë që të reflektonte dritat e stadiumit dhe, në të njëjtën kohë, t’i siguronte këngëtares liri të plotë lëvizjeje gjatë koreografisë së saj karakteristike.

Shakira

I gjithë krijimi, i cili përfshinte edhe një fund në të njëjtat nuanca, bazohej në motivin "Golden Ray", një prej elementeve karakteristike të dizajnit të shtëpisë së modës Roberto Cavalli.

Në skenë, Shakiras iu bashkuan 34 balerinë, të veshur me kostume të harmonizuara stilistikisht me veshjen e saj.

Artistja u paraqit me flokët karakteristikë të lëshuar dhe me një grim të thjeshtë, duke i qëndruar besnike stilit të saj.

Ajo interpretoi një performancë energjike, të shoqëruar me një koreografi dinamike, duke e bërë paraqitjen e saj një nga momentet më të spikatura të finales së Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë për dy të pandehur në arrati

21 July 2026 at 07:29


Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PKR.nr.71/2026, e cila ka për objekt shqyrtimi Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – PP.I.nr.178/2024 të datës 12.02.2026, kundër të pandehurit Endrit Llapashtica, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e Rëndë” si dhe të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci dyshohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftim thuhet se sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

“Për këtë arsye, përmes këtij njoftimi ju bëhet thirrje të pandehurve të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se seanca mbahet sot, më 21 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në ora 09:00 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Fatime Dermaku.

“Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në muajin prill ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, që lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje ku mbeti i vrarë P.G., pasi ende nuk ka përfunduar ekspertiza psikiatrike për të akuzuarin Valdrin Ademi. /Telegrafi/

Samsung zbulon ekranin OLED në kombinim për laptopë që mund të arrijë shkëlqim maksimal prej 1,600 nitësh

21 July 2026 at 07:20


Disa javë më parë, VESA prezantoi një certifikim të ri të nivelit të lartë për ekranet e quajtur DisplayHDR True Black 1400, i cili rrit kërkesën për shkëlqim me 40% krahasuar me standardin e mëparshëm të lartë (e gjetët, tani është deri në 1,400 nit).

Samsung sapo njoftoi se ekrani i tij i ri OLED e ka fituar këtë certifikim dhe se tashmë po furnizon panele për prodhuesit e laptopëve.

Certifikimi kërkon që pikselët e zinj të mbeten në 0.0005 nit ose më të ulët, ndërsa pikselët e bardhë të shpërthejnë 1,400 nit në 10% të raportit të pikselëve (domethënë 10% e pikselëve të ekranit tregojnë të bardhë, pjesa tjetër tregojnë të zi).

Samsung e arriti këtë me një dizajn tandem - dy panele OLED të vendosura mbi njëri-tjetrin. Kjo mundëson një shkëlqim maksimal më të lartë, por ka edhe përfitime të tjera.

Meqenëse të dy panelet ndajnë ngarkesën e punës, nivelet e rregullta të shkëlqimit mund të arrihen me më pak stres në panele, transmeton Telegrafi.

Samsung thotë se në "kushtet tipike të shkëlqimit të funksionimit të laptopit", paneli i ri tandem OLED ka më shumë se dyfishin e jetëgjatësisë së një paneli OLED me një pirg të vetëm.

Kompania përdori gjithashtu materiale të reja organike emetuese për të përmirësuar më tej performancën dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e paneleve, përveç përfitimeve të dizajnit tandem.

Paneli i ri është tashmë i pranishëm në gjeneratën e 11-të të Lenovo Yoga Pro 9i Aura Edition. Është një ekran me prekje 16” me rezolucion 3.2K dhe shpejtësi rifreskimi 120Hz.

Është i markës PureSight Pro Tandem OLED nga Lenovo dhe ka certifikimin VESA DisplayHDR True Black 1400. Në shkëlqimin maksimal, mund të arrijë 1,600 nit.

Gjithashtu ka ngjyra të sakta me mbulim 100% të sRGB dhe DCI-P3 dhe mbulim 99% të AdobeRGB.

Laptopi mund të konfigurohet me një procesor Intel Core Ultra 7 ose 9 (356H ose 386H) dhe një GPU laptopi Nvidia GeForce RTX 5050 ose 5060 (të dyja me 8GB VRAM).

Memoria e sistemit është 32GB LPDDR5X (7,467MT/s, e salduar) dhe ka një SSD PCIe Gen 4 (TLC) 512GB ose 1TB.

Laptopi mat 17.2 mm të trashë dhe peshon 1.9kg me një bateri 92.5Wh. Më shumë detaje mbi lenovo.com.

