Normal view

Gjermanët zbulojnë detajet e kontratës së Klopp, ja sa do të fitojë ai si trajner

9 July 2026 at 15:52


Kryetari i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), presidenti Bernd Neuendorf dhe zëvendës-presidenti Hans-Joachim Watzke, do të udhëtojnë për në New York këtë fundjavë për të përfunduar një marrëveshje me Jurgen Klopp për të marrë përsipër stolin e kombëtares gjermane, shkruajnë mediat gjermane.

Sipas marrëveshjes, Klopp do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare që do ta mbajë atë në krye të ekipit kombëtar deri në vitin 2030, përfshirë Kupën e Botës që zhvillohet atëherë. Paga e tij do të jetë pak më e lartë se paga aktuale e Nagelsmann prej shtatë milionë eurosh në vit.

Është pothuajse e sigurt që stafi i trajnerëve të Klopp do të përfshijë edhe asistentët e tij të hershëm Peter Krawietz dhe Pepijn Lijnders, dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm e kanë kontaktuar atë ditët e fundit.

🚨✍️ As revealed on Monday, Jürgen Klopp is set to receive a contract with the DFB until 2030, including the 2030 FIFA World Cup in Morocco, Portugal, Spain and Uruguay.

Final negotiations are scheduled on Friday/Saturday in New York.

Klopp’s exit from Red Bull is not an issue… pic.twitter.com/hxAA2PR1Zf
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 9, 2026

DFB nuk do t’i paguajë kompensim Red Bullit për ndërprerjen e kontratës së Klopp. Në vend të kësaj, ai do të mbetet një ambasador i markës për kompaninë, të cilën Red Bull e konsideron më të vlefshme se një kompensim njëshifror prej një milion eurosh.

Ju kujtojmë se Klopp do të pasojë Julian Nagelsmann në stolin gjerman, pas të cilit qëndron një performancë zhgënjyese në Kupën e Botës dhe eliminimi nga Paraguai në fazën e 1/16-tës. Nagelsmann është trajner që nga viti 2023.

Klopp kthehet në stërvitje pasi u largua nga Liverpooli dy vjet më parë. Ndërkohë, ai punoi si drejtues i futbollit në grupin e Red Bull. /Telegrafi/

Eden Hazard flet për garën e Këpucës së Artë në Kupën e Botës, tregon kush do ta fitojë

9 July 2026 at 15:40


Legjenda e Belgjikës, Eden Hazard, ka folur rreth garës shumë të diskutuar për Këpucën e Artë midis Lionel Messit dhe Kylian Mbappe.

Gara për Kupucën e Artë në Kupën e Botës 2026 është shumë e zjarrtë pasi shumë yje tashmë kanë shënuar gola thuajse në çdo ndeshje.

Messi i prinë garës me tetë gola, teksa ndiqet nga Mbappe dhe Haaland me nga shtatë gola dhe Harry Kane me gjashtë gola.

The adidas Golden Boot race continues...#FIFAWorldCup pic.twitter.com/tnz3pZuLpv
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 8, 2026

Për këtë garë ka folur edhe legjenda belge, Hazard, i cili pranoi se preferon lojtarët me talent dinamik, por pret që francezi të fitojë.

“Ka ende shumë kandidatë në garë. Personalisht, unë preferoj një lojtar që argëton, driblon dhe kënaqet në fushë”, ka thënë fillimisht Hazard në një intervistë për Marca.

“Por në këtë Kupë Bote, jam i bindur se Mbappe do të përfundojë si golashënuesi më i mirë i turneut", përfundoi ish-ylli belg.

Ndryshe, në çerekfinale, Franca do të ndeshet me Marokun, Argjentina me Zvicrën, Norvegjia me Anglinë dhe Belgjika dhe Spanjën. /Telegrafi/

Atmosferë fantastike te kampi i Anglisë: Spence luan rolin e gazetarit me pyetje për Rogers, pyetja dhe përgjigja shkaktojnë të qeshura

9 July 2026 at 15:16


Mesfushori i Anglisë, Morgan Rogers mbeti i shtangur nga një lëvizje e shokut të skuadrës Djed Spence në konferencën për shtyp të ekipit anglez përpara çerekfinales së Kupës së Botës të së shtunës kundër Norvegjisë.

