Normal view

Zgjedhjet lokale dhe roli i KPM-së, Berisha: Integriteti i zgjedhjeve fillon edhe nga integriteti i mediave

16 September 2025 at 10:59


Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka një rol kyç gjatë fushatave zgjedhore, tha kryetari i këtij institucioni, Besnik Berisha në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com

Ai theksoi se pa media të pavarura dhe të paanshme, edhe vetë integriteti i procesit zgjedhor mund të vihet në dyshim.

“Demokracia nuk mund të mendohet pa zgjedhje të lira dhe me integritet. Në këtë kuadër roli i mediave është i veçantë. Mund të themi se edhe procesi ose integriteti i vetë zgjedhjeve mund të kontestohet nëse nuk kemi integritet të mediave”, u shpreh Berisha në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Ai shpjegoi se mediat e licencuara që zgjedhin të mbulojnë fushatën kanë detyrime të qarta ligjore.

“Mediat janë të obliguara që të ofrojnë kohë të barabarta për subjektet politike, pa pagesë. Ato duhet të dërgojnë ditarë javore në KPM për mënyrën si kanë ndarë hapësirën pa pagesë dhe me pagesë. Po ashtu, çmimet për reklamat zgjedhore duhet të jenë transparente dhe nuk mund të jenë më të larta se ato të gjashtëmujorit të fundit”, tha ai.

- YouTube www.youtube.com

Berisha kujtoi se një rregullore e miratuar vitin e kaluar saktëson edhe më shumë detyrimet e mediave për mbulimin e fushatave.

“Nuk është qëllimi ynë të gjobisim mediat, por të krijojmë një mjedis të përgjegjshëm medial. Ne e kuptojmë rolin e tyre të jashtëzakonshëm dhe potencialin e madh që kanë për të ndikuar – për të mirë ose për të keq. Qëllimi është për të mirë”, tha ai.

Kryetari i KPM-së u ndal edhe tek tema e sondazheve online në media të ndryshme të cilat shpesh publikohen në media e pa kritere të besueshmërisë.

“Sondazhet online janë të ndaluara. Ligji kërkon që sondazhet të kenë metodologji të qartë, të tregojnë kush i ka porositur dhe të publikohen vetëm deri 24 orë para mbylljes së votimit. Ndryshe, ato kthehen në instrument dezinformimi”, paralajmëroi ai.

Një pjesë e rëndësishme e debatit lidhej edhe me dezinformimin dhe ndikimin e tij në zgjedhje. Berisha tha se KPM është në mobilizim të shtuar gjatë fushatave, duke përfshirë monitorim shtesë edhe gjatë fundjavave.

Besnik Berisha në "Përballje Podcast" me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu, foto Ridvan Slivova.

Sipas tij, “lajmet e rreme dhe dezinformatat janë shumë të dëmshme për shoqërinë, demokracinë dhe deri në rrezikimin e sigurisë së vendit”.

Ai përmendi bashkëpunimin me organizata si Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe faktin se shumë probleme lindin nga mediat online që nuk janë nën juridiksionin e KPM-së.

Berisha theksoi se rregullimi i mediave duhet të jetë gjithëpërfshirës.

“Unë mendoj se mediat duhet të rregullohen sipas parimit të neutralitetit teknologjik. Nuk ka logjikë që një kategori mediash të jetë nën rregullim, ndërsa një tjetër jo, kur ato konkurrojnë në të njëjtin treg informativ. Qëllimi nuk është censura, por ngritja e barrierave ndaj dezinformatave dhe krijimi i një mjedisi mediatik me standarde të larta etike”, u shpreh ai.

Ky episod i “Përballje Podcast”, pjesë e një cikli të dedikuar për integritetin zgjedhor dhe luftën kundër dezinformimit, u realizua me synimin për t’u ofruar qytetarëve një pasqyrë të qartë mbi rolin e mediave dhe institucionit rregullator gjatë procesit zgjedhor, në një qasje që njihet si gazetari konstruktive dhe me zgjidhje./Telegrafi/.

Besnik Berisha nga KPM në “Përballje Podcast”, si duhet të sillen mediat gjatë zgjedhjeve?

16 September 2025 at 08:17


Në episodin e parë të sezonit të ri të “Përballje Podcast”, kushtuar integritetit medial, luftës kundër dezinformimit dhe sfidave që mediat përballen gjatë zgjedhjeve lokale dhe nacionale në Kosovë i ftuar është Besnik Berisha nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), një seri prej tetë episodesh.

Zgjedhjet lokale 2025 ndër çështjet më të rëndësishme është edhe mënyra se si mediat audiovizuale i mbulojnë këto zgjedhje.

Çfarë obligimesh kanë televizionet dhe radiot gjatë fushatës? Cilat janë rregullat që duhet të respektohen dhe si sigurohet një mbulim i drejtë dhe i balancuar për të gjitha partitë politike? Për të folur për këto, flet Besnik Berisha, kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM

Në këtë edicion do të marrin pjesë gazetarë, ekspertë të medias, akademikë, përfaqësues të institucioneve si KPM, Këshilli i Mediave të Shkruara, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, si dhe organizata të shoqërisë civile e ekspertë të rrjeteve sociale. /Telegrafi/.


“Përballje për Prishtinën”, premtime konkrete apo fjalë të mëdha?

12 September 2025 at 08:14


Fushata për zgjedhjet lokale nis zyrtarisht të shtunën dhe do të zgjasë një muaj.

Në prag të saj, Telegrafi ka zhvilluar një seri diskutimesh me kandidatët për kryetar të Prishtinës në “Përballje Podcast”, shkaku i rëndësisë si kryeqytet dhe rregullimit me ligj të veçantë.

Ky format është realizuar për t’u ofruar qytetarëve mundësinë të njihen nga afër me projektet, planet dhe vizionet e secilit kandidat, duke ofruar një qasje që njihet si gazetari konstruktive dhe e orientuar kah zgjidhjet.

Në qendër të këtyre bisedave kanë qenë temat që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve: trafiku urban, mbeturinat, qentë endacakë, blerja e autobusëve të rinj, ndriçimi dhe çështja e banimit.

Çka deklaruan kandidatët?

Përparim Rama (LDK)

Kryetari aktual e sheh besimin e qytetarëve si indikator të suksesit të mandatit të tij të parë. Ai përmendi projektet që sipas tij janë realizuar, duke theksuar se Prishtina është shndërruar në qytet me energji pozitive dhe atmosferë shprese.

Rama kritikoi gjithashtu "bllokadat" që sipas tij po bëhen nga niveli qendror, veçanërisht për projektin në sheshin “Xhorxh Bush”, që sipas tij vonojnë zhvillimin e kryeqytetit.

- YouTube www.youtube.com

Hajrulla Çeku (LVV)

E vendosi theksin tek vizioni “Prishtina 2035” si një qytet funksional, me fokus në trafikun urban, pastërtinë, menaxhimin e mbeturinave dhe zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.

Çeku përmendi zhvillimin ekonomik përmes turizmit, teknologjisë së informacionit dhe lidhjes së arsimit me tregun e punës, si dhe politika sociale për barazi dhe përfshirje.