Laptopët nga prodhues të tjerë do të përdorin gjithashtu ekranin e ri OLED tandem të Samsungut - modelet nga Asus, Dell dhe MSI pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Gjithashtu, Samsung do ta demonstrojë panelin e ri në K-Display 2026, i cili do të zhvillohet në Seul midis 22 dhe 24 korrikut. /Telegrafi/

Moti në Kosovë, vende-vende shi e shkarkime rrufesh

21 July 2026 at 07:13


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë vende-vende priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 gradë Celsius dhe 17 gradë, ndërkaq ato maksimalen nga 28 deri në 32 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s). /Telegrafi/

Ceferin nuk ishte prezent në finalen e madhe të Kupës së Botës - zbulohen arsyet e kësaj mungese

20 July 2026 at 23:55


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, mungoi në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, një veprim që, sipas raportimeve të mediave britanike, shihet si një shenjë proteste ndaj mënyrës se si FIFA e menaxhoi turneun.

Sipas gazetës The Times, mungesa e kreut të futbollit evropian pasqyron marrëdhëniet e tensionuara mes UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat janë përkeqësuar pas disa vendimeve të diskutueshme gjatë Botërorit.

Rasti Balogun ndezi përplasjen

Një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë së UEFA-s ishte vendimi i Komisionit Disiplinor të FIFA-s për të anuluar pezullimin me një ndeshje të sulmuesit amerikan Folarin Balogun.

UEFA e kritikoi ashpër këtë vendim, duke e cilësuar si "të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikuar", ndërsa theksoi se një ndërhyrje e tillë dëmton besueshmërinë e procesit disiplinor.

Kontroversa u shtua edhe më shumë pasi u raportua se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte kontaktuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar një rishikim të kartonit të kuq të Balogun. Kjo ngriti dyshime për ndikim politik në vendimmarrjen e organit më të lartë të futbollit botëror.

Pakënaqësi edhe për trajtimin e gjyqtarëve dhe Iranit

Një tjetër pikë përplasjeje ishte rasti i gjyqtarit somalez Omar Artan, i cili u kthye nga autoritetet amerikane përpara fillimit të turneut. Si përgjigje simbolike, UEFA e emëroi gjyqtar arbitër kryesor të finales së Superkupës së Evropës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

UEFA shprehu gjithashtu shqetësim për trajtimin e përfaqësueses së Iranit gjatë Botërorit.

Lojtarët iranianë iu nënshtruan kontrolleve dhe kufizimeve më të rrepta gjatë hyrjes dhe daljes nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa trajneri Amir Ghalenoei deklaroi se skuadra e tij ishte vendosur në "pozicionin më të vështirë" të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Kundërshtime edhe për ndryshimet në rregullat e lojës

Pakënaqësia e UEFA-s nuk lidhet vetëm me çështjet disiplinore. Sipas raportit, drejtuesit evropianë janë kundër disa risive të aplikuara nga FIFA gjatë turneut.

Një prej tyre ishte zgjatja e pushimeve për rifreskim, të cilat, sipas UEFA-s, praktikisht e ndanë ndeshjen në katër pjesë dhe krijuan hapësirë shtesë për transmetimin e reklamave televizive.

Po ashtu, pjesa e parë e pushimit në finalen e Kupës së Botës zgjati 27 minuta, ndonëse rregullorja e futbollit parashikon një maksimum prej 15 minutash.

UEFA nuk pritet të adoptojë disa nga interpretimet e reja të FIFA-s, përfshirë mënyrën e përdorimit të VAR-it në rastet e ngatërrimit të identitetit të lojtarëve, si dhe rregullin që lejon futbollistët të mbulojnë gojën gjatë komunikimit në fushë.

Megjithatë, pavarësisht mungesës në finale, Ceferin ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës më 11 qershor në Mexico City, ku ndoqi ndeshjen e parë të turneut. /Telegrafi/

Pasardhësi i Starmer dhe kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në 10 vjet, kush është Andy Burnham?

20 July 2026 at 23:55


Andy Burnham u bë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të hënën pasi Mbreti Charles III e ftoi atë të formonte një qeveri.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham u zotua të shënonte një epokë të re stabiliteti dhe t'i jepte fund krizave që kanë parë gjashtë kryeministra para tij të vijnë e të shkojnë brenda 10 viteve të fundit.

Pas një kohe larg, Burnham tani kthehet në parlament, me dëshirën dhe pritjen për të stabilizuar një anije të lëkundur të Partisë Laburiste, e cila nuk ka arritur të përmbushë shumë nga premtimet e saj të fushatës në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2024.

Burnham, i cili në qershor fitoi zgjedhjet e pjesshme në Makerfield me një shifër marramendëse prej 55% të votave, duke mposhtur sfiduesit nga partia Reform UK e Nigel Farage.

Pas fitores së tij, Burnham e paralajmëroi Partinë e tij Laburiste se kishte një "shans të fundit për të ndryshuar".

Një vështrim më i afërt i deputetit të ri të Makerfield. Jeta e hershme dhe karriera

Burnham lindi në Merseyside në veriperëndim të Anglisë dhe u rrit në fshatin Culcheth në Cheshire.

Ai më parë vuri në dukje se u frymëzua për herë të parë për të hyrë në politikë pasi pa "Boys From The Blackstuff", një shfaqje televizive e vlerësuar e vitit 1982 rreth pesë burrave të papunë në Liverpool që lundronin në Britaninë e Margaret Thatcher.

