❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“MĂ« thonĂ« mua tradhtar”, Rama-protestuesve: Nga pallati i presidentit nĂ« Serbi, jua thashĂ« qĂ« Kosova Ă«shtĂ« e pavarur

Kryeministri i ShqipĂ«risĂ«, Edi Rama, i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur sot akuzave tĂ« protestuesve qĂ« e kanĂ« quajtur “tradhtar”.

Rama ka kujtuar një vizitë të tij në Serbi, duke thënë se atje kishte deklaruar hapur se Kosova është shtet i pavarur dhe se kjo, sipas tij, është një realitet i pakthyeshëm.

“Pse thotĂ« ky qĂ« t’i japim tĂ« ardhmen pronave tona? Cilat prona? E vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« Sazani ka qenĂ«, Ă«shtĂ« dhe do tĂ« mbetet tokĂ« e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. Dhe çfarĂ« pronash? KĂ«tĂ« e provon fakti qĂ« ne kemi mĂ« shumĂ« se dy vite negociata me investitorĂ«t pĂ«r formulĂ«n e zhvillimit, qĂ« do tĂ« thotĂ« ne pĂ«rfaqĂ«sojmĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« dhe pronĂ«n shtetĂ«rore. Ata janĂ« investitorĂ«t qĂ« duan tĂ« zhvillojnĂ« nĂ« atĂ« pronĂ«. Ne kemi rĂ«nĂ« dakord qĂ« çfarĂ« ndĂ«rtohet bĂ«het privat, njĂ« vilĂ« p.sh.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« jashtĂ« Ă«shtĂ« e shtetit shqiptar dhe nĂ« investim merr pjesĂ« ShqipĂ«ria si ortak nĂ« biznes dhe tĂ« ardhurat qĂ« vijnĂ« i shkojnĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. Pse nuk Ă«shtĂ« firmosur marrĂ«veshja? Sepse akoma jemi duke negociuar. Ky Ă«shtĂ« Sazani. Atyre qĂ« mĂ« thonĂ« mua tradhtar, mĂ« thanĂ« pse nuk shkon nĂ« Serbi, nĂ« Serbi vajta unĂ«, jua thashĂ« atyre nĂ« sy nga pallati ku rri presidenti qĂ« Kosova Ă«shtĂ« RepublikĂ« e pavarur dhe Ă«shtĂ« njĂ« histori qĂ« nuk kthehet mĂ« mbrapa.

ËshtĂ« kollaj tĂ« bĂ«sh heroin kur del atje te ai bulevardi ku u vranĂ« 4 persona. Nuk e harroj kurrĂ« sesi i morĂ«n invalidĂ«t, i morĂ«n me gjithçka, i ngritĂ«n nĂ« ajĂ«r. Sot Ă«shtĂ« kollaj sepse ShqipĂ«rinĂ« e ndryshoi PS edhe nĂ« tĂ« gjithĂ« aspektet.

Patriotizmi dhe tradhtia nuk janĂ« mĂ« vetĂ«m tĂ« varur flamurin kĂ«tu, lidhe nyje dhe thuaj TRQ Edi Rama, ku nuk Ă«shtĂ« patriotizĂ«m”, u shpreh Rama.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “MĂ« thonĂ« mua tradhtar”, Rama-protestuesve: Nga pallati i presidentit nĂ« Serbi, jua thashĂ« qĂ« Kosova Ă«shtĂ« e pavarur appeared first on Sinjali.

Londrimi publikon projektin e ri, “rrĂ«mbejnĂ«â€ vĂ«mendjen skenat e afĂ«rta me Dolcen

KĂ«ngĂ«tari Londrim Mekaj ka publikuar projektin e tij mĂ« tĂ« ri muzikor tĂ« titulluar “My Baby”.

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellĂ« njĂ« surprizĂ« pĂ«r fansat, duke zgjedhur si protagoniste tĂ« videoklipit Dolcen, ish-konkurrenten e po tĂ« njĂ«jtit edicion tĂ« reality show-t.

Kënga vjen me ritme moderne dhe që nga publikimi ka marrë komente pozitive në YouTube dhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar si melodinë ashtu edhe realizimin vizual të projektit.

Vëmendje të madhe kanë tërhequr skenat e afërta mes Londrimit dhe Dolces në videoklip, të cilat i kanë dhënë projektit një dimension më emocional dhe artistik.

Videoklipi nis me dyshen duke bërë xhiro me veturë, për të vazhduar më pas me skena të ndryshme që pasqyrojnë afërsinë dhe kiminë e tyre para kamerës. Në disa prej tyre shfaqen edhe momente intime, të cilat janë ndër më të komentuarat në rrjete sociale.

Me “My Baby”, Londrim Mekaj sjell njĂ« tjetĂ«r projekt nĂ« repertorin e tij muzikor, duke kombinuar muzikĂ«n me njĂ« videoklip tĂ« realizuar me kujdes, qĂ« ka zgjuar interes tĂ« madh te publiku.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Londrimi publikon projektin e ri, “rrĂ«mbejnĂ«â€ vĂ«mendjen skenat e afĂ«rta me Dolcen appeared first on Sinjali.