- YouTube www.youtube.com

Uran Ismaili (PDK)

Tha se motivimi për rikthimin në garë lidhet me nevojën për qeverisje në shërbim të qytetarëve. Prioriteti kryesor i tij është trafiku, me plan për autobusë të rinj, lëvizje çdo 7 minuta, pastrim, ndriçim dhe parkingje.

Ismaili kritikoi premtimet boshe dhe konfliktet politike, duke ofruar qeverisje konkrete dhe të përkushtuar.

- YouTube www.youtube.com

Bekë Berisha (AAK)

Ishte kundër “premtimeve fantastiko-shkencore”, duke thënë se qytetarët kërkojnë shërbime bazike dhe rezultate të prekshme: nga pastrimi e mbeturinat te siguria me policë në pension. Premtoi ndërhyrje praktike si tuneli për trafikun, identitet kulturor për qytetin dhe siguri për fëmijët në shkolla.

- YouTube www.youtube.com

Besa Shahini (PSD)

Kandidatja e vetme grua në këtë garë prezantoi tri prioritete: arsim publik cilësor, korridore të gjelbërta që lidhin lagjet dhe banim të përballueshëm. Ajo ngriti si shqetësim çmimin e lartë të qirasë dhe shitjes së banesave në Prishtinë, duke paralajmëruar politika të dedikuara për këtë fushë.

- YouTube www.youtube.com

Çdo kandidat paraqet një vizion të ndryshëm për Prishtinën:

Përparim Rama kërkon vazhdimësi të projekteve dhe ruajtje të atmosferës pozitive.

Hajrulla Çeku ofron strategjinë afatgjate Prishtina 2035 dhe klimë bashkëpunimi

Uran Ismaili propozon qeverisje konkrete me menaxhim trafiku dhe shërbime efikase.

Besa Shahini ofron politikë për cilësi jete, lidhje urbane dhe banim të përballueshëm.

Bekë Berisha premton zgjidhje praktike për shërbime bazike dhe siguri publike.

Në garë janë për Prishtinën janë edhe Merkur Beqiri nga Alternativa e Fatmir Selimi si kandidat i pavarur, programet e të cilëve do të prezantohen gjatë fushatës. /Telegrafi/.

Bekë Berisha në “Përballje Podcast” tregon pse po  kandidon për Prishtinën, planet e tij dhe si i sheh kundërkandidatët

8 September 2025 at 11:25

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, do të jetë mysafir në episodin e radhës të Përballje Podcast” në Telegrafi.com.

Në këtë intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Berisha flet për arsyet pse ka vendosur të kandidojë për kryeqytetin, programin e tij për zhvillimin e Prishtinës dhe problemet kryesore që, sipas tij, duhet të zgjidhen urgjentisht.

Bekë Berisha nga AAK në “Përballje Podcast” me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu. Foto Korob Basha.

Ai gjithashtu jep qëndrimet e tij për kundërkandidatët në këtë garë – Përparim Ramën (LDK), Hajrulla Çekun (LVV), Uran Ismailin (PDK) dhe Besa Shahinin (PSD).

Çfarë ofron Bekë Berisha për Prishtinën dhe pse mendon se qytetarët duhet t’i japin votën e tyre, mund ta ndiqni në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com dhe në platformat sociale.

The post Bekë Berisha në “Përballje Podcast” tregon pse po  kandidon për Prishtinën, planet e tij dhe si i sheh kundërkandidatët appeared first on Telegrafi.

Hajrulla Çeku: Prishtina ka nevojë për një vizion dhjetëvjeçar, jo për improvizime

5 September 2025 at 15:40

Në ciklin e intervistave me kandidatët për kryetar të Prishtinës në “Përballje Podcast”, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shpalosur vizionin e tij për kryeqytetin.

Ai tha se kandidimi ishte rezultat i një diskutimi të gjatë brenda partisë, duke theksuar se Prishtina ka nevojë për “ndryshim të thellë dhe qeverisje serioze”.

Çeku përmendi tri shtyllat kryesore të programit të tij.

“Qytet funksional  me fokus në trafikun urban, pastërtinë, menaxhimin e mbeturinave dhe zgjidhjen e problemit të qenve endacakë. Zhvillim ekonomik përmes mbështetjes së turizmit, teknologjisë së informacionit dhe lidhjes së arsimit me tregun e punës. Barazi sociale me politika për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe zvogëlimin e pabarazive mes lagjeve”, tha ai.

Lidhur me trafikun, Çeku tha se zgjidhja qëndron te një trafik urban i fuqizuar dhe i qëndrueshëm, me flotë të re autobusësh, korsi të dedikuara dhe sisteme të mençura semaforësh.

Ai paralajmëroi gjithashtu zbatimin e modelit “park and ride” në hyrjet e qytetit për të reduktuar numrin e veturave.

Sa i përket problemit të mbeturinave, kandidati i LVV-së premtoi reformim të ndërmarrjeve publike, duke u mbështetur në modele gjermane për menaxhimin e tyre, si dhe decentralizim të shërbimeve në nivel lagjesh.

Çeku tha se vizioni i tij është i përmbledhur në planin dhjetëvjeçar “Prishtina 2035”, duke theksuar se kërkon dy mandate për ta realizuar plotësisht.

“Unë nuk premtoj mrekulli, por punë të përditshme dhe zgjidhje të qëndrueshme. Prishtina nuk ka kohë për improvizime”, deklaroi ai në “Përballje Podcast”.

Në këtë podcast, ai foli edhe për problemet kryesore të kryeqytetit dhe për kundërkandidatët e tij. /Telegrafi/

The post Hajrulla Çeku: Prishtina ka nevojë për një vizion dhjetëvjeçar, jo për improvizime appeared first on Telegrafi.

Hajrulla Çeku në “Përballje Podcast”, çfarë ofron për Prishtinën dhe gara me rivalët politikë

5 September 2025 at 11:25

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, do të jetë mysafir në episodin e radhës të “Përballje Podcast” në Telegrafi.com.

Çeku, i cili garon për ta marrë drejtimin e kryeqytetit në këtë intervistë flet për vizionin e tij për Prishtinën, projektet që premton dhe sfidat që ai thotë se qyteti i ka kaluar nën qeverisjen aktuale.

Në këtë podcast, të udhëhequr nga Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.com, ai ndalet tek problemet kyçe të kryeqytetit – trafiku, transporti publik, menaxhimi i mbeturinave dhe zhvillimi urban – duke treguar zgjidhjet që ofron Lëvizja Vetëvendosje për katër vitet e ardhshme.

Hajrulla Çeku nga LVV në “Përballje Podcast”  me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu – foto: Korab Basha

Në fund, Çeku jep edhe qëndrimet e tij për kundërkandidatët kryesorë në garë – Përparim Ramën, Uran Ismailin, Besa Shahinin dhe Bekë Berishën dhe tregon pse beson se qytetarët duhet t’i japin besimin atij në tetor.

Intervistën e plotë me Hajrulla Çekun mund ta ndiqni pas pak në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com dhe platformat sociale. /Telegrafi/

The post Hajrulla Çeku në “Përballje Podcast”, çfarë ofron për Prishtinën dhe gara me rivalët politikë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Gjilanit, rrënon objektin e ish-policisë serbe në Zhegër

4 September 2025 at 13:23

Komuna e Gjilanit, ka rrënuar objektin e ish-policisë serbe në fshatin Zhegër.