"Mbaj mend që shikoja çdo episod me prindërit e mi. Atëherë e kuptova se duhej të bëja diçka", i tha Burnham revistës GQ në vitin 2019.

Tifozi i përjetshëm i futbollit të Evertonit do të vazhdonte të studionte anglisht në Universitetin e Kembrixhit përpara se të fillonte gazetarinë, duke punuar për botime tregtare si Container Management, Passenger Rail Management dhe Tank World.

Burnham bëri kalimin në politikë në të 20-at e tij të hershme, duke filluar një punë si studiuese për të ndjerën Tessa Jowell, një ish-deputete për Dulwich.

Deri në vitin 2001, ai ishte zgjedhur vetë si deputet për zonën zgjedhore Leigh të Mançesterit të Madh, një vend që e mbajti deri në vitin 2017.

Gjatë asaj kohe, ai shërbeu në një numër pozicionesh të larta ministrore, duke përfshirë atë të Sekretarit të Shtetit për Shëndetësinë dhe Sekretarit Kryesor të Thesarit.

Burnham, i cili ndan tre fëmijë me gruan e tij holandeze, Marie-France van Heelthen, më pas mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Mançesterit të Madh, duke mbikëqyrur zhvillimin e madh të zonës.

Qyteti i Mançesterit në veçanti është bërë një nga vendet më në modë të Mbretërisë së Bashkuar nën mbretërimin e tij, me një rritje të dukshme të dëshmuar përmes rrokaqiejve që shfaqen me shpejtësi dhe një "zhurmë" të dokumentuar mirë nëpër rrugë.

Ai qëndroi në atë rol deri në votimin e së enjtes, duke e bërë atë personin që ka shërbyer më gjatë në ato pozicione, dhe ku ai pranoi se me "disa trishtim" zgjedhja e tij do t'i jepte fund "nëntë viteve të tij të mrekullueshme" në detyrë.

"Ky rajon qyteti më ka dhënë kaq shumë, dhe është e vështirë të lë punën që dua", tha ai.

'Njeri i brendshëm i Westminsterit'

Disa nga kritikët e Burnhamit argumentojnë se ai është një "njeri klasik i brendshëm i Westminsterit që përpiqet të paraqesë veten si një i jashtëm" dhe se ai është i aftë të ndryshojë mendimin e tij në varësi të asaj që mendon se do t'i përshtatet, me shumë që tregojnë si shembull komentet e tij të luhatshme mbi Brexitin.

Debati për Brexitin është rigjallëruar në muajt e fundit, ndërsa figurat e Partisë Laburiste u ndeshën për pozicion përpara përballjes së lidershipit, dhe thirrja e mëparshme e Burnhamit që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bllokun u vu në qendër të vëmendjes në fushatën e tij zgjedhore.

Duke iu drejtuar çështjes, Burnham tha se ndërsa ai ende besonte se Brexiti i kishte kushtuar Mbretërisë së Bashkuar, ai nuk mendonte se ishte koha e duhur për të rihapur debatin.

"Pikëpamja ime është se Brexiti ka qenë i dëmshëm", tha Burnham në maj. "Por unë gjithashtu besoj se gjëja e fundit që duhet të bëjmë tani është t'i rishikojmë këto argumente."

Në vend të kësaj, Burnham është zotuar të mbështesë bizneset dhe industritë britanike dhe t'i japë fund ekonomisë së rrjedhjes poshtë, duke u theksuar mbështetësve të premten se ai do të ishte një "anëtar i parlamentit për të gjithë, sido që të votojnë".

"Kemi një mundësi për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Ta bëjmë vendin të ndihet sikur po funksionon përsëri. T'i bëjmë njerëzit të shohin se politika mund të bëjë një ndryshim pozitiv. T'i bëjmë njerëzit të ndiejnë përsëri shpresë", tha ai.

Lideri i Restore Britain, Rupert Lowe, e përgëzoi Burnhamin për fitoren e tij. "Andy Burnham fitoi një fitore dërrmuese," vuri në dukje ai.

"Është e drejtë ta njohim këtë dhe ta përgëzojmë atë dhe ekipin e tij. Një fushatë mbresëlënëse, veçanërisht përpjekja e tyre në terren dje në Makerfield, e cila ishte e gjerë. Mjaft e drejtë", shtoi Lowe. /Telegrafi/

Publikun e zhgënjen performanca e Justin Bieberit në finalen e Botërorit

20 July 2026 at 23:55


Në stadiumin MetLife në New Jersey, gjatë finales së Kupës së Botës, performoi edhe Justin Bieber, por paraqitja e tij shkaktoi shumë reagime nga shikuesit në rrjetet sociale.

Për këtë rast, Bieber interpretoi një version të veçantë të këngës “Everything Hallelujah” nga albumi i tij i fundit “Swag”.

Ai ishte pjesë e emrave të mëdhenj të muzikës që performuan gjatë finales, duke synuar ta bënin këtë ngjarje edhe më spektakolare.

