❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Paguaj KUQ & ZI me Kartën GOOL, nga Credins bank!

Në një treg bankar gjithnjë e më konkurrues, ku klientët kanë mundësi zgjedhjeje përmes një game të gjerë produktesh & shërbimesh financiare, diferencat krijohen nga strategji praktike që krijojnë afërsi me klientin, ndërveprojnë me stilin e tij të jetesës si dhe arrijnë të ndërtojnë komunitete përmes vlerave dhe pasioneve që i bashkojnë.

Në këtë aspekt, dizenjimi i produkteve po shkon përtej thjesht nje funksioni tradicional. Nga sporti te teknologjia, nga argëtimi te programet e besnikërisë/shpërblimit, etj, sot produktet financiare po ndërtohen gjithnjë e më shumë rreth eksperiencave dhe interesave të klientit, duke ndikuar në zgjedhjet e tij.

Duke ndjekur këtë filozofi të ndërtimit të produkteve me identitet dhe vlerë të shtuar, Credins bank lançoi produktin e saj më të ri, kartën e parapaguar GOOL, në partneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Mastercard.

E konceptuar si karta e shqiptarëve, GOOL shkon përtej funksionit të një instrumenti pageseje, duke sjellë një kombinim unik mes përfitimeve finaciare, emocioneve që zgjon futbolli si dhe krenarisë së përkatësisë me ngjyrat kuqezi. Përmes benefiteve të dedikuara, ofertave ekskluzive si dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me botën e futbollit, karta synon të krijojë një eksperiencë të veçantë për klientët e Credins Mastercard.

Përmes këtij produkti, Credins synon të rrisë përdorimin e pagesave elektronike si mjeti kryesor për transaksionet e përditshme. Njëherazi GOOL mbështet strategjinë e bankës për të zgjeruar përdorimin e shërbimeve digjitale, sjell në vemendje edukimin e klientëve për të kryer pagesat me kartë, si dhe investon gjithmonë në hartimin e skemave shpërblyese të klientëve të saj besnik.

Konkretisht përveç aplikimit dhe përdorimit të Credins Online pa komision, karta ofron për klientët cashback në blerjen e parë, ndërsa mbajtësit e saj do të kenë akses në oferta ekskluzive të lidhura me botën e futbollit. Një nga elementët që e diferencon produktin është edhe mundësia që tifozët e parë të pajisur me kartën GOOL të përfitojnë fanellën zyrtare të kombëtares. Në vijim pritet të pasurohet edhe me përfitime të tjera të dedikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për të shënjuar lançimin e këtij produkti, karta GOOL u prezantua zyrtarisht përmes një eventi special në ambientet e Credins, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të bankës, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Mastercard.

Përtej prezantimit të një produkti të ri, eventi shërbeu si një moment simbolik që materializoi partneritetin strategjik mes institucioneve dhe vizionin e përbashkët për të zhvilluar iniciativa që ndërthurin sportin me shërbimet financiare, duke krijuar eksperienca dhe përfitime të dedikuara për klientët Credins Mastercard dhe tifozerisë shqiptare.

Mbështetur nga një strategji marketingu e ndërtuar në mënyrë të integruar në të gjitha kanalet e komunikimit, GOOL është shoqëruar me një fushatë të dedikuar promovimi që vendos në qendër identitetin kombëtar, adrenalinën e futbollit, si edhe frymën e unitetit që krijon ekipi kombëtar te çdo shqiptar, kudo në botë.

Përmes spoteve artistike të realizuara me shumë profesionalizëm me figurat më të njohura të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Credins ka ndërtuar një komunikim emocional dhe autentik, i cili e pozicionon GOOL si një produkt që sjell një dimension të ri në mënyrën se si dizenjohen dhe komunikohen produktet financiare në treg.

Lançimi i kartës GOOL përkon gjithashtu edhe me një periudhë speciale ku futbolli do të jetë në qendër të vëmendjes edhe të publikut shqiptar.

Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë kampionatit botëror, Credins bank do të jetë pjesë e Tirana FunZone, duke krijuar hapësira të veçanta për klientët e saj. Përmes aktiviteteve interaktive, surprizave, dhuratave dhe ofertave të dedikuara, banka synon ta shtrijë eksperiencën e produktit edhe përtej përdorimit të përditshëm, duke e bërë atë pjesë të momenteve që bashkojnë komunitetin e sportdashësve.

Lançimi i kartës GOOL përkon me një periudhë ku futbolli rikthehet të jetë kryefjala e emocioneve, me nisjen e kampionatit botërorë të Futbollit. Në kuadër të ketij eventi, Credins bank do të jetë sponsor e Tirana FunZone, duke krijuar hapësira të dedikuara për klientët e saj si dhe mbajtësit e kartës GOOL.

Përmes surprizave, dhuratave, aktiviteteve interaktive, lojrave giveaways, Credins synon ta shoqërojë këtë periudhë me eksperienca magjike që pasurojnë akoma edhe më shumë marrëdhënien me klientin, duke e bërë kartën GOOL pjesë të atmosferës, entuziazmit dhe emocioneve që vetëm sporti i bukur i futbollit arrin ta krijojë.

Për Credins bank, kjo kartë është një tjetër hap në strategjinë e saj për të ndërtuar të tjera produkte që jo vetëm iu përgjigjen nevojave financiare të klientëve, por njëherazi sjellin një dimension të ri në mënyrën se si klientët ndërveprojnë me produktet financiare dhe stilin e tyre të jetesës.

The post Paguaj KUQ & ZI me Kartën GOOL, nga Credins bank! appeared first on Revista Monitor.

Rama me gazetarĂ«t e huaj: NĂ« ZvĂ«rnec s’ka projekt, vetĂ«m interes pĂ«r zhvillim nĂ« tokĂ« private

Prej 10 ditësh në mbarë vendin dhe nga shqiptarët e diasporës, po zhvillohen protesta të qytetarëve kundër zhvillimit të projektit të në zonën e Zvernecit në Vlorë. Protestat kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gjatë një konference për shtyp me 23 gazetarë të mediave të Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama u shpreh se në Zvërnec nuk ka një projekt të miratuar zhvillimi.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të huaj, kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë vetëm për një proces dhe shprehje interesi nga një kompani private për një pronë private, dhe jo për një projekt të aprovuar nga institucionet.

“Kjo protestĂ« Ă«shtĂ« provokuar nga njĂ« akt i shĂ«mtuar dhune nga njĂ« roje sigurie ndaj njĂ« protestuesi, nĂ« kufirin e tokĂ«s pĂ«r tĂ« cilĂ«n po flasim prej mĂ« shumĂ« se njĂ« jave. PĂ«r kĂ«tĂ« episod janĂ« marrĂ« masat mĂ« tĂ« ashpra: roja u arrestua, drejtori i policisĂ« sĂ« VlorĂ«s u shkarkua dhe pĂ«r njĂ«sinĂ« qĂ« ishte nĂ« terren Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n hetim, ndĂ«rsa kompanisĂ« iu hoq licenca.

Ky akt dhune çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin e pronës dhe projektit.

MĂ« pas, çështja u zgjerua dhe pĂ«rfshiu gjithçka. ËshtĂ« nĂ« rregull, por nuk jemi mĂ« nĂ« dinamikĂ«n e protestĂ«s sĂ« disa njerĂ«zve, edhe pĂ«r mua, numrat janĂ« mjaft modestĂ«.

Nuk ka projekt. Nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me mua apo me ShqipĂ«rinĂ«, por ka tĂ« bĂ«jĂ« me shoqĂ«rinĂ« demokratike pĂ«r tĂ« reflektuar sesi gjysmĂ« tĂ« vĂ«rtetat mund tĂ« bĂ«hen gĂ«njeshtra tĂ« mĂ«dha, qĂ« nuk janĂ« vetĂ«m brenda kufijve, por nĂ« mbarĂ« platformat”.

Rama theksoi se pronarët privatë kanë të drejtë të zhvillojnë marrëveshje brenda kuadrit ligjor dhe se kjo nuk përbën vendimmarrje shtetërore për ndërtim.

“ZvĂ«rneci dhe ishulli janĂ« dy projekte tĂ« ndryshme, nuk Ă«shtĂ« i njĂ«jti projekt. Publikohet nĂ« rrjete ishulli, gardhi, qĂ« janĂ« tĂ« neveritshme. QĂ« aty ka njĂ« kryeministĂ«r qĂ« po shet vendin, qĂ« i shĂ«rben oligarkĂ«ve, Ă«shtĂ« e neveritshme.

Kompania është e krijuar, shprehja e interesit është e pranishme dhe marrëveshja është private. Nuk njoh ndonjë vend demokratik që i ndalon privatët të lidhin marrëveshje.

Çdo privat nĂ« kĂ«tĂ« vend ka tĂ« drejtĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« leje pĂ«r tĂ« vendosur njĂ« gardh nĂ« pronĂ«n e tij. TĂ« luftojmĂ« kundĂ«r gardheve tĂ« pronave private? ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo?”, iu pĂ«rgjigj rama gazetarĂ«ve tĂ« huaj. Kryeministri Edi Rama nĂ«nvizoi se debati publik Ă«shtĂ« ndikuar nga keqinformime dhe interpretime tĂ« pasakta mbi natyrĂ«n e procesit.

 

Pjesë nga konferenca e kryeministrit Edi Rama me gazetarët e huaj

 

Gazetari- Sa mbërritëm dje këtu, pamë që po zhvillohen shumë gjëra. Sa shqetësuese janë për ju këto protesta, që po nxisin një lëvizje më të madhe?

Kryeministri Edi Rama: Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta. E njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, madje edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë.

Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por 20 vjet më parë, ose saktësisht në vitin 2011, janë vrarë 4 protestues me armë sulmuese dhe që i kishin vënë në shënjestër gjatë asaj proteste.

Për ju është një epokë ndryshe, një moment tjetër në histori, dhe është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit protestojnë pa problem. Kjo është një arritje e kësaj dekade, një arritje që shqiptarët kanë luftuar gjatë edhe pas komunizmit.

Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie ndaj një protestuesi, në kufirin e tokës për të cilën po flasim prej më shumë se një jave. Për këtë episod janë marrë masat më të ashpra: roja u arrestua, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe për njësinë që ishte në terren është vënë nën hetim, ndërsa kompanisë iu hoq licenca.

Ky akt dhune çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin e pronës dhe projektit.

MĂ« pas, çështja u zgjerua dhe pĂ«rfshiu gjithçka. ËshtĂ« nĂ« rregull, por nuk jemi mĂ« nĂ« dinamikĂ«n e protestĂ«s sĂ« disa njerĂ«zve, edhe pĂ«r mua, numrat janĂ« mjaft modestĂ«. Dhe u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« protestĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r anulimin e tij.

Nuk ka projekt. Nuk ka të bëjë me mua apo me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra të mëdha, që nuk janë vetëm brenda kufijve, por në mbarë platformat.

Gazetari – U tha qĂ« nuk ka njĂ« projekt, por pse u ngrit gardhi rrethues dhe pse rrjeti ballkanik thotĂ« se ka njĂ« projekt qĂ« do tĂ« zhvillohet?

Nuk ka të bëjë me atë që thuhet, por me atë që provohet. Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi, duhet ta tregojë.

Nëse jeni të interesuar për faktet, ka një proces, një kompani. Nëse ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt. Ka një shprehje interesi, një proces që ka nisur me autoritet, për një pronë private.

Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme, nuk është i njëjti projekt. Publikohet në rrjete ishulli, gardhi, që janë të neveritshme. Që aty ka një kryeministër që po shet vendin, që i shërben oligarkëve, është e neveritshme.

Kompania është e krijuar, shprehja e interesit është e pranishme dhe marrëveshja është private. Nuk njoh ndonjë vend demokratik që i ndalon privatët të lidhin marrëveshje.

Çdo privat nĂ« kĂ«tĂ« vend ka tĂ« drejtĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« leje pĂ«r tĂ« vendosur njĂ« gardh nĂ« pronĂ«n e tij. TĂ« luftojmĂ« kundĂ«r gardheve tĂ« pronave private? ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo?

ËhstĂ« gĂ«njeshtĂ«r qĂ« kemi ndryshuar ligjin qĂ« kjo tĂ« ndothte. PĂ«rgjigjia ishte nuk dĂ«gjojmĂ«, nuk flasim duhet tĂ« japĂ«sh dorĂ«heqjen.

Gazetari- Ju thatĂ« qĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me mjedisin dhe kam bĂ«rĂ« disa intervistĂ« nĂ« rrugë 

Kryeministri Edi Rama- ÇfarĂ« keni bĂ«rĂ« nĂ« rrugĂ« mbetet puna juaj, unĂ« pĂ«rfaqĂ«soje njerĂ«zit qĂ« mĂ« kanĂ« zgjedhur dhe nuk sfidohem me ato qĂ« keni dĂ«gjuar ju nĂ« rrugĂ«, por pĂ«rmes fakteve.