Spence, i maskuar si gazetar, ndërpreu konferencën e Rogers për të zgjidhur një debat të brendshëm se kush ishte lojtari më i shpejtë në ekip.

"Ka pasur shumë spekulime javët e fundit se kush është më i shpejti në ekip. A është e vërtetë që Djed Spence është më i shpejti?", pyeti Spence.

'Trainee reporter' Djed Spence asks Morgan Rogers who he thinks is the fastest in the England squad... 🤣 pic.twitter.com/N97bYitQja
— Sky Sports Football (@SkyFootball) July 8, 2026

Mesfushori sulmues i Aston Villës, Rogers, qeshi para se t'i përgjigjej pyetjes, duke përfshirë në diskutim edhe shokun e skuadrës Anthony Gordon.

“Le të themi vetëm se nuk do të vija bast kundër teje në një garë. Por ka disa që pretendojnë se mund të të mposhtin. Anthony Gordon është një prej tyre, kështu që do të doja ta shihja atë garë. Do të shohim kush fiton. Por nuk do të vija bast kundër teje”, u përgjigj Rogers.

Ndryshe, Anglia po përgatitet për ndeshjen çerekfinale kundër Norvegjisë në Miami, e cila do të luhet të shtunën në orën 23:00 sipas kohës tonë lokale.

Trajneri Thomas Tuchel do të duhet të riorganizojë mbrojtjen e tij pasi qendërmbrojtësi Jarell Quansah u përjashtua me të kuq në ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Meksikës. /Telegrafi/

Ndeshja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrje të papritur, zbulohet arsyeja pse

9 July 2026 at 13:33


Klima kaotike e verës në Amerikën e Veriut po kërcënon zyrtarisht të prishë një tjetër përballje kryesore mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Norvegjisë.

Po shtohen frika se përballja e shumëpritur e Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Norvegjisë të Erling Haaland mund të vonohet ose të shtyhet plotësisht për shkak të paralajmërimeve për mot ekstrem në Florida.

MetOffice dhe parashikuesit lokalë të motit në Florida parashikojnë një valë të dyfishtë vape mbytëse dhe stuhish të dhunshme elektrike, pikërisht ndërsa ekipet janë planifikuar të dalin në fushë.

Ndërsa temperatura bazë në Miami pritet të jetë rreth 34°C, një valë brutale lagështie e bllokuar bregdetare do të thotë se kushtet në fushë parashikohen të ndihen si një temperaturë përvëluese 43°C ose 44°C.

Nuk është vetëm lagështia shtypëse ajo që harxhon energjinë që po i vë nën mikroskop politikat e FIFA-s për nxehtësinë ekstreme. Kërcënimi më i madh absolut për fillimin e ndeshjes është vargu i dhunshëm i stuhive që parashikohet të godasë stadiumin e Miamit.

Sipas protokolleve të rrepta të sigurisë së turneut të FIFA-s, siguria e lojtarëve dhe tifozëve mbetet parësore:

Rregulli i 8 miljeve: Nëse zbulohet një goditje e vetme rrufeje brenda një rrezeje prej 8 miljesh (13 km) të stadiumit të hapur, ndeshja duhet të pezullohet ose të shtyhet menjëherë.

Rregulli i 30 minutave: Çdo shkreptimë rrufeje pasuese rivendos automatikisht një kohëzgjatje të detyrueshme prej 30 minutash, që do të thotë se lojërat mund të shtyhen lehtësisht për orë të tëra.

Testimi i indeksit të nxehtësisë: Gjyqtarët do të marrin lexime të specializuara të temperaturës 90 dhe 60 minuta para fillimit të ndeshjes për të vlerësuar nëse atmosfera ekstreme përbën një rrezik të drejtpërdrejtë mjekësor për sportisët.

🚨 England's World Cup quarter-final against Norway could be impacted by extreme weather in Miami. 🌩️🇺🇸

Thunderstorms are forecast around kick-off, and FIFA regulations require play to be suspended if lightning is detected within 13km of the stadium. ⛈️

Each new lightning… pic.twitter.com/e6HivaaoX6
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 8, 2026

“Ekzistojnë shqetësime se ndeshja kundër Norvegjisë mund të hasë vështirësi të mëdha, me një anulim ose shtyrje që është gjithashtu teknikisht në diskutim nëse kushtet rezultojnë shumë të rrezikshme”, theksojnë raportet përpara ndeshjes.