Justin Bieber performs a special version of "EVERYTHING HALLELUJAH" at the FIFA #WorldCup Final Halftime Show

(via FOX) pic.twitter.com/Y6NXjVnRDX
— Variety (@Variety) July 19, 2026

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan performancën e këngëtarit kanadez, duke e cilësuar si të papërshtatshme për atmosferën e një finaleje të Botërorit.

Disa nga komentet e publikut ishin: “A luajti vërtet kitarë apo vetëm po bënte sikur?”, “Kjo ishte një ninullë”, “Kjo ishte performanca më e keqe”, “Kjo nuk na duhej” si dhe “Pse Justin Bieber këndoi një këngë si për funeral gjatë finales?”.

why did justin bieber sing a funeral ass song during the halftime? pic.twitter.com/78dcW0dQxB
— appumonn. 🕊️ 🇵🇸 (@appumon4K) July 19, 2026

Përveç Bieberit, në ceremoninë e finales performoi edhe Shakira, e cila me një paraqitje më energjike arriti ta ngrinte atmosferën në stadium dhe para ekranit.

Megjithatë, pas performancës së Bieberit pati edhe reagime pozitive nga disa fansa, të cilët e vlerësuan anën emocionale të interpretimit.

Por pjesa më e madhe e kritikave u përqendrua te zgjedhja e këngës, e cila sipas tyre nuk i përshtatej madhështisë së finales së Kupës së Botës. /Telegrafi/

Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

20 July 2026 at 23:50


Aksidentet në Kosovë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, ku numri i aksidenteve fatale ka shënuar rritje.

Rastet e aksidenteve, sipas ekspertëve të sigurisë, përbëjnë shqetësim serioz, prandaj bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente dhe hartimin e strategjive për më shumë siguri në rrugë.

“Ajo që është urgjente për institucionet tona është krijimi i strategjisë së sigurisë rrugore. Në kuadër të krijimit të kësaj strategjie merren pastaj edhe masat për hulumtimin e aksidenteve dhe faktorëve që ndikojnë në aksidente, si dhe krijimi i masave preventive”, ka thënë Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit

Ndër faktorët e aksidenteve, ekspertët përmendin edhe faktorin njeri.

“Jo vetëm ulja e shpejtësisë, por edhe kujdesi gjatë vozitjes. Të mos pengohet mjeti tjetër gjatë lëvizjes. Kuptohet që duhet të respektohen shenjat në komunikacion, të mos përdoret telefoni, por mbi të gjitha të kemi kujdes gjatë vozitjes”, tha për RTK-në Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thonë se fokusi i tyre është mirëmbajtja sistematike e rrjetit ekzistues, përmirësimi i standardeve teknike dhe eliminimi i çdo elementi që mund të paraqesë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Ata theksuan se janë duke punuar intensivisht në hartimin, përditësimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave për sigurinë rrugore, të cilat synojnë krijimin e sistemit të modernizuar të menaxhimit të sigurisë në komunikacion që ndikojnë dhe uljen e numrit dhe rrezikut të aksidenteve.

Ndërkohë, për parandalimin e aksidenteve, Policia thekson se në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bën fushata ndërgjegjësuese dhe, si masë parandaluese e ndëshkuese, gjobit shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas Policisë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 45 aksidente fatale me 46 persona të vdekur.Ndërkaq, u shenuan mbi 10 mijë të tjera.

Megjithëse, sipas Policisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie prej 4.77%, teksa numri i gjobave është rritur për 5.82%.

Tarifat e reja prej 50 për qind të Trump ndaj Kanadasë rrezikojnë të ndezin një luftë të re tregtare

20 July 2026 at 23:50


Presidenti Donald Trump po përdor një ligj tregtar të vitit 1930 për të vendosur tarifa marramendëse prej 50% për disa mallra kanadeze.

Ky veprim kërcënon një luftë më të gjerë tregtare me partnerin e dytë tregtar të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Mallrat kanadeze të prekura variojnë nga pajisjet elektrike, të tilla si frigoriferët, deri te makineritë, sipas shtojcave të tre shpalljeve që Trump nënshkroi të hënën. Tarifat nuk do të hyjnë në fuqi për 30 ditë.

Trump përmendi Seksionin 338 të Aktit të Tarifave të vitit 1930, një ligj që i lejon një presidenti të vendosë tarifa mallrash deri në 50% pa miratimin e Kongresit kur një vend besohet se po diskriminon mallrat amerikane. Megjithatë, ligji nuk është zbatuar kurrë në këtë mënyrë.

Javën e kaluar, Trump kërcënoi me tarifa më të larta për mallrat kanadeze për të ndëshkuar vendin për ndikimin që zjarret e tij kanë pasur tek amerikanët në ditët e fundit.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve të hënën se ky veprim nuk kishte lidhje me këtë.

"Presidenti ka mundësi të tjera për këtë", tha zyrtari.