Gazetari: Një qytetar më shprehu se Zvërneci  është një nga zonat e vetme të mbetura të paparekura në zonat bregdetare. Pse ju doni të ndërtoni atje, pse mos e mbani në gjendjen që është?

Kryeminsitri Edi Rama: ËshtĂ« pyetje legjitimi qĂ« hap debate. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e gabuar Ă«shtĂ« prezumimi, qĂ« njĂ« vend duhet tĂ« zgjedhĂ« mes natyrĂ«s dhe zhvillimit, kjo Ă«shtĂ« ideologji, dhe ajo çka na thonĂ« praktikat mĂ« tĂ« mira.

Gjëra mjaft të pakëndshme me natyrën kanë ndodhur gjatë rrugëtimit në këtë vend. Objektivisht shumë prej tyre janë të pamundur të ndahen apo të fshihen pse kanë ndodhur.

Në kemi qenë një vend i izoluar, i dalë nga komunizmi, për 50 vjet nuk ka pasur një pronë private.

 

The post Rama me gazetarĂ«t e huaj: NĂ« ZvĂ«rnec s’ka projekt, vetĂ«m interes pĂ«r zhvillim nĂ« tokĂ« private appeared first on Revista Monitor.

96 organizata kërkojnë rishikimin e politikave për zonat e mbrojtura, letër Kuvendit

Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e mbrojtur Pishë-Poro Nartë, 96 organizata të shoqërisë civile kanë depozituar kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Organizatat kërkojnë rishikimin me prioritet të politikave të qeverisë shqiptare për zonat e mbrojtura.

Kjo kĂ«rkesĂ« vjen si vijim i qĂ«ndrimit qĂ« organizatat e shoqĂ«risĂ« civile paraqitĂ«n nĂ« vitin 2024 ndaj ndryshimeve nĂ« ligjin nr. 81/2017 “PĂ«r zonat e mbrojtura”. PavarĂ«sisht kundĂ«rshtimeve dhe komenteve tĂ« paraqitura nga shoqĂ«ria civile, nĂ« shkurt 2024 Kuvendi e miratoi ligjin e ndryshuar.

Sikundër ishte parashikuar, ndryshimet e futura në ligjin për zonat e mbrojtura po i hapin rrugë jo vetëm dëmtimit të tyre, por edhe mungesës së transparencës në vendimmarrje, anashkalimit të strukturave vendimmarrëse mjedisore dhe dhunës ndaj qytetarëve.

Rasti i investimit nĂ« “zonĂ«n core” tĂ« Peizazhit tĂ« Mbrojtur “PishĂ« Poro – NartĂ«â€ Ă«shtĂ« rasti mĂ« i fundit.

Pas një analize të kujdesshme të vendimmarrjes mjedisore në Shqipëri, procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe pasojave afatgjata të lejimit të investimeve turistike në zonat e mbrojtura, organizatat e shoqërisë civile kërkojnë:
  1. Shfuqizimin e menjëhershëm të dispozitave të miratuara me ligjin e ndryshuar për zonat e mbrojtura (nr. 21/2024);
  2. Nisjen e njĂ« procesi transparent dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s pĂ«r pĂ«rafrimin e plotĂ« tĂ« ligjit nr. 81/2017 “PĂ«r zonat e mbrojtura” me standardet e BE-sĂ«;
  3. Vendosjen e një moratoriumi për dhënien e lejeve për zhvillime të reja turistike dhe infrastrukturore në zonat e mbrojtura, deri në sigurimin e përafrimit të plotë me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Këto kërkesa bazohen në tri shqetësime kryesore:
  1. Ligji i ndryshuar po vepron kundër zonave të mbrojtura dhe rrezikon të bllokojë procesin e integrimit në BE;
  2. Investimet në zonat e mbrojtura krijojnë një konflikt me kosto të lartë dhe afatgjatë për të ardhmen e vendit;
  3. Nuk respektohet pjesëmarrja publike, llogaridhënia dhe transparenca në vendimmarrjen mjedisore.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ishte nismëtari dhe miratoi ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura në vitin 2024. Për këtë arsye, ne besojmë se ai ka përgjegjësi të rëndësishme institucionale për të adresuar pasojat e këtij vendimi dhe për të siguruar që zonat e mbrojtura të Shqipërisë të qeverisen në përputhje me standardet e BE-së dhe parimet e IUCN-së.

The post 96 organizata kërkojnë rishikimin e politikave për zonat e mbrojtura, letër Kuvendit appeared first on Revista Monitor.

Do t’i kĂ«rkoni zonat e mbrojtura, por nuk do t’i gjeni

Shënim: Ky artikull është publikuar për herë të parë në Monitor më 23 mars 2024.
NĂ« emĂ«r tĂ« turizmit elitar, ShqipĂ«ria sot rrezikon “Golemizimin” e zonave tĂ« mbrojtura. Shkalla e korrupsionit dhe dobĂ«sisĂ« sĂ« institucioneve tĂ« shtetit dhe klientelizmi qeveritar ngrenĂ« dyshime nĂ«se kĂ«to ndryshime dhe projektet e shpallura me reklamĂ« tĂ« madhe do tĂ« sjellin realisht atĂ« çka propagandohet.

 

EDITORIAL MONITOR – NĂ« vetĂ«m pak vjet, turizmi bĂ«ri pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« atĂ« qĂ« nuk u arrit pĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra: I shndĂ«rroi imazhin.

Nga njĂ« vend qĂ« dikur ishte nĂ« lajmet e mediave ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r kolapsin e piramidave, grupet mafioze shqipfolĂ«se qĂ« po kapnin tregun e drogave, varfĂ«rinĂ«, sot pĂ«rmendet edhe pĂ«r shkrime tĂ« tilla si “Ksamili, Maldivet e EuropĂ«s”, “Vlora Ă«shtĂ« e dyta nĂ« botĂ« pĂ«r rritjen e prenotimeve nĂ« Airbnb”, “NjĂ« udhĂ«tim nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e lashtĂ«, pak vende nĂ« EuropĂ« ofrojnĂ« njĂ« histori kaq diverse” e me radhĂ« artikujt janĂ« tĂ« pafund. Lajmi mĂ« i fundit, qĂ« mori pĂ«rhapje tĂ« gjerĂ«, ishte plani i kompanisĂ« “Affinity Partners”, pĂ«r njĂ« investim nĂ« ishullin e Sazanit.

Kompania zotërohet nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe i biri i Charles Kushner, zhvillues i pasurive të paluajtshme dhe i dënuar dy vjet për evazion e korrupsion.

Nëse do të arrijë të realizohet, Sazani është një projekt, që do të sjellë realisht një kthesë për Shqipërinë, duke e kaluar turizmin në një stad tjetër, atë elitar.

Nga një ishull që sot është i pabanuar, për shkak se kërkon investime të mëdha në infrastrukturë, sidomos në sigurimin e ujit, do të mund të kthehej në një destinacion unik eko-resort, në një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike që ka sot në Europë.

Një projekt i përmasave të tilla do të transformonte më tej perceptimin e miliona njerëzve në botë, që tashmë po e shohin Shqipërinë si një destinacion të mirëfilltë turistik, por edhe investitorëve të huaj.

Në fakt, interesi i investitorëve për Shqipërinë, i nxitur nga imazhi turistik i vendit, sa vjen e po rritet, ndonëse konkretizimet mungojnë.

Qeveria, nga ana e saj, po përpiqet që të ndjekë këtë tendencë si përmes investimeve në infrastrukturë (që për momentin janë përqendruar në Jug!) ashtu dhe përmes nismave të tjera ligjore.

Por, në këtë rendje pas zhvillimit rrezikojmë që të bëjmë një gabim të madh. Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura, që u hapin rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura, të cilat deri tani kishin shpëtuar, duke pasur vetëm struktura minimaliste ekoturistike (me dërrasa).

NĂ« ligjin e ri shtohet koncepti “turizĂ«m i ekselencĂ«â€. Ky term nĂ«nkupton akomodim nĂ« struktura me standardet mĂ« tĂ« larta arkitektonike e mjedisore, si dhe shĂ«rbime turistike ekskluzive tĂ« nivelit mĂ« tĂ« lartĂ«.

Terma të tjerë evazivë në ligj mundësojnë që të kryhen ndërtime, që mund të rrezikojnë balancat ekologjike në ato pak zona që deri tani kishin mbetur të paprekura.

Gjetja e një ekuilibri mes natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm është e domosdoshme, sidomos për Shqipërinë, që në këto 30 vite ka abuzuar shumë me pasuritë e saj të pafundme.

Bregdeti i DurrĂ«sit e KavajĂ«s u betonizua aq shumĂ«, saqĂ« termi “Golemizim” sot simbolizon ndĂ«rtimet pa kriter.

Dhe nĂ« fakt, jo vetĂ«m qĂ« nuk mĂ«suam nga gabimet e sĂ« kaluarĂ«s, por ky “model Golemizimi” u transferua dhe nĂ« jug tĂ« vendit. Nga Vlora deri nĂ« SarandĂ« pak hapĂ«sira kanĂ« mbetur tĂ« paprekura.

Vitet e fundit ka pasur ndërtime pa fund të vilave e apartamenteve, të nxitura edhe nga interesi i lartë i të huajve, pasi çmimet ishin shumë më të lira se vendet e tjera të rajonit.

Por, ndërsa çmimet po rriten me shpejtësi, kërkesa ka filluar të bjerë dhe sinjalet e para nga operatorët e pasurive të paluajtshme janë se në Sarandë, shitjet kanë rënë me 50%.

Ky është një shembull që tregon se turizmi nuk është vetëm ndërtim godine dhe se si zhvillimi pa kriter rrezikon të kthehet në një flluskë, teksa ndikimi real në ekonomi nga shitja e këtyre pronave mbetet minimal.

Shqipëria edhe sot nuk ka një plan të qartë të zhvillimit të turizmit. Fluksi i lartë i turistëve vitet e fundit e gjeti tregun të papërgatitur dhe secili filloi të përshtatej sipas mënyrës së vend.

Në Durrës u bënë hotele relativisht të mëdha, duke futur, për herë të parë, konceptin e të gjitha të përfshira, që në fakt, deri tani, ka rezultuar si modeli më i mirë për të tërhequr sektorët e tjerë të ekonomisë.

Jugu nxitoi në ndërtimin e fshatrave turistikë (vilave) dhe apartamenteve, që sillnin një kthim të shpejtë për investitorët, por kanë pak vlerë të shtuar.

Vetë individët filluan të jepnin shtëpitë me qira, nëpërmjet platformave booking dhe Airbnb, që solli të ardhura të kënaqshme, deri në momentin që oferta e lartë uli çmimet në kufijtë e mosnxjerrjes së investimit.

Qeveria, nga ana e saj, po tenton turizmin elitar, që është i vështirë të arrihet në një vend që ka ende shumë probleme me infrastrukturën, si atë fizike ashtu dhe të shërbimeve.

Dhe nĂ« emĂ«r tĂ« kĂ«tij turizmi elitar, ShqipĂ«ria sot rrezikon “Golemizimin” e zonave tĂ« mbrojtura. Shkalla e korrupsionit dhe dobĂ«sisĂ« sĂ« institucioneve tĂ« shtetit dhe klientelizmi qeveritar ngrenĂ« dyshime nĂ«se kĂ«to ndryshime dhe projektet e shpallura me reklamĂ« tĂ« madhe do tĂ« sjellin realisht atĂ« çka propagandohet.

 

The post Do t’i kĂ«rkoni zonat e mbrojtura, por nuk do t’i gjeni appeared first on Revista Monitor.

BSH dhe Qendra e Ekselencës Financiare diskutojnë bashkëpunimin në mbikëqyrjen bankare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me Drejtoren e Qendrës së Ekselencës Financiare (CEF), me qendër në Lubjanë, Slloveni, Jana Repanƥek, e shoqëruar nga Robertina Gjoka Vasilieva, Menaxhere për Shqipërinë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe CEF-it në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimit të njohurive.

Zj. Repanƥek vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë në aktivitetet e institucionit, duke theksuar se gjatë dy viteve të fundit ekspertët dhe punonjësit e Bankës kanë regjistruar mbi 55 pjesëmarrje në programet kryesore të CEF-it, si në cilësinë e ekspertëve ashtu edhe të pjesëmarrësve. Sipas saj, kjo dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe shkëmbimit rajonal të njohurive.

Palët diskutuan mbi mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e mbikëqyrjes bankare. Në këtë kontekst, u vlerësua roli aktiv i Bankës së Shqipërisë si kontribuuese në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe u diskutua mundësia e organizimit në të ardhmen të aktiviteteve trajnuese dhe shkëmbimit të eksperiencave mes institucioneve homologe në rajon.

Takimi shërbeu gjithashtu për koordinimin e qëndrimeve përpara Mbledhjes Vjetore të Bordit Drejtues të CEF-it, e cila do të zhvillohet më 22 qershor 2026 në Shkup. Në fokus të diskutimeve ishin prioritetet strategjike të CEF-it, sfidat e financimit të aktiviteteve të tij dhe kontributi i vendeve anëtare në vazhdimësinë e mbështetjes ndaj institucionit.