Raporti i OKB-së: Militantët dhe policia ekzekutuan dhe gjymtuan dhjetëra palestinezë në Gaza

Militantët dhe njësitet policore të Hamasit në Gaza rrahën, gjymtuan dhe ekzekutuan publikisht dhjetëra palestinezë gjatë luftës së këtij grupi me Izraelin në akte që përbëjnë krime lufte, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara që u publikua të martën.

Raporti i ZyrĂ«s sĂ« Komisionarit tĂ« LartĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut dokumentoi qindra raste tĂ« ndĂ«shkimeve jashtĂ«gjyqĂ«sore nĂ« territorin e kapluar nga lufta, pĂ«r tĂ« cilat tha se shpesh ishin reklamuar gjatĂ« dhe pas akteve pĂ«r tĂ« futur frikĂ« te popullsia, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

“KĂ«to raste pĂ«rfshinĂ« ekzekutime, gjunjĂ«zime, thyerje eshtrash me gypa metali ose tulla betoni dhe rrahje dhe u paraqitĂ«n nga autorĂ«t si ndĂ«shkime pĂ«r bashkĂ«punimin e pretenduar me Izraelin, plaçkitjen e ndihmave humanitare, vjedhjen, shkeljet qĂ« lidhen me drogĂ«n ose afĂ«rsi me rivalĂ«t e brendshĂ«m” – thuhet nĂ« raport.

Komisioni zbuloi se militantĂ«t dhe forcat policore tĂ« lidhura me Hamasin ishin tĂ« pĂ«rfshira nĂ« pothuajse çerekun e 249 rasteve tĂ« dokumentuara – pĂ«rfshirĂ« 108 vdekje – nga gushti i vitit 2024 deri nĂ« janarin e vitit 2026. Komisioni nĂ« mĂ«nyrĂ« specifike i hetoi rastet qĂ« i pĂ«rfshinin forcat e lidhura me Hamasin, por i llogariti edhe ato qĂ« u janĂ« atribuuar grupeve tĂ« tjera tĂ« armatosura.

Disa përfaqësues të Hamasit nuk iu përgjigjën pyetjeve rreth pretendimeve të paraqitura në këtë raport.

Sipas raportit të publikuar të martën, në vend se të zbatoheshin nga gjykatat apo gjykatësit, ndëshkimet u kryen nga krahu ushtarak dhe njësitet policore të Hamasit.

Srinivasan Muradhar, kryesues i komisionit tĂ« OKB-sĂ«, tha se abuzimet e dokumentuara nĂ« Gaza po ndodhnin “nĂ« njĂ« mjedis tĂ« inxhinieruar nga Izraeli”, ku forcat e lidhura me Hamasin e kanĂ« shfrytĂ«zuar boshllĂ«kun e krijuar nga sulmet e pamĂ«shirshme izraelite dhe shkatĂ«rrimi i gjerĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raporti i OKB-së: Militantët dhe policia ekzekutuan dhe gjymtuan dhjetëra palestinezë në Gaza appeared first on Sinjali.

Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan

Real Madridi ka njoftuar largimin e Alvaro Arbeloas, duke i dhënë fund bashkëpunimit me ish-futbollistin dhe trajnerin e klubit.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi madrilen ka falënderuar Arbeloan për kontributin e tij ndër vite, si në fushë ashtu edhe në rolin e trajnerit në strukturat e klubit.

Arbeloa ishte pjesë e Real Madridit si lojtar dhe më pas vazhdoi karrierën e tij në stafin teknik, duke punuar me grupmoshat e reja të klubit.

Largimi i tij vjen pas përfundimit të sezonit 2025/2026, të cilin Real Madridi e mbylli pa fituar asnjë nga trofetë kryesorë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan appeared first on Sinjali.

Tentoi ta mbyste ish-partneren duke e goditur me veturë, kosovari dënohet me burg të përjetshëm në Gjermani

Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka apeluar vendimin e një gjykate në Gjermani, e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për tentim vrasjeje ndaj ish të dashurës së tij.

Sipas mediave gjermane, vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« mĂ« 28 maj nga Gjykata Rajonale e Neubrandenburgut, ndĂ«rsa apelimi Ă«shtĂ« konfirmuar nga zĂ«dhĂ«nĂ«si i gjykatĂ«s pĂ«r mediumin “Nordkurier”. Rasti tashmĂ« do tĂ« shqyrtohet nga Gjykata Federale e DrejtĂ«sisĂ«.

28-vjeçari, shtetas gjerman me prejardhje nga Kosova, akuzohet se më 23 janar 2025 kishte tentuar ta vriste ish të dashurën e tij 44-vjeçare duke e goditur me veturë në trafikun rrugor në Friedrich-Wilhelm-Raiffeisen-Strase, në lindje të qytetit Waren (Muritz).