Nëse skuadra e Thomas Tuchel përballet me një vonesë në fillimin e ndeshjes, kjo nuk do të jetë hera e parë që përballet me mot të keq. Fitorja dramatike 3-2 e Anglisë në fazën e 1/8-tës ndaj Meksikës u shty tashmë me një orë për shkak të protokolleve identike të stuhive, duke i lënë tifozët në Mbretërinë e Bashkuar zgjuar deri në orën 4:00 të mëngjesit. /Telegrafi/

FIFA iu përgjigj akuzave dhe shpjegoi pse Egjipti nuk u dëmtua: Infantino nuk mund të ndikojë te gjyqtarët

9 July 2026 at 12:34


Kreu i gjyqtarëve të futbollit të FIFA-s, Pierluigi Collina, lëshoi një njoftim për shtyp pas akuzave në rritje kundër FIFA-s se ndeshjet e Kupës së Botës ishin të manipuluara.

Nga të gjitha anët po vijnë ankesa se Argjentina është hapur e favorizuar në kampionatin botëror, dhe kulmi i akuzave erdhi nga kampi i ekipit kombëtar egjiptian, i cili u mposht me rezultatin 3-2 në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Egjiptianët besojnë se u dëmtuan rëndë në atë ndeshje, dhe futbollisti i kësaj kombëtareje, Ziko, tha se: "Argjentina e ka fituar tashmë trofeun dhe se Kupa e Botës është e kurdisur".

Në mbrojtje të FIFA-s doli njeriu i parë i saj te gjyqtarët, Pierluigi Collina, i cili thotë se diskutimi konstruktiv është gjithmonë i mirëpritur, por jo akuzat pa bazë.

“Sigurisht, diskutimi konstruktiv rreth vendimeve do të jetë gjithmonë pjesë e futbollit, por akuzat e pabaza nuk kanë vend në sportin tonë. Askush nuk mund të vërë në dyshim integritetin e gjyqtarëve në ndeshjet e Kupës së Botës. Kur kjo ndodh, mund të shkaktojë reagime që çojnë në kërcënime ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Kjo nuk është e drejtë", filloi Collina në një deklaratë.

Italiani i famshëm thotë se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk mund të ndikojë në gjykim.

"Po kështu, askush nuk mund të pretendojë se arbitrimi i FIFA-s mund të ndikohet nga kushdo, madje as nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai gjithmonë ka treguar mbështetjen e tij të plotë për ekipin e gjyqtarëve të FIFA-s, duke na besuar që të punojmë me pavarësi të plotë. Gjyqtarët marrin vendime të drejta dhe, ashtu si lojtarët dhe trajnerët, përpiqen gjithmonë të japin më të mirën e tyre", shton italiani.

Collina, i cili kohët e fundit analizoi futjen e rregullave të reja për Kupën e Botës, reflektoi mbi incidentet e lartpërmendura që zemëruan Egjiptin dhe shpjegoi pse u mor vendimi i saktë në të dyja rastet.

"Pas çdo goli të shënuar, VAR kontrollon Fazën e Posedimit Sulmues (APP). Nëse gjendet një faull gjatë veprimit që ndikoi në golin, VAR do të rekomandojë një rishikim në fushë. Nuk ka një kufi të përcaktuar për distancën nga goli ose kohën midis incidentit dhe golit. Një shembull i kësaj ndodhi në ndeshjen Argjentinë kundër Egjiptit, ku numri 19 i Egjiptit, Marëan Attia, me sa duket shkeli në këmbën e numrit 6 të Argjentinës, Lisandro Martinez. Ne besojmë se një faull është një faull. Pavarësisht nëse faulli duket i qartë, nëse gjyqtari nuk e pa atë në fushën e lojës, VAR mund të ndërhyjë", shpjegoi Collina situatën nga ndeshja midis Egjiptit dhe Argjentinës.

Ai shpjegoi gjithashtu pse goli i tretë i Argjentinës ishte i rregullt, edhe pse egjiptianët kishin kërkuar një penallti në fillim të ndeshjes.