Nga komuna tregojnë kanë deklaruar “se sot e rrënuam një kujtim jo të mirë (ose kujtim të keq), për banorët e fshatit Zhegër”.

Zyrtarë nga Drejtoria e Inspekcionit, së bashku me drejtorin e Shërbineve Publike, me kërkesë të Këshillit të fshatitit, ndëmorrën iniciativën për rrënimin e ish-objektit të ish-milicisë serbe. ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti.

“Ky objekt jashtë përdorimit, ishte edhe rrezik pēr qytetarët”, thuhet në komunikatë për media.

Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastërta. /Telergafi/

The post Komuna e Gjilanit, rrënon objektin e ish-policisë serbe në Zhegër appeared first on Telegrafi.

Protestë dhe bojkot mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

3 September 2025 at 15:36

Disa nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” dhe prindërit e tyre, kanë protestuar para objektit shkollor duke kërkuar kushte për zhvillimin e mësimit, pas shpërthimit të “një gypi të kanalizimit”. Por nga drejtoria e shkollës kanë deklaruar se problemi ishte tek një pusetë.

“S’ka kushte, s’ka mësim”, “Shkolla pa kushte, e ardhme pa shpresë”, ishin disa nga mbishkrimet që nxënës të kësaj shkolle mbanin në duar. Derisa ndërrimi i pasdites zhvilloi të martën mësimin, klasat e pesta e bojkotuan tërësisht.

Të pakënaqur me gjendjen higjienike në shkollë për shkak të këtij problemi u shprehën prindërit që kishin dal të protestonin.

Derisa prindërit ankoheshin për kushte jo të mira higjienike drejtoresha e shkollës Ismail Qemali në Prishtinë, Mimoza Krasniqi.

“Problemi i pusetës ka shkaktuar probleme brenda në objekt. Dezinfektimi ëhstë bërë dje komplet. Klasat janë pastruar dhe janë dezinfektuar. Por, prindërit kanë kërkuar që të bëhet edhe një inspektim sanitar ditën e nesërme”, ka thë ajo për media./KP/.

 

The post Protestë dhe bojkot mësimi në shkollën “Ismail Qemali” appeared first on Telegrafi.

Dogana e Kosovës zbulon substancë narkotike në një dërgesë postare

3 September 2025 at 13:36

Dogana e Kosovës ka njoftuar se me sot në Qendrën Doganore të Postës, gjatë kryerjes së kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit, u zbulua dhe konfiskua një sasi e konsiderueshme substancë narkotike.

Sipas njoftimit të doganës gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë hasën në dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, e cila dyshohej të ishte kanabis. Pesha neto e substancës ishte afërsisht 1 kilogram.

 

“Në vijim të protokoleve standarde, rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë. Në vend është ftuar Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, e cila, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca në fjalë është narkotik i llojit marihuanë. I gjithë rasti, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar zyrtarisht Policisë së Kosovës për procedimet e mëtejshme penale”, thuhet në njoftim

 

Dogana e Kosovës e thekson përsëri angazhimin e saj të palodhur për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve duke parandaluar hyrjen e paligjshme të substancave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është një tregues i qartë i efektivitetit të kontrollit doganor dhe i bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv me të gjitha institucionet e sigurisë në vend./Telegrafi/.

The post Dogana e Kosovës zbulon substancë narkotike në një dërgesë postare appeared first on Telegrafi.

Seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut, ​Kurti arrin në Gjykatën Themelore

3 September 2025 at 09:33
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të mbahet seanca për shqyrtimin fillestar lidhur me akuzën për kanosje ndaj tij.

I akuzuar është Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së dhe Nuredin Selmani, te dy këta po marrin pjesë në seancë.

Klinaku, së bashku me Nuredin Selmanin, akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se më 30 gusht 2023 kanë kanosur Kurtin përmes postimeve në rrjete social

Në aktakuzë, Klinaku përmendet për ripostimin e një mesazhi me përmbajtje kërcënuese, ku thuhej: “…Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”

The post Seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut, ​Kurti arrin në Gjykatën Themelore appeared first on Telegrafi.

Reagimi i shpejtë i policisë shpëton jetën e një 21-vjeçareje në Ferizaj

3 September 2025 at 09:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:30, ka pranuar një informacion nga qytetarët se në një kompleks banesor, në katin e katërt, një vajzë 21-vjeçare po tentonte të hidhej nga ballkoni.

Sipas komunikatës policia thotë se menjëherë pas pranimit të informatës, patrullat policore kanë dalë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët dhe më pas kanë vërejtur vajzën në anën e jashtme të ballkonit.

“Policia ka tentuar ta qetësojë përmes komunikimit, ndërkohë që njëri prej policëve është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo. Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në ballkon, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër”, thuhet në komunikatë.

Sipas informatës zyrtare në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës, i cili i ka dhënë ndihmën e parë vajzës, e cila ndodhej në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale.

“Ajo është shoqëruar nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë. Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ajo është transferuar në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe apelon tek të gjithë që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen situatat tragjike. Për procedurat e tjera ligjore, do të njoftoheni me kohë./Telegrafi/

 

The post Reagimi i shpejtë i policisë shpëton jetën e një 21-vjeçareje në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Apeli i Speciales lë në paraburgim Isni Kilajn

2 September 2025 at 13:22
Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka rrëzuar kërkesën e fundit të Isni Kilajt kundër masës së paraburgimit.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vendimi është marrë më 1 shtator.
Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka rrëzuar kërkesën e fundit të Isni Kilajt kundër masës së paraburgimit. Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vendimi është marrë më 1 shtator.

“Më 1 shtator 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake ku urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij, të lëshuar më 5 qershor të këtij viti”, thuhet në faqën zyrtare të gjykatës.

Ky është apeli i katërt i Kilajt kundër vazhdimit të paraburgimit që rrëzohet, dhe sikurse tri vendimet paraprake, edhe kësaj radhe kërkesa e tij u refuzua tërësisht.

Sipas Apelit, vendimi i gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, për rrezikun e pengimit të procedurave, është i bazuar në prova të mjaftueshme.

Apeli është pajtuar me gjyqtaren e procedurës paraprake, që “masa e paraburgimit mbetet e nevojshme”.

Nën akuzat për tentim pengim të drejtësisë, Kilaj u arrestua më 5 dhjetor të vitit të kaluar, bashkë me Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të cilët më pas u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë./KP/.

The post Apeli i Speciales lë në paraburgim Isni Kilajn appeared first on Telegrafi.

Tentoi të hynte në Shqipëri teksa ishte në kërkim, ndalohet 55-vjeçari serb

2 September 2025 at 13:08

Një shtetas serb është ndaluar në Pikën Kufitare të Morinës, ndërsa tentonte të hynte në Shqipëri, pavarësisht se ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për vepra penale në fushën e krimeve ekonomike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje dhe verifikimeve të detajuara për parandalimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, bënë të mundur ndalimin e shtetasit serb G. S., 55 vjeç.

Nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe partnerëve gjermanë, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Ai ishte dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për veprat penale “Evazion fiskal” dhe “Përfitim i kundërligjshëm i pagave apo shpërblimeve të personave të tjerë”.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Gjermanisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë gjermane./EuronewsAlbania/.

The post Tentoi të hynte në Shqipëri teksa ishte në kërkim, ndalohet 55-vjeçari serb appeared first on Telegrafi.

