Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayJava News

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

9 March 2026 at 13:04

Nga Spartak Ngjela

Në politikën e Shqipërisë vërtet ka lëvizje, por asgjë nuk ecën përpara.

Moskuptimi i ideve në politikë është ose shprehje e injorancës, ose shprehje e frikës.

Dhe kjo po ndodh sot në Shqipëri, sepse në politikën aktuale në Tiranë opozita nuk ka ide.

Politika pa ide në fakt është njëlloj si një roman që nuk ka një personazh kryesor, dhe prandaj i mungon forca e ideve

Kurse mungesa e ideve në politikë është një staniacion në zhvillim – domethënë një mbetje në vend.

Dhe kjo gjendje opozitare sigurisht që, kudo në një demokraci, është në favorin absolut të kryeministrit aktual.

Kjo është gjendja e sotme politike në Shqipëri, sepse opozita nuk ka ide.

Por ka vetëm sharje ndaj kundërshtarit, çka tregon se opozita e sotme nuk e di fare se ku është dhe çfarë po ndodh në Shqipëri. Kjo tregon se me fjalë fyese ajo don të shfryjë dufin e saj të humbjes dhe të mungesës së forcës.

Dhe kjo sigurisht që do të regjistrohet si ngjarje historike, sepse Partia Demokratike e ka kryetarin e saj një person të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Dhe ky është Sali Berisha.

Por, Sali Berisha është edhe i akuzuar për korrupsion në një proces penal nga SPAK.

Atëherë?

Sigurisht që kjo gjendje tregon saktë vetëm një gjë thelbësore.

Që?

Që në politikën e sotme në Shqipëri kryeministri socialist Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk kanë kundërshtar me vota në Shqipëri.

Dhe këtu mbyllet çdo diskutim.

Po politika e Partisë Socialiste ku e gjen gjithë këtë forcë dhe siguri?

Partia Socialiste do të jetë në shkëlqim politik në Shqipëri, për aq kohë sa Partia Demokratike të ketë një kryetar i cili nuk pranohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Dhe kjo sigurisht që e mbyll këtë diskutim.

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

19 February 2026 at 09:38

Nga Spartak Ngjela

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga shteti më kriminal që ka parë Europa pas Luftës së Dytë Botërore. Serbia.

Asgjë nuk i bëjnë dot shqiptarisë edhe pse, përveç Gjermanisë, të gjitha shtetet e tjera të Europës i kanë pasur frikë shqiptarët, dhe ende i kanë, sepse shqiptarët kanë, që nga viti 1881 e deri në sot, që luftojnë me trimëri kundër pushtimit sllav.

Tani koha është e shqiptarëve, kurse sllavët e jugut kurrë nuk e kanë kuptuar këtë fakt historik, por tani e shohin që janë dy shtete shqiptare në Evropë, dhe njëri syresh është shkëputur krejt nga Serbia me Luftën heroike të Kosovës.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Serbia dhe Mali i Zi ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK dhe ushtrisë së Jugosllavisë që mbështetej nga Policia e Serbisë (MUP).

Por si fakt historik kjo ishte një Luftë Çlirimtare dhe heroike njëherlsh, e cila filloi më 28 Shkurt 1998, pas sulmeve jugosllave në fshatrat Likoshan, Qirez dhe Prekaz të rajonit të Drenicës dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 Qershor 1999.

Por na duhet të theksojmë se Lufta përfundoi kur Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndërhyri me sulme të ashpra ajrore kundër Serbisë më 24 Mars 1999. Dhe pikërisht këtu, në këtë kohë, filloi tërheqja e forcave serbo–jugosllave nga Kosova. Dhe Kosova u çlirua.

Pot është pikërisht kjo luftë që në histori sot është shkruar si një heroikë e re shqiptare, sipas forcës organike të shqiptarisë me shumë pista kundër sllavëve të Jugut, por gjithmonë si një çështje e Arbërisë.

Dhe fitimtarët sot kanë dy shtete. Ķurse Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë (në atë kohë Serbia dhe Mali i Zi), ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë, të mbështetur nga Policia e Serbisë (MUP).

Kjo luftë filloi më 28 Shkurt 1998, pas sulmeve jugosllave në fshatrat Likoshan, Qirez dhe Prekaz të rajonit të Drenicës; dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 Qershor 1999.

Lufta përfundoi kur Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndërhyri duke filluar sulmet ajrore kundër Serbisë, më 24 Mars 1999, të cilat rezultuan me tërheqjen e forcave serbo–jugosllave nga Kosova. Por na duhet të theksojmë se kjo kohë në vijim, dihet tani që do të jetë koha e lavdishme e shqiptarisë. Prisni dhe shikoni./Marrë nga profili i autorit në Facebook 

Fatos Nano, i vetmi kryeministër shqiptar me prirje perëndimore

31 October 2025 at 20:11

Nga Spartak Ngjela

Sot u nda nga jeta kryeministri Fatos Nano.

Një humbje e madhe është kjo për familjen, por edhe për shoqërinë shqiptare.

Fatos Nano ka qenë kryeministri i parë me vizion të plotë demokrarik pasi u vendos rendi demokratik në Shqipëri.

Fatos Nano ishte një kryeministër që solli në jetën politike shqiptare botëkuptimin e vërtetë demokratik dhe evropiano-perëndimor njëherësh.

I qetë dhe një person që i ka dhënë shumë cilësi shoqërisë shqiptare që nga viti 1991 e deri në ditët e sotme.

Krijuesi elokuent i Partisë Socisliste.

Ai ka qenë kryeministri shqiptar që i dha atdheut të vet modelin unik të kryeministrit të një vendi evropiane me prirje perëndimore.

E burgosën në vitin 1993 si kundërshtar politik pa asnjë provë.

Por doli nga burgu në vitin 1997 si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dhe nuk krijojë asnjë ndjenjë hakmarrjeje për burgun e paligjshëm që ai kishte kryer.

Intelektual i nivelit të lartë, humanist dhe qytetar brilant, i lindur dhe i rritur në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Gjakftohtë dhe humanist.

Intelektual elokuent në disa gjuhë  perëndimore, dhe bashkëpunues me një ndjenjë thjeshtësie të lartë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe atëherë kur ai ishte si kryetar një maxhorance absolute.

Fatos Nano ka vlerën e tij të lartë në të gjithë ndërtimin e shtetit demokratik në Shqipëri, dhe në të gjitha reformat e mëdha që u kryen këtu, dhe në të gjitha aspektet: politike, humaniste, shtetërore – dhe gjithmonë me një ndjenjë të intelektualizmit të lartë.