Guvernatori Sejko rikonfirmoi mbështetjen e Bankës së Shqipërisë për misionin e CEF-it në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal. Ai vlerësoi rolin e këtij institucioni në mbështetjen e reformave, zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet institucioneve publike të rajonit.

The post BSH dhe Qendra e Ekselencës Financiare diskutojnë bashkëpunimin në mbikëqyrjen bankare appeared first on Revista Monitor.

Sendet e sekuestruara mbeten peng, AP: Burokracitë krijojnë kosto ekonomike për qytetarët e bizneset

Qytetarë që presin me vite për të rimarrë sendet e sekuestruara, procese gjyqësore që zvarriten përtej afateve të arsyeshme dhe pengesa burokratike që e bëjnë aksesin në drejtësi gjithnjë e më të vështirë.

Këto janë disa nga shqetësimet që ngre Avokatit të Popullit, i cili evidenton një sistem ku, përtej reformave dhe investimeve institucionale, qytetarët vazhdojnë të përballen me vonesa dhe procedura të ndërlikuara.

Një nga problematikat e evidentuara lidhet me moskthimin në kohë të sendeve të sekuestruara nga organet e procedimit penal. Bëhet fjalë për automjete të bllokuara gjatë hetimeve, telefona celularë, kompjuterë, dokumente apo pajisje pune të sekuestruara si prova materiale në çështje të ndryshme penale. Sipas raportit, në një pjesë të rasteve qytetarët ankohen se, edhe pasi procedimi ka përfunduar ose masa e sekuestros nuk ka më arsye të vazhdojë, kthimi i sendeve zvarritet për muaj apo vite për shkak të procedurave administrative dhe mungesës së koordinimit mes institucioneve.

Për individët dhe bizneset, kjo krijon pasoja direkte ekonomike. Mbajtja për periudha të gjata e kompjuterëve, pajisjeje elektronike apo mjeti pune mund të ndikojë në aktivitetin ekonomik të qytetarëve, sidomos në rastet e bizneseve të vogla apo personave të vetëpunësuar që varen nga këto asete për të gjeneruar të ardhura.

Raporti evidenton gjithashtu se qytetarët dhe avokatët përballen shpesh me vështirësi për të marrë informacion mbi statusin e çështjeve apo për të siguruar ekzekutimin e vendimeve. Në diskutimet parlamentare të reflektuara në raport janë ngritur shqetësime për burokracitë mes institucioneve, mungesën e përgjigjeve brenda afateve dhe zvarritjen e proceseve administrative që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Një tjetër problem i theksuar mbetet kohëzgjatja e proceseve gjyqësore. Edhe pse reforma në drejtësi synonte rritjen e eficiencës dhe besimit publik, raporti evidenton se qytetarët vijojnë të përballen me shtyrje seancash, pritje të gjata për shqyrtimin e çështjeve dhe vonesa në marrjen e vendimeve përfundimtare. Në shumë raste, sipas raportit, kjo krijon perceptimin e mungesës së një aksesi real dhe efektiv në drejtësi.

Avokati i Popullit paralajmëron se problematika të tilla nuk kanë vetëm ndikim individual, por prekin edhe klimën e biznesit dhe besimin te institucionet. Pasiguria ligjore dhe vonesat procedurale konsiderohen faktorë që ndikojnë negativisht në funksionimin normal ekonomik dhe në perceptimin e shtetit të së drejtës.

Në raport rekomandohet forcimi i koordinimit mes institucioneve të drejtësisë, respektimi më rigoroz i afateve procedurale dhe rritja e transparencës në trajtimin e ankesave të qytetarëve. Sipas Avokatit të Popullit, reforma në drejtësi duhet të matet jo vetëm me ndryshimet ligjore apo institucionale, por me efektin konkret që prodhon në jetën e qytetarëve./D.Hyka

 

 

The post Sendet e sekuestruara mbeten peng, AP: Burokracitë krijojnë kosto ekonomike për qytetarët e bizneset appeared first on Revista Monitor.

Tatimet sqarojnë disa nga pyetjet më të shpeshta për ligjin e faljes

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar një material informues lidhur me procesin e ligjit të faljes, i cili synon fshirjen ose shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara ndaj Administratës Tatimore, me qëllim lehtësimin e barrës financiare për tatimpaguesit dhe krijimin e mundësisë për të rregulluar situatën e tyre fiskale.

Kush përfiton nga ky ligj?

Përfitojnë tatimpaguesit dhe subjektet e regjistruara në Administratën Tatimore (aktive, pasive ose të çregjistruara), sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Nuk përfitojnë tatimpaguesit që janë të dënuar me vendim të formës së prerë ose janë në hetim apo proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, para ose gjatë zbatimit të ligjit.

ÇfarĂ« ndodh me tepricĂ«n kreditore?

Teprica kreditore përdoret automatikisht për shlyerjen e detyrimeve përpara aplikimit të faljes.

Cilat janë kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja?

Detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014

Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat.

Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, nuk falet principali.

Detyrimet tatimore pĂ«r periudhĂ«n 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019

Për këtë periudhë parashikohet shuarje pjesore e detyrimeve:

Shuhet 50% e detyrimit kryesor, nëse pjesa e mbetur prej 50% paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.

Shuhet 25% e detyrimit kryesor, nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Detyrimet tatimore pĂ«r periudhĂ«n 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

A parashikohen falje të tjera?

Sipas ligjit nr. 86/2025, fshihen/shuhen gjithashtu:

Detyrimet tatimore dhe dënimet administrative për tatimpaguesit që rezultojnë të çregjistruar në QKB ose me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në Administratën Tatimore deri në datën 31.12.2024, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për mosdeklarim në afat, deri në datën 31.12.2024, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të punësuarve.

Dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat për deklarata të padorëzuara, që u përkasin periudhave deri në datën 31.12.2024, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2026.

Dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara, të llogaritura deri në datën 31.12.2024.

Gjobat dhe interesat e gjeneruara në sistem nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues apo zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë.

A përfshihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore?

Kontributet nuk falen.

Fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, sipas kushteve të ligjit.

A duhet të bëj aplikim apo falja është automatike?

Për detyrimet që fshihen plotësisht dhe pa kusht, procesi bëhet automatikisht nga Administrata Tatimore.

Për rastet me pagesë të kushtëzuar, përfitimi realizohet vetëm pas kryerjes së pagesës brenda afateve të përcaktuara.

Kur fillon afati i pagesës për përfitim?

Pagesa mund të kryhet nga data 10.06.2026, deri më:

30.06.2026

31.12.2026

sipas zgjedhjes së tatimpaguesit.

A përfitoj nëse jam në proces ankimi?

Nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore për të cilat ka vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore për këto detyrime.

Në rastet e tjera, përfitimi bëhet vetëm nëse tatimpaguesi heq dorë nga ankimi administrativ ose gjyqësor, brenda afateve të përcaktuara në ligj.

Paraqitja e aktit nga ana e subjektit do të kryhet me kërkesë zyrtare pranë DRT-së përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026 përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

Cili është afati i zbatimit të ligjit?

Ligji zbatohet për periudhën nga 01.01.2026 deri më 31.12.2026.

ÇfarĂ« ndodh nĂ«se nuk pĂ«rfitoj nga ligji?

Tatimpaguesi, i cili sipas një vendimi nuk përfiton nga fshirja/shuarja sipas këtij ligji, ka të drejtë të ankohet në gjykatën administrative, sipas legjislacionit në fuqi të fushës.

Nga kuponi te pajisjet fiskale, do fshihen gjobat e vendosura automatikisht deri më 31 dhjetor 2024

Tatimet: Afat deri më 30 qershor 2026 për deklaratat e padorëzuara, përfitohet falja e gjobave

“Interesi i bizneseve pĂ«r faljen e detyrimeve, mĂ« i lartĂ« se pĂ«r ‘Paqen Fiskale’”

Disa biznese, që kanë marrëveshje këstesh, duhet të tërhiqen për të përfituar nga ligji i faljes

 

The post Tatimet sqarojnë disa nga pyetjet më të shpeshta për ligjin e faljes appeared first on Revista Monitor.

Shollat e Kosovës po zbrazen, mbi 10 mijë nxënës më pak në vetëm një vit

Rreth 10 mijë nxënës më pak në arsimin fillor e të mesëm të ulët për vetëm një vit ka Kosova, ndërsa universitetet publike humbën mbi 2 mijë e 400 studentë krahasuar me vitin paraprak.

 

Shkollat dhe universitetet në Kosovë po mbesin çdo vit më të zbrazëta. Bankat dikur të mbushura me nxënës e studentë, sot në shumë qytete po boshatisen gradualisht.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar statistikat e arsimit për vitin shkollor 2025/2026, të cilat tregojnë rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe studentëve në Kosovë.

Sipas të dhënave, përjashtim bën vetëm niveli parashkollor, ku është regjistruar një rritje e lehtë e numrit të fëmijëve.

Në vitin shkollor 2025/2026, numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor ishte 35 mijë e 948, apo 1 mijë e 910 më shumë krahasuar me vitin paraprak, kur ishin 34 mijë e 38 fëmijë.

Nga ta, 24 mijë e 422 fëmijë apo 67.9 për qind janë në sektorin publik, ndërsa 11 mijë e 526 apo 32.1 për qind në sektorin privat.

Megjithatë, në nivelet tjera të arsimit, statistikat tregojnë rënie të vazhdueshme.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, numri i nxënësve ka rënë nga 208 mijë e 515 në vitin 2024/2025 në 198 mijë e 639 në vitin 2025/2026. Pra, për vetëm një vit, janë rreth 10 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës.

Në sektorin publik janë regjistruar 194 mijë e 314 nxënës, ndërsa në sektorin privat vetëm 4 mijë e 325.

Edhe arsimi i mesëm i lartë ka shënuar rënie. Në vitin shkollor 2025/2026 janë regjistruar 62 mijë e 85 nxënës, krahasuar me 63 mijë e 551 një vit më parë.

Në shkollat publike janë 56 mijë e 892 nxënës, ndërsa në sektorin privat 5 mijë e 193.

Rënie ka edhe në arsimin e lartë. Numri i përgjithshëm i studentëve në Kosovë ka rënë nga 64 mijë e 817 në vitin 2024/2025 në 64 mijë e 671 në vitin 2025/2026.

Në universitetet publike studiojnë 34 mijë e 208 studentë ose 52.9 për qind, ndërsa në kolegjet private 30 mijë e 463 studentë ose 47.1 për qind.

Krahasuar me vitin paraprak, universitetet publike kanë humbur mbi 2 mijë e 400 studentë, ndërsa kolegjet private kanë shënuar rritje.

Shifrat tregojnë se Kosova po përballet me një tkurrje të vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe studentëve, ndërsa shkollat dhe universitetet publike po boshatisen.

The post Shollat e Kosovës po zbrazen, mbi 10 mijë nxënës më pak në vetëm një vit appeared first on Revista Monitor.

Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë

Bota po përballet me rënie të vazhdueshme të paqes globale, ndërsa konfliktet e armatosura po shtohen dhe po përfshijnë gjithnjë e më shumë vende. Ky është përfundimi kryesor i Indeksit Global të Paqes 2026, raporti ndërkombëtar që mat nivelin e paqes në botë.

Në këtë renditje, Shqipëria pozicionohet në vendin e 24-t në Europë dhe të 36-tin në botë, me 1.725 pikë, duke shënuar përmirësim prej shtatë vendesh krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria lë pas shumicën e vendeve të rajonit, ndërsa Mali i Zi renditet më lart, në vendin e 30-të në botë.

Raporti thekson se numri i konflikteve aktive të bazuara në shtet ka arritur nivelin më të lartë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, numri i vendeve të përfshira në konflikte të jashtme është pothuajse dyfishuar krahasuar me vitin 2008.

Raporti thekson se shpenzimet ushtarake globale janë rritur për të dhjetin vit radhazi, duke reflektuar një klimë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar. Edhe pse numri i viktimave nga konfliktet ka rënë krahasuar me kulmin e vitit 2023, viti i fundit shënoi sërish numrin e dytë më të lartë të viktimave që nga publikimi i parë i indeksit afro dy dekada më parë.

Ndër konfliktet që kanë ndikuar më shumë në përkeqësimin e situatës globale përmenden lufta civile në Sudan, lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe konflikti dymbëdhjetëditor midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas autorëve të raportit, këto zhvillime e kanë bërë mjedisin ndërkombëtar më të brishtë dhe më të militarizuar se kurrë më parë gjatë historisë së indeksit.

Indeksi Global i Paqes 2026 është edicioni i 20-të i raportit dhe përfshin 163 shtete dhe territore të pavarura, duke mbuluar 99.7% të popullsisë së botës. Raporti publikohet nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) dhe konsiderohet matësi më autoritar i nivelit të paqes në nivel global.