Nga historia deri te ekonomia e siguria, intervistë ekskluzive me ambasadorin turk – flet për projektet e marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë

27 August 2025 at 10:30

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë ndërtuar mbi lidhje historike, kulturore dhe njerëzore, të cilat sot përkthehen në bashkëpunim politik, ekonomik dhe të sigurisë. Turqia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm strategjik.

Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Telegrafi.com, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, i cili flet për marrëdhëniet mes dy vendeve, investimet turke në Kosovë, projektet në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai ndalet edhe te bashkëpunimi kulturor, roli i diasporës dhe nismat e reja rajonale që synojnë stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të Ballkanit.

Telegrafi: Ambasador, kanë kaluar dy vite nga ardhja juaj në Kosovë. Si i vlerësoni sot marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë?

Tunç Angili: Mund t’i përkufizoj marrëdhëniet Kosovë–Turqi si marrëdhënie shumë të ngushta, sepse nuk janë vetëm marrëdhënie qeveri me qeveri, por edhe marrëdhënie mes njerëzve. Ajo që dua të them është se kemi një diasporë të madhe të qytetarëve turq me origjinë shqiptare në Turqi. Shumica prej tyre e kanë prejardhjen nga Kosova. Pra, kur ndodh diçka në Kosovë, ata e ndjekin me shumë vëmendje, sepse ende kanë të afërm këtu ose, edhe nëse nuk kanë më, e ndjejnë se rrënjët e tyre janë këtu. Kjo krijon një simpati të madhe të opinionit publik turk ndaj Kosovës. Dhe, si rrjedhojë, mund të them se Kosova ka edhe një lobi të fortë në Turqi. Në Ballkan, shqiptarët gjithmonë i shohim si vëllezër, sepse nga këndvështrimi ynë kemi një histori të përbashkët. Ka shumë shqiptarë që kanë ndikuar shumë në zhvillimin e identitetit modern turk.

Ndoshta më i rëndësishmi është, për shembull, Sami Frashri, i cili edhe sot mësohet në shkollat turke si autor i romanit të parë turk, fjalorit të parë turk dhe fjalorit të parë turqisht–frëngjisht. Varrin e tij e kemi ende në Stamboll. Djali i tij ka themeluar njërin prej klubeve më të mëdha të futbollit në Turqi. Po ashtu, autori i himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy, është me origjinë nga Kosova – babai i tij ka lindur në një fshat afër Pejës. Për këtë arsye mendoj se dy kombet kanë ndikuar shumë njëra-tjetrën, sidomos gjatë procesit të pavarësimit të shqiptarëve. Për Turqinë, për Anadollin, shumica e figurave shqiptare të asaj kohe kanë qenë nga Kosova. Edhe pse Sami Frashëri nuk është nga Kosova, Lidhja e Prizrenit u drejtua nga tre vëllezërit e tij, që ishin figura kyçe. Kjo është arsyeja pse shqiptarët kanë një vend të veçantë në zemrën dhe mendjen e Turqisë.

Duke ardhur tek e sotmja, ne mendojmë se pavarësia e Kosovës është një gjë e mirë për stabilitetin në Ballkan. Nuk është kërcënim, përkundrazi është diçka pozitive. Prandaj e mbështesim ndërtimin e shtetit të Kosovës. Besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është e mirë jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për stabilitetin e tërë Ballkanit. Në nivel qeveritar, dialogu politik dhe marrëdhëniet vazhdojnë. Kemi shumë vizita të nivelit të lartë, takime edhe në margjina të forumeve ndërkombëtare si Asambleja e Përgjithshme e OKB-së apo Forumi i Diplomacisë në Antalya që e organizojmë çdo vit. Presidenti Erdoğan dhe Presidentja Osmani janë takuar atje. Kryeministri Kurti ka vizituar Turqinë dy herë në dy vitet e fundit. Po ashtu, ministri ynë i jashtëm, Hakan Fidan, vizitoi Kosovën vitin e kaluar. Pra, kemi një nivel të shkëlqyer dialogu politik dhe nuk kemi nevojë për ndërmjetës për të përcjellë mesazhet tona.

Telegrafi: Kosova dhe Turqia bashkëpunojnë ngushtë në ekonomi dhe siguri. Cilat projekte të përbashkëta po realizohen aktualisht?

Tunç Angili: Mendoj se në Kosovë, për shkak se është komb i vjetër, por shtet i ri, siguria shpesh shihet vetëm në dimensionin e mbrojtjes ushtarake. Por siguria është një koncept shumë më i gjerë. Për shembull, sot siguria energjetike është më e rëndësishme për shumë shtete sesa armët. Edhe për Kosovën, siguria energjetike është kritike. Po ashtu, siguria ushqimore është bërë çështje kombëtare në shumë vende, sidomos pas pandemisë COVID, kur të gjitha shtetet mbyllën kufijtë dhe nuk shisnin grurë. Por për shkak të lidhjeve tona të ngushta, Turqia bëri një përjashtim vetëm për Kosovën dhe lejoi eksportin e grurit. Pra, siguria duhet parë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Nëse e sheh vetëm si çështje mbrojtjeje, është sikur të provosh të ecësh me një këmbë ose të boksosh me një dorë të lidhur. Në aspektin e mbrojtjes, siç e tregon vetë fjala, është diçka mbrojtëse. Ne duam që problemet në Ballkan të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Për këtë arsye, më 26 korrik, ministri ynë i jashtëm ftoi në Stamboll gjashtë ministrat e jashtëm të Ballkanit – nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi – për një takim joformal të quajtur “Platforma e Paqes së Ballkanit”, pa deklarata zyrtare, vetëm për të biseduar hapur. Pse? Sepse nëse ka destabilitet në Ballkan, kjo prek drejtpërdrejt edhe Turqinë, për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe të diasporës. Plus, Bashkimi Evropian është partneri ynë kryesor tregtar dhe të gjitha lidhjet ekonomike dhe sociale me Evropën kalojnë përmes Ballkanit.

Sa i përket mbrojtjes, nga fillimi ne kemi mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kornizën e NATO-s, njësoj si SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria dhe Kroacia. Po ashtu mbështesim KFOR-in, sepse mendojmë që është vendimtar për stabilitetin e Kosovës dhe të Ballkanit. Nga 3 tetori i këtij viti, komandanti i KFOR-it do të jetë sërish nga Turqia – hera e dytë që e marrim këtë detyrë. Pra, bashkëpunimi ynë në mbrojtje nuk është kundër ndonjë vendi të tretë, por synon stabilitetin rajonal.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu, foto: Ridvan Slivova

Telegrafi: Kur flasim për stabilitetin e rajonit dhe sigurinë, nuk mund të anashkalohet dialogu Kosovë–Serbi. Si e sheh Turqia një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve?