Fatos Nano deri tani është kryeministri i Shqipërisë më i barabartë dhe më i pranueshëm në Bashkimin Evropian, si një personalitet që ka nderuar  Republikën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në OKB, dhe në të gjitha organizmat ndërkombëtare, ku ai u paraqit si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Fatos Nano, deri tani, është i vetmi kryeministër shqiptar me prirje perëndimore dhe i iluminuar brenda qytetërimit evropian, që, me një elokuencë të lartë, ai dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste menjëherë pas humbjes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2005.

Por, si disa herë kryeministër, ai i dha Shqipërisë modelin perëndimor dhe atë të Bashkimit Evropian, dhe, pikërisht për këtë, ai ka hyrë me lavdi dhe sukses të veçantë në historinë e Shqipërisë.

I përjetshëm do të jetë kujtimi i kryeministrit Fatos Nano, si një figurë e ndritur në historinë e Shqipërisë.

The post Fatos Nano, i vetmi kryeministër shqiptar me prirje perëndimore first appeared on JavaNews.al.

Pse ka frikë Saliu të futet në garën për Bashkinë e Tiranës?

22 September 2025 at 08:59

Nga Spartak Ngjela

Komedi e një arsyeje qesharake do të jetë arsyetimi i Saliut, nëse ai nuk do të pranojë të futet në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë.

Do hyjë Saliu në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Jo, nuk besoj se mund të hyjë; sepse ka frikë nga rezultati i thellë i humbjes.

Ku ka vota në Tiranë Saliu dhe Partia Demokratike!

Po si do ta arsyetojë Saliu mospjesmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet për kryetarin e kryeqytetit?

Që ai do të nxjerrë një shkak qesharak, kjo dihet. Por pyetja është kjo: si e durojnë komedinë Sali strukturat e larta politike të Partisë Demokratike? Edhe kjo dihet tani.

Komedi e një arsyeje qesharake do të jetë arsyetimi i Saliut, nëse ai nuk do të pranojë të futet në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë.

Humbje të thellë do të ketë PD. Kështu i dalin sondazhet.

Por prandaj Saliu nuk do të hyjë në zgjedhjet e Tiranës dhe do nxjerrë një shkak qesharak.

Frika e frikës sime – thotë Saliu – ma shtoni kaq shumë frikën sa, gjithë frikë, unë nuk do të futem në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Ja, kjo është arsyeja reale e Saliut.

Do të jemi në vijimin e komedisë Berisha.

Mbase nuk do ta shohim dot edhe këtë komedi të Saliut, me arsyetimin e tij për humbjen e pritshme të Partisë Demokratike në këtë proces zgjedhor; dhe Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje.

Kjo do të ishte pozitive për historinë demokratike të Shqipërisë, sigurisht.

The post Pse ka frikë Saliu të futet në garën për Bashkinë e Tiranës? first appeared on JavaNews.al.

Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion

21 September 2025 at 12:37

Nga Spartak Ngjela

Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato që ai ka bërë kur ka qenë në pushtet, kjo shoqëri ose ky shtet nuk mund të ketë vlerë për zhvillim.

Gjithçka ka ngrirë në zërin e një kryeministri që flet tre herë në ditë pa thënë asnjë mendim; por ama njerzit e durojnë sepse ai që e konkuron në partinë rivale; është një individ që shoqëria dhe intelektualët progresive e dinë që ai është një person që urren shoqërinë e tij.

Në këtë situatë jemi ne sot në Shqipëri: Edi Rama si kryeministër; që përballë ka si kundërshtar rival të partisë Demokratike Sali Berishën, i cili urren shoqërinë e tij por drejton edhe një parti lidershipi i së cilës është nën interesin e korrupsionit që ka kryer kur ka qenë në pushtet.

Por Saliu është nën akuzë penale; dhe shenjat janë se ai do të dënohet për korrupsion. Atëhere?

Asgjë; politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut. Po si do vijoj kjo politikë e re?

Do të nisë me zgjedhjet e reja; pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e ri. Po kur mund të ndodhë kjo? Kjo pritet të ndodhë sapo që dënimi i Berishës nga SPAK të marrë formën e prerë dhe të hyjë në fuqi.

Po Rama pse do të lëkundet deri në rrëzimin e tij nga kjo gjendje e re politike? Sepse nuk do të ketë më Saliun përballë… dhe, me kryetarin e ri; Partia Demokratike vjen në pushtet për katër muaj.

The post Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion first appeared on JavaNews.al.

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

1 August 2025 at 22:37

Nga Spartak Ngjela

Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?!

Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është fare pa themel juridik para një gjykate, sepse edhe vetë Saliu është i akuzuar nga SPAK.

Por Saliu këtë e ka më shumë si një mbrojtje ndaj vetes, pikërisht sepse edhe ai është i akuzuar për korrupsion në SPAK.

Dhe nuk janë pak tani këta të akuzuarit nga SPAK.

Por pyetja është kjo: cili organ po i akuzon?

Saliu me nivelin e tij jashtë sistemit logjiko-mendor, thotë që Metën e ka akuzuar Edi Rama.

Kurse ndërkombëtarët që e dinë se SPAK-u drejtohet dhe paguhet nga USA; qeshin me Saliun dhe pyesin njëri-tjetrin:

Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?!

Ishte përgjigjja që iu dha atyre.

Dhe ata qeshën me ironi dhe shtuan:

Çdo diktaturë e çdo diktator adhuron individin e paaftë. Por ky do të jetë një rast i fundmë në Shqipëri. Sepse edhe këtu do të drejtojë mendja e lartë e një burri të drejtë.

Por: kur do të na vijë edhe neve kjo kohë? Pyetën gazetarët e huaj.

Shumë shpejt – thanë ata – sepse deri në shtator, tetor; gjithçka do të ndryshojë në rrjedhën politike të drejtimit të Shqipërisë.

The post Pse Berisha po mbron Ilir Metën? first appeared on JavaNews.al.

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

2 July 2025 at 20:10

Nga Spartak Ngjela

Kur dëshirat e një individi pleksen me politikën, dëshira kryesore e tij është ajo për pushtet.

Dhe kjo sigurisht që është sot një aksiomë për politikën dhe pushtetin politik.

I.

Pikërisht kjo situatë psikike në politikën, në Shqipëri e pushton tërësisht individin që lufton për pushtet; dhe prandaj ai e mendon dhe e kërkon mundësinë dhe mënyrën politike për të hyrë në politikë.