"Gjithashtu, nëse nuk gjendet asnjë faull në përgatitjet për një gol, VAR do të informojë gjyqtarin. Të qëndrosh mbi këmbën e kundërshtarit është një faull, ndërsa një mbrojtës që prek fillimisht topin dhe më pas bën kontakt normal me futbollistin nuk ka kryer një faull. Përsëri, një shembull i kësaj ndodhi në fund të të njëjtës ndeshje. Gjyqtari dhe VAR konsideruan se kishte kontakt normal me futbollin midis numrit 10 të Egjiptit, Mohamed Salah, dhe numrit 19 të Argjentinës, Julian Alvarez", përfundoi i pari i gjyqtarëve të futbollit, Pierluigi Collina. /Telegrafi/

Zyrtare: Albion Rrahmani nënshkruan me klubin e Serie A

9 July 2026 at 11:35


Klubi italian, Venezia ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit kosovar, Albion Rrahmani nga Sparta Praga.

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një hap tutje në karrierën e tij duke u transferuar në kampionatin elitar italian, Serie A.

Është klubi i inkuadruar këtë sezon në Serie A, Venezia, e cila ka njoftuar blerjen e Rrahmanit nga klubi çek, teksa ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Venezia FC njofton nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit Albion Rrahmani nga Sparta Praga”.

“Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë me Arancioneroverdi deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Pas nënshkrimit, Rrahmani u shpreh i lumtur dhe mezi pres të fillojë këtë aventurë.

“Venecia është një klub me një histori të pasur dhe një vizion shumë ambicioz për të ardhmen. Patëm disa biseda dhe mbeta vërtet i impresionuar nga vizioni i klubit dhe qëllimet e tij”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

“Të përfaqësosh një qytet kaq unik dhe prestigjioz, i mbështetur nga tifozë kaq të apasionuar dhe besnikë, është një burim i madh motivimi për mua”.

“Gjithmonë do të jap gjithçka nga vetja. Së bashku me shokët e mi të ekipit, do të luftojmë në çdo ndeshje për të arritur qëllimet tona dhe për t'u dhënë tifozëve tanë shumë për të qenë krenarë”, përfundoi sulmuesi kosovar.

Transferimi i sulmuesit llapjan thuhet se i ka kushtuar klubit italian plotë 7.5 milionë euro. /Telegrafi/

Moment prekës: Messi ndalet për intervistë te gazetari në karrocë me rrota, duke ndarë reflektime të sinqerta

9 July 2026 at 10:59


Në zonën miks pas ndeshjes midis Argjentinës dhe Egjiptit, gazetari nga Venezuela, Manu Gutierrez, i cili raporton nga një karrocë me rrota, pati mundësinë të intervistonte yllin e madh të futbollit, Lionel Messin.

Kapiteni argjentinas ndaloi pa nxitim për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje të tij pas kualifikimit epik të ekipit për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 .

I pyetur për numrin masiv të rekordeve që vazhdon të grumbullojë, Messi u përgjigj me përulësi.

"Nuk e kisha mbajtur mend; gjithçka erdhi natyrshëm si rezultat i ndeshjeve. Falë Zotit, grupi vazhdon të konkurrojë, vazhdon të përparojë. Jemi shumë të lumtur me këtë fitore dhe ia dolëm mbanë”, ka thënë fillimisht Messi.

Duke reflektuar mbi rrjedhën e ndeshjes dhe se si arriti të gjente hapësirat e nevojshme për të ndryshuar momentumin e lojës, Messi shpjegoi pa prituar.

"Ishte e vështirë në mesfushë. Kur Lautaro hyri në fushë, kishte shumë njerëz në qendër, kështu që gjeta hapësirë në anë të fushës - kështu arritëm të tërhiqnim një lojtar dhe jam i lumtur".

Më në fund, kapiteni foli hapur për lotët që derdhi pas vërshëllimës së fundit, duke i lënë tifozët me një nga reflektimet më emocionale të turneut.

"Duke qenë në disavantazh 2-0, gjërat dukeshin të zymta; e dinim se do të ishte shumë e vështirë. Ishte një çlirim total, një lehtësim i pastër i avancimit. Nuk donim të shkonim në shtëpi - meritonim të vazhdonim të garonim”, përfundoi ylli argjentinas.

Ky është një rrëfim që pasqyron në mënyrë të përsosur se sa shumë vuajti kombëtarja Albiceleste përpara se të kryente një rikthim historik. /Telegrafi/

Goditje e madhe për Marokun: Ylli kryesor i ekipit në Kupën e Botës nuk do të luajë kundër Francës

9 July 2026 at 09:32


Kombëtarja marokene e futbollit është gjendur në një problem të madh përpara ndeshjes së sotme (e enjte) kundër Francës.