Tunç Angili: Sigurisht që duam normalizim të vërtetë mes Kosovës dhe Serbisë. Mendojmë se dialogu dhe diplomacia janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Roli i KFOR-it është të garantojë siguri, në mënyrë që të ketë hapësirë për dialog. Por mendojmë se duhet edhe një diskutim më i hapur e i sinqertë mes vendimmarrësve politikë në rajon, jo vetëm biseda formale diplomatike. Për këtë e krijuam “Platformën e Paqes së Ballkanit”. Procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja është në ngërç. Ne mbështesim qasjen e përfaqësuesit të ri të posaçëm të BE-së, z. Sorensen, që të mos synojë menjëherë objektiva të mëdha, por të fillojë me hapa të vegjël, të arritshëm, për të ndërtuar besim. Sepse çdo shtet ka politikën e vet të brendshme, vijat e kuqe dhe prioritetet e sigurisë kombëtare. Nëse synon shumë lart dhe dështon, krijohet zhgënjim. Prandaj, kjo qasje pragmatike është e duhura. Dhe mos harroni, edhe Turqia është vend ballkanik. Pra, nuk jemi një aktor i jashtëm, por pjesë e rajonit. Kemi përgjegjësi të kontribuojmë në paqe dhe stabilitet. Pa pronësi rajonale është e vështirë të arrihen zgjidhje të qëndrueshme.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, foto: Ridvan Slivova

Telegrafi: Përmendëm bashkëpunimin ekonomik. Turqia ka edhe investime në Kosovë. Si e shihni këtë bashkëpunim dhe a mund të bëhet më shumë dhe në cilat fusha?

Tunç Angili: Patjetër që mund të bëhet më shumë. Duhet të shtypim më fort “pedalin e gazit”. Aktualisht kemi mbi 500 milionë euro investime turke në Kosovë, të cilat gjenerojnë mbi 10 mijë vende pune. Tregtia dypalëshe arrin rreth 1 miliard euro. Por duam ta bëjmë më të balancuar përmes projekteve të përbashkëta investive. Vitin e kaluar u mbajt forumi i parë ekonomik Kosovë–Turqi në Stamboll, me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti dhe ministrit tonë të tregtisë. Duam që edicioni i dytë të mbahet këtë herë në Prishtinë, për të krijuar një kornizë institucionale të bashkëpunimit mes bizneseve. Gjithashtu, vitin e kaluar Turqia dhe Kosova nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim ekonomik. Një tjetër ide shumë e rëndësishme është krijimi i një zone të lirë ekonomike të përbashkët në Kosovë, ku investitorët turq mund të prodhojnë për eksport në BE, në Ballkan dhe madje edhe në SHBA. Mendoj se ekonomia e Kosovës është e fortë në shërbime, sektori bankar funksionon mirë, përdoret euroja, ka stabilitet financiar. Por prodhimi dhe industria janë ende të ulëta. Aktualisht ekonomia mbahet gjallë kryesisht nga remitancat e diasporës. Por kur të vijë gjenerata e tretë apo e katërt në Zvicër e Gjermani, ato remitanca do të pakësohen – siç ndodhi me Turqinë në vitet ’80. Pra, duhet shfrytëzuar kjo periudhë për të investuar në prodhim, jo vetëm në ndërtim. Dhe Turqia mund të jetë partnere e shkëlqyer, sepse kemi përvojë dhe dije në industri.

Telegrafi: Pra, ju po e shtyni përpara këtë ide?

Tunç Angili: Po, por për këtë na duhet një qeveri funksionale në Kosovë.

Telegrafi: Shpresojmë që qeveria të formohet ose të shkohet në zgjedhje të reja.

Tunç Angili: Si ambasador, jam i lumtur që Kuvendi i Kosovës arriti të zgjedhë kryetarin. Është diçka e mirë për Kosovën dhe për miqtë e saj. /Telegrafi/

The post Nga historia deri te ekonomia e siguria, intervistë ekskluzive me ambasadorin turk – flet për projektet e marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë appeared first on Telegrafi.

Diaspora kosovare në Gjermani, lidhja që fuqizon bashkëpunimin mes dy vendeve

22 August 2025 at 11:53

Johann Saathoff, Sekretar Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, vlerësoi rolin e diasporës kosovare në Gjermani si faktor kyç për lidhjet mes dy vendeve.

“Pjesë e programit tim të vizitës është, natyrisht, edhe tema e diasporës. Vendet tona janë të lidhura në një mënyrë të veçantë përmes saj. Diaspora kosovare në Gjermani përbëhet nga mbi gjysmë milioni njerëz – një lidhje e fuqishme dhe e qëndrueshme mes dy shoqërive tona,” tha Saathoff për Telegrafin.

Ai shtoi se migrimi dhe diaspora luajnë një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin për zhvillim me Kosovën dhe se vizita e tij synon të krijojë një pasqyrë më të qartë të potencialit që diaspora ka për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit./Telegrafi/.

The post Diaspora kosovare në Gjermani, lidhja që fuqizon bashkëpunimin mes dy vendeve appeared first on Telegrafi.

Nga inovacioni te energjia dhe diaspora – prioritetet e Gjermanisë në Kosovë, zyrtari gjerman flet para vizitës zyrtare

22 August 2025 at 09:59

Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në zhvillim dhe integrim evropian. Që nga paslufta, mbështetja gjermane ka qenë e rëndësishme që nga rindërtimi i infrastrukturës bazike deri te projektet e sotme për energji të qëndrueshme, inovacion, zhvillim urban dhe arsim profesional.

Sekretari Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff, para se të nisë vizitën e tij në Kosovë ka theksuar rëndësinë e këtij partneriteti, duke përmendur shembuj si Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, projektet energjetike, si dhe mbështetjen për arsimin dual.

Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin e diasporës kosovare në Gjermani si një urë të fuqishme bashkëpunimi mes dy vendeve.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafi, Saathoff flet për fushat ku do të përqendrohet mbështetja gjermane në të ardhmen, ndikimin e projekteve në krijimin e vendeve të punës, dhe potencialin e diasporës për zhvillim ekonomik afatgjatë.

Telegrafi: Z. Staathoff, si e vlerësoni bashkëpunimin ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës deri më tani?

Staathoff: Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë ka bashkëpunuar ngushtë, me besim dhe me sukses me Kosovën për 26 vjet. Ndërsa në vitin 1999 e mbështetnim Kosovën me ndihmë humanitare në kampet e refugjatëve, sot jemi pranë saj në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Bashkëpunimi për zhvillim nga Gjermania ka kontribuar në rindërtimin e Kosovës. Në periudhën pas luftës, kur kishte mungesë të ushqimeve, kemi ndihmuar në krijimin e zinxhirëve të furnizimit dhe kemi punuar për zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Kemi ndërtuar shkolla së bashku, kemi trajnuar mësimdhënës dhe institucione arsimore, kemi zhvilluar më tej kurrikulat dhe kemi hartuar e zbatuar strategji të reja. Pas shpalljes së pavarësisë, kemi mbështetur Kosovën në ndërtimin e administratës publike dhe që atëherë kemi vazhduar të forcojmë institucionet shtetërore. Së bashku kemi nisur dhe përmbyllur shumë procese reformash me synimin afatgjatë të afrimit me BE-në. Temat aktuale të bashkëpunimit tregojnë se sa larg ka arritur Kosova ndërkohë dhe sa i suksesshëm ka qenë e vazhdon të jetë bashkëpunimi ynë. Sot, bashkëpunimi ynë për zhvillim fokusohet në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, në çështjet klimatike, energjinë e qëndrueshme, zhvillimin urban dhe modernizimin e administratës.