Përkundrazi, pjesa e fundit e tarifave lidhej me trajtimin e dyshuar diskriminues të automjeteve, alkoolit dhe produkteve të qumështit amerikan. /Telegrafi/

Pse udhëtarët me përvojë vendosin një rrotull letre higjienike në valixhe

20 July 2026 at 23:49


Një send krejt i zakonshëm mund ta ndryshojë mënyrën si e gjeni valixhen kurta hapni në destinacion

Paketimi i valixhes nuk është gjithmonë aq i thjeshtë sa duket. Duam që rrobat të mbeten të pastra e të freskëta, shishet të mos derdhen dhe sendet e brishta të mos dëmtohen. Për këtë arsye, udhëtarët me përvojë përdorin disa truke të thjeshta dhe të lira. Njëri prej tyre është vendosja e një rrotulle letre higjienike në valixhe.

Gjatë udhëtimit, bagazhi ekspozohet ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë, qoftë në avion, autobus apo veturë. Letra higjienike mund të thithë një pjesë të lagështisë dhe të ndihmojë që rrobat të ruajnë freskinë, sidomos kur në valixhe ka peshqirë ose veshje që nuk janë tharë plotësisht.

Disa udhëtarë hedhin edhe disa pika vaji esencial, si livandë, limon ose mente, mbi pjesën e kartonit. Aroma çlirohet gradualisht dhe e mban valixhen me erë më të këndshme, transmeton Telegrafi.

Letra mund të shërbejë edhe si mbrojtje për sende të brishta. Me disa shtresa mund të mbështillen shishet e parfumit, enët e vogla prej qelqi ose suveniret, duke e zvogëluar rrezikun e dëmtimit.

Një rrotull rezervë mund të jetë e dobishme edhe pas mbërritjes, veçanërisht në apartamente, hostele ose kampe ku mund të mos ketë mjaftueshëm letër higjienike.

Megjithëse duket si një truk i vogël, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e freskisë së rrobave, mbrojtjen e sendeve dhe përballimin e situatave të papritura gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

"Sa zgjat koha shtesë?" – pyetja që theu rekordet e kërkimeve në Google gjatë finales së Kupës së Botës

20 July 2026 at 23:46


Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk dominoi vetëm ekranet televizive, por edhe kërkimet në internet.

Sipas të dhënave të Google Trends, pyetja "Sa zgjat koha shtesë në futboll?" arriti nivelin më të lartë të kërkimeve në Spanjë në 20 vitet e fundit.

Interesi i madh erdhi pasi finalja në stadiumin MetLife përfundoi pa gola në kohën e rregullt dhe kaloi në vazhdime, ku Ferran Torres shënoi golin që i siguroi Spanjës titullin e dytë kampion bote.


Përveç pyetjes për kohën shtesë, pesë kërkimet më të njohura në Spanjë gjatë finales ishin:

  • "Nga është Ferran Torres?"
  • "Kur mbërrin kombëtarja spanjolle në Madrid?"
  • "Kur do të zhvillohen festimet për titullin e Kupës së Botës?"
  • "Kush shënoi golin që i dha Spanjës Kupën e Botës?"
  • "Për cilin klub luan Ferran Torres?"


U rrit interesi edhe për fanellën e kampionëve

Pas përfundimit të finales dhe shpalljes së Spanjës kampione, u rrit ndjeshëm edhe interesi për fanellën e re të kombëtares.

Kërkimet për "fanella e Spanjës me dy yje" dhe "fanella e re e Spanjës" u bënë ndër më të kërkuarat në vend.

Ndërkohë, në Argjentinë, menjëherë pas humbjes në finale, tema më e kërkuar në internet ishte Kupa e Botës 2030, me tifozët që tashmë e kthyen vëmendjen te edicioni i ardhshëm.

Fotoja e Messit me Yamal pushtoi botën

Në nivel global, fotografia e famshme ku Lionel Messi mban në krahë dhe lan në vaskë foshnjën Lamine Yamal u bë trendi numër një në Google, pasi imazhi simbolik mori një domethënie të re pas finales, ku Yamal udhëhoqi Spanjën drejt triumfit ndaj Argjentinës. /Telegrafi/

Të shtëna masive në Arizona, nëntë persona të plagosur - sulmuesi qëllohet nga policia

20 July 2026 at 23:46


Nga të shtënat masive në Tucson, Arizona, kanë mbetur nëntë persona të plagosur, tha policia amerikane, shkruan Newsweek.

Oficerët qëlluan një person të dyshuar të armatosur në vendngjarje dhe ai u dërgua në spital me lëndime kërcënuese për jetën, transmeton Telegrafi.

Incidenti filloi rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës, kur oficerët në patrullë dëgjuan të shtëna me armë.

Të shtënat ndodhën në bllokun 100 të East Congress Street, një zonë në qendër të qytetit e njohur për jetën e natës, baret dhe restorantet.

"Ata oficerë menjëherë filluan të vraponin drejt zhurmës së të shtënave dhe duke vepruar kështu ata hasën të dyshuarin", tha Frank Magos, i departamentit të policisë së Tucson, në një konferencë për shtyp të dielën.

Magos tha se oficerët i dhanë urdhra të përsëritura të dyshuarit, përpara se njëri prej oficerëve ta qëllonte. Asnjë oficer nuk u plagos.

