Forcat e armatosura britanike kanë zhvilluar një stërvitje të NATO-s në Estoni, ku kanë simuluar goditje me dronë me rreze të gjatë veprimi drejt objektivave në zonën e Shën Petersburgut, qyteti ku ka lindur presidenti rus Vladimir Putin. Sipas The Sun, ushtria britanike po intensifikon përgatitjet për skenarë të mundshëm përballjeje me Rusinë, duke testuar gjatë manovrave dronët e rinj raketorë Nyan. Këta dronë kanë një rreze veprimi prej afro 250 kilometrash dhe janë projektuar për të goditur objektiva strategjikë si depo karburanti, depo municionesh dhe qendra komanduese ushtarake. Stërvitja u zhvillua në bazën ushtarake të Tapës në Estoni, rreth 250 kilometra në vijë ajrore nga Shën Petersburgu. Në këtë rajon ndodhen edhe baza detare strategjike ruse e Kronstadtit dhe baza ajrore ushtarake e Levashovos. “Gjatë stërvitjes testuam nëse droni mund të fluturonte nga këtu deri në Shën Petersburg. Gjithçka varet nga mbrojtja ajrore dhe lufta elektronike e kundërshtarit, që do të përcaktonin mënyrën e manovrimit”, tha një ushtarak britanik, i cituar nga The Sun. Sipas raportimit, dronët Nyan do të zëvendësojnë një kompani tankesh Challenger 2, e cila ka qenë e dislokuar në Estoni gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar ndryshimin e strategjisë ushtarake drejt përdorimit më të gjerë të sistemeve pa pilot. #voxnews #media #news @voxnews.al
Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas incidentit të gjuajtjes me vezë të deputetëve nga protestuesit para nisjes së seancës së sotme plenare. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Braçe e cilëson të papranueshëm dhe jashtë çdo të drejte themelore, sulmin fizik ndaj deputetëve. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë të sulmojë fizikisht një tjetër, duke theksuar se veprime të tilla nuk mund të justifikohen në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ai kritikoi edhe kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, për justifikimin sipas tij për të legjitimuar akte të tilla, duke nënvizuar se në një shtet demokratik reagimi ndaj kujtdo që gabon bëhet përmes votës dhe drejtësisë, jo përmes dhunës. Sipas Braçes, sulmet fizike janë karakteristikë e sistemeve ku ekstremizmi i dhunshëm zëvendëson institucionet demokratike, ndërsa Shqipëria ka zgjedhur rrugën evropiane, ku dhuna konsiderohet krim dhe jo mjet politik. #voxnews #media #news #erionbrace
Dy persona humbën jetën, mes të cilëve një shqiptar, dhe një u plagos në një aksident të rëndë ditën e djeshme, në zonën Pastorano në Itali. Në aksident u përfshinë një “Fiat Stilo” dhe një automjet komercial “Piaggio Porter”. Viktimat janë një italian 69-vjeçar dhe një shtetas shqiptar 42-vjeçar. Tragjedia ndodhi rreth orës 13:50 të së dielës, më 19 korrik. Pas përplasjes, të dy automjetet mbetën të palëvizshme në qendër të rrugës. Sipas një rindërtimi fillestar, Piaggio Porter hyri në rrugën shtetërore Appia nga një rrugë dytësore dhe u godit nga Fiat Stilo, i cili po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Një nga personat që ndodhej në Porter u nxor, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të bllokuar brenda automjeteve. Pavarësisht përpjekjeve, nuk mund të bëhej asgjë për dy shoferët Një person tjetër, gjithashtu shtetas shqiptar, që ishte pasagjer, u plagos rëndë dhe u dërgua në spitalin e Casertës. ANSA raporton se jeta e tij nuk është në rrezik. #voxnews #media #news @voxnews.al
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore për të gjithë ata drejtues mjetesh që bëhen shkak për bllokimin e trafikut. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i dikasterit të Brendshëm theksoi se sjelljet që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk do të tolerohen më. Sipas ministrit Lamallari, është e papranueshme që për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të disa individëve të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve të cilët zgjedhin të respektojnë normat qytetare dhe kodin rrugor. Ai nënvizoi se rregullat janë të barabarta dhe duhet të zbatohen nga të gjithë pa asnjë përjashtim apo dallim. Zgjerimi i teknologjisë së monitorimit në akset kombëtare Për të garantuar zbatimin e ligjit në terren, Policia e Shtetit po shfrytëzon mjete të avancuara të monitorimit nga ajri. Ministri bëri të ditur se krahas dronëve që janë tashmë në funksion, strukturave policore do t’u shtohet së shpejti edhe një rrjet i ri monitorimi teknologjik. Bëhet fjalë për kamerat inteligjente të sistemit Smart City, të cilat është planifikuar të vendosen përgjatë akseve kryesore kombëtare dhe rrugëve strategjike të vendit. “Dronëve të Policisë së Shtetit do t’u shtohen së shpejti edhe kamerat inteligjente të sistemit Smart City, të cilat do të vendosen në akset kombëtare”, thekson Lamallari. Ky investim synon të rrisë sigurinë rrugore dhe të mundësojë identifikimin e menjëhershëm të shkelësve, duke ua kaluar të dhënat patrullave më të afërta të policisë në terren për vendosjen e gjobave përkatëse. Autoritetet shprehen se ky mekanizëm i ri do të shërbejë si një mjet efikas për të parandaluar vonesat artificiale në trafik dhe për të kultivuar një sjellje më të përgjegjshme nga ana e përdoruesve të rrugës. #voxnews #media #news
Policia arrestoi një shtetas italian banues në zonën e Napolit, kundër të cilit ishte në pritje një kërkesë arresti me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Operacioni u krye nga oficerë të Zyrës së Komisionerit të Sigurisë Publike të Fondit, si pjesë e kontrolleve të individëve të pranishëm në mjediset e akomodimit. Prania e 34-vjeçarit u zbulua nëpërmjet një alarmi të lidhur me kontrollet e klientëve të hotelit. Raporti arriti në Sallën e Operacioneve dhe shkaktoi ndërhyrjen e policisë. Oficerët arritën menjëherë në hotelin e treguar dhe konfirmuan praninë aktuale të personit të kërkuar. I kërkuari u shoqërua më pas në zyrat e Stacionit të Policisë për kontrollet e zakonshme. Në stacionet e policisë u kryen verifikime mbi dokumentacionin e pranishëm në bazën e të dhënave të Interpolit. Hetimet e mëtejshme konfirmuan vlefshmërinë e masës kufizuese të lëshuar nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe Interpol Tirana dhe pritet ekstradimi i tij. Sipas autoriteteve gjyqësore shqiptare, 34-vjeçari akuzohet për shmangie të taksave në vlerë prej afërsisht 150,000 eurosh në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri. Ai drejtonte një fabrikë këpucësh. Për këto fakte, ndaj tij ishte lëshuar një masë paraprake për t’u ekzekutuar në Shqipëri, si pjesë e një procesi penal që është ende në pritje, informon media italiane. Pas arrestimit të tij, ai u dërgua në burgun Latina. Tani mbetet në dispozicion të Gjykatës së Apelit kompetente për procedurat e ekstradimit. Gjykata do të duhet ta vërë në fuqi urdhrin brenda 96 orëve dhe të vendosë për kërkesën për ekstradim të bërë nga autoritetet shqiptare. #voxnews #media #news
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e makinave. Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. #voxnews #media #news @voxnews.al
Përveç gjyqit për llogari të të cilit po mbahet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ketë një përballje të re me SPAK në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për të nisur një hetim penal për “falsifikim dokumentesh” të bërë ndaj Nesti Angonit, personazhit anonim mbi një dokument të të cilit SPAK nisi hetim ndaj kryebashkiakut. Në thelbin e shqyrtimit është ankimi i Erion Veliajt kundër një vendimi të Prokurorisë së Tiranës për “mosfillim procedimi penal”. Prokuroria vendosi të mos niste hetim mbi kallëzimin e bërë nga Veliaj në Prokurorinë e kryeqytetit në prill 2026, ku kërkonte identifikimin e personit real që fshihet pas “Nesti Angonit”, me pretendimin se prej tij ishte falsifikuar një dokument. Po ashtu, Veliaj kërkonte të verifikohej se si ishte depozituar në SPAK apo administruar kallëzimi i Angonit. Nga ana e saj, Prokuroria e Tiranës ka verifikuar se Nesti Angoni nuk figuron në regjistrin e Gjendjes Civile. Përveç kësaj, ka arsyetuar se nuk ka tagër, kompetencë të kontrollojë hetimet e kryera nga SPAK dhe vërtetësinë e akteve të administruar prej saj në dosjen “Veliaj”. Ky vendim është ankimuar nga Veliaj në Gjykatën e Tiranës, e cila më 15 korrik ka vendosur shpalljen e moskompetencës, dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Aktualisht, dosja ndodhet në duart e gjyqtarit Erjon Çela, që në ditët në vijim të caktojë datën e parë të shqyrtimit të saj. #voxnews #media #news @voxnews.al