Sipas raportimit tĂ« “Nordkurier”, ai kishte drejtuar qĂ«llimisht automjetin nĂ« korsinĂ« e kundĂ«rt, pasi kishte vĂ«rejtur ish-partneren e tij nĂ« automjetin e saj. Gjykata ka konstatuar se marrĂ«dhĂ«nia mes tyre kishte qenĂ« e mbushur me konflikte dhe se nĂ« javĂ«t paraprake ai e kishte fyer dhe kĂ«rcĂ«nuar me vdekje pĂ«rmes mesazheve.

Gjykata e shpalli atë fajtor për tentativë vrasjeje, lëndim të rëndë dhe të rrezikshëm trupor, si dhe për ndërhyrje të qëllimshme dhe veçanërisht të rrezikshme në trafikun rrugor.

Gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri kishte zgjedhur të mos deklarohej lidhur me akuzat. Sipas gjykatës, ai kishte shprehur keqardhje vetëm në fjalën e tij përfundimtare, drejtuar familjes së viktimës.

Pas aksidentit, gruaja 44-vjeçare ka mbetur në gjendje të vazhdueshme vegjetative dhe, sipas vlerësimit të gjykatës, dyshohet se ka pësuar dëmtime të pakthyeshme në tru.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentoi ta mbyste ish-partneren duke e goditur me veturë, kosovari dënohet me burg të përjetshëm në Gjermani appeared first on Sinjali.

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

Tre persona janë arrestuar të martën në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë organizim të grupit kriminal, financim të terrorizmit, shpëlarje parash dhe trafikim të narkotikëve.

Të arrestuarit, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje të parave, mashtrim, detyrim, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Sipas njoftimit, aksioni policor është asistuar nga autoritetet e FBI-së dhe autoritetet policore kanadeze (RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuara në terren gjatë zhvillimit të operacionit.

Ky aksion është mbështetur gjithashtu nga zyra e OPDAT-it pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Me vendim të prokurorit special, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë appeared first on Sinjali.

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për ecurinë e aktiviteteve që lidhen me numërimin e votave, pranimin e materialeve zgjedhore dhe verifikimin e fletëvotimeve të ardhura nga mërgata.

Sipas KQZ-së, aktualisht është duke u bërë pranimi i materialeve zgjedhore, si dhe skanimi i listave të votuesve. Qendrat Komunale të Numërimit që e kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit janë duke e dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ka sqaruar se skanimi i listave të votuesve po bëhet për të verifikuar nëse ndonjë votues ka votuar më shumë se një herë, përkatësisht në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht.

Ndërkohë, ka nisur edhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës. Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë e të cilave tashmë është sjellë në Kosovë.

“QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« vĂ«rtetohet nĂ«se kĂ«to pako janĂ« dĂ«rguar nga votuesit e regjistruar pĂ«r votim pĂ«rmes postĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e KQZ-sĂ«.

Dy lokacionet me numrin më të madh të pakove janë Berlini, me 41 mijë e 561 pako, dhe Berni, me 23 mijë e 356.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora appeared first on Sinjali.

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

NASA ka shpallur katër astronautët që do të jenë pjesë e misionit Artemis III, i cili shënon hapin tjetër drejt rikthimit të njerëzve në Hënë.

Astronautët e përzgjedhur janë Andre Douglas, specialist misioni; Frank Rubio, specialist misioni; Luca Parmitano, pilot; dhe Randy Bresnik, komandant.

Ekuipazhi pritet të niset në orbitën e Tokës vitin e ardhshëm nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, në bordin e anijes kozmike Orion.

Gjatë misionit, astronautët do të testojnë procedurat e takimit dhe ankorimit midis Orion dhe anijeve kozmike komerciale, manovra që janë të domosdoshme për misionet e ardhshme të uljes në Hënë.

Artemis III Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si “fillimi i sĂ« ardhmes”, ka thĂ«nĂ« administratori i NASA-s, Jared Isaacman.

Megjithatë, misioni vjen në një kohë kur janë ngritur pyetje, pasi një anije e kompanisë Blue Origin, e planifikuar për të transportuar astronautët e ardhshëm në Hënë më vonë gjatë dekadës, ka shpërthyer gjatë një prove muajin e kaluar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë appeared first on Sinjali.

Italia nis hetim ndaj ministrit izraelit

Prokurorët italianë kanë vendosur nën hetim ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, lidhur me trajtimin e aktivistëve që morën pjesë në një flotilje drejt Gazës muajin e kaluar.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane referuar një burimi gjyqësor.

Mediat italiane raportojnë se Ben-Gvir po hetohet nën dyshimet për torturë dhe rrëmbim të qytetarëve italianë të përfshirë në misionin aktivist.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ministri izraelit apo nga autoritetet izraelite lidhur me këto akuza.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Italia nis hetim ndaj ministrit izraelit appeared first on Sinjali.

Britania e Madhe e paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajmëroi ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, duke theksuar se sistemi kushtetues i vendit është ndërtuar për bashkëpunim, e jo për dominim politik.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ai përgëzoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe vlerësoi angazhimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e tyre në një afat të shkurtër.

Megjithatë, diplomati britanik vuri në dukje se kriza politike po rrezikon seriozisht të ardhmen e Kosovës.