Për vlerësimin e vendeve përdoren 23 tregues cilësorë dhe sasiorë, të cilët analizojnë tre fusha kryesore: sigurinë dhe mbrojtjen shoqërore, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe nivelin e militarizimit.

Gjetjet e raportit tregojnë se, pavarësisht përparimeve në disa rajone, tendenca e përgjithshme globale mbetet shqetësuese, me paqen që vazhdon të përkeqësohet përballë rritjes së konflikteve dhe tensioneve gjeopolitike.

Konfliktet e brendshme të ndërkombëtarizuara po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke u rritur me më shumë se 175% që nga viti 2010, sipas Indeksit Global të Paqes 2026.

Numri i vendeve të përfshira në të paktën një konflikt të jashtëm gjatë pesë viteve të fundit është rritur nga 59 në vitin 2008 në 103 në raportin e vitit 2026. Ndërkohë, viktimat globale nga konfliktet e brendshme janë rritur më shumë se gjashtë herë, nga rreth 29 mijë në vitin 2008 në mbi 181 mijë gjatë vitit të fundit, me një kulm prej mbi 309 mijë viktimash në vitin 2023.

Raporti thekson gjithashtu se numri i vendeve që kanë regjistruar 1 mijë ose më shumë viktima nga konfliktet brenda një viti është rritur nga tetë në vitin 2008 në 20 gjatë vitit të fundit.

Sipas Institutit pĂ«r Ekonomi dhe Paqe, kjo rritje e konflikteve lidhet me njĂ« transformim mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« sistemit ndĂ«rkombĂ«tar, tĂ« cilin instituti e quan “Fragmentimi i Madh”. Ky proces nisi nĂ« fund tĂ« viteve 2000 dhe pĂ«rfaqĂ«son periudhĂ«n e tretĂ« tĂ« madhe nĂ« marrĂ«dhĂ«niet gjeopolitike tĂ« 50 viteve tĂ« fundit, pas LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ« dhe epokĂ«s sĂ« globalizimit tĂ« shpejtĂ« pas vitit 1990.

Raporti vëren se numri i vendeve me fuqi të mesme është pothuajse dyfishuar që nga viti 1991, nga nëntë në 16, ndërsa numri i fuqive në zhvillim është trefishuar. Kapaciteti i kombinuar material i këtyre vendeve tashmë e tejkalon atë të fuqive të mëdha.

Në të njëjtën kohë, pesha ekonomike e fuqive kryesore evropiane ka rënë ndjeshëm. Pjesa e Gjermanisë në PBB-në globale është përgjysmuar, nga 8.5% në 4.3%; ajo e Francës ka rënë nga 5.2% në 2.9%; ndërsa Italia ka zbritur nga 3.8% në 2.2%.

Rezultatet e këtij viti tregojnë se niveli mesatar i paqes globale është përkeqësuar me 0.7% gjatë vitit të fundit. Ky është viti i 12-të radhazi që paqja globale shënon rënie dhe përkeqësimi i 15-të në 18 vitet e fundit.

Nga 163 vendet e përfshira në Indeksin Global të Paqes, 99 vende kanë shënuar përkeqësim, ndërsa 62 janë përmirësuar. Aktualisht, 119 vende janë më pak paqësore sesa ishin në vitin 2008.

Islanda mbetet vendi më paqësor në botë për të 19-in vit radhazi, e ndjekur nga Zelanda e Re, Zvicra, Sllovenia dhe Irlanda. Në fund të renditjes qëndron Rusia, si vendi më pak paqësor, e ndjekur nga Sudani, Republika Demokratike e Kongos, Ukraina dhe Izraeli.

Europa Perëndimore dhe Qendrore mbetet rajoni më paqësor në botë, ndërsa Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut mbeten rajoni më pak paqësor. Europa Lindore dhe Azia Qendrore ishte i vetmi nga tetë rajonet e GPI-së që shënoi përmirësim mesatar gjatë vitit të fundit. Ndërkohë, Azia Jugore regjistroi përkeqësimin më të madh rajonal, kryesisht për shkak të rënies së paqes në Nepal dhe Pakistan.

Polonia shënoi përmirësimin më të madh në nivel vendi, me rezultatin e përgjithshëm të përmirësuar me 9.1% dhe me një ngjitje prej 23 vendesh, duke u renditur e 22-ta në botë.

Përmirësime të mëdha regjistruan gjithashtu Gaboni, Lesoto, Ukraina dhe Turqia. Në rastin e Turqisë, përmirësimi lidhet me procesin e vazhdueshëm të paqes mes qeverisë turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Nepali shĂ«noi pĂ«rkeqĂ«simin mĂ« tĂ« madh, me rezultatin e pĂ«rgjithshĂ«m qĂ« ra me 9.1% pas protestave tĂ« brezit Gen Z nĂ« shtator 2025. Pas tij renditen Çadi, Republika e Kongos, Pakistani dhe Tanzania.

Shtetet e Bashkuara u përkeqësuan me 4%, kryesisht për shkak të rritjes së paqëndrueshmërisë politike, e cila u përkeqësua me 38.5%. Raporti vëren gjithashtu se demonstratat e dhunshme në SHBA janë rritur ndjeshëm. Aktualisht, vendi renditet i 134-ti në Indeksin Global të Paqes./ IEP

The post Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë appeared first on Revista Monitor.

FSHZH tender për modernizimin teknologjik të parkimeve publike Vlorë, Durrës, Berat e Gjirokastër

Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër, përmes plotësimit të tyre me pajisje teknologjike është në qendër të një prokurimi të hapur së fundmi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit . Fondi limit i saj është 94 milionë lekë apo rrreth 1 milionë euro.

Kontrata ka pĂ«r objekt “NdĂ«rtimi i nyjeve multimodale tĂ« mobilitetit, Rajoni 3 & 4: PĂ«rmirĂ«simi i performancĂ«s sĂ« parkimeve pĂ«rmes plotĂ«simit me pajisje teknologjike”. Dokumentet teknike tĂ« tenderit japin tĂ« dhĂ«na mbi secilin prej parkimeve ku sĂ« pari pĂ«r VlorĂ«n. Ky parkim ndodhet nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit dhe ka njĂ« kapacitet prej 133 vendesh parkimi nĂ« njĂ« nivel nĂ«ntokĂ«sor. Objekti Ă«shtĂ« ende nĂ« proces ndĂ«rtimi dhe ka njĂ« hyrje dhe njĂ« dalje.

Në raport thuhet se mënyra aktuale e pagesës, vetëm cash, me një post pune për arkëtim manual dhe një makineri vetëshërbimi në katin zero, nuk është e mjaftueshme për funksionimin e parkimit. Për këtë arsye sugjerohet shtimi i makinerive automatike të pagesës APM dhe pranimi i pagesave me karta debiti dhe krediti. Kjo sugjerohet në fakt edhe për parkimet në qytetet e tjera duke e argumentuar edhe me faktin që janë qytete turistike dhe flukset mund të jenë të larta në periudha të ndryshme të vitit.

Raporti nënvizon se publik i Durrësit nga ana tjetër  është një strukturë e re me gjashtë kate mbi tokë dhe konstruksion beton-arme. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 15,106 metra katrorë, nga të cilat 13,957 metra katrorë janë të dedikuara për parkimin e automjeteve. Kapaciteti total është 353 vende parkimi, të vijëzuara dhe të identifikuara me numër fiks.

NĂ« GjirokastĂ«r, parkimi publik ndodhet nĂ« sheshin “Çerçiz Topulli”. Ai Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht nĂ«ntokĂ«sor dhe pĂ«rbĂ«het nga tre nivele parkimi, kati -1, kati -2 dhe kati -3. Ambienti ka njĂ« korsi hyrjeje, njĂ« korsi daljeje dhe 298 vende parkimi tĂ« vijĂ«zuara e tĂ« identifikuara me numĂ«r fiks. NĂ« hyrje dhe dalje janĂ« tĂ« instaluara barriera me tra 3 metra.

Parkimi publik i Beratit ndodhet nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit dhe Ă«shtĂ« njĂ« kat nĂ«ntokĂ«. Ai ka dy hyrje, nga rruga “Shetitorja Osumi” dhe rruga “Antipatrea”, si dhe njĂ« dalje nĂ« rrugĂ«n “Shetitorja Osumi”. Kapaciteti i parkimit Ă«shtĂ« 198 vende parkimi, tĂ« vijĂ«zuara dhe tĂ« identifikuara me numĂ«r fiks.

Në hyrje dhe dalje të parkimit të Beratit janë instaluar barriera me tra 3 metra, ndërsa në hyrje janë vendosur kolona Lite.Gate Entry për gjenerimin e biletave dhe leximin e kartave RFID për abonentët. Në korsinë e daljes ndodhet kolona Lite.Gate Exit, e cila shërben për menaxhimin e daljeve për klientët ditorë dhe abonimet afatgjata.

Procedura parashikon pajisjen e këtyre parkimeve me teknologji për pagesa, kontroll hyrje-dalje dhe menaxhim të përdoruesve, sipas specifikimeve të përcaktuara në raportet teknike të tenderit.

The post FSHZH tender për modernizimin teknologjik të parkimeve publike Vlorë, Durrës, Berat e Gjirokastër appeared first on Revista Monitor.

Tregu i naftës sfidon parashikimet për mungesa furnizimi gjatë verës

Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naftë gjatë verës nuk janë materializuar, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së ngushticës së Hormuzit, një prej arterieve më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës. Në vend të një shpërthimi të çmimeve, tregu ka treguar një qëndrueshmëri të papritur.

Në muajt e fundit, shumë analistë kishin paralajmëruar se ndërprerja e flukseve të naftës nga Gjiri Persik, e kombinuar me kërkesën e lartë sezonale të verës, mund të çonte në mungesa të mëdha dhe çmime mbi 100 dollarë për fuçi.

Megjithatë, çmimi i naftës Brent ka mbetur nën këtë nivel, duke luhatur rreth 90-95 dollarë për fuçi. Një nga arsyet kryesore është rënia e fortë e importeve të naftës nga Kina.

Sipas vlerësimeve, importet kineze kanë rënë me rreth 5-6 milionë fuçi në ditë, duke zbutur ndjeshëm presionin mbi tregjet globale dhe duke lënë më shumë furnizime të disponueshme për konsumatorët e tjerë, veçanërisht në Azi.

Një faktor tjetër ka qenë përdorimi intensiv i rezervave strategjike dhe komerciale të naftës. Vendet e zhvilluara dhe kompanitë energjetike kanë nxjerrë në treg sasi të mëdha nga rezervat për të kompensuar mungesat e furnizimit.

Kjo ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të çmimeve, por analistët paralajmërojnë se ky është një zgjidhje e përkohshme.

Sipas ekspertëve, qetësia aktuale mund të jetë mashtruese. Inventarët globalë po bien me ritme të shpejta dhe rezervat po afrohen drejt niveleve minimale operative në disa rajone. Nëse kërkesa rritet gjatë muajve të verës ose Kina rikthehet në treg me blerje më të mëdha, balanca mund të ndryshojë shpejt.

Edhe pse tregu ka sfiduar parashikimet për një krizë të menjëhershme furnizimi, pasiguritë mbeten të mëdha.

Analistët paralajmërojnë se një zgjatje e tensioneve gjeopolitike ose vonesa në rikthimin e flukseve normale të naftës mund të shkaktojë luhatje të forta të çmimeve në muajt në vijim. Për momentin, tregu global i naftës po tregon se është më elastik sesa prisnin shumë ekspertë, por kjo qëndrueshmëri mbështetet në faktorë që mund të mos zgjasin përgjithmonë./Financial Times

The post Tregu i naftës sfidon parashikimet për mungesa furnizimi gjatë verës appeared first on Revista Monitor.

Plakja e popullsisë po krijon një treg të ri në Kinë, ndërsa lindjet bien në minimum historik

Teksa numri i lindjeve nĂ« KinĂ« vazhdon tĂ« bjerĂ« dhe popullsia plaket me ritme tĂ« shpejta, bizneset po orientohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt asaj qĂ« njihet si “ekonomia e argjendtĂ«â€, tregu i produkteve dhe shĂ«rbimeve pĂ«r tĂ« moshuarit.

Në Panairin Ndërkombëtar të Kujdesit për të Moshuarit, Rehabilitimit dhe Shëndetësisë, të mbajtur javën e kaluar në Shangai, më shumë se 600 kompani prezantuan produkte të përshtatura për nevojat e popullsisë në moshë.

Mes tyre ishin pajisje rehabilitimi, shtretër inteligjentë për kujdes shëndetësor, sisteme monitorimi të rrezikut të rrëzimit, terapi me dridhje dhe produkte të tjera të specializuara. Rënia e lindjeve po i detyron shumë kompani të ndryshojnë strategji. Disa produkte që më parë ishin krijuar për fëmijët po ridizenjohen për të moshuarit.