Më 11 shtator 2025, pushimet e Davidit, një 18 vjeçar nga Praga, morën një rrjedhë të papritur në gjirin e Sarandës, ndërsa ai po bënte xhiro në det me një “Jet Ski”. Gjatë kthimit me shpejtësi të ulët drejt bregut, ku do të merrte të ëmën si pasagjere, ai u godit fuqishëm nga një mjet tjetër lundrues i drejtuar nga turistë nga Franca, duke përfunduar pa ndjenja në ujë. E ëma që po filmonte nga skela u shokua, ndërsa pa të birin të pluskonte në ujë, i mbajtur në sipërfaqe vetëm nga jeleku i shpëtimit. “Djali im ra në ujë, duke mbetur i palëvizshëm dhe pa ndjenja,” tha ajo në një intervistë për BIRN. David dhe nëna e tij kërkuan të ishin anonimë, ndërsa i vunë në dispozicion BIRN dosjen e plotë të rastit të tyre, përfshi videon që tregonte përplasjen. Gjatë rrugës për në spital, operatori që drejtonte biznesin e jetskive iu lut familjes të mos e përmendnin që dëmtimi kishte ndodhur nga një mjet ujor, duke pranuar se punonte pa një licencë. Thuajse një vit më vonë, hetimet e kërkuara me këmbëngulje nga familja çeke nuk kanë dhënë asnjë rezultat, pasi fajtorët nuk u identifikuan. Aksidente të ngjashme vijojnë të trondisin pushimet e shqiptarëve dhe të huajve në brigjet e vendit nga Shkodra në Sarandë. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tregojnë se ka një rritje të theksuar të aksidenteve me mjete motorike ujore, pavarësisht masave administrative dhe ashpërsimit të ndëshkimeve. Nga vetëm dy incidente të rënda me pesë të lënduar në vitin 2023, bilanci është rënduar në 13 aksidente gjatë vitit 2025, duke lënë pas 17 të plagosur dhe tre viktima, përfshirë turistë të huaj. Erdit Gega, drejtues i Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, thotë se edhe pse nuk renditen te shkaktarët kryesorë të vdekjeve në det, motorët e ujit mbeten një nga rreziqet shqetësuese për ata që i drejtojnë dhe për notarët e tjerë. “Normalisht që janë të rrezikshëm,” tha Gega, ndërsa shtoi se pavarësisht vëmendjes së shtuar të policisë dhe sinjalizimeve nga vrojtuesit e plazhit, mjaft prej drejtuesve të këtyre mjeteve vijojnë të sillen me “arrogancë”. “ Shifrat e rrezikut në det Incidentet me mjete lundruese mbeten një shqetësim i vazhdueshëm në plazhet e Shqipërisë edhe gjatë këtij sezoni. Në qershor të vitit 2026, një 22-vjeçar humbi jetën në Gjirin e Ksamilit pasi u përplas me Jet Ski me skafin e Policisë Kufitare. Një vit më parë, në qershor 2025, një 34-vjeçar britanik humbi jetën dhe partnerja e tij u lëndua pasi ranë nga motori i ujit në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës; ata nuk dinin not dhe mjeti u ishte dhënë pa asnjë verifikim të njohurive apo licencës për drejtimin e tij. Të dhënat e siguruara përmes një kërkese për të drejtë informimi nga Policia e Shtetit tregojnë se gjatë viteve 2023-2025 u konstatuan 37 subjekte dhe individë që operonin motorë dhe varka uji tërësisht jashtë ligjit, pa licencë apo dokumentacion. Në tre vite, numri i mjeteve të bllokuara nga policia u rrit nga 224 në vitin 2023 në 305 në vitin e kaluar për shkak të mungesës së dokumenteve nga operatorët apo për shkak se këta të fundit apo personat që i morën me qira shkelën rregullat e sigurisë. Në total, policia thotë se ka bllokuar në tre vite 794 mjete lundruese, prej të cilave 65% u ndëshkuan për shkelje të drejtpërdrejta të sigurisë, të tilla si mbingarkesa me pasagjerë apo dhënia e mjeteve personave të papërgatitur dhe pa mjete shpëtimi. Ndërhyrjet masive të policisë dhe gjobat e rënda që variojnë nga minimumi 50 mijë lekë nuk duket se e kanë dekurajuar operimin e këtyre mjeteve në shkelje të rregullave të sigurisë. Vetëm në muajin qershor 2026, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë bëri me dije se bllokoi 66 mjete lundruese për shkelje të rregullave të sigurisë detare. Megjithatë përfaqësuesit e monitorimit të plazheve theksojnë se mjetet lundruese mbeten një rrezik real për shkak të papërgjegjshmërisë, edhe pse nuk renditen në listën e shkaktarëve kryesorë të mbytjeve në ujë. #voxnews #media #news