“Kosova duhet tĂ« jetĂ« krenare pĂ«r historikun e saj demokratik qĂ« nga pavarĂ«sia. MbretĂ«ria e Bashkuar Ă«shtĂ« krenare qĂ« ka qenĂ« pranĂ« KosovĂ«s nĂ« çdo hap. Por, pjesĂ«marrja e dukshme e ulĂ«t nĂ« zgjedhjet e sĂ« dielĂ«s tregon se durimi i qytetarĂ«ve me politikanĂ«t po shteron”, tha Hargreaves pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin, në përputhje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ky ishte procesi i tretë zgjedhor brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para me rreth 42 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 7 për qind dhe Lista Serbe me rreth 6 për qind.

Hargreaves tha se krizat dhe bllokadat institucionale të një viti e gjysmë po e dëmtojnë seriozisht pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“KĂ«to ngĂ«rçe rrezikojnĂ« tĂ« dobĂ«sojnĂ« kredibilitetin dhe progresin e KosovĂ«s ndĂ«rkombĂ«tarisht. Ato u japin mundĂ«si kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s ta paraqesin atĂ« si njĂ« vend tĂ« dobĂ«t dhe jostabil, ndĂ«rsa ua bĂ«jnĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« aleatĂ«ve qĂ« ta mbrojnĂ« dhe pĂ«rkrahin”, tha ambasadori britanik.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke theksuar se partitë duhet të arrijnë marrëveshje për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të marrë vendime dhe të prodhojë rezultate.

“Kuvendi ka qenĂ« plotĂ«sisht funksional vetĂ«m pĂ«r rreth 10 javĂ« nĂ« 75 javĂ«t e fundit. ShumĂ« nga kjo kohĂ« u Ă«shtĂ« kushtuar procedurave, jo ndikimit te populli i KosovĂ«s”, tha Hargreaves, duke shtuar se â€œĂ«shtĂ« jetike qĂ« tĂ« sigurohet certifikimi i shpejtĂ« i rezultateve, respektimi i vullnetit tĂ« votuesve dhe marrĂ«veshja ndĂ«rpartiake pĂ«r formimin e institucioneve”.

Sipas tij, Kosova ka një kornizë të fortë kushtetuese që inkurajon bashkëpunimin në vend të dominimit, por funksionimi i saj varet nga gatishmëria e liderëve politikë për kompromis dhe bashkëpunim.

Pas shpalljes së rezultateve, Kurti la të hapur mundësinë për negociata me përfaqësuesit e tjerë politikë, por pa sinjale të qarta për marrëveshje të shpejtë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk përjashton asnjë parti nga bashkëpunimi për formimin e institucioneve të reja, ndërsa lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi si kusht për bisedime përfshirjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes.

Thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve bënë një ditë më herët edhe ambasadat e vendeve të tjera të Quint-it, Gjermanisë dhe Italisë.

“Na duhet njĂ« partner i fortĂ« me tĂ« cilin mund tĂ« punojmĂ«. Progresi nĂ« rrugĂ«n drejt integrimit nĂ« BE varet nga tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t politikĂ« qĂ« t’i lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« dallimet e tyre dhe tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vendit”, tha Ambasada gjermane pĂ«r REL-in.

Ambasada e Italisë tha se i inkurajon të gjithë udhëheqësit politikë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe të ardhmen e tij.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Britania e Madhe e paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

DasmĂ« e pĂ«rgjakshme nĂ« Pakistan – gjuan me armĂ« pĂ«r tĂ« festuar, vret dy dasmorĂ«

Një dasmë në distriktin Qilla Abdullah të Balochistanit në Pakistan është kthyer në tragjedi, pasi të shtëna festive në ajër kanë shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, ka konfirmuar policia.

Ngjarja ka ndodhur natën vonë të së shtunës në zonën Gulistan, ku po zhvillohej ceremonia e dasmës dhe të ftuarit po festonin sipas traditës lokale. Sipas policisë, situata është përshkallëzuar kur gjatë qitjes festive në ajër janë shkrepur armë dhe plumba të humbur kanë goditur dy të rinj që ndodheshin mes të pranishmëve.

Të dy viktimat janë dërguar me urgjencë në një qendër mjekësore pranë, por kanë ndërruar jetë para se të merrnin trajtimin e nevojshëm, kanë bërë të ditur autoritetet. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe ka kthyer festën në zi të menjëhershme.

Policia ka deklaruar se hetimet fillestare tregojnë se të shtënat në ajër kanë qenë pjesë e praktikës së qitjes festive, një zakon ende i pranishëm në disa zona rurale dhe gjysmë-urbane, pavarësisht ndalimeve ligjore. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës për përdorimin e armëve.

Ekipet hetimore kanë nisur mbledhjen e provave në vendngjarje, ndërsa po merren deklarata nga të pranishmit për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe mënyrën se si ka ndodhur eskalimi.