Dhe atë e favorizojnë rrethanat,

sepse kuptohet që ai ka karizëm në medje dhe prandaj bëhet anëtar i një prej dy partive të mëdha politike, të cilat janë vetëm dy: Dhe që të dyja konkurrojnë për pushtet, dhe janë vetëm ato: Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Por dihet se për të ardhur në pushtet gjithçka do të varet nga vota e popullit dhe, në gjendjen tonë shoqërore: gjithçka do të varet nga përkrahja që shqiptarët do t’i japin secilës nga të dy partitë.

Përkrahja me e madhe do ta sjellë njërën prej tyre në pushtet.

Dhe shqiptarët dihet se janë pasionontë për politikën.

Por loja e vërtetë politike individuale vjen atëherë kur një individ, pasi ka kandiduar për deputet në një nga partitë konkurent PD ose PS; ai ka dalë deputet.

Dhe ai tani si deputet shkëlqen me elokuencën e tij në parlament, por dhe në media dhe po e konkuron në popull edhe kryetarin e partisë ku bën pjesë dhe deputet i së cilës ai është.

Por politikisht këtu tani vjen e kuptohet se kryetari aktual i partisë e ka konkurent këtë politikan edhe si kryeministër të mundshëm, por edhe si kryetar partie.

Dhe pikërisht këtu fillon konflikti paqësor politik për pushtet, dhe gjithçka në fillim varet se cili është niveli i kryetari partisë: ky, është një mendjeshkurtër që e sundon tërësisht dëshira për pushtet absolut, apo është një demokrat mendje – hapur?

Ka kjo është pyetja kryesore me një arsye normale. Kurse gjithçka do të varet nga fushata elektorale.

II.

Dhe fushata elektorale ka filluar, por ajo dihet se  krijon risi në ide që mund të jenë me shumë forcë, sidomos atëherë kur konkurentin e kryetarit po e dallon përkrahja popullore masive, e cila po e shtyn atë drejt kreut të partisë..

Dhe beteja vijon. Dhe kandidati i ri i partisë ka fituar përkrahje shumë të madhe popullore. Dhe shqiptarët po kuptohet se atë po e kërkojnë që të jetë edhe si kryetar partie të ngjyrës së tyre politike.

Po kryetari aktual?

Ja këtu fillon konkurenca në krye të Partisë, e cila tani ka fituar edhe zgjedhjet dhe po pret të formojë edhe qeverinë.

Po cili do të jetë kryeministri?

Po të jetë kjo gjendje politike në Perëndimin e lartë; kryeministër do të jetë ai që ka sjellë me elokuencën dhe idetë e tij, fitimin e zgjedhjeve elektorale të partisë së tyre.

Kurse në Shqipëri kjo ende nuk ka hapësirë si vlerë politike që të mund të ndodhë.

Këtu ende gjithçka është e përqendruar te pushteti absolut që kryetari i partisë ka mbi vetë partinë.

Kjo ndodh, sepse, kur  kryetari aktual i partisë e sheh që kandidati i ri del deputet dhe, me aftësinë e tij, po i marr edhe partinë, ky menjëherë fillon luftën me shpifje dhe intriga për ta përjashruar nga partia këtë konkurent të fuqishëm që përshkruam më lart.

Por një fenomen i tillë që po vepron në Shqipëri, nuk vepron më në Perëndim: as në Evropën Perëndimore dhe as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; por edhe në Australi

Në Perëndim kryetari aktual i jep dorën liderit të ri dhe ecin përpara, sepse kryetari aktual e kupton që  partia e tyre në pushtet mund të vijë vetëm me forcën dhe përkrahjen politike të politikanit që po e konkuron dhe po e mund, i cili, i fitoi zgjedhjet dhe prandaj u bë edhe kryetar partie.

Kurse në Shqipëri ndodh e kundërta në përplasjen midis liderit të vjetër dhe liderit të ri që po e përkrahin masivisht shqiptarët.

Sepse pikërisht këtu nis loja absurde: kush jam unë e kush je ti. Por kjo lojë absurde në Perëndim ka mbi një shekull që nuk ekziston më.

Po në Shqipëri?

Jo, shoqëria shqiptare ende sot nuk është në nivelin evropiano – perëndimor në zgjedhjen e liderit të ri. Prandaj vetë shoqëria shqiptare ka mbetur në një staniacion politik.

III.

Kurse në Perëndim; përkrahësi i fuqishëm që mbështetet nga populli me vota të shumta si deputet; del deputet dhe njëherësh merr edhe partinë si kryetar, sepse kjo në fakt është bërë koshienca e të gjithë partisë: audienca e madhe është domosdoshmëri për të qenë kryetar i një partie politike.

Dhe kjo në thelb është pikërisht ajo që ne i themi: një luftë e drejtë dhe paqësore për pushtet.

Prandaj po të vijë kjo frymë edhe këtu në Shqipëri, duhet thënë se vetëm kështu mund të themi se në Shqipëri është ndërtuar koshienca liberale në ndërtimin dhe drejtimin e Shqipërisë drejt demokracisë.

Por kur do të ndërtohet edhe në Shqipëri koshienca liberale në funksion të pushtetit politik?

Njëherë për njëherë kjo duket ende se nuk mund të jetë një fenomen i shpejtë për Shqipërinë.

Domethënë që…

Në një demokraci, figura e re partiake që ka fituar zgjedhjet me idetë dhe elokuencën e tij dhe është edhe kryeministri aktual i shtetit të vet; me pasion ai kërkon që të bëhet domosdoshmërisht edhe kryetari i partisë së tij politike. Dhe sigurisht që ia arrin kësaj.

Por a mund të ndodhë kjo sot në Shqipëri?

Jo, kjo sot nuk mund të ndodhë dot në Shqipëri.

Dhe ja analiza konkrete;

Do ta pranonte Sali Berisha konkurrentin e tij si kryetar partie që ta merrte partinë duke e parë vetë se atë, shoqëria shqiptare e përkrahu më shumë se vetë Salinë?

Jo.  Drejtimi psikik i Sali Berishës në politikë është me aksiomën. Këtu jam unë, unë dhe vetëm unë.

Dhe pikërisht këtu merr fund gjithçka në lidhje me gjendjen politike aktuale të politikës në dy partitë e mëdha në Shqipëri.

Por gjithsesi midis dy partive: Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike; PS është më logjike dhe më pak pasiononte se Partia Demokratike, e cila është e gjitha e skllavëruar nga Sali Berisha.

Të nënshtruarit e PD janë të mërzitur, por nuk po gjejnë dot një rrugëzgjidhje për të dalë nga pushtimi Berisha e për të fituar zgjedhjet me një kryetar të ri.

The post Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD first appeared on JavaNews.al.

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

1 July 2025 at 18:02

Nga Spartak Ngjela

Saliu…

Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri…. hahahahaha.