Krenohemi me sukseset e përbashkëta të viteve të fundit. Një shembull i qartë është zhvillimi i qëndrueshëm urban. Për herë të parë pas luftës, falë bashkëpunimit tonë, kemi siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për rreth 825.000 banorë të rajonit të kryeqytetit Prishtinë – që përfaqëson 40% të popullsisë së vendit. Gjithashtu, kemi mundësuar sistemin e parë funksional të kanalizimit në Kosovë, me një shtrirje potenciale për rreth 950.000 banorë. Për më tepër, kemi zgjeruar shërbimin e mbledhjes së mbeturinave në pothuajse të gjitha amvisëritë në vend. Kështu, shkalla e mbledhjes së mbeturinave është rritur nga 70,9% në vitin 2017 në 96,0% në vitin 2023 – me mbi 70.000 amvisëri të reja të përfshira dhe me një ulje të numrit të deponive ilegale nga 2.246 në 373.

Përmirësimet në tarifat e mbledhjes, zgjerimi i qasjes në ndarjen e mbeturinave për mbi 30.000 amvisëri dhe raportimi i qartë komunal kanë përmirësuar qëndrueshmërinë financiare dhe ekologjike të sistemit. Megjithatë, aktualisht reciklohet më pak se 10% e materialeve të ripërdorshme. Prandaj, po mbështesim Kosovën në rikuperimin e këtyre burimeve të vlefshme dhe në përshtatjen e menaxhimit të mbeturinave me standardet e BE-së dhe kërkesat e së ardhmes.

Në sektorin e energjisë, kemi arritur të sigurojmë ngrohje të përballueshme dhe të besueshme gjatë dimrit për 70.000 banorë të Prishtinës, duke ndërtuar sistemin e parë të ngrohjes qendrore në vend. Po ashtu, me ndërtimin e një linje të tensionit të lartë prej 240 kilometrash ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, Kosova është integruar më mirë në rrjetin rajonal dhe evropian të energjisë elektrike – duke rritur stabilitetin e rrjetit dhe sigurinë e furnizimit.

Përmes sanimit energjetik të 31 objekteve komunale, kemi arritur së bashku një reduktim prej 40% të nevojës për energji nga burimet fosile. Po ashtu, 1.500 masa për sanimin energjetik të ndërtesave private të banimit, të financuara (bashkërisht) nga linja publike të financimit apo programe mbështetëse, kanë sjellë një ulje të konsumit energjetik prej gjithsej 25 MWh në vit.

Që nga periudha e rindërtimit, sektori privat në Kosovë është zhvilluar me dinamikë – nga një ekonomi kryesisht informale drejt një mjedisi gjithnjë e më konkurrues dhe miqësor ndaj bizneseve. Veçanërisht sipërmarrësit e rinj, start-up-et teknologjike dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme (NVM) po nxisin inovacionin dhe orientimin drejt eksportit, duke e pozicionuar Kosovën si një treg premtues në rajon. Edhe pse ekzistojnë dallime strukturore në krahasim me tregun e BE-së, fleksibiliteti i Kosovës, afiniteti digjital dhe gatishmëria për reforma krijojnë kushte tërheqëse për investime dhe partneritete – dhe ne e mbështesim Kosovën në këtë drejtim.

Po punojmë për ta përshtatur arsimin profesional me nevojat e tregut të punës. Sot, Kosova është shumë më e përgatitur në fushën e formimit profesional sesa më parë. Në dymbëdhjetë profile profesionale, nxënësit po përfundojnë tani programet trevjeçare të formimit dual. Analizat tregojnë se mbi 85% e tyre pritet të punësohen nga ndërmarrjet ku janë arsimuar. Kërkesa për programe të formimit dual është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Një shembull tjetër i bashkëpunimit tonë është Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), një model i shkëlqyer i asaj që është e mundur sot në Kosovë përmes politikave të zhvillimit. Shndërrimi i suksesshëm i ish-kampit të KFOR-it është një histori e vërtetë suksesi! Ky projekt është zhvilluar dhe financuar bashkërisht nga të dy vendet tona. Sot, ITP punëson rreth 430 persona, kryesisht nga rajoni i Prizrenit. Me 60 ndërmarrje aktive dhe mbi 2.000 studentë të regjistruar në universitetin e vendosur brenda parkut, ky kompleks është shndërruar në një qendër të gjallë dhe dinamike. Po punojmë së bashku për ta zhvilluar më tej ITP-në dhe për ta pozicionuar si një qendër rajonale të inovacionit.

Në kuadër të angazhimit tonë për këshillim në procesin e integrimit në BE, vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe për uljen e burokracisë. Gjermania fokusohet në mbështetje ndërsektoriale, duke forcuar kapacitetet institucionale, duke promovuar koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe duke nxitur një qeverisje të afërt me qytetarin, të drejtë, transparente dhe efikase. Aktualisht, po mbështesim Kosovën në thjeshtimin, eliminimin ose digjitalizimin e 500 proceseve burokratike – përfshirë digjitalizimin e procesit të licencimit për profesionet e lira.

Sekretari Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff. Foto: Ministria Gjermane

Telegrafi: Gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë do të vizitoni disa nga projektet e financuara nga Qeveria Gjermane. A mund të ndani me ne disa detaje rreth tyre?

Staathoff: Fatkeqësisht, qëndrimi im në Kosovë nuk është aq i gjatë sa të mund të vizitoj të gjithë partnerët dhe projektet e bashkëpunimit tonë të përbashkët për zhvillim.

Një nga projektet e para që do të vizitoj është Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) i përmendur më herët. Në këtë park do të takoj jo vetëm ndërmarrje kosovare, por edhe investitorë të huaj. Ata janë pionierët që besojnë në vizionin që përfaqëson ky park dhe që sot po ndërtojnë e zhvillojnë kompanitë e tyre aty. Historitë dhe sukseset e tyre janë frymëzim për investitorë të tjerë të huaj që të vijnë në ITP – dhe në Kosovë.

Do të udhëtoj gjithashtu në Krushën e Madhe për të takuar Fahrije Hotin dhe kooperativën e saj bujqësore. Edhe ajo është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes vendeve tona. Fahrije Hoti është një grua vepruese. Para 16 vitesh, e kemi mbështetur në themelimin e kooperativës së parë bujqësore për gratë në Kosovë. Ajo që Fahrije dhe gratë përreth saj kanë arritur është prekëse. As zjarri që përfshiu punishten e saj para shtatë vitesh nuk e ndali. Gjermania e mbështeti Krushën sërish në rindërtim dhe në zgjerimin e strategjive të eksportit. Sot, Krusha është një faktor i rëndësishëm ekonomik në rajon.

Në Obiliq, së bashku me prodhuesin shtetëror të energjisë KEK do të vizitoj terrenin ku do të ndërtohet parku i parë publik fotovoltaik. Në grumbujt e hirit të qymyrit të djegur do të ngrihet një impiant diellor me kapacitet prej 100 megavatësh, i cili mbështetet dhe financohet nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian. Çfarë mund të simbolizojë më mirë fillimin e tranzicionit energjetik në Kosovë? Jam i bindur se Kosova është në rrugën e duhur me investimet në energji të ripërtëritshme. Vendi ka potencial të madh për fotovoltaik, ngrohje diellore dhe energji nga era. Këto burime energjie janë tashmë shpesh më të lira sesa zgjerimi i djegies së qymyrit – madje edhe pa përfshirë kostot e emetimit të karbonit. Prandaj, e inkurajoj Kosovën që ta ndjekë me guxim dhe vendosmëri rrugën larg qymyrit dhe drejt energjive të ripërtëritshme. Kjo është gjithashtu një pjesë thelbësore për afrimin e mëtejshëm me standardet e BE-së në fushën e energjisë dhe politikave klimatike.