Një përfaqësuese e kompanisë Kangaroo Care tha se pajisja e tyre për pastrimin e dhëmbëve të pacientëve të pafuqishëm ishte projektuar fillimisht për fëmijë, por tani fokusohet te të moshuarit.

“PleqtĂ« dhe fĂ«mijĂ«t nĂ« fakt janĂ« mjaft tĂ« ngjashĂ«m nĂ« nevojat qĂ« kanĂ«â€, tha njĂ« shitĂ«se e teknologjive arsimore, duke shpjeguar se kompania e saj zhvillon produkte si pĂ«r fĂ«mijĂ«t ashtu edhe pĂ«r tĂ« moshuarit.

Ndërkohë, kompani që tradicionalisht operonin në sektorë të tjerë po hyjnë në tregun e kujdesit për të moshuarit. Gjiganti shtetëror i hekurudhave CRRC prezantoi shtretër inteligjentë për kujdesin afatgjatë, ndërsa prodhuesi i pajisjeve shtëpiake Haier po promovon produkte të përshtatura për personat me lëvizshmëri të kufizuar.

Autoritetet kineze e shohin “ekonominĂ« e argjendtĂ«â€ si njĂ« burim tĂ« ri rritjeje ekonomike, nĂ« njĂ« kohĂ« kur kriza e pasurive tĂ« paluajtshme dhe ngadalĂ«simi i konsumit po rĂ«ndojnĂ« ekonominĂ«.

Qeveria vlerëson se ky sektor mund të arrijë vlerën e 30 trilionë juanëve (rreth 4.4 trilionë dollarë) deri në vitin 2035. Sipas të dhënave zyrtare, numri i lindjeve në Kinë ka rënë me më shumë se gjysmën që nga viti 2015 dhe vitin e kaluar arriti nivelin më të ulët që nga themelimi i Republikës Popullore në vitin 1949.

Kjo po i shtyn bizneset që tradicionalisht fokusoheshin te produktet për foshnjat dhe fëmijët të kërkojnë mundësi të reja te konsumatorët e moshuar. Ndryshimi po reflektohet edhe në sjelljen e vetë të moshuarve.

Organizatat e pensionistëve raportojnë se ata po i kushtojnë më shumë rëndësi mirëqenies fizike dhe mendore, duke ndjekur kurse edukimi, aktivitete sportive dhe programe sociale. Për Kinën, plakja e popullsisë konsiderohet një nga sfidat më të mëdha afatgjata. Por për shumë kompani, ajo po kthehet gjithashtu në një nga mundësitë më të mëdha të biznesit./ Financial Times

The post Plakja e popullsisë po krijon një treg të ri në Kinë, ndërsa lindjet bien në minimum historik appeared first on Revista Monitor.

Resorti turistik në Zvërnec, Rama: Nuk ndërtohet për të pasurit dhe punonjësit nga Bangladeshi

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet se zhvillimi i resorteve turistike në Shqipëri nga investitorë të huaj po ndërtohen për të pasurit ose se po mbështeten te punonjës nga Filipinet dhe Bangladeshi për shkak të kostove më të ulëta të punës.

Gjatë konferencës së 3-të kombëtare për arsimin dhe formimin profesional kryeministri Edi Rama tha se këto ide nuk kanë lidhje me realitetin dhe theksoi se interesi i investitorëve të huaj për turizmin shqiptar është një fenomen relativisht i ri, i lidhur me suksesin që ka njohur sektori vitet e fundit.

Rama theksoi se të reagosh ndaj këtyre investimeve që prioritet kanë edhe mbrojtjen e mjedisit, është si alarmi i dikurshëm për importin e mbetjeve, një qasje që nuk niset nga faktet dhe studimet, por nga një frikë që nuk është në përputhje me zhvillimin.

“Ideja qĂ« resortet janĂ« pĂ«r tĂ« pasurit ose pĂ«r punonjĂ«sit nga Filipinet e Bangladeshi, sepse paguhen mĂ« pak, Ă«shtĂ« njĂ« ide qĂ« nuk ka lidhje me realitetin.

Së pari, nuk kemi një numër të lartë investitorësh në turizëm. Vetëm së fundmi ka nisur një interesim, i cili lidhet me suksesin e turizmit. Më parë kishte pothuajse zero interes. Shqipëria dhe natyra shqiptare ishin po aq të bukura sa janë sot, por nuk kishte interes për të investuar.

Interesimi i parë që u materializua ishte ai për Portin e Durrësit. Pas tij nisi edhe interesi për të investuar në turizëm në Shqipëri, sepse më parë nuk kishte besim.

Asnjëherë sipërmarrja private e huaj nuk ka ndikuar në shkatërrimin e mjedisit. Dëmet mjedisore kanë ardhur kryesisht nga investimet e kapitalit vendas, në një kohë kur njohuritë në fushë, kostot e ndërtimit dhe fuqia blerëse ishin të kufizuara.

Po të shohim sot bregdetin shqiptar, zhvillimi ka nisur në Golem. Sot është e paimagjinueshme që një sipërmarrës vendas të paraqitet në dyert e autoriteteve dhe të propozojë një zhvillim të tillë si dikur, sepse ajo ishte një kohë kur kapitali, dijet dhe aftësia blerëse ishin shumë më të kufizuara.

Pavarësisht problematikave dhe mangësive që ka pasur zhvillimi i ndërtimit në turizëm, gjërat janë përmirësuar. Kostot e ndërtimit janë rritur dhe po ashtu janë rritur edhe çmimet.

Nuk ka në Shqipëri investime hotelerie ku paga e punonjësve të jetë më e ulët sesa në Greqi apo në Kroaci.

Cili është problemi? Ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, duke pretenduar se ata vijnë këtu si skllevër, janë pikërisht ata që nuk duan të pranojnë se mund të paguhen paga të ngjashme me ato në Greqi dhe Kroaci.

Sa më e lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta do të jenë pagat.

Sa mĂ« i lartĂ« tĂ« jetĂ« konsumi i atyre qĂ« vijnĂ« pĂ«r turizĂ«m, aq mĂ« tĂ« larta do tĂ« jenĂ« tĂ« ardhurat e shtetit”, pohoi Rama.

The post Resorti turistik në Zvërnec, Rama: Nuk ndërtohet për të pasurit dhe punonjësit nga Bangladeshi appeared first on Revista Monitor.

Ana e vĂ«shtirĂ« e tĂ« qenit “i mirĂ«â€

Nga Ben Endres Ph.D.

 

Disa nga njerĂ«zit me nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« ankthit qĂ« shoh nĂ« praktikĂ«n time psikoterapeutike janĂ« njĂ«kohĂ«sisht ndĂ«r mĂ« tĂ« aftĂ«t dhe mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshmit. Ata punojnĂ« shumĂ« dhe i vendosin vetes standarde tĂ« larta. Me fjalĂ« tĂ« tjera, janĂ« shumĂ« tĂ« zotĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« “korrektĂ«â€.

NdĂ«rgjegjshmĂ«ria, tipari i personalitetit qĂ« lidhet me vetĂ«kontrollin, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, punĂ«n e palodhur dhe rregullin, Ă«shtĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht njĂ« avantazh. NjerĂ«zit e ndĂ«rgjegjshĂ«m zakonisht ecin mĂ« mirĂ« nĂ« punĂ«, ndĂ«rtojnĂ« marrĂ«dhĂ«nie mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme dhe madje jetojnĂ« mĂ« gjatĂ«, pjesĂ«risht sepse ndjekin kĂ«shillat mjekĂ«sore dhe kujdesen pĂ«r veten. ËshtĂ« e kuptueshme pse ky Ă«shtĂ« njĂ« tipar qĂ« pĂ«rpiqemi ta kultivojmĂ« te vetja dhe te fĂ«mijĂ«t tanĂ«.

Por edhe gjĂ«rat e mira, kur teprohen, mund tĂ« kthehen nĂ« problem. VetĂ«kontrolli i fortĂ« mund tĂ« ushqejĂ« ankthin dhe frenimin. Nevoja e madhe pĂ«r rregull mund tĂ« kthehet nĂ« dĂ«shirĂ« obsesive pĂ«r tĂ« kontrolluar mjedisin. KĂ«rkimi i pĂ«rsosmĂ«risĂ« mund tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« perfeksionizĂ«m dhe tĂ« çojĂ« nĂ« konsumim. NĂ« format e saj ekstreme, ndĂ«rgjegjshmĂ«ria mund t’i lodhĂ« njerĂ«zit dhe t’ua ngushtojĂ« nĂ« heshtje jetĂ«n.

NdĂ«rgjegjshmĂ«ria nuk Ă«shtĂ«, nĂ« vetvete, virtyt moral. ËshtĂ« njĂ« tipar personaliteti qĂ« pĂ«rshkruan, jo pĂ«rcakton si duhet tĂ« jemi, njĂ« spektĂ«r prirjesh tĂ« trashĂ«guara dhe ndikimesh nga mjedisi. Edhe njerĂ«zit mĂ« pak tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m kanĂ« pikat e tyre tĂ« forta: spontaniteti dhe gatishmĂ«ria pĂ«r tĂ« marrĂ« rrezik mund tĂ« jenĂ« tĂ« dobishme pĂ«r ta dhe pĂ«r grupet ku bĂ«jnĂ« pjesĂ«. NĂ« jetĂ«n moderne, ndĂ«rgjegjshmĂ«ria shpĂ«rblehet aq shumĂ«, sa kostot e saj shpesh mbeten pa u analizuar.

Në praktikën time psikoterapeutike, shpesh shoh anën e vështirë të përpjekjes së vazhdueshme për të qenë korrekt. Njerëzit jashtëzakonisht të ndërgjegjshëm shpesh përballen me një ndjenjë të vazhdueshme faji se nuk po përmbushin detyrimet ndaj të tjerëve apo pritshmëritë që kanë për veten. Nevoja për rregull dhe kontroll ushqen ankthin, ndërsa vështirësia për të duruar pasigurinë mund ta paralizojë vendimmarrjen. Edhe marrëdhëniet e afërta mund të vuajnë, kur shmangia e konfliktit dhe emocioneve të vështira i mban të tjerët në distancë.

 

Problemi me përpjekjen e vazhdueshme

Kur kĂ«to tensione i sjellin nĂ« terapi, instinkti i parĂ« i njerĂ«zve shumĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rpiqen edhe mĂ« shumĂ«. Ata e shohin terapinĂ« si njĂ« mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« rregulluar “mangĂ«sitĂ«â€ e tyre. Kur pĂ«rballen me mundĂ«sinĂ« se standardet qĂ« i vendosin vetes janĂ« ndĂ«shkuese, shpesh shqetĂ«sohen se po u kĂ«rkohet tĂ« dĂ«shtojnĂ« ndaj vetes apo ndaj tĂ« tjerĂ«ve.

PĂ«rpiqem t’i ndihmoj tĂ« kuptojnĂ« se idealet e tyre nuk janĂ« domosdoshmĂ«risht shumĂ« tĂ« larta, por mund tĂ« jenĂ« tepĂ«r tĂ« ngurta. NjĂ« krahasim i dobishĂ«m Ă«shtĂ« ai me atletin e mbistĂ«rvitur. Imagjinoni njĂ« vrapuese qĂ« e ka ndĂ«rtuar formĂ«n fizike pĂ«r vite me radhĂ«, duke rritur kilometrat, duke shtuar intensitetin dhe duke u bĂ«rĂ« gjithnjĂ« mĂ« e shpejtĂ« e mĂ« konkurruese. StĂ«rvitja e fortĂ« e ndihmon tĂ« arrijĂ« objektivat. Por, nĂ« njĂ« moment, dĂ«mtimet nga mbingarkesa fillojnĂ« ta ngadalĂ«sojnĂ«, pavarĂ«sisht formĂ«s sĂ« mirĂ«. Zgjidhja nuk Ă«shtĂ« tĂ« ndalojĂ« sĂ« vrapuari apo tĂ« pranojĂ« se duhet tĂ« bĂ«het mĂ« e ngadaltĂ«. Zgjidhja Ă«shtĂ« tĂ« fusĂ« mĂ« shumĂ« rikuperim dhe, sidomos, tĂ« forcojĂ« muskujt dhe indet qĂ« i ka marrĂ« si tĂ« mirĂ«qena.

Njeriu shumĂ« i ndĂ«rgjegjshĂ«m Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« pozicion tĂ« ngjashĂ«m. Vullneti dhe disiplina i kanĂ« shĂ«rbyer vĂ«rtet mirĂ«. PĂ«rgjigjja nuk Ă«shtĂ« t’i çmontojĂ« kĂ«to tipare, por tĂ« “stĂ«rvitĂ«â€ ato pjesĂ« tĂ« vetes qĂ« i ka lĂ«nĂ« pas dore, pĂ«r tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« ekuilibĂ«r nĂ« jetĂ«.

Ka tri qasje kryesore për të zbutur idealet e ngurta të njerëzve shumë të ndërgjegjshëm.