Një komedi e bukur po shfaqet sot publikisht nga Sali Berisha për votën e lirë, kur dihet botërisht që ai e urren votën e lirë dhe mburret për këtë.

Por kjo kuptohet se është një nxitje për një komedi të madhe kundër tij, në të gjithë Shqipërinë.

Saliu po iu bën kërkesë ndërkombëtarëve për garantimin e votës së lirë në Shqipëri…

Këtë po e dëgjojmë sot në lajme nga Saliu, i cili dhunoi brutalisht me dhunë shtetërore votimet e vitit 1996.

Asgjë më shumë se një komedi.

Vjedhësi i vjedhjes së votave në Shqipëri po kërkon ndihmë ndërkombëtare që Shqipëria të ketë votim të lirë, dhe që, mundësisht, këtë votim ta drejtojë ai.

Hahahahaha..

Dhe ja çfarë po na thotë Saliu:

Ligësia e ligësisë së ligësisë sime kundër votës së lirë, po ma dërmon kaq shumë ligësinë sa, me këtë ligësi, unë po kërkoj votën e lirë në Shqipëri.

The post Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha first appeared on JavaNews.al.

Çfarë do të bëjë Berisha dhe PD bashkë me të, pasi të mbarojë rinumërimi?

21 June 2025 at 20:06

Nga Spartak Ngjela

Saliu e dinte që rezultati nga rinumërimi i kutive të votimit të zgjedhjeve të majit nuk e ndryshonte dot rezultatin; por brenda psikologjisë së tij mund ta krijonte ndërrimin e fletëve të votimit.

Kurse Partia Socialiste çoi në rinumërimin e kutive investigues dhe numërues të paanshëm dhe e gjithë gënjeshtra e Saliut po rrëzohet.

Por çfarë tha Saliu?

Si gjithmonë brenda karakterit të tij ai tha se rinumërimin nuk e kishte kërkuar ai por disa kandidatë zgjedhorë që kishin shpresë të fitonin.

Por, në fakt, dihet saktë se gjithçka ishte e mbështetur te një kërkesë e opozitës.

Por…

Nga rinumërimi deri tani nuk ka asgjë në lidhje me ndonjë manipulim zgjedhor të dyshuar.

Çfarë do të bëjë Saliu pasi të mbarojë rinumërimi?

Asgjë nuk do të bëjë; sepse ai do të vijojë të thotë që atij i kanë manipuluar kutitë e votimit.

Por dihet se, e gjithë kjo tjerje pa vlerë faktike bëhet arbitrarisht nga Saliu që ai të mos japë dorëheqjen si kryetar partie, sigurisht duke respektuar statutin e Partisë Demokratike.

Po Partia Demokratike çfarë do bëjë?

Asgjë; dhe prandaj do të vijojë humbjen edhe në zgjedhjet e radhës që do të vinë, sepse Saliu nuk ka më vota në elektoratin e Shqipërisë.

Kurse Saliu si ngaherë po thotë:

Humbja që solli humbjen time asgjë nuk më.bën dot; sepse unë me humbjen e partisë dua që, si kryetar i saj, të vijoj të mbrohem përpara procesit penal që SPAK ka çelur kundër meje.

Prisni dhe shikoni.

The post Çfarë do të bëjë Berisha dhe PD bashkë me të, pasi të mbarojë rinumërimi? first appeared on JavaNews.al.

Situata qesharake në Partinë Demokratike

4 June 2025 at 17:53

Nga Spartak Ngjela

Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse ai ka humbur zgjedhjet.

Sot të gjitha partitë evropiane të spektrit të tij politik pranuan zgjedhjet e 21 majit 2025 në Shqipëri.

Ata indirekt i thanë Saliut se ai duhet të japë dorëheqjen.

Kurse Saliu me një logjikë fëminore sokëllin gjatë  gjithë ditës se ai i ka fituar zgjedhjet.

Por si i ka fituar dhe sa i ka fituar dhe, me çfarë prove elektorale Saliue vërteton fitimin e zgjedhjeve të majit 2025 – këtë ai nuk po na i thotë dot.

Asgjë.

Kotësia e ka pushtuar Saliun në çdo dalje televizive. Por atij i duket se po gënjen Partinë Demokratike, duke iu bërë edhe kërcënime të brendshme indirekte të gjithë konkurrentëve të tij për postin e kryetarit të Partinë Demokratike. .

Po Partia Demokratke, a do ta mbledhë kongresin e saj për të analizuar humbjen në zgjedhjet e majit 2025?

Të shohim!

Por ndoshta krerët e Partisë Demokratike, që janë humbës në tre zgjedhje politike radhazi, mund të thonë: më mirë humbës me Saliun që përkrah mediokritetin e partisë sone, sesa me një fitues të iluminuar që nuk na pranon, dhe neve na quan si përfaqësues të arkaizmit mesjetar.

Po a mund të vijojë gjatë kjo situatë në Partinë Demokratike?

Jo, kjo situatë qesharake nuk mund ta ketë jetën të gjatë.

Prisni dhe shikoni..

The post Situata qesharake në Partinë Demokratike first appeared on JavaNews.al.

Pse kryeministri grek nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

26 May 2025 at 16:40

Nga Spartak Ngjela

Pse kryeministri grek Mitcotakis nuk e ka uruar Ramën në zgjedhjen e tij si Kryeministër i Shqipërisë?

Kjo është një fitore për Shqipërinë, sepse kjo të jep të kuptuar që kryeministri Rama nuk e ka përfillur fare as kërkesën histerike të qeverisë greke, dhe as bashkëpunimin e shtetit shqiptar me Athinën, në kundërshtim me interesin e Shqipërisë.

Greqia është një shtet pushtues i territoreve shqiptare, në mbi 40 mijë km2.

E pse duhet që kryeministri shqiptar të mendojë në i ka dërguar apo jo urim kryeministri i Greqisë?

As që i duhet fare.

Por politika greke kërkon t’i bëjë presion kryeministrit shqiptar, sepse siç duket ka informacion që politika amerikane do të fillojë të flasë për Çamërinë si një territor shqiptar.

Por në të njëjtën kohë politika amerikanë kuptohet se ka të dhëna që Athina politike kërkon afrim politik me Rusinë.

Dhe pikërisht këtu do të nisë çështja e Çamërisë.

Politika amerikane e ka nevojë të ngutshme të dalë në favor të Shqipërisë për Çamërinë, njëlloj sikurse filloi para rreth 30 vitesh çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Në fakt kjo është koha e shqiptarisë. Sot janë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik: Shqipëria dhe Kosova.

Dhe pse të mos jetë edhe një i trerë?

Domethënë – Çamëria.