Një nga qëndrestarët e protestës qytetare që vijon prej 50 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit Florjan Binaj, deklaroi se nuk ishte në dijeni për mbledhjen e Kuvendit Qytetar. Ai tha se nuk e sheh atë si përfaqësues të protestës. “Unë jo vetëm që s'isha i pranishëm, por nuk kisha dijeni fare që ka krijuar një kuvend. Absolutisht, (nuk isha informuar). Dje pashë ato pamjet të disa njerëzve që mu duk diçka e stisur, me thënë të drejtën. Mu duk diçka jo shumë përfaqësuese, sepse mendoj që në qoftë se do duhet të bëhet, duhen pyetur ata njerëzit atje në shesh, të gjithë njerëzit atje në shesh. Vetëm Armir Shkurtin njoha, arrita të dalloj aty dhe zotin Sazan Guri. Pra zotin Shkurti dhe zotin Guri. Pjesën tjetër nuk i njihja fare, nuk i kam parë”, tha Binaj për A2. Sipas tij ka një tentativë për përçarje nga brenda protestës që vjen nga politika për të zhbërë atë që ndodh në shesh. “Përpjekja është nga politika pasi i harxhuan të gjithë fishekët e mundshëm me të cilët kanë vrarë çdo protestë që ka qenë më përpara qoftë e studentëve, qoftë e çmimeve, qoftë e shumë gjërave. Pasi harxhuan këto fishekë të cilët dikur funksiononin, sot nuk funksionojnë më sepse maskat kanë rënë, sepse njerëzit e kanë dalluar tashmë kush është, për kë, kush punon, për kë dhe për çfarë. Këta tani po përpiqen ta çajnë nga brenda. Pra, të fusin filiza, të mbjellin një farë të keqe për ta përçarë nga brenda. Duke futur element radikalë, duke futur elementë problematikë, duke futur njerëz që hedhin fjalë për të provokuar njerëzit dhe padyshim do vinte dhe ky momenti që ne e prisnim dhe madje ka ardhur goxha vonë. Që këta do bënin çmos që të krijonin një diçka paralele duke i vënë emrin si duan ata. Ndoshta mund të krijojnë edhe dy, tre gjëra, katër, pesë, shtatë gjëra kuvende të tjera paralele që njerëzit mos ta gjejnë veten se ku janë, pra të zhbëjnë atë që është bërë në shesh dhe në fund të ditës pastaj të arrijnë qëllimin që ta zhbëjnë protestën”, theksoi ai. Për më shumë klikoni në STORY�
Një aksident rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një tip BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte në automjetin tip Opel. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona që ndodheshin në BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas bluzave të bardha, tre të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur dokumentimin e aksidentit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes tragjike, që i mori jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Ish-zëvendësministrja e Financave dhe ish-drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj një ditë më parë kritikoi dhe analizoi deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj sa i përket zhvlerësimit të euros por dhe parave të ardhura në vendin tonë nga turizmi. (POSTIMI) Mjaftoi ai postim që një “sherr” virtual të hapej mes dy ish-kolegeve dhe dy ish-mikeshave, Delina Ibrahimajt dhe Irena Beqirajt. Ibrahimaj iu përgjigj Beqirajt me një analizë të gjatë, ku përtej shifrave dhe argumenteve ekonomike, nuk munguan as thumbimet personale. Ibrahimaj la të kuptohej se kritikat e ish-zëvendësministres nuk buronin nga një analizë e ftohtë profesionale, por nga “mllefi”. “Ah Irena, 8.5 miliardët nuk i gjen “botanika”. I gjen aritmetika.E dashur Irena, uroj të jesh mirë me shëndet, se u bënë shumë kohë që nuk jemi parë dhe besoj se të ka marrë malli edhe ty si mua, përderisa më kishe nxjerrë me emër në këndin e fletë-rrufeve të tua. Po unë nuk kam një fletë-rrufe për ty, sepse nuk kam mllef me askënd. Pastaj do të ishte e tepërt që, pasi njësoj si shumë të tjerë edhe ti u promovove në detyra të larta nga Kryeministri, të