Shënuesi më i mirë i ekipit, Ismael Saibari, pavarësisht parashikimeve, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës, e cila do të luhet sonte në orën 22:00 në Boston.

Saibari, shënuesi i tre golave për Marokun në Kupën e Botës, u lëndua në ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Kanadasë, por kampi i Marokut shpresonte se ai do të shërohej deri në duelin e sotëm.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe këtë e konfirmoi shkurtimisht trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi.

🚨⛔️ Ismael Saibari will miss Morocco-France game.

“He’s not ready today, too early… I hope he can be available for the next game”, Morocco head coach confirmed ⚠️ pic.twitter.com/LKP6v1Y5A3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 9, 2026

“Saibari nuk do të luajë sot, shpresoj se do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme", tha Ouahbi duke shpresuar në kualifikimin e Marokut në gjysmëfinale.

Në rast se eliminon Francën, në gjysmëfinale Maroku do të ndeshej me fituesin e përballjes mes Spanjës dhe Belgjikës. /Telegrafi/

“Ishte shumë prekëse”, Miroslav Klose tregon detaje për telefonatën surprizë nga Lionel Messi

9 July 2026 at 08:51


Sulmuesi legjendar gjerman, Miroslav Klose, ka zbuluar se ka marrë një telefonatë thellësisht emocionale nga Lionel Messi, pasi superylli argjentinas theu rekordin e tij të të gjitha kohërave për gola në Kupën e Botës.

Zbulimi vjen ndërsa Argjentina përgatitet të përballet me Zvicrën në një ndeshje shumë të pritur çerekfinale të Kupës së Botës, mëngjesin e së dielës, më 12 korrik.

Biseda historike midis dy sulmuesve ikonikë u bë e mundur nga trajneri aktual i Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili ndau një dhomë zhveshjeje me Klosen gjatë kohës që ata luanin te klubi italian Lazio.


“Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ishte shoku im i skuadrës te Lazio, midis viteve 2011 dhe 2013. Ne ende mbajmë kontakt të rregullt. Ai organizoi një telefonatë midis meje dhe Messit. Ishte shumë prekëse”, ka thënë fillimisht Klose.

“Sigurisht, jemi takuar disa herë në fushë, gjë që ishte gjithmonë e këndshme dhe me respekt. Por ajo telefonatë ishte hera e parë që folëm pas kaq shumë kohësh pa luajtur. Ai më tha se do të më dërgonte një fanellë të firmosur", përfundoi legjenda gjermane.

Ndryshe, Klose ka mbetur në kuotën e 16 golave në Kampionate Botërore, teksa Messi pas tetë golave të shënuar në këtë Kupë të Botës, ka arritur kuotën e 21 golave deri tani. /Telegrafi/

Ronaldo nuk u kthye në Portugali me shokët e kombëtares, ai fluturoi me një aeroplan privat

9 July 2026 at 08:31


Cristiano Ronaldo, kapiteni i ekipit kombëtar portugez dhe mbajtësi i rekordit të saj për numrin e paraqitjeve dhe golave, nuk u kthye në Lisbonë me shokët e tij të ekipit kombëtar.

Pasi Spanja eliminoi Portugalinë nga Kupa e Botës në fazën e 1/8-tës, Ronaldo mbërriti në shtëpi me një aeroplan privat. Sipas gazetës Marca, Ronaldo ishte shumë miqësor me stafin në aeroport. Ai u tha lamtumirë të gjithë punonjësve në aeroport.

Sulmuesi legjendar portugez ka qenë nën kritika të ashpra në këtë Kupë Bote. Portugalia ka një ekip të fortë me disa lojtarë të klasit botëror. Por shumë e kanë kritikuar kapitenin e tyre se nuk është përshtatur me ekipin dhe nuk ka kontribuar aq sa duhet.

🚨 Cristiano Ronaldo was seen arriving in Lisbon this morning on his private jet after Portugal’s elimination against Spain.