Këtë po presin shqiptarët.

Dhe kjo do të vijë patjetër; se e kërkon historia e së vërtetës shqiptare.

Prisni dhe shikoni…

The post Pse kryeministri grek nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve? first appeared on JavaNews.al.

Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet

14 May 2025 at 13:37

Nga Spartak Ngjela

Abstenime djathtas.

Nuk pranojnë Saliun.

Po Saliu që tani është mundur me mbi 40 mijë vota, ende do rrijë sot si pushtues i Partisë Demokratike.

Sigurisht që do të qëndrojë, dhe do të thotë: “m’i vodhën votat”.

Po, a i ka provat e kësaj vjedhjeje?

Hahahahaha…

Ende nuk ka gënjeshtar që të kuptojë se çfarë është prova në një proces gjyqësor.

Por, çfarë është kjo që po dëgjojmë?

Një komedi është, por Saliu nuk e kupton dot që komedinë nga tragjedia e ndan vetëm një milimetër.

Domethënë kjo është tallje e Saliut me elektoratin e djathtë?

Po, një fyerje dhe tallje e të djathtës shqiptare ëshë kjo, se e vërteta tregoi që e djathta sot nuk e pranon më Saliun, prandaj ajo nuk doli në zgjedhje.

Një komedi, sigurisht që është kjo, por Saliu ua paraqet liderëve të Partisë Demokratike si tragjedi.

Po Saliu ç’do të bëjë?

Saliu është skllav i nevojës së tij, nuk largohet.

Po cila është nevoja e tij?

Është forca politike që i duhet për të mbrojtur paratë që ka fituar familja e tij kur ky ka qenë Kryeministër.

Por a do t’i mbrojë dot?

SPAK mund t’ia konfiskojë, sepse si familje ata janë nën akuzë penale. Të shohim procesin gjyqësor se çarë do të vendosë.

Gjithçka është në dorë të SPAK.

The post Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet first appeared on JavaNews.al.

Një injorant gënjeshtar

7 May 2025 at 13:06

Nga Spartak Ngjela

Sundimi i korrupsionit në një shtet të pavarur është edhe me i rëndë se sa sundimi i një pushtuesi të huaj.

Të korruptuarit e kapur në një shtet demokratik në Evropë, në historinë e shtetit modern, janë treguar shumë qesharakë në mbrojtjen e tyre para ligjit, por edhe më banditë në përvetësimin e parasë së popullit të tyre.

Kjo po ndodh edhe sot në Shqipëri, politika e së cilës drejtohet nga dy parti me liderë të korruptuar.

Prandaj historia e Shqipërisë është ende te gënjeshtra.

Gënjeshtra është një natyre sunduese sot në ndërgjegjen politike të Partisë Demokratike.

Gënjeshtra është e tillë edhe në lidershipin e Partisë Socialiste, edhe pse nuk është në gradën e lidershipit të Partisë Demokratike, por gjithsesi te gënjeshtra janë.

Socialistët nuk janë qesharakë në kritikën politike: këta i bën me përmbajtje normale fakti që e dinë se janë të sigurt në pushtet, sepse shqiptarët tani dihet se votojnë vetëm për ata që nga viti 1945.

Po liderët kryesorë të PD?

Ata lodhen kot me gënjeshtrën. Arrijnë deri aty sa thonë që Antoni Blinken është non grata në Amerikë kur ai ka qenë ministër i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës 2021 – 2025.

Janë injorantë. Si mund të dalë non grata në vendin e tij një ish- ministër i Jashtëm, i cili është nënshtetas në atë vend dhe ka lindur dhe jetuar aty?

Po ç’kanë me Antoni Blinken, Saliu dhe lidershipi i Partisl Demokratike?

Sepse Blinken-it i është derdhur Saliu për shpalljen e non grata në Amerikë.

Dhe priste që t’ia hiqte non gratan presidenti Trump. Por asgjë. Sepse duhet thënë që nuk ia heq dot një president non gratën Saliut me atë akuzë që atij i kanë vendosur. Atë mund t’ia heqë vetëm një gjykatë federale në Amerikë. Por, pse Saliu nuk shkoi në një gjykatë federale në Amerikë? Sepse ai e di që të vërtetën e ka kundër vetes.

Por ka një rregull në jurisprudencë, i cili thotë: Kurrë një gënjeshtar, nuk ka mundësi ta kuptojë se ç’është shteti, ç’është ligji dhe çfarë është drejtësia që jepet nëpërmjet ligjit dhe para një gjykate.

E tillë është fryma Sali në Shqipëri, që nga viti 1992 e deri më sot.

Por tani Saliu është nën akuzë dhe thotë jam i pafajshëm, por ka frikë që të shkojë në gjyq dhe atë e shtyn dhe e shtyn. Por veprime të tilla në strukturën e mendimit juridik është e vërtetuar se si natyrë këtë e ka i akuzuari që e di se është i fajshëm dhe është koshient që ai e ka kryer krimin për të cilin akuzohet.

Koha ecën përpara, mendja e njeriut zhvillohet, por keni parë ju që mendja e hajdutit, e gënjeshtarit, e mashtruesit dhe e grabitësit ordiner, që ajo kurrë nuk përmirësohet!

S’ka rëndësi: sot asgjë nuk mund të bëhet dot me forcë kundër SPAK.

Dhe shqiptarët po presin me bindje që SPAK t’i shpëtojë nga sundimi i korrupsionit.

The post Një injorant gënjeshtar first appeared on JavaNews.al.

Pse nuk iu bën përshtypje fantazma prej gjashtë milion dollarësh që ka paguar Berisha?

29 April 2025 at 19:24

Nga Spartak Ngjela

Ka dy ditë që flitet për një fantazmë prej gjashtë milion dollarësh që qarkullon nëpër dejet e sëmura të Partisë Demokratike.

Por shqiptarët, si edhe shtypi nuk ndiejnë ndonjë shqetësim, edhe pse kanë shkruar për këtë çështje.

E si mund të ndiejnë shqetësim kur e dinë se këta kanë qenë dhe janë politikanët e lartë të Shqipërisë në 30 vite rresht.

Dhe koha ecën me ta vijimisht, prandaj shqiptarët me të drejtë thonë: nuk kemi se çfarë t’iu bëjmë, sepse kështu janë të gjithë.

Dhe koha jonë, përderisa është e pushtuar me këtë psikikë, kuptohet se nuk do të ketë zhvillim.

0Po si e ka zgjidhur Perëndimi i lartë e i zhvilluar këtë çështe morale, sepse, sipas historisë, është e provuar se edhe ata shtete që sot e kanë vendosur drejtësinë, në fillimet e tyre mes korrupsionit kanë kaluar.