Zyrtarët lokalë e kanë dënuar ashpër rastin, duke e cilësuar si një tragjedi të parandalueshme të shkaktuar nga pakujdesia. Ata kanë theksuar se qitja në ajër përbën vepër penale dhe kanë bërë thirrje për shmangien e praktikave të tilla gjatë festimeve.

Banorët e zonës kanë shprehur dhimbje për humbjen e dy jetëve të reja, duke thënë se atmosfera festive është shndërruar në panik brenda pak çastesh. Ajo që nisi si natë gëzimi ka përfunduar në zi, me familjet që tani po përgatiten për varrime.

Autoritetet kanë premtuar masa të ashpra ndaj të përfshirëve, ndërsa hetimet vazhdojnë për përcaktimin e përgjegjësisë. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te problemi i vazhdueshëm i të shtënave festive në disa pjesë të Balochistanit, ku zbatimi i ligjit mbetet sfidë pavarësisht fushatave të përsëritura ndërgjegjësuese.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post DasmĂ« e pĂ«rgjakshme nĂ« Pakistan – gjuan me armĂ« pĂ«r tĂ« festuar, vret dy dasmorĂ« appeared first on Sinjali.

Trumpi thotĂ« se iranianĂ«t rrĂ«zuan njĂ« helikopter amerikan, zotohet se do t’i pĂ«rgjigjet sulmit

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë përgjegjës Iranin për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, në orët e para të së martës.

Trump ka thënë se iranianët e rrëzuan helikopterin shumë të sofistikuar Apache.

“Sapo jam informuar nga Ushtria jonĂ« e Madhe se mbrĂ«mĂ« iranianĂ«t rrĂ«zuan njĂ« nga helikopterĂ«t tanĂ« shumĂ« tĂ« sofistikuar Apache ndĂ«rsa patrullonin mbi NgushticĂ«n e Hormuzit. Ishin dy pilotĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«, tĂ« dy janĂ« shĂ«ndoshĂ« e mirĂ« dhe tĂ« palĂ«nduar”, ka shkruar Trump nĂ« Truth Social.

Ai Ă«shtĂ« zotuar mĂ« pas se SHBA-ja do t’i pĂ«rgjigjet kĂ«tij sulmi.

Ushtria amerikane ka njoftuar të martën se një anije pa ekuipazh ka shpëtuar pilotët e helikopterit sulmues të ushtrisë amerikane që është rrëzuar herët të martën pranë Ngushticës së Hormuzit, rrugës strategjike ujore që Irani e ka mbyllur prej që ka nisur lufta.

Anija pa ekuipazh, 24 metra e gjatë, i ka gjetur dy aviatorët dhe i ka nxjerrë në breg pasi ata kishin kaluar rreth dy orë në ujë, ka thënë Kapiten Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane.

Rrëzimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën pranë brigjeve të Omanit, ndërsa helikopteri ishte duke patrulluar, ka thënë Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi thotĂ« se iranianĂ«t rrĂ«zuan njĂ« helikopter amerikan, zotohet se do t’i pĂ«rgjigjet sulmit appeared first on Sinjali.

TronditĂ«se nĂ« Çeki: NjĂ« 35-vjeçare vrau foshnjĂ«n e saj, mĂ« pas ua hodhi qenve

NjĂ« rast i rĂ«ndĂ« dhe tronditĂ«s Ă«shtĂ« duke u hetuar nĂ« RepublikĂ«n Çeke, ku njĂ« grua 35-vjeçare dyshohet se ka vrarĂ« foshnjĂ«n e saj tĂ« porsalindur dhe mĂ« pas ka tentuar tĂ« fshehĂ« gjurmĂ«t e krimit, nĂ« njĂ« ngjarje qĂ« ka alarmuar autoritetet dhe opinionin publik.

Sipas autoriteteve çeke, hetimi nisi pasi nĂ« qytetin KynĆĄperk nad Ohƙí, nĂ« BoheminĂ« PerĂ«ndimore, rreth 20 kilometra nga kufiri me GjermaninĂ«, njĂ« qytetare gjeti dorĂ«n dhe krahun e njĂ« foshnje tĂ« vdekur nĂ« njĂ« parcelĂ« toke.

Zbulimi menjëherë ka çuar në një operacion të gjerë policor, gjatë të cilit forcat e rendit kontrolluan zona të tëra përreth, përfshirë kopshte dhe kontejnerë mbeturinash, por pa arritur fillimisht të gjenin pjesë të tjera të trupit, raporton Bluewin.ch.

Pas hetimeve intensive, policia ka arritur te një grua 35-vjeçare, e cila jeton me partnerin e saj në shtëpinë e prindërve të tij. Ajo është arrestuar të premten dhe po hetohet nën dyshimin për vrasje veçanërisht të rëndë.

Sipas mediave lokale, fqinjët kanë deklaruar se gruaja ishte dukshëm shtatzënë deri së fundmi, ndërsa më pas barku i saj është zhdukur papritur pa u parë ndonjë foshnje e porsalindur, çka ka shtuar dyshimet në rast.