 

Të pranosh pasigurinë dhe papërsosmërinë

Në përpjekjen për të qenë moralë, racionalë dhe të suksesshëm, njerëzit e ndërgjegjshëm priren të shmangin pasigurinë, papërsosmërinë, konfliktin dhe emocionet e forta. Shpesh, kjo shmangie ndodh pa e kuptuar dhe është e rrënjosur thellë në mënyrën si sillen.

Ankthi dhe shmangia e ushqejnë njëri-tjetrin. Ne priremi të shmangim gjërat që na bëjnë ankthiozë dhe kjo shmangie e forcon edhe më shumë ankthin. Shmangia e pasigurisë jep përkohësisht ndjesinë e kontrollit, por është një kontroll i rremë.

Afrimi gradual dhe i kujdesshëm me situatat që shkaktojnë ankth është baza e terapisë së ekspozimit, një nga ndërhyrjet më të mbështetura në psikoterapi. Duke nisur me hapa të vegjël, duke e përjetuar ankthin dhe duke vënë re se frikat më të mëdha nuk realizohen, njeriu mund të mësojë të kalojë përtej nxitësve të ankthit dhe të bëjë gjëra që më parë i shmangte.

Në praktikë, kjo mund të duket shumë e thjeshtë: të dërgosh një email pasi e ke rishikuar një herë, jo pesë herë për të parashikuar çdo reagim të mundshëm; të dorëzosh një projekt edhe pse ke ende dyshime; të ndash një ndjenjë të vështirë me dikë që i beson. Për njeriun shumë të ndërgjegjshëm, pranimi i pasigurisë në këto forma të vogla mund të ndihet si hedhje në të panjohurën. Por kalimi përmes këtyre shqetësimeve në dukje të vogla është rruga drejt ndryshimit më të thellë.

 

Të mos u ikësh emocioneve dhe bisedave të vështira

Ndërgjegjshmëria përfshin kontroll të kujdesshëm të emocioneve të forta, gjë që shpesh është e përshtatshme, sidomos në kontekste profesionale. Por frenimi emocional bëhet problem kur nuk përshtatet me situatën. Marrëdhëniet përfshijnë shpesh fërkime. Komunikimi i mirë ndonjëherë do të thotë të zhgënjesh dikë, të thuash diçka të pakëndshme ose të kërkosh atë që të nevojitet.

Njerëzit shumë të ndërgjegjshëm shpesh zgjedhin përshtatjen pasive dhe, kur arrijnë në kufi, shpërthejnë me zemërim. Ata zakonisht përfitojnë kur praktikojnë komunikim të qetë, të drejtpërdrejtë dhe këmbëngulës në situata të ngarkuara emocionalisht.

Po aq e vështirë mund të jetë për ta të ndajnë emocione të brishta në kontekste të përshtatshme. Të flasësh me miqtë apo familjarët më të afërt për trishtimin, lëndimin apo shqetësimin na ndihmon të ndihemi më pranë tyre dhe i ndihmon edhe ata të ndihen më pranë nesh. Njerëzit shumë të ndërgjegjshëm zakonisht kanë nevojë ta shtyjnë veten pak më shumë drejt ndarjes së këtyre emocioneve me njerëz të besuar.

 

Të heqësh dorë nga nevoja për të zgjidhur gjithçka

Ndoshta sfida mĂ« kundĂ«rintuitive pĂ«r njeriun shumĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m Ă«shtĂ« thjesht tĂ« ndalojĂ« sĂ« pĂ«rpjekuri kaq fort. AftĂ«sia pĂ«r tĂ« menduar me pĂ«rqendrim dhe pĂ«rpjekje, e cila i bĂ«n kĂ«ta njerĂ«z efektivĂ«, mund t’i bĂ«jĂ« gjithashtu tĂ« prirur ndaj mendimeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura dhe shqetĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r probleme qĂ« nuk zgjidhen menjĂ«herĂ«. Ata e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« dalin nga mĂ«nyra “duhet ta zgjidh”.

Kur i pyes njerĂ«zit qĂ« ngecin nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menduari se ku arrijnĂ« natyrshĂ«m ta lĂ«shojnĂ« kontrollin, pĂ«rgjigjet zakonisht janĂ« tĂ« ngjashme: aktivitet fizik, kohĂ« nĂ« natyrĂ«, veprimtari krijuese, lojĂ« me fĂ«mijĂ«t dhe shoqĂ«rim me miq. T’i japĂ«sh mĂ« shumĂ« vend lojĂ«s, krijimtarisĂ« dhe pushimit Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« e mirĂ« nisjeje. KĂ«to aktivitete nuk janĂ« thjesht ndĂ«rprerje nga puna “e vĂ«rtetĂ«â€; ato ushqejnĂ« aftĂ«si njohĂ«se dhe emocionale qĂ« zgjidhja e vazhdueshme e problemeve shpesh i lĂ« pas dore.

Edhe praktikat e vĂ«mendjes sĂ« ndĂ«rgjegjshme janĂ« njĂ« kundĂ«rpeshĂ« e fuqishme ndaj mendimeve tĂ« tepĂ«rta. Edhe pse ndonjĂ«herĂ« promovohen mĂ« shumĂ« seç duhet, kĂ«to praktika pĂ«rfshijnĂ« metoda tĂ« studiuara mirĂ«, qĂ« ndihmojnĂ« drejtpĂ«rdrejt kundĂ«r mendimeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura dhe ngurtĂ«sisĂ« mendore. QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« mbash vĂ«mendjen te momenti i tanishĂ«m, pa gjykim. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kundĂ«rpeshĂ« e vĂ«rtetĂ« ndaj prirjes analitike tĂ« mendjes shumĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshme. Duke u pĂ«rqendruar te frymĂ«marrja dhe ndjesitĂ« trupore, ndĂ«rsa mendimet dhe emocionet lejohen tĂ« kalojnĂ«, njeriu sfidon prirjen e mendjes pĂ«r t’u bllokuar nĂ« tĂ« njĂ«jtat mendime.

Natyrisht, disa mĂ«nyra tĂ« lehta pĂ«r t’i shpĂ«tuar mbingarkesĂ«s dhe pĂ«rpjekjes sĂ« vazhdueshme mund tĂ« jenĂ« tĂ« dĂ«mshme: alkooli, droga apo pĂ«rdorimi i tepruar i mediave elektronike. Kam vĂ«nĂ« re se njerĂ«zit shumĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« cenueshĂ«m ndaj kĂ«tyre zakoneve, pavarĂ«sisht, dhe ndonjĂ«herĂ« pikĂ«risht pĂ«r shkak, tĂ« pĂ«rpjekjeve tĂ« tyre tĂ« ngurta pĂ«r vetĂ«kontroll. Nuk ka asgjĂ« tĂ« keqe te disa “shkĂ«putje” tĂ« kufizuara pĂ«r t’u çlodhur, por pĂ«r shumĂ« njerĂ«z me standarde vetĂ«ndĂ«shkuese, kĂ«to sjellje mund tĂ« ushqejnĂ« shmangien dhe tĂ« bĂ«hen obsesive.

Psikoterapia Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« zbutur modelet e ngurta tĂ« mendimit. Eksplorimi i hapur dhe pa gjykim i pĂ«rvojĂ«s personale me njĂ« terapist mund tĂ« krijojĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r t’u lidhur me emocionet qĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ«n sipĂ«rfaqe, pĂ«r tĂ« praktikuar ndarjen e tyre me tĂ« tjerĂ«t dhe pĂ«r tĂ« parĂ« mĂ« qartĂ« koston e idealeve tĂ« ngurta. TĂ« eksplorosh shqetĂ«simet dhe jetĂ«n emocionale me njĂ« terapist me pĂ«rvojĂ« mund tĂ« jetĂ« njĂ« formĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ndihme pĂ«r njeriun shumĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m. Sigurisht, shmangia e emocioneve dhe frika nga varĂ«sia ndaj tĂ« tjerĂ«ve mund ta bĂ«jnĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« kĂ«rkimin e ndihmĂ«s.

Instinkti i njeriut shumĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m, kur pĂ«rballet me vĂ«shtirĂ«si, Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rpiqet mĂ« shumĂ«. Psikoterapia ofron njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r: tĂ« lĂ«shojĂ« kontrollin e tepĂ«rt, tĂ« afrohet me atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e parehatshme, pĂ«rfshirĂ« emocionet, dhe tĂ« investojĂ« te ato pjesĂ« tĂ« jetĂ«s qĂ« janĂ« lĂ«nĂ« pas dore nga pĂ«rpjekja e vazhdueshme pĂ«r tĂ« qenĂ« “i mirĂ«â€./ Psychology Today

The post Ana e vĂ«shtirĂ« e tĂ« qenit “i mirĂ«â€ appeared first on Revista Monitor.

Ku të rezervoni një qëndrim me pesë yje për më pak se 200 euro nata në Europë? Në listë edhe Tirana

Indeksi mĂ« i fundit i Çmimeve tĂ« Hoteleve ka zbuluar gjithashtu tĂ« gjitha kĂ«shillat pĂ«r kursimin e parave qĂ« duhet tĂ« dini kur bĂ«ni rezervime.

EkzistojnĂ« dy lloje udhĂ«tarĂ«sh: ata qĂ« thonĂ« “hoteli nuk ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si, pasi do ta pĂ«rdorim vetĂ«m pĂ«r tĂ« fjetur” dhe ata qĂ« nuk do tĂ« pranonin kurrĂ« tĂ« qĂ«ndronin nĂ« diçka mĂ« pak se njĂ« hotel luksoz me pesĂ« yje.

 

NĂ«se e konsideroni veten pjesĂ« tĂ« grupit tĂ« dytĂ«, por nuk keni buxhetin qĂ« pĂ«rputhet me shijet tuaja tĂ« kushtueshme, mund t’ju interesojĂ« raporti mĂ« i fundit i Hotels.com.

Duke analizuar tĂ« dhĂ«nat e brendshme tĂ« rezervimeve, Indeksi i Çmimeve tĂ« Hoteleve 2026 ka zbuluar qytetet mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim me pesĂ« yje, dhe tĂ« gjitha ato kanĂ« njĂ« kosto mesatare nĂ«n 200 euro pĂ«r natĂ«.

Qyteti me raportin më të mirë cilësi-çmim në botë për një qëndrim luksoz pa një çmim të lartë është Nha Trang në Vietnam, me një kosto mesatare prej 81 eurosh për natë. Megjithatë, tetë nga dhjetë qytetet e para në listë ndodhen në Europë.

Në Europë, në krye të listës renditet Zaragoza e Spanjës, me një kosto mesatare prej 140 eurosh për natë për një qëndrim me pesë yje.

Kryeqyteti i Aragonës, Zaragoza, është qyteti i katërt më i populluar në vend, por nuk po përballet me problemin e mbingarkesës turistike që po prek shumë destinacione të tjera.

Arkitektura e saj mudéjare është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa vizitorët mund të shohin edhe atraksione të njohura si Pallati Aljafería dhe Bazilika Katedrale e Zojës së Shtyllës.

Zaragoza është gjithashtu një destinacion i preferuar për adhuruesit e çokollatës. Sipas traditës, murgjit e këtij qyteti ishin ndër të parët në Europë që provuan kakaon, dhe kjo histori mund të eksplorohet përmes Chocopass.

Pas ZaragozĂ«s nĂ« listĂ« vjen WrocƂaw i PolonisĂ«, ku njĂ« qĂ«ndrim mesatar kushton gjithashtu 140 euro pĂ«r natĂ«.

Qyteti i Vjetër piktoresk, i rrethuar nga hendeku historik i qytetit, është i mbushur me muze dhe monumente, ndërsa vizitorët mund të shohin edhe Sallën e Njëqindvjetorit, pjesë e listës së UNESCO-s.

Bregdeti i ShqipĂ«risĂ« tĂ«rheq pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vĂ«mendjes, por kryeqyteti, Tirana, Ă«shtĂ« njĂ« destinacion qĂ« ia vlen tĂ« vizitohet – veçanĂ«risht pĂ«r ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« qĂ«ndrim me pesĂ« yje me njĂ« kosto mesatare prej 150 eurosh pĂ«r natĂ«.

Qyteti ka muze qĂ« duhen vizituar patjetĂ«r, si Muzeu Historik KombĂ«tar dhe muzetĂ« Bunk’Art, tĂ« cilĂ«t tregojnĂ« historinĂ« e jetĂ«s gjatĂ« regjimit tĂ« Enver HoxhĂ«s.

Duke kaluar nga Ballkani në rajonin Baltik, kryeqyteti i Letonisë, Riga, ofron gjithashtu qëndrime luksoze me një çmim mesatar prej 150 eurosh për natë.

Vizitorët mund të eksplorojnë kishat e shumta të qytetit, të shëtisin nëpër rrugët e mbushura me arkitekturë Art Nouveau ose të zbulojnë kulturën në rritje të birrave artizanale.