Po, mes korrupsionit kanë kaluar, dhe prandaj njerëzit e mëdhenj të tyre e kuptuan sak, e vendosën dhe e zhvilluan në sistem teorinë e madhe që, korrupsioni dhe abuzimi shtetëror luftohen vetëm me një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pakorruptuar.

Dhe prandaj përgjigjja jonë për këtë çështje është: nëse nuk do ta mposhtim dot korrupsionin, ne shqiptarët nuk do të kemi të ardhme.

Nëse shtetin e ka pushtuar korrupsioni i lartë i pushtetarëve që vinë e ikin me mendjen, jo te Shqipëria dhe shqiptarët, por te paraja që mund t’ia përvetësojnë edhe shtetit, edhe shqiptarëve, gji sigurisht që gjithçka do të ecë në krim dhe padrejtësi.

The post Pse nuk iu bën përshtypje fantazma prej gjashtë milion dollarësh që ka paguar Berisha? first appeared on JavaNews.al.

Arratisjen e turpshme të Zogut në Prill 1939 s’e ka kaluar asnjë vend tjetër i Evropës

8 April 2025 at 19:34

Nga Spartak Ngjela

E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?!
Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Në Durrës ajo u prit me armë vetëm nga oficeri hero Mujo Ulqinaku, me një grup luftëtarësh.

Kurse mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, një ditë më parë kishte ikur nga Shqipëria. Dhe nuk duhet të harrojmë se mbreti ishte njëherësh edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare.

Ja, një të tillë rast të turpshëm nuk e ka kaluar asnjë vend tjetër në Evropë, kur ky ka qenë përballë një pushtimi nga një shteti i huaj.

Si mund të arratiset nga vendi i tij, ditën e pushtimit, mbreti që ka qenë kryetar i atij shteti!

E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?!

Dhe ky ishte mbreti i Shqipërisë.

A keni parë të ketë lënë ndonjë gjë të shkruar?

Asgjë. Sepse ishte një hiçasgjë në kuptimin intelektual.

Dhe duhet ta keni parasysh gjithmonë se ky ka rrëzuar me ushtritë e Beogradit njeriun më të madh që ka nxjerrë deri tani populi shqiptar: Fan Stilian Noli; i cili, si kryeministër ishte zgjedhur me votën e popullit shqiptar.

Dhe koha kështu vijoi, se edhe Enver Hoxhën Serbia e solli në pushtet në Shqipëri.

Por…

Historia për një akt të turpshëm antikombëtar të një mbreti apo të një kryeministri të një shteti të pavarur, duhet thënë dhe treguar gjithmonë, në mënyrë që një akt i tillë antikombëtar të mos përsëritet më në historinë e këtij shteti.

Koha historike është një rrëfim për të vërtetën, dhe, një fakt historik, që është i turpshëm për një kryetar shteti, duhet treguar gjithmonë.

Si ka mundësi që, një ditë para pushtimit nga një shtet tjetër, mbreti i Shqipërisë të arratiset nga Shqipëria dhe ushtria e shtetit të shpërbëhet!

E kuptoni tani se si u zhvillua kjo historia jonë nga një akt i tillë? Nëse mbreti do të kishte drejtuar ushtrinë shqiptare në prillin e vitit 1939, historia e Shqipërisë do të ishte historia e një shteti evropian. Kjo sepse, e gjithë rinia heroike shqiptare që kërkoi armë masivisht në prillin e vitit 1939, do kishte nisur luftën kundër fashizmit italian. Dhe kjo rini që luftoi nën drejtimin e partisë komuniste për çlirimin e Shqipërisë, do të kishte luftuar po njëlloj e drejtuar nga mbreti i tyre që iku në një drejtim të paditur.

Por, pikërisht përballë një fakti të tillë, historia jonë do të ishte një tjetër histori. Kjo sepse komunizmi nuk kishte shans që të vinte në pushtet në Shqipëri, kurse Ahmet Zogu do të ishte sot jo një mbret ikanak që la atdheun e tij dhe u arratis për të mos iu përgjigjur me luftë pushtuesit italian, por do të ishte, sigurisht, një hero kombëtar.

Ja, kjo është përgjegjësia historike e çdo kryetar-shteti që është e do të vijë në Shqipëri, sepse ikanaku nga detyra shtetërore përballë një rreziku kombëtar, është një fantazmë historike dhe asgjë më shumë…

The post Arratisjen e turpshme të Zogut në Prill 1939 s’e ka kaluar asnjë vend tjetër i Evropës first appeared on JavaNews.al.

Shoqëria shqiptare do ta fundosë apatinë e qeverisë Rama!

1 April 2025 at 17:34

Nga Spartak Ngjela

Apatia shoqërore e Shqipërisë është duke u kthyer në zakon. Shqiptarët në shekuj kanë kaluar nga lufta në pasivitet, dhe nga pasiviteti në apati shoqërore që u vjen nga siguria e brendshme që e japin ne intelektin e lartë dhe ne mënçurinë e thellë që kanë pasur e kanë edhe sot. Nga kjo kuptohet se ne shqiqtarët këtë duhet ta kemi pasur një veti që nga kohët e vjetra.

Vetëm luftrat na kanë mbajtur ne shqiptarëve në formë të lartë të mendimit të qartë në çdo situatë, por edhe të bashkimit kombëtar si histori e gjatë që e ka mbajtur brenda vetes madhështia e gjuhës shqipe.

Në fakt kjo është veti themelore e një populli me intelekt shumë të lartë, por studiuesit e intelektit thonë që këtë veti e kanë mendjet masive të një shoqërie me intelekt që kalon lart në mençuri, dhe në këtë zgjuarsi natyrore në shekuj, shqipëtarët nuk kanë pasur nevojë për asgjë shpjeguese, se të gjitha i kuptojnë vetë me intuitën e lartë që u ka dhënë etnia e tyte në vijën historike ilir – arbër – shqiptar.

Ja, pikërisht këtu, në këtë lartësi jemi që nga lashtësia ne shqiptarët, prandaj na kanë pasur frikë të gjithë pushtuesit dhe armiqtë tanë shekullorë.

Këta armiq antishqiptarë e dinë prej shekujsh që shqiptarët, me intelektin e tyre, të mposhtin, nese ti nuk i ke blerë ose u ke dhënë pushtet.

Pse, shiten shqiptarët? Jo shqiptarët nuk shiten, por ata mposhtin kundërshtarin me intelektin e tyre krijues, dhe me këtë, ata e kanë kanë kthyer në shekuj pushtuesin e tyre në të pushtuar.