Të nëntë personave të plagosur iu dha ndihmë në vendngjarje nga oficerët përpara se të transportoheshin në spital.

Magos tha se shumë nga viktimat u qëlluan në "gjymtyrët" e tyre dhe të gjithë ishin të rritur.

Policia po bën thirrje për informacion nga publiku dhe vuri në dukje se zona është një "vend krimi mjaft i madh".

Departamenti i sherifit të Qarkut Pima do të drejtojë hetimin për të shtënat.

Hero cops in Tucson, Arizona, stopped a gunman who opened fire on a downtown crowd, leaving nine people critically wounded in a mass shooting early Sunday. https://t.co/r8smUN3DSA pic.twitter.com/yYV8guYMp7
— New York Post (@nypost) July 19, 2026

Hetuesit e Policisë së Tucsonit do të shqyrtojnë veprimet e oficerit të policisë për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë shkelje nga policia.

Ligjvënësit e Arizonës kanë falënderuar policinë dhe kanë ndarë shqetësimin për incidentin.

Guvernatorja Katie Hobbs, një demokrate, shkroi në një postim në X, "Zemërthyer nga të shtënat masive në qendër të Tucsonit herët këtë mëngjes".

Ajo shtoi se ishte mirënjohëse ndaj policisë, "ndërhyrja e shpejtë e të cilës parandaloi tragjedi të mëtejshme".

Senatori Ruben Gallego, një demokrat, tha se të shtënat ishin një tragjedi, duke shkruar në X se "Arizonasit meritojnë të ndihen të sigurt kudo që janë, dhe unë po mendoj për viktimat e kësaj dhune të pakuptimtë".

Kongresisti republikan Juan Ciscomani, i cili përfaqëson distriktin e gjashtë të Arizonës, shkroi në një postim në X, "ne mbetemi mirënjohës për oficerët e guximshëm të policisë së Tucsonit, reagimi i shpejtë i të cilëve ndihmoi në mbrojtjen e komunitetit tonë".

Kryetarja e Bashkisë së Tucsonit, Regina Romero, një demokrate, tha në një deklaratë të lëshuar në Facebook se qyteti kishte përjetuar "një tjetër akt serioz dhe të pakuptimtë të dhunës me armë".

"Qasja e lehtë në armë dhe ligjet e dobëta të sigurisë së armëve në Arizona kanë vazhduar të na vënë të gjithëve në rrezik", tha ajo, përpara se të bënte thirrje për kufizime më të mëdha mbi pronësinë e armëve, duke përfshirë edhe kontrollin universal të së kaluarës.

"Ka më shumë gjëra që ligjvënësit mund dhe duhet të bëjnë", shkroi ajo.

Të paktën 40,000 njerëz u qëlluan në vitin 2025 në SHBA në tërësi, më shumë se 110 njerëz në ditë.

Kjo shifër nuk pasqyron vetëvrasjet me armë dhe u regjistrua në një vit kur vdekjet dhe lëndimet nga të shtënat ranë, sipas organizatës jofitimprurëse gazetareske The Trace, e cila raporton mbi dhunën me armë. /Telegrafi/

Robbie Williams sqaron videon virale nga intervista në finalen e Botërorit

20 July 2026 at 23:22


Robbie Williams ka reaguar pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale gjatë një interviste televizive në finalen e Kupës së Botës.

Gjatë një lidhjeje me televizionin Magenta TV, shikuesit vunë re një grimcë të bardhë që ra në mikrofon, duke bërë që shumë prej tyre të dyshonin se bëhej fjalë për ndonjë substancë.

Pas reagimeve të shumta, Robbie sqaroi situatën përmes një videoje në Instagram, duke thënë se ajo që kishte rënë në mikrofon ishte një karamele me mentol që i kishte dalë nga goja.

Foto: X

Këngëtari britanik e trajtoi situatën me humor, duke kërkuar falje në mënyrë ironike për 'momentin joprofesional' dhe duke treguar se kishte ende disa karamele të tjera me vete.

Williams ishte një nga artistët që performuan në ceremoninë e finales së Kupës së Botës 2026, ku u ngjit në skenë së bashku me Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini.

Ai tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen e tij, duke u shfaqur me një kostum sportiv me shkëlqim dhe një stil të veçantë.

Pas performancës, Robbie iu bashkua spektatorëve në stadium, ku ndoqi finalen së bashku me bashkëshorten e tij, Ayda Field. /Telegrafi/

Tri shenja se fëmija ka vetëbesim të ulët – prindërit shpesh nuk i vërejnë

20 July 2026 at 23:21


Vetëkritika, krahasimi me të tjerët dhe ndryshimet në gjuhën e trupit mund të tregojnë se fëmija po lufton në heshtje me pasigurinë

Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të rritet i lumtur, i sigurt në vete dhe i gatshëm për t’u përballur me sfidat. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet se fëmija po përballet me vetëbesim të ulët.

Trajnerja e rezistencës psikologjike, Cindra Kamphoff, veçon tri shenja paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i shpërfillin.