Përveç kësaj, do të vizitoj projekte në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe trajtimit të ujërave. Sepse qytetet të jetueshme, të pastra dhe të shëndetshme do të mbeten një fushë qendrore e bashkëpunimit tonë.

Telegrafi: Në cilat fusha pritet të fokusohet mbështetja gjermane në të ardhmen – energji, bujqësi apo inovacion?

Staathoff: Prioritetet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona janë të dakorduara në mënyrë të qëndrueshme. Ato janë – edhe një herë – zhvillimi i ekonomisë së Kosovës, mbrojtja e klimës, furnizimi i qëndrueshëm me energji, zhvillimi urban dhe modernizimi i administratës. Projektet brenda këtyre fushave diskutohen çdo dy vjet në kuadër të negociatave qeveritare të përbashkëta. Në këtë kuadër, Gjermania zakonisht jep zotime për projekte të reja ose për vazhdimin e projekteve të suksesshme që janë në zbatim. Qëllimet tona të përbashkëta më të larta janë integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekologjik, social dhe ekonomik i vendit. Në arritjen e këtyre qëllimeve, do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën përmes bashkëpunimit tonë për zhvillim.

Telegrafi: Si ndihmon ky bashkëpunim në krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës?

Staathoff: Përmes bashkëpunimit tonë në fushën e arsimit profesional, siç u përmend më lart, cilësia e formimit në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm – veçanërisht në sistemin dual të arsimit profesional, i cili përfshin bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet ndërmarrjeve dhe shkollave profesionale publike e private. Brenda këtij sistemi dual, mbi 1.400 nxënës në dymbëdhjetë profile pilot përfitojnë nga një formim praktik dhe i orientuar drejt tregut të punës në ndërmarrje, gjë që rrit ndjeshëm mundësitë për punësim të kualifikuar në Kosovë.

Hartimi i ligjit për promovimin e punësimit, ligjit për arsimin profesional, strategjisë së punësimit dhe planit të veprimit përkatës, si dhe ristrukturimi i Agjencisë së Punësimit dhe zhvillimi i programeve të certifikuara për trajnim të këshilltarëve profesionalë (sipas modelit gjerman), e përforcojnë këtë progres për vitet në vijim.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren ka krijuar deri më tani rreth 430 vende pune direkte në ndërmarrjet e vendosura në park – në fushat e teknologjisë së informacionit (ICT), industrisë kreative, teknologjisë mjedisore dhe shëndetësisë. Parashikohet që kjo shifër të rritet ndjeshëm, duke arritur në 550 deri 600 të punësuar deri në fund të vitit 2026. Ofertat e trajnimit në fushat ICT, industri kreative dhe mbështetje për start-up-e kanë përfshirë qindra pjesëmarrës gjatë tre viteve të fundit.

Së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, Gjermania mbështet edhe Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (KCGF). Ky fond është një histori e vërtetë suksesi. Që nga themelimi në vitin 2016, janë dhënë mbi 19.000 kredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Shumë prej tyre kanë marrë për herë të parë një kredi përmes këtij fondi. Këto kredi kanë ndihmuar në krijimin e mbi 30.000 vendeve të reja të punës. KCGF ka tashmë dritare të veçanta për ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë, për investimet e diasporës dhe për start-up-et.

Edhe përmes angazhimit tonë në fushën e integrimit në BE, ne e mbështesim zhvillimin ekonomik – edhe pse në mënyrë indirekte. Kombinimi i digjitalizimit dhe uljes së burokracisë forcon shoqërinë e re dhe digjitalisht të aftë të Kosovës – me mbi 95% qasje në internet – dhe krijon mundësi të reja për rritje dhe punësim. Gjermania e mbështet këtë transformim në mënyrë të synuar, për shembull përmes sistemeve inspektuese të standardizuara sipas BE-së, procedurave transparente dhe masave kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit. Të gjitha këto përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe e bëjnë Kosovën gjithnjë e më tërheqëse për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Telegrafi: Çfarë mund të pritet në të ardhmen nga bashkëpunimi ekonomik Kosovë–Gjermani, duke pasur parasysh edhe rolin e madh të diasporës kosovare?

Staathoff: Pjesë e programit tim të vizitës është, natyrisht, edhe tema e diasporës. Vendet tona janë të lidhura në një mënyrë të veçantë përmes saj. Diaspora kosovare në Gjermani përbëhet nga mbi gjysmë milioni njerëz – një lidhje e fuqishme dhe e qëndrueshme mes dy shoqërive tona. Prandaj, jam veçanërisht i interesuar të bisedoj me përfaqësues të institucioneve, sektorit privat dhe shoqërisë civile, por edhe me sipërmarrës që janë kthyer në Kosovë. Migrimi dhe diaspora luajnë një rol të rëndësishëm edhe në bashkëpunimin tonë për zhvillim me Kosovën. Dua të krijoj një pasqyrë më të qartë për rolin që diaspora luan aktualisht në zhvillimin e Kosovës dhe për potencialin që ajo ka për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. /Telegrafi/.

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Nga inovacioni te energjia dhe diaspora – prioritetet e Gjermanisë në Kosovë, zyrtari gjerman flet para vizitës zyrtare appeared first on Telegrafi.

Së shpejti – “Përballje Podcast”, sezoni i ri mbi integritetin medial dhe zgjedhjet në Kosovë

20 August 2025 at 09:44

Telegrafi.com do të publikojë së shpejti sezonin e ri të “Përballje Podcast”, një seri prej tetë episodesh kushtuar integritetit medial, luftës kundër dezinformimit dhe sfidave që mediat përballen gjatë zgjedhjeve lokale dhe nacionale në Kosovë.

Në këtë edicion, me autor Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafit, do të marrin pjesë gazetarë, ekspertë të medias, akademikë, përfaqësues të institucioneve si KPM, Këshilli i Mediave të Shkruara, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, si dhe organizata të shoqërisë civile e ekspertë të rrjeteve sociale.

Përballë rritjes së shqetësimeve për ndikimin e dezinformatave dhe ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike, temat do të përfshijnë: ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje dhe roli i KPM-së në mbrojtjen e integritetit zgjedhor; dhuna online dhe paragjykimet gjinore ndaj grave në politikë; deepfake dhe siguria kibernetike gjatë fushatave; dezinformatat në rrjetet sociale dhe ndikimi në procesin demokratik; rëndësia e raportimit etik në zgjedhjet lokale; roli i shoqërisë civile në krijimin e një mjedisi mediatik transparent; edukimi medial në shkolla për zhvillimin e mendimit kritik e transparenca financiare dhe pronësia e mediave.

Realizimi i episodit të parë do të bëhet së shpejti.