Hetuesit po shqyrtojnĂ« edhe pretendime shqetĂ«suese tĂ« raportuara nga media “DenĂ­k”, sipas tĂ« cilave dyshohet se gruaja mund t’ua ketĂ« dhĂ«nĂ« mbetjet e foshnjĂ«s qenve pĂ«r t’i ngrĂ«nĂ«, megjithatĂ« kjo pistĂ« nuk Ă«shtĂ« konfirmuar zyrtarisht.

Autoritetet çeke kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për motivin apo rrethanat e sakta të shtatzënisë, lindjes dhe vdekjes së foshnjës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post TronditĂ«se nĂ« Çeki: NjĂ« 35-vjeçare vrau foshnjĂ«n e saj, mĂ« pas ua hodhi qenve appeared first on Sinjali.

Numërohen 40% e votave, këta janë 10 kandidatët për deputetë më të votuar në VV, PDK, LDK e AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të pjesshme nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë procesuar rreth 40% e votave.

Votat janë nga 1008 vendvotime prej gjithsej 2 mijë e 498 sa janë në total.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, më i votuari është Albin Kurti me mbi 92 mijë vota.

Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika GĂ«rvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Tek PDK prin Bedri Hamza me rreth 44 mijë vota.

Lista vazhdon me PĂ«rparim GrudĂ«n, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jasharin, Vlora Çitakun, Ganimete Musliun, Arben MustafĂ«n, MĂ«rgim Lushtakun dhe Enver Hoxhaj.

Në LDK e para renditet Vjosa Osmani me mbi 29 mijë vota.

Osmani pasohet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.

Në AAK ndërkohë prin Ardian Gjini me rreth 15 mijë vota.

Lista vazhdon me Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Besnik Tahirin, BekĂ« BerishĂ«n, Burim Ramadanin, Time Kadriajn, Agim Çekun, ArbĂ«r Tolajn dhe Albana Bytyqin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen 40% e votave, këta janë 10 kandidatët për deputetë më të votuar në VV, PDK, LDK e AAK appeared first on Sinjali.

Pas rezultatit të 7 qershorit, PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, ku është diskutuar rezultati i zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë të partisë, përfshirë edhe paralajmërimin për zgjedhje të brendshme në të ardhmen e afërt.

Sipas njoftimit të PDK-së, kryesia ka vlerësuar se pjesëmarrja më e ulët në procesin zgjedhor, krahasuar me ciklet e kaluara me rreth 200 mijë votues më pak, përbën një sinjal serioz që reflekton lodhjen e qytetarëve nga krizat e njëpasnjëshme politike, polarizimin e madh shoqëror dhe zhgënjimin e akumuluar gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe ndikimi i rrethanave të përgjithshme politike dhe ekonomike në rezultatin zgjedhor.

“Masat financiare dhe subvencionet e shpĂ«rndara nga Qeveria nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve u vlerĂ«sua se kanĂ« ndikuar nĂ« krijimin e perceptimit te njĂ« pjesĂ« e elektoratit opozitar se rezultati zgjedhor ishte i paracaktuar, duke ndikuar nĂ« dekurajimin e tyre pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« votime”, vijon njoftimi.

Pavarësisht këtyre rrethanave, kryesia ka vlerësuar se PDK-ja mbetet subjekti më i madh opozitar, duke ruajtur përqindjen e përfaqësimit politik, me mundësi rritjeje të lehtë të numrit të deputetëve në Kuvend.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar se gjatë periudhës së fundit partia është përballur me procese të shumta zgjedhore të njëpasnjëshme, duke mos pasur hapësirën dhe kohën e nevojshme për riorganizim dhe konsolidim të strukturave të saj.

“NĂ« kĂ«tĂ« mbledhje, Kryesia diskutoi edhe proceset e ardhshme, pĂ«rfshirĂ« zgjedhjet e brendshme partiake, tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« tĂ« hapura, fer dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, me synim krijimin e hapĂ«sirĂ«s pĂ«r ide tĂ« reja, energji tĂ« reja dhe pĂ«rfshirje mĂ« tĂ« madhe tĂ« gjeneratave tĂ« reja nĂ« strukturat drejtuese tĂ« PDK-sĂ«. Kryesia diskutoi mundĂ«sinĂ« qĂ« procesi i brendshĂ«m zgjedhor tĂ« fillojĂ« nĂ« shtator 2026”, thotĂ« tutje njoftimi.

Po ashtu, është ritheksuar edhe rëndësia e përmbylljes së procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-liderëve të PDK-së, si një proces me rëndësi të veçantë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës.

“Partia Demokratike e KosovĂ«s mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« reflektuar mbi secilin mĂ«sim tĂ« nxjerrĂ« nga procesi zgjedhor dhe pĂ«r tĂ« vazhduar punĂ«n nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe interesit shtetĂ«ror tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, pĂ«rfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas rezultatit të 7 qershorit, PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit appeared first on Sinjali.