Një tjetër kryeqytet që shpesh anashkalohet është Zagrebi në Kroaci. Për më tepër, ai ofron akomodime cilësore me pesë yje me një kosto mesatare prej 150 eurosh për natë.

VizitorĂ«t mund tĂ« shohin KishĂ«n e ShĂ«n Markut, tĂ« dĂ«gjojnĂ« topin e mesditĂ«s nĂ« KullĂ«n Lotrơčak dhe tĂ« rikthehen te kujtimet nĂ« Muzeun e MarrĂ«dhĂ«nieve tĂ« Thyera.

Kryeqyteti i Bullgarisë është një vend i mirë për birra artizanale, rrënoja romake dhe ski. Për më tepër, qëndrimet me pesë yje kushtojnë mesatarisht rreth 157 euro nata.

Greqia Ă«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« destinacion i njohur pĂ«r pushimet verore, por nuk Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« shpenzoni shumĂ« – qĂ«ndrimet nĂ« Heraklion, KretĂ«, kushtojnĂ« gjithashtu mesatarisht 157 euro nata.

Një tjetër kryeqytet baltik, Talini i Estonisë, e plotëson listën e qëndrimeve me pesë yje me vlerën më të mirë në Europë, me çmime mesatare rreth 163 euro për natë.

Atraksionet kryesore turistike përfshijnë Qytetin e Vjetër, pjesë e listës së UNESCO-s, Seaplane Harbour, që sot është muze detar, si dhe Sheshin e Festivalit të Këngës.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga Santo Domingo në Republikën Dominikane, ku qëndrimet kushtojnë gjithashtu rreth 163 euro nata.

Këshilla të tjera për të kursyer para

Nëse jeni nga ata persona që rezervojnë fluturimin tani dhe shqetësohen më vonë për akomodimin, mund të jeni duke kursyer pa dashje një shumë të konsiderueshme parash.

Udhëtarët e minutës së fundit, që rezervojnë qëndrimin nga zero deri në shtatë ditë para mbërritjes, kursejnë mesatarisht 26% krahasuar me ata që e rezervojnë hotelin më shumë se katër muaj më herët.

Udhëtimi jashtë sezonit është një mënyrë e qartë për të kursyer, dhe janari është muaji më i lirë i vitit, sipas të dhënave të Hotels.com.

NĂ«se jeni fleksibĂ«l me ditĂ«n e mbĂ«rritjes, mund tĂ« kurseni gjithashtu ndjeshĂ«m – duke nisur qĂ«ndrimin tĂ« dielĂ«n nĂ« vend tĂ« sĂ« shtunĂ«s, mund tĂ« kurseni 14%.

“Me rritjen e paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« çmimeve tĂ« udhĂ«timeve kĂ«tĂ« verĂ«, kostot e karburantit mund tĂ« jenĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« diskutimit, por çmimet e hoteleve janĂ« aty ku udhĂ«tarĂ«t po bĂ«jnĂ« kompromiset reale,” tha Melanie Fish, eksperte udhĂ«timesh dhe zĂ«dhĂ«nĂ«se e Hotels.com.

“UdhĂ«tarĂ«t mund ta ndiejnĂ« presionin financiar, por po bĂ«hen edhe mĂ« tĂ« zgjuar. Ne po shohim udhĂ«tarĂ« qĂ« kursejnĂ« deri nĂ« 26% duke rezervuar mĂ« pranĂ« datĂ«s sĂ« udhĂ«timit, duke nisur qĂ«ndrimet tĂ« dielave ose duke parĂ« pĂ«rtej MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, ku hotelet me pesĂ« yje mund tĂ« ofrojnĂ« vlerĂ« tĂ« fortĂ«.”/ Euronews

The post Ku të rezervoni një qëndrim me pesë yje për më pak se 200 euro nata në Europë? Në listë edhe Tirana appeared first on Revista Monitor.

Kredia për investime u rrit me 34% në katër muajt e parë të këtij viti

Kredia e biznesit për investime i është kthyer rritjes në katër muajt e parë këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill kredia e re për investime kishte vlerën e 32.7 miliardë lekëve, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia për investime është rritur paralelisht në dy segmentet e saj kryesore, atë për investim në makineri dhe pajisje dhe në pasuri të paluajtshme.

Kredia për blerjen e makinerive dhe pajisjeve kishte vlerën e 10.5 miliardë lekëve, në rritje me 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa kredia e re për pasuri të paluajtshme për bizneset në katër muajt e parë të vitit arriti në 22.2 miliardë lekë, në rritje vjetore me 29%.

Në tërësi, kredia për biznesin në muajt e parë të këtij viti paraqitet në përmirësim dhe po shfaq një ecuri më të mirë krahasuar me vitin e kaluar.

Kredia e biznesit me qëllim financimin e investimeve ngelet në rritje dyshifrore, e shprehur edhe si tepricë portofoli.

Në fund të prillit, portofoli i kredisë për investime arriti në 324.8 miliardë lekë, në rritje vjetore me afërsisht 14%. Duke qenë se kredia për investime në përgjithësi ka afate më të gjata shlyerjeje dhe amortizimi, rritja e portofolit total është e qëndrueshme në kohë.

Ritmet e rritjes vjetore të kredisë për investime janë përshpejtuar krahasuar me nivelin prej 13% të fundit të vitit 2025.

Kredia për investime përbën aktualisht afërsisht 61% të vlerës totale të kredisë për bizneset, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme përbën rreth 42% të portofolit.

Ecuria e mirë e ekonomisë shqiptare në vitet e fundit, veçanërisht në sektorët e lidhur me pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet turistike, kanë mbështetur edhe rritjen e investimeve të reja të bizneseve.

Në veçanti, rritja e turizmit ka rritur kërkesën për kapacitete të reja akomoduese dhe ka nxitur rritjen e investimeve në hotele. Gjithashtu, rritja e tregut të pasurive të paluajtshme dhe perceptimi pozitiv rreth zhvillimeve në këtë treg duket se ka nxitur edhe investimet për ndërtime me përdorim të natyrës tregtare apo industriale. Normat e ulëta të interesit dhe oferta e lartë e sektorit bankar për kredi kanë ndikuar gjithashtu në nxitjen e investimeve të biznesit në prona.

Gjallërimi i kredisë për biznesin, sidomos asaj për investime, po i jep shtysën kryesore rritjes së kredisë për ekonominë në pjesën e parë të këtij viti, ndërkohë që kreditimi i individëve, sidomos për blerjen e banesave paraqitet me ritme më të ngadalësuara.

Të dhënat paraprake të INSTAT treguan se vitin e kaluar ecuria e investimeve në ekonomi ishte pozitive. Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit mesatarisht me 4.7% për katër tremujorit të vitit të kaluar, me ritme më të larta se mesatarja e rritjes ekonomike. Kredia bankare po vazhdon të mbështesë zgjerimin e investimeve në ekonomi./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kredia për investime u rrit me 34% në katër muajt e parë të këtij viti appeared first on Revista Monitor.

Spanja drejt 100 milionë turistëve, e favorizuar nga pasiguria globale

Turizmi në Spanjë vijon të shënojë rritje të fortë, duke e afruar vendin drejt shifrës rekord prej 100 milionë vizitorësh.

Të dhënat e fundit tregojnë se Spanja priti 9.1 milionë turistë ndërkombëtarë në prill, 5.2% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke konsoliduar fuqinë e sektorit të turizmit në fillim të vitit 2026.

Mbretëria e Bashkuar ishte sërish tregu kryesor burimor, me rreth 1.7 milionë vizitorë në prill, 2.7% më shumë se një vit më parë. Franca u rendit e dyta, me rreth 1.3 milionë turistë (+5.1%), ndërsa Gjermania regjistroi një rënie prej 9.1%, në 1.2 milionë udhëtarë.

Katalonja ishte sërish destinacioni kryesor për turistët ndërkombëtarë në prill, duke zënë 20.8% të të gjitha mbërritjeve. Ajo u pasua nga Andaluzia dhe Komuniteti Valencian, të cilat gjithashtu regjistruan një fluks të lartë vizitorësh të huaj.

Me kĂ«to shifra, Spanja ka pritur gjithsej 26.5 milionĂ« vizitorĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nga janari deri nĂ« prill, 3.4% mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2025, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara tĂ« hĂ«nĂ«n nga Instituti KombĂ«tar i Statistikave (INE). Kjo shifĂ«r e mban sektorin nĂ« njĂ« trajektore tĂ« pĂ«rputhshme me pragun simbolik tĂ« 100 milionĂ« turistĂ«ve nĂ« vit, njĂ« kufi qĂ« vetĂ«m pak muaj mĂ« parĂ« dukej i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u arritur nĂ« vitin 2026.

Prilli shënon një pikë kthese

Turizmi e nisi vitin duke shfaqur shenja ngadalësimi. Megjithatë, rritja ka marrë ritëm gjatë pranverës. Shtimi i mbërritjeve në prill përfaqëson rritjen më të fortë vjetore të regjistruar në 12 muajt e fundit dhe konfirmon fuqinë e kërkesës ndërkombëtare për Spanjën.

Analistët tregojnë disa faktorë pas kësaj prirjeje, përfshirë rimëkëmbjen e udhëtimeve në distanca të gjata, veçanërisht nga kontinenti amerikan, rikthimin e udhëtimeve të biznesit dhe kërkimin për destinacione që shihen si të qëndrueshme në një kontekst ndërkombëtar të shënuar nga pasiguria gjeopolitike.

Në këtë kontekst, një numër ekspertësh të industrisë besojnë se konflikti në Lindjen e Mesme mund të jetë duke favorizuar një rishpërndarje të flukseve turistike drejt destinacioneve që perceptohen si më të sigurta, përfshirë Spanjën dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore.

Megjithëse është e vështirë të matet me saktësi ndikimi i këtij fenomeni, përshpejtimi i vërejtur në mars dhe prill përkon me rritjen e udhëtarëve nga tregjet e largëta dhe me rimëkëmbjen e udhëtimeve të biznesit. Për industrinë, ky kombinim faktorësh ndihmon të shpjegohet pse rritja e turizmit është forcuar pas një fillimi më të moderuar të vitit.

Prirja e mbërritjeve forcon perspektivën që Spanja mund ta mbyllë sërish vitin me shifra rekord. Megjithatë, industria këmbëngul se synimi nuk është vetëm rritja e numrit të vizitorëve, por edhe përmirësimi i përfitueshmërisë dhe tërheqja e udhëtarëve me shpenzime më të larta.

NĂ«se trendi aktual vazhdon gjatĂ« sezonit tĂ« pikut veror, Spanja mund t’i afrohet barrierĂ«s simbolike prej 100 milionĂ« turistĂ«sh ndĂ«rkombĂ«tarĂ« brenda njĂ« viti tĂ« vetĂ«m, njĂ« arritje e paprecedentĂ« pĂ«r industrinĂ« kombĂ«tare tĂ« turizmit. Modelet e rezervimeve dhe kĂ«rkesa gjatĂ« muajve nĂ« vijim do tĂ« jenĂ« vendimtare pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ«se ky objektiv do tĂ« bĂ«het pĂ«rfundimisht realitet./ Euronews

 

 

The post Spanja drejt 100 milionë turistëve, e favorizuar nga pasiguria globale appeared first on Revista Monitor.

Ushqim në shkollat 9-vjeçare publike, qeveria llogarit kostot: Nevojiten 203 mln euro në vit

NĂ«se programi “Pas shkolle” i cili synon zgjatjen e qĂ«ndrimit tĂ« nxĂ«nĂ«sve nĂ« shkollat publike dhe ofrimin e ushqimit, do tĂ« zbatohet pĂ«r tĂ« gjithĂ« sistemin 9-vjeçar nĂ« ShqipĂ«ri (nga klasat e para deri nĂ« klasat e 9) sipas llogaritjeve tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit, nevojitet tĂ« pĂ«rballohet njĂ« kosto financiare prej 19.4 mld lekĂ« nĂ« vit apo rreth 203 mln euro nĂ« vit.

Nëse programi do të zbatohet i plotë, Ministria e Arsimit llogarit dhënien e ushqimit për 222 mijë nxënës me një kosto ditore prej 500 lekë, për 175 ditë në vit (ditë mësimore për ushqim).

Por nga ana tjetër Ministria e Arsimit llogarit disa skenarë kostoje me të ulëta, nëse ushqimi do të ofrohet për 10, 20% të nxënësve që vlerësohet si skenari bazë, apo për 30 deri në 50% të nxënësve që frekuentojnë arsimin publik në vend.