1. Flet vazhdimisht keq për veten

Një nga shenjat më të dukshme është kur fëmija e kritikon shpesh veten ose fajësohet gjatë pas një dështimi.

Shprehje si: “Unë nuk vlej për asgjë” ose “Asgjë nuk më shkon mirë” tregojnë se fëmija po e lidh një gabim me vlerën e tij si person.

Në vend që vëmendja të mbetet vetëm te dështimi, prindërit duhet ta ndihmojnë të kuptojë se çfarë mund të mësojë nga përvoja. Kështu, ai mëson se gabimet janë pjesë normale e rritjes dhe mundësi për përmirësim.

2. Krahasohet vazhdimisht me të tjerët

Krahasimi me bashkëmoshatarët është pjesë e zakonshme e rritjes. Problem bëhet kur fëmija mendon vazhdimisht se të tjerët janë më të mirë, më të suksesshëm ose më të bukur se ai.

Prindërit mund ta ndihmojnë duke e orientuar drejt qëllimeve personale dhe gjërave që varen nga përpjekja e tij, në vend që ta masë vlerën e vet vetëm në raport me të tjerët, transmeton Telegrafi.

3. Ndryshon gjuha e trupit dhe i mungon energjia

Fëmija mund të mos thotë hapur se ndihet i pasigurt, por trupi i tij mund ta tregojë këtë.

Supet e përkulura, shmangia e kontaktit me sy, buzëqeshja më e rrallë dhe mungesa e energjisë mund të jenë shenja se ai po përballet me mendime negative për veten.

Nuk ndihmojnë shprehjet si “Gëzohu” ose “Nuk është asgjë”. Më e dobishme është që fëmija të ndihmohet ta njohë dhe ta emërtojë emocionin.

Mund të përdoret edhe metoda e thjeshtë:

  • Ndalo – bëj një pauzë të shkurtër;
  • Qetësohu – merr disa frymë thellë;
  • Reago – pasi të qetësohesh, mendo si dëshiron të veprosh.

Aftësia për t’i rregulluar emocionet ndihmon në zhvillimin e vetëbesimit dhe në përballimin më të mirë të presionit.

Prania e një prej këtyre shenjave nuk do të thotë domosdoshmërisht se fëmija ka problem serioz. Megjithatë, është e rëndësishme të bisedoni me të dhe t’i ofroni mbështetje. Nëse sjellja vazhdon për një kohë të gjatë ose ndikon në jetën e përditshme, rekomandohet këshillimi me psikologun e fëmijëve. /Telegrafi/

Ushtria amerikane nis një valë të re sulmesh kundër Iranit

20 July 2026 at 23:16


Shtetet e Bashkuara nisën një valë të re sulmesh kundër Iranit të hënën për natën e 10-të radhazi, ndërsa presidenti Donald Trump u zotua se Teherani do të paguante "shumëfish" për vrasjen e ushtarëve amerikanë dhe konfrontimi rajonal vazhdoi të përhapej në të gjithë Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se raundi i fundit i sulmeve filloi në orën 4 pasdite sipas kohës lindore. Objektivat nuk u zbuluan menjëherë, por operacionet e fundit amerikane janë përqendruar në aftësitë ushtarake iraniane, infrastrukturën raketore dhe pozicionet e lidhura me sulmet kundër forcave amerikane, transmeton Telegrafi.

Uashingtoni gjithashtu është përpjekur të dobësojë sistemet iraniane që mund të kërcënojnë operacione më komplekse amerikane ose përpjekjet për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Sulmet pasuan një nga periudhat më vdekjeprurëse për forcat amerikane që nga fillimi i luftës në shkurt. Numri i trupave amerikane të vrarë u rrit në 17 gjatë fundjavës, ndërsa mbetjet e gjetura pas një sulmi iranian në Jordani po shqyrtoheshin për të përcaktuar nëse ato i përkisnin një anëtari tjetër të shërbimit të zhdukur.

Dy ushtarë amerikanë u konfirmuan të vrarë kur raketat balistike iraniane goditën bazën ajrore Muwaffaq Salti në Jordani. Në mars, gjashtë trupa amerikane u vranë kur një dron iranian goditi një strukturë ushtarake amerikane në Port Shuaiba në Kuvajt. Rreth 430 anëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur gjatë konfliktit.

"Çdo herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do ta paguajnë shumëfish për atë vrasje", shkroi Trump në Truth Social.

Ai tha se direktiva i ishte kaluar Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralit Dan Caine dhe çdo komandanti të lartë ushtarak amerikan.

Trump nuk shpjegoi se çfarë përfshinte urdhri, por Shtetet e Bashkuara kishin filluar tashmë të zhvendosnin avionë luftarakë shtesë dhe tanke ajrore për furnizim me karburant në rajon para sulmit fatal në Jordani.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të merrte pjesë në transferimin dinjitoz në bazën Ajrore të Dover për trupat e rënë.