Apeli ia ndalon për një vit ushtrimin e detyrës në institucione publike ish-zyrtarit të dënuar për ushtrim ndikimi

Gjykata e Apelit e KosovĂ«s ka ndryshuar pjesĂ«risht aktgjykimin ndaj Nysret Pepnikut, i dĂ«nuar pĂ«r veprĂ«n penale “ndihmĂ« nĂ« kryerjen e veprĂ«s penale ushtrimi i ndikimit”, duke i shqiptuar edhe dĂ«nim plotĂ«sues – ndalimin e ushtrimit tĂ« profesionit, veprimtarisĂ« ose detyrĂ«s nĂ« institucionet publike pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej njĂ« viti.

Sipas aktgjykimit të Apelit, të siguruar nga Sinjali, kolegji i gjyqtarëve ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë vetëm sa i përket dënimit plotësues.

Nysret Pepnik ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale të ndihmës në ushtrimin e ndikimit, ndërsa fillimisht ishte dënuar me 120 ditë burgim dhe 500 euro gjobë. Me pëlqimin e tij, dënimi me burgim ishte zëvendësuar me gjobë prej 2 mijë e 500 eurosh, ndërsa pas bashkimit të dënimeve, ai ishte obliguar të paguante gjithsej 3 mijë euro.

Prokuroria kishte kërkuar dënim më të ashpër dhe shqiptimin e dënimit plotësues, duke argumentuar se Pepniku kishte keqpërdorur pozitën dhe funksionin e tij në institucion publik gjatë kryerjes së veprës penale.

Gjykata e Apelit nuk e gjeti të bazuar kërkesën për ashpërsimin e dënimit kryesor, duke vlerësuar se gjykata e shkallës së parë kishte marrë parasysh si rrethanat lehtësuese ashtu edhe ato rënduese dhe se dënimi i shqiptuar ishte në funksion të rehabilitimit dhe parandalimit. Megjithatë, ajo vlerësoi se ekzistonin kushtet ligjore për shqiptimin e dënimit plotësues.

Në arsyetimin e saj, Apeli theksoi se vepra penale për të cilën është dënuar Pepniku bën pjesë në kapitullin e veprave kundër detyrës zyrtare dhe se, duke pasur parasysh se ajo ishte kryer duke shfrytëzuar pozitën në institucion publik, ishte i justifikuar ndalimi i ushtrimit të profesionit apo detyrës në sektorin publik.

Me këtë vendim, i cili hyn në fuqi nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, Nysret Pepnik nuk do të mund të ushtrojë profesion, veprimtari apo detyrë në institucionet publike për një periudhë prej një viti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apeli ia ndalon për një vit ushtrimin e detyrës në institucione publike ish-zyrtarit të dënuar për ushtrim ndikimi appeared first on Sinjali.

Barcelona në vështirësi ekonomike, kërkon kredi e re për rinovimin e stadiumit

Situata e brishtë financiare e Barcelonës ka marrë një kthesë të rëndësishme, duke e vënë klubin katalanas përballë vështirësive në mbulimin e kostove të rinovimit të stadiumit.

Sipas raportimeve të Catalunya Radio, Barcelona pritet të kërkojë një injeksion shtesë fondesh prej 400 deri në 500 milionë euro.

Kjo kërkesë e re për financim vjen përveç 1.45 miliardë eurove që klubi kishte siguruar më herët nga investitorët e udhëhequr nga Goldman Sachs.

Vonesat nĂ« ndĂ«rtim dhe rritja e kostove pĂ«rtej parashikimeve fillestare kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« as “Spotify Camp Nou” dhe as “Palau Blaugrana” tĂ« mos pĂ«rfundojnĂ« sipas planit tĂ« parashikuar.

Bordi i drejtuar nga Joan Laporta pritet ta paraqesë këtë kërkesë urgjente për kredi në Mbledhjen e Përgjithshme të ardhshme, me synimin për të vazhduar projektin e rinovimit të stadiumit.

Kjo barrë e re financiare vjen në një moment delikat për klubin, i cili njëkohësisht po synon edhe transferime të mëdha gjatë verës, përfshirë sulmuesin argjentinas Julian Alvarez.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona në vështirësi ekonomike, kërkon kredi e re për rinovimin e stadiumit appeared first on Sinjali.

Droni detar shpëton ekuipazhin e helikopterit të ushtrisë amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit

Dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë amerikane që u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit të hënën janë shpëtuar nga një dron detar amerikan, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë për CBS News, partner mediatik i BBC-së.

Ata shtuan se ky ishte operacioni i parë i këtij lloji i kryer nga forcat amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-sĂ« (Centcom) mĂ« herĂ«t njoftoi se dy “ushtarĂ«t u shpĂ«tuan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt brenda rreth dy orĂ«sh dhe janĂ« nĂ« gjendje stabile” pasi helikopteri i tyre AH-64 Apache u rrĂ«zua “pranĂ« bregdetit tĂ« Omanit gjatĂ« patrullimit tĂ« ujĂ«rave rajonale”.

Nuk është e qartë menjëherë nëse mjeti ajror ka pasur një defekt mekanik apo ndonjë problem tjetër teknik, ose nëse është rrëzuar nga zjarri iranian. Incidenti është duke u hetuar.