të pyesja pse je kaq e mllefosur sa zemërohesh edhe me faktet. Kështu që përqendrohemi te faktet, duke përfituar nga rasti që më dhe për të treguar se sa e ligë, përveçse absurde, është narrativa e “narko-zhvillimit”, shkruan Ibrahimaj ndër të tjera, (POSTIMI). Kundërpërgjigjja e Irena Beqirajt ka ardhur menjëherë dhe këtë herë nuk ka qenë thjesht një debat mbi ekonominë. Ish-drejtoresha e Doganave ka zgjedhur të hapë një kapitull krejt tjetër, duke e rikthyer në vëmendje periudhën kur u emërua në krye të Doganave dhe nië bisedë me ish-ministrin Shkëlqim Cani. Beqiraj ka treguar se para se të merrte detyrën i ishte folur për dy “teste” që sipas saj kalonin ata që synonin të ngjiteshin në hierarkinë politike, të mbanin mbi supe barrët e të tjerëve pa kërkuar shpërblim dhe të ishin të gatshëm të shkelin mbi këdo, madje edhe mbi miqtë, për hir të karrierës. @voxnews.al
Mënyra se si mendojmë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si e shohim veten, si përballemi me vështirësitë dhe si marrim vendime. Disa modele të të menduarit mund të ulin vetëvlerësimin dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, edhe kur nuk e kuptojmë menjëherë. Ekspertët e psikologjisë i përshkruajnë këto si modele mendimi që shtrembërojnë mënyrën se si e shohim realitetin. Njohja e tyre është hapi i parë për t’i kontrolluar. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Raportime të reja kanë ngritur pikëpyetje mbi situatën e brendshme në Iran, pasi rrjeti televiziv saudit Al-Hadath, duke cituar një burim të sigurisë izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian. Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet SHBA-Izrael më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës. Deri tani, ai ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim. Një prej këtyre mesazheve u transmetua së fundmi nga televizioni shtetëror iranian, ku lideri suprem paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për pasoja në rast të rifillimit të luftës. “Tani që armiku amerikan po kërkon të rifillojë luftën, duhet ta dijë se kombi iranian dhe fronti i rezistencës kanë mësime të paharrueshme për t’i dhënë”, thuhej në deklaratën e publikuar. Ai akuzonte gjithashtu SHBA-në për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit, duke deklaruar se “firma e presidentit amerikan nuk ka vlerë”. Megjithatë, sipas të njëjtit burim të cituar nga Al-Hadath, këto deklarata nuk janë shkruar nga vetë Mojtaba Khamenei, por nga kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ahmad Vahidi, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni. Burimi izraelit pretendon gjithashtu se brenda Iranit ekzistojnë mosmarrëveshje të thella, të cilat, sipas tij, kanë arritur në një nivel që rrezikon edhe vetë ekzistencën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit raportim, Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë që Izraeli të marrë pjesë në një operacion të ri ushtarak amerikan kundër Iranit, edhe nëse Teherani ndërmerr një sulm ndaj Izraelit. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane, amerikane apo izraelite lidhur me raportimet e publikuara. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Këngëtarja Aurela Gaçe ishte e pranishme sot në ceremoninë mortore të gazetarit Enrik Mehmeti, ku mes lotëve ka treguar mbështetjen që ai i ka dhënë ndër vite. Gaçe e përshkroi Mehmetin si një njeri zemërgjerë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ajo është shprehur për mediat se ai ka qenë pranë saj në shumë momente, duke e ndihmuar në organizimin e xhirimeve, gjetjen e lokacioneve dhe duke e shoqëruar në takime me njerëzit që njihte personalisht. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj tri të dyshuarave në çështjen e mungesës së 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Sipas organit të akuzës, shuma monetare është tërhequr nga arka qendrore gjatë muajve prill dhe maj përmes veprimeve kontabël të kryera në kundërshtim me procedurat, pa u regjistruar si hyrje në degët e Shijakut dhe Krujës. Prokuroria ngriti dyshime edhe për përdorimin e mandatpagesave të falsifikuara, duke akuzuar ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, për përvetësimin e shumës. Një nga elementët e paraqitur nga akuza ishte edhe frekuentimi i kazinove nga Mataj dhe bashkëshorti i saj. Sipas prokurorisë, ish-drejtoresha rezulton të ketë hyrë 340 herë në kazino, përfshirë edhe gjatë periudhës kur dyshohet se janë zhdukur fondet. Për këtë janë administruar edhe pamje filmike të hyrje-daljeve në dy kazino në Tiranë. Mbrojtja e konsideroi këtë provë si cenim të jetës private dhe argumentoi se frekuentimi i kazinove nuk ka lidhje me çështjen penale. Avokatët e Matajt kërkuan një masë më të lehtë sigurie, duke theksuar se ajo është nënë e gjashtë fëmijëve dhe nuk paraqet rrezik për t’iu shmangur drejtësisë. Ata kundërshtuan gjithashtu pretendimin se ajo ishte larguar nga vendi për të shmangur hetimin, duke sqaruar se hyrja në Shqipëri ishte bërë nga Morina, pikë kufitare që nuk pasqyrohet në sistemin TIMS sipas marrëveshjeve me Kosovën. Në mbrojtje u paraqitën edhe dokumente që, sipas avokatëve, provojnë se Mataj kishte sinjalizuar prej muajsh parregullsi në sektorin e financës, kishte kërkuar kontrolle dhe masa disiplinore ndaj punonjëseve përgjegjëse, si dhe kishte informuar vazhdimisht Drejtorinë e Përgjithshme të Postës. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Administratori dhe 4 punonjës të "Prestige Resort" në Golem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbajtur peng brenda ambienteve të resortit punonjës të Tatimeve. Në prangat e policisë kanë rënë administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme. Një grup task force i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është paraqitur në këte resort është paraqitur për të ushtruar kontroll në bazë të një plani ku përfshihem një numër subjektesh. Objekt i tyre ka qenë aktiviteti ekonomik i subjektit në fjalë në bazë të dokumenteve të paraqitura prej tyre,në themel shlyerja e detyrimeve financiare. Inspektorët e Tatimeve janë futur në një dhomë zyrë prej drejtuesëve të resortit që janë personat tashmë të arrestuar. Ata janë mbyllur në zyrë dhe janë mbajtur në këto kushte rreth një orë bëjnë të ditur burime nga Drejtoria e Policisë së Durrësit. Në këto kushte punonjësit e tatimeve kanë telefonuar policinë.Kanë qenë këta të findit që i kanë rikthyer lirinë atyre. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat hetimore dhe provat e sekuestruara, do ti bëhej Preng Gjinit, makina e të cilit u hodh në erë në lëvizje edhe në shtator të vitit 2020 në zonën e Selitës në Tiranë. Blutë e qytetit verior kanë arrestuar pak ditë më parë në flagrancë 38 vjeçarin Euglen Buraku me një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Buraku banues në Durrës lëvizte në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura ndërsa nga ekspertimi i aparatit të tij cëlular iu gjet në brendësi foto e Preng Gjinit. Hetuesit besojnë se kanë zbuluar edhe një autor të dytë të dyshuar, Eduard Përgjoka 34 vjeç në banesën e së cilit në Rubik u sekuestruan kapsolla detonatorë, 11 celularë dhe fara kanabisi. Ky i fundit është shpallur në kërkim pasi bashkë me të arrestuarin po hetoen për vrasje me paramendim mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh. Nga hetimet e SPAK në dosjen ‘REVANSHI’, atentati i parë ndaj Preng Gjinit u krye për motive gjakmarrje ndërsa të pandehur të arrestuar dhe në mungesë, janë marrë 6 persona si urdhërues dhe sigurues të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Partia Demokratike ka njoftuar se nesër do të zhvillojnë mbledhje të Grupit Parlamentar të partisë. Kjo mbledhje do të bëhet një orë para nisjes së seancës së parafundit në Kuvend. Ata gjithashtu kanë lënë të hapur mundësinë për pjesëmarrjen e tyre në seancë plenare. “Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Opozita dy herët e fundit nuk mori pjesë në Kuvend dhe kjo shkaktoi debate, pasi disa prej deputetëve kërkuan pjesëmarrjen në seanca plenare. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al