Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 June 2026Sinjali

Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Kosovë – Europoli jep detaje

9 June 2026 at 16:57

EUROPOL ka dhënë detaje rreth aksionit të fundit të zhvilluar në Kosovë, ku është goditur një rrjet i krimit të organizuar i përfshirë në trafikim të drogës në shkallë të gjerë, përdorim të dokumenteve të identitetit të rreme, posedim të paligjshëm të armëve dhe pastrim parash në disa vende të Evropës.

Sipas EUROPOL-it, rrjeti është zbuluar përmes mesazheve të shkëmbyera nga anëtarët e tij në platformën e komunikimit të koduar SKY ECC.

Tutje bëhet e ditur se rrjeti i krimit të organizuar me bazë në Kosovë ishte nën hetim për tre vjet, ndërsa hetimi ka kulmuar më 9 qershor, kur Policia e Kosovës ka arrestuar pesë (5) anëtarë kryesorë të organizatës kriminale, të cilët dyshohet se qëndronin pas një perandorie kriminale me vlerë rreth 80 milionë euro.

Në aksion kanë marrë pjesë 150 oficerë policorë, të mbështetur nga një ekspert i EUROPOL-it.

Grupi kriminal, sipas EUROPOL-it, ka përdorur platforma të koduara komunikimi për të koordinuar aktivitetet e trafikimit të drogës në disa shtete evropiane, ndërsa qendra e tij operative ka qenë në Kosovë.

Nga Kosova, anëtarët e lartë kanë drejtuar aktivitetet kriminale, kanë koordinuar dërgesat ndërkombëtare të drogës dhe kanë menaxhuar pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme.

EUROPOL po ashtu bën të ditur se gjatë tre viteve të fundit, që nga nisja e hetimit:

42 të dyshuar janë hetuar;
76 lokale janë kontrolluar;
janë sekuestruar asete kriminale me vlerë rreth 80 milionë euro.

Operacioni është pjesë e një projekti të strukturuar operativ në kuadër të OTF LIMIT, që ka bashkuar autoritetet e zbatimit të ligjit nga Belgjika, Franca, Kosova dhe Holanda, me mbështetjen e EUROPOL-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Kosovë – Europoli jep detaje appeared first on Sinjali.

OKB “e alarmuar” nga përshkallëzimi në Lindjen e Mesme – Guterres bën thirrje për armëpushim

9 June 2026 at 16:52

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se është “i alarmuar” nga përshkallëzimi i ri i dhunës në Lindjen e Mesme.

Guterres gjithashtu bëri thirrje që Izraeli të rihapë pikat e kalimit në Gaza.

“Të gjitha sulmet duhet të ndalen menjëherë. Armëpushimet në Liban, Iran dhe Gaza duhet të respektohen plotësisht,” tha ai.

“Jam gjithashtu thellësisht i shqetësuar për vendimin e Izraelit për të mbyllur pikat e kalimit në Gaza dhe përsëris thirrjen time për rihapjen e menjëhershme të të gjitha pikave të kalimit për të siguruar kalimin e shpejtë, të sigurt dhe të pandërprerë të ndihmës humanitare në shkallë të gjerë në të gjithë Gazën.”, raporton skynews, transmeton Sinjali.

Izraeli goditi dje objektiva në Iran për herë të parë që nga armëpushimi në prill, pasi Irani lëshoi raketa ndaj Izraelit në atë që Teherani e cilësoi si hakmarrje për sulmet izraelite në kryeqytetin e Libanit.

Si Izraeli ashtu edhe Irani i dhanë fund përplasjes të hënën, menjëherë pasi Donald Trump u bëri thirrje të ndalonin sulmet, megjithëse të dy palët lanë të hapur mundësinë e rifillimit të konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OKB “e alarmuar” nga përshkallëzimi në Lindjen e Mesme – Guterres bën thirrje për armëpushim appeared first on Sinjali.

Hargreaves: Sapo të certifikohen zgjedhjet, partitë t’i krijojnë institucionet

9 June 2026 at 16:45

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku ka vlerësuar angazhimin e ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe masat e reja të transparencës që janë në fuqi.

Ai ka theksuar se, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, partitë politike duhet të marrin përgjegjësinë për krijimin e institucioneve.

Jonathan Hargreaves, gjatë vizitës në QNR, ishte i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, si dhe ushtruesja e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

“U bashkova me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe me ushtruesen e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në një vizitë në qendrën e numërimit të votave në Prishtinë. U impresionova nga angazhimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë futur në fuqi. Sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të krijojnë institucionet.”, shkroi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hargreaves: Sapo të certifikohen zgjedhjet, partitë t’i krijojnë institucionet appeared first on Sinjali.