Në deklaratën e saj të martën, Centcom tha se dy anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar në orën 19:33 EDT (23:33 GMT) të hënën.

“Operacionet e shpĂ«timit u drejtuan nga Forcat Detare tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« KomandĂ«n Qendrore dhe Divizioni i 82-tĂ« Ajror, me mbĂ«shtetje nga njĂ«sitĂ« e Forcave Ajrore dhe MarinĂ«s, pĂ«rfshirĂ« Task ForcĂ«n 59 tĂ« FlotĂ«s sĂ« 5-tĂ« tĂ« SHBA-sĂ«,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Zyrtarët ushtarakë që folën për CBS News thanë se dy personat janë shpëtuar nga një dron sipërfaqësor pa ekuipazh i operuar nga Task Forca 59.

NĂ« vitin 2024, Task Forca 59 krijoi njĂ« njĂ«si tĂ« re qĂ« fokusohet nĂ« “vendosjen operacionale tĂ« sistemeve pa ekuipazh tĂ« kombinuara me operatorĂ« me ekuipazh pĂ«r tĂ« rritur sigurinĂ« detare nĂ« rajonin e Lindjes sĂ« Mesme”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Droni detar shpëton ekuipazhin e helikopterit të ushtrisë amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit appeared first on Sinjali.

Rasti tragjik në Gjakovë, e konfirmon Policia raportimin e Sinjalit për 86-vjeçarin që u gjet i varur në litar

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 86-vjeçar është gjetur i varur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se ekipi i emergjencës mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori i shtetit, nĂ« konsultim me tĂ« cilin Ă«shtĂ« inicimin rast “hetim i vdekjes”, pĂ«rderisa trupi i pajetĂ« i viktimĂ«s Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r ekzaminim mjekoligjor.”, tha ai.

Sinjali mësoi se viktima është Muhamet Pozhegu.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti tragjik në Gjakovë, e konfirmon Policia raportimin e Sinjalit për 86-vjeçarin që u gjet i varur në litar appeared first on Sinjali.

Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë hyrjen në bllok për personat që kanë luftuar krah Rusisë në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka propozuar masa të reja sanksionuese ndaj Rusisë, që përfshijnë ndalimin e hyrjes në territorin e BE-së për ushtarët rusë, si dhe kufizime të reja ndaj bankave, kompanive të kriptomonedhave dhe të ardhurave nga nafta e Kremlinit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se për herë të parë propozohet ndalimi i hyrjes në BE për personat që kanë shërbyer në forcat e armatosura ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Ne propozojmĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« ndalohet hyrja nĂ« Bashkimin Evropian pĂ«r kĂ«do qĂ« ka shĂ«rbyer nĂ« forcat e armatosura ruse qĂ« nga fillimi i luftĂ«s. KĂ«shtu, Evropa mbetet e ndaluar pĂ«r kĂ«do qĂ« ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« pushtimin e UkrainĂ«s, kaq e thjeshtĂ« Ă«shtĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ajo.

Propozimi është pjesë e paketës së 21-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Këto masa ende duhet të miratohen njëzëri nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

Von der Leyen ka thënë se sanksionet po vazhdojnë të godasin ekonominë ruse dhe të dobësojnë bazën e saj ushtarake.

“Sanksionet tona vazhdojnĂ« tĂ« godasin fort dhe thellĂ«. Ato po dobĂ«sojnĂ« bazat ekonomike tĂ« pĂ«rpjekjeve luftarake tĂ« RusisĂ«â€, ka deklaruar ajo.

Komisioni Evropian po ashtu propozon ruajtjen e kufirit maksimal tĂ« çmimit tĂ« naftĂ«s ruse nĂ« 44 dollarĂ« pĂ«r fuçi deri nĂ« janar 2027, si dhe zgjerimin e listĂ«s sĂ« sanksioneve ndaj 30 anijeve tĂ« tjera tĂ« ashtuquajtura “flotĂ« nĂ« hije”, qĂ« ndihmojnĂ« RusinĂ« tĂ« shmangĂ« kufizimet perĂ«ndimore.

Në paketë përfshihen gjithashtu sanksione ndaj 20 bankave, kompanive të kriptomonedhave dhe tregtarëve të naftës në vende të treta që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet, si dhe kufizime të reja në sektorin e kriptomonedhave.

BE-ja synon gjithashtu ndalimin e importit të peshkut rus, si dhe kufizime në tregtinë e metaleve, mineraleve dhe pjesëve të automjeteve me vlerë rreth 60 milionë euro.

Po ashtu, propozohen kufizime të eksportit për metale dhe lidhje metalike të përdorura në industrinë ajrore dhe të mbrojtjes, përfshirë pajisje për dronë dhe sisteme lëshimi.

Zyrtarë të BE-së kanë theksuar se këto masa synojnë të forcojnë presionin ekonomik ndaj Rusisë dhe të kufizojnë aftësinë e saj për të vazhduar luftën në Ukrainë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë hyrjen në bllok për personat që kanë luftuar krah Rusisë në Ukrainë appeared first on Sinjali.

❌