He did not return with his teammates, marking a quiet end to what appears to be his final World Cup 💔#ronaldo #cristianoronaldo #cr7 #cristiano pic.twitter.com/to3YoU9y9a
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) July 8, 2026

Kjo ishte paraqitja e gjashtë e Ronaldos në Kupën e Botës, pas viteve 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022. Në fazën e grupeve të turneut të këtij viti, ai u bë lojtari i parë në histori që shënoi në gjashtë Kupa të Botës të ndryshme, duke shënuar kundër Uzbekistanit.

Ai shënoi dy herë në atë ndeshje dhe më pas shënoi një penallti kundër Kroacisë në fazën e 1/16-tës, goli i tij i parë në fazat eliminatore të një Kupe Bote. Ai e mbylli turneun e këtij viti me tre gola.

Ronaldo ka bërë 27 paraqitje në Kupat e Botës, më pak se Lionel Messi, me 30. Në ato 27 paraqitje, portugezi ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë dy asistime.

Ai luajti gjithsej 233 ndeshje për Portugalinë, duke shënuar 146 gola dhe duke dhënë 46 asistime. Ai ishte kampion evropian në vitin 2016 me ekipin kombëtar dhe gjithashtu ka fituar dy Liga të Kombeve. /Telegrafi/

Sonte rikthehet ethet e Kupës së Botës, luhet çerekfinalja e parë emocionuese

9 July 2026 at 08:14


Sonte (e enjte) nga ora 22:00 sipas kohës tonë lokale, sytë e publikut të futbollit do të jenë nga Bostoni, ku Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut do të takohen në çerekfinale e parë të Kupës së Botës 2026.

Ky duel na sjell një ripërsëritje të gjysmëfinales së paharrueshme nga Katari në vitin 2022, kur “Gjelat” fituan me rezultatin 2-0 dhe ndaluan fushatën historike të ekipit kombëtar maroken.

Katër vjet më vonë, “Luanët e Atlasit” kërkojnë hakmarrje sportive, ndërsa francezët duan të konfirmojnë statusin e tyre si një nga kombëtaret më të forta të futbollit sot.

𝐓𝐇𝐄 𝐖𝐎𝐑𝐋𝐃 𝐂𝐔𝐏 𝐐𝐔𝐀𝐑𝐓𝐄𝐑-𝐅𝐈𝐍𝐀𝐋𝐒 𝐀𝐑𝐄 𝐇𝐄𝐑𝐄 😍

𝗔𝗡𝗗 𝗪𝗛𝗔𝗧 𝗔 𝗪𝗔𝗬 𝗧𝗢 𝗦𝗧𝗔𝗥𝗧: France 🇫🇷 take on Morocco 🇲🇦 in a huge battle ⚔️

Who’ve you got? 👀 pic.twitter.com/kF8zbIl0oh
— 433 (@433) July 8, 2026

Kombëtarja franceze erdhi në këtë turne me një qëllim të qartë - të shkonte deri në fund. Skuadra e tyre është plot me yje që mund ta vendosin ndeshjen me një lëvizje të vetme.

Francezët treguan një formë të lakmueshme deri në çerekfinale, duke kombinuar një mbrojtje të fortë me një tranzicion dhe shpejtësi të jashtëzakonshme në sulm.

Edhe pse në letër janë favoritë absolutë, trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i vetëdijshëm se nuk ka asnjë lloj relaksi kundër një kundërshtari kaq të motivuar. Pritet që ata të nisin në sulm që nga minuta e parë, duke u përpjekur të thyejnë rezistencën e rivalëve të tyre me një gol të hershëm.

Nga ana tjetër, Maroku dëshmoi edhe një herë se suksesi i tyre në vitin 2022 nuk ishte rastësi. Mbrojtja kompakte, luftarake dhe fanatike dhe disiplina e madhe taktike e zbukurojnë përsëri këtë përfaqësuese afrikane.

Two leading creators going head-to-head 🪄#FIFAWorldCup pic.twitter.com/dZjc5IN544
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 8, 2026


Marokenët do ta kërkojnë shansin e tyre nga kundërsulmet dhe ndërprerjet, duke u mbështetur në mbështetjen fanatike të tifozëve të tyre, të cilët me siguri do t’i mbushin tribunat e stadiumit në Boston në numër të madh.

Për ta, kjo nuk është thjesht një ndeshje e zakonshme. Kjo është një mundësi për ta që të lajnë hesapet për humbjen e dhimbshme në Katar dhe të rishkruajnë historinë e futbollit afrikan. /Telegrafi/

❌