 

 

 

The post Së shpejti – “Përballje Podcast”, sezoni i ri mbi integritetin medial dhe zgjedhjet në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Gjykata Themelore në Gjilan sqaron opinionin publik për rastin e vrasjes në qendër të qytetit

11 August 2025 at 12:37

Në lidhje me rastin e vrasjes së ndodhur dje në qendër të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë një sqarim për opinionin publik dhe mediat, duke theksuar se ndaj të dyshuarit Mefail (Fehmi) Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë.

Sipas evidencës zyrtare, i njëjti ka pasur më herët tre lëndë penale, të gjitha të përfunduara me aktgjykim dënues:

Viti 2018 (PKR.nr.198/2018) – I akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Është shpallur fajtor dhe është dënuar.

Viti 2014 (P.nr.610/2014) – I akuzuar për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale” nga neni 320 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Është shpallur fajtor dhe është dënuar.

Viti 2011 (P.nr.343/2011) – I akuzuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Është shpallur fajtor dhe është dënuar.

Ndërsa, sa i përket dy të dyshuarve të tjerë, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, Gjykata bën të ditur se ata nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër të gjykuar me vendim të formës së prerë, apo për ndonjë rast të papërfunduar.

Gjykata Themelore në Gjilan apelon për informim të saktë dhe të verifikuar, si dhe për shmangie nga spekulimet që mund të dëmtojnë procesin hetimor dhe gjyqësor./Telegrafi/.

 

The post Gjykata Themelore në Gjilan sqaron opinionin publik për rastin e vrasjes në qendër të qytetit appeared first on Telegrafi.

“Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës

15 July 2025 at 09:45

Në fjalimin e tij në pritjen me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka dhënë dy mesazhe kryesore.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për lidershipin politik të Kosovës, duke kërkuar zhbllokimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Duke folur para përfaqësuesve institucionalë, partiakë, trupit diplomatik, shoqërisë civile dhe mediave, ambasadori theksoi se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë Francën, kanë nevojë për institucione funksionale për të ecur përpara me bashkëpunimin konkret.

“Për të nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshje të rëndësishme, na duhet një Kuvend dhe na duhet një Qeveri e mbështetur nga ky Kuvend”, tha Guerot, duke theksuar se vonesat aktuale rrezikojnë zbatimin e projekteve milionëshe të planifikuara nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) dhe institucione tjera franceze.

Foto: Ambasada Franceze

Ai vlerësoi bashkëpunimin me institucionet kosovare si Gjykata Kushtetuese, Ministria e Ekonomisë, Akademia e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës, por shtoi se progresi i mëtejshëm kërkon stabilitet institucional dhe vendimmarrje politike.

“Franca dhe vendet mike kanë nevojë për partnerë të qartë dhe funksionalë. Integrimi evropian kërkon dialog të lehtësuar nga BE-ja, dhe për këtë duhet Kuvend e Qeveri”, shtoi ambasadori.

Ambasadori Guerot iu drejtua të gjitha forcave politike në vend me një thirrje për kompromis dhe përgjegjësi demokratike, duke shtuar se qytetarët nuk janë të kënaqur me ngërçin e krijuar pas zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë udhëheqësit politikë, pa përjashtim, pavarësisht partisë apo komunitetit, që të gjejnë rrugën për të dalë nga ngërçi institucional. Nuk ka më kohë për bllokada”, tha ai.

Ky është një prej mesazheve më të qarta dhe më të drejtpërdrejta që vjen nga një përfaqësues i shtete mike për situatën politike në Kosovë pas më shumë se 40 tentimeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit që nga 9 shkurti.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi edhe angazhimin e vazhdueshëm të Francës në përkrahje të organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht atyre që merren me çështje të barazisë gjinore.

“Franca zhvillon diplomaci feministe në Kosovë dhe në të gjithë botën. Gjatë katër viteve të fundit, Franca ka qenë një nga donatorët kryesorë në këtë fushë, duke mbështetur 1,400 organizata”, tha ai.

Ai përmendi bashkëpunimin me OJQ-të feministe, mbështetjen për mediat e pavarura dhe shumëprojekte që ndihmojnë në fuqizimin e të rinjve, barazinë dhe multietnicitetin në vend.

Po ashtu, ai vlerësoi punën e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila brenda 18 muajve në Kosovë ka përgatitur disa projekte ambicioze dhe ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me ministritë përkatëse. Projektet kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove dhe presin vetëm konstituimin e institucioneve për të filluar zbatimin.

“Franca mbështet një Kosovë multietnike. Për këtë, komunitetet duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe mediat e lira janë sektorë kyç për këtë bashkëjetesë”, theksoi Guerot mes tjerash.

Ai ka përmendur edhe punën e kryer nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), e cila, në 18 muajt e saj në Kosovë, ka zhvilluar tashmë disa projekte shumë ambicioze.

“Janë nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi midis AFD-së dhe ministrive. Pres me padurim finalizimin e kësaj pune, e cila arrin në dhjetëra milionë euro”, ka shtuar ambasadori francez. /Telegrafi/.

The post “Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës appeared first on Telegrafi.

46 tentime të dështuara, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

14 July 2025 at 11:34

Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa Qeveria e re nuk është formuar. Deri më tani janë regjistruar 46 përpjekje të dështuara për konstituimin e Kuvendit, ndërsa rreziku për zgjedhje të reja po rritet nga dita në ditë.

Përplasjet politike rreth mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit, mungesa e konsensusit politik dhe pazaret për zgjedhjet lokale kanë bllokuar funksionimin institucional. Ndërkohë, “afati kushtetues” i korrikut po afrohet dhe zgjidhja ende nuk shihet askund.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 9 shkurt, ndërsa në fund të marsit u certifikuan rezultatet, duke hapur rrugën për konstituimin e institucioneve.

Por, që nga ajo kohë, vendi ndodhet në një ngërç institucional të paprecedentë, ku Kuvendi nuk është konstituuar dhe nuk është zgjedhur një Qeveri e re.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka insistuar që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet me votim të fshehtë, dhe ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun. Mirëpo, kjo nuk është mbështetur nga partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK.

Si pasojë, vendi ndodhet në një bllokadë të thellë institucionale.  Kuvendi nuk mund të miratojë ligje, të formojë komisione, apo të mbikëqyrë qeverinë n për çështje të rëndësishme si inflacioni, kriza energjetike apo skandalet që mund të shpërthejnë në ndërkohë.

Çfarë pritet të ndodhë?

Afati për formimin e institucioneve po i afrohet fundit. Nëse deri në fund të korrikut nuk arrihet marrëveshje, për shembull mes LVV-së, Nismës Socialdemokrate dhe përfaqësuesve të pakicave jo-serbe, atëherë zgjedhjet e reja parlamentare do të jenë të pashmangshme.

Këto zgjedhje pritet të mbahen pas atyre lokale, të planifikuara për 12 tetor.

Nëse shkohet në zgjedhje të reja, Qeveria Kurti do të mbetet në detyrë deri pas zgjedhjeve lokale, ndërsa kalkulimet politike për balotazhin në disa komuna do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në marrëveshjet eventuale për qeverinë e re. Kjo situatë do të jetë vendimtare edhe për një tjetër çështje të rëndësishme, zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, pasi mandati i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në fillim të vitit 2026.

Në mungesë të një kompromisi politik, vendi po hyn në një cikël të rrezikshëm./Telegrafi/.

The post 46 tentime të dështuara, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta? appeared first on Telegrafi.

❌