Pse, a nuk i pushtuan prijësit shqiprarë të dyja perandoritë që klrkuan t’i pushtinin: edhe Perandorinë Romake, edhe Perandorinë Bizantine, por më në fund edhe Perandorinë Osmane. Seose hustoria tani e ja provuar se Perandorinë Osmane shqiptarët e mldhenj e krijuan.

Pse nuk po e shkruan historia moderne sot se edhe Cezari dhe Napoleon Bonaparti kanë qënë shqiptarë? Pse, a nuk e ka provuar historia që edhe në kohet moderne shqiptarët kanë drejtuar si Parisin edhe Londrën për shumë vjet? Po shqiptarët i dinë këto? Sigurisht që i dinë studiuesit, por edhe shqiprari i zakonshëm i di nga historia gojore e këngëve dhe thënieve të tij për njerëzit e mëdhenj që kanë dalë nga populli shqiptar.

Shqiptarëve nuk ka nevojë t’u thuash që Napoleon Bonaparti ka qenë shqiptar, sepse shqiptari e njeh si të tillë nga portreti i tij që ai e ka parë e vijon ta shohë. Është njëjohës i thellë i etnisë së tij iliro- arbërore shqiptari, që nga lashtësia e deri në kohën tonë, dhe gjithnjë e po njëlloj ai po qëndron në thellësinë e tij njohëse.

Por në këto çaste historike, shoqëria shqiprare ka hyrë në një mendim të thellë shoqëror për të ardhmen, dhe do ta zgjidhë vetë këtë si çështje, sepse kjo kohë që mbahet materialisht me dërgesat monetare të emigracionit të madh shqiptar në Perëndim, do ta fundosë normalisht, si ndërshekuj, apatinë e qeverisë Rama.

Kjo qeveri tani po duket ashtë drejt një fundosjeje nga kapitali i madh shqipëtar, i cili po mbledh forcat për të bërë mësymjen e tij historike drejt investimit të gjerë në Shqipëri dhe në Kosovë. Sepse, ky kapital, po kërkon të krijojë industrinë për prodhimin industrial që po i mungon sot Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare. Dhe shenjat janë që do ta krijojë.

The post Shoqëria shqiptare do ta fundosë apatinë e qeverisë Rama! first appeared on JavaNews.al.

Dy luftrat e Berishës për të mbijetuar

31 March 2025 at 11:31

Nga Spartak Ngjela

Sali Berisha merr pjesë tani në dy luftra që i duhet t’i fitojë:

Luftën për të mbrojtur pasurinë e tij korruptive familjare;

Dhe në luftën për të mos u dënuar në procesin penal që i ka filluar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të shohim a do të arrijë t’i fitojë këto dy luftra të cilat i ka përballë procesit penal, ku ai akuzohet bashkë me dhëndrin e tij, për të dy krimet që përmendëm.

Të dy proceset janë në SPAK.

Por SPAK drejtohet ende nga ekspertiza amerikane.

Të shohim: kjo është koha e cila ka ngritur këtë pyetje përpara SPAK:

Kush do ta fitojë këtë beteje penale kundër Sali Berishës në SPAK :

Shqipëria dhe shqiptarët, apo Sali Berisha?

The post Dy luftrat e Berishës për të mbijetuar first appeared on JavaNews.al.

E djathta shqiptare duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë kryeministër një person që është ‘non grata’ në SHBA

23 March 2025 at 15:29

Nga Spartak Ngjela

Berisha dhe përkrahësit e tij menduan se, me ardhjen e Trump si Presidenti i Shteteve të Bashkuara, politika amerikane në raport me Shqipërinë, do të ndryshojë. Dhe dihet se e gjithë shpresa e tyre ka qenë, është dhe do të mbetet, gjithmonë te mundësia e shfuqizimit të ligjit që ka krijuar SPAK – un.

Me ato që po shohim, një gjë e till nuk ndodhi, dhe nuk ka fare mundësi të ndodhë.

Po korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, nuk e kupton që SPAK sot është shpresa e shqiptarëve, që ata të shpëtojnë nga vjedhja tridhjetvjeçare që iu kanë bërë qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në Tiranë.

I.

Në lidhje me këtë rast na duhet të theksojmë:

Ka një aksiomë në teorinë e të drejtës penale, e cila thotë se: i akuzuari shpesh e më shpesh gënjen veten dhe e beson gënjeshtrën e vet që akuza kundër e tij do të bjerë.

Kurse pushtetarët e lartë të vendeve të vogla, të akuzuar, gjithmonë kërkojnë një ndryshim ndërkombëtar, të cilin ata e paraqesin para opinionit të tyre publik sikur, ai ndryshim, ka ardhur njëhetësh edhe për të shpëtuar nga akuza penale të akuzuarin e lartë.

Dhe këtë gjendje emocionale të korruptuarëve, edhe pse dihet që këta persona devijojnë në logjikë nga frika e akuzës penale, letërsia, si fenomen psikologjik, e ka shfrytëzuar për të shkruar drama komike apo dhe komedi letrare të llojrve të ndryshme.

Kjo ndodhi edhe në Shqipëri.

Saliu dhe përkrahësit e tij, me mëndjelehtësinë që përmendëm në lart, thanë: Bajdeni iku, dhe Trump do t’ia heqë Berishës nongratën që i ka vendosur Departamenti i Shtetit në Uashington.

II.

Por, për të gjithë ata që e njohin kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe e dinë se ç’do të thotë një president i zgjedhur në Amerikë, të tëra ato që tha Berisha dhe njetëzit e tij, i ndienë si komedi.

Dhe ja, dje, perdia u ngrit, dhe politika e lartë amerikane deklaroi se nongratat nuk kanë asnjë mundlsi që të hiqen.

Dhe nuk kishte mundësi të ndodhte ndryshe, sepse, kjo është kushtetutshmëria amerikane: asnjë lëshim për korrupsionkn antiamerikan.

Dhe prandaj, për këtë rast duhet të kuptohet se, veprimtaria antiamerikane është një akt me ndjeshmëri të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo shfaqet botërisht me ndëshkim nëpërmjet Sekretarit të Shtetit por, për raste të veçanta, edhe si akt i Presidentit të Amerikës.

Kjo ka ndodhur edhe me procesin nongrata kundrejt Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj e djathta shqiptare duhet ta ketë të konsideratë faktin që, në Shqipëri sot, ajo parti e cila e ka kryetarin e saj person të shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: duhet ta ketë parasysh se ky person nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë.

The post E djathta shqiptare duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë kryeministër një person që është ‘non grata’ në SHBA first appeared on JavaNews.al.

Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

22 March 2025 at 20:16

Nga Spartak Ngjela

Sali ziu pagoi, gënjeu, trilloi fantazi kriminale, por mbeti e mbeti një non grata në Amerikë për korrupsion të lartë shtetëror me pjesëtarët e familjes së tij.

Po shqiprarët e Partisë Demokratike çfarë po bëjnë?

Asgjë.

Bëjnë sikur s’kuptojnë.

Qesharakë.

Semos vetëm tani!

Kështu kanë qenë që në vitin 1992.

Dhe koha ecën.

Dhe SPAK në Shqipëri po punon.

Koha ecën e më s’kthehet

Korrupsioni gënjen dhe ëndërron. Kurse shqiptarët po presin hakmarrjen e tyre kundrejt vjedhësve që i kanë grabitur.

Kjo është koha jonë, e cila po e shkallmon plotësisht korrupsionin e lartë shtetëror, dhe, Shqipërisë e shqiptarëve do t’u sjellë lirinë që kanë mbi 120 vite rresht që ata po e presin dhe po e kërkojnë.

The post Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992 first appeared on JavaNews.al.

Komedia e një njeriu që është në hall

20 March 2025 at 18:20

Nga Spartak Ngjela

Njeriu që vuan në këtë jetë është ai individ që ka hyrë në shërbim të një shteti armik, dhe punon kundër vendit të tij. Si rregull këta individë në jetë i drejton gjithmonë ligësia e tyre e brendshme.

Sepse, ajo kurrë nuk iu ndahet.

Dhe deviza e tyre kuptohet se ka qenë dhe është kjo:

Ligësia e ligësisë së ligësisë sime, ma dërmon kaq shumë arsyen, sa me ligësi mendoj për shkatërrimin tënd.

I.

E pra, ja, sot…

Ka mbetur në Shqipëri një individ i fiksuar në motivin e tij të fshehtë anti-Shqipëri e antishqiptar, por tani ai është nën presionin e dështimit të tij – Sali Berisha.

Po ata që ia kanë kërkuar që nga viti 1974 – 1975, a do ta tolerojnë Saliun që nuk ua përmbushi detyrën që ky u kishte marrë përsipër?

Duket se si mbrojtje, Saliu do të ketë faktin që me urdhrin e tyre, nga viti 1992 e deri në vitin 1996, ai shkatërroi pesëqind uzina e fabrika në Shqipëri.

Por, shqiptarëve dhe Shqipërisë, Saliu u mori të keqen. Kurse tani, ai është nën një proces penal në SPAK. Dhe vjen vërdallë me shpresën e kërcënimit të pushtetit gjyqësor.

E ç’rëndësi ka! Saliu nuk vjen dot më në pushtet, sepse është nongrata për korrupsion në Amerikë dhe në Britani, por edhe me një akuzë penale në Shqipëri, po për korrupsion.

Një komedi kjo për qytetarët shqiptarë që po e ndjekin nga media, por për Saliun kjo ndihet si tragjedi, sepse është i akuzuar me gjithë familjen.

Po pushteti gjyqësor, a do të ketë forcën t’i qëndrojë presionit prej banditësh të Saliut?

Kjo pritet për t’u parë, por për spektatorët kjo nuk ka rëndësi, sepse ata po ndjekin komedinë dhe, fjalimet e Saliut, e llomotitjet e tij mediatike. Shqiptarët tani kuptohet se po ndjekin komedinë e njeriut që është në hall.

Dhe, me sa po kuptohet, kjo gjendje komike duket se do të vijojë dhe për disa kohë.

Po pronat e korrupsionit të lartë shtetëror, a do të konfiskohen nga SPAK?

Të shohim!

Kurse spektakli vijon, dhe spektatorët po e ndjekin me kërshëri komedinë tre ose katër herë në ditë, sa herë që Saliu del në televizion.

II.

Por, na duhet të themi se, kjo gjendje e kësaj politike qesharake që po luhet në Shqipëri, është origjinale, ngaqë një e tillë histori ka ndodhur vetëm në Shqipëri.

Në fakt, kuptohet ndërkaq se kjo lloj gjendje psikologjike, lësho e mos-këput, është psikologjia osmane, e cila ka mbetur ende në psikologjinë tonë popullore.

Sepse, po ta shohim me vëmendje historinë tonë, këtu në Shqipëri, që nga Enver Hoxha e deri më sot, në politikë ka drejtuar absurditeti.

Pse, a nuk gëzoheshin shqiptarët duke ndjekur në dyzet vite rresht absurditetin politiko-historiko-histerik – Hoxha Enver?

Dhe ja, nuk e shihni sërish që tek absurditeti politik i qeverive Hoxha, jemi ende dhe sot ne shqiptarët?

III.

Prandaj, pyetja thelbësore e historisë është kjo: a nuk do të heqin dorë ndonjëherë pushtetarët shqiptarë nga absurditeti qeverisës në Shqipëri?

Në fakt, kjo nuk po besohet ende se mund të ndodhë. Sepse Osmani ende nuk nuk ka vdekur në Tiranë.

Pse, a nuk ishte një jetë absurde e shoqërisë shqiptare edhe pushtimi osman i shqiptarëve në 500 vite rresht?

Po tani çfarë po pritet?

Asgjë e saktë, sepse absurditeti në drejtimin politik në Shqipëri ka rrjedhur nga sulltanët e Perandorisë Osmane, tek absurditeti kriminal Hoxha, dhe, në vitin 1992, gjendja kaloi nga absurditeti Hoxha në absurditetin politik Sali.

Po pse, tani që po duket se absurditeti Sali ka humbur në paqenie politike: a nuk po ndihet ende absurditeti Hoxha Enver në qeverisjen e Shqipërisë?

Sigurisht që po ndihet ende absurditeti Hoxha Enver.

Prandaj duhet pranuar se absurditeti Hoxha po vijon; sepse, a nuk e keni parë që ne, në qeverisjen e Shqipërisë, po ecim ende, edhe tani në shekullin XXI, po me raportin pesëqind-vjeçar: Sulltan Enver, Sulltan Sali?

Domethënë kuptohet se paskemi qenë të destinuar të mbetemi te zvarritja e Stambollit: te sundimi i sulltanëve histerikë, dhe asgjë më shumë se kaq.

Po, pikërisht aty jemi ende, sepse nuk e vrasim dot Sulltanin, prandaj siç duket, mendja ka mbetur e ngrirë tek Stambolli mesjetar me fjalinë frymëmarrëse pesëqind-vjeçare:

Këtu kam qenë, jam e do të jem, vetëm unë: Sulltani juaj historik.

Deri kur?

The post Komedia e një njeriu që është në hall first appeared on JavaNews.al.

❌
❌