Jordania është shfaqur si një nga fushat qendrore të betejës në konfrontimin në zgjerim. Ushtria e saj kapi tre raketa iraniane të hënën në mbrëmje pasi u dhanë alarme në të gjithë vendin, pa raportuar viktima ose dëme. /Telegrafi/


Today at 4 p.m. ET, U.S. forces began a new round of strikes against Iran at the Commander in Chief's direction. The strikes are designed to further degrade Iranian military capabilities used to attack commercial shipping in the Strait of Hormuz.
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 20, 2026

Ushtria izraelite nis një "pilot program" për tërheqje të pjesshme në Liban

20 July 2026 at 23:07


Ushtria izraelite nisi një "pilot program" duke transferuar kontrollin e tre fshatrave në Libanin jugor te ushtria libaneze të hënën, sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

"IDF do të përshtasë pozicionin e forcës së saj në njërën nga zonat pilot në mënyrë që Forcat e Armatosura Libaneze të mund të kryejnë misionin e tyre, duke mbrojtur sigurinë e ushtarëve të IDF dhe duke ruajtur të drejtën e saj për vetëmbrojtje dhe për të larguar kërcënimet", thuhet në deklaratë.

"Programi pilot shërben si një provë e sovranitetit të Forcave të Armatosura Libaneze në tre fshatrat pilot", shtohet në deklaratë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të monitorojnë tërheqjen, transmeton Telegrafi.

Tërheqja e pjesshme del nga një kornizë prej 14 pikash e nënshkruar nga Izraeli dhe Libani pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi nisjen e pilot programit më herët të hënën, duke emëruar tre fshatra libanezë pranë "Vijës së Verdhë" që përcakton territorin e pushtuar nga Izraeli në Liban.

Një nga fshatrat u pushtua nga ushtria izraelite, ndërsa dy të tjerët u sulmuan gjatë luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Deklarata izraelite vjen një ditë para se presidenti libanez Joseph Aoun të vizitojë Shtëpinë e Bardhë dhe të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë vazhdimisht se nuk kanë ndërmend të tërhiqen plotësisht nga Libani derisa milicia Hezbollah e mbështetur nga Irani të çarmatoset - një perspektivë e largët.

Deklarata e së hënës thekson se ushtria izraelite do të mbetet në "Zonën e Sigurisë" atje "për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur komunitetet e Izraelit verior". /Telegrafi/

QKUK jep detaje rreth gjendjes së fëmijës së lënduar në aksidentin në Istog

20 July 2026 at 23:07


Një fëmijë është transferuar për trajtim në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve që ka marrë në aksidentin që ka ndodhur në Shushicë të Istogut sot rreth orës 16:00.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë.

“Fëmija është pranuar në gjendje të rëndë, me politraumë si pasojë e aksidentit në komunikacion. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe aktualisht pacienti ndodhet nën observim në Qendrën Emergjente. Pas përfundimit të vlerësimit dhe stabilizimit të gjendjes, trajtimi do të vazhdojë në Klinikën e Mjekimit Intensiv”- ka deklaruar Syla për Kallxo.

Syla tha se gjendja e tij është e rëndë por stabile për momentin.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi pasditen e sotme në Istog.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:00 është pranuar një paciente pa shenja jete.

“Pacientja kishte pësuar politraumë dhe, përkundër procedurave të ndërmarra, është konstatuar pa shenja jete”- thuhet në njoftim.

Ndërsa thuhet se rreth 30 minuta më vonë, në Emergjencë janë pranuar edhe katër të lënduar nga i njëjti aksident.

“Një fëmijë, me lëndime të rënda, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit. Sipas mjekëve, ai ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit”- thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë, një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy persona të tjerë, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë konstatuar me lëndime të lehta trupore, janë liruar për trajtim ambulantor.

Sa para lë një turist në Shqipëri?

20 July 2026 at 23:06


Këtë të hënë, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri.

Të dhëna nga Instituti kërkimor “Data Centrum”, studimi i të cilëve ka marrë një kampion prej 1000 turistësh të huaj, kanë paraqitur se mesatarja e shpenzimeve totale për një grup të përbërë prej 2-3 personash rezulton në 2025 euro.

Ndërkohë, mesatarja e shpenzimeve për një person rezulton të jetë 761 euro.

Shpenzime këto të cilat përfshijnë: akomodimin, ushqim dhe pije, transport brenda vendit, blerje dhe shpenzime të tjera.

Sipas të dhënave nga “Data Centrum”, akomodimi u ka zënë turistëve pjesën më të madhe të shpenzimeve me 44% nga totali i shpenzimeve. Konsumi i ushqimeve dhe pijeve rezultojnë me 29% . Ndërsa, transporti brenda vendit rezulton të jetë 13 %.

Sipas drejtoreshës së Institutit Kërkimor Data Centrum, Sonila Çela, kategoria e transportit vjen me një përqindje të tillë duke marrë parasysh se turistët e huaj kanë zgjedhur të udhëtojnë më shumë me taksi apo makina me qera, sesa me transport publik./Euronews Albania

- YouTube www.youtube.com

❌
❌