Kostoja financiare pĂ«r ofrimin e ushqimit pĂ«r tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit e shkollave publike tĂ« arsimit 9-vjeçar, por edhe disa skenarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« llogaritjes se kostove pĂ«r ofrim tĂ« ushqimit pĂ«r 10 deri 50% tĂ« nxĂ«nĂ«sve janĂ« bĂ«rĂ« publike nĂ« projektvendimin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« vendimin nr. 666, datĂ« 10.10.2019, tĂ« kĂ«shillit tĂ« ministrave “PĂ«r kuotat financiare tĂ« ushqimit nĂ« mensa e konvikte dhe pĂ«rcaktimin e kritereve pĂ«r pĂ«rfitimin e bursave e tĂ« pagesave pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e arsimit parauniversitar ne institucionet arsimore publike”, i ndryshuar

Por nĂ« projektvendimin e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit Ă«shtĂ« propozuar qĂ« si e drejtĂ« kjo t’iu pĂ«rcaktohet njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore qĂ« nĂ«se kanĂ« mundĂ«si financiare tĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbim ushqimi nĂ« institucionet e arsimit bazĂ« qĂ« janĂ« nĂ« territorin qĂ« ato mbulojnĂ«.

“NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r propozohet, qĂ« shĂ«rbimi tĂ« ofrohet nga njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore me miratimin e ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r arsimin, garantohet koordinimi ndĂ«rmjet pushtetit vendor dhe atij qendror dhe nĂ« ofrimin e kĂ«tij shĂ«rbimi tĂ« zbatohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt, tĂ« kontrolluar dhe nĂ« pĂ«rputhje me standardet e sigurisĂ« ushqimore”, theksohet nĂ« relacionin projektvendimit.

Kostoja për ushqimin tek arsimi fillor llogaritet 110 mln euro

Por që ky shërbim të ofrohet në mbarë vendin, Ministria e Arsimit llogarit se kostoja për ofrimin e ushqimit për 121,5 mijë nxënës që frekuentojnë arsimit fillor publik nevojiten një buxhet vjetor prej 10.6 mld lekë në vit apo 110 mln euro.

Ministritë llogarisin se kostoja ditore e ushqimit për një nxënës do të jetë 500 lekë/ditë dhe ushqimi do të ofrohet për 175 ditë shkollore.

Por koston e ofrimit të ushqimit ministritë llogarisin disa skenarë kostoje.

Nëse ushqimi do të ofrohet për 10% të nxënësve apo për 12,154 nënës kostoja llogaritet rreth 1 mld lekë apo rreth 11 mln euro.

Skenari pĂ«r 20% tĂ« nxĂ«nĂ«sve qĂ« konsiderohet edhe skenari bazĂ« (24,309 × 500 × 175 = 2,127 037,500 lekĂ«.

Skenari për 30% të nxënësve llogarit një kosto prej rreth 3,1 mld lekë dhe për 50% të nxënësve llogaritet kostoja prej 5,3 mld lekë.

Kostoja e ushqimit pĂ«r arsimin 9–vjeçar llogaritet 92 mln euro

NĂ« total pĂ«r ofrimin e programit “Pas shkolle” pĂ«r 100,657 nxĂ«nĂ«s tĂ« arsimit 9 vjeç publik llogaritet njĂ« kosto financiare prej 8,8 mld lekĂ« nĂ« vit apo rreth 92 mln euro nĂ« vit.

Edhe për këtë sistem shkollor Ministria e Arsimit llogarit disa skenarë kostoje.

Nëse ushqimi do të ofrohet për 10% të nxënësve llogaritet një kosto prej 880.7 mln lekë.

Për 20% të nxënëseve, që edhe për klasat nga e 6 deri në 9-n vlerësohet si skenar bazë kostoja llogaritet 1,7 mld lekë në vit.

Dhe për 50% të nxënësve kostoja llogaritet rreth 4.4 mld lekë në vit.

ÇfarĂ« synon programi “Pas shkolle”

Programi “Pas Shkolle” synon tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje shtesĂ« pĂ«r nxĂ«nĂ«sit pĂ«rmes aktiviteteve arsimore, kulturore dhe sportive pas pĂ«rfundimit tĂ« orarit mĂ«simor. Ky model rrit kohĂ«n qĂ« nxĂ«nĂ«sit kalojnĂ« nĂ« ambientet e shkollĂ«s dhe kĂ«rkon masa mbĂ«shtetĂ«se qĂ« garantojnĂ« mirĂ«qenien dhe pĂ«rqendrimin e tyre gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ofrimi i ushqimit nĂ« shkollĂ« konsiderohet njĂ« element kyç pĂ«r funksionimin efektiv tĂ« kĂ«tij programi.

  1. MbĂ«shtetje pĂ«r modelin e shkollĂ«s me kohĂ« tĂ« zgjatur Sigurimi nĂ« i ushqimit nĂ« shkollĂ« mbĂ«shtet qĂ«ndrimin e zgjatur tĂ« nxĂ«nĂ«sve institucion, duke garantuar energjinĂ« dhe mirĂ«qenien fizike tĂ« nevojshme pĂ«r pjesĂ«marrje aktive nĂ« aktivitetet e programit “Pas Shkolle”.
  2. Përmirësimi i rezultateve në të nxënë shqyerja e rregullt dhe e balancuar ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin, memorien dhe performancën akademike të nxënësve. Integrimi i ushqimit me ktivitetet mbështetëse pas mësimit mund të rrisë efektivitetin e ndërhyrjeve arsimore dhe të përmirësojë rezultatet në të nxënë.
  3. Promovimi i barazisë dhe përfshirjes sociale Programi i ushqimit në shkolla ndihmon në reduktimin e pabarazive sociale, duke siguruar që të gjithë nxënësit, veçanërisht ata nga familje me më pak mundësi ekonomike, të kenë akses në një vakt të shëndetshëm gjatë qëndrimit të zgjatur në shkollë.
  4. Rritja e pjesĂ«marrjes nĂ« programin “Pas Shkolle” Ofrimi i ushqimit nĂ« shkollĂ« rrit motivimin e nxĂ«nĂ«sve dhe besimin e prindĂ«rve pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« aktivitetet pas mĂ«simit, duke kontribuar nĂ« rritjen e pĂ«rfshirjes dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« programit nĂ«pĂ«rmjet shkronjĂ«s “h” tĂ« pikĂ«s 1 tĂ« projektvendimit parashikohet se pas pikĂ«s 22 shtohet pika 22/1 qĂ« pĂ«rcakton se njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore, me fondet e tyre buxhetore apo transfertĂ«s nga buxheti i shtetit, pĂ«r institucionet arsimore parauniversitare publike nĂ« territorin qĂ« mbulojnĂ«, mund tĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbimin e ushqimit pĂ«r nxĂ«nĂ«sit, nĂ« pĂ«rputhje me standardet dhe rregullat e miratuara nga autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r ushqimin.

The post Ushqim në shkollat 9-vjeçare publike, qeveria llogarit kostot: Nevojiten 203 mln euro në vit appeared first on Revista Monitor.

Lidhet kontrata 641 mijë euro për mbështetjen e reformës hekurudhore

Qeveria shqiptare ka nënshkruar tashmë një kontratë me vlerë 641 mijë euro për mbështetjen e zbatimit të legjislacionit të Bashkimit Europian në sektorin hekurudhor.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën europiane të prokurimeve TED dhe më pas në faqen e Ministirsë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjate muajit qershor kontrata i është dhënë konsorciumit të udhëhequr nga EPTISA Southeast Europe, me bazë në Serbi, në partneritet me EPTISA Servicios de Ingeniería SL nga Spanja.

Projekti financohet nga programi IPA III i Bashkimit Evropian dhe ka si objektiv përafrimin e politikave dhe legjislacionit shqiptar në fushën hekurudhore me acquis të BE-së.

Kontrata parashikon mbështetje për hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, si dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucioneve të tjera shqiptare të sektorit. Afati i zbatimit është 15 muaj. Fituesi u përzgjodh më 27 shkurt 2026, ndërsa kontrata u nënshkrua më 19 mars 2026. Në procedurë u paraqitën gjashtë oferta.

Teksa vendi po plotĂ«son aspektet e kuadrit ligjor paralelisht nĂ« vend po zbatohen disa projekte hekurudhore siç ka nisur prej vitit 2021 projekti pĂ«r linjĂ«n Tiranë–DurrĂ«s dhe lidhjen me Aeroportin e Rinasit.

NjĂ« tjetĂ«r projekt Ă«shtĂ« rehabilitimi dhe elektrifikimi i linjĂ«s Vorë–Hani i Hotit, nĂ« kufi me Malin e Zi. Sipas Projekti pĂ«rfshin rreth 120 kilometra linjĂ« hekurudhore dhe mbĂ«shtetet me njĂ« kredi sovrane deri nĂ« 98.75 milionĂ« euro.

Ky projekt cilësohet si mjaft i rëndësishëm pasi është si pjesë të zgjatimit të korridorit mesdhetar të rrjetit TEN-T, që lidh Shqipërinë me rrjetin hekurudhor europian.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, edhe procedura pĂ«r rehabilitimin e linjĂ«s DurrĂ«s–RrogozhinĂ«, e cila parashikohet tĂ« financohet pĂ«rmes burimeve kombĂ«tare, kredive nga BEI dhe BERZH, si dhe granteve nga WBIF.

 

The post Lidhet kontrata 641 mijë euro për mbështetjen e reformës hekurudhore appeared first on Revista Monitor.

NĂ« njĂ« vit, 33 mijĂ« tĂ« rinj mĂ« pak
 shtohen me 8.3% tĂ« moshuarit mbi 85 vjeç

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të forta.

Sipas shifrave zyrtare të popullsisë më 1 janar 2026, numri total i banorëve ka pësuar një rënie prej mbi 27 mijë personash brenda një viti, duke u reduktuar me 1.2%, por pesha e moshave të reja po zbehet me shpejtësi, ndërsa numri i të moshuarve po pëson rritje të ndjeshme, veçanërisht në grup-moshat më të thyera.

Balanca demografike po anon me shpejtësi nga moshat shumë të thyera. Të dhënat tregojnë se grup-mosha më e re, ajo nga 0 deri në 4 vjeç, ka pësuar një tkurrje me 2.3%, duke u pakësuar me rreth 2,477 fëmijë më pak vetëm në 2025. Ky trend negativ thellohet edhe më shumë tek moshat e reja dhe ato në prag të hyrjes në tregun e punës.

Rëniet më të mëdha vjetore janë regjistruar te të rinjtë e moshës 25-29 vjeç, me një tkurrje prej 4.4% apo rreth 5,955 persona më pak, si dhe te grup-mosha 30-34 vjeç, e cila ka shënuar tkurrjen më të fortë me 4.7%, që përkthehet në 6,853 individë më pak. Kjo rënie e moshës aktive për punë dhe e çifteve të reja reflekton jo vetëm rënien e lindshmërisë, por edhe ndikimin e vazhdueshëm të emigracionit të moshave produktive.

Popullsia që përfaqëson grup-moshat e reja 0-34 vjeç ka pësuar rënie me 33 mijë persona vetëm në një vit e barabartë, me madhësinë e bashkisë Kurbin.

Në krahun tjetër, procesi i plakjes së popullsisë po ecën me hapa të shpejtë, ku rritja më e madhe po vërehet te shtresat më të moshuara të shoqërisë. Ndërsa pothuajse të gjitha grup-moshat nën 65 vjeç po shënojnë rënie, ato më të thyera po shtohen me ritme të larta. Numri i personave të moshës 70-74 vjeç është rritur me 6.0%, ndërsa grup-mosha 75-79 vjeç ka pësuar një rritje të fortë prej 8.3% vetëm në vitin 2025.

PĂ«rveç plakjes se brezit tĂ« “bumit tĂ« lindjeve” rritja e jetĂ«gjatĂ«sisĂ« po ndikon nĂ« rritjen e personave tĂ« moshuar. TĂ« dhĂ«nat zyrtare tregojnĂ« se, grup-moshat mbi 85 vjeç janĂ« shtuar me 8.3% brenda vitit 2025. Numri i personave tĂ« moshĂ«s mbi 85 vjeç nga 39,996 nĂ« vitin 2024 arriti nĂ« 43,323 individĂ« vitin e kaluar,  duke shtuar 3,327 tĂ« moshuar. Kjo rritje e moshĂ«s sĂ« thyer, e kombinuar me zbrazjen e bazĂ«s sĂ« tĂ« rinjve, paralajmĂ«ron sfida tĂ« mĂ«dha, duke filluar nga rritja e kostove pĂ«r kujdesin shĂ«ndetĂ«sor dhe shĂ«rbimet sociale.

Efekti më i drejtpërdrejtë po ndihet në tregun e punës. Me tkurrjen e fortë të grup-moshave kryesore produktive dhe riprodhuese, sipërmarrjet dhe institucionet do të përballen me një mungesë të akute të krahut të punës, forcës inovatore dhe profesionistëve të rinj. Kjo po detyron shumë sektorë të mbështeten te një forcë pune më të moshuar ose të kërkojnë zgjidhje alternative përmes automatizimit dhe importit të punëtorëve të huaj./ B.Hoxha

The post NĂ« njĂ« vit, 33 mijĂ« tĂ« rinj mĂ« pak
 shtohen me 8.3% tĂ« moshuarit mbi 85 vjeç appeared first on Revista Monitor.

❌