Protesta për Zvërnecin, Rama-gazetarëve të BE-së: Çdo projekt duhet të bazohet në fakte

9 June 2026 at 16:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se projekti për Zvërnecin duhet të vlerësohet vetëm mbi bazën e fakteve dhe rezultateve konkrete, duke shmangur ndikimet politike apo emrat e investitorëve.

Në një konferencë me gazetarë nga Bashkimi Evropian, ai ka vlerësuar se çdo projekt duhet të mbështetet në analiza të qarta dhe rezultate të matshme, e jo në perceptime apo debatet që lidhen me figurat politike të përfshira.

Ai ka bërë me dije se një pjesë e vëmendjes që ka marrë projekti jashtë Shqipërisë lidhet me emrin e Donald Trump.

“Arsyeja pse bota është kaq e entuziazmuar për këtë është për shkak të Trumpit, sepse nuk besoj se flamingot në Shqipëri do të kishin bërë një trazim kaq të madh. Por kjo nuk ka të bëjë me Trumpin. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.

“Për mua, ata nuk ishin familja e Trumpit, por investitorë që donin të ndërtonin në Shqipëri. Mua më thonë se jam njeriu i Sorosit, tani më thonë se jam njeriu i Kushnerit. Gjeni vetë se kush jam! Unë jam kryeministri i vendit dhe dua që çdo projekt të bazohet në fakte. Përgjigjja do të jepet përmes vetë projektit: nëse projekti do të japë përgjigjen e duhur, do të vazhdojë; nëse jo, do të duhet të ndryshohet”, është shprehur Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta për Zvërnecin, Rama-gazetarëve të BE-së: Çdo projekt duhet të bazohet në fakte appeared first on Sinjali.

Kushtetuesja konfirmon vendimin e qeverisë për tokën në Graçanicë për ndërtimin e qendrës sociale

9 June 2026 at 16:34

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Qeverisë së Kosovës në rastin që lidhet me bartjen e pronës publike për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona me autizëm, sindromën Down, aftësi të kufizuara, persona të rritur dhe të moshuar në Graçanicë.

Vendimi vjen pasi Komuna e Graçanicës kishte kundërshtuar bartjen e parcelës, duke pretenduar se cenohen interesat komunale. Megjithatë, Kushtetuesja ka konstatuar se vendimi i Qeverisë është në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

Sipas aktgjykimit, kuadri ligjor i Kosovës i jep përparësi interesit publik në rastet e bartjes së pronës publike, duke kërkuar që ajo të administrohet në përputhje me kriteret e ligjshmërisë dhe transparencës.

Qendra Rezidenciale pritet të ndërtohet nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa Qeveria do ta japë parcelën në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vjetësh.

Gjykata ka sqaruar se gjatë seancës dëgjimore asnjëra nga palët nuk e ka kontestuar ekzistimin e interesit publik për ndërtimin e qendrës. Po ashtu, është konstatuar se projektet e mëhershme të përmendura nga Komuna e Graçanicës për atë parcelë nuk janë realizuar, ndërsa një kompani e interesuar për ndërtimin e një parku diellor ishte tërhequr nga projekti.

Në arsyetimin e saj, Qeveria ka theksuar se ndërtimi i qendrës materializon obligimet ndërkombëtare të Kosovës që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kushtetuesja konfirmon vendimin e qeverisë për tokën në Graçanicë për ndërtimin e qendrës sociale appeared first on Sinjali.

I dënuari për trafikim armësh në Shqipëri, transferohet në Kosovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit

9 June 2026 at 16:26

Një shtetas i Kosovës, i dënuar në Shqipëri për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, është transferuar të martën në Kosovë për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, raporton Sinjali.

Policia e Kosovës njoftoi se transferimi është realizuar më 9 qershor përmes pikës kufitare në Morinë, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, shtetasi kosovar ishte dënuar nga autoritetet shqiptare me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”.

“Ky shtetas ishte dënuar në shtetin e Shqipërisë me pesë vjet burgim për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municionit’, ku i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bëri të ditur se transferimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ky transferim u realizua bazuar në ligjet në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”, thuhet më tej në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I dënuari për trafikim armësh në Shqipëri, transferohet në Kosovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit appeared first on Sinjali.

Manchester City s’e lëshon yllin kroat, kontrata e re për Gvardiolin afër finalizimit

9 June 2026 at 16:12

Manchester City është pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, pavarësisht se kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028.

Kampionët e Anglisë synojnë ta blindojnë 24-vjeçarin me një kontratë afatgjatë, duke shmangur interesimin në rritje të klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e tij.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich kanë shfaqur interes për mbrojtësin kroat, por Manchester City mbetet i vendosur ta mbajë atë në “Etihad”.

“Josko Gvardiol po negocion me Manchester Cityn për një zgjatje të kontratës. Bayern gjithashtu ka treguar interes për mbrojtësin kroat, i cili dërgoi një kërkesë, ndërsa Barcelona gjithashtu ka shqyrtuar mundësinë e sjelljes së tij”.

“Manchester City dëshiron ta mbajë Gvardiolin dhe negociatat deri më tani për një kontratë të re kanë qenë pozitive”, ka shkruar Jacobs.

Gvardiol u shpall “Lojtari i Sezonit” te Manchester City për edicionin 2024/25, por sezonin e fundit zhvilloi vetëm 25 ndeshje në të gjitha garat për shkak të një frakture në këmbë të pësuar në janar, e cila e mbajti jashtë fushave për katër muaj.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro. Kroati iu bashkua Manchester Cityt në verën e vitit 2023 nga RB Leipzig për 90 milionë euro, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin.

Aktualisht, Gvardiol është i grumbulluar me Kombëtaren e Kroacisë dhe po përgatitet për Kupën e Botës, ku do të përballet me Anglinë, Ganën dhe Panamanë. Ai ka zhvilluar 48 ndeshje me fanellën e Kroacisë, duke shënuar katër gola dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës në Katar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manchester City s’e lëshon yllin kroat, kontrata e re për Gvardiolin afër finalizimit appeared first on Sinjali.

Fshehu gjashtë fletëvotime, Gjykata e lë në arrest shtëpiak anëtarin e KQZ-së në Prizren

9 June 2026 at 15:59

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i materialeve të votimit”.

Sipas vendimit të gjykatës, A.D. nuk do të mund të largohet nga vendbanimi pa lejen e gjykatës dhe i ndalohet kontakti me persona që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi me të.

Sipas njoftimit zyrtar, i pandehuri dyshohet se më 7 qershor, në cilësinë e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet gjatë procesit zgjedhor në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharri” në Jabllanicë të Prizrenit.

Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet se ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të paplotësuara, pasi i ka shqyer nga blloku i fletëvotimeve, me qëllim që të pengojë zhvillimin normal të zgjedhjeve dhe shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve.

Gjykatësja e procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke vlerësuar se një masë e tillë nuk është e nevojshme në këtë fazë të procedurës penale.

Sipas vlerësimit të gjykatës, masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurit dhe për të garantuar zhvillimin e papenguar të hetimeve.

“Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fshehu gjashtë fletëvotime, Gjykata e lë në arrest shtëpiak anëtarin e KQZ-së në Prizren appeared first on Sinjali.

Yesterday — 8 June 2026Sinjali

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me rezultate superiore në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane

8 June 2026 at 15:59

Nënkolonel Vegim Krelani, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka diplomuar me sukses të lartë në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pennsylvania, duke fituar njëkohësisht titullin Master në Studime Strategjike të Sigurisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, Krelani është vlerësuar si student superior, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi gjatë programit prestigjioz akademik.

Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane është një nga institucionet më të rëndësishme për edukimin e liderëve ushtarakë në fushën e sigurisë strategjike, planifikimit të operacioneve të përbashkëta dhe hartimit të strategjive të sigurisë kombëtare.

Në vitin akademik 2026, në këtë program kanë marrë pjesë mbi 370 oficerë nga Shtetet e Ba

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nënkoloneli i FSK-së diplomon me rezultate superiore në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane appeared first on Sinjali.

Aksion kundër mashtrimeve kibernetike: Zbulohet skema me SMS të rreme bankare, dy të arrestuar në Prishtinë

8 June 2026 at 15:54

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e Krimeve Kibernetike, ka realizuar një aksion në disa lokacione, duke arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe ndodhen në arrati.

Gjatë operacionit janë zbatuar tre urdhër-kontrolle, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një veturë, telefona mobilë, kartela SIM dhe dokumente bankare.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit dyshohet se kanë organizuar një skemë mashtrimi përmes mesazheve SMS, duke u paraqitur si banka komerciale dhe duke i orientuar qytetarët në faqe të rreme për të vjedhur të dhënat bankare.

Në komunikatën zyrtare thuhet se viktimat kanë pranuar mesazhe me përmbajtje paralajmëruese për “aktivitet të dyshimtë në llogari”, duke u kërkuar verifikim përmes linkeve mashtruese.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksion kundër mashtrimeve kibernetike: Zbulohet skema me SMS të rreme bankare, dy të arrestuar në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Tërmet shkatërrues në Filipine: 32 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar

8 June 2026 at 15:47

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur brigjet e ishullit Mindanao në jug të Filipineve, duke lënë pas të paktën 32 viktima dhe mbi 200 të lënduar.

Pas lëkundjeve të forta, autoritetet sizmologjike në Filipine dhe Indonezi lëshuan paralajmërime për cunami, duke urdhëruar evakuimin e banorëve nga zonat bregdetare. Paralajmërimet më vonë u hoqën pasi rreziku u ul.

Sipas autoriteteve lokale, disa zona kanë pësuar dëme të mëdha, përfshirë shembje ndërtesash dhe dëmtim të shtëpive të banimit. Po ashtu, raportohet se në disa fshatra janë vërejtur valë cunami deri në një metër lartësi.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka bërë të ditur se ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në ndihmën për të prekurit.

Ndërkohë, autoritetet nuk përjashtojnë që numri i viktimave të rritet, pasi ka edhe persona të zhdukur pas fatkeqësisë.

Filipinet ndodhen në një nga zonat më aktive sizmike në botë, e njohur si “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmet shkatërrues në Filipine: 32 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar appeared first on Sinjali.

Irani pezullon sulmet ndaj Izraelit, paralajmëron reagim të ashpër nëse sulmohet Libani

8 June 2026 at 15:39

Irani ka njoftuar se do të ndalojë përkohësisht sulmet ndaj Izraelit, pas përshkallëzimit të fundit të tensioneve mes dy vendeve dhe shkëmbimit të sulmeve raketore.

Megjithatë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se do të rikthejnë menjëherë sulmet dhe me intensitet më të madh nëse Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në jug të Libanit.

Deklarata vjen në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të një konflikti më të gjerë rajonal.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje të dyja palëve që të ndalin përshkallëzimin dhe të shqyrtojnë mundësinë e një armëpushimi të menjëhershëm.

Tensionet u rritën pasi Irani lëshoi raketa drejt Izraelit, ndërsa më pas ushtria izraelite kreu sulme ajrore në disa zona të Iranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani pezullon sulmet ndaj Izraelit, paralajmëron reagim të ashpër nëse sulmohet Libani appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë pas një konflikti në Velipojë, një person përfundon në spital

8 June 2026 at 15:31

Një incident me armë zjarri është regjistruar në Velipojë, ku pas një konflikti mes disa personave, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve, fillimisht disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike, ndërsa gjatë konfliktit një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe po zhvillon kërkime për kapjen e autorit që dyshohet se përdori armën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë pas një konflikti në Velipojë, një person përfundon në spital appeared first on Sinjali.

Hamza: Abstenimi i votuesve mesazh për të gjitha partitë politike

8 June 2026 at 15:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij ka pritur rezultat më të mirë në zgjedhjet e fundit, pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, Hamza ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, duke e vlerësuar atë si dinjitoz dhe të civilizuar, por ka theksuar se PDK nuk ka arritur pritjet e saj elektorale.

Ai ka kritikuar gjithashtu procesin zgjedhor, duke thënë se zgjedhjet nuk kanë qenë plotësisht të ndershme për shkak të përdorimit të parasë publike.

Hamza ka theksuar nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe shmangien e vakuumit institucional në vend.

Duke folur për pjesëmarrjen në votime, ai ka vlerësuar se abstenimi i qytetarëve duhet të shihet si një mesazh i qartë për partitë politike, duke kërkuar më shumë stabilitet dhe më pak kriza politike në të ardhmen.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se PDK-ja do të zhvillojë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti, si pjesë e proceseve të saj organizative.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza: Abstenimi i votuesve mesazh për të gjitha partitë politike appeared first on Sinjali.

Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksionaliteti i shtetit dhe të ketë bashkëpunim politik

8 June 2026 at 15:12

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të lënë pas jofunksionalitetin institucional dhe të angazhohen në bashkëpunim pas zgjedhjeve të fundit.

Përmes një video-mesazhi, Beyer ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë politike në këtë fazë.

Ai ka kritikuar faktin se Kosova ka pasur disa procese zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër, duke e cilësuar këtë si një situatë që duhet të mbetet në të kaluarën.

Beyer u bëri thirrje partive politike që të koordinohen më mirë për të siguruar funksionalitetin institucional të vendit, veçanërisht në proceset e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit, duke theksuar se kjo është e domosdoshme për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksionaliteti i shtetit dhe të ketë bashkëpunim politik appeared first on Sinjali.

Terras: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje tregon pakënaqësinë e qytetarëve me krizën politike

8 June 2026 at 15:11

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vlerësuar se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e fundit është tregues i frustrimit të tyre me situatën politike në vend.

Përmes një reagimi publik, Terras theksoi se niveli i ulët i daljes në votime pasqyron pakënaqësinë e qytetarëve ndaj paqëndrueshmërisë politike dhe bllokadave institucionale që kanë shoqëruar Kosovën në periudhën e fundit.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike, duke theksuar se vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit mund të rikthehet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike dhe të avancojë rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Terras, formimi i institucioneve funksionale dhe vazhdimi i reformave mbeten ndër sfidat kryesore pas procesit zgjedhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Terras: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje tregon pakënaqësinë e qytetarëve me krizën politike appeared first on Sinjali.

Përleshjet gjatë protestave në Pakistan lënë 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

8 June 2026 at 14:49

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve të dhunshme në Kashmirin e administruar nga Pakistani, një ditë para protestës së paralajmëruar nga një aleancë e grupeve të shoqërisë civile.

Sipas autoriteteve, tensionet shpërthyen kur protestuesit e Komitetit të Përbashkët të Veprimit Awami u mblodhën pranë një morgu spitalor, ku ishte dërguar trupi i një anëtari të grupit që kishte vdekur pas një incidenti me policinë.

Zyrtarët thanë se mes viktimave ka protestues, pjesëtarë të policisë dhe një civil, ndërsa dhjetëra persona nga të dyja palët kanë mbetur të plagosur.

Policia ka arrestuar 30 persona lidhur me incidentet, ndërsa situata mbetet e tensionuar në rajonin e Kashmirit, i cili vazhdon të jetë një zonë e ndjeshme për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes Pakistanit dhe Indisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përleshjet gjatë protestave në Pakistan lënë 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur appeared first on Sinjali.

Vrasja në Gjakovë: Spitali jep detaje për gjendjen e të plagosurve pas ngjarjes tragjike

8 June 2026 at 13:59

Spitali i Përgjithshëm “Isa Greza” në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku humbi jetën një 18-vjeçar.

Sipas njoftimit të spitalit, në Shërbimin e Emergjencës janë pranuar katër persona të lënduar. Njëri prej tyre është sjellë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkaq, pacienti i dytë është hospitalizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy të lënduarit e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, janë liruar për trajtim të mëtejmë në kushte shtëpiake.

Spitali ka bërë të ditur se stafi mjekësor ka reaguar menjëherë, duke ofruar kujdesin e nevojshëm për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja në Gjakovë: Spitali jep detaje për gjendjen e të plagosurve pas ngjarjes tragjike appeared first on Sinjali.

Kosova fiton medalje në garën ballkanike të çiklizmit

8 June 2026 at 13:54

Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në çiklizëm, pasi çiklisti Festim Kurti ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, i cili u mbajt në Kosovë.

Pas tri ditësh garash intensive me pjesëmarrjen e sportistëve nga dhjetë vende të rajonit dhe më gjerë, Kurti arriti të sigurojë vendin e tretë në disiplinën “Individual Chronometer”, duke i sjellë Kosovës një medalje në një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale të këtij sporti.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar çiklistin për suksesin e arritur, ndërsa ka vlerësuar edhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të kampionatit, që dëshmoi kapacitetin e vendit për organizimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.

Kampionati Ballkanik i Çiklizmit Rrugor 2026 mblodhi qindra pjesëmarrës dhe u konsiderua një tjetër promovim i sportit dhe i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova fiton medalje në garën ballkanike të çiklizmit appeared first on Sinjali.

Izraeli dhe Irani kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm, thotë Trump

8 June 2026 at 13:15

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë se negociatat përfundimtare për “paqen” po vazhdojnë, por i janë “nënshtruar injorancës ose marrëzisë që po i pengon”.

Në një postim në Truth Social, ai thotë: “Të dyja palët, Izraeli dhe Irani po kërkojnë të bëjnë një armëpushim të menjëhershëm”.

“Bllokada do të mbetet në fuqi dhe në fuqi të plotë, derisa të arrihet një ‘Marrëveshje Përfundimtare’. Gjërat duhet të lëvizin shpejt”, shtoi ai, raporton BBC.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli dhe Irani kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm, thotë Trump appeared first on Sinjali